VOAL

VOAL

Punimet te ura në veri të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e Qeverisë

Në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar punimet në kuadër të ndërtimit të zonës së re urbane tek ura mbi lumin Ibër dhe hapësira përreth.

Punimet e reja, pasuan rrënimin e murit në këtë pjesë, i cili ishte ndërtuar ilegalisht nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore. Ndërtimi i tij pati nxitur reagime të ashpra në Prishtinë.

Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës i patën dhënë një muaj afat komunës veriore të Mitrovicës që ta rrënonte murin, para se të ndërmerreshin hapa ligjor.

Nisur nga situata që ishte krijuar, ky mur ishte rrënuar, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Tani, konstruksioni i ri, përbën një ndërtim betoni prej 53 metra të gjatë, kurse lartësia do të jetë nga 40 deri në 70 centimetra.

Marrëveshja e arritur, është thënë se do të rezultojë me ndërtimin e një zone për këmbësorë sipas marrëveshjes së Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ashtu siç është arritur marrëveshja më 4 shkurt, sot fillojmë punimet për ndërtimin e konstruksionit të ri”, ka thënë kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, i cili ka ndjekur nga afër punimet.

“Mbikëqyrja e punimeve po bëhet nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mënyrë të sigurohen se gjithçka po shkon sipas marrëveshjes”, ka thënë Rakiq.

Ai nuk ka mundur ta parashikojë se sa kohë do të zgjasin punimet, por është shprehur i bindur se kësaj radhe do të ecet përpara me projektin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

Ndërkohë, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë për Radion Evropa e Lirë se muri ilegal, si edhe nisja e trenit provokues nga Serbia për në Mitrovicë, ishin pjesë e skenarëve të Beogradit.

“Pse ka ndodhur ky mur ilegal dhe provokimet destabilizuese të një pas njëshme, për mendimin tim shfaqin një përpjekje të Serbisë që të destabilizojë situatën në Kosovë në një kohë kur kishte tranzicion të administratave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur Serbia kishte një iluzion se gjoja administrata e re amerikane e presidentit Donald Trump, pra sipas iluzioneve të tyre, do të mund të ndryshonte qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, parashihet që në kuadër të rivitalizimit të urës mbi lumin Ibër dhe hapësirës përreth të mënjanohen të gjitha barrikadat dhe të krijohet hapësirë për lëvizje të lirë në drejtim të veriut dhe jugut të Mitrovicës, si për njerëz ashtu edhe makina.

Bulqizë: Vazhdojnë kërkimet për tre inxhinierët kinezë të minierave

Ekipet e shpëtimit në Shqipëri ende po punojnë për t’i gjetur tre inxhinierë kinezë të minierave, të bllokuar prej të shtunës pasdite, pas një eksplodimi në xeheroren e kromit në Bulqizë.

Ekspolodimi i gazit e ka shkatërruar sistemin e ventilimit dhe një pjesë në brendi të minierës së kromit, që është pronë e kompnasië Albania’s Balfin Group, raporton Reuters nga Tirana.

“Shpëtimtarët kanë arritur në 240 metra larg vendit ku ata besohet se janë të bllokuar”, ka thënë një zyrtar.

Nuk ka pasur asnjë lloj të kontaktit me tre personat e bllokuar prej të shtunës pasdite.

Ambasada e Kinës ka konfirmuar më herët se operacioni i shpëtimit po vazhdon ende. Tre inxhinierë të tjerë kinezë kanë pësuar lëndime të lehta.

Zbulohet skandali i kryegjyqtares së Kavajës, liroi kriminelin

 Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula

Zbulohet skandali i kryetares së Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula. Lirimi i një personi të akuzuar për vepra të rënda penale është bërë shkak për një ankesë zyrtare të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj vendimit të dhënë nga gjyqtarja Entela Shedula

Fjala është për lirimin e një shtetasi të akuzuar për tri vepra penale, të cilin kryetarja e Gjykatës së Kavajës e ka liruar nga burgu, në kundërshtim edhe me kërkesën e Prokurorisë, raporton “Panorama”.

Letra zyrtare e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtuar Presidentit Bujar Nishani, mban datën 18 prill 2014, dhe ka numër protokolli 2630/3. Ankesa për gjyqtaren e Kavajës është pjesë e një sërë vendimesh të dhëna nga gjykatat, të cilat, sipas Ministrisë së Brendshme, mund të konsiderohen flagrante.

“Kanosje me armë, gjyqtari vendos detyrim paraqitje”, kështu titullohet ankesa që kreu i Ministrisë së Brendshme ka bërë më shumë se dy vite më parë ndaj gjyqtares Entela Shedula. Kjo e fundit qëndron ende në detyrë, pavarësisht ankesës së drejtuar Presidentit Bujar Nishani, të cilit mësohet se letra i është dërguar në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

LETRA E TAHIRIT

“Më datë 27.11.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilirjan Allaman Beu, për veprat penale të ‘Kanosjes’, ‘Dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga nenet 84, 90 dhe 279 të K.Penal”, thuhet në letër. Sipas shkresës së ministrit të Brendshëm, prokurori i çështjes, z. Edmond Kariqi, kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Duket se kjo masë sigurie ishte kërkuar për shkak të tri veprave penale, për të cilat akuzohej shtetasi i arrestuar në flagrancë nga ana e policisë. Por ministri i Brendshëm evidenton në letër se pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës “arrest me burg”, nga ana e Gjykatës, me gjyqtare të çështjes znj. Entela Shedula, është ndryshuar masa e sigurisë, duke vendosur “detyrim paraqitje”.

Faksimile e ankesës së ministrit Tahiri
Faksimile e ankesës së ministrit Tahiri

Në këtë mënyrë, sipas ankesës së ministrit, është bërë lirimi i personit që ishte arrestuar me akuzën e kryerjes së tri veprave penale. Pasi është liruar nga qelia me vendim të gjyqtares Entela Shedula, i dyshuari është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur periodikisht në Policinë Gjyqësore.

ANKESA E MINISTRIT

Vendimi i gjyqtares Entela Shedula për lirimin e të akuzuarit për kryerjen e tri veprave penale, ka qenë pjesë e një liste me vendime gjykatash, për të cilat ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është ankuar zyrtarisht te Presidenti Bujar Nishani.

Në letrën shpjeguese të listës së vendimeve, shpjegohet edhe shkaku pse ministri Tahiri e ka paraqitur ankesën. “Në këtë kontekst ministri Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit për të vënë në lëvizje KLD-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë të akuzuar apo më shumë akoma, të dëmtuar nga vendimet e përmbledhura në listën bashkëngjitur letrës”, thuhet në tekstin shoqërues të letrës.

Më tej, aty theksohet se “sipas ministrit të Punëve të Brendshme, këto vendime të gjykatave janë “më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë”.

Ilir Meta: Pse isha tek hoteli “Santa Quaranta” i Kelmend Balilit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka sqaruar vizitën e tij në resortin “Santa Quaranta” të Kelmend Balilit ditën e inaugurimit dy vite më parë.

I pyetur në emisionin Top Story nga gazetari Sokol Balla përse shkoi, Meta tha se do të shkojë në çdo inaugurim hoteli apo biznesi kur merr një ftesë.

Kryeparlamentari ka sqaruar gjithashtu se nuk do të shkojë në inaugurime të tilla vetëm në rastet kur policia apo institucione të tjera ligjzbatuese ia kërkojnë këtë gjë nëse ai biznes është ndërtuar me para të pista.

Në rastin konkret të resortit të Balilit, Meta theksoi se ishte ftuar të merrte pjesë në inaugurim dhe nuk pati asnjë paralajmërim nga policia.

Replikat e Shkëlzen Berishës, Ristanit dhe të deputetëve të PD-së me kolegët e PS-së

Ja deklarata e Shkëlqen Berishës

REPLIKAT/ Ristani dhe deputetët e PD-së, gati të grushtohen me kolegët e PS-së për Shkëlzenin

Ashtu si javën e kaluar, Shkëlzen Berisha ka refuzuar të betohet dhe të japë gjeneralitetet para Komisionit hetimor parlamentar për aferën e CEZ.

Ai thotë se nuk betohet para Taulant Ballës.

Deputetët e PD-së ndërkohë, kanë bërë çmos që të dështojë dëshmia e tij.

Përveç zhurmës dhe fyerjeve, Arben Ristani është ngritur në këmbë, ndërkohë që fliste deputeti socialist Ulsi Manja.

Ristani ka qenë gati edhe për t’u përleshur fizikisht, ndërkohë që ka fyer Manjan.

Kjo ka acaruar këtë të fundit, që i është kundërpërgjigjur.

Ristani mbështetej nga deputetja e kolme e Vlorës, e cila gjatë gjithë kohës zhurmonte mbledhjen.

Debatet:

Shkëlzen Berisha: Para se te betohem kam nje kerkese paraprake.

Taulant Balla: S’ka kerkesa paraprake, por betohu aty, shtype ate buton…

Shkelzen Berisha: O i denuar…

Taulant Balla: Betohu aty dhe leri lojerat. Iku koha kur shantazhoje prokurore dhe gjyqtare…

Shkelzen Berisha: Ti je i denuar. Kam kerkese paraprake.

Taulant Balla: Kerkesen shko beje ne sekretari. S’je ti ketu prokuror…

Shkëlzen Berisha: Kush e drejton seancën

Balla: Unë dhe nuk ka shanse. Thuaj Betohem

Shkëlzen Berisha: Je i dënuar. Kam një kërkesë paraprake

Balla: Të gjithë dëshmitarët e tjerë kanë bërë betimin. Zoti dëshmitar na thuaj emër atë dhe mbiemër nuk kem si të marrim deklaratën tënde, o jurist!

Balla: Do ti zbardh të gjitha, bëj deklaratën

Berisha: Kam një kërkesë paraprake

Manja lexon formulën e betimit

Shkëlzen Berisha: Kush e drejton mbledhjen?

Balla: Unë dhe pikë, historia ku ti cakton gjyqtarët dhe prokurorët gjitha ka mbaruar me reformën në drejtësi

Debat Ristani- Manja pasi lexon formulën e betimit

Balla: Ju paralajmëroj, garda do u shoqërojë jashtë nëse fyeni anëtarin

Manja: Betohu dhe pastaj flasim për kërkesën

Balla: Kërkesën cojë në sekretari

Manja: Mos më fyej, dëshmitari të respektojë ligjin

Ristani: Nuk ke të drejtë

Manja-Ristanit: Ti nuk vendos rregull ketu

Balla: Manja mos bini në grackën e përgatitur mirë…

 Balla: “Objekti i kërkesës përjashtimi i Ballës nga Komisioni Hetimor. Kryetari ka qenë i paditur nga unë dhe gjykata e ka pranuar me formë të prerë dhe ekziston njëanshmëri, ndërsa Taulant Balla ka përdorur terma fyes dhe ofendues pa përfunduar komisioni. Kërkojmë pranimin e kërkesës” thuhet në kërkesën e Shkëlzen Berishës drejtuar komisionit.*

Balla: Refuzimi për të dëshmuar përbën kundravajtje penale ose burgim deri në një vit..

Ristani: Ka një kërkesë, duhet të shqyrtohet

Balla: Refuzimi për të dëshmuar përbën kundravajtje penale ose burgim deri në një vit..

Ristani: Ka një kërkesë, duhet të shqyrtohet

Liljana Elmazi: Pse nuk thirret Ismailaj?

Balla: Pas dëshmisë së Shkëlzen Berishës do shqyrtojmë kërkesën për pyetjen e Kastriot Ismailajt, kjo është strategji që të merret sipas një renditje. Ismailaj nuk na shpëton se është në burg, te 313, kemi edhe 40 ditë kohë.

Balla: Zoti dëshmitar bëni betimin

Bode-Ballës: Keni probleme me ligjin, pasi ju nuk e njiheni….Ju nuk keni arritur në konkluzione pa u mbyllur komisioni. Turp!

Balla: Turp të të vijë ty! Duhet të kishe ikur, pasi je në hetim për këtë cështje.

Balla: Zoti dëshmitar do e bësh betimin? Të kujtoj nenet e po nuk e bërë betimin gjobë deri në një vit burg.

Shkëlzen Berisha: Pusho i dënuar, se sa herë herë hap gojën shpif. Kam paraqitur një kërkesë

Balla: Historia ku vendos ti prokurorët ka mbaruar

Balla: Seanca ndërpritet, do të vazhdojë kur dëshmitari të betohet.

Pas ndërprerjes së punimeve të komisionit hetimor parlamentar për “CEZ”, juristi Shkëlzen Berisha sqaroi se përse nuk pranoi të bënte betimin sërish sot në Komision.

Ai ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij për të dëshmuar nëse Komisioni nuk drejtohet nga Taulant Balla

“Ajo që po ndodh është qesharake…Ai përmend Kodin Penal për dëshmitarin…sikur nuk ekziston edhe për të. Depozitova një kerkësë për përjashtimin e tij…Mqs ai nuk hoqi dorë…unë përsërita kërkesën për largimin e tij nga komisioni…Hedhja poshtë e kërkesës, qesharake. Ky është thjesht teatër politik. Kodi flet shumë qartë për përjashtimet…Kam ardhur gjithmonë këtu e kam zbatuar ligjin pavarësisht konfliktit të interesit dhe teatrit politik. Nuk kam asnjë lidhje me këta persona…Për t’i dhënë përgjigje këtij shpifësi kam ngritur një padi penale…kam zgjedhur rrugën ligjore. Ky teatër politik s’bën asgjë…Nëse do kisha aq problem me bërë dëshmi nuk shkoja në gjykatë. Por s’pranoj ta jap para një personi që është hapur në konflikt interesi…”, tha Berisha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit.

Adriatik Llalla si një vegël anti-amerikane dhe shkeljet e tij flagrante Nga Ferdinand Dervishi

“Pas Luftës së Dytë Botërore, një kamion i UNRRA-s, një agjencie ndërkombëtare të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpërndante ndihma në vendet e rrënuara nga lufta – kishte marrë një rrugë andej nga veriu i Shqipërisë. Kamioni që drejtohej nga amerikanët, mbartte thasë me miell e produkte të tjera ushqimore për banorët e zonave të thella që vuanin nga uria. Natën, diku në mes një pylli, para kamionit shfaqet një malësor duke bërë shenjë që shoferi të ndalojë. Më tej realizohet një skenë e sa e pabesueshme aq qesharake. Duke bërë shenja që njerëzit e kamionit të mos mërziteshin, malësori nxjerr një cigare, nga ato me të dredhur, dhe përpiqet ta ndezë te drita e makinës.

-Ju kam thënë – u drejtohet shoferi dy shoqëruesve – këta janë njerëz të humbur…”

Më shumë se 70 vite më pas amerikanët dhe perëndimorët e tjerë janë duke i ndihmuar shqiptarët të bëjnë shtetin e tyre. Ata janë inciatorë kryesorë të tentativës për të shëruar shtetin e kalbur nga korrupsioni, krimi dhe padrejtësia. Janë njerëzit që u kanë imponuar shqiptarëve të bëjnë Reformën në Drejtësi, madje ata janë edhe investues, në shqip – pagues të faturave të reformës. Pra, dikur erdhën të na jepnin bukë, tani duan të na vënë shtetin në binarë.

Por shqiptarët edhe në këtë rast duket i kanë dalë kamionit amerikan përpara. Si kundërpeshë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, përdori metodën e vjetër të embargos, apo bllokadës, siç njihej e përdorej nën komunizëm. Ai ndërmori hapin dhe publikoi refuzimin e vizave për një numër gjykatësish e prokurorësh. Lëvizja e radhës, e njeriut që përfaqëson interesat e shtetit të madh amerikan në Shqipëri, ishte sulmi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, duke e akuzuar si frenues të klasit të parë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Por përse shpërtheu Lu?

Gjithçka ka lidhje me kandidaturat e dërguara nga Kryeprokurori Llalla për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), – pjesë e Reformës në Drejtësi. Përkundër çdo llogjike, kandidaturat e prokurorisë ishin vetëm 3 nga 4 që duheshin zgjedhur. Gjithsesi e keqja më e madhe ishte se, sipas ligjit, Prokuroria e Përgjithshme duhet të paraqiste një grup kandidatësh, të cilët duhet ti nënshtroheshin zgjedhjes me short. Dhe kjo ka ndodhur në një kohë kur shortit i ishin bindur edhe Gjykata Kushtetuese edhe ajo e Lartë edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative. Pra pakënaqësia e radhës e Ambasadorit Amerikan Lu si përfaqësues i një shteti që u ka imponuar shqiptarëve të bëjnë Reformën në Drejtësi, duke paguar edhe të hollat e nevojshme për këtë investim, ka lidhje me moszbatimin e ligjit që parashikon shortin për kandidaturat e prokurorisë për në KED.

Problemi tjetër i madh që i ka lindur përfaqësuesit amerikan, duke e detyruar të sulmojë Kryeprokurorin, është fakti se personat e zgjedhur prej tij, që të tre ata, janë promovime të Kryeporokurorit dhe më tej të dyshuar se mund të behën vegla të klaneve më të fuqishme të politikës. Të atyre që për më shumë se 25 vjet janë përgjegjës për Rrënimin Shqiptar. E gjitha kjo përplaset me parimin kryesor të betejës së amerikanëve për Reformën në Drejtësi që është largimi i ndikimit të politikës nga kjo reformë.

Por cilët janë tre njerëzit që Lalla dërgoi në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi?

E para është Rovena Gashi, një bashkëkolege e Llallës qysh kur ai ishte në postin e Zv/Prokurorit në Prokurorinë e Tiranës. Në të gjitha koridoret e prokurorive thuhet se ajo është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme në shkelje të ligjit formal, pa konkurruar dhe së dyti, – kjo edhe më e rëndë, është emëruar pasi nuk kishte mbushur 12 vjet punë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, siç e kërkon ligji. Gashi njihet si promovim i drejtpërdrejtë i Lallës në karrierë.

Por edhe kandidatja e dytë, Fatjona Memçe, ish-prokurore në shkallën e parë, me një shkëputje rreth 5 vite si Drejtoreshë Juridike në Presidencë, thuhet se është emëruar nga Llalla në Prokurorinë e Apelit në shkelje të ligjit, pasi edhe kjo nuk kishte mbushur vitet e punës që kërkohen me ligj. Edhe Memçe njihet si promovim i drejtpërdrejtë i Lallës në karrierë.

I treti, Gentian Trenova, ish-prokuror në shkallën e parë, (i përfolur si i implikuar në maskaradën e frikshme të rrëzimit të prokurorit Shkëlqim Hajdari nga kreu i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve), është emëruar me urgjencë vitin e shkuar në Prokurorinë e Apelit, përpara se Kushtetuta e Re të merrte fuqi ligjore. Një lëvizje që pretendohet se është bërë me anë të një vendimi në emër të ligjit dhe jo në emër të Kushtetutës. Po nga njohës e kolegë thuhet se emërimi me probleme ligjore është bërë vetëm që Trenova të ishte kandidat për në KED. Edhe Trenova njihet si promovim i drejtpërdrejtë i Lallës në karrierë.

Në këtë pikë problemi i kuruesve të Reformës në Drejtësi, në kulmin e së cilës qëndron Donal Lu është: Sa të besueshme janë këto kandidatura që i kanë borxh promovimin dhe ecurinë e mbarë të karrierës një zyrtari që për me tëpër ka rrezikuar për ta duke shkelur apo injoruar ligjet? Në përdorim jo kofidencial, për këta tre prokurorë ka edhe një tjetër pjesë të dhënash, që duket plotësojnë mozaikun e pakënaqësisë amerikane.

Pra në këtë pikë mund të gjykohet se tre kandidatët e Kryeprokurorit Llalla për në KED janë të pabesueshëm për amerikanët se do të ushtrojnë drejtësi dhe të dyshueshëm se mund të përdoren nga politika shqiptare. Për më tepër që në ekipin e KED u zgjodhën, apo infiltruan edhe të tjerë emra të pabesueshëm për amerikanët si Besnik Imeraj, relatori i ligjit të vetingut, i cili votoi kundër tij, apo edhe Mirela Fana, gruaja e avokatit të politikanit Sali Berisha, që fatmirësisht u dorëhoq.

Përfundimisht, kontrolli i KED nga një shumicë kandidatësh të pabesueshëm se do të ushtrojnë drejtësi në procesin e rankimit apo klasifikimit të aplikantëve për inspektorë të përgjithshëm që do të kontrollojnë veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë, ka nxjerrë nga shinat ambasadorin amerikan. Për amerikanët, gjithçka ndodhi, me një vulë të madhe të vënë sipër nga Kryeprokurori, është minim arrogant i Reformës në Drejtësi.

Këto fakte më së shumti fshiheshin pas akuzave të ambasadorit Lu ndaj Kryeprokurorit. Por nga ana e tij Kryeprokurori shqiptar u dëftua edhe më i egër. Duke kundërsulmuar ai përmendi shpesh që Lu duhet të kullosë vetëm brenda kornizave diplomatike, por nxori nga mënga edhe një as të zhubrosur të ndërhyrjes së Lu në favor të “Bankers Petroleum”, duke pohuar se dosja u mbyll nga prokuroria edhe për shkak të ndërhyrjes së ambasadorit amerikan. Një akuzë foshnjarake që në çdo shtet të kultivuar të botës do i kthehej në boomerang. Kjo sepse Llalla, duke pohuar se ka mbyllur një dosje hetimore për shkak të ndërhyrjeve nga persona të tjerë dhe jo për shkak të ligjit, paska konsumuar një vepër penale. Por edhe pozat qaramane të Kryeprokurorit se ka larguar familjen nga frika e kërcënimeve për shkak të detyrës, pa pranuar se ka pasur ndonjë kërcënim, duken të pabesueshme dhe artificiale. Kjo për shkakun se Lalla nuk është aspak një Xhiovani Falkone shqiptar. Përkundër. Ai është autori i telendisjes së Prokurorisë shqiptare në skaj të humnerës. Miku i të gjitha palëve të politikës dhe i mediave, i paatakuar askurrë nga askush, ai tashmë e drejton akuzën shqiptare si pronë private, duke emëruar në postet më të larta të organit të akuzës njerëz pa asnjë rekord të dukshëm pozitiv pune, emërime ekskluzivisht të mendjes së tij, një praktikë që nuk ishte zbatuar kurrë në këtë formë absolute nga homologët e tij parakalues. Për rrjedhojë në poste kyçe janë emëruar edhe elementë të përfolur, të dyshuar e të paaftë, i pari i të cilëve Kryeprokurori Petrit Fusha, i Prokurorisë së Tiranës. Ky është i vetmi prokuror i akuzuar për pasuri të pajustifikueshme qysh në vitet 2003-2004 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Antikrim të kohës, tekstualisht: “Prokurori ka një pronë të tij pranë Urës së Farkës të cilën do ta kishte zili çdo biznesmen i pasur shqiptar. Ky prokuror gjatë hetimeve për vrasjen e disa kohëve më parë pranë shkollës ‘Vasil Shanto’ ka pyetur autorët e vrasjes në cilësinë e dëshmitarëve e më pasi i ka liruar”. Ndërsa në vitin 2008 ka qenë Avokati i Popullit ai që ka rekomanduar fillimin e hetimeve për Prokurorin Fusha duke akuzuar se ka anulluar padrejtësisht një urdhër ekzekutimi për një të dënuar penal.

Lalla është guximtari i degëdisjes në pozicione të parëndësishme pothuaj të gjithë elitës së prokurorëve shqiptarë, por edhe mjeshtri i komandimit të miqve të vet në Prokurorinë e Përgjithshme, filluar nga Kryeprokurori i Tiranës, me qëllim që këta për çdo rast të kenë një derë të madhe të hapur. Për rrjedhojë prokuroria shqiptare e “Llalla era” ka ngecur në batak duke mos inicuar asnjë hetim të njohur që të çojë, ose në goditjen e grupeve të rrezikshëm kriminalë, ose në goditjen e personave të fortë politikë.

Duket këto probleme amerikanët i kanë identifikuar shumë herët. Lipset të thuhet se prokuroria shqiptare për një kohë të gjatë nuk merr financime dhe mbështetje amerikane, madje as për sektorë që ata vetë kanë trainuar e specializuar. Në këtë pabesueshmëri duket janë bazuar, për tu plotësuar agresive në rastin e kandidatëve të prokurorisë për në KED, akuzat publike të ambasadorit Lu ndaj Llallës.

Por le të kthehemi pas në kohë dhe të shohim se si amerikanët janë sjellë me drejtësinë shqiptare. Historia thotë se amerikanët e kanë marrë gjithmonë në mbrojtje institucionin e prokurorisë, sidomos kur u është dashur ta nxjerrin nga kthetrat e politikës. Dhe kjo ka nisur shumë herët, qysh në vitin 1992, kur akuza drejtohej nga Maksim Haxhia. Më pas amerikanët kanë marrë në mbrojtje të njëjtin institucion, për të njëjtin shkak, edhe në kohërat kur drejtohej nga Arben Rakipi, Theodhori Sollaku dhe Ina Rama. Edhe e përballur me këto fakte, ajo që ka ndodhur me Prokurorin Llalla është më tepër se serioze.

Por si mbrohet Kryeprokurori? Ai tha, edhe publikusht, se kishte vepruar sipas ligjit për kandidaturat për në KED. Kjo do të thotë se ai ka dërguar në KED kandidatë që përmbushin kriteret. Duhet sqaruar se në pikën (d) të nenit 221 që përcakton kriteret që kandidatët për në KED duhet të plotësojnë, ka një pikë që i kushtëzon ata të kenë mbaruar shkollën e magjstraturës. Dhe këtu me ligjin Llalla është në rregull, pasi në Prokurorinë e Përgjithshme ai ka vetëm 3 njerëz që e kanë mbaruar këtë shkollë, Rovena Gashin, Fatjona Memçen dhe Gentian Trenovën, të cilët i kandidoi.

Por këtu ka një problem. Përse e gjithë Prokuroria shqiptare duhet të ketë vetëm tre funksionarë që kanë mbaruar këtë shkollë? Edhe kjo ka përgjigje: E para sepse shkolla e magjistraturës nuk është kusht për emërimin në detyrë të një prokurori të thjeshtë. E dyta sepse shkolla e magjistraturës është hapur 20 vjet më parë, më 1997, dhe për rrjedhojë moshat e pjekura, përmbi 45 vjeç, me funksione në sistemin e drejtësisë, nuk kanë si ta kenë.

Duhet përmendur edhe fakti se, teksa Lalla e aplikoi këtë kriter për kandidaturat e prokurorisë, Gjykata e Lartë e injoroi për kandidatët e saj. Pra ligji u zbatua dhe pranua me dy standarte.

Gjithsesi pikëyetja finale është: Përse u përfshi shkolla e magjstraturës si kriter për emërimet në KED? A është vënë re, apo është diksutuar nga hartuesit e Reformës në Drejtësi ky problem?

E në këtë mish-mash duket loja shkon më thellë se Llalla, pasi thuhet se ky kriter është shtuar nga ca mendje të holla me qëllim që të shkaktojnë pikërisht rrëmuja të ngjashme që mund të sjellin vonesa të kushtueshme për Reformën në Drejtësi. Madje gojët e liga thonë se kriteri është shtuar edhe pse nuk ka qenë në draft-projektet e diskutuara nga Komisioni për Reformën e Drejtësi. Pra përplasja duket se është e qëllimtë.

Kështu, duket se guximi i Lallës për të kandiduar njerëz të besuar apo kontrolluar të tij dhe më tej të dyshuar se mund ti shërbejnë politikanëve të korruptuar si dhe kjo kleçkë e papritur e kriterit të shkollës së magjistraturës për kandidatët për në KED, të dyja së bashku, kanë shkaktuar furtunën e ambasadorit amerikan.

Gjithçka duket pasojë e kalkulimeve të një lukunie mjeshtrash laps-hollë që duket se kanë punuar me muaj të tërë për të pasur një rezultat të ngjashëm. Dhe tashmë ata duhet të jenë duke fërkuar barkun nga kënaqësia e shkaktuar prej përplasjes së ambasadorit amerikan me kamikazin e parë që i ndërsyen. Dhe duket laps-hollët vijnë nga të gjitha krahët e politikës. Këtë e nxjerr në pah edhe fakti se pas silurimit, askush nga faktorët më të rëndësishëm politikë të vendit nuk i dërguan, as dy gisht fjalë mbështetjeje, qoftë përmes rrjeteve sociale, “mikut” të tyre amerikan. Përkundër, disa i fërkuan krahët publikisht Llallës. Të njëjtën gjë tregon edhe fakti se deri tani e gjitha lufta për Reformën në Drejtësi është bërë për t’ja faturuar njëri-tjetrit kundërshtimin dhe zvarritjen e saj.

Në këtë pikë vlen të mbyllet edhe ngjarja e vjetër e vitit 1945.

“…Shoferi dhe shoqëruesit e tij amerikanë e lanë malësorin të mundohej gjatë me ndezjen e cigares në xhamin e dritës së makinës. Ishin duke shijuar një argëtim të rrallë, nga ata që duheshin ruajtur në memorie për t’ua rrëfyer brezave. Pas disa minutash të gjata malësori dorëzohet. Ai bën me shenjë se ishte e pamundur të ndizte cigaren dhe largohet në errësirë duke falënderuar me dorën në zemër. Të mbrekulluar nga shfaqja amerikanët u shkundën dhe nxituan të arrinin destinacionin. Kur sosën dhe ndaluan, vunë re se në karrocerinë e kamionit nuk gjendej asnjë thes me miell dhe asnjë arkë me patate e ushqime”.

Shënim i autorit: Publikimi i këtij shkrimi u bllokua për tre ditë me radhë në një gazetë të madhe të përditshme

Grabitja spektakolare në Rinas – Identifikohet njëri nga autorët e dyshuar

TIRANE-Strukturat qendrore të hetimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë mundur të identifikojnë njërin nga autorët e grabitjes spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, me 30 qershor të vitit të kaluar. Nga burime të rezervuara të grupit hetimor se behet fjale për një 37¬ vjeçar me inicialet A.P.

Ai ka qenë drejtuesi i autoveturës tip “Mercedes Benz” me ngjyrë vishnje që u përdor për grabitjen e të paktën 1 milionë eurove nga një furgon i transportit të vlerave monetare të një kompanie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një banke e nivelit të dytë. Në këtë konkluzion, grupi hetimor i përbëre nga strukturat qendrore të hetimit në polici dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur në baze të gjurmëve të gjetura pas braktisjes së automjetit.

Gjurmë të A.P janë zbuluar në parukën që u gjet në afërsi të vendit ku u dogj makina e grabitësve. Ato janë krahasuar me ADN –në e te afërmve të tij dhe në bazë të analizave ka rezultuar se profili i ADN – se përkon me atë të 37–vjeçarit. Edhe disa prova te tjera i kane çuar hetuesit tek ai. A.P është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka dalë jashtë Shqipërisë dhe gjendet në një vend të Bashkimit Evropian. Burime të grupit hetimor bënë të ditur për Tv Klan se autoritetet shqiptare kanë njoftuar strukturat partnere në këtë vend, të cilat janë vene në ndjekje të gjurmëve të tij. Hetuesit kane identifikuar edhe lidhjet e 37¬vjeçarit në Shqipëri. Këta persona janë nën hetim, pasi dyshohet se mes tyre janë edhe dy autorët e tjerë të grabitjes.

Hetimet nuk kanë lënë jashtë edhe punonjës të policisë dhe punonjës së agjencisë që kanë përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit. Tre punonjës të kompanisë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit dhe një i kompanisë “Nazer 2000” që transportonte paratë gjenden në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Shërbimeve Aeroportuale është në arrest shtëpie./TvKlan.

Manjani: Projekti 1 miliard euro i Ramës, pastrim parash

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar projektin e 1 miliardë euro të shpallur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Manjanit, ky projekt është pastrim parash.

Në një shënim në Facebook, ai akuzon se kjo është “skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale)”.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! 

Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi.  Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.

Skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale).

Oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarëve. Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeministrash me ofertën “kam para por dua ti investoj, mundësisht në Infrastrukturë”. Deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash.

Kryeministri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertes se vet. Kështu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave edhe në krye të qeverisë!

Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit pubblik. Konsensionet jane borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i regjistron si botxh menjëherë.

Tani i mblodhën paratë e gati tre viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe  tregëtimit te hashashit, por edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria! Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë Lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të Kryeministrit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan dënimit! Trafikantët e vërtetë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë.

Sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të filojnë të dalin në sipërfaqe! 

Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.

Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet.

Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja.

Shqiptarët nuk mund ti lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të derisotëm!

Si fillim nuk duhet të largohet FMN…

Edi Paloka: Dritëroi nuk e donte asnjë nga këta përfaqësues të së majtës

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një konferencë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka zbatuar vendimin për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Me 18 shkurt ai paralajmëroi protesta anti-qeveritare, ” për ndaljen e krimit në politikë”. Paloka nuk la pa përmendur edhe shkrimtarin Dritëro Agolli, i cili pak para deklaratës për shtyp tha: “Dritëroi nuk donte një të majtë që të përfaqësohet nga këta”.

“Edi Rama ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e prokurorisë, të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, KQZ zbatoi urdhërin e prokurorisë për ti hequr mandatin Elvis Rroshit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, dhe pas kësaj doli një vendim qeverie që e shkarkonte atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Por dje, ministri i financave i Edi Ramës, jo vetëm shfaqet me përulësi e respekt para Elvis Rroshit, në një aktivitet politik në Kavajë, por e cilëson atë publikisht kryetar Bashkie. Edi Rama del kështu kundër qytetarëve, kundër institucioneve, kundër kërkesës së Europës, dhe mbron krimin deri në fund.

Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot, as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë.

Ndaj me 18 Shkurt ne ngrihemi bashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë, për ti dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin të lire qeverisjen e tyre,” tha Paloka.

Drejtori i Muzeut Kombëtar, shpërthen ndaj ministres Kumbaro: Jep lekë për Bunk’art, ku fiton privati, braktis pasurinë publike

Në sheshin “Skëndërbej” vazhdojnë punimet nga Bashkia dhe që prej muajit tetor Muzeu Historik Kombëtar është duke u përballur me probleme për këtë shkak. I rrethuar, institucioni qëndron i bllokuar, duke e bërë të vështirë hyrjen e vizitorëve. Melsi Labi, drejtor i MHK tregon për dritare.net se kjo situatë është shumë shqetësuese, pasi prej kohësh muzeu nuk vizitohet nga turistët. Por nuk është vetëm ky shqetësimi i drejtorit Labi, që nuk ka “qime në gjuhe”, kur denoncon mungesën e fondeve ndaj Muzeut  me të rendësishëm në vend dhe harxhimin e tyre, për muzeume private si Bunk’art. Kjo është e paimagjinueshme për drejtorin e nje institucioni publik, i cili e denoncon për dritare.net

-Kanë ndikuar punimet në sheshin “Skëndërbej” në numrin e vizitorëve të Muzeut?

Melsi Labi– Ne jemi të varur nga punët e Bashkisë, është absurde ta thuash një gjë të tillë. Unë nuk e imagjinoj dot se si një autoritet kombëtar, të varet nga ecuria e punëve të Bashkisë.

Punimet në shesh kanë ndikuar në mënyrë drastike edhe në pjesën e frekuentimit, ikin ditët pothuajse pa asnjë vizitor në Muze. Një turist nuk di ta gjejë hyrjen, pasi ne jemi të rrethuar nga punimet bashkiake. Edhe vendasit, vijnë ane përqark derisa e gjejnë hyrjen. Është një situatë kaotike dhe nëse vazhdohet kështu, 2017 do të jetë viti me më pak vizitorë e rrjedhimisht me më pak të ardhura. Kjo jo për fajin e Muzeut apo shërbimeve që ofron.

– Jemi në fillimet e vitit 2017. Si ka nisur për Muzeun Historik Kombëtar?

Ne arritëm që ta kthenim Muzeun në një institucion të vizitueshëm nga të gjithë. Po përsëri ka ndryshuar vetëm 30% e Muzeut. Jemi i vetmi institucion që nuk kemi pagesë për Këshillin Shkencor dhe anëtarët e Këshillit vijnë dhe punojnë pa pagesë. Ne kemi nevojë ta bëjmë të plotë ndryshimin, por për këtë gjë kemi shumë pengesa. Në raport me Ministrinë e Kulturës është e njëjta situatë, ne jemi në një ngërç, ndërkohë që marrim nga MK një buxhet aspak të konsiderueshëm, i cili nuk na lejon të bëjmë zhvillimet e nevojshme.

– Sa është buxheti për vitin 2017 i vendosur nga Ministria e Kulturës për MHK?

Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve  si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesvë.

– Cilat projekte kanë mbetur nga viti 2016 të parealizuara për shkak të mungesës së fondeve?

Një binjakëzim me Republikën Popullore të Kinës nuk u bë dot i mundur. Na u pre e drejta e udhëtimeve për shkak të mungesës së fondeve nga Ministria e Kulturës. Mundësi të tilla të humbura kanë qenë të shumta.

Por ne kemi pengesa të shumta edhe në kuadrin ligjor. Ne nuk kemi bërë një ekspozitë ndërkombëtare. Botën këtu e kemi sjelli shumë herë me ekspozita , por kuadri ligjor nuk na ka hapur akoma dritën jeshile që ne të përfaqësohemi në botë me të mirat tona materiale dhe identitetin kombëtar.

– Cila është axhenda e MHK për vitin 2017?

Kemi rreth 250 mijë eksponat muzeal të shpërndara në bodrumet e muzeve në të gjithë Shqipërinë. Nuk kemi një qendër që ti kontrollojë dhe t’i administrojë, duhet të ekzistojë  një muze i atashuar.Në

2017 kemi projektuar disa aktivitete, tre prej te cilave janë ndërkombëtare. Janë dy ekspozita të artit, të fotografisë dhe pikturës, gjithashtu edhe dy konferenca, një kombëtare dhe një ndërkombëtare në fushën e historisë, arkeologjisë dhe muzeologjisë. Gjithashtu edhe shumë aktivitete të tjera që i kemi në marrëdhënie me shkolla dhe fakultete, për zbatimin e programeve të edukimit. Në momentin që do ndryshojë situata jashtë ambjenteve të Muzeut, do të kenë impakt maksimal.

– Çfarë është restauruar dhe ku janë emergjencat për investime në MHK?

Kemi bërë ndryshime në pavione, ato ishin pa diçitura. Kemi rritur të ardhurat nga 3.5 milion në 10 milion. Kemi bërë shumë botime shkencore dhe muzeologjike. Për herë të parë prodhojmë në dy gjuhë guidën e Muzeut Historik Kombëtar.  Të gjitha këto i kemi bërë me fondet e Muzeut. Kemi zgjeruar gamën e aktiviteteve, bëjmë rreth 368 aktivitete në vit. Me fondin që iu dha Muzeut nga Ministria për ardhjen e Papës, rregulluam rrugën për të hyrë para dhe tetraplegjikët, gjithashtu edhe ashensorin. Është restauruar tarraca, e cila deri në atë moment pikonte. Një e mirë tjetër ishte zgjidhja e problemit të energjisë, Ministria ka mundësuar gjeneratorin për ambjentet e Muzeut. Muzeu është pajisur me kamera.

Kemi punuar në kuadrin e restaurimit të veprave të brendshme, duke pasur vështirsinë e gjetjes së preparative efikas për restaurim, kjo pasi këto blerje bëhen me tenderim. Që të bëhet me tenderim duhet të marrim ofertën më të ulët, me të cilën vjen edhe cilësia e dobët. Rrjedhimisht na prishet vepra, duke paguar lekë , ne e dëmtojmë atë. Prandaj i mbajmë në gjëndjen aktuale.

Emergjente është aspirim kondicionimi dhe ndryshimi i fasadës. Ajo që ka nevojë të jetë shtesë janë shërbimet e ofruara dhe ndryshimi i çmimit të biletës. Në Muzeun Kombëtar mund të hysh me një biletë 200 lekë të reja, ndërkohë në muzetë e tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, çmimi është më i lartë.

Duhet t’i jepet vëmendja e duhur Muzeut pasi jemi në një pikë ku kemi ngecur, nuk po zhvillohemi dhe ne duhet ta ruajmë pasurinë tonë kombëtare. Synimi im është të përballemi me kolegët ndërkombëtarë në  mënyrë dinjitoze./ dritare.net

Përplasja me Nanon, çfarë e shtyu Dritëroin të fuste në fjalorin politik ‘shkërdhatokracinë’

Që Dritëro Agolli është quajtur ndryshe dhe patriarku i PS, kjo ka ndodhur jo aq për rolin e tij në këtë parti, sesa për shuplakat e shpeshta dhe shigjetimet e holla të tij ndaj drejtuesve të saj edhe disa vite pas ardhjes së demokracisë.

Mban autorësinë e Dritëro Agollit “shkërdhatokracia”, termi i famshëm i tij në vitin 1998 në kohën e qeverisjes së socialistëve me në krye Fatos Nanon. Dritëro Agolli e cilësoi ide mashtruese idenë e meritokracisë së lançuar nga Nano, duke e barazuar atë me të ashtuquajturën prej tij “shkërdhatokraci”.

Shkrim tejet kritik i Dritëro Agollit dhe që shkaktoi një furtunë debatesh brenda gjirit të PS u publikua aso kohe në “Gazetën Shqiptare”. “News 24” sjell kopjen origjinale të kësaj gazete që daton 29 marsin e 1998. Analiza politike e Agollit me titull “Ja mëkatet e qeverisë së sotme” mban një lumë kritikash mbi mënyrën se si Nano drejtonte PS-në.

“Nanoja dhe shokët e tij për t’i treguar botës se kanë hequr dorë nga e kaluara komuniste, duan të rritin një parti artificiale në laboratorin e meritokracisë, gjoja moderne me udhëheqës që hyjnë dhe dalin në Rogner në Shqipërinë me gjysmë milionë të papunë dhe gjysmë milionë pensionistë që marrin pensione 25 dollarë sa për 20 kg presh. Një nga ndihmësit meritokratë të kryeministrit kërcënon kryeredaktorin e “Zërit të Popullit” me fjalët ‘do ta shkarkoj atë shkërdhatë’. Atëherë kjo ‘meritokraci’ kthehet në ‘shkërdhatokraci’. Ja kjo është gjuha e meritokracisë”.

Në këtë shkrim, Agolli një nga më kritikët e tij për PS nuk kursen ironinë dhe për emra të veçantë ministrash.

“Deputetët, anëtarët dhe simpatizantët e partisë për korifeun tonë nuk vlejnë as sa një qime e mjekrës së Landit, as sa një nishan i faqes së Kaçit dhe as sa një balluke e kokës së Benit. Prandaj ai sa ka një Ben, një Land dhe një Kaç, i thotë çdo socialisti plaç.”

Kryeministri i asaj kohe nuk do rrinte pa reaguar për këto kritika, duke krijuar hendekun e madh mes shkrimtarit dhe politikanit të urtë Dritëro Agolli.

“Nuk do lejoj askënd të fyejë 120 punonjës të administratës” deklaroi Nano asokohe. Shkrimi i famshëm botuar në Gazeta Shqiptare, nuk është e vetmja përballje me partinë në të cilën ai aderoi gjithë jetën, jo për të përfituar prej saj por duke i treguar rrugën e arsyes me mesazhe te pavdekshme filozofike, që vetëm ai dinte t’i krijonte dhe përdorte.

Nga Adriatik Llalla, te Artan Broci: Ja pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve që refuzoi Ambasada amerikane

Prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të niveleve të tjera nuk lejohen të shkelin më në tokën amerikane. Por cilat janë pasuritë që ata vetë kanë deklaruar?

 

Në deklarimet e pasurive, ata numërojnë karburante, lokale, kredi të pajustifikuara, prona, apartamente që ua kanë bërë dhuratë, vila dhe transaksione etj.

Pasuria e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve që u janë bllokuar vizat

Adriatik Llalla, kryeprokuror

Apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës.

Ambient banimi me një sipërfaqe prej 180 metër katror, pjesërisht në pronësi.

Shtesë kati në banesë+ballkone me një sipërfaqe prej 180 metër katror.

Blerje trualli 3 mijë metër katror në Bathore.

Të ardhura neto nga paga si Prokuror i Përgjithshëm në shumë 1 873 095 lekë.

Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjesë të banesës për vitin 2015 në vlerën 1 200 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Ardiana Llalla të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën 961 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhësi me 902 845 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse e zonjës Llalla me 20 000 lekë.

Gjendja cash, shtuar me 1500 000 lekë.

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës

Të ardhura nga qeraja e lokalit, 60 mijë euro.

Shtuar gjendja cash për vitin 2015, në shumën 11 mijë euro.

Shkëmbyer apartament i deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2.

Vresht me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë.

Arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë.

Arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit.

Shitur arë me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në euro e kredisë në emër të Sanije Bulku Fusha, shtuar me 220 euro.

Llogari rrjedhëse në lekë e kredisë në emër të Petrit Fushës, shtuar me shumën 110 741 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë së Tiranës, 1 895 110 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë.

Kredi në emër të Sanije Bulku, 35 mijë euro, shlyer 27 mijë euro.

Kredi në emër të Petrit Fushës, gjendje detyrimi 3 257 041 lekë.

Sanije Bulku, bashkëshortja, llogari i pagës, shtuar 34 000 lekë.

Të ardhura nga puna si specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, 34,996 lekë.

Aldi Fusha, djali, të ardhura si specialist pranë DPSHTRR, 127 500 lekë.

Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit

Fatmira dhe djali lidhur kontratë më 04.06.2013 mbi një objekt 10-katësh, të palegalizuar, ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe. 890 m2.

Dyqan blerë pranë Ambasadës amerikane.

Shtesë në të ardhura nga shitja e një apartamenti, 49 888 euro.

Kredi e marrë në vitin 2007, 19 000 000 për rikonstruksion e një ambienti të marrë me qera, 280 m2, pranë Qytetit Studenti.

Këstet e kredisë i shlyen djali nga të ardhurat e lokalit bar-kafe.

Djali, bashkëpronar i një trualli me sipërfaqe 890 m2 mbi të cilin një palë e dytë ka ndërtuar një pallati 10-katësh në proces legalizimi, e ku kontrata krijon të drejta pronësie 50 me 50 mes palëve kontraktuese.

Shtesë në të ardhura nga kontrata e qerasë, 720 000 lekë.

Depozitë pranë bankës, 1 711 lekë.

Paga si gjyqtare e Apelit në Tiranë, 1 212 979 lekë.

Pensioni familjar për ish-bashkëshortin Azem Hajdari, 720 000 lekë.

Djali Kirjald Hajdari i punësuar pranë Bashkisë së Tiranës, 590 865 lekë.

Vajza Rudina Hajdari e punësuar pranë Kongresit Amerikan në SHBA, 12 mijë USD.

Kredi në shumën 2 500 000 lekë, me këst mujor 17 264 lekë, shuma e mbetur zero.

Kredi bankare për rikonstruksion shtëpie.

Kirjald Hajdari, djali, pakësim i depozitës, 5 mijë euro.

Administrator dhe ortak i vetëm i “TK”, fitime zero.

Ndihmë për fëmijët nga Partia Demokratike në vlerën 3 600 000 lekë.

Mirela Fana, anëtarja e dorëhequr e Gjykatës së Lartë

Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë.

Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.

Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë.

Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.

Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë. Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë.

Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë.

Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë.

Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.

Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.

Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.

Vajza, zonja Krisilda Fana, të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.

Vajza, zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë.

Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.

Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.

Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.

Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.

Vajza gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

 

Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes zonja Valbona Zeneli dhe bonuse (punonjëse banke) neto 4 659 494 lekë.

Gjendje e llogarive të bashkëshortes në bankë 9 317 euro. Gjendje e llogarisë së bashkëshortes 1 141 407 lekë.

Gjendja e Investimit në një fond të tillë në lekë 5 953 172 lekë dhe 5 498 euro.

Fondi i pensionit vullnetar 1 614 413 lekë.

Është paguar një kredi në principal 6 316 euro dhe interesa 367 euro.

Në dhjetor 2015 kredia ka detyrim të mbetur 111 387 euro.

Kredi e deklaruar më parë është shlyer gjatë vitit 2015 me vlerën 5 480 euro e mbetet pa shlyer 4 207 euro.

Artan Broci, anëtar i KLD (Ka mohuar aplikimin për vizë)

Bashkëpronar i një apartamenti me sipërfaqe 65.76 m2, dhuratë.

Të ardhura nga qiradhënia e një lokali 10 800 euro.

Të ardhura qiradhënie e një zyre 840 000 lekë.

Bashkëshortja të ardhura si notere 5 201 118 lekë. Qira nga subjekti Rexha-Gold shpk 3 600 euro.

Autoveturë tip benz në vlerën 1 000 000 lekë.

Djali z. Arlind Broci, 207 250 lekë Honorare si anëtar i KLD 102 000 lekë.

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 573 316 lekë. Shtuar llogaria me 127 214 lekë. Shtuar llogaria me 99 816 lekë.

Shtuar llogaria me 59 855 lekë. Interesa nga depozita 10 375 lekë.

Investime në obligacione 5 000 000 lekë. Shtuar depozita në vlerën 10 000 000 lekë janë

Shtuar interesat 27 351 lekë. llogari rrjedhëse 207 718 lekë.

Llogari rrjedhëse e z. Broci 2 985 euro.

Shtuar interesat 331 133 lekë.

Depozitë e fëmijës 514 754 lekë.

Depozitë tjetër 526 226 lekë.

Llogari e bashkëshortes 716 312 lekë.

Llogari e bashkëshortes 300 euro dhe 3 400 000 lekë.(Shqiptarja.com)

Bashkësia shqiptare e Romës, në 50-vjetorin e fjalimit të 6 shkurtit

Bashkësia shqiptare e Romës reflekton mbi shkatërrimin e kishave e të xhamiave në Shqipëri, në 50-vjetorin e fjalimit famëkeq të Enver Hoxhës, që i hapi rrugën luftës kundër “zakoneve prapanike e mbeturinave fetare”.

Të dielën, më 5 shkurt, një ditë para përvjetorit, në kishën e Shën Gjonit të Malvës, në Trastevere të Romës, do të mbahet një konferencë me temë “50 vjet nga shkatërrimi i tempujve të fesë”. Për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në meshë, kujtojmë se ajo kremtohet në gjuhën shqipe, në orën 16.00, ndërsa konferenca fillon në orën 17.00.

Atë Aldo Skoda Pashkja, skalabrinian, zv.drejtor i SIMI-it (Instituti Ndërkombëtar i Skalabrinianëve për Emigracionin) e profesor teologjie në Universitetin Papnor Urbanian, do t’u flasë të pranishmëve mbi “Shkatërrimin e kishave gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri”, ndërsa i ngarkuari me punë i ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, z. Visar Zhiti, do të përqendrohet në persekutimin e martirëve, duke i parë në këndvështrimin e qëndresës para torturave e dhunës së çdo lloji dhe të shenjtërisë së jetës së tyre. Nuk do të mungojnë as tingujt e muzikës, që do ta mbushin kishën përmes zërit të sopranos Ana Lushi. Gjithçka, nën drejtimin e rektorit të kishës, don Pasquale Ferraro, njëkohësisht edhe përgjegjës baritor për emigrantët shqiptarë në Itali. Ai do të përshëndesë të pranishmit në fillim të veprimtarisë. Për kë dëshiron të marrë pjesë, kujtojmë se kisha gjendet në sheshin San Giovanni della Malva, në Trastevere të Romës.

Kreu i Kuvendit Meta merr në mbrojtje kryeprokurorin Llalla

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për të mbajtur qëndrim lidhur me përplasjen mes ambasadorit amerikan, Donald Lu me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

“Me kërkesën time sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, ka kërkuar sqarime shtesë për vlerësimin e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, për plotësimin e kritereve për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit shtoi se, Prokurori i Përgjithshëm ka kthyer përgjigje zyrtare, duke sqaruar se asnjë kandidat tjetër përveç tre emrave të dërguar nuk plotëson kriteret e vendosura nga Kuvendi për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që do të përbehet nga 9 anëtarë.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu akuzoi dje se Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shkelur Kushtetutën duke dërguar vetëm tre emra për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për tre pozicione.

Prokuroria zbatoi kriteret e vendosura

Meta theksoi se deri tani nuk ka asnjë ankesë se është përjashtuar nga lista për shkak të favorizimeve apo padrejtësive.

Kreu i Kuvendit shtoi se, do të kërkohet informacion shtesë nëse Prokuroria mund të ketë bërë lëvizje për të penalizuar kandidatët që plotësonin kriteret.

“Kemi kërkuar informacion shtesë për hir të transparencës në raport me publikun dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Meta.

Frymën e Kushtetutës s’e vlerëson ambasadori

Gjatë pyetjeve të gazetarëve, Meta komentoi akuzat e Donald Lu për shkelje të Kushtetutës nga Llalla duke theksuar se këtë vlerësim mund ta japi vetëm Gjykata Kushtetuese.

“Frymën e Kushtetutës nuk e vlerëson askush, as Prokurori i Përgjithshëm, as Presidenti, askush”, tha Meta.

Lidhur me pretendimin e vetë Llallës se është shantazhuar nga ambasada e SHBA-ve, Meta u përgjigj: “Askush nuk e bllokon dot reformën në drejtësi dhe askush nuk e ngatërron dot atë”.

Përgjigja me vargjet e Agollit

Deklaratën Meta e mbylli me një varg nga poezitë e Dritëro Agollit, pa e specifikuar se për cilin e kishte.

“Në fillim të viteve ‘90, në disa vite të vështira të Shqipërisë, kur unë isha shumë i ri dhe rrija me Dritëro Agollin në rresht të parë në Kuvend, që edhe të mësoja sa më shumë, ai shkroi me dorën e tij kur unë isha pranë tij disa vargje shumë interesante që janë aktuale edhe sot.

Në vendin tim dhe në vendin tënd

Një kokë e çmendur, të gjithë i çmend

Nuk thash se kush ishte dhe kush është, por dua të them se në këtë vend për stabilitet kemi nevojë për bashkëpunim midis institucioneve dhe ftoj partnerët ndërkombëtarë që të jenë model për ne, të respektojnë institucionet”, përfundoi Meta.

Artan Hoxha: Policia shoqëroi shoferin e Lefter Kokës, në makinë ishte dhe gruaja e ministrit të LSI-së

TIRANË- “Kanë shoqëruar truprojën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Në makinë ka qenë edhe bashkëshortja e tij. Ndërkohë që shoferi është punonjës i Gardës, ka pasur dokumentacion, ka pasur leje arme dhe leje qarkullimi”.

Kjo deklaratë e fortë e gazetarit investigativ të News24, Artan Hoxha duket se shkon në një linjë me deklaratat e bëra më parë nga ministrat dhe deputetët e LSI-së që kanë akuzuar struktura të Policisë së Shtetit për presione ndaj tyre. Gazetari Hoxha e ka dhënë mbrëmë këtë informacion në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë dhe i pranishëm ka qenë edhe shoqëruesi i ministrit, punonjës i Gardës së Republikë.

Sipas tij Policia ka ndaluar makinën kur ndodhej edhe bashkëshortja e ministrit Koka si dhe një përfaqësues juridik i biznesit të tij. Hoxha pretendon se pavarësisht kundërshtimit dhe kërkimit të sqarimeve për këtë akt, grupi i policëve me maska të zeza e ka shoqëruar mjetin ku lëvizte familja e ministrit Koka dhe është kontrolluar me imtësi.

Sipas deklarimeve të gazetarit ky incident është diskutuar edhe në mbledhjen e qeverisë në praninë e Edi Ramës, gjatë të cilës Tahiri ka pretenduar se ka qenë një keqkuptim. Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje për këtë ngjarje, ka kërkuar llogari dhe ka protestuar fortë edhe ministri i Drejtësisë, tashmë i shkarkuar nga Rama, Ylli Manjani, i cili ka thënë se “policia nuk mund të ndërhyjë te makinat dhe gratë tona”.

Hoxha ka shtuar se kjo ngjarje e rëndë që çoi edhe në shpërthimin publik të Lefter Kokës kundër drejtuesve të policisë së Durrësit, përkon me mbledhjen që Petrit Vasili ka bërë me deputetë dhe ministra të LSI, ku janë porositur që të kenë kujdes nga policia se ka informacione, se mund t`ju fusin drogë në mjetet e tyre.

Deklarata e Artan Hoxhës
Kam një rast që nuk është publikuar në media, por që ka qenë një incident që edhe në mbledhjet e Këshillit të Ministrave është përmendur. Unë nuk e di nëse ka qenë skuadra e operacioneve speciale apo kanë qenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por kanë shoqëruar truprojën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Në makinë ka qenë edhe bashkëshortja e tij. Ndërkohë që shoferi është punonjës i Gardës, ka pasur dokumentacion, ka pasur leje arme dhe leje qarkullimi. Ka qenë edhe një përfaqësues juridik i biznesit që ka zoti Koka.
Kjo histori ka përfunduar me shoqërim në polici. Fakti që u shoqëruar në polici dhe është ndërhyrë me maska…i kanë thënë për një verifikim dhe më pas e kanë lënë të lirë. Kjo histori ka krijuar problem dhe prandaj është përmendur Këshilli i Ministrave dhe zoti Koka është ankuar “pse duhet të ma bëni këtë gjë?”. Zoti Tahiri ka thënë se “është një keqkuptim dhe unë mesa kam komunikuar me drejtorin e Policisë më ka thënë që kjo është një keqkuptim”. Kjo nuk është kapërdirë kaq lehtë.
Me sa di unë në atë mbledhje ka folur edhe ish-ministri Manjani i cili ka thënë që këto janë metoda për të na krijuar probleme sepse policia nuk mund të ndërhyjë te makinat dhe gratë tona. Po ta lidhësh pastaj me porosinë që ka dhënë Petrit Vasili që “kini kujdes se policia mund të na vendosë nëpër makina lëndë narkotike…”. policia ka pasur informacion që një makinë deputeti është përdorur për të tilla gjëra.

Kryeprokurori Llalla: Ma hoqën vizën amerikane pas lindjes së bashkëshortes në SHBA

Voal – Kryeprokurori Adriatik Llalla i ftuar në emisionin Opinion ka treguar se si iu hoq viza nga Ambasada Amerikane.

Ai tha se kishte marrë vizë diplomatike, së bashku me të shoqen.

“Më 31 dhjetor, gruaja  lindi në SHBA dhe pas kësaj ngjarjeje, ambasada më hoqi vizën.  Kjo ishte dhurata që më bënë për 31 dhjetor. Më hoqën vizën në një moment kur gruaja ime lindi në SHBA. Ata më thanë se viza nuk ishte më diplomatike, pasi në SHBA kisha shkuar për motivet e mia personale”, tha Llalla.

Kryeprokurori Adriatik Llalla kishte me vizë diplomatike, pra zyrtare, sikur edhe bashkëshortja e tij.

Por lindja e gruas në SHBA ishte një çështje private, ku zonja e tij përdorte vizën diplomatike për ta lindur atje fëmijën që menjëherë bëhej shtetas i SHBA, ndërsa prindërit e tij, pra Kryeprokurori Llalla dhe gruaja e tij me gjithë familjen e përfitonin shtetësinë amerikane pas disa vitesh.

A nuk është përfitim ky nga detyra shtetërore ?

 

Bushati: Ja pse Llalla mori zemër dhe sulmoi ambasadorin amerikan

Në një analizë me titull “Pse mori zemër Llalla?” në portalin “Lapsi.al”, gazetari Andi Bushati shkruan për tensionin e krijuar këtë të enjte pas deklaratave të ashpra që bënë si ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu, për kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, si reagimin e këtij të fundit.

“Deklarata e sotme e Adriatik Llallës është padyshim më e forta që ndonjë drejtues institucioni në Shqipëri ka adresuar kundër Ambasadës Amerikane që prej akuzave të Gazidedes dhe Blerim Çelës në vitin e largët 1997. Dhe pyetja e parë që të shkon vetvetiu në mendje është : ku e mori këtë guxim kryeprokurori?”, e nis shkrimin Bushati.

Për Bushatin, ka një gjë të qartë: “Ky është një konflikt që zgjat prej afro dy vjetësh, pra që nga koha kur filloi të formëzohet reforma në drejtësi”.

“Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ambasadori aktual në Tiranë, jo rrallë e ka shkelur vijën e kuqe. Larg të qenit i pa kritikueshëm, ai shpesh herë është treguar brutal, arrogant dhe i pa skrupullt duke shëmbëllyer me përfytyrimin më të keq që gëlon në imagjinatën kolektive për një kaubojs të vrazhdë.

Por unë dyshoj se Adriatik Llalla është nisur nga të njëjtat kritere, me shpërthimin që pati sot kundër Donald Lu-së. Po të qe për këtë, ai do ta kish bërë shumë kohë më parë. Do ta denonconte atëhere kur thotë se është ndjerë i shantazhuar. Do ta akuzonte atëherë kur ai mbronte atë draft fillestar reforme që kërkonte shkarkimin e menjëhershëm të kryeprokurorit.

Por në asnjë nga këto raste Llalla nuk e bëri. Atëherë u mjaftua me batuta helmuese dhe vetëm sot shpërtheu.

Dhe natyrisht që ky ndryshim kërkon një shpjegim.

Në fakt arsyet e këtij trimërimi gjenden lehtë në deklaratën që kryeprokurori bëri publike këtë të enjte.

Po të shihen me vëmendje linjat e sak kryesore aty pikturohet një Donal Lu që bën “shantazhe tipike sorosiane” që lobon në mënyrë private për interesa te caktuara ekonomike, që mbron nga hetimi politikanët që ai mbështet dhe që po sulmon një prokurori që është e vendosur të mbrojë zgjedhjet e Qershorit nga manipulimi.

Pra, po të qëmtohen në filigran të gjitha qëndrimet e reja të Llallës konvergojnë në një pikë. Ato bashkohen me ato të asaj pjese të shoqërisë, politikanë, gazetarë, aktorë publikë, që mendojnë se zgjedhja e Donald Trumpit në Ushington do të shkuli politikat e Sorosit nga Shqipëria.

Ato janë të njëjta me këndëvështrimet e atyre që besojnë ose bllofojnë së gjithçka në këtë vend, deri tani, është vendosur nga konjunkturat e spekullantit mbi 80 vjeçar dhe se tashmë çdo gjë do të ndryshojë rrënjësisht.

Pikërishisht nga kjo frymë, që politikisht mbrohet nga PD dhe LSI është frymëzuar Adriatik Llalla në shpërthimin e tij të sotëm. Ai tashmë e shef Donald Lunë si simbolin dhe përçuesin e saj. Ai e shikon atë si zbatuesin e një platforme që donte t’i krijonte Ramës mundësinë për të kapur drejtësinë, për të burgosur kundërshtarët dhe në fund për të manipuluar zgjedhjet.

Prandaj, duke denoncuar sot “metodat sorosiane”, kryeprokurori ka vënë një bast të fortë. i shenjuar me laps të zi nga Lu, tashmë pa të drejtë shkelje në “tokën e premtuar”, ai shpreson se ndryshimi i ekuilibrave globalë, mund të ndryshojë dhe fatin e vet personal. Prandaj ai mori guximin të sulmojë sot ambasadorin amerikan me një gjuhë të harruar që prej kohës së Gazidedes”, shkruan Bushati.

Ambasadori amerikan dhe prokurori i përgjithshëm shkëmbejnë akuza për reformën në drejtësi

 

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, deklaroi sot se gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen t’i vjedhin zgjedhjet e ardhshme, reformën në drejtësi dhe ekonominë e vendit, ndaj shoqëria civile dhe mediat duhet të jenë syçelur.

Ambasadori Lu tha në një konferencë për demokracinë shqiptare se “njerëz të fuqishëm po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatat dhe prokurorinë. Prokurori i përgjithshëm për më shumë se 18 muaj ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi”.

Zoti Lu shtoi se në muajt nëntor dhe dhjetor “prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPI-së, që është jetik për vettingun”.

Ndërsa të premten e shkuar u hodh në Kubend shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, njëri prej disa institucioneve të reja, që do të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit.

“Prokurori i përgjithshëm dhunoi frymën e përgjithshme të Kushtetutës, duke dërguar një listë me vetëm 3 prokurorë për të plotësuar pozicionet në të. Kushtetuta është e qartë, që këta anëtarë të KED duhet të përzgjidhen me short. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë etj., dërguan lista të gjata me persona të pandikuar për shortin për pozicionet në KED. Në dallim me to, prokurori i përgjithshëm dërgoi një listë me vetëm 3 emra të përzgjedhur pa transparncë, për të plotësuar 3 poste” – tha ambasadori Lu.

Ai shtoi se hartuesit e reformës kishin parashikuar që njerëz të fuqishëm do të përpiqeshin t’i manipulonin KED. Në kushtetutë thuhet qartë se anëtarët e KED duhet t’i nënshtrohen menjëherë vetingut, por disa anëtarë të Këshillit kanë dhënë dorëheqjen në vend që të përballeshin të parët me vettingun.

“Ne do t’i ndjekim nga afër për të parë nëse komisionet e vettingut, do t’i përmbahen kësaj kërkese, dhe nëse të gjithë antarët e KED do të kalojnë procesin e vetingut” – tha zoti Lu.

Javën e ardhshme, bëri të ditur ai, do të mbërrijnë gjykatës dhe prokurorë amerikanë dhe nga BE-ja për fillimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Kuvendi do të vlerësojë kandidatët për komisionet e vetingut, dhe më pas ata do të shërbejnë si monitorues për secilin prej komisioneve të vetingut, për t’u siguruar që kjo reformë do të kryhet pa anësi politike dhe apo paaftësi profesionale.

“U bëjmë thirrje gjyqtarëve patriotë e të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në komisionet e vetingut. Mesazhi im sot është i qartë: SHBA i kanë sytë këtu. Edhe BE dhe vendet e tij anëtare. Edhe OSBE-ja. Edhe Këshilli i Europës. Dhe më e rëndësishmja: populli shqiptar dhe shoqëria civile duhet të rrinë syhapur për të parandaluar njerëz të fuqishëm të vjedhin demokracinë” – theksoi ambasadori amerikan Lu.

Por prokuroria e përgjithshme i hodhi poshtë akuzat se ka penguar reformën në drejtësi. Një zyrtare e kabinetit të prokurorit të përgjithshëm tha se prokuroria e ka mbështetur reformën në drejtësi dhe ka dhënë sugjerime, që janë mbështetur edhe nga Komisioni i Venecias.

Ajo tha se deklaratat e sotme janë një sulm i hapur paprecedent i një diplomati ndaj prokurorisë së përgjithshme dhe janë në vazhdën e një serie shantazhesh dhe presionesh të mëparshme, për të cilat është njoftuar presidenti i Republikës.

Në deklaratën e prokurorisë u përmendën edhe mosdhënia e vizave të udhëtimit drejt SHBA-ve për prokurorin e përgjithshëm dhe familjarë të tij, si dhe për prokurorë të tjerë.

Prokuroria e përgjithshme publikoi edhe një letër dërguar presidentit Nishani lidhur me presionet, që sipas saj, i ka bërë ambasadori amerikan, si dhe mbi mohimin e vizave të udhëtimit.

Shtëpia e vajzës së Ambasadores Filloreta Kodra në Gjenevë, kushton 1,2 milionë franga zviceriane

 

Vajza e ambasadores së Shqipërisë në OKB Filloreta Kodra ka blerë në Gjenevë një shtëpi që sipas disa hulumtimeve të VOAL, rezulton të kalojë vlerën 1,2 milionë CHF (franga zviceriane), nisur nga zona ku ndodhet.

Media dhe portale shqiptare e kanë bërë të njohur këtë fakt që prej vitit 2016, por nga ambasadorja dhe vajza e saj lajmi nuk është përgënjeshtruar dhe vijon të mbetet i papërgënjeshtruar.

Duam t’i bëjmë me dije lexuesit se zona ku ndodhet banesa e vajzës së ambasadores Filloreta Kodra është një prej 3 zonave më të shtrenjta në Gjenevë.

Banesa e vajzës të saj ndodhet në Bulevardin Gustave Ador zona më luksoze e Eaux-Vives.

Bulevardi Gustave Ador buzë liqenit të Gjenevës është vazhdim i një prej 10 zonave më të shtrenjta në botë, sipas medias prestigjioze britanike DailyMail*.

Banesa e vajzës së ambasadores ndodhet përballë Baby-Plage, me pamje nga liqeni, një nga zonat më panoramike dhe është godina e fundit e bulevardit në kufi me ‘Parc de la Grand’.

Sipas të dhënave të një prej kompanive më të mëdha imobiliare në Gjenevë, për të marrë informacion për nivelin e çmimeve të shtëpive në këtë kuadrat banesash, rezulton se çmimet luhaten nga 12000 CHF – 33000 CHF për meter katror.

Vajza e ambasadores Kodra ka vetëm një vit që është punësuar në Gjenevë.

Bashkëshorti i saj emigrant, sot nënshtatas zvicerian, jeton për një kohë të gjatë në Gjenevë. Ai në fillim ka qenë student dhe më pas është punësuar.

Jeta në Zvicër është e kushtueshme, duke filluar nga qiratë e banesave, tek sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore, taksat dhe shumë e shumë shpenzime që nuk lënë hapësira për kursime në vlera të tilla monetare.

Pikëpyetja që kanë vendosur mediat dhe portalet në Shqipëri për këtë blerje është mëse të arsyeshme.

Ku u gjend kjo shumë parash për një blerje të tillë?

A e ka ndihmuar ambasadorja vajzën e saj?

Në Gjenevë janë me qindra dhe mijëra shqiptarët dhe shqiptarët nga Kosova që punojnë, ashtu si dhe bashkëshorti i vajzës së ambasadores, apo edhe si vajza e saj, por që e kanë të pamundur të blejnë një banesë të tillë, në një lagje si kjo nga më të shtrenjtat, buzë liqenit.

Edhe sikur të duan ta blejnë me kredi bankare, banka kërkon depozitimin e një pagese prim, që për këtë çmim shkon në minimalisht 350 mijë CHF paradhënie para ‘cash’.

E pra një njeri i vetëm, rrogëtar dhe jo biznesmen, është e pamundur t’i kursejë për 10 apo 15 vjet gjithë këto para edhe sikur ta privojë veten nga çdo kënaqësi apo argëtim.

Ne mendojmë që ky është një mision i pamundur, megjithëse kjo blerje na fakton të kundërtën. Me të drejtë mund pyesim: Pse nuk prononcohet ambasadorja për këtë çështje?

A mund të justifikojnë blerësit vlerën monetare nga të ardhurat e tyre të deklaruara?

PS Linku më poshtë jep çmimet për metër katror të zonës ku e ka blerë shtëpinë vajza e Ambasadores Filloreta Kodra

 

http://www.leonard-properties.com/en/quai-gustave-ador.html

* http://www.dailymail.co.uk/travel/travel_news/article-3310461/Global-billionaires-row-half-lives-tour-world-s-expensive-streets.html

 

 

 

 

Deputetja e PS për hotelin e Balilit: ja ç’kuptim ka “Santa Quaranta”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në konferencën e tij të fundit pas shkarkimit nga Kryeministri Edi Rama, ndër të tjera akuzoi disa ministra të qeverisë “Rama” që sipas tij kanë fjetur me dashnoret në “Santa Quaranta”, hotelin në pronësi të trafikantit ndërkombëtar të drogës të shpallur në kërkim, Kelmend Balili.

Por çfarë kuptimi ka emri “Santa Quaranta” që Balili ka zgjedhur për hotelin e tij?

Shpjegimin e jep deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, në profesion gjuhëtare dhe njohëse shumë e mirë e historisë:

Statusi i deputetes së PS-së Ledi Shamku
Santi Quaranta! 40 Shenjtorët apo 40 Martirët në Sebastë të Armenisë, ishin ushtarë që u lanë të vdisnin të ngrirë mbi liqen ngaqë nuk pranuan më të luftonin e as t’i binin mohit asaj çka thellësisht besonin. Zgjodhën me vdekë drejt, kur mund edhe të jetonin rrejshëm.
Si vikan kohët…!

Ambasadorja Filloreta Kodra përdor vartësit për të ndjekur penalisht denoncuesen Mariela Stefanllari

Informohem se ambasadorja e LSI në OKB Gjenevë, i ka kërkuar me këmbëngulje vartësit të saj, punonjësit të ngarkuar me punë në Mision, Fatjon Demneri, që të më denoncojë në Prokurori, pas publikimit në Social Media FB të këtij dokumenti.

Ambasadorja pasi thyen ligjin 23/2015 duke ngarkuar me punë jo diplomatin me gradë më të lartë në këtë trup diplomatik, por atë që i do qejfi asaj, sepse kështu e kanë këta të LSI-së, qejfi i tyre është edhe Ligji i Republikës së Shqipërisë, i kërkon këtij djaloshit që e ka lënë disa herë të ngarkuar me punë, që të më denoncojë në Prokurori, për nxjerrje të dokumentit “shtetëror”…
Dokumenti më poshtë është i datës 10 Janar 2017, firma e të ngarkuarit me punë, e qartë, me emër dhe mbiemër, asnjë pjesë tjetër e dokumentit nuk është publike, megjithatë, ministria nga ku m’u dha dokumenti për informacion, ndoshta e ka publikuar edhe online. haha…

Atëherë, Fatjon Demneri duhet të më pohojë ose mohojë këtë që më sipër shkrova.

Nëse ambasadorja i ka ushtruar presion që të shkojë në Prokurori, le të ma pohojë dhe më pas nuk është nevoja të shkojë ai, ajo, ata, por shkoj unë. Pastaj të shikojmë me kë do të merren instancat, me publikimin tim, apo me thyerjen e ligjit nga ambasadorja dhe vartësit e saj.

I bëj me dije Ambasadores dhe Demnerit, që më janë dërguar në mënyrë zyrtare nga zyrat e UNOG edhe Notat Verbale ku Ambasadorja në Janar 2017, në Tetor 2016, lë të ngaruar me punë Fatjon Demnerin, konform ligjit për informimin, por këto nuk i publikova sepse e hartoj unë strategjinë e veprimeve të mia dhe do i depozitoj unë atje ku do të duhet, nëse do të duhet a nevojitet ndonjëherë.

Duke i kujtuar Fatjonit që është edhe ai bashkëshkelës i ligjit, teksa e di shumë mirë që nuk mund të pranojë të jetë i ngarkuar me punë (por në momentin e publikimit të parë, më mungonte vullneti që të fokusohesha edhe tek kjo çështje, megjithëse është çështje dhe Fatjoni ka thyer ligjin dhe nuk ka informuar për këtë MPJ-në).

Hajde të fala paligjshmëri që e ke emrin diplomaci alla LSI në OKB!
Në pritje të përgjigjes.

Dossier për shkelje dhe abuzime të Ambasadores Filloreta Kodra në Gjenevë Nga Mariela Stefanllari

Voal do t’i rendisë jo në mënyrë kronologjike pretendimet që ka zonja Mariela Stefanllari, të cilat i paraqet si abuzime dhe shkelje të zonjës Filloreta Kodra, Ambasadore e Misionit Shqiptar pranë OKB-së në Gjenëve.

21 Janar 2017

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB Gjenevë fut në telashe paligjshmërie financieren e Misionit.

Madam ambasadorja, kur emëroi burrin e saj financer, largoi nga detyra e financieres bashkëshorten e një diplomati, pa asnjë arsye. Por me një qëllim, menaxhimin e financave në “çift”. Kur shkelja flagrante me burrin financier u kap, ambasadorja e largoi burrin dhe i bëri “nder” një vajze të re që ia solli nënshtetësja zviceriane, punonjëse në këtë Mision, Dorina Xhixho, që rezulton qeder.

Ambasadorja e LSI që ligjin nuk e ka më as në fjalorin e saj formal, emëron Marsela London financiere.

Sipas informacioneve të sakta për muajin shtator 2015 diplomatët dhe punonjësit kanë firmosur dy herë borderotë, një herë me financier burrin A.Kodra dhe për të njëjtin muaj kanë firmosur të njëjtat bordero me financiere M.Londo (foto në status).

Pagën e muajit shtator kujt ia dha ambasadorja, burrit apo zjsh.Londo? Për t’u verifikuar, sepse presupozohet që pagat e burrit i ktheu në arkën e “dyqanit”.

Por, Ministria edhe pse financierja punonte në Mision, sipas edhe kësaj borderoje. nuk e kishte aprovuar emërimin e saj. E megjithatë Ambasadorja vazhdonte dhe e mbante në punë, vazhdonte dhe e paguante dhe zjsh.Londo firmoste si financiere.

Kjo vajza e paeksperiencë, që vetëm detyrën e financieres nuk kryente, pasi atje paratë i kishte në sirtar Ambasadorja, pranonte dhe firmoste verbërisht të gjitha financat, megjithëse e dinte që nuk kishte ende miratim, shkresë nga Ministria.

Po tani çfarë ndodh? Kur çështjet të hyjnë në dyert e prokurorisë dhe gjykatave? Fare e thjeshtë!

Përgjegjësi administrative dhe penale (penale sepse janë fonde publike), mban ambasadorja fillimisht, por edhe financierja. Por, jo vetëm kaq, kjo vajza duhet të kthejë pagat e muajve që ka punuar pa qënë e miratuar apo e aprovuar nga Ministria. Gjithashtu, emërimi i saj nga ambasadorja është kryekëput i antiligjshëm, pasi kishte personel disponibël nga familjet e diplomatëve, që kanë prioritet punësimi në trupat diplomatikë bazuar në Ligjin & Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm.

Paligjshmëri që e ke emrin Ambasadore në OKB, si guxon dhe merr në qafë njerëz të rinj që sapo e kanë filluar jetën? Si nuk të vjen turp që i përdor dhe i shtrydh këta njerëz kështu?

Në fund, jam e bidur, një pjesë të madhe të përgjegjësisë, për të gjitha bëmat e Misionit, që drejton si ta kesh biznes privat, kur të shkosh para ligjit, do ua rasësh këtyre fakirëve, që punojnë atje për një kothere bukë!

Kanë prindër këta të rinj që t’i kujdesin, t’u hapin sytë, t’i këshillojnë se po i merr në qafë dhe po i keqpërdor ti? Ti nuk e ke problem t’i fusësh edhe në burg, për të shpëtuar veten.

Disa “zëra” (të pushuar pune) më thonë që për muaj me radhë ndryshohen fletë, firma dhe vula. Nga dosjet hiqen e shtohen dokumenta financiarë. Ti përpiqesh të mbulosh diellin e ligjit, me shoshën e paligjshmërisë. Larg qoftë, kjo e fundit mos jetë e vërteta!

Krim, turp, shumë turp!

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB Gjenevë fut në telashe paligjshmërie financieren e Misionit.Madam ambasadorja, kur emë…

Posted by Mariela Stefanllari on Freitag, 20. Januar 2017

 

25 janar 2017

 

Shplarrje zorrës, masazh etj., trajtime në OKB.

Ambasadorja e LSI në OKB Gjenevë dhe punonjësja e kundraligjshme e LSI në këtë Mision Dorina Xhixho (motra e zv.ministres së Integrimit) shpërdorojnë fondet e Eurosig, fondet e taksapaguesve shqiptarë, mes sigurimeve shëndetësore që u bën shteti shqiptar, për qejfe dhe masazhe, trajtime të çuditshme mes tjetërsim recetash apo vizitash mjekësore.
Dëshmi e vetë ambasadores dikur. Mund t’i kujtojmë edhe sherret që bënte me Eurosig dikur, duke përdorur Dorina Pirro Xhixhon. Dëshmitarë ka plot për organin e akuzës dhe hetimit.

Por kemi shkelje të shumëfishta të ligjit.
E para, Dorina Pirro Xhixho është nënshtetase Zviceriane dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë personel i Ambasadës, por vetëm staf lokal. Për rrjedhojë sipas ligjit nuk duhet t’i paguhen sigurime shëndetësore.
Presupozohet dhe e ka me ligj, që në Zvicër duhet t’i paguajë vetë. Dmth Dorina Pirro Xhixho duhet të paguajë në Zvicër, si nënshtetase Zviceriane afro 700 CHF mesatarisht në muaj, për sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Dmth një shumë të përafërt me pagën që paguhet nga Misioni, apo nga shteti shqiptar. Si është e mundur që kjo nënshtetase Zviceriane qëndron në një punë të tillë me këtë pagë që i mjafton vetëm për të paguar sigurimet?! Si përballon jetesën, ushqimin, sepse nuk ka të ardhura të tjera? Lyp apo e ushqen ambasadorja dhe kolegët?
Atëherë na lind e drejta të gjykojmë se ka dhe përdor forma të tjera, kjo shoqja që i “bie bretku” në punë. Ndaj i duhet makina me targa zyrtare diplomatike? Apo qëndrimi në Mision i sjell të ardhura të tjera zonjës (them zonjë sepse na rezulton e martuar me një grua nga komuniteti LGBTi në Gjenevë), sepse në këto 3 vjet e ca i bie që të mos ketë asnjë të ardhur për t’u ushqyer?
Nga ana tjetër ambasadorja dhe banditja Xhixho (bandite duhet të jesh që t’ia hedhësh shtetit shqiptar dhe zvicerian, me ndihmën e ambasadores apo duke e përdorur atë / sqarim për shmangie paragjykimi ), kanë shpërdoruar fondet e sigurimeve shëndetësore nga Eurosig, 7 mijë euro në vit për person.
Ambasadorja dhe Xhixho shpenzonin fondin duke ndryshuar dokumentacionin (dëshmi e vetë ambasadores) dhe trajtonin veten me shërbime si më poshtë, të palistuara në shërbimet e parashikuara që mbulon sigurimi shëndetësor, dmth sërish shkelje flagrante.
Ja disa shërbime dhe trajtime që i ofronin Ambasadorja dhe Nëpunëse e Misionit në OKB shtatit, me fondet e shtetit:
– Lavazh të zorrëve;
– Masazh;
– Trajtim në ujëra termale;
– Spa;
– Dhëmbë dhe ura, nofulla dhe çudira;
– Ndërhyrje estetike etj.

Një tjetër pistë e hetimit të Prokurorisë do të jetë edhe kjo.
Ka të drejtë Rama më duket. E po bëhet shtet me këto lloje?! Kurrë!
Prokuroria dhe Krimi Ekonomik, KLSH dhe çdo strukturë tjetër të dislokojë në këtë hanëmin e korrupsionit që ushtrohet nga ambasadorja e LSI dhe nga aktivistja LGBTi sërish LSI. Përkrah tyre, nën udut, ca fakirëve: një i ngarkuar “me punë” i PS, dikur djalë rrugaç, sot na rezulton kërpaç në duart e Ambasadores dhe Bandites Xhixho; një financiere mjerane që kush e di sa ka për të hequr prokurorive dhe gjykatave, me paligjshmëritë e faktuara në financat e Misionit. Ka edhe të tjerë, por që i kanë lënë fatmirësisht jashtë vathës së dallavereve, sepse kanë hasur në diplomatë karriere, ose me eksperiencë shumëvjeçare në diplomaci, ose që nuk kanë gjetur të përbashkëta në aftësi për korrupsion. Disa i kanë hequr që prej viteve 2014.

Nuk keni parë dhe nuk keni dëgjuar asgjë akoma nga Misioni.
Me zë dhe figurë do e keni ambasadoren, siç i shkon përshtat një lsi-steje të vërtetë, shpresoj.
Jo nga Stop, as nga kanale televizive, nga kjo faqe….
Guximi është pronë e intelektit o paligjshmëri që e ke emrin Ambasadore në OKB.

26 Janar 2017

Makina luksoze private e e Ambasadores së LSI në OKB Gjenevë

Makina luksoze, private, e Ambasadores së LSI në OKB Gjenevë, me kosto disa dhjetëra mijëra Euro(50), me kilometrash zero, blerë para disa muaj në përfaqësinë e BMW Gjenevë.

E ka deklaruar vallë, apo e ka kaluar në emër të ndonjë të afërmi edhe këtë pronë të paluajtshme ?

Në datën 9 shtator, sipas informacionit që na është dhënë nga Zyra e Automobilave, i ka vënë targa në Gjenevë. Të tjerat do i shohim.

Ku i gjeti gjithë këto te ardhura Ambasadorja?

Na del llogaria, për këtë shpenzim milionësh, vetëm nëse pranojmë që Ambasadorja ka disa vite pa ngrënë, pa pirë, për rrjedhojë zorrëbosh. Por nga ana tjetër lavazhet e disaherëshme të zorrëve, bërë me fondet e sigurime shëndetësore, pará të taksapaguesve shqiptarë, na e rrëzojnë si tezë (pangrënien). Për rrjedhojë nuk i ka Euro nga rroga “varfanjake” që i jep shteti shqiptar, nga thërrimet e një shteti që “nuk bëhet” (sipas saj).

31 Janar 2017

Ambasadorja e LSI në Gjenevë po jep SPEKTAKËL PALIGJSHMËRIE përkrah nëpunëses tjetër të LSI në këtë trup diplomatik.

Dy “mendjeboshe” po na pataksin në budallallëqe pas budallallëqesh, që i bëjnë në panik, por edhe me mentalitetin e LSI se mund t’ia hedhin edhe kësaj here, mendojnë se mund të luajnë me shtetin dhe organet e akuzës në Shqipëri dhe Zvicër, duke besuar se mund ta mbulojnë diellin me shoshë.
Makina private me targa zyrtare diplomatike në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë, ka hequr targat diplomatike dhe ka vendosur sërish targa të thjeshta për një makinë civile (shikoni fotot).
Kjo makinë private e Dorina Pirro Xhixhos i kaloi shtetit jo thjesht në përdorim, por në pronësi, para disa vitesh, edhe leja e qarkullimit të kësaj makine figuronte në emër të Misionit të Republikës së Shqipërisë në Gjenevë. Tani, pas ndërrimit të targës i përket qytetares Zviceriane Dorina Xhixho.
Ambasadorja e LSI futi në inventarin e Misionit një aset, më pas i fali këtë aset, këtë makinë shtetërore një qytetari të huaj zvicerian. Si?!
Ambasadorja ka privatizuar një prej aseteve të shtetit shqiptar? Me çfarë procedurë? Si mund të ndodhë kjo?
Por të gjitha këto proçedura, që prej fillimit a i ka bërë me dije në MPJ? A i ka bërë me dije këto lëvizje pronësie tek Ministria e Punëve të Jashtme? A ka marrë aprovim prej saj?

Ndryshimin e targës, ambasadorja e ka bërë pasi lajmi për këtë skandal u bë publik nga media shqiptare.
Mes këtij akti ambasadorja zyrtarizoi shkeljen e ligjit kryer prej saj, duke kryer sërish një akt të kundërligjshëm.
Asnjë shkresë zyrtare për këtë makinë nuk figuron në MPJ. Ky është SKANDAL!
Diplomaci àlla LSI, për neveri.

Përse i duhej ambasadores dhe Dorina Pirro Xhixhos që kjo makinë private të kishte apo mbante targa zyrtare diplomatike dhe të dukej si makinë e shtetit shqiptar?!!!
Pyetja e parë që do të ngrehin organet e akuzës në dy vendet/shtetet. Më pas do të dëgjojmë përgjigjet e profaneve, që nuk e kanë idenë e shtetit. Mosha e tretë përkrah banditizmit, degjenerojnë shtetin dhe diplomacinë shqiptare në OKB.

Dorezat e boksit kanë zbukuruar dhe zbukurojnë portbagazhin e kësaj makine dhe përdoren nga drejtuesja e automjetit Dorina Xhixho (info nga struktura të pavarura të shtetit).
Qeveri àlla LSI, me muskuj.
Diplomaci àlla LSI, me muskuj.
Dumbarrallëqe àlla LSI, me trurin muskul.

Kjo aktivistja është gati për të qenë ushtare e bindur e paligjshmërisë. Gati për shërbim , por pas një zborri parapërgatitor me instancat e duhura në të dyja shtetet.
Suksese në Jetë!

26 Janar 2016

Vazhdon me shkelje Ambasadorja në Gjenevë, nuk ka të ndalur!
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjenevë, informohem se ka vizituar Tiranën për disa ditë. Para se të vinte në Shqipëri, firmosi edhe një tjetër shkelje ligji dhe erdhi.

Kur ambasadori largohet nga detyra për disa ditë apo javë, me aprovim të MPJ, lë një të Ngarkuar me Punë, një diplomat që e zëvendëson, dhe është pikërisht diplomati me gradën më të Lartë, pas ambasadorit.

Por ja që nuk ndodh kështu në Gjenevën e ambasadores së LSI.

Ambasadorja e LSI as që e vret fare se çfarë thotë ligji, as që pyet fare për rregullin, ajo ka Kanunin apo Kanunoren e LSI… Kështu pra, ambasadorja lë të Ngarkuar me Punë në Gjenevë një djalosh, që sapo ka dalë nga bangat e shkollës, i paeksperiencë, dhe nuk lë të Ngarkuar me Punë diplomatit apo diplomaten, që në atë Mision mbart gradën më të lartë, konform ligjit/rregullit të aprovuar.

Pse vallë?

Që e bën me koshiencë këtë e dimë, por që e përsërit, sepse nuk është hera e parë që e bën, kjo më çudit.

Ambasadorja sërish në shkelje. Uf, e ka marrë ferra uratën diplomacia. Ka ministër në këtë MPJ? Po drejtorë të përgjithshëm ka?
Dokumenti që shikoni ka mbërritur në Tiranë me Mail, në disa Ministri dhe në Ministrinë e Jashtme. Ata atje nuk e shikojnë që këtë shkresë e ka firmosur ky djaloshi? Që si i ri mund të jetë më i mirë si IT.

Ku ka LSI ka rumpallë. Por janë infektuar edhe këta të PS nga koalicioni.
Nejse, unë dhe kryeministri jemi të vendosur të bëjmë SHTET…!
Pa modesti tani:
Unë edhe mund t’ia arrij. Por që t’ia arrijë Kryeministri, me këtë aleat, nuk e shikoj të ndodhë.
Ku të lënë këta të LSI të bësh shtet!

Voal denoncon të gjitha aferat korruptive të administratës. Meqë nuk është organ drejtësie, Voal pranon të botojë informacionet denoncuese dhe po ashtu u jep të drejtë palëve që të reagojnë.

Drejtori i Hetimit: Vendndodhja e Balilit dhe videot e ministrave me dashnoret

Referuar akuzave për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike si dhe mosarrestimin e Klemend Balilit, ka reaguar edhe Drejtori i Hetimit për Narkotrafikun në Policinë e Shtetit, Idajet Fasakaj.

Duke folur në emisionin “Studio e Hapur”, tha se ende sot policia nuk mund të thotë nëse Balili ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë. Megjithatë ai shtoi se çdo informacion që merr policia për vendodhjen e të shumëkërkuarit e verifikon me seriozitet.

Faskaj ka komentuar edhe akuzat e ish-Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për lidhje të policisë me “Eskobarin e Ballkanit” si dhe për videot e ministrave në “Santa Quarantta”. Sipas Faskajt, nuk ka informacione për të tilla akuza.

Ai shtoi se në resortin e Balilit nuk është gjetur asnjë kasetë me pamje filmike, çka do të thotë se ato janë hequr përpara se uniformat blu të mbërrinin.

Vladimir Kristo shpjegon dorëheqjen dhe sulmon kreun e Kushtetueses

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo sulmon kreun e Kushtetueses, në lidhje me shortin e hedhur pak ditë më parë për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas tij, kur është hedhur shorti i anëtarëve, kreu i Gjykatës Bashkim Dedja të gjithë anëtarët e Kushtetueses i ka çuar si kandidat për te shorti, por Kristo mohon të ketë pasur dijeni për këtë.

I kontaktuar nga “Panorama Online” Kristo tha:

“Se fundi, edhe dicka per shortin me gogla qe u hodh te premten per anetaret e KED ne te cilin une u bera pjese ne menyre te njeaneshme nga kryetari i kesaj Gjykate pa dijenine dhe vullnetin tim.

Per te njejtat arsye si me lart por edhe per faktin se une jam ne konflikt interesi ne raport me objektin e veprimtarise se ketij Keshilli, deklaroj se Nuk do te jem pjese e tij.

Konflikti i interesit qendron ne faktin se, ky Keshill do te perzgjedhe edhe Anetarin e Gjykates Kushtetuese qe do te jete Zevendesuesi im…”

Shorti dha këtë rezultat:

Anëtarët nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj dhe Vladimir Kristo (Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësues).

Anëtarët nga Gjykata e Lartë: Mirela Fana (Artan Zeneli, anëtar zëvendësues).

Anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi.

Anëtarët nga prokuroritë e Apelit: Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj.

Anëtarët e KLD-së nga Gjykatat e Apelit: Brikena Ukperaj Lubonja, Ervin Metalla.

Anëtar nga gjykatat administrative: Kastriot Selita (Gentian Medja, anëtar zëvendësues).

Rama dhëmbë për dhëmbë Metës: I kemi 71 vota pa LSI-në

Burime nga brenda mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste i thanë Top Channel se, për herë të parë kryeministri Rama ka folur hapur lidhur me situatën e krijuar në koalicion me partinë e Ilir Metës

“LSI po luan taktikisht dhe është në të drejtën e saj ta bëjë këtë. Por pozicioni ynë, – citohet të ketë thënë kryeministri, – nuk ndryshon dhe ne nuk e kthejmë në një çështje taktike këtë partneritet strategjik. Natyrisht, LSI mund të vendosë të dalë vetëm, por kjo s’është arsye për t’u shpërqëndruar nga objektivi ynë”.

Por deklarimi më i rëndësishëm, në mbledhjen e Kryesisë socialiste, i kryeminitrit duket të ketë qenë pikërisht mbi shifrën 71, në të cilën mbështeti argumentin e tij më herët Ilir Meta. Sipas Edi Ramës, me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve, “Partia Socialiste merr 69 deputetë po të jemi në koalicion me LSI, PDIU, FRD”.

Por sipas Edi Ramës, koalicioni merr 71 deputetë nëse LSI del veç, sepse e tillë është formula.

Sipas kryeministrit, aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, jo thjesht një mazhorancë numrash, dhe reformat e jo numrat janë arsyet e koalicionit me Metën, citohet të ketë thënë Edi Rama.

Rihapet çështja e pasurisë së gjyqtarit Gjin Gjoni

Çështja e pasurisë së gjyqtarit Gjin Gjoni është rihapur, pas mbërritjes në Shqipëri të dokumenteve të reja hetimore nga Gjermania dhe Franca. Megjithatë, hetimet e reja nuk dihet nëse do të përfshijnë gjyqtarin apo vetëm persona të tretë, për shkak të vendimeve të debatueshme të gjykatave mbi këtë dosje. Artikulli që vijon është një bashkëpunim i Zërit të Amerikës me Rrjetin e Gazetarisë Investigative, BIRN.

Hetimi i iniciuar në vitin 2014 nga Prokuroria e Elbasanit kundër gjyqtarit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, Elona Çaushi është rihapur pas mbërritjes në Shqipëri të të dhënave hetimore nga Gjermania dhe Franca nëpërmjet letër-porosive. Por mbetet e paqartë nëse të dhënat e reja do të sjellin pasoja për bashkëshortët, për shkak se gjykatat kanë vendosur më parë mbylljen e çështjes penale për ta.

Riaktivizimi i hetimeve për dosjen “Gjoni” u konfirmua për BIRN nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Sipas prokurorit të Elbasanit, çështja e pezulluar për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “fshehjes së pasurisë” u rihap pas mbërritjes së akteve të reja të dërguara nga autoritetet gjyqësore kompetente të shteteve të Gjermanisë dhe Francës.

“Nga shqyrtimi i akteve të sjella nga organet kompetente të drejtësisë së shtetit të Gjermanisë është konstatuar se ka pasur vend për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve lidhur me faktet e përmendura në kallëzimin penal,” u përgjigj prokurori Gina.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni u kallëzua penalisht në vitin 2014 nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehjen e burimeve të pasurisë së tij familjare, që sipas ILDKPKI vlerësohej në rreth 2 milionë dollarë si dhe për falsifikim dokumentesh. Pjesë e kallëzimit ishin dhe disa notere të dyshuara për falsifikim dokumentesh.

Në maj 2014, çështja i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, e cila regjistroi procedimin penal me nr: 1098 për dy veprat penale.

Më 20 prill 2015, Prokuroria e Elbasanit pushoi ndjekjen penale në ngarkim të Gjonit dhe bashkëshortes së tij, ndërsa dosja ka vazhduar të qëndrojë në hetim pa autorë, në pritje të letër-porosive nga Franca dhe Gjermania.

I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Gjin Gjoni pretendoi se hetimet kundër tij dhe bashkëshortes nuk mund të rihapen, pasi janë mbyllur me vendim gjyqësor të formës së prerë.

“Çështja shtrohet a ka vepër penale për noteren?,” argumentoi Gjoni.

“Letër-porosia që ka ardhur përputhet tërësisht me deklarimet e dhëna dhe deklaron që kanë kaluar shumat që janë pretenduar si të paqena. Nëse do të kishte rihapje dosjeje, dosja do të ishte në Elbasan dhe jo në Tiranë, por mund të jetë për persona të tjerë,” shtoi ai.

Prokuroria e Elbasanit i tha BIRN se hetimi i mëtejshëm i ka kaluar për kompetencë dhe po ndiqet nga Prokuroria e Tiranës.

Ndërsa drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha sqaroi se çështja është sjellë nga Prokuroria e Elbasanit vetëm për një notere, por ajo po shqyrtohet në kuadrin e kompetencave.

Prokuroria e Tiranës po shqyrton nëse provat e reja implikojnë dhe gjyqtarin Gjoni. Në këtë rast, çështja do t’i rikthehej sërish për kompetencë Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

“Ne po e shqyrtojmë dokumentacionin që na ka ardhur në kuadër të kompetencave, sepse nuk mund të kryejmë hetime për gjyqtarë dhe prokurorë që kryejnë funksionin e tyre në rrethin e Tiranës. Nuk është marrë ende vendim nëse do ta mbajmë këtu apo do ta kthejmë mbrapsht në Elbasan”, tha Fusha për BIRN.

Kallëzimi i ILDKPKI-së u shoqërua me akuza politike për shkak të pozicioneve kyçe që Gjin Gjoni mban në sistemin e drejtësisë si gjyqtar i Gjykatës së Apelit, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe së fundmi edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Çështja mbeti në vobullën e debatit publik edhe për shkak të betejës ligjore midis prokurorisë dhe gjyqtarit Gjoni për afatet hetimore.

Pas regjistrimit të procedimit penal në vitin 2014, Prokuroria e Elbasanit kërkoi disa herë zgjatjen e afateve hetimore me argumentin se ishte në pritje të ardhjes së letër porosive nga Gjermania dhe Franca.

Gjoni dhe Çaushi e ankimuan në gjykatë zgjatjen e hetimit.

Në përgjigje të ankesës së tyre, Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan me vendimin Nr. 1482 caktoi si afat përfundimtar të hetimeve datën 12 shkurt 2015. Prokuroria e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Durrësit, e cila me 17 mars 2015 vendosi të lërë në fuqi mbylljen e hetimeve, me argumentin se “fakti nuk ekziston”.

Ky vendim u lë në fuqi dhe nga ana e Gjykatës së Lartë, ç’ka sipas gjyqtarit Gjoni e bën nul çdo hetim të ri kundër tij dhe bashkëshortes.

E kontaktuar nga BIRN, Prokuroria e Përgjithshme nuk komentoi mbi çështjen duke u shprehur se pas ndryshimeve të fundit kushtetuese nuk kishte më autoritet mbi prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Situata PS-LSI: Rama mbledh urgjent kryesinë e partisë

VOAL – Pas situatës së krijuar në koalicionin qeveritar me largimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe reagimit të LSI-së, Rama mbledh urgjent kryesinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja e kryesisë po zhvillohet në selinë rozë. Shkarkimi i Manjanit erdhi pas disa deklaratave të këtij ministri dhe të zyrtarëve të tjerë të LSI-së, por edhe kundërdeklaratave të zyrtarëve të Partisë Socialiste. Fërkimet brenda koalicionit dy ditët e fundit janë përshkallëzuar.

Pas shkarkimit të Manjanit – Meta ua kujton kufijtë Ramëve, Bashëve, Berishëve dhe të tjerëve

TIRANË- Një ditë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, pjesë e LSI, kryetari i kësaj force politike Ilir Meta mblodhi gazetarët në një bashkëbisedim, dhe i dha një përgjigje aleatit të tij, Edi Rama kur tha se Ilir Meta nuk ka frikë.

“Ilir Meta në 2008-2009 dhe LSI edhe pse forca shumë të reja, kur dy kolegët e mi u bashkuan Rama dhe Berisha, për të bërë ndryshimet kushtetuese që synonin eliminimin e LSI. Ilir Meta nuk u dorëzua ndaj dy partive, jo vetëm kaq por u bë edhe faktor stabiliteti që Shqipëria të ecte para. Ilir Meta nuk dorëzohet para asnjë presioni, as nga Rama, as nga Berisha nga Basha jo e jo, as edhe nga vetë LSI”, tha ai.

A i beson Meta “faktet” e Manjanit
Sa i takon largimit nga detyra të ministrit Manjani mendoj se ka folur shumë LSI për këtë çështje. Ka folur një herë Erisa Xhixho në 12:30 në mënyrë shumë të qartë, dhe pas konferencës për shtyp të ministrit të liruar nga detyra, më duket se ka folur shumë qartë Luan Rama. Unë besoj se është e domosdoshme për të gjithë ne që të përqendrohemi tek problemet më të rëndësishme që ka vendi, te problemet që kërkojnë zgjidhje, dhe të gjithë së bashku të hedhim sa më pak shashka. Se njerëzit janë të lodhur nga kjo. Çdo zyrtar shqiptar që ka fakte për implikimin e çdokujt me krimin, duhet të ndjekë rrugën e drejtësisë. Kam qenë dhe jam për rrugën institucionale, aq më tepër kur secili prej nesh përfaqëson një institucion qeveritar, publik, e politik. Përndryshe vendi do të vazhdojë edhe 26 vite të tjera me retorika akuzuese, e shfajësuese, duke mos e konsoliduar shtetin ligjor, e duke mos patur nivelin e duhur të ndëshkueshmërisë. Ky është vizioni i LSI, kush del jashtë këtij mesazhi institucional, parimor, konstruktiv, padyshim që ka përgjegjësinë e tij.

Meta justifikon Lefter Kokën
Fryma e bashkëpunimit të koalicionit nuk është lajm për ju, dhe kjo nuk është shumë e mirëpritur as nga opozita. Deklarata e çdo politikani është e drejtë e tyre. Pavarësisht nga problemet që kanë partitë tona sa i takon nivelit të brendshëm politik, unë nuk mendoj se Koka ka patur arsye për të ngritur disa shqetësime, të cilat me sa më informoi i ka ngritur edhe më parë në rrugë institucionale. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje pozitive për problemet, dhe që i shërben jo thjesht çështjeve të mbarëvajtjes së një koalicioni, por edhe ecurisë në vend. Sa i takon mbarëvajtjes së koalicionit, ju them se probleme ka edhe brenda një force politike.

Reformat
Kryetari i Kuvendit, deklaroi ndër të tjera se vendi ka nevojë për të çuar përpara procesin e reformave, ndërsa çështjet që lidhen me krimin dhe korrupsionin duhet të ndjekin rrugën e drejtësisë.
“Çdo ministër, ish-ministër kur ka fakte duhet të ndjekë rrugën institucionale. Mjaft me shashka. Tymi e bën të pamundur çdo gjë. Jam për rrugën institucionale në luftimin e fenomeneve negative. Qytetarët janë të lodhur nga retorikat shfajësuese te politikës. Kush del jashtë këtij mesazhi institucional parimor ka përgjegjësinë e tij”, tha Meta.

Më tej, lideri i LSI veçoi rëndësinë e reformës zgjedhore që është çështja më shqetësuese dhe më alarmante e cila, sipas tij, duhej mbyllur me kohë. “Çështja e zgjedhjeve është serioze, nuk pret më, ne jemi të gatshëm në çdo ditë dhe natë, të mbyllemi diku dhe tu japim zgjidhje përfundimisht rekomandimeve të OSBE-ODIHR për çdo kërkese realiste. Vazhdimi transparent i kësaj reforme dhe krijimit të institucioneve të reja larg çdo ndikimi jotransparent, klientelist, besueshmëri”, apeloi kryeparlamentari.

Gjithashtu, Meta solli në vemëndje miratimin e 27 ligjeve të tjera në mënyrë që te mos vendosemi në mënyrë të papritur përpara situatave spontane. “Njëkohësisht dekriminalizimi është jetik për zgjedhjet. Për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Njëkohësisht ekonomia, jemi në marrëdhënie me FMN, është e rëndësishme qëndrueshmëria e ekonomisë sonë, përmirësimi i klimës së biznesit dhe rritjes së punësimit”, tha ai.

Ilir Meta deklaroi sot se LSI nuk do të jetë shtojcë e asnjë force politike në zgjedhjet e ardhshme, por forcë që i shërben stabilitetit dhe integrimit të vendit, ndërsa paralajmëroi aleatin e tij Rama se do të priste datën 19 qershor për koalicionin në zgjedhje. Sipas tij, nëse PS merr 71 mandate LSI del në opozitë.

“Do ju them të gjitha sorrave anti LSI se kjo parti nuk është parti klienteliste. Nëse PD në 2009 do kishte 72 mandate LSI nuk do kishte hyrë në koalicion. Nëse Rama konfirmon 71 mandate, LSI del në opozitë që tani. Nëse në 19 qershor, Rama dhe Basha konfirmojnë 71 mandate LSI do jetë në opozitë. Do votojmë gjithmonë çdo ligj që e kërkon integrim evropian”.

I pyetur nëse me këtë nënkuptonte se po pret rezultatin e zgjedhjeve, Meta tha: “Unë nuk thashë atë. Atë e përcakton LSI-­ja për koalicionin. Unë dhashë një përgjigje të qartë për çdo gazetar dhe çdo ngatërrestar. LSI ka përgjegjësitë e saj mbi Shqipërinë dhe kërkon t’i mbajë ato. Ne duam përmirësimin e qeverisjes së vendit. LSI nuk është, nuk ka qenë dhe s’do të jetë shtojcë e ndonjë partie politike që i ka 71 vota, apo mazhorance. Ne nuk marrim përgjegjësi, që për një debat të caktuar, apo mosmarrëveshje, ta çojmë vendin në një vakum qeverisjeje. Nëse dikush tjetër merr përsipër qeverisjen e vendit pa LSI­-në, është i lutur të vazhdojë, ne do të japim votat tona për ligjet e nevojshme për integrimin e vendit”.

Meta u ndal dhe tek koalicioni aktual me PS, duke theksuar se LSI po zbaton pikë për pikë marrëveshjen e 1 prillit.

“Fryma e bashkëpunimit të koalicionit nuk është lajm për ju, dhe kjo nuk është shumë e mirëpritur as nga opozita. Deklarata e çdo politikani është e drejtë e tyre. Pavarësisht nga problemet që kanë partitë tona sa i takon nivelit të brendshëm politik, unë nuk mendoj se Koka nuk ka patur arsye për të ngritur disa shqetësime, të cilat me sa më informoi i ka ngritur edhe më parë në rrugë institucionale. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje pozitive për problemet dhe që i shërben jo thjesht çështjeve të mbarëvajtjes së një koalicioni, por edhe ecurisë në vend. Sa i takon mbarëvajtjes së koalicionit, ju them se probleme ka edhe brenda një force politike.

Çështja e koalicionit me PS është çështje e një përgjegjësie që buron nga detyrimi ynë për koalicionin parazgjedhor, dhe për votat që kemi marrë në qershor 2013 për të bashkëqeverisur me PS në bazë të një marrëveshje dhe platforme, marrëveshja e Shkodrës e quaj unë, ju e quani e 1 prillit. LSI dhe Meta kanë qëndruar pikë për pikë, në gërmë dhe frymë të kësaj marrëveshje. Këtu ka patur raste kur përfaqësues të LSI nuk i kanë qëndruar kësaj marrëveshje, dhe në këtë rast LSI ka reflektuar.

Se çfarë koalicioni do të ndiqet i takon LSI. Kjo parti kërkon t’i përmbushë detyrimet me përgjegjshmëri maksimale, pa qenë e bindur se është një forcë perfekte, por e angazhuar për t’u përmirësuar, dhe për të zbatuar angazhimet e saj.

LSI nuk ka qenë dhe nuk do të jetë shtojcë e asnjë force politike, që i ka 71 vota. Për një mospajtim të caktuar, për një debat të caktuar. ne nuk mund të marrim përgjegjësinë të çojmë vendin në një vakum qeverisje legjitimiteti, dhe që mund të cënojë reformat dhe integrimin e vendit”, tha Meta.

Ju thatë se koalicionin do ta vendosin forumet e LSI, dhe po kështu thatë se po zbatoni marrëveshjen e Shkodrës. Por kjo marrëveshje parashikon bashkëpunim 8–vjeçar, si do veproni?
Besoj se në kohën e duhur forumet e LSI do të japin përgjigjet e duhura. Nuk duhet të kemi probleme në zgjedhjet e qershorit, se kjo do të thotë probleme me integrimin e vendit.

Kreu i LSI-së Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, është shprehur i vendosur për luftën kundër kanabisit në vend. Duke u shprehur se ky është një faktor shqetësues për vendin, Meta ka kërkuar angazhim maksimal të policisë, shërbimeve sekrete dhe të gjithë institucioneve përgjegjëse, që të luftohet në themel ky fenomen.

Meta tha se jo vetëm që “nuk duhet të shikohen më policë duke korrur kanabis”, por të mos lejohet fare mbjellja e tij.

“Policia dhe shërbimet sekrete nuk dua të shohim më policë duke korrur kanabis. Të gjithë institucionet të përfshihen për të parandaluar grupet kriminale për të sjellë farat e kanabisit. Aq më tepër që ky është një sezon që përkon me fushatën elektorale. Shteti duhet të tregojë forcën, dhe të bëjë këtë gjë, dhe të lërë deklaratat në televizione. Nuk duhet të vazhdohet me dënimin e hallexhinjve që punojnë në arat e kanabisit, por ata që e kontrollojnë këtë gjë. Mos të lejohet më kultivimi i kanabisit në vend”, tha Meta.

Një ditë më parë, në konferencën e mbajtur pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani tha se denoncimi i situatës me kanabisin në vend, ishte një nga arsyet e përplasjes së tij me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i LSI-së Ilir Meta tha se i vetmi shqetësim që zyrtarët amerikanë ngritën gjatë kohës që ai vizitoi Shtetet e Bashkuara, ishte mos arrestimi i bosit të drogës, Klement Balili.

“Para disa kohësh keni ndjekur një shqetësim të ambasadorit amerikan për mos arrestimin e tij, dhe njëkohësisht dhe pikëpytjet që ngriti për institucionet shqiptare që vënë në pikëpytjet edhe seriozitetin e politikës kundër krimit. Në vizitën time të fundit, në një takim në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, pata një bisedë me zyrtarët atje, ku mora fjalë të mira për reformën në drejtësi, të vetmin shqetësim ka pasur, më ka kërkuar, që të tërheq vëmendjen e autoriteteve ne vendin tonë për mos arrestimin e Balilit. Kjo është një çështje që nuk e ndihmon reputacionin tonë në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Pas 20 janarit kemi një partner të ri, Presidentin Trump i cili ka disa prioritete të qarta, që kërkon nga vendet e NATO-s të rrisin kapacitetin e tyre, si dhe forcimin e kufijve jo vetëm të vendit të tij në luftën kundër krimit e drogës. Kështu mendoj se kjo është rruga më e mirë që të nxjerrim mësime se si të bashkëpunojmë në të ardhmen,” tha ai.

Gjithashtu kreu i kuvendit tha se ishte një përkrahës i flaktë i Policisë së Shtetit, pavarësisht akuzave të disa anëtarëve të LSI-së se policia është palë me krimin.

“Lidhur me cështjen e policisë jam përkrahës i fortë i Policisë së Shtetit edhe kur ajo është sulmuar nga banditë mes bulevardit. Kam qenë mbrojtës i flaktë i policisë së shtetit dhe i kam dalë për zot gjithmonë në mbrojtjen e ligjit. Dhe do vazhdoj ti mbroj, sepse polici është kontakti i pari i shtetit që përballet me krimin. Ashtu sikurse jam i bindur që të gjithë ata që nuk e meritojnë unifromën duhet të ndëshkohen ashtu siç duhet të dënohen dhe zyrtarët,” tha Meta.

Vettingu: Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, tregon arsyen e dorëheqjes

TIRANE– Mirela Fana është një nga gjyqtarët që kanë dorëzuar dorëheqjet ditën e sotme, kur shënohet edhe afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPKI në kuadër të vettingut. Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana i ka paraqitur paraditen e sotme dorëheqjen e saj, kryetarit të kësaj gjykate, Xhezair Zaganjori.

Mësohet se në kërkesën e dorëheqjes së saj, Fana është shprehur se po largohet nga detyra për të vazhduar jetën akademike.

Mirela Fana disa ditë më parë u zgjodh në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë.

Mësohet se gjyqtari tjetër që ka paraqitur sot dorëheqjen është Ilir Pashaj nga Gjykata e Elbasanit.

Luan Rama: Po të mos largohej Manjani, ikte kryeministri

Kreu i ri i grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia e Kuvendit ku ka folur për shkarkimin e ministrit Manjani.

Ai tha se mes tij dhe Ramës ka patur një konflikt dhe se mazhoranca gjendej përballë dy rrugëve. Sipas tij njëra të çonte në shkarkimin e kryeministrit dhe tjetra të ministrit.

“Konflikti kishte agravuar deri në atë pikë sa kishim vetëm dy rrugë. O largohej kryeministri, ose largohej ministri.

Por tani e rëndësishme është që të vijojë qeverisja”, ka thënë Luan Rama.

PYETJE-PERGJIGJE

Si ju duket marrja e një posti të tillë dhe çfarë komenti për shkarkimin e z. Manjani?

Nuk kam asnjë koment për të bërë, vetëm më lejoni të shpjegoj që është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite derisa mbërritëm një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugëkalime.

Njëri ishte të shkarkonim Kryeministrin ose të shkarkohej ministri. Pranuam zgjedhjen dhe zgjidhjen e Kryeministrit për të dëshmuar edhe një herë tjetër që Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të bashkëpunojë me shumë seriozitet dhe në partneritet të plotë për të krijuar klimë bashkëpunimi, bashkëqeverisje dhe mirëkuptimi për ecurinë e mëtejshme të reformave të integrimit evropian të vendit.

A do të ketë largime të tjera z. Rama?

LSI-ja do të vazhdojë të kontribuojë me shumë seriozitet dhe me shumë përkushtim për të normalizuar edhe raporte të kësaj natyre dhe për të bërë funksionale gjithnjë e më mirë në të mirë të qytetarëve qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për qeverisje rezultative, për qeverisje demokratike dhe për qeverisje që sjell produkt.

Vendin e z. Manjani e ka zënë në z. Vasili, i cili ka qenë po aq kritik ndaj policisë…

Nuk ka lidhje fare kritika, sepse kritika është një forcë zhvillimi. E rëndësishme është që qeverisja të shkojë më tej dhe të gjejmë atë çfarë është e përbashkët në funksion të mirëqeverisjes.

Akuzat e Manjanit: Ministrat e Ramës flinin me dashnoret te “Santa Quaranta” e Balilit

Akuza të forta në adresë të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit ka lëshuar Ylli Manjani, vetëm pak çaste pas vendimit të Ramës që e shkarkon atë nga posti që mbante në krye të Drejtësisë.

Duke thënë se nuk kishte asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen dhe duke numëruar gjithë përplasjet me Ramën për cështje shumë sensitive në vend, Manjani ka theksuar se në kojhën që ai denonconte dhe kërkonte zbatimin e ligjit për arrestimin e Klement Balilit, ministrat e Ramës flinin me dashnoret në resortin e tij.

“U shtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytyetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situiate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”- tha ai.

Ai theksoi se për këto akuza faktet i kanë shërbimet e huaja. “Mos m’i kërkoni mua, i kanë shërbimet e huaja të gjitha këto”- tha ai.

Manjani shtoi se ndihet i nderuar që eshte i shkarkuar.

“Do isha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen. Unë nuk  marr përgjejgësitë e kanabizimit të vendit. Edhe sikur kjo të jetë dita ime e fundit e politikës. Këtë e kam shumë sinqerisht. Me shumë dashuri dhe me shumë dashamirësi. Nëse koalicioni vazhdon kjo është një ccështje që nuk më takon mua dhe sdua të dëgjoj më për këtë histori. E dini ju që në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur. Shikoni TIMS, shumica e ministrave ishin jashtë shtetit. Si mund të jetë dakord ministri i drejtësisë me këtë çështje? Këto janë historitë. Këto janë ndarjet parimore. Këto gjëra nuk duhen thënë? Çfarë kam thënë unë? Kam thënë të arrestohet Klement Balili. Ndërkohë që unë bëja këtë drejtorët e policisë hanin dhe pinin te Santa Quaranta”- tha ai.

Manjani, ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Lëvizja e zotit Rama vjen pas një situate të tensionuar në gjirin e koalicionit qeverisës gjatë fundjavës, për shkak të disa deklaratave të forta të përfaqësuesve të LSI-së kundër punës së qeverisë apo eksponentëve lokal socialistë.

Vetë zoti Manjani disa herë me radhë ka bërë deklarata që kanë qenë në linjë të kundërt me atë të qeverisë. Që ka pakënaqësitë për mënyrën se si u çua përpara procesi I Reformës në Drejtësi, apo dhe deklaratat e tij për fenomenin e kultivimit të marijuanës dhe së fundmi për cështjen Balili ku ai thuajse drejtpërdretë drejtoi gishtin ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për mosarrestimin e një prej personazheve, i konsideruar si drejtues i një organizate të fuqishme të narkotrafikut.

Gjatë ditës së sotme Kryeministri u takua fillimisht me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, njëkohësisht dhe kryetar I LSI-së, Ilir Metën. Më pas ky i fundit thirri në zyrën e tij zotin Manjani. Tani në vend të tij në ministrinë e Dretësisë është propozuar Petrit Vasili, një nga figurat drejtuese të Lëvizjes socialiste për Integrim, ndërsa zyrtarisht nuk është dhënë asnjë motiv për këtë lëvizje. Zoti Manjani, u emërua në fund të vitit 2015. Ai është ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria, pas ish ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe më pas të ish ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.

Lajmi i fundit – Rama firmos shkarkimin e Manjanit, propozon Vasilin ministër Drejtësie

TIRANE- Nuk ka më asnjë dyshim. Pas takimit kokë më kokë me Ilir Metën, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili u thirr pak minuta më parë në zyrën e Metës. Duket se prania e Petrit Vasilit në kryesi nuk ka qënë e rastësishme, ai është propozuar nga Rama që të zëvendësojë, Manjanin.

 (Manjani duke dalë nga zyra e Metës)
Është ende e paqartë nëse shkarkimi ka qenë një vendimmarrje e njëanshme e kryeministrit Rama, apo ka arritur në një dakordësi. Gjithçka është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Kryeministrit Rama, me anë të një shkrese të firmosur nga vetë ai se, shkarkonte Manjanin dhe propozonte në vend të tij numrin dy të LSI-së, zv.kryetarin Petrit Vasili.

Në këtë shkresë që i dërgohet Kreut të Shtetit, Bujar Nishani nuk është specifikuar motivacioni i shkarkimit të Manjanit.

Ja pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Disa nga anëtarët e institucionit të sapo konstituuar të drejtësisë së re, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, posedojnë një pasuri të pazakontë në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Përpos shërbimit në hetuesinë e diktaturës së tre anëtarëve, disa nga anëtarë të tjerë të institucionit më të ri të drejtësisë, kanë deklaruar prona në bregdet të blera me vlerë qesharake, apartamente, biznese, transaksione, makina të shtrenjta etj.

Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, zonja Mirela Fana, bashkëshortja e avokatit të Sali Berishës, Neshat Fana, ka deklaruar dy apartamente, me sipërfaqe 143 m2 dhe 127 m2, ku vetëm njëri ka kushtuar 170 mijë euro. Zonja Fana, ka deklaruar pranë ILDKP se bashkëshorti i saj, Neshat Fana, i cili u shkarkuar nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, ka blerë një livadh në Himarë, me sipërfaqe 2000 m 2, për vetëm 600 mijë lekë.

Pyetjes së si mund të blihet një livadh në Himarë për kaq para mund t’i japin përgjigje vetëm institucionet e Vetingut, para të civilëve zonja në fjalë duket të justifikojë pasurinë me dokumentacion ligjor. Zonja ka deklaruar gjithashtu se bashkëshorti i saj, gjatë vitit 2015, ka tërhequr nga një shoqëri tregtare rreth 100 mijë USD. Në deklaratën e pasurisë nuk jepen arsye për këtë tërheqja, por deklarata nënkupton për aksione në shoqëri tregtare.

Ervin Metalla
Gjyqtari i apelit Ervin Metalla është zgjedhur gjithashtu me short anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Metalla ka qenë pjesë e treshes së gjykatësve, të cilët vrasjet e kryera në 21 Janar nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideruar “vrasje nga pakujdesia”.

Metalla ka deklaruar dy makina me vlerë 5 500 euro dhe 1 200 000 lekë. Ai thotë se ka zgjidhur kontratën për blerjen e një apartamenti banimi si dhe ka lidhur kontratën me një sipërmarrje tjetër për të blerjen e një apartamenti me vlerë 7 500 000 lekë. Metalla deklaron 1 500 000 lekë gjendje cash, 1 230 609 lekë të ardhura nga paga etj.

Ndërsa Besnik Imeraj, i cili votoi kundra ligjit të Vetingut, deklaron një kredi për blerje banese, 707,123 lekë gjendje në llogarinë e pagës, 399,460 lekë gjendje në llogari dhe 1,180,033 lekë depozitë në emër të vajzës. Po ashtu, Imeraj deklaron 1,874,538 lekë të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese si dhe 1,261,752 lekë të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari.

Zëvendësuesit
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli janë zgjedhur me short anëtarë zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për vitin 2015, zonja Altina Xhoxhaj, ka deklaruar pranë ILDKP se nga dhënia me qira të një apartamenti në Tiranë ka fituar 3780 euro.

Po ashtu, Xhoxhaj ka deklaruar një llogari rrjedhëse, plus depozitë dhe kartë krediti, me vlerë 9 mijë USD. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron pagën 1,874,538 lekë dhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687 lekë. Bashkëjetuesi i saj, Arben Idrizi, ka marrë dy paga nga ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, 567,000 lekë. Idrizi deklaron 5,379 USD të ardhura si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB. Ndërkaq, anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli deklaron pagën e tij, të bashkëshortes dhe dy kredi.

Pasuria e disa prej anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Mirela Fana, anëtare e KED
Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë.
Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.
Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.
Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë.
Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë.
Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë.
Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë.
Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.
Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë.
Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.
Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.
Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.
Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.
Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

Ervin Metalla, anëtar i KED
Pronar një veture tip Mercedes Benz në vlerën 5 500 euro.
Pronar i një autoveturë, blerë 1 200 000 lekë.
Zgjidhje kontratës së porosisë për blerje apartament banimi me kredi dhe lidhje e një kontrate të re sipërmarrje në të njëjtën vlerë, përkatësisht 7 500 000 lekë.
Gjendja cash, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 230 609 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në programin e trajnimit vazhdues dhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 75 600 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në qendrën “L.I.S.T”, të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, 180 360 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert i Unionit të Gjyqtarëve në implementimin e projektit “Reforma Kushtetuese në optikën e Gjyqtarëve”, mbështetur nga OSFA/SOROS, 1 683 dollarë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në hartimin e “Manuali i gjyqtarit për gjykimin civil”, 252 000 lekë.

Besnik Imeraj, anëtar i KED
Kredi në bankë për blerje banese, detyrimi 2,116,816 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë.
Gjendje në llogari, 399,460 lekë.
Depozitë në emër të vajzës, 1,180,033 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari, 1,261,752 lekë.

Vladimir Kristo, anëtar i KED
Tërhequr nga Banka Popullore, 2.800,000 lekë.
Tërhequr nga banka, 740,000 lekë.
Depozitë në bankë, 750,000 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 339,848 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 164,400 lekë.
Pasuria 2014
Gjendja e depozitës, bono thesari, në Bankën e Shtetit, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 19 000 euro.
Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit ë dytë, pakësuar me – 117 500 lekë.
Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 2 658 000 lekë.
Gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit, obligacione me afat 2-vjeçar, 2 658 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 689 800 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit në bono thesari, 689 800 lekë.

Altina Xhoxhaj, anëtare zëvendësuese e KED
Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë, 3780 euro.
Llogari rrjedhëse plus depozitë dhe kartë krediti, 9 mijë USD.
Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687.
Bashkëjetuesi, të ardhura nga 2 paga, nga ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, Arben Idrizi, 567,000 lekë.
Bashkëjetuesi, të ardhura si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB, 5,379 USD.
Llogari kursimi, 2 mijë USD.
Llogari rrjedhëse, 2 mijë USD.

Artan Zeneli, anëtar zëvendësues i KED
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes zonja Valbona Zeneli dhe bonuse (punonjëse banke) neto 4 659 494 lekë.
Gjendje e llogarive të bashkëshortes në bankë 9 317 euro.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortes 1 141 407 lekë.
Gjendja e Investimit në një fond të tillë në lekë 5 953 172 lekë dhe 5 498 euro.
Fondi i pensionit vullnetar 1 614 413 lekë.
Është paguar një kredi në principal 6 316 euro dhe interesa 367 euro. Në dhjetor 2015 kredia ka detyrim të mbetur 111 387 euro.
Kredi e deklaruar më parë është shlyer gjatë vitit 2015 me vlerën 5 480 euro e mbetet pa shlyer 4 207 euro.

3 anëtarë hetues në kohën e komunizmit
Tre anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kanë përvojë si hetues në sistemin e drejtësisë në kohën e diktaturës. Ata janë Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese, Besnik Imeraj gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese si dhe Mirela Fana nga Gjykata e Lartë. Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj e kanë të shënuar në jetëshkrimin e tyre se kanë punuar në detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë, por nuk e kanë specifikuar se çfarë funksioni kanë ushtruar. Kurse Mirela Fana, e ka publikuar pa komplekse në jetëshkrimin e saj, përvojën tri-vjeçare si hetuese në hetuesinë e Mirditës. Ndërkaq, ligji i Vetingut nuk verifikon të shkuarën komuniste të njerëzve të drejtësisë, por ligjet e posaçme për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, kanë vendosur si kusht që bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit si dhe hetuesit e komunizmit, nuk mund të zgjidhen as gjyqtarë dhe as prokurorë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i pavarur që verifikon përmbushjen e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e këtij institucioni kanë mandat njëvjeçar. Sipas ligjit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme. Selia e Këshillit është Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e nevojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksionit dhe të detyrave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në këtë ligj. Mbetet për t;u parë nëse anëtarët e këtij organi do t’i rezistojnë skanerit të trefishtë të Vetingut. Ky proces do të fokusohet kryesisht tek ligjshmëria e pasurive, por edhe tek kontrolli i figurës dhe aftësive profesionale.

Çmenduria shqiptare – Çdo vit Shqipëria “prodhon” 1500 Doktorë Shkencash!

Nuk ndodh në asnjë Universitet të rajonit dhe as Europës. Çdo vit nga shkollat tona të larta dalin 1500 doktorë shkencash. Të paktë janë ata që synojnë shkencën e mirëfilltë sepse për pjesën më të madhe diploma e doktoraturës është një mundësi punësimi. Ky mentalitet i krijuar prej vitesh reflektohet edhe tek studentet e sotëm.


Të gjithë duan doktoraturën, por asnjë nga të intervistuarit nuk do dhe nuk mundet të merret me shkencë. Drejtues të shkollave të larta me keqardhje tregojnë se ashtu si në ciklet e tjera të studimit edhe doktoraturat po shkojnë drejt zhvlerësimit. Krahas studenteve që synojnë doktoraturën si mundësi punësimi, vitet e fundit tundimit për një diplomë apo titull “Doktor Shkencash” nuk i kane rezistuar politikanët dhe zyrtarët e lartë edhe pse shumë prej tyre nuk kanë lidhje me arsimin e aq më pak me shkencën.
Sot titulli “Doktor Shkencash”, nëse punon në administratë, të siguron një rritje page prej 20 mijë lekësh të rinj. Për të frenuar ketë bum “shkencëtaresh” që del çdo vit nga Universitete tona dhe me një kosto prej 300 mijë dollarësh për buxhetin e shtetit, Ministria e Arsimit po shikon mundësinë e një kontrolli më të rreptë mbi këtë shkollë studimi. Ndërkohë qeveria ka bllokuar kuotat e pranimeve për doktoraturë ndoshta deri publikimin e politikes së re të Ministres së Arsimit.
(Shekulli)

Shpërthen deputeti socialist: Më mirë koalicion me PD-në, se me Metën

Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta ka shpërthyer ndaj LSI-së dhe akuzave të kësaj të fundit drejtuar kryesisht Policisë së Shtetit.

Deputeti Kosta ka shigjetuar Vangjel Tavon, i cili sipas tij është një “ordiner” dhe sillet si be në Gjirokastër.

Ai madje bën thirrje që PS-ja të ndahet nga LSI-ja dhe të dalë e vetme në zgjedhje.

STATUSI

Aleanca me LSI-në , është vetëm – për PS- në !

Kam pasur jo pak kritika për punën e ministrave të LSI apo dhe deputetët e saj. Madje për Tavon, që sillet si beu i ri arrogant i Gjirokastrës, mund të flisja gjatë edhe për çështje konkrete. E kam akuzuar dhe e akuzoj publikisht për abuzime dhe shpërdorime skandaloze me pushtetin politik që i është dhënë në Gjirokastër, si dhe për sjelljen e tij ordinere dhe fjalorin e ulët ndaj drejtuesve të PS dhe Kryeministrit. Tavo është njeriu i fundit që duhet të akuzonte dhe të hidhte baltë më qeverisjen dhe strukturat e shtetit. Nuk ka as moralin si zyrtar dhe as si politikan të lëshojë akuza kriminale.

Teksa po dëgjoj nga përfaqësuesit e LSI të hedhin vrer ndaj PS dhe qeverisë ku edhe ata janë pjesë, shoh që akuzat e tyre janë dhe më të ndyra se sulmet që na bën Saliu. Por këto ditë po shoh atë që shohin gjithë shqiptarët; LSI po sulmon PS-në dhe qeverinë më keq dhe në mënyrë më të poshtër se PD. Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.

Lad KostaPersonalisht mendoj se vazhdimi i koalicionit me LSI është i pamundur dhe duhet të ndahemi menjëherë. Nuk na bashkon asgjë me ta. PS është forcë kryesore në vend dhe fiton e vetme. Për kolegët e mi që kanë merak numrat, u them se PS mund të jetë në koalicion me çdo parti tjetër që nuk ka stil pune pazaret dhe shantazhet. E them këtë sepse dhe nga pikëpamja e raporteve njerëzore kjo aleancë me LSI ka marrë fund.

Ne nuk mund të jemi në aleancë me deputetë që nuk kanë pikë respekti për kolegët e tyre të partisë aleate. Me deputetë që thonë se jemi aleatë dhe fyejnë e shajnë gjithë ditën jo vetëm kolegët e PS, por edhe Kryeministrin dhe qeverinë ku janë pjesë. Edhe deputetët e PD janë më dinjitoz si kundërshtarë politik sesa LSI. Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me LSI në koalicion.

Berisha si i lëpihet Metës

Sali Berisha me anë të një mesazhi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ bën diversion teksa bën sikur u ka dalë në mbrojtje deputetëve të LSI-së, ndërsa theksoi se urdhrin ministrit Tahiri për të sulmuar deputetët, pjesë e aleancës së koalicionit, ia jep Rama. Ish-lideri i PD-së shtoi se: “Petrit Vasili vuan nga mani e tmerrshme e persekutimit, shenja qe ai nuk i ka shfaqur kurrë, ose Edi Rama do me çdo kusht të lidhë Ilir Meten dhe LSI me drogën.”

Po postojmë të plotë statusin e Berishës në rrjetin social facebook:

Rama urdheron Saje Qorrin te sulmohen me droge deputet e LSI Vasili mbledh me urgjence grupin parlamentar te LSI!

Te dashur miq, mediat informojne se kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka mbledhur me urgjence grupin e tij parlamentar me kerkesen me te çuditshme qe njeriu mund te degjoje ne historine e nje mazhorance parlamentare. Ai iu ka kerkuar me urgjence deputeteve te LSI, pjese e mazhorances qeverisese, te kene kujdes me makinat se policia do ju vendose droge, nderkohe qe me ligj policia nuk kontrollon makinen e deputetit. Keshtu qe duhet pranuar se, ose Petrit Vasili vuan nga mani e tmerrshme e persekutimit, shenja qe ai nuk i ka shfaqur kurre, ose Edi Rama do me çdo kusht te lidhe Ilir Meten dhe LSI me drogen. Ky vendimin ekstremis i Edi Rames eshte paraprire nga perpjekjet e tij te jashtezakonshme per t’i faturuar Ilir Metes, Eskobarin e Ballkanit.

Muaj me pare sapo doli emri i Eskobarit, Rama jo vetem perhapi fotot e inaugurimit te Santa Quaranta ku ishte i pranishem Ilir Meta por ai informoi trupin diplomatik dhe mediat se Klement Balili, sipas te dhenave te sigurta te policise mbrohet nga Ilir Meta madje edhe fshihet prej tij, cka veshtiresin dhe ben pothuaj te pamundur arrestimin e tij. Por shpejt, ky variant i mbijeteses se Balilit te fshehur nga Meta, ju kthye Rames ne bumerang.

Kjo sepse ne rast se Meta pengonte arrestimin e Balilit do te thote qe Rama per hir te qeverisjes nuk arrestonte Balilin, keshtu qe aleanca ishte e tera ne kurriz te Balilit. Pervec kesaj, Meta vet nuk kishte asnje fuqi ekzekutive mbi policine as ta pengonte dhe as ta urdheronte, keshtu qe ishte e qarte se Balili mbrohej direkt nga Edi Rama per te akuzuar Meten ose per te ndare me te vet dhe familjaret e tij milionat e eurove te krimit. Shtoj ketu se, per te lare duart me arrestimin e Balilit, muajin e fundit, Rama me Fugen e tij hapi llafin se ai ia ka besuar FBI-se arrestimin e Eskobarit, duke menduar se u çlirua nga akuzat qe rendonin mbi te per mos arrestimin e tij.

Levizja e fundit e Metes per t’i kerkuar presidentit te Republikes mbledhjen e Keshilli te Sigurise Kombetare, sado qe kishte edhe qellime personale, ishte plotesisht e justifikuar, pasi Eskobari i Ballkanit, i bere problem nderkombetar, jo qe nuk po arrestohej por perkundrazi po perdorej per alibira dhe qellime politike dhe leshonte nje hije te zeze mbi vendin tone. Me kete rast pershendes vendimin e presidentit per te thirrur per here te dyte Keshillin e Sigurise Kombetare per shkak te shnderrimit te Shqiperise ne Kolumbi te Europes.

Dhe natyrisht, thirrja heren e dyte per qendrimin e qeverise ndaj Klement Balilit, i shpallur nga agjensite nderkombetare te luftes kunder droges si Eskobari jo i Shqiperise por i Ballkanit eshte plotesisht e domosdoshme. Ne keto kushte, ne nje akt hakmarrje te verber, kreu i qeverise/ i drejtesise/ i policise, Edi Rama ka urdheruar ne nje akt ekstrem policine per vendosje droge ne makinat e deputeteve te LSI, anetare te mazhorances se qelbesirave! Te gjitha keto deshmojne kurthe, intriga, sulme, banale, vulgare, nderqeveritare te mazhorances se aleances se qelbesirave, por deshmojne para se gjithash se mbi cfare amoraliteti ekstrem qendron qeverisja e ketij vendi anetar i NATO-s dhe kandidat per anetar i BE! sb

Ben Blushi rrëfen sherrin me grushte me Ilir Metën dhe përjashtimin nga shkolla (video)

Ben Blushi ka rrëfyer sot nje zenke qe ka ndodhur mes tij dhe kreut te Kuvendit Ilir Meta, ne kohen qe ata kane qene shoke klase ne gjimnazin “Sami Frasheri”. Ai ka thene se shkaku nuk i kujtohet, ndersa ka folur edhe se çfarë ka ndryshuar me Metën dje dhe sot.

Jeni zënë me grushta me Ilir Metën te “Sami Frashëri”… 

Histori të vjetra. Sot me Ilir Metën kemi vetëm dy gjëra të përbashkëta, që kemi qenë të dy te i njejti gjimnaz dhe që të dy i kemi selitë e partive te rruga “Sami Frashëri”. Është koicidencë, ne jemi fiks përballë tyre.

Konflikti per cfare ka qene? 

Ka qenë një zënkë klase, kemi qenë shoke klase.

Për ide politike ishte?

Atëherë s’fisnim për politikë, do ketë qenë një gjë shumë banale që mua s’më kujtohet, sherr klase por unë di që për atë shkak jam përjashtuar 2 javë nga shkolla.

Dhe s’ja merr mendja njeriut që Ben Blushi të jetë përjashtuar nga shkolla për dy javë….

Dhe s’besoj se do më ndodhë prapë që të zihem me Ilir Metën dhe të përjashtohem nga Parlamenti. (qesh)

Ndiqni videon për t’u informuar me shumë rreth historisë në fjalë!

Kuvendi hedh shortin, ja 9 anëtarët në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot shortin e parë me gogla për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni i parë që krijohet nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Katër institucionet e Drejtësisë kanë depozituar në Kuvend listën e kandidatëve që plotësojnë kriterin e vendosur në Kushtetutë, që ka të bëjë me faktin se në karrierën e tyre nuk kanë marrë asnjëherë masë disiplinore.

Por deputetja e PS-së, Vasilika Hysi tha se në proces, veçanërisht në mbledhjen e kandidaturave të KLD-së është shkelur ligji, pasi kandidatët që nuk janë përzgjedhur për tu dërguar në Kuvend, nuk janë njoftuar me shkrim.

Megjithatë vërejtja e deputetes së PS-së nuk u mor në konsideratë nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke vijuar me hedhjen e shortit.

Anëtarët e përzgjedhur

Nga Gjykata Kushtetuese

Besnik Imeraj

Vladimir Kristo

Altina Xhoxhaj (anëtar zëvendësues)

Nga Gjykata e Lartë

Mirela Fana

Artan Zeneli (anëtar zëvendësues)

Nga Prokuroria e Përgjithshme

Rovena Gashi

Gentian Trenova

Fatjona Memçaj

Nga KLD

Brikena Ukperaj Lubonja

Ervin Metalla

Kastriot Selita

Gentian Media (anetar zevendesues)


Send this to a friend