VOAL

VOAL

Tahiri zbriti pas mesnate në Rinas, ja çfarë tha kur u pyet për udhëtimin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri eshte kthyer ne Shqiperi, pas mesnatës së të dielës. Avioni me të cilin ai në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës dhe automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP.

Megjithëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahirin preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve.

Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnje koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.

“Zoti Tahiri mirmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”

“Cca bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade….është komplet pa sens, pa sens”, tha Tahiri.

“Keni një koment mbi dosjen Sota….?”(Tahiri largohet)

Saimir Tahiri doli nga Shqipëria të premten në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis po atë ditë në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05.

Disa burime sugjeruan se vizita të premten mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky familjar i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetori-fillim nëntori.

Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e 17 nëntorit drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme.

Saimir Tahiri mori rrugën e kthimit nga e njëjta linjë, duke u nisur të dielën nga Hamburgu rreth orës 17.30 dhe me mbërritje në Vjenë rreth orës 19.05. Pas gati katër orë pritje në tranzit, deputeti Tahiri mbërriti në Tiranë pas mesnatës, kur kishte hyrë e hëna.

Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës. Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i druheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave.

Por më pas në gjykatë prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë deputetin të lirë të lëvizë sipas dëshirës.

Saimir Tahiri shtyn kthimin nga Gjermania, zbulohet vendimi i Kuvendit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka shtyrë me një ditë kthimin e tij nga Gjermania. Familjarë të tij thanë dje për gazetën “Panorama” se ai do të kthehet nesër(sot), ditën e diel.

Dy ditë më parë, deputeti Tahiri kishte pohuar për “Panoramën” se kishte udhëtuar drejt Gjermanisë përmes aeroportit të Rinasit për arsye familjare dhe se do të kthehej të shtunën (dje) në mbrëmje.

Avokati i ish-ministrit, i cili është person nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi. Por, nga ana tjetër, shtoi se lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk përbëjnë asnjë detyrim për ta vënë në dijeni Prokurorinë, pasi ai është një njeri i lirë.

për më tepër, Gjykata nuk ka vendosur asnjë masë shtrënguese ndaj tij, bllokim pasaporte apo pengim për t’u larguar jashtë vendit. I vetmi vendim gjykate ishte kontrolli i banesës së tij në kuadër të hetimit për çështjen “Habilaj”, vendim që u ekzekutua nga Prokuroria.

VENDIMI

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ia kufizoi lëvizjen jashtë shtetit ish-ministrit të Brendshëm, edhe pse këtë e kishte si një nga pikat e kërkesës së saj drejtuar Parlamentit. Shumica parlamentare, në vendimin e saj e ka pranuar këtë kërkesë të Prokurorisë, me përjashtim të dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit. Vendimi i Kuvendit i miratuar me votat e Partisë Socialiste, i firmosur nga kryetari i tij, Gramoz Ruçi i jep të drejtë Prokurorisë edhe për moslejimin e Tahirit të dalë jashtë shtetit.

vendim tahiri

“Vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë për: Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri. Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e Kuvendit.

Udhëtimi jashtë Shqipërisë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri vjen pas një heshtjeje të gjatë publike e mungesës së dy ditëve më parë në Parlament, ku emri i tij u risoll në vëmendje gjatë diskutimeve.

Burime nga organi i akuzës thanë se për prokurorët e çështjes, ka qenë shumë e nevojshme marrja e autorizimit për “arrest ne burg”, pasi rrezikoheshin provat. Sipas prokurorisë, duke qenë i lirë, Tahiri ka mundësi të ndikojë për provat dhe dëshmitarët.

Fotot – Kush është koka e prostitucionit në Shkodër, me zinxhirë floriri dhe femra në krevat

Rinard Tota, 50 vjeç, i dënuar disa herë është arrestuar sot nga policia e Shkodrës gjatë operacionit “Balerinat” me akuzën për shfrytëzim prostitucioni. Ai akuzohet si organizator i këtij aktiviteti ilegal në një lokal-motel në pronësi të tij në qytetin e Shkodrës. Po kush është Rinard Tota?

Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 50-vjeçari ka ndërruar disa herë emrat. Nga Frederik në Rinard, nga Tata në Tota me qëllim për t’i shpëtuar policisë.

 

 

auto_pro1511038029 auto_tota1511038027

Kush është koka e krimit, i dënuar disa herë?

Policia e Shkodrës ka finalizuar ditën e sotme një operacion, në fund të të cilit janë arrestuar 7 persona. Të arrestuarit akuzohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër. Mes të arrestuarve është edhe Rinard Tota, i cili ishte koka e këtij grupi.

Te-tata-shkoder

Për policinë ky emër nuk është i panjohur pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale.

ARRESTIMI

Ambienti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard Tota, ku realizohej veprimtaria kriminale është sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal.

tota 2

Pikërisht tek ky ambient, forcat e policisë kanë mësyrë sot, duke i rrethuar Rinard Totën dhe Kastriot Musën dhe më pas arrestuar si organizatorë të prostitucionit.

Ahmetaj – ambasadorëve: Në 4 vjet s’keni sjellë asnjë investitor

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u kërkoi ambasadorëve tanë nëpër botë që të kërkojnë investitorë strategjikë, të cilët do të zëvendësojnë të ardhurat që sjellin sot dy të tillë që operojnë në vendin tonë.

Ministri i Ekonomisë dhe Financës, Arben Ahmetaj tha se është i rëndësishëm kalimi në një fazë të re të diplomacisë ekonomike, e cila lidhet me promovimin e Shqipërisë për përfitimin e sa më shumë investitorëve të huaj.

Sipas tij, statistikat tregojnë se investimet e huaja kanë kapur vlerën e 1.1 miliardë eurove. Gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të ambasadorëve, Ahmetaj tha se Shqipëria do të ketë 200 milionë euro minus nëse nuk do të ketë investime të huaja për të zëvendësuar investimet e TAP dhe atë të kaskadës së Devollit.

“Është TAP-i dhe Devolli që kanë ndikuar në rritjen e numrit në 1.1 miliardë. Sfida është që kur këto investime të mëdha kanë fazën e tyre të mbarimit të investimit dhe të kalimit, më pas, në operim, me çfarë do të zëvendësohen. Dhe kini parasysh se, nëse nuk do të bëjmë asgjë në gjetjen e investitorëve, qoftë të vegjël e qoftë strategjikë, atëherë në vitet 2019-2020- 2021, do të kemi një Gap prej 200 milionë dollarë nëse këto investime nuk zëvendësohen me të reja.”

Ministri i Financave nuk ka kursyer kritika për ambasadorët pasi sipas tij, ata nuk kanë mundur të sjellin asnjë investim të huaj në Shqipëri në katër vitet që shkuan.

“Unë nuk kam marrë asnjë telefonatë nga ju, si grup, për të më provokuar të pres një investitor të mundshëm në zonat ekonomike. Fatkeqësisht, asnjë nga ju nuk më ka bezdisur. Fokusohuni për investitorë të rëndësishëm në fushën e turizmit tani që me paketën e re fiskale, ne heqim taksat për hotelet dhe resortet me 5 yje. Gjithashtu, kërkohen investitorë të mëdhenj për zonën ekonomike të Spitallës, ku do të ketë lehtësira fiskale”, është shprehur ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Ndahet nga jeta: XHEVAHIRE GASHI, “FLUTURA” E VALLEVE TË MALËSISË SË GJAKOVËS (TROPOJË)… Nga Prof. Murat Gecaj publicist e studiues

Në Internet lexuam këtë lajm: “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë, se u nda përgjithnjë nga jeta, pas një sëmundjeje të gjatë, nëna jonë Xhevahire Gashi-Vidrica.Varrimi bëhet në Tufinë, ditën e dielë, ora 13:00.Adresa e familjes është: “Rruga “5 Maji”, pallati në formë U-je, Tiranë. Nga: Familja Vidrica”.
Me këtë rast, ju dërgojmë ngushëllimet tona dhe marrim pjesë në hidherimin e madh të pjesëtarëve të familjeve Vidrica e Gashi, si dhe artdashësve të Malësisë se Gjakoves (Tropojë), për ndarjen nga jeta të “fluturës” brilante të valleve popullore të asaj krahine, Xhevahire Elez Gashi-Vidrica!
Ajo ishte pjesëmarrëse dhe laureate e disa festivaleveve folklorike, kombëtare e ndërkombëëtare…Jemi të sigurtë që emri i saj do të mbetet i paharruar dhe do të kujtohet gjatë, nga të gjithë ata, që e njohën dhe brezat pasardhës.
Në shenjë nderimi e kujtimi, për jetën dhe përkushtimi e saj, më poshtë po ribotojmë një shkrim modest.
Tiranë, 18 nëntor 2017

x x x
“Kur shkruan për një person të caktuar, së pari, nëpër mend kalon vitet e shkuara. Pra, përpiqesh të kujtosh njohjet e lidhjet e mëparshme me të. Kam dashur të shkruaj disa herë për një nga talentet më të spikatur të valles popullore tradicionale të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Është fjala për “fluturën” ose valltaren brilante e, ndoshta, të papërsëritshme të asaj treve, Xhevahire Gashin. Por nuk e di, se si jam “ngatërruar” në këtë gjë dhe vetëm tani po i shkruaj këto pak radhë. Jam i nxitur edhe nga fakti se ajo, kohët e fundit, ka qenë e shtruar në një spital të kryeqytetit Tiranë dhe tani vazhdon të jetë ca e pamundur nga shëndeti, në shtëpi. Me këtë, dua të shpreh nderim e respekt për talentin, përkushtimin dhe interpretimet e saj, nëpër skenat shqiptare dhe jashtë tyre.

Në vitin arsimor 1957-1958, pas mbarimit të gjimnazit në Tiranë, m’u dha rasti të jem mësues në shkollën 7-vjeçare të fshatit Tropojë. Aty kisha koleg edhe shokun e shkollës 7-vjeçare të Kolgecajt (sot qyteti “B.Curri”), Fahri Doçin, sot “Mësues i Popullit”, më vonë kunat i Xhevahires. Ndërsa drejtor kishim normalistin e Elbasanit, Elez Gashin, gjithashtu tani “Mësues i Popullit”. Ky na tregonte se kishte 5 vajza dhe se i kishte rritur me vështirësi, pasi bashkëshortja e tij ishte ndarë nga jeta në moshë të re. Njëra nga ato ishte Xhevahirja, e cila më vonë do të bëhej e njihej një ndër valltaret më virtuoze të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) ose do të mbetej përherë “xhevahire”, në interpreptimin e tyre.

Vitet rodhën e përsëri u takova me Elezin, në vitet 1966-1973, kur shkova familjarisht, nga Tirana, në qytetin “B.Curri”. Në atë kohë, pesë vjet isha kryeinspektor i kulturës së rrethit, ndërsa ai mësues në shkollën 8-vjeçare të qytetit “Bajram Curri”. Siç dihet, atëherë tregohej kujdes i veçantë për lëvizjen amatore kulturore-artistike. Në shkallë rrethi, kishim ngritur një ansambël të këngëve e valleve popullore, me emrin e bukur “Valbona”. Ai jepte koncerte, herë pas here, për banorët e qytetit e rrethit dhe e përfaqësonte krahinën tonë në veprimtaritë në shkallë kombëtare. Kuptohet, se në këtë ansambël kishim mbledhur talentet më të spikatur, si për këngët dhe vallet popullore. Kujtoj tani me nderim këngëtarët: Isuf Halili, Riza Zymeri, Zef Avdia, Murat Alia, Pjetër e Ndoc Imeraj dhe valltarët Hazir Rrustemi, Skënder Haklaj e Deli Metaliaj, rapsodin Sokol Arifi, instrumentistët Ali Mula, Malush Shabani e Sokol Zmajli dhe mjaft të tjerë. Ndërsa nga vajzat, ishin bërë të njohura valltaret e shkathta Bubë Mici e Hajrie Haklaj, vogëlushet e “Valles së gështenjave” e të tjera.

Por ajo, që i jepte jetë e gjallëri të veçantë valleve karakteristike tropojane, ishte pikërisht Xhevahire Elez Gashi. Kishte dalë në skenë që në vitin 1955, kur ishte 8 a 9-vjeçare, nxënëse e shkollës 7-vjeçare dhe nuk iu nda asnjëherë. Duke parë talentin e saj, dy vjet më vonë, ajo ishte dërguar pjesëtare në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, në Moskë, për ta përfaqësuar Shqipërinë në një festival ndërkombëtar, ku u nderua me çmim të parë. Por edhe në vitet pasardhëse, ajo nuk iu nda skenës edhe kur u martua me bashkëfshatarin tim, Gani Vidrica dhe lindi e rriti 6 fëmijë: Kozetën e Anën, Bardhylin, Fatmirin, Albanin e Taulantin. Bile, dy nga djemtë e saj, Bardhyli e Fatmiri arritën të bëhen valltarë të talentuar, në udhën e nënës së tyre Xhevahire, aq të njohur për interpretimin e valles popullore tropojane.

Në vitet pasadhëse, nuk kishte shfaqje folklorike në bazë rrethi, ku ajo të mos ishte ndër më të dalluarat dhe më të pëlqyerat në skenë. Kjo vinte se Xhevahirja binte në sy për lëvizjet e saj të shkathta e të sakta. Ruante besnikërisht traditën burimore të atyre valleve, që i kishin kërcyer historikisht, vajzat e gratë e asaj treve. Tani, pas kaq vitesh, më kujtohet dhe një shfaqje e ansamblit “Valbona”, në qershor 1970, para popullit të qytetit e fshatrave të rrethit të Tropojës. Kur Xhevahirja doli në skenë dhe vallëzoi si “flutur”, sheshi i stadiumit të qytetit shpërtheu në duartrokitje të fuqishme. Po kështu, u prit ajo ngrohtësisht edhe në sa e sa shfaqje të tjera, në Festivalet Folklorike të Gjirokastrës dhe deri në Festivalin Ndërkombëtar, në Ohër të Maqedonisë. Në të gjitha këto veprimtari, ajo është shpallur “Laurate e Festivalit”.
Nuk jam specialist i valleve e i këngëve popullore të vendlindjes sime, Malësi e Gjakovës (Tropojë). Por kam venë re me kënaqësi se hapat e valleve popullore të asaj krahine, luajtur nga Xhavahire Gashi, kanë shërbyer edhe për koreografët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore të Shqipërisë. Kështu, mund të them dhe për “kopjimin”, që ata u kanë bërë hapave të valltarit të jashtëzakonshëm të asaj krahine, Hazir Rustemi. Koreografi i njohur, Ramazan Bogdani është shprehur, kur Xhevahirja mori pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar, në Librazhd (2002): “Duhet përgëzuar Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, që i mori këto “bulëza” dhe i bëri perla të Shqipërisë e me përhapje edhe më të gjerë. Kam pasur fatin e madh, që punoj prej kohësh me të dhe Xhevahirja nuk është vetëm një valltare, por edhe një bartëse e folklorit të Malësisë së Gjakovës, përsa i përket zakoneve dhe riteve të dasmës e posaçërisht për veshjet popullore, të cilat i ka pasur dhe i ka në shpirt”. Po, është e vërtet se ajo, si qëndistare e talentuar, ka përgatitur sa e sa veshje të bukura popullore të krahinës, sidomos për gratë e vajzat, me të cilat pastaj ato edhe kanë marrë pjesë në veprimtaritë e ndryshme kulturore-artistike.

Megjithëse mosha e gjendja shëndetësore nuk ia lejon të dalë më në skenë, tani Xhevahirja sjell ndërmend udhën e përshkuar nëpër skenat lokale, kombëtare e ndërkombëtare. Dhe, natyrshëm, ka nostalgji, por dhe krenari të ligjëshme për vitet e shkuara, kur nuk u kursye as u lodh ndonjëherë, duke e kërcyer me pasion vallen popullore të krahinës së vetë. Talentin e saj të rrallë ajo e shfaqi, së pari, para malësorëve të vendlindjes, por dhe në skena të tjera shqiptare, ku u ndoq me dëshirë dhe u duartrokit nxehtësisht.
Në mbyllje të këtyre radhëve, i urojmë nga zemra valltares “flutur”ose “xhevahire” të Malësisë së Gjakovës(Tropojë), Xhevahire Gashi: Shëndet të plotë, jetëgjatësi e lumturi familjare!”

(Nga libri, me autor Murat Gecaj, “Për ju, krijuese”, Tiranë, 2015, faqe 222-224)

Gjendet një trup i pajetë në brigjet e Puglias, mediat italiane: Dyshohet se është e avokatit Muço

Një trup i pajetë është gjetur para disa ditësh në brigjet italiane, dhe mediat në Itali shkruajnë se mund të jetë e avokatit të zhdukur Besnik Muço. Ky i fundit u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij.

Prokurori i Maceratës kërkoi testin e ADN-së për kufomën e gjetur në det më 6 nëntor në Castro, në provincën e Leçes. Hipoteza është se mund të jetë nga Besnik Muço.

Për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati kishte jetuar në Macerata, ku gruaja e tij dhe dy fëmijë. Gruaja e tij kishte raportuar zhdukjen e Muços për karabinierët e Maceratës. Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar: nuk ka persona të zhdukur në zonë.

U largua nga Shqipëria, flet Tahiri: ja pse jam në Gjermani

ETLEVA DELIA

Zbulohet arsyeja pse ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u largua pasditen e djeshme nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

 

“Panorma” shkruan se ai ka udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit, ku dhe pritet të kthehet sot. Largimin në drejtim të Gjermanisë, Saimir Tahiri e konfirmoi vetë mbrëmë dhe për gazetën “Panorama”.

Ndërsa burime pranë familjes së tij, thanë se shkak i këtij udhëtimi kanë qenë çështje personale dhe ai kthehet sot. Nga ana tjetër, burime pranë Partisë Socialiste shtuan se shkak i këtij udhëtimi të Tahirit është një problem shëndetësor i babait të tij, Bashkim Tahiri.

Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe për këtë arsye, prezenca e të birit atje ka qenë e domosdoshme. Ndërsa avokati i ish-ministrit, i cili është person nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi.

Por nga ana tjetër, shtoi se lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk përbëjnë asnjë detyrim për ta vënë në dijeni Prokurorinë, pasi ai është një njeri i lirë. Për më tepër, Gjykata nuk ka vendosur asnjë masë shtrënguese ndaj tij, bllokim pasaporte apo pengim për t’u larguar jashtë vendit.

I vetmi vendim Gjykate ishte kontrolli i banesës së tij në kuadër të hetimit për çështjen “Habilaj”, vendim që u ekzekutua nga Prokuroria.

ÇESHTJA “HABILAJ”

Udhëtimi jashtë Shqipërisë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, vjen pas një heshtjeje të gjatë publike e mungesës së dy ditëve më parë në Parlament, ku emri tij u risoll në vëmendje gjatë diskutimeve.

Dalja e tij e fundit publike ishte në lidhje me sqarimin e pozicionit të tij në çështjen “Habilaj” ku ai mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Por përveç hetimeve të nisura në lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, emri i tij doli sërish në skenë kur Policia e Elbasanit arrestoi biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në automjet 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit.

Por në lidhje me këtë çështje, deputeti nuk doli asnjëherë të sqarojë publikisht pozicionin e tij, arsyen pse patentat e tij u gjetën në makinën e Sotës, ashtu siç kishte bërë në çështjen e më- parshme, atë të dosjes “Habilaj”.

“Për prokurorët e çështjes, ishte shumë e nevojshme marrja e autorizimit për masën ‘arrest në burg’ ndaj Tahirit, pasi rrezikoheshin provat. Për sa kohë kjo kërkesë u rrëzua, çdo masë tjetër ishte e pakuptimtë (përfshirë edhe bllokimin e pasaportës). Ai, njëlloj, duke qenë i lirë, ka mundësi të ndikojë për provat dhe dëshmitarët”, thanë dje burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Milo: Ju rrëfej presionin e ambasadorëve kur donim të burgosnim Berishën

Paskal Milo ka bere nje deklarate te forte sot ne emisionin Te Paekspozuarit te Ylli Rakipit. Si ish minister i Jashtem Milo ka deklaruar se ka pasur disa raste kur ambasadoret e akredituar ne Tirane kane bere presione te atilla “aq sa jemi kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave dhe mbështetjes”.

“Kemi pasur raste qe jemi ndodhur nën presionin për kërkesa që ata kanë paraqitur te ne, për të mposhtur edhe ndonjë rezistencë që mund të bëhej nga ne, nisur nga mbrojtja sic ne e mendonim.

 Ka patur debate të shumta të ndryshme dhe po ju them që në shtator të vitit 1998 pas ngjarjeve të 14 shtatorit qeveria shqiptare dhe drejtësia shqiptare vendosi ti heqë imunitetin Sali Berishës, kreut të PD. Ne në atë kohë jemi ndodhur para një presioni të jashtëzakonshem nga ambasadorët kryesorë për të mos ia hequr imunitetin Sali Berishës dhe aq më tepër për të mos e futur në burg, aq sa jemi kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave dhe mbështetjes. Më tepër kanë këmbëngulur dy ambasadorë të kohës, të vendeve anëtare të BE, italian dhe ai gjerman. Ambasadori amerikan nuk ishte në vijën e parë të presioneve sic ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE”.

Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes – Nga Fatos LUBONJA

Kasëm Trebeshina i përket asaj kategorie intelektualësh- të pakët fatkeqësisht në botën shqiptare,- që, kur kuptoi natyrën e regjimit për të cilin kishte luftuar, u tërhoq dhe iu kundërvu atij. I kishte të gjitha mundësitë të bënte atë që bëri shumica: të konformohej duke u vënë në shërbim të atij regjimi. Por një cilësi e karakterit dhe pasioni për letërsinë e vërtetë nuk e la ta bënte këtë zgjedhje. Ndoqi zërin e ndërgjegjes së tij, vazhdoi të shikojë yjet edhe pse i detyruar të jetojë në batak, me pasojat që dihen: burgun e gjatë dhe izolimin nga shoqëria.Si i tillë, pas viteve ’90, ai do të duhej të kishte qenë ndër njerëzit e respektuar më së shumti, sepse, siç e thashë, këta janë të rrallë- dhe për të tillë njerëz ka aq shumë nevojë çdo shoqëri, por më së shumti shoqëria shqiptare. Por kjo nuk ndodhi pasi kultura jonë mbizotëruese solli edhe një herë në pushtet ata njerëz që nuk kishin bërë zgjedhjen e Kasëmit në kohën e diktaturës, por zgjedhjen e vënies në shërbim për përfitime dhe karrierë. Figura e tij shqetësonte shumë ndërgjegje të asaj elite; ishte një pasqyrë që konvenonte më mirë të thyhej. Ja pse Kasëmi u izolua dhe u vetizolua, edhe njëherë, duke vazhduar të ndjekë zërin e ndërgjegjes së tij e të shikojë yjet, larg nga bataku. Mund të kritikohet se përse nuk luftoi? Ndoshta. Por edhe me tërheqjen e tij nga shëmtimi i ri që po ndërtojmë, flet shumë për ata që duan të shikojnë e të dëgjojnë.

Kujtimi i tij duhet të ruhet si model, nëse duam të sfidojmë atë kulturë mbizotëruese tek ne, që na bën të respektojmë mujsharin dhe jo të diturin, hileqarin dhe jo të ndershmin, servilin dhe jo krenarin, gënjeshtarin dhe jo të sinqertin. Po qe se ia arrijmë, atëhere ky kujtim do të rritet me kohën. Po qe se vazhdojmë të mbetemi në batak, Kasëmi do të vazhdojë të na përbuzë nga lartësia e yjeve ku e ngriti vendosmëria për të mos e shkitur shikimin prej tyre.

Klosi: Vlerat turistike të Alpeve Shqiptare janë unike në rajon

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, gjatë prezantimit të “Konkursit të ideve të biznesit në Alpet Shqiptare”, theksoi se vlerat turistike të Alpeve Shqiptare janë unike në rajon

TIRANË – Është prezantuar sot në Tiranë “Konkursi i ideve të biznesit në Alpet Shqiptare”, nismë kjo që do të vlerësojë 10 idetë më të mira për zbatim të start-ups në Alpet Shqiptare.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, i pranishëm në këtë aktivitet theksoi se vlerat turistike të Alpeve Shqiptare janë unike në rajon dhe shumë shpejt do të shndërrohen në destinacion turistik.

“Shpreh bindjen se bukuria e alpeve tona, vlerat turistike që këto alpe mbajnë janë unike në rajon dhe besoj që në vazhdën e promovimit turistik që Shqipëria do të mund të realizojë, padyshim alpet do të shndërrohen shumë shpejt në destinacionin më unikal turistik që Shqipëria mund të ofrojë. Një numër i konsiderueshëm projektesh dhe idesh, mundësi zhvillimi të bizneseve të vogla familjare në zonat e alpeve, janë mbledhur sot të gjithë së bashku dhe padyshim do të ishte më mirë që ky konkurs të zhvillohej në zonën e alpeve, dhe të kemi mundësi të diskutojmë se çfarë realisht mund të bëhet për të promovuar turizmin familjar të zonave kaq të bukura”, theksoi Klosi.

Duke folur për zhvillimin e Alpeve Shqiptare, ai u shpreh se shumë shpejt Këshilli Kombëtar i Territorit do të diskutojë dhe miratojë masterplanin e zhvillimit të zonës së alpeve. “Në Këshillin Kombëtar të Territorit në javën e ardhshme në Shkodër do të diskutojmë dhe miratojmë projektin dhe masterplanit e zhvillimit të zonës së alpeve, bazuar 100 për qind në idetë që alpet do të duhet të zhvillohen në atë bukurinë e tyre të madhe natyrore, në paprekshmërinë e vlerave dhe burimeve të mahnitshme natyrore që alpet kanë. Thethi edhe Valbona janë shndërruar në destinacione turistike, të cilat dëshmojnë se ka më shumë kërkesa sesa kapacitete aty ka”, deklaroi Klosi.

Në këtë aktivitet u prezantuan 23 ide biznesi dhe një mini panair me produktet lokale të këtyre zonave. Planet e biznesit lidhen me çështjet e zhvillimit të turizmit si: përmirësimi i kushteve dhe shërbimit në bujtina, diversifikimi i ofertës turistike, shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, agro përpunimi si dhe tradita e produkteve artizanale. Në këtë konkurs dhjetë çmime jepen për idetë më të mira të zhvilluara dhe të prezantuara.

Kryebashkiaku më i kamur në Shqipëri? Pasuria e tij kap shifrën e 5.5 milionë eurove

Pasuritë e tij të paluajtshme kanë një vlerë mbi 5.5 milionë euro.

Kryetari socialist i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, rezulton një ndër kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri. Pasuria e tij nuk ka lidhje me funksionin publik, por buron nga veprimtari të mëparshme në fushën e biznesit. Në deklaratën fillestare të pasurisë, duke iu referuar të dhënave të përditësuara nga Open Data, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, deklaron se është pronar i gjysmës së Hotel-Turizmit të Pukës me vlerë 1 650 000 euro si dhe pronar me 50 % i një magazine frigorifer, me sipërfaqe 10 mijë m2, në Kurbin të Laçit, me vlerë 1 450 000 euro.

Gjon Gjonaj është gjithashtu pronar me 34 % i një impiant për nxjerrje mermeri në fshati Kolosjan të Kukësit, me vlerë 1 800 000 euro. Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 150 m2, më vlerë 90 mijë euro si dhe i një shtëpie banimi me sipërfaqe 148 m2, me vlerë 88 mijë euro.

Ai ka në pronësi gjithashtu dy apartamente me sipërfaqe 158 m2, me vlerë 86 mijë euro, garazh me sipërfaqe 45 m2, me vlerë 11 250 euro, shtëpi me sipërfaqe 146 m2, në fshatin Luf të Pukës, më vlerë 3 000 000 lekë, shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, toke arë me sipërfaqe 3096 m2, plus lokal me sipërfaqe 112 m2, plus magazinë dhe servis me sipërfaqe 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, me vlerë 300 mijë euro.

Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i një tokë bujqësore me sipërfaqe 3000 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 500 000 lekë, pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 100 m2, në fshatin Luf të Pukë, me vlerë 1 000 000 lekë, pronar i një toke arë me sipërfaqe 16 044 m2 në Barbullojë të Lezhë, më vlerë 64 176 000 lekë si dhe i një toke arë me sipërfaqe 6500 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 200 000 lekë.

Eduart Kapri

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka në pronësi 37 bodrume në Shëngjin të Lezhës. 37 bodrumet kanë një sipërfaqe 555 metra katrorë. Po në Shëngjin të Lezhës, Eduart Kapri ka në pronësi tre njësi ndërtimore me sipërfaqe 1909.42 m2. Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Pogradecit ka në pronësi në Shëngjin edhe 45 apartamente, me sipërfaqe totale 3054.96 m2. Kapri ka në pronësi edhe një apartament me sipërfaqe 168.53 m2, në Pogradec, me vlerë 7 881 895 lekë.

Kryebashkiaku i Klosit Basir Çupa

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në krye të Bashkisë së Klosit, Basir Çupa, në deklaratën fillestare të pasurisë deklaron 21 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen prona, magazina dhe apartamente. Basir Çupa deklaron apartament me sipërfaqe 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë, apartament 58 m2, 4 292 000 lekë, banese private në Tiranë, truall 283.5 m2 dhe ndërtesë 117.8 m2, vlera 2 500 000 lekë, magazine në Mat, trualli dhe ndërtesë 87.5 m2, magazine në Mat, 338 m2, truall me sipërfaqe 580 m2, ndërtesë 79.9 m2 dhe magazinë etj. Kryebashkiaku i Klosit deklaron gjithashtu prona në fshatin Fshat të Klosit me sipërfaqe 720 m2, 2348 m2, 450 m2, 1530 m2, 1150 m2, 1200 m2, 450 m2, 3450 m2, 1850 m2, 3375 m2, 1540 dhe 2200 m2. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, duke iu referuar deklaratës fillestare të pasurisë, rezulton me gjashtë pasuri të paluajtshme.

Pasuria e disa drejtuesve të njësive vendore

Gjon Gjonaj, kryetari i Bashkisë së Kukësit, pasuria 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Pukë, 745 680 lekë.

Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër, 35 700 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 146 m2 në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 3 000 000 lekë.

Pronar i një tokë bujqësore me sipërfaqe 3000 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë , vlera 1 500 000 lekë.

Pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 100 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 1 000 000 lekë.

Pronar i një tokë arë me sipërfaqe 6500 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë , vlera 1 200 000 lekë.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 16 044 m2 në Barbullojë, Lezhë, vlera 64 176 000 lekë.

Pronar i një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, toke arë me sipërfaqe 3096 m2, plus lokal me sipërfaqe 112 m2, plus magazine+servis me sipërfaqe 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, vlera e pronës 300 000 euro.

Pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 148 m2, vlera 88 800 euro.

Pronar i 2 apartamenteve me sipërfaqe 158 m2, vlera 86 900 euro.

Pronar i një garazhi me sipërfaqe 45 m2, vlera 11 250 euro.

Pronar i 2 apartamenteve me sipërfaqe 150 m2 në Tiranë, vlera 90 000 euro.

Pronar me 50 % i një magazine frigorifer me sipërfaqe 10 000 m2, vendndodhja Laç Kurbin vlera 1 450 000 euro.

Pronar me 34 % i një impiant karriere për nxjerrje mermeri fshati Kolosjan Kukës, vlera 1 800 000 euro.

Pronar me 50 % i Hotel-Turizmi, Pukë, vlera 1 650 000 euro.

Gjendja cash, 1 400 000 lekë.

Eduart Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, pasuria 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Pogradec, 1 098 003 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, 20 350 lekë

Bashkëshortja, Jerina Kapri, të ardhura nga paga pranë Tirana Bank, 856 934 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 22 774 lekë, pakësuar me 1 650 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 0 lekë, pakësuar me 3 302 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 20 170 lekë, pakësuar me 10 353 lekë.

Gjendje kartë krediti më 31 dhjetor, -2 570 euro, pakësuar me 2 551 euro.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 0 lekë, pakësuar me 16 684 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, -177 883 lekë, pakësuar me 179 670 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 63 lekë, pakësuar me 633 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, gjendje kartë krediti më 31 dhjetor, -119 399 lekë, pakësuar me 119 399 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 0 lekë, pakësuar me 759 lekë.

Bashkëshortja, shlyer në vitin 2016 -75 319 lekë për kredi konsumatore marrë më 17.06.2016 me principal 700 000 lekë, afat shlyerje 5 vjet dhe këst mujor 12 553 lekë. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 634 669 lekë.

Bashkëshortja, shlyer total detyrimi i mbetur prej -46 380 lekë për kredi konsumatore marrë më 19.06.2013 me principal 208 000 lekë, afat shyerje 3 vjet dhe këst mujor 7 730 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 168.53 m2 në Pogradec, vlera 7 881 895 lekë.

Pronar i 37 bodrumeve me sipërfaqe 555 m2 në Shëngjin, Lezhë.

Pronar i 3 njësive me sipërfaqe 1909.42 m2 në Shëngjin, Lezhë.

Pronar i 45 apartamenteve me sipërfaqe totale 3054.96 m2 në Shëngjin, Lezhë.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 24 803 lekë.

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 324 095 lekë.

Gjendja cash, 1 400 000 lekë.

Basir Çupa, kryetari i Bashkisë Klos, pasuria 2016

paga si kryetar i Bashkisë Klos, 845 760 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut, 81 396 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Rajmonda Çupa, të ardhura nga paga, 965 807 lekë.

Djali Geraldo, të ardhura nga ushtrim aktiviteti privat, 934 900 lekë.

Nxjerrë veturë tip Benz jashtë përdorimi më 18.01.2016.

Bashkëshortët, gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 826 731 lekë, shtuar me 26 731 lekë.

Bashkëshortët, gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 911 001 lekë, shtuar me 27 232 lekë.

Gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 31 574 lekë, pakësuar me 80 446 lekë.

Gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 96 604 lekë, pakësuar me 20 113 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 10 524 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 46 620 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 734 219 lekë, shtuar me 387 965 lekë.

Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 545 958 lekë, shtuar me 9 585 lekë.

Blerë më 25.05.2016 veturë tip Benz, vit prodhimi 2001, -200 000 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -192 000 lekë për kredi bankare marrë më 07.05.2012 për rikonstruksion apartament banimi me principal 2 000 000 lekë, afat shlyerje 15 vjet dhe këst mujor 16 909 lekë. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 1 466 765 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar me 50 % i një apartament me sipërfaqe 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë.

Pronar me 50 % i një apartament me sipërfaqe 58 m2, vlera 4 292 000 lekë.

Pronar i një banese private në Tiranë, truall 283.5 m2 dhe ndërtesë 117.8 m2, vlera 2 500 000 lekë.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 720 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 110 000 lekë, blerë në 2013.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 2348 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 359 000 lekë, blerë në 2013.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 68 850 lekë, blerë në 2013.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1530 m2, në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 237 000 lekë, blerë në 2013.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1150 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1200 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 3450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1850 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 3375 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1540 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 2200 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një magazine në Mat, privatizuar në vitin 1993.

Pronar i një trualli+ndërtesë 87.5 m2, privatizuar në vitin 1993.

Pronar i një magazine në Mat, sipërfaqe 338 m2, privatizuar në vitin 1993.

Pronar i një trualli me sipërfaqe 580 më, ndërtese me sipërfaqe 79.9 m2 dhe magazinë, privatizuar nga Ministria e Ekonomisë.

Bashkëshortja, pronare me 50 % e një apartament me sipërfaqe 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare me 50 % e një apartament me sipërfaqe 58 m2 në Klos, vlera 4 292 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 3375 m2 tokë, 200 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 450 m2 tokë, 20 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 1150 m2 tokë, 50 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 1260 m2 tokë, 50 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 3450 m2 tokë, 250 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 2700 m2 tokë, 100 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 1850 m2 tokë, 80 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 1200 m2 tokë, 50 000 lekë.

Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë Libohovë, pasuria 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Libohovë, 738 952 lekë, dieta 148 400 lekë.

Vajza, Elektra, të ardhura nga paga si mjeke në Qendrën Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë.

Pasuria fillestare

Pronare me 50 % e një apartament me sipërfaqe 71.6 m2 në Libohovë, vlera 18 520 lekë.

Pronare me 50 % e një kati shtesë me sipërfaqe 40 m2.

Pronare me 50 % e një trualli me sip. 300 m2 dhe një vile 3-katëshe mbi këtë truall, në Shkozë, Tiranë, vlera 3 000 000 lekë.

Bashkëshorti, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 88.16 m2 në Tiranë, vlera 2 821 120 lekë.

Bashkëshorti, pronar me 25 % i një trualli me sipërfaqe 1257 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.

Bashkëshorti, pronar me 25 % i një trualli me sipërfaqe 1050 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.

Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 909 952 lekë.

Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 200 007 lekë.

Gjendja cash, 1 200 000 lekë.

Bashkëshorti, depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 000 euro.

Automjete

Bashkëshorti, pronar i një makine “Golf 2”, vlera 150 000 lekë.

Bashkëshorti, pronar me 50 % i një makine “Golf 5”, vlera 500 000 lekë.

Djali, pronar me 50 % i një makine “Golf 5”, vlera 500 000 lekë.

Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë Himarë, pasuria për 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Himarë, 892 920 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 7 euro.

Bashkëjetuesja Znj. Irena Mato, të ardhura nga paga, 400 000 lekë.

Të ardhura nga shitje veture, 1 000 000 lekë.

Gjendje llogari bankare, shtuar me 400 000 lekë.

Gjendje llogari page më 31 dhjetor, 119 942 lekë.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 2 050 euro.

Transferuar 50% e llogarisë bankare prej 6 928 dollar tek llogari bankare e bashkëjetueses Znj. Irena Mato.

Bashkëjetuesja Znj. Irena Mato, gjendje llogari bankare, 6 928 dollar.

Bashkëjetuesja Znj. Irena Mato, gjendje llogari pagës, 180 000 lekë.

Pasuria fillestare

Bashkëpronar me 50% i një shtëpie banimi me sipërfaqe 120 m2 dhe truall me sipërfaqe 760 m2, e trashëguar.

Bashkëpronar me 33% i një toke ullishte me sip. 1 150 m2 dhe i një toke are me sipërfaqe 7 550 m2, në Gorrenje, përfituar me ligjin nr. 7 501.

Bashkëshortja zonja Irena Mato pronare me 100% e një dyqani me sipërfaqe 134.6 m2, blerë në vitin 2008, në vlerën 108 000 euro.

Bashkëshortja zonja Irena Mato pronare me 100% e një dyqani me sipërfaqe 73.22 m2, blerë në vitin 2008, në vlerën 58 256 euro.

Bashkëshortja zonja Irena Mato pronare me 100% e një apartamenti me sipërfaqe 55.8 m2, blerë në vitin 2008, në vlerën 30 000 euro.

Bashkëshortja zonja Irena Mato pronare me 100% e një apartamenti me sipërfaqe 101.95 m2, blerë në vitin 2008, në vlerën 56 652 euro.

Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, pasuria për vitin 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, 1 126 620 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër, 9 350 lekë.

Bashkëshortja, Lindita Marinaj, të ardhura nga kultivimi i sherebelës, 200 000 lekë.

Bashkëshortja, Lindita Marinaj, të ardhura nga paga pranë Broker sh.a, 292 600 lekë.

Dhuruar 100% e kuotave te subjektit Marinaj-M shpk në Koplik, Malësi e Madhe, vlera 25 820 602 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar me 50 % i një trualli me sipërfaqe 250 m2, i 6 apartamenteve me sipërfaqe 194 m2, 152 ,2, 171 m2, 171 m2, 171 m2, 138.3 m2 dhe i një verande 32.7 m2, vlera 118 040 000 lekë.

Pronar me 50 % i një apartament me sipërfaqe 89.8 m2 në Tiranë, vlera 19 370 000 lekë.

Pronar me 50 % i një trualli me sipërfaqe 47.1 m2 + ndërtese 3-katëshe, vlera 16 980 000 lekë.

Pronar i një trualli me sipërfaqe 300 m2.

Bashkëshortja, pronare e subjektit Marinaj-M shpk në Koplik, Malësi e Madhe, vlera 25 820 602 lekë.

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 114 298 lekë.

Gjendja cash, 1 400 000 lekë, pjesa takuese 20 %.

Bashkëshortja, llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 237 380 lekë.

Bashkëshortja, llogari bankare 24.46 euro.

Bashkëshortja, llogari bankare 277 720 lekë.

Pronar me 50 % i një autoveture “Renault”, vlera 1 309 000 lekë.

Rajmonda Balilaj, kryetare e Bashkisë Patos, pasuria viti 2016

Paga si kryetar e Bashkisë Patos, 850 512 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare 0.42 dollar, për depozitë në vlerën 503 dollarë.

Të ardhura nga interesa bankare 10.67 dollar, për depozitë në vlerën 1 792 dollarë.

Të ardhura nga toka bujqësore, prodhimtaria “Lajthi”, 750 000 lekë.

Bashkëshorti, Mersin Balilaj, të ardhura nga paga si punonjës i kompanisë Albpetrol sha, 803 580 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti privat, 211 529 lekë.

Vajza, Fioralba, të ardhura nga paga si Specialiste në Bashkinë Fier, 232 570 lekë.

Vajza, Fioralba, të ardhura nga interesa llogari kursimi 94 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar me 100% i një shtëpie banimi dhe truall me sip. 490 m2 në Patos, blerë nga privatizimi banesave më 31.08.1994, në vlerën 112 928 lekë.

Pronar me 100% i një ambient biznesi me sip. 20 m2, blerë më 27.06.1995, në vlerën 200 000 lekë.

Pronar me 100% i një toke bujqësore me sip. 16 000 m2, përfituar me ligjin nr. 7501.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) Depozitë bankare në vlerën 1 390 dollar, hapur më 03.10.2006 në bankë të nivelit të dytë.

Pronar me 100% i një veture tip Opel, blerë më 14.05.2004, në vlerën 4 600 euro./Shqiptarja.com

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kryebashkiaku-me-i-kamu-ne-shqiperi-461225/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Posti i ambasadorit në NATO, ja kujt i zë vendin Visho Ajazi

Visho Ajazi Lika, ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga kryeministri Rama për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.

Tashmë pritet që kreu i shtetit të firmosë propozimin e kryeministrit, përparav se Visho Ajazi Lika, ish-kryetar i SHISH-it, i dorëhequr nga kjo detyrë më 30 tetor, të marrë detyrën e re.

20150924_demi_rdax_275x371

Visho Ajazi Lika do të mund të zërë kështu vendin e ish deputeti demokrat Leonard Demi i cili mban postin e ambasadorit në NATO që prej viti 2013

Demi u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama. Më pas  Bujar Nishani, presidenti i Shqipërisë ka dekretuar emërimin e tij.Më herët ish-deputeti demokrat kishte mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Parlament.

Vajza që vdiq në aksidentin në tunelin e Kalimashit, këngëtare e muzikës popullore. Kush ishte Stela

Vajza 29 vjeçarja mirditore, e cila humbi jeten mbreme pasi u plagos ne aksidentin e ndodhur pasditen në tunelin e Kalimashit ishte nje kengetare e muzikes popullore.

“Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka. Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte”- shkruan gazetari dhe publicisti Gjergj Marku ne faqen e tij ne FB.

 

 

Postimi i gazetarit Gjergj Marku 

Ndërron jetë, e mira STELA!

Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka.

Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte.

Me pastaj dhe ne klipin “Doruntina e Mirdites”.
Jane dy foto qe i kam shkrepur, me sa duket, per ta mbajtur ne kujtese ashtu te qeshur, gjithe miresi e shpirbardhesi te miren STELA!

Ngushellime te thella e te sinqerta, familjes, te afermeve dhe dashamireve te saj, nga artistet e Ansamblit MIRDITA!

stela2 stela1 stela

Pasuria e kryebashkiakëve nga Qazim Sejdini tek Xhelal Mziu

Ata quhen ndryshe ‘pashallarët vendorë’, jo vetëm për mandatet e përsëritura në krye të bashkive më të rëndësishme, por edhe shkak të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që posedojnë.

Duke iu referuar Open Data, rubrikës ‘Para dhe Pushtet’, Shqiptarja.com publikon pasuritë për vitin 2016, të disa prej kryebashkiakëve që drejtojnë njësitë më të mëdha vendore.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, për vitin që lamë pas, deklaron lëvizje në 31 llogari bankare dhe karta krediti. Gjithashtu, Sejdini, në emrin e tij, të dy vajzave, të djalit dhe të bashkëshortes deklaron 18 burime të ardhurash kryesisht nga pagat dhe bizneset.

Për vitin 2016, Sejdini nuk deklaron pasuri të reja të paluajtshme, por më parë Sejdini ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 478 m2, shtëpi banimi me sipërfaqe 120 m2 në Fier, shtëpi banimi 130 m2, zyrë 60 m2, zyrë 34.5 m2, magazinë me sipërfaqe 840 m2, dy vetura, disa kredi, dy sipërfaqe me ullinj 870 m2 dhe 1630 m2, shtëpi banimi 122.5 m2, apartamenti 102.5 m2, një ndërtesë 831.6 m2 etj. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, për vitin 2016, përpos pagës dhe ç’regjistrimit të një makine, deklaron se i ka marrë borxh vëllait 900 000 lekë.

Në deklarata të mëparshme, Mziu ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 92 m2, Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë, ndërtimin e katit të dytë të shtëpisë, 9 000 euro kredi bankare për blerje veture tip Peugeot etj. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, si pasuri të paluajtshme, për të gjitha vitet, deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe trualli 352 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 100.5 m2, në Korçë, me vlerë 12 792 250 lekë, me pjesë 50%. Për vitin 2016, Filo deklaron pagën e tij, të bashkëshortes dhe lëvizje në 16 llogari bankare.
Fiqiri Ismaili
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, deklaron dhjetëra mijëra dollarë të ardhura vjetore, kryesisht nga bizneset dhe pagat e familjarëve. Për vitin 2016, kryebashkiaku demokrat deklaron pagën si kryebashkiak 808 668 lekë, 1 270 000 lekë nga qiraja e dyqanit, 6 000 000 lekë tërheqja e divident tek Agroblend nga bashkëshortja, 8 457 381 lekë të ardhura nga shit-blerjet online nga bashkëshortja, 1 418 400 lekë paga e bashkëshortes Hava Ismaili, 10 000 euro paga e djalit tek Agroblend, 501 600 lekë paga e djalit tjetër, 3 737 656 lekë të ardhura nga shitje pasurie etj.

Për vitin 2016, Fiqiri Ismaili nuk deklaron të ardhura të reja të paluajtshme, por në deklaratat e mëparshme ai ka deklaruar tokë arë 5 632 m2 në Prezë, tokë arë 5 000 m2 në Prezë, serë për prodhim fidanësh 3 000 m2, në Prezë, truall ndërtimi 1 600 m2, tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, 5 000 m2, 4 000 m2, ndërtese dykatëshe 829.4 m2, truall ndërtimi 2 457 m2, vreshtë 2 000 m2, tokë arë 3 004 m2, apartament 177.73 m2, apartament 106.86 m2, apartament 145.35 m2, dyqan 170 m2, bodrum 120 m2, apartament 88 m2, apartament 40 m2 etj.

Pasuria e çmendur e kryebashkiakes shqiptare, bleu 8 shtëpi brenda vitit!

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është një nga kryebashkiaket më të pasura në Shqipëri, për shkak të aktivitetit të bashkëshortit në fushën e biznesit si dhe të ardhurave nga emigracioni.

Për vitin 2016, duke iu referuar deklaratës së pasurive të dorëzuar pranë ILDKP, zonja Bufi, së bashku më bashkëshortin, deklaron blerjen e tetë apartamenteve të reja, shkruan Shqiptarja.com. Ata kanë blerë pesë apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2 dhe 21.28 m2, me vlerën totale 130 000 euro.

Bashkëshortët kanë blerë gjithashtu tre apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 20.19 m2, 19.10 m2 dhe 21.07 m2, me vlerë totale 4 500 000 lekë.

Po gjatë vitit 2016, ata deklarojnë edhe një shtesë në ndërtim në objektin godinë ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë me sipërfaqe ndërtimi 574.2 m2 në Roskovec.

Për vitin 2016, bashkëshorti i zonjës Bufi, deklaron 366 253 euro si kthim të shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sipërfaqes 311.3 m2, nga të cilat është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim kontratës së shitjes.

Në vite të mëparshme, çifti deklaron ndërtim lokali, apartamente, dyqane, ofiçinë, biznese etj.

Zhdukja misterioze e avokatit Muça prej 10 ditësh, zbulohen dy pistat e hetimit

Asnjë gjurmë nga avokati Besnik Muça. Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga zhdukja e 54-vjecarit, policia dhe familja Muça nuk ka asnjë ide për vendndodhjen e tij. Besnik Muça, i cili është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej datës dy të këtij muaji dhe konkretisht nga bashkëshortja qe ndodhet në Itali, rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe sistemin TIMS.

Sipas Policisë, kjo do të thotë se avokati është nisur me tragetin e linjës Durrës-Bari mbrëmjen e 2 nëntorit, ku si destinacion final kishte Macereta-n në Itali aty ku jeton bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Por 54-vjecari nuk mbërriti në destinacion edhe kur kanë kaluar dhjetë ditë nga nisja. Mësohet se Muca jetonte mes Tiranës dhe Macereta-s. Ai punonte si avokat i pavarur në Tiranë dhe dy herë apo edhe më shumë në muaj udhëtonte drejt Italisë për t’iu bashkuar familjes që jeton atje.

VERIFIKIMET

Pas denoncimit më Itali nga bashkëshortja, edhe vëllai i avokatit nga kryeqyteti bëri denoncim pranë policisë së Durrësit me qëllim që të nisnin hetimet zyrtarisht nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Menjëherë pas denoncimit të vëllait, policia e Durrësit nisi hetimet dhe verifikimet në pikën kufitare. Burime nga policia thanë për gazetën “Panorama” se nga verifikimet Besnik Muca rezulton të jetë nisur në itali me tragetin e linjës Durrës-Bari mbrëmjen e 2 nëntorit. Sipas burimeve, ai ka bërë check-in dhe ka kaluar në sistemin TIMS. Nje dokument të tillë zyrtar që tregon se Muca ka kaluar kufirin e disponon edhe gazeta “Panorama”.

“Menjëherë pas denoncimit të vëllait, nisëm hetimet dhe kryejmë verifikimet e rastit për ngjarjen në fjalë. Nga verifikimet rezulton që shtetasi Besnik Muca të jetë nisur me tragetin e linjës. Rezulton që Muca të ketë kaluar të dy kordonët në Pikën Kufitare (check-in dhe sistemin TIMS). Në këto kushte, dimë që shtetasi Besnik Muca i denoncuar i zhdukur nga familjarët ka hipur në traget dhe është nisur drejt Italisë”,-thanë burime nga grupi i hetimit që është ngritur për zbardhjen e kësaj zhdukje misterioze të avokatit nga kryeqyteti.

DYSHIMET

Policia dyshon se duke marr parasysh faktin që Muca të jetë imbarkuar në traget, zhdukja e tij mund të ketë ndodhur gjatë udhëtimit në mënyrë misterioze (mund të jetë vetëhedhur nga trageti ose shtyrë nga persona te tjerë në det). Për këtë arsye, është urdhëruar që rojet bregdetare të patrullojnë përgjatë bregdetit shqiptar me qëllim për të verifikuar nëse trupi i tij ka dal në breg. Grupi hetimor po verifikon nëse avokati Besnik Muca ka pasur konflikte apo ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë prej klientëve të tij, ndërkohë që ushtronte aktivitetin e avokatit të lirë në kryeqytet.

“Po vazhdojmë me hetime intesive dhe verifikim të cdo indicie që kemi. Një ndër pistat që po verifikojmë është edhe ajo e ndonjë konflikti me klientët e tij. Dy janë pistat aktuale: E para të jetë vetë hedhur nga trageti ose shtyrë nga persona të tjerë dhe e dyta që të jetë zhdukur në mënyrë misterioze në territorin italian.

Do verifikojmë aktivitetin e avokatit për të parë nëse ka konflikt me ndonjë klient, pasi zhdukja e tij në mënyrë misterioze bënë të dyshojmë se mund të kemi të bëjmë edhe me ndonjë larje hesapesh”,sqarojnë burime nga grupi hetimit. Muça i ka humbur kontaktet me familjarët që nga data 2 nëntor, kur ai do të imbarkohej në traget, për t’u nisur drejt Italisë. Që prej asaj dite, bashkëshortja, familjarët e tjerë në shqipëri, shokët, të njohurit dhe të afërmit e tij nuk e kanë idenë e vendndodhjes së 54-vjecarit.

/Leonidha Musai/PANORMA/

Gjyqtari i arrestuar gjykoi Gërdecin dhe ishte në listën e ‘zezë’ të Ramës

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u ndalua sot nga policia pas iu gjetën 30 milionë lekët të reja në shtëpi duket se nuk është një emër i panjohur për publikun në Shqipëri.

Ai ka qenë edhe një nga gjyqtarët që ka gjykuar ngjarjen e Gërdecit, ku mbetën të vrarë më shumë se 26 veta.

Por, ndaj gjyqtarit në fjalë, duket se ka pasur dyshime të forta për korrupsion edhe më parë, sipas në një vëzhgim të thjeshtë, ai ka qenë i përshirë në listën e zezë të kryeministrit Edi Rama, ku ai e bëri publike disa muaj më parë.

 

Bazuar në mbi 3 mijë denoncime online, kryeministri Edi Rama publikoi në 12 Korrik një raport në faqen e tij në Facebook me 100 zyrtarët që kanë abuzuar në administratën e shtetit. Dhe, pikërisht në këtë listë ishte edhe Miri, për të cilin ditën e sotme policia e ka ndaluar, dhe është në pritje të lejes nga KLD, në mënyrë që t’i vërë prangat.

Kush është Gentiani që pagoi shumën e majme për gjyqtarin, historia e tij e vrasjes

Prokuroria kishte 1 vit që po hetonte për dyshimet për korrupsion rreth gjyqtarit Shkelqim Miri i cili u ndalua diten e sotme nga Policia.

Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje.

Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i cili njihet si “kundërshtar” i famijles ‘Dedja’. Per kete te fundit Policia eshte vene ne levizje ne kerkim te tij pas ndalimit te gjyqtarit. Doda akuzohet per korrupsion pasi dyshohet se eshte ai qe ka dhene shumen e majme qe gjyqtari te ndryshonte akuzen.

 

NGJARJA PËR TË CILËN BËHET FJALË:

Në korrik të vitit 2016, prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 20 vjet burgim për Gentian Doda, i ekstraduar nga SHBA në 2012 i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima
Përpasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera.

Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.

Ndalohet gjyqtari i Apelit, kontrolli në banesë i gjeti 300 milionë lekë

Ndalohet gjyqtari i gjykates se Apelit, Shkelqim Miri. Pas kontrollit të banese gjyqtari u ndalua nga policia dhe aktualisht mbahet në qeli. Mesohet se Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KLD për rastin dhe pritet që të vendoset nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestin e gjyqtarit.

Ai që prej vitit 2010 është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, që kur u transferua nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Burime të rezervuara nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ndaj Mirit ka nisur një hetim prej gati një viti.

Megjithatë, nuk jepen të dhëna se për çfarë hetimi bëhet fjalë konkretisht dhe për çfarë akuzohet.

Ajo çfarë e thonë me siguri burimet, është fakti se dje në banesën e tij është kryer një kontroll, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nga kontrolli i befasishëm, mësohet se janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash, rreth 300 milione leke.

Përballë këtij fakti, që deri tani nuk mund të hidhet poshtë, minimalisht akuza që mund të ngrihet ndaj gjyqtarit është ajo e fshehjes së të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Megjithatë, burimet thanë se nuk është vetëm kjo akuza për të cilën gjyqtari është hetuar prej një viti.

HETIMI
Një rreth i ngushtë prokurorësh dhe oficerësh të Policisë Gjyqësore kanë qenë në dijeni ditën e djeshme për kontrollin që u krye në banesën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Burime të rezervuara nga organi qendror i akuzës thanë dje se nuk është një kontroll rutinë, por në zbatim të një procesi hetimor që ka nisur prej afro një viti. Kontrolli i djeshëm ka qenë i befasishëm, në mënyrë që të mos i jepej asnjë mundësi subjektit nën hetim, që të manovronte, apo të fshihte provat.

Përballë këtij fakti, në rast se ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë tjetër, gjyqtari akuzohet për fshehje të të ardhurave, që përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

ETLEVA DELIA/PANORAMA

Pasuria e Tahirit kalon në ‘sitë’, nxirren dosjet nga bankat dhe hipotekat

Përveç hetimit penal prokuroria krimeve të rënda do të kalojë në sitë pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Grupi hetimor i ka nisur shkresa disa institucioneve dhe bankave për të verifikuar të gjithë pasurinë e ish-ministrit duke qenë se për të janë ngritur akuza e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit.

Informacion i detajuar pritet nga bankat e nivelit të dytë, pas verifikimeve te llogarive në emër të Tahirit dhe familjarëve të tij më të afërt. Një sërë shkresash i janë nisur edhe hipotekave për të pasur një listë të pronave të paluajtshme që ish-ministri i Brendshëm dhe rrethi i tij familjar posedojnë. Raportim është kërkuar edhe nga drejtoria e transportit rrugor për makinat që janë në emër të ish-ministrit. Të dhëna  prokuroria ka kërkuar edhe OSHEE, por pa specifikuar se për çfarë do të shërbejnë në hetimin e kësaj dosje.  Krimet e Rënda me këtë veprim hetimor kërkojnë që të hedhin dritë mbi dyshimet që ata kanë se Saimir Tahiri ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës që kryente grupi “Habilaj” dhe për këtë ai ka përfituar shuma të ndryshme monetare. Në të njëjtën kohë e njëjta procedurë është ndjekur edhe për Orest Sotën në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe 2 patenta lundrimi të Saimri Tahirit.

Ndërsa drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato ka zhvilluar një takim mesditën e kësaj të enjteje ne prokurorinë e krimeve të rënda. Në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht hetimi i Sotës dhe ngjarjet e shtatorit ne Elbasan, ku një makinë policie u godit nga një mjet i blinduar./Tv Klan/

Hahni është i kënaqur: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Komisioneri e Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn, gjatë një konferencë për mediat, bashkë me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se Shqipëri është në rrugë të mbarë.

Ai ka deklaruar se Shqipëri meriton hapjen e negociatave me BE.

Po ashtu, Hahn, ka kërkuar që të gjithë palët në Shqipëri, duke përfshirë opozitën, media dhe shoqërinë civili të jenë të bashkuar lidhur me angazhimin e vendit tonë për tu anëtarësuar në BE.

“Ne bazohemi tek faktet, dhe jo në thashetheme dhe jo në aludime. Është mirë se shikojmë se cili është realiteti. Unë përpiqemi të bëjë këtë, kryeministri po ashtu, por duhet bëjmë më shumë për këtë. Po, kemi diçka për të treguar, prsh sa i përket luftës kundër trafikimit të drogës, apo uljes të numrit të azilkërkuesve.

Është e rëndësishme që ne të merremi me to, dhe kjo na bashkon. Duke u bazuar tek fjalimi i presidenti Juncker, ne do të ndjekim një strategji për Ballkanin perëndimor dhe do nxjerrim një raport në shkurt.

Kjo tregon qartë angazhimin e BE për anëtarësimet e ardhshme, për vendet e Ballkanit perëndimor. Objektivi i ynë, ka të bëjë me atë që njihet si procesi i Vettingut, dhe unë pres që rezultatet e para t’i shikoj në fillim të vitit.

Po ashtu, këtu kemi të bëjmë me ato që njihen si 5 prioritet, dhe të gjithë këto janë në rrugën e duhur. Në vlerësimin tonë, Shqipëria është në rrugëtimin e duhur. Aspirata evropiane duhet të jetë një objekt kombëtar dhe duhet të mbështet nga të gjithë.”, -tha ai.

Pas lirimit të Genc Tafilit, shtëpia në Shkodër e kyçur. Fqinjët “mbyllin gojën” (Video)

Nga Senad Nikshiqi
SHKODËR- Pas lirimit nga Gjykata e Krujës News24 ka qenë në banesën e Genc Tafilit
në lagjen “Ndocaj” në Shkodër. Banesa qëndron e mbyllur dhe ka dalë në shitje prej vitesh. Familja Tafili është zhvendosur nga qyteti prej fillesave të problemeve me familjen Pjetrushi, por edhe të tjerë.

Në lagjen Ndocaj banesa është e kyçur, familja është zhvendosur prej kohësh pas problemeve dhe është nxjerrë në shitje. Dera e ndërtesës është e kyçur me një dry të vjetër dhe të ndryshkur.

Fqinjët janë tepër te rezervuar për të folur para kamerave por larg saj pohojnë se prej kohësh nuk kanë parë asnjë lëvizje në banesën e Tafilajve. Sipas tyre familja është larguar në Tiranë dhe në shtëpinë e vjetër nuk jeton me askush. Lajmi për lirimin nga burgu të Genc Tafilit natyrisht që iu ka bërë përshtypje. Duke mos dashur të mbajnë kontakte asnjë prej banorëve nuk ka komunikuar me fqinjët e zhvendosur.

Teksa i kishin mbetur edhe 3 vite burg, Gjykata e Krujës liroi me kusht Genc Tafilin, i dënuar me 25 vite burgim për bashkëpunim në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit në vitin 2000. Në atë kohe policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, babait të vëllezërve Genc dhe Admir Tafili. Në një shkëmbim zjarri gjatë operacionit u vra i kërkuari, por edhe drejtori i policisë Arben Zylyftari. Për vrasjen e Bahri Tafilit familja akuzoi shefin e krimeve të asaj kohe, Prelë Pjetrushin. Pas ngjarjes që futi në konflikt dy familjet, në vitin 2001 Admir Tafili kreu një atentat, mbi shefin e krimeve të Malësisë së Madhe, Prelë Pjetrushi, por ky i fundit arriti të mbijetojë. Duke u ndier i kërcënuar, ai u detyrua të largohet në SHBA.

Në lidhje me këtë ngjarje, në vitin 2002 policia arrestoi Admir Tafilin i cili u dërgua në burgun e Shën Kollit për të vuajtur dënimin. Në fundin e shtatorit 2010, Prelë Pjetrushi erdhi nga SHBA në Shqipëri për të parë prindërit dhe vëllezërit e tij dhe lajmi shkoi deri në burgun e Shënkollit. Admir Tafili u arratis nga ky burg, por Pjetrushi u largua menjëherë nga Shqipëria sapo mësoi se personi që i kishte bërë atentat edhe më parë ishte i lirë. Pak muaj më vonë Admir Tafili ende i arratisur, ekzekutoi në shenjë hakmarrjeje 2 vëllezërit e Prelës, Nik e Gjovalin Pjetrushi.

Oficeri i dekoruar zbulon faktet: Kush është grupi më i fuqishëm se Habilajt

Basir ÇOLLAKU

Bledar Naçi është ish-oficer i Antidrogës, dikur i dekoruar nga Saimir Tahiri dhe i përgëzuar nga Edi Rama për “heroizëm” dhe sot, i detyruar të strehohet nga përndjekja e shtetit që i shërbeu për shumë vite. Njësoj si Dritan Zagani dhe Antonio Nazeraj, jeta e Bledar Naçit mori tatëpjetën kur u përplas me grupin e Habilajve që udhëtonin me makinën e ish-ministrit të Brendshëm, në fund të vitit 2013.

Dje, në pjesën e parë të intervistës për “Gazetën Shqiptare”, ish-efektivi i Antidrogës së Fierit rrëfeu detajet e shoqërimit të vëllezërve Habilaj dhe lirimin e tyre me urdhrin e drejtorit të policisë. Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.

“Gazeta Shqiptare” ju sjell sot pjesën e dytë të intervistës me ish-efektivin e policisë, Bledar Naçi (sot ndodhet në një vend të BE) ku ai flet për trafikun e heroinës dhe kokainës. Naçi tregon dy incidente: i pari, kur sekuestruan 3.5 kg heroinë dhe “i zoti i mallit” i kërcënoi duke thënë se “Përgjimet që ju i dëgjoni në zyrë, mua mi sjellin nga Tirana dhe i kam në shtëpi”.

Dhe incidenti tjetër, kur ai dhe Zagani ndaluan një skaf të dyshuar për trafik dhe policia e Vlorës u përplas me ta me armë, pasi nuk lejonte sekuestrimin e skafit.

(vijon nga numri i djeshëm)

Pastaj erdhi arrestimi, burgosja dhe dënimi?

Jam arrestuar me datë 2 maj 2014, dhe jam liruar nga burgu me datë 14 janar të vitit 2015

Jeni pyetur ndonjëherë gjatë qëndrimit në burg?

Jo, gjatë qëndrimit në burg nuk jam pyetur asnjëherë. Pas disa muajsh më ka ardhur në qeli shefi i SHKB Fierit, duke më paraqitur një shkresë ku më kërkohej të firmosja mbylljen e hetimeve, se nuk ishin gjetur prova për të vazhduar hetimet më tej. Ishte ky person që më ka ardhur dhe në mjediset e burgut të Vlorës. Nuk jam pyetur asnjëherë nga prokuroria

Jeni dënuar pastaj?

Jam dënuar dy vjet me shërbim prove. Pas daljes nga burgu jam larguar nga Shqipëria pas disa muajsh.

Përse, ishit i pasigurt, kishit kërcënime?

Kërcënimet ndaj meje jashtë burgut kanë rrjedhojë dhe ato që janë bërë gjatë qëndrimit në burg. Kjo ka ndodhur dhe në burg

Si?

Mund ta verifikoni. Në burgun e Vlorës kam ndenjur në qeli me persona që ishin të dënuar me 25 vjet për vrasje,

Në qeli të dënuar ka..?

Po e di këtë, kam qenë në dhomë me persona që kanë qenë të dënuar për vrasje, për grabitje me armë dhe për pengmarrje, jam kërcënuar dhe nga të dënuar të tjerë.

Keni denoncuar?

Jam goditur brenda në burg.

Si goditur?

Po më kanë qëlluar të burgosur, duke më thënë se ti u ke bërë shumë keq miqve dhe shokëve tanë, gjatë kohës që ke punuar në polici, sidomos kohët e fundit. Jam masakruar, sepse një moment kam qenë vetëm dhe jam qëlluar, më kanë thyer dhëmbët e nofullës së sipërme, në burgun e Vlorës.

Ju nuk e keni denoncuar?

Ku ta denoncoj. Jam këshilluar dhe jam mbyllur në qeli, sepse këto gjëra mund të nisnin si sherre banale dhe mund të ishte fort mirë një tentativë ekzekutimi ndaj meje dhe kam shpëtuar për fat të ndërhyrjes së disa punonjësve të burgut që u ndodhën dhe hynë me shpejtësi. Kanosja ka vijuar edhe pas daljes nga burgu, kanë ardhur mesazhe direkt dhe indirekt, në lagjen time dhe në banesën time

Ju i keni denoncuar?

Ju pyesni a i kam denoncuar? Te cila polici? Te ajo e Fierit, që mua më futi brenda në atë mënyrë, te ata drejtues policie që kishin ato lidhje dhe njohje, ajo polici do më jepte garanci për jetën time..!!!

 

Ju keni punuar gjatë në polici, sipas informacioneve tuaja, cili është aktiviteti i grupeve kriminale në qarkun e Fierit, Vlorës, po të këtyre zonave?

Aktiviteti i tyre, është shumë i organizuar, jo vetëm në kultivimin e hashashit dhe janë të shtrirë dhe në trafikun e heroinë dhe të kokainës. Janë aq të organizuar sa nuk mund t’u ofrohesh dot. Janë shumë të organizuar sa policia këtyre grupeve, nuk mund t’u ofrohet dot.

Po nëse nuk i ofrohet policia kush mund ta bëjë?

Po ta them edhe një herë, policia këtyre grupeve nuk mund t’u ofrohet dot. Policia u ofrohet atyre, po të ketë drejtues policie që nuk janë të lidhur me to.

Kjo është akuzë, e keni të mbështetur në informacione?

Kjo është e vërtetë nuk është akuzë. Dhe unë mund t’jua shpjegoj konkretisht.

Po.

Gjatë muajit dhjetor 2013, seksioni Antidrogës, ku kam qenë edhe unë pjesë, ka bërë një kapje sasie heroinë, 3.5 kilogramë, e pastër dhe ky person është arrestuar e ka shkuar në burg dhe droga është sekuestruar. Gjatë hetimeve që kemi pasur na kanë dalë në lidhje me të, me numra telefonash persona që kanë biznese shumë të fuqishme në Fier.

Të kesh një numër, nuk e fajëson një person?

Këtë dua të shpjegoj. Nga hetimi këtij personi kanë dalë numra telefonash të këtyre bizneseve të personave që ne kishim në hetim, personave që kanë biznese në Fier, po flas për biznese të mëdha dhe jo për lokale e dyqane lagjesh. Dhe unë jam kërcënuar edhe nga ky person për të cilin po flasim, unë edhe ish-kolegu im Antonio Nazeraj.

Perse?

Sepse ky person ishte në ndjekje dhe në hetim nga ana jonë. Kjo çështje nuk bënte fjalë vetëm për 3.5 kilogramë, ishte akoma edhe më e madhe. Gjatë hetimit kemi marrë shumë informacione për adresa, për numra telefonash, informacione që përcillen tek të gjithë eprorët deri të drejtori, me numra telefonash, me automjetet që kanë dhe lëvizin me to, adresat e banesave dhe numrat e telefonave që këta i ndërronin herë pas here qëllonte gjithnjë që ne na dilnin të fikur. Këto info janë të përcjella në rrugë zyrtare tek eprorët tanë.

Por pastaj si vepruat me këtë hetim?

Gjatë kohës, që ky person dhe shumë persona të tjerë ishin nën hetim, vjen ky person dhe unë isha me kolegun tim Antoni Nazeraj dhe kërkon, na vjen aty ku ishim, kërkon të flasë me ne. Urdhëro i themi, çfarë ke për të thënë?

Dhe çfarë ju tha..?

Atë emrin tim tha mos e përmendni më, sepse ju e keni të kotë, mos shkruani më për mua, sepse ato disqet e përgjimeve të bisedave që dëgjoni ju në zyrë, unë i dëgjoj në shtëpi dhe unë i marr të gatshme nga Tirana. Kështu na tha mos u merrni me mua, merruni me të tjerë, e kjo për ne ishte një kanosje e hapur për shkak të detyrës, se mund t’ia kalojmë mirë bashkë, por edhe mund të mos ia kalojmë mirë. Ky person bashkëpunonte dhe me grupe të tjera.

Sa grupe të tjera kishte..?

Mund t’ju them se ky grup i fuqishëm kriminal kishte lidhje dhe me grupe në Vlorë dhe ka pasur lidhje të fuqishme edhe në politike, njëkohësisht kishte lidhje të forta edhe me Habilajt, këto informacione ne i kishim zyrtare, ishte grup paralele me Habilajt, por shumë më i fortë se ai.

I keni zyrtare këto informacione?

Sigurisht që i kemi bërë zyrtarisht dhe janë arkivuar, nëse këto i kanë hequr, atëherë kjo është punë tjetër.

Keni pasur bashkëpunim apo përplasje në luftën kundër trafikut?

Ne kemi pasur përplasje edhe me policinë e Vlorës në operacione kundër trafikut dhe për këtë mund t’ju tregoj një rast konkret.

Cili rast?

Kemi qenë në një shërbim në Lushnjë, së bashku me shefin e sektorit Dritan Zagani, se kemi qëndruar disa ditë dhe kemi pasur rezultate në kapjen e narkotikëve. Një ditë, na eshtë dhënë urdhër nga eprorët që kishin një informacion për një skaf në zonën e Levanit dhe kemi shkuar unë dhe Zagani. Gjatë rrugës Zagani komunikonte herë pas herë me shefin dhe informohej për detajet gjatë operacionit, informohej salla nga inspektori, dhe kështu zinxhir na vinte informacioni.

Çfarë mjeti ishte ai që po ndiqnit?

Ishte një Land Rover që po tërhiqte skafin për ta zhvendosur dhe po kalonte territorin e qarkut Fier, kishte mbërritur te ura e Mifolit. Ka qenë një këmbëngulje e Zaganit dhe e shefit që komunikonte dhe na u tha ta ndiqnim deri në destinacion që ta ndalonim, ndonëse kishte hyrë në zonën e Vlorës, duhej të përfundonim operacionin dhe unë dhe Zagani kemi vijuar ndjekjen dhe e kemi ndaluar mjetin

Çfarë bëtë?

Kemi kërkuar dokumentacionin e mjetit, ishte skaf me tre motorë, shefi bënte komunikimin dhe unë isha mbështetës. Eshtë kërkuar dokumentacioni, është kërkuar shpjegim nga poseduesi i mjetit, përse ke dalë në këtë periudhë, për çfarë arsye dhe ne kishim infot e inspektorit. Në këto momente që në po kërkonim shpjegimet ndaj këtij personi, nga na e shefit, në këto çaste mbërrijnë oficerë të policisë së Vlorës, katër persona, dy prej të cilëve i njihja se ishin oficerë policie.

Ata ju mbështetën ju?

Kanë debatuar me Zaganin, ne donim që mjeti të shoqërohej në Fier, gjatë kësaj kohë Zagani ka komunikuar me shefin duke kërkuar forca të tjera të mbështesnin operacionin dhe ishim në pritje të ardhjes së forcave.

 

Si ndodhi?

Dhe oficerët e Vlorës na thanë se ju nuk keni të drejtë, Zagani bisedoi me to dhe ata na thanë se jemi informuar nga salla operative se në rrugë është një skaf.

Ju s’besoni?

Jo unë besoj se janë lajmëruar nga personi që kishte skafin. Duke pritur forcat ata na thanë se jemi të Triportit dhe vetëm ne kemi të drejtë të bëjmë verifikim

E latë?

Zagani ka debatuar me këta persona, flas me ata që unë i njoh, që nuk kanë pranuar dhe donin me çdo kusht mjeti të shkonte në Vlorë dhe jo në Fier se ne jemi ekspertë. Zagani tha se ne do marrim e shoqërojmë mjetin, shef Zagani si ish-shef i Kufirit dhe njohës i mirë i ligjeve dhe procedurave u bëri të ditur atyre se po respektonin ligjin dhe ky debat u bë i nxehtë

Si?

U arrit deri në fyerje dhe nxjerrje armësh…

Nxjerrje armësh?

Po, në vend të na ndihmonin, ata këmbëngulnin në të tyren për të marrë mjetin dhe ne nuk jemi mbështetur nga policia e Vlorës në këtë operacion për të sekuestruar këtë skaf me tre motorë, polica e Vlorës është bërë pengesë, duke kërkuar me çdo kusht marrjen e mjetit

Si vajti..?

Nga ato kishte dhe persona të tjerë që po afroheshin dhe ne ndërkohë ne prisnim forcat tona dhe ne ishim në këto momente ne rrezik, kur ka ardhur patrulla e policisë dhe personi që kishte mjetin na kërcënuar mua dhe Zaganin duke na thënë se për këtë që po bëni do t’ju fus plumbin dhe ka shfrytëzuar situatën e debatit për t’u larguar.

Kush e mori mjetin?

Mjeti është marrë me forcë nga ne, janë marrë çelësat e mjetit, ndërkohë që erdhën dhe forcat tona mbështetëse. Personi në ikje e sipër na kërcënoi, Zaganin dhe mua, duke thënë se për këtë do ju fus plumbin, dhe u largua ndërkohë që oficerët e Vlorës e lejuan të ikte dhe nuk bënë asgjë.

E morët skafin dhe e dërguat në Fier?

Po skafi është marrë nga ne dhe është dërguar në drejtorinë Fierit dhe ka qëndruar një orë aty..

Si një orë..?!!

Ka qëndruar rreth një orë, jo më shumë se një orë, para drejtorisë së policisë së Fierit dhe e kanë marrë dhe është larguar.

Hollivood?

Ashtu mund të duket. Por nuk jam vetëm unë dëshmitar në këtë ngjarje. Nuk di si e kanë bërë dokumentacionin dhe kanë urdhëruar nga larg, por skafi menjëherë është larguar, nuk di kush ka urdhëruar nga lart që ka ndodhur kjo, po të them këtë që di.

Është bërë informacion?

Sigurisht është bërë informacion nga inspektori i zonës, është bërë raport shërbimi dhe është kërkuar nga shefat, dhe informacionit të tij i është bashkëngjitur informacioni ynë dhe është përcjellë për në drejtori lart.

Skafin e kanë marrë?

Jo e kanë marrë se nuk është grabitur, skafin është urdhëruar që ta largojnë ta marrë dikush. me gjithë makinë, fuoristrada me gjithë karrel

Trafiku i heroinës e kokainës ka pasur zgjerim këto vite, Habilajt thatë bashkëpunonin me grupe të tjera, kishte grupe më të forta se ky grup thatë?

Ka pasur grup të tjera dhe ka ende grupe në Fier, ekzistojnë janë të lidhur me njëri- tjetrin. Janë të lidhura. Nuk kanë targa grupet, targa Fieri apo Vlora, ka pasur dhe ka ende grupe shumë më të fuqishme se Habilajt, por këta hapnin rrugën. Këto grupe kanë pasur dhe kanë mbështetje politike. Kam info të sigurta. Vitet e fundit është fuqizuar akoma më shumë. Ka grupe në Fier që nuk mund të blesh një kilogramë apo dy kilogramë, ata nuk shesin më pak se 10 kile kokainë, por nuk kanë dashur të hetohen.

Kjo nuk është supermarket..?

Jo nuk është ashtu, por ka grupe që shesin me shumicë, janë dora e parë e trafikut dhe nuk japin me kilogramë, por me 10 kilogramë e lart.

Ku e dërgojnë?

Në Evropë, kryesisht në Itali, heroina vjen nga Afganistani, kokaina nga Amerika Latine por edhe Holanda.

Fieri ka grupe që nuk mund t’u ofrohesh dot edhe sot e kësaj dite që në flasim. Nuk i ofrohesh dot.

Kush i mbron?

Policia nuk u ofrohet se janë drejtuesit që janë të lidhen, një oficer antidroge, një polic i thjeshte është gjithnjë i rrezikuar dhe i shitur dhe në jo pak raste ne kemi qenë të dekonspiruar dhe të shitur. Kjo na ka ndodhur. Informacionet që bëj unë dhe kolegët përcillen më lart te eprorët nga shefat e seksionit dhe sektorit nuk kemi qenë asnjëherë të tradhtuar, sepse ne kemi bërë shumë shpesh info të përbashkëta, ku kemi firmosur bashkërisht në këto dokumentacione shkresa, raporte shërbimi, kur informacioni shkonte lart në drejtoi e drejtorinë e përgjithshme, atëherë ne shpesh ishim të zbuluar…

Vijon…

 

Tjetër dëshmi kundër Tahirit, ish-efektivi i antidrogës: Kërcënimet e Habilajve në emër të ministrit kur u bllokuam makinën

Ish-efektivi i Antidrogës së Fierit, Bledar Naçi ka treguar incidentin që pati në fillim të 2014-ës, kur u shoqëruan në komisariat dy kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm.

Në një intervistë të gjatë për “Gazeta Shqiptare”, Naçi rrëfen se si “Audi” AA003GB kundërshtoi kontrollin dhe i iku postbllokut të policisë. Më tej, ata u shoqëruan, megjithëse kërcënuan efektivët e policisë.

“Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit”, rrëfen Naçi përplasjen me Habilajt. Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij, Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi, që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.

Një vit më pas, pasi Bledar Naçi bashkë me efektivë të tjerë si Antonio Nazeraj dhe Dritan Zagani guxuan dhe ndaluan “Audi”-n famëkeq të vëllezërve Habilaj, nisi tatëpjeta për të gjithë.

EDI RAMA THËRRET NËN ARMË KOLONELËT DHE GJENERALËT E DIKTATURËS PËR TË MBROJTUR NARKOSHTETIN – Nga Azgan HAKLAJ

Junta ushtarake nuk e shpëton dot Titanikun e Rilindjes nga fundosja.

 

Edi Rama është kryqëzuar nga opinioni i brendshëm, nga shtypi, nga partnerët ndërkombëtar dhe agjensitë e tyre të zbulimit e luftës ndaj trafiqeve e korrupsionit, si personi përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbi të Evropës, në një oaz të krimit të organizuar ku ligjin e bajnë të fortët e baronët e lidhur me pushtetin.

Kryeministri ndërmori ditët e fundit një akt të dëshpëruar e të paprecedent. Me firmën e tij dhe vulën e ustallarëve të cilët e kanë kapur peng e vënë me shpatulla pas murit, Kryeministri i Republikës Parlamentare të Shqipërisë emëroi si të Plotëfuqishëm të Ligjit, 12 ish-ushtarakë. Këta prefektë dronë të Ramës, përfaqësues të zellshëm e të bindur tē krahut të armatosur të Rilindjes janë bërthama e farkut të ardhshëm, plani i kahershëm i Ramës për të importuar modelin kolumbian të kësaj organizate të majtë, kriminale e famëkeqe, e cila në katër dekada ka shkaktuar mijëra viktima në vendin e saj.

Prefektët ushtarakë e guvernatorë të këtij lloji kanë vendosur vetëm diktaturat e modelit tē Frankos, Pinoçetit, Metaksait dhe perandoritë koloniale në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Ramës i plasi në dorë bomba Tahiri dhe megaskandalet e Kodhelit, Beqjes, Nikollës, Ahmetajt.

I rezultoi se Tahiri është truri e tutori i bandës Habilaj.

E mori vesh se drejtuesit e policisë së shtetit janë filmuar nga zbulimet partnere duke ngarkuar thasët e drogës në skafet e trafikantëve.

U bind se i është çjerrë maska e logos së fushatës “Ne bëjmë shtet”.

Rama tani ka vendodur të zhveshë kostumet firmato Armani, Versace, e Piere Carde dhe të qeverisë në ditët e tij të fundit me uniformē ushtarake si timonier i madh, si Mao, Fidel Kastro, apo kolonel Gedafi.

Edi Rama u detyrua, e madje u urdhërua, të mos ia dorëzojë drejtësisë ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri, peshkaqenin e madh të narko-shtetit e arkitektin e krimit elektoral të blerjes sē votave dhe tjetërsimit të vullnetit politik të shqiptarëve.

Në vend te tij Rama bëri kurban zingjirin komandues tē policisë së shtetit dhe drejtuesit e burgjeve.

Filloi përndjekjen ndaj administratës qëndrore e asaj vendore me të njējten egërsi si dikur në Spanjēn mesjetare Ferdinandi dhe Izabela ndaj arabëve e çifutëve. Por nëse çifuti në Spanjën mbretërore mesjetare që nuk pranonte të konvertohej, të pagëzohej, ekzekutohej dhe u mbytën në det rreth një milionë të pabindur në atë kohë, Edi Rama nuk ka nevojë ta bajë një gjë të tillē.

Studime dhe anketime të organizatave prestigjoze të huaja kanë nxjerrë në pah të vërtetën tronditëse të Rilindjes e të Qeverisë Rama:
57 për qind e nënshtetasve të Republikës ku ai sundon e nuk qeveris, jo vetēm nuk duan t’ja shohin fytyrēn, por janë të gatshēm të largohen përtej detit, e madje përtej diellit, për faktin e tmerrshēm se Republika jonë nuk është më shteti i qytetarëve tē saj.

Narko-shteti i Ramës ështē kthyer në një oktapod gjigand, i cili gëlltit gjithçka me oreksin e tij të paprecedent: malet, fushat, bregdetin, minierat, hidrocentralet, kalatë e teatrot antike, zonat turistike dhe lumenjtë e kristaltë të Alpeve.

Modeli i Ramës e Rilindjes nuk është Shteti i Të Drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare.

Ai ka vënë nē krye tē parlamentit ish ministrin e Brendshëm të diktaturës komuniste, në emër të etërve të tij shpirtërorë Hoxha-Alia, Gramoz Ruçin.

Mendja diabolike e tij krijoi “Gardën ushtarake të prefektēve”.

Krahasoni Shqipërinë dhe Spanjën, Edi Padronin e klaneve kriminale dhe Kryeministrin Mariano Rajoy të Spanjës demokratike. Lideri i Spanjës përkundër rebelimit e seperatizmit Katalanas nuk iu drejtua ushtrisë, por futi në veprim gardën civile.

Rama nuk pranoi t’ia dorëzojë drejtësisë kumbarën e banditëve, Tahirin e skandaleve të njëpasnjëshme dhe thërret ushtarakët për të bërë ligjin.

Para një dekade disidenti i shquar antikomunist At Zef Pëllumbi pati profetizuar se Edi Rama do tē shkatërrojë Partinë Socialiste.

Kjo ndodhi vërtetë.

Ai e zëvendësoi PS-në, një aset të rëndësishëm kombëtar, me Rilindjen, përtej fasadës së të cilës fshihet pushteti i baronëve të drogēs dhe trafiqeve. Për këtë krim politik Rama ështē përgjegjës para qindra-mijëra shqiptarëve, të cilët e kanë votuar PS-në dhe kanë besuar sinqerisht tek alternativa e saj.

Por ai ka 5 vjet që e ka kaluar vizën e kuqe dhe tashmë nuk është rrezik vetēm për tē majtēn e vërtetë. Jo. Ai tashmë është rreziku numër një (nr. 1) i demokracisë, i sigurisë kombëtare, i fjalës së lirē, i opozitës, i shoqërisē civile dhe i integrimit tē Shqiperisē në Bashkimin Evropian.

Nëse Serbia e Millosheviçit, e Mlladiçit e Sheshelit, makina ushtarake e të cilëve përgjaku Ballkanin dhe shkaktoi dhjetra mijëra viktima është sot para Shqiperisē në proçeset integruese evropiane, kjo ndodh për një fakt të qartë e kokëfortë: Rama dhe Qeveria e tij i kanë bllokuar për tre vjet negociatat për antarësimin e Shqipërisë në BE, kanë përzanë investitorët e huaj prej dy vitesh, sepse nuk e shohin më Evropën si njē alternativë e qëllim të strategjisë së tyre politike.

Paratë e qarkulluara nga droga ne vitin 2015-2016 e kanë tejkaluar në mënyrë të frikshme buxhetin e Qeverisë Rama.

Dyert e BE dhe investimet e huaja janë të mbyllura për Shqipërinë për sa kohë që të qëndrojë në këmbë pushteti dhe Republika e Kanabisit.
Prandaj duhet me urgjencë një qeveri e re antimafia me konsensus të gjërë politik për të çuar përpara proçeset integruese të Shqipërisë.

Por Rama po ban të kundërten e konsensusit.

I ngazëllyer nga fitorja ndaj Xoxes sē tij – Kokēdhimës, triumfi ndaj Blushit e zërave refraktarë në PS, e ka trimwruar Narcistin dhe ka shpallur si platformë të tij politike luftën ndaj Opozitës, Mediave, Akademisë së Shkencave, Prokurorisë, Pushtetit Gjygjësorē dhe të gjithë segmenteve të shtetit të cilat po përpiqen të ruajnë pavarësinë e tyre kushtetuese.

I tmerruar nga fakti se Opozita ështē bashkuar dhe denoncimet e saj për përfshirjen nē aferat e krimit tē qeveritarëve të lartë po vërtetohen dita-ditës, po kërkon me ngut aleatë për tē shpëtuar lëkurën.

Po ku t’i gjejē Rama aleatët?

Perëndimi e ka bojkotuar dhe etiketuar si kryeministrin e vendit më problematik të Evropës.

Tutorët e tij në Lindjen e Afërt dhe të Largët i kanë tërhequr veshin se me papërgjegjshmërinë e tij e ka dekonspiruar skenarin e tyre dhe po vë nē rrezik interesat e strategjinë e tyre për dominimin ideologjik, ekonomik e kulturor të Ballkanit.

Armët e timonierit Rama janë patentat e Sajmir Tahirit dhe dhuna e kartonave në parlament.

Kjo strategji mund të funksionojē për pak kohē sa të hapet “Kutia e Pandorës”. Dosja ÇEZ, dosja Kodheli, Beqja, Nikolla, Ahmetaj janē bomba që ai nuk ështē në gjendje t’i çaktivizojë. Shpërthimi i tyre do ta shembë “Raishtagun Ramist” dhe do ta përmbytē “Titanikun e Rilindjes”. Patentat detare të Tahirit nuk e shpëtojnë dot. Opozita është e vendosur t’i shkojē deri në fund betejës për të çmontuar shtetin e shndërruar në Keops të mafies dhe tw krimit.

Përtej numrit tē mandateve opozita ka një “as” nē dorë:
Kauzën e saj tē drejtë tē mbështetur nga qindra e mijëra shqiptarë.

Edi Rama, timonieri i Republikës së drogës e të krimit, kumbara dhe avokati i politikanëve e qeveritarëve të etiketuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të Habilajve e sivëllezërve të tyre, ka shpallur me pompozitet “Vitin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)”. Kot nuk thonë se patriotizmi është streha e fundit e horrave dhe banditëve.

Po çfarë e lidhë këtë Don Kishot të pushtetit me emrin e Heroit tonw Kombwtar Gjergj Kastrioti?!

Para qindra vitesh në vitet 1460 -1461 Gjergj Kastrioti mori pjesë në Luftrat Civile në mbështetje të Ferdinandit të Napolit. Së bashku me Venedikasit luftoi derisa vdiq në vitin 1468 në Luftën Osmano-Venedikase 1463-1479.

Nëse Kryetrimi Shqiptar Skwnderbeu zbarkoi triumfalisht në Barleta në vitin 1465 me kalorësi e topa dhe vendoste fatin e Vatikanit e të Mbretërisë sē Aragonës, e të Mbretit Alfons, sot po zbarkojnë në Bari, Brindizi e Ankona jeniçerët e Ramës e të Tahirit me tonelata drogë.

Ky është Gjergji i Ri i Rilindjes, njw rusofil e greqishtfolës që kërkon ta nderojë Moisiun tonë, Gjergjin e Madh.

E ndërsa prijësi i Rilindjes e shpalli vëlla Erdoganin e mik Vuçiçin, Gjergj Kastrioti ua ndali turrin Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmetit tē Turqisë, tw Brankoviçit të Serbisë dhe e mbolli tokën e Arbërit me kufomat e barbarëve.

Sot pas pesë shekujsh, Edi Rama, miku i serbëve e i turqëve, timonieri i maxhorancës, e ka mbjellë me hashash dhe ua dërgon si trofe dhe emblemë të Republikës së tij Evropës në vitin 2018, në vitin e Skënderbeut.

Viti 2018 është viti i Gjergj Kastriotit, por kurrësesi Viti i Ramës dhe i bandës së tij në pushtet.

Sa herë që shqiptarët janë ndodhur në udhëkryqet e historisë dhe kanē luftuar për lirinē e tyre i janē drejtuar ikonēs së tyre: Gjergj Kastriotit.
Shenjtori i lirisë nuk i ka braktisur kurrë, e në këtē vit të 550 vjetorit të tij nderimi më i madh që do t’i bajnë bashkēkombasit është si kurban peshqesh rrëzimin e Ramës e tē Qeverisē së tij.

Porosia e fundit e Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit–Skwnderbeut, ishte: Qëndroni të bashkuar, mbrojeni lirinē tuaj. Amanetin nuk e tret as dhéu.

Ansambli Opozitar sot ka për detyrē njē mision të madh, përmbysjen e narko-shtetit dhe kthimin e Shtetit të së Drejtës. Rrëzimin e kësaj maxhorance me vota të blera dhe kthimin e institucioni të votës së lirë. Kthimin e pushtetit në shërbim tē qytetarit e jo të mafies. Këtë mund ta bëjë një Qeveri Konsensuale Antimafie.

U kapën me 1.2 ton drogë në Rinas, Gjykata lë të lirë gruan, burg për bashkëshortin

Gjykata penale e Tiranës ka lënë të lirë gruan që u kap me mbi një ton drogë së bashku me bashkëshortin në Rinas.

 

Merita Sula, u la e lirë nga gjykata, e ndërsa bashkëshorti u mbajt në qeli pasi mori përsipër gjithë përgjegjësinë.

Sasia e kanabisit prej 1 ton e 239 kilogram kanabis është u gjet në banesën e Hasan Sulës në Rinas më 4 nëntor, ku u arrestuar edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula.

Arrestimi

Burre e grua ne Rinas u arrestuan nga policia, kurse dy djemte e tyre jane shpallur ne kerkim. Ata u prangosen gjate operacionit te koduar “Papafingo”, pasi gjate kontrollit ne banesen e familjes Sula u zbuluan 1 ton e 239 kg kanabis.

FOTO – Zbulohen patentat e nivelit ‘Skipper’ të Saimir Tahirit, u gjetën në makinën e biznesmenit

Pas denoncimit të kreut demokrat Lulzim Basha se gjatë kontrollit në makinën e biznesmenit O. S janë gjetur edhe dy patenta që i përkasin ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Panorama ka siguruar foton e tyre.

saimir-tahiri-patentat

 

 

Policia e Shtetit bëri me dije se është arrestuar shtetasi O.S dhe bëri me dije se i është gjetur një shumë prej 800 mijë eurosh, por nuk deklaroi për asnjë patentë të ish-ministrit.

Dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e biznesmenit siç shihet në foton që janë dy leje drejtimi për mjet lundrues të nivelit ‘Skipper’ (kapiten)’.

Saimiri në përgjime – Gazetari italian: Përmendet ish-ministri, prokuroria ka prova

Gjatë një lidhje telefonike për ‘News24’, gazetari i ‘Meridionews’ Daio De Luca ka thënë se Gjykata e Rivlerësimit të Katanias ka vendosur sot mosndryshimin e masës së sigurisë për 10 të arrestuarit e dosjes ‘Habilaj’ të akuzuar për trafik droge. Gjykata la masën e sigurisë e ’arrest në burg’ për të pandehurit, duke përfshirë edhe kreun e bandës, Moisi Habilaj.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një Saimir të dytë apo për ish ministrin Saimir Tahiri i cili permendet ne hetime, gazetari italian tha se nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë për ish ministrin e Brendshëm.

Çfarë ndodhi sot me këtë proces?
Sot u zhvillua gjyqi i rivlerësimit dhe u konfirmuar masa me burg për të gjithë arrestuarit.

Mbrojtja tha që nuk ka prova?
Mbretja e Habilajt kërkoi masën e arrestit për të pandehurit pasi pretendoi se nuk ka prova për të mbajtur në burg.

Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, Ministri i Brendshëm dhe përfaqësues nga Policia italiane vijnë në Tiranë

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti së bashku me  një delegacion të nivelit të  lartë të ministrisë dhe  Policinë italiane do të vijnë neësër në një takim zyrtar në Shqipëri.

Ardhja e tyre bëhet disa ditë pas publikimit të ‘Dosjes Habilaj”, dosje e përgjimeve në të cilën përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Fokusi i kësaj vizite nuk do të jetë kjo çështje, siç bëhet me dije nga njoftimi për shtyp.

“Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së”, shkruhet në njoftim.

Axhenda:

Ora 10:00             Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB)

Ora 11:00             Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë

Ora 11:30             Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)

Izet Haxhia po përpëlitet pa shpresë në trekëndëshin e Bermudës ku do mbytet Klosi-Baze-Muç Nano – Nga Azgan HAKLAJ

Duke e kuptuar se po i vjen fundi lojës së tij ai ka leshuar sinjalin “Sos” për padronët e tij dhe ju kërkon me deshpërim ndihmë për të sajuar dosje imagjinare kunder kujdo që është rreshtuar në kahjen e kundërt të krimit, të narkoshtetit dhe emisarëve të përçarjes krahinore dhe kombëtare.

Përpjekja për të demonizuar protagonistët e mëdhenj të demokracisë shqiptare Berishën, Hajdarin e së fundmi Liderin e Opozitës Basha, si dhe ish-grupin e deputetëve demokratë të Tropojës, Hysen Osmanaj, Xhevdet Mehmeti dhe mua, të votuar në mënyrë plebishitare nga populli i Malësisë së Gjakovës dëshmon humbjen e ekuilibrit mendor, ç’orientimin logjik e politik të tutorëve të tij, të cilët të verbuar nga urrejtja nuk arrijnë të kuptojnë se populli i Tropojës e ka dhanë masivisht e në vazhdimsi verdiktin e tij duke e nxjerrë me votën e lirë jashtë loje qeverinë e krimit e të bandave zëdhënës e megafon i prishur i të cilës është Izet Haxhia.

Ky tellall në mërgim i Bermundës, ku do të fundoset, akuzon me një fjalor prej shpifësi e njeriu të papenduar për krimet e tij, të cilat paturpësisht kërkon t’ua faturojë të tjerëve.

Ai kërkon të rindezë konflikte dhe përçarje në Tropojë.

Duke qenë megalloman, tërësisht mediokër e injoraNt me taktikat e strategjinë qa ja servirin arkitektët e skenarit kriminal, si ka mbetur rrugë tjetër veçse të tentojë të pamundurën: Ta fusë pykën në nyjën e lisit, edhe pse është i bindur se pyka në nyje nuk ngulet dot, por ose thyhet, ose kërcen mbrapsht e t’i ban tyrinjtë përshesh.

Për mua si person dhe kolegët e mi ka vendosur sovrani duke na votuar në menyre referendare, duke na besuar përfaqësimin në Parlamentin e Shqipërisë .

Poshtersia e tij arrin deri aty sa të sulmojë edhe profesorin tonē të nderuar Xhevdet Mehmeti. 2.400 vjet më parë Aleksandri i Madh shprehej për mësuesin e tij Aristotelin: “Nëna më lindi në tokë dhe Aristoteli më ngriti në qiell”. Nuk e di si ndihet profesor Mehmeti për ty se çfarë monstre ka pregatitë.

Izet, ju si mjek harruat betimin e Hipokratit të madh për t’u shërbyer dhe për të mjekuar e shëruar edhe armiqtë e tu, kurse ju Izet bëtë një betim tjetër: Asgjësimin e PD-së së Tropojës dhe futjen e vllavrasjes në vendlindjen tuaj.

Keni bërë kaq shumë krime e zullume sa jeni dënuar me burgime të rënda, me vendime të formës së prerë në Shqipëri e Greqi, si vrasës.

Akuzat që mē bëni mua janë të kahershme, të dala boje.

Ju dhe tutorët tuaj bëni mirë të mos harroni se për mua ka vendosur Sovrani dhe Drejtësia njëherësh.

Unë jan një qytetar i lirē dhe nder tê rrallët që kam këmbëngulur vazhdimisht për vetingun në drejtësi, për hapjen e dosjeve të diktaturës dhe demokracisë dhe për pastrimin e politikës, të administratës dhe mediave, nga monstra të tilla si tutorët tuaj.

Ti endërron që njerëzit të besojnë ty, ndërkohë që ju jeni modeli i besëprerjes, i intrigës dhe i shpifjes.

Dosjet janē në Tiranë Izet. Shteti që ju i shërbeni me këto shpifje le ti hapë.

Unë pres qetësisht dhe i gëzuar, sepse jam i bindur se njerëzit do të tallen me ty dhe ustallarët tuaj si me lëkurën e ujkut.

Izet, populli i Tropojës na ka vlerësuar për atë që ne meritojmē:
Mua më ka votuar disa here si kryetar i Këshillit Bashkiak të qytetit Bajram Curri, si zv/kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës dhe së fundmi deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Mē kanë nderuar me disa tituj, çmime e çertifikata nderi në të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar.

Nuk dekurajohem aspak nga Protestat e Rusisë e të Serbisë për aktivitetin tim të dendur në shërbim të Kombit Shqiptar.

Ndihem krenar që jam “Qytetar Nderi” i qytetit të Bajram Curri, “Nderi i Qurkut Kukës” me vendime unanime, kurse ty populli ta ka venē nofken “rrehan”, pra shqip e shkoqur: njeri i rrahur.

Sigurisht që unë jam krenar për këto vlerësime të larta, por nuk më vjen çudi që dhe ju të ndiheni mirë me faktin që CV-ia juaj është e mbushur me rrahje e dhunē e me faktin tjetër që mburreni me hakmarrjen.

Ju mundoheni të më intimidoni mua me faktin se nuk mora hak ndaj atentatirit për vrasjen e mbetur në tentativë nga njē efektiv policie në Tropojë, koleg i vëllait tuaj Ismetit, dhe miku juaj i ngushtē.

Këtu gabon rëndē!

Modeli im nuk ēshtē modeli i hakmarrësit, i vrasësit politik apo i cubit tē mbështetur dhe sponsorizuar nga pushteti kriminal.

Modeli im ështē Anton Çeta, Binak Alia, Tunxh Miftari, Azem Hoxhë Dollapi, stërgjyshi im Shpend Zeqir Haklaj e burra të tjerë të Malsisë së Gjakovēs, pajtimtarë të mēdhenj, fjala e tē cilëve ka peshuar sa malet.

Modeli politik kombëtar e kulturorē që më frymëzojnë mua janē Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e Ismail Qemali, Mbreti Zog I e Ibrahim Rugova, Nënë Tereza e Ismail Kadare, Ramush Haradinaj e Ali Ahmeti, e së fundmi Kryetari i Opozitës z. Basha.

Modeli juaj ështē dhuna dhe vrasja politike. Ju ju frymēzojnë modelet e Haxhi Qamilit e Napoleon Zervēs.

Badiguardi Izet, gjykatat në tē gjitha nivelet kanë thanë fjalën e tyre të fundit për ty e pēr mua.

Gjykatat e shqiptare mē kanë çertifikuar si qytetar tē lirē, gjykatēsi popull më ka besuar disa herë perfaqësimin e tij nē nivel lokal e qendror.
Kurse për ju ka dhënē vendimin përfundimtar me pushkatim moral për të mos u kthyer më kurrë në sheshet e krimit.

Unë jam këtu dhe shkel i lirē çdo cep të trojeve etnike shqiptare, ndërsa ju ikanak ja mbathët si lepur, për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ju ka tmerruar fakti që Azem Hajdari u kthye në vendlindje madhështor. U dogj skenari juaj për të shkaktuar gjakderdhje, për të kryer krime e fshehur dorën, pikērisht nē këtë ditë të shënuar për Tropojën dhe demokracinë shqiptare. Ju si një antivlerë e Tropojēs dhe ustallarët tuaj nuk e imagjinoni dot faktin se kjo trevë heroike e Shqipërisē do të ngrejë përmendore tē tjera bijve të bijëve të saj të shquar Ali Ibrës e Mic Sokolit, Haxhi Zekës dhe Sokol Ramës, Prel Tulit, Col Delisë e Tahir Sinanit dhe heronjve të rezistencēs antikomuniste.

Ju mbetët peng në hipotekën e piratëve të krimit duke u shndërruar nē një skllav të kohëve moderne.

Braktisët mjekësinē për t’u berē badiguard, por pikērisht në këtë profesion u tregove tinzar dhe i pabesë duke dhënē antimodelin e atij të cilit Kreu i Shtetit i beson jetën.

Po të sjell në vemendje se modeli i këtij profesioni të vështirë është ai i Levetēs – badiguardit trim tē Skënderbeut që e shpetoi nga vdekja në betejë duke e mbuluar me trupin e tij dhe major Llesh Topallajn që dha jetën për të mbrojtur Mbretin Zog në atentatin e Vjenës nga plumbat e Ndokë Gjeloshit.

Ti solla në vēmendje këto fakte për të dëshmuar se libri është pasuria ime më e çmuar dhe dija është feja ime e vërtetë.

Nuk kam investuar për palate, vila luksoze, makina të blinduara apo skafe, por për libra. Prapa shpinës në foto nē shtëpinē time janë disa prej tyre.

I kam shkruar katër libra Izet, së shpejti do të botohen edhe dy të tjerë.

Bota mediatike vizive dhe e shkruar më ka tashmë një personazh të përhershēm.

Ju thoni se që herët dija të këndoja dhe të kërceja, edhe për kërcimin kam marrë disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Dhjetra festivale kombëtare i kam organizuar në mbarë trojet etnike që synojnë unifikimin kulturorē e shpirtëror tē Kombit Shqiptar, e sigurisht kam spikatur si producent.

Për këtë aktivitet shumēdimensional jam nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin: “Mjeshtër i Madh”.

Në arkivin e RTSH- së ndodhen mbi 120 orë filmime dokumentarësh, ndërkohē që nē arkivin e shtypit të përditshëm dhe google mund gjesh qindra artikuj të shkruar jo sot por për gjatë 20 viteve.

Unë jam mik i modestisē, por më duhet të ju them se kjo është përgjigja ime për ty, për kulturën time, për të cilën kam investuar një jetë të tërë.

Pikërisht tani që po shkruaj kēto rreshta shpirti i Shotës vrarë nga terrori shtetēror 16 vjet më parë më thotë: Vëlla Azgan tregoi tellallit të krimit Haxhi Miletit se Haklajt kanë dy shekuj që e derdhin gjakun për Lirinë e Pavarësinē e trojeve etnike dhe konsolidomin e Shtetit Shqiptar.

Tregoi renegatit, idhujtarit të Hamza Kastriotit, Napolon Zervës e Haxhi Qamilit se kemi katër deshmorë tē Atdheut, dhe nē qoftē nevoja do të japim dhe të tjerë për kauzën e shenjtë të Lirisë dhe Bashkimit Kombëtar.

Motër Shotë, ti je martire dhe vendi yt ēshtē në paqen e pērjetshme.
Tē jap fjalēn qē kjo do të jetē replika e fundit me këtë bastard, të cilin Tropoja e Shqipēria e kanē flakur me neveri në shkretëtirat e Azisë.

Ai do të ketē tē njëjtin fat si Hamza Kastrioti, i cili vdiq si lypsar në rrugët e Stambollit apo nē variantin e Judës, i cili me 30 asprat që u shpërblye për tradhëtinë ndaj Krishtit bleu një litar dhe u vetëvar.

Izet Haxhi Miletit mund t’i ndodhë me keq akoma, ashtu si Ali Kimikut tē Sadamit t’i këputet qafa në litarin e vet.

Po e mbyll poetikisht këtë epilog tē replikës me ty duke zgjedhur këto vargje të bukura nga “Lahuta e Malësisë” të Homerit të ndjesive Shqiptare, Gjergj Fishta: “S’ashtë për burra hapsi as shkopi/ Për ta a shpata ose konopi”.

Hoxha: SHISH ka përgjuar 823 herë Metën, 670 herë Ramën

I ftuar në emisionin “Opinion” në “TV Klan” për të diskutuar për polemikat e dorëheqjes së shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar Visho Ajazi Lika, gazetari Artan Hoxha tha se nuk duhej të ishte larguar.

 

“Dhënia e dorëheqjes është të heqë dorë nga përgjegjësia në këtë fazë,” tha Hoxha. “Kryeministri dhe presidenti janë përgjuar nga SHISH. Meta është përgjuar 823 herë me telefonata të gjata dhe të shpeshta.

 

Kryeministri Rama është përgjuar me ambasadorin tonë në Beograd, po ashtu është përgjuar kreu i PD-së Lulzim Basha. Është përgjuar edhe Saimir Tahiri me ambasadorin italian dhe atë grek. I vetmi që nuk është përgjuar nga zyrtarët është  Saili Berisha” tha Hoxha

Dorëheqja e shefit të SHISH, gazetari plas bombën: Visho Ajazi ka përgjuar mbi 800 herë Metën dhe Ramën

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24” ka folur për dorëheqjen e shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Artan Hoxha tha se ky shef shërbimesh ka përgjuar edhe presidentin edhe kryeministrin.

“Visho Ajazi është emëruar pas një marrëveshje mes Presidentit Nishani dhe kryeministrit Berisha në atë kohë. Pati këndvështrime kundër tij, pasi kishte qenë nëndrejtor në kohën e Gazidedes. Edhe partnerët strategjikë e mbështetën emërimin. Në dijeninë time dorëheqja e Ajazit është bërë ditën e premte.

Ky shef Shërbimi është akuzuar edhe nga Presidenti Meta edhe nga kryeministri Rama. Meta është përgjuar 823 herë, në telefonata të gjatë e të shpeshta me një person. Rama është përgjuar me po të njëjtin person që është përgjuar edhe Meta. Rama është përgjuar disa herë me këtë person, rreth 70 herë. Rama është përgjuar edhe mbi 600 herë në biseda të tjera. Gjuha e përbashkët mes Ramës dhe Metës është dorëheqja e Visho Ajazit dhe jo emërimi i Helodon Bendo. Kjo që ka ndodhur sot është një lojë poshtë tavolinës.” tha Hoxha.

Ja pse dha dorëheqjen Visho Ajazi

Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika qe u dorehoq sot nga detyra nuk ka pasur asnje presion por ka dashur te beje nje tjeter hap ne karriere dhe ambicien e tij i vetmi qe e ka ditur eshte kryeministri Edi Rama.

“Ka konkurruar para 5 muajsh për një pozicion në Bruksel, ka konkurruar në një konkurs me dosje.Eeshte një detyrë në rang ndërkombërar në Bruksel. Eshte bere nje hap i tille ne dakordësi me kryeminsitrin Rama, i cili e dinte një gjë të tillë. Ishte i vetmi që nuk u befasua. Nuk ka pasur as presion dhe asgjë tjetër. Reagimet politike kanë qenë për shkak të paqartësisë që shoqëroi këtë cështje”.

Flasin 2 ish-drejtorë: Skandalet e SHISH në 5 vitet e Visho Ajazit dhe një paralajmërim për Berishën

I diplomuar në matematikë. Ka bërë dhjetëra kurse e trajnime brenda dhe jashtë vendit. Ka treguar aftësi në disa sektorë specifikë.

Helidon Bendo pritet të shënojë emrin si drejtuesi i 10-të në krye të SHISH pas vitit 1991 por edhe i pari drejtues i SHISH që ka kaluar të gjithë karrierën e vet nga inspektor i thjeshtë deri në drejtimin e këtij institucioni.

Ai pritet të jetë gjithashtu i pari drejtues që është diplomuar pas rrëzimit të komunizmit dhe I pari që ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të larta të shtetit dhe të shërbimeve partnere.

Dy ish drejtorë të rëndësishme në strukturat e shërbimit sekret shqiptar Sokol Gashi dhe Naim Meçalla dhanë dje vlerësimet për kreun e  ri të SHISH që ka propozuar kryeministri Rama dhe është në pritje të dekretimit të presidentit te Republikes.

Të ftuar gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Meçalla tha se ka punuar me Bendon gjatë kohës që mbante detyrën e drejtorit të Analizës dhe tha se ai njihet për integritet, profesionalizëm dhe aftësi të larta profesionale.

“Kam patur rastin të punoj dhe bashkëpunoj me të dhe më erdhi mjaft mirë kur dëgjova që kryeministri e ka propozuar për kreun e SHISH pikërisht Bendon. Jam i bindur që SHISH do të arrijë suksese nën drejtimin e këtij institucioni”. Në të njëjtën linjë ishte edhe Sokol Gashi pavarësisht se u shpreh se ai do arrijë rezultate vetëm nëse politika do të lejojë të punojë brenda detyrës së vet.

SKANDALET NË SHISH

Por dy ish-drejtuesit bën publikë një sërë problemesh që ka aktualisht SHISH. Sipas Gashit në këto pesë vite të drejtimit të Visho Ajazit SHISH u kthye në një organ që më parë raportonte te ai që dihet se ku se sa te kryeministti që e ka detyrë kushtetuese. “Batuta në rrjetet sociale është se pas largimit të Visho Ajazit nuk do të ketë më qytetar dixhital dhe Berisha do të mbesë pa punë”, tha Gashi.

Me një përvojë të gjatë në SHISH duke qenë katër herë drejtor në drejtori të veçanta Gashi tha se Presidenti i SHBA e nis ditën e punës duke lexuar 5 faqe raport të përditshëm që CIA ia vendos në tavolinë çdo mëngjes. Ndërsa tek ne unë nuk e di sa herë e ka takuar dhe sa herë ka shkuar Visho Ajazi Lika në zyrën e kryeministrit Rama në këto 4 vite që ai është shef i qeverisë.

Mjafton ky fakt për të kuptuar se si ka punuar SHISH në këto 5 vite. Për Gashin duke përjashtuar drejtorinë e Antiterrorit që është krenaria jonë, strukturat e tjera të SHISH kanë probleme thelbësore që nisin nga mungesa e financimit e deri tek organizimi dhe kjo ka sjellë që shërbimet e huaja jo dashamirëse ndaj Shqipërisë janë ulur këmbëkryq në vendin tonë dhe ne nuk kemi patur mundësi ti kundërpërgjigjemi.

Sipas Gashit fondet për shërbimin tonë sekret janë skandaloze. “Imagjinoni që ne kemi rezidentë vetëm në tre shtete kufitare me ne, ndërsa në shtete të tjera nuk kemi fare. Në vend që agjentët tanë të shkojnë te burimet burimet vijnë këtu sepse shërbimi ynë nuk ka parë. Pra për mua ky është një skandal që duhet të ndërhyhet më menyrë imediate”- tha ai. Por sipas Gashit skandalet në SHISH nuk mbarojnë këtu.

“SHISH është kthyer në një vatër e nepotizmi të pashoqë kur vetë drejtuesit e SHISH kanë emëruar familjarët e tyre në poste të ndryshme. Madje ka raste kur baba, nënë, bir dhe bijë punojnë në strukturat e këtij shërbimi duke u kthyer një skandal më vete. Shërbimi Informativ Shtetëror ka një organikë prej 700 deri në 800 punonjës të shtrirë në të gjithë vendin por edhe jashtë.

Azgan Haklaj – Izet Haxhisë: Nëpërkë, senator krimi… ja intrigat e tua nga Azemi te Zagani

 

Nga Azgan HAKLAJ

Keni mëshirë për shpifësit e mashtruesit, thoshte Seneka, sepse ata janë skllevërit e vërtetë të shoqërisë dhe njerëzimit. E citova këtë sentencë të filozofit të madh të Romës, sepse në qoftë se ka njeri për të cilin vlen më së shumti mëshira e lutja ky është Izet Haxhia.

Peng i mëkatit, skllav i shërbimeve sekrete i Klosit e sojit të tij, siç dëshmoj edhe vet si bashkëpuntor i ish shikasit të Gazidedes, një kukuvajkë e zëdhenës i ish-sigurimit të shtetit dhe pse jo i shërbimeve sekrete të huaja serbo-greko-turke. Qëllimi final i platformës së tyre është destabilizimi i Shqipërisë, përçarja e lufta civile mes bashkëkombasve, e më në fund coptimi i trojeve etnike për t’i kthyer në plaçkë tregu për orekset e këtyre shteteve ish-perandori të dikurshme, armike shekullore të Shqipërisë.

* * *

Shumë miq më këshilluan të mos merrem me ty Izet, sepse më thanë se ky interpret konspiracionesh, ky Rasputin i vogël, ka përgenjeshtruar vehten duke i kërkuar falje Dritan Zaganit, të akuzuar në fakt për një periudhë që ti dole bllof, sepse për në atë kohë që ti zotëri bën fjalë i bie që ai të ketë qenë student (shih ditëlindjen). Por unë vendosa t’iu përgjigjem tutorëve e mentorëve tuaj që të udhëheqin në sulmet e paprincipta ndaj çdokujt që nuk është në vathen e tyre.

Këto ditë ju zgjodhët të sulmoni një çift ekselentë juristësh me shpifje e intriga për shkak të detyrës, znj Elisabeta Imeraj dhe z Agron Bajri, por dhe grupin e prokurorëve në bllok, duke u bërë pjesë e ansamblit të korbave të zi Mero Baze – çorapes dhe Muç (t) Nanos që dirigjojnë frontin antimalësorian edhe pse urrejtja krahinore është krim.

Izeti iu erdhi në ndihmë qeverisë narkotrafikante në krye të të cilës janë trinomi Rama, Tahiri, Xhafa e të tjerë.

Ai sulmoi një zyrtar që kishte zbuluar oktapodin e zullumit të Tahirit dhe po mundohej të këpuste këto tentakula kriminale, konkretisht Dritan Zaganin duke e lidhur me mua, por që shpejt përgënjeshtroj vehten duke i kërkuar falje.

Shpifësi i përdorur duhet të më kërkonte falje mua, sepse Dritan Zagani këtij mashtruesi publik i duhej për të më goditur moralisht mua, i xhelozuar nga aktiviteti im në shërbim të demokracisë dhe kontributi ndaj Kombit Shqiptar.

Por, si padashje, ai, Izet Haxhia, zbulon skenarin e përplasjeve, si dhe tentativën për eleminimin fizik të Zaganit dhe faturën për ta lanë tek Haklajt, pse jo tek unë, me argumentumin e fshehjes së gjurmëve, natyrisht për të fshehur skenaristët, regjizorët dhe aktorët e vërtetë të ekzekutimit, si gjithmonë.

* * *

Ka 20 vjet që organizatori, skenaristi, regjizori i vrasjes së Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, i dënuar tashmë nga gjykata në tre nivelet, është strehuar me përkujdesjen e Fatos Klosit e miqëve të tij serbo-grekë në një katund tē Turqisë për t‘i shpëtuar drejtësisë duke u kthyer në instrument përgojues deri në jargavitje për këdo që e urdhërojnë ustallarët e tij.

Prej aty, ky Symbyl Agë i oborrit të Klosit, firmos, vulos e çertifikon pa u menduar dy herë enqiklikat e gatshme të cilat ia servir padroni Klosi.

Bodiguardi Izet gjatë viteve që ka shërbyer ka intriguar me mjeshtri të lartë artistike për Haklajt tek Berisha dhe Azemi dhe të njëjtën gjë për te dy tek Haklajt në vitet  ‘97-2000 për interesat e tij utilitare, që tashmë dihen kur dhe humbi pavarësinë dhe u ba instrument në platformën anti-PD në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ju sugjeroj Izet të lexoni librin e vëllait tuaj, Ismetit, që thotë për këto vite: Më thirri ministri i Brendshëm i asaj kohe dhe më tha do të emëroj shef komisariati në Tropojë dhe detyra kryesore që ke është arrestimi i Kryetarit të PD-së Tropojës, Azgan Haklaj.

Nē fakt arrestimi im ndodhi, por më vonë.

Partia Demokratike me kandidoi për deputet. Populli i Tropojës më votoi për faktin se shpirtërisht përfaqësoja familjen blu, Partinë Demokratike, më votoj për AND-në familjare Haklaj që i ka dhanë katër dëshmorë Atdheut në betejat për liri dhe pavarësi të Kombit Shqiptar, si dhe nē mbrojtje tē institucioneve të shtetit demokratik. Partia Demokratike më kandidoi për kontributin tim në mbrojtje të vlerave të demokracisē, për asgjë të pamoralshme në shërbim të dikujt dhe në dëm të dikujt tjetër, siç aludoni ju me gjuhën tuaj tē helmtë si të nëperkës.

Filozofi i madh Niçe na mëson se: “Liria e juaj është deri në kufirin e fillimit të lirisë sē tjetrit”. Shtetari i moçëm, arkitekti i Spartës aristokratike, Likurgu, thotë: “Kur mbaron liria jote fillon liria e tjetrit”.

Gjatë jetës tuaj, ju Izet, i shkelët këto parime duke intriguar për të gjithë.

Ju intriguat për Azem Hajdarin derisa ia arritët qëllimit, ekzekutimin e tij.

Sigurisht që thonë se ke marrë pjesë dhe në ngjarje të tjera të dhimbshme, edhe tek Haklajt, e tani bën sikur të dhimbsen shumë.

Se sa të dhimbsen e tregon fakti i tentativës tuaj për kurbanizimin e Zaganit dhe faturën t’ua kaloni me lehtësi Haklajve pas interpretimit mjeshtëror tē konspiracionit të rradhēs qē ta servirin mendjet diabolike që të kanē skllavëruar.

Ti zgjodhe pikërisht ditët e inaugurimit të Shtatores së Azem Hajdarit në Tropojē për të ndërmarrë këtë fushatë shpifjesh.

Nē fakt zhveshe karakterin tënd tē vërtetë. Veshja e mantelit të Pejgamerit për të hapē 7 vulat e librit “Zbulesa” tē Shēn Gjonit për t’u treguar shqiptarëve të vërtetat e mëdha, të cilat ti i dinë, ështē përpjekja jote dëshpëruese dhe dështimi juaj i turpshēm i rradhës dhe përfundimtar.

Por Haxhia nuk ngopet me vrasjen e Azem Hajdarit, me përgjakjen e Tropojës dhe vrasjen e qindra djemve të saj. Ai është peng i betimit solemn para Fatos Klosit se do ta zhdukë PD-në e Tropojës.

* * *

A i mbani mend Izet deklaratat që ju bënit gjatë Referendumit të Kushtetutës në vitin 1998?!

Sigurisht, kori që drejtonit në të cilin bënte pjesë edhe autori i atentatit ndaj meje që do merrte pjesë dhe në atentatet ndaj Azemit, Hidajet Gjeçi: “Sa të jemi gjallë ne nuk ka PD në Tropojë”. Dhe unë ju përgjigjesha vendosmërisht: “Sa tē jem gjallë unë ka PD në Tropojë”. Po i pate harruar rilexoj gazetat e asaj kohe. Natyrisht Tropoja votonte në Referendum sistematikisht kundër padronēve tuaj dhe PD e udhëhequr nga unë ka fituar edhe me rezultate spektakolare duke i marrë të gjitha njësitë administrative të Tropojës, 8 me 0.

Para 500 vjetësh Sulltan Mehmeti ekzekutoi të gjithë vëllezërit e tij për të hypur në fronin e Stambollit. Izeti është i gatshēm tē firmosē ekzekutimin e tē gjithē personazheve të demokracisë e të patriotizmit shqiptar: Azem Hajdarin ta rivrasë; të vrasë Berishën; tē nxjerrë nga varri e të vrasë Rugovën, Ismail Qemalin e Isa Buletinin; ta zhdukē Gjergj Kastriotin nga Sheshi për tē mbajtë nē Fron Trinjakët, bijtë e Eskobarit: Tahirin, Xhafën, Edi Ramën.

Izet Haxhia, ju keni lindur në Gash tē Malësisë të Gjakovës, por në damarët e tu nuk rrjedh asnjë pikë gjaku e këtij fisi të lavdishëm, i cili u shndërrua në shekuj në parzmore të Atdheut, në simbol shekullor të betejave historike për liri e pavarësi.

Linde në Tropojë dhe u bane dirigjent i përgjakjes së saj.

Ishe badiguard i Berishës dhe thure intriga, artikulove akuza e shpifje, sa do ta kishte zili vetë Nastradin Hoxha.

Mburreshe si mik e bashkëpuntor i Azemit, si protagonist i Dhjetorit ‘90 dhe udhëhoqe ekzekutimin pa mëshirë të Heroit të Demokracisë, ashtu si Bruti para 2000 vjetësh Jul Qezarin.

Haxhia, ky senator i krimit, është i tërbuar ditët e fundit ngaqë me dt. 27 tetor 2017 u inaugurua Shtatorja e Azem Hajdarit. Ai nuk guxon ta shohë as me dylbi vendlindjen e tij dhe monumentin e studentit liberator, tribunit të demokracisë, Azem Hajdari.

Ështē tërbuar nga frika e burgosjes së Sajmir Tahirit dhe si dem i harbuar sulmon këdo e shpif gjithçka e për gjithkënd që e urdhërojnë, në mënyrë të padrejtë e cinike.

* * *

Si sharlatan që është sulmon prokuroren Imeraj, bashkëshortin e saj Agron Bajri, pinjoll i familjes atdhetare e nacionaliste të legjendarëve Kadri dhe Deli Bajri, grupin e prokurorëve të Çështjes Tahiri, familjen Lushaj, Pishtarët e Demokracisë Saliun dhe Ukën e shumē djemë të Partisë Demokratike, deputetin Hysen Osmanaj, madje përsëri Azemin, dhe iu hakërrehet tē gjithë Tropojanëve.

Haxhiaj është tërbuar sepse e din mirë se Gashi, Tropoja e kanë leçitë (shlyer nga defteri) sipas gjuhës së tij turke.

Për Tropojën Izeti nuk ekziston.

Ai, Izeti, e shiti Tropojën për 30 aspra si Juda ndaj Jezu Krishtit.

Tropoja e Shqipërisë dhe e Flamurit Kuqezi nuk i bjen kurrë në gjunjë trekolorit serb, kryqit grek, gjysëm-hanës turke, koktejet më tē hidhur me të cilët ngre dolli Izeti.

Si përfundim, për ty Izet, kam zgjedhur një histori të vërtetë të ndodhur në bjeshkët e Btoshës (të Gashit) në Lekbibaj (Tropojē) para shumē kohësh: Njē çoban i thotë Fratit (qenit të tij) kujdes tufën e deleve. Ikën çobani për punēt e tij dhe e lenë fratin e lidhur, por vjen ujku dhe e mbytë gjithë tufën. Frati i këputë vargonjtë e hekurtë dhe e mbytë ujkun, të cilin e mbulon me delet e mbytura. Kur vjen çobani e sheh çfarë ka ndodhur, çmendet nga zemërimi dhe e vret Fratin. Pasi pastron vendin nga delet e ngordhura dhe e gjen ujkun, çobani nga dëshpërimi tenton të vrasë edhe vetvehten. Ndërhyjnë familjarët e të tjerēt dhe nuk e lejojnë. Çobani i mërzitur thërret të gjithë fshatin dhe e varrosi Fratin në bjeshkët e Btoshës me gjamën e burrave të Lekbibajve. Edhe sot e kësaj dite i thonë:  tek Varri i Fratit”.

Ti, me shpifjet e tua, kërkon përfitime e lavdi Izet, por të siguroj se ke humbë gjithçka. Nuk do të kesh lavdi as sa Frati !

Boll má !

GSH.al

Meta pret Ramën në zyrë, biseda edhe për shefin e ri të SHISH?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar nje takim me Presidentin e vendit, Ilir Meta. Burime per “Panorama” bejne me dije se kryeministri eshte parë te hyje ne ambientet e Presidences ku ka nisur nje takim me kreun e shtetit.

 

Nuk ka ende detaje per qellimin e takimit mes kryeministrit dhe presidentit te vendit, por nuk perjashtohet mundesia qe mes tyre te diskutohet per zgjedhjen e kreut te ri te SHISH.

rama

Kjo, pasi vetem pak me pare u njoftua se Visho Ajazi Lika ka dhene doreheqjen nga detyra qe mbante, nje doreheqje, sipas burimeve te para, e pakerkuar nga presidenti, por e dhene per motive personale nga vete Visho Ajazi Lika.

meta

Sipas ligjit të SHISH, kryetari zgjidhet me propozim nga kryeministri dhe me pas dekretim nga ana e presidentit te vendit.

Ky eshte takimi i pare mes Rames dhe Metes, qe pas betimit ne Presidence te kabinetit qeveritar.

Kujtojme se takimi mes tyre vjen vetem pak kohe nga perurimi i nderteses se Vetingut dhe urimit te Rames per nisjen e punes se komisionereve.

Takimi vjen në një kohë debatesh te forta, per çështjen e Saimir Tahirit dhe dosjes se akuzes per perfshirjen e tij ne banden e trafikut te droges dhe lidhjeve me Habilajt.

Vdekja e gazetares Adelajda Xhamani, policia jep detajet e para

Policia e Tiranes ne nje njoftim pe mediat ben me dije se gazetarja Adelajda Xhamani, e cila nderroi jete sot ne mengjes ne shtepine e saj, vuante nga epilepsia. Adela u nda nga jeta krejt papritur ne oret e para te mengjesit te sotem.

Vajza simpatike nga Kavaja, kishte mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi. Prej vitesh Adela punonte në shtypin rozë.

 

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.
Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia.
Pritet vendimi i mjekut ligjor.

Basha: Rama gënjen, të hetohen policët që arrestuan Zaganin

“Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga krimet e rënda. Edi Rama dje gënjeu drejtpërdrejt para miliona shqiptarëve.

Tahiri e arrestoi Zaganin sepse ai nuk heshti por guxoi, ngriti zërin dhe hetoi lidhjet kriminale Tahiri-Habilaj. Sipas kodit mafioz të hakmarrjes kundër atij që flet, Edi Rama dhe Saimir Tahiri kërkuan ta bënin shembull Zaganin për t’i treguar çdo kujt se çfarë i pret nëse flasin.

Por akuzat qesharake të montuara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, një drejtori e Ministrisë së Brendshme nën urdhrat e Tahirit, nuk dhanë asnjë rezultat me gjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan.

Punonjësit e shërbimit të kontrollit të Ministrisë që arrestuan Zaganin duhet të hetohen dhe të merren të pandehur për montim akuzash dhe konspiracion në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çonte këta punonjës në prokurori.

Por Edi Rama nuk është më kryeministër. Tani ai është avokati mbrojtës i Tahirit dhe i Habiljave. Siç e shikoni ai merret vetëm me mbrojtjen e krimit dhe me asgjë tjetër. Bredh studio më studio, podium më podium e në çdo vend duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit. Sepse kështu mbron veten e tij.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm dhe të pamposhtur deri dje. Sot ata janë në dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe sepse kanë humbur çdo kontroll.

Dhe ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës.

Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës. Dua të përshëndes me këtë rast deklaratën e djeshme të Grupit të Partisë Popullore Europiane, më të madhit dhe më të rëndësishmit në Europë ku drejtojnë shumicën e qeverive të kontinentit.

Tashmë qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë: mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndikimeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë”.

Ky është reagimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, pas deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama.

FOTO: Gjendet e vdekur Adelajda, banorja e famshme e Big Brother

Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother është gjetur e vdekur sot në banesë në Tiranë.

Burime spitalore konfirmuan se trupi i vajzës gjendet në morg ku janë mbledhur edhe familjarët.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Adelajda, e cila u bë e famshme për shkak të thyerjes së tabuve të kohës, aktualisht punonte në kanalin televiziv News 24.

Policia tha se 31-vjeçarja pa jetë është gjetur nga shoqja e saj e ngushtë në banesë.

Adelajda mbahet mend për tabunë që theu duke lënë Kavajën dhe të fejuarin e saj.

Ish-mësuesja asokohe 23 vjeçare hyri në Big Brother se donte të ndryshonte jetën e saj dhe nuk donte të jetonte në Kavajë.

Ka qenë një nga personazhet më të dashura për publikun, në kohën kur reality të tilla si BB nuk ishin ato që janë sot.

b.m./dita

FOTO DITA: Familjarë të Adelajdes sot në mengjes në morg

“Nëse do të shpëtosh Tahirin, mos e prek Llallën”, Meta “telefonon” Ramën (E PLOTE)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot mesazheve të improvizuara të Berishës, Bashës, Metës, Kryemadhit dhe Tahirit gjatë emisionit “Zonë e Lirë”.

Rama është treguar ironik me Bashën dhe Berishën, ndërkohë që Metës i ka kujtuar shprehjen “me qetësi dhe dashuri”.

 

Sali Berisha jam: O Edvin Habilaj, o kumbar, shite Saje Qorrin dhe mbylle këtë histori me kaq se ndryshe nuk mbyll dot mandatin…

Eh mor plak, unë dhe ti kemi një problem, flemë pak. Ta mirëkuptoj hallin, e di që nuk do flesh, por bëj si të bësh. Shëndet.

Lul Basha jam: të thashë që trëndafilin e ke zëvendësuar me hashashin. Pas skandalit që të ka plasur…

Eh mor Lul, thashë se u bëre burrë, por prapë lule më lule mbete.

Luli jam prapë: e pe sa butë u sollëm në Kuvend për Sajmen

O Lul është koha e gjumit për ty vlla, nuk ke takat për Arjan Canin. Fli gjumë vlla.

O i gjati Ilir Meta jam, duhet të takohemi patjetër, kemi ca gjëra pa mbyllur. Nëse do shpëtosh Tahirin mos e prek Llallën.

Me qetësi dhe dashuri zoti president, ah sa bukur.

Mona jam. O kriminelë kujt i thua motër ti. Unë motra jote?

Ca të bëj unë, iku tepsia, ka shpërthyer dashuria për atdheun tani. Motra ishe, motra mbete.

O Edo Gaz Demi jam. Ta kryva porosinë te shtëpia e Sajmes…

Gazo rroftë Partizoni se ka nevojë këtë radhë.

O Shef Sajmja jam: Erdhi kontrolli, unë qëndrova stoik, piva një puro në ballkon. Ata skanë parë gjë, pas puros do pi një trefletësh

S’është ky. Puron në PS e pi vetëm Fino.

Sajmiri jam shef. Jo Tahiri, shoferi i kamionit. Cfarë fitoj po dëshmova se kam marrë 5 milionë euro në muaj.

Shko te fronti se atje fiton.

Jam Moisi Habilaj…

Mos na e prish, kalo te tjetra. Me keta palo kusherinj…

O i madh ‘Lolo’ jam…

Kalo pra nga këta.

Lali Eri jam, beniamini jot i vetëm tashme. Te lutem mos u trishto shef per Sajmen se ti mbuloj une shpenzimet me Tironen tone. 

Më pëlqeu ajo e autobuzit elektrik, por mos dil ne media sikur je ketu, kur je jashte shtetit. Te lutem.

Ngjela jam. Ti nuk e kupton demokracinë. Po të kishe lexuar librat e mi nuk do kishe dështuar…

Avokat shyqyr që u bëre u gjallë, qëkur nxorra Lulin nga çadra nuk më flet më.

Pse i ka mbet qejfi Ngjelës?

Qëkur nxorra Lulin nga çadra. Aty filloi.

Donald Lu jam. Më interesonin bandat e Elbasanit se jetoj te rruga e Elbasanit…

Skanë parë gjë akoma Don, rrugë më rrugë. Cdo njeri që në rrugë ka zgjedhur të bëjë ato që s’duhet këmba këmbës deri në fund.

Koco jam. Po të zë mallkimi im biri im.

U bë shumë kohë që nuk dëgjohemi. Ske çfarë i bën, për mua është rruga pastaj miqësia. Jo miqësia që dikton rrugën. Natën.

Jam Briseida e tatimeve, të kujtohet? Mos e dorëzo lehtë Sajmirin, ai bëhet kamizak për ty.

I keni rënë në qafë Briseidës ju të kazanit.

O Skënderbe Elisa Spiropali jam. Askush nuk e bën dot figurën tënde, o i pari i vendit.

Këto nuk mi thotë mua. Këto ua thotë të tjerëve.


Send this to a friend