VOAL

VOAL

Basha mesazh të fortë ambasadorëve: Iu themi të huajve se kjo nuk është Shqipëria europiane

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e ngritur para kryeministrisë është shprehur se Shqipëria sot nuk ka demokraci europiane.

Basha tha, se populli nuk mund të durojë më dhe se ka ardhur koha t’i japim fund kësaj agonie.

“Thika iu ka arritur shqiptarëve në palcë, iu them të huajve se kjo nuk është Shqipëria europiane. Kjo është diktaturë europiane. Ne e refuzojmë, nuk e duam e nuk e duam shqipërinë me standardet e Afrikës e Azisë. Unë jam kryetari i një partie që ka lindur me thirrjen ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Në Shqipëri po zbatohet një projekt antikombëtar, aniteuropian, antidemokratik, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm mbi të gjithë Shqipërinë. Për pushtetin e tij, ky njeri ka bërë ortakëri me krimin, me oligarkinë dhe mercenarët e pangopur.Shqipëria e Edi Ramës i ngjan shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë.

Vetëm në një vend si Guinea ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës dhe larjen e parave. Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës”,- shprehet Basha.

Kryemadhi: Kërkoj falje që e lejuam Ramën të vijë në pushtet, por sot nuk e shpëton askush!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është drejtuar me fjalët të ashpra Kryeministrit Edi Rama, dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Në fjalën e saj nga podiumi i protestës përpara Kryeministrisë, Kryemadhi i kërkoi falje popullit shqiptar që LSI i dha mundësinë Ramës që të vinte në pushtet.

Por nga ana tjetër, ajo theksoi se sot Rama është vetëm i rrethuar nga kukullat e tij.

Fjala e Kryemadhit:

Përshëndetje të gjithë grave e vajzave që kanë ardhur, të gjithë djemve të rinj që i pashë sot, që i thanë jo Edi Ramës, për të gjithë ju shqiptarë që jeni deri tek busti i heroi tonë kombëtar, për të gjithë ju që protestoni sot kundër një njeriu që është vetëm. Për herë të parë, historia politike, ka një politika që është vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij të cilat nuk ja zgjasin do më jetën as edhe një ditë. Kjo nuk është tjetër veçse një protestë qytetarë, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike, por jam këtu si një nënë, si një grua, që e do vendin e saj. Vij këtu për të përfaqësuar zërin e cdo studenteje, cdo nënë e gruaje që do të shpëtojë nga makthi vendin e tij. Ne sot do të protestojmë për të gjithë studentët që janë të detyruar të punojnë sepse nuk kanë mundësi të paguajnë universitetin pasi kjo qeveri gjakpirëse i ka cuar tarifat në stratosferë.

Protestojmë sot për ata që s’kanë patur ujë për 27 vjet e kur hapën puset e tyre, ky kryeministër i vuri sahatet… ky njeri që vodhi gjakun e naftëtarëve, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve! Ky njeri i cili urren vendin e tij, që urren familjen e tij, ky njeri i cili nuk do flamurin tonë, ky njeri duhet të iki një orë e më përpara! Ky njeri sot është vetëm, nuk ka drejtësi, ambasador, qeveri, lule e vajza që ta shpëtojë, sepse ky njeri i ka të gjitha kundër! Ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, por shqiptarët nuk e kanë harruar që ky njeri nga 27 vjet në pushtet.

 Ky njeri, sot bën njeriun më të moralshëm, dhe më lejoni që t’ju kërkoj falje, edhe në emër të klasës politike, për gabimet që kemi bërë dhe që i kemi dhënë shansin atij që të tallet me shqiptarët. Dua t’ju bëj thirrje të gjithëve, që më shumë se kurrë të ngrihemi e të protestojmë!

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës në Shqipëri

Lulzim Basha në mesin e protestuesve

Mijëra qytetarë të Shqipërisë janë mbledhur në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pranë ndërtesës së Kryeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë së Shqipërisë.

Me parullën “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”, partitë opozitare të Shqipërisë organizuan protestës për të kundërshtuar, siç thanë ato, krimin që kryeministri Edi Rama po e bën mbi Shqipërinë.

Kryetari i partisë opozitare, Partisë Demokratike te Shqipërisë, Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta paqesore duke thënë se “do të mblidhemi paqësisht në shesh. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë spektakël, por protestë madhështore për të shpallur se shumica nuk e pranon qeverisjen nga krimi”.

Ndërsa, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se “do të protestojmë deri në rrëzimin e Ramës”.

​Ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se protesta e opozitës mund të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nga këndvështrimi im, problemi s’janë protestat, por qasja e kësaj opozite, e kësaj tufe pa kokë, pa drejtim pa strategji, përveç një dëshpërimi të shprehur në formën e një mllefi ekstrem në raport me objektivin historik të hapjes së negociatave dhe reformën në drejtësi. Çfarë mesazhi çon kjo opozitë në BE duke protestuar për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme që është bërë me opinionin profesional të misionit të drejtësisë së BE-së, pra në Bruksel mendojnë se është bërë zgjedhja e duhur, po kjo opozitë që del çka bën, akuzon Brukselin”, tha Rama.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga “opozita e bashkuar shqiptare” kundër Qeverisë së Edi Ramës.

Gresa Kraja

ARMO, historia e grabitjes më të madhe në dhjetë vitet e fundit

ARMO SH.A, (Albania Refining and Marketing of Oil) lindi në vitin 1999, nga skizma e Albpetrolit. ARMO, që nga kjo kohë, ishte e vetmja kompani që kryente  përpunimin e naftës së nëntokës shqiptare. ARMO SH.A përfshinte dy uzina, të ndërtuara nga miqtë kinezë, aleatët  e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Në fillim, kinezët, në vitin 1968 , ndërtuan rafinerinë e Fierit dhe më pas kombinatin e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, në vitin 1975. Furnitori i ARMO-s ishte Albpetrol dhe më pas kompani të tjera koncesionare, të krijuara rishtaz, ku shquhej Bankers Petroleum. Nga viti i krijimit 1999 deri në vitin 2008, ARMO ishte kompani shtetërore, që përpunonte 500 mijë ton naftë në vit dhe kishte mbi 2100 naftëtarë të punësuar. Fitimet vjetore të uzinës, përllogariteshin rreth 30-35 milionë dollarë amerikanë, nëpërmjet taksave të akcizës, tatim-fitimit, sigurimeve shoqërore dhe taksës së karbonit. Këto fitime vjetore, tregonin që ARMO ishte një kompani serioze dhe premtuese. Në maj të vitit 2008, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e drejtuar nga Sali Berisha, shpalli garën për shitjen e 85 % të aksioneve të ARMO-s. 20 kompani u interesuan për këtë proces privatizimi, por në fund vetëm 4 prej tyre paraqitën oferta. Në krye të listës, me një superofertë, prej 128 milionë eurosh dhe me premtimin për 240 milionë euro investime, në 4 vitet e ardhshme, qëndronte konsorciumi “Amra Oil” i përbërë nga “Anika Enterprises & Mercuria Energy Group” dhe “Refinery Associates of Teksas”. Pas konsorciumit me këtë përzierje të çuditshme emrash, në fakt si fitues qëndronte Rezart Taçi, një biznesmen kontrovers, i cili kishte shërbyer në Itali si kamarier dhe befas ishte kthyer në Shqipëri, si një biznesmen i rëndësishëm. Nuk dihet saktësisht sesi Taçi u bë mik i familjes Berisha, por dihet që kjo miqësi është shkaku që kamarieri i zbritur nga Italia, u bë pronar i një nga pasurive më të rëndësishme kombëtare të vendit.

I cuditshëm ishte fakti, që ato kohë u përfol shumë,  se Taçit nuk iu përllogaritën në cmimin e shitjes, 40 milionë euro naftë rezervë. E vërteta është se biznesmeni Taçi, në të gjithë këtë proces privatizimi,  paraqiti vetëm letra qindra milionëshe pa patur asnjë lek në xhep. Pas kësaj dhurate si të rënë nga qielli, Taçi u vu në lëvizje për të gjetur paratë. Duke mos patur asnjë mundësi për ta zhvilluar këtë biznes, ai krijoi për herë të parë në historinë e koncesioneve në Shqipëri, një skemë të mirëfilltë mashtrimi dhe grabitjeje nëpërmjet taksave.

Sapo fitoi koncesionin e ARMO-s, Taçi, mori një kredi prej 75 milionë euro, nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit, IBA, një institucion financiar, 50.2 % e të cilës ishte në pronësi të shtetit azer. Në atë kohë, Azerbaixhanin e vizitoi edhe Kryeministri Berisha, i cili mori pjesë në një forum, ku takoi edhe presidentin azer, Aliev, takim mjaft i përfolur ky, në atë kohë. Taçi dhe Banka azere përdorën për transfertën e 75 milionë eurove, Bankën Shqiptare,CREDINS. Një vit pas transfertave dhe blerjes së ARMO-s nga Rezart Taçi, banka azere i kërkoi kthimin e shumës mbrapsht Bankës Credins. Në fillim Credins hezitoi të pranonte se kishte marrë shumën prej 75 milion eurosh, por më pas  ktheu vetëm 1.5 milion euro. Raporti mes azerëve, Taçit, Bankës Credins, por dhe qeverisë shqiptare, është pjesa më e errët e kësaj afere. Azerët u përpoqën të merrnin paratë e tyre deri dhe me kërcënime. Në ato kohë u plagos edhe një shtetas azer në qytetin e Durrësit. Ndërkohë, një nga pistat e hetimit për vrasjen e presidentit të  Bankës CREDINS, janë azerët. Edhe sot e kësaj dite, Banka IBA nuk i ka marrë paratë për kredinë e ARMO-s, ndërsa paratë që kjo bankë transferoi në Shqipëri nuk dihet ku përfunduan. Gjithsesi, kjo është vetëm maja e ajsbergut! Në të njëjtën kohë, pra në vitin 2009, biznesmeni Rezart Taçi, nisi sagën e shmangies së taksave dhe mospagimin e detyrimeve të tjera. Drejtoria e Tatimeve dhe Doganat, cuditërisht gjatë gjithë kohës mbyllën sytë, duke vendosur gjoba qesharake ndaj ARMO-s edhe pse kjo kompani nuk kishte dorëzuar asnjë bilanc, nga viti 2010 deri në vitin 2013. Asnjë institucion nuk morri masë për bllokimin e llogarive bankare të Taçit. Dukej që lepuri flinte më lart.

Sipas auditit të kryer nga kompania audituese “Deloitte”, borxhet e ARMO-s, gjatë kohës që ishte në pronësi të biznesmenit Taçi, nga viti 2008 deri në gusht 2013, e kaluan shifrën 300 milion euro. Taçi njëkohësisht kishte marrë 2 kredi të mëdha në bankat shqiptare, me vlerë 47.5 milionë euro, duke vënë si garanci asetet e ARMO-s, duke e mbivendosur këtë garanci, kudo kur merrte para. Por këtu nuk janë vetëm bankat viktimë. E keqja më e madhe është, se ARMO e asaj kohe, rezulton të jetë debitore ndaj palëve të treta, konkretisht ndaj 10 kompanive naftë-nxjerrëse, me një vlerë që i kalon 100 milion euro. ARMO e Taçit, kishte gjithashtu mbi 40 milionë euro detyrime ndaj Albpetrol, si dhe 41 milionë dollarë ndaj një kompanie panameze, Uallis Trading Inc, ku i kishte mashtruar duke i lënë një kolateral inekzistent të ARMO-s. E sikur të mos mjaftonte degradimi që po i bënte ARMO-s, duke e fundosur me borxhe, qeveria Berisha, i jep në vitin 2012, biznesmenit Rezart Taçi, kompaninë naftë-nxjerrëse, Albpetrol. Njësoj si me ARMO-n, edhe tek Albpetrol, shfaqën interes 4 kompani, por Vetro Silk Road Equity Ltd e regjistruar në Singapor, u rendit fituesi me ofertën e majme prej 850 milionë euro. Po ngjallej ëndrra e madhe e piramidave dhe sigurisht mbrapa kuptohej që ishte… Dhe njëlloj siç ndodhi me privatizimin e ARMO-s, edhe Vetro dështoi të siguronte paratë për privatizimin e Albpetrol. Qeveria u tërhoq duke e anulluar tenderin në janar të vitit 2013. Edhe në këtë rast, kompania nën kontrollin e Taçit, kishte ofruar një garanci prej 85 milion euro nga American Chartered Bank në Çikago, e cila më vonë, sic pritej, u zbulua se ishte falso.

I gjendur në prag falimenti, me një mal me borxhe tek Tatimet, doganat, bankat, Bankers Petroleum, Albpetrol e shumë kompani të tjera, në gusht të vitit 2013, Taçi vendos të shesë ARMO-n, për 50 milionë euro, tek një kompani tjetër azere e quajtur Heaney Assets Corporation dhe e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Britanikë Virxhin. Me ardhjen e qeverisë së majtë në pushtet në vitin 2013, shpresat se më në fund ARMO do të vihej nën kontroll, u zgjuan. Por shpresa nuk zgjati më shumë se një ëndërr. Siç do të shohim më poshtë,  Edi Rama, mori të gatshme dhe përdori të njëjtën skemë që kishte përdorur parardhësi i tij, Sali Berisha. Kompania azere, Heaney Assets Corporation, pasi morri në dorëzim ARMO-n,  u gjend e tmerruar nga borxhet e mëdha që kishte lënë Rezart Taçi. Me metodat që  dinte ti përdorte vetëm ai, Taci i kishte fshehur të gjitha borxhet me fatura fiktive, pak para se ta shiste. Kulmi i mashtrimit arriti kur edhe gjatë shitjes së ARMO-s, Taçi përdori sërish uzinën, për të marrë një borxh prej 69 milion euro, të cilën ua transferoi kompanive të tij “Taçi Oil” dhe “KUID Sh.a”. Këtë shumë gjigande e përfitoi në momentin e ndërrimit të aksionerëve. Të shokuar nga ky bilanc tronditës i ARMO-s, azerët ndërprenë punën deri në gusht të vitit 2014, ku ata lidhën dy marrëveshje kontraktuale me kompaninë Deveron Oil, e krijuar në zonë off shore dhe kompaninë tjetër, Trading Petrol and Drilling, për dhënien me qira të rafinerisë së Ballshit dhe asaj të Fierit. Kontratat që u lidhën me këto dy kompani ishin të çuditshme, pasi ARMO merrte përsipër të gjitha detyrimet tatimore, doganore, vendore, energjinë elektrike dhe çdo taksë apo sanksion. Por kjo lehtësi ndaj këtyre dy kompanive, nuk ishte rastësi. Pikërisht këtu fillon i njëjti skenar grabitjeje si ai i kohës së Berishës, por me aktorë dhe regjisorë të rinj. Në kompaninë Trading Petrol and Drilling, më herët kishte qënë administrator Mitat Sulaj, vëllai i biznesmenit Besnik Sulaj, pronarit të kompleksit Taivan, një nga miqtë e njohur të kryeministrit Rama. Ndërkohë, përfaqësuesi aktual i Trading Petrol and Drilling, është Pajtim Braçaj, vëllai i Avni Braçajt, i cili zotëron 10 % të aksioneve të kompleksit ‘Taivan’.

Ndryshe nga Trading Petrol and Drilling, pronësia e Deveron Oil nuk është e qartë. Megjithatë, ka dyshime se mbas saj mund të fshihet biznesmeni Rezart Taçi, duke qenë se është e njëjta skemë grabitjeje. Të dy kompanitë, Deveron Oil dhe Trading Petrol and Drilling, nëpërmjet lehtësive që u krijoi kompania azere Heaney Assets Corporation, dyfishuan borxhet ndaj shtetit Shqiptar. Sipas Ministrisë së Energjisë, në Janar 2016 kompania Deveron Oil krijoi një borxh prej 81.2 milionë dollarë, ndërsa TP&D Oil 55.2 milionë dollarë. Një raport tronditës i Ministrisë së Energjisë, i Shkurtit 2016, tregon që deri në Janar 2016, ARMO, duhet ti paguante shtetit një shumë prej 595 milionë dollarë detyrime, që nga koha e privatizimit në vitin 2008. Ndërsa ARMO kishte arritur kulmin e borxheve, bankat lëshuan dhëmbët e zyrave përmbarimore, për të marrë kolateralin, në këtë rast astetet e Uzinës së Ballshit dhe asaj të Fierit. Edhe pse kokoshi ishte katandisur një thelë, lufta ishte e madhe.

Banka e nivelit të dytë, CREDINS, aktivizoi në prill 2016, zyrën e saj përmbarimore, TMA, për të sekuestruar 54 asete të ARMO-s. Kjo shoqëri përmbarimore e Bankës CREDINS, i vlerësoi 54 asetet e ARMO Sh.a, 31,2 milionë dollarë dhe në muajin tetor nxori në shitje 80 % të tyre, ose afro 25 milion euro. Çuditërisht në mënyrë të paprecedent, fituese e ankandit rezulton Banka CREDINS. Pra, kjo bankë që po shiste kolateralin e vet, po e blinte po vetë?! Por, kjo skemë e përdorur nga CREDINS ishte e mirëmenduar, pasi banka zgjodhi të mos e paguajë vlerën e aseteve prej 25 milion eurosh, të nxjerrë në ankand, duke e shkëmbyer me detyrimin kreditor, që ARMO kishte kundrejt saj, që në kohën e Rezart Taçit, në vlerën prej 20 milion eurosh. Blerja nga Banka CREDINS e aseteve të ARMO-s, ka detyruar Ministrinë e Drejtësisë, që ngrihet në këmbë dhe të urdhërojë një hetim administrativ për procedurat e tjetërsimit të këtyre pronave. Sipas kodit  të procedurës civile përcaktohet qartë radha e kreditorëve preferencialë, të cilët kanë të parët të drejtën për të marrë paratë për ekzekutimin e mallit: punonjësit, autoritetet fiskale, kompanitë publike, bankat e më pas palët e treat, të lidhura me kompaninë. Por kodi i procedurës civile, në rastin e ARMO-s,  jo vetëm që nuk është respektuar, por 54 asetet e kompanisë i janë dhënë kreditorit të 4-rtë në radhë. Ngjarja më qesharake, është se i vetmi person përgjegjës u shpall kryeregjistruesi i ZVRPP Mallakastër, i cili u pushua nga puna dhe pas një padie penale në Prokurori, u arrestua. Me marrjen e aseteve në mënyrë të dyshimtë nga Banka CREDINS, azerët e Heaney Assets Corporation u larguan nga Shqipëria, duke lënë sërish borxhe me kompanitë që kishte kontraktuar.

Pas largimit të azerëve, biznesmeni i kompleksit Taivan, Sulaj vijoi ta shfrytëzonte ARMO-n, por tashmë nëpërmjet Bankës CREDINS. Një kompani e quajtur IRTC, Ioninan Refining and Trading CO, u shfaq nga hiçi në 1 shtator të vitit 2016. E regjistuar në ishujt Virxhin, IRTC kishte për administrator Mitat Sulaj, vëllain e Besnik Sulaj si dhe anëtarë të Këshillit Avni Braçaj, aksioner i komplektit Taivan bashkë me Sulajn. Në 24 nëntor 2016, Banka CREDINS lidhi një kontratë kalimi pronësie me rezervë me IRTC. Sipas kontratës që ne disponojmë, IRTC duhet të paguante dy këste shpërblimi tek CREDINS përpara se ta merrte në pronësi. Sot e kësaj dite nuk dihet nëse këto këste janë paguar. Vëllëzërit Sulaj, krijuan borxhe njësoj si paraardhësi Taçi. Mbi 50 milionë euro detyrime u krijuan ndaj tatimeve, doganave dhe OSHEE-së, edhe pse kjo kompani arkëtoi plot 220 milionë euro. E ndërsa një qytetar i thjeshtë pas disa ditësh do të shkojë në burg, nëse nuk paguan detyrimet e ujit, në rastin e paprecedent ARMO, shteti shqiptar mbylli sytë përballë kësaj mega grabitjeje. Aktualisht borxhi i ARMO-s, që nga viti 2008, deri sot, përllogaritet në 700 milion euro. Janë Sali Berisha dhe Edi Rama, ata që duhet t’ju tregojnë shqiptarëve, ku kanë shkuar këto para. Ata duhet t’ju përgjigjen edhe 1300 punëtorëve të hedhur në rrugë.

*Dokumentari i plotë u transmetua në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel

“Mbreti i kanabisit”, PD sjell kurorën me foton e Ramës dhe Tahirit

Protestuesit e opozitës kanë filluar të mblidhen nga rrethet e tjera për në Tiranë.

Disa simpatizantë të PD kanë përdorur një instalacion si kurorë mbretërore për të simbolizuar lidhjen e qeverisë me botë e krimit.

Kurora prej 2 metrash në krye të saj mban portretin e Edi Ramës.

Sipas PD, kurora rrëfen qartë se kush na ka qeverisur këto5 vjet

 “Bashkëpunëtoret e Ramës për të blerë pushtetin dhe për ta mbajtur atë janë vendosur në kurorë me portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Kelment Balilit”- thekson PD, teksa sqaron simbolin e dyte te protestës.

FOTOT: Sot protesta e opozitës, mijëra qytetarë nisen nga rrethet drejt Tiranës

Po ashtu protestës pritet t’i bashkohen edhe 2100 protestues nga Korça, të cilët janë nisur po ashtu që në orët e para të mëngjesit.

Sakaq, rreth 1500 forca policie, do të jenë të angazhuara në terren, me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, mes të cilave edhe efektivë të forcave “Shqiponja” dhe “FNSH”.

Një ditë më parë Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për mediat, theksoi se kushdo që do të shkelë rendin dhe sigurinë në protestë do të përballet me ndëshkimin ligjor.

Por nga ana tjetër, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ajo e LSI-së Monika Kryemadhi, kanë theksuar se protesta nuk do të jetë luftë, por spektakël i bashkimit të shumicës kundër pakicës.

Pas SHBA-së edhe Britania i refuzon vizën kryeministrit të Kosovës Haradinaj

PRISHTINË – Modeli politik i lidershipit institucional të Kosovës, po vazhdon të e izolojë vendin edhe nga ato shtete që e kishin ndihmuar shumë bërjen dhe ndërtimin e këtij shteti.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që refuzuan të pajisin me vizë kryeministrin Ramush Haradinaj, duke i pamundësuar edhe një vizitë në këtë shtet, të njëjtën gjë e ka bërë edhe një shtet tjetër mik i Kosovës.

Gazeta Koha Ditore në numrin e së shtunës shkruan se Britania e Madhe ka refuzuar që ta pajisë me vizë kryeministrin kosovar, duke i mohuar edhe një vizitë në këtë shtet që Haradinaj planifikon ta bëjë më 26 shkurt.
Haradinaj rrezikon që të mos marrë pjesë fare në një konferencë për investime e organizuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet më 26 shkurt.

Koha Ditore ka tri ditë që ka dërguar pyetje për këtë në Kryeministri, por në artikull thuhet se kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje.

Përgjigje për këtë ka refuzuar të jap edhe ambasada e Britanisë në Kosovë, me arsyetimin se nuk e praktikojnë të japin detaje për aplikime individuale për viza.

Haradinaj së fundmi është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, që i mundëson të lëvizë pa vizë në shtetet e Zonës Shengen, por jo edhe në Britani, pasi kjo e fundit nuk është anëtare e kësaj zone.

Ky izolim i kryeministrit kosovar duket se vjen pas mbështetjes që Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi i kishin dhënë iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Dy ambasadorët, ai i SHBA’së dhe ai i Britanisë, kishin qenë më aktivët për të penguar këtë nismë. Ata shumë qartë edhe kishin kërcënuar liderët kosovarë, se nëse kjo iniciativë nuk ndalej, Kosova do të izolohej. Pra, kërcënimet e tyre, duket se tani edhe po konkretizohen.

Berisha: Shfuqizimi i Speciales do të ishte vetëvrasje për Kosovën

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dhënë mendimin e tij rreth iniciativës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, duke bërë thirrje që të ndërpritet kjo iniciativë, ngaqë sipas tij është rrezik i madh për Kosovën.

Berisha e quan ëndërr të keqe të dimrit këtë iniciativë, sepse sipas ish kreut të PD-së, nuk bën që një shtet i tërë të pësojë për interesat e disa individëve.

“Mendoj se kjo nismë shënon një tentativë për suficid politik. Ngritja e Gjykatës Speciale është një kontratë që autoritetet më të larta kosovare e kanë firmosur me vullnetin e tye, nëpërmjet ligjit që e kanë votuar vetë në parlament, me këshillat e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian”.

“SHBA dhe BE kanë angazhuar resurse të mëdha financiare dhe njerëzore për ngritjen dhe funksionimin e gjykatës, për hetimin e ndëshkimin në përputhje me ligjet të krimeve eventuale të luftës, apo krimeve kundër njerëzimit të kryera nga ish antarë të UÇK-së. Kjo ide lindi pas hetimeve të filoserbit Dick Marty, hetim që mori mbështetje nga Parlamenti Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku komuniteti ndërkombëtar e konsideroj të domosdoshëm hetimin e krimeve të mundshme nga individ apo grupe të UÇK-së në Kosovë, apo në territorin e Shqipërisë, andaj duhet hetim i paanshëm”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Por ish kryeministri shqiptar insiston në mbajtjen e raporteve me BE-në dhe SHBA-në pasi që sipas tij ky do të ishte akt pabesie ndaj fqinjëve të pandashëm të Kosovës.

“Shkelmimi i një kontrate me partnerët ndërkombëtarë do të ishte shkelmim i një kontrate me partnerët dhe miqt e mëdhenjë të Kosovës. Ky akt do të kishte pasoja më të rënda se çdo akt tjetër, apo se çdo vendim i Gjykatës Speciale. Akte të tilla nuk ndërmirren nga një vend i lirë që ndërton demokracinë, sepse akte të tilla marrin shtetet zuzare, të cilat në fund ndëshkohen. Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të shkatërronte gjithçka që është ndërtuar në Kosovë. Poashtu, Këshilli i Sigurimit bazuar në të drejtën ndërkombëtare mund të aktivizoj me gjithë fuqinë e vetë rezolutën 1244 që do të ishte mbrapakthehu i madh për Kosovën”.

“Politika mos të shikojë mbrojtjen e individëve, por interesin shtetëror. Deklaratat e pesëshes së madhe dhe të ambasadorit amerikan kanë sqaruar gjithçka për këtë, andaj kërcënimet e tyre janë tejet serioze. Këtë po e konsideroj si një ëndërr të keqe dimri që shpresoj se do harrohet sa më shpejt dhe kurrë nuk do të bëhet realitet. Nuk dua që Kosova të bëjë vetëvrasje politike, këtë nuk dua ta shoh as në ëndërr”, ka thënë Sali Berisha.

Ish-punonjësi i SHIK-ut, akuza të rënda për Fatos Klosin: Ja roli që ka luajtur

Ylberi Zyberi, ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror leshon akuza te shumta ne adrese te ish-kreut të SHIK, Fatos Klosi. Ne nje reagim te gjate ne faqen e tij ne FB, ai thote se eshte deshmitar i gjithe atyre qe ka bere Klosi, teksa i rendit akuza te renda, perfshire edhe rolin qe ai, (sipas tij) ne vrasjen e Azem Hajdarit.

Ja çfarë shkruan Ylber Zyberit:

Habitem! dhe me vjen neveri per nivelin e ulet te mediave kur shikoj kete personazh ne rolin e analistit! apo disa gazetar qe i drejtohen me fjalen profesor!!!!

Mua personalisht me ngjall neveri per faktin se ia njoh aktivitetin dhe rolin qe ka luajtur ne kohen qe drejtoi institucionin e Shikut 97-2002.

Une kam qene pjese e atij insitucioni dhe jam larguar nga puna me urdherin e tij ne tetor 2001,pas denoncimeve dhe qendrimeve te mia te hapura per imoralitetin, paligjshmerin e tij dhe bashkepunetorve (misionar dhe mercenar) te tij.

Une po veçoj disa nga roli i tij ne ate periudh, per te cilat po te kishte shtet ligjor nuk do e shikonim ne rolin e analistit neper studio televizive, por te nje personazhi te diskredituar.

-Ky ka rol kryesor ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarjeve qe pasuan ne tropoj 98-2000.

-ka bere vjedhje ne tenderin e blerjes se makinave per insitucionin duke manipuluar dokumentacionin per vleren e mjeteve dhe futur ne xhep gati gjysmen e vleres + mjete te vjedhura ne kosov te UMNIKUT, te cilat i ngjyrosnin dhe ne dok i benin sikur jan blere te reja.

– ka vjedhur parat qe dhane sherbimi i amerikan per punonjesit e Drejtoris se kukesit, nga 2500-3000$ per 52 punonjes qe kishte Drejtoria, i konvertoi ne lek dhe vetem pasi e ngrita zerin une me disa koleg te tjere per kete vjedhje vendosi te na jap nga 25.000 leke (reja). Ndersa misionarve te tij (gjithsej 4) ua dha shumen e plote, aq sa kishin dhene ne te vertete Amerikanet 3000$.

Per kete te vertete; te me ndihmoj ose te me pergenjeshtroj Fiqiri Meta i cili ne ate koh ishte misionar i klosit ne kukes, ku bashke me Ram Kucen kan bashkepunuar ne kete vjedhje te turpshme, dhe sot vazhdojne pune ne drejtori te rendesishme ne Shik.

-Ka perdorur fondin e veçante ( qe perdoret per shperblimin e informatorve) te insitucionit ne kundershtim me ligjin per te paguar njerez per qellime elektorale ne zgjedhjet e vitit 2001.

-Eshte autori dhe negociuesi i marrjes ne mbrojtje te J.Saliajt ne kosov, i akuzuar si pjesmarres ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe personalisht vete ka shkuar ne kosov per ta marr nga baza ku ishte i strehuar per ta nxjerr malit naten, dhe per ta prezantuar te nesermen se e arrestoi policia.

Kete t’ma pergenjeshtrojn dy ish punonjesit e shikut te asaj kohe dhe qe punojne akoma… K.P dhe A.L. te cilet ishin te besuarit e tij qe do e nxirrnin malit nga kosova ne tropoj.

Etj etj…..

Do ishte mire qe para’se te bej analiza politike ne studio tv, te sqaroj poziten dhe rolin e tij ne vrasjet e Shqiptarve te Kosoves gjate luftes dhe pas saj, brenda territorit te Shqiperise dhe ne Kosov, nga Ahmet Krasniqi e me radh….

-kam degjuar se i kan dhene nje titull “veteran i luftes se UÇK”, duhet ta sqaroj ky ose ata qe ja kan dhene kete titull , çfar lufte ka bere ky person?!

– kam shum deshire te krijohet ajo gjykata speciale ne Kosov, mbase do dali ne drite roli i tij ne vrasjet politike.

Jam i vetedishem se ky personazh negativ nuk eshte hetuar, ndeshkuar dhe nuk do ndeshkohet ne kete realitet politik, per faktin se ju ka sherbyer te gjith krahve te politikes per interesa kriminale.

Kete bindje kam patur edhe ne 2002 kur u ngrit komision hetimor parlamentar (i inicuar nga opozita e asaj kohe), per hetimin e aktivitetit te tij.

Kete ia kisha shprehur kryetarit te atij komisioni S.Ngjeles i cili ne ate koh nuk ra dakort me mendimin dhe parashikimin tim, por pasi perfundoi “hetimi” ne 2005 ne nje takim te rastesishem “Avo’koti”, me drejtohet me fjalet; me doli fjala jote!.

Si perfundim; dua te them se ky eshte vertete “llum kazani mediatik” i Edi Rames, qe e marrin kete “kok kazan”, si “luge druri” per te perzier dhe deformuar opinionin publik!.

Me te njejtin mllef siç flet sot ne emisione televizive, e ka drejtuar Insitucionin e SHIKU-ut, duke intriguar ( gjueti shtrigash) ndaj kundershtarve politik.

Berisha, takim të përzemërt me Princin e Kishës Katolike, Kardinalin Ernest Troshani

Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me Kardinalin Ernest Troshani, një takim që ai e ka përshkruar me ngjyra shumë të ngrohta:

“Një takim i përzemërt me Princin e Kishës Katolike Shqiptare, Eminencën e tij, Kardinalin Ernest Troshani, – tregon Berisha në Fb. – Në këtë takim i shpreha Eminencës së tij, Kardinalit Ernest Troshani, mirënjohjen më të thellë për qëndresën e tij epike gjatë diktaturës, dëshmi e forcës së jashtëzakonshme, e besimit të tij tek Zoti dhe vlerat hyjnore.

Mesha e çuar në vitin1962 për presidentin e ndjerë Kenedi ishte sfida më dinjitoze ndaj regjimit të diktatorit Enver Hoxha, por dhe një akt me të cilin Princi i Kishës Katolike të Shqipërisë asokohe, Dom Ernest Troshani, nderoi veten, Kishën, kombin dhe mbarë krishterimin.

Vlerësimi nga shenjtëria e tij e veprimtarisë dhe qëndresës gjatë diktaturës komuniste dhe lartësimi i merituar në Kardinal, Princ të Kishës Katolike Shqiptare është një nder i madh për besimtarët katolike dhe mbarë kombin shqiptar.

Në këtë takim të përzemërt me frymë mirëkuptimi diskutuam probleme aktuale shoqërore dhe kombëtare dhe i urova Kardinalit Troshani, Vitin e Ri dhe jetë të gjatë në shërbim të Zotit, Krishtit mbret dhe kombit tonë!”

Dokumentet – Si i refuzuan ndërkombëtarët emrat e zgjedhur në KLGJ e KLP

FATION BINJAKU/ “Panorama” zbardh rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për kandidatët e përzgjedhur me short, për të qenë pjesë e trupës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Procesi i përgatitjes së raporteve për kandidatët, që vijnë nga radhët e avokatëve, profesorëve dhe shoqërisë civile ka kaluar në duart e tre sekretarëve të përgjithshëm të Kuvendit dhe secili prej tyre ka trajtuar në mënyrë të ndryshme raportin.

Në raportin e firmosur nga ish-sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Alban Brati, jepen vlerësime shumë të ulëta për kandidatin e zgjedhur nga avokatët për në KLP, Kozma Jano. Për këtë të fundit, Kuvendi ka vlerësuar se nuk ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndryshe nga dokumentet që PD publikoi se ky i fundit kishte pasur pseudonimin “Telefoni”.

Por ai dhe përgatitja e tij vlerësohen nën mesataren, platformë të dobët dhe të paplotë dhe pa vizion. Alban Brati ka vlerësuar dhe kandidaten tjetër të KLP-së, Floreta Gjini, por për asnjë nga kandidatët nuk ka paraqitur vlerësimet e ONM-së. Ndërsa ishsekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, ka bërë vlerësimin e kandidatëve të Avokaturës, por për KLGJ.

Ajo ka zbuluar se Sokol Lamaj ka pasur detyrime në Tatime dhe ato i janë falur nga amnistia e vitit 2017. Ndërsa për kandidatët e tjerë ka dhënë vlerësime pozitive, pa cituar në raporte vlerësimet e ONM-së.

Ndërsa raportet e fundit, për Ilir Pandën, Mirela Bogdanin, Erjon Muharremajn, Alfred Ballën janë hartuar nga Genc Gjonçaj, sekretari aktual i përgjithshëm i Kuvendit dhe për ta ka dhënë dhe vlerësimet e ONM-së. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kërkuar skualifikimin e Alfred Ballës që fitoi garën në KLP dhe kanë evidentuar se Ilir Panda ka qenë në funksione shumë të larta politike.

KANDIDATËT E ZGJEDHUR ME GOGLA PËR KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Kandidatët e zgjedhur nga avokatët

KOZMA JANO

(VLERËSIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT)

-Për sa i takon nivelit të studimeve akademike rezulton se kandidati ka përfunduar ciklin 4-vjeçar të studimeve të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate nën mesataren.

-Platforma e paraqitur nga kandidati është e dobët dhe e paplotë. Në përmbajtjen e saj nuk paraqitet një vizion i qartë i detyrave dhe përgjegjësive, që do të ketë kandidati si anëtar i mundshëm i KLP-së.

– Kandidati nuk ka vërtetuar me dokumentacion njohuri të gjuhës së huaj. -Kandidati nuk ka paraqitur asnjë certifikatë për trajnime, brenda apo jashtë vendit.

FLORETA GJINI

(VLERËSIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT)

-Për sa i takon nivelit të studimeve akademike rezulton se kandidatja ka përfunduar ciklin 4-vjeçar të studimeve të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate mesatare.

-Platforma e paraqitur nga kandidatja është një platformë bazë, e cila nuk ofron një panoramë të qartë mbi rolin dhe përgjegjësi institucionale që ka institucioni i KLP-së.

-Testi i anglishtes është kryer nga ekspertët e Komisionit Ad hoc.

-Referuar shkresës së DPT-së, rezulton se kandidatja nuk ka detyrime tatimore të papaguara.

Kandidatët e zgjedhur nga profesorët për KLP

ENEIDA SEMA(VLERËSIMI I ONM)

– Platforma e paraqitur nga kandidatja konsiston më shumë nga një letër motivuese dhe deklaratë parimesh dhe vlerash.

-Angazhimi akademik/shkencor duket të jetë mbi mesataren.

MIRELA BOGDANI

(VLERËSIMI I ONM)

-Platforma tregon dijeni të mirë për problemet që prekin gjyqësorin/prokurorinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet KLP, si dhe një qasje të mjaftueshme pragmatike.

-Jetëshkrimi tregon se kandidatja është përfshirë në mënyrë intensive në veprimtarinë e shkollës së Magjistraturës.

– Për fat të keq, nuk ishte e mundur nga jetëshkrimi i kandidates të krijohet një pasqyrë e plotë e arritjeve të saj shkencore/akademike.

Kandidati i zgjedhur nga Shoqëria Civile për KLP

ALFRED BALLA (VLERËSIMI I ONM)

-Përveç faktit që ky kandidat nuk plotëson kriteret ligjore të përmendura në nenin 152.d, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se platforma e paraqitur nga ky kandidat është pothuajse plotësisht një plagjiaturë e një platforme të paraqitur nga një kandidat tjetër (Plarent Ndreca), aplikimi i të cilit u refuzua në fazat e mëparshme të procesit, duke qenë se nuk i plotësonte kriteret formale.

– Për këtë arsye, vëzhguesit ndërkombëtarë janë të mendimit se ky kandidat nuk ka integritet të lartë moral që shpresohet në një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

* * *

KANDIDATËT E ZGJEDHUR ME GOGLA PËR KËSHILLIN E LARTË TË GJYQËSORIT

Kandidatët e zgjedhur nga profesorët për KLP

ILIR PANDA (VLERËSIMI I ONM)

-Platforma është një përshkrim i përgjithshëm i detyrave të anëtarit të KLGJ-së, pa dhënë ndonjë përshkrim objektivave, prioriteteve ose strategjisë personale.

– Jetëshkrimi nuk pasqyron pozitën e rëndësishme të kandidatit në bordin e drejtorëve të një banke ndërkombëtare.

– Kontributi akademik/shkencor i kandidatit është mesatar

– Ka qenë i angazhuar politikisht në nivel shumë të lartë në të kaluarën.

ERJON MUHARREMAJ (VLERËSIMI I ONM)

-Platforma tregon një ekuilibër të mirë midis motivimit dhe vizionit, me referencë specifike në disa fusha të ndërhyrjes dhe dijeni për instrumentet kryesore ndërkombëtare.

-Dokumentacioni i ofruar nuk jep ndonjë informacion të vlefshëm për kontributin shkencor/akademik të kandidatit.

Kandidatët e zgjedhur nga avokatët për KLGJ

SOKOL LAMAJ (VLERËSIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT)

-Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkrese zyrtare nr. 1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresën nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka informuar se Studio Ligjore “Lamaj” ka detyrime tatimore të pashlyera në shumën 32 276 lekë, prej të cilave 20 mijë lekë falen në bazë të ligjit nr. 33/2017 dhe shuma prej 12 276 lekësh ka afat pagese deri më 20.07.2017.

– Studio Ligjore “Lamaj: me detyrime tatimore një pjesë e të cilave falen sipas ligjit 33/2017, ndërsa pjesa tjetër ka afat pagese deri ne datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nga rivlerësimi i ulën 3 pikë.

Vlerësimi përfundimtar është 75.6- 3= 72, 6 pikë.

Kandidati i zgjedhur nga Shoqëria Civile për KLGJ

ALTIN HAZIZAJ (VLERËSIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT)

-Për sa i takon nivelit të studimeve akademike rezulton se kandidati ka përfunduar ciklin 4-vjeçar të studimeve të larta në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës me rezultate të larta dhe studimet pasuniversitare “master”, në fushën e studimeve europiane.

-Kandidati ka marrë pjesë në trajnime profesionale të organizuara nga organizata të shoqërisë civile jo vetëm si trajnues, por edhe si lektor.

– Ka paraqitur një platformë të mirëstrukturuar dhe të kompletuar, e cila tregon për vizion dhe njohuri për angazhimet që do të ketë në kuadër të ushtrimit të funksionit, për të cilin kandidati po aplikon.

Balla: Prokuroria ka thirrur Shkëlzen Berishën për aferën e CEZ

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar Shkëlzen Berishën për privatizimin e CEZ.

Sipas tij kjo është arsyeja pse Berisha shpërtheu në Kuvend dhe kërkoi rrëzimin e Qeverisë.

DEKLARATA E BALLES

Cfarë fituan protestuesit e PD në 18 Shkurt? Fituan vetëm avokaten e popullit. Protestuan 3 muaj në çadër që Basha të merrte avokaten e popullit të vjehrrit të vet. Në 18 Maj ne votonim avokaten e popullit, por ajo nuk ishte këtu për të bërë betimin sepse 1 ditë më pas ishte në Strasburg. Kishin protestuar 3 muaj protestuesit e PD-së që të merrnin avokaten e popullit, e cila për turp shkonte në një gjyq të Xhaferr Isufit kundër Shqipërisë. Këtë fitoi Basha nga protesta e 18 shkurtit.

Në 27 Janar do të ndërtoni marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin që Xhaferri të marrë paratë nga ministria e Financave. Do vini në protestë për çfarë? Për zgjedhjet e 25 Qershorit? Kundër kujt do protestoni? Kundër 20 mijë komisionerëve të PD-së që kanë miratuar çdo procesverbal?

Ka një arsye të fortë që Berisha do dalë në protestë në 27 Janar. Mediat njoftojnë se Shkëlzen Berisha dhe Nue Kalaj janë thirrur sot nag Prokuroria, për shpërdorim detyre nga ana e babait, por edhe shndërrimi i të birit në një rrytshfetxhi. Sot kur prokuroria njofton marrjen në pyetje të Zenit, babai i tij i bën thirrje shqiptarëve të rrëzojnë këtë qeveri.

Shqipëria fiton gjyqin ndaj Beketit për hidrocentralin e Kalivaçit

Shqipëria ka arritur që të fitoj gjyqin në arbitrazh kundër kompanisë së Françesko Beketit në lidhje me ndërtimin e hidrocentralin e Kalivaçit.

Në Tetor 2014 Shqipëria u padit, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë nga shoqëria Hydro S.R.L., ku u kërkua zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej €137,235,090.00 si edhe e të gjithë kostove të Paditësit dhe procesit të arbitrazhit.

Shqipëria më pas paraqiti kundërpadi në këtë proces ku pretendoi se, paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej €158,000,000.00. Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej €12,900,000.00  si edhe të kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamat-vonesave deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të pësuara nga i Padituri, në një vlerë prej rreth €1,258,642.00 (një million e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e dy Euro).

Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do të duhet t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme.

BIRN: Armët shqiptare – Rikthehet trafiku, miliona euro fishekë dhe tritol u shitën drejt Çekisë

Presidentit çek Milosh Zeman i pëlqen të bëjë shaka rreth gjuajtjes me pushkë të gazetarëve.

 

Politikani veteran, i cili po kandidon për t’u rizgjedhur këtë javë fitoi përçmim ndërkombëtar së fundmi, kur me një armë false bëri sikur shënjestroi median.

Megjithatë, nëse Zeman do të donte t’i vinte në jetë kërcënimet e tij, donatorit të tij kryesor financiar Jaroslav Strnad nuk do t’i mungonin plumbat.

Një investigim nga Projekti i Raportimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP) dhe Partnerët zbulon se kompanitë e lidhura me Jaroslav Strnad, financuesin kryesor të fushatës zgjedhore të Zeman, ka blerë stoqe të mëdha armësh në Ballkan me ndihmën e disa personazheve të diskutueshëm, një prej të cilëve është hetuar për aktivitet kriminal.

Blerjet përfshijnë importimin në Republikën Çeke të dhjetëra miliona fishekë të vjetër kinezë nga stoqet në Shqipëri.

Albania-SAA-before-bullets-960x600

Strnad ka blerë gjithashtu fabrika të vjetra armësh me çmime të ulëta nga kompani të falimentuara në Ballkan, përfshirë një fabrikë armësh maqedonase në telashe financiare dhe së fundmi, një impiant që prodhon pjesë këmbimi ushtarake në Serbi.

Biznesi i Strnad në Ballkan gjithashtu ka përfshirë të paktën dy figura të lidhura me ish-shefin e fuqishëm të spiunazhit maqedona Saso Mijalkov, aktualisht në gjyq për përgjime të paligjshme.

Blerjet e armëve nga çekët shkojnë përtej Strnad. STV Group, një tjetër firmë çeke e drejtuar nga biznesmeni Martin Drda, gjithashtu bleu më shumë se 30 milionë fishekë nga stoqet shqiptare.

Nuk është e qartë përse kompanitë e kontrolluara nga Strnad dhe Drda i blenë municionet.

Por Strnad e krijoi reputacionin dhe pasurinë e tij në Republikën Çeke dhe Sllovaki si tregtar dhe prodhues armësh, çfarë sugjeron se armët që u blenë në Shqipëri janë shitur diku gjetkë.

Pyetja është: kujt ia shiti?

Municionet e vjetra kineze që Strnad bleu në Shqipëri janë shumë të lira dhe besohet të jenë jashtë gjendjes së punës – duke e bërë të vështirë të shiten në tregjet ndërkombëtare të ligjshme. Shtetet anëtare në NATO-s, përfshirë Republikën Çeke nuk përdorin municione të tilla. Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar importin e municioneve kineze që nga masakra e Sheshit Tiananmen në vitin 1989.

Stoqet shqiptare të municioneve kanë fituar një famë të keqe. Filmi hollivudian “Qentë e Luftës” (2016) u bazua në një përpjekje spektakolare të përfunduar keq të dy amerikanëve njëzet e ca vjeçarë, të cilët si trafikantë armësh u përpoqën të ripaketojnë dhe të shesin ilegalisht municione të tilla te qeveria amerikane.

Në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët, një përfaqësues i kompanive të Strnad konfirmoi blerjen e municioneve “të prodhimit kinez dhe rus” nga Shqipëria, por hodhi poshtë idenë se ishin në gjendje të keqe dhe këmbënguli se “shumica e këtyre municioneve u shit te klientë brenda Bashkimit Europian”.

Por ekspertët e armëve të konsultuar nga gazetarët ishin skeptikë.

“[Kjo] përgjigje nuk më duket e besueshme,” tha Georges Berghezan, një kërkues shkencor për Grupin për Kërkim dhe Informacion mbi Paqen dhe Sigurinë (GRIP).

“Tregu i klientëve [për municione ushtarake] në sektor privat është shumë i kufizuar në BE,” tha ai.

“Dhe nuk mund ta imagjinoj që forca sigurie publike në vendet e BE-së të jenë pajisur me municione të vjetra të stilit sovjetik”.

I pyetur se ku mund të eksportoheshin municione të tilla, Pieter D. Wezeman, kërkues i lartë në Institutin për Kërkime Paqeje në Stokholm, SIPRI, sugjeroi “Afrikën, do të thosha në pjesë të Lindjes së Mesme, vende si Iraku dhe mbase Afganistani”.

Përfaqësues të kompanisë STV Group nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Miq të ngushtë

Strnad gëzon një marrëdhënie të ngushtë me presidentin çek Milos Zeman dhe është donatori  më i madh i fushatës së tij zgjedhore. 45-vjeçari zotëron disa kompani, shumica pjesë e grupit të tij çekosllovak CSG me interesa në transport, prodhim dhe armë. Strnad është pronar i Tatra Trucks, një nga prodhuesit më të vjetër të automjeteve në botë.

Të dhënat publike tregojnë se një nga firmat e biznesmenit, DAKO-CZ, ka kontribuar me një total prej 2 milionë korunash (US$ 92,160) drejt fushatës aktuale të Zeman për t’u rizgjedhur. Një tjetër firmë e lidhur me Strnad, Composite Components, është donatori i dytë më i madh i Zeman dhe ka dhuruar 1 milion koruna. Së bashku, dy firmat përbëjnë 2/3 e të gjitha kontributeve të fushatës së Zeman.

Zeman, një euroskeptik i cili ka kultivuar marrëdhënie të ngrohta me Moskën dhe Pekinin doli i pari me 39% të votave në raundin e parë të fushatës zgjedhore presidenciale çeke më 12 dhe 13 janar. Ai do të përballet me pro-europianin Jiri Drahos, një ish-profesor i inxhinierisë kimike, në raundin e dytë të votimit më 26-27 janar.

Bujaria e Strnad i ka dhënë atij akses te presidenti kontrovers çek. Zeman publikisht është mburrur me industrinë çeke të mbrojtjes dhe ka vizituar një nga firmat e Strnad, Excalibur Army, marsin e shkuar. Strnad shkoi në Rusi me Zeman si pjesë e një delegacioni biznesi nëntorin e kaluar, duke u kthyer me një kontratë për të ndërtuar dhe operuar një hangar për mirëmbajtjeje avionësh në Ulyanovsk.

Zeman gjithashtu ka kritikuar publikisht rregullat e vendit të tij për kontrollin e shitjes së armëve, duke u ankuar se masat që ndalojnë eksportin e tyre në vende nga ku mund të ri-eksportoheshin në zona konflikti po i marrin frymën biznesit.

Përpjekjet për kontrollin e shitjeve “në një mënyrë krejt të papërshtatshme kufizojnë eksportin tonë në vende pa embargo, me pretekstin se ekziston një rrezik i ri-eksportimi në vende të pasigurta,” tha Zeman majin e shkuar.

infographic-400x400

Sipas Wezeman, eksperti i armëve nga SIPRI, Republika Çeke eksporton sasi të mëdha armësh në vende si Iraku, Arabia Saudite dhe Nigeria.

Gazetarët nuk kanë gjetur prova se këto vende – ose destinacione të tjera të ndjeshme – janë përfituesit e municioneve që biznesmeni çek bleu në Shqipëri. Destinacioni i tyre përfundimtar është – deri më tani – i panjohur.

Por fakti se këto shit-blerje u realizan në mënyrë sekrete, tregon natyrën e tregtisë së armëve që po ndodh në zemër të Europës.

Prodhuar në Kinë: Si i blenë kompanitë çeke stoqet e fishekëve shqiptarë 

Në vitin 2008, një përpjekje e qeverisë shqiptare për të demontuar rezerva të vjetra të municioneve vdekjeprurëse të periudhës së regjimit komunist shkoi tmerrësisht keq.

Në mesditën e 15 marsit 2008, një seri shpërthimesh në një fabrikë demontimi  në fshatin Gërdec ngriti një shtëllungë zjarri në qiell, qëlloi gëzhoja artilerish nëpër shtëpi dhe vala goditëse u ndjeh dhe në kryeqytet. Tragjedia vrau të paktën 26 persona.

Por tragjedia shqiptare rezultoi të ishte një mundësi për biznes për dy kompani rivale çeke.

Intervistat dhe dokumentet që OCCRP disponon tregojnë se shpërthimi i Gërdecit e nxiti qeverinë shqiptare që t’i shkatërrojë municionet e rrezikshme të periudhës komuniste dhe i hapi rrugën kompanive çeke,  Real Trade Praha dhe STV Group, të kontrolluar nga manjatët e armëve Jaroslav Strnad dhe Martin Drda, t’i blejnë ato me çmime të lira.

Sipas dokumenteve të brendshme të Kompanisë shtetërore shqiptare të Import-Eksportit Ushtarak, MEICO, nga 2010 deri në 2015 Real Trade Praha – firma e lidhur me Strnad – dhe STV Group e kontrolluar nga Drda, blenë dhjetëra milionë fishekë kinezë në Shqipëri.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se mbi 100 tonë eksploziv RDX u shit nga stoqet shqiptare te blerësit në Republikën Çeke, megjithë alarmin e ngitur nga diplomatët amerikanë në Tiranë mbi rrezikshmërinë e e materialit shpërthyes.

Blerjet e municioneve ngrejnë pikëpyetje se çfarë bënë kompanitë çeke më fishekët. Municioni kinez i stoqeve shqiptare shitet me vështirësi në tregun ndërkombëtar për shkak se është i vjetër dhe i pasigurt. Ky municion nuk përdoret nga ushtritë e shteteve anëtare në NATO, përfshirë atë të Republikës Çeke. Por bashkë me fishekët e vjetër çekë, municioni i vjetër kinez shpesh gjen rrugën drejt fushëbetejave në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

“Nuk ka interes nga ushtria apo policia [në Europë],” tha Pieter D. Wezeman, kërkues i lartë në Institutin e Kërkimit të Paqes Ndërkombëtare në Stokholm (SIPRI). “Nuk mund ta imagjinoj këtë”.

Sipas tij, blerësit tipikë të municioneve të tilla mund të jenë “vendet [që] kanë relativisht pak para për të shpenzuar, që janë në nevojë urgjente sepse kanë një konflikt në vazhdimësi dhe kanë një sistem prokurimi që nuk funksionon mirë”.

Georges Berghezan, një kërkues nga Grupi për Kërkim dhe Informim mbi Paqen dhe Sigurinë (GRIP), tha se kishte gjasa që “firmat çeke ta kishin ri-eksportuar municionin kinez-shqiptar te palët e treta dhe se municionet mund të kishin përfunduar në duart e rebelëve sirianë, kurdëve në Irak apo forcave qeveritare ose të sigurisë afgane”.

“Jemeni ose një vend tjetër afrikan i varfër dhe në konflikt si Sudani Jugor,” mund të jetë gjithashtu një destinacion i mundshëm.

Një grup i ndarë emailesh hedhin më shumë dritë mbi biznesin e kompanisë Real Trade Praha. Ato tregojnë se për të siguruar transportin e një dërgese municionesh, kompania kërkoi ndihmë nga Petar Crnogorac, një biznesmen serb i hetuar më parë për shitjen e armëve te luftëtarët islamikë në Libi.

“Isha i lumtur të nënshkruaja”

Dokumentet e MEICO-s zbulojnë detaje specifike rreth nëntë marrëveshjeve që kompania shqiptare e armëve bëri me kompanitë çeke.

Ato tregojnë se nga viti 2010 deri në 2015, MEICO shiti një total mbi 81 milionë fishekësh te Republika Çeke – shumica kinezë dhe kryesisht tipe të përdorura nga pushkë dhe mitralozë të stilit sovjetik . Gjithashtu shiti 358 predha mortaje dhe rreth 110 ton eksploziv RDX.

Nga 81 milionë fishekë, Real Trade Praha, një firmë nga portofoli i Strnad, importoi rreth 34 milionë fishekë të kalibrave të ndryshëm (si dhe 358 predha mortaje). STV Group i rivalit Drda importoi rreth 31 milionë fishekë të tjerë të kalibrit 7.62×39 mm, lloji i përdorur nga kallashnikovët AK-47 dhe armë të tjera të stilit sovjetik. Këto municione i shitën për një kosto totale prej 920,160 dollarë – rreth tre cent për plumb.

Pjesa tjetër e fishekëve – rreth 17 milionë – gjithashtu u shitën nga MEICO te Republika Çeke, por nuk është e qartë se cila kompani i bleu.

Sipas një kabllogrami të Departamentit të Shtetit të publikuar nga WikiLeaks, shitja e mundshme e eksplozivit RDX u vëzhgua me kujdes nga diplomatët amerikanë në Shqipëri në vitin 2009.

Sipas kabllogramit, pas tragjedisë së Gërdecit zyrtarët amerikanë u kishin kërkuar autoriteteve shqiptare që ta shkatërronin dhe jo ta eksportonin stokun prej 150 ton RDX. (RDX ishte ruajtur në një vend të veçantë.) Megjithatë, kabllogrami thekson se diplomatët amerikanë kishin dëgjuar zëra se një kompani çeke kishte tentuar ta blinte eksplozivin.

Dokumentet e MEICO-s tregojnë se në vitin 2010 janë shitur rreth 110 ton RDX. Ato nuk tregojnë se cila kompani e bleu eksplozivin, por nënvizojnë se Republika Çeke ishte destinacioni përfundimtar.

Pas shpërthimit vdekjeprurës në Gërdec, drejtori i ri i MEICO, Granit Leka deklaroi se donte t’i shiste stoqet e rrezikshme të municioneve të Shqipërisë.

Leka konfirmoi për OCCRP se MEICO i kishte shitur municion kompanisë Real Trade Praha.

“Isha i lumtur të nënshkruaja një kontratë me një kompani nga një vend i BE, me një çertifikatë me përdorues përfundimtar,” tha Leka. “E nënshkruam kontratën menjëherë sepse na bënë një ofertë të mirë”.

“Sipas kontratës, ishte kompania çeke që menaxhonte transportin [e municioneve nga Shqipëria”], shtoi ai.

“Kush do ta blinte diçka të tillë?”

Është e paqartë se çfarë bënë kompanitë çeke me municionin që blenë.

Një gjë është e qartë: kompanitë nuk ia shitën ushtrisë çeke. Në përgjigje të pyetjeve, një zëdhënës i ushtrisë çeke tha se forcat ushtarake të vendit ishin të përkushtuara ndaj standardeve të NATO-s dhe nuk përdorin armatime kineze.

Një përfaqësues nga kompanitë e Strnad konfirmoi se “kompanitë nga Grupi Çekosllovak blejnë teprica municionesh, armësh, pajisjesh ushtarake dhe pjesë rezervë në vende të ndryshme europiane, përfshirë Shqipërinë” dhe këmbënguli se shumica e blerjeve shiteshin te klientë të BE-së.

Përfaqësues të STV Group refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve.

Ekspertët e armëve të konsultuar nga gazetarët shprehën skepticizëm se municionet mund të gjendeshin te blerësit europianë, duke cituar vjetërsinë, llojin dhe gjendjen e keqe.

“Jam i sigurt se [shumica] e sasisë është e papërdorshme, gjë që shpjegon çmimin shumë të ulët,” tha Berghezan.

Një burim me dijeni të marrëveshjes fillestare të Real Trade Praha të vitit 2010, i cili refuzoi të identifikohej nga frika e hakmarrjes, tha se municioni me gjasa do të shitej sërish në zona konflikti, veçanërisht në Afrikë. Ai nuk ofroi dokumente shtesë për të mbështetur këtë pretendim të tijin.

“Municionet që ju po flisni, mendojeni pak… kush do t’i blinte? Jo një ushtri, jo amerikanët, as rusët,” tha burimi.

“Nga një kuti me 100 plumba, mbase 30 ose 10 fishekë nuk do të punojnë fare, kush i merr këto municione koti. Por civilët e armatosur dhe gangsterët në Afrikë nuk e kanë haberin”.

Ëezeman, kërkuesi i armëve nga SIPRI, tha se eksportuesit çekë nuk do të përballeshin me pengesa ligjore për eksportimin e municioneve në shumicën e vendeve apo grupeve të armatosura për sa kohë merrnin leje nga qeveria çeke.

“Shanset që të marrin leje për eksport, do të thosha, janë të mëdha, pasi ka pak vende te të cilët nuk eksportojnë dot,” tha ai.

Një përjashtim i mundshëm, sipas tij janë vendet nën embargo nga BE dhe OKB, si Sudani Jugor, Sudani dhe Irani.

Një përfaqësues i Real Trade Praha tha se “kompanitë e CSG Group i binden të gjitha rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare për tregtinë e pajisjeve ushtarake. Të gjitha eksportet kryhen me certifikata të vlefshme për përdoruesin përfundimtar”.

“SHUMË KONFIDENCIALE!!!”

Një grup emailesh të rrjedhura nga punonjësit e Strnad, të cilat janë siguruar nga OCCRP dhe partnerët, hedhin më shumë dritë mbi marrëveshjet e tij në Ballkan.

Emailet, dërguar partnerëve të mundshëm të biznesit në vendet e tjera të Ballkanit lënë të kuptohet se kompanitë e tij po kërkonin të blinin më shumë municione, por jo të prodhimit kinez. Ato konfirmojnë se Strnad ishte personalisht i përfshirë në biznes dhe zbulojnë se një nga drejtuesit e tij ishte në kontakt me një tregtar famëkeq serb armësh, të akuzuar për krime të ndryshme.

Një email i marsit 2010 nga kreu i Real Trade, Petr Rusek, te një partner biznesi maqedonas, ku dallohet paralajmërimi “SHUMË KONFIDENCIALE”,  Rusek zbuloi kontratën e tij të parë për të blerë municionet kineze nga MEICO. Pastaj ai shpjegon se po kërkon municione shtesë, të kalibrave të ndryshëm, me specifikimin se shumica duhet të jetë prodhuar diku tjetër (“jo në Kinë”).

Emaili iu dërgua gjithashtu për dijeni Strnad dhe drejtuesve të tjerë të tij.

Në një email tjetër, Rusek i kërkon një serbi që i adresohet si “Z. Trninic” ta ndihmojë për të siguruar një transit të sigurt të një kamioni me municione në Serbi. Emaili thekson se planet ishin bërë tashmë për tranzit nga Maqedonia dhe Hungaria, duke konfirmuar itinerarin e rrugës që shfaqet në dokumentet e MEICO-s.

Kamioni, që do ta bënte udhëtimin në fund të janarit, do të ishte me gjasa i pari nga shumë të tjerë, shkroi Rusek.

Rusek gjithashtu i tha Trninic se ishte referuar tek ai nga Petar Crnogorac, pronari i firmës serbe të armëve CPR Impex.

Crnogorac u përball me akuza të ndryshme për shkelje të ligjit. Një investigim i mëparshëm nga OCCRP dhe partnerët zbuloi se CPR Impex kishte vepruar si ndërmjetës për të shitur armë europiane te Arabia Saudite që me gjasa përfunduan në duart e rebelëve sirianë.

Në 2014, Crnogorac u arrestua në Serbi, i akuzuar se kishte marrë informacione konfidenciale të tenderave ushatarakë; por akuzat më vonë u hodhën poshtë.

Një panel i OKB në 2015 investigoi një partner të CPR Impex mbi akuzat se i kishte shitur armë islamikëve në Libi. Crnogorac ka konfirmuar se diskutimet u mbajtën për të eksportuar armë në Libi, por tha se marrëveshja nuk u realizua.

Paneli i OKB raportoi në 2016 se qeveritë malazeze dhe serbe i kishin informuar se nuk kishin marrë kërkesa për eksporte armësh në Libi.

Crnogorac refuzoi të jepte koment.

BIRN

Autor: Aubrey Belford, Saska Cvetkovska, Pavla Holcova, Maja Jovanovska, Pavle Petrovic, Lindita Çela

VIDEO- “Kapëm 730 tonë naftë virgin, por nuk na lejuan”, ish-drejtori i policisë së Fierit tregon skemën e mashtrimit

Ish-Drejtori i Policisë së Fierit Shemsi Prençi ka folur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me operacionin e ndërmarrë në vitin 2009, kur 730 tonë naftë u sekuestrua.

Shemsi Prençi në një lidhje telefonike ka treguar atë që ai e quajti skemën e vjedhjes më të madhe që i është bërë shtetit shqiptar me naftën.

Në emisioni “Opinion” Shemsi Prençi ka treguar se si është krijuar skema e vjedhjes me naftën virgin dhe hetimin për kapjen e 730 tonë naftë të cilat ishin gati për t’u tregtuar në tregun vendas.

Prençi në periudhën kur po kryheshin proceduar për privatizimin e ARMO-s ka kryer një hetim për naftën virgin e cila prodhohej nga kjo rafineri.

Ai ka theksuar se e gjithë veprimtaria e paligjshme, ka patur mbështetje nga lart dhe nga strukturat qendrore shtetërore dhe nafta virgin faturohej sikur do te shkonte jashtë vendit, por nuk dilte kurrë nga kufiri dhe mbetej ne Shqipëri, ku përzjehej me naftën e karburanteve.

“Kapëm trenin me 13 vagona të cilët mbanin 730 tonë naftë virgin. Sipas 100 tonë naftë bruto dalin produkt i bardhë 30-70 % pjesa tjetër del solar dhe produkte të tjerë”- shpjegoi Prençi.

Mashtrim 9 milionë dollarë me TVSH, në pranga 6 biznesmenë

Në Shqipëri, 61 subjekte tregtare dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me TVSH, me një vlerë që deri më tani arrin deri në afro 9 milion dollarë. Zbulimi është bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor e cila më pas ka referuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës, me të cilët ka vijuar më tej hetimi për disa muaj. Mbrëmë policia ka bërë ekzekutimin e urdhërave të arrestit për administratorët e 6 prej këtyre shoqërive, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas autoriteteve janë siguruar “fakte dhe prova materiale për rregjistrimin e subjekteve tregtare në mënyrë fiktive”. Në letra aktiviteti i këtyre shoqërive shtrihet në fusha të ndryshme, nga import-eksporti, te konfeksionet, imobiliaret apo montim impiantesh energjie, por sipas Drejtorisë Hetimore “ato nuk ushtronin në realitet asnjë lloj aktiviteti”, por ishin krijuar “me qëllim tërheqjen e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je, pra shitje fiktive për subjekte të treta, duke bërë të mundur më pas kreditimin e TVSH-së në blerje”.

Sipas autoriteteve këto subjekte në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar të paktën 4 vepra penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve” dhe “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve”.

Pas takimit me Vuçiçin në Davos shpërthejnë mediat serbe: Rama provokoi Serbinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Gjatë kësaj kohe Rama ka përfituar nga rasti dhe sigurisht është takuar me personalitete të ndryshëm , mes të cilëve edhe me presidentin serb, Aleksandër Vucic, raportojnë mediat serbe.

I pyetur nga mediat nëse Rama pret që Serbia dhe Shqipëria të bashkohen së bashku, ose nëse Serbia do të bëhet anëtare para Shqipërisë, Rama tha se ishte një proces i bazuar në merita.

Por duket se deklarata e kryeministrit Rama ka ngjallur shumë reagime shtetin Serb.

Prononcimi i tij se Shqipëria dhe Serbia mund të bashkohen në BE kur Serbia ta pranojë Kosovën, ka bërë që mediet serbe ta quajnë “provokim” këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar.

“Kur flasim për Serbinë, ajo ka avantazhin e negociatave me BE-në dhe ne presim që të fillojmë negociatat e pranimit këtë vit. Ne dhe Serbia mund të bashkohemi së bashku në BE, nëse Serbia e njeh Kosovën”, ka thënë Rama në Davos.

“Menjëherë pas takimit me Vuçiç, Rama provokon Serbinë”, ka shkruar një nga mediat serbe Alo.rs e pas saj edhe shumë të tjera./blitz

Deklarata e fortë e Shpëtim Idrizit: Shqipëria po lëshon sovranitet që Greqia të heqë veton

Para pak ditësh ministri grek Kotzias ishte në një vizitë në Korçë, ku pati takim me ministrin Bushati, por diskutimet mbetën të pazbardhura për publikun, por çfarë mendon PDIU për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë? Për këtë i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv është kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, i cili u shpreh se jemi në një mungesë informacioni se çfarë është diskutuar me Bushatit dhe Kotzias, ndërsa po lëshohet sovranitet për të hequr veton e Greqisë për negociatat me BE.

“Në kabllogramet e Uithers flitej për presionin e Athinës për marrëveshjen e ujërave dhe varrezave. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, për shkak të nevojës për veton e Greqisë për negociatat po ndodh e njëjta gjë. Për të hequr veton po lëshon sovranitet. I referohem varrezave dhe çështjeve të tjera. Kam parasysh shqiptarët e Çamërisë, por edhe pronat e shumë shqiptarëve të tjerë, por edhe komunitetet fetare shqiptare e atje. Kemi shumë emigrantë, që faleminderit Greqisë, që po i mban, por marrëveshja e pensioneve nuk është firmosur. Përsa i përket ligjit të luftës duhet të hiqen efektet e tij”.

Shpëtim Idrizu u shpreh se, “në asamblenë e PDIU, Rama u shpreh se do ta kishte parësore çështjen çame, ndërsa tani e pash në ngërç”. Kreu i PDIU theksoi se pala shqiptare duhet të ketë kujdes që përpos heqjes së ligjit grek të luftës, “Greqia duhet të heqë të gjitha barrierat që sjell ky ligj. Duhet të hiqen të gjitha efektet e ligjit të luftës, ndryshe do të jetë në favor të Greqisë”.

“Është “pesë me hiç” nëse ligji i luftës hiqet me një traktat miqësie. Pasi edhe traktati i 1996 mbaroi dhe nuk pati asnjë vlerë.U takua Bushati me Kotzias në Kretë, i futën edhe një valle greke, pastaj erdhi edhe Kotzias në Korçë dhe asgjë nuk u mor vesh se çfarë u diskutua. Ne i marrim vesh gjërat nga pala greke, pas takimit të parë Kotzias-Bushati u vu në zbatim marrëveshja për kërkimin e varreve greke”, u shpreh Idrizi.

“Më gjeni një precedent në Europë që janë lënë varrezat e ushtarëve të rënë në një vend tjetër. Ushtarët erdhën si pushtues. Në momentin që Italia pushtoi Shqipërinë, e vetmja qeveri që e ka përshëndetur ka qenë qeveria e Greqisë, i cili e përshëndeti, ndërsa të gjithë e dënuan. Greqia pretendonte se i hapej rruga e copëtimit. Ushtarët rrinin akoma këtu pas luftës, pasi kërkonin të bënin fakt Vorio Epirin. Prandaj pala shqiptare nuk duhet që ta kishte lejuar çështjen e varrezave. Grekët janë në rregull dhe po avancojnë, ne shikojmë vetëm plotësimin e axhendës së Greqisë. E dini që do të kërkojnë varre në 120 vende, kanë futur edhe Himarën. Por për grekët që vranë dhe masakruan do të bëjnë ndonjë varrezë? Po pse po kërkojnë nga Himara? Pse nuk filluan nga Kosina, ti marrin t’u bëjnë ADN, problemi këtu është më i madh”, tha kreu i PDIU.

Idrizi nxorri në pah një tjetër pikë të diskutimeve mes Kotzias dhe Bushatit, “po kërkohet që të rishikohet edhe tekstet e historisë, ajo që më shqetëson është fakti se deri më sot pala shqiptare ka negociuar për axhendën greke.”

“Kufiri i Vorio Epirit është vendi ku po bëhen zhvarrimet, në 1913 grekët erdhën për Vorio Epirin. Në 49 e sulmuan Shqipërinë me luftë. Greqia është rritur me territore gjithmonë mbas luftrave, presidenti i Greqisë në 1987 ka thënë se atje ku kemi varret e ushtarëve kemi atdheun.Për çfarë i duan varret e ushtarëve gerek këta? Kjo është një kërkesë e kahershme. Pas shumë kohësh ata do të thonë se ky është vendi unë sepse kemi ushtarët e rënë. Parimi kryesor është parimi i reciprocitetit, shoqata Çamëria ka kërkuar që banorët e Çamërisë, dhe shumë të tjerë të cilët nuk ranë në luftë por u vranë, të kenë varret e tyre, por kjo nuk është pranuar”, tha Idrizi.

Shqiptarja.com

Gjiknuri tregon detaje: Aeroporti i Vlorës më i madh se Rinasi dhe nuk do jetë i vetmi në Jug

“Aeroporti i Vlorës do të jetë një investim prej rreth 100 milionë euro dhe do të jetë aeroport më i madh se ai i Rinasit” Deklarata është bërë nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat, ku theksoi se qeveria ka miratuar nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në fjalën e tij Ministri Gjiknuri theksoi se “për aeroportin e Vlorës janë të interesuara tre kompani turke, shumë të njohura që po punojnë edhe në aeroportin e Stambollit”.

“Ky investim ka një ofertë prej 100 milion euro dhe do të jetë tërësisht privat, pa asnjë investim nga shteti”, u shpreh Gjiknuri i cili shtoi se “aeroport i Vlorës do të jetë edhe më i madh se aeroporti i Rinasit”.

Ndër të tjera, Gjiknuri tha se qeveria po studion edhe mundësinë e ndërtimit të një tjetër aeroporti në jug të vendit.

“Gjithashtu po përfundojmë edhe studimin e fizibiliteti të aeroportit të Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës do të jetë një investim tepër i madh për zonën e Jugut”, u shpreh ministri

Tiranë, studentët protestë për uljen e tarifave të studimit

Qëllimi i protestës është që të kërkojnë përgjysmimin e tarifave studimore, të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj, si dhe të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura

TIRANË – Një grup prej dhjetëra studentësh nga fakultete të ndryshme të vendit kanë protestuar në Tiranë, duke kërkuar që të ulen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve.

Studentët protestues janë mbledhur fillimisht në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa më pas kanë marshuar gjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të ndaluar para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.

Qëllimi i protestës sipas tyre është që të kërkojnë përgjysmimin e tarifave studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve, të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj, si dhe të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura.

Ndërkohë lidhur me protestën e sotme, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku në një njoftim thekson se nuk ka rritje tarifash për nivelin e parë të studimeve, dhe se janë të njëjta të paktën 4 vitet e fundit për studentët në universitetet publike.

“Në kuadër të autonomisë universitare këto tarifa nuk vendosen më nga qeveria, por nga vetë universitetet. Çdo universitet vendos vetë politikat që ndjek për sa u përket studentëve ngelës, të cilët nuk paguajnë tarifë të dyfishtë kur ngelin dhe përsërisin vitin. Por në rast të mos marrjes së një provimi disa herë, gjë e cila shton koston për universitetin, aplikohet një tarifë minimale që e vendos universiteti. Certifikimi i gjuhës së huaj nga institucionet ndërkombëtare është parë si mundësi që çdo student që diplomohet të jetë konkurrues në tregun e punës”, thuhet në reagimin e MASR-së. aa

Lu: Në vend që të fajësoni SHBA ose BE, futjuni punës për reformën në drejtësi

Në Shqipëri, ka patur kritika kohët e fundit ndaj ambasadës amerikane për mbajtjen e qëndrimeve të dyfishta lidhur me reformën e drejtësisë.
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për këto akuza, ambasadori Donald Lu përmes një deklarate thekson se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. Sipas ambasadorit, në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Ambasadori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”, siç shprehet ambasadori Lu.

Pritej të dilte në skenë, aktorja e madhe Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital

Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb”, nga burime të afërta me aktoren.

Aktorja po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Burime të afërta me këngëtaren bëjnë me dije që gjatë gjithë paradites ka qenë e sëmurë me ftohje. Mësohet se aktorja ndodhet në Spitalin Amerikan 3 nën kujdesin maksimal të mjekëve dhe stafit.

Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.

Shqipëria zgjidhet zv/presidente e Bordit Ekzekutiv të përbashkët të UNDP/UNFPA/UNOPS për vitin 2018

Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ambasadorja Besiana Kadare, u zgjodh zëvendës-presidente e Bordit Ekzekutiv të përbashkët të tre Agjencive te OKB-së : Programit të Zhvillimit (United Nations Development Programme), Fondit të Popullatës (United Nations Population Fund) dhe Zyrës për Projekte Shërbimesh (United Nations Office for Project Services).

Zgjedhja në këtë organ të rëndësishëm që monitoron zbatimin e programeve dhe planit strategjik të këtyre agjencive të OKB-së, dëshmon angazhimin e vendit për të luajtur një rol sa më aktiv në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, veçanërisht në kuadrin e zbatimit të Agjendës 2030 dhe arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Mandati i Shqipërisë përkon me fillimin e zbatimit të planeve strategjike për katërvjeçarin 2018-2021 të UNDP/UNFPA/UNOPS. Shqipëria do të japë kontributin e saj në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, qeverisjes demokratike, barazisë gjinore dhe përballjes me ndryshimet klimatike.

Dokumentet: Kush është Kozma Jano, nga ‘telefoni’ i Sigurimit në portin e Durrësit deri tek Partia Komuniste e tjerë

Kuvendi do të votojë në seancën e të enjtes emrat e rinj për dy prej institucioneve të rëndësishme të Vettingut, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Partia Demokratike akuzoi sot maxhorancën se në listën që i ka shkuar Kuvendit, janë futur qëllimisht kandidatë me probleme ligjore, shkruan Panorama.

Këtë PD-ja e argumentoi duke nxjerrë disa dokumente për kandidatët.

Njëri prej tyre është Kozma Jano, i propozuar nga avokatët për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas selisë blu, Kozma Llaqi Jano i ditëlindjes 1956 në Lushnje, është rekturuar nga Sigurimi i Shtetit në 29 qershor 1977, pra 21 vjeç në kategorinë “Informator” me pseudonimin “telefoni”.

Sipas kartelës model 2 të publikuar sot nga PD veprimtarinë ai do ta kryente në portin e Durrësit.

Dokumenti mban firmën e zv.titullarit Kapllan Shehu, raporton Panorama.

Ndërkohë, në një dokument tjetër të publikuar sot nga PD, thuhet se në 8 shtator 1978 ai “u muar në lidhje” dhe mban në krah emrin e Myftar Gjoncajt.

Ndërsa në 27.9.1979 në të njëjtin dokument të Sigurimit të Shtetit thuhet se ai është liruar nga policia dhe dosja është asgjësuar.

Por PD-ja publikoi sot edhe një tjetër dokument që e nxjerr Kozma Janon anëtar të Partisë Komuniste.

Konkretisht, në zgjedhjet e vitit 2011 ai ka kandiduar për këshilltar bashkiak në Bashkinë e Lushnjes nën siglën e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

KOZMA JANO KOMUNIST

PD nxjerr emrat, në KLP kandidon bashkëpunëtori i Sigurimit me pseudonimin ‘telefoni’. Ja kush është (dokumentet)

Nje dite me pare u hodh shorti dhe u zgjodh lista me emrat e kandidateve per anetare te KLGJ dhe KLP.

Por keshilltari ligjor i grupit parlamentar te PD Gazment Bardhi, ne nje konference per mediat me deputetin Oerd Bylykbashi tha se shkeljet ligjore dhe kushtetuese per kriteret e kandidateve e bejne listen te pavlefshme.

 

“Kandidati per anetar ne Keshillin e Larte Gjyqesor, nga shoqeria civile Altin Hazizaj ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Sipas dëshmisë së gjendjes gjyqësore rezulton se Hazizaj është i dënuar dy herë me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Ky është kriter që parashikohet në ligjin e përzgjedhjes në sistemet e drejtësisë.

Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit per Altin Hazizaj eshte dorezuar ne Kuvend por eshte fshehur per anetaret e opozites. Ai duhej te ishte skualifikuar. Kjo e ben listen te pavlefshme”, tha Bardhi.

Dokumenti i Prokurorise qe verteton fshehjen e denimit nga Altin Hazizaj
Dokumenti i Prokurorise qe verteton fshehjen e denimit nga Altin Hazizaj

“Sokol Lamaj vjen nga rradhët e avokatisë. Në një shkresë të dërguar në maj 2017 nuk ka detyrimin që ka paguar të gjitha detyrimet tatimore ndaj shtetit, por ka detyrimin që ka gabuar detyrimet financiare ndaj Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga vërtetimi i Drejtorisë së Tatimeve rezulton se Lamaj jo vetëm nuk ka paguar rregullisht detyrimet tatimore, por ndaj tij janë marrë masa administrative për shkak se nuk ka paguasr rregullisht tatimet.

Vërtetimi nga Drejtoria e Tatimeve se kandidati Sokol Lamaj rezulton me gjoba për mospagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëspre 20 mijë lekë.
Vërtetimi nga Drejtoria e Tatimeve se kandidati Sokol Lamaj rezulton me gjoba për mospagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëspre 20 mijë lekë.

Ilir Panda sipas ONM-së në datë 25.10.2017 thuhet se “ONM ka konstatuar se Panda ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën”.

Deklarimi I ONM që vë në dukje angazhimin shumë të lartë politik të Ilir Pandës.
Deklarimi I ONM që vë në dukje angazhimin shumë të lartë politik të Ilir Pandës.

Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”. Ky fakt nuk është provuar vetëm nga ky dokument, por në 1996 ka pasur një komision të integritetit të individëve dhe këtu kemi vendimin e komisionit Mezini ku është provuar që Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat për këshilltar bashkiak në Lushnje”, vijoi Bardhi.

Alfred Balla- nga dokumenti i sjellë nga ONM është konstatuar nga SHBA dhe BE që nuk plotëson kriteret ligjore, nuk është i angazhuar në pesë vitet e fundit në Shoqërinë Civile. Sipas ONM-së platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjaturë e një platforme të një kandidati tjetër të skualifikuar në fazat e mëparshme”, tha Bardhi.

Deklarimi I ONM se Andi Muratej dhe Alfred Ballaj duhet të skualifikohehsin nga Parlamenti për mospërmbushjen e kritereve dhe mungesën e integritetit të lartë moral që duhet të ketë një anëtar I KLP.
Deklarimi I ONM se Andi Muratej dhe Alfred Ballaj duhet të skualifikohehsin nga Parlamenti për mospërmbushjen e kritereve dhe mungesën e integritetit të lartë moral që duhet të ketë një anëtar I KLP.

Emri: Ky është shqiptari që u hodh nga kati i pestë i hotelit në Greqi, në çantë kishte 4 mijë euro

Mister fundi i nje shqiptari ne Greqi. Ngjarja ka ndodhur gjate nates ne nje hotel ne qender te Athines ne sheshin Omonia me protagonist nje shqiptar 42-vjecar.

 

Mediat greke shkruajne se shqiptari kishte hyre mbreme ne hotel, por nuk ishte klient, nuk kishte marre asnje dhome.

Pavaresisht pyetjes se recepsionit ai mundi te ngjitej ne katin e peste dhe u hodh qe siper.
Shqiptari, i cili nuk ishte qiramarrësi i hotelit, arriti në ndërtesën e vendosur në rrugën 7, Marika Kotopouli në orën 22:10 në mbrëmje.

Pa thënë asgjë, pavarësisht nga pyetjet e vazhdueshme të stafit të hotelit, 42-vjeçari u ngjit në katin e 5 dhe u hodh poshte.

Ai u transportua me ambulance ne spital, por gjeti vdekjen pak me vone. Ai u identifikua nga nje mjet identifikimi qe kishte me vete, si Emiljano Desaj, një 42-vjeçar nga Skrapari.

Policia ka kontrolluar edhe canten qe ai kishte me vete ne kohen qe hyri ne hotel. Pas verifimit mesohet se brenda saj kishte 4 mije euro.

Varri i ‘ushtarit grek’, reagon kolonel Demiraj: Shihni gradën, është italian (foto)

Reagimeve te shumta pas nisjes se germimeve dhe eshtrave te zbuluara ne Dragot, ne kuader te paktit me Greqine per varrezat greke.

Kolonel Dritan Demiraj, ish-komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë dhe ushtaraku profesionist më i graduar në Shqipëri, ish minister i Brendshem per pak kohe, ka reaguar në një prononcim për Politiko.al lidhur me varrin e “ushtarit grek” të gjendur në Dragot të Tepelenës.

Sipas Demirajt, bëhet fjalë për varin e një ushtari italian. “Kjo është e qartë si nga grada e korporalit (tetar), por edhe nga shkronjat e alfabetit latin në medaljon”- thote ai, duke shtuar se grekët vazhdojnë ende të pompojnë historitë e gënjeshtrave.

Rrëfehet Sadije Agolli: E vërteta e ftohjes së Dritëroit me Ismailin

ISMAIL KADARE, DRITERO AGOLLI

Edhe pse në mënyrë të heshtur, gjithnjë është folur për një lloj “rivaliteti” të heshtur mes dy shkrimtarëve të mëdhenj, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.

Madje, viteve të fundit është folur edhe për një ftohje të marrëdhënieve mes tyre, deri në moskomunikim.

Në një intervistë të gjatë, dhënë për gazetaren Eni Vasili (e botuar ekskluzivisht në portalin hapur.al dhe gazeten Panorama), që gjithsesi ishte e pamundur të ezauronte një jetë të tërë në krah të bashkëshortit, Sadije Agolli, ndër të tjera, ka rrëfyer edhe marrëdhëniet me çiftin Kadare.

Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Dritëro Agollit, shprehet se mes dy familjeve marrëdhëniet kanë qenë gjithnjë shumë të mira dhe se nuk është e vërtetë që raportet mes tyre kanë qenë ftohur.

“Ti Eni thua se ishit komshinj me Kadaretë dhe çfarë marrëdhëniesh kemi pasur? Shumë të mira, jo vetëm kur ishim komshinj në pallatin e Rrugës së Dibrës, por edhe kur ishim të ndarë nga shtëpitë. Nuk ishin këto vizita te njëri-tjetri vetëm me raste festash a ditëlindjesh, pra, zyrtare, por edhe me rast e pa rast. Uleshim ne në apartamentin e Elenës dhe Ismailit një kat më poshtë dhe ngjiteshin ata te ne, pa lajmërime ditësh apo orësh. Ftohja pas viteve ’80 nuk është e vërtetë. Kemi pasur gjithnjë miqësi dhe shoqëri të mirë”- thote Sadije Agolli.

Ajo, rrëfen edhe netët e kaluara në shoqërinë e njëri-tjetrit, në kohët e njohjes me Dritëroin, bisedat dhe fqinjërinë e mirë, deri në largimin e Kadaresë nga Shqipëria, që siç tregon ajo, rrugën deri në Rinas e ka bërë, pikërisht me makinën e Dritëroit.

“Pasuri të fshehura, dëshmitarë të rinj e biseda telefonike”, provat e reja që po kërkohen për Saimir Tahirin

TIRANE- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur sot vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që zgjati hetimet me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Hoxha tha se vendimi për zgjatjen e hetimit është marrë që më 17 janar, por publikohet sot, bën me dije “BalkanWeb”.

Gazetari sqaroi se: “Hetimet janë zgjatur për shkak se prokuroria i ka kërkuar material shtesë prokurorisë së Katanias në Itali dhe autoriteteve policore greke për lëvizjet e Tahirit dhe personave të rrethit të ngushtë të tij, të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin grek”, në një kohë që as mbrojtja e Tahirit nuk e ka ankimuar vendimin në gjykatë, duke i lënë mundësi prokurorisë të hetojë edhe për tre muaj.

Sipas tij, hetimet për ish-ministrin Tahiri, i dyshuar për lidhjet me të akuzuarit Habilaj për trafik ndërkombëtar droge do zgjasin deri më 17 prill, ndërsa Prokuroria do të duhet t’i drejtohet sërish gjykatës nëse do të zgjasë hetimet përtej këtij afati.

Sipas Hoxhës, “Prokuroria ka kërkuar ndër të tjera ekspertizë vendase dhe të huaj, për të siguruar informacione të rëndësishme në lidhje me komunikimet elektronike dhe telefonike që Tahiri dhe personat e dyshuar kanë kryer me njëri-tjetrin duke përdorur edhe programe elektronike të vështira për tu gjurmuar”,- sqaroi ai.

Mes të tjerash, siç bëri të ditur gazetari, policia ka përpiluar një listë të re të dëshmitarëve të cilët do të merren në pyetje për të dhënë informacion në lidhje me veprimet e kryera nga Tahiri dhe personat e dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Po ashtu, në zgjatjen e hetimeve prokuroria ka deklaruar se është duke hetuar dhe duke kryer verifikime në lidhje me pasuritë e fshehura apo të kaluara në emër të personave të tjerë, të cilat janë përfituar nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve”,- sqaroi gazetari për “BalkanWeb”.

VENDIMI
1-Dërgimi i kërkesave për ndihmë juridike në Republikën e Italisë dhe Greqisë
2-Kryerja e ekspertimeve kompjuterike për disa mjete komunikimi
3-Analizimi i të dhënave të përfituara nga komunikimet telefonike
4-Marrje deklarime personave, dëshmitarë të rinj
5-Kryerja e verifikimeve pasurore dhe veprimeve të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimeve
(Për këtë shkak zgjatet me tre muaj afati i hetimit për procedimin nr. 134)

Emrat, zgjidhen me short anëtarët e KLP dhe KLGJ

Nënkomisioni Ad Hoc për KLGJ dhe KLP zgjodhi me short anëtarët për këto dy institucione.

 

Sipas hedhjes së shortit u zgjidhën 10 anëtarët për KLGJ dhe KLP. Pesë anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ u zgjodhën Arben Vani, Sokol Lamaj, Erjon Muharemaj, Ilir Panda dhe Altinn Hazizaj.

Ndërsa 5 anëtarët jo prokurorë për KLP u zgjodhën Kozma Jano, Floreta Gjini, Enejda Sema, Mirela Bogdani dhe Alfred Balla.

Këta kandidatë do ti përcillen kryetarit të Kuvendit dhe më pas emrat e tyre do të kalojnë në Parlament për votim.

Nga ana e saj opozita nëpërmjet deputetit Oerd Bylykbashi tha se mes këtyre kandidatëve ka nga ata që u përjashtuan nga ONM.

Anëtarët nga radhët e Avokatisë që do të jenë pjesë e listës të KLGJ

1-Arben Vani

2-Sokol Lamaj

Nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ

1-Erjon Muharemaj

2-Ilir Panda

Nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ

1-Altin Hazizaj

Dy anëtarët e KLP nga trupa e avokatëve:

1-Kozma Jano

2-Floreta Gjini

Dy anëtarët e KLP nga trupa e profesoratit

1-Enejda Sema

2-Mirela Bogdani

Anëtari i KLP nga Shoqëria Civile

1-Alfred Balla

Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Parlamentit, ku do të duhen 94 vota për miratimin e tyre.

Identiteti shqiptar përballë tjetrit në veprën e Kadaresë

Identitetit shqiptar përmes letërsisë së Ismail Kadaresë, tjetri që vjen nga Perëndimi, tjetri që vjen nga Lindja, tjetri – brenda botës shqiptare, tjetri – fqinjët në veprën e Kadaresë dhe “From Other, to Mother” – duke kapërcyer tjetërsinë.

Akademia e Shkencave, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike organizon ligjëratën nga prof. dr. Ke Jing (Beijing Foreign Studies University) ditën e hënë, më 22 janar 2018, ora 11:00, tek salla “Aleks Buda”.

 

Ajo është studiuese albanologe dhe ballkanologe. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës për gjuhë dhe letërsi shqipe.

Në vitin 2013 mbrojti disertacionin në Universitetin e Louiswille-it në SHBA, me studimin monografik “The Four Others in I. Kadare’s Works”, botuar nga shtëpia botuese universitare më 2014.

Prof. dr. Ke Jing ka drejtuar për disa vite me radhë katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare në Pekin (BFSU), e cila është qendra më e rëndësishme e albanofonëve në Kinë.

Studimet e prof. dr. Ke Jing kanë karakter antropologjik dhe krahasimtar në rrafsh ndërballkanik dhe në rrafshe të tjera. Artikujt e botuar prej saj kanë të bëjnë me identitetin historik dhe kulturor të shqiptarëve, vështruar përmes veprës së I. Kadaresë.

Në mënyrë të veçantë, ajo është e interesuar për raportet midis vetes dhe tjetrit. Kjo çështje i ka dhënë mundësi asaj të bashkojë kompetencat në formim si albanologe e ballkanologe. Si shefe e katedrës së gjuhës shqipe dhe si drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, detyrë që e ushtron prej tri vjetësh, prof. dr. Ke Jing ka inkurajuar fuqizimin e albanologjisë në BFSU.

Nisma e fundme e saj njihet me emrin “Shqip plus”, që ka kuptimin përmes shqipes drejt gjuhëve të tjera të Ballkanit. Prof. dr. Ke Jing drejton shkollën e doktoratës në studimet albanistike në BFSU dhe projektet themelore të saj: botimi e përkthimi rreth 25 titujve nga letërsia shqipe në gjuhën kineze dhe botimi i një fjalori prej 45 mijë fjalësh shqip-kinezisht dhe kinezisht-shqip.

JURIA
Vlerësimi i jurisë së çmimeve shkencore kombëtare për studimin monografik “The Four Others in Kadare’s Works”. Libri “Katër të tjerë në veprën e Kadaresë” është i pari studim i thelluar monografik kushtuar veprës letrare të Ismail Kadaresë nga pikëvështrimi i institucioneve akademike dhe universitare kineze. Vepra u kushtohet raporteve të vetes me tjetrin në historinë e popullit shqiptar, përmes një shqyrtimi në rrafsh antropologjik, letrar e kulturor.

Studimi, duke iu referuar tipologjisë së identiteteve të pranishme në veprën e I. Kadaresë dhe stereotipave tradicionalë ballkanikë i përgjigjet pyetjes se cili është perceptimi i autorit për të huajin, spikat ndërlikimet historike në procesin e formimit të identitetit shqiptar në kushtet e trysnive të shumanshme të brendshme e të jashtme, rishqyrton në mënyrë kritike raportet midis përbërëseve gjuhësore, historike, kulturore dhe fetare në procesin e vetidentifikimit kombëtar shqiptar, duke iu referuar edhe polemikave të dekadave të fundme dhe duke sjellë kontribute origjinale për një lexim ndryshe të veprës letrare të I. Kadaresë.

Ariela Murati dhe Aldison Belulaj: Ja si nisi njohja e dy të rinjve që përfundoi në tragjedi

Nje krim pasioni tronditi kryeqytetin kete te diele, ku nje 23 vjeçar qelloi me arme zjarri dhe e la te vdekur vajzen qe dashuronte, 21 vjece. Ngjarja ndodhi pak para ores 15:00 prane Fakultetit te Mjekesise. Djali ka qëlluar edhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Sipas policise, paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Patosit, dhe te dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Kapo’, ne Zharrez.

Mesohet se qe prej kohes se gjimnazit, djali kishte ndjere per vajzen te cilen e kishte ndjekur edhe ne Tirane. Ne historine e tyre kishin nderhyre edhe familjarët e vajzës te cilet i kishin kërkuar 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre, pasi ishte kthyer i bezdisshëm.

Djali madje i kishte vajtur edhe ne shtepi vajzes por familja e saj nuk ka qene dakord dhe i kane kerkuar te heqe dore nga kjo kerkese. Edhe vajza e ka refuzuar ne vijimesi, por i riu nuk ishte bindur per kete gje, raporton Panorama.

Belulaj njihej si djale i urte dhe jo problematik, e se fundmi kishte nisur edhe pune si infermier, ndersa vajza ishte studente ekselente ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane dhe jetonte ne shtepi me qera.

Te dy te rinjte kane qene nxenes shume te mire ne shkolle.

Nënë e bir u gjetën të djegur dhe me shenja dhune, shoqërohen në polici kunata dhe vajzat e mitura

Pas raportimit se në dy trupat e gjetur të karbonizuar nga zjarri u gjetën shenja dhune, burime për “Panorama” bëjnë me dije se është shoqëruar në polici kunata, nusja e vëllait të viktimës dhe dy vajzat e saj të mitura.

 

Ngjarja tragjike e ndodhur mesnatën e djeshmë në Vlorë ku nëna dhe djali humbën jetën nga një zjarr që përfshiu banesën, duket se ka marrë një rrjedhë tjetër, ajo e një vrasje të qëllimtë.

Burime për “Neës 24” thonë se në dy trupat e djegur janë gjetur shenja dhune. Djalit i janë gjetur shenja në kokë e ndërsa nënës së tij në qafë.

Po ashtu të njëjtat burime thonë se po bëhet një ekzaminim mjeko-ligjor më i thelluar për të zbuluar nëse janë vrarë para se banesës ti vihej zjarri nëna dhe djali i saj 43 vjeç.

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike që i mori jetën nënë e bir në qytetin e Vlorës pak pas mesnatës së mbrëmshme.

Një nga të afërmit e dy personave ka treguar për “News 24” se si u gjetën trupat e pa jetë të shkrumbuar nga zjarri.

“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” ka deklaruar ai duke shprehur gjithashtu situatën tragjike në momentin e kontrollit në banesën e djegur.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Novruz Hoxhallari, nënë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë një katëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 73 vjeç dhe djali i saj 43 vjeç.

zjarri vlore

Viktimat janë me origjinë nga Korça, e ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një cigareje të ndezur ose një zjarri të mundshëm për tu ngrohur.

zjarri vlore

Të dy trupat janë shkrumbuar, e ndërsa policia po heton rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

ka

Njoftimi i policisë
Vlorë Informacion paraprak Më datë 21.01.2018, rreth orës 04:20, në lagjen ”1 Maji”, në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndëruar jetë dy shtetas. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkakëtuar aksidentalisht , ku për pasojë janë djegur e kanë ndëruar jetë nënë e bir, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

zjarr vlore

“Të gjithë jeni vrasës, jeni që mos qofshi”, Rama iu përgjigjet mallkimeve për 21 Janarin

Kryeministri Rama iu përgjigj sot të gjitha akuzave dhe mallkimeve, siç i quajti ai, të qytetarëve që presin ndëshkimin e fajtorëve të 21 Janarit, por edhe të atyre prokurorëve e gjyqtarëve që në 27 vjet janë korruptuar.

 

Në një fjalim të mbajtur para familjeve të viktimave të 21 Janarit ai tha se sot, ndryshe nga 27 vjet më parë, nuk është më sistemi i drejtësisë popullore, por shteti i së drejtës.

PJESE NGA FJALA E RAMËS

Kur vjen fjala te drejtësia ky padurim artikulim si një spazëm e dhimbshme. Nuk po shohim asgjë, është fjalia që e përmbledh atë. Krejt kuptueshëm vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën. Pse nuk i fut në burg, jeni të gjithë vrasës, jeni të gjithë hajdutë, jeni që mos qofshi dhe shto ujë akuzash e shto mjell mallkimesh. Përballë shpërthimit të zëshëm mund të arrish të dyshosh që këta njerëz nuk e kanë marrë vesh ende ndryshimin e sistemit në Shqipëri, nga sistemi i drejtësisë popullore në shtetin e së drejtës.

Sot kemi jo vetëm një popull që aspiron drejtësinë dhe e pret atë me padurim, por edhe një palë njerëzish të motivuar, politikanësh që shumicës qeverisëse që kanë të gjithë durimin për ta çuar deri në fund shkatërrimin e botës që u ka nxirë jetën kaq shumë shqiptarëve.

A ka humbur drejtësia? Drejtësia pas viteve të diktaturës ka qenë një humbëse e madhe sa herë që padrejtësia e parasë ka qenë palë e interesuar në proces. Sidoqoftë drejtësia ka humbur beteja, por jo luftën.

Sot njerëzit e sfilitur nga ndjenja e drejtësisë që nuk vjen kërkojnë padurim skalpin e fajtorëve, kërkojnë larjen e një hesapi të madh pas një cerek shekulli.

Rinis dialogu Shqipëri -Greqi, Bushati dhe Kotzias takohen në ditën e tretë. Çfarë pritet

Kanë rinisur bisedimet mes dy vendeve  Shqipëri dhe Greqi pas dy ditës dialogu mes dy ministrave të jashtëm të dy vendeve.

Ministri Bushati dhe homologu i tij janë takuar paraditen e sotme rreth orës 10:00 për të përfunduar dialogun e nisur dy ditë më parë.

Një ditë më parë në një deklaratë për mediat Bushati tha se diskutimet janë të vështira, pasi shtrihen në një periudhë të gjatë historie. Ai tha se gjatë ditës së sotme është bërë progres, ndërsa theksoi se temat e diskutimit nuk janë sekret.

“Këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë në 70 vjet histori. Mund t’ju them që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenë- sishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete, sepse temat janë thënë nga të dyja palët.

Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, tha Bushati. Diskutimet, edhe në ditën e dytë të tyre, janë zhvilluar në një hotel të njohur të qytetit të Korçës, ndërsa asnjë informacion nuk rrjedh nga salla “hermetike” e hotelit.

“Panorama” mëson se në përfundim të ditës së tretë të bisedimeve, do të ketë një deklaratë të përbashkët zyrtare për rezultatet e tyre, aq sa do ta lejojë gjuha diplomatike që Bushati dhe Kotzias do përdorin.

Zjarr në një banesë në Vlorë, dy të vdekur

Nga informacionet e Policisë së Shqipërisë mësohet se në një banesë në lagjen “1 Maji” të Vlorës ka rënë zjarr, ku për pasojë janë djegur dhe kanë ndërruar jetë dy shtetas, nëna dhe djali i saj

VLORË/TIRANË – Si pasojë e zjarrit në një banesë në qytetin e Vlorës kanë humbur jetën dy persona.

Nga informacionet e Policisë së Shqipërisë mësohet se në një banesë në lagjen “1 Maji” të Vlorës ka rënë zjarr, ku për pasojë janë djegur dhe kanë ndërruar jetë dy shtetas, nëna dhe djali i saj.

“Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht, ku janë djegur e kanë ndërruar jetë nëna dhe djali i saj, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç”, thuhet në një njoftim publikuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë.

Sipas policisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. aa

BLUSHI: PËRSE TËRHIQEM NGA DREJTIMI LIBRËS.

Kur ftova shume njerez ti bashkoheshin idese se Libras kam premtuar se Libra nuk do ishte kurre partia ime.
Ka ardhur koha qe kete premtim ta mbaj duke u terhequr nga drejtimi i Libras, partise qe krijova me shpresen se Shqiperia do fitonte nje instrument lirije qe nuk e kishte njohur.
Sot me vjen mire te kujtoj, se si dhe sa shpejt u kthye Libra ne nje mjet te jashtezakonshem njerezish te zakonshem.
Diten e pare isha nje, kur e vendosem ishim 10, kur e themeluam ishim 100, kur e shpallem 1500, kur e rregjistruam si parti 3000, kur votuam se brendshmi 4000, kur shkuam ne zgjedhje 8 mije dhe kur dolem nga zgjedhjet 20 mije. E gjitha kjo ndodhi vetem ne shtate muaj nga Nentori 2016 deri ne Qershor 2017.
Shpejtesia ishte aq e madhe saqe rruga here pas here nuk dukej, cka i beri disa te ndalojne dhe disa te shkojne deri ne fund te hutuar dhe te lodhur.
Si ne cdo aventure edhe ne paguam cmimin e njohur te se panjohures.
Megjithe pasionin njerezor qe investoi, Libra nuk arriti dot te bindte shume shqiptare te ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra.
Ne nje gare te pandershme zgjedhore pasi u masakrua, dhe u grabit ne menyre te organizuar Libra u rendit partia e peste ne Shqiperi por padyshim e para, si partia me e varfer, me e drejte dhe me e denje.
Libra ishte ne opozite me te gjitha partite dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozites.
Libra eshte partia e vetme ne Shqiperi,qe nuk ka bere asnje dem,nuk ka bere asnje krim,nuk ka futur asnjeri ne pune,nuk ka hequr asked nga puna dhe nuk I ka marre kujt asnje cent.
Mijera shqiptare qe e ngriten dhe e votuan duhet te jene sot krenare se krijuan dicka qe, nese nuk u dha dot gje, te pakten nuk u mori asnje gje.
Libra ishte dhe mbeti e lire nga cdo borxh.
Mua personalisht Libra me ndihmoi ti njihja me mire shqiptarët dhe pa dyshim dhe veten time.
Nuk kam sot asnje droje te them se Libra me provoi dicka per te cilen dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opoziten. Ata i besojne me shume te djeshmes se te nesermes. E vjetra i qeteson,e reja i shqeteson. Ate qe ishte e cmojne, ate qe vjen e nencmojne. Une e kuptoj kete zakon, pavaresisht se nuk e mirekuptoj.
Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobet.
Zgjedhjet e fundit ishin nje zhgenjim per mua kur pashe se si shume qytete votuan banditet dhe grabitesit duke u krenuar me zgjedhjen e tyre.
Nuk me ka habitur kurre aftesia e vendit tone per te prodhuar njerez te ligj, por nevoja per ti mbrojtur ata me vota me shqeteson.
E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme.
Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi,nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj.
E dua shume Libra per ta demtuar me kete mungese besimi, prandaj kam vendosur te terhiqem nga drejtimi i saj.
Duke falenderuar te gjithe ata miq brenda dhe jashte Libra qe me mbeshteten, jam I bindur se ka burra dhe gra, te cilet me pasion dhe me besim do hapin rruget qe deri tani duken te mbyllura.

Faleminderit

Ben Blushi.

Monika Kryemadhi: Harroni bindjet politike!

Harroni bindjet politike, ja përshëndetja që kam për Ramën –

Monika Kryemadhi ka ftuar gjithë shqiptarët të jenë pjesë e protestës së 27 janarit ku deklaron se kjo do të jetë vetëm për interesat e tyre dhe jo të opozitës.

Ajo i është drejtuar edhe me një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama.

“I harroni bindjet politike, kjo nuk është protestë e opozitës, ju jeni të vetëdijshëm se sa mijëra familje janë pa ndihmë ekonomike.

As për LSI e as për PD, por për të gjithë ata që janë larguar, për ata që nuk marrin dot pension se në emigracion e kanë humbur të drejtën, për naftëtarët që Rama i gënjeu dhe sot vazhdojnë protestojnë pa zgjidhje.

Unë e përshendes Ramën për ndihmesën që i dha mësueses nga Erësheni për ilaçet për kancerin.

Do të dëshiroja që Rama ta bënte këtë edhe për Mrikën nga Lezha, Suelën nga Librazhdi, Astritin nga Korca, Thimin nga Gjirokastra, Hasanin nga Babrruja, Petritin nga Kamza e për mijëra të tjerë të sëmurë që rrinë në dyert e spitalit.

Gjesti i Ramës me mësuesen të mos ishte teatër, doja që ai të mos zgjidhte hallin enjë individi që paraqitet në media, por të mijëra shqiptarëve” tha kryetarja e LSI-së.

Takimi Bushati – Kotzias, protesta edhe në Durrës

Teksa në Korçë është futur në ditën e dytë takimi mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, sot ka pasur edhe protesta.

Një e tillë është zhvilluar edhe në Durrës, aty ku përfaqësues të shoqatës Çamëria kanë marshuar në bulevard për çështjen çame.

“Nuk janë vetëm të çamëve, por e drejta e të gjithë shqiptarëve”. “S’ka Shqipëri pa Kosovë e Çamëri. E duam Çamërinë” janë shprehur ata.

“Ne nuk njohim asnjë marrëveshje që bën shteti shqiptar me shtetin grek në kurriz të çamëve. Ne kërkojmë që të gjitha marrëveshjet që bëhen për Çamërinë të ketë edhe një përfaqësues nga Republika jonë”.

Po sot edhe në Korçë u mbajt një protestë ku në fokus ishte dhuna ndaj shqiptarëve në burgjet greke.


Send this to a friend