VOAL

VOAL

PS pranon përgjegjësinë morale të Xhafajt, Balla: Audio të verifikohet nga Prokuroria

Partia Socialiste ka dalë me të parin reagim zyrtar fill pas denoncimit të PD-së, për audion ku shfaqej në përgjim vëllai i ministrit Xhafaj me trafikantin e penduar.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka theksuar se së pari duhet provuar nëse audio është një material autentik dhe PD duhet ta dorëzojë materialin e pretenduar direkt në Prokurori e kjo e fundit duhet të nisë urgjent hetimet.

“A është audio autentik dhe nëse do të ishte e vërtete atëherë kemi të bëjmë me një provë që implikon penalisht vëllanë e ministrit dhe moralisht këtë të fundit, por a është autentik, apo inskenim i radhës në përpjekje të vazhdueshme të Saliut dhe Lulit për të baltosur këdo që u del përpara në orvatjen e tyre për të penguar me cdo kusht çeljen e negociatave me BE dhe për të luftuar edhe drejtësinë e re prej të cilës kanë të drejtë të jenë shumë të tmerruar, kësaj pyetje i jep përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër, prej momentit kur ajo fillon hetimin”- tha Balla.

Sipas tij, “Në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali, as të provuar e as si autentik duhet të depozitojnë materialin në Prokurori. Prej këtij momenti po ashtu nuk duhet tja lërë këtë cështje vullnetit të akuzatorëve të nisë hetimet kryesisht se jo vetëm ne por cdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën, për ne nuk është askush mbi ligjin dhe askush nuk e bën dot përvec organeve të drejtësisë. Presim me padurim të mësojmë të vërtetën me bindjen se ose duhet të ndëshkohet i akuzuari nëse është fajtorë, ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje”.

Shqipëri, farmacistët insistojnë për zgjidhjen e kërkesave të tyre

Farmacistë të mbledhur nga e gjithë Shqipëria marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës për barnat e rimbursueshme

TIRANË – Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë zhvilloi sot një tubim paqësor me kërkesat sipas tij për zgjidhjen përfundimtare të problemeve të sistemit farmaceutik në Shqipëri.

Farmacistë të mbledhur nga e gjithë Shqipëria të veshur me bluza të bardha marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës për barnat e rimbursueshme, listës së barnave të rimbursueshme dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma, pas takimit me përfaqësuesit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Shqipërisë tha se gjatë takimit u hoq mundësia e penalitetit të farmacisë me ndërprerje të kontratës, nëse subjekti farmaceutik nuk ka arritur t’i dorëzojë dokumentet brenda afatit të parashikuar në kontratë.

“Jo të pakta janë problemet të cilat farmacitë kanë hasur gjatë aplikimit të recetës së rimbursueshme, qoftë me ndryshimin e kodit të barit, qoftë me njohjen e gjendjes së inventarit. Sot u la vendim që urdhri i farmacistëve do të paraqesë të tëra problemet e sistemit të IT-së të cilat vërehen në aplikimin e recetave të rimbursueshme”, tha Toma.

Ndërsa lidhur me koston e recetës elektronike, e cila i është hequr faturimit buxhetor të fondit dhe është shpërndarë në të gjitha subjekteve farmaceutike, Toma tha: “Kërkuam në takim që të bëhet një rimbursim në bazë të një vlere që mund të ketë receta, ndërsa sot kërkuam përgjigje për këtë dhe na shpjeguan se receta me printim do të shkojë drejt eliminimit. Shumë pak rajone kanë mbetur pa e aplikuar recetën elektronike. Pritet shumë shpejt që ajo të implementohet në këto rajone”.

Ndërsa lidhur me kërkesat nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduart Ahmeti dha një deklarate për mediat, ku u shpreh se palët arritën sot një marrëveshje lidhur me disa çështje kontraktuale, të cilat ishin kërkesa ndër vite të subjekteve farmaceutike.

“Sigurimi i barnave bëhet me qëllim që ato të jenë të sigurta për pacientët. Gjetëm dakordësi dhe mirëkuptim nga farmacistët. E rëndësishme është që palët të sqarohen dhe të kuptojnë qartë, të drejtat dhe detyrimet reciproke që rrjedhin nga kontrata. Ato nuk e kanë penguar procesin kontraktual, përkundrazi e kanë disiplinuar atë. Një pjesë të kërkesave të farmacistëve i kemi marrë parasysh”, tha Ahmeti.

Farmacitë në disa qytete të vendit sot kanë mbyllur shërbimin për qytetarët në formë proteste për kërkesat e tyre. aa

PD nxjerr përgjimet e vëllait të Xhafajt: “Aman mos na bjer më në qafë, po na sulmojnë keq fare”

Ashtu si edhe kishte njoftuar per publikimin e fakteve tronditese, PD ka publikuar sot një audiomesazh përgjimi mes vëllait të ministrit të Brendshëm, Xhafajt dhe nje personi, i quajtur bashkepunetori X.

Ne audion e publikuar sot nga selia e PD-se, vellai i Xhafajt, Agroni, sipas deputetit demokrat, Ervin Salianji, eshte pergjuar teksa i pergjigjet ne telefon, me numrin e tij celular, me nje person tjeter, i cili i drejtohet atij per ndihme. I kerkon t’i siguroje ngarkesen me kanabis.

Biseda

Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën
• Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë

Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain
• Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
• Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet

 

Fjala e Alibeajt 

TRE FAKTET KUNDËR MINISTRIT TË BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

1. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm:

• Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt
• Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri
• Për arrestimin dhe burgosjen e tij.

2. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

3. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Fjala e Salianjit 

II. AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS

Me 7 Tetor 2010 Fatmir Xhafaj deklaroi se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negativ përballë ligjit”.

Kjo është gënjeshtër.

Kjo është e pamundur përsa kohë Fatmir Xhafaj siguron nga posti i tij që Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi dhe të vazhdojë të jetojë me paratë e drogës, pasuri e cila nuk është sekuestruar sic kërkon ligji Antimafia.

Dje e pyetëm Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj:

A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës?

Kanë kaluar 24 orë dhe Fatmir Xhafaj nuk ka kthyer përgjigje.

Ne i dimë arsyet përse ai hesht. Arsyet janë se i vëllai i Ministrit të Brendshëm nuk bën një jetë normale, siç garanton Fatmir Xhafaj.

Ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri, që drejton dhe koordinon një grup kriminal me bazë në qytetin e Vlorës.

Partia Demokratike publikon sot një material audio që tregon se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës edhe gjatë kohës që vëllai drejton Ministrinë e Brendshme.

Ndjekim materialin.
[PUBLIKOHET VIDEO]

Ta ndjekim edhe njëherë.

[RI-PUBLIKOHET VIDEO]

III. Qëndrim përmbyllës

Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti.

Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës:

Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës.

Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.
6

“Adriatik Llalla do të arrestohet shumë shpejt, ish-kryeprokurori jashtë Shqipërisë”

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të arrestohet shumë shpejt. Të paktën kështu shkruan gazeta “Koha Jonë”.
Sipas kësaj gazete është firmos fletë arresti për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Fillimisht dosja e tij shkoi në prokurorinë e Durrësit, e cila e shpalli për moskompetencë duke ia kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.

Gjatë kohës që Donika Prela drejtoi prokurorinë e Durrësit kjo prokurori nisi dhe hetimet ndaj ish kryeprokurorit Llalla, dosje e cila tashmë është transferuar tek Krimet e Rënda, të cilat do të drejtohen po nga Donika Prela.

Me ardhjen në krye të prokurorisë së krimeve të rënda të Donika Prelës, po fillojnë fletë-arrestet.

Mësohet se fletë arresti firmosur nga prokuroria e krimëve të rënda ishte bërë gati që dje, fill pas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda nga ish-ministrit Tahiri. Por fletë arresti mbahet sekret dhe pritet dorëzimi i tij policisë së shtetit për ekzekutim, sapo gjykata e krimeve të rënda ta miratojnë. Burimet tregojnë se ish-prokurori i përgjithshëm nuk ndodhet në Shqipëri dhe po bëhet identifikimi i vendndodhjes së tij. I njëjti burim tha se javën e shkuar Adriatik Llalla ishte në Gjermani, por nuk është gjendur në vendin e deklaruar sot që po kërkohet nga shërbimet e specializuara”, shkruan gazeta “Koha Jonë”.

PD pyet Fatmir Xhafajn: A vazhdon Agron Xhafa aktivitetin kriminal të trafikut të drogës?

“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është aryseja pse Agron Xhafaj i ka shpëtuar dënimit, pse Ligji Antimafia nuk vepron mbi Agron Xhafajn dhe atë vetë”.

Keshtu tha sot Gazmend Bardhi, teksa ka publikuar provat që sipas PD tregojnë se ministri i Brendshëm “nuk flet dot, sepse nëse flet i duhet të pranojë se e ka ndihmuar të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë”.

 

“1- Së pari, Fatmir Xhafaj nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm ka shkelur ligjin për të ndihmuar vëllain e tij ti shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar cdo veprim për ekstradimin e tij:
(i) për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;
(ii) për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri;
(iii) për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Fatmir Xhafaj këtë e ka për detyrë ta bëjë për çdo qytetar shqiptar që ka një dënim të pa ekzekutuar.

Por për Agron Xhafajn, vëllain e tij, nuk është zbatuar.

Përkundrazi.

Policia e Shtetit nuk vepron. Policia e Shtetit është nën urdhrat dhe shërbimin e Familjes Xhafaj. Ajo është shndërruar nga Policia “Habilaj” në Policia “Xhafaj”.

2- Së dyti, Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:
(i) Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit,

dhe

(ii) Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Fatmir Xhafa e bëri këtë në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve, fakt të cilin e pohoi edhe Ministri Italian i Drejtësisë, jo më larg se 6 muaj më parë.

3- Së treti, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia. Nga pozicioni i tij si Ministër I Brendshëm Fatmir Xhafaj pengon Ligjin Antimafia të veprojë ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt.

Policia e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zbatuar masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, sic e kërkon Ligji Antimafia.

Kjo sepse aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Të tre këto prova tregojnë qartë sesi Fatmir Xhafaj është drejtpërdrejt i përfshirë nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm dhe më parë i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge”, tha Bardhi.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji ngriti disa pyetje:

A E VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM?

Duke i qëndruar deklaratës së 7 Tetorit 2010, Fatmir Xhafaj rikonfirmoi 3 ditë më parë, se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negative përballë ligjit”. Por a mund të arrihet kjo, kur ai nuk ka bërë ansjë ditë nga dënimi dhe kur ka vazhduar të jetojë më paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, pasuri e cila nuk është cënuar nga pengimi I ligjit Antimafia?

Është aksiomë se kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet t’i përgjigjet sot disa pyetjeve që bëjnë të gjithë: 

·         A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?

·         A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë “vëllai i Ministrit të Brendshëm”, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?

·         A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?

·         A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?

Marrëdhëniet shqiptaroturke në 60-vjetorin e ristartimit – Nga AV. HALIL HYSENI

Për gjerësinë e marrëdhënieve shqiptaro – turke, një pasqyrim të vlefshëm e ofron materiali arkivor i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme. Numri i lartë i shifrës, i raportimeve apo memove mbi këto marrëdhënie shfaqin larminë dhe gjerësinë e marrëdhënies. Trashësia e dosjeve vjetore pasqyron faktin se marrëdhënia shqiptaro – turke është ndër më të lëvruarat.

Përmes leximit të materialeve preket thellësia e tyre. Pasqyrohet aty raporti i posaçëm mes dy vendeve tona, uljet dhe ngritjet e saj. Pavarësisht kohërave dhe sistemeve të ndryshme shoqërore, në Shqipëri apo në Turqi, më së shumti hapur, por edhe në nëntekstin diplomatik të raportimeve gjen ashiqare respektin e ndërsjellët. Gjen pasqyrim të afinitetit njerëzor midis dy popujve tanë. Gjen interesa të përbashkëta.

Krahas tyre, të pranishme dhe me pasoja për vetë marrëdhëniet janë edhe veprimet individuale, emotive e në jo pak raste me pasojë frenimin e lirshmërisë në marrëdhënie. Janë të pranishme uljet dhe ngritjet. Uljet, në më të shumtën e rasteve e kanë vijën bashkuese te roli i unit politik, te puqja apo mospuqja e individëve të fortë në krye të shteteve tona.

Diagrama e marrëdhënieve shqiptaro – turke është edhe funksion i realiteteve përkatëse politike. Është fakt se realitetet politike, për periudhën 1929- 1990, janë karakterizuar nga kahja e kundërt. Triumfit të republikanizmit në Turqi i përkoi vendosja e mbretërisë në Shqipëri dhe pas Luftës së Dytë Botërore, instalimit këtu të diktaturës së proletariatit, në Turqi i korrespondoi sistemi kapitalist. Orientimit tonë kah lindja i përkonte orientimi pro perëndimor në Turqi dhe aderimi i saj në NATO. Ndryshësia e realiteteve la pasojat e saj mbi marrëdhëniet tona diplomatike.

Rrugëtimi 500-vjeçar në perandorinë otomane dhe shpërbërja e saj la pas për zgjidhje çështje të rëndësishme si, problemet e shtetësisë dhe të pronave të qytetarëve të një vendi në vendin tjetër apo problemi i Borxhit Publik Otoman, për shkak të së cilit administrata e re shqiptare u vendos shpesh përballë presionit për pagesë të tij nga vendet europiane kredidhënëse.

Veç problematikës së trashëguar u shtuan edhe pasojat e Marrëveshjes GrekoTurke të 30 janarit 1923, për shkëmbimin e popullsive. Marrëveshje, e cila prodhonte pasoja si për shqiptarët myslimanë të Çamërisë, edhe për shqiptarët ortodoksë që jetonin në Turqi. Shpopullimi i trevave shqiptare të ish- Jugosllavisë ishte një tjetër problematikë, për shkak të shkuarjes së tyre drejt Turqisë. Në pasojë u arrit Marrëveshja Jugosllavo – Turke e 11 korrikut 1938, të cilën Turqia nuk e ratifikoi. Shqipëria bëri e para hapin për vendosje të marrëdhënieve. U kurorëzuan më 17 shkurt 1926, Ministri Fuqiplotë i Turqisë paraqiti letrat kredenciale. Një muaj më pas, Rauf Fico i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Republikës Turke, Mustafa Qemal Ataturkut.

Fakt është që dy vendet tona edhe për t’i prishur marrëdhëniet nuk kanë përtuar. Nuk u përtua dy herë. Nuk përtoi as Ahmet Zogu dhe as Enver Hoxha. I pari, më 8 tetor 1929 tërhoqi përfaqësinë në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll në kundërshtim të mosnjohjes mbret prej Ataturkut. I dyti, Enver Hoxha, pavarë- sisht se Turqia nuk e njohu okupimin e Shqipërisë, nuk e përtypi ndihmën turke dhënë Mbretit në ekzil dhe Konsulli turk u largua në 16 korrik 1945.

Ashtu si edhe për prishjen, nismën për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike e ndërmori pala shqiptare. Kërkesa për vendosjen e marrëdhënieve bëhet nga legata jonë në Paris më 4 shkurt 1958. Pranimi erdhi më 4 qershor të po atij viti. Mbushim tashmë gjashtëdhjetë vjetorin e ristartimit të marrëdhënieve tona. Edhe pse pa përfaqësi respektive, juridikisht marrëdhënia diplomatike rezulton të ketë qenë në fuqi. Trashëgimia e paraluftës konsistonte në katër akte, midis tyre edhe Traktati i Miqësisë. Në një udhëzim të ministrit të kohës, Behar Shtylla, evidentohet se: “Marrëveshjet e më- sipërme u shqyrtuan në dritën e vendimit nr.3, datë 27.5.1944, të Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe për këtë qëllim doli vendim qeverie, në bazë të të cilit konsiderohen në fuqi të gjitha marrëveshjet e përfunduara me Turqinë, me përjashtim të atyre që kishin skaduar vetiu”. Duke vijuar se “…Qeveria jonë i konsideron gjithnjë në fuqi këto marrëveshje”.

Traktati i Miqësisë, i ratifikuar dhe përherë në fuqi, në nenin e dytë të tij i lidhte vendet në marrëdhënie diplomatike.

Rinisja u parashtroi diplomatëve respektivë një gamë të gjerë çështjesh për ndjekje dhe trajtim.  Edhe pse në një botë të polarizuar, me përkatësi në sisteme të kundërta shoqërore, Turqia dhe Shqipëria nuk patën tensione në marrëdhëniet e tyre të limituara.

Ndryshimi i sistemit hapi dimensione të reja bashkëpunimi. Përpos raporteve bilaterale, të dyja vendet tashmë ndajnë të njëjtin sistem, angazhohen, bëjnë pjesë apo synojnë të njëjtat organizata. Niveli i shkëmbimeve në të gjitha fushat kapi kulmet, vizitat e ndërsjella gjithashtu.

Marrëdhëniet shqiptaro – turke nuk kanë qenë kurrë periferike, kanë qenë përherë të rëndësishme, pse janë pasqyrë e interesave të ndërsjella. Rënia e perdes se hekurt i solli në qendër të vëmendjes, për secilën palë. Mbështetja e Republikës Turke ka qenë multidimensionale. Ka qenë në interes të Shqipërisë, ka qenë në interes të shqiptarëve. Mbështetja e Republikës Turke ka qenë dhe është e vlefshme në shumë sektorë të jetës shqiptare.

Mbështetja e Republikës Turke ka qenë pa pikë këputjeje në angazhimet e synimet ndërkombëtare të Shqipërisë apo të Kosovës. Mbështetja për anëtarësimin tonë në NATO dhe rrugëtimin tonë aty ka qenë pa mëdyshje dhe pa kushte. Në bisedime midis palëve dhe në realitet ka qëndruar dhe qëndron i pandryshuar angazhimi për forcim të marrëdhënieve miqësore dhe zgjerim të bashkëpunimit bilateral. Pasojë e angazhimit të dyanshëm është fakti që Turqia vitin e kaluar shënonte një nga pesë partnerët tanë tregtar më të mirë, me një volum tregtar prej 460 milionë USD.

Investimet serioze turke në sistemin bankar, në energjetikë dhe jo vetëm, apo të pritshmet në fushën e aviacionit civil kanë injektuar dhe injektojnë zhvillim ekonomik.

Nuk janë vetëm lidhjet e së kaluarës dhe leksionet e mësuara, është angazhimi për të ardhmen që i ka vendosur vendet tona në partneritetit strategjik. Është nevoja për një vend dhe rajon të sigurt e në paqe, që e ka përcaktuar këtë. Është edhe për këto arsye që pritet institucionalizimi i Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë. Pritet nënshkrimi i aktit dhe bazuar në të, përparimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis vendeve tona. E kundërta nuk na shërben.

*Ish-zv.ministër i Jashtëm

Cilat janë provat e reja që detyruan Prokurorinë të kërkonte prangosjen e ish-ministrit Tahiri

Prokuroria për Krimet e Rënda kanë kërkuar sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie, duke mos e pranuar të plotë kërkesën.

Mësohet se prokuroria ka treguar gjykatës prova të reja, por sipas informacioneve ende nuk dihet se çfarë provash janë.

Sipas informacioneve mësohet se provat e reja mund të kenë qenë në letër porositë  që mund të kenë ardhur nga Greqia dhe Italia.

Edhe pse ka pasur prova shtesë dhe është kërkuar arresti përsëri gjykata ka aprovuar vetëm masën e sigurisë, arrest shtëpie.

Tahiri vetëm para pak ditësh dorëzoi mandatin e deputeti dhe u shpreh se këtë e bënë për respekt të drejtësisë, dhe që hetimet për të vijojnë deri në fund.

Pas kësaj lëvizje nga Tahiri dhe prokuroria ka nisur lëvizjet e saj dhe tre ditë më vonë ka kërkuar arrestimin e tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda: “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Pas lënies së mandatit nga Saimir Tahiri, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për ish-minitrin e Brendshëm.

Mësohet se prokuroria ka dërguar çështjen në gjykatë, por për Tahirin është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.

 

Njoftimi nga Prokuroria

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë pranoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”,  ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

Prokuroria: Verifikime vëllait të Xhafajt

Në Shqipëri Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike se ai është dënuar në Itali me 7 vjet e dy muaj burg për pjesmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Burimet pranë Prokurorisë shpjeguan se ajo “po ndjek me vëmendje rastin dhe është duke kryer detyrën sipas ligjit”. Veprimet po kryhen në kuadër të Ligjit Antimafia, në bazë të të cilit pasuritë e vëllait të ministrit i nënshtrohen verifikimeve për të parë nëse ato janë ngritur ose jo në bazë të aktiviteteve kriminale, e mund të shtrihen edhe ndaj të afërmve të tij.

Partia demokratike e cila prej ditësh ka ngritur çështjen e vëllait të zotit Xhafaj, duke akuzuar këtë të fundit se ka bërë çdo përpjekje për të mbrojtur nga ligji të vëllanë, u shpreh sot se ministri nuk ka vepruar në zbatim të Ligjit Antimafia sipas të cilit “Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt. Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë. Është detyrë e prokurorisë të bëjë hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave”, thanë sot demokratët.

Vëllai i ministrit Xhafaj u arrestua në Itali në vitin 2002 dhe pas pak më shumë se një muaji u riatdhesua nga policia italiane. Ndaj tij nuk është lëshuar ndonjë urdhër arresti ndërkombëtar dhe autoritetet gjyqësore italiane nuk kanë bërë as kërkesë ekstradimi. Partia demokratike ka akuzuar ministrin Xhafaj se duke shfrytëzuar funksionin e tij si kryetar i Komisionit të Ligjeve ka ka ndërhyrë vitin e shkuar, duke bërë një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, pikërisht në nenet që parashikojnë rastet e ndalimit të ekstradimit, e që sipas saj mbron direkt të vëllanë e tij. Anëtarja e Komisionit, socialistja Vasilika Hysi hodhi dje poshtë pretendimet e opozitës duke deklaruar se neni të cilit ajo i referohet është reflektim i Konventës europiane, Protokolli shtesë i saj. Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës së ekstradimit, protokolli shtesë. Në komision është votuar varianti që është në fuqi”, shkruajti zonja Hysi në një postim të gjatë në Facebook. Por demokratët këmbëngulin në variantin e tyre.

Shqiptarët janë ndër lexuesit më të pakët të librave në Europë

Numri i shqiptarëve që lexojnë duket se po pëson rënie.

Sipas të dhënave statistikore të kulturës nga INSTAT, numri i frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend pothuajse është përgjysmuar gjatë vitit 2017.

Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016.

Ndërsa Eurostat raporton se në BE, banorët shpenzojnë mesatarisht 200 euro për frymë për libra, ndërsa rreth 20 % e popullsisë janë lexues të rregullt të librave, shkruan Monitor.

Në vendet perëndimore, rënia do të ishte tregues i sjelljes elektronike, që do të thotë se priren që të lexojnë në Web më tepër se sa libra fizik, pra e-libra. Por, në rastin shqiptar e-libri nuk është shumë i pranishëm sepse, sipas përfaqësuesve të shtëpive kryesore, pirateria dhe aksesi i pakët në faqe si Amazon, janë penguesit kryesorë.

Në vitin 2016, Eurostat përllogarit se të gjitha familjet në Bashkimin Europian (BE) shpenzuan 90 miliardë euro ose 1.1% të shpenzimeve totale të tyre të konsumit në libra, gazeta dhe shkrimi. Kjo përfaqëson 0.6% të GDP-së së BE-së ose rreth 200 euro për banor të BE-së. Nga ana tjetër, shpenzimet e familjeve për këto objekte ishin më pak se gjysma e shpenzimeve të tyre në shërbimet rekreative dhe kulturore.

Shpenzimet për libra, gazeta janë në rënie.

Në vitin 1995, 1.8% e shpenzimeve totale të konsumit të familjeve në BE ishte e përkushtuar ndaj këtyre artikujve.

Në Shqipëri mungojnë statistika të qarta mbi shumën e shpenzuar për libra, gazeta etj, por shifrat sugjerojnë se konsumimi i tyre në Biblioteka ka qenë në rënie, duke pësuan përgjysmim në 2017, nga një vit më parë, shkruan Monitor.

Eurostat tregon se përqindja e njerëzve që lexojnë libra në Serbi, është më e lartë se në Belgjikë, Austri, Rumani apo Francë. Ndërsa kryeson listën në Europë, Finlanda, pasuar nga Polonia dhe Estonia, me përqindjen më të madhe të njerëzve që lexojnë libra, përkatësisht 17 %, 16.5 % dhe 15 %.

Statistika më e fundit e realizuar në Shqipëri nga Shoqata e Botuesve tregonte se në 2015, 60 % e të rinjve lexojnë 1-3 libra në vit, shifër e ulët duke marrë në konsideratë se bashkëmoshatarët europianë shpenzojnë mesatarisht 200 euro në vit për libra.

Genc Gjokutaj: Hajdarmataj u shkarkua se nuk pranoi të arrestonte Llallën

Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, duke komentuar shkarkimin e kreut të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, tha se largimi i tij mund të lidhet me kërkesën e arrestimit të Llallës.

Mënyra se si nisi kjo histori me prokurorinë dhe përkohshmërinë e kësaj prokuroreje, kjo nuk është furtunë është ciklon. Prokuroria me ligjin e ri është një organ i decentralizuar, ndërsa me këtë lëvizje po vuloset centralizmi. Prokurorja e Përgjithshme në 2018-n, kjo vazhdon me dorë të hekur dhe emëron dhe shkarkon prokurorë. Është bërë një lëvizje antiligjore. Besim Hajdarmataj është një nga zyrtarët më serioz, është një prokuror që është përballur me politikën dhe u ndalua nga politika”, shprehet Gjokutaj.

Sipas tij “nuk ju dha arrestimi për ta çuar në Gjykatë zt.Tahiri dhe në momentin që Tahiri shkarkohet, lëviz edhe ky, sepse ky nuk lajthit në ligj dhe në prova. Dikush më thotë që ju e njihni se po kërkohet edhe arrestimi i Llallës. Hajdarmataj nuk mund e bën këtë. Llalla përplasjet nuk i ka bërë me dosjet, prandaj ambasadori e mbështet këtë lëvizje”.

Rama: Turqia në krah të Shqipërisë me një kontribut të vazhdueshëm

“Ne jemi dy vende me një histori që na lidh dhe me një ambicie të madhe për të ardhmen që na bashkon. Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm, ndihmë dhe asistencë teknike në të gjitha fushat”

TIRANË – Shqipëria dhe Turqia janë dy vende me një ambicie të madhe për të ardhmen që i bashkon, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO).

Gjatë fjalimit në aktivitet Rama u ndal në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, ndihmat e Turqisë që pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, si dhe në investimet turke në vend.

Rama: Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm

“Ne jemi dy vende me një histori që na lidh dhe me një ambicie të madhe për të ardhmen që na bashkon. Që prej daljes nga errësira e izolimit komunist, Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm, ndihmë dhe asistencë teknike në të gjitha fushat, nga infrastruktura, tek shëndetësia, bujqësia e kultura. Mijëra studentë shqiptarë janë arsimuar dhe trajnuar në shkollat e universitetet civile e ushtarake të Turqisë, duke u bërë një urë e rëndësishme lidhëse e duke mishëruar në të njëjtën kohë, një ndër shembujt më të shkëlqyer të kësaj miqësie dhe të mbështetjes së popullit dhe të vendit mik”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se në çdo rast emergjencash dhe situatash të vështira për shkak të fatkeqësive natyrore, Turqia ka qenë gjithnjë i pari vend që ka nisur ndihmat dhe mbështetjen konkrete të nevojshme.
“Ashtu sikundër i jam shumë mirënjohës Presidentit Erdoğan për faktin se është investuar personalisht për të mbështetur një program jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne, për parandalimin e përmbytjeve”, tha Rama.

Sipas tij, vëllimi i shkëmbimeve tregtare vitin e shkuar u rrit rreth 10 për qind, krahasuar me një vit më parë, por ai shtoi se shifra tërësore është jashtëzakonisht e vogël për potencialin e madh.

Duke folur për investimet turke në Shqipëri Rama tha se “Më vjen jashtëzakonisht mirë që ky do të jetë viti i lançimit të dy investimeve shumë të rëndësishme dhe mjaft simbolike për cilësinë e kësaj marrëdhënieje, investimi për ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar të Vlorës dhe investimi nga ana e kompanisë Turkish Airlines për të asistuar ngritjen e linjës sonë kombëtare ajrore”.

“Kompanitë turke do të vazhdojnë të kontribuojnë për zhvillimin e Shqipërisë”

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën e tij në aktivitet tha se kompanitë turke do të vazhdojnë të kontribuojnë për zhvillimin e Shqipërisë. Ai theksoi se sukseset që ka arritur në ekonomi dhe në botën financiare, mirëqenien që e ka siguruar për popullin e saj, Turqia synon t’i ndajë me vendet e rajonit.

“Midis Turqisë dhe Shqipërisë ka lidhje vëllazërie me rrënjë të thella. Turqit dhe shqiptarët të lidhur me lidhje historike, kulturore dhe farefisnie janë dy popuj miq, janë dy shtete për paqen në Ballkan dhe kështu duhet të mbeten edhe në të ardhmen. Duke marrë për bazë këtë të shkuar vëllazërore ne dëshirojmë që të ardhmen tonë të përbashkët ta ndërtojmë së bashku me projekte ekonomike konkrete. Aktualisht, vlera e investimeve turke në Shqipëri është 2.7 miliardë dollarë, së afërmi do të arrijmë në dy shifra”, tha ambasadori turk.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Bordit të ATTSO, Seyhan Pencablıgil, i cila tha se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi që u themelua në dhjetor të vitit 2014 ka arritur të jetë një organizatë jo qeveritare nga më të rëndësishmet në vend. “Si dhomë ndihemi krenar për kontributin tonë në ekonominë shqiptare. Detyra jonë prioritare është që të çojmë me tej marrëdhëniet tregtare dhe industriale midis dy vendeve mike, siç është Turqia dhe Shqipëria”, tha Pencablıgil.

Në aktivitet ishin pjesëmarrës ministra të kabinetit qeveritar të Shqipërisë, përfaqësues të shoqatave shqiptare të biznesit, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, si dhe përfaqësues të kompanive anëtare të ATTSO. aa

Ekskluzive/ Si ndryshoi në vitin e fundit pasuria e Ramës, Metës dhe Bashës

Pasuria/ Shkëlzeni në krizë pas rrëzimit të Berishës nga pushteti

Shqiptarja.com zbulon ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar gjatë vitit 2017. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vitit që lamë pas, së bashku me Monika Kryemadhin, deklaron hapjen e një llogarie me vlerë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve.

Po gjatë këtij viti, bashkëshortja e Presidentit, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka shitur dy apartamente banimi me sipërfaqe 101 m2 dhe 166 m2, me vlerat përkatëse 55 550 dhe 58 806 euro. Kujtojmë që gjatë vitit 2016, kryetarja e LSI, ka shitur 4 apartamente të tjera, me vlerë 345 mijë euro, 60 958 euro, 85 088 euro dhe 57 885 euro.

Sa i takon të ardhurave për vitin 2017, Ilir Meta deklaron 982 830 lekë pagën si Kryetar Kuvendit dhe më pas 982 830 lekë pagën si President si dhe 2 500 euro të ardhura të tjera nga Presidenca. Ndërkaq, kryetarja e LSI deklaron 1 993 386 lekë pagën si deputete si dhe pakësimin e një llogarie bankare në Credins me 131 mijë euro.

Kryeministri Rama
Gjatë vitit 2017, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, deklaron zgjerimin e tokës në Surrel, duke blerë edhe 2 240 m2 sipërfaqe toke ullishte dhe arë, me vlerë 6 930 000 lekë. Zgjerimi është bërë për arsye funksionale në truallin ku është ndërtuar shtëpia. Ndërkaq, kryeministri Rama ka shitur për 50 milionë lekë të vjetra apartamentin e banimit parafabrikat në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2.

Gjatë vitit që lamë pas, Rama deklaron 2 015 199 lekë të ardhura nga paga si kryeministër, 51 000 lekë honorare të tjera si dhe 3 894 352 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Kryeministri vijon të shlyejë një kredi me vlerë 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, ku detyrimi i mbetur është 26 460 euro.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017, deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetra borxh. Nga shitja e vlerave të artit, Gregori, gjatë vitit 2017, ka fituar 28 mijë euro.

( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë së kryeministrit RamaKreu i PD Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vitit 2017, deklaron vetëm pagën si deputet 436 556 lekë si dhe të ardhura si kryetar opozite në vlerën 923 200 lekë. Ndërkaq, bashkëshortja e kryetarit të opozitës deklaron 19 240 euro të ardhurash si drejtuese programesh.

Para se të hynte në politikë, Lulzim Basha ka deklaruar një shtëpi banimi në Holandë me vlerë 510 000 gulden, apartament në Tiranë në vlerën 205 mijë dollarë, apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro si dhe bashkëpronarë në tre pasuri të tjera të paluajtshme.

Gjithashtu, pasa se të bëhej pjesë e politikës, Lulzim Basha ka deklaruar makinë me vlerë 72 mijë euro, depozitë bankare 52 mijë dollarë, depozitë bankare 81 mijë euro, pikturë 6 500 euro, orë dore në vlerën 5 200 euro, orë dore 4 500 euro, unazë diamanti në vlerën 11 500 euro dhe servis porcelani në vlerën 6 800 euro.

Pasuria e Presidentit Ilir Meta viti 2017
Pakësim në Credins, 538 824 lekë.
Llogari në Credins, shtuar 1 702 lekë.
Paga si Kryetar Kuvendi, 982 830 lekë.
Paga si President, 982 830 lekë.
Të ardhura të tjera nga Presidenca, 2 500 euro.
Overdraft, 106 954 lekë.

( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë së Presidentit Meta

MONIKA KRYEMADHI
Shitje apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro.
Shitje apartament banimi, 166 m2, 58 806 euro.
Llogari në Credins, shtuar 8 037 lekë.
Llogari në Credins, pakësuar 131 053 euro.
Llogari në Credins 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro.
Paga si deputete e Kuvendit, 1 993 386 lekë.
Overdraft 264 239 lekë.
Llogari në emër të …. Metaj, 71 euro.
Overdraft, 210 208 lekë.

Pasuria e kryeministrit Edi Rama viti 2017
Llogaria bankare pakësuar me 319 183 lekë.
Shitje apartament banimi parafabrikat, me sipërfaqe 59 m2, me vlerë 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga për 2017, 2 015 199 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike, 3 894 352 lekë.
Honorare të tjera, 51 000 lekë.
Detyrim kredie në Intesa SanPaolo, 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, detyrimi i mbetur 26 460 euro.

LINDA RAMA
Të ardhura personale, plus 5 092 665 lekë.
Gjendja cash, – 50 000 lekë.
Blerje tokë ullishte dhe arë në Surrel me sipërfaqe 2 240 m2, me vlerë 6 930 000 lekë.
Të ardhura nga puna si eksperte, 1 849 983 lekë.
Të ardhura nga honoraret, 1 241 276 lekë.
Qira apartamentet, 2 712 180 lekë.
Interesa bankare, 2 394 lekë.

GREGOR RAMA
llogari bankare në Tirana Bank, – 9 000 lekë.
Llogari bankare në Tirana Bank, + 3 131 euro.
Të ardhura nga shitje e veprave të arrtit, 28 mijë euro.
Kontratë qiraje me afat 2-vjeçar, 432 000 lekë.
Marrë hua, 400 000 lekë.

Pasuria e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha viti 2017
Të ardhura si deputet, 436 556 lekë.
Rimbursime për telefon dhe karburant, 128 511 lekë.
Paga si kryetar i PD, 923 200 lekë.
Paga e bashkëshortes si drejtuese programesh, 19 240 euro.
Pasuri të mëparshme të Lulzim Bashës
Shtëpi banimi në Holandë 510 000 gulden.
Apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollarë.
Apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro.

1/3 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.

1/4 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
1/4 pjesë të një trualli 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollarë.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.Pikturë në vlerën 6 500 euro.

Orë dore në vlerën 5 200 euro.
Orë dore në vlerën 4 500 euro.
Unazë diamanti në vlerën 11 500 euro.
Servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë, pjesa 25%.Bashkëshortja Aurela Basha
Të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.
blerje e një apartamenti në Kavajë
Shitja e banesës në Hollandë në vlerën 257 500 euro
Bashkëshortja Aurela Basha pagë në vlerën 51 391 euro.
Bashkëshortja Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës në vlerën 45 000 euro.
Bashkëshortja Aurela Isufi të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë në vlerën 100 000 euro, bashkëpronare me 33%.

07:29
Pasuria/ Shkëlzeni në krizë pas rrëzimit të Berishës nga pushteti

Nëse gjatë kohës kur kishin babain kryeministër deklaronin deri në 300 mijë euro në vit të ardhura në fushën e konsulencës dhe pasurive të paluajtshme, pas rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti, fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzeni, deklarojnë fitime modeste nga ky aktivitet.Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e familjes Berisha për vitin 2017, ku ndryshe para vitit 2013, tashmë mungojnë apartamentet e reja dhe shumat e mëdha të parave të fituara nga konsulenca dhe ndërmjetësimi. Referuar deklaratave të pasurisë, Shkëlzen Berisha, gjatë vitit 2017, ka fituar vetëm 3 milionë lekë nga aktiviteti i tij në fushën e konsulencës.

Vitin që u larguar Sali Berisha nga pushteti, Shkëlzeni rezulton se ka krijuar kompaninë ‘Albanian Legal Company’, nga e cila deklaron 959 784 lekë pagë vjetore. Gjithashtu, Shkëlzen Berisha, gjatë vitit 2017, deklaron rrudhje të pesë llogarive bankare dhe shtim të vetëm një llogarie bankare.

Gjatë këtij vitit, Shkëlzeni deklaron se ka shlyer një borxh me vlerë 75 mijë euro si dhe kredinë për blerjen e një makine me vlerë 11 836 euro. Ndërkaq, Argita Berisha, gjatë vitit 2017 deklaron 40 mijë euro të ardhura nga dhënie e apartamenteve më qira, 1 456 507 lekë pagën në Fakultetin e Drejtësisë si dhe 1 937 712 lekë të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private.

Ashtu si Shkëlzeni, edhe Argita deklaron vetëm 22 977 euro të ardhura nga konsulenca. Argita deklaron pakësimin e 4 llogarive bankare si dhe shtimin e gjashtë llogarive të tjera. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron si të ardhura 1 323 121 lekë pagën si deputet, 439 996 lekë dieta si dhe shtimin e dy llogarive me 583 365 lekë dhe 53 USD.

Liri Berisha deklaron shtimin e tre llogarive bankare me shumat 1 148 lekë, 1 148 lekë dhe 790 468 lekë. Gjithashtu deklaron pensionin 790 468 lekë dhe 3 296 lekë interesa bankare.

Pasuri të tjera të Shkëlzenit
Në vitin 2009, Shkëlzen Berisha deklaronte 308.599 euro të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme si dhe makinë 18 mijë euro. Në vitin 2010, Shkëlzen Berisha deklaronte 150 000 euro të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme, 3 632 528 lekë të ardhura si konsulent juridik.

Në vitin 2013, deklaronte blerje apartamenti me sipërfaqe 198 m2 dhe parking në ETC, me vlerën 346 500 euro, të ardhura nga konsulenca 4 520 814 lekë, 31 964 euro të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira dhe pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.

Pasuria e familjes Berisha për vitin 2017

Ndryshimet në pasurinë e Shkëlzen Berishës viti 2017
Intesa Sanpaolo, minus 156 euro, minus 25 477 euro.
Intesa Sanpaolo, minus 1 167 746 lekë, – 4 euro.
Societe Generale Albania, – 1 184 euro.
Llogari në Credins, – 810 lekë.
Llogari në Credins, – 31 679 lekë.
Llogari në SEB Suedi, + 3 570 SEK.

Të ardhura nga konsulenca, 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga punësimi tek shoqëria ‘Albanian Legal Company’ 959 784 lekë.
Shlyerje huaje, 75 mijë euro.
Rinovuar overdrafti, 2 340 euro.
Shlyer kredia e makinës, 11 836 euro.Ndryshimet në pasurinë e Argita Berishës viti 2017
BKT, – 1 800 lekë.
Banka Credis, 104 euro.
Banka Credis, + 186 USD.
Intesa Sanpaolo, – 31 USD.
Intesa Sanpaolo, + 36 582 euro.

Prokredit, – 3 350 lekë.

Alpha Bank, + 1 632 984 lekë.
Raiffeisen, + 1 694 440 lekë.
Raiffeisen, + 1 312 euro.
Raiffeisen, + 11 USD.
Paga në Fakultetin e Drejtësisë, 1 456 507 lekë.Të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 1 937 712 lekë.

Të ardhura nga konsulenca, 22 977 euro.
Të ardhura nga qeratë, 40 mijë euro.
Të ardhura nga interesat, 232 USD.
Honorare dhe shpërblime, 358 078 lekë.
Pagesë projekti për botime, 250 euro.Ndryshimet në pasurinë e Sali dhe Liri Berishës viti 2017
Sali Berisha në Raiffeisen, + 583 365 lekë.
Sali Berisha në Raiffeisen, + 53 USD.
Së bashku në Intesa Sanpaolo, – 18 USD.
Liri Berisha në Raiffeisen, + 1 148 lekë.

Liri Berisha në Raiffeisen, + 1 148 lekë.

Liri Berisha në Credins, + 790 468 lekë.
Paga Sali Berisha si deputet, 1 323 121 lekë, dieta 439 996 lekë.
Pensioni Liri Berisha, 790 468 lekë.
Interesa bankare Liri Berisha, 3 296 lekë.

( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë së ish-Kryeministrit BerishaPjesë nga pasuria e Shkëlzen Berishës ndër vite
Të ardhura nga ndërmjetësimi 210 000 euro (2015).
Të ardhura nga qiratë 47 956 euro (2015).
Blerje apartamenti 346 500 euro (2013).
Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë (2013).
Dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro (2013).

Të ardhura si konsulent ligjor 5 668 384 lekë (2012)

Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro (2012).
Të ardhura nga aktiviteti privat 150 000 euro (2010)
Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë (2010)
Makinë 18 mijë euro (2009)
Të ardhura nga aktiviteti privat 308.599 euro (2009)Pasuria fillestare e Argita Malltezit
Apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi
Apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë
Shtesa anësore e pallatit, 60 metra2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë
Apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë
Apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë
Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro

Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro

Tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë
Apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro
Apartament 200 metra2, vlera 100 mijë euro
Makina Mitsubishi 8500 dollarë
Makinë Benz klas A, 5 mijë euro

d.co./shqiptarja.com

Pse vdiq maturantja në mësim, babai tregon bisedën e fundit me vajzën. Akuza shkollës dhe mjekëve

VLORË – Vdes në klasë nxënësja maturante, ende mister shkaku. Një vajzë vetëm 18 vjeçe ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kohës kur Gerta Kasa, maturante në gjimnazin “Jani Minga”, ishte duke ndjekur mësimet. 18- vjeçarja ka humbur ndjenjat dhe pavarësisht dërgimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ajo nuk ka mundur të jetojë, shkruan “Panorama”.

Mësohet se ambulanca e ka gjetur pa shenja jete gjimnazisten, ndërsa mjekët shtojnë se në momentin që ka mbërritur në spital, nuk kishin se çfarë të bënin. Fillimisht u dyshua se vajza ka vuajtur nga epilepsia dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vdekjen e papritur të saj.

Por një gjë të tillë e kanë mohuar babai dhe të afërmit e Gretës. Edhe vetë mjekët e spitalit të Vlorës konfirmojnë se vajza nuk ka vuajtur nga kjo sëmundje, duke shtuar se po ashtu krizat e kësaj sëmundjeje nuk sjellin vdekje të menjëhershme.

Mjekët dyshojnë se 18-vjeçarja mund të ketë pësuar atak kardiak, gjë e cila ka rezultuar fatale për jetën e saj. Por kjo mbetet ende në kuadër të dyshimeve, pasi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, ajo që do të nxjerrë shkakun e vërtetë të vdekjes së gjimnazistes. Familjarët e saj kanë kundërshtuar kryerjen e autopsisë, duke fajësuar mjekët për humbjen e jetës së Gertës.

Ka qenë babai i 18-vjeçares, që ka lëshuar akuza jo vetëm për mjekët, por dhe për drejtuesit e shkollës që, sipas tij, nuk i kanë dhënë ndihmë të shpejtë vajzës. I irrituar për humbjen e vajzës dhe vonesën e ambulancës, babai i saj ka kërkuar shpjegime nga mjekët për shkakun e vdekjes.

Vetë mjekët kanë refuzuar të japin një përcaktim të prerë, duke i bërë të ditur se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do t’i japë përgjigje pyetjes së tij. I ati shprehet se kishte folur me vajzën në mëngjes dhe se nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Gerta Kasa, ishte vajzë e vetme, e rritur nga gjyshërit, pasi nëna e saj kishte ndërruar jetë vite më parë. Sipas gjyshes, ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të problemeve shëndetësore dhe se gjithçka u ka ardhur papritur.

Mësohet se 18-vjeçarja ka përshkuar një distancë të largët në këmbë për të shkuar në shkollë, gjë të cilën e bënte dhe çdo ditë. Trupi i vajzës është në morgun e spitalit ku do të kryhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.

I falet dënimi, lirohet Mark Frroku!

Ish-deputeti Mark Frroku është lënë i lirë nga burgu ku po qëndronte. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Fierit, e cila ka vendosur t’i falë kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Frrokut.

Pavarësisht akuzave ndaj tij për “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim trë paligjshëm”, gjykata vendosi të lërë të lirë me kush ish-deputetin.

Ky i fundit ishte dënuar në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin ne 6 vjet, ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të tij.

Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

Akuzat e PD për ministrin Xhafaj

Në Shqipëri, Partia demokratike ju rikthye sot në parlament akuzave ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se ka marrë në mbrojtje vëllanë e tij, të dënuar në vitin 2012 në Itali me 7 vite e dy muaj burg për pjesmarrje në organizata kriminale të cilat merreshin me trafik lëndësh narkotike. Sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha ai duhej arrestuar dhe esktraduar. Por kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka patur asnjë kërkesë nga pala italiane. Megjithatë opozita lëshoi dhe një tjetër akuzë, kur u shpreh se sipas saj, zoti Xhafaj, kur mbulonte detyrën e kryetarit të Komisionit parlamentar të Ligjeve, ka ndërhyrë për të ndryshuar një nen të Kodit të procedurës penale, vetëm për të mbrojtur të vëllanë

Për opozitën sot në parlament kishte vetëm një cështje, atë të nisur prej saj një ditë më parë e që lidhej me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i arrestuar në Itali në vitin 2002, si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, dhe i dënuar me 7 vjet e dy muaj burg nga Gjykata e Apelit të Lecce-s, vendim i konfirmuar një vit më vonë dhe nga Gjykata e Kasacionit. Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzoi direkt ministrin se ka marrë në mbrojtje të vëllanë i cili siç tha ai, është i dënuar por nuk ka vuajtur asnjë ditë dënimin. “Eshtë detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7 vjet e dy muaj burgim”, deklaroi zoti Basha.

Ministri i Brendshëm, i cili ka folur disa herë publikisht për këtë cështje, edhe mbrëmë deklaroi se “kjo është një çështje e zhvilluar në Itali, në kohën kur këta që sot e rizbuluan ishin në pushtet, dhe asnjëherë në asnjë rast, as qeveria e tyre, as Qeveria tjetër më pas dhe as kjo Qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as informalisht nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdoqoftë për këtë çështje.”

Edhe sot në sallën e parlamentit, të cilën demokratët e brakstisën pas fjalës së kryetarit Basha, kryeministri Edi Rama tha se “nuk ka asnjë kërkesë formale apo informale nga autoritetet e vendit ku ka ndodhur ngjarja për autoritetet shqiptare për 6 vjet me radhë. Asnjë kërkesë”

Por ashtu siç paralajmëroi në fjalën e tij zoti Basha, më vonë nga selia e Partisë demokratike, ndaj ministrit të Brendshëm u lëshua një tjetër akuzë. Sipas demokratëve, duke shfrytëzuar pozicionin si kryetar i Komisionit parlamentar të Ligjeve, zoti Xhafa ka ndërhyrë duke bërë një ndryshim në kodin e procedurës penale që sipas opozitës mbron direkt të vëllanë e tij. Pika që është shtuar në nenin për ekstradimet, dhe që është aktualisht në fuqi, parashikon se ekstradimi nuk mund të kryhet “kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit”. Por sipas demokratëve që ju referuan dokumentave të parlamentit, propozimi i mëparshëm ka patur një tjetër formulim sipas të cilit, ekstradimi nuk kryhet kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar.”, duke parashikuar në këtë rast se “Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij”.

Ky formulim ka marrë sipas ekspertit ligjor demokrat Gazmend Bardhi miratimin e Komisionit të Ligjeve, por është hequr në momentin kur projekti i ka shkuar seancës për miratim. “Ky version, që është kontrabanduar për miratim seancës plenare në datën 30.03.2017, nuk është produkt i diskutimeve në mbledhjet e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndryshimi sipas këtij versioni të miratuar, është bërë pas votimit nga Komisioni, personalisht nga Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj. Është e qartë se pas këtij ndryshimi fshihet një dhe vetëm një çështje. Shpëtimi i Agron Xhafajt nga drejtësia. Fatmir Xhafaj është përpjekur ta fshehë ndryshimin që kishte falsifikuar”, u shpreh Bardhi.

Sipas deputetit Enkelejd Alibeaj, zoti Xhafaj ka konsumuar veprat penale të korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Artan Hoxha: Hajdarmataj u shkarkua me ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane

Drejtuesi i emisionit “Xhungel”, Artan Hoxha është shprehur se shkarkimi i Prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është bërë me ndërhyrje të ambasadës amerikane.

Hoxha tha të mërkurën në studion e emisionit “Opinion”, se shkarkimi është kryer me ndërhyrjen e amerikanëve, pasi deklarata e sotme fliste për një veprim të tillë.
“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme”, citohet nga ambasada amerikane.

Arta Marku nis punën për të rihapur dosjen e vrasjes së Hajdarit, shkarkon Hajdarmatajn, i akuzuar nga Izet Haxhia

Kryeprokurorja Arta Marku ka dhënë dje sinjale se dosja e vrasjes së ish-deputetit të PD, Azem Hajdari, mund të rihapet. Shefja e organit të akuzës ka shkarkuar dje kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, duke emëruar në vend të tij prokuroren Donika Prela, e cila deri më tani drejtonte Prokurorinë e Durrësit. Në bazë të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Arta Marku ka të drejtë të bëjë shkarkimin vetëm të prokurorëve të komanduar. Besim Hajdarmataj ishte një ndër të besuarit e Adriatik Llallës dhe ai e komandoi në krye të Krimeve të Rënda. Por sipas burimeve, kryeprokurorja Marku është duke u përgatitur për goditje në nivele shumë të larta dhe ka filluar të konsolidojë prokurorët që do të angazhohen. Hajdarmataj është një emër shumë i sulmuar në media e politikë. Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar disa herë se ishte ai që dekonspiroi operacionin e Babicës dhe po ashtu ai informon Sali Berishën për hetimet. Po ashtu ai është akuzuar nga Izet Haxhia se është njeri i Berishës. Ndërsa kryeprokurorja Marku e ka bërë dje të qartë se me emërimin e Prelës do të ketë goditje të bujshme. “Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”, deklaroi dje Prokuroria e Përgjithshme.

Dosja “Hajdari”

Shkarkimi i Besim Hajdarmatajt erdhi në një kohë kur në Shqipëri mbërriti Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Dje avokati i tij nisi procedurat për të rihapur çështjen. Gazeta ka mësuar se dhe ndryshimet dje në kupolën e Krimeve të Rënda mund të kenë lidhje me këtë çështje. Gjykata e Tiranës pritet të vendosë rihapjen e çështjes dhe nuk përjashtohet mundësia që më pas të jenë Krimet e Rënda që të nisin një hetim për pretendimet dhe akuzat e Izet Haxhisë ndaj Sali Berishës. Ish-kryeministri është akuzuar shpesh herë prej tij dhe Haxhia ka deklaruar se do publikojë dhe prova. Dje sinjalet janë dhënë se Krimet e Rënda po përgatiten që të vihen në lëvizje dhe të zbardhin një herë e mirë të vërtetën e vrasjes së Hajdarit dhe duket se në qendër do të jetë Berisha, pasi ai është më i akuzuari nga Izet Haxhia dhe Fatos Klosi, dy personat që kanë pasur informacione mbi atentatin ndaj heroit të demokracisë më 1998. Ekstradimi i Izet Haxhisë në këtë periudhë ka ngjallur shumë aludime dhe ai ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka që autorët e vërtetë të ngjarjes të dalin para drejtësisë. Nëse dosja rihapet, atëherë prokuroria mund të rifillojë hetimet ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë. Duke qenë se Hajdari ka qenë deputet dhe Haxhia akuzon politikanët, kjo çështje mund t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sinjalet janë se në ditët në vijim do të ketë shumë zhvillime.

Alarmohet SHQUP

Shkarkimi i Besim Hajdarmatajt ka alarmuar dje SHQUP. Berisha nxori menjëherë në konference shtypi Lulzim Bashën dhe deputetë të tjerë që të sulmonin Arta Markun. Pretendimet e opozitës kanë qenë se Hajdarmataj u largua sepse po heton Saimir Tahirin, por sipas burimeve të gazetës, nuk ka lidhje me këtë çështje. Hajdarmataj do vijojë të ketë në dorë dosjen ndaj ish-ministrit. Por në vend të tij u emërua prokurorja Donika Prela, e cila mori guximin të hetojë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ajo nis hetime kryesisht ndaj tij dhe sipas burimeve dosja është kopsitur. Largimi i tij duket se ka të bëjë më tepër me akuzat ndaj tij. Hajdarmataj është akuzuar fort dhe nga vetë Izet Haxhia, ndërsa në media është aluduar se është dhe kushëri i dytë i Berishës, por pa u faktuar. Largimi i tij duket se i ka hapur tërësisht rrugë hapjes së dosjes “Hajdari”./ Kliti Topalli

Hajdarmataj flet pas shkarkimit: Do vijoj të hetoj dosjen Tahiri, sa për motivacionin…

Kreu i shkarkuar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cili ishte gjithashtu dhe në krye të hetimeve për dosjen ‘Tahiri-Habilaj’, ka bërë reagimin e parë që pas vendimit të Arta Markut.

“Panorama”, ka kontaktuar me Hajdarmataj, i cili ka treguar se ai do të qëndrojë ende si prokuror në Prokurinë e Krimeve të Rënda.

I pyetur për motivacionet e këtij shkarkimit, Hajdaramataj u shpreh se nuk ka ndonjë koment.

Sipas Hajdarmatajt, shkarkimi nga posti i kreut të prokurorisë nuk sjell automatikisht heqjen e dosjes së Tahirit nga përgjegjësia e tij.

Hajdaramataj u shpreh për “Panorama” se ai do të vijojë që të jetë prokuror i dosjes Tahiri dhe se hetimi do të shkoj deri në fund.

Sot e shkarkoi, por ja çfarë i thoshte Arta Marku në janar Hajdarmatajt

Kryeprokurorja Arta Marku ka larguar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn. Burimet thanë se në vend të Hajdarmatajt është komanduar prokurorja Donika Prela.

Hajdarmataj ishte prokurori qe kishte në dorë hetimin e dosjes “Habilaj-Tahiri”. Shkarkimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi mori në pyetje ish-shoferin e ministrit Gentian Ceka.Por ndërkohë, pak muaj më parë Arta Marku mbështeti hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.

Zonja Marku i dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen më 22 janar 2018.

Marku kërkoi që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara. Kryeprokurorja Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme ritheksoi mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet ndërsa pohoi se vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.

Arta Marku: Pse e shkarkova prokurorin e Saimir Tahirit

Kryeprokurorja Arta Marku ka larguar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn. Ne nje njoftim per mediat, kryeprokurorja e Pergjithshme sqaron se zevendesimin e Hajdarmatajt me Donika Prelen eshte bere se “kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë”.

 

REAGIMI

“Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë.

Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”.

Arta Marku shkarkon prokurorin e dosjes Tahiri-Habilaj. Kush e zëvendëson

Kryeprokurorja Arta Marku ka larguar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn.

 

Vendimi i papritur u raportua këtë të mërkurë. Burimet thanë se në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.

Hajdamataj është prokurori që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri” dhe largimi i tij vjen një ditë pasi u thirr për t’u marrë në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit dorezoi mandatin e deputetit pak dite me pare dhe tha se tani do te jete perballe drejtesise si nje qytetar i lire.

Rikthehet në Shqipëri Izet Haxhia

Mbrëmjen e së martës, Izet Haxhija, ish truproja në vitet ’90 i zotit Sali Berisha, u ekstradua nga Turqia, ku ai jetonte prej shumë vitesh. Haxhija është një ndër të akuzuarit kryesorë për vrasjen në në vitin 1998 të deputett demokrat Azem Hajdari, pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Në vitin 2002 Gjykatat shqiptare e dënuan Haxhinë me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Haxhija nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën. Ai u arrestua në vitin 2006 nga autoritetet turke, por megjithë kërkesat e përsëritura për ekstradimin e tij, ai nuk u transferua asnjëherë në Shqipëri, por qëndroi në Turqi me detyrimin për të mos dalë jashtë saj. Vetëm në shkurt të këtij viti Drejtësia turke vendosi ekstradimin, ndërsa Haxhia, njoftoi pak ditë më parë përmes një postimi në Facebook se ishte vetdorëzuar pranë autoriteteve turke.

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie në Burgun 302 në Tiranë. Haxhia, i cili vitet e e fundit ka qenë mjaft aktiv duke dhënë prononcime të shumta publike dhe intervista, është shprehur se do të kërkoj të rihapen hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit, gjë të cilën e rikonfirmoi edhe avokati i tij. “Gjyqi dhe vendimi ndaj tij janë bërë në mungesë. Haxhia nuk ka patur mundësi të shprehet dhe t japë qëndrimin e tij. Do të kërkojmë rihapjen e dosjes”, është shprehur për mediat avokati Fran Dashi.

Në mënyrë të përsëritur Haxhia ka bërë përgjegjës të drejtpërdrejtë për vrasjen e deputetit Hajdari, kryetarin e atëhershëm të Partisë Demokratike Sali Berisha.Ky i fundit, gjatë emisionit “360 Gradë” në Ora News, duke komentuar mbrëmë ekstradimin e ish truprojës së tij, u shpreh se i është “një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës”.

Izet Haxhia ekstradohet sot nga Turqia, ja kur mbërrin në Tiranë

TIRANE- Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit do të ekstradohet sot në mbrëmje nga Turqia. “BalkanWeb” mëson se ai do të zbresë në Rinas, me një avion të “Turkish Airlines” sot rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Konfirmohet po ashtu se në aeroport atë do ta presë një punonjës i policisë së Tiranës dhe një grup i gatshëm i burgjeve, i cili do të bëjë edhe shoqërimin në ambientet e burgur 313.

Haxhia u vetëdorëzua tek autoritetet turke, ndërsa lajmin e njoftoi përmes faqes në Facebook. Pak ditë më pas ai zgjodhi në Shqipëri avokatin Fran Dashi.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

KLD vendos të kthejë në detyrë gjyqtaren Shpresa Beçaj

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të rikthejë në detyrë gjyqtaren Shpresa Beçaj. Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë ka mundur të fitojë betejën ligjore me KLD, ndërsa ka rifituar me gjyq vendin e emërimit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Në mars të vitit 2013, Beçaj ka përfunduar mandatin e saj si kryetare në Gjykatën e Lartë, ndërsa më pas ka bërë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kërkesën për t’u emëruar si gjyqtare në Apelin e Tiranës.

Kërkesa e saj nuk është marrë parasysh nga KLD, çka e ka detyruar më pas Beçajn që të ngrejë një padi në Gjykatën Administrative.
Objekti i padisë së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë ndaj KLD-së, ishte detyrimi i kësaj të fundit ta rehabilitojë Beçaj në statusin e saj si gjyqtare karriere dhe të nxjerrë aktin e emërimit të saj si gjyqtare e Apelit Tiranë.

Po ashtu, Shpresa Beçaj ka kërkuar shpërblimin e dëmit në vlerën 8.061.624 lekë, duke shtuar edhe dëmin progresiv të çdo dite deri në ekzekutimin e vendimit. Lidhur me këto kërkesa, Apeli Administratives në 7 prill 2017 i ka dhënë disa të drejta gjyqtares Beçaj. Në bazë të vendimit Beçaj ka përfituar 42 paga mujore si gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Gjyqtarja
Shpresa Beçaj ka punuar në gjykatat shqiptare që në vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit ajo është emëruar kryesekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1985 është emëruar Këshilltare Ligjore po në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1987 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 1990. Ndërsa në vitin 1990 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Katër vite më pas, Beçaj është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2004, ajo është emëruar Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 2006 ku ka dhënë dorëheqjen me daljen e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Me Dekretin nr. 5913 më datë 08 tetor 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Beçaj është emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë. Këtë detyrë, ajo e ka lënë në mars të vitit 2013.

Shqiptarët duan aksion opozitar, çfarë po pret Basha – Nga Artur ZHEJI

Nga Artur ZHEJINë Shqipëri, dukshëm çdo gjë nuk ndryshon. Tashmë as në thelb dhe as në formë. Ose edhe kur ndryshon së jashtëmi, është një ndryshim për të “mosndryshuar” thelbësisht asgjë…
Ka disa ditë që mediat shqiptare u pushtuan nga vendimi që mori Tahiri, ish ministër i brendshëm, për t’u çliruar nga mburoja e imunitetit parlamentar.
Disa thonë që ishte një gjest trimëror prej labi, disa të tjerë mendojnë se ishte, thjesht një hap, në brendësi të një marrëveshjeje, që garanton mosprekjen e tij.
Ndërkohë Opozita shqiptare, pas shpërthimit popullor kuksian, që e shkundi për disa ditë shoqërinë shqiptare, e mbas gëzimit të pafshehur për gjestin e Sajmes, duket se nuk ka ndonjë ditar popullor pune.

Pikëpyetja e madhe është se inaktiviteti politik i Lulëzim Bashës, në lidhje me tubimet e njerëzve, lidhet thjesht me bioritmin e ngadaltë të natyrës së tij, apo është një strategji e tij, e paramenduar?
Një strategji përshembull e “shkollës Fabiane”, që thotë ndër të tjera: “Prit me durim dhe fshehurazi si ujku me lëkurë qingji, çastin e duhur dhe kur çasti mbrrin, vetëm atëhere sulmo fort e pa mëshirë!…”
Për të mirën e Opozitarizmit, do të donim të mendonim, se inaktiviteti ose më saktë aktiviteti i kufizuar i Bashës, lidhet më një doktrinë të caktuar strategjike, përndryshe, hamëndësimet konspirative, janë të lira të harlisen pa kurrfarë filtri.
Tani Basha, e rifitoi mandatin e tij më të ri kongresual dhe e bëri mënjanë përsëri “armikun e brendshëm”.
Çfarë pret sot ai, për të na bërë të ditur “Ditarin e betejave Opozitare”?
Sigurisht korri një fitore të mirë ndërkombëtare me deputetin gjerman Krichbaum, që dukshëm u ka besuar analizave të Bashës, mbi situatën shqiptare, pohuar kjo edhe nga vetë kryeministri, tek tha se: Krichbaum thotë në gjermanisht, ato që mendon Basha…”
Mirëpo njerëzit, gjithmonë e më të shumtë ata, që nuk e durojnë dot më, tiraninë e range rover – ave dhe mercedesëve të shtrenjtë të familjarëve të “pakorruptuar”, të qeveritarëve socialistë: gra, dashnore, djem e vajza dhe dhëndurë të përkëdhelur nga paratë tona, duan aksion opozitar.
Një aksion opozitar që nuk mbërrin nga askund.
Dhe duhet të nxitojnë nëse kanë ndërmend të bëjnë nonjë gjëkafshë, se është të porta Kampionati botëror i Futbollit dhe vapa e nxehtë mesdhetare shqiptare. Pastaj sigurisht është vonë dhe u duhet thënë njerëzve mirupafshim në Tetor.
Apo kështu është paravendosur?
“Të presim ndonjë gafë tjetër të kryeministrit tahmaqar dhe të lakenjve të tij, të famshëm për grykësinë e tyre, që po vendosin rekorde të reja…”/360grade.al/

Detajet – Xhafer Osmani në Fushë-Krujë u torturua, u përdor i njëjti skenar si me ish-shefin e SHISH

DURRES- Dy ditë pas vrasjes së kosovarit Xhafer Osmani në fshatin Borizan të Fushë-Krujës, zbulohen të tjera detaje. Gazetarja Klodjana Haxhiaj referuar burimeve të policisë së Durrësit konfirmon për “BalkanWeb” se për vrasjen e tij është përdorur i njëti skenar si me eliminimin e ish-shefit të Kundërzbulimit të SHISH-it, Isa Çopa në 2015.

Por, ndonëse vrasja ish-shefit të SHISH nuk është zbardhur ende, blutë e Durrësit thonë se në vendin e krimit makabër në Fushë-Krujë kanë gjetur prova të shumta, për të arritur në gjurmët e autorëve.

Policia e Durrësit thotë se edhe shtetasi kosovar që kishte hyrë me mjetin e tij tip “VolksWagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur, fillimisht është torturuar e më pas djegur. Ka dyshime të forta se ai mund të jetë marrë peng për t’i nxjerrë ndonjë informacion, e më pas është eleminuar.
Xhafer Osmani 1
DYSHIMET PËR LIDHJE DASHURIE
Të njëjtat burime konfirmojnë për “BalkanWeb” se ky shtetas ka fjetur në disa hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, por ende nuk është arritur të zbulohet nëse ka pasur një raport të qëndrueshëm, lidhje dashure për një kohë të gjatë me një femër në Shqipëri. Burime pranë polcisë së Durrësit thonë se kanë hetuar në këtë drejtim dhe se do ishte e vlefshme për hetimet dëshmia e një personi që mund të ketë pasur raporte intime me viktimën, por deri më tani nuk kanë ende një emër.

VËLLAI VJEN ME URGJENCË NGA KOSOVA
Për të tërhequr trupin e kosovarit të masakruar dhe pastaj djegur në Fushë-Krujë ka ardhur në Shqipëri vëllai i tij. Ai ka deklaruar se Xhafer Osmani 57-vjeç ishte beqar dhe ka kërkuar me ngulm kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Pas insistimit të këtij të fundit, siç konfirmoi për “BalkanWeb” edhe gazetarja Klodjana Haxhiaj, pritet që ekspertiza të dalë sot.
makina fushe kruje
NJË KURAN NË VENDIN E KRIMIT?
Ndërsa në media qarkullojnë informacione se në vendin e krimit është gjetur edhe një Kuran, mbi të cilin thonë se mund të jetë betuar kosovari para se të vrisnin, policia e Durrësit nuk e konfirmon një informacion të tillë. Burime pranë policisë thonë se provat e gjetura në vendngjarje janë të shumta dhe mund të çojnë në gjurmët e autorëve, pa saktësuar se çfarë janë ato konkretisht.
makina fushe kruje

fushe kruje makina e djegur 2

fushe kruje makina e djegur 3 pg

fushe kruje makina e djegur 1

fushe kruje makina e djegur
NGJARJA
Ngjarja e rëndë u raportua të shtunën më 5 maj rreth orës 14:00. Ka qenë një person, banor në fshatin Borizanë ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e policia. Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull. Xhaferr Osmani hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës të dielën e datës 29 Prill 2018, dhe të shtunën më datë 5 Maj makina e tij u gjet në flakë me një person të vrarë dhe të djegur 5 kilometra larg qytetit të Fushë – Krujës, 250 metra larg rrugës nacionale.

Europën apo krimet e komunizmit Nga Agron Tufa

Incidenti me portretet e dik tatorit Enver Hoxha dhe simbolet e komunizmit, (në paraditen e 5 majit) gjatë ceremonisë së homazhit për “Ditën e Dëshmorëve”, përbën një akt të rëndë provokimi, fyes e lëndues për të gjithë qytetarët e lirë shqiptarë, një dhunim të parametrave të lirive demokratike, që na garanton Kushtetuta e shtetit demokratik. Ky provokim nuk është një akt i vetmuar i nostalgjikëve të diktaturës, që bëhet demonstrativisht në sy të krerëve më të lartë të politikës shqiptare, të qeverisë dhe opozitës, të përfaqësuesve më të lartë të shtetit.

Këto akte provokimi janë të shumta, të shpeshta e të shtrira ndër vite. Ato janë një atentat mbi lirinë dhe standardet demokratike; ato nxiten dhe nxisin ndërsjelltazi për një gjallërim të establishmentit të vjetër ideologjik – trashëgimtarë të enverizmit – për një aksion më të gjerë, me synim kthimin e Shqipërisë prapa, në kohët më të zeza të rrënimit e përçudnimit që kaloi shoqëria jonë gjatë diktaturës.

Këto akte publike provokimi nuk janë të rastë- sishme. Ato mbështeten e marrin kurajë, gjithashtu, nga qëndrimet e hapura në media të një elite propagandistike, të formuar e shuguruar me mendësinë totalitare nga nomenklatura komuniste e diktatorit E. Hoxha, kryesisht profesorë, akademikë e historianë, të cilët i kanë shpallur qëndrimet e tyre publike, duke mohuar Krimet e Komunizmit dhe me apelin për rikthimin dhe rivlerësimin e figurës së diktatorit Hoxha.

Këto zëra dhe akte flagrante provokimi, që bien ndesh me normat, standardet dhe të drejtat e lirive kushtetuese demokratike, që i garantojnë qytetarit tonë moscenimin e dinjitetit, kalojnë të pandëshkuara ligjërisht, përmes indiferencës shokuese të politikës shqiptare dhe institucioneve ligjzbatuese të shtetit.

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit shpreh indinjatën për këtë akt të rëndë e të hapur provokimi dhe i bën thirrje Presidentit të Republikës, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit të Shqipërisë, liderit të opozitës, Kryeprokurores, znj. Arta Marku, organeve të drejtësisë dhe Trupës Diplomatike të akredituar në Shqipëri, të merren seriozisht, duke e trajtuar ligjërisht e moralisht këtë akt tejet fyes provokimi, me manifestimin e portreteve të diktatorit Hoxha dhe simboleve të komunizmit me 5 maj, në Varrezat e Dëshmorëve.

Nga ana tjetër, rastet e shumta e të përsëritura me aktet, gjestet, manifestimet dhe thirrjet për rikthimin e ideologjisë totalitare komuniste përmes simbolit të fatkeqësisë shoqërore e kombëtare shqiptare, shtrojnë nevojën urgjente të miratimit nga Parlamenti Shqiptar të një platforme ligjore për dekomunistizimin e Shqipërisë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të atyre që në një formë a në një tjetër, përpiqen të ringjallin trashëgiminë politike dhe ideologjike të diktaturës komuniste.

Të miratohen ligje të ngjashme me ish-vendet komuniste, që sot janë anëtare të BE! Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, përmes kësaj deklarate, kërkon nga pushtetet politike dhe ekzekutive të shtetit shqiptar t’u jepet përgjigje definitive të gjitha tendencave të ngjashme, që synojnë rikthimin e diktaturës komuniste dhe kufomës politike të diktatorit Enver Hoxha në kushtet kur shteti shqiptar ende nuk ka vendosur drejtësi për viktimat e komunizmit; ende nuk ka gjetur varret dhe eshtrat e mijëra të vrarëve që pushkatoi ai regjim; ende nuk ka dënuar përgjegjësit direkt e indirektë për tragjedinë popullore të shkaktuar gjatë diktaturës komuniste; ende nuk ka dënuar strukturat kriminale të KQ të PPSH dhe ish-Komitetet e Partive apo strukturat famëkeqe të ish-Sigurimit të Shtetit komunist, që janë sot më aktive se kurrë, në pozicionet nyje të institucioneve tona, që kontrollojnë kompaktësisht të gjithë arkivat shtetërorë.

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, përmes kësaj Deklarate, u kërkon institucioneve më të larta të shtetit, të politikës dhe drejtësisë, të dëshmojnë konkretisht vullnetin e tyre përballë shoqërisë shqiptare, se po na prijnë drejt dyerve të BE me dinjitet dhe vlera njerëzore, pa kryqëzatat histerike që tundin portretet e diktatorit kriminel Enver Hoxha dhe pa simbolet e komunizmit. Pra, ose Europën, ose krimet e komunizmit. Të dyja nuk shkojnë bashkë: njëra e përjashton tjetrën!

Po vizitonte Shqipërinë, austriakja zhduket në pyllin e Llogarasë (Emri)

VLORE– Një turiste austriake rezulton e humbur që prej mbasdites së sotme në pyllin e Llogarasë në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se austriakja ishte bashkë me një grup turistësh që po vizitonin Shqipërinë, por është zhdukur papritur në pyll duke mos pasur asnjë mundësi komunikimi me të.

Turistja e identifikaur si Adelhat Wolper, 45 vjeç ishte duke bërë shëtitje në pyll, por nuk është kthyer duke alarmuar shokët e grupit që kanë njoftuar policinë.

Dyshohet se turistja ka humbur rrugën në pyllin e Llogorasë. Policia dhe forcat zjarrfikëse vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Shoqata e transportit ndërqytetas paralajmëron protesta

Shoqata e transportit ndërqytetas të udhëtarëve paralajmëroi se do të nisë protestat, nëse autoritetet do të miratojnë një shtesë licensash me 43 linja të reja autobusash.

Përfaqësuesit e shoqatës thanë se kishin rënë dakord me qeverinë të bashkëpunonin për reforma në transport, por ministria e infrastrukturës ka bërë gati një listë lejesh shtesë me 43 linja ndërqytetëse.

Sipas marrëveshjes së shoqatës me qeverinë, ndryshimi në linja mund të kryhej pasi të merrej mendimi i tyre.

“Shoqata një vit më parë kërkoi shfuqizimin e 80 linjave, sepse rrjeti i autobusëve është tejet i fryrë dhe ato u hoqën, por tani nuk kuptohet pse 43 linja të reja po shtohen përsëri pa u dëgjuar mendimi i tyre. Transporti ndërqytetas i udhëtarëve po bëhet gati për protesta, nëse gjendja nuk ndryshon” – tha Kujtim Mema, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas të Udhëtarëve.

Shqetësim mbetet sipas tyre, pjesëtimi në 3 mini-terminale në bashkinë e Elbasanit i udhëtarëve, të cilët kërkojnë autobusat në 3 qoshe të ndryshme të qytetit.

Në Elbasan vijon, sipas tyre, konkurrenca e pandershme, me linja paralele drejt Tiranës, kur ligji thotë se për një linjë duhet të ketë vetëm një operator transporti.

Shoqata e transportit të udhëtarëve vërejti se prej 20 vjetësh e deri sot asnjë bashki në Shqipëri nuk po ndërton terminal për qytetet e veta, ku ndërtohen dhjetëra pallate e kulla, por jo terminal për pritjen dinjitoze të udhëtarëve.

Transporti i paligjshëm i udhëtarëve po dëmton rëndë linjat e rregullta, pohojnë drejtuesit e shoqatës, ndërsa policia nuk ndalon mjetet e paligjshme, por kap autobusat e rregullt për ndonjë biletë apo për ndonjë vonesë orari.

Shumë linja janë mbyllur, pohojnë ata, por firmat vazhdojnë punën me licencat e shfuqizuara dhe askush nuk i ndalon.

Problem janë mjetet nga Kamza, që nuk kanë as terminal dhe ngatërrohen me të tjerët.

Në Tiranë, sipas tyre, veprojnë mbi 250 vetura të parregullta, 100 për në Shkodër, 100 të tjera drejt Fierit dhe Vlorës dhe 50 që shkojnë në Korçë.

Krahas linjave me kryeqytetin, gjendja mbetet po ashtu e rëndë edhe midis qyteteve të ndryshme, ku bien në sy linjat mes Fierit dhe Vlorës, ato që shkojnë drjt Sarandës dhe ato drejt Shkodrës.

Shoqata prej shumë vitesh kërkon nga autoritetet të rregullohet gjendja, por ata nuk marrin masa për të vënë rregull në transportin e udhëtarëve.

Anketimi në Kuvendin e PD: 54 për qind e delegatëve kundër koalicionit me LSI

Darina Tanushi- 54% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike janë shprehur kundër një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ky është konkluzioni i anketimit të bërë nga Instituti i Studimeve Politike, gjatë të dielës së kaluar, me delegatë të Kuvendit të PD-së. Sa trafikohen votat në zgjedhje parlamentare dhe më pas edhe në partitë politike? A ka të inkriminuar dhe të korruptuar në partitë politike dhe a duhet të përjashtohen ata? A do të ketë veting në politikë? Cili është identiteti dhe lidhja me të djathtën? Cila do të jetë e ardhmja e koalicionit politik PD-LSI? A mund të ketë politikë kur një në pesë delegatë politikë është me status papunësie dhe mbi 40% janë familjarisht mbështetës të vendosur të një force politike? Cilat janë pikëpamjet e delegatëve të Kuvendit të Partisë Demokratike mbi sistemin zgjedhor dhe problematikat kryesore politike në vend?


Këto janë disa nga çështjet e anketuara. Anketimi nxori në pah problematika të rëndësishme, ku ndodhen partitë politike, politika dhe demokracia e brendshme brenda tyre. Shumica e të dhënave lidhen me PD, por një pjesë e tyre janë reflektim edhe i gjendjes jashtë saj, në spektrin e gjerë politik. Të dhëna të tilla si vullneti i qartë i delegatëve për të larguar nga partia personat e inkriminuar dhe të korruptuar, mbështetja masive për veting në politikë, bindja se reformimi tërësor i sistemit përfaqësues dhe politik është zgjidhja më e mirë për të ardhmen, apo mbështetje e fortë për depolitizimin e administratës zgjedhore, – janë risi pozitive dhe tregojnë nivel të lartë ndërgjegjësimi politik të delegatëve, – në disa raste edhe në kontrast me lidershipin politik të vetë forcës politike.

Gjetjet kryesore
Numri i delegatëve që janë kritikë me marrëveshjen politike Rama-Basha në maj 2017 është 4% më i lartë se numri i atyre që japin vlerësime pozitive për këtë marrëveshje. Rreth 11% kanë opinion të ndërmjetëm, duke konsideruar elementë të tjerë pozitivë/negativë në marrëveshjen dhe ecurinë e saj gjatë procesit zgjedhor. Shumica e delegatëve, në raportet 46% me 42% japin vlerësim pozitiv për ministrat teknikë dhe rolin e tyre në qeveri. Rreth 12% më shumë delegatë refuzojnë që në të ardhmen të ketë një marrëveshje të re, ose vijim të marrëveshjes politike midis PD e PS lidhur me reformat. Nga totali i të anketuarve rezulton se 51% janë kundër një pakti të ri politik, 39% janë pro dhe 7% kanë mendim alternativ. Në kulmin e partneritetit aktiv midis PD e LSI, më shumë se gjysma e delegatëve të PD (54%) janë kundër një koalicioni zgjedhor 2019 dhe 2021 me LSI. Përqindja e atyre që janë pro këtij koalicioni është 37%, pra 2% më pak sesa ata që mbështetin një marrëveshje politike me PS. Preferenca një pakti të ri politik me PS ose vijim të marrëveshjes aktuale me të, në të dyja rastet është më e lartë sesa koalicioni elektoral me LSI.

Erdhi në Shqipëri për një histori dashurie, e vranë – kamerat e karburantit ‘zbërthejnë’ krimin

Brenda një makine të shkrumbuar u zbulua nga Policia një kufomë e karbonizuar, i cili dyshohet se para se të digjej, është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rende ndodhi mesditën e të shtunës në fshatin Derven të Fushë Krujës.

Kanë qenë banorë të fshatit që pikasën tymin në një zonë të thellë (në fundin e një are) dhe lajmëruan Policinë. Sot policia ka shoqeruar disa persona ne Komisariat, disa ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen dhe te dyshuar per krimin te cileet po merren ne pyetje.

Burimet nga grupi i hetimit thanë për “Panorama” se janë kamerat e një karburanti që ndodhet në zonën ku u gjet i vrarë shtetasi kosovar në Fushë Krujë, të cilat kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.

Teksa dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.

Nga hetimet paraprake, mjeti rezulton në emër të shtetasit Xhafer Osmani, 57 vjeç, nga Mitrovica. Do të jenë rezultatet e analizave të ADN-së, ato që do përcaktojnë saktë se kujt i përket trupi që u gjet i djegur brenda makinës me targa të Mitrovicës, 02 960 SN.

Ekipet mjekoligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT-së në kryeqytet.

Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri pak ditë më parë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, konkretisht më datë 29 prill 2018. Mbetet e pakonfirmuar nëse viktima është vetë pronari i automjetit. Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur ngjarjen e rëndë po verifikon të gjitha pistat e mundshme, ndërsa po përpiqen të gjejnë prova të mjaftueshme në vendin e ngjarjes.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur mbrëmë se nga të dhënat e mbledhura, ka dyshime se ky shtetas mund të ketë mbërritur në Shqipëri pasi ai kishte krijuar një lidhje intime dhe për pasojë qëllimi i këtij udhëtimi mund të ketë qenë një histori e tillë, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që i ndjeri ta ketë krijuar lidhjen në zonën ku u gjet trupi, por pasi është zbuluar lidhja, ai është vrarë e djegur.

Edi Paloka tregon ‘variantin’ rrëqethës që zgjedhin shqiptarët për të kërkuar azil në Gjermani

Deputeti i PD Edi Paloka në një status të orëve të vona mbrëmjen e të shtunës, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fakt sic thotë ai rrëqethës për ata që zgjedhin të ikin nga Shqipëria dhe kërkojnë azil në Gjermani.

“Nje numer jo i vogel i shqiptareve , per te fituar azilin, po me raste edhe vetem per te shtyre disa muaj kthimin ne Shqiperi, jane shtyre deri aty sa kane shtruar bashkeshortet ne spital psikiatrik”, shkruan Paloka.

POSTIMI I PLOTE:

paloka per azilin

Ne spital psikiatrik ne Gjermani vetem per te mos u kthyer ne cmendinen e Rames.
Nje miku im , i sapo kthyer nga Gjermania ku tentoi te merrte azil sebashku me familjen , me tregoi nje fakt vertete renqethes per realitetin e atyre qe ikin nga Shqiperia per te kerkuar azil.
Nje numer jo i vogel i shqiptareve , per te fituar azilin, po me raste edhe vetem per te shtyre disa muaj kthimin ne Shqiperi, jane shtyre deri aty sa kane shtruar bashkeshortet ne spital psikiatrik . Miku im me tregon se si u perhap ne mase ky “variant” ne nje prej landeve sepse dikush kishte patur “sukses” me traumen psiqike te bashkeshortes ne marrjen e letrave. Sigurisht , burra e gra binin dakort per sakrifica te tilla vetem qe familja e tyre mos kthehej ne cmendinen qe e ka kthyer vendin Edvini i “Rilindjes”
Prandaj shqiptaret ikin njesoj me sirianet dhe qytetaret vendet e te cileve jane ne lufte, nga Shqiperia e Rames.

Tiranë: Studiuesi Bejtullah Destani botoi librin “Kosova – një Histori me Dokumenta”

Në Muzeun Historik të Shqipërisë u publikuan dy libra me vlera për historinë e vendit: “Letra shqiptare” nga Arthur Evans dhe “Kosova – një Histori përmes Dokumentave”, që u përgatit nga Robert Elsie dhe Bejtullah Destani. Libri mbi Kosovën përmban një mori dokumentash nga Lufta Ballkanike deri në Luftën e Dytë Botërore.

Zoti Destani tha se, “me porosi të fundit nga i ndjeri Robert Elsie, ai do të përgatisë edhe vëllimin e dytë të librit Kosova përmes dokumentave nga viti 1945 deri në ditët e sotme”.

“Robert Elsie ishte një punëtor i madh i historisë së Shqipërisë. Pak para se ndërronte jetë, ai më tha se kishte ende edhe 50 libra për temat shqiptare. Ai u shkroi shumë institucioneve në Tiranë dhe Prishtinë, por nuk mori përgjigje” – tha zoti Destani, bashkëpunëtor për shumë vite i studiuesit Elsie.

Librat sjellin mundësinë për të studiuar mbi historinë e Shqipërisë dhe Kosovës mbi bazën e dokumentave origjinalë, duke lënë mënjanë mitet, spekullimet dhe legjendat.

Libri “Letrat Shqiptare” i Artur Evans përmban tema mbi nacionalizmin, pavarësinë dhe Lidhjen Shqiptare, dhe u përgatit nga Bejtullah Destani dhe Jason Tomas.

Librat janë të dy në gjuhën angleze dhe synojnë që të mbërrijnë auditorët e lexuesve dhe studiuesve anglishtfolës, dhe janë një nderim për autorët Artur Evans dhe Robert Elsie.

Librat përmbajnë prova dhe fakte të sakta, dokumenta origjinalë për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovës, material që forcon dhe ndihmon në seriozitetin e historiografisë shqiptare.

Kush është Xhevat Vataksi, biznesmeni që u qëllua me armë në Shkodër, policia identifikon autorin

Plagosje me arme zjarri ne qytetin e Shkodres. Gazetari i “Panorama” ben me dije se eshte plagosur biznesmeni Xhevat Vataksi. Ai njihet si biznesmen ne kete qytet ne fushen e ndertimit.

Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur ne njesine Berdice.

Nderkohe qe ne vendin e ngjarjes ka mberritur policia dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Informacioni paraprak 

Me datë 05.05.2018 ora 12.30 jemi njoftuar se në fshatin Darragjat Shkodër, ka ndodhur plagosje me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. V. 60 vjeç.

Menjëhere jane vënë në levizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit A. L. 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë.

Shtetasi Xh. V është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili ka marr plagë në kembë, momentalisht ndodhet jashtë rreziku për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kukan: Përveç Gjermanisë, ja cilat vende të BE-së duhet të bindë Shqipëria

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan nënvizon se diplomacia shqiptare duhet të bëjë ç’është e mundur për të bindur vendet skeptike të Unionit deri në vendimin e Këshillit të Qershorit për negociatat.

Në një intervistë për ABC News, Kukan thotë se qeveria shqiptare duhet të angazhohet konkretisht në marrëdhënien bilaterale me vendet e BE-së, për t’i bindur ata të votojnë pro hapjes së negociatave.

Eurodeputeti ndalet tek skepticizmi i Gjermanisë për të cilën thotë se është duke përgatitur qëndrimin e saj për Shqipërinë.

Po ashtu, Kukan thotë se veç Gjermanisë, edhe Holanda e Franca janë vende të vështira për të dhënë “OK” për negociatat.

“Këtu ka dy pika. Progresi në Shqipëri dhe Maqedoni ishte i dukshëm dhe mund të themi që Komisioni Europian vëzhgoi me shumë vëmendje situatën dhe rekomandimi i dhënë për të dyja vendet ishte pasqyra më e mirë, më objektive dhe më e ndershme ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Pika tjetër është që autoriteti që merr vendimin është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas përvojës, në përgjithësi, shtetet anëtare kur marrin vendime të tilla shohin së pari marrëdhëniet e tyre bilaterale me vendin në fjalë dhe jo nëse vendi ka përmbushur kriteret që janë përcaktuar në nivelin europian. Vendimi merret shpesh në bazë të marrëdhënieve bilaterale, që në këndvështrimin tim është diçka e gabuar, por ky është vendimi i shteteve anëtare sovrane. Siç i kam thënë edhe në Shqipëri kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ata duhen të fokusohen tek vizitat në këto vende dhe të përdorin argumentet e tyre më të mira politike, por dhe sharmin e tyre. Sharmi në politikë është gjithnjë i rëndësishëm. Kjo po ndodh. Kam ndjekur që kryeministri ka vizituar Berlinin dhe është takuar me kancelaren Angela Merkel. Ne nuk e njohim ende qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, por dimë jozyrtarisht se janë në fazën e përgatitjes, se cili do jetë vendimi i tyre për Shqipërinë. Pastaj është Franca dhe Holanda. Duhet thënë që Holanda tradicionalisht është shumë e vështirë në këtë aspekt, por për arsyet e duhura. Kur flasim me holandezët, ata tregojnë që investojnë shumë para për zgjerimin dhe duan të dijnë nëse këto para janë përdorur në mënyrën e duhur. Prandaj kanë një qasje të një kontrolli strikt. Por nëse paraqiten prova bindëse, ata bien dakord. Diplomacia shqiptare duhet të përqendrohet për kohën që mbetet deri në Këshillin e qershorit në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet skeptike dhe të bëjë ç’është e mundur për të bindur këto vende deri në vendimin e Këshillit të Qershorit” tha Kukan

Arbër Çekaj u gjet i fshehur në një shtëpi në Gjermani, përdorte mbiemrin e gruas daneze

Policia shqiptare ka konfirmuar lajmin për arrestimin në Gjermani të Arbër Cekajt, pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere ne vendin tone.

 

 

DETAJE NGA ARRESTIMI

 

Burime për ABC News thonë se ai kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.

Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snow”.

U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.

Ky shtetas eshte kapur ne nje province prane Dysedorfit

613 kilogramë kokainë nga Kolumbia, arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

Arrestohet Arbër Cekaj në Gjermani, mëson “Panorama”. Ai eshte pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere ne vendin tone.

NJOFTIMI I POLICISE

 

Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snow”.

U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.

garden arbri droge banane

HETIMET

Arbër Çekaj, pronari i ngarkesës me banane ku u zbulua 613 kg kokainë, është hetuar edhe rreth 2 vite më parë, si i dyshuar për përfshirjen në trafikimin e kokainës. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Çekajt i janë kapur 90 kilogram kokainë në Ekuador.

Për këtë rast, Policia pati referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/1. Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialeve, Çekaj është shoqëruar me iniciativën e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandaluar që në vendin e origjinës. Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas çështja mbeti pezull në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dosja u arkivua.

Por pas zbulimit të 613 kg kokainë, në magazinat e kompanisë së tij në Maminas, që kësaj here kishte ardhur nga Kolumbia, dosja e dy viteve më parë është hapur duke iu bashkuar procedimit të fundit, për të cilin Arbër Çekaj është shpallur në kërkim.

 

Për kokainën e kapur disa ditë më parë janë arrestuar menaxheri i kompanisë dhe shoferi. Vetë pronari i ngarkesës me banane, deklaroi disa ditë më parë se do të vinte në Shqipëri që të përballej me drejtësinë, por deri tani ende nuk është kthyer nga Gjermania, ku deklaroi se ndodhej.

Debati i plotë: “I ktheve komisariatet në bordello”- Tahiri përplaset ashpër me analistët

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përplas me analistin Andi Bushati këtë të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel. Duke iu referuar raporteve të palës italiane, Bushati akuzoi Tahirin se gjatë drejtimit të Ministrisë së Brendshme kanabizoi vendin. Tahiri mohoi akuzën.

 

“Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis! Ju keni gënjyer, ose keni mbyllur sytë. Nuk flasim vetëm për Lazaratin, kështu ka qenë Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Tirana po ashtu.Jam i hapur për ballafaqim shifrash me ty dhe këdo. Në katër vite që kam qenë unë ministër janë më pak se një vit i Sali Berishës”, deklaroi Tahiri.

Bushati iu referua edhe mediave ndërkombëtare dhe disa shkrime në to në lidhje me kultivimin e hashashit.

“Mediat italiane, gjermane e franceze kanë shkruar që në Shqipëri po bëhet nami me kultivimin e hashashit”, tha Bushati.

Tahiri e mohoi këtë.

“Në mediat e huaja e dimë të gjithë sesi blihen artikujt se janë artikuj me pagesë”, tha ish ministri.

Bushati shpërtheu në akuza ndaj Tahirit, për trafikun e drogës, ku solli ne vemendje se shefi i Antimafias Italiane, Franko Roberti, ka thënë që vitet e fundit është trefishuar kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

Por ish Ministri Tahiri e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar Bushatin si një njeri të paguar nga Lulzim Basha. Kjo rriti tensionet në studio, duke kaluar në akuza të forta.

DEBATI

Bushati: Sot të gjithë e pranojnë, që kishte kanabis, e kanë dhënë mediat ndërmombëtare, dhe qeveria e pranoi dhe falenderoi opozitën, edhe Rama edhe Xhafa e kanë pranuar. Ndërkohë që ju thonit ska trafik e zhdukëm.

Tahiri: Unë pas Lazaratit kam thënë, nuk më tregm lufta në Lazarat por më tremb dita e nesërme, pasi do ketë një presion edhe për drogërat e foerta, dhe fenomeni u shtri në zonat që kultivoheshsin prej vitesh. Përsa i përket artikujeve në mediat e huaja, e them sepse e di pjesa e madhe e tyrë janë të paguara. Janë artikuj të blerë dhe ju e dini.

Bushati: U kthyen komisariatet e policisë që pallonin trafikanët. Të janë arratisur Drejtorët e Policisë që vendose vetë. E kthyet komisariatin në bordello trafikantësh.

Bushati: Unë e ndoqa fjalën e Tahirit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte një çekuilibër në fjalën e tij. Sspse shumica e fjalës ishte nje raport, askush nga këta 139 deputetë,  nuk mund të hedhin baltë mbi mua sepse 30 vjet kanë prodhuar të njëjtat gjëra. Dredhimi është që, ju nuk jeni në pozitën që të thoni, ma kanë fajin ata të tjerët, apo po më bien në qafë Luli me Berishën apo Xhafaj. Ju keni një akuzë konkrete. Një njeri që do të sillet ndershmërisht edhe përballë organeve të drejtësisë dhe publikut, flet për atë që akuzohet, bashkëpunimi me trafikantët. Nëse ndiheni i pastër dhe i ndershëm, do të përgjigjeshit për këto pyetje. Kjo më bën të kem dyshimin e parë.

Tahiri: Të biem dakord mbi termat. Nëse mendoni se gjyqin tim ta bëj para jush refuzoj ta bëj këtë.

Bushati: Keni qene 4 vjet ministër.

Tahiri: Nuk do bëj gjyqin para jush. Po hetohem nga prokuroria, paarlamenti dhe italianët. Drejtësi do të ketë në të gjitha rastet. Po më kërkon të bëj gjyqin para jush, jemi në shina të ndryshme.

Bushati: Nuk po kërkoj gjyq.

Tahiri: Mos i fut në një thes të gjithë deputetët sepse ka burra dhe gra të mirë, që mundohen me mish e me shpirt.

Bushati: Merremi me thelbin , e lëmë propagandën. Cdo tentativë për t’iu shmangur thelbit nuk është mirë as për ju.

Tahiri: Sa i përket disbalancës, ka një standart moral. Jam ish minister, deputet. Dhashë dorëheqjen për tu përballur me drejtësine. Cfarë të bëj më shume? Po ka prova shkoj në burg.

Bushati: Nuk dua t’ju pyes a e morët varësen apo a i more lekët. Unë sot kam dyshimin, që ato që pretendon prokuroria janë të vërteta. Këtë nuk e mbroj duke pyetur Habilajt por duke ndjekur aktivitetitn tuaj politik 4 vjecar, që është në mbrojtje të trafikantëve të narkotikëve.

Tahiri: Po bën një akuzë, që është penale. Cohu shko në prokurori dhe jep faktet.

Bushati: Kemi qenë në nje studio kur keni thënë, nuk e kemi parë Berishën duke vrarë në 21 janar por mënyra politike e sjelljes na con në këtë deduksion. Njëlloj dhe me ju. Kur gjithë Shqipëria fliste për kanabizimi ju thoshit është përrallë. Kur njerëzit merreshin me atë që fliste për lidhjen tuaj me Habilajt, ju kërkonit burgosjen e tij. Filluat të merreni me mediat, me frontin e të keqës. Bëtë një show atje me shifra. Kjo është të mbrosh trafikantët. Nuk e di a keni marrë para dhe ndarë hashash me Habilajt, por keni qenë mburoja politike e këtij trafiku.

Tahiri: Ju e keni shumë kollaj të rrini në atë anë të banakut dhe ti bëni të gjithë njëlloj, nuk e di a e bëni për interes apo e bëni se kështu e mendoni. Nuk jemi të gjithë njëlloj dhe të jap fakte. Më the , që kur zotërote ke folur për kanabisin nuk është kështu. Ke gënjyer ose ke mbyllur sytë për kanabisin. Nëse mendon se kanabisin e solla unë, Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis.

Bushati: Ta ka thënë anti mafia italiane, që është shtuar kur erdhët ju. Anti mafia ka thënë, nga Shqipëria ka filluar të na vijë më shumë drogë se kurrë.

Tahiri: Ju gënjeni ose mbyllni sytë, se hashashi ka qenë gjithë kohën aty. Jo vetëm Lazarati. Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Burreli. Përse nuk shkoni në ministri të merrni statistika? Unë jam shumë i hapur për një ballafaqim shifrash me ty dhe këto. Merr shifrat dhe mblidhi bashkë, janë më pak se një vit i Sali Berishës. Për cilën aryse duhet t’ju dëgjon gënjeshtrat që thoni? Përse nuk shkon të marrësh shifrat zyrtare? Nëse nuk është kështu, hajde të enjten tjetër të ballafaqohemi

Bushati: Ballafaqohemi që sot, jo të enjten tjetër.

Përplasje me Bushatin

Ai eshte perplasur edhe me analistin Armand Shkullaku, i cili e ka pyetur nese mban pergjegjesi qe kupola e policise se shtetit u perfshi e gjitha ne trafik droge dhe se emri i tij del ne pergjimet e Habiljave.

“Po me jep mend mua ti, genjen, minimumi lexo se cfare kam thene”, iu kthye Tahiri Shkullakut.

DEBATI

Shkullaku: Fjalimi juaj pati dy momente. E dhatë mandatin tuaj në një moment që nuk kishit rrugë tjetër. Parlamenti do të mblidhej prap, për ti dhënë leje prokurorisë për arrestimin tuaj. Hapja e negociatave me Shqipërine, kishte kushte. Kjo u tha edhe nga ministri gjerman edhe nga ambasadori Lu.

Tahiri: Për presionin ndërkombëtar do të arrestohem unë?

Shkullaku: Edhe këtë rradhë, i bëtë shërbimin e fundit Ramës. Ai tha nuk komandoj dot prokurorinë, le të më sjellin një provë dhe unë reagoj. Unë nuk them se është marrëveshje. E para sepse nuk ju quaj aq pak inteligjent për të besuar të garancitë e Rames. Fjalimi për mua ishte zhgënjyes. Nuk doli dikush kurajoz të pranonte cfare kishte ndodhur 4 vjet, por as viktima e kësaj politike që ka komplotuar kundër jush. Dëgjova të njëjtën histori, fornti i të keqesh, Luli, Visho Ajazi, Monika, Ilir Meta, Bujar Nishani. Kur jam përballur me ju ju kam thënë, kemi prova që në Ishëm është ngritur një pistë, avioni që ra me drogë. Ju nuk e shkarkuat drejtorin. Kur ju thoshin, në Vlorë ka kanabis, nuk shkarkuar ndonjë drejtor. Duhet të binit ju që të binte e gjithë kupola. Kur Zagani thoshte, makinën tuaj, që edhe me autorizim të posatshëm, bëhej trafik droge, ju e morët sërish vet dhe e përdorët. Gjatë 4 viteve nuk kam am përgjigje për këto gjëra që rezultuan të vërteta. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që e gjithë kupola e policisë të jetë e përfshirë.

Tahiri: Ku e konstatuat?

Shkullaku: Janë të gjithë në arrati. Drejtori i Vlorës, ai i kufirit. Shefa të policisë.

Tahiri: E ke gabim.

Shkullaku: Kur ju thoshim a more masë për ata policë që lanë Mark Frrokun me trafikantin brenda. Keni qenë ministri më jetëgjatë. Jeni i pari që akuzoni për përfshirje në trafikun e drogës. Keni dalë në përgjimet e trafikantëve.

Tahiri: Kam dale unë ? Sa trafikantë mund të flasin për ju në telefon?

Shkullaku: Nuk doli emri i Niko Peleshit.

Tahiri: Tregon fiks modelin tënd, me të cilin jeni mësuar të gjithë. Të duket patjetër shërbim për Edi Ramën. Nuk e lexon dot si një gjest të një njeriu që thotë, ju duket se jam pengesë për integrimin? Po iki. Nuk jetoj për imunitet apo parlament, nuk fitoj para nga tenderat.

Shkuallku: Akuzohesh që makinën tënde ia dhe trafikantëve. Imagjinoni ministrin e brendshëm të Gjermanisë, që jep makinën dhe thotë dëgjo i kisha kushërinj ata po nuk e dija. E ka fajin media për këtë?

Tahiri: Më vjen keq që diapazoni të është zvogëluar

Shkullaku: Nuk ma përcakton ti diapazoni, sepse nuk kupton sa të shkurtër ke diapazonin tënd.

Tahiri: Sa i përket drejtuesve të policisë, njëri është i akuzuar. Nuk e di a ka faj apo jo. Do të shohim a ka pëgjegjësi. Nuk besoj së është kështu por do të paguaje faturën.


Send this to a friend