VOAL

VOAL

Analiza nga ish-gjyqtari i Strasburgut Ledi Bianku: Merreni seriozisht reformën sepse Drejtësia rrezikon të jetë e vdekur pa mbërritur mirë!

Analiza nga ish-gjyqtari i Strasburgut/ “Pse duhet marrë seriozisht Reforma në Drejtësi. Vendimet për pronat dhe ndërhyrjet nga zv.kryeministri e ministri, e ca denarë që donin të influenconin…”

MERRENI SERIOZISHT REFORMËN

Një analizë fillestare dhe empirike e reformës në drejtësi në Shqipëri, nën këndvështrimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut

Titulli i këtij artikulli kujton padyshim atë të një prej kontributeve më me ndikim në filozofinë e së drejtës në shekullin e XX, “Take rights seriosly” nga Ronald Dworkin. Megjithatë Dworkin është shumë larg realitetit shqiptar. Artikulli ka për qëllim të ngrejë probleme që për mua janë konceptuale dhe sistemike të pushtetit gjyqësor, si dhe të gjithë sistemit tonë shtet-formues dhe kushtetues. Ndaj titulli lidhet me mesazhin që synohet të jepet në lidhje me këto probleme. Ky artikull, që nga titulli dhe deri në përfundimet e tij iu drejtohet në mënyrë të veçantë kumbarëve të reformës në drejtësi – të huajve – sa në Tiranë edhe gjetiu. Termin “të huaj” nuk po e përdor thjesht në kuptimin juridik, të shtetësisë së tyre, pasi kjo për mua ka rëndësi tejet relative. Unë po e përdor termin “të huaj” në kuptimin figurativ, duke pasur parasysh personazhin e Camus-ë, Meursault-in. Në fakt evokimi i këtij të fundit mund të jetë i mjaftueshëm për ata që e njohin shumë më mirë se unë letërsinë për të shpjeguar rolin e “të huajve” në Shqipëri në raport me sistemin e drejtësisë dhe sistemin kushtetues në Shqipëri dhe me problemet konceptuale dhe sistemike që ky i fundit ngërthen. Ky evokim është edhe më i vlefshëm kur analizon pasojat, qoftë edhe të përkohshme, të reformës në drejtësi. Megjithatë, metaforat letrare ua lë atyre që iu takon kjo punë, studiuesve të letërsisë. Unë kam për detyrë intelektuale të bëj analizën juridike, sidomos atë nën këndvështrimin e njërës prej fushave të së drejtës që pretendoj se e njoh mjaftueshëm – sistemin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo e fundit duke qenë kushtetuta e kushtetutave në Evropë dhe në Shqipëri (shih përkatësisht nenet 6 TFBE dhe nenin 17 § 2 të Kushtetutës Shqiptare), standardet e saj janë themelore për të vlerësuar problemet konceptuale që sistemi i drejtësisë ka, dhe për pasojë që çdo reformë apo kumbar i reformës duhet të ketë përgjegjësinë që, së pari, të kuptojë, të pranojë dhe pastaj të trajtojë. Analizën po e bëj thjeshtë dhe tepër shkurtër, të ndarë në dy momente duke i kursyer sa më tepër që të mundem, për arsye lehtësie leximi, referencat dhe analizat jurisprudenciale. Po përpiqem të mos analizoj reformën që po bëhet[1], por atë që po ç’bëhet dhe nuk po bëhet. Këto të fundit janë përcaktuese për suksesin e reformës në vazhdim e sipër dhe për fatin e çdo sistemi drejtësie, në Shqipëri dhe kudo.

  1. Tek porta e Ligjit

Prej më shumë se 20 vjetësh, herë në këndvështrimin akademik, herë në atë gjyqësor, jam marrë me çështje të ankuesve që kërkonin në Shqipëri apo në Strasburg ekzekutimin e vendimeve të gjykatave shqiptare që iu njihnin të drejta të caktuara, që nga prona e deri te kthimi në punë. Shihja se si vendimet gjyqësore përfundimtare mund të mos kishin askurrfarë vlere juridike në Shqipëri. Një sërë prej tyre gjetën përgjigje vetëm në Strasburg, që në 2004 e në vijim. Mund të thuhet se arsyet e pamundësisë për të ekzekutuar një vendim gjyqësor në Shqipëri kanë qenë zvarritja, vonesa, vështirësitë financiare, ose administrata shqiptare. Megjithatë problemi është më i thellë. Shkon në zemrën e reformës në drejtësi.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut në çështjen Ramadhi k. Shqipërisë, i 13 nëntorit 2007 gjen shkelje për mos-ekzekutimin e një vendimi administrativ përfundimtar. Vlera e tij, thuajse unike në gjithë jurisprudencën e Strasburgut, qëndron në një moment tjetër. Ai konstaton se në Shqipëri nuk ka gjykatë që të jetë mjet efektiv për zgjidhje mosmarrëveshjesh, prandaj një vendim administrativ mund të ankohet direkt në Strasburg pa pasur nevojën e shterimit të mjeteve gjyqësore, sipas nenit 35 të Konventës. Ky konstatim i ra në fakt alarmit për problemin sistemik dhe strukturor të  gjyqësorit Shqiptar, por askush nuk e dëgjoi. Ai vendim, e konfirmuar edhe më vonë nga një sërë vendimesh të tjera nuk thonë asgjë tjetër veçse që gjyqësori – në kuptimin evropian, pra si mjet efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve – në Shqipëri praktikisht nuk ekziston. Sipas filozofisë së vendimit Ramadhi, i vetmi organ që të zgjidh hallin në Shqipëri është ekzekutivi.

Ligji 133/2015 i miratuar nga Kuvendi në nëntor 2015, ndryshon formulën e kompensimit të pronave. Mënyra se si kompensimi bëhet tani, ku në raste të caktuara për një pronë konkrete pronari merr edhe zero vlerë, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse një prishje në themel e qindra e mijëra vendimeve gjyqësore përfundimtare me një akt legjislativ të mëvonshëm. Ky ligj konfirmon në fakt alarmin që ngrinte Gjykata në vendimin Ramadhi që në vitin 2007. Por ndërsa më parë i zvarrisnim vendimet e gjykatave tani efektet e tyre i fshijmë me ligj. Kjo ndërhyrje nga ligjvënësi, që në jurisprudencë quhet validation législative është ndërhyrja më flagrante e legjislativit, në rastin shqiptar praktikisht e ekzekutivit, ndaj pushtetit gjyqësor. Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar me dhjetëra herë të papajtueshme me nocionin e procesit të rregullt dhe të shtetit ligjor këtë praktikë (shih Rafineritë greke Stran dhe Strasis Andreadis k. Greqisë, Pressos Compania Naviera k. Belgjikës, Zielinski dhe Pradal dhe Gonzalez dhe të tjerë k. Francës, Scordino (I) k. Italisë, etj, etj) ku, ndër të tjera, Gjykata thotë:

“Gjykata konsideron se rreziku financiar i pretenduar nga Qeveria…, nuk mund të lejojë që ligjvënësi të zëvendësojë … gjyqtarët për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.”

Ndërhyrje të tilla të ligjvënësit ndaj vendimeve gjyqësore përfundimtare janë konsideruar si shkelje e nenit 16 të Deklaratës të të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit, të 1789 që garanton ndarjen e pushteteve (shih Këshillin Kushtetues Francez, Déc. n° 80-119 DC, 22.07.1980, Déc. n° 99-422 DC, 21.12.1999, etj. Shih gjithashtu Gjykatën Kushtetuese italiane me vendimet binjake nr. 348 dhe 349 të 22.10.2007 ku vetëm për masën e dëmshpërblimit u konsideruan antikushtetuese disa dispozita të dekret-ligjit nr. 333 të 11.07.1992, të ligjit nr. 662  të 1996 dhe të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 327 të 8.06.2001. Shih Gjykatën Kushtetuese Federale Gjermane, BVerfGE, vëll.45, fq. 142 [167]; vëll. 72, fq, 200 [242], vëll. 80, fq. 89 [109s.], Gjykatën Kushtetuese Spanjolle, vendimi 234/2001, BOE nr. 14 i 16.01.2002, e shumë të tjera. E drejta e BE e konsideron “pjesë të rendit juridik komunitar”, që në Topfer k. Komisionit, 3.5.1978 dhe si “parim themelor të Komunitetit”, që në Dürbeck k. Hauptzollampt Frankfurt a.M. apo me sagën e vendimeve Mulder dhe Spagl.

Megjithatë ne ende nuk e kemi kuptuar, ose bëjmë sikur nuk e kuptojmë. Këtë element konceptual thelbësor nuk e kanë kapur ose i janë shmangur edhe Gjykata jonë Kushtetuese, në vendimin nr. 1, datë 16.01.2017 edhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin 00-2018-611. Ndërkohë që ligji nr. 133/2015, në një sërë situatash, duket sikur po ekzekuton vendimin Manushaqe Puto, në fakt nuk bën asgjë tjetër veçse kason dhe rivlerëson në themel atë që kanë vendosur në mënyrë përfundimtare gjykatat shqiptare dhe administrata shqiptare e kthimit të pronës me një mori vendimesh që në fillim të viteve 1990. Të huajt e reformës nuk thanë gjë për këtë. A thua se ajo nuk ka të bëjë me drejtësinë!!! Të shohim a do ta “kuptojë” Gjykata e Strasburgut.

Kjo situatë kur qindra shqiptarë kanë pritur dhe ende presin me vite që vendimet gjyqësore që kanë fituar, të ekzekutohen, më kujtonte shpesh pasazhin vijues të përfshirë në Kreun 9 të kryeveprës së Franz Kafka, “Procesi”:

“Tek porta e Ligjit qëndronte një rojë. Një njeri nga rrethinat arrin para tij dhe i lutet ta lejojë të hyjë tek Ligji. Por roja i thotë që nuk mund ta lejojë të hyjë në atë moment.

Njeriu nuk kishte pritur vështirësi të tilla, ai kishte menduar se Ligji duhet të ishte i arritshëm për të gjithë dhe në çdo kohë, por tani, duke vëzhguar më mirë rojën, pallton e tij prej leshi…, ai vendos të presë gjithsesi derisa të lejohet të hyjë.

… porta e ligjit qëndron e hapur, si gjithmonë, dhe roja del nga njëra anë e saj, kështu njeriu përkulet për të parë brenda përmes portës. Kur roja e sheh, qesh dhe i thotë ‘Nëse të tërheq aq shumë, atëherë përpiqu të hysh, ndërkohë që unë të ndaloj. Por ki kujdes: Unë jam i fuqishëm…”

Në Shqipëri vlera formale apo edhe substanciale e një vendimi gjyqësor është zero nëse nuk do ekzekutivi. Nuk po ju lodh me shembuj, që nga vendimet e gjykatave të brendshme, përfshirë kushtetuese, të Gjykatës së Strasburgut, të arbitrazheve ndërkombëtare, ose duke u kthyer në kohë, te vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Kanalin e Korfuzit që e ekzekutuam pas 40 vjetësh. Juridikisht thelbi është i njëjtë me atë periudhë të historisë sonë që të gjithë duket se rreken zellshëm ta anatemojnë. Ndaj problemi në Shqipëri është Roja, pavarësisht se e imagjinojmë me pallto apo me poture, të veshur si shqiptar, si sovjet apo si evropian. Për këtë u binda përfundimisht nga një çështje tjetër në Strasburg. Kësaj radhe krahasimin po e bëj më poshtë me një shembull amerikan.

  1. “Turn that plain around”

Ky ishte urdhri që gjyqtari Emmet Sullivan, i gjykatës së rrethit në Washington, u dha më 9 gusht 2018 autoriteteve amerikane, për një avion në të cilin po udhëtonin drejt El Salvadorit, Carmen dhe e bija e saj, ndërkohë që gjyqtari Sullivan po shqyrtonte ankimin e tyre për azil në SHBA. Gjyqtari Sullivan u shpreh:

“Dikush … kërkon drejtësi para një gjykate të Shteteve të Bashkuara dhe dëbohet jashtë ndërkohë që avokatët e saj po pretendojnë dhënien e drejtësisë për të? Kjo është mizore. Kthejeni mbrapsht atë avion dhe sillini ata njerëz përsëri në Shtetet e Bashkuara.”

Sullivan ishte aq i prerë me urdhrin e tij të ndërmjetëm, sa ai u shpreh se Jeff Sessions, Ministri i Drejtësisë në SHBA në atë kohë, dhe çdo zyrtar tjetër që mund të pengonte kthimin e Carmen dhe të bijës në SHBA do të akuzohej prej tij për contempt to court – cenim i autoritetit të gjykatës. Në fakt avioni u ul në San Salvador, por pas urdhrit të gjyqtarit Sullivan, as Carmen dhe as e bija nuk zbritën prej tij. Me të njëjtin avion ato u kthyen ne SHBA në pritje të vendimit të gjyqtarit Sullivan. Mesazhi i këtij shembulli nuk është e drejta e Carmen dhe së bijës për të migruar në SH.B.A. por autoriteti i një gjyqtari amerikan dhe kuptimi i vendimit që ai do të merrte në lidhje me çështjen e tyre. Ndryshe e drejta për t’u ankuar dhe as funksioni i gjyqtarit dhe i vetë sistemit amerikan të drejtësisë në vetvete nuk do kishte asnjë kuptim.

Ç’lidhje ka ky shembull që solla me situatën shqiptare? Më 5 tetor 2012, në kuadrin e presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të KE isha ftuar të mbaja një fjalë në një konferencë të organizuar në Tiranë. Ndër të tjera, solla si shembull vendimin e Gjykatës së Strasburgut në çështjen Rrapo ku Republika e Shqipërisë u dënua vetëm sepse kishte refuzuar t’i bindej një urdhri të ndërmjetëm të Gjykatës së Strasburgut, që të mos e ekstradonte Almir Rrapon drejt SHBA derisa Gjykata të shprehej mbi themelin e çështjes. Gjatë referimit, përveçse përmenda faktin se vendimet gjyqësore të ndërmjetme janë të detyrueshme,  theksova se neni 320 i Kodit Penal Shqiptar, i cili penalizon pengimin për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës mund dhe duhej të interpretohej fare kollaj në mënyrë të tillë që të siguronte efektivitetin edhe të vendimeve të ndërmjetme ndërkombëtare. Ndryshe edhe vendimi përfundimtar mund të bëhej i paekzekutueshëm. Vetëm kështu mund të sigurohej autoriteti i pushtetit dhe procesit gjyqësor dhe logjika e funksionit të gjykatave. Në atë kohë mendoja ende se problemi qëndronte tek paqartësia dhe tek vlera e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare në sistemin ligjor shqiptar.

Çështja që më bëri ta rishikoj në themel këtë mendim u vendos në 2018. Vendimi Sharxhi dhe të tjerë k. Shqipërisë, i 11 janarit 2018, shpalosi tërësisht problemin më endemik të sistemit kushtetues në Shqipëri. Në atë çështje një gjykatë administrative e shkallës së parë vendosi që autoritetet shqiptare mos merrnin asnjë masë derisa të vendosej në themel nëse ishte e ligjshme apo jo një ndërtesa që synohej të prishej (nenet 207 e vijues të Kodit Procedurës Civile). Pa kaluar një muaj nga ky vendim i gjykatës administrative ndërtesa u prish, në kundërshtim të hapur me urdhrin e gjykatës. Themeli i vendimit, pra nëse ndërtesa ishte e ligjshme apo e paligjshme, nuk kishte më asnjë kuptim.

Megjithatë saga e absurdit juridik vazhdoi. Dy gjykata administrative, edhe e shkallës së parë edhe e apelit vendosën, si pasojë, mbi masën e kompensimit ndaj ankuesve për të gjitha dëmet që vinin nga prishja e ndërtesës – në kundërshtim me urdhrin gjyqësor. Përsëri ekzekutivi do ndërhynte. Jo vetëm që nuk do respektonte vendimet e gjykatave mbi masën e dëmshpërblimit, por i prishte vendimet gjyqësore në themel dhe vendoste një masë tjetër!!! Ndërkohë që ankuesit ankoheshin në gjykata, pala kundërshtare, Qeveria, ankohej…tek Qeveria. Dhe kjo e fundit vendoste. Në këtë vend Gjykata e Lartë nuk është ajo që ishte, atëherë kur ishte, e që drejtohej nga Zaganjori. Në këtë vend Gjykata e Lartë është Ajo, që sot drejtohet nga Rama. Po vendosi kjo e fundit, vendimet e kësaj janë në fuqi dhe prishin çdo vendim tjetër. Nuk ka gjykatë që guxon t’i dalë kundra?! Dhe si?! Roja është i fuqishëm, madje i plotfuqishëm.

Në vendimin R(Unison) k. Lordit Kancelar, (2017) UKSC 51, Gjykata Supreme Britanike, me anë të penës brilante të Kryetarit të saj të sapo zgjedhur, Lord Reed, shprehet:

“Në zemër të konceptit të shtetit të së drejtës është ideja që shoqëria qeveriset nga ligji. Parlamenti ekziston kryesisht për të bërë ligje për shoqërinë në këtë vend. Gjykatat ekzistojnë për të siguruar që ligjet e bëra nga Parlamenti,…, të zbatohen dhe ekzekutohen. Ky rol përfshin garantimin që dega ekzekutive e qeverisë kryen funksionet e saj në përputhje me ligjin. Në mënyrë që gjykatat ta kryejnë këtë rol, njerëzit në parim duhet të kenë mos pengohen të kenë akses në to. Pa një akses të tillë, ligjet bëhen një letër e vdekur, puna e bërë nga Parlamenti bëhet e kotë, dhe zgjedhja demokratike e deputetëve mund të bëhet një farsë e pakuptimtë.”

Duke mos respektuar vendimin e ndërmjetëm të një gjykate në çështjen Sharxhi ekzekutivi shqiptar nuk prishi vetëm ndërtesën përkatëse. Mbi të gjitha ai rrënoi vetë qëllimin e procesit gjyqësor në lidhje me ligjshmërinë apo jo të saj, që është vetë arsyeja e ekzistencës së gjykatës. Nuk kishte më asnjë kuptim as procesi, as gjyqtari, as palët, as avokati, as vetingu dhe, siç thotë Lord Reed në vendimin Unisson të sapo përmendur, nuk kanë më kuptim as ligjet. Dhe ju flisni për reformë?!

Natyrisht që në Strasburg, në Dhomë dhe pastaj Paneli i Dhomës së Madhe vendosën njëzëri se ndërhyrja në çështjen Sharxhi ishte shkelje e procesit të rregullt – flagrante madje. Nga afro 30 mijë çështje që kam vendosur në Gjykatën e Strasburgut, dhe nga ca mijëra të tjera që kam lexuar, vetëm në një tjetër ma ka zënë syri një ndërhyrje thuajse kaq flagrante të ekzekutivit ndaj gjyqësorit – në Bursa Barosu dhe të tjerë k. Turqisë[2].

Ndërkohë që në maj 2017 qeveria shqiptare përpiqej të justifikonte në Strasburg mosrespektimin e një vendimi gjyqësor të ndërmjetëm, në shtator 2017 Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare e konsideronte një shkelje të tillë si shkelje të parimeve të përgjithshme të së drejtës të kombeve të qytetëruara (shih 3 RES FINAL FR, 8.9.2017). Meursault-ë – a doni ta pranoni se sa i thellë ku është problemi me sistemin ligjor në këtë vend apo jo? Se nuk e besoj dot se nuk arrini ta kuptoni.

Çfarë reforme duhet bërë për këtë situatë? Në këtë vend Roja vendos se kur dhe si individët mund të drejtohen gjykatave, dhe jua bën të qartë, edhe me deklarata publike, atyre në çështjen Sharxhi, dhe të tjerëve tek Astiri e gjetiu, të mos lodhen të shkojnë në gjykata. Është vetëm ai që vendos nëse ju takon kompensim apo jo, atyre dhe të tjerëve që kanë fituar në gjykata prej afro 30 vjetësh. Është Roja që vendos se ç’është apo s’është e drejtë në këtë vend. Çështja Sharxhi pret ende ekzekutimin, me pasojat juridike dhe institucionale që ka. Qeveria Shqiptare dhe sidomos Ministrja e Drejtësisë e di mirë për çfarë po flas[3]. Prokurori i ri i Përgjithshëm apo SPAK duhet të bëjnë fare PAK – të zbatojnë ligjin shqiptar në fuqi. Shkeljet i kanë të konfirmuara nga 12 gjyqtarë të Strasburgut. Me këtë vendim kanë në dorë një rast ku mund të tregojnë, por edhe detyrimin institucional që të konfirmojnë, se sa u intereson drejtësia, pavarësia e gjyqësorit dhe, si pasojë, reforma. Të shohim a do të kenë qartësinë dhe guximin profesional që pati një gjyqtar “i thjeshtë” rrethi në Washingon DC që ishte gati të niste procedurat për cenim të funksionit të gjykatës edhe ndaj ministrit të drejtësisë në SH.B.A. Këto janë themelet e reformës sipas shembullit amerikan, evropian, anglez, francez, italian, etj, dhe jo filmat vizatimorë që shihen në televizor për reformën. Megjithatë “të huajt” nuk folën në lidhje me këto hedhje në erë të themeleve të çdo arsyeje të ekzistencës të funksionimit të gjyqësorit. Ndërkohë që ekzekutivi dhe ligjvënësi de(re)formonin dhe de(re)formojnë dhjetëra vendime gjyqësore përfundimtare, dhe bën pa kuptim që në nisje dhjetëra ankesa gjyqësore, në Shqipëri flitej dhe vazhdohet të flitet për reformë në drejtësi!!! Atë që e konsideroni si problematike tani në lidhje me mungesën e gjykatave apo me ligjin për mediat elektronike, aksesin në gjykatë, e keni qëndrim konsekuent në lidhje me shumë të drejta që po jua kalojnë nën rrogoz duke i mbuluar me nga një reformë. Prandaj mos u habisni shumë. Është një çështje koncepti themelor mbi funksionimin e shtetit të së drejtës në lojë, dhe jo e këtij apo e atij ligji.

Një përfundim…i ndërmjetëm

Alexis de Tocqueville, në atë që mbetet edhe prej afro 200 vjetësh një nga analizat më brilante të sistemit politik amerikan, “Mbi Demokracinë në Amerikë”, thotë se “është e rrallë që ndonjë çështje politike në Shtetet e Bashkuara të mos zgjidhet, herët ose vonë, si një çështje gjyqësore”. Kurse në Shqipëri, është e pamundur që një çështje gjyqësore, kur i intereson politikës, të mos zgjidhet apo të mos ndikohet nga kjo e fundit. Ka nevojë për të tjerë shembuj? Po ju jap dy të fundit, të shkruar dhe të provuar. Në nivel kombëtar ndryshimet e neneve 118 dhe 119 të Rregullores së Kuvendit me vendimin 85/2019 që i japin të drejtë Kuvendit – organ politik – të vendosë se çfarë përbën provë në rast akuzash ndaj një deputeti!!! Në nivel ndërkombëtar, përveç vendimeve të Strasburgut që përmenda mund të kujtoj edhe disa ‘trena’ me Zv. Kryeministër,  Ministra dhe ca denarë të tjerë që përpiqeshin të influenconin Kryetarin dhe gjyqtarë të Gjykatës së Strasburgut për zgjidhje në favor të Qeverisë në çështjet e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Ndërhyrje si kjo, në dijeninë time, ka pasur vetëm një rast tjetër në historinë e Gjykatës së Strasburgut që, natyrisht, i përket një vendi tjetër ish-komunist. Ky është mentaliteti që ushqen mënyrën e (mos)funksionimit dhe të (mos)ekzistencës të gjyqësorit në Shqipëri.

Problemi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri nuk është vetëm korruptiv apo cilësor. Madje unë mendoj se problemi nuk është as vetëm funksional. Problemi themelor i gjyqësorit tonë është ekzistencial. Mospasja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë gjatë dy vjetëve të fundit nuk është asnjë tjetër vetëm se konkretizimi dhe materializimi më i prekshëm i një fenomeni konceptual që e ka shoqëruar gjyqësorin tonë në vite. Shembujt e lartpërmendur, dhe sa të doni të tjerë, tregojnë hapur se e drejta në këtë vend nuk vendoset nga gjykatat, të mira apo të këqija qofshin ato dhe gjyqtarët dhe prokurorët që i përbëjnë. Gjyqësori jonë ka pasur dhe ka një marrëdhënie vasaliteti, herë më shumë e herë më pak, me pushtetin politik dhe këtë, herë e ka bërë në mënyrë të vullnetshme, herë e ka bërë për mungesë fuqie sistemike. Disa gjyqtarëve iu intereson ky vasalitet, sepse nxirrnin frytet e veta, korruptive apo karrieriste, për aq sa nuk preknin interesat e suzerenit. Ca gjyqtarëve të tjerë iu mungon guximi, qartësia apo aftësia e duhur profesionale si dhe instrumentet dhe mekanizmat, për tu vetë-analizuar dhe vetë-korrigjuar. Kurse një kategorie të tretë, gjyqtarëve që guxonin, kur jepnin shenja për shkëputje nga ky vasalitet, Roja u tregonte dhe tregon reforma dhe elemente thellësisht politikë ndërhyrjeje, ose vendimet e tyre i kason me ligj. Këto ndërhyrje janë konfirmim i kësaj marrëdhënie, të cilës gjyqësori edhe një herë, me dashje, me detyrim, për mungesë karakteri, për meskinitet apo karrierë individuale, apo për mospasje organizimi ose mekanizmash profesionalë të kontrollit, iu nënshtrua edhe një herë[4]. Ndaj shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve tani po gëlltisin lugë nga ajo çorba që e kanë përzier edhe vetë ndër vite. Kjo marrëdhënie është burimi i çdo papërgjegjshmërie në gjyqësor. Korrupsioni financiar është pasojë dhe ana tjetër e medaljes e korrupsionit ose vasalitetit politik. Këtu drejtësia vendoset nga qeveria, marrë kjo e fundit në kuptimin e ngushtë të termit. Këtu madje edhe drejtësia ndaj gjyqtarëve vendoset nga qeveria. Problemi i drejtësisë në këtë vend nuk është në nivel mikro, ky apo ai gjyqtar apo prokuror, këtu problemi është në nivel makro – ky apo ai sistem. Problemi themelor në Shqipëri nuk është qeveria e gjyqtarëve, por gjyqtarët e qeverisë. Një hap i ndan këta të fundit që të bëhen pastaj gjyqtarë të lekut. Pavarësia është një koncept që kur gjyqtari e ka, e mbron dhe e përdor ndaj cilitdo pushtet të tretë, politik, financiar apo tjetër, që kërkon të ndërhyjë në përmbushjen e funksionit gjyqësor.

Ndaj përpara se të merreni vetëm me gjyqtarët dhe prokurorët merruni me problemin themelor që ka gjyqësori dhe i gjithë sistemi ligjor shqiptar. Merruni me burimin e papërgjegjshmërisë dhe të varësisë së tyre nga pushteti – politik ose financiar, i dyti rrjedh nga i pari. Merruni me Rojën, si koncept, që kontrollon gjithë parabolën Kafkiane të Ligjit në Shqipëri. Është ai që kontrollon çdo portë të Ligjit. Është ai që kontrollon nëse, kur dhe si mund të ankohemi përpara gjykatave. Me anë të projekt-ligjit mbi betimin e gjyqtarëve kushtetues që u miratua këtë javë në Kuvend, ai po kontrollon edhe funksionin e gjykimit kushtetues – zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi interpretimin e Kushtetutës. Është ai që kontrollon gjithashtu, tek porta e daljes nga Ligji, nëse dhe si vendimet e gjykatave mund të ekzekutohen apo jo, përfshirë edhe vendimet e Strasburgut, si edhe ato të Hagës. Mos bëni Meursault-in e gjyqësorit! Po hiqni dhe po lini fotografi gjyqtarësh dhe prokurorësh në muret e një kështjelle prej rëre. Kur të kuptoni dhe të zgjidhni problemin e themeleve atëherë merruni me detajet. Atëherë detajet duken edhe më mirë. Sepse kriteri themelor për të ngritur sistemin e drejtësisë është ai i profesionistëve të pavarur që, së pari kanë përgjegjësinë, qartësinë dhe pavarësinë që të mund t’i imponohen edhe vetë Rojës. Ndryshe ata do korruptohen sa nga Roja pastaj edhe nga paraja dhe kjo reformë nuk do jetë asgjë më shumë sesa një ‘reformatio in peius’.

Të huaj, ata që nuk i pëlqejnë këto që shkruaj do vijnë t’u thonë se unë jam kundër reformës. Unë jam për drejtësinë. Nëse reforma juaj është në shërbim të drejtësisë atëherë unë jam padyshim për të, por nëse ajo shuan letrën e parë të alfabetit të sistemit drejtësisë – aksesin në gjykata, dhe nuk garanton letrën e fundit të qëllimit të funksionimit të tyre – ekzekutimin e vendimeve, atëherë ajo rrënon në themel vetë arsyen e ekzistencës së gjyqësorit. Nuk është kjo drejtësia që jepet në Evropë dhe në Amerikën veriore. Por askush nuk po flet për këtë – as reformatorët.

Përsa i përket reformës unë jam për një më të fortë se kjo që po bëhet, por edhe më të drejtë. Unë jam që gjyqtarët dhe prokurorët që kanë shitur drejtësinë jo thjesht të largohen nga puna. Ky është thjesht dënim plotësues sipas Kodit Penal, madje këtë zgjidhje e konsideroj si amnistim të të korruptuarve. Largimi nga puna, i vetëm, është një ndëshkim që populli ia jep me votë politikanëve të paaftë ose se ju ka ardhur koha të ikin, ose që shefat u japin funksionarëve publikë për shkelje në detyrë. Të korruptuarve, drejtësia ju jep dënime të tjera, me gjykata të krijuara me ligj, siç kërkon neni 6 § 1 KEDNJ[5]. Një reformë e tillë do ta bënte gjyqësorin të pavarur, të përgjegjshëm dhe të pakorruptuar në të njëjtën kohë.

Për reformë në gjyqësor kishte dhe ka shumë nevojë. Madje është domosdoshmëri. Por ama duhet marrë seriozisht kjo reformë dhe të trajtojë themelet, jo të çojë në rrënimin total të funksionit gjyqësor në të gjithë vendin. Duhet marrë së pari seriozisht nocioni, funksioni dhe institucioni i drejtësisë, që të merret seriozisht reforma. Kam pasur rast të shoh në shumë raste, edhe në vende të zhvilluara, sisteme gjyqësore dhe gjykata, përfshirë edhe Gjykatën e Strasburgut dhe të Luksemburgut, që kishin dhe kanë nevojë për reforma, por reforma gjyqësore që fshijnë gjykata, është realisht hera e parë që shoh!!!  Ndaj kjo situatë më kujton atë shprehjen e famshme që Lewis Carroll vë në gojën e Lizës në Botën e Çudirave “…Kam parë shpesh mace që nuk zgërdhihen,… por zgërdheshje pa një mace! Është gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë në jetë”. Që ne jemi vendi i çudirave, këtë e kanë thënë të tjerë përpara meje. Mesa duket reforma në drejtësi po ofron një shembull modern të këtij konstatimi të kahershëm!

Strasburg, 10 shkurt 2020

Ledi Bianku

Profesor i Asociuar në Universitetin e Strasburgut

Ish-gjyqtar në GJ.E.D.NJ.

*****************************************************************

[1] Reformën që po bëhet do kem rast ta komentoj në detaje më vete, duke pasur parasysh edhe problemet që ngrihen nga disa ankesa të regjistruara ndërkaq përpara Gjykatës së Strasburgut.

[2] Krahaso edhe me Molla k. Shqipërisë, vendim komiteti i GJEDNJ, 2016.

[3] Për kujtesë Ambasadorëve të vendeve të Këshilllit të Evropës në Tiranë – kur Greqia refuzonte të ekzekutonte plotësisht vendimin e lartpërmendur të Rafinerive Greke, Komiteti i Ministrave, në maj 1996, ngrinte fort zërin duke i kujtuar Greqisë edhe mundësinë e përjashtimit nga Këshilli i Evropës.

[4] Aspekte të këtij problemi i kam ngritur në artikullin “Kush i gjykon gjyqtarët”, të botuar në Reforma Gjyqësore si një ndër prioritetet e sfidës së integrimit të Shqipërisë në BE – 4 maj 2012.

[5] Këtë element, që është një nga kërkesat e Bundestagut për hapjen e negociatave për aderim në BE, do duhet që më vonë, ta analizoj më vete.

Studiuesja e suksesshme Shqiptaro-Kanadeze Florida Doci i drejton Letër të Hapur kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau: Ndihem besimthyer që Ju përqafoni dhe lavdëroni Edi Ramën!

Emri i saj është Florida Doci. Ajo është një studiuese shqiptaro-kanadeze e suksesëshme në Universitetin e Otavës. Ka mbi 10 vjet që jeton në Kanada dhe ndihet me fat që jeton në këtë vend plot shanse dhe mundësitë e jashtëzakonshme që i ka dhën. Florida i është mirënjohëse Kanadasë ku sot ndihet në shtëpinë e vet, por nuk ndihet me besim të thyer dhe i vjen turp kur kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, e përqafon dhe e lavdëron Edi Ramën.

Për të shprehur qëndrimin e saj Florida Doci vendos që t’i drejtohet me një Letër të Hapur kryeministrit të Kanadasë, të cilën po ia përcjellim lexuesit.

 

Florida Doci gjatë fushatë zgjedhore duke mbështetur kryeministrin aktual të Kanadasë Justin Trudeau.

Ja letra:

 

I dashur i nderuar kryeministër Justin Trudeau, besimi im në udhëheqjen tuaj është thyer, dhe më vjen turp që ju vendosët të përqafoheni dhe të lavdëroni një njeri si zoti Edi Rama.

Emri im është Florida Doci, dhe jam studiuese në Universitetin e Otavës. Kam jetuar në Kanada për me shumë se 10 vjet, dhe e konsideroj veten me fat për mundësitë e jashtëzakonshme që më ka dhënë ky vend. Unë jam vërtet mirënjohës që e quaj Kanada shtëpinë time sot.

Unë kam qenë një mbështetëse e fortë e udhëheqjes suaj për shumë vite. Unë kam dhënë kohën time si vullnetarr gjatë fushatave elektorale duke trokitur në dyer dhe duke ju përgjigjur telefonave, kam ndihmuar në zyrën elektorale të zonës time, dhe kam qenë një mbështetëse e zëshme në qarqet e mia si në internet ashtu edhe ne jetën e përditshme. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë të bindësh njerëzit se ju jeni një zgjedhje e mirë për Kanadane, por pavarësisht të gjithave unë kam mbetur një mbështetëse e palëkundur.

Sidoqoftë, sot u zhgënjeva kur pashë që u takuat me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Pas një përqafimi shumë miqësor dhe një foto-op, ju e quajtët zotin Rama një mik. Siç e tha edhe vet zoti Rama gjatë përgjigjes së tij, ju keni një ndikim të fortë në botë, dhe përqafimi dhe lavdërimi juaj kanë vlerë shume te madhe për zotin Rama dhe qeverinë e tij. Ndaj, unë u befasova nga veprimet tuaja dhe zgjedhja e fjalëve, të cilat për mendimin tim pasqyrojnë një mungesë shqetësuese të njohurive në lidhje me veprimet dhe stilin e qeverisjes së Z. Rama.

A ishit në dijeni që zoti Rama kontrollon të gjitha nivelet e qeverisë në Shqipëri, Parlamentin dhe sistemin gjyqësor, duke drejtuar efektivisht një shtet autokratik me një parti? Kur opozita shqiptare doli nga Parlamenti në protestë ndaj anashkalimit që z. Rama ju ka bërë sistemeve ligjvënës dhe gjyqësor, zoti Rama mori kontrollin mbi Parlamentin duke mbushur vendet me mbështetësit e tij [1]. Z. Rama çmontoi gjykatën më të lartë të Shqipërisë (Gjykatën Kushtetuese) vetëm për ta rikthyer më vonë nën drejtimin e dy mbështetësve të zgjedhur posaçërisht prej tij, në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare [2]. Vitin e kaluar, zoti Rama mbajti zgjedhje jodemokratike një-partiake në shkelje të ashpër të dekreteve Presidenciale [3]. Kandidatët nga partia e Z. Rama kandiduan të pankonkuruar dhe tani kanë nën kontroll qeverinë lokale në të gjithë vendin. Z. Rama ka krijuar gjithashtu forcën e tij policore për të kontrolluar dhe frikësuar kundërshtarët e tij [4].

A ishit në dijeni që zoti Rama ka miratuar një ligj që në mënyrë efektive ka nënshtruar mediat në Shqipëri? [5] Në të vërtetë, zoti Rama ka qenë shumë i zëshëm në lidhje me mosrespektin e tij ndaj shtypit të lirë [6], dhe ka revokuar hyrjen ose dëbuar anëtarët e mediave nga shumë ngjarje publike, ai ka kërcënuar të burgosë gazetarë që flasin kundër tij, ai ka arrestuar anëtarët e mediave dhe ka mbyllur padrejtësisht ato media që jane përpjekur të ruajnë fjalën e lirë [7].

A ishit në dijeni se artistët dhe qytetarët në Shqipëri protestojnë çdo ditë për më shumë se 24 muaj kundër prishjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë? Teatri Kombëtar është një ndërtesë trashëgimie e vendosur në një zonë të lakmuar në qëndër në kryeqytetit Tiranë. Z. Rama ka vendosur të privatizojë tokën e teatrit përmes praktikave korruptive [8, 9]. Ai ka shkuar aq larg sa të kërcënoje dhe arrestoni shumë protestues herë pas here.

A keni qenë në dijeni që zoti Rama ka emëruar kryetarin e Parlamentit shqiptar Z. Gramoz Ruci, një ish-anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe ish Ministër i Brendshëm gjatë regjimit diktatorial? Z. Ruci është personalisht përgjegjës për veprimet e dhunshme të kryera nga regjimi kundër protestuesve të rinj që kërkuan një regjim demokratik përmes demonstrimeve dhe grevave paqësore në vitet 1990-1992. Para rënies së regjimit komuniste, ai urdhëroi gjithashtu djegien e mijëra dokumenteve inkriminuese të shërbimit sekret, duke mbuluar kështu në mënyrë aktive krimet e rënda të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri. Në të vërtetë, Muzeu i Mbikëqyrjes Sekrete në Tiranë ka një shfaqje kushtuar Z. Ruci dhe e thekson atë si një nga figurat më të errëta në historinë shqiptare për përfshirjen e tij kundër lëvizjes studentore në vitet ’90. A ishit në dijeni se zoti Rama ka emëruar gjithashtu edhe Z. Skënder Gjinushi si drejtues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Z. Gjinushi eshte gjithashtu një ish anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ish-Ministër i Arsimit gjatë regjimit diktatorial dhe bashkëpunëtor i njohur i Policisë së Sigurisë gjatë komunizmit.

Mund të vazhdoja më tej, por besoj se është e qartë tanimë që Z. Rama nuk është lloji i njeriut që duhet të përqafosh, lavdërosh ose ta quash mik. Që pas ardhjes së tij në pushtet, qeveria e z. Rama ka qenë në qendër të skandaleve të shumta që kanë nxjerrë zbuluar lidhje të forta me krimin e organizuar dhe mafian. Të paktën dy ministra të qeverisë së tij dhe shumë anëtarë të partisë së Z. Rama kanë dhënë dorëheqjen për shkak të përfshirjes së tyre në trafikun e drogës, korrupsionin e shfrenuar dhe format e tjera të krimit të organizuar [10].

Jo më larg se dje Z. Rama, deklaroi publikisht se ai do të vazhdojë të mbetet mik dhe të mbështesë Z. Vangjush Dako [11], ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit i cili ishte ndaluar publikisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit për përfshirjen e tij në korrupsion madhor [12]. Në mënyrë të ngjashme Z. Rama ka mbështetur qëndruar të gjithë anëtarët e tjerë në partinë apo qeverinë e tij që janë përfshirë në krime të ngjashme, duke u bërë efektivisht një mbështetës dhe bashkëpunëtor në veprimtaritë kriminale dhe shpërdorimin e pushtetit. 60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi si rezultat i sistemit që zoti Rama ka instaluar në vend [13], dhe numri i emigrantëve rritet çdo vit. Mbi 30,000 shqiptarë jetojnë sot në Kanada – shumë prej tyre janë larguar nga Shqipëria si rezultat i dhunës, pasigurisë ekonomike dhe varfërisë, shkeljes së të drejtave të njeriut dhe paqëndrueshmërisë sociale dhe politike të kryera nga regjime si ai që Z. Rama po rikthen në Shqipëri që nga 2013. Si një shqiptaro-kanadez, unë jam tejet e entuziazmuar kur shoh Kanadane të mbështesë njerëzit e Shqipërisë në raste nevoje. Në të vërtetë, unë vetë udhëtoj shpesh në Shqipëri për të dhënë leksione, për të kryer hulumtime shkencore, për të mbështetur OJQ-të dhe organizata bamirësie dhe për të shkëmbyer vlerat kanadeze në një vend aq shumë në nevojë për aleatë dhe demokraci të vërtetë. Do doja shume që të ishit ngritur për të mbeshtetur të drejtat dhe nevojat e këtyre njerëzve, të cilët aktualisht po shkelen nga personi që ju zgjodhët të përqafoni. Në këto kushte nuk mundem të mbështes me vetëdije këdo që e konsideron zotin Rama mik ose mbështet regjimin e z. Rama. Unë dua të jem krenar për veprimet e qeverisë time, dhe sot nuk jam! Besimi im në udhëheqjen tuaj është thyer, dhe më vjen turp që keni zgjedhur të përqafoheni dhe lavdëroni një bully si zoti Rama. I dashur Kryeministër, me gjithë respektin e duhur besoj se ju i detyroheni një falje të vertete dhe të sinqertë shqiptaro-kanadezëve që japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë, dhe besimin e të cilëve, ashtu si timin, ju e thyet sot. Ju i detyroheni një ndjesë të sinqertë edhe shqiptarëve në Shqipëri, shpresat e të cilëve i keni shtypur sot duke përqafuar një njeri që nuk meriton të quhet udhëheqës. Shpresoj që ju të shfrytëzoni rastin të reflektoni mbi këtë ngjarje dhe të zgjidhni fjalët tuaja me mençuri për të përfaqësuar Kanadezët dhe vlerat tona në të ardhmen.

 

Sinqerisht,

Florida Doci PhD(c), MSc, BSc, BA

 

Dear Honourable Prime Minister Justin Trudeau, my trust in your leadership has been broken, and I am ashamed that you chose to hug and praise a bully like Mr. Edi Rama.

———

My name is Florida Doci, and I am a researcher at the University of Ottawa. I have lived in Canada for over 10 years, and consider myself lucky for the incredible opportunities that this country has given me. I am truly grateful to call Canada my home today.

I have been a strong supporter of your leadership for many years. I have volunteered my time during electoral campaigns knocking on doors and picking up calls, I have helped out at the constituency office of my riding, and I have been a vocal supporter in my circles both online and offline. It has not always been easy to convince people that you are a good choice for Canada, but through it all I have remained a strong advocate.
Today however, I was disappointed when I saw you meeting with Prime Minister Edi Rama of Albania at the Munich Security Conference. Following a very friendly hug and a photo-op, you called Mr. Rama a friend. As Mr Rama also recognized during his response, you have a strong influence in the world, and your hug and praise go a long way for Mr. Rama and his government. Hence, I was surprised by your actions and choice of words, which in my opinion reflect a troubling lack of knowledge with regards to Mr. Rama’s actions and governing style.

Were you aware that Mr. Rama controls all levels of the government in Albania, the Parliament and the judicial system, effectively running a one-party autocratic state? When the Albanian opposition walked out from the Parliament in protest of Mr. Rama sidestepping lawmakers and the judicial system, Mr. Rama took control over the Parliament by filling up the seats with his own supporters [1]. Mr. Rama dismantled Albania’s highest court (Constitutional Court) only to have it later reinstated and lead by two handpicked supporters, in violation of the Albanian Constitution [2]. Last year, Mr. Rama went on to hold an undemocratic one-party election in blatant violation of Presidential decrees [3]. Candidates from Mr. Rama’s party ran unopposed and are now in control of local governments across the country. Mr. Rama has also created his own police force to control and intimidate his opponents [4].

Were you aware that Mr Rama has passed a law effectively muzzling the media in Albania? [5] Indeed, Mr. Rama has been very vocal about his dislike of free press [6], and has revoked access or expelled media members from many public events, he has threatened to imprison journalists who speak up against him, he has arrested media members and has unfairly shut-down any media that has tried to preserve free speech [7].

Were you aware that artists and citizens in Albania have been protesting daily for over 24 months against the demolition of Albania’s National Theatre? The National Theatre is a heritage building sitting in a prime location in the capital city, Tirana. Mr. Rama has decided to privatize the land through corrupt practices [8, 9]. He has gone so far as to intimidate and
arrest many protesters time after time.

Were you aware that Mr. Rama has appointed as speaker of the Albanian Parliament Mr. Gramoz Ruci, a former member of the Party of Labour of Albania and former Interior Minister during the dictatorial regime? Mr. Ruci is single-handedly responsible for the violent acts perpetrated by the regime against young protesters who sought a democratic regime through non-violent demonstrations in 1990-1992. Prior to the fall of the communist government, he also ordered the burning of thousands of incriminating secret service documents thus actively covering up heinous crimes perpetrated by the communist regime in Albania. Indeed, the Museum of Secret Surveillance in Tirana has a display dedicated to Mr. Ruci and highlights him as one of the darkest figures in Albanian history for his involvement against the student movement in the 90s. Were you aware that Mr. Rama has also appointed Mr. Skender Gjinushi as head of the Albanian Academy of Science? Mr. Gjinushi was also a former member of the Party of Labour of Albania, former Minister of Education during the dictatorial regime and a known collaborator of the Security Police during communism.

I could go on, but I believe it is clear by now that Mr. Rama is not the kind of man you should hug, praise or call a friend. Since Mr. Rama came to power, his government has been at the centre of multiple scandals revealing strong ties to organized crime and mafia. At least two ministers of his government, and multiple members of Mr. Rama’s party have resigned due to their involvement in drug trafficking, rampant corruption, and other forms of organized crime [10]. Just yesterday Mr. Rama, publicly stated that he will continue to remain friends and support Mr. Vangjush Dako [11], former mayor of Durres who was publicly designated by the US Department of State for his involvement in significant corruption [12]. Mr. Rama has similarly stood by all other members in his party or government who have been involved in similar crimes, effectively becoming a supporter and accomplice in criminal activity and abuse of power. 60% of Albanians seek to leave the country as a result of the system that Mr. Rama has installed in the country [13], and the number of emigrants grows every year. Over 30,000 Albanians live in Canada today – many of them have left Albania as a result of violence, economic insecurity and poverty, violation of human rights, and social and political instability perpetrated by regimes like the one Mr. Rama has reinstated in Albania since 2013. As an Albanian-Canadian, I am thrilled to see Canada support the people of Albania in times of need. Indeed, I myself travel frequently to Albania to give lectures, conduct research, support NGOs and charity organizations and share the Canadian values in a country so desperately in need of allies and true democracy. I wish you had stood up for the rights and needs of these people, which are currently being violated by the person you chose to hug.

I cannot in good conscious support anyone who considers Mr. Rama a friend or supports Mr. Rama’s regime. I want to be proud of my government’s actions, and today I am not! My trust in your leadership has been broken, and I am ashamed that you chose to hug and praise a bully like Mr. Rama.

Dear Prime Minister, with all due respect I believe that you owe a genuine and sincere apology to Albanian-Canadians who make a tremendous contribution to our country, and whose trust, like mine, you broke today. You also owe a sincere apology to Albanians in Albania, whose hopes you have quashed today by embracing a man that doesn’t deserve to be called a leader.

I hope you will take the opportunity to reflect on this event and choose your words wisely to represent Canadians and our values in the future.

Sincerely,
Florida Doci PhD(c), MSc, BSc, BA

SOURCES FOR REFERENCE:
[1] No compromise in sight for Albania’s deadlocked politicians
[2] Constitutional Court Members Elected in Total Violation of Constitution
[3] A disputed election leaves Albania’s democracy in tatters
[4] Albanian ‘Anti-KÇK’ Laws Create Private Police and Intelligence Services to Serve Prime
Minister
[5] Albania passes anti-slander law despite media protest calling it censorship
[6] Rama Attacks the Media: Anti-Government, Parasites, Lazy and Hypocrites
[7] How Albania’s government shut down an entire TV station that dared to criticise it
[8] Albania: the civic duty of protecting the National Theatre
[9] How one theatre tells the unfolding story of Albania’s political crisis
[10] The Inside Story of Europe’s First Narco-State
[11] Rama e thote hapur: Vangjush Dako do te mbetet miku im edhe sikur te shkoje ne burg
[12] Public Designation Due to Involvement in Significant Corruption of Albanian Mayor of
Durres Vangjush Dako
[13] Young and restless: Albanian youth see a future elsewhere

—–

 

Artan Hoxha publikon foton e Edi Ramës, me të akuzuarin për vrasje Ardian Çapja, Edi rama takohet me mafiozin në hotelin e mafiozit

Gazetari Artan Hoxha tha se operacioni Forca e Ligjit është e vështirë të besohet. Ai publikoi në emisionin Opinion një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja. 

Hoxha tha se ky person është përfolur se ka mbështetu Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër ai ka një foto me kryeministrin në periudhë fushate. Nga ana tjetër shtoi Hoxha, kryeministri ka denoncuar lirimin e nipit të Ardian Çapes, Florenc Çapja me vendim gjykate dhe OFL i ka kërkuar atij të deklarojë pasurinë.

“Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet.

Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga burgu kriminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga paraburgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli.

Në kohën kur kemi në burg një të penduar që ka patur lidhje me vrasjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista ky person i është lexuar emri dhe është thënë që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një sërë vrasjesh. Një foto tjetër të këtij personi e ke vetëm kur i kanë bërë atentat ose kur e kanë arrestuar. Tani si ta besoj unë këtë?”, tha Hoxha.

Në gjithë Elbasanin tha Artan Hoxha, dihet se çfarë është hoteli i Çapes, unë nuk shkel në atë hotel, si lejohet të shkelë aty kryeministri i vendit!
/opinion.al/

Vilën Linda, makinën Lincoln Olsi, Lindën grua Sorosi, Delinën ia dha Cuçit, Gjushin mik për kokë edhe në burg….. Nga Adriatik Dosti

Mbushur tani fb me pohimet se…Rama u çmend fare sot ne Opinionin e faqeziut Blendi…

Jo ore milet joooo Rama i çmendur ka qene qekurse ka lindur…te cmendur jeni ju qe vazhdoni ta degjoni, qe e shikoni e qe i vini nga pas…

Kush shkon pas te marrit- marroset…kush shkon pas budallait – budallallepset…kush shkon pas te cmendurit-cmendet…

E ndersa Driteroi shkruante vite me pare vargjet brilante se ..

Ne vendin tim e ne vendin tend
…nje i cmendur -cmend krejt nje vend

Une sot pasi e pashe Ramen ne Opinion perballe gazetareve …natyrisht te Riperseritur e jo LIVE pasi nuk jam aq trap e debil sa gjate kohes qe luhej ndeshja Milan – Juventus te shihja nje skizofren te dale pa lejen e Doktoreve prej Spitalit nr.5 e prej Pavionit 17…u ula e shkrova keto vargje si kunder -peshe ndaj vargjeve te Driteroit…

Kur ne krye ke zgjedhur nje te çmendur
…e budallait i vete pas…
Po te le ne fatin tend o popull…
…ndaj me nuk te ngas…

Vilen ne Surrel ja beri Linda…..makinen Lincoln ja dhuroi i vellai Olsi…Linden per grua ja beri Sorrosi…Dalinen ja dha Cucit… Gjushin tha se do ta kete mik per koke edhe sikur ne burg te shkoje….del ne fotografi me nje bandit e kriminel dhe thote qe se njoh fare personin….Shqiperine e ka dhene me qira tek Vucici …..

Turpi ka turp …Rama s’ka turp !

Perpara budallait mos thuaj kurre gjera te mencura ….thote nje proverb i egjiptianeve te hershem ….budallai hedh nje Gure ne Lume e 100 te mencur se nxjerrin dot…pergjigjen shqiptaret…

Prandaj une i qendroj fort bindjes sime se budallait kurre mos i hap rruge ,madje mos e lere fare te dale e te ece ne rruge …se te merr perpara e te ben Gjemen….

Ja …te gjitha keto coja ndermend mbreme teksa shihja nje Budalla te Gjate ne nje studio TV shqipfolese….

….Ndaj te keqen e koronavirusit kinez …krahasuar me semundjen e te semurin ekstrem qe ke ti ne krye -tend o populli im …

VIDEO – “Ndryshimi i kufijve nuk është kurrë zgjidhje”! Meta: Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i Shtetit Shqiptar tha se në Ballkan çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe pakicë në një shtet tjetër, por sipas tij, zgjidhja nuk është kurrë ndryshimi i kufijve, por vetëm respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice. Sipas tij, nuk ka popull të keq e të mirë, por ka politikë të mençur dhe politikë vrastare.

“Nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend.

Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë”, tha Meta.

Komisioni i Venecias shqyrton përplasjen president-parlament

Në Shqipëri ndodhet një tjetër mision i Komisionit të Venecias, të cilit i është kërkuar të japë një opinion lidhur me përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

FIllimisht kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias u bë nga parlamenti, me vendim të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Në muajin dhjetor Komisioni miratoi zgjerimin e hetimit edhe rreth konfliktit të lindur me mos dekretimin nga ana e Presidentit të kandidates Arta Vorpsi, brenda periudhës 30 ditore që parashikon ligji.

Ndonëse shumica e konsideroi atë, të emëruar automatikisht, zoti Meta dekretoi megjithatë kandidaten tjetër Marsida Xhaferllari, të cilën e ftoi të bënte betimin.

Vendimit të Komisionit hetimor, presidenti ju kundërpërgjigj me një kërkesë të bërë dhe prej tij. Janë të paktën 38 pyetje që Kreu i Shtetit ka shtruar për ekspertët e Venecias, në një material 40 faqesh.

Ndërsa palët kanë kërkuar si arbitër Komisionin e Venecias, shumica mbrëmë miratoi një ndryshim në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese i cili synon të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës.

Vendimi i shumicës lë vend për pikëpyetje, duke qenë se Kushtetuta parashikon “betimin para presidentit”.

Zoti Meta nga ana e tij e ka cilësuar paraprakisht nismën, si shenjë mungese të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën. zëri i amerikës

Shqipëri, kalon propozimi që shmang betimin vetëm te Presidenti

Armand Mero

Në Shqipëri, parlamenti miratoi të mërkurën një ndryshim në ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qëllimi i vetëm i të cilit, është të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës. Ndërhyrja e shumicës, qartazi është ndikuar nga përplasja që ndodhi pak muaj më parë me një nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Në rastin e zonjës Arta Vorpsi, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, presidenti nuk respektoi afatin ligjor për përzgjedhjen nga lista dërguar ga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke përdorur si arsyetim faktin se Kushtetuta saktësonte, sipas tij, që ai duhet të priste më parë përzgjedhjen e kandidatit nga vakancat e parlamentit. Ndërsa shumica në pushtet e konsideroi të shpallur si të emëruar automatikisht zonjën Vorpsi, Kreu i Shtetit dekretoi kandidaten Marsida Xhaferllari dhe organizoi ceremoninë e betimit për të.

Në ndryshimin ligjor të propozuar nga socialistët parashikohet që “nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, brenda 10 ditësh nga afati i zgjedhjes, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Por kjo duket një zgjedhje e sforcuar duke qenë se është vetë Kushtetuta që parashikon “betimin para presidentit”. Nga ana tjetër, duket po ashtu i pakuptueshëm nxitimi i shumicës për këtë ndryshim, në një kohë që vetë ajo i është drejtuar Komisionit të Venecias për konfliktin me presidentin lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, dhe një nga pyetjet e shtruara është pikërisht intepretimi i rastit kur kreu i Shtetit nuk organizon ceremoninë e betimit për anëtarin e zgjedhur apo të shpallur të emëruar.

Pak ditë më parë duke folur për Zërin e Amerikës, presidenti Meta tha se “është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla, të cilat tregojnë mungesë të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën që e kemi miratuar me 140 vota. Të bësh një ligj mbi kushtetutën nuk është asgjë tjetër, përveçse në rastin konkret, një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë”, theksoi zoti Meta.

Parlamenti, po me propozim të disa deputetëve të shumicës, miratoi dhe disa ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, përmes të cilave i krijohet hapësira ligjore Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që të veprojë në një kohë të shkurtër dhe të vendosë të propozojë në KLGJ dhe KLP pezullimin e një gjyqtari apo prokurori, të cilat po ashtu detyrohen të marrin një vendim po brenda një afati shumë të shkurtër kohor.

Edhe ky ndryshim është nxitur nga një situatë problematike e krijuar nga vendimmarrje të dyshimta të disa gjyqtarëve apo prokurorëve ndaj disa prej figurave të rëndësishme të krimit. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili udhëhoqi hartimin e Reformës në Drejtësi, shprehu megjithatë shqetësim për ndërhyrjet e shpeshta në ligjet që kanë qenë pjesë e paketës së Reformës. “Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre. Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoi dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit”, theksoi zoti Xhafa.

Tiranë: Themelohet Aleanca për Media Etike

Ilirian Agolli

Në Tiranë, u themelua sot Aleanca për Media Etike. Nismëtare u bënë 19 media, të cilat synojnë të ngrejnë një mekanizëm vetë-rregullues në komunitetin e medias. Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës e mbështetën nismën, duke theksuar në mbledhjen themeluese se janë pro vetërregullimit në media.

19 media shqiptare themeluan sot Aleancën për Media Etike, një mekanizëm vet-rregullimi në komunitetin shqiptar të gazetarisë. Duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në themelim të kësaj nisme, përfaqësuesit e këtyre mediave ftuan edhe gjithë mediat e tjera vendase për t’iu bashkuar kësaj aleance për vet-rregullim etik.

Koloreto Cukali, një nga nismëtarët e Aleancës, dhe drejtues i Këshillimit Shqiptar të Medias, përvec disa ideve të mëparshme, nisma e sotme për vet-rregullim të medias mori shtytje të madhe nga përpjekjet e qeverisë për rregullim të medias me të ashtuquajturën paketa antishpifje.

“Qytetari shqiptar do të ketë mundësinë që të ankohet për mediat pjesëtare të Aleancës. Ankesat do të shqyrtohen nga një bord me integritet, i zgjedhur nga këto media dhe do të ndërmjetësohet një zgjidhje” – tha zoti Cukali.

Në këtë mbledhje themeluese të Aleancës, krahas shumë gazetarëve, morën pjesë si këshillues edhe diplomatë nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës, UNESCO dhe Hollanda.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha se vet-rregullimi është rruga më e mirë, që e dëshiron edhe BE-ja për të përmirësuar gjendjen e medias shqiptare, për problemet e të cilës ai raporton çdo vit.

“Së pari është presioni politik dhe ekonomik ndaj mediave, së dyti është përqëndrimi i mediave në pak duar pronarësh, transparenca e financimeve, kontratat e gazetarëve, si dhe keqpërdorimi i internetit dhe liria e fjalës. Ne besojmë fort tek vet-rregullimi, dhe këtë e kemi thënë shumë herë këto muajt e fundit. Kjo mbledhje sot dhe angazhimi i vet gazetarëve për etikën është sinjal i fortë për të gjithë në shërbim të gazetarisë profesioniste dhe të pavarur, si dhe të lirisë së fjalës” – tha zoti Soreca.

Ndërsa, Mark Marku, shefi i departamentit të gazetarisë në Fakultetin Filologjik të Unversitetit të Tiranës, tha në tryezë se Aleanca duhet mbështetur në rregulla të forta, të cilat më pas duhet t’i zbatojnë njerëz me integritet.

“Pavarësisht denigrimeve që marrin nga deklarata të ndryshme, gazetarët shqiptarë janë kategoria më e emancipuar e gazetarisë shqiptare. Ata janë të vetëdijshëm për profesionin e tyre, duan ta ushtrojnë mirë profesionin e tyre, por kanë disa pengesa që nuk i lejojnë” – tha zoti Marku.

Pjesëmarrësit në takim thanë se krahas shqyrtimit të ankesave që mund të vijnë nga qytetarët, Aleanca për Media Etike duhet të ndërmarrë edhe vet veprime në këtë fushë, për të thyer mosbesimin e të tjerëve, në mënyrë që sa më shumë media të bëhen pjesë e kësaj Aleance.

Ajo mori sot mbështetjen edhe të përfaqësues të Këshillit të Europës, i cili mbështet fort vetrregullimin, etikën dhe lirinë e fjalës.

“Ne do të vijojmë dhe rikonfirmojmë angazhimin e përbashkët me BE-në dhe me aktorë të tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar që etika të zërë sa më shumë vend në punën gazetareske në Shqipëri si në kryeqytet edhe në qytete të tjera” – tha Olsi Dekovi, zëvendës-kreu i Zyrës së KiE-s në Shqipëri.

Përfaqësuesit e mediave nismëtare të Aleancës i kushtuan rëndësi edhe bordit të etikës, dhe kërkuan të zgjidhen persona profesionistë dhe me integritet.

“Ky bord duhet ngritur me njerëz solidë, me integritet dhe të gjithëpranuar, sepse është i rëndësishëm perceptimi që do të ndërtohet se “kush e bën gjyqin”, kush është arbitri” – tha Alfred Lela nga media Politiko.al

Prej më shmë se një viti qeveria Rama polemizoi me shoqatat shqiptare dhe ndërkombëtare të mediave teksa hartoi dhe miratoi paketën ligjore e mbiquajtur për antishpifjen. Qeveria tha se ajo i vë kufi lajmeve të rreme, ndërsa, sipas shoqatave të mediave, ajo krijon një zyrë censure që godet mediat e papëlqyera nga qeveria.

Paketa është ende në zyrat e parlamentit dhe pret një rishikim pas kthimit nga presidenti i Republikës, ndërkohë që pritet po ashtu edhe një koment nga Komisioni i Venecias për të bërë rregullime të fundit.

118 persona fizikë në Shqipëri kanë automjete të blinduara

470 automjete në Shqipëri, rezultojnë të jenë të blinduara, sipas Drejtorisë së Targave. Nga këto, 118 janë autovetura dhe fuoristrada në përdorim të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër janë të kompanive private, si në rastet e makinave të blinduara që bëjnë transportin e parave të bankave.

Nga aksionet që Policia ka nisur në terren në të gjithë Shqipërinë, deri tani janë bllokuar 34 automjete të blinduara që përdoren nga qytetarët. Pas çdo rasti të dyshimtë, ku përdoruesi i tyre nuk disponon dokumentacionin, apo kur policia ka dyshime për mosjustifikim të vlerave të konsiderueshme të këtyre automjeteve me burime të ligjshme, atëherë çështja i kalon Operacioni “Forca e Ligjit”, në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK.

OFL verifikon nëse automjetet e blinduara janë blerë me para që burim kanë aktivitetet kriminale, ndërsa nga ana tjetër një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, specifikon se do të ndalohet targetimi i makinave të blinduara për persona fizikë si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i mjeteve që aktualisht janë në qarkullim.

Minishengen Ballkanik apo Makroshengen Shqiptar? Përplasja e parë në Tiranë mes kryeministrave Rama e Kurti

TIRANË

Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.

“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht. Takimi sot për makroshegenin shqiptar se për minishengenitn Ballkanin” – u shpreh kryeministri Kurti, ndërsa kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.

“S’ka makroshengen shqiptar pa minishengen Ballkanik. Edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini. Është i lidhur ngushtësisht. Nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Sot është vetëm në dorën tonë, këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as v endet e tjera s na thonë dot se po bëjmë Shqipërin e madhe.” deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Uragani popullor shpartalloi korin e laraskave të Sulltan Ramës. Komedia Tallava e Mamaqit u dogj si kashta – Nga AZGAN HAKLAJ

“Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjtë, ata janë mjalti i qytetërimit”, Aristoteli.

Propoganda e shfrenuar e Kalifatit Ramian nuk mund të baltosë qytétërimin mijëra vjeçar, Mesapotominë Shqiptare që shtrihet mes lumenjëve Valbona e Drini.

Qesh mirë kush qesh i fundit.

Mijëra vetë gjatë këtyre ditëve kanë dënuar me indinjatë të thellë e demaskuar në rrjetet sociale komedinë film të Mamaqit, e cila kishte për qëllim denigrimin historik, moral, racën njerëzore virtytet, zakonet, doket, ritet e Tropojës dhe të malësorëve.
Daja producent Edi Rama tek ky film komedi zbrazi si vullkan në mënyrë sarkastike urrejtjen patollogjike të tij dhe oborrtarëve të vet.
Gjatë gjithë kësaj kohe angazhoj maksimalisht ekipin e marketingut, mobilizoj industrinë mediatike për ti bërë apollogjinë komedisë së zezë e cila është pjellë e fantazisë së tij prej Sanço Pançoje që e ideon realitetin sipas imagjinatës se tij.
Zhan valzhanët, çiçikovët, sorrat, laraskat, bretkocat e qeverisë, protagonistët e kësaj shëmtie me propagandën e tyre të shfrenuar trumbetuan solemnisht se realizuam një kryevepër artistike që ka si qëllim promovimin e Tropojës kurse ne që e kundërshtuam me forcën e arsyes dhe të argumentave të shumtë na etiketuan me zhargonin e tyre të rëndomtë plangprishës, kasandra, konservatorë, të deshpëruar, dështakë, ndërsa vehten nëpërmjet megafonëve qeveritarë nxitun ta shpallin iluministë, korifejtë e promovimit të Tropojës, pëllumbat e paqes, dallandyshe novatore qy thyejn tabu.
Me durim e qetësi olimpike ua shpjegum se në asnjë vend të botës, kurrë në histori komedia nuk promovon por denoncon, stigmatizon, fshikëllon, fenomene, dukuri negative të pushtetit të shoqërisë, vesin korrupsionin, mentalitetet patriarkale, realitetet e dhimbshme, konfliktet e klasave të shoqërisë, klishetë, dogmat fetare.
Ua shpjeguam kur ka lindur komedia, çështë ky zhanër artistik, kjo gjini letrare, çfarë mesazhesh përcjell, shjeguan komedinë filëm, komedinë tetrale, tragjikomedinë, operën, humorin, satirën politike, sarkazëm, parodinë etj, prumë shembuj konkret që nga Aristofani i lashtë, babai i komedisë e deri në ditët e sotme.
Sollëm argumente e fakte e hoqën paralele që nga komedia hyjnore e Dantes, komedia njerëzore e Balzakut, Don Kishoti i Mançes i Servantesit, nga “Oliver Tuisti” i Çarls Dikensit, komedia “Revizori” e Nikolai Gogolit, autorit të kryeveprës letrare “Frymë të vdekura”, komeditë “Napoleoni i vogël”, “Lukrecia Borxhia”, “Njeriu që qesh” të babait të romantizmit, mjeshtërit të satirës politike, autorit të kryeveprës letrare “Të mjerët” Viktor Hygoi, opera “Berberi i Seviljes” i Rossinit, komedia e zezë “Audienca” dhe ” Opera tre grosh” të disidentit Vaslav Havelit , kryeveprat komediane “14 vjeç dhëndër”, “Përrallë nga e kaluara”, “Baba Musa lakuriq” të Çajupit, “Gomari i Babatasit”, i Gjergj Fishtës, “Shkëlqimi dhe renia e shokut Zylo” e Dritëro Agollit, deri tek “Karrnavalet e Korçës”.
Na rezultoj se gjithëkund lejtmotivi është denoncimi i korrupsionit, krimit, venja në lojë e pushtetarëve megallomanë, rondokopë, servilë, karaktereve steriotipë, madje vetë sistemit, përqeshja, tallja me të keqen me vesin, dhe jo promovimi i vlerave siç pretendojnë mamaqët në tallavanë e tyre.
Të zënë ngushtë protagonistët e marrëzinë së tyre thanë shumë zhurmë për asgjë ne thjesh kishim nevojë për të qeshë e qeshëm, në fakt qesh mire kush qesh i fundit.
Po kur qesh njeriu?
Sigurisht kur gëzohet, por edhe kur mundohet ta fsheh dhimbjen.
Poeti i madh Migjeni na mëson se :
“Kur zemra e shpirti të qajnë fytyra le të qeshë që të gjithë ta kanë zili qëndresën tënde”.
Pas Luftës së Parë Botërore, kur njérëzit vuanin pasojat e luftës dhe pas depresionit të madh Bota kishte nevojë të qeshte.
Shumë njerëz gjetën shpresë tek ylli i filmit pa zë Çarli Çaplin.
Ai i dha komedisë një frymë të re, në një kohë kur paniku pas luftës, depresioni dhe fashizmi ishin pjesë e jetës në Europë dhe Amerikë.
“Jeta është tragjedi kur e sheh me lupë dhe komedi në rrjedhën e saj”, deklaronte Çarli Çaplini sepse jeta e tij pas ekranit ishte e trishtuar.
“E qeshura dhe dhimbja janë të lidhura me njëra-tjetrën”, është sentenca e Don Kishotit të komedisë.
Askush nuk mbërtheu e analizoj më mirë sa Çaplini dhimbjen njerëzore.
“Oliver Tuist është jestek im” shprehej komediani pa sinonim.
Ai punoj që të gjithë njerëzit të qeshim e të mendojnë.
Fjalimi i simbolit të dëshpërimit dhe melankolisë, mjeshtërit të tragjikomedisë Çarli Çaplin “Diktatori i Madh” i cili u publikua kur Hitleri ishte gjallë është një britmë kundër të gjitha regjimeve autokratike..
Pas kësaj analize të gjatë antropologjike, kulturore artistike, psiko sociale të komedisë po kthehem tek Tallavaja e Mamaqit “I Love Tropoja”.
Tashmë për këdo është e qartë se është filëm komercial me prapavijë të pastër politike, me qellim denigrimin moral të familjes malsoriane dhe të Tropojës së Malësisë së Gjakovës.
Filmi Komedi i Shtrigës Mamaqi dhe Lugatit Rama i paraqet malësorët si vikingët e Erik Qimekuqit.
Komedia qëllimim keqe me skenarë të paskrupult që ka si fabul një shpifje e sponsorizuar nga paraja pa hesap e taksapaguesve shqiptarë dhe e mbështetur nga media oborrtare, pa u bazuar në realitetin historik njerëzor të Tropojës përpiqet të përqeshë në mënyrën më të shëmtuar, familjen tropojane, traditën, virtytet , doket, zakonet, ritet malsoriane.
Në komednë filëm të Mamaqit prindërit e nuses paraqiten prehistorik, të pakulturuar që nuk dinë as të hanë, as të sillen.
Vëllezërit e nuses, i pari merret me drogë, i dyti i martuar me një zonjë të moshuar për letra.
Dasëm me kallashë dhe maska, si vetë shteti maskë që përfaqëson daja.
Zhargoni i dajës është qershia në tortën e turpit të Komedisë “I love Tropoja”.
Pra shkurt realiteti komedian është përtej realitetit historik.
U përpoqën të na godasin me humor në mënyrë shumëdimensionale, biles të na shëmtojmë dhe rracën e fyejnë dhe kofiçientin e intelegjencës duk na e shitur krimin e tyre të shëmtuar si dashuri për Tropojën.
Çdo vepër letrare, artistike, komediane e çfardolloj qoftë kur nuk mbështetet në realitetin historik digjet shpejt si kashta.
Filmi komedi “I love Tropoja është morti artistik i Mamaqit dhe morti politik i Sulltan Ramës.
Për ta mbyllur këtë analizë kam zgjedhur perifrazimin e aforizmave të Rilindasit, Naim Frashëri, Honore De Balzakut, të Binak Alisë nga Tropoja dhe Aristotelit të lashtë.
“Ca pëllumba ishin bashkë në një fole.
Një laraskë me ta u perzie
U ba si pellumbat e bashkë me ta rrinte
Me ta hante, pinte, e flinte
Një ditë laraska nuk di qysh harroj
Hapi në pemë e zu e këndoj
Me të nxjerrë zënë të gjithë e kuptuan
Të gjithë sëbashku njëzëri e dëbuan
Me të rreme kurrë Botën mos e qesh
Gënjeshtra gjithënjë është e mallkuar
Vetëm e verteta është e uruar”. Naim Frashëri.
“Unë kam lindur të thith aromën e luleve
Dhe jo erën e keqe të llumit
Unë mund të marr frymë lirisht vetëm në male
Sa e sa herë e kam menduar këtë gjë
Jetojmë në epokën e arsyes
Sunduesit e tokës, mbartësit e forcës brutale do të largohen nga skena”. Honore De Balzak
” Po ma shave veshjen e ke sha terezinë (ustain), me ma sha doken (pamjen) e ke sha Perendinë, po ma shave mendjen e ke sha Binak Alinë”.
“Jeta rrjedh nga rrjedhën lumenjtë, ata janë mjalti I qytetërimeve”, Aristoteli.
Shtrigni Mamaqi e Lugati Rama nuk mund të përbaltin qytetërimin mijëra vjeçarë, Msapotominë Shqiptare mes Valbonës dhe Drinit.
Referendumi i pellumbave shpartalloj korin e laraskave, sorrave, bretkocave, shushunjave, hienave.

Tiranë: Kompania amerikane pengohet të investojë prej zvarritjeve gjyqësore

Ilirian Agolli

Gjykata Administrative nisi sot shqyrtimin e padisë së kompanisë “Albanian Duty Free Development” ADFD ndaj ministrisë së financave për të vazhduar veprimtarinë në zonën duty free të Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ajo pretendoi se licensa iu hoq pa të drejtë dhe duhet të vazhdonte punën me një rinovim automatik të kontratës.

Por një vit më parë, në shkurt 2019, Tirana International Airport TIA e kishte njoftuar këtë kompani se oferta e saj nuk ishte e suksesshme dhe qysh prej muajit korrik TIA ka shpallur fituese në një garë të hapur kompaninë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF.

Proçeset gjyqësore po mbajnë pezull fillimin e veprimtarisë së kompanisë amerikane në mjediset e aeroportit, e cila qysh prej gushtit nuk po mundet të marrë zotërim shitoret e zonës duty free në aeroportin “Nënë Tereza”.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ndjekur me shumë vëmendje rastin e investuesit amerikan “International Cruise Duty Free”. Ky investitor ka ardhur në Shqipëri në vitin 2019, ka lidhur një kontratë me Aeroportin e Rinasit, TIA pasi ka fituar një tender. Planifikon të investojë 3 milion dollarë në Shqipëri ndërkohë që është ndeshur me pengesa të vazhdueshme nga gjykatat, pengesa që nuk kanë të bëjnë me të direkt dhe që na duken absurde. Jemi të shqetësuar për ngjarjen, jo vetëm për investuesin amerikan në fjalë, por për mesazhin negativ që i jepet investuesve të huaj që duan të vijnë në Shqipëri. Për këtë arsye po e ndjekim situatën me shumë vëmendje” – tha drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Përfaqësuesja e kompanisë shqiptare Duty Free ADFD i tha gjykatës administrative se ministria e financave nuk e kishte njoftuar për përfundimin e kontratës, ndaj kishte shfrytëzuar të drejtat ligjore për rinovim automatik të kontratës.

Por përfaqësues të ministrisë së financave, të Aeroportit, të Doganave dhe të kompanisë amerikane ICDF i bënë me dije gjykatës se kompania shqiptare u njoftua qysh në muajin shkurt se po bëhej një garë e hapur dhe se oferta e saj nuk ishte e suksesshme.

Pas këtij njoftimi, theksuan avokatët e palës së paditur dhe ata të palëve të interesuara, kompania shqiptare ADFD nuk informoi, sipas detyrimit ligjor, ministrinë e financave se kontrata e saj me TIA po përfundonte, se nuk kishte negociata dypalëshe dhe se në garën e hapur oferta e saj nuk ishte fituese.

Avokatët e palës së paditur pohuan se, duke e lënë ministrinë të painformuar dhe duke shkelur mirëbesimin e saj të parashikuar në ligj, ADFD vazhdoi me procedurat e përtëritjes automatike të kontratës.

Ndërkohë TIA shpalli fituese të garës kompaninë amerikane ICDF, por kompania shqiptare nuk liroi mjediset e zonës së shitoreve duty free të aeroportit, edhe pse mbeti pa licencë për veprimtari tregtare dhe pa kontratë qeraje me TIA.

Mjediset mbahen ende prej një mase sigurim padije që kompania shqiptare mori nga Gjykata e Tiranës, por avokatët e palës së paditur cituan sot një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit, sigurimi i padisë është një masë e përkohshme dhe nuk nënkupton vazhdimin e veprimtarisë tregtare sipas kontratës së mëparshme.

Ata cituan gjithashtu edhe faktin se ndërkohë Kodi i ri Doganor nuk parashikon më asnjë rinovim automatik të kontratave dhe licencave për kompanitë, aq më pak kur ato nuk kanë më as kontrata qeraje e as marrëveshje në gara të hapura.

Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço, tha se si ICDF ashtu edhe disa kompani të tjera amerikane hasin pengesa të shumta për të vendsur dhe zgjeruar veprimtarinë e tyre në Shqipëri, kryesisht prej moszbatimit të ligjeve dhe shkeljeve të tyre, duke e rënduar klimën e të bërit biznes këtu.

“Shumë njerëz, duke u nisur nga një rast i tillë, por edhe nga klima e përgjithshme, nuk e shohin si klimë të mirë. Shumë investitorë të huaj mendojnë që është vështirë të bësh biznes në Shqipëri. Ky është një rast që ka marrë një kohë shumë të gjatë. Do presim me vëmendje vendimin e gjykatës në datën 11 shkurt dhe shpresojmë të ketë një vendim pozitiv. Ka edhe firma të tjera amerikane që ndeshin këto lloj problemesh. Faktorët janë të shumtë dhe në përgjithësi klima e biznesit nuk është e favorshme” – tha drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Çështja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke qenë se ADFD-ja është në zotërim të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, një emër i përfolur i sistemit të drejtësisë shqiptare.

Seanca e sotme, ku gjykata administrative dëgjoi interpretimet e palëve, u ndoq nga një numër i konsiderueshëm diplomatësh dhe këshilltarësh amerikanë, prej Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe mediave vendase.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim njoftoi dërgimin e tre përfaqësuesve diplomatikë të ambasadës për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore. Ambasadorja Kim i tha “Zërit të Amerikës” që “Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla zbatohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi”.

Ajo nënvizoi se forcimi i lidhjeve të biznesit midis SHBA dhe Shqipërisë është një prej tri përparësive të saj si ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Ambasadorja Kim theksoi se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti “është një lakmus për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja direkte”.

Gjyqi për “Duty Free”, ambasadorja Kim: Lakmus për klimën e biznesit

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim i tha Zërit të Amerikës se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti “është një lakmus për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja direkte”.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”. Përmes një serie lëvizjesh dhe padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua , ndonëse rezultoi humbëse e garës së hapur nga TIA.

Fillimisht ADFD, ju drejtua Gjykatës së Tiranës, në 1 gusht të vitit të kaluar, për të kërkuar vijimin e aktivitetit dhe sigurimin e padisë. Çështja u pushua nga gjyqtari Arjan Aliaj pasi përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën në gjykim. Por të njejtën padi kompania mësohet se e ribëri, dhe këtë herë gjyqtarja tjetër Mimoza Kajo-Brahimi, i dha të drejtë ADFD-së, dhe lejoi vijimin e aktivitetit deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Sikur të mos mjaftonte Gjykata, në këtë histori nuk mbeti pas dhe roli i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila do të duhej të kishte njoftuar ADFD-në, 60 ditë para përfundimit të kontratës, se nuk do t’i rinovohej licenca për ushtrimin e aktivitetit tregtar në Rinas. Por jo vetëm kaq. Në mesin e muajit gusht zëvendësministri Elton Haxhia, mësohet se ju përgjigj brenda 24 orëve kërkesës së ADFD-së për rinovimin e licencës, lëshimi i së cilës mund të kërkojë sipas parashikimeve ligjore deri 6 muaj kohë.

Çështja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke qenë se ADFD-ja është në zotërim të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, një emër i përfolur i sistemit të Drejtësisë shqiptare. Duket se dhe zhurma në shtyp ndikoi që më pas Ministria ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kompania ADFD nuk kishte më një kontratë qeraje me TIA-n. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që Albania Duty Free Distribution, të ngrinte një tjetër padi, për heqjen e licencës. Gjyqtari Avni Sejdi vendosi pezullimin e efekteve të vendimit të ministrisë, deri në zgjidhjen e çështjes në themel.

Sot në gjykatë është parashikuar seanca ku palët do të paraqesin argumentat e tyre. Ambasadorja Kim njoftoi dërgimin e tre përfaqësuesve diplomatik të ambasadës për të ndjekur nga afër seancën.” Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi”, i tha ambasadorja Zërit të Amerikës përmes një deklarate, duke nënvizuar se “përforcimi i lidhjeve të biznesit midis SHBA dhe Shqipërisë është një prej tri prioriteteve të mia kryesore si ambasadore e SHBA në Shqipëri”.

FOTOT- Albin Kurti bën ndryshimin në zyrën e tij, bashkon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës

Në intervistën e tij të parë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurtit i ka dalë edhe detaji ndryshe në zyrën e tij.

Ai ka vendosur krah flamurit të Kosovës, edhe atë kuqezi të Shqipërisë. Ai e ka paralajmëruar një gjë të tillë kur shprehej se flamuri i vërtetë i gjithë shqiptarëve është ai me shqiponjë të zezë dhe fushë të kuqe, dhe jo ai verdheblu pasi ai ishte i Europës dhe jo i Kosovës.

Duket se Kurti do ta përdorë edhe flamurin kuqezi por në mbledhjen e tij të parë të qeverisë nuk është parë asnjë simbol i Shqipërisë por vetëm i Kosovës. Po ashtu në  takimin e ditës së djeshme me ambasadorin amerikan Kosnett, Kurti nuk e kishte flamurin kuqezi por vetëm atë të Kosovës.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë Haradinaj më parë ku në takimet e tij zyrtare apo intervista përdorte vetëm flamurin kosovar. Pritet të shihet nëse Kurti do të vijojë ta përdorë flamurin shqiptar në takime zyrtare ose intervistat e radhës.

(BalkanWeb)

VIDEO – ‘Banalitet’, ‘Si Zot në mitologjinë greke’, analistët komentojnë rolin e kryeministrit Rama në film

Linda Karabolli

TIRANE

A duhet arti të mbrojë politikën apo duhet të jetë një zë kritik i saj. Përfshirja e kryeministrit Rama në filmin më të fundit të Ermal Mamaqit, ‘I love Tropoja’, në rolin e dajës së personazhit kryesor, vjen i parë në këndvwshtrime të ndryshme.

Analisti, Agron Gjekmarkaj duke u ndalur në ndikimin që sjell të publiku shqiptar, figura e kryeministrit në filmin-komedi thotë se një producent nuk duhet t’i bëjë marketing politikanëve.

Gjekmarkaj shprehet se artistët nuk duhet t’i shërbejnë sistemeve  politike, por duhet të jenë zëri kritik për të sjell ndryshimin në shoqëri. Ai shton se ky rol i ka shërbyer kryeministrit të fitoj besimin e humbur tek populli shqiptar. Gjekmarkaj komentoi batutën e kryeministrit Rama ne film duke e konsideruar banalitet.

Po tjetër mendim ndan analisti, Lorenc Vangjeli, i cili e cilëson protagonizmin e kryeministrit Rama si një operacion marketingu të suksesshëm. Vangjeli pohon se ka qenë zgjedhje e kryeministrit të vinte te publiku me një rol të tillë. Sipas tij skena më e bukur ishte kur Rama zbret me helikopter, duke e krahasuar me Zotin në mitologjinë greke.

Kundër zërave kritik për batutën në film, Vangjeli kujton se kryeministri njihet për batuta më të forta se kjo.

‘I love Tropoja” dhe roli i kryeministrit Rama pare nen kendveshtrimin e analisteve . Agron Gjekmarkaj dhe Lorenc Vangjeli ndajne mendime te ndryshme, sa I takon marketingut qe arti I ben politikaneve apo batutat e thëna nga kreu i qeverisë.

Bashkia e Tropojës nderon Mamaqin me çmimin “Mirënjohja e Tropojës”, Arjola Demirin e emëron drejtoreshë të Pallatit të Kulturës

Filmi “I love Tropoja” nisi dje turin dhe vendi i parë ku u shfaq ishte pikërisht Tropoja. Filmin e ndoqën në Pallatin e Kulturës rreth 1200 tropojanë të cilët e mirëpritën plot të qeshura e duartrokitje këtë film.

Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi u nderua nga Bashkia e Tropojës me çmimin “Mirënjohja e Tropojës”. Ndërsa Arjola Demiri u emërua drejtoreshë e Pallatit të Kulturës.

Ky emërim ishte surprizë për aktoren e cila u përlot gjatë fjalimit të saj.

“Kam shumë emocione! Jam rritur midis jush. Shumica prej jush jeni familjarët e mi, kushërinjt e mi, shoqëria ime. Kur e pranova rolin e filmit, u ndjeva shumë me fat sespe pas shumë kohësh diçka e bukur do t’i dedikohej Tropojës. E di shumë mirë realitetin dhe zhvillimin e këtij qyteti. Ky qytet ka pasur nevojë që dikush të ngrihet e të flasë për të dhe artistët e kanë bërë më së miri. Kur pranova rolin e Xhbanes (tek seriali O sa mirë) u paragjykova duke thënë ‘kjo nuk është vajza tropojane’. Megjithatë e ngrita zërin kur në Kosovë nuk njiheshin shumë tropojanë, vetëm disa figura kryesore. Në çdo intervistë, në çdo vend ku kam shkuar jam ndjerë krenare të pranoj që jam nga Tropoja. Për shumë kohë nuk na kanë pranuar, na kanë refuzuar, na kanë dhënë epitete të cilat nuk i kemi merituar kurrë. Për 7 muaj rresht, si asnjëherë tjetër, në të gjithë Shqipërinë, në të gjithë botën ku ka shqiptarë u fol vetëm për Tropojën.

U tha ‘E dua Tropojën’, u zgjua një zë, u zgjua një pozitivitet për ne sepse e meritojmë, sepse nuk jemi vendi i kriminelëve, i hajdutëve. Por jemi një vend që meritojmë shumë, që ka nxjerrë bijë e bija me emër në të gjithë Shqipërinë. Ky film të cilin e kemi bërë me shumë dashuri, është komedi dhe qëllimi është të qeshim. Sigurisht dikush do ta paragjykojë, por ky nuk është dokumentar për Tropojën. Njerëzit nuk do vuajnë më, por do të qeshin pasi të shohin këtë film. Nuk do t’i marrim të mirëqena komentet negative për mua apo regjisorin e producentin e këtij filmi i cili zgjodhi pikërisht Tropojën. Kurrësesi nuk hidhet poshtë Tropoja dhe tropojanët. Unë e para që jam bija juaj, në asnjë film s’do e hidhja poshtë vendin tim për të cilin do të kontribuoj shumë. Jam e nderuar që do të jem në krye të Pallatit të Kulturës”, u shpreh Arjola. bw

Shqipëri, “Makina e së vërtetës” për kandidatët për në BKH

Në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim përsëriti sot angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur autoritetet në luftën ndaj korrupsionit në sistemin e Drejtësisë penale. Komentet e saj, ambasadorja Kim i bëri gjatë ceremonisë së çertifikimit të 5 punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në ministrinë e Brendshmë, të cilët u trajnuan nga ekspertë amerikanë për të përdorur poligrafin, ose sic njihet ndryshe makina e së vërtetës.

“Ligji për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kërkon që të gjithë punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, t’i nënshtrohen ekzaminimit me poligraf para punësimit. Këta ekzaminues dhe pajisja e dhuruar nga Shtetet e Bashkuara, sigurojnë aftësinë për ta zbatuar atë ligj. Ato janë një tjetër armë në arsenalin e qeverisë shqiptare për të zbuluar dhe larguar individët e korruptuar nga radhët e ligjzbatuesve”, deklaroi ambasadorja Kim.

Aparatura e cila gjithashtu u dhurua nga Shtetet e Bashkuara do të përdoret menjëherë ndaj të gjithë kandidatëve për në Byronë Kombëtare të Hetimit. “Njësia do të fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëve për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit më vonë gjatë kësaj jave — një hap vërtetë domethënës për ta bërë BKH-në realitet”, tha zonja Kim, duke ju drejtuar më pas Drejtuesit të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku se “tanimë i takon organizatës suaj të sigurojë përdorimin e efektshëm dhe efikas të kësaj njësie në një mënyrë të paanshme që respekton të drejtat e njeriut. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’ju ndihmojnë në këtë detyrë dhe në funksione të tjera vendimtare, gjatë vitit të ardhshëm. Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës në drejtësi, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë vendosmërisht me Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa largon korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Kjo punë duhet të vazhdojë në të gjithë spektrin e gjerë të sistemit të drejtësisë”.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga ana e tij foli për një moment të rëndësishëm, duke qenë se “prezantojmë një profesion të ri në Shqipëri të pa njohur më parë, që është poligrafi. Fatkeqësisht të njohur në botë, por të panjohur në Shqipëri deri më sot. Dhe për këtë arsye besoj që vërtet është një ditë historike për vendin tonë sepse ne futim një instrument të ri objektiv, i cili ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por na jep një instrument mbrojtjeje për institucionet tona në vijueshmëri”, tha ai, duke shpjeguar se makina e së vërtetës “do të përdoret në vijimësi për gjithë rekrutimet e reja në Policinë e Shtetit, SHÇBA, Gardën e Republikës si dhe për diagnostifikimin periodik të gjithë personave që shërbejnë në institucionet e sigurisë publike”. zëri i amerikës

“Trupin ia dorëzova Altin Hajrit”, i penduari zbulon detajet nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës

Prokuroria i ofron statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë një prej të dyshuarve për rrëmbimin dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.

Sipas “Balkan Web” bëhet fjalë për të arrestuarin Festim Bexhdili, i cili nxori trupin e pajetë të 49-vjeçarit nga bodrumi i resortit luksoz “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit.

Burime policore thanë se Bexhdili fillimisht nuk pranoi të fliste, por kur përpara iu vunë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ku shfaqej edhe vetë, vendosi të rrëfehej.

I arrestuari ka pranuar para hetuesve se është i punësuar si kopshtar në “Golden”, dhe pasditen e 17 janarit, pronari i kërkoi të nxirrte nga kompleksi trupin e pajetë të një personi.

Ai shpjegon se u largua me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra.

Më pas, ai thotë se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin.

Dëshmia e Bexhdilit konsiderohet një provë e fortë dhe për këtë shkak Prokuroria i ka ofruar statusin e bashkëpunëtorit, përderisa deri në gjetjen e trupit, është e vështirë që ndaj të dyshuarve të ngrihet akuza e vrasjes.

Prokuroria është në kërkim të Ardian dhe Artan Doçit, të cilët dyshohen për zhdukjen e trupit të pajetë të pengut.

Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga një kartel kriminal, pasi vëllai i pengut, zhduku në Britaninë e Madhe një sasi të madhe kokaine në Ekuador.

Pas kësaj, Gentian Doçi, nga Shkodra, dhe Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në burg në Ekuador, kanë kontaktuar me familjen e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre ta detyronin Astritin të kthente mallin.

Dritan Rexhepi i ka premtuar Ndrekë Prengës, i cili ndodhet në burg në Angli, se do t’i lironte vëllanë, sapo t’i kthenin drogën.

“Po ju jap besën, ktheni pjesën tuaj se do lirohet pengu”, i premton Rexhepi vëllait të 49-vjeçarit.

Pasi Astrit Prenga u ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe shumën prej 700 mijë paund disa shtetasve nga Polonia, që i kishte çuar Rexhepi dhe Doçi, Ndrekë Prenga e ka kontaktuar sërish vlonjatin për t’i liruar vëllain, por ai i është përgjigjur se i kishin dalë nga fjala, pra ndihej i prerë në besë.

Për këtë, Rexhepi i ka treguar emrat e rrëmbyesve të vëllait dhe ka implikuar direkt Gentian Doçin, Korado Genjështen dhe Martin alias Gentian Bleta.

Me këtë të fundit, Dritani ishte njohur në vite më parë në një burg në Itali.

Zhdukja e Jan Prengës, përgjimet ndaj ‘bosit’ Dritan Rexhepi: Më kanë prerë në besë

Dalin të tjera detaje në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz, ngjarje që ka ndodhur mesditën e 17 janarit. 49-vjeçari u rrëmbye dhe dyshohet se vdiq nga dhuna, ndërsa trupi rezulton i zhdukur. Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen kriminale duke vënë në pranga 5 persona, ndërsa 5 të tjera janë në kërkim.

Gjithçka ka nisur për prishjen e pazareve të drogës dhe në këtë ngjarje janë përfshirë grupe kriminale që shtrihen në Shkodër dhe në Shijak si dhe koka dyshohet se është trafikanti i dënuar në Ekuador, Dritan Rexhepi.

Sipas Abc News gjatë hetimeve është zbuluar një telefonatë që Dritan (Gramoz Rexhepi) ka patur me Ndrek Prengen, i arrestuar në Angli. Ai jep besën se nëse do të kthenin pjesën e tyre të drogës do të lironte vëllain e tij, Jan Prenga.

Dy vëllezërit Prenga në Angli kanë kthyer 106 kilogramë drogë dhe 700 mijë euro disa shtetasve polake që vepronin për llogari të Rexhepit.

Kur është zbuluar që Jan Prenga kishte humbur jetën, Dritan Rexhepi ka folur me vëllezërit Prenga dhe u ka thënë se e kanë prerë në besë.

Pra Dritan Rexhepi u ka thënë vëllezërve se e kanë prerë në besë, personat që kanë realizuar rrëmbimin e Jan Prengës, duke nënkuptuar Gentian Doçin. Policia organizoi një operacion blic në Shkodër javën e kaluar por nuk arriti ta prangosë Doçin.

Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion dhe banda akuzonte Ndrek Prengën, i cili gjithashtu vuan dënimin në Agli për drogë.

Ky është Kabineti Qeveritar i Albin Kurtit – emrat e të gjithë ministrave

Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra, raporton Gazeta Express.

Zëvendëskryeministër ndërkaq është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.

Zëvendëskryeminsitër i dytë ndërkaq është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këta janë emrat e ministrave:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic.

Ish-ministri Tahiri angazhon kompani amerikane lobimi

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”.

Angazhimi i kompanisë ‘Stone Strategic Solution (SIII)’ nga ana e zotit Tahiri është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA).

Raportimi i lobimit është i detyrueshëm me ligj në Shtetet e Bashkuara.

Sipas dokumentacionit të regjistuar në FARA, zoti Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe komunitetin e inteligjencës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”.

Në dokumentacion, mes tjerash, përmenden edhe “fushatat e keqinformimit dhe pretendimeve të rreme në media, që në shënjestër kanë zotin Tahiri”.

Kompania SIII, me seli në Bukuresht të Rumanisë, është angazhuar nga zoti Tahiri më 14 janar, 2020, për një periudhë tremujore, deri më 14 prill, 2020, me mundësi zgjatjeje.

Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20,000 euro.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator, 2019, zotin Tahiri, për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Prokurorët kishin kërkuar që Tahiri të dënohej me burgim prej 12 vjetësh me akuzën e korrupsionit dhe trafikut të drogës, si pjesë e një grupi kriminal.

Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.

Berisha: Marrëveshja LVV-LDK, goditje për tradhtarët dhe argatët e Serbisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Berisha tha se marrëveshja e arritur sot është dëshmi e vullnetit konstruktiv të palëve për të respektuar verdiktin elektoral të qytetarëve të Kosovës dhe për t’iu dhënë atyre qeverinë për të cilën votuan.

Berisha deklaroi se marrëveshja e sotme është goditje fatale për “trojkën tradhtare të argatëve të Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë dhe përpjekjeve antishqiptare për copëtimin e Kosovës”.

Shkrimi i plotë:

Nje urim te perzemert!

Miq, pas negociatash serioze dhe intensive kryetari i Levizjes Vetevendosja, z Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa firmosen sot Marreveshjen per koalicionin e partive te tyre per krijimin e qeverise dhe organeve te tjera te bashkqeverisjes se Kosoves.

Marreveshja e arritur sot eshte deshmi e vullnetit konstruktiv te paleve per te respektuar verdiktin elektoral te qytetareve te Kosoves dhe per tju dhene atyre qeverine per te cilen ata votuan.

Por kjo marreveshje eshte nje perpjekje e re per ti dhene Kosoves qeverine e zhvillimit dhe te te ardhmes se saj qe meriton. Marreceshja eshte nje goditje fatale per trojken tradhetare te argateve te Beogradit ne Tirane dhe Prishtine; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, perpjkjeve te tyre antishqiptare per coptimin e Kosoves dhe se fundi krijimin e Serbise se Madhe si Jugosllavia e Re l.

Ndaj ju ftoj miq te pershendesim perzemersisht kryetaret e forcave politike, zotin Kurti dhe zotin Mustafa per marreveshjen e firmosur ne interesin me te mire te Kosoves dhe qytetareve te saj. sb

Reshje të dendura bore edhe në zonat e ulëta – parashikimi i motit për javën e ardhshme (tabela)

Java e ardhshme do të sjellë reshje bore edhe në lartësi të ulët mbi nivelin e detit.

Shërbimi Metrologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e borës do të fillojnë mbrëmjen e së martës dhe më intensive do të jenë në zonat malore.

Parashikimi i plotë:

Dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Duke nisur nga orët e pasdites të ditës së Martë vendi përfshihet i gjithi nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për tu theksuar është fakti se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.

Reshjet e borës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perëndimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës së mërkurë vendet e ulëta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore.

Dita e enjte dhe ajo e premte do të kenë mot të kthjellët por gjithashtu të acartë shoqëruar me ngrica dhe akullëzim si dhe me temperatura të ulëta dhe negative në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

Përgjatë ditës së martë, mërkurë dhe të enjte problematike do të jetë era fillimisht me drejtim nga kuadrati i jugut dhe më pas nga ai i veriut. Era do të jetë me shpejtësi mesatare 5-13m/s por hera herës ajo arrin shpejtësinë deri në 25-30m/s. Era më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.

(Video) Rai3: Rast unik ndoshta në botë, kryeministri i Shqipërisë ka një kanal televiziv, Edi Rama TV

Rai 3 raportoi mbrëmë se në Shqipëri mediat janë kapur nga katër familje të lidhur me pushtetin dhe se në vend ka një kanal televiziv të quajtur Edi Rama Tv, që është emri i kryeministrit.

Media është përqendruar në duart e pak pronarëve. Katër familje kontrollojnë 90 për qind të tregut dhe kanë raporte direkte me politikën-raporton më tej gazetari i Rai 3.

“Propaganda që prodhon politikë, politika që prodhon pushtet, pushteti janë fondet publike, që u jepen kompanive të ndërtimit që financojnë median dhe media që prodhon propagandë dhe kështu vazhdon rrethi i mbyllur”, thotë Dorian Matlia, drejtor i Respublica.

“Shqipëria kalon vetëm nëpërmjet një kanali televiziv që quhet Edi Rama Tv, që është emri i kryeministrit”, raporton më tej gazetari në kronikën e Rai 3.

‘Gazetarët nuk kanë asnjë mundësi për të marrë informacion nga qeveria. Jemi në një rast ndoshta unik në botë, në Evropë me siguri”, shprehet gazetari Armand Shkullaku.

Pikërisht në këto ditë parlamenti shqiptar po përpiqet të votojë një ligj të ashtuquajtur anti shpifje, por që në realitet do të shërbente për të vendosur internetin nën kontrollin e qeverisë”, raporton gazetari i Rai 3

‘Futja në Bashkimin Evropian, ku Shqipëria pretendon, nuk mund të vijë vetëm nëpërmjet marrëveshjeve me bazë ekonomike, por duhet rishikuar edhe respekti i të drejtave elementare duke filluar nga liria e medias, që u jep të drejtë qytetarëve të informohen”, thotë Sekretari i FNSI, Raffaele Lorusso.

 

Partia Socialiste e Shqipërisë voton kundër kapjes politike të sistemit të drejtësisë … në Poloni Nga Ledio Braho

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), në datën 28 janar, ka vendosur që ndaj qeverisë së Polonisë të iniciojë një procedurë monitorimi në lidhje me funksionimin e parimit të shtetit të së drejtës. Në këtë mënyrë Polonia i bashkohet edhe dhjetë vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Europës, ku një ndër to është edhe Shqipëria, që po i nënshtrohen monitorimit të plotë në lidhje me zbatimin e angazhimeve dhe detyrimeve të marra përsipër si anëtarë të Këshillit të Europës.

Reforma në drejtësi në Poloni, për shkak dhe të faktit se është anëtare e Bashkimit Europian, është pasuar dhe nga një analizë e gjerë ndërkombëtare, institucionale dhe mediatike. Shpeshherë mosmarrëveshjet i janë nënshtruar dhe gjykimeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë e cila i ka konstatuar një pjesë të parashikimeve ligjore si në kundërshtim me parimet themelore të Bashkimit Europian. Pavarësisht këtyre vendimmarrjeve, mazhoranca qeverisëse ka vijuar reformën sipas draftit fillestar, madje në vitin 2017 duke rrezikuar revokimin e të drejtës së votës, një mekanizëm ky që Komisioni Europian nuk e kishte zbatuar kurrë më parë. E gjithë kjo situatë vinte pikërisht për shkak të faktit se qeveria polak po përfshihej nga një rrezik serioz i cënimit të parimit të shtetit të së drejtës.

Megjithatë, pavarësisht presionit të ushtruar nga Komisioni Europian apo dhe vendimmarrjeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Polonia sot është rreshtuar së bashku me dhjetë shtete të tjera anëtare të Këshillit të Europës, por asnjë prej tyre anëtar i Bashkimit Europian, për shkak të faktit se ka ndërtuar një sistem drejtësie që bie ndesh me parimet e funksionimit të institucioneve demokratike dhe ngërçi më i madh është ai i përbërjes së Gjykatës Kushtetuese.

Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndër konkluzionet e saj përmbante dhe sa vijon:

Fokusi kryesor i autoriteteve polake që nga ardhja në pushtet e koalicionit aktual qeverisës në vitin 2015, ka qenë një program shumë i gjerë, ambicioz dhe gjithashtu kontrovers i reformimit të gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë. Qëllimi i këtyre reformave ishte adresimi i pakënaqësisë në rritje të popullit polak me mangësitë e sistemit të drejtësisë polake, i cili ka qenë dhe pjesa kryesore e programit zgjedhor të partisë në pushtet. Një objektiv i dytë i deklaruar i autoriteteve ishte adresimi i mungesës së përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të gjyqësorit polak, si rezultat i asaj që konsiderohej si strukturë qeverisjeje korruptive, korporative dhe vetë-shërbyese e gjyqësorit. Në të njëjtën kohë, autoritetet e sapozgjedhura e panë gjyqësorin si zgjatim të ish autoriteteve, tani në opozitë, që do të përdorin sistemin e drejtësisë për të dëmtuar dhe sabotuar axhendën e përgjithshme të reformave të autoriteteve të zgjedhura rishtazi. Prandaj, është e pamohueshme që, nën pretekstin e vullnetit për të depolitizuar institucionet shtetërore, një nga objektivat kryesore të programit të reformës në drejtësi ishte që gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë të vendoseshin nën kontrollin e shumicës së sapozgjedhur në pushtet”.

Për këdo qytetar shqiptar që ka ndjekur sadopak ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, mjafton që të lexojë konkluzionin e mësipërm për të kuptuar se ajo se çka po ndodh në vend është një dejavu e reformës në drejtësi në Poloni. Ajo çka e bën edhe më intiguese këtë dejavu është se dhe në Poloni mazhoranca ka përdorur mekanizmat e saj ekstraligjorë për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, emërime të reja në këto gjykata dhe organet e qeverisjes së drejtësisë, rezoluta parlamentare, pengesa për botimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, procedura në lidhje me betimin e gjyqtarëve, mosrespektim të opinioneve të Komisionit të Venecias etj..

Por gjithsesi, rasti i Polonisë mbetet i ndryshëm nga ai i Shqipërisë.

Polonia duke qenë vend anëtar i Bashkimit Europian është edhe nën juridiskionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, por edhe të organeve të Bashkimit Europian, çka e bën më të vështirë kapjen e pushtetit të drejtësisë pavarësisht vullnetit të mazhorancës qeverisëse për ta çuar deri në fund reformën ashtu si është konceptuar nga ajo vetë. Në Shqipëri, gjykata kompetente për konstatimin e cënimit të parimit të shtetit të së drejtës, është Gjykata Kushtetuese, e cila tashmë është jofunksionale prej vitesh. Është pikërisht kjo gjykatë që pas një lufte të gjatë mes mazhorancës qeverisëse që synoi kapjen e saj në mënyrë antikushtetuese dhe Presidentit të Republikës që tentoi të ruajë balancën kushtetuese në lidhje me përbërjen e kësaj gjykate, është sot në pritje të një opinioni të Komisionit të Venecias që megjithatë mbetet jodetyrues për t’u zbatuar.

Në Poloni “reforma” nisi me kapjen e Gjykatës Kushtetuese që dhe atje si në Shqipëri është kompetente për gjykimin e kushtetuetshmërisë së ligjeve. Më tej u vijua me shkarkimin e rreth 130 kryetarëve dhe nënkryetarëve të gjykatave të shkallëve të para. Në vijim u piketua Këshilli Kombëtar Gjyqësor si organi që kryente emërimet në Gjykatën e Lartë. Pikërisht ky është dhe momenti që ndërhyri Gjykata Europiane e Drejtësisë duke i konsideruar këto ndërhyrje ligjore si në kusndërshtim me parimet dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Në Shqipëri, saga e shkatërrimit të institucioneve të drejtësisë nisi në mënyrë të menjëhershme, megjithatë, ato që ranë më parë ishin Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, fakt ky që solli një kolaps total të institucioneve kushtetuese në vend që vazhdon ende edhe sot. Pikërisht këtu konstatohet dhe thelbi i ndryshimit mes Shqipërisë dhe Polonisë, pasi nëse në këtë të fundit ishte ndërhyrja e Gjykatës Europiane të Drejtësisë që ndali revanshin e kapjes politikisht të sistemit të drejtësisë duke i konsideruar këto ndëryrje ligjore/institucionale si në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Europian, në rastin e Shqipërisë nuk ka mbetur më asnjë “rojtar” për të mbrojtur “rojtarin” e Kushtetutës.

Aspekt tjetër dallues që është thelbësor në kapjen e sistemeve të drejtësisë të Polonisë dhe Shëipërisë është se nëse në të parën kanë qenë institucionet e Bashkimit Eruopian ato që kanë tentuar të pengojnë këtë kapje, në rastin e Shqipërisë kanë qenë ambasadorë të këtyre vendeve që kanë trumbetuar “suksesin” e një reforme që nuk po arrin të rindërtojë si një Fenix një sistem drejtësie të ri nga hiri i atij të vjetrit.

Është fakt tashmë që opinionet e Komisionit të Venecias përdoren thjesht për konsum politik të brendshëm sepse nga mazhoranca aktuale është i papranueshëm çdo opinion i ndryshëm nga ai që shkon drejt kapjes absolute të sistemit të drejtësisë.

Megjithatë, ndryshimi thelbësor mes Polonisë dhe Shqipërisë në luftën kundër kapjes së sistemit të drejtësisë, është se nëse në Poloni ende vijohet të luftohet për pavarësinë e pushtetit gjyqësor sidomos nga vetë gjyqtarët dhe prokurorët, në Shqipëri janë konformuar të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë mundësi ndikimi në këtë gur themeli të funksionimit të demokracisë. Shkarkimet dhe emërimet e reja tashmë po pasohen vetëm nga heshtja dhe pritja… – por si për ironi rezoluta e mësipërme kundër cënimit të shtetit të së drejtës në Poloni është votuar edhe nga dy deputetë shqiptarë të mazhorancës qeverisëse (Ervin Bushati dhe Klotilda Ferhati) si përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndoshta atë që nuk e bëjnë dot për Shqipërinë, e bënë për Poloninë…

“Michele Grillo, italiani i punëve të pista të Saimir Tahirit”

Në korrikun e vitit 2015, Michele Grillo, shefi i misionit të Interforcës italiane në Tiranë, udhëtoi bashkë me drejtorin e Policisë Haki Çako e të tjerë me një avion mbi Jugun e vendit.

Avioni ishte i pajisur me disa radarë specialë që diktonin mbjelljet me kanabis. Ishte një udhëtim sa për shfaqje, për të dhënë mesazhin se situatën e kemi nën kontroll.

Por nuk vonoi shumë dhe në Shtator të 2015 në Itali autoritetet italiane kapën një avion të vogël me 400 kg kanabis në një pistë sportive.

Ngjarja bëri bujë dhe të arrestuarit ishin një qytetar italian dhe një shqiptar.

Reagimi ishte i menjëhershëm dhe droga u dyshua si e ardhur nga Shqipëria. Por në kulmin e presionit mbi një trafik droge me avionë dhe vetëm 2 muaj pas aksionit me radarë, Shefi i Interforcës  në Tiranë Michele Grillo, doli në “Top-Channel” dhe deklaroi se, avioni nuk ishte ngarkuar në Shqipëri por kishte bërë lëvizje vetëm brenda Italisë.

Por Grillo u përgënjeshtrua nga Guardia di Finanza dhe policia e shtetit italian, e cila në komunikatën zyrtare shkruante se, sasia e drogës ishte ngarkuar në Shqipëri dhe komunikata qartësonte se avioni kryente transportin nga Shqipëria drejt Italisë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, publikoi komunikatën zyrtare të policisë italiane dhe përgënjeshtroi publikisht Grillon.

Ky ishte rasti i parë kur u pa qartësisht se Shefi i Interforcës Michele Grillo, ishte përfshirë në lojë politikë në krahë të ministrit Tahiri, duke deformuar faktet dhe duke mashtruar publikisht për të fshehur implikimin e palës shqiptare në trafikun e drogës.

Ishte interesante se si Grillo kurdisi një spektakël në korrik, gjasme për të identifikuar me radarë parcelat e kanabisit, ndërsa në Shtator u implikua në një skenar politiko-mediatik për të fshehur trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë me avionë.

Por emri i Grilos ka dalë së fundmi dhe në skandalin e përgjimeve. Ai është italiani që dyshohet si personi kyç që ka mundësuar pazarin e sigurimit të një aparature të sofistikuar përgjimi, madje dyshohet se ai është dhe personi që ka mundësuar futjen e saj në Shqipëri nëpërmjet logjistikës së Interforcës.

Nuk është e qartë nëse implikimet e Grillos janë vetjake apo nëse kanë prapavijë shtetërore nga Italia.

Por tashmë janë bërë dy raste ku del emri i tij, rasti i parë me drogën dhe rasti i dytë me aparaturën përgjuese dhe Grilo duket se është italiani i punëve të pista të Saimir Tahirit./Mapo

Yuri Kim: Fryma e Skënderbeut dhe Washingtonit është këtu, mbajeni gjallë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ishte e pranishme në aktivitetin për reformën në Drejtësi të organizuar nga ministria e Drejtësisë.

Kim tha se po punohet që të fitohet besimi i publikut se punët do të bëhen me integritet dhe paanësi.

Ajo u shpreh se fryma e Skënderbeut është prezent në Shqipëri, po ashtu mendoj se fryma e Washingtonit është këtu.

“Është e vështirë që të besoj që kam vetëm nëntë ditë në Shqipëri, në këto nëntë ditë kam takuar Presidentit e Republikës, Kryetarin Kuvendit dhe sot në mëngjes Kryeministrin e Shqipërisë dhe shumë ministra të tjerë duke përfshirë ministren Gjonaj.

Kam pasur nderin të takohem me pjesën më të madhe prej jush dhe mund të dukem si një manjetofon i prishur pasi kam thënë të njëjtat gjëra duke ngulmuar se sa e rëndësishme është reforma në drejtësi.

Dua të falenderoj ambasadorin Soreca, jo vetëm për fjalët e ngrohta, por edhe për fjalimin e shkëlqyer për reformën në drejtësi. Ne jemi të gjithë në një krah.

Për të gjithë ne që ndodhemi në këtë sallë, ndonëse jemi gjerman, amerikan, shqiptar jemi të gjithë shërbyes publik.

Dhe në fakt për mua teksa shikoj këtë sallë me persona në fushën e drejtësisë mendoj për dy personalitet të jashtëzakonshëm. Për Skënderbeun dhe Washington.

Unë besoj se fryma e Skënderbeut është prezent në Shqipëri, po ashtu mendoj se fryma e Washingtonit është këtu.

Edhe besoj plotësisht se si fryma e Skënderbeut dhe Washingtonit janë të gjallë këtu dhe në aty frymë dua që tu them që ta mbani të gjallë./Express

Shqipëria dhe Mali i Zi, vendet me investimet më të ulëta nga BE

Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet me fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Europian (BE) në raport me totalin.

Sipas një studimit nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës në vitin 2018 Shqipëria kishte nga BE vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi, i cili shënoi vetëm 44.3 për qind të totalit të investimeve të huaja nga vendet e Bashkimit Europian.

Në vendet e tjera në zhvillim të Europës Qendrore dhe Juglindore (CESEE) përqindja e investimeve nga vendet e BE është shumë më e lartë.

Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së, Serbia raporton se ka 73.6 për qind të investimeve të huaja direkte nga vendet e BE, Bosnja 66.7%, Bullgaria 79.6%, Rumania 91.1 %, Hungaria 92.7% etj, (Sipas hartës me poshtë).

Por, pavarësisht origjinës, investimet në terma bruto shënoi rritje në Moldavi, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë.

Tradicionalisht, rajoni CESEE ka tërhequr shumicën e investimeve nga vendet e BE-së. Për secilin prej vendeve të rajonit gati 3 të katërtat e investimeve të huaja vijnë nga BE-e, ndryshe nga rasti i Shqipërisë që gati gjysma e fluksit të investimeve ishin nga vendet jo të BE-së si Kanadaja, Turqia, Zvicra etj.

Por trendet e fundit tregojnë se në Hungari dhe Slloveni ka një zbehje të investimeve nga vendet e BE-së, të cilat kanë ardhur në rënie në pesë vitet e fundit.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe në një masë më të vogël Bosnjës, roli i vendeve të BE si investitorë të huaj po vjen në rënie gjithashtu raporton instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës.

Pabarazitë e të ardhurave ndërmjet vendeve të Rajonit CESEE mbeten të mëdha.

Këto vende ende po vuajnë mungesën e integrimit ekonomik në BE si në tregti dhe në investimet e huaja direkte.

Qeveria bëhet gati për një borxh të ri 725 milionë dollarë

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt për të cilin kërkon një financim në vlerën 725 milionë dollarë.

Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar vitet e fundit.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Data më e afërt e mbledhjes së bordit të Bankës vlerësohet 9 marsi 2020.

Kërkesa për borxhin e ri përshkruhet si nevojë e Shqipërisë për “të përmirësuar aksesin në dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve”.

Kërkesa pason dokumentin e strategjisë qeveritare 2020-2030 ku thuhet se vendi “ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliard euro”.

Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar zbatimin e strategjisë.

Kjo rritje sipas qeverisë është e përballueshme nga shqiptarët.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme:  Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto; politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” , – thuhet në dokumentin e qeverisë, publikuar nga revista ekonomike Monitor.

Tiranë, ambasadorja amerikane Kim në pritjen e mirseardhjes

Lufta që Shqipëria duhet të bëjë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vendosmëria e saj për sundimin e ligjit duket se do të jetë objektivi parësor i ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në fjalën e mbajtur të enjten në mbrëmje, në pritjen e mirëseardhjes, ajo theksoi se kjo lidh në mënyrë të pashmangshme tri përparësitë e ambasadës amerikane.

“Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. Shqipëria po punon për të qenë edhe një udhëheqëse në Ballkan për luftën kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Së dyti theksoi ambasadorja Kim – ne do të vazhdojmë të mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Forcimi i institucioneve dhe praktikave demokratike do të forcojë kandidaturën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive. Së treti, duam të rrisim mundësitë e biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Ka shumë potenciale të pashfrytëzuara në Shqipëri, për prodhuar, konsumuar dhe për të qenë novatorë”.

Por sipas ambasadores amerikane, realizimi i tyre kërkon që “Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur. Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë apo vetëm e komunitetit të biznesit. Për partnerët tanë në qeveri: ritheksoj rëndësinë e transparencës dhe të shtetit ligjor”, u shpreh zonja Kim, duke nënvizuar se “pavarësisht nëse është në praktikë apo në perceptim, korrupsioni e dëmton Shqipërinë dhe e pengon të arrijë potencialin e tij të vërtetë.”

Për ambasadoren amerikane “viti 2020 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, i mbushur me sfida por edhe mundësi. Potenciali për përparim dhe rritje është përpara nesh, nëse udhëheqësit e Shqipërisë mund të bëjnë bashkë vullnetin me, dhe mjeshtërinë për të bërë gjënë e duhur.”

Zonja Kim ju drejtua udhëheqësve shqiptarë “pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo, që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë, duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrificë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit”.

Ajo përgëzoi më tej marrrëveshjen e arritur mes palëve për reformën zgjedhore. “Shpresoj të ketë edhe shumë shembuj të tjerë të këtij lloj bashkëpunimi përgjatë gjithë vitit”, deklaroi ambasadorja amerikane. zëri i amerikës

FOTOT + VIDEO – Incident në premierën e filmit të Mamaqit, fletushka kundër ‘aktorit’ Edi Rama

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur premiera e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, ku ndër të tjera ka një rol edhe kryeministri Edi Rama. Por teksa të ftuarit hynin brenda për të parë filmin, një grup të rinjsh kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë.

Në disa prej tyre shkruhet “Shqipëria digjet, Rama krihet”. Po kështu janë stampuar foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në cadër, si dhe të kryeministrit Rama me flokë të gjata sipas rolit të dajës në filmin ‘I love Tropoja’.

Shihni pamjet që sjell Lapsi.al

VIDEO- “S’ka bir none e ku*ve që…”, Rama siç nuk e keni parë kurrë: Kush i bën presion çunit tonë?!

Ashtu siç është thënë edhe më parë, kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e filmit “I love Tropoja”, të Ermal Mamaqit. Kreu i qeverisë luan rolin e dajës së dhëndrit, rol i luajtur nga vetë Ermali, dhe që në film quhet Landi.

Pak para premierës së filmit është zbuluar një pjesë disa sekondëshe, ku shfaqet kryeministri Rama si asnjëherë më parë.

Ndërsa nipi i tij po martohet, Rama ndërpret dasmën dhe thotë: “S’ka bir none e bir kurve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”

3 shkodranë e një vlonjat urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës, “kokat” e trafikut nga Ekuadori në BE e Shqipëri

Zbardhen emrat e personave që urdhëruan marrjen peng dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, më 17 janar në Kamëz.

Janë katër persona, që kanë dhënë urdhrin për marrjen peng të Prengës, të cilët sipas News24 mendohet se kanë aktivitet kriminal në Ekuador dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Më poshtë, katër emrat e urdhëruesve të krimit makabër:
M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

Thesari Hija e Korbit, një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri

Thesari Hija e Korbit, një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në janar të vitit 1982, në vendin e njohur sot me emrin “Hija e Korbit”, u gjet një thesar monedhash antike. Kodra ku është gjetur thesari ngrihet pranë qytetit të Maliqit, mbi bregun e majtë të lumit Devoll.

Nisur nga pozicioni strategjik dhe sipërfaqja, Hija e Korbit mendohet të ruajë rrënojat e një qyteti të lashtë ilir të Desaretisë antike, identifikimi i të cilit nuk është përcaktuar përfundimisht.

Thesari përbëhet nga 618 monedha argjendi, të prera në një periudhë kohore që shkon nga shek. IV p.e.s., përfaqësuar nga tetradrahmet e Athinës, dhe përfundon me tetradrahmet e fundit të shekullit III p.e.s. të prera nga Antioh Hieraks, i mbretërisë seleukide. Në përbërje të thesarit gjejmë dy vlera monedhash: tetradrahme dhe drahme, të prera nga qytete dhe mbretër si: Athina, Aleksandri i Madh dhe Filipi III, të prera pas mbretërimit të tyre, të Lysimahut të Thrakisë, të Eumenit I, mbretit të Pergamit, të mbretërve Seleukidë, dhe mbretit të Maqedonisë, Antigon Gonatës.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë, ka të ekspozuar në katin numizmatik të tij, një pjesë të këtij thesari, të huazuar nga Instituti i Arkeologjisë. (Atsh)

Tërmeti 5.5 ballë lëkund Tiranën dhe Durrësin, qytetarët braktisin banesat

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë është ndier në Tiranë e Durrës pak minuta më parë.



Kjo ka shkatuar frikë tek qytetarët të cilët kanë braktisur banesat e tyre.

Ende nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Kushtetuesja pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019 pasi ka kualifikuar sot padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në korrik të viti të shkuar Ademi kërkoi në Gjykatën Kushtuetuese shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit. Ajo argumentonte se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të jashtëligjshme pasi data ishte anuluar me dekret presidencial dhe se në 31 bashki, kandidatët socialistë nuk kishin rivalë.

Dhoma e Këshillimit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të kualifikojë sot padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës.

Vendimi është marrë nga 3 anëtarë të kësaj gjykate por ky është vetëm filtri i parë i Kushtetueses. Për gjykimin e kësaj kërkese kërkohen të paktën 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pra plotësimi edhe me dy anëtarë të tjerë pasi 4 janë tashmë të emëruar në detyrë.

Duhet përmendur se deri tani 52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë, ndërsa kjo padi së bashku me padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë filtër.

Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Në pranga fieraku, pornografi me të mitur amerikanë

Një shtetas shqiptar 26 vjeç nga Fieri u arrestua gjatë një operacioni të organizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Si rezultat i bashkëpunimit me Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur dhe menjëherë, në bashkëpunim me prokurorinë, specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit nisën hetimet”, shpjegoi në një deklaratë policia shqiptare sipas së cilës hetimet kishin zgjatur gati 1 vit.

Në kuadër të operacionit “E-TRACE” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Dh., 26 vjeç, lindur e banues në Fier. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier”, bëri të ditur policia. Rasti kishte të bënte me dy profile në rrjetin social Facebook, “nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur. Përdoruesit e këtyre profileve, me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë. Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar”, saktëson deklarata.

Sipas legjislacionit shqiptar, vepra penale “Pornografia me të mitur”, parashikon një dënimi deri në 10 vjet burg. zëri i amerikës

Shqipëri, të mitur që shfrytëzohen nga industria e fasonëve

Zëri i Amerikës Birn

Orë të zgjatura, paga të ulëta

Dhjetra të mitur në Shqipëri punësohen çdo vit nga industria fason në kundërshtim me legjislacionin vendas dhe konventat ndërkombëtare, ndërkohë që bëhen pre e punëve të rrezikshme dhe të dëmshme për shëndetin e tyre.

Kronika është përgatitur nga Erisa Kryeziu dhe Vitori Çipi dhe është një bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe rrjetit të gazetarisë investiguese BIRN.

Në qershor të vitit 2017, kur sapo kishte mbushur 16 vjeç, Gerta* nga periferia e Tiranës trokiti për punë në një fabrikë të madhe këpucësh në zonën e Kamzës, me një kupon të kartës së identitetit në duar dhe dëshirën për të ndihmuar familjen. Asokohe minorene, Gerta thotë se e gjeti veten brenda ditës në borderotë e “punonjësve sezonalë” të fabrikës.

“Ditën e parë kam ndejt te lidhëset, pastaj më kanë futur direkt në modelim. Madje, kur e shihnin që punëtori është i shkathët, e fusnin në dy ose tre procese. Mbaj mend që i bëja njëkohësisht tre procese,” kujton Gerta, e cila sot studion për administrim biznesi.

Për tetë orë e gjysmë nga e hëna në të shtunë, vajza me origjinë nga Kukësi lyente lëkurë me mastiç, modelonte pjesën e përparme të këpucëve dhe i kalonte ato ‘në kaçkavall’-një proces që i jepte lëkurës formën e duhur. Ajo paguhej 20 mijë lekë në muaj, pagë të cilën e përdori për të mbështetur financiarisht familjen.

Gerta është vetëm një nga dhjetra minorenët e Shqipërisë që punojnë në fabrikat e fasonerisë për të luftuar varfërinë. BIRN intervistoi një numër punëtorësh fëmijë të industrisë fason, të cilët e përshkruajnë punën e tyre stërmunduese, me orare të zgjatura dhe paga të ulëta brenda fabrikave të pasigurta dhe të ndotura nga kimikatet.

Të intervistuarit e quajtën veten “sezonalë”; që nënkupton punësimin e tyre të përkohshëm gjatë pushimeve verore. Brenda industrisë fason, ky term krijon hapësira më të mëdha për punë në të zezë, në mungesë të kontratave dhe sigurimeve shoqërore.

Ndonëse punësimi mbi 16 vjeç nuk është i ndaluar në Shqipëri, legjislacioni ndalon angazhimin e të miturve në punë të rënda që dëmtojnë shëndetin, moralin apo rrezikojnë jetën dhe zhvillimin normal të tyre. Për mbrojtjen e të miturve, Kodi i Punës dhe një vendim i Këshillit të Ministrave imponojnë detyrime shtesë për punëdhënësit si dhe nuk lejojnë angazhimin e tyre më shumë se 6 orë në ditë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se të miturit punësohen shpesh në kundërshtim me ligjin, në mungesë të vlerësimit të rrisqeve, të raporteve të aftësisë për punë apo të kontratave si dhe me orare që i tejkalojnë 8 orët në ditë.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore pranoi përmes një përgjigje të shkruar se më shumë se gjysma e të miturve nën 18 vjeç ishin punësuar në shkelje të ligjit nga industria fason në vitin 2019, në mungesë të ekzaminimit shëndetësor të detyrueshëm.

Inspektoriati i Punës evidenton gjithashtu se gati 1/4 e të miturve punonin pa kontratë dhe sigurime –ndërsa deklaroi se kishte marrë si masë ndëshkuese për këto raste pezullimin e aktiviteteve.

Përfaqësues të biznesit fason në Shqipëri thonë se fëmijët punësohen me lejen e prindërve, pasi sipas tyre u përkasin shtesave më të varfra dhe të margjinalizuara të shoqërisë. Për shkeljet ligjore në punësimin e tyre, kryetari i Dhomës së Fasonëve, Gjergji Gjika fajëson autoritetet shtetërore.

“Fasoni nuk është as delja e zezë, as delja e bardhë e tufës së bizneseve në Shqipëri. Pra nëse Shqipëria ka informalitet, ka shkelje ligji, ka…pa diskutim që do gjesh edhe në fason kompani… pra edhe shkelje ligji,”tha Gjika për BIRN.

“Problemi i kontratave është problem i organeve kompetente. Në qoftë se organet kompetente vijnë dhe kontrollojnë dhe pastaj bëhet lëshimi, ju e kuptoni që këtu ka një flirt mes kompanisë dhe punonjësve të shtetit. Kjo s’do as mend as kalem,” shtoi Gjika.

Punëtorët fëmijë

Të miturit në marrëdhënie pune gëzojnë mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kodit të Punës. Gjithashtu, Shqipëria ka nënshkruar një sërë konventash ndërkombëtare për mbrojtjen e minorenëve gjatë ushtrimit të punës së tyre, mes të cilave konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës së OKB-së që ndalon shfrytëzimin në përgjithësi.

Ndërsa Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ose siç njihet ndryshe Konventa e ILO-s, parashikon eliminimin e të gjitha formave të këqija të punës për fëmijët si dhe ndalimin për t’i punësuar ata në punë të dëmshme për shëndetin, moralin dhe sigurinë.

Për shkak të kufizimeve në legjislacion dhe detyrimeve shtesë, shumica e bizneseve në Shqipëri nuk preferojnë që të marrin në punë individë nën 18 vjeç. Megjithatë, ky nuk është rasti i industrisë fason, ku përgjatë dekadave të fundit kanë punuar me qindra të mitur të papërvojë nga familjet e varfra të vendit.

Lindita, 30 vjeç, nënë e një djali kujton se filloi punë në vitin 2005, kur sapo kishte mbaruar klasën e tetë. Me ndihmën e një shoqate dhe nxitjen e familjes, ajo u punësua në një ndërmarrje prodhimi këmishash në zonën e 21 Dhjetorit.

“Familja ka ecur me mendimin ‘ose shkollën, ose punën’. Meqë unë nuk vazhdova shkollën, do të vazhdoja punën,” thotë ajo.

Ndonëse kanë kaluar 15 vite, Lindita ruan ende në kujtesë vështirësitë në komunikim dhe stërmundimin për të kapur normën.

“Ishte me normë, nëse nuk kapje normën nuk paguheshe. Norma ishte mund të themi në një lartësi shumë të madhe për moshën time, unë nuk e arrija dot sado që mundohesha….Mund të merrja 40 mijë lekë të vjetra për dy javë,” shton ajo.

Arjana nga Tirana thotë se ishte 16 vjeç kur u punësua në një fabrikë fasonerie në verën e vitit 2008. Ndonëse prindërit e saj ishin në punë, vajza asokohe e mitur thotë u nxit nga dëshira për të blerë një kompjuter për veten dhe vëllanë më të vogël.

Fillimisht kërkoi punë në një pastiçeri, por u refuzua.

“Në fasoneri nuk ishte e nevojshme të kishe përvojë, kualifikime dhe moshë madhore. Kushdo mund të punonte,” thotë Arjana. “Përgjatë vitit të parë merresha me lyerjen e lëkurës së rripave. Kjo bëhej manualisht, me kuti të vogla boje sipër së cilave kalonim rripin ose me makineri të mëdha,” shtoi ajo.

Një dekadë më vonë, pakgjë ka ndryshuar.

Papunësia mes prindërve dhe mungesa e të ardhurave për të plotësuar nevojat e shkollimit i shtyn të miturit shqiptarë drejt punës së rëndë në ndërmarrjet e fasonerisë.

Në tetor 2017, Sokoli filloi paralelisht gjimnazin dhe punën në një fabrikë lëkure në periferi të qytetit të Durrësit. Familja e tij prej 5 anëtarësh mbahej në atë kohë vetëm nga të ardhurat e siguruara nga nëna dhe djali adoleshent mendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër.

Megjithatë, puna e mban gjithë kohës larg shtëpisë.

“Zgjohesha në orën 6 e gjysmë [të mëngjesit], bëhesha gati për shkollën dhe në 8 filloja mësimin. Nga shkolla dilja në 14:10 dhe do më duhej të kthehesha në shtëpi, të bëhesha gati për punë. Puna fillonte në 15:30 deri në 12 të natës,” e përshkruan ai një ditë të zakonshme.

Rruga e kthimit në shtëpi i merr Sokolit edhe 45 minuta të tjera.

“Për turnin mbasdite kur punoja unë nuk ka pasur transport natën. Ka punëtorë që u shkonte edhe 1 orë rrugë në këmbë. Çdo natë domethënë në këmbë nga puna deri atje, e kam 45 minuta -1 orë,” shton ai.

Ndryshe nga Sokoli, Majlinda nisi të punonte në moshën 15 vjeçare vetëm gjatë sezonit të verës, fillimisht në një fabrikë qesesh plastike, më pas në një fabrikë peshku dhe në fund të një fabrikë tekstilesh.

“Njihja dikë aty, ajo kishte folur me pronarin. Pronari i kishte thënë që të shkoja,” tregon ajo për punësimin në moshën 15 vjeç, pa firmosur asnjë dokument.

Majlinda e përshkruan punën në fasoneri si tepër të mundimshme, ndërkohë që i duhej të luftonte çdo ditë me veten për të vazhduar përpara.

“Unë çdo ditë që isha në punë, kur shkoja në shtëpi mendoja ‘ok, nesër nuk do të shkoj më atje’. Por çdo ditë çohesha dhe shkoja. Edhe pak, edhe pak…,”tha ajo.

Punësime antiligjore

Shfrytëzimi i të miturve përmes formave të këqija të punës është një temë e vazhdueshme debati në Shqipëri, e pambështetur me statistika të sakta. Një studim i vitit 2017 i UNESCO-s vlerësonte se rreth 5.2% e fëmijëve të moshës 7-14 vjeç shfrytëzohen për punë, ndërkohë që ndjekin edhe arsimin e detyrueshëm.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, institucioni përgjegjës për marrëdhëniet e punës në Shqipëri raportoi se kishte evidentuar vetëm 237 punonjës nën 18 vjeç gjatë inspektimeve të kryera në vitin 2019. Sipas Inspektoriatit, 81 prej tyre ishin vajza.

Numri i fëmijëve të punësuar në fasoneri, sipas Inspektoriatit është disa herë më i vogël. Përmes një përgjigjeje me shkrim, Inspektoriati deklaroi se numri i të miturve të punësuar në industrinë fason kishte zbritur nga 108 minorenë në vitin 2017 në 67 gjatë periudhës janar shtator 2019.

Ndonëse raportohet një numër relativisht i vogël i fëmijëve në këtë industri, inspektimet kanë zbuluar një nivel të lartë të punësimeve antiligjore. Sipas Inspektoriatit, 37 prej tyre ose 55% e të miturve ishin punësuar në kundërshtim me ligjin.

“…punëmarrësit nën 18 vjeç, para fillimit të marrëdhënies së punës duhet të pajisen me raportin mjeko-ligjor, ku deklarohet aftësia e tyre për punë. Në lidhje me shkeljet e konstatuara nga monitorimi i inpektimeve kemi fëmijë të evidentuar pa ekzaminim mjekësor,” deklaroi Inspektoriati.

Gjatë vitit 2019, Inspektoriati evidentoi gjithashtu se ¼ e fëmijëve nuk ishin deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe ishin të pasiguruar. Sipas Inspektoriatit, punëdhënësit nuk kanë kryer gjithashtu vlerësim të rrisqeve përpara se fëmijët të fillojnë punë për të gjitha rastet që u gjetën të pasiguruar.

Për shkeljet e evidentuara gjatë vitit 2019, Inspektoriati ka vendosur vetëm një gjobë prej 260 mijë lekësh. Për 4 raste të tjera ka vendosur masën e paralajmërimit për gjobë.

Shkeljet ligjore të renditura për punëtorët fëmijë u bashkangjiten edhe abuzime të tjera më të gjera, të tilla si si mungesa e pajisjeve mbrojtëse, instalimet sanitare, mungesa e ambienteve të ngrënies, mungesa e ndihmës së parë dhe shërbimit mjekësor të punës apo i kontrollit periodik të punëmarrësve.

Punëtorët e mitur të fasonerisë të intervistuar nga BIRN konfirmojnë se kanë vuajtur në kurrizin e tyre shumicën e problemeve të identifikuara nga Inspektoriati i Punës.

Majlinda nga Durrësi thotë se kishte filluar punë në fabrikën e prodhimit të qeseve plastike pa asnjë kontroll mjekësor dhe pa firmosur ndonjë dokument. Kur inspektorët e Punës shfaqeshin në fabrikë, ata përcilleshin në grup për në shtëpi.

“Në momentin që ne ishim të pasiguruar dhe lajmëroheshin që mund të vinte dikush kontroll, na thonin të shkonim në shtëpi. Ka qëlluar dy raste të tilla që u larguam se mos vinin ata të kontrollit,“ thotë ajo.

Më herët në kohë, punonjëset e mitura dhe të pasiguruara mbylleshin me çelës nëpër magazina kur shfaqej kontrolli.

“Ata mund të vinin 2-3 herë në vit, jo më shumë,” tregon Lindita duke iu referuar inspektorëve të punës. “Sapo merrej vesh që po vinin, të gjitha punëtoret që ishin minorene, ishin të pasiguruara, i merrshin i fusnin në magazinë, i mbyllnin me çelës derisa të mbaronin punë ata,” shtoi ajo.

Zhvillimi i industrisë fason ndër vite duket se nuk i ka ndryshuar kushtet e punës mes aromave të rënda dhe ajrit të ngropur nga kimikatet, ndërkohë që mjetet mbrojtëse përgjithësisht mungojnë.

Nga ditët e vështira mes shkollës dhe punës, Sokoli kujton pluhurin e krijuar nga makineritë si pjesën më të rëndë.

“Ka qenë pjesa e ajrosjes, ka qenë gjithë kohës pluhur dhe as frymë nuk është se mund të merrje, ka qenë shumë problem. Pjesa e maskave nuk i jepej kujtdo, vetëm në qoftë se shkoje ta kërkoje ti që duhej një maskë. Dhe ajo jepej njëherë në javë,” tha ai për BIRN.

Ndërsa Majlinda tregon se e kishte të pamundur të ushqehej gjatë verës së vitit 2017, kur punoi në të zezë në fabrikën e qeseve plastike.

“Te kjo puna ku isha unë, i merrnim qeset, i paketonim, por pjesa e erërave që ishte atje…Në fillim nuk mësohesh dot, mezi haja,” kujtoi ajo për BIRN. “Kjo pjesa e ushqimit domethënë, nuk kishte as mensë aty,” shtoi ajo.

Mungesa e mensave për të konsumuar ushqimin i detyron punonjësit që të ushqehen në tavolinat e pista të punës.

“Gratë dhe punëtorët burra, të gjithë rrinin aty, te vendi i punës hanin. Të hash aty ku pluhuri është në maksimum, papastërtia është shumë e madhe, por nuk kishim çfarë të bënim,” kujton Gerta nga puna në fasoneri.

“I heqim nga veset”

Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonëve në Shqipëri e konsideron punësimin e fëmijëve një çështje të trashëguar, por aq sa të diktuar nga niveli i lartë i varfërisë në vend. Ndërsa kujton se në kohën e komunizmit mund të futeshe ligjërisht në punë sapo mbaroje klasën e tetë, Gjika pretendon se sot as nuk mund të mendohet që 14 apo 15 vjeçarët të punojnë në industrinë fason.

Përfaqësuesi i biznesit fason i tha gjithashtu BIRN se shumica e fëmijëve kanë të paktën njërin nga prindërit në të njëjtat fabrika. Gjika i mbrojti bizneset duke thënë se shumica e tyre i zbatojnë detyrimet e Kodit të Punës në punësimin e të miturve dhe fajësoi institucionet për rastet e shkeljeve.

Juristja Holta Ymeri i tha BIRN se ndonëse legjislacioni e ndalon krejtësisht punësimin e fëmijëve 15-16 vjeç në fasoneri dhe përcakton angazhimin e të miturve mbi këtë moshë në punë të lehta, ai nuk zbatohet.

“Në Shqipëri legjislacioni i punës shpesh shkelet. Shkelja kryesore që mund të përmendim është që të miturit janë të punësuar në punë të rrezikshme dhe kjo është kryesorja përveç shkeljeve të tjera që mund të vijojnë,” thotë Ymeri.

“Shkeljet kanë të bëjnë gjithashtu me aspektet themelore si paga, pagesa e orëve shtesë, pagesa e ditëve të pushimit ose në sektorët e rrezikshëm me masat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë,” shtoi ajo.

Gjika i Dhomës së Fasonëve mendon se punëmarrësit e kanë të vështirë që t’i kategorizojnë punët e lehta nga ato të vështira dhe kritikon paqartësitë ligjore në këtë drejtim. Ai sugjeron që është detyrë e institucioneve shtetërore që të përcaktojë kategoritë e punës për të miturit dhe më pas e punëdhënësve për t’i zbatuar.

“Punë të lehta për mendimin tim nuk ka, sikurse edhe punë të rëndë nuk ka. 90% prej tyre punojnë në makina qepëse. Ajo do të bëjë një proces. Për procesin dhe sasinë e procesit hajde të flasim,” tha Gjika.

“Ti realizosh kushtet e punës është komplet gjë tjetër, por që t’i pushosh…ne ku ta gjejmë që njerëzit të punojnë, sepse i heqim nga rruga, i heqim nga veset e të tjera me radhë,” tha shtoi ai.

Përfaqësuesi i Institutit për Kritikën dhe Emancipimin Shoqëror, Arlind Qorri, i cili ka realizuar dy studime për të drejtat e punëtorëve i tha BIRN se papunësia e prindërve është shkaku kryesor që i shtyn fëmijët drejt fasonerisë.

“Përgjithësisht është gjendja e keqe ekonomike, që i shtyn prindërtit që t’i shtyjnë fëmijët drejt punës”, tha Qorri për BIRN.

“Nga miratimi i ligjit dhe zbatimi i tij jemi shumë larg, jemi jashtëzakonisht larg, sepse nuk ju intereson atyre që kanë pushtetin ekonomik…Ne jemi në kushtet kur punëtorët në Shqipëri kanë më pak të drejta se mbase në çdo moment tjetër të historisë së Shqipërisë,” përfundoi ai.

*Të gjithë emrat e punëtorëve të fasonerisë janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tyre.

VIDEO – “Edi Rama i dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash”, koleksionisti: Ka tentuar të më eliminojë në burg

Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur korçar, i vënë disa vite më parë në qendër të vëmendjes pas arrestimit për trafik veprash arti, i është rikthyer sërish akuzave të tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimio këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.

 

Ai u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio për Fax.


Send this to a friend