VOAL

VOAL

Kokëdhima: Rama është çmendur, ka dalë mendsh! E njoh mirë, ai kishte për idhull Eskobarin (video)

Koço Kokëdhima ka bërë këtë të martë një deklaratë mjaft të fortë në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

I konsideruar si “mentori” i Ramës, Kokëdhima ka deklaruar se Rama është një i çmendur dhe i dalë mendsh. Më tutje, Kokëdhima deklaroi se Rama ka patur për idhull Eskobarin, por ia kaloi atij.

“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të”.

“Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.

Ish-deputeti Shehaj publikon skemën ndërlidhëse të blerjes së votave në Dibër: Planifikuar dhe ekzekutuar nga Rama

Nëse nuk i keni kuptuar qartë lidhjet midis personave të përfshirë në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj i ka vendosur ata në një skemë ku në mes qëndron Arben Keshi, si ndërlidhësi kryesor midis kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës në atë kohë Damian Gjiknuri, deputetit Artan Gaçi, si dhe personave në qarkun e Dibrës.

Shehaj thotë se vjedhja e votave ka qenë një operacion i planifikuar dhe eksekutuar nën drejtimin e kryeministrit.

“Vjedhje e votave ka qenë një operacion i planifikuar dhe ekzekutuar në mënyrë të koordinuar nën drejtimin e Edi Ramës”, shkruan ai.

Reuters: BE do të shtyjë për në tetor vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një kohë kur shqiptarët dhe maqedonasit presin që të hapen negociatat për anëtarësim në BE, agjencia e lajmeve Reuters raporton se drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, për negociatat do të shtyjë çdo vendim mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor, pas shqyrtimit të çështjes nga Parlamenti gjerman.

Në artikullin e shkruar nga Reuters thuhet se një shqetësim i madh është edhe rreziku mbi besueshmërinë e BE-së dhe ndikimi në rritje i Rusisë.

Pjesë nga artikulli i Reuters:

Ministrat e BE nga 28 shtetet e bllokut u takuan në Luksemburg të martën për të diskutuar fillimin e negociatave formale të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma nga frika e shqetësimit të parlamenteve dhe votuesve të tyre në shtëpi.

Maqedonia e Veriut që prej asaj kohe ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Greqinë e BE-në, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të emrit dhe duke bërë që një duzinë shtetesh të BE të bëjnë publike thirrjen për shpërblimin e Shkupit.

Në rrezik është edhe besueshmëria e BE-së dhe vullneti i bllokut për të vepruar kundër asaj që e sheh si një ndikim në rritje të Rusisë dhe fuqive të tjera të huaja në rajon, ende të goditura nga luftërat etnike në vitet 1990.

Por diplomatët kombëtarë që përgatitën takimin e së martës nuk arritën të arrijnë një marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët ligjore, e cila ka nevojë për mbështetjen unanime të të gjitha shteteve të BE-së që të miratohen.

“Ka pasur një mosmarrëveshje masive dhe nuk është aspak e sigurt se ministrat do të jenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje”, tha një diplomat i BE.

Drafti thotë se zgjerimi do të varet gjithashtu nga aftësia e BE-së për të reformuar veten dhe për të integruar në mënyrë efektive çdo anëtar të ri.

Drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, i cili u pa nga Reuters, thotë se do të shtyhet për në tetor çdo vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe pasi parlamenti gjerman të shqyrtojë çështjen.

“Rama po e çon vendin në konflikt civil”, çfarë u diskutua në takimin e Metës me ambasadorët

Java e punës për Presidentin Meta nisi dje me një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. 

 

Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Meta mblodhi në Pallatin e Brigadave krerët e misioneve diplomatike të vendeve të BE-së në Tiranë, në një mëngjes pune ku fokusi i takimit ishte kriza politike dhe dekreti i tij për anulimin e 30 qershorit si ditë zgjedhore.

 

Ndonëse takimi u zhvillua pa media dhe në mënyrë konfidenciale, mësohet se kreu i shtetit, për rreth 2 orë, ka diskutuar me ambasadorët mbi qëndrimet e tij mbi krizën politike, që ka kapur vendin. Burimet bëjnë me dije se një pjesë të diskutimit kishte zënë dhe çështja e anulimit të 30 qershorit si ditë zgjedhore.

Burimet bëjnë me dije se Presidenti ka theksuar para diplomatëve, se vendimi i tij është në mbështetje të kompetencave, që Kushtetuta e Shqipërisë i jep atij. Ky dekret, sipas Metës, është plotësisht konform Kushtetutës dhe tanimë ai ka hyrë në fuqi me publikimin në Fletoren Zyrtare, duke shtuar se zbatimi i tij është i detyrueshëm.

Për sa i përket krizës politike, kreu i shtetit ka theksuar se ky vendim i tij duhet të shfrytëzohet nga aktorët e krizës politike për gjetjen e gjuhës së bashkëpunimit ,në mënyrë që të kapërcehet kjo situatë, e cila, sipas tij, do t’i shërbente edhe aspiratës së Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Meta ka theksuar se tensionimi i situatës dhe qëndrimet e Kryeministrit Rama rrezikojnë ta çojnë Shqipërinë drejt një konflikti civil. Këto qëndrime që Presidenti Meta u bëri ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian, ia ka parashtruar përpara disa ditëve edhe zëvendësambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

PANORAMA

Përgjimet e publikuara nga “Bild” – Gazetari: Tashmë kanë hyrë në lojë faktorë ndërkombëtarë

Gazetari Enton Palushi ka komentuar  përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin zyrtarë të PS-së, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama gjatë zgjedhjeve të 2016 në Dibër.

I ftuar në studion e e emisionit “A show” në News 24, ai tha se nuk mund ta gjykosh vërtetësinë e “Bild”  nisur nga stili që ajo ka, por shtoi se nuk përjashtohet mundësia që në Shqipëri mund të jenë futur aktorë ndërkombëtarë dhe politikanët tanë punojnë “thjesht si aktorë”.

 

Unë kam kaq kohë që e ndjek. Të gjithë gazetat në Gjermani kanë një raport të tyre me të vërtetën. Stili i saj nuk ndikon tek përmbajtja.  Kemi një kryeministër që shkonte në Gjermani për ekspozita, tani do të shkojë për gjyqe. Vështirë të bësh një parashikim dhe djalli fshihet në detaje. Dhe ne duhet të analizojmë të gjithë informacionet që vijnë nga jashtë. Kam frikë  se sot kanë hyrë në lojë aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Tani loja është e hapur. Ata do të jenë pjesë e lojës”-tha ai.

Përgjimet e ‘Bild’ – Gazetarja: Dosja fle për të paktën tre vite. Arta Marku në këtë çështje është me zero bilanc

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar  përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin biseda  mes zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Sipas Lalës, përgjimet treguan se ky fenomen  në Shqipëri është i rëndë.

Për emisionin “A show”,gazetarja,  ndërsa pohoi se e ka takuar personalisht gazetarin gjerman, nuk dha përgjigje se si kanë rënë në dorë të gazetarit përgjimet e “dosjes 184”.

 

“Ajo që duam të them në lidhje me përgjimet në fakt duhet thënë  se kjo dosje fle të paktën prej tre vitesh.  Përgjimet na treguan se ka edhe zyrtarë të përfshirë. Realisht fenomeni është i rëndë.

Si kanë shkuar tek Pieter Tiede këto materiale, kush e ka bërë këtë?

Situata në gjykatat shqiptare është një amulli. Ka interferenca të ndryshme. Unë e kam takuar gazetarin dhe nuk e kam pyetur për burimet. Pavarësisht burimit, tregon se sa e rëndë është fenomenin i blerjes së votave dhe deri ku shkon kjo masakaradë. Zonja Marku në këtë çështje është me zero bilanc.

Video/ Përgjimet e “Bild”, ç’po ndodh në Partinë Demokratike

TIRANË

Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ky i fundit nuk ka shkuar në prokurori siç ishte thirrur pak ditë më parë.

Pas këtij vendimi, qindra qytetarë kanë vërshuar drejt selisë blu. Gazetari i “BalkanWeb” Klajdi Bodlli  raporton se për shkak te situatës së rënduar politike po mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme nga Kryesia e FRPD-së .

Burimet i thanë “BalkanWeb” se po diskutohet për protestën e radhës kombëtare të datës 21 qershor si dhe për përgjimet e publikuara nga gazeta më e madhe europiane” BILD.

Një pikë tjetër, e cila është në tryezë të mbledhjes së kryesisë së FRPD-së është edhe për thirrjen që Prokuroria i ka bërë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përgjimet e BILD/ Drejtori i Arsimit presion mësuesit: Votën e dua haptas, aq vota sa ke ti dua, mos kemi llafe. Murati: Të kanë sinjalizu gabim

Drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeci është përgjuar nga prokuroria, teksa i bën presion mësuesve për të votuar dhe deklaruar votën në zgjedhjet vendore të kësaj bashkie.

Drini Gjeçi flet me Lavdrim Muratin që sipas publikimit të BILD është mësues.

Ai i kërkon që të votohet haptas, dhe të mos ketë fjalë, ndërkohë që mësuesi e garanton për votën, ndërkohë që i thotë se e kanë sinjalizuar gabim.

Përgjimi 13:

Drini Gjeçi: Alo? Lavdrim Murati?

Lavdrim Murati: Po

Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit në telefon.

Lavdrim Murati: Urdhëro, si ja kalon?

Drini Gjeçi: A ke votu?

Lavdrim Murati: Jo, akoma.

Drini Gjeçi: Po pse mo Lavdrim nuk ke votu akoma?

Lavdrim Murati: Po s’kam votuar, të lirohet njëherë radha.

Drini Gjeçi: Ça radhe?

Lavdrim Murati: Radha…

Drini Gjeçi: Lavdrim mos të kemi llafe, votat i dua haptas. Mos të kemi llafe mo.

Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor, s’bëhet llaf ajo punë.

Drini Gjeçi: Mos më bëj të pres. Aq vota sa ke, ti dua.

Lavdrim Murati: Më vjen keq!

Drini Gjeçi: Mos ma prish llafin.

Lavdrim Murati: Më vjen keq, ju kanë sinjalizu gabimisht

Drini Gjeçi: Nejse, unë këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

Lavdrim Murati: Në rregull, në rregull.

PANORAMA

“Do të fejohet”- Mësuesi i tregon drejtorit Keshi për shumën e parave që kërkon ish-nxënësi i tij për katër vota në Dibër

Në përgjimet e publikuara nga Bild është edhe një bisedë midis drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi dhe një mësuesi në zonën e Dibrës.

 

Keshi e pyet mësuesin për një person me emrin Altin, për të cilën mësuesi thotë se ka qenë ish-nxënës i tij dhe se kërkon para për katër vota për shkak se do të fejohet.

Përgjimi 4:

Arben Keshi: Hë mo!

Mësuesi: Dëgjo, kam një djalë këtu tek shtabi.

Arben Keshi: Nuk di gjë për këtë, ky Altini, i kujt është?

Mësuesi: Çfarë?

Arben Keshi: I kujt është Altini.

Mësuesi: I Isuf Qokut, një ish-nxënës i imi…

Arben Keshi: Ok, çfarë do ai?

Mësuesi: …. Ai ka një problem. Problemi i tij është kështu, ai do nja 20 000 lekë, ai thotë se kam katër vota. Do të fejohet këtej nga Tërnova. Nuk e di ça thotë, kam folur me Shemsiun, ai tha se Shemsiu ka një problem. Kam komunikuar me të pardje.

Arben Keshi: Po.

Mësuesi: Atij zotnisë, Kollashitit kam komunikuar me të rrugës sa u ndamë, i thashë Anës, i thashë në emrin tënd.

Arben Keshi: Në rregull, jo në emrin tim

Mësuesi: Në emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të Arsimit ia thashë, ia thashë, ia komunikova.

Arben Keshi: Mirë

Mësuesi: Mbarova punë me të. Edhe Gëzim Hoxha që kishte probleme pak se ka qenë në Itali, në Amerikë dhe erdhi sot, sepse ai është kushëri me vjehrrën time Gëzim Hoxha. E ke parasysh, vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.

Arben Keshi: Po e kam parasysh.

Mësuesi: Nëna e Merlanit dhe nëna e Gëzimit janë kushërira të dyja pra.

Arben Keshi: Mirë, ok.

Mësuesi: Është e mbaruar ajo punë. Bujar Kurtazën e kam komuniku prapë sot dhe Vebi Muhametin. Kunata e Vebiut është mbesa e Rem Ramës.

Arben Keshi: Ata vëllezërit e Vebiut na çanë dërrasat duke u zënë, ky thotë akoma…

Mësuesi: Jo, jo ai nuk ka lidhje me ata fare, nuk është përzi. Në qoftë se ke informacionin më të vogël ma thuaj mu.

Arben Keshi: Jo, jo s’e kam pa.

Mësuesi: Në qoftë se ke gjënë më të vogël më thuaj. Ai ma ka thënë troç mu në zyrë. Ok?

Arben Keshi: Mirë, ok. Është në rregull.

Mësuesi: Unë t’i kam mbaruar të gjitha punët, pa përjashtim. I kam bërë të gjitha. Dhe atij zotnisë unë ia kam bërë të qartë pardje në sy të Bujar Spahiut. Troç ia kam thënë mu përpara lokalit të Begut.

Arben Keshi: Në rregull, ok. Mirë.

Mësuesi: Po qe se ashtu, pyete Neki Ukën, pyete dhe Din Jasharin.

Përgjimi/ “Nuk deklarove haptas votën bashkë me familjen, shko gjej punë tjetër”- Drini Gjeçi kërcënon drejtorin e shkollës

Në përgjimin e 12, nga 16 përgjimet e publikuara nga “Bild”, del Drejtori Rajonal i Arsimit, Drini Gjeçi, i cili zbaton urdhrat e dhëna nga deputeti Pjerin Ndreu. Ai del në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç, Reshat Elezi.

Në ditën e zgjedhjeve, Drini Gjeçi urdhëron një drejtor shkolle për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, duhet të kërkojnë për një punë tjetër.

Përgjimi numër 12:

Drejtori i shkollës: Alo, mirmëngjes drejtor

Drini Gjeçi: Si kalove, ku je ti?

Drejtori i shkollës: Jam këtu, në radhë  te qendra votimi

Drini Gjeçi: i ke marrë të gjithë ata të familjes?

Drejtori i shkollës: Të shtëpisë? Jo jo, ata më vonë, do shkoj t’i marrë më vonë.

Drini Gjeçi: Në ça qendër voton ti?

Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç

Drini Gjeçi: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.

Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.

Drini Gjeçi: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.

Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.

Drini Gjeçi: Bëje haptas me gjithë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Përgjimet/ “Na këputën këta. Blloko autobusët”- Shefi i Komisariatit të Kamzës flet me drejtorin: Xhelali mendohet të marrë…

Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të parakohshme atje tri vite më parë, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

 

Në përgjimet e publikuara nga Bild, kryepolici i Kamzës informon gjerësisht drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, të cilin midis të tjerash i uron fitore.

Në përgjimin numër 8 të Bild, shefi i policisë së Kamzës e informon gjerësisht drejtorin mbi lëvizjet e Xhelalit, me sa duket kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu dhe votat që ka ai në zonën e Lurës dhe Reçit.

Përgjimi numër 8:

Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me shefin e stacionit policor të Kamzës

Arben Keshi: Urdhëro!

Sali Skura, shefi i policisë së Kamzës: Sala në Kamzë jam. Sali Skura.

Arben Keshi: Hë mo, çkemi?

Sali Skura: Mirë. Si ia kalon? Si janë duke shku?

Arben Keshi: Mirë duken. Na këputën këto të Kamzës. Bllokohen autobusët e Kamzës.

Sali Skura: Po, pra po!

Arben Keshi: Bllokohen autobusët e Kamzës o shok.

Sali Skura: Po pra. Kemi nxjerrë postblloqe policie. Në orën 3 kanë në mend me u nis. Në orën 3 e gjysë.

Arben Keshi: A keni informacionet se sa bëhet llafi për t’u nisë?

Sali Skura: Nga ora 3 e gjysmë do të nisen. I kemi marrë do masa domethënë.

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Mendohet rreth 450, 500 veta.

Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?

Sali Skura: Xhelali i ka organizuar krejt bashkinë i ka çu te Turizmi i ri në Lurë. E kupton?

Arben Keshi: Kuptoj!

Sali Skura: Maqellara si duket?

Arben Keshi: Maqellara është mirë sepse s’ka njerëz nga Kamza në Maqellarë. Nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë unë.

Sali Skura: Lura është problem.

Arben Keshi: Lura, Reçi.

Sali Skura: Lura, Reçi gjithë ajo krahinë atje. Nga komisionerët ma merr mendja i keni futur në xhep?

Arben Keshi: Po! Po! Sigurisht!

Sali Skura: Po qyteti si duket?

Arben Keshi: Mirë duket! Po flas për Lurën dhe për Reçin, pjesën që vjen nga Xhelali.

Sali Skura: Po pra po! Melita (punonjëse e gjendjes civile) s’ka pas çfarë me bë me këto kodet (manipulimi i adresës së votuesve dhe kodi individual i votuesve që mund të identifikojë edhe votën).

Arben Keshi: Jo mo vlla jo. Nuk ka pasur çfarë të bëjë. Thjesht ata që kanë gjendjen civile, s’ke ca me bo.

Sali Skura: Sepse i kam ndjekur nga mbrapa sot që nga mëngjesi. Hajde të uroj fitore.

Arben Keshi: Për çfarë do të flasim? Bëhet fjalë për 450 vota. Do të thotë se ka ardhur me njerëzit e vet në Lurë ai?

Sali Skura: Njerëzit e vetë, e ke parasysh. Janë ca furgona.

Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesë të informacionti, Lura apo edhe zona të tjera desha të di pak a shumë.

Sali Skura: Po, po. Vetëm nga krahu këtej, se mos shkojnë nga Mirdita.

Arben Keshi: Rrugës së parë që i binë andej.

Sali Skura: Po! Mirë, hajde suksese! Kalofsh mirë.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit

Në përgjimin numër 9, të publikuar nga “Bild”, del Zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, duke folur me shefin e komisariatit nr.5, Sali Skurën, për votimet në zonën e Dibrës.

Në këtë bisedë Skura pyet Keshin nëse gjërat po shkojnë mirë për PS-në, e ndër të tjera, Skura thotë se kanë bllokuar disa autobusë dhe se disa të tjerë i hodhën me miqësi.

Arben Keshi: Urdhëro?

Sali Skua: O Beni Sala jam

Arben Keshi: Hë mo ça bone?

Sali Skura: Çkemi si ja çove?

Arben Keshi: Mirë si ja çove

Sali Skura:  Hë si janë gjërat andej?

Arben Keshi: Ku di gjë, mirë duket po ke parasysh, thesi i mbyllur

Sali Skura: Po po. Si duket situata

Arben Keshi: Po mirë

Sali Skura: Jo po flas nga pjesëmarrja, si e shikon ti domethënë

Arben Keshi: aq sa kanë marrë vazhdimisht, ke parasysh nga 52%, jo më shumë

Sali Skura: Si shko Maqellara si përafrohet?

Arben Keshi: ku di unë. Mirë mirë na thonë të gjithë, po të shohim a e themi dot vetë ne mirë. Sepse është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: po po e vërtetë

Keshi: A erdhën shumë mbrëmë këndej mo?

Sali Skura: Si?

Arben Keshi: a erdhën shumë autobusa mbrëmë?

Sali Skura: jo jo, nja 7 i bllokuan

Arben Keshi: I bllokuan ëë?

Sali Skura: Po po, të tjerat ia hodhëm kështu, me miqësi

Arben Keshi: Mirë pra

Sali Skura: Mirë, bëj kujdes vlla dhe fitore.

Përgjimi i ri/ “Jepi të paktën 30-40 mijë lek për votë”, biznesmeni flet me pjesëtarin e shtabit: M’duket janë tu abuzu me lekët

Biznesmeni Bekim Krashi është përgjuar nga prokuroria teksa flet me një qytetar lidhur me blerjen e votave.

Ai i kërkon të dijë se sa lekë do të ofrojë për disa persona që kanë 3 deri në 5 vota.

Por Bekim Krashi i bën të qartë që për u thotë të paguajnë 30 deri në 40 mijë lekë për një votë.

Përgjimi 15: Bekim Krashi me një person të paidentifikuar

Personi që do shesë votën: Alo

Bekim Krashi: Ça bëre?

Personi: O Bekim si je? A je mirë?

Bekim Krashi: Ça ke ba?

Personi: Si ja kalove?

Bekim Krashi: Hej

Personi: Tani doja të thoja pak për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

Personi: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

Personi: Por ai do diçka mo burrë. Si t’ja bëjmë ne?

Bekim Krashi: A ke komuniku me Naimin?

Personi: Po, jam konsultuar pak me të, por për Zotin nuk e di. Edhe për Fiqiri Bashën ka dy vota e i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë.

Bekim Krashi: Sa?

Personi: 50 mijë lek. Kështu më tha Fiqiriu.

Bekim Krashi: Kush është Fiqiriu?

Personi: Nuk e di sa e vërtetë është. Nuk e di sa është në letra.

Bekim Krashi: Do të shikoj unë, se do mi japin një me një letrat ato.

Personi: Po tani si do ja bëjmë? Çfarë mund të bëjmë ndonjë gjë për to?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi. Do të vij nesër e t’i jap ndonjë gjë.

Personi: Sa mund t’i japim për shembull? Sa mund të japim për Halit Bashën për shembull?

Bekim Krashi: Sa kanë ata, 5?

Personi: 3 vota ka Haliti dhe Fiqiri Basha ka 2 vota.

Bekim Krashi: 5?

Personi: He?

Bekim Krashi: T’ju japim 40 mijë lek apo 50?

Personi: 50 mijë lek për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mor. Të paktën 40 apo 30 mijë lek për votë. Sa ka ai, 3 vota?

Personi: 40 mijë lek për votë?

Bekim Krashi: 100 mijë lek i japim atij që ka 3 vota. A dëgjo?

Personi: 100 mijë lek. Po këtij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim 60-70 mijë lekë.

Personi: 70 mijë lek. Naimi ka thënë 50 me siç thotë Fiqiriu. Domethënë ti jap edhe 20 të tjera plus.

Bekim Krashi: Ata ku kanë patur shumë. Nëse nuk i ka dhënë 20, le ti japin 20 më shumë.

Personi: Po shihe këtë o burrë, se m’duket se janë tu abuzu me punë lekësh o Bekim, aman o burrë i dheut.

Bekim Krashi: Dëgjo o zotëri, mos më thuaj asgjë në telefon se më çmende. Telefoni përgjohet.

Personi: He?

Bekim Krashi: Po lëri këto diskutime me mua në telefon.

Personi: Kuptoj, kuptoj. Shihe vetë tani.

Bekim Krashi: Faleminderi. Mirupafshim

Përgjimi/ Damian Gjiknuri: Kush u mor me pjesën e transportit të (parave)? Keni mbështetjen e shtetit, merrni…

Damian Gjiknuri, ish-ministri i Transportit dhe Energjetikes është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuarën zgjedhjet e Dibrës me Partinë Socialiste.

Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.

Sipas Gjiknurit ata janë mbështetet dhe nga shteti për të kryer këtë punë, ndaj i kërkon ati që të marrë listën dhe të kërkojë mbështetje.

 Përgjimi 14, Damian Gjiknur-Bekim Krashi

Bekim Krashi: Po, shef

Damian Gjiknuri: O Bekim, folëm i çik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit (parave). Se ju jeni edhe mbështetur nga shteti për atë punë.

Bekim Krashi: Ne, me thënë të drejtën, ne nuk jemi mbështet shumë për atë punë. Por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.

Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo ti marr do të vij atje, pa merak.

Zgjedhja e Kryeprokurorit, KLP kërkon shtyrjen e afatit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

KLP kërkoi shtyrjen e afatit pasi kandidati Olsi Çela nuk i është nënshtuar akoma vettingut.

Kreu i KLP , Gent Ibrahimi u shpeh se një shtyrje e tillë është e nevojshme në kushtet kur jo të gjithë kandidatët kanë kaluar në sitën e vettingut.

“Olsi Çela nuk iu është nënshtruar akoma vettingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e vettingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë proceduarat”, shprehet Ibrahimi.

Ai gjithashtu bëri me dije se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve, për të vijuar procesin.

Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe se cili nga ata ka më shumë përparësi.

Pas hapjes së garës nga KLP për këtë post që ka një mandat 7-vjeçar kandiduan tre prokurorë dhe një avokat, të cilët brenda një afati 45 ditor, tre prej tyre do t’i kalojnë parlamentit në bazë të një renditjeje.

Përzgjedhja kryeprokurorit – Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.

KQZ i përgjigjet Metës: Ja numri i deputetëve në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer pergjigje Presidentit te vendit, Ilir Meta, i cili vetem pak dite me pare kerkoi zyrtarisht informacion lidhur me numrin aktual te deputetit ne Kuvendin e Shqiperise. 

 

Sipas pergjigjes se dhene nga KQZ, ne Kuvendin e Shqiperise ka 122 deputete ne total.

Ne letren e derguar per Presidencen, KQZ sqaron edhe numrin e deputeteve sipas qarqeve.

 

LETRA E METES

Presidenti kerkoi informacion per numrin e deputeteve, duke pasur parasysh qe parlamenti aktual nuk ka 140 deputetë, aq sa është përcaktimi i tij në Kushtetutë. Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante. Neni 64 i Kushtetutës sanksionon në pikën 1 të tij se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore”.

Kriza, Presidenti takim me ambasadorët e BE

Ne kulmin e tensioneve politike ne vend, teksa PS ka depozituar zyrtarisht ne Kuvend kerkesen per nisjen e procedurave per shkarkimin e presidentit, kur ky i fundit ka anuluar 30 qershorin, nderkohe qe kryeministri Rama nuk leviz nga kjo date, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

 

Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.

 

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti ne nje takim qe ka zgjatur rreth 2 ore, i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbeshtetet ne Kushtetute dhe tashme ka fuqi ligjore pasi eshte botuar ne Fletoren Zyrtare.

“Bashës i rrezikohet jeta”, Meta thërret drejtorin e SHISH dhe komandantin e Gardës

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka thërritur në takim drejtorin e SHISH-it dhe komandantin e Gardës.

 

Lajmin e bëjnë me dije burime të “Panorama” që theksojnë se presidenti ka thërritur dy drejtuesit e institucioneve në një takim në zyrën e tij në Presidencë.

Lëvizja e kreut të shtetit vjen vetëm pak pas letrës që PD-ja, me firmë të sekretarit Gazmend Bardhi i ka nisur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një takimi informal që ky i fundit ka zhvilluar me truprojat e Bashës, duke i komunikuar faktin se kreut të opozitës i kërcënohet jeta.

Sipas burimeve, kreu i shtetit kerkon informacione lidhur me sigurine e kreut te opozites, Basha.

Zëri i Amerikës: Lobimi në SHBA, Basha nuk paraqitet në Prokurori

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës ku ai ishte thirrur në cilësinë e të pandehurit për t’u njohur me akuzën lidhur me hetimin e nisur për pagesat e bëra për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti Basha i është drejtuar me një letër Prokurorisë, ku shpjegon se arsyeja për të cilën ai nuk paraqitet është se shkresa e organit të akuzës është përpiluar sipas tij në shkelje të ligjit.

“Në lidhje me “Ftesën për Paraqitje” të datës 12 Qershor 2019, ju informoj se njoftimi juaj nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale (KPP), neni 308, pika 3, i cili kërkon që ftesa për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”. Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore”. Shkruan zoti Basha duke shtuar se “për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c, i KPP-së që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.”

Kryetari demokrat, thekson se “duke konfirmuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria që të bëjë të njëjtën gjë. Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të ri të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”.

Në përgjigjen dërguar prokurorisë, zoti Basha akuzon sërish organin e akuzës se ka vepruar, sipas tij me një prapavijë politike. “Unë jam paraqitur në organin e prokurorisë mbi këtë çështje sa herë është kërkuar, në përputhje me ligjin. Këtë e kam bërë në respekt të plotë të ligjit, pavarësisht se në të gjitha rastet, thirrja e Kryetarit të Opozitës në prokurori mbi këtë çështje, është bërë gjithmonë pas paralajmërimit disa ditë përpara nga Qeveria dhe sa herë kjo e fundit ka qenë nën akuzë publike për skandale kriminale apo korruptive”, shkruan Kryetari I PD-së.

Edhe javën e shkuar, në reagimin e tij ndaj thurrjes nga ana e prokurorisë, zoti Basha bëri përgjëgjës direkt kryeministrin Rama që sipas tij “me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun”. Sipas zotit Basha “Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!”.

Sipas hetimit, mësohet se ka rezultuar se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke ju shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, të jetë paguar nga Partia e tij.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjëherë lidhjet me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale e që fije të ndryshme e lidhin dhe me shtetas rus. PD ka deklaruar publikisht se “nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

Lidhur me pagesën prej 500 mijë dollarësh që Muzin ka deklaruar se janë bërë nga PD, zoti Basha ka dhënë shpjegime kontradiktore. Në mars të vitit të shkuar ai ishte shprehur se nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike”. Ndërsa në nëntor të 2017 e kishte shpjeguar këtë shumë me pagesën e kryer falë një mbledhje fondesh nga një numër i madh shqiptaro amerikanësh, por që nuk kishte kaluar përmes partisë.

Nuk dihet se çfarë provash Prokuroria ka në dipozicion, dhe nëse ajo ka siguruar dokumenta të reja. Marsin e kaluar ajo shpjegoi se “ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga PD dhe shpenzimeve reale të saj: PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë, por nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 mijë dollarësh. Në dokumentat e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia dalin qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, pra PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin” – theksohej në deklaratën e prokurorisë të pak muajve më parë. Sipas saj, nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 mijë dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat PD nuk i ka deklaruar ligjërisht. “Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade” – deklaroi prokuroria e Tiranës në mars.

Himara braktis PS-në! Në takimin elektoral Gjiknurit e Goros nuk i shkojnë as 100 persona

Deputeti Damian Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro kanë vijuar fushatën e tyre për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Dhe pse të vetëm në garë, pas përjashtimit të Fredi Belerit nga KQZ, sërish PS po vijon fushatën dhe në këtë qytet.

Sot Gjiknuri dhe Goro u ndalën në një takim me banorë në qendër të qytetit. Buzë detit të Jonit në shëtitoren e rregulluar së fundmi ata kishin bërë gati foninë dhe karriget, ku do uleshin vet dhe qytetarët, shkruan dosja.al.

Por dhe pse takimi pritej me pompozitet, rezultoi një flluckë sapuni, pasi nuk u mblodhën as 100 veta. Duke u ndodhur para kësaj situate, Gjiknuri dhe Goro e “hëngrën turpin me bukë” dhe vijuan takimin e programuar dhe 50 qytetarët. Dhe nuk u ndalën me kaq. Pas takimit, deputeti postoi dhe foto nga takimi ku shiheshin qartë se dukej një braktisje nga banorët.

Klevis Balliu i përgjijet ironisë së Ramës: Ti më 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut (video)

Diten e sotme gjate takimit elektoral qe zhvilloi ne Pogradec, kryeministri Edi Rama ka ironizuar opoziten me “historine e filxhanit”, duke etiketuar Fahri Balliun dhe djalin e tij, ish-deputetin e PD, Klevis Balliun.

Rama tha se “sipas fallxhores, Fahri Balliut i eshte thene se Klevisi do te behet Minister i Drejtesise”, duke ironizuar keta te fundit.

 

Por pas kesaj, ka reaguar ish-deputeti, Klevis Balliu,i cili ne nje postim te bere ne Facbook i ka treguar edhe nje here se nuk do te kete zgjedhje ne 30 qershor.

“KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADEC

Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër.

Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”, ka shkruar ai.

Basha gjykatësve dhe prokurorëve: Do të dilni para drejtësisë bashkë me Ramën

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për 4 nga 7 të arrestuarit në Librazhd, zyrtarë të PD, të cilët tentuan t’i bllokojnë rrugën Edi Ramës për mbajtjen e mitingut.

Kreu i selisë blu është shprehur se këto arrestime kanë për qëllim të trembin qytetarët, por se kjo nuk do t’i ndalë ata deri në fitore.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e radhës, ditën e premte, ndërsa u ka dhënë një mesazh prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit që dhanë masën për të arrestuarit.

“Dua t’ju drejtohet gjyqtarëve dhe policëve të Elbasanit, ju e dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia, se është kriminale që një prokuror  dhe një gjyqtar të braktisë ligjin dhe t’i shërbejë politikës dhe krimit.

Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, se do ta kaloni vetingun, ndërsa unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë.

As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojmë dhe as falim krimin dhe korrupsionin tuaj”, tha Basha.

“Edi Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, ai po kërkon të nxisë përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve”, deklaroi kreu i selisë blu.

Deklarata e plotë: 

Prokuroria dhe gjykata e Elbasanit vendosi sot, të mbajë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit zotin Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy qytetarë të tjerë zotin Dashamir Boja dhe zotin Bujar Kllojku.

Krimi i tyre është se kanë protestuar në buzë të rrugës ku kaloi Edi Rama.

Është vendim burracakësh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të Edi Ramës.

Është represion ndaj kundërshtarëve politikë i urdhëruar direkt nga Edi Rama.

Qëllimi është vetëm një: persekutimi dhe trembja e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën dhe përpjekjet kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës.

Duke shprehur solidaritetin tim për familjet e katër demokratëve të arrestuar që nuk do i kenë prindërit dhe bashkëshortët në shtëpi sot, dua ti drejtohem Edi Ramës dhe klanit të tij kriminal në qeveri:

Opozita nuk frikësohet.
Opozita nuk trembet.
Opozita nuk tërhiqet.

Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e bashkuar
do ta luftojmë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë.

Dua t’u drejtohem, gjithashtu, të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Elbasanit, të cilët sot vendosën të mbajnë të burgosur politikë njerëz të pafajshëm, ndërkohë që kanë vite që tolerojnë dhe mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit dhe të bandave të Elbasanit:
Ju e dini shumë mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia!
Ju e dini shumë mirë se është kriminale që një prokuror dhe gjyqtar të braktisë ligjin dhe interesin publik për t’i shërbyer politikës dhe krimit.
Ju e dini, edhe ne e dimë. Të gjithë njerëzit e dinë.
Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’jua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore.
Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do ta kaloni vetingun. Kurse unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën përpara drejtësisë.
Prokurori dhe gjykatësi i korruptuar është funksionari më i rrezikshëm në shoqëri. As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojnë dhe tolerojmë krimin dhe korrupsionin tuaj.

Tani e gjithë bota po zbulon më në fund Edi Ramën e vërtetë: një të inkriminuar pa ndjenja, i cili për para dhe karrike nuk ndalet para asgjëje.

Një megalloman diaabolik që nuk njeh as familje, as shoqëri, as popull, as atdhe.

Tani që e ka kuptuar se u zbulua, dhe se pushtetin nuk e mban dot më me blerje zgjedhjesh dhe propagandë, Edi Rama ka vendosur ta mbajë atë me dhunë.

Pasi asgjësoi gjykatat dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë, ai ka disa muaj që ushtron dhunë sistematike kundër opozitës dhe qytetarëve.

Mbi 500 qytetarë janë ndaluar gjatë 5 muajve të fundit.
Mbi 50 qytetarë janë arrestuar.
Me dhjetëra gazetarë janë dhunuar në krye të detyrës.
Me mijëra qytetarë janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe mjete të forta nga policia.

Por dhuna e tij dështoi.
Njerëzit nuk u frikësuan.
Protestat u bënë përherë e më të mëdha!

Në protestën e fundit ka patur qytetarë pa asnjë lidhje me partitë e opozitës aq sa nuk ka patur kurrë më parë.

Protestat tona tani janë protesta të mëdha popullore, protesta të njerëzve që nuk pajtohen më me krimin dhe korrupsionin që po shkatërron jetët e njerëzve.

Kjo e ka trembur dhe e ka futur në panik Edi Ramën. Prandaj, tani ai ka vendosur të zbatojë një plan të rrezikshëm, për nxitjen e ndarjeve dhe përplasjeve sociale në Shqipëri.

Edi Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, ai po kërkon të nxisë përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Për këtë qëllim, ai po përdor policinë, prokurorinë, gjykatat dhe mercenarët e tij në media, për të krijuar ngjarje që provokojnë, që ndezin emocionet, që nxisin revoltim dhe reagime publike.

Këtë qëllim kanë arrestimet e fundit të drejtuesve të PD.
Këtë qëllim kanë përplasjet e policisë me qytetarët protestues.
Këtë qëllim ka vazhdimi i një fushate të paligjshme.
Këtë qëllim ka retorika e djegies, përmbysjes dhe e dhunës.

Motoja e Edi Ramës tani është: Çdo gjë të sakrifikohet, çdo gjë të shkretohet vetëm që ai ai të ruajë karriken dhe milionat e tij. Është një plan i dëshpëruar që do sjellë fundin e tij, dhe ne nuk do lejojmë që fundi i Edi Ramës të arrihet me kosto për Shqipërinë.

Ndaj dua t’u bëj thirrje së pari të gjithë atyre që e ndjekin verbërisht nga pas në këtë aventurë, që të mos bëhen kurban i Edi Ramës.

U bëj thirrje veçanërisht punonjësve të institucioneve ligjzbatuese: refuzoni të bëheni vegla të verbra për të shkelur ligjin, për të dhunuar popullin dhe për të kryer krime në emër të Edi Ramës.

Ne nuk do të na thyeni dot,
Ne nuk do na lëvizni dot asnjë centimetër.

Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të jenë kurajozë dhe të bashkuar si deri më sot. Ne jemi të fortë. Ne jemi të vendosur. Ne kemi të drejtën me vete.

Do të protestojmë, do të qëndrojmë deri në fitore. Të bashkuar, nuk na ndal asgjë dhe i fusim frikën në palcë Edi Ramës dhe mercenarëve të tij.

Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen në protestën e të premtes së ardhshme.

Forca jonë është e pathyeshme sepse ne jemi shumica, sepse ne jemi e drejta, sepse ne jemi e vërteta.

Ne luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kurse ata janë zvarranikë që luftojnë për karriken që kanë marrë duke ju vjedhur votën, paratë, pronat dhe mundësitë.

Tani është koha t’i merrni ato mbrapsht.

Asnjë hap pas, deri në fitoren e afërt të betejës tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Raporti i OSBE/ODIHR: Presidenti ka bërë përpjekje për gjetjen e dialogut. PS nuk njeh dekretin

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet lokale ka publikuar sot raportin paraprak. Për herë të parë një raport ndërkombëtar ka paqartësi për datën kur do të mbahen zgjedhjet vendore që ata po vëzhgojnë. Dokumenti nuk jep konkluzione për çfarë po ndodh këto ditë në Tiranë dhe as nuk sugjeron se cila do jetë zgjidhja, por pasqyron ngjarjet që vëzhguesit kanë parë në Shqipëri.

Që në nisje të raportit vihet theksi të bojkoti i opozitës dhe situata e rrallë, para së cilës ndodhen institucionet. Lidhur me mënyrën sesi po administrohet procesi kur në shumicën e bashkive ka vetëm një kandidatë të PS, raporti thotë qartë se Kodi Zgjedhor nuk e ka parashikuar zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtarë.

Në raport përmendet dhe çështja e shtyrjes së datës së zgjedhjeve. OSBE shprehet se presidenti bëri përpjekje për gjetjen e dialogut duke dekretuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ndërkohë që thekson se Partia Socialiste nuk e njeh këtë vendim.

“Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit”,- thuhet në raportin e OSBE.

Ajo që bie në sy është se vendimi i kreut të shtetit nga OSBE cilësohet si dekret, ndërkohë që PS-ja pretendon se presidenti nuk mund të nxjerr dekret për anulimin.

Raporti pasqyron me nota tejet negative situatën e mediave në Shqipëri. “Mjedisi mediatik është i larmishëm dhe karakterizohet nga një numër i lartë mediash që operojnë në një treg të kufizuar reklamash. Shumica e bashkëbiseduesve të MVZ-së së ODIHR-it kanë shprehur shqetësimin se media të mëdha u shërbejnë si platformave lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën. Televizioni mbetet burimi kryesor i informimit politik. Procesi i përfunduar së fundmi i dixhitalizimit ka rezultuar në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive kombëtare private”,- thuhet në raport.

Prishtina preferon një marrëveshje kornizë për të vazhduar dialogun

Arton Konushevci

Një marrëveshje kornizë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kërkohet nga kryeministri, Ramush Haradinaj, sipas të cilit, përmes saj do të drejtohej më pas i gjithë procesi i finalizimit të dialogut. Një kërkesë të tillë, Haradinaj e ka sforcuar sidomos pas Samitit të Berlinit dhe takimit të mëvonshëm që zhvilloi me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron, po kërkojnë një rol më të madh në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit të Kosovës, një marrëveshje paraprake, siç e quan ai, kornizë, lidhur me atë se për çka mund të merren vesh Kosova dhe Serbia dhe e cila do t’i përcaktonte vijat e kuqe të dialogut, do të ishte me rendësi të aprovohej nga palët dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, që në fillim të bisedimeve të ardhshme.

Këshilltarja për media e kryeministrit, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe zëdhënëse e Qeverisë së Kosovë, Donjeta Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se ajo që ka theksuar kryeministri është kornizimi i procesit të dialogut që, sipas saj, do të thotë se Kosova është e gatshme për dialog, por duhet të dihet se çka dhe ku do të shkohet me atë proces.

“Ky termi kornizim që është përdorur nga ana e kryeministrit Haradinaj, ka të bëjë me faktin se ne si Kosovë, dhe bashkësia ndërkombëtare si lehtësuese e këtij dialogu, duhet të kemi një formë apo platformë mbi bazën e të cilës do të dihet se çka do të diskutohet, për cilat marrëveshje konkretisht, pastaj afati i dialogut dhe çka synohet të arrihet me të”, shpjegon Gashi.

Ajo tha se pala kosovare nuk ka kushte për dialog, por ka kërkesa.

“Çka konkretisht, për secilën temë specifike, sa mund të zgjasë ky dialog dhe në çfarë nivelesh bëhet ky dialog, në kuptimin që nëse dialogojmë ta zëmë për një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët dhe që derivon me njohjen reciproke, atëherë të specifikohet kjo gjë dhe kur të ulën palët në tavolinë të dihet saktë se cilat tema do të diskutohen”, tha Gashi.

Një element tjetër me rëndësi, sipas saj, është edhe përcaktimi i afatit kohor për dialog dhe marrëveshje ndërmjet palëve.

Në anën tjetër, Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kornizimi i dialogut do të thotë të dihet se deri ku dhe për çka do të bisedohet. Por, sipas saj, palët në proces janë ende larg njëra-tjetrës me qëndrimet e tyre.

“Kemi pasur proces të dialogut që ka zgjatur tetë vjet dhe kemi ardhur në atë fazë që duhet të vendosen parimet e përgjithshme, duhet të vendosen vijat e kuqe dhe duhet të jenë të qarta të dyja palët dhe në këtë rast edhe ndërmjetësuesit, pra BE-ja dhe mbështetësit si shtete anëtare të BE-së, por edhe SHBA-ja, që të dimë se cili është epilogu i këtij procesi”, tha Krasniqi.

Marrë parasysh faktin se palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre, Krasniqi beson se nuk mund të ketë shpejt as një kornizim të dialogut, siç po kërkon Haradinaj.

“Nga diskursi politik, si i Kosovës ashtu edhe ai i Serbisë, shohim se Serbia në mënyrë të vazhdueshme kërkon kompromis dhe kërkon që të shtyjë përpara tezën e shkëmbimit të territorit, duke bërë çdo gjë që të sabotojë shtetin e Kosovës me sjelljet e saj destruktive në arenën ndërkombëtare, por edhe retorikën nacionaliste që nuk i kontribuon aspak frymës së normalizimit. E Kosova e ka shumë të qartë kërkesën e saj, që është njohja reciproke”, tha Krasniqi.

Aktualisht, procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në formatin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, është i bllokuar. Ndërkaq, një tentativë e re për t’i vazhduar takimet, po provohet të lansohet nga Merkel e Macron.

Për të vazhduar dialogun në Bruksel, Serbia ka vendosur kusht heqjen e taksës për mallrat e saj nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Por, autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut, por pengesa qëndron në mungesën e gatishmërisë së Serbisë për ta njohur Kosovën.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar se e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë thënë se është fundamental për të ardhmen e të dyjave vendeve, Serbisë dhe Kosovës që të gjejnë një rrugë për të normalizuar raportet.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë idealisht kjo do të thotë njohje e dyanshme dhe hapja e një rruge drejt integrimit evropian për të dyja vendet.

Ai ka deklaruar se nisma Merkel – Macron nuk paraqet zëvendësim të dialogut të Brukselit, por përpjekje për ta rifilluar procesin tashmë të bllokuar.

A do e shpërndajë Meta Kuvendin? Lëvizja e Presidencës në KQZ (dokument)

TIRANE

Përmes sekretares së Përgjithshme, Presidenca i është drejtuar sot me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, përmes së cilës i kërkon t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve.

Në shkresën drejtuar KQZ, presidenca kërkon t’i vihet në dispozicion numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit në shkallë vendi, si edhe lista emërore e deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për cdo zonë zgjedhore për cdosubjekt.

Lëvizja e radhës e presidencës, vjen një ditë pasi Kuvendi  votoi me 100 vota pro rezolutën kundër Kreut të Shetit, e cila e bën nul vendin dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kontrata e lobimit në SHBA, Prokuroria merr të pandehur Lulzim Bashën

Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar në datë 17 Qershor në prokurori, në lidhje me lobimin në SHBA .

Në fletëthirrjen e Prokurorisë shkruhet se Basha po thirret me cilësinë e të pandehurit, ku do të njoftohet për akuzën.

 

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat mbetën të paqarta.

Pandeli Majko e pranon në Kuvend: Zgjedhjet pa opozitën, ne rrezikojmë të degradojmë në regjim

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka pranuar sot në Parlament se zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën do të konsideroheshin si jo normale dhe do ta degradojë PS-në në një regjim.

Por sipas tij, kërkesat e opozitës janë të kërkosh pushtet në tavolinë me anë të qeverisë tranzitore.

Opozita kushtëzon negociatat politike me largimin e PS nga qeveria, dhe ngritjen e një qeveri tranzitore, por kuptimi i qeverisë tranzitore është dorëzimi i pushtet në tavolinë. Aktualisht protestat e opozitës jashtë parlamentare është e një pale politike që do vetëm çfarë nuk do. Kriza politike nga bojkoti i zgjedhjeve parlamentare po zhvendoset në të qenë politike në krizë të sistemit.

Kriza politike është se  opozita ka fokusuar politikën e saj me Edi Ramën. Në marrëdhënie me të opozita ka bërë një gabim, ky është nënvlerësimi i tij.

Ta trajtosh atë si një politikan të dështuar dhe ta shpallësh se me të nuk hyj në zgjedhje, ka një kontradiktë domethënëse.

Si rregull përballë të dështuarit fitohen zgjedhjet. Politikanët e opozitës nuk janë sot mjaftueshëm në urrejtjen për Edi Ramën. Problemi qëndron në aftësinë e tij”, tha Majko.

Duke folur për zgjedhjet pa opozitën, Pandeli Majko u shpreh: “Shqipëria rrezon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo situatë nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshëm të parakohshme.  Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit të gjitha ose asgjë. Ky është gabimi i rëndë.

Partia Socialiste duhet të negociojë krizën edhe me trupën parlamentare që ka hyrë në Kuvend nga listat zëvendësuese të opozitës, çdo vendim duhet të kalojë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë. Sot politika në mungesë të Gjykatës Kushtetues nuk ka mundësi legale të negociojë afatet e Kushtetutës së republikës së Shqipërisë për zgjedhjet, por ky Kuvend ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën bazuar mbi këtë eksperiment negativ që po ndodh. Grupi i opozitës në Kuvend duhet respektuar për propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral, pavarësisht se me deputetë të rinj, ata kanë të drejtë t’i japin historisë së këtij Kuvendi, vendimin dhe vlerësimin publik për to. Dekreti i Presidentit duhet regjistruar si një akt jo kushtetutës dhe jam dakord me propozimin e këtij qëllimi.

Presidenti ka gabuar dhe ka krijuar një problem. Ilir Meta është zgjedhur Presidenti nga Partia Socialiste, ai është produkti ynë.”, theksoi Majko.

PS e vendosur për 30 qershorin, Zguri: KQZ të ndërpresë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve

Vijon seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, ku socialistët shprehen të vendosur për të zhvilluar zgjedhjet me 30 qershor.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri deklaroi sot se organi që drejton duhet të ndërpresë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve.

Zguri i qëndroi argumenteve të mbledhjes së dy ditëve më parë, duke shtuar edhe faktin se dekreti i presidentit Meta është botuar në fletoren zyrtare. Pasi s’pranoi të marrë përsipër gjykimin për kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit Meta, njëlloj si në mbledhjen e mëparshme Zguri braktisi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

“Nuk dua të merrem me të drejtën e Presidentit të Republikës. Nuk mendoj se jam Gjykatë Kushtetuese që të citoj kushtetueshmërinë e vendimeve të presidentit. Bëhet fjalë për një dekret që ka marrë fuqi ligjore në fletoren zyrtare.

Nga një anë kam presidentin dhe nga ana tjetër Ministrinë e Drejtësisë …Kush jam unë të ballafqoj idetë e mia me vendimet e këtyre institucioneve? I qëndroj argumentit që kisha në mbledhjen e parë, shto argumentin që dekreti ka marrë fuqi në fletoren zyrtare. KQZ duhet të ndrëpresë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve”, tha Zguri.

Basha: Rama bën teatër gjoja do shkarkojë Presidentin, për të larguar vëmendjen

Sipas Bashës, Prokuroria e kapur tërësisht nga Edi Rama fjeti mbi dosjet “339/1”, 2017 dhe “184” 2016.

“Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dakon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë.

Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancës fiktive, në fakt kriminale të Edi Ramës nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime.

Basha u shpreh sot se Edi Rama bën teatër me 30 qershorin dhe gjoja shkarkimin e Presidentit për të larguar vëmendjen.

“I vënë përballë kërkesës për largimin e përgjegjësit për këtë krizë të rënë politike dhe ekonomike, krijimi i një qeverie tranzitore, Edi Rama ka vënë në lojë teatrin e shkarkimit të Edi Ramës dhe bën teatër me datën 30 qershor. E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet.

Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. Farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët. Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë”, u shpreh Basha.

Intervista – “Dy rrugët për të dalë nga kriza”, Moikom Zeqo: Shkarkimi i Metës, akt i rëndë për vendin

ANILA DEDAJ/ “2008-ta po e mban peng të ardhmen politike të Shqipërisë”, përsërit vazhdimisht mendimtari Moikom Zeqo.

 

Sepse për të, e drejta “prej monarku” e kryetarit për të caktuar listën e deputetëve është një nga atentatet më të mëdha që i është bërë Kushtetutës atë vit. E shikon si hap primar për të zgjidhur ngërçin politik, krijimin e një establishmenti të ri, pasi 140 ligjvënësit aktualë të Shqipërisë i konsideron në nivelet më të mjerueshme dhe gati anonimë.

Situata aktuale tregon, sipas profesor Zeqos, se partitë i pret një vdekje e bardhë. Një rrudhje dhe rrezik zhdukjeje që do të prekë jo vetëm partitë e vogla që Partia Demokratike ka në koalicion, por edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, si dhe vetë Partinë Socialiste.

Mendimtari analizon për “Panoramën” aktualitetin politik, duke u ndalur ndër të tjera te shtyrja e datës së zgjedhjeve, Kryeministri “mandator”, protestat “jo në emër të popullit” dhe ndikimi që situata ka te negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Si kanë ndikuar në situatën aktuale ndryshimet kushtetuese që ndodhën në 2008-n?

Ndryshimet e kobshme të vitit 2008 bënë që lista e deputetëve të përcaktohet nga kryetarët e partive. Pra, këta të fundit kanë të drejtën prej monarku që të caktojnë listën e deputetëve. Mirëpo, kjo është një nga atentatet më të mëdha që i është bërë Kushtetutës. Kushtetuta, e cila njeh procesin e zgjedhjeve që lidhen me votimin, thotë që votat janë të lira dhe të fshehta. Të lira janë kur unë votoj lirisht për kandidatin që më bind, pra, do të thotë që duhet të ketë alternativa, duhet të jenë listat. Mandej, të fshehta. Po si mund të jenë votat të fshehta, kur ka një listë publike, që e dorëzon kryetari i partisë në procesin e votimeve?!

Si mund të ketë votime të lira dhe të fshehta në një kohë kur kryetari ka krijuar listat. Mirëpo listat tregojnë se krijohet një klientelizëm politik. Dhe në vend që të krijohet një numër personalitetesh të vërtetë të politikës, pra, të vendimmarrjes, në listë përfshihen njerëz “të klonuar”. Dhe ne kemi një Parlament “të klonuar”. Ne jemi një republikë parlamentare me Kushtetutë parlamentare, çka do të thotë se në Parlament ne kemi përfaqësuesit e disa partive të elektorateve të ndryshme dhe nuk ekziston linja vertikale e ekzekutivit.

Kryetari i Parlamentit është një “spiker”, nuk është një kryetar për të komanduar. Natyrisht, aty është vendi ku votohen, ose jo, ligje, merren vendime etj.. Mirëpo, duke mos respektuar karakterin e mirëfilltë shumëpartiak të Parlamentit, ne në fakt jemi kthyer në një republikë kryeministrore. Pra, Kryeministri, i cili ka shumicën në Parlament, ka pushtetin e legjislativit, të ekzekutivit dhe mund të vendosë mbi gjithçka, sepse i ka numrat.

Dhe kjo alkimi e numrave erdhi pikërisht nga ndryshimet e kobshme të vitit 2008. Pra, në qoftë se nuk bëhet reforma për t’i modifikuar ato ndryshime, vështirë se do të kemi ndonjë të ardhme të madhe politike të Shqipërisë. Kjo sepse 2008-ta po e mban peng të ardhmen politike të Shqipërisë.

Shumica e ish-deputetëve të opozitës hoqën dorë nga mandatet, si mendoni se ndikon një veprim i tillë tek elektorati që i ka zgjedhur? A duhet që ata ta bënin opozitën brenda Parlamentit, apo jashtë tij?

Heqja dorë nga titulli juridik i deputetit të opozitës është një akt i paprecedent në Europë e në botë. Për t’u bërë deputet, për ta marrë këtë titull, është bërë një votim dhe mijëra njerëz kanë votuar. Kushtetuta parashikon që deputeti i një partie të caktuar, në momentin që merr këtë funksion ka lirshmërinë të quhet deputet i popullit, edhe nëse e shikon të përshtatshme të ndryshojë edhe parti. Sepse përfaqëson elektoratin e duhet të jetë më tepër besnik ndaj tij sesa ndaj partisë. Theksoj, se që të heqësh dorë nga titulli duhet të kesh një arsye të fortë, të jesh i sëmurë, në raste vdekjeje etj.. Mund të bëhet edhe një dorëheqje individuale, por dorëheqja kolektive do të thotë se nuk ke respektuar vullnetin e elektoratit që të ka votuar. Nuk është se e mblodhën këtë elektorat dhe morën pëlqimin e tij për të hequr titullin e deputetit, prandaj dorëheqja kolektive është antikushtetuese. Titujt juridikë të këtyre deputetëve krijojnë atë që quhet subjekt kushtetues i opozitës. Opozita nuk është një grumbull njerëzish që kundërshtojnë qeverisjen, opozita është një subjekt alternativ. Pra, në një moment është në opozitë, por në një moment tjetër duhet të jetë në pushtet, ndaj është një subjekt shumë i rëndësishëm.

Përse, sipas jush, palët politike nuk tentojnë rrugën e bashkëpunimit. Për interesa të kujt thellohet konflikti?

Në të vërtetë, duhet të ishte që maxhoranca dhe opozita të ishin komplementare. Pra, kritikat të ishin shumë të ashpra, por gjithsesi palët do të duhej ishin bashkëpunuese për hir të interesit të lartë kombëtar ose shtetëror, sepse tek e fundit janë të gjithë shqiptarë. Sipas meje, është shumë e gabuar retorika politike e skualifikimit të opozitës. Retorika që përdor Kryeministri: “Ne dhe Ata”. Ne të mirët dhe Ata të këqijtë! Kjo nuk është reale dhe as njerëzore. Pse? Sepse kushtetushmërisht titulli i një Kryeministri nga ana juridike do të thotë që duhet të qeverisë edhe ata që nuk e kanë votuar, dhe normalisht ne duhet të kishim një strukturë tjetër. Duhet që kryetarët e partive të mos ishin gjithmonë kryeministrat. Partitë mund të zgjedhin kryeministra dhe pa qenë kryetar partie, sepse nuk mundet dot, që edhe si kryetar partie, edhe si kryeministër të identifikohesh në luftën politike për të bërë këtë paradigmë: “Ne dhe Ata”. Nuk thuhet Ne dhe Ata, sepse janë të gjithë shqiptarë, pavarësisht kush ka të drejtë në debatin politik.

A ekziston rreziku që protestat të çojnë në një konflikt civil?

Kontradiktat politike nuk duhet të ndikojnë që mosbindja civile të shndërrohet në një konflikt civil. Nuk ekziston asnjë premisë që ky ekuacion të jetë i tillë, i dhunshëm. Mosbindja civile, siç e shpjegon edhe mendimtari amerikan Dejvid Thoro, nuk presupozon një konflikt civil, aq më tepër nuk presupozon një konflikt civil deri në përmasat e një revolucioni, për të rrëzuar me dhunë një qeveri të votuar.

Si ndikon e gjitha kjo situatë në hapjen e negociatave?

Padyshim që ndikon për keq, edhe hapja e negociatave ka një konvencionalitet politik. Për shembull, në qoftë se do hapen negociatat ky mund të jetë një proces që mund të vazhdojë shumë gjatë. Mos të harrojmë se dikur Bashkimi Europian ishte dakord për hapjen e negociatave dhe për futjen e Turqisë në këtë partneritet politik. Mirëpo, kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur ende. Pra, nuk është hapja e dritës jeshile konfirmimi që do të fillojnë negociatat. Ne nuk e dimë procesin e gjatë të negociatave se deri kur mund të vazhdojë. Por besoj se gjithë këto ngjarje krijojnë probleme të mëdha. Aq më tepër që edhe realiteti europian i BE-së është shumë i shqetësuar.

Së fundmi, Presidenti ka shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Si e shikoni ju një vendim të tillë?

Fillimisht, duhet të sqaroj se qëllimisht bëhet një ngatërresë nga propagandat e kundërshtarëve. Presidenti ka shfuqizuar datën e procesit zgjedhor, jo zgjedhjet. Ai nuk ka fuqi që të shfuqizojë procesin e të vendosë nëse do të bëhen apo jo zgjedhjet e pushtetit vendor. Nuk e lejon askush. A mundet që ai që përmes një deklarate të bënte me dije se data do të shtyhet? Diçka e tillë ka ndodhur edhe më parë. E ka bërë edhe Nishani me kërkesën e Ramës. Por a duhej caktuar një datë e dytë? Mendoj se duhet të ishte bërë diçka e tillë. Nuk e di se çdo të ndodhë, por nuk besoj që do të ndodhë, ajo që trumbetohet e propagandohet, se do të mblidhen votat e do të fillojë procedura e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Kjo është një ngjarje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Përpos kësaj, që të ndodhë diçka e tillë duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese. Nuk e besoj se do arrihet deri në atë pikë. Do ishte një akt shumë i rëndë për Shqipërinë një precedent i tillë.

A duhet konsideruar situata aktuale si alarmante?

Unë mendoj se kjo nuk është një situatë apokaliptike. Ne kemi kaluar dy situata apokaliptike në Shqipëri, shumë të rënda. Një ka qenë në 1997-n, ku pati armatosje e të vdekur. Një situatë që dukej pa zgjidhje. Ngjarja e dytë ka qenë ajo e grushtit të shtetit, të vitit ’98. Të dyja këto situata me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve mendoj se u zgjidhën. Kjo situatë nuk përbën një konflikt popullor. Protestat e një partie nuk mund të vërtetojnë ekuacionin që, “ne që po protestojmë jemi gjithë populli”. Nuk është gjithë populli dhe nuk mund të flitet në emër të të gjithë popullit nga një opozitë. Apo nga dy apo tre parti, s’ka rëndësi. Pra, nuk mund të kemi një identifikim të tillë. Është më tepër propagandë, nuk besoj kurrë se mund të ndodhë një konflikt, luftë apo revolucion civil, sepse flitet edhe për këtë.

Në një moment të tillë, a do të ishte një ide e mirë krijimi i një qeverie teknike?

Krijimi i një qeverie teknike, për mendimin tim, është një debat më shumë hipotetik. Nuk ka për të ndodhur!

Ju më herët thatë se kemi të njëjtën klasë të vjetër politike, ose “parapolitike”, a premtojnë ngjarjet e fundit ndryshime në këtë aspekt?

Ajo çka po ndodh, tregon se do të kemi një lëvizje. Unë vë re se edhe Basha flet me terma kundër establishmentit të vjetër. Mendoj se do të ketë një vdekje të bardhë të partive. Shumë nga këto partitë e vogla që ka në koalicion vetë Partia Demokratike nuk do të kenë më të ardhme. Do të ketë rrudhje shumë të madhe dhe rreziku i zhdukjes do të prekë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edhe vetë Partia Socialiste nuk e ka më qëndrueshmërinë e dikurshme dhe rënia e establishmentit të vjetër do të godasë vetvetiu. Pra, do të ridimensionohet edhe kjo parti e madhe. Ky proces ka ndodhur te fqinjët. Ndodhi në Itali dhe në Greqi. Në Shqipëri ndryshime të tilla ndodhin gjithnjë me vonesë, por në politikë mund të ripërsëriten fenomene që quhen analoge. Unë kam parë se si disa nga partitë simotra të PS-së janë kthyer në parti jo parësore. Për shembull, PASOK0-u në Greqi, nga parti e parë sot është katandisur parti e katërt. Po kështu ka ndodhur edhe në Itali, apo në Francë. Pse? Sepse në demokraci, partitë lindin dhe vdesin, në demokraci nuk ka lider. Lideri do të thotë, një njeri që udhëheq një popull të tërë. Ne nuk kemi më lider, kemi mandator! Pra, ne nuk mund të kemi ide nga ai që drejton një parti, apo ai që është kryeministër mandator. Sepse idetë kryesore, struktura mendore, janë në Kushtetutë. Vetëm Kushtetuta është ajo që udhëheq idetë kryesore.

Si do të duhej të sillej Kryeministri në këtë rast?

Rama duhet ta shikonte me pjekuri situatën, jo në mënyrë arrogante dhe absolutiste. “Ne dhe Ata”, ky ekuacion nuk të çon asgjëkund. Duhet t’i mëshojë kompromisit. Nëse kërkohen vërtet ndryshime të mira, atëherë puna duhet filluar nga 2008- ta. Duhen zhbërë ndryshimet e kobshme të atij viti, duhen reformuar. Nëse kjo ndodh, ka edhe premisa që të vijnë politikanë të rinj. Mos të harrojmë se kanë kaluar 30 vjet. Në qoftë se një politikan para 3 dekadash ka qenë 30 vjeç, sot është 60. Si s’kemi ne politikanë të rinj, apo forca politike të tjera. Ndryshimet e 2008-s përbëjnë një pengesë artificiale të krijuar nga politika e vjetër për të konservuar dhe galvanizuar vetveten.

Nëse flasim për opozitë zyrtare, disa deputetë të PD-së janë ende në Parlament. Sa mund të funksionojë, sipas jush, ky grupim i vogël deputetësh?

Nga pikëpamja juridike, kjo ecën. Por nëse flasim nga pikëpamja morale dhe politike, natyrisht që ky grupim s’mund ta përfaqësojë dot opozitën.

Cila është rrugëdalja, sipas jush?

Zgjidhjet janë dy. E përkohshme do të ishte ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të qetësuar situatën. Përderisa kjo funksionoi në ’97-n e ’98-n kur rrethanat ishin më të rënda. Këtu situata do të zgjidhej shpejt. Ndërsa zgjidhja tjetër ka të bëjë me të ardhmen e politikës, dhe është prishja e establishmentit të vjetër politik dhe dalja e një establishmenti të ri.

Kuvendi mocion me debat për zhdekretimin e zgjedhjeve nga Presidenti, Meta konferencë për mediat pasdite

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë një tjetër konferencë për shtyp pasditen e sotme.

 

Konferenca është parashikuar të zhvillohet në orën 17:00, menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të zhvillojë mocionin me debat.

Kjo është konferenca e tretë e Presidentit Meta brenda pak ditësh që pas vendimit të së shtunës së shkuar për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mazhoranca socialiste në pushtet ka kërcënuar me shkarkim të kreut të shtetit pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën.

Marrja e vizës për në Amerikë, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

Të gjithë qytetarët që kanë viza amerikane dhe janë në prag të skadimit të tyre, do të mund t’i rinovojnë ato në rrugë postare.

 

Ambasada amerikanë ka bërë të ditur të se qytetarët të cilëve u skadon viza brenda këtij viti, do të mund të përfitojnë nga rinovimi me postë.

Kjo është e vlefshme vetëm në rastet kur këta shtetas nuk janë dëbuar nga SHBA-të apo nuk kanë të dhëna kriminale.

“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale.

Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë! #PyetAnnën”, thekson ambasada amerikane në Tiranë.

Parlamenti i Holandës “dritë të kuqe” për negociatat e Shqipërisë, “dritë jeshile” për Maqedoninë

Parlamenti i Holandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë për hapje negociatash, ndërsa vendimi për Maqedoninë e Veriut është pozitiv.

 

Mjafton që vetëm një nga 28 vendet anëtare të BE-së të vendos kundër, që negociatat për një vendim kandidat të mos hapen.

Parlamenti holandez ka votuar sot katër mocione për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura, duke i bërë kështu thirrje qeverisë holandeze të pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar – Basha: Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës

Nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari Lulzim Basha, i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgënjeshtrimit të çdo zëri që flet për marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

 

Teksa thotë se kryeministri përdor dezinformimin dhe thashethemet politike për të ngjallur dyshime dhe pasiguri, Basha deklaroi se “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës”.

Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht- iu drejtua lideri i opozitës anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

-Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.

-Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm.”

Duke theksuar këto dy pika që qëndrojnë në themel të kërkesave të opozitës, Basha u kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të sqarojnë çdo demokrat dhe çdo qytetar që të mos bien pre e propagandës së Edi Ramës.

“Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte çmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin”, mësohet të ketë deklaruar Basha.

Gjatë mbledhjes, Basha mësohet të ketë deklaruar se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën..-u shpreh kreu i opozitës, duke vënë në dukje se gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal një partiak është meritë e drejtpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike. Basha përforcoi mesazhin kryesor të opozitës se “zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje”.

Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimmarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”- u shpreh zoti Basha i cili tha se këto javë janë përcaktuese për 10-15 vitet e ardhshme

Maxhoranca thotë se është nul, por dekreti i Metës për anulimin e 30 qershorit ka hyrë në fuqi

Një ditë më parë, Presidenti Meta firmosi një dekret i cili anulonte 30 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Por ky vendim i marrë nga kreu i shtetit u konsiderua si ia pavlefshëm nga ana e socialistëve të cilët iniciuan edhe mbajtjen e një mocioni me debat për të filluar procedurat për shkarkimin e Metës.

Krahas kësaj, e gjithë selia rozë doli ne në ekranet dhe mediat kryesore të vendit duke argumentuar se akti i marrë nga Meta është një vendim i pavlefshëm. Por sa qëndron argumenti i tyre?

Në fletoren zyrtare të ditës së sotme është zbardhur dekreti i Presidentit. Ky institucion, Qendra për Botimet Zyrtare, është organi i cili i jep fuqi ligjore çdo akti të ndërmarrë nga institucionet, që nga udhëzimet e ministrave, vendimet e qeverisë, projektligje, dekrete të presidentit etj. Kësisoj, nga sot, 30 qershori nuk mund të quhet si dita e zgjedhjeve./panorama

Vritet administratori vendor në Vlorë

Raimond Kola

Policia e Vlorës tha se Administratori i Njësisë Administrative Kotë, në Vlorë, Argjil Gjoka u vra me armë zjarri, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje zyrtari vendor ndërhyri për të shuar një konflikt mes të paktën tre personave gjatë punimeve të një rruge në një zonë rurale, por u qëllua me armë zjarri nga një prej personave të përfshirë në konflikt dhe humbi jetën në spitalin civil.

Policia e Vlorës njoftoi për incidentin me një të vrarë dhe një të plagosur, por nuk dha hollësi për motivet e konfliktit dhe autorin e krimit. Disa muaj më parë po në këtë njësi administrative ishte vrarë me armë zjarri administratori i mëparshëm.

Vlora vazhdon të mbetet zona me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri, i cili lidhet jo vetëm me përplasjet që lidhen me trafikun e drogës por edhe konfliktet e pronësisë.

Në raportimin e saj të fundit në Parlamentin shqiptar mbi kriminaliteti në vend gjatë vitit 2018 Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku pohoi pak ditë më parë se Vlora ishte zona me kriminalitetin më të lartë në vend. Zonja Marku apeloi për një bashkëpunim mes organeve ligjzbatuese për goditjen e krimit në qytetin bregdetar.

Prapaskenat – Meta tregon drekën sekrete me Ramën: Ai e di sa shumë i shqetësuar jam

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot drekën sekrete që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama para se të ndërmerrte vendimin për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Meta ka thënë se takimit është zhvilluar në Pallatin e Brigadave dhe gjate bisedës i ka shprehur shqetësimin për situatën.

 

Më tej kreu i shtetit ka bërë të ditur se kjo është arsyeja pse Kryeministri nuk ishte i surprizuar nga vendimi i tij për të anuluar datën e zgjedhjeve.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im. Në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin.

S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Mëgjithatë ka kohë të reflektojë”, tha Meta.

PANORAMA

Shkarkimi, Meta ironizon maxhorancën: U intereson zgjidhja e krizës apo ikja e Presidentit?!

Presidenti Meta ka ironizuar vendimin e maxhorancës për shkarkimin e tij nga posti i kreut të shtetit.

Meta ka thënë sot se ai është vetë ofruar që ta lërë këtë post në rast se shërben për të zgjidhur krizën.

 

Presidenti tregoi se kishte marrë informacion se mund të kishte trazira gjatë protestës dhe për këtë arsye ai ia ka njoftuar kreut të opozitës vendimin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

“Shkarkimi? Unë nuk e kuptoj, unë jam vetëofruar, për ta lënë këtë detyrë, postin tim edhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në emër të një zgjidhje të kësaj krize dhe të një garancie se gjithçka do të funksionojë normalisht. Nuk e kuptoj a i intereson zgjidhja e krizës apo ikja e Presidentit, se nëse i intereson ikja e Presidentit kjo është shumë e thjeshtë. Zgjidhim krizën pastaj ikën presidenti”, tha Meta.

DASH: Po vlerësojmë pasojat e vendimit të presidentit Meta

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale. za

DOKUMENTI – Shkarkimi i Presidentit Meta, Gramoz Ruçi firmos urdhrin

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin që i hap rrugën zhvillimit të mocionit me debat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi caktohet si pikë e 3 e rendit të ditës zhvillimi i mocionit me debat i kërkuar nga Taulant Balla, ku disktimet do të përqendrohen tek dekreti i Metës me anë të të cilit anuloi datën e zgjedhjeve.

 

“Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore””, thekson urdhrin e firmosur nga PS.


Send this to a friend