VOAL

VOAL

VIDEO- Berisha: Basha u thirr nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para trafiku

February 11, 2022

Komentet

“Pasaporta europiane, si djegësi i Tiranës”, Berisha për retorikën e Ramës: E kthen fushatën në parodi për të fshehur vjedhjet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar retorikën e Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, duke e krahasuar premtimin për pasaportën europiane me djegësin e Tiranës.

Berisha tha nga Elbasani se Rama po e shndërron fushatën në një “parodi me kënetë, zhapinj dhe hardhuca”, vetëm për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe aferat korruptive të qeverisë.

Ai u zotua për një “pastrim të shtëpisë” dhe rikthim të fondeve të vjedhura te qytetarët, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë në çdo lagje dhe familje për të siguruar fitoren në zgjedhje.

“Pastrimi i shtëpisë është pritoritet madhor. Do të bëjmë gjithçka të gjejmë paratë djhe tua kthejmë qytetarëve.

Pasaporta europiane si djegësi i Tiranës.
Do ta transformojë në parodi fushatën me kënetë zhapinj e hardhuca. Ka qëllim vetëm të heqë vëmendjet nga dështimet, mashtrimet dhe vjedhjet. Kam bindjen se çdo nënë e grua. Çdo prind familjen e ka të shenjtë dhe se nuk mund të pajtohet kurrë me këtë mjerim të skajshëm e vjedhje të papërmbajtura, mashtrime të paskrupullta. Ju bëj thirrje më këtë program të trokisni në çdo derë.
Fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo gjej një klime dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon që me programin të shkojmë tek çdo banor e i njohur”, tha ai. bw

Presidenti Begaj nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Pashka na fton drejt dashurisë dhe mirëkuptimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë me rastin e festës së Pashkës, ku përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët.

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, shpresë, besim dhe gëzim,” tha Kreu i Shtetit, duke theksuar se kjo ditë është një thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve. “Uroj të gjithë besimtarët për shumë gëzim, begati e paqe në këto Pashkë të gëzuara”, shtoi ai.

Presidenti Begaj pati edhe një mesazh të veçantë për të rinjtë shqiptarë: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta, këtu, në vendin e tyre.”

Kremtimit iu bashkua edhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, i cili përcolli urimin: “Dita e Pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë për të gjithë.” bw

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë sot kremtojnë Pashkët, mesazhi i Kryepeshkop Joanit

Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës.

Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.

Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror.

Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan.sn

“Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë kush i sulmon” Berisha i kthen sërish përgjigje Ramës: Burrec, erdhe si pushtues në Peshkopi

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit në Peshkopi.

Në një deklaratë të fortë nga Dibra, Berisha e akuzoi Ramën për fyerje kolektive ndaj dibranëve dhe e quajti ardhjen e tij në qytet si një akt pushtimi. Ai solli në vëmendje çështjen e Rrugës së Arbrit dhe mungesën e transparencës për fondet publike, ndërsa e cilësoi Ramën si pasues të komunistëve, që shpallën armiq, patriotët e vendit. Berisha u shpreh: “Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë kush i sulmon.”

 

Sali Berisha: Dy ditë më parë, erdhi këtu burreci dy metra i gjatë. Rruga e Arbrit do ishte inauguruar me parametra më të mira nga ajo që keni sot. Rama duhet t’ju thotë se ku shkuan 130 mln euro, nuk tha një fjalë se me çfarë parash bleu Kopshtin e Edenit në Kryeministri? Dje ta dhashë një përgjigje, e sot të jap përgjigje tjetër. Ti erdhe si pushtues, sepse i lejove vetes të bësh një fyerje kolektive.

 

Veprove njësoj si paraardhësit e tu, duke shpallur armiq, ata që qëndronin për Zot e atdhe, për Dibrën e Shqipërinë. Ti fole si kopuk, sikur ishe me ministreshat e tua që xinglohen aty. Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria, fitore. sn

Berisha: Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më moderne. Skavica nuk do ndërtohet kurrë!

Kryedemokrati Sali Berisha ka shpallur nga Dibra një vizion të qartë dhe të guximshëm për Shqipërinë Madhështore, duke prezantuar angazhimet konkrete të opozitës për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Ai theksoi se Shqipëria e së nesërmes nuk ndërtohet me premtime boshe, por me politika që ulin barrën mbi qytetarët dhe bizneset, rrisin mirëqenien dhe rikthejnë shpresën.
Dibra, Mati dhe Bulqiza do të bëhen modele të zhvillimit, ndërsa e gjithë Shqipëria do të kthehet në shtëpinë e shqiptarëve të larguar.

Në qendër të programit të opozitës mbetet familja shqiptare, prodhimi, dhe një ekonomi që punon për njerëzit, jo për oligarkët. Kjo është Shqipëria Madhështore, Shqipëria që lind nga vlerat, ndershmëria dhe vendosmëria për ta shpëtuar vendin nga keqqeverisja.

Fjala e Plotë:

Këto të gjitha i bën qeveria për 100 ditë, por përsëri kjo nuk është Shqipëria Madhështore.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria e prodhimit.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpresës dhe besimit të shqiptarëve, kur nga diaspora të kthehen qindra mijëra prej tyre që u larguan për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri.
Ndaj dhe biznesit do t’ia ulim në mënyrë drastike barrën fiskale.
Vetëm me uljen në 10 përqind të tatim fitimit, rrogat e rrogëtarëve mbi rrogën e ulët rriten me 13 përqind, sepse kjo taksë është 23 përqind.
TVSH do zbresë në 15 përqind.
Energjia për bizneset në 6 lekë, për qytetarët në 7 lekë.
Dibrës i premtoj kompletimin e plotë të infrastrukturës së saj në rrugë, ujësjëllesa, kanalizime.
Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më moderne.
Skavica nuk do ndërtohet kurrë.
Të dashur miq, ky vit është një vvit vendimtar për t’u ndarënga kjo e keqe e madhe.
Diaspora shqiptare është e tëra në këmbë. Ka jo një, por shumë përfaqësues të saj në këtë sallë dhe unë i përshëndes shumë përzemërsisht.
I përshëndes vëllezërit, motrat tona kudo që janë. I ftoj të votojnë me dinjitet, të votojnë në privacinë e tyre, të votojnë si qytetarë dinjitozë për të shpëtuar këtë vend nga narkodiktatura, për të rikthyer në Shqipëri shpresën, besimin, të ardhmen tonë.
Miq, Shqipëria Madhështore është Shqipëria e familjes shqiptare madhështore. Ne jemi dhe do mbetemi për shenjtërinë e familjes.
Për ne, familja është djepi i të gjitha vlerave.
Ndaj dhe ne kurrë prindërit nuk do mund t’i quajmë me numra, nënë dhe babë do jetë e sanksionuar në të gjitha ligjet tona. sn

Berisha shfaqet me kapelen me numrin 1: Si do i rrisim pagat dhe pensionet?

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur ndryshe mbrëmë në takimin e prezantimit të kandidatëve në Kamzë.

Kryedemokrati është shfaqur me kapelen me numrin 1, i cili është edhe numri në fletën e votimit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tregoi dhe rrugën se, si do të rriten pagat dhe pensionet.  

‘Deklaruam se do rrisim pensionet e mesme dhe të larta. Çdo pension i mesëm u rrit 60 përqind. Çdo pension i lartë u rrit 40 përqind. Si ndodhi? Si u bë kjo? Fare e thjeshtë. Paratë ua kthyem shqiptarëve. Si do i rrisim tani? Përsëri me të njëjtin mekanizëm, paratë do ua kthejmë ju.

Si do i rrisim pensionet dhe rrogat, që nuk do ketë rrogë nën 500 euro, rroga mesatare do jetë 1200 euro, rroga e mësuesit do bëhet 1500 euro, si do i rrisim? Do u kthejmë paratë që marrim prej jush do i kthejmë tek ju’, theksoi Berissha në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Qytetare dhe qytetarë të Kamzës, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të fitores së 11 majit, të ndryshimit të madh, të Kamzës dhe Shqipërisë.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

Përshëndetje të gjithë banorëve të këtij qyteti të ri dhe të bekuar.

Përshëndetje miqve të tuaj kudo që janë, në rrethet nga keni ardhur, në Tiranë apo në emigracion.

E nderuar zonja Albana Vokshi, drejtuese politike e Kamzës, të dashur kandidate dhe kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore të këtij qyteti, një përshëndetje të përzemërt, krenaria e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore jeni ju, për Kamzën dhe për Shqipërinë.

Të dashur miq, sot ne vijmë para jush për të parashtruar programin tonë elektoral.

Për të parashtruar tek ju alternativën me të cilën ne jemi të betuar dhe të vendosur t’i japim përgjigjen problemeve të rënda që përjeton sot Kamza, problemeve të rënda që përjeton sot Shqipëria.

Probleme që e kanë bërë Kamzën, e kanë bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm.

E kanë bërë Kamzën, e kanë bërë Shqipërinë një vend nga i cili shqiptarët vetëm largohen.

E kanë bërë Kamzën, e kanë bërë Shqipërinë vendin në të cilin nga viti 2014 gjer në vitin 2023, vetëm në hapësirën e BE u larguan 1 milion e 99 mijë banorë të Kamzës dhe gjithë Shqipërisë.

Miqtë e mi, këta që morën rrugët e dheut nuk i morën ato se lakmonin pasuri.

Nuk i morën ato se nuk kishin mall dhe dashuri për familjen.

Nuk i morën ato se nuk donin vendin e tyre.

Por rrugët i morën se nuk jetonin dot në Kamzë, nuk jetonin dot në Tiranë, nuk jetonin dot në Shqipëri sepse ky regjim, Shqipërinë, Kamzën që rritej në popullatë nga viti në vit, e bëri Shqipërinë dhe Kamzën që nuk jetohej më. E bëri sofrën e familjeve shqiptare të mos pranonte as fëmijët e vet, por t’u thoshte paçi fatin, merrni rrugët e botës.

Nuk ikën shqiptarët se donin të iknin, por ikën se ilaçet nuk i blinin dot në vendin e tyre, por ikën se kreditë nuk i paguanin dot në vendin e tyre, por ikën se shtëpitë nuk i blinin dot në vendin e tyre.

Dhe së fundi ikën dhe ikën sepse në një akt të pashembullt, qytetarët e Kamzës, qytetarët e Shqipërisë, që në vitin 2013 paguheshin më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit, gjatë këtyre 12 viteve ranë poshtë e më poshtë.

Gjatë këtyre 12 viteve u varfëruan çdo vit e më shumë.

Gjatë këtyre 12 viteve, çmimet e mallrave, ushqimeve jetike u dyfishuan.

E merrnin bukën me 400-500 lekë në vitin 2013, e marrin sot me 900-1000 lekë.

E merrnin mishin me 7 mijë lekë, e marrin sot me 18 mijë lekë.

I merrnin zarzavatet 4 herë më lirë se sot.

Çfarë ndodhi pra? Ndodhi që aq sa blinin me pensionin e vitit 2013, nuk blinin as me trefishin e tij në vitin 2024.

Mallrat bëheshin mollë e ndaluar, apartamentet mollë e ndaluar për të rinjtë.

Vendet e punës rrënohen dhe shkatërrohen çdo ditë.

Kjo qeveri u vërsul mbi taksa.

Kjo qeveria injoroi, mohoi, poshtëroi pensionistin e Shqipërisë.

Një pensionist që në vitin 2013 merrte një pension mesatar 143 mijë lekë, merrte më shumë se secili moshatar i tij në vendet përreth.

Po sot si është gjendja? Sot pensionisti i Malit të Zi merr 450 euro, kurse pensionisti në Shqipëri merr 170 euro.

Pensionisti në Maqedoni merr 405 euro.

Pensionisti në Serbi merr 430 euro.

Pensionisti në Kosovë merr 190 euro.

Në Shqipëri merr 170 euro mesatarja. Kaq marrin vetëm 43 përqind e pensionistëve, 57 përqind e tyre marrin pension të pjesshëm.

Të dashur miq, ky ishte qëndrim çnjerëzor, poshtërues për një të tretën e popullatës.

Ndaj zotohem para jush se 100 ditët e para nuk do ketë pensionist në Shqipëri që nuk do marrë 200 euro.

Dhe më lejoni pak t’i them atij burracakut 2 metra që fshihet dhe nuk del dot, pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur, nuk del dot të ballafaqohet para jush në televizion apo në skenë. Jo.

Çfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro, biem në humnerë. Kurse dje deklaronte se do ta bëjmë në vitin 2030.

Ka deklaratë më të papërgjegjshme, më cinike?

Ju lutem vetëm një moment. Në vitin 2005 ne premtuam dyfishimin e rrogave dhe u them një gjë, ai ka qenë premtimi më i vështirë i jetës sime sepse nuk di një administratë tjetër që të ketë premtuar dyfishim rrogash në atë kohë, por e mbajtëm.

I them cilido shqiptar, gjej një mësues, një infermiere, një mjek, një punonjës që të thotë se rroga e tij nuk u mbidyfishua gjatë viteve 2006-2013. Pa përjashtim të gjithë.

Deklaruam se do dyfishojmë pensionet e ulëta. Pensioni ishte 36 euro, çdo pension i ulët u bë 83 euro.

Deklaruam se do rrisim pensionet e mesme dhe të larta. Çdo pension i mesëm u rrit 60 përqind. Çdo pension i lartë u rrit 40 përqind.

Si ndodhi? Si u bë kjo? Fare e thjeshtë. Paratë ua kthyem shqiptarëve.

Si do i rrisim tani? Përsëri me të njëjtin mekanizëm, paratë do ua kthejmë ju.

Si do i rrisim pensionet dhe rrogat, që nuk do ketë rrogë nën 500 euro, rroga mesatare do jetë 1200 euro, rroga e mësuesit do bëhet 1500 euro, si do i rrisim? Do u kthejmë paratë që marrim prej jush do i kthejmë tek ju. sn

‘Vota e diasporës në rrezik’ Merja: Të merren masa urgjente për mbrojtjen e procesit zgjedhor

Procesi i votimit është themeli i çdo demokracie, dhe një nga parimet e tij më të rëndësishme është fshehtësia e votës, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Kështu u shpreh në deklaratën e bërë për media Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, që sipas të cilës, së fundmi, janë shpërndarë materiale dhe video që shfaqin fletë votimi të plotësuara nga votuesit në diasporë, që kompromentojnë fshehtësinë e votës dhe mund të sjellin ndikime politike dhe manipulime.

Ky fenomen është shqetësues dhe rrezikon integritetin e procesit zgjedhor dhe përfaqësimin e diasporës tha Merja. Duke i bërë thirrje autoriteteve të reagojnë menjëherë dhe të mbrojnë procesin zgjedhor.

Deklarata e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja:

Të nderuar qytetarë!

Procesi i votimit është një nga shtyllat themelore të demokracisë. Një nga parimet themelore që garanton ndershmërinë dhe lirinë e këtij procesi është fshehtësia e votës, e sanksionuar si e drejtë themelore në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në çdo sistem zgjedhor demokratik.

Së fundmi, në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar video dhe materiale të publikuara nga vetë votuesit që kanë ushtruar të drejtën e votës në diasporë. Në këto pamje, janë shfaqur fletë votimi të plotësuara, të cilat jo vetëm që kompromentojnë fshehtësinë e votës, por hapin rrugë për presion, ndikim politik dhe manipulim të vullnetit të lirë të qytetarëve.

Ky fenomen është shumë shqetësues, jo vetëm për legjitimitetin e procesit, por edhe për integritetin e përfaqësimit të diasporës në jetën politike të vendit. Vota është një akt individual, personal dhe i mbrojtur me ligj. Çdo publikim i saj ose tolerimi nga institucionet përbën cenim të rëndë të parimeve demokratike.

Kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse, veçanërisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të reagojnë menjëherë, të bëjnë një vlerësim të qartë të situatës dhe të marrin masa për garantimin e fshehtësisë së votës dhe mbrojtjen e procesit zgjedhor në diasporë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve që të respektojnë rëndësinë e këtij akti demokratik dhe të mos bien pre e veprimeve që dëmtojnë të drejtën e përbashkët për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu vota e disaporës, ka një peshë dhe rëndësi të vecantë në zgjedhjet e 11 Majit prandaj të dashur motra dhe vëllezër, votoni masivisht.

Votoni për të pasur një shqipëri të mirqenë ku qytetarët nuk detyrohen të braktisin vendin sepse nuk kane alternativca dhe kjushgtet më minimalke të jetesës.

Votoni NR.1 Koalicionin Partia Demokratike Alenaca për Shqipërinë Madhështore. sn

Berisha: Një gjykatës guximtar urdhëroi SPAK-un të hetojë Ramën për vilën në Surrel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë dhe mbështetës në Krujë, deklaroi se një gjykatës ka urdhëruar SPAK të nisë hetim ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimin e shtëpisë së tij në Surrel.

Berisha akuzoi Ramën për shkelje të ligjit dhe fshehje të vërtetës mbi mënyrën e ndërtimit dhe regjistrimit të pronës. “Vila e tij në Surrel ka themele dy herë më të mëdha se sarajet e Enver Hoxhës. Ai e ka regjistruar në emrin e tij, ndryshe nga diktatori që i la si pronë shteti,” u shpreh Berisha.

 

Ai shtoi se kryeministri ka deklaruar një vlerë prej vetëm 3800 eurosh si pasuri në kohën e ndërtimit, ndërkohë që oborri i pronës arrin në 8300 metra katrorë dhe sipas tij, toka është marrë në kundërshtim me çdo ligj.

“SPAK ia kaloi çështjen Prokurorisë së Tiranës për ta shpëtuar, por kjo e fundit e refuzoi, duke e rikthyer sërish në SPAK. Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i ta hetojë Ramën,” vijoi Berisha.

Ai theksoi se çështja ka sjellë tronditje brenda institucionit të SPAK dhe është shoqëruar me mbledhje emergjente. “Dy ditë më parë janë bërë mbledhje urgjente. Ka rënë bomba në SPAK,” përfundoi kreu i PD.

“Një gjykatës guximtar… Rama ka ndërtuar vilën, vila e tij në Surrel janë me themele dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës. Diktatori nuk i regjistroi në emrin e tij ato, por pronë shtetërore. Nuk e bëri. Ky jo që e ka në emër të vetë, dhe e ka ndërtuar duke deklaruar 3800 euro, por ka një oborr 8300 metra katrorë dhe jo vetëm kaq, por tokën e ka marrë në kundërshtim me cdo ligj. Këto janë kapur tani. SKAP-i ja kaloi për ta shpëtuar prokurorisë së Tiranës, kjo tha me të drejtë nuk është puna ime kjo. I përket SKAP-it të merret me të. E ktheu prapë. Shkoi në gjykatë çështja, një gjykatës guximtar e urdhëroi SKAP-in ta hetojë. Dy ditë më parë në SKAP janë bërë mbledhje emergjente. Ra bomba! Ky dilte pasdite dhe thoshte burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria”, tha Berisha. bw

Xhixho: 12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht më 11 maj! Programi i opozitës, e vetmja zgjidhje

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se të dhënat e fundit të OKB-së flasin për përgjysmim të numrit, të lindjeve në 30 vitet e ardhshme.

Shqipëria, tha ajo, renditet krah Porto Rikos dhe Xhamajkës, me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në vitin 2054.

Deklarata e Xhixhos:

Të dhënat e fundit të OKB-së flasin për përgjysmim të numrit të lindjeve në 30 vitet e ardhshme. Shqipëria renditet krah Porto Rikos dhe Xhamajkës, me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në vitin 2054.

Në krahasim me 10 vjet më parë, lindjet janë përgjysmuar. Për vitin 2024, në Shqipëri lindën vetëm 22 mijë bebe, ndërkohë që 10 vite më parë lindnin pothuajse dyfishi. Pse numri i lindjeve po bie me një ritëm të frikshëm? Sepse çiftet e reja nuk kanë më siguri për të ardhmen! Sepse kostot e jetesës janë rritur disafish dhe pagat janë më të ulëtat në rajon. Sepse një çifti të ri i duhen 60 vjet në blejë një shtëpi në Tiranën me 54 mijë apartamente bosh, ku pastrohen paratë e krimit dhe korrupsionit.

Shqipëria ka sot normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë, duke lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën. Popullsia e vendit po plaket në mënyrë të menjëhershme sepse të rinjtë po emigrojnë dhe ata që nuk munden të ikin, nuk kanë asnjë siguri për të ardhmen.

Shpopullimi masiv i vendit ka qenë alarmi i ngritur prej presidentit Ilir Meta disa vite më parë, por qeveria nuk ka marrë kurrë asnjë masë, nuk ka hartuar kurrë politika incentivuese, madje e ka inkurajuar largimin e shqiptarëve përmes keqqevrisjes dhe korrupsionit. Pasoja janë mbi 1 milion shqiptarë të larguar nga vendi gjatë qeverisjes së tij. Aq sa sot, tregu i punës po kërkon punonjës të huaj.Më 11 maj, vota për opozitën është votë për Shqipërinë madhështore!

Qeverisja e mbrapshtë e Edi Ramës u ka hequr të rinjve cdo shpresë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ne kemi detyrimin t’u kthejmë shpresën.

Programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të mbështesë familjet e reja, duke u krijuar atyre mundësinë të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre.

● Çdo çift i ri i martuar pas vitit 2019, ku një nga partnerët është në martesën e tyre të parë, përfiton 30 mijë euro kredi me interes zero nga qeveria për të plotësuar minimumi 20% të depozitës për apartamentin/shtëpinë e parë që do të blejnë, në mënyrë që të kenë mundësi të marrin deri 80% kredi nga bankat e nivelit të dytë.

● Shteti do të mbulojë tërësisht shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 18 vjeç.

● Shteti do të ofrojë mbështetje mujore prej 60 euro për fëmijën e parë dhe 70 euro për të dytin.

● Do të mbështesim me kuponin 250 euro çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Qytetarët paguajnë taksa dhe shërbimin duhet ta marrin ose të kompensohen në mënyrë që ta përdorin në arsim privat.

● Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.

● Do të rrisim pagat, do të ulim taksat, çmimin e naftës dhe energjisë, dhe do të rikthejmë lirinë ekonomike.

12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht, ndaj programi i opozitës është e vetmja zgjidhje per problemet e cdo familje shqiptare.

Më 11 maj, vota për opozitën është votë për Shqipërinë madhështore! sn

‘U dënuan sikur vodhën një pulë’- Lala për inceneratorin e Tiranës: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës, që sipas saj ‘janë dënuar sikur vodhën një pulë’.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se nuk u hetuan peshqit e mëdhenj të aferës, ndërkohë që sot jemi në emergjencë mjedisore dhe se inertet po depozitohen nëpër lumenj.

Lala: Janë miliona euro të hedhura dëm, incenerator nuk ka. Jemi në emergjencë mjedisore. Agjencia e pasurive të sekuestruar ka informuar se duhet bërë ndarja në burim e mbetjeve sepse nuk ka vend. Ndërkohë që dënohen shtatë vetë, sikur të vidhnin një pulë, jo që janë shpenzuar miliona euro, ndërkohë një pjese prej tyre iu shua masa, problemi bëhet më i rëndë sepse vijon edhe sot afera korruptive.

Dilni në lumenjtë rreth e rrotull Tiranës dhe me dakordësinë e policisë Bashkia po hedhin inertet. Dherat nuk depozitohen në landfill sepse nuk ka kapacitet, po ndosin shtratet e lumenjve. Duhet hetim emergjent.

Nuk ka përgjigje se kush është kreu i aferës. Lefter Koka nuk kishte mundësi të jepte 3 koncesione, pa bashkëpunimin dhe dakordësinë e ministrave të tjerë, deri te kryeministri.

Emërimi i Kokës si peshku i madh është minus i madh që i shkon prokurorisë dhe gjykatës.

Është dosje e pahetuar. Duhej hetuar si grup i strukturuar dhe të zbardhej. Kemi dhjetë procese. Mërtirin dhe Zoton në kërkim, kemi një sërë personazhesh në kërkim, zyrtarë të ministrive duke u gjykuar me procese të zakonshme, dhjetëra fraksione.

Nuk janë dënuar dhe marrë përgjegjësi penale kokat që e ideuan dhe vodhën paratë dhe i çuan në offshore. Nuk ka as incenerator. Për t’u ndërtuar incenerator duhen po aq para sa janë vjedhur, pra do të shkojë dora më thellë në xhepat e shqiptarëve. Mjafton të shkosh në Sharrë dhe mali i plehrave është i tmerrshëm. sn

Berisha paralajmëron: Organizatat që kryejnë krime zgjedhore do të shpallen terroriste

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një konference me gazetarët të mbajtur në selinë e PD-së, ku foli për zgjedhjet vendore të 11 majit dhe garancitë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Berisha theksoi se vëmendja ndërkombëtare është përqendruar tek Shqipëria: “Nuk ka më sy të mbyllur për zgjedhjet këtu. Prozhektorët e Evropës dhe miqve tanë kudo janë përqendruar në këto zgjedhje.”

Ai njoftoi se Partia Demokratike ka dorëzuar një listë me emra konkretë të individëve që, sipas tyre, janë përfshirë në krime zgjedhore, duke kërkuar që veprimet e tilla të konsiderohen si krime të rënda.

Më tej, Berisha paralajmëroi një ofensivë të gjerë politike dhe diplomatike ndaj atyre që cilësoi si organizata kriminale të angazhuara në manipulimin e votës:
“Do të bëjmë çdo gjë për t’i shpallur organizata terroriste jo vetëm në Shqipëri, por edhe duke lobuar në Evropë dhe SHBA që të konsiderohen të tilla edhe atje.” bw

Berisha prezanton programin për bimët medicinale: Do negociojmë për zero tarifa me SHBA!

Teksa ka prezantuar programin e PD-ASHM për bimët medicinale me prodhuesit, kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar kompensim për eksportet.

Gjatë bashkëbisedimit me prodhuesit, teksa u pyet nga këto të fundit për tarifat globale të presidentit amerikan, Donald Trump,Berisha tha se qëndrimi i PD në raport me tarifat, janë negociatat me qeverinë amerikane për zerim të tyre.

‘Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni’, u shpreh Berisha.

E shtruat cështjen e tarifave. Shumë e drejtë!

Cili është qëndrimi ynë ndaj tarifave?

Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa.

Ne do vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me zero tarifat.

Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni.

Ne do bëjmë gjithçka me grante, siç thashë për çdo njësi prodhimi dhe ato nuk do i merrni mbi bazën e burokracisë, por me dokumentacionet më të thjeshta.

Ju do merrni të gjithë mbështetjen bazuar në faturat që shisni.

Bazuar në dokumentet që sillni.

Bazuar në punën që harxhoni në proceset e trajtimit të këtij sektori.

Shqipëria ka pasur dhe ka institucione në këtë sektor, por ne do fuqizojmë krahas studimeve për bimët frutore, bimët e arave, krahas studimeve për bimët arrore, bimët e tjera, ne do fuqizojmë shumë sektorin e studimeve të bimëve aromatike.

Do angazhojmë ekspertizën shkencore më të mirë në këtë sektor.

Kudo Shqipëria është me një pasuri të madhe natyrore në këto bimë.

Kredi të buta në të cilat qeveria do të mbulojë 80 përqind të interesit, do ofrohen për ju sipas sektorëve.

Për të gjithë proceset që nevojiten në këtë fushë.

Ne duam ta bëjmë sektorin e bimëve eterovajore, ta shumëfishojmë në prodhim, në të ardhura, në punësim, në eksport.

Ju keni bërë shumë dhe e keni bërë pa ndonjë ndihmë. Pa ndihmën që meritoni.

Injorimi juaj dhe injorimi në tërësi i eksportit nga kjo qeveri, i ka kushtuar vendit një çmim më të rëndin, shpunësim dhe largim të shqiptarëve nga Shqipëria.

Ne do kemi një politikë shumë të vendosur për popullimin dhe ripopullimin e Shqipërisë.

Ne do bëjmë që ata që u larguan, të cilët në të shumtën punojnë në bujqësi, të kthehen dhe të punojnë në sektor bujqësie në Shqipëri.

T’u krijojmë ato kushte që kanë në vendet ku punojnë dhe të vijnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në këtë vend.

Do përpiqemi të mbështesim edhe sezonalitetin. Sot një punëtor sezonal është një punëtor shumë i pasigurt. Qoftë në sektorin tuaj, qoftë në turizëm, qoftë në çdo fushë.

Shteti, në bashkëpunim me ju, do vendosë disa paga bazë, në mënyrë që punëtorët në periudhën që nuk kanë punë, të marrin një shpërblim, një pagë bazë, të marrin minimumin jetik ose më shumë dhe të mos largohen, por të presin sezonin e ri të punës. sn


Send this to a friend