VOAL

VOAL

Gjermanët e CDU/CSU, të gatshëm të ulin palët në dialog. Rama e Basha lëvizin nga pozicionet e tyre

Johann David Wadephul dhe Christian Schmidt

ARISTIR LUMEZI/ Kryeministri Rama dhe kreu demokrat Basha shfaqën dje shenja tërheqjeje nga pozicionet e mëparshme, duke pranuar të ulen për dialog.

Pas deklaratës së zëvendëskryetarit të Grupit Parlamentar të Unionit Kristiandemokrat (CDU/CSU) në Bundestag, e njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, si dhe raportuesit për Shqipërinë në Komisionin për Çështjet e Jashtme, Christian Schmidt, që kërkuan dy ditë më parë dialog pa kushte mes opozitës dhe qeverisë, palët lëvizën nga pozicionet e tyre.

Si Basha, edhe Rama kanë bërë dy ditë rresht bashkëbisedime me gazetarët për të treguar pozicionet e tyre të reja.

“Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, thuhet në deklaratën e dy politikanëve gjermanë. Mësohet se selitë diplomatike kanë lëvizur dy ditët e fundit, kur ka qenë edhe afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ. Kreu demokrat ishte më i qartë dje për të marrë pjesë në angazhimin gjerman.

“Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’iu kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe Parlament ilegjitim”, u shpreh dje Basha.

Ndërsa Kryeministri Rama, edhe pse u shpreh i vendosur për të mos negociuar për datën e zgjedhjeve për shkak të Kushtetutës, tha se do të ulej të fliste me Lulzim Bashën për të përmirësuar kuadrin ligjor për të gjitha shqetësimet e opozitës.

Pritet që deri në fund të javës të kemi një produkt të këtij ndërmjetësimi ndërkombëtar, edhe pse Rama u shpreh se nuk ka nevojë për të huajt për të dialoguar me Bashën. Por e shkuara e afërt dhe e largët na kujton gjetjen e zgjidhjeve në minutën e fundit, duke shkuar dhe në ndërhyrjet në Kushtetutë dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

Në maj 2017, pas afro tre muaj proteste, pasi ngriti një çadër para zyrës së Kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij, Rama e Basha ranë dakord me propozimet e “Paketës McAllister”, e cila u pasurua dhe me disa propozime të zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

Marrëveshja mes tyre i jepte më shumë garanci opozitës për të kontrolluar qeverinë dhe administratën që të mos përfshiheshin në fushatën zgjedhore dhe të pranonin rezultatin e zgjedhjeve.

Ndonëse data e zgjedhjeve edhe në 2017 ishte caktuar, 18 qershori, Presidenti Nishani, në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha, i shtyu ato me një javë, duke dekretuar datën e re, më 25 qershor 2017. Dhe në 2007, kriza e certifikatave e ngritur nga PS në opozitë çoi në një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, duke shtyrë datën e zgjedhjeve nga 20 janari në 18 shkurt 2007.

U dhunua në protestë, operohet Sahit Dollapi

Pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë protestës së ditës së shtunë ndaj Sahit Dollapit, ky i fundit i është nënshtruar një operacioni në spitalin e traumës.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike u operua në shpatull dhe sipas informacioneve të marra nga burimet operacioni ka qenë i suksesshëm dhe gjendja e tij shëndetësore duket e stabilizuar.

Sekretari Oranizativ i PD-së u dhunua me shkopinj gome nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë momentit që po mundohej të largohej me vrap prej tyre.

Basha del në konferencë me mesazhe të qarta: PD dhe opozita gati për proces politik me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe…

Kreu i PD, Lulzim Basha, një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë, ka dalë në një komunikim me mediat.

Basha pasi ka falënderuar të gjithë ata që dolën në këtë protestë, të cilën ai e quajti madhështore dhe marshimin më të madh, ka dhënë edhe disa mesazhe.

Mesazhin e parë Basha e ka dhënë  për qeverinë, duke bërë me dije se kjo protestë nuk do të ndalojë deri në largimin e kreut të qeverisë, Edi Rama, ndërsa mesazhin e dytë e ka dhënë për të gjithë të arrestuarit gjatë protestave, duke thënë se drejtësia për ta do të vihet në vend.

Basha është shprehur se ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët, dhe se e mirëpret angazhimin e tyre për të zgjidhur krizën politike në vend, ndërsa ka shtuar se PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një proces politik me ndihmën e ndërkombëtarëve, por me kushtin për largimin e Ramës dhe qeveri tranzitore.

Pjese nga fjala e Bashes:

Ky ishte një mesazh kombëtar i qartë dhe i prerë për këto dhe në veçanti për pengmarrësin e Shqipërisë, demokracisë dhe drejtësisë, që ka bllokuar derën e BE, se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas, bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë kufijtë politik të mbështetësve.

Përshëndes të gjithë ata socialist që iu  bashkuan dje kësaj protestë, duke dhënë mesazh se kjo që kemi nisur është një beteje për të transformuar vendin dhe nuk është betejë për pushtet.

Kjo pjesëmarrje dëshmoi besimin e madh që qytetarët kanë tek kauza e vendosmërisë sonë të hekurt për të mos bashkëpunuar me krimin.

Zemra e protestës vazhdon të jetë kryeqyteti, mirënjohje qytetarëve të Tiranës, por edhe më të madhe e atyre që erdhën nga çdo skaj i vendit.

Do ta ndryshojmë fatin e vendit, nuk do ta lëmë në duart e një njeriu që ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.

Mesazhin e dytë e kam për ata dhjetëra të shoqëruar të shtunën që u bashkohen të arrestuarve të tjerë më parë, dua tu them se nuk jeni vetëm. Sakrifica juaj për demokraci është shënuar në kujtesën e opozitës, por dhe në mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve. Ju siguroj se çdo e drejtë  e juaj  e dhunuar do të vihen në vend, dhunuesit do vihen para drejtësisë, duke nisur me pinjollin e Ramës.

Shqiptarëve ju them se nuk do ta lëmë reformën në drejtësi  të përfundojë duke i lënë në dorë të Ramës dorë të gjitha institucionet,  është një ndër qëllimet kryesore të protestës, të ndajmë institucionet nga krimi.

Mesazhet e partnerëve tanë janë të qartë, ata thonë fut në burg kriminelët, ky fut protestuesit, ata thonë s’ka zgjedhje pa opozitë, ky mendon se do shkojë në zgjedhje…

Koha e kriminelit ka mbaruar.

Sot shqiptarët e kanë marrë fatin në dorë, asgjë nuk do na pengojë në rrugën tonë drejt BE.

Ky mesazh kumboi mbrëmë në entuziazmi i protestës, që nuk e fiku as shiu dhe jo më ta fikë një barbar që përdor dhunë shtazarake kundër qytetarëve të vet.

Populli dhe opozita do e vazhdojnë këtë betejë deri në fund.

E mirëpres angazhimin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një proces politik me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Largimi i Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik, dhe një qeveri tranzitore.

Protestat, reagon Joseph Daul: Palët të përfshihen në dialog

Presidenti i Partive Popullore Europiane, PPE Joseph Daul ka reaguar pas protestave të opozitës së bashkuar në Shqipëri.

Daul përmes një statusi në “Twitter” shprehet se dënon dhunën në protesta, kurse shton se palët duhet të ulen në tryezë bisedimi për dialog.

Reagimi i presidentit të PPE Joseph Daul:

Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të qëndrojnë larg çdo lloj dhune.

Ipeshkvijtë e Shqipërisë, thirrje për gjetjen e rrugës së dialogut

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë reaguan të martën në lidhje me situatën e tensionuar politike të ditëve të fundit në vend. Në një deklaratë të publikuar në emër të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, ipeshkvijtë shprehen se po ndjekin me shqetësim e keqardhje të madhe situatën aktuale që po kalon vendi.

“U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut. Të nxiten me këmbëngulje qytetarët që të heqin dorë nga çdolloj forme dhune dhe vandalizmi. Kush përdor dhunë dhe vandalizëm nuk e do atdheun! Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO DHUNËS, qoftë kur vjen nga protestuesit e qoftë kur është shprehje arbitrare e institucioneve”.​

Duke shprehur paanësinë e tyre dhe respektin për parimet shpirtërore, kushtetuese dhe ligjore, ipeshkvijtë shprehen se, pozita dhe opozita duhet të diskutojnë së bashku për të gjetur zgjidhjet e duhura duke kërkuar të mirën e përbashkët, e cila ka përparësi mbi të mirën e partisë.​

“Në situatën aktuale nuk ka kohë më për të humbur, sidomos për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian”.

Ipeshkvijtë shprehen se i bashkohen mesazhit të partnerëve evropianë se “është koha e duhur që t’i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

Çfarë iu tha policëve drejtuesi i FNSH kur arrestuan Sahit Dollapin? Ish-deputeti zbulon detaje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar detaje se çfarë i thanë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Sekretarit Organizativ të kësaj partie, Sahit Dollapit në momentin e prangosjes gjatë protestës mbrëmjen e të shtunës.

 

Policia e ka identifikuar që ishte ai, në të gjitha protestat ka mbajtur të gjitha korrespodencat me policinë. Ky akt donte të tregonte që policia do ushtronte dhunë dhe ndaj zyrtarëve politikë. Arben Baro i thotë policëve: Mbyteni! Se duhet të çonte deri në fund porosinë e Sandër Lleshaj. Jo vetëm që ia hoqi kundra gazin, por… E identifikoi e dinte kush ishte. Mbyteni… dhe iu vërsulën. Donte të vazhdonte demonstrimin e forcës”, thotë Alibeaj në një lidhje për emisionin “Opinion”.

Ai tregoi dhe gjendjen e vështirë shëndetësore të zotit Dollapi, për të cilin tha se ka bërë një operacion në këmbë si dhe ka dhe probleme me zemrën.

Alibeaj tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa dha një koment edhe dhe për ndërkombëtarët.

“Janë pjesë e qenësishme e politikes së këtij vendi. Do t’i informojë për çdo gjë deri në artikulimet periferike se si është realiteti sot. Është detyra jonë. Do jetë e vështirë nga investimi shumë dimesional i Ramës për të krijuar një fasadë, jo të vërtetë siç është realiteti”, u shpreh ai.

Endri Shabani: Sistemi politik është i kalbur! Deputetët i zgjedhin dy liderë jo populli!

Aktivisti politik Endri Shabani i ftuar në emisionin “A Show” të drejtuar nga gazetari Adi Krasta në “News 24” tha se aktualisht Shqipëria lëngon nga klasa politike. Shabani theksoi se sistemi aktual është i kalbur, ndërsa kemi vetëm dy liderë që na drejtojnë, madje janë ata që zgjedhin deputetë e këshilltarë bashkiakë, e jo populli.

“Sa i përket protestës, mendoj se kërkesat e opozitës janë të drejta. Protestat vijnë për shkak të pakënaqësisë në popull. Basha thotë të ikë Rama, por nuk ka alternativë më të mirë vetë.

Sistemi aktual politik është i mbyllur, aq sa liderët zgjedhin edhe deputetët, këshilltarët bashkiakë, e jo populli. Rama ka fuqi të madhe sot dhe po tenton të fusë nën fre edhe reformën në drejtësi. Këta janë dy palë që thjesht iu intereson rotacioni dhe jo interesi i shqiptarëve. Unë si aktivist dëshiroj që të shpreh mesazhin që Shqipëria ka nevojë për një klasë më të mirë politike”, deklaroi Shabani. /(d.xh/Balkanweb)

 

INTERVISTA. Shabani: Parlamenti duhet të përfaqësojë popullin, jo pelivanët e sistemit zgjedhor

Si gjykoni situatën zgjedhore në vend?
Nëse e keni fjalën për fushatën zgjedhore, ajo as nuk ka nisur dhe as nuk duket se ka për të nisur, të paktën për momentin.
Nëse e keni fjalën për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ateherë do thoja se jemi në një pikë kritike. Kur rrëzuam diktaturën në fillim të viteve 1990 menduam se po ndërtonim një demokraci përfaqësuese. Pra një republikë ku ne do zgjidhnim përfaqësuesit tanë dhe ata, në emrin tonë, do na qeverisnin. Që kjo gjë të ndodhë duhet që ne të kemi mundësi të zgjedhim lirisht, por edhe që partitë të konkurojnë lirisht me njëra tjetrën, në mënyrë që ne të bëjmë zgjedhjen më të mirë të mundshme.

Por, siç ju mund ta dini më mirë se unë, situata është e tillë ku as ne nuk zgjedhim lirisht, dhe as partitë nuk garojnë si të barabarta, pasi fusha e lojës nuk është e sheshtë për të gjithë.
Aleatët kanë dalë me një platformë për zgjidhjen e krizës, për mes të cilës kërkojnë ndërtimin e një dialogu me maxhorancën. A mendoni, se aleatët po devijojnë nga koalicioni me PD-në?
Nuk e di, dhe të jem i sinqertë, as që më intereson. Personalisht jam shumë pak i interesuar për intrigën politike apo për dilemat “kush ja hodhi kujt?”. Mendoj se kemi 30 vite që gdhihemi e ngrysemi me hallet e një grushti njerëzish që merren me politikë. Procesi më i rëndësishëm në vend, menaxhimi i pasurisë së përbashkët, është reduktuar në një telenovelë bajate që siç duket nuk shërben më as për të kaluar kohën.
Them se ka ardhur koha të fokusohemi tek politikat dhe jo më tek politikanët. Duhet të shqetësohemi më shumë se çfarë programi kanë partitë për të nxjerrë vendin nga kriza, se sa çfarë krize emocionale po kalojnë kryetarët e partive.
Basha është shprehur kundra dialogut me PS. A mendoni, se kjo do sjellë krizë brenda opozitës?
Sërish këtu më shqetëson më shumë pasoja që sjellja e Bashës ka për vendin se sa për koalicionin opozitar. Unë jam i shqetësuar se sido që të vejë kjo punë vendi po shkon drejt një krize institucionale. Nëse Basha dialogon me Ramën dhe e zgjidhin ngërçin aktual, zgjidhja domosdoshmërisht do jetë ekstra ligjore dhe ekstra institucionale. Pasi aktualisht afatet janë kaluar dhe procedurat nuk janë respektuar.
Pra, ashtu si edhe në krizat e mëparshme, do bëhen bashkë dy lidera dhe do shkelin me të dyja këmbët Kushtetutën, ligjet zgjedhore, normat e tjera institucionale e kështu me radhë. Ama ne do lumturohemi që këta më në fund e zgjidhën krizën që prodhuan vetë.
Ndërsa, n ë rast se nuk dialogojnë, dhe PD-ja shkon drejt radikalizimit të qëndrimit të vet, gjasat janë që Rama të fuqizohet edhe më tepër, duke kontrolluar edhe qoshet e fundit të pushtetit, dhe duke futur nën sqetull të gjitha institucionet kushtetuese të vendit.
Mos harrojmë se institucionet janë e vetmja mundësi që një njeri me tendenca diktatoriale të mbëhet  në kontroll. Ne e dimë mirë, se kur institucionet janë të dobëta, ai që është në krye bën çfarë t’i dojë qejfi. Më shumë se 40 vite nën thundrën e tekave të Enver Hoxhës nuk i lë shumë vend imagjinatës se si mund të shkojë kjo punë.
Në Parlamentin e Shqipërisë është krijuar një grup i ri parlamentar. Çfarë do të thotë kjo për opozitën shqiptare?
PD-ja apo LSI-ja nuk e kanë hipotekuar opozitën. Formalisht çdo deputet apo grupin që është në Parlament, por nuk formon maxhorancë mund të luajë rolin e opozitës. Problemi është se “opozita e re” (nëse mund ta quajmë kështu) është si ajo bima pa rrënjë që mund ta shkulësh kollaj. Pra, ata deputetë nuk kanë as elektorat dhe as struktura partiake që t’i mbështesë. Për pasojë ata janë shumë të dobët, pasi nuk kanë fare peshë në publik. Momentalisht një pjesë e mirë e publikut i shikon si zgjatim i Ramës, gjë që bën që ata të mos e gëzojnë legjitimitetin e nevojshëm për t’i bërë oponencën qeverisë.
Por, nëse ndonjë nga ata deputetë do të zgjedhë të artikulojë interesat reale të qytetarëve dhe të përdorë pushtetin që i jep Kushtetuta për të marrë nisma ligjore në mbrojtje të interesit publik, atëherë po që mund të themi se mes tyre ekziston potenciali që të lind një opozitë e re, me mendim alternativ dhe mbase shumë më e shëndetshme se kjo që kishim.
Por, se sa gjasë ka që një gjë e tillë të ndodhë vërtet, mbetet për tu parë.
Besoni vërtetë së Partia Demokratike dhe LSI nuk do të futen në zgjedhjet lokale? A është bindëse PD dhe LSI me argumentet e sajë për të bojkotuar zgjedhjet?
Në përgjithësi ata që bëjnë fallxhorin politik, kanë vërtetuar që nuk e njohin fare politikën. Kështuqë unë as nuk dua dhe as nuk mund të parashikoj se si do rrjedhin ngjarjet. Megjithatë, një mënyrë për të parashikuar të ardhmen është të shohësh nga e shkuara. E për pasojë, unë kam pak arsye të mendoj që këtë herë do jetë ndryshe nga herët e shkuara, megjithë agravimin që i është bërë situatës.
Në rast të bojkotit, a mundët Edi Rama të gjejë një formulë për të përdorur “opozitën e re”, në Parlament për ta pasur si kundërshtar politik?
Problemi i Ramës është se jeton në shfazim psikologjik. Kam bindjen se ai dëshiron të jetë edhe Luigji i XVI edhe Robespieri. Kërkon të jetë edhe mbret edhe krye revolucionar, aq sa në mënyrë krejt origjinale, kur studentët protestonin poshtë zyrës së tij,  hiqej si kryedemonstrues duke mbështetur kërkesat e e tyre, e duke iu shtuar kërkesa të reja.
Kështuqë nuk çuditem fare sikur ai të përpiqet të zëvendësojë edhe opozitën. Në fakt, ndodh shpesh në regjimet hibride, ku opozita ekziston, por roli i saj është t’i bëjë fresk autokratit që kap shtetin për fyti dhe hipën në shpinën e popullit, duke e varfëruar dita ditës.
Kjo është preferenca e tij, por a do të ndodhë vërtet? Unë besoj që populli shqiptar e ka provuar një herë se ç’do të thotë diktaturë, dhe se sa e vështirë është të heqësh një diktator nga pushteti. Prandaj prirem të besoj se shqiptarët nuk do e lejojnë.
A jeni pro ndryshimit të sistemit zgjedhor në vend?
Sigurisht që po. Sistemi aktual i zgjedhjeve i ka falur Ramës maxhorancën. Mos harroni se në zgjedhjet e fundit PS-ja fitoi 48% të votave, që do të thotë 67 deputetë. Pra, me një sistem të drejtë PS-ja do detyrohej të qeveriste në koalicion, ose do ishte në opozitë. Mirëpo ky sistem, me gjithë hiletë e tij, i dhuroi PS-së 7 deputetë plus, duke i dhënë një maxhorancë prej 74 deputetësh. E thënë me fjalë të tjera maxhorancën Ramës nuk ia ka dhënë populli, por sistemi.
Prandaj kjo duhet të ndryshohet një orë e më parë, sepse maxhorancat duhet të përfaqësojnë vullnetin e popullit jo vullnetin e pelivanëve të sistemit zgjedhor.
Prej disa ditësh, Partia Zgjidhja, ka krijuar një pakt kombëtar, në të cilën kërkon që të ketë një administrim jo partiak të zgjedhjeve dhe një votim elektronik. Mendoni se këto kërkesa mund të arrihen deri në 30 qershor?
Nuk besoj
Pak ditë më parë, OSCE/ODHIR, nxori raportin ku në Shqipëri ka rrezikshmëri për blerjen e votave. Mendoni se ky fenomen do të përsëritet përsëri?
Nuk shoh asnjë arsye përse jo. Parlamenti apo Qeveria nuk kanë marrë asnjë masë serioze për ta luftuar fenomenin e shitblerjes së votës. Ato nenet e Kodit Penal janë sa për sy e faqe, sepse deri më sot nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Një raport i Qendrës Info CIP evidenton se pavarësisht qindra rastëve të raportuara vetëm një rast ka shkuar në gjykatë, por edhe në atë rast i akuzuari nuk është dënuar. Pra, spektakël sa për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
Por duhet theksuar se këtu jemi përpara një fenomeni ku vota, ashtu si shumë vlera të tjera në shoqëri, e ka humbur vlerën e saj fillestare dhe është komodifikuar. Pra është kthyer në shërbim që shitet e blihet, dhe për të cilin ka një çmim. Thuhet se kushton 50 Euro.
Ky transformim ka ardhur sëbashku me vafërimin e popullsisë, si edhe me zhgënjimin që kanë pësuar njerëzit nga politika, si pasojë e degjenerimit të vazhdueshëm të partive. Sot që flasim, më shumë se gjysma e popullsisë nuk voton fare, pasi nuk besojnë më tek partitë politike. Këto të fundit nuk kanë më asnjë ideologji dhe po tua heqësh siglat është vështirë të dallosh njërën nga tjetra. Në këto kushte, pjesa më e madhe e atyre që votojnë, dyshojnë (në mos janë të bindur) se nëse partia do vijë në pushtet, përveçse do vjedhë, nuk do bëjë asgjë për ta dhe komunitetin e tyre. Prandaj, një pjesë nuk ngurrojnë t’ia japin votën edhe Dreqit për një vend pune apo përfitim nga pushteti. Ndërsa një pjesë tjetër, aq të varfër sa nuk presin për një punë mot, preferojnë të marrin 50 Euro sot.
Ajo që ne nuk shohim sot është që transformime të tilla nuk zhbëhen kollaj. Do të duhen vite, në mos dekada, për t’i rikthyer votës vlerën e saj morale.
Botuar ne gazeten Shekulli, date 11/05/2019

 

 

VIDEO – “Misioni ynë, mision brezash”- Basha përmbyll marshimin nga selia e PD: Vendosmërisë tonë nuk i bën dot ballë Rama

Partia Demokratike përmbylli protestën-marshim me një fjalim të kryetarit Basha përpara mbështetësve nga selia e kësaj partie. Basha tha midis të tjerash se ky ishte një mision brezash.

Gjatë fjalës, u prish mikrofoni për të cilën Basha tha nuk është aq i fortë sa protestuesit, pasi e prishi shiu.

Me bindjen se Shqipëria nuk do të kthehej më kurrë 3 muaj më parë në thundrën e errësirës, mirënjohje për të gjithë ju për këtë marshim madhështor proteste. Mirënjohje për të gjithë agjëruesit e Ramazanit, Zoti ua shpërbleftë sakrificën. Sot treguam se nuk ka forcë të ndalë për kauzën tonë zgjedhje të lira e të ndershme se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen, e keqja duhet të ikë. Me një kohë kaq të shkurtër, me një njoftim prej 24 orësh, me mbi 3 tre orë, nuk na pengoi shiu i bekuar. Në përfundim jemi edhe më të vendosur për të sakrifikuar gjithçka për lirinë”.

(Në këtë moment prishet mikrofoni, Basha thotë: “Juve nuk ka çfarë t’ju bëj, por mikrofonin e prishi shiu. Nuk është kaq i fortë sa protestuesit. Prej hekuri është por jo aq sa ju).

Më pas, kreu demokrat shoi: Forca jonë është pjesëmarrja dhe vendosmëria dhe kësaj force nuk i bën dot ballë Edi Rama. Misioni ynë është mision brezash, për të gjithë ata të djathtë dhe të majtë që sot e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit, do të mund ta gjejnë të ardhmen e tyre. Ku ftoj ta përmbyllim këtë marshim-proteste”.

Zëri i Amerikës: Opozita, marshim proteste në Tiranë

Në Shqipëri, protesta e sotme e opozitës është parashikuar në formën e një marshimi përpara “disa institucioneve që simbolizojnë ato që krimi u ka vjedhur shqiptarëve”, tha zoti Basha, në fjalën e mbajtur përpara manifestuesve të mbledhur para godinës së Qeverisë. Ndalesa e parë e opozitës do të jetë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “drejt institucionit që vetëm shtyp. Ne nuk duam një polici të krimit”, tha zoti Basha. Ndalesa e dytë do të jetë para Parlamentit “vendit që duhet të jetë tempulli i demokracisë me mesazhin se nuk e njohim Parlamentin e paligjshëm”. Më pas manifestuesit pritet të ndalen para Ministrisë së Brendshme “ku sundon një njeri që nuk e lidh asgjë me kushtetutën dhe ligjin, por vetëm servilizimi i verbër dhe shërbimi ndaj padronit të tij”, u shpreh zoti Basha duke njoftuar se ndalesa e fundit do të jetë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës “ku mbahen me pa të drejtë vëllezërit e motrat tona”.

Opozita, marshim proteste në Tiranë

Në Shqipëri, protesta e sotme e opozitës është parashikuar në formën e një marshimi përpara “disa istitucioneve që simbolizojnë ato që krimi u ka vjedhur shqiptarëve”, tha zoti Basha, në fjalën e mbajtur përpara manifestuesve të mbledhur para godinës së Qeverisë

Përpara se të niste marshimin, zoti Basha mbajti një fjalë në sheshin për godinës së Qeverisë, i cili dy netë më parë u kthye në një skenë të akteve të dhunshme ndaj godinave shtetërore, drejt së cilave u lëshuan një numër i madh bombash Molotov. Protesta e sotme u parapri nga një numër i madh deklaratash të ambasadës amerikane dhe selive diplomatike të vendeve kryesore të Bashkimit Europian të cilat i kërkuan zotit Basha dhe drejtueses së LSI-së Monika Kryemadhi, të dënonin dhunën e ushtruar gjatë protestës të së shtunës dhe përgjëgjësit e saj. Në fjalën e tij, zoti Basha i mëshoi pikërisht fjalës “dhunë” e cila sipas tij ishte “përgjigja e vetme e Edi Ramës ndaj votës së lirë”. Ai theksoi se “dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin”, deklaroi zoti Basha përpara mbështetësve të tij, të cilat sot nuk tentuan as t’i afrohen gardhit të punonjësve të policisë para godinës së Qeverisë duke u mjaftuar vetëm me lëshimin e shashkave dhe tymueseve.

Protesta, ambasada italiane thirrje opozitës: Shmangni grumbullimet

TIRANE

Pak para protestës së opozitës, ambasada e Italisë në Tiranë ka një apel  për qytetarët e saj dhe një mesazh për opozitën e cila organizon protestën.

“E hënë, 13 maj 2019, duke filluar rreth orës 18.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Deshmoret dhe Kombit, pranë Zyrës së Kryeministrit.

Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të përdorni kujdesin maksimal. Gjithashtu duhet të theksohet se ngjarja mund të ketë ndikim në trafik.”- njofton  ambasada.

SHBA mesazh Bashës e Kryemadhit: Mos i mbroni dhunuesit, dënojini publikisht!

Kur na ndajmë rreth një orë e gjysëm nga fillimi i protesës kombëtare të opozitës, Ambasada e SHBA-ve ka dhënë një mesazh të fortë në adresë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha si dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në rrjetin social, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka kërkuar opozitës që ta mohojë dhe dënojë publikisht dhunën e ushtruar nga simpatizantët e opozitës në protestë, madje të bashkëpunojë në hetimin për të identifikuar ata persona që kanë kryer akte dhunë.

Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore.“-shkruhet ne reagim.

Një mesazh i është përçuar dhe qeverisë, ku sugjerohet që autoritetet të tregojnë vetëpërmbajtje edhe sikur të provokohen.

“Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik.”-perfundon reagimi/Express

Protesta e opozitës – Reagon Ambasada Britanike: Liderët e opozitës të dënojnë dhunën, thirrje palëve të dialogojnë

Ambasada Britanike ka reaguar vetëm disa minuta para protestës së opozitës.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Britanike ka dënuar dhunën e në protestën e 11 majit, ndërsa u kanë bërë thirrje liderave të opozitës që të sigurojnë që protestat të jenë paqësore.

 

Deklarata e plotë:

E drejta për të protestuar është një përbërës thelbësor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore.

Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit që plagosi si policinë dhe protestuesit dhe shkaktoi dëme në pronë.

Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë janë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.

Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër frikësimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në qëndrimin e tij zyrtar. Nuk ka vend për një veprim të tillë në një demokraci moderne.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën bllokimi i tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigja.

Flasin mjekët – U dhunua në protestë, Dollapi mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, u la i lirë mëngjesin e së hënës pas arrestimit të dhunshëm që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i bënë gjatë protestës së opozitës te Parlamenti.

Vendimi për lirimin nga Policia, Dollapit iu komunikua në Spitalin e Traumës ku gjendet edhe aktualisht si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë shoqërimit. “Panorama” u interesua pranë Spitalit të Traumës në lidhje me gjendjen shëndetësore të Sekretarit Organizativ të PD-së dhe mësoi se nga Reparti i Ortopedisë, Dollapi është nën kujdesin e mjekëve në Repartin e Kirurgjisë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se për shkak të frakturave të marra gjatë shoqërimit, Dollapi mund t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sekretari Organizativ i PDsë, Sahit Dollapi, u vizitua dje edhe nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Sipas kreut të PD-së, funksionari i lartë i PD-së për shkak të plagëve të marra ka kaluar një natë pa gjumë. “Ka kaluar një natë pa gjumë për shkak të lëndimit të rëndë që ka marrë. Mjekët po e mbajnë nën kontroll”, deklaroi Basha pas vizitës së Dollapit.

MJEKIMI

Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, Sahid Dollapi është mbajtur në observim deri në orët e mëngjesit dhe pas mjekimit të nevojshëm, pasi gjendja është stabilizuar, është dërguar në pavijon. Mësohet se ai ka pësuar dëmtim të ligamentit të gjurit në njërën këmbë dhe shembje të shpatullës. Të njëjtin fakt përmendi edhe avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila në dalje nga Spitali i Traumës tha se Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, i dëmtuar në një përballje me forcat e Rendit gjatë natës është në gjendje të qëndrueshme.

Ballanca tha se pas ekzaminimeve është evidentuar një shembje në shpatull dhe një lëndim në gju, por janë përjashtuar komplikacione të tjera. “Në spital vazhdon të jetë nën observim mjekësor pacienti S.D., i moshës 56 vjeç, i cili mbërriti në orën 00:30 të mëngjesit të datës 12 maj 2019, i shoqëruar nga ekipi i urgjencës paraspitalore, pasi ankonte dhimbje të gjymtyrëve. Në urgjencën e SUT u krye protokolli i plotë mjekësor.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore rezultoi e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, pacienti po qëndron nën përkujdesjen e mjekëve”, tha zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë. Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike është larguar nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pak pas mesnatës së djeshme. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Partia Demokratike kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij dhe tha se ai u dhunua nga Policia me urdhër të Lleshajt dhe Ramës. Po ashtu edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi që Dollapi të lirohej menjëherë dhe të dërgohej në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ai u ndalua të shtunën nga Policia para Parlamentit dhe u dhunua me shkop gome nga efektivët e FNSH-së.

Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm. Mision kombëtar për të mos lejuar zgjedhje false

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një tryezë me gazetarët theksoi edhe një herë se kushti i opozitës është largimi i Edi Ramës si kryeministër.

I pyetur nëse do të ishte e gatshme opozita të ulej në një tryezë me kryeministrin për të shmangur përplasje civile, Basha u përgjigj se kjo do ta kthente betejën në pazar, ndërsa theksoi prerë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kreu i demokratëve shtoi se është mision kombëtar për të mos lejuar, sipas tij, zgjedhje false.

 

Ose te futemi me kobure në brez, që siç ju thashë, ne e kemi refuzuar, ose rruga politike që kemi ndjekur duke djegur mandatet dhe duke thirrur qytetarët të vendosin ata kë do të zgjedhin deputet apo kryebashkiak. Kjo betejë bëhet që kjo e drejtë t’u kthehet qytetarëve, sepse kjo e drejtë është asgjesuar nga Edi Rama me krimin. Do ta përsëris për të gjithë ata që kanë iluzionin se me Edi Ramën do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Do të ketë një tentativë të Edi Ramës për të përsëritur 2017 dhe 2016. Ndryshimi këtë herë është që përvec kandidatëve të krimit, do të ketë kandidatë fals nga opozita false. Kjo nuk do të ndodhë. Për ne është mision kombëtar të mos lejojmë zgjedhje të diktuara nga krimi. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme. Ne kemi treguar edhe rrugën e vetme që këto mund të garantohen pa favorizuar palët, pa i dhënë pushtet në tavolinë asnjë pale.

Ka dy palë zgjedhje që Edi Rama merr pushtet në tavolinë me krimin. Kjo nuk ka për të ndodhur më. Hapi i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit të lidhur me krimin. I mirëkuptoj ata që më thonë se po kërkon shumë pak. Sepse ky duhet të ishte në burg për ato që kanë bërë. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme. Është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer interesit publik. Gjithçka tjetër do ta shndërronte këtë në atë që jemi akuzuar me të padrejtë, për një Pazar”, tha Basha.

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Rama: I mirëkuptoj ata punonjës policie

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë me gazetarë, për të diskutuar situatën në vend pas protestë së opozitës.


Në fjalën e tij, Rama ka komentuar sjelljen e Policisë së Shtetit si  ehe arrestimin e sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi.

“Në sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestave krahasim me të shkuarën nuk vlen për të thënë shikoni se sa mirë dhe se sa me dinjitet sillen dhe punon sot policia e shtetit. E shkuara na ka rezervuar kujtime shumë të rënda, që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë standard të funksionimit të një policie shteti në një vend demokratik. Sot për shkak të histerisë me të cilën organizatorë, por dhe disa media e trajtuan incidentin me një nga organizatoret kryesorë të dhunës me detyron të kujtojë se kjo polici përpara pak kohësh në 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë, e jo më me bomba e me zjarr dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm. U urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve ndaj protestuesve, u turr e gjithë trupa e FNSH dhe arrit të futej deri tek kullat përballë.  Do të kishte qenë perfeksion i gjithë qëndrimi i policisë, nëse ato dy tre sekonda dy punonjës policie nuk do të kishin goditur me shkop gome dikë që iku policisë me vrap. Dikush që i ikën policisë me vrap ka një arsye. Në vende me demokraci shumë të konsoliduar se e jona do e kishte pësuar shumë më keq. Mos harroni që të veprosh në ato kushte, të jesh në flakë e në presion shtazarak. Mirëkuptoj ata punonjës policie”, u shpreh kryeministri Rama.

Zëri i Amerikës: BE dënon dhunën në protestën e opozitës

Në Shqipëri Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë dënoi sot dhunën e regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës në Tiranë. “Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë”, thekson deklarata. Sot drejtuesit e opozitës u mblodhën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kundërshtuar ndalimin dhe arrestimin e disa manifestuesve. Sipas Policisë janë 50 persona të arrestuar , për kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Ndërsa 34 të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë.

Policia bëri të ditur se janë 16 efektivë të saj të cilët janë plagosur “nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov”.

Nesër opozita ka thirrur një tjetër protestë në Tiranë “për t’i dhënë goditjen përfundimtare Qeverisë së krimit”, siç u shpreh kryetari demokrat Lulzim Basha, në fjalën e tij mbajtur mes mbështetësve të opozitës përpara Dretorisë së Policisë. Në deklaratën e tij, Delegacioni i Bashkimit Evropian “u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, për situatën e krijuar reagoi dhe ambasada amerikane duke dënuar “dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”.

“Ka pësuar dëmtime në pjesën e shpatullës”, Basha viziton në spital Sahit Dollapin

Kryedemokrati  Lulzim Basha ka vizituar sekretarin organizativ të selisë blu, Sahit Dollapi, i cili është shtruar në spitalin e Traumës pasi u dhunua nga forcat FNSH.

Dollapi u la i lirë nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai u lëndua gjatë ditës së djeshme në përplasje me policinë në rrugën afër Kuvendit të Shqipërisë.

 

Basha ka qëndruar pak minuta në ambientet e spitalit të Traumës, ndërsa  ka deklaruar për mediat se protestat do të vijojnë.

“Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”-theksoi Basha.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi vijon të marrë ndihmën mjekësore pasi sipas bluzave të bardha ai ka pësuar dëmtime në pjesën e shpatullës.

“Kapeni dhe mbyteni”, Gjata: Ja pse Dollapi vrapoi t’i ikte Policisë (video)

TIRANË

Eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka shkuar në ambientet e spitalit të Traumës, ku ka vizituar sekretarin organizativ të selisë blu,  Sahit Dollapi, i cili u dhunua dje nga Policia në protestën e opozitës.

Sipas Çlirim Gjatës, sekretari Dollapi vijon të qëndrojë i shtrirë dhe  nuk lëviz dot për shkak të lëndimeve që mori dje në pjesën e gjurit dhe të shpatullës.

Ai tha se Sahit Dollapi tentoi t’i ikte policisë pasi kishte dëgjuar urdhrin të dhënë për FNSH-në: “Kapeni  dhe mbyteni”.

“Dollapi ka dëmtim të gjurit dhe shpatullës. Qëndron i shtrirë se nuk lëviz dot. Ka kohë që vuan si nga gjuri dhe nga këmba që do ta operojë. Policia ushtroi dje terror ndaj qytetarëve. Ka mbytur me gaz qytetarët pa shkak. Sahit Dollapi ishte personi ky që ndaloi turmën të mos përplasej me policinë duke ndalur dhunën ndaj uniformave blu. Dollapi vrapoi sepse dëgjoi urdhrin kapeni mbyteni që u bëhej policëve të FNSH nga drejtuesit e tyre. Reagimi i policisë pasi zoti Dollapi hoqi kundra gazin dhe e njohën. Gjata tha se protesta vazhdon, u kemi dalë borxhit Ramës që njerëzit nuk mund të menaxhohen pasi janë të irrituar nga kjo qeveri”-tha ai, raporton gazetari Erjon Skëndaj.

Nis tubimi para Drejtorisë së Policisë, Salianji: Protestat do radikalizohen

Përkrahësit e opozitës kanë nisur protestën e paralajmëruar sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar një ditë më parë nga policia.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar sot se protestat e opozitës janë demokratike dhe ato nuk kanë qenë në proporcion me dhunë që ushtroi policia një ditë më parë.

Salianji tha në një prononcim për mediat se protestat do të vijnë duke u radikalizuar.

“Të gjithë protestat tona janë demokratike, dhe e djeshme ishte protestë demokratike dhe jo në proporcion me dhunën e ushtruar nga policia. 
Por protestat do të vijnë duke u radikaluzuar sepse nuk mund të lejojmë instalimin e një diktature në vitin 2019”, ka thënë Salianji

U dhunua dhe u arrestua nga policia, sot lihet i lirë Sahit Dollapi

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, u arrestua në mënyrë të dhunshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara godinës së Parlamentit gjatë protestës së opozitës.

Pasi u mbajt për rreth 2 orë në ambientet e Policisë, Sahit Dollapi u shoqërua me një autoambulancë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, sipas News 24, mësohet se Dollapi është lënë i lirë.

Dollapi ka deklaruar se është dhunuar barbarisht nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe ka kërkuar ndihmë më të specializuar në ambientet spitalore. Autoambulancën, që shoqëroi Sahit Dollapin, mësohet se e shoqëruan edhe katër grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ i PD-së në janar të këtij viti dhe ka udhëhequr të gjitha protestat e organizuara nga opozita, nga 16 shkurti dhe në vazhdim. Gjatë qeverisjes së PD-së, Dollapi ka mbajtur detyra të rëndësishme administrative, përfshirë ato të drejtorit të ÇEZ-it dhe UKT-së.

Protestuesit i shkojnë në shtëpi Bernd Borchardit, i shkruajnë në mur

Pas deklaratës së OSBE-së në Tiranë se drejtuesit e protestës do të mbanin përgjegjësi penale për dhunën gjatë protestës së sotme të opozitës, disa të rinj protestues i kanë shkuar në pallatin ku jeton Bernd Borchardt dhe i kanë shkruar në hyrje “Borchard të të vijë turp” në gjuhën angleze.


” Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”, thuhej në deklaratën e OSBE-së e cila më vonë nxori dhe një deklaratë tjetër ku dënonte edhe dhunën e policisë.

” Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”, thuhej në njoftimin e dytë.

E reja norvgjeze në gjendje të rëndë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron Sara Jurik nga Norvegjia ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas lëndëve toksike të hedhura nga policia. “E reja norvegjeze, sekretarja e pergjithshme e EDS, Sara Jurik ne gjendje te rende ne spital nga helmimi me lendet toksike te hedhura kunder protestuesve paqesore nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku! Krim”, shkruan Berisha.

Çfarë do të ndodhë sot? Opozita protestë para Policisë së Tiranës

Protesta pa ndërprerje. Kështu kanë vendosur mbrëmjen e djeshme strukturat e PD-së dhe LSI-së.

Protesta e radhës kombëtare do të mbahet të hënën në orën 18:30. Por ndërkohë ditën e sotme pritet një tjetër aksion nga opozita.

“Nesër në orën 11:30 do protestojmë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Mos mungoni të hënën, t’i japim një grusht klikës që na ka pushtuar”, u shpreh Basha pas mbledhjes së kryesisë.

 

Të gjitha degët e PD-së së Tiranës do të marshojnë drejt Policisë së Tiranës në shenjë proteste kundër arrestimit të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Opozita zhvilloi ditën e djeshme një protestë për më shumë se 5 orë, të organizuar në tre pika, Kryeministria, Parlamenti dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Zëri i Amerikës: Përplasjet me policinë, PD: Të hënën tjetër protestë

Kryetari demokrat Lulzim Basha thirri pak pas mesnatës të së shtunës, një mbledhje urgjente të strukturave drejtuese të Partisë së tij, dhe partive të tjera aleate, pas afro 5 orësh të gjata që u shoqëruan me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, fillimisht para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në përfundim të mbledhjes ai njoftoi vendimin për të thirrur një tjetër protestë të hënën pasdite “në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit”.

Kryetari demokrat Lulzim Basha njoftoi gjithashtu se të dielën do të protestohet para Drejtorisë së Policisë për të kërkuar “lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë”.

Mësohet se janë me dhjetra pjesmarrësit në protestë të cilët janë shoqëruar nga policia, për aktet e dhunës, pre e të cilave ranë dhe disa operatorë e gazetarë. Ndërkohë që sipas ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës policie të cilët janë lënduar.

Përplasjet te Drejtoria e Policisë

Tensioni mes protestuesve dhe forcave të Rendit shënoi një tjetër pikë kulmore para Drejtorisë së Policisë, drejt së cilës krerët e opozitës u nisën rreth orës 22.20 minuta. Pak më parë atje ishte dërguar Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi, i ndaluar nga policia para selisë së parlamentit. Zoti Dollapi ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku pati një shkëmbim verbal me një punjoës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të largohet me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej. Rreth tij, u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u shpreh se zoti Dollapaj “është dhunuar në mënyrë barbare” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Mbërritja e mbështetësve të opozitës para Drejtorisë së Policisë, është shoqëruar sërish me tensione. Hedhja e tymuesve, apo dhe gurëve nga manifestuesit është pasuar edhe këtu nga kundërpërgjigjia me gaz lotsjellës nga ana e policisë. Disa kazanëve të mbeturinave ju vu flaka, ndërsa njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë dhe me pompat e ujit, duke mbajtur larg manifestuesit.

Për gjendjen e krijuar reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”.

Më herët, kryeministri Edi Rama në Twitter kishte shprehur “respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, përfundon postimi i zotit Rama.

Prania e OSBE-së në Tiranë e cila më herët kishte dënuar aktet e dhunës, doli me një reagim të dytë pas zhvillimeve para Drejtorisë së Policisë, ku po mbahej zoti Dollapi. “Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”.

Zoti Dollapi, afër mesnatës u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore në spital, i shoqëruar nga punonjës të Policisë.

Përplasjet para Parlamentit

Tensioni erdhi në rritje gjatë protestës së opozitës, e cila nga bulevardi ku nisi përpara sheshit të godinës së Qeverisë, u transferua rreth orës 21.00 përpara godinës së Parlamentit. Sapo kanë mbërritur aty, nga mbështetësit e opozitës, një shi bombash Molotov u lëshua drejt hyrjes qëndrore, e cila u mbulua nga flakët. Policia ndërhyri me pompat e ujit për të shuar zjarrin, dhe më pas me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Për afro 45 minuta protestuesit afroheshin duke lëshuar bomba Molotov, ndërsa policia përgjigje me hedhjen e ujit dhe gazin lotsjellës. Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë më pas avancuan të shoqëruara dhe nga automjetet ujëhedhëse, duke pastruar të gjithë zonën përqark.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës të policisë të cilët kanë mbetur të plagsur dhe janë dërguar në spital.

Për gjendjen e krijuar reagoi ambasada amerikane duke dënuar “dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”.

Më pas pati dhe një reagim nga OSBE-ja: “Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë

Opozita në protesta

Përplasjet para Kryeministrisë

Në fakt, protesta e mbrëmjes të së shtunës, e 12-ta në radhë që nga 16 Shkurti kur Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për Integrim dhe aleatët e së djathtës u larguan nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre, nisi me tensione që në hapje të saj. Tymuese dhe qeska me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve te ndërtesës që në momentet e para. Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit. ​Mësohet se afër 1500 forca të policisë janë angazhuar për manifestimin e sotëm. E gjithë zona rreth godinës së Kryeministrisë është e rrethuar me një gardh metalik sikurse dhe rrugët anësore që të çojnë drejt saj. ​

Një grup manifestuesish arritën të çajnë gardhin e policisë përballë hyrjes kryesore, ndërkohë që dret saj nuk rreshtnin hedhjet e shisheve Molotov. Policia ju drejtua me thirje të njëpasnjëshme që të largohen dhe më pas përdori gazin lotsjellës. Zoti Basha i cili në ato momento po mbante fjalën e tij, e ndërpreu atë për disa minuta derisa situata u qetësua përkohësisht.

Për një kohë të gjatë, tymueset dhe shishet Molotov vijuan të hidheshin drejt godinës së qeverisë. E njejta panoramë u përsërit më pas dhe në zonën pas saj, ku sërish policia ndërhyri me gazlotsjellës.

Gjendja u qetësua më pas. Përmes një videoprojektori, opozita mbuloi fasadën e Kryeministrisë me ato që janë parrullat e saj kryesore, “Rama ik”, Qeveri e Krimit” e të tjera slogane kundër ekzekutivit të drejtuar nga Edi Rama, deri kur protestuesit u ftuan nga drejtuesit e opozitës që t’I drejtoheshin selisë së Parlamentit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi përmes një statusi në Tëitter, pak pasi tensioni në shesh erdhu duke u rritur. “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan zoti Lleshaj.

​Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan kreu i Shtetit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi më vonë në Twitter. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm!”, shruajti kryeministri.

Protesta e opozitës

Opozita kërkon dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre. Edhe sonte gjatë fjalimit të tij zoti Basha theksoi se “nuk do të ketë zgjedhje me krimin, dhe me Edi Ramën. Zgjedhje më 30 Qershor nuk do të ketë”, theksoi zoti Basha duke shtuar se bëhet fjalë për “një betejë për jetë a vdekje”.

Nga ana e saj shumica ka përsëritur se “zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 Qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre”, ripërsëriti pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama.

Meta: Situata para drejtorisë së Policisë absurde. Sait Dollapi duhet të shoqërohet në spital

Duke reaguar për atë që po ndodh para drejtorisë së policisë, Presidenti Ilir Meta e konsideron absurde, duke kërkuar që Sait Dollapi të transportohet për në spital dhe jo të mbahet në këtë drejtori.

 

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, thuhet në reagim.

Radio Evropa e Lirë: Dhunë mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Gresa Kraja

Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shtetit në Tiranë gjatë protestës të organizuar nga opozita e Shqipërisë, e cila mblodhi mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria me qëllim rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se 13 policë janë lënduar “nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike”.

13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!

— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) May 11, 2019

Turma e protestuesve ka hedhur shishe molotovi në drejtim të Kryeministrisë dhe ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit. Ata, në drejtim të këtyre ndërtesave hodhën edhe mjete të forta dhe ngjyrë të zezë.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje që të largohen dhe mos të dëmtojnë pronën publike.

Më pas, protesta u zhvendos te ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, ku përsëri hodhën shishe të shumta molotovi dhe fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës dhe kordonit të policisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë përdorur gazin lotsjellës dhe autobote uji për të larguar protestuesit e dhunshëm. Ata kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit për të përmbajtur protestuesit të cilët vazhduar të hedhin gurë e mjete tjera të forta në drejtim të policisë.

Në orët e vona të mbrëmjes përplasjet vazhduan edhe para Drejtorisë së Policisë, pas arrestimit të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Dhjetëra protestues të maskuar hodhën pllaka dhe gurë ndaj policisë, duke kërkuar lirimin e zotit Dollapi. Policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.

Për përshkallëzimin e situatës gjatë protestës ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili iu ka bërë thirrje palëve të ruajnë qetësinë.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në një deklaratë të shkurtër për media nga Presidenca e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama reagoi për protestën e opozitës, duke thënë se zjarri ndaj Kryeministrisë nuk i bën dëm aspak Qeverisë, por i bën shumë dëm Shqipërisë.

Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm👎 pic.twitter.com/OzGBHS2zpM

— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2019

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar dhunën e pranishme gjatë protestës.

“Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Kjo është protesta e 12 në radhë që nga 16 shkurti kur partitë opozitare Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u larguan nga Parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e tyre si deputetë në Kuvend.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që garanton organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre.

Në anën tjetër, Qeveria në krye me Edi Ramën ka thënë se zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre.

LIVE/ Tensionohet situata në Drejtorinë e Policisë, gaz lotsjellës dhe ujë ndaj turmës së protestuesve (fotot dhe video)

 Ora 22:50- Ashtu si te Parlamenti, edhe para drejtorisë së policisë, janë përdorur botet me ujë për të shpërndarë protestuesit e opozitës.

Atje ndodhet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Protestuesit u transferuar tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të Sait Dollapit.

 Ora 22:35 – Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolle në drejtim të forcave të rëndit, ndërkohë që efektivët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Militantet e opozitës u drejtuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas shoqërimit dhe dhunës që Policia ushtroi ndaj Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së.

Ora 21:45 – Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë shoqëruar me autobote uji, kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit zona përpara ndërtesës së Parlamentit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë dalë deri në pedonale, duke larguar me forcë protestuesit. Këta të fundit, vazhdojnë të hedhin bomba molotov. Policia ka marrë nën kontroll të gjithë segmentin e rrugës “Xhorxh Bush” përpara Parlamentit.

 

Ora 21:17 – Bomba molotov nga ana e protestuesve dhe gaz lotsjellës nga ana e policisë. Kjo është ajo që po ndodh përpara ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë.

Krahas kësaj, protestuesit po hedhin edhe fishekzjarrë duke shkaktuar zhurma të forta.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë zhvendosur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Përpara ndërtesës së Parlamentit ndodhet kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

molotov-drejt-parlamentit-opozita1

molotov-drejt-parlamentit-opozita

Ora 20:59 -Pas rreth dy orë e gjysmë, protestuesit e opozitës janë larguar nga ndërtesa e Kryeministrisë. Ata po marshojnë drejt Parlamentit.

21

7418cb39-dec6-4cee-b6ae-b9497bd47e72
Gardhi policor para Parlamentit

Ora 20:05- Kur kanë kaluar rreth 1 e 30 minuta nga nisja e protestës së katërt të opozitës, protestuesit e opozitës po zhvendosen në pjesën e pasme të Kryeministrisë në afërsi të ndërtesës së TVSH-së.

3eae9edb-d3f2-4a30-8204-a10aca5d82cb

Protestuesit po rrëzojnë kangjellat mbrojtëse të vendosura në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

molotov

Ora 19:50 Protestuesit e opozitës kanë hedhur sërish bomba moltov në drejtim të Kryeministrisë.

Në një kohë që Lulzim Basha vazhdon fjalimin, dera e Kryeministrisë është përfshirë në flakë, ndërkohë që efektivët e policisë dhe zjarrefikëset kanë hedhur ujë për të ndaluar flakët.

Efektivët e policisë janë pajisur me maska anti-gaz.

Flake-dera-kryeministrise-protesta

19:35 – Situata përpara ndërtesës së Kryeministrisë është e tensionuar. Teksa janë hedhur shumë bomba molotov tek dera e ndërtesës së qeverisë, disa protestues janë përplasur me forcat e rendit.

Protesta-cahet-kordoni

Në të njëjtën kohë, po mbante fjalim edhe Lulzim Basha, i cili u kërkoi protestuesve që të mos sulmojnë punonjësit e policisë.

BashaAsnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë s ëpaligjshme, Edi Ramës dhe skotës së tij të hajdutëve. Dhe mesazhi ynë për të është “Rama ik”.
Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve

GAz lotsjelles

Ora 19:15 – Tensionohet situata para Kryeministrisë. Protestuesit janë përleshur me forcat e rendit.

molotov Parlaemnti

Ata kanë arritur të çajnë kordonin policor, ndërkohë që ndaj godinës së kryeministrisë janë hedhur lëndë plasëse molotov.

Lëndë djegëse molotov është hedhur dhe në drejtim të godinës së Parlamentit.

Ora 19:03 – Pas gati rreth 30 minuta nga nisja e protestës, disa protestues kanë hedhur bojë në drejtim të mureve të ndërtesës së Kryeministrisë.

12

Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha është nisur nga selia e partisë për t’iu bashkuar protestuesve.

Basha është i shoqëruar edhe nga qindra studentë demokratë nga vendet e BE-së.

Nga ana tjetër, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë nga godina e partisë së drejtuar prej saj për t’u bashkuar në sheshin Dëshmorët e Kombit.

Ora 18:45 –Protestës së opozitës u janë bashkuar edhe aktorët dhe shoqëria civile pjesë e “Aleancës për Teatrin”.

73a8c961-ad0d-4492-8f6f-120582f5850b

Ora 18:32- Protestuesit e opozitës janë grumbulluar në orën 18: 30 minuta në selinë e Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha ka dal personalisht nga zyra për të takuar ish-deputetin, Klevis Balliu dhe banorët e “Astirit”.

Ndërkohë që turma ka filluar të mblidhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

protesta11maj

Me flamur kombëtar dhe të Partisë Demokratike, protestuesit po mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare.

Shumë prej protestuesve janë të pajisur me kundra gaz.

FOTOT dhe VIDEO- U rrëzua në tokë, FNSH e godet me shkopinj gome. Shihni si dhunohet Sekretari Organizativ i PD Sait Dollapi

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, është dhunuar nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara ndërtesës së Parlamentit.

Kamerat kanë kapur momentin kur Dollapi rrëzohet në tokë ndërsa goditet me shkopinj gome nga forcat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar më pas drejt makinës.

Protesta e dritës – Qytetarët ndriçojnë bulevardin me duart lart (video)

TIRANË

Një tjetër skenografi e opozitës në bulevard. Qytetarët e mbledhur në protestën e thirru nga opozita kanë ndezur të gjithë telefonat e tyre celularë duke i ngritur lartë si pjesë e protestës së tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur marshimin rreth Kryeministrisë.

Basha apel protestuesve: Mos qëlloni policinë, beteja jonë me qeverinë

TIRANE

Ndërsa situata u tensionua kryedemokrati Basha apeloi protestuesit të mos qëllojnë në drejtim të forcave të policisë. Basha tha se beteja është me atë që e konsideron qeveri të krimit dhe jo me punonjësit e policisë

“Mos sulmoni policinë beteja jonë është e lidhur me krimin, me qeverinë e krimit, beteja jonë nuk do të përfundojë. Asnjë s’ka ardhur të lëndojë apo të prekë vëllezërit e motrat me uniformë, qëllimi për një mesazh të prerë e final kryebandit Edi Ramës, dhe mesazhi për të është : Rama ik. Le të vazhdojmë qëndresën tonë protestën tonë, misionin tonë s ka forcë që e ndal.

Këtë betejë nuk e bëjmë për pushtet, për parti për karrige, nuk e bëjmë për mandate, mandatet tona ishin të pastra nga krimi e droga por ne ia kthyem qytetarëve sepse nuk do të ketë më parlament fasade e zgjedhje false.  Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë.

Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie  gjithë Evropa”.” U shpreh kryedemokrati Basha.

FOTOT – Protesta e opozitës, forcat e rendit gardh para Kryeministrisë

 

Teksa pritet të nisë protesta e opozitës, ndërtesa e Kryeministrisë duket se është blinduar nga forca të shumta policie.

Siç shihet edhe në foto, dhjetëra policë janë bërë gardh pas kangjella të hekurit të vendosura që prej mbrëmjes së shkuar.

 

Rreth 1500 efektivë të policisë janë angazhuar për ruajtjen e sigurisë.

Ish-oficeri i Antidrogës në Fier fiton azilin në Holandë

Ish-oficeri i Antidrogës në Fier Antonio Nazeraj ka fituar ditën e sotme azil në shtetin e Holandës. Ai ka qenë për tetë vite oficer antidroge në qytetin e Fierit , ndërsa sot ai dhe familja e tij kanë marrë mbrojtje nga drejtësia holandeze.


Nazeraj së bashku me Dritan Zaganin kanë qenë pjesë të njësisë Antidrogë të Policisë Fier.  Gjithashtu efektivi Nazeraj dha dorëheqjen nga policia në vitin 2017.

Në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, Nazeraj kishte shprehur qartësisht frikën e kthimit në Shqipëri. Ai  pohoi në gusht të 2018 se kishte frikë nga ekstradimi për në Shqipëri.

“Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike”, u shpreh Nazeraj.

Më tej ai theksoi se kur të kthehej (në rast ekstradimi)  në Shqipëri do të jetë i vdekur, për shkak se ai kishte hetuar shumë grupe kriminale, të cilat siç deklaronte ai në gusht, kishin mbështetje edhe nga ana e politikës. “Kur të kthehem (në Shqipëri), jam 100 për qind i vdekur”-ka theksuar ai për median holandeze në gusht të 2018.

FOTOT – Humbi jetën në Letoni, kush është major Klodian Tanushi, babai i tre fëmijëve

Major Klodian Tanushi, humbi jetën gjatë ditës së sotme në Letoni, katër ditë pas ngjarjes së rëndë pas shpërthimit të lëndë shpërthyese.

 

Atë ditë, gjeti vdekjen edhe ushtarakja tjetër shqiptare, Zarife Hasanaj, e cila u përcoll sot për në banesën e fundit me nderime shtetërore si Dëshmore e Atdheut.

Kush është Klodian Tanushi?

Major Tanushi ka lindur në Dibër më 31 tetor 1980. Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin Motorist Xhenerik. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-rë “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”.

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Avvareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e Nëntogerit. Në vitin 2006 ka marrë gradën e Togerit, në vitin 2010 ka marrë gradën e Kapitenit dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e Majorit.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Foto një ditë para nisjes për mision në Letoni

Mustafaj: Idetë për shkëmbim territoresh i kanë ardhur çdo ministri të Jashtëm nga Serbia. I përfill vetëm Thaçi dhe Rama

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj thotë se ideja për korrigjimin e kufijve vjen nga Serbia dhe nuk është propozim i Hashim Thaçit.

 

Sipas tij, korrigjimi i kufijve nuk është ashtu siç e paraqet presidenti kosovar, që Kosova do të marrë territor e nuk do të japë.

Ai thotë se ndryshimi i kufijve ka qenë gjithmonë tezë e Beogradit, të cilët kanë pretenduar të marrin veriun e Kosovës.

Mustafaj thotë se ideja e korrigjimit të kufijve i është paraqitur secilit politikan, mirëpo atë e kanë marrë parasysh vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Unë besoj që çdo njeri, që ka qenë ministër i Jashtëm, ia kanë paraqitur këtë gjë, mirëpo askush nuk e ka përfillur. Ata kanë gjetur presidentin Hashim Thaçi për t’ia paraqitur këtë ide, dhe Rama është i dyti, i cili e ka marrë parasysh”, tha Mustafaj në KTV në Kosovë.

Ai thotë se Edi Rama nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit.

“Rama është kollaj të manipulohet”, thotë ai.

Mustafaj kritikoi gjatë intervistës bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës dhe artit. Ai tha se dy qeveritë shqiptare kanë bërë shumë pak që të arrihet ky bashkëpunim.

Protesta e opozitës, SHBA: Refuzoni dhunën

Në Shqipëri ambasada e Shteteve të Bashkuara i bëri sot thirrje mbështetësve të opozitës që në protestën e thirrur nesër prej saj në Tiranë, “të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”

Protesta e nesërme e opozitës është e 12-ta që prej muajit shkurt kur ajo u largua nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të saj. Shpesh në protestat e organizuara në Tiranë janë rregjistruar përplasje të dhunshme me policinë e cila ka përdorur dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit.

Në deklaratën e saj ambasada amerikane thekson se “përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës”, nënvizon deklarata.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, ndërsa ka parlajmëruar se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Nga ana e saj shumica ka përsëritur se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve vendore dhe se ato do mbahen në datën e caktuar. za

Basha: Nesër goditja finale ndaj tiranisë së krimit

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kamza u shpreh se nesër do të ndodhë goditja finale ndaj tiranisë së krimit. Basha deklaroi se nesër tirania do të shkundet.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash.

Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit. Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991. Edhe unë ika më 1990, por erdha të bëjë këtu Shqipërinë europiane. Dhe Shqipëria europiane do të bëhet kur të ikë Rilindja e krimit. Më 11 maj të shkudim këtë qeveri kriminale. Kjo qeveri ka mbyllur bizneset, ka falimentuar fermerët, ka shkatërruar universitetet. Nesër luftoni për një Shqipëri europiane dhe këta kohë do të ketë përgjigje përfundimtare”, tha Basha.

Protesta – Basha publikon spotin, apeli: Nesër bashkë për një qëllim (video)

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar spotin e protestës së nesërme të opozitës së bashkuar duke iu bërë edhe një apel shqiptarëve.

“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj”, shkruan kreu i PD.

MESAZHI I VIDEOS
Një ore e re po troket
Me besimin tek njëri-tjetri
Tek forca e bashkimit
Tek Demokracia
Tek Europa
Do t’i hapim dyert e Europës
Kur të çlirohemi nga e keqja
Kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin
Kur vota të jetë e lirë
Kur të luftojmë korrupsionin
Të largojmë qeverinë e lidhur me krimin
Asgjë nuki ndal shqiptarët kur bëhen bashkë!
Asnjë hap pas!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
11 Maj ora 18.30”!

Një ditë para protestës, Leyla Moses-Ones i shkon në zyrë ministrit Lleshaj

E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Takimi mes tyre siç bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat është zhvilluar në ambientet e ministrisë së Brendshme dhe ka zgjatur disa minuta.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por ai vjen një ditë para protestës së opozitës së bashkuar.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pak orë më parë edhe nëpërmjet një mesazhi për protestën, ku iu kërkon pjesmarrësve të protestojnë paqësisht dhe të qëndrojnë larg akteve të dhunës.

“Të gjithë bashkë më 11 maj”, Basha: Ja mesazhi që mori Rama sot nga Berlini

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm sot në një takim me qytetarët e Gjirokastër, nga ku dha edhe një mesazh të Europës, sipas tij, për kryeministrin Rama.

Sipas Bashës, mesazhi i Europës është se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen, pa u ndëshkuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017.

 

Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Sot, kanë ardhur mesazhe të qarta nga Berlini. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve”, tha Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë në protestën e 11 majit në Tiranë.

30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim plot dhimbje e sakrifica drejt Europërs. Kush më shumë se ju, gjirokastritët  e dinë  eksodin e shqiptarëve drejt Greqisë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica. 30 vite rendje drejt Europës dhe padyshim edhe hapa për ta sjell Europën këtu. Nuk është rastësi që secili prej këtyre hapave është ndërmarrë nga PD. Kanë qenë vetëm reformat e vërteta që na kanë afruar me Europën. Sot po na thërret në skenën e vendimit ët madh politik, ne demokratëve, Shqipëria. Thirrja ime e parë ndaj demokratëve, qytetarëve, bashkohemi me 11 maj për Shqipërinë si gjithë Europa, sepse ëndrra jonë e papërmbushur është objektivi kryesor i PD dhe koalicionit tonë, maxhorancës së re politike e numerike në Shqipëri”, u shpreh Basha.


Send this to a friend