VOAL

VOAL

VIDEO- Berisha të rinjve të FRPD: Fitorja e 6 marsit do të jetë realitet, trokisni në çdo derë

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë e FRPD në bashkinë e Lushnjes. 

Ish-kryeministri i quajti të rinjtë si pjesë e rëndësishme e fushatës elektorale të 6 marsit.

Berisha kërkoi nga të rinjtë të trokasin në çdo derë dhe të takojnë sa më shumë qytetarë për të kërkuar votat për kandidatin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, Elton Bano.

“Do të vazhdojmë këtë betejë që të shënojmë fitore në 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit. Kjo do të jetë realitet, ju garantoj por vetëm me një kusht që ju të merrni përsipër mesazhin e kësaj fushate.

Mos harroni se askush nuk mund të jetë më bindës, më i mikpritur se sa një vajzë dhe një djalë që troket në derën e një qytetari, apo një banori, që ndalon në rrugë një kalimtar, në një bisedë me 2-3 të tjerë për të ndarë mendimet.

Çdo njeri e di pastërtinë e idealeve tuaja, ndaj dhe ju jeni e mbeteni mesazherët më të shkëlqyer dhe më të besuar për këtë fitore, por edhe për fitoret e këtij revolucioni. Rëndësi të jashtëzakonshme ka roli juaj sepse qëe një vend të ketë të ardhme duhet të ketë lirinë, duhe të investojë shumë për për ndërtimin e lirisë”, u shpreh Berisha.

Berisha: Lulzim Brava bëri betejë kundër Belindit dhe të rinjve, nxori nga Parlamenti Klevis Balliun

Lideri historik i PD, Sali Berisha denoncoi sjelljen e qeverisë por edhe të ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, ndaj të rinjve. 

Basha bëri betejë kundër Belind Këlliçit dhe të rinjve tha Berisha, duke shtuar se nxori nga Kuvendi Klevis Balliun, pasi ky i fundit bëri 420 ditë protesta me banorët e Astirit.

Berisha akuzoi Bashën edhe për dështimin e protestave të studentevë kundër qeverisë në dhjetor 2018.

“Regjimi këto 8 vite mbajti një qëndrim aspak miqësor ndaj jush. Unë isha në Peshkopi dje, sot po vij këtu. Hapëm një Fakultet në Peshkopi dhe këtu në Lushnje, bëmë gjithçka për të investuar te të rijtë. Në 2005 përdorimi i internetit te të rijtë ishte 4.9% dhe në atë periudhë kur deklarova se do ta sjellim Shqipërinë në moshën digjitate, gazetat u hapën me titull tallës për Sali Berishën.

Por unë isha i vendosur sepse e dija fuqinë e tyre.

Korrupsioni dhe vetëm korrupsioni shtyu qeverinë të përshtasë ligje për arsimin dhe qëndrime ndaj arsimit të cilat ishin masivisht përjashtuese ose mbyllje të një seri shkollash të larta. Studentët filluan një lëvizje nga më të shkëlqyerat. Por pse dështoi lëvizja e rinisë? Dështoi fund e krye për shkak të opozitës.

Sepse opozita nuk u bë ndonjëherë zëdhënëse e rinisë dhe unë ju them ju se betejën më të madhe Lulzim Brava e bënte kundër Belindit dhe të rinjve, e nxori nga Parlamenti Klevisin sepse qëndroi 420 ditë me banorët e Astirit.

Mbajti një qëndrim intimidues dhe për qeverinë largimi i tyre nga Shqipëria është edhe ngushëllimi më i madh sepse e di që kur të rinjtë mbushin rrugët dhe sheshet të largojnë“.

Berisha: Rama sekuestroi logon e PD për të mashtruar zgjedhësit. Sqaroni qytetarët, votat vetëm për ‘Shtëpinë e Lirisë’

Nga Lushja ku zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD, lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sekuestruar logon e PD në bashkëpunim me Lulzim Bashën për të mashtruar zgjedhësit. 

Berisha kërkoi që të sqarohen votuesit se duhet të votojnë vetëm për kandidatët e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Këto ditë ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Elton Banos. Ju ftoj betejën e fitojmë por duhet të punojmë shumë për këtë fitore, sepse kemi menjanë qeverinë e cila prej 15 vitesh e ka keqqeverisur këtë qytet, pra thellë në zemër çdo lushnjar do thoshte boll më me këtë qeverisë.

Por në anën tjetër, në një akt të pashembullt Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit, për të keqorientuar zgjedhësit.

Shpjegoni çdo banori të Lushnjes, vota për të ardhmen, vota për ndryshimin është vota te ‘Shtëpia e Lirisë’, është vota për Elton Banon. Çdo votë tjetër në logon e rrëmbyer është votë e humbur.

Bëni gjithçka, të bashkohemi të gjithë si demokratë, asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri i cili është në dy hetime të forta ndërkombëtare për lidhje me krimin. Unë e kam mbëshetur më shumë se askush tjetër, me bindjen se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi siç thotë populli arrë me vrimë, i prishur“, u shpreh Berisha përpara të rinjve të Lushnjes.

Bano: Të rinjtë, pjesë e rëndësishme e stafit tim nesër! Rikonstruksion i ambienteve sociale në qytet

Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, i dalë nga primaret e zhvilluara në PD, Elton Bano ka zhvilluar një takim ditën e sotme me rininë, nën prezencën e ish-kryeminsitrit Sali Berishës.

Bano theksoi se të rinjtë do jenë fokusi i tij si kryetar i bashkisë dhe pjesë e rëndësishme e stafit të tij.

Gjithashtu kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë renditi dhe një sërë pikash ku do të fokusohet qeverisja e tij, që nga rikonstruksioni i ambienteve të shkollave, bibliotekës së qytetit dhe ambienteve sportive.

Bano: I nderuar Doktor Berisha, të ndruar miq, të rinj dhe të reja. Takimet me të rinjtë ka në vetvete kanë gjithnjë besimin, optimizmin dhe dëshirën për të ndryshuar këtë gjendje në përkeqësim të vazhdueshëm ku është zhytyr Lushnja dhe e gjithë Shqipëria. Ju jeni pjesa aktive e fushatës sonë zgjedhore, ajo pjesë që na shton besimin dhe forcën për fitoren e madhe. Unë dhe të gjithë ne e kemi vërejtur në çdo veprimtari rolin tuaj të veçantë. Që në fillim të jetës ju ndesheni me barriera nga më të ndryshmet, në shkollë, barriera në punësim, në karrierë, nga një sistem ku sundon diskriminimi në të gjitha format e tij, paaftësia dhe nepotizmi, mangësitë deri në mungesa tërësore. Të dashur miq ju shqetësoheni që në moshta më të hershme nga kushtet e këqija në shkollë dhe e di që ju e vuani humbjen e shpresës së familjeve tuaja.

Ju shqetësoheni për trishtimin e familjeve tuaja që me gjithë përpjekjet nuk arrijnë tua plotësojnë ato kushte. Fitorja e Bashkisë së Lushnjes do të jetë hapi i parë për marrjen e kthesës së duhur për hapjen e perspektivës dhe ndryshimi për gjithë shoqërinë. Unë ju garantoj se plotësimi i kërkesave tuaja dhe fokusi primar i fushatës sonë, ju si tani në fushatë do të jeni pjesë e stafit tim.

Disa nga pikat që do të realizojmë së bashku janë, rikonstruktimi i ambienteve të shkollave, rikonstruktim i bibliotekës së qytetit, i ambienteve sportive dhe jo vetëm.

Aktivitet sportive më shumë se një herë në vit. Sot data përkon edhe festë që më së shumti i përket rinisë, uroj tju udhëheqë mirësia dhe dashuria në çdo hap të jetës suaj. syri.net

‘Krimi, qeveria, oligarkët dhe Basha janë bërë bashkë’- Glauk Olldashi: Nuk do të na mposhtin

Anëtari i FRPD, Glauk Olldashi u shpreh se demokratët nuk do të mposhten. 

Gjatë bashkëbisedimit të liderit demokrat Sali Berisha me të rinjtë e FRPD në Lushnje, Olldashi tha se krimi, qeveria, oligarkët dhe Lulzim Basha janë bërë bashkë, por ata nuk do t’i mposhtin dot demokratët.

“Kemi 9 vjet që lodhemi në të gjithë këtë opozitë. Në 9 vjet të paktën njëherë jemi zhgënjyer të gjithë. Kësaj radhe mund të duket edhe më e vështirë sepse jemi kundër qeverisë, kundër krimit, kundër oligarkëve etj.

Një gjë është e sigurt, të gjithë këta bashkë nuk do mund ta fikin zjarrin që është në zemrat e çdo demokrati. Për Elton Banon nuk ka nevojë t’i bëj lëvdata.

Kam vetëm një mesazh, t’ua themi të gjithëve, edhe atyre që s’janë me ne, edhe socialistëve, Elton Bano është kandidat i të gjithë Lushnjes, është kandidat i të gjithëve. Ju ftoj ju të votoni nr.3, Elton Banon për Lushnjen”, u shpreh Olldashi. syri.net

Berisha: Më 6 mars, Shkodra do të votojë birin e saj, mjekun Bardh Spahia

Zgjedhjet e 6 marsit janë të një rëndësie të veçantë për opozitën dhe demokratët. 

Në 2019-ën, ata nuk patën mundësi të votonin për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar për kryetar bashkie.

Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore, dhe nga Shkodra lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Berisha tha se Bardh Spahia është intelektuali dhe mjeku që do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 6 marsit.

“Në 6 mars Shkodra do të ngadhënjejë mbi të keqen, mbi të shkuarën, do të votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, shërbëtorin, mjekun Bardh Spahia. Bardh Spahia mishëron vlerat më të mira të mëkuara nga ky qytet i bekuar, mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes dhe të atit të tij që ishte një intelektual vigan dhe i pamposhtur.

I bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe kombit me karakterin e tij, me dijenitë e tij, me qëndrimet e tij.

Shkodra është djepi i mendimit shqiptar, i idealeve demokratike, i sakrificave të jashtëzakonshme për këto ideale.

Ndaj kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së Shtëpisë së Lirisë. E fitores së Bardh Spahisë, e fitores së çdo qytetari, të çdo banori qytetar i Shkodrës dhe çdo banori të këtij rrethi. Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e triumfit dhe idealeve tuaja“, u shpreh Berisha.

Berisha: Lulzim Brava e dorëzoi më 2019, por Shkodra qëndroi e pamposhtur

Koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi këtë të shtunë kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia. 

I pranishëm në takimin me demokratët shkodranë, lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votat për opozitën dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha tha se Shkodra qëndroi në anën e duhur të historisë edhe kur PD gaboi dhe Lulzim Basha e dorëzoi në 2019.

Shkodra në 6 mars, vijoi Berisha, do të votojë edhe për largimin e qeverisë më të korruptuar që ka patur vendi.

“Në këto 30 vite Shkodra nuk gaboi. Edhe kur gaboi PD, qyteti qëndroi në anën e drejtë që duhet të qëndronte. Në këto 30 vite, kur Lulzim Brava e dorëzoi në 2019 Shkodrën, e mbajti Voltana Ademi dhe qëndroi e pamposhtur. Detyrimet tona ndaj jush janë të pakufijshme, ndaj dhe ju ftoj që të vazhdojmë këtë udhëtim së bashku në një moment kritik.

E vërteta është ndofta në momentin më kritik të këtyre 30 viteve, sepse sot këto zgjedhje nuk zhvillohen njëlloj siç duhet të zhvilloheshin ku opozita përballej me qeverinë. Këto zgjedhje zhvillohen sot në një qeveri e cila bazohet tërësisht mbi krimin, drogën, vjedhjen dhe korrupsionin. Mbi një qeveri e cila duke shkelur çdo parim demokratik, merr peng pluralizimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të zgjatë jetën e regjimit.

Por ja ku jemi këtu, në Shkodër, më e vendosur se kurrë, me opozitën e vërtetë të mbrojë me votën e saj të lirë pluralizimin politik jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë.

Në këto zgjedhje ju votoni për kryetarin e ri të bashkisë, por votoni edhe për të përcjellur, për t’i prerë biletën sa më shpejt kryetarit të Meduzës në Tiranë, Edvin Ramës. I cili ka përdorur çdo mjet dhe degradoi te zgjedhjet me tritol dhe me drogë. Ka bërë çdo gjë për të shkelmuar votën tuaj dhe të shqiptarëve në tërësi.

Armik i egër i Shkodrës dhe kjo vetëm e vetëm si hakmarrje primitive atërore. Nuk mund të pajtohet ai kurrë me qëndrimin e Shkodrës dhe shkodranëve ndaj komunizmit, regjimit të etërve të tij. E diskriminoi, i ndërpreu të gjitha investimet, bëri gjithçka por nuk e mposhti dot. Unë jam i bindur se në 6 mars Shkodra do të ngadhënjejë mbi të keqen, mbi të shkuarën, do të votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, mjekun Bardh Spahia. 

Bardh Spahia mishëron vlerat më të mira të mëkuara nga ky qyteti bekuar, mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes dhe të atit të tij që ishte një intelektual vigan dhe i pamposhtur. I bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe kombit me karakterin e tij, me dijenitë e tij, me qëndrimet e tij.

Shkodra është djepi i mendimit shqiptar, i idealeve demokratike, i sakrificave të jashtëzakonshme për këto ideale. Ndaj kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së shtëpisë së lirisë. E fitores së Bardh Spahisë, e fitores së çdo qytetari, të çdo banori qytetar i Shkodrës dhe çdo banori të këtij rrethi”, u shpreh Berisha.

Berisha në Shkodër, mesazh kandidates së PS: Bëre gabimin më të madh… Ke kohë të mendohesh

Nga Shkodra, lideri historik i PD, Sali Berisha kishte një mesazh për kandidaten socialiste, Majlinda Angoni. 

Berisha tha se Angoni bëri gabimin më të madh duke pranuar të përfaqësojë Edi Ramën në këtë qytet të mrekullueshëm.

“Nuk kam ndonjë fjalë personale për shoqen Angoni, por dua t’i them se ke bërë gabimin më të madh të përfaqësosh Edi Ramën në këtë bashki të mrekullueshme.

Nuk të takonte, as si Juban, as si Angon të përfaqësosh një njeri që s’ka asnjë vlerë, një njeri që urren Shkodrën, që po zbras Shqipërinë dhe Shkodrën nga rinia, që po thellon varfërinë, që grabit me klikën e tij çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Ke kohë të mendohesh”, u shpreh Berisha.

‘Mos u bëj shoku Xhemal’/ Berisha ngre në këmbë shkodranët, thirrje kandidatit të Bashës: Lëre këtë fushatë!

Nga kryeqendra e veriut ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia, lideri historik i PD, Sali Berisha iu drejtua kandidatit të Lulzim Bashës, Xhemal Bushatit, duke e këshilluar që ta ndërpresë fushatën. 

Berisha tha se Bushati nuk mori pjesë në primaret e demokratëve, por ‘përfaqëson në këto zgjedhje atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij’.

Duke ngritur në këmbë të pranishmit në pedonalen para bashkisë Shkodër, Berisha i kërkoi kandidatit të Bashës që të mos bëhet si “shoku Xhemal” (shkëputur nga komedia Kunati i shokut Xhemal) por të lërë fushatën dhe të bëjë disa ditë pushime.

“Për Xhemalin e kam një fjalë. Xhemal, ti ishe njëri midis nesh, se unë nuk mohoj asgjë.

Po të doje, merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do të kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë, por zgjodhe që të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi vete e tij, Lul Bravën.

I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal, kaq. Kaq kam për ty unë. Ndaj dhe lere këtë fushatë, bëj ca ditë pushim dhe eja kur të mbarojmë fushatën të takohemi sërish, se gabime bëjnë të gjithë.

Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e ngadhnjimit, të triumfit të idealeve tuaja”, u shpreh Berisha.  syri.net

Shkodër – Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia: Zgjedhjet e 6 Marsit janë referendum

Në Shkodër, koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Kandidati përfaqësues i zgjedhjeve të 6 Marsit, Bardh Spahiu, gjatë fjalimit të tij u shpreh më i bindur dhe më gati se kurrë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Ndër të tjera, Spahia i quajti zgjedhjet e 6 Marsit një referendum.

“Të nderuar deputetë, miq , pjesëmarrës dhe demokratë që sot jeni këtu si shtyllat më të forta të ‘Shtëpisë tonë të irisë’. 6 marsi është më shume se zgjedhje lokale, 6 marsi është më shumë se zgjedhje parlamentare. 6 Marsi është referendum dhe Shkodra duhet të çohet në këmbë e gjitha pa dallim.

Le ta konsiderojmë këtë misionin tonë të përbashkët. Unë jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe më kanë përkrahur, jam këtu pas një manifestimi të jashtëzakonshëm demokratik të votës së lirë së Partisë Demokratike.

Sot dua të garantoj të gjithë demokratët se askush nuk do të na ndalë ne rrugën tonë të drejtë për të patur një shtëpi dinjitoze.

Një shtëpi që nuk bën pazare me sakrificën e demokratëve. Askush nuk mund të na përçajë në rrugën tonë drejt triumfit mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer vendin. Qytetarëve të Shkodrës dua t’ju garantoj se jam më i motivuar se kurrë, nga dëshira juaj e fortë për të pasur një qeverisje të mirë për Shkodrën”, u shpreh Spahia. syri.net

Nënkryetarja e degës së PD në Shkodër: Të kaluarën nuk e ndryshojmë dot, të ardhmen Po

Në Shkodër, koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Në këtë takim foli edhe nënkryetarja e degës së PD në Shkodër, Irena Shestani.

Shestani theksoi gjatë fjalimit se PD duhet të jetë më e bashkuar, më e hapur dhe më e fortë.

Sipas saj, demokratët në 6 mars do të votojnë kandidatin e tyre, mjekun e njohur Bardh Spahia.

“Mirë se erdhët në këtë takim madhështor në këtë bashkim të mendjeve dhe të zemrave të Shkodranëve. Kjo është Partia Demokratike, kjo është familja jonë, familja e vlerave, e lirisë dhe e demokracisë.

Shkodranët e ndezën pishtarin e lirisë, dhe do të jenë ato që do ta ndezin sot përballë regjimit të Edi Ramës.

Vijmë sot këtu më të bashkuar se kurrë, në një proces ripërtëritjeje së bashku me drejtuesit e strukturave dhe kryetarët e grup-seksioneve.

E nisëm këtë rrugëtim me Foltore, për një parti më të bashkuar më të hapur dhe më të fortë sepse gjerat që na bashkojnë ishin më të mëdha se ato që na ndajnë.

Si ushtrimi i demokracisë së drejtpërdrejtë dhe pikënisjes së vendimmarrjes nëpërmjet votës së lirë të anëtarësisë ne rikthyem Primaret dhe sot ne gjendemi përballë një sfide, asaj të zgjedhjeve lokale për t’ju ofruar qytetarëve shkodranë një vizion të ri dhe ndryshimin e mirëpritur.

Shkodra është vendi i bekuar është shtëpia e njerëzve të mirë dhe të ndershëm,  të majtë dhe të djathtë,  që kërkojnë t’i japin fund përbuzjes dhe arrogancës.

Të kaluarën nuk mund të ndryshojmë por të ardhmen më të mirë, mund dhe do ta ndërtojmë së bashku. Pas 6 marsit do të na udhëheqë guximi dhe dedikimi për t’i bërë fjalët realitet për, t’i prirë ndryshimit.

Të dashur miq, ndryshimin nuk mund ta sjellin ato që Shkodrën e diskriminuan si kurrë më parë, ndryshimin e sjellin vetëm, demokratët e vërtetë, dhe kjo në mbështetje te kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia”, u shpreh Shestani.

Berisha në Rrogozhinë: Qeveria e Edi Ramës nuk njeh kufi në shpenzime, luks, vila, udhëtime dhe orgji

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke përdorur dhe një gjuhë jo të përshtatshme për një politikan.

Nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatin e tij të “6 Marsit”, Berisha tha se qeveria e Edi Ramës nuk njeh kufi në shpenzime, luks, vila, udhëtime dhe orgji.

Sipas tij, Rama shpenzon 15 mijë euro në orë me paratë e shqiptarëve, ndërsa fluturon me avion në dispozicion.

“Kjo qeveri nuk njeh kufi në shpenzimet, luks, vilat, udhëtimet dhe orgjitë. Ministra që ulen e porosisin 1 mijë dollarë biftekun me paratë tuaja. Kreu i Meduzës me paratë tuaja shpenzon 15 mijë euro në orë, fluturim me avion në dispozicion. Ministre tjetër që fluturon 15 herë Tiranë-Dibër për takime partiake me helikopter. Njerëz të pashpirt, që nuk duan t’ia dinë as për ju, as për fëmijët tuaj, as për të ardhmen. Edi Rama firmos Ballkanin e Hapur. Çfarë është Ballkani i Hapur për fermerët e Rrogozhinës? Absolutisht falimentim dhe vetëm falimentim, sepse ju nuk mund të mateni me fermerët e një vendi tjetër, që marrin subvencion jo vetëm për një kokë lope, por për çdo dhi e keq që rrisin, për çdo produkt. Sigurisht atyre ju del kostoja shumë më e ulët, sepse shteti u subvencionon. Ndaj me këtë marrëveshje antishqiptare, Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm i detyron fermerët e Shqipërisë të shkojnë e të punojnë në fushat e Shumadisë, ndërkohë që toka e tyre është shumë herë më pjellore se toka e Shumadisë dhe çdo tokë tjetër në Ballkan”, u shpreh Berisha.bw

Berisha: Basha gënjeu nën hetim! Belgët kanë të drejtë ta arrestojnë

Nga Rrogozhina, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një dhe të pandashëm.

“Me bisht ndër shalë voton vetingun, që e kishte quajtur aktin më mafioz,” tha Berisha.

Më tej ai u ndal te hetimet e Belgjikës për Lulzim Bashën, duke theksuar se kjo dosje nuk mbyllet dhe se belgët kanë të drejtë ta arrestojnë.

“U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në parlament dhe deklaroi se do vinin paratë me Toyota. Ditën e shtunë, paratë erdhën, ata që duhej të shkonin, nuk shkuan dhe nuk u arrestuan. U hap hetimi, Edi Rama ia mbylli dosjen.

Por ka një dosje që nuk e mbyll dot Edi Rama dhe kjo është dosja belge. I them Mister Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, po dosja e Belgjikës dhe lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Nuk ka forcë në botë që pengon prokurorinë dhe hetimin belg.

Kur doli pas dy orësh hetimi, në të cilën u thanë dy gjëra, ky gënjen nën betim. Por problemi është se në drejtësi dënohesh po gënjeve nën hetim. E dyta, i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli e tha se kam besim të madh te njerëzit e ndershëm të BKH dhe SPAK. I thotë palës belge që nuk keni juridiksion të më hetoni mua.

I them që kanë të drejtë të të hetojnë dhe të të arrestojnë. Sepse ka një konventë evropiane, në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike. Prandaj lëri ato,” tha Berisha. syri.net

‘Dashuri për qytetin tim’- Ardian Muka: Vota ndryshon modelin 22 vjeçar të shkatërrimit të Durrësit

Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, i dalë nga primaret e zhvilluara në PD, Ardian Muka është prezantuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në Durrës në kuadër të zgjedhjeve lokale të pjesshme të 6 marsit.

Kandidati Muka ka theksuar para demorkatëve se durrësakët janë gati të marin përgjegjësitë dhe me votë të ndryshojnë të modelin e së keqes që u kthye në projektin 22 vjeçar të shkatërrimit të qyteti.

Muka: Ju falënderoi të gjithëve dhe më keni entuziazmuar pa masë. Unë jam njëri prej jush, një qytetar durrsak dhe jamë para jush të kërkoi votën tuaj për të sjellë ndryshimin e madh. Takimet me ju më konfirmojnë entuziazmin dhe optimizmin që unë kisha që në ditën e parë të këtij rrugëtimi të cilën synojmë ta finalizojmë me sukses në 6 mars, por jo për të ndaluar aty.

Së bashku e kemi përjetuar Durrësin në ditët e tij më të vështira, kur modeli i së keqes u kthye në projektin 22 vjeçar të shkatërrimit të qyteti tonë.

Unë besoj se mund të ketë një moment të dytë më të mirë që të marim përsipër përgjegjësitë politike dhe qytetare që e kapërcejnë interesin personal dhe që meren me interesat tona, të cilat do të ulen në tryzezën e përbashët në datën 6 mars.

Është Durrësi është dashuria për qytetin tim që më ka lidhur me qytetin tim, përgjegjësia dhe nuk ka qënë politika që më ka lidhur me qytetin. Ne jemi dëshmitaë të një pushteti që e ka keqqeverisur Durrësin. I ka nënshtruar durrësakët para emigracionit masiv, korrupsioni, koncesioneve, kompromiseve në dëm të qytetarëve të firmosura në emër të tyre por jo në interes të tyre.

Aksionerët e këtij qyteti duhetë jeni ju sepse ju me votën tuaj keni të gjithë pushtetin për të  rimarr vëmendjen që Durrësi meriton. Vota juaj është përgjegjësi aq sa edhe premtimi im është përgjegjësi.syri.net

‘Fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit’- Berisha tallet me Luan Hotin: Hiq dorë

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit Shtëpia e Lirisë për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, ka ironizuar kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin, duke thënë se fshihet pas fustanit të Grida Dumës dhe mustaqeve të Ervin Salianji.

Berisha u ka bërë thirrje demokratëve, të votojnë kandidatin për kryetar bashkie të Durrësit, Ardian Mukën, për të përmbyllur misionin e madh, përmbysjen e diktaturës.

Berisha: Fshihet pas fustanit të Gridës dhe musqatqeve të Salinajit. Luan hiq dorë. Çdo votë për Ardi Mukën, iu bëj thirrje demokarëve të bashkohemi se me bashkimin tonë ne realizojmë ndryshimin e Shqipërisë, përmbyllim misionin tonë të madh përmbysjen e narkoshtetit.

Berisha akuza të forta Luan Hotit: Kopje e Lul Bravës, ka marrë tendera nga Saranda në Shëngjin

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Durrësi, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka, ka hedhur akuza të forta ndaj kandidatit të Bashës në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha theksoi se Luan Hoti është kopje e Bashës, duke shtuar se ka marrë tendera nga Sarandë në Shëngjin.

“Çfarë është Luan Hoti? Hoti është kopje durrsake e Lul Bravës. Njëherë thotë se jam boshnjak e herë kosovar, familjen e ka të nderuar ai. Por problemi është se ai është kopja e Lulzim Bravës. Është kopje e Bashës, se mos të ishte, Luan Hoti do të futej në primare. Ju njihni qytetarët tuaj më mirë se unë. Luani e kishte të hapur e të lirë garën, por ai preferoi edhe të emërohet kryetar i PD pa pasur miratim të anëtarësisë, njësoj si Lul Brava.

Luani mund të kandidonte në primare, por nuk kishte besim te vota juaj e ndaj bëri pazare me Bashën. Lul Brava është përzier me tendera me qeverinë si Luani. Luan Hoti ka përfituar tendera nga Saranda në Shëngjin, këto janë ngjashmëritë pra. Lulzim Basha nuk është e ardhmja, ai njeh humbje e vetëm humbje”, deklaroi Berisha. syri.net

VIDEO- Berisha: Basha u thirr nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para trafiku

Lideri historik i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë bombë nga Durrësi, duke deklaruar se Lulzim Basha akuzohet nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para të përfituara në rrugë të paligjshme. 

Basha u thirr pasditen e djeshme nga një grup prokurorësh belgë në ambientet e SPAK dhe u mor në pyetje për më shumë se dy orë, lidhur me hetimet për 3.5 mln eurot e ‘Toyota Yaris’.

Gjatë takimit me qytetarët durrsakë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha zbardhi detaje nga deponimi i Bashës para hetuesve belgë dhe tha se Basha ka ndryshuar dëshminë para prokurorëve, duke dhënë një tjetër version para tyre.

Berisha tha se hetimet për ‘Toyota Yaris’ në Shqipëri Bashës ia mbylli Edi Rama, por janë prokurorët belgë ata të cilët do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni.

Sali Berisha: Ja t’i bëjmë një pyetje ish-kryetarit dhe deputetit të Durrësit Ferdinand Xhaferri: Ferdinand, eja dhe thuaju zgjedhësve të t’u çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belge? Mos ua fshih, duhet t’ua thuash, mos u bëj hipokrit, të kanë votuar, tregoju njerëzve. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. U kap edhe si mashtrues në betim. Ferdinand eja këtu me mua, ose shko dhe tregoji çdo demokrati. Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që i thyen ata. U kishte dhënë një variant krejt tjetër. E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama Toyota Yaris me një njeri, por prokurorët belgë do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin (Luan Hoti) këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit. syri.net

Dështimi i reformës në drejtësi- ‘Shpërthen’ eurodeputetja: Për çfarë suksesi flisni kur nuk e rekomandojmë në Kosovë?!

Çështja e vetingut dhe reformës në drejtësi në Shqipëri u bë pjesë e diskutimit në Parlamentin Europian.

Një nga zyrtarët e Komisionit Europian, Maciej Popowski e vlerësoi këtë reformë.

“Ne kemi provuar se disa nga partnerët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të mirë dhe të qëndrueshëm në fushën e sundimit të ligjit. Do të cilësoj dy shembuj. Një është Shqipëria, ku mbështetja e Bashkimit Europian ka dhënë rezultate të thella dhe paprecedentë të reformës në drejtësi, që vazhdon të zbatohet me rezultate konkrete”, tha ai.

Por eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel, ka theksuar se është e befasuar që komisioneri Popowski e ka konsideruar sukses reformën në drejtësi në Shqipëri, raporton ABC News.

“Jam pozitivisht e befasuar nga zoti Popowski kur dëgjoj që ai e konsideron reformën e drejtësisë në Shqipëri një sukses. Do të isha dakord, por së fundmi, interlokutorët tanë në Kosovë na njoftojnë se Bashkimi Europian i nxit ata për të mos ndjekur të njëjtën rrugë që ndoqi Shqipëria. Madje u thuhet ta ndalin procesin e vetingut, gjë që e komplikon çështjen për ta, pasi ata janë tashmë në mesin e procesit dhe menduan se janë në rrugën e duhur për plotësimin e kritereve lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit. Pra, edhe në nivelin operacional dhe teknik nuk është e efektshme”, ka thënë Cramon.

Nga ana tjetër përfaqësuesi  i Gjykatës Evropiane të Auditit, Juhan Parts, ka theksuar se ky proces reformash duhet të ishte bërë me kohë në Shqipëri.

“Jam dakord me zotin Popowski, që cilëson procesin e vetingut të gjyqtarëve në Shqipëri dhe të prokurorëve. Por mendo, që vetingu i gjyqtarëve vjen së paku pas një dhjetëvjeçari reformash. Këto reforma mund të ishin bërë që në fillim fare”.

“Situata në rajon është shqetësuese. Në bazë të shumë raporteve, shumë qeveri në rajon janë bërë më autoritare në dhjetëvjeçarin e fundit pavarësisht progresit zyrtar drejt anëtarësimit në BE. Ka elemente të qarta të kapjes së shtetit, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionit në shumë nivele të qeverive dhe administratave”, ka thënë Parts.

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

21 vite burg për Izet Haxhian, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ngjarja në fjalë ndodhi më 12 shtator të 1998. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb vendimin e gjykatës për Haxhian, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim”.

Po ashtu në vendim caktohet edhe se Haxhiaj do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

VENDIMI

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.
2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.
3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.
U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.

Haxhia u gjykua për të dytën herë nga drejtësia shqiptare për përfshirje në vrasjen e Hajdarit. Herën e parë ai u dënua në mungesë për t’u arrestuar vite më vonë në Turqi. Ai u arrestua konkretisht në 2006-n në Turqi, ndërsa në maj 2020 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. bw

Kundër shembjes së banesave, banorët e ‘5 Majit’ kallëzim penal në SPAK

Banorët e lagjes ‘5 Maji’ e kanë çuar shqetësimin e tyre në SPAK. Ditën e sotme ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Përmes avokates Adriana Kalaja, banorët kërkuan që SPAK të bëjë sekuestron preventive dhe të ndalë aksionin për shembjen e banesave deri në sqarimin e planit.

Në një dalje për mediat Kalaja tha se nuk ka një aktmarrëveshje mes banorëve, dhe se ajo që iu është dhënë atyre është diskriminuese.

“Sipas nesh e gjitha nisi me VKM 78 të janarit të 2020 që ka në fokusin e saj rindërtimin. Aktmarrëveshja që i është drejtua banorëve është diskriminuese, e pabazuar në ligj. Ajo nuk merr në konsideratë interesat e banorëve dhe nuk ka afat se kur do të japë efektet. Ligji e përcakton qartazi se duhet të ketë një vendim prishje. Vendim prishje që e kemi konsideruar shkelje flagrante. Kemi kallëzuar dhe kryetarin e kadastrës, pasi ka kthyer përgjigje negative në shpërdorim të detyrës, se banorët nuk mund të legalizohen. Të gjithë komponentët që kemi parashtruar para SPAK, besoj do të hetohen. Kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi projektin. Projekti është i Boerit, që nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit. Ne i Kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestrosh preventive mbi këtë projekt dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes.”, tha Kalaja. bw

Nënë Liza: 4 policë më morën zvarrë, ja çfarë bisedova me Ramën

Banorët e “5 Majit” depozituan në SPAK një kallëzim në lidhje me shqetësimin e tyre për prishjen e banesave. Pas kallëzimit, Nënë Liza, banore e kësaj zone, në një komunikim me gazetarët zbardhi pjesë nga biseda me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë.

Nëna Liza: Banesa ime ka qenë 440 e ca metra. Sipas qeverisë do marrim 300 e ca metra. Asnjë premtim nuk kemi.

A keni kontratë të lidhur me shtetin për ta marrë banesën?

Nëna Liza: Asnjë kontratë nuk kemi.

Çfarë ju propozuan dje?

Nëna Liza: Dje nuk na thanë asgjë, aty do ta japim shtëpinë me taksat e shqiptarëve. Por unë nuk kam nevoje ta marr me taksat e shqiptarëve sepse ma kanë bërë fëmijët e mi. Unë nuk i bie në qafë shtetit. Nuk kam dalë për sevap, nuk kam dalë për të më ndihmuar shteti, por ndihmoj veten unë, por shteti nuk po na le.

A keni patur shkresa me institucionet dhe cfarë i keni kërkuar?

Nëna Liza: Ne i kemi kërkuar të na vijnë për të na sqaruar, por nuk kanë ardhur. U kemi shkuar atje, na kanë mbyllur derën.

Keni ndërmarrë akte ligjore para se të vinte policia?

Nëna Liza: Kanë kërkuar urdhër-mbrojtje, por nuk ka ardhur asnjë, atë ditë që janë prishur shtëpitë, kanë ardhur shumë policë. Urdhër-mbrojtje për të mos na nxjerrë zvarrë.

Unë nuk kam firmosur kontratë. Dje sapo kam dalë prej parlamentit prej kryeministrit, më tha ti mos u merr me këtë punë se do marrësh shtëpinë. Më pas më mori telefon bashkia me tha që na ka thënë kryeministri të firmosim kontratën.

Policia është sjellë si më zi nuk ka, djalin e madh e morën zvarrë, të voglin e futën në furgon. Edhe mua 4 policë më morën zvarrë, nuk më lanë të marr as rrobat dhe ilaçet. Lekët e bukës i kisha brenda. Të nxjerrin zvarrë një plakë 78 vjeçe, turp i Zotit. Shkoj e rri aty te shtëpia, nën rrënoja. syri.net

11 Shkurt 1920 – Ditëlindja e Tiranës si kryeqytet –

-11 Shkurt 1920 – 11 shkurt 2020-

Nga pikpamja gjeografike, Fusha e Tiranës bën pjesë në zonën e Shqipërisë së ulët bregdetare. Tirana ka klimë mesdhetare ku dëbora shihet radhë, ngricat janë të shkurtra dhe rreshjet e shiut të theksuara. Tirana është qytet shumë më i ri në krahasim me disa nga qytetet e sotëm të Shqipërisë, si Durrësi, Lezha, Shkodra, Berati, Vlora etj. Historia mbi trevat historike të Tiranës, shkojnë thellë në lashtësinë historike, për ekzistencën e shoqërisë njerëzore deri në paleolitin e vonë para erës sonë.

Më 1614, valiu i Shkodrës, Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun e kasabasë, por haset e përmendur që më 1418 në një dokument të Venedikut, duke qenë pjesë e viseve të banuara vazhdimisht që nga Epoka e Hekurit.

Në vitin 1614, Sulejman Pashë Bargjini ndërtoi xhaminë, hamamin, furrën dhe hanin, te cilat nënkuptonin fillimet e një tregu (pazari), fshati i Tiranës u shndërrua në qytet. Dhjetëvjeçarët e parë të jetës së Tiranës përkuan me periudhën e islamizmit në masë të shqiptarëve, veçanërisht të krahinave të Shqipërisë së Mesme. Arsyet që shtynë masën e popullsisë të ndërtonte fenë tradicionale, duhen kërkuar si kudo në Shqipëri edhe në këtë trevë, te gjendja e paduurueshme e krijuar nga përdhunimet feudale dhe teprimet e politikës fiskale perandorake ndaj të krishterëve. Paraardhësit e Bargjinollëve e mbajtën sundimin e Tiranës deri më 14 Gusht të vitit 1788 ku Mustafa Pashë Toptani me nushtritë e veta pushtoi Tiranën dhe pastaj vrau, dogji shtëpitë e qytetarëve që kishin mbajtur anën e Bargjinollit. Luftrat 70 vjeçare midit Bargjinollëve dhe Toptanëve morën fund me triumfin e Toptanëve, të cilët vendosën një farë stabiliteti. Ata e mbajtën pushtetin mbi qytetin e Tiranës deri në caktimin e Tiranës si Kryeqytet të Shqipërisë më 1920.

Nga fundi i shekullit 18-të dhe fillimi i shekullit 19-të, Molla Beu dhe pastaj Haxhi Et’hem Beu, të dy personalitete të jetës politike-kulturore të Tiranës, janë ndërtuesit e Xhamisë dhe të Kullës së Sahatit, të cilat qëndrojnë edhe sot si vepra monumentale-kulturore për vlerat që bartin. Ndërsa Kulla e Sahatit ka filluat të rikonstruktohet. Të dyja këto monumente, janë shumë të vizitueshme nga turistë të huaj dhe shqiptarë që vijnë për të parën herë në Tiranë.

Në shekullin e 18-19-të, Tirana njohu zhvillim në fushën e arsimit e të letërsisë. Në perandorinë osmane deri në mesin e shek.19, nuk ekzistonte arsimi shtetëror, arsimi kishte karakter krejtësisht privat; mësuesit e ushtronin profesionin e tyre me pagesë nga ana e prindërve që e përballuan vetëm familjet e pasura. Mësimi kishte karakter fetar, më pas filloi arsimi tregtar. Në Tiranë në gjysmën e parë të shek.19-të, Haxhi Et’hem beu hapi medresenë e parë. Shumica dërmuese e qytetarëve dhe e  fshatarëve ishin analfabet. Në Tiranë u krijua një shtresë e qytetarësh që njihnin gjuhët turqisht, arabisht dhe persisht, dokturimi fetare islamike apo parime juridike të Sheriatit, por edhe letërsinë artistike orientale. Në vitin 1897, konsullata Austriake hapi në Tiranë një shkollë fillore për djem ne gjuhën shqipe ku mësues ishte Filip Ashiku nga Shkodra. Në Elbasannë vitin 1909, u hap shkolla e parë Shqipe për vajza “Kongresi i Elbasanit” nga patrioti Hafiz Ibrahim Dalliu, i cili ishhte dhe mësuesi i saj. Kjo i tërboi më shumë xhonturkistët e Tiranës. Shefqet Turgut Pasha, i dërguar nga Stambolli në Gusht të vitit 1910, shpalli shkatërrimin duke dënuar shumë patriote shqiptarë që luftonin për përhapjen e gjuhës shqipë.

Më 26 Nëntor 1912, Refik Toptani, në emër të antarëve të Këshilliy përfaqësues, shpalli Vendimin për vetqeverimin e Shqipërisë dhe Tiranës, qëndrimin e saj si vend asnjanës në luftën Ballkanike. Në mes të brohoritjeve të popullit, u ul flamuri i Perandorisë osmane dhe në vend të tij u ngrit Flamuri Shqiptar. Abdi dhe Murat Toptani shkuan në Vlorë duke nënshkruar aktin e pavarësisë. Tirana ashtu si pjesa dërmuese e viseve shqiptare, nuk e gëzoi menbjëherë Pavarësinë e Shqipërisë të shpallur nga Kuvendi i Vlorës më 28 nëntor 1912, mbasi më 28 nëntor treva e saj u pushtua nha ushtritë serbe. Më 17 Prill 1913, ushtritë serbe u larguan nga qyteti dhe në Tiranë u ngrit përsëri Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe drejtimin e pushtetit lokal e mori përsëri Refik Toptani. Serbia njihte shtetin e Ri Shqiptar. Ushtria serbe ushtroi terror ndaj popullsisë së Dibrë, dukeiI detyruar ata të shpërnguleshin nga vendbanimet për në Elbasan dhe në Tiranë, të cilët u pritën me bujari dhe duke u dhënë troje ku ndërtuan shtëpitë. Lagja ku ata u vendosën u quajt “Lagja e Dibranëve”.

Rebelimi i Majit të vitit 1914 i xhonturqve shqiptar drejtohej kundër shtetit të pavarur dhe synonte kthimin e Shqipëqrisë në gjirin e Perandorisë Osmane. Tirana mbeti nën sundimin e xhonturkistëve dhe nënë terrorin e Haxhi Qemalit deri në fillim të Qershorit 1915. Ushtritë serbe më 11 Qershor 1915 hynë në Tirënë dhe marshuan drejt Durrësit ku çliruan aleatin e tyre Esat Pashë Toptanin, i cili kishte qenë i bllokuar 10 muaj nga xhonturkistët. Disa ditë më vonë u arrestuan krerët e lëvizjet Xhonturkiste Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, të cilët u dënuan me vdekje. Kështu përfundoi mebolizmi xhonturkist në Shqipërinë e Mesme, faqja më dramatike e historisë së Tiranës. Në Janar 1916  mori fund në Tiranë pushtimi Serb, së bashku me administratën qeveritare esadiste. Qyteti dhe treva e saj hyn në zonën e okupacionit ushtarak Austro-Hungarez.Duke çmuar politikën miqësore që kishte ndjekur deri atëherë ndaj çështjes shqiptare,pushtimi ushtarak i saj u prit me simpati nga patriotët Tiranas. Austriakët krijuan një administratë me nëpunësa shqiptarë dhe premtuan përkrahje për zhvillimin e jetës kulturore shqiptare, sidomos për ndihmën që do t’i jepte hapjes së shkollave shqipe.

Një nga ndërmarrjet më të rëndësishme që ndërmori administrate Austro-Hungareze ishte regjistrimi i popullsisë së viseve të pushtuara  dhe ndarja administrative në pajtim me të. Tirana u bë qëndër prefekture. Sipas regjistrimit, qyteti i Tiranës kishte 10.252 banorë dhe vinte i dyti pas qytetit të Shkodrës. Shkolla e parë shqipe për vajza u hap në Shtator 1916 me mësuese Servete Maçi; po kështu u hapën edhe shkolla të tjera laike ku mësonin të rritur dhe djem pa dallim feje. Kontribut dhanë dhe Hafez Ibrahim Dalliu, Mehmet Fortuzi, Hasan Vogli, Mustafa Mara, Riza Jasa, Xhafer Zelka, Isuf Elezi, Beqir Luga etj. Gjatë luftës së I-rë Botërore, popullsia e Tiranës u varfërua pa masë, sëmundjet epidemike si tifo, kolera bënë kërdinë në popull. Më 28 Nëntor 1917, në Tiranë u ngrit Streha Vorfnore, e cila grumbulloi fëmijë jetim që nuk kishin përkrahje ekonomike. Kjo u ngrit me ndihën e Rauf Ficos, shtetar dhe ardhetar, po kështu kontribuoi Zyber Hallulli, Xhelal Toptani, Mytesuin Kelliçi, Luigj Shala, të cilët formuan Këshillin drejtues.

Më 11 Tetor 1920, Streha Vorfnore kishte gjithsej 40 djem e vajza jetime. Okupacioni austro-hungarez vazhdoi deri në verën e vitit 1918. Në Korrik 1918, ushtritë italiane ndërmorën ofensivën kundër ushtrive Austro-Hungareze, e cila pësoi disfatë dhe më 3 Nëntor 1918 kapitulloi, kurse me kapitullimin e Perandorisë Gjermane më 11 Nëntor 1918, merr fund Lufta e Parë Botërore. Treva e Tiranës, si pjesa më e madhe e Shqipërisë, hyri nën pushtimin ushtarak Italian. Në vitin 1919, në Tiranë një grup intelektualësh të qytetit formuan shoqatën patriotike “Drita” që luftonte për një rregjim demokratik evropian. Rreziku i madh që po kalonte Atdheu nga këmbëngulja e Fuqive të Antantës për të zbatuar Traktatin e fshehtë të Londrës që ishte për copëtimin e trojeve shqiptare në favor të shteteve fqinje, Sërbia, Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë dhe krijimin e një principate shqiptare me Esat Pashë Toptanin, revoltuan patriotët, të cilët ndërmorën nismën për thirrjen e Kongresit të Lushnjes. Tirana u përfaqësua nga tre delegatë: Abdi Toptani, mytesim Këlliçi dhe Shefil Kondi. Kongresi i Lushnjes rrëzoi qeverinë e Durrësit, miratoi thirrjen drejtuar Konferencës së Paqes se kërkohej respektimi me çdo kusht i Pavarësisë së plotë të Shqipërisë me kufijtë e vitit 1913 pa kontrollin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha. U formua Qeveria Kombëtare me kryeministër Sulejman Delvinën; u formua këshilli Kombëtar (Parlamenti). Kongresi i Lushnjes mori vendim më 9 Shkurt 1920 që të vendoste Kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht ne Tiranë. Me miratimin e të gjithëve anëtareve të Kongresit, pjestarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entusiazëm hyrjen e organeve të larta shtetërore. Në vitin 1925, Asamblea Kushtetuese e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj, Tiranën, e cila vazhdon edhe në ditët tona.

Berisha i nxjerr VIDEO-n Bashës: Ju jeni marrë peng dhe vazhdoni të rrini peng sa të doni

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, duke folur në sallën e parlamentit është shprehur se për zgjatjen e vetingut kot vazhdohet që të diskutohet, pasi Rama dhe i ai që është amrrë peng, Lulzim Basha e kanë vendosur për ta votuar.

‘Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i meduzës me agaçion e tij, si armë e tmerrshme për gjahun e shtrigave.

Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për tu riparuar.

Unë po flas për zërin e qytetarëve.

E dini ju zonjë që vetëm 24% e shqiptarëve i besojnë reformës në drejtësi sot.

Sot veç 7 % e atyre që votojnë besojnë pseudoreformën Soros-Rama.

Mos vazhdoni kot diskutimet. Ndërprisni seancën dhe votojeni

Të dish një gjë, kemi qenë për vetingun dhe jemi për vetingun, por jo për armë gjahu. Ty të intereson gjysma e pengut dhe bravës.

Ka qenë marrëveshje që 7 ligjet organike të votohen me konsensus. Opozita e vërtetë shqiptare këtu dhe jo ju. Ja ku e ke, sot ju bëni sikur nuk jeni ata. Kjo është e vërteta, pasi ua fusni juve ata … e dini vetë ju, dilni e flisni ju.

Juve ju kanë marrë peng dhe vazhdoni të rrini peng sa të doni’, u shpreh gjatë fjalës së tij në parlament, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Vettingu, Berisha: U mbajt Sokol Sadushi që deklaroi 20 mijë euro dhuratë të gjyshes për fëmijët, dhe larguat tjetër se nuk kishte deklaruar një garsoniere

TIRANË

Në fjalën e tij në seancë plenare, ish kryeministri atakoi vettingun kur tha se nuk u përdor i njëjtë standar për gjyqtarët e prokurorët.

“U mbajt Sokol Sadushi që kishte blerë apartament në vitin 2006 nga një person që nuk dihet ku i kishte marrë paratë e blerjes dhe këtë apartament, ndonëse e linte të regjistruar mbi të edhe në 2012 e kishte vendosur kolateral banker, u mbajt Sokol Sadushi që që deklarontë dhuratën 20 mijë euro të gjyshes për fëmijët, kurse të tjerëve u kërkohej, kur gjykatësja deklaronte se këto para mi dhuroi babai im dhe i kam dhënë çdo muaj nga rroga, nuk i besohej se ishte e djashtë. U përzu nje tjetër se nuk kishte deklaruar një garsoniere.

Shqipëria dhe qytetarët kanë humbur të drejtën për të pasur një process gjyqësor të rregullt. Shqipëria u bllokua me integrimin. Një jo e prerë për shkak të mungësës së gjykatave. Janë me mijëra dosje në prokurori që nuk ka kush t’i hapë më.” tha Berisha. bw

Berisha kundër zgjatjes së afatit për organet e vettingut: Proces gjigand korruptiv, u përdor për spastrime krahinore e fetare në drejtësi

TIRANË

Ndërsa Basha njoftoi sot qëndrimin e PD për të votuar në seancë zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, ish kryeministri Berisha e quan këtë proces një projekt gjigand korruptiv.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. I kam shprehur qëndrimet e mia nda ndaj këtij procesi gjigand korruptiv që shoqërohet me shkleje të rënda ligjore dhe u përdor nga Rama me nidhmën e mikut të tij Soros.

U përdor për spastrime krahinore, klasore e fetare të sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde. Nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do votoj në kundërshtim me atë që besojnë shqiptarët”. tha Berisha.bw

Çështja ‘Toyota Yaris’, prokurori belg në Tiranë, shkon në SPAK dhe…

Prokurori belg i çështjes së ‘Toyota Yaris’ ka ardhur në Tiranë, në kuadër të hetimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Mësohet se prokurori ka mbajtur takim ne SPAK dhe prokurorine e Tiranes.

Nënë Liza zbulon prapaskenat e takimit me Ramën: U përplasëm me Maznikun, ndërhynë badigardët

Njëra prej banoreve, nga protesta para Kuvendit, që ishte në takimin me kryeministrin Edi Rama, ka zbuluar për gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Erjon Skëndaj, prapaskenat e takimit.

Banorja Laureta Nikolla është shprehur për gazetarin Skëndaj se në takim Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”.

“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’”, ka thënë banorja pas takimit me Ramën, raporton “BalkanWeb”.

‘Negocioi’ me Ramën për banesat e ‘5 Majit’, nënë Liza skeptike: Fjalët i merr era, s’e besoj kryeministrin

Nënë Liza është shfaqur skeptike pas takimit të saj me kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes së banesave në lagjen ‘5 Maji’.

Në një prononcim për mediat, e moshuara tha se nuk i beson ato çka bisedoi me Ramën, pasi do një kontratë të firmosur me vulë.

“Nuk besoj mor gjallë, i merr era. S’kam për të dalë nga shtëpia. Kontratën nuk e kam marrë. Dua kontratën me bashkinë, me vulë, me noter. Atëherë ulem unë. Kur ta firmosë kryebashkiaku. Nuk e fal se nuk kam mundësi, I kam falur boll. I dua të gjitha metrat katrorë. Unë vilë e kam pasur. si kërkova vilë, por siç e kam pasur. E kam pasur në proces legalizimi. Kontratën do e firmos kur të vijë kryetari i Bashkisë, ai e vendos. S’ka asnjë afat, asnjë garanci. Se kur do bëhet pallati se dimë. Kryeministri thotë; do e merrni. Por kur do e marrim? S’kemi marrë asnjë garanci.”, tha ajo.bw

Banori i ‘5 Majit’: “Ça bëni kështu! Na rropët. Gjenocid!”, shtëpitë na i hodhën përtokë, përfaqësitë e huaja pse e mbyllin gojën?!

Një rrëfim i dëshpëruar vjen nga një banor i lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë, banesa e të cilit preket nga ndërtimi i kompleksit të pallateve që do të ndërtohet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Ai tha për mediat se ky shtet po i rrjep, ndërsa akuzoi përfaqësitë e ambasadave të huaja që nuk flasin.

“7 fëmijë, na i hodhën në tokë përnjëherë. Po ça po bëni mor? Na gritë. Po ju përfaqësitë e huaja pse e mbyllni gojën. Ne kemi mbajtur demokracinë nga ju dhe pas 30 vitesh u kthyem pas. Ça bëni kështu mo? E rropët këtë Shqipëri! Na grinë. Ça terrori jemi ne mo, gjenocid.”, tha qytetari që proteston para Kuvendit. bw

Banesat- Bled Marku, gazetari që Rama s’e pranoi si përfaqësues: Kryeministri ka siklet pyetjen që s’i jep dot përgjigje

Gazetari Bled Marku, një nga banorët që do t’u shemben banesat në Laprakë, ka kërkuar të jetë në përfaqësinë e banorëve me të cilën Kryeministri kërkoi të bisedonte sot, por ai u refuzua hapur nga Rama.

Rama i zgjodhi vetë me dorë vetëm tre persona nga radhët e protestuesve, që të përfaqësonin familjet që iu shemben shtëpitë në rrugën “5 Maji”, Paskuqan dhe Laprakë, duke e përjashtuar publikisht Markun me fjalët: Ti jo, ti shko bëj propagandë në televizor”.

Pikërisht pas kësaj, Marku, gazetar i SYRI TV, deklaroi për mediat se cila qe arsyeja që Kryeministri refuzoi ta dëgjonte:

“Unë jam një nga personat që e di më së miri çështjen e Unazës së Madhe, – tha ai, – që di dhe devijimet që janë bërë, që i njoh të prekurit adresë më adresë dhe nuk bëj propagandë në televizor. Unë kam dalë sot para parlamentit që të shpreh shqetësimin tim: “Pse e ke vonuar ti legalizmin e banesave?! Le ta lëmë “Shaban Tapinë”, po ti?!

Ata që u prekën nga Unaza duhet të ishin në takim me Ramën! Banorët janë të ndërgjegjshëm, e dinë, janë informuar për projektin, ne e dimë, por Kryeministri nuk më zgjedh mua se ndoshta ka siklet se mos i bëj pyetje që nuk i jep dot përgjigje. Por unë do t’ua them banorëve, të gjithë ata që preken nga projekti korruptim i Unazës së Madhe me Salillar dhe “sallillarë” të tjerë. Kryeministri nuk më do në përfaqësi, se ka frikë se i bëhet pyetja që nuk i përgjigjet dot”, theksoi Bled Marku. syri.net

Berisha prezanton Elton Banon në Lushnje: Firmosni ndryshimin me votë

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka prezantuar në Lushnje kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit, Elton Bano. 

Ish-kryeministri kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, duke ftuar qytetarët e Lushnjes që të firmosin ndryshimin.

“Kandidati jonë për bashkinë e Lushnjes, njëri prej djemve të këtij qyteti, pasardhës i një familje që ju e njihni të gjithë, intelektual dhe qytetar që mirëshon vlerat dhe virtytet tuaja shpirtërore. Jemi në një fushatë të pjesshme lokale por rëndësia e saj është shumë herë më e madhe se sa fushata e zakonshme në 6 rrethe apo 6 bashki të vendit. Kjo fushatë, këto votime duhet të shënojnë atë moment që është më jetik sot për çdo shqiptar që do të jetojë në këtë v vend, për çdo qhtetar, femer, të lushnjes dhe mbarë Shqipërisë. Duhet të shënojmë ndryshimin. 

Për ne shqiptarët sa herë që ta mendojmë asgjë më të bekuar nuk ka dhe nuk mund të ketë se sa ndryshimi. Imagjinoni për një moment, kam ardhur këtu në vitin 1992 president i Republikës. Unë dilja para jush dhe shkoja në kancelaritë e Europës e Botës, në Shtëpinë e Bardhë, një president me rrogë 16 dollarë në muaj. Ndryshimi që shenjuam së bashku çdo muaj, çdo vit e solli që në vitin 2013 nga vend me rroga sa në Uganda të kemi rroga më3 të larta në rajon përfsihrë edhe Rumaninë e Bullgarinë. Kishim 2 400 km rrugë të asfaltuara, dhe në 8 vite asfaltuam 11 mijë km rrugë. Ndryshimi bëri të mundur që ne vendi më i izoluar i Eiuropës të anëtarësohemi në NATO, në KiE, të ecim të sigurt drejt BE dhe të fitojmë lëvizjen e lirë. 

Shqipëria ka nevojë për votën tuaj që të firmosni ndryshimin. Ndryshimi është i nevojshëm për shqiptarët aq sa është ajri poër zogjtë që fluturojnë. Ne duhet të fluturojmë, ne duhet të ecim shpejt“.

Berisha: Taulant Bego Yaris vjen në Lushnje dhe bën fushatë për kandidatin e Lul Bravës

Nga Lushnja, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se Taulant Balla po bën fushatë për kandidatin e Lulzim Bashës. 

Berisha tha se në zgjedhjet e 6 marsit demokratët përfaqësohen nga kandidati i koalicionit opozitar, “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano.

“Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i ka dhënë logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj, krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, të cilin nuk e njoh dhe nuk merrem me të, por ta dini primaret ishin të hapura poër çdo anëtar të PD në Lushnje pa përjashtim dhe kërkonin guximin e besimin te vota e lirë. Ata të cilët nuk patën kurajo por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul Bravës le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant Bego Yarisit që vjen dhe bën fushatë për ta. Vjen dhe bën fushatën e tyre. A mundet të përfaqësojë ky kandidat interesat tuaja? Kurrën e kurrës. Përfaqëson Lul Bravën dhe pengmarrësin e tij Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Lulzim Basha ndryshoi pas një takimi 5-6 orësh me Edi Ramën.

“Edi Rama përdori mashtrime, banda dhe shumë mënyrë, por përdori edhe naitivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë, të cilin sikur i bëri magji në një takim të papritur 5-6 orësh dhe nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi. Nga ajo kohë, në zgjedhjet e vitit 2021, ai vendosi sistemin e patronazhistëve, sistem i përdorur në Partinë e Punës. përdori 130 mln euro nga buxheti për të marrë votën e qytetarëve në zonat e tërmetit, përdori paratë e droiës dhe korrupsionit. Lulzim Brava i cili ishte zotuar se do të mbroj votën tuaj, në mënyrën më të pabesë tradhtoi votën tuaj, dhe në vend që të dilte në shesh për të mbushur sheshin e Tiranës e të mos ndaheshim deri kur të përmbysnim zgjedhjet, vrapoi pas karriges së tij”. syri.net

Elton Bano: Primaret tregojnë drejtimin e pushteti nesër dhe fundin e praktikës së uzurpuesit të vulës

Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ në Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, i dalë nga votat e anëtarësisë së demokratëve në primaret e zhvilluara në këtë degë është prezantuar ditën e sotme nga ish-kryeminsitri Sali Berisha.

Në fjalën e tij para demokratëve Bano theksoi se primaret ishin një proces i rralë dhe mbreslënës, transparent dhe gjithë përfshirës dhe se tregon konceptin për drejtimin e pushtetit nesër.

Gjithashtu kandidati i dalë nga primaret sqaroi se këto primare i dhanë fund edhe praktikës që u bë e zakonshme nga uzurpuesit e vulës.

Bano: I nderuar Doktor Berisha, të nderuar zonja dhe zotërinj, miq dhe dashamirës të qytetit. Ju falenderoi për besimin dhe votën tuaj për kandidimin tuaj për kandidat të Bashkisësë Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit. Primaret ishin një proces i rralë dhe mbreslënës, transparent dhe gjithë përfshirës.

Anetarët e PD-së Lushnje dhe të 5 bashkive të tjera vendosën një standart të ri në zgjedhjen e përfaqësuasit të tyre që tejkaloj ndikimin jo vetëm në forcën tonë politike. Procesi vendimarrës i anëtarësisë që ne kryem, tregon konceptin tonë të drejtimit të pushtetit tonë nesër.

Sikurse është fundi i asaj që u bë një praktikë e zakonshme nga uzurpuesit e sotëm të vulës për shumë vite me radhë. Të nderuar qytetarë, e duam Lushnjen tonë dhe na dhemb gjendja ku është katandisur sot. syri.net

VIDEO- Brutalitet policor te ‘5 Maji’ me skena të llahtarshme

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhjetëra punonjës të IKMT, të shoqëruar nga Policia e Shtetit kanë vërshuar në zonën e ‘5 Majit’.

Banorët e kësaj zone e kanë gdhirë natën jashtë, në tentativë për të ndaluar prishjet e shtëpive, por kundërshtimit të tyre i është përgjigjur me forcë Policia e Shtetit duke i nxjerrë me dhunë nga banesat e tyre.

Tashmë banorët janë jashtë shtëpive të tyre, ndërsa forcat e rendit kanë krijuar gardh dhe nuk lejojnë askënd të futet në banesa për të marrë as gjërat elementare.

Në zonën e ‘5 Majit’ sot pritet të shemben dhjetëra banesa, ndërsa aksioni i IKMT prite të shtrihet edhe në Laprakë për të shkatërruar qindra objekte.

VIDEO- Berisha: Terror ndaj banorëve të ‘5 Majit, që po i mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar terrorin që po ushtrohet nga qeveria mbi banorët e rrugës 5 Maji sot, të cilët po dëbohen dhe po shtëpitë po iu shemben.

Për përpjekjet e tyre, protestën që kanë bërë edhe sot, Berisha i ka konsideruar heronj. “Terror policesk ndaj banorëve të “5 Majit”! Ata po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre!” shkroi Berisha duke publikuar pamjet drithëruese të mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se Berisha pak ditë më parë, duke mbështetur revoltën e tyre përpara Kuvendit të Shqipërisë, argumentoi se ata të gjithë të drejtën ligjore për t’u dëmshpërblyer për posedim prone.

Disa ditë më parë ai theksoi se “Edi Rama, Erion Veliaj, Artan Lame e kanë përcaktuar atë zonë e cila nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet nga tërmeti dhe e kanë bërë këtë për zgjedhje, në mënyrën më hileqare, të turpshme. Kanë gjetur zonën që ka më pak shtëpi të legalizuara dhe u bien me buldozier. Por ky është një shkelmim i ligjeve të vendit. Shtëpitë ata i kanë aty që para 20 vitesh. Shtëpitë e tyre duhet të ishin legalizuar automatikisht .” syri.net

 

‘Kriminela, ergodana, putina’, bashkia shkatërron shtëpitë te 5 ‘Maji’

Qindra banorë të Tiranës janë gdhirë mëngjesin e sotëm pa shtëpitë e tyre që i gëzonin prej 30 vitesh.

Një projekt korruptiv i Bashkisë së Tiranës  dhe qeverisë shqiptare, gjoja për të rehabilituar banorët të cilëve u janë prishur banesat nga tërmeti, po shkatërron pronat e ligjshme të qindra qytetarëve.

Revolta e banorëve ka qenë e madhe, por përballë qindra policëve dhe punonjësve të bashkisë së Tiranës, ata kanë qenë të pafuqishëm.

Momentet nga dhuna policore ndaj banorëve të ‘5 majit’. syri.net

Dhuna e policisë tek ‘5 maji’, Vasili: Qytetarët po përballen me naziskinët e pushtetit

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar më një postim në faqen e tij në facebok ndaj dhunës që po ushtron policia ndaj banorve që po u prishen shtëpitë tek “5 maji”.

“Njerëzit e thjeshtë po përballen në këto momente me hordhitë e policëve të mafies së Qeverisë”, shkruan deputeti i LSI.

Ja postimi i plotë:

Në këto momente tragjike po ushtrohet dhunë ç’njerezore dhe kriminale ndaj banoreve tek 5 maji.

Njerezit e thjeshtë po përballen në këto momente me hordhitë e policëve të mafies së Qeverisë.

Qyetarët po përballen me naziskinët e pushtetit, që s’kanë asnjë lidhje me asnjë normë njerezore dhe që shkelin çdo ligj.

Këta janë pushtues kriminalë dhe jo qeveritarë të popullit. syri.net

Lotë dhe revoltë tek ‘5 Maji’: Lërmëni të hyj në shtëpi o policë, po më vdes vëllai nga ankthi!

Një situatë dramatike po zhvillohet në këto momente tek rruga “5 Maji” në Tiranë, pasi banorët që do t’iu shemben banesat po i kërkojnë me forcë policëve që kanë krijuar gardh që të lejohen të hyjnë në shtëpitë që do t’iu shemben.

“Po më lini të hyj mor, më lini, se po më vdes vëllai nga ankthi.”

“Po këta janë vrasës mor, janë vrasës, po na nxjerrin nga shtëpitë”.

Banorë të tjerë kanë kërkuar që zonja të shoqërohet nga dy policë për të hyrë në banesë dhe për të parë vëllanë e saj që është në gjendje të rëndë për shkak të stresit të shembjes së shtëpisë, që pritet të ndodhë pas pak.

Zonja e shtëpisë me të shoqin u nxorën jashtë më pas me forcën e policisë dhe dëgjohej duke thirrur: “Ku e keni mandatin e prishjes, ku e keni mandatin, ku e keni mandatin e prishjes? Mos më prekni, ku e keni mandatinnn, o ndyrësita, o fytyra të zeza, o palaço, o serbë, o erdogana. Mos i gëzofshi, ku e keni mandatin?!” syri.net

Policia mësyn tek ‘5 Maji’, përplasje me banorët që nuk lejojnë shembjet e banesave

Policia e Tiranës ka rrethuar zonën në rrugën 5 Maji, në njeisnë nr.4 të kryeqytetit, ku sot do të fillojë shembja e të tjera banesave për projektet e bashkisë së Tiranës.

Qindra policë kanë shkuar në zonë, por janë ndeshur me banorët e zemëruar që janë grumbulluar që gjatë natës dhe e kanë gdhirë, të cilët u bëjnë thirrje të bashkohen me ta duke u kërkuar të dorëzojnë kapelet.

“A jeni si jeni burra?! Mirëmëngjesi e ju thafshin krahët për shtet që jini!” ka qënë “urimi” i një banori të indinjuar që po pret të shohë mundin e jetës t’i rrafshohet sot përpara syve.

Banorëve po iu bashkohen edhe familjet të prekura njesij si ata në Laprakë, Paskuqan dhe madje edhe nga Astiri. Ata kanë paralajmëruar bashkarisht futjen në një grevë urie.

Këta banorë kanë protestuar prej disa javësh deri edhe para Kuvendit duke kërkuar aktmarrëveshje për banesën e re me bashkinë e Tiranës, pa e kundërshtuar projektin e pallateve të rindërtimit, por bashkia u ka dorëzuar një dokument që atyre nuk iu garanton me siguri të plotë, strehim të përhershëm. syri.net

Berisha: Basha pjesë e lojës ‘non grata’, ja çfarë i kërkoi Yuri Kimit para zgjedhjeve

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha sot se deputeti Lulzim Basha i ka kërkuar ambasadores Yuri Kim që ai të mos shpallej non grata përpara zgjedhjeve të 25 prillit, pasi do të humbiste 200-300 mijë vota. 

Në emisionin ‘Dekalog’ në RTSH, Berisha tha se vërtetësinë e një gjëje të tillë ia kanë konfirmuar dy burime nga Uashingtoni.

Ish-kryeministri akuzon Lulzim Bashën se ka gisht në vendimin e marrë pa prova nga DASH dhe nën lobimin e George Soros.

“Kam qenë personi që i kam thënë (Bashës) që mund të mos kandidoj. Kjo është njëra anë. Ana tjetër, më thonë që, ai ka kërkuar, pasi ka qenë pjesë e kësaj loje, që të mos më shpallnin (non grata) para zgjedhjeve, sepse humbas 200-300 mijë vota. Mua më erdhën nga burime direkt nga Uashingtoni. Më thanë se ky, i thotë Guvernatores që unë çdo vendim e marr të diktuar nga Berisha, në një kohë kur gazetarëve u thoshte i marr vetë vendimet, pa Berishën. Më thanë dy burime nga Uashingtoni. Por unë nuk u mora me këtë punë. 

Pasi u shpalla non grata, më thotë ky, më thotë ambasadorja që Berishën e kemi paralajmëruar për këtë non grata. S’ishte kurrë e vërtetë. Ma tha sërish, atëherë i them, të vetmet gjëra që më kanë thënë nga Uashingtoni janë këto, këto, gjërat që ata më thanë.

U përtyp, por për mua s’kishte rëndësi. Rëndësi ka ai që firmos pa verifikuar gjërat. Kundërshtari mund të thotë çdo gjë për ty, por ato verifikohen. Basha ka kërkuar që të mos shpallesha non grata para zgjedhjeve, ka thënë se do të humbas 200-300 mijë vota”, u shpreh Berisha.

‘Sikur ka lexuar Enverin…’/ Berisha: Yuri Kim t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve

Lideri historik i PD, Sali Berisha i bën thirrje ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, që t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve, për deklaratat e saj kur u shpreh që “demokratët të mos hanë bar”. 

Në “Dekalog”, në RTSH, Berisha tha se në shprehjet e saj Kim duket sikur ka lexuar diktatorin Enver Hoxha.

“Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar. Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. 

Përgjigjen që unë i dhashë asaj për barin mund ta plotësoj. Zonja, e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë, përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët. Përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha, u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do t’u nënshtrohemi.

Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë. Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri. syri.net

Ekspertët kundër: ‘Skavica’ projekt i padobishëm dhe antikombëtar, sjell evakuimin e 40 mijë banorëve

Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, u diskutua çështja e ndërtimit të Skavicës dhe pse ekspertët janë kundër këtij projekti. 

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko tha se investimi prej mbi 250 mln eurosh do të ishte i padobishëm nga pikëpamja ekonomike dhe financiare për vendin. Ndërsa shtoi se ekziston projekti tjetër prej 40 mln euro për të rikthyer në kaskadën e Fierzës ujin që derdhet në Vaun e Dejës, projekt sipas tij më i vlefshëm.

Inxhinieri i pyjeve, Munir Hoxha është i prerë në qëndrimin e tij duke deklaruar se dibranët nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Ai tha se qeveria po tenton të kryejë gjenocid mbi 40 mijë banorë të cilët nëse ndërtohet Skavica do të duhet të evakuohen.

Nga New York-u në lidhje Skype, aktivistja Ferzileta Gjika tha se Skavica do të ndërkombëtarizohet. Gjika tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa paralajmëroi se do të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.

Pjesë nga intervista

Adi Krasta: Pse lidhet Skavica me inceneratorët dhe nëse do të kundërshtohet Skavica dhe do t’i dilet si me Vjosën ku njerëzit protestojnë, si mund t’i zgjdhë Shqipëra problemet energjisë në mënyrë me ‘green’, më ndryshe? 
Enriko Ceko: Patjetër. Inceneratorët janë licencuar për të prodhuar energji elektrike. Djegia e plehrave është për të prodhuar energji. Janë harxhuar 450 mln euro për të prodhuar energji elektrike nga inceneratorët dhe nuk dihet sa energji kanë prodhuar, nuk ka transparencë. Ka mënyra të tjera për të prodhuar energji në Shqipëri. Në vitin 2003 një kompani britanike i ka bërë ofertë qeverisë shqiptare që ujin që rrjedh poshtë nga Fierza në Koman e deri në Vaun e Dejës, natën ta çojmë ujin në Fierzë me gjysmën e çmimit të harxhimit të energjisë. S’ka nevojë të ndërtohet Skavica.

Adi Krasta: Skavica mund të mos rezultojë pro interesave financiare të Shqipërisë?
Enriko Ceko: Nëse Skavica kushton minimalisht 250 mln euro, projekti për ta kthyer ujin mbrapsht nga Vau i Dejës në Fierzë kushton 40 mln euro.

Adi Krasta: Janë 13 mijë familje që duhet të lëvizin. Kur ndërtohet një HEC i këtyre përmasave i bëhet një traumë shumë e madhe zonës përreth dhe njeriut në veçanti. Ju duket e drejtë kjo frikë që ekziston? Cili është argumenti juaj më i fortë i kundërshtisë tuaj?
Munir Hoxha (Inxhinier pyjesh): Për herë të parë Dibra ndodhet përpara dilemës së ekzistencës, sepse ndërtimi i HEC-it të Skavicës do të përmbytë 35 fshatra me jo më pak se 20 mijë banorë dhe 20 mijë të tjerë u preket tokat dhe pronat. Atje ka njerëz dhe këta duhet t’i pyesësh përpara se të nisësh një projekt për HEC. Po ndërtohet në lumin Drin në pjesën e vetme që ka mbetur pa prekur rreth 70 km, zonë që mund të ishte resurs i madh turistik dhe ndërtimi i Rrugës së Arbrity do t’i shërbente turizmit dhe Dibra do të ishte një nga zonat më të zhvilluara të Shqipërisë. Me popullin nuk ka biseduar kush, njerëzit janë të shqetësuar për ekzistencën. Për mua do të ishte një gjenocid, atë që nuk e bëri Serbia për 9 vjer tluftë me diobranët, po e bën qeveria jonë dhe po i largon njerëzit me fortë. Ky është një veprim që dënohet nga çdo Konventë Ndërkombëtare. Populli i dibrës nuk do ta lejojë. Nuk diskutohet sa do të investohet, diskuytohet se do të dëmtojë njerëzish, do të dëmtojë mjesidin, klimën, të gjithë atë hapësirë ekologjike që sot mund të ishte një nga zonat më të mira atraktive për turizëm.

Adi Krasta: Dua të pyes Ferziletën, për Valbonën ngriti zërin një amerikane, për Vjosën Leonadro Di Caprio, duket sikur Skavica nuk është bërë kryefjalë për të folurën protestuese të popullit shqiptar, si e shihni ju Skavicën dhe mendoni që kjo mund të tonifikohet dhe lufta e protesta të bëhet më ndryshe?
Ferzileta Gjika
: Duhet të sensibilizojmë opinionin publik brenda dhe jashtë vendit. Në New York e kemi nisur me protesta. Projekti për ndërtimin e Skavicës është bërë në fshehtësi, nuk ka asnjë të dhënë online apo në media. Pavarëisht nga përpjekjet e popullit dibran, zëri i tyre është shuar gjithmonë. Ne do të vazhdojmë me protesta, do të shkojmë deri në Strasburg. Të shpëtojmë Drinin e bukur, mjedisin që ekziston në Dibër. Atë vend nuk mund ta heqim nga harta e SHqipërisë, por do ta mbrojmë dhe të luftojmë kundër një gjenocidi të tillë. E paimagjinueshme si mund të merren këto vendime pa u ulur me dibranët.

Mbarimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese- Presidenti publikon emrat

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me vendim nr. 42 datë 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, procedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr. 13413, datë 13.01.2022, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Zonja Ardita Buna
2. Zonja Arta Marku
3. Zonja Arta Vorpsi
4. Zoti Besnik Dervishi
5. Zonja Elida Take
6. Zoti Gent Ibrahimi
7. Zonja Juliana Latifaj
8. Zoti Maksim Qoku
9. Zonja Manjola Xhaxho
10. Zoti Sandër Beci

Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. bw

VIDEO – 522 apartamentet e Erdogan janë bosh, banorët: Kemi marrë letrat, jo çelësat

Afro një muaj më parë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan së bashku me kryeministrin Edi Rama inaguruan mbi 500 banesa që do t’u shpërndaheshin familjeve të prekura nga tërmeti. Por edhe sot, pas një muaji ato banesa nuk u janë dhënë familjeve për shkak të burokracive. Por jo vetëm kaq, edhe 4 çelësat që iu dhanë në mënyrë simbolike banorëve, ua morën sërish sapo Erdogan u largua nga Kurbini.

SYRI TV

522 apartamentet e bllokut të pallateve të ndërtuar nga qeveria turke në Kurbin vijojnë të jenë bosh, ndonëse do të duhej që në to familjet të ishin futur para fundit të vitit 2021.

Qytetarët ende nuk e dinë se kur do të futen në banesat e reja, ndërkohë që tregojnë se edhe katër familjet, të cilat u pajisjën me shtëpi në 17 janar dhe u vizituan nga presidenti turk, i kanë kthyer përsëri mbrapsht çelësat pa u dhënë shpjegim.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara e justifikon vonesën e shpërndarjes së apartamenteve me procedurat, pasi sipas saj pritet një vendim i Këshillit të Ministrave për shpërndarjen e banesave.

Pas marrjes në dorëzim të lagjes së re dhe inventarizimit të të gjithë pronës nga donatori qeveria turke tek Enti Kombëtar i Banesave, ky i fundit ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Rindërtimit gjithë dokumentacionin përkatës dhe më pas ky Komision ka marrë Vendimin, me të cilin i kërkon Këshillit të Ministrave kalimin në pronësi të gjithë apartamenteve Bashkisë Kurbin.

Për këtë çështje, ditën e mërkurë, datë 9 Shkurt 2022, Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin. Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik.

Por pavarësisht pritjes, këta qytetarë mund të cilësohen fatlum pasi do të marrin një banesë të re, ndërkohë që ka dhe të tjerë banorë, si Gjyste Gega që deri tani nuk kanë përfituar nga rindërtimi por nuk kanë marrë as bonus qiraje.

Apartamentet e reja në Laç u ndërtuan me donacion të qeverisë turke, të cilat u inauguruan në datën 17 janar nga Presidenti turk, Erdogan.

Gazetar: Martin Marku

Besnik Mustafaj: Meta nuk ka bërë asnjë shkelje, hetimi nuk duhej të niste

Analisti Besnik Mustafaj thotë me bindje se presidenti Ilir Meta nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë kushtetuese që mund të faktojë shkarkimin e tij.

I ftuar në studion e Abc Live, Mustafaj thotë se nuk duhet të kishte nisur as hetimi për presidentin.

“Mendimi im që nga fillimi i kësaj çështje është se nuk duhet të fillonte hetimi. Sepse në mënyrë absolute nuk ka bërë presidenti asgjë që çon në shkarkimin e tij. Nuk e ka shkelur Kushtetutënn. Asnjë argument i dhënë nga komisioni parlamentar nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Thuhet se ka shkelur paanësinë. Ku është e shkruar kjo që ai nuk mund të flasë? Ne kemi raste vende modelesh të demokracisë, ku presidenti është mishërimi i unitetit kombëtar. Meta nuk ka shkelur asnjë rast Kushtetutën, nuk ka nxjerrë dekrete, nuk ka bërë akte ligjore. Por bindjet e tij personale nuk mund ta pengojnë që t’i shprehë”, tha ai.

I pyetur nëse ishte provokim për PD-në dhe a favorizon Berishën shpallja e zgjedhjeve të pjesshme lokale, Mustafaj thotë se presidenti duhet t’i dekretonte zgjedhjet më herët dhe madje ishte i vonuar.

“Berisha nuk mundi të çojë as logon e tij, nuk e di çfarë favorizimi i ka bërë. Është perceptimi si një garë mes dy fraksioneve të PD, është një farë testi. Meta ka qenë i detyruar t’i dekretojë zgjedhjet, i ka vonuar aq sa e ka tepruar. Ajo që më bën përshtypje është se përsëri Basha dhe përkrahësit e tij po përdorin procedurën dhe retorikën për të shmangur ballafaqimin politik”, tha Mustafaj. syri.net

“Nëse më vrisni, më çoni te Mali me Gropa”! Meta e zbulon për herë të parë: Për Yuri Kim jam ankuar zyrtarisht

TIRANË

Presidenca ka publikuar ditën e sotme përgjigjet për 72 pyetjet që Gjykata Kushtetuese i ka drejtuar Kreut të Shtetit, Ilir Meta, në procesin gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin ose jo të tij.

Mes pyetjeve që Kushtetuesja i drejton Metës është edhe ajo që lidhet me akuzat që Kreu i Shtetit iu ka bërë ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke i quajtur ato të korruptuar.

Në përgjigjen e tij, Kreu i Shtetit zbulon publikisht se në lidhje me akuzat që ai vetë ka ngritur ndaj ambasadorëve, ka informuar zyrtarisht edhe vendet e tyre përkatëse.

“Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë”, shkruan ndër të tjera Meta.

Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, Meta pati disa përplasje kryesisht me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, teksa kjo e fundit dënoi ashpër thirrjet e Presidentit drejtuar qytetarëve që të kapin “sfurqet”.

Në përgjigjen e tij, Meta iu drejtua ambasadores Kim me fjalët se “I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë”.

Pyetja: Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

Përgjigjja: Në vijimësi dhe në mënyrë të veçantë gjatë periudhës zgjedhore, Presidenti i Republikës ka patur dhe ka një komunikim të shkëlqyer me misionet diplomatike dhe institucionet ndërkombëtare.

Ky komunikim është i evidentuar edhe në provat që kemi dorëzuar dhe kanë qenë me shkrim, nëpërmjet dokumenteve të shumtë zyrtare dorëzuar atyre, si dhe takimeve po zyrtare. Komunikimi është ndërtuar gjithmonë bazuar në respektim të plotë të Kushtetutës, të ligjeve në fuqi, të sovranitetit dhe reciprocitetit.

Presidenti i Republikës ka refuzuar prerë çdo lloj ndërhyrjeje apo qëndrimi publik nga diplomatë të veçantë, të cilët në mënyrë direkte apo të nënkuptuar, kanë mbështetur shkeljet dhe shkelësit e Kushtetutës, shkeljet e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, shkeljet e ligjit, marrjen nën mbrojtje të personave nën hetim, dhe cenuesit e integritetit të institucioneve të pavarura (rasti “Dvorani”, por jo vetëm).

Presidenti ka refuzuar prerë çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë të trupës diplomatike, që kanë vepruar në shkelje të hapur të statusit të tyre diplomatik dhe Konventës së Vjenës, duke guxuar t`i diktojnë Presidentit të Republikës se si ai duhet të nxjerrë aktet e tij kushtetuese, edhe duke shkelur Kushtetutën dhe degraduar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, për të pranuar në heshtje rrëmbimin flagrant të kompetencave të Kreut të Shtetit, me pasojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo vetëm.

Presidenti i Republikës është përballur edhe më parë me ndërhyrjet ilegjitime të disa diplomatëve të caktuar, edhe në procesin e ndërtimit të institucioneve të drejtësisë, bllokimin e pajustifikueshëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, emërimin antikushtetues me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, apo për veprimet manipuluese dhe jo transparente të ish kreut të KED-së lidhur me emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përballë qëndrimit parimor dhe kushtetues të Presidentit të Republikës, këta diplomatë janë tërhequr dhe kjo ka qenë provë e padiskutueshme e principialitetit të Presidentit të Republikës në çdo situatë.

Presidenti i Republikës ka një marrëdhënie zyrtare plotësisht të dokumentuar dhe tejet konstruktive me partnerët kryesorë të vendit tonë, e në veçanti për Reformën në Drejtësi, sidomos me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Britaninë e Madhe.

Këta partnerë gjithmonë janë informuar në kohë, zyrtarisht dhe shkresërisht nga Presidenti i Republikës për përpjekjet e ethshme të qeverisë dhe mazhorancës për kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, në dhunim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës ka bërë gjithçka për të parandaluar konfliktet publike të cilat ndodhën midis Presidentit dhe Kuvendit, apo KED-së dhe qeverisë, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilat mund të ishin shmangur plotësisht nëse Presidenti nuk do të ishte vënë para fakteve të kryera, që i kishte paralajmëruar disa herë e në mënyrë të përsëritur se nuk do t`i toleronte.

Presidenti i Republikës i ka tërhequr vëmendjen çdo diplomati që nuk e nderoi respektimin e marrëveshjes 5 qershorit 2020, por me deklarata publike i dhanë alibi mazhorancës për të bërë ndryshime të njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit (ky ishte dhe burimi kryesor i tensionit dhe mosbesimit të palëve në prag të zgjedhjeve).

Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij. Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë.


Send this to a friend