VOAL

VOAL

Detajet nga takimi – Sekretari i Shtetit, Marco Rubio vizitë në Europën Lindore, takime me Orban dhe Fico

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të fillojë një udhëtim dy-ditor për të forcuar lidhjet me Sllovakinë dhe Hungarinë, udhëheqësit konservatorë të të cilave, shpesh në kundërshtim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, kanë lidhje të ngrohta me Presidentin Donald Trump.

Rubio do ta shfrytëzojë udhëtimin për të diskutuar bashkëpunimin në energji dhe çështjet dypalëshe, përfshirë angazhimet e NATO-s, tha Departamenti i Shtetit në një njoftim javën e kaluar.

“Këto janë vende që janë shumë të forta me ne, shumë bashkëpunuese me Shtetet e Bashkuara, punojnë shumë ngushtë me ne dhe është një mundësi e mirë për t’i vizituar ato dhe dy vende ku nuk kam qenë kurrë”, u tha Rubio gazetarëve përpara se të nisej për në Evropë të enjten.

Rubio, i cili në rolin e tij të dyfishtë shërben edhe si këshilltar i sigurisë kombëtare i Trump, do të takohet në Bratislavë të dielën me kryeministrin sllovak Robert Fico, i cili vizitoi Trump në Florida muajin e kaluar. Udhëtimi i diplomatit amerikan vjen pas pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih gjatë ditëve të fundit.

Të hënën, Rubio pritet të takohet me udhëheqësin hungarez Viktor Orban, i cili është prapa në shumicën e sondazheve përpara zgjedhjeve në prill, kur ai mund të rrëzohet nga pushteti.

“Presidenti tha se e mbështet shumë, dhe ne gjithashtu”, tha Rubio. “Por padyshim që do ta bënim atë vizitë si një vizitë dypalëshe.”

Orban, një nga aleatët më të ngushtë të Trump në Evropë, konsiderohet nga shumë njerëz në të djathtën ekstreme amerikane si një model për politikat e ashpra të presidentit amerikan mbi imigracionin dhe mbështetjen për familjet dhe konservatorizmin e krishterë.

Budapesti ka pritur vazhdimisht ngjarje të Konferencës së Veprimit Politik Konservator, të cilat bashkojnë aktivistë dhe udhëheqës konservatorë, me një tjetër që pritet të mbahet në mars.

Duartrokitet në MSC 2026 – Rubio: S’duam të jemi kujdestarë, duam aleatë të fortë! Sistemet e bashkëpunimit ndërkombëtar duhet të rindërtohen

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio u duartrokit gjatë fjalimit të tij sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pasi u deklaroi delegatëve europianë se “fati ynë do të jetë gjithmonë i ndërthurur me tuajin”.

Rubio përcolli mesazhin e qartë se Trump dëshiron ta riparojë aleancën me Europën.

“Ne nuk duam aleatë të dobët,” tha ai, duke shtuar se SHBA dëshiron të shohë një Evropë që mund të mbrojë veten, “që asnjë kundërshtar të mos tundojë kurrë të testojë forcën tonë kolektive”.

Ai vijon duke thënë se administrata e Trump nuk dëshiron aleatë që përpiqen të “justifikojnë status quo-n e thyer”, por aleatë që janë të gatshëm ta rregullojnë atë.

“Ne nuk kemi interes të jemi ‘kujdestarë të sjellshëm dhe të rregullt të rënies së menaxhuar të Perëndimit’.”

Rubio shtoi se nuk është e nevojshme të braktisen sistemet e bashkëpunimit ndërkombëtar apo të çmontohen institucionet globale të rendit të vjetër, por duhet të reformohen dhe të rindërtohen.

Ai shton se OKB ka ende potencialin të jetë një instrument për të mirën në botë ndërsa theksoi se u desht ndërhyrja e SHBA-së për të arritur një armëpushim të brishtë në Gaza, si dhe udhëheqja amerikane për të sjellë Ukraine dhe Russia në tryezën e negociatave.

Sa i përket sigurisë kufitare, ai thotë se Perëndimi mund të lulëzojë – por vetëm nëse kontrollon kufijtë e tij.

“Kjo nuk është një shprehje e ksenofobisë,” thekson ai, por një “akt themelor” i sovranitetit kombëtar.

Sipas tij, çështja e sigurisë së kufijve përbën një “kërcënim urgjent” për strukturën e shoqërive tona dhe për “vetë mbijetesën e qytetërimit tonë”, shkruan BBC

 “Ne nuk duam aleatë të dobët,” nis ai, duke shtuar se SHBA dëshiron të shohë një Evropë që mund të mbrojë veten, “që asnjë kundërshtar të mos tundojë kurrë të testojë forcën tonë kolektive”.

Nënpresidenti Vance paralajmëron Evropën për lirinë e shprehjes dhe imigrimin

Radio Evropa e Lirë

Nënpresidenti amerikan, JD Vance e ka shfrytëzuar fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, për të paralajmëruar që liria e shprehjes duket se po shënon kthim mbrapa në Evropë dhe që çështjet e imigrimit të paligjshëm përbëjnë kërcënim real për kontinentin.

Ndonëse në qendër të vëmendjes së konferencës treditore është nisma e shtyrë përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, Vance ka folur për atë që e ka portretizuar si divergjencë të Evropës nga vlerat themelore.

“Kërcënimi që më shqetëson më së shumti për Evropën nuk është Rusia. Nuk është Kina, apo ndonjë tjetër faktor i jashtëm. Unë shqetësohen më shumë nga kërcënimi prej brenda. Kthimi mbrapa i Evropës në disa prej vlerave më themelore”, ka thënë Vance.

“Frikësohem se liria e shprehjes po shënon kthim mbrapa”

Si Trump, ashtu edhe Vance, kanë qenë tejet kritikë në atë që e konsiderojnë si kufizim i fjalës së lirë në Evropë, sidomos sa u përket rregulloreve të Bashkimit Evropian për rrjetet sociale, të cilat synojnë të luftojnë gjuhën e urrejtjes dhe dezinformatat.

“Në Uashington ka ardhur një sherif i ri. Nën udhëheqësinë e Donald Trumpit ne mund të mos pajtohemi me disa qëndrime që kemi, mirëpo ne do të luftojmë që ju të mbroni të drejtën tuaj në sheshe publike”, ka thënë Vance.

“Nëpër Evropë, shqetësohem se liria e shpehjes po shënon kthim mbrapa”, ka shtuar ai.

Vance e ka adresuar edhe atë që e ka quajtur vendim të Evropës për të hapur “derën për miliona imigrantë të paverifikuar”.

Çështja e migrantëve të paligjshëm ka qenë njëra prej temave kyçe të Trumpit në fushatën për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Vance e ka mbajtur këtë fjalim një ditë pas një azilkërkues afgan është arrestuar në Munih për shkak të një sulmi që ka kryer me makinë, duke plagosur dhjetëra persona.

Motiv xhihadist në sulmin në Munih, thonë prokurorët

“Edhe sa herë duhet të përballemi me këso raste para se të ndryshojmë qëndrimin dhe të çojmë civilizimin në drejtim të ri?” ka pyetur Vance.

“Në radhë të parë, pse ka ndodhur kjo? Është ngjarje e tmerrshme, por nuk është e tillë që nuk e kemi dëgjuar disa herë në Evropë, dhe fatkeqësisht disa herë edhe në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Vance, duke e përshkruar migrimin në Evropë si “jashtë kontrollit”.

Para fjalimit të tij, Vance ka thënë në një intervistë për Wall Street Journal se “fatkeqësisht, vullneti i votuesve është injoruar shumë te miqtë tanë evropianë” sa i përket çështjes së migrimit.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, ka thënë në një konferencë për media më 14 shkurt se të huajt mund të mos e kenë një ide shumë të qartë për debatin politik në Gjermani, dhe nuk duhet të përzihen në punët e brendshme të një shteti mik.

SI U RRËZUA RICHARD GRENELL Përktheu e përgatiti Ruben Avxhiu

 

SI U RRËZUA RICHARD GRENELL

Nga Zv-President, në Seketar Shteti, në emisar i posaçëm për kriza ndërkombëtare, Grenell përfundoi drejtor i Qendrës kulturore Kennedy në Washington.Një lloj poshtërimi krahasuar me ambicjen që përflitet si dhe për afërsinë me Presidentin gjatë fushatës.

Gazeta “Daily Mail” ka një teori të re

“Dy burime diplomatike dhe një burim që njeh mirë situatën në Departamentin e Shtetit i thanë gazetës britanike “Daily Mail” se, në fund, Rubio — i mbështetur nga Shefja e Stafit të Presidentit Trump Susie Wiles — arriti t’i vërë bërrylin Grenellit, duke ia hequr detyrën që kishte marrë për të mbuluar Venezuelën.

Ndërhyrja i dha mundësi Rubios të merrte nën kontroll politikën ndaj Venezuelës dhe me një manovrim të shpejtë solli fundin e Maduros në pushtet. Grenell që një vit më parë, kishte bërë fotografi me amerikanët e liruar që nga avioni, tashmë i ndoqi zhvillimet në Venezuelë nga televizori. I lënë tërësist jashtë rrethit të ngushtë të politikës së jashtme.

“Por rënia e vërtetë e Grenellit kishte nisur shumë kohë përpara planit për të kapur Maduron, ndërsa egoja e tij ishte fryrë gjatë fushatës së fundit”, shkruan gazeta “Daily Mail”.

Sipas një burimi pranë Shtëpisë së Bardhë, Grenell la nam duke lobuar këshilltarët në Mar-a-Lago duke propozuar veten si kandidat për zëvendëspresident të Trumpit.

“Më pas erdhi një incident vendimtar në Konventën Kombëtare Republikane, ku një debat i ashpër me Wiles për kohën e tij të fjalimit në podium doli jashtë kontrollit”.

“Ai i bërtiti Susie-t dhe i tha: ‘Ti je arsyeja pse do ta humbasim këtë zgjedhje të q…!’”, tha i njëjti burim pranë Shtëpisë së Bardhë për “Daily Mail”. Përplasja ishte aq e fortë sa që, sipas raportimeve, Wiles mbeti me lot në sy.

Pas zgjedhjeve Trump e bëri zonjën Susie Wiles, Shefen e parë grua të Stafit në historinë e Shtëpisë së Bardhë. Wiles ka dalë kockë e fortë dhe e ka kryer këtë detyrë të vshtirë më mirë se kushdo tjetër në administratën e parë të Donald Trump.

Si shkruan “Daily Mail” për Grenellin: “Ai ndoshta nuk e dinte në atë moment, por ky shpërthim i vetëm [në Konventë] vulosi fatin e Grenellit, duke e përjashtuar nga çdo rol serioz në nivel kabineti në administratën e dytë të Trumpit”.

“Ai iu zbraz Susie Wiles sepse nuk mori një vend për të folur në orarin kryesor në konventë,” shtoi burimi. “Kjo është arsyeja pse ai nuk ka … një post të madh. Është arsyeja pse ai kurrë nuk u mor në konsideratë për Sekretar Shteti.”

Si shpjegon gazeta, Grenell protestoi me të madhe për këtë shkrim dhe i tha redaksisë se vetë Sussie Wiles do të telefononte për të vërtetuar se nuk ishte e vërtetë që ishin zënë dhe se kishin marrëdhënie miqësore.

Pasi nuk erdhi asnjë telefonatë nga Shefja e Stafiit të Presidentit Trump, redaksia i telefonoi Grenellit por ai ua mbylli telefonin.

Nga Zv-President, në Seketar Shteti, në emisar i posaçëm për kriza ndërkombëtare, Grenell përfundoi drejtor i Qendrës kulturore Kennedy në Washington.Një lloj poshtërimi krahasuar me ambicjen që përflitet si dhe për afërsinë me Presidentin gjatë fushatës.

Zyrtari i lartë Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve e Zbatimit të Ligjit takohet me kreun e SPAK e zyrtarë të tjerë të drejtësisë – por nuk takohet me kryeministrin Edi Rama

Ambasada: Të angazhuar për të luftuar kriminelët që dëmtojnë vendet tona dhe cenojnë sigurinë kombëtare

Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski zhvilloi këtë të mërkurë disa takime me figura të politikës dhe të drejtësisë.

Mark Tervakoski me klodian brahon dhe erjon banin

Më konkretisht, ai u takua me presidentin Bajram Begaj, ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Albana Koçiu, kreun e SPAK, Klodian Braho, drejtuesin e GJKKO, gjyqtarin Erjon Bani, e BKH Joni Keta si dhe figura të tjera të ligjit dhe drejtësisë.

Ka qenë ambasada e SHBA në Tiranë që ka ndarë disa fotografi nga takimet, ndërsa ka zbardhur edhe diskutimet mes tyre. Ambasada thotë se SHBA janë të fokusuara në bashkëpunimin “për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.”

“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.”, njofton ambasada.

 

🇦🇱 Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.
🇺🇸 Demonstrating the strength of the U.S.-Albania law enforcement partnership and the Trump Administration’s relentless fight against transnational organized crime and narcotics trafficking, the Director of the State Department’s Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs Office for Europe and Asia, Mark Tervakoski, met with Albanian law enforcement, justice institutions, civil society and international missions. The United States is focused on providing the skills, tools, and collaboration, in Albania and globally, to partners who share our commitment to fight the criminals which harm our countries’ citizens, threaten our borders, and degrade our national security.

SHBA: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta

Radio Evropa e Lirë

Ambasada amerikane ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Mezi presim që të bashkëpunojmë me Qeverinë e re për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, u tha në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale.

Më 11 shkurt, deputetët e konstituuan Kuvendin e Kosovës, duke zgjedhur Albulena Haxhiun si udhëheqëse të re të organit ligjvënës.

Disa orë më vonë, u votua edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje – fitueses së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Gjatë ekspozesë së tij para Kuvendit, Kurti tha se aleanca me Uashingtonin “nuk do të lëkundet”.

“Kosova është më demokratike dhe më e sigurt se kurrë më parë, Kosova është rreshtuar në anën e paqes, të drejtësisë, dhe të aleatëve të saj demokratikë. Aleanca jonë me BE-në, SHBA-në dhe vendet mike nuk do të lëkundet, sepse ky bashkëpunim nuk është strategji, është vlerë”, tha Kurti.

Themelimi i institucioneve të reja të Kosovës vjen pas një viti bllokade politike.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova u udhëhoq me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.

Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.

Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Por, Kurti vazhdimisht ka insistuar se SHBA-ja mbetet partnerja kryesore e Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje. Ai ka thënë se mopajtimet me Uashingtonin gjithmonë janë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar nisjen e Dialogut Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Uashingtoni e kishte lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës të udhëhequr nga Kurti.

Super Bowl 2026: “E vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja është dashuria”

Bad Bunny shkëlqeu në kampionatin vjetor të futbollit amerikan, Super Bowl, duke e bërë performancën e tij artistike temë kryesore të debatit për politikat e vendit.

“E vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja është dashuria”, ishte slogani që shihej në një billboard në skenë.

Shfaqja filloi në fusha sheqeri të Puerto Ricos, duke treguar jetën dhe kulturën e vendit të këngëtarit, përpara se të performonte hitin “Yo Perreo Sola”, një himn për të drejtat e grave për t’u argëtuar pa ngacmime.

Përmes gjuhës dhe energjisë, Bad Bunny dërgoi mesazhin se gëzimi dhe festa janë forma të rezistencës, ndërsa përballë sulmeve të ICE dhe padrejtësive ndaj komunitetit latino, ai festoi krenarinë dhe unitetin.

Performanca përfshiu një dasmë të vërtetë, dhurimin e një replike të Grammy (çmimin që fitoi me 1 shkurt) për një fëmijë dhe shfaqje surprizë të artistëve të njohur si Lady Gaga dhe Ricky Martin, duke lidhur nostalgjinë me solidaritetin ishullor.

Ai foli kryesisht në spanjisht, por përfundoi me “God bless America” (Zoti bekoftë Amerikën), ndërsa valëviteshin flamujt e të gjitha vendeve të Amerikës Jugore dhe asaj Veriore, duke theksuar lidhjen kulturore dhe diasporën.

Festimi i energjisë, vallëzimit dhe kulturës u shndërrua në një deklaratë politike të fuqishme dhe kreative, pa dhënë armë kundërshtarëve konservatorë, shkruan Vanity Fair.

Bad Bunny nuk do të marrë asnjë kompensim për paraqitjen e tij në shfaqjen e pushimit të Super Bowl 2026.

Këngëtari portorikan, i cili u përgatit me muaj të tërë për të dalë në skenë dhe për të kënduar në këtë event, që nga shtatori i vitit 2025, i cili u njoftua zyrtarisht, nuk është paguar për paraqitjen e tij, siç u bë e ditur.

NFL tradicionalisht nuk i paguan interpretuesit e Super Bowl. Në vend të një page të rregullt, këngëtarët dhe interpretuesit skenik thjesht shijojnë ekspozimin dhe ndikimin e 12-15 minutave që i kushtojnë shfaqjes së tyre, e cila është transmetimi më i madh televiziv i vitit në Amerikë.

NFL mbulon të gjitha kostot e udhëtimit dhe prodhimit për shfaqjen, të cilat Reuters vlerëson se arritën në 13 milionë dollarë në vitin 2020. Artistët paguhen vetëm në të ashtuquajturën “shkallë sindikale”, një shumë minimale e përcaktuar nga kontratat, e cila është shumë larg milionave në tarifa që ata zakonisht marrin për koncerte.

“Ne nuk i paguajmë artistët”, tha një zëdhënës i NFL për Forbes në vitin 2016. “Ne mbulojmë shpenzimet dhe kostot e prodhimit.” Pavarësisht mungesës së pagesës së rregullt, shfaqja e pushimit mbetet një nga skenat më të kërkuara në botë. “Shumë artistë e shohin atë si një mundësi unike për të ndarë muzikën dhe talentin e tyre me miliona shikues”, shpjegoi avokatja e shfaqjes, Lori Landew.

(Video) Forumi i Sigurisë – Kongresi Amerikan – KONGRESMEN KEITH SELF: Kosova të anëtarësohet në NATO!

Në foto. Kongresmeni Keith Self dhe kreu i PR Fatmir Mediu

Kongresmeni Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA është shprehur gjatë konferencës për sigurinë e organzuar dhe e drejtuar nga kreu i PR Fatmir Mediu se, “dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe, dhe e kam marrë si mision personal, është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan”.

Forumi i Sigurisë/Kongresi Amerikan:

Kosova të anëtarësohet në NATO

Mediu: Kongresmen Self, Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për angazhimin tuaj ndaj Europës dhe veçanërisht ndaj Ballkanit. Ju keni qenë shumë i zë i fuqishëm për shumë çështje dhe vecanërisht për ndihmën që u keni dhënë vendeve tona që të bashkohen në partneritet dhe të ndërtojnë paqe dhe stabilitet në pjesën tonë të botës. Ju faleminderit shumë. Fjala është për ju.

Kongresmen Self: Ju faleminderit shumë. Unë kryesoj Nënkomisionin për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme.

Dua të theksoj, para së gjithash, se që kur u bëra kryetar i nënkomisionit, kam pasur ndoshta 35 deri në 40 delegacione europiane që kanë kaluar nëpër zyrën time.

Ka shumë pasiguri — tarifat, Grenlanda, dhe mund të vazhdoja më tej. Por dua t’ju them se mendoj që ky angazhim prej 5% është jetik, sepse do të na bëjë partnerë më të barabartë në NATO, në Europë dhe sigurisht në Ballkan.

Dua të trajtoj edhe një çështje tjetër këtu: stabilitetin në Ballkan. Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe — dhe e kam marrë si mision personal — është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan — Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti — dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon.

Me kaq, zoti Mediu, ia lë fjalën përsëri juve. Faleminderit.

Mediu: Ju faleminderit shumë, Kongresmen Seff. Të gjithë shpresojmë që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord të paktën, për të nisur procesin e anëtarësimit për Kosovën. Brenda NATO-s, kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe më shumë partneritet në rajonin tonë, në Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnë fort për të arritur çdo objektiv që kërkohet për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s.

Por ndërkohë që jeni këtu, nuk mund të rri pa falënderuar miqtë e mi nga Dallas, Teksas — komunitetin shqiptar atje — të cilët kanë punuar gjithmonë ngushtë me të gjithë ju dhe kanë qenë një mbështetje e madhe për kombin tonë.

 

Senatorja amerikane kërkon rivendosjen e sanksioneve ndaj Dodik

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen (D-NH), anëtare e lartë e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka reaguar në lidhje me vendimin e administratës Trump për të hequr sanksionet ndaj udhëheqësit të Republika Srpska Milorad Dodik.

Me anë të një deklarate, ajo ka bërë thirrje për rivendosjen e sanksioneve ndaj Dodik.

“Administrata Trump duhet të turpërohet nga vendimi i saj për të hequr udhëheqësin e Republika Srpska Milorad Dodik nga sanksionet e SHBA-së tetorin e kaluar”, tha Shaheen.

“Dodik ka përdorur retorikë separatiste dhe ka minuar integritetin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, gjë që bie ndesh me justifikimin e Administratës për të hequr Dodik dhe miqtë e tij nga lista në fund të vitit të kaluar”, shtoi ajo.

“Vizita e Dodik në Uashington e ka bërë shumë të qartë se ai nuk është i interesuar të vendosë interesat e të gjithë boshnjakëve përpara interesave të tij politike”, vazhdon deklarata e senatores.

“Administrata Trump duhet të veprojë shpejt për të rivendosur sanksionet ndaj Dodik sipas sanksioneve të detyrueshme që unë sigurova në Aktin më të fundit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare.”

Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj Dodikut në vitin 2017, për shkak të veprimeve që u konsideruan si kërcënim për stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe si shkelje e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Kujtojmë se më 29 tetor 2025, Ministria e Financave dhe Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OFAC) mori vendim për të hequr sanksionet për Milorad Dodik dhe shumë persona të tjerë nga entiteti Republika Srpska.

Deputetët e PD takohen me kongresmenin amerikan Higgins: Sistemi i drejtësisë duhet të sigurojë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë me partnerët në luftën ndaj korrupsionit

Delegacioni i deputetëve të opozitës po vijon turin e tij në SHBA, ku vijojnë të takohen me përfaqësues të lartë amerikanë.


Deputetët e Partisë Demokratike janë takuar së fundmi në Uashington edhe me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, informon se gjatë takimit u diskutua situata në Shqipëri dhe dështimi i qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, madje bashkëpunon me të.

Bardhi nënvizon domosdoshmërinë për një sistem drejtësie të pavarur dhe “rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për luftimin me efikasitet të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Kreu i grupit të PD ndau ehde një album fotosh të bëra gjatë takimit me kongresmenin amerikan në zyrën e tij.

Postimi i Gazment Bardhit:

Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për zbatimin e ligjit federal.

Me kongresmenin Higgins kishim mundësi të diskutonim sesi Shqipëria ka dështuar të luftojë krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me të dhe duke e forcuar vit pas viti. Sistemi i drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese duhet të sigurojnë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët me qëllim luftën me efikasitet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”. gsh

“Takime me senatorë dhe kongresmenë”- Mediu nga Amerika: Mesazhet për opozitën ishin inkurajuese, SHBA të shqetësuara për zgjedhjet, nivelin e korrupsionit dhe krimit

Kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu, rrëfeu nga SHBA-të çështjet e diskutuara gjatë takimeve të delegacionit opozitar në turin e vizitës që po zhvillon atje.

I ftuar në një lidhje drejtpërdrejt në studion e “News 24”, Mediu tha se delegacioni i opozitës, ku bëjnë pjesë edhe deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu, ka zhvilluar një sërë takimesh me senatorë dhe kongresmenë, si dhe drejtues të NDI dhe IRI, ku janë dëgjuar shqetësimet e opozitës për aktualitetin politik dhe të sigurisë në Shqipëri.

fatmir mediu shba

Ai bëri me dije se SHBA-të e kanë nën vëmendje Shqipërinë për shkak të problematikave me zgjedhjet e lira, korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe karteleve të drogës, ndërsa Kongresi ka pasur edhe një reagim e deklaratë publike për këto çështje.

Mediu theksoi se tani opozita shqiptare është partnere e SHBA-ve dhe dëgjohet, ndryshe nga më parë ku dëgjohej si monopol vetëm pala tjetër (mazhoranca).

“Kemi qenë së bashku si delegacion edhe me deputetët e tjerë si Jorida Tabaku, Ivi Kaso, Gazment Bardhi. Janë diskutuar edhe shqetësimet e opozitës, që janë ngritur edhe në nivel të Kongresit Amerikan, për zgjedhjet e lira, nivelin e korrupsionit dhe problematikat me krimin e organizuar”, u shpreh deputeti opozitar.

I pyetur nëse takimet në Mëngjesin e Lutjeve kishin lidhje me Forumin e Sigurisë, ai shpjegoi se ishte një rastësi që ky forum u zhvillua në këtë moment, por takimet dhe bisedimet kanë qenë intensive nga ana e opozitës, që të dëgjoheshin të gjitha shqetësimet.

“Mëngjesi i Lutjeve nuk lidhet me Forumin e Sigurisë. Ne si opozitë zhvilluam takime të rëndësishme në SHBA, ku u dëgjuam si nga kongresmenët dhe senatorët dhe parashtruam shqetësimet e opozitës, sikurse takimet me IRI dhe NDI. Edhe Kongresi ka pasur një deklaratë për çështjen e Shqipërisë për zgjedhjet, krimin dhe korrupsionin”, vijoi Mediu.

Ligjvënësi opozitar tha se takimet në SHBA ishin mesazhe inkurajuese, pasi opozita tani konsiderohet partnere e Amerikanëve.

“Takimet në SHBA ishin mesazhe inkurajuese për opozitën shqiptare. SHBA-të janë të shqetësuara për mungesën e zgjedhjeve të lira, krimit të organizuar dhe nivelit të korrupsionit. Jo vetëm vëmendje ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj Ballkanit. SHBA janë aleat strategjik i vendit, por edhe partner i opozitës. Më parë ka pasur një monopol vetëm për krahun tjetër, kurse tani ka një balancim dhe përfaqësim në dëgjime edhe të palës tjetër, pra opozitës”, u shpreh deputeti. gsh

Trump në Mëngjesin e Lutjeve krenohet me skuadrën e Forcave të Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise!

Donald Trump foli për gjithçka dhe për të gjithë gjatë fjalimit të tij në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington, duke nisur nga ushtria amerikane e deri te mënyra se si, sipas tij, mund të pritet edhe vetë në Parajsë.

 

“Kemi kaq shumë njerëz që duan të futen në ushtri”, tha ai, duke lavdëruar forcat e armatosura: “Kemi një ushtri ku të gjithë duken si Tom Cruise, por janë më të gjatë”.

Presidenti amerikan foli gjerësisht edhe për politikën e tij të emigracionit, e cila sipas tij, ka çuar deri tani në largimin e mijëra emigrantëve të parregullt nga Shtetet e Bashkuara.

Ai u shfaq edhe i ashpër ndaj kritikëve që e akuzojnë se është diktator: “Unë nuk jam diktator, ata janë. Ata janë si Gestapo, arrestojnë njerëz që shkojnë në kishë dhe i trajtojnë në mënyrë të tmerrshme”.

Në një tjetër moment, Trump paralajmëroi se ata që sulmojnë të krishterët “e dinë se do të përballen me një reagim të dhunshëm dhe të pamëshirshëm nga presidenti Trump”.

“E di që nuk tingëllon bukur”, shtoi ai, “por kështu janë gjërat”.

Trump në Mëngjesin e Lutjeve: Irani po negocion sepse nuk do që ne ta godasim

Me një retorikë të ashpër dhe paralajmërime të drejtpërdrejta, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani është ulur në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara sepse, sipas tij, “nuk do që ta godasim”.

 

“Kemi një flotë të madhe që po drejtohet drejt Iranit”, theksoi Trump gjatë fjalimit të tij në  në Uashington.

Më tej, presidenti amerikan pretendoi se i ka dhënë fund luftës në Gaza, duke shtuar se ka shpëtuar “qindra mijëra jetë”.

“E sollëm mbrapsht pengun e fundit të vrarë dhe Hamasi na ndihmoi për ta rikthyer. Ky ishte një mesazh i madh. Tani ata duhet të çarmatosen. Disa thonë se nuk do ta bëjnë, por ata kanë rënë dakord të çarmatosen”, deklaroi Trump.

“Me gjithë të mirat që bëj, ndoshta ia dal!”- Trump, batuta në Mëngjesin e Lutjeve: Nuk jam kandidati perfekt, por besoj se do të shkoj në Parajsë!

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se “ndoshta do të shkojë në Parajsë”, duke folur të enjten (5 shkurt), në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington.

 

Presidenti amerikan foli gjatë rreth politikës së tij të imigracionit, e cila sipas tij deri më tani ka çuar në largimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.

Njëkohësisht, ai iu referua edhe shakave që bënte në të kaluarën për mosshkuarjen në Parajsë, duke theksuar se:

“Kur thashë se nuk do të shkoja kurrë në Parajsë, po bëja shaka”, tha ai në mënyrë karakteristike dhe shtoi: “Me të gjitha të mirat që bëj, besoj se ndoshta do t’ia dal. Nuk jam kandidati perfekt, por kam bërë shumë të mira për njerëz perfektë”, shtoi ai.

NEW: President Trump mocks the media for not grasping his sense of humor during a lighthearted moment about his faith.

“I said, ‘I won’t qualify. I’m not going to make it to heaven.’ And the New York Times did a front-page story that Donald Trump is questioning his life and the… pic.twitter.com/eY2EjB1JJz

— Fox News (@FoxNews) February 5, 2026

© Panorama.al

Lutjet e Mëngjesit, ish-ambasadori Spahiu sqaron: Ftesat s’vijnë nga Shtëpia e Bardhë – manipulohet nga të ftuarit

Lutjet e Mëngjesit, ish-ambasadori Spahiu sqaron: Ftesat s’vijnë nga Shtëpia e Bardhë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, për disa vite ka qenë pjesë e organizimit të Lutjeve të Mëngjesit.

Spahiu thotë se ftesat për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” sigurohen lehtë dhe pjesëmarrja në të nuk do të thotë se je i vlerësuar nga administrata amerikane.

“Në të vërtetë ftesat për të marrë pjesë në këtë organizim vijnë nga kongresi amerikan, nga senatorë dhe kongresmenë dhe jo nga zyrtarë, jo nga administrata, jo nga Shtëpia e Bardhë, kështu që është lehtë që dikush ta marrë një ftesë të tillë nga Kongresi. Nëse ke çfarëdo lidhjeje apo njohje paraprake me kongresmenët mund të të dërgojnë një ftesë që të marrësh pjesë, të jesh pjesë e këtij evenimenti”, ka thënë ai, transmeton Koha.net .

Sipas Spahiut, pjesëmarrja në këtë organizim manipulohet nga pjesëmarrësit.

“Shumë njerëz që marrin pjesë në këtë, nga vendet e ndryshme edhe manipulojnë shumë me këtë takim, sa i përket rëndësisë së tij. Disa mendojnë që të ftuarit janë përzgjedhur nga një vend, janë njerëzit me potencial, me potencial të madh politik dhe kur kthehen në vendet e tyre japin publicitet të tepërt, ndonëse nuk është i tillë, nuk ka ndonjë rëndësi tepër të madhe”, është shprehur ish-ambasadori.

Nga vizita e Shaip Kamberit në D.C. – Kamberi u takua me zyrtarë të DASH, ndërsa Kongresisti amerikan Keith Self ia dorëzoi personalisht H.R. 6411

Deputeti i vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë z.Shaip Kamberi po vazhdon vizitën në Washington DC. Ka patur takime me Kongresistin Keith Self dhe DASH. Kjo vizitë sikur thotë ai vetë po bëhet “në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pikërisht pas miratimit të H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas). Shaip Kamberi shpreh mirënjohjen e tij ndaj SHBA sepse tashmë “Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara.” Shaip Kamberi ka “një falënderim të veçantë për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe DioGuardi, për Albanians for America, për Gino Mulliqi, për shqiptarët e Teksasit, për Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe për Qeverinë e Kosovës, që po e bëjnë të mundur këtë avokim të përbashkët për të drejtat tona.” Kamberi nënvizon se mesazhi Amerikan është i qartë se”diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike- është çështje e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë.”

Më poshtë Voal.ch po përcjell takimet që ka patur Shaip Kamberi, duke iu referuar faqes së tij zyrtare në rrjetin social META:

Gjatë takimit tonë në zyrat e Kongresit me Kongresistin Keith Self, sponzoruesin e H.R. 6411, biseduam për hapat e mëtejmë dhe për mënyrën e ecjes përpara në avancimin e kësaj nisme të rëndësishme për Luginën e Preshevës.

Takimi u zhvillua në frymë besimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, me një angazhim të qartë që ky proces të ecë përpara me seriozitet dhe vendosmëri. Ia përcolla falënderimet edhe për pjesën tjetër të ekipit tonë që kësaj radhe nuk ishin prezent.

Mbështetja që po merr kjo çështje në Washington na jep forcë dhe optimizëm se përpjekjet tona do të përkthehen në hapa konkretë për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

Sot, në Uashington, Kongresisti amerikan Keith Self ma dorëzoi personalisht H.R. 6411 – Presheva

Valley Discrimination Assessment Act – ligjin që për herë të parë e vendos zyrtarisht diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi në agjendën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ky akt nuk është simbolik.

Është një instrument shtetëror amerikan për të vlerësuar, dokumentuar dhe ekspozuar: pasivizimin administrativ, përjashtimin nga institucionet publike, shtypjen e gjuhës, diskriminimin në arsim dhe margjinalizimin ekonomik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për herë të parë, kjo padrejtësi nuk mbetet më në periferi të diplomacisë. Futet në zemrën e politikës së SHBA, jo si protokoll, por si detyrim moral.

Falënderova në emër të çdo shqiptari të Luginës së Preshevës Kongresistin Keith Self.

Në një botë ku shumë heshtin nga interesi,

Kongresisti Keith, zgjodhi të flasë nga parimi.

 

Sot, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zhvilluam takim zyrtar me Daniel J. Lawton,

Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe me Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.

Në këtë takim po e çoj drejtpërdrejt zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet dhe politikat shtetërore të Beogradit që synojnë zhdukjen tonë administrative.

Kjo përpjekje po realizohet me mbështetjen e fuqishme të miqve tanë në SHBA, në veçanti Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë qenë ura jonë e drejtpërdrejtë drejt institucioneve amerikane.

Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë.

Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington.

Lugina e Preshevës nuk është temë lokale,

është çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit në Ballkan.

Mediu në Uashington, takohet me dy kongresmenë: Lajm i mirë për Shqipërinë përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, zhvilloi takime në Uashington DC me kongresmenët Pete Sessions dhe John R. Moolenaar, ku u diskutua forcimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

 

Mediu theksoi rëndësinë e reformave për rritjen e sigurisë, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, duke e cilësuar si pozitiv angazhimin e SHBA-së për luftën kundër karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Postimi i Mediut: 

Washington DC

Në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashëta. Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Panorama

Dosja Epstein- Ishbashkëshortja e Bill Gates reagon ndaj tij: Jam shumë e lumtur që jam larg gjithë kësaj llumi

Sipas BBC ajo tha se ndjeu trishtim të pabesueshëm dhe se çdo pyetje që mbetet duhej të merrte përgjigje nga ata që përmenden në të dhëna, përfshirë ish-bashkëshortin e saj.

 

SHBA- Filantropistja miliardere Melinda French Gates tha se ish-bashkëshorti i saj, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili është përmendur në dosjet e reja që lidhen me abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein, ka nxjerrë në pah kohë të dhimbshme në martesën e saj.

Sipas BBC ajo tha se ndjeu trishtim të pabesueshëm dhe se çdo pyetje që mbetet duhej të merrte përgjigje nga ata që përmenden në të dhëna, përfshirë ish-bashkëshortin e saj.
“Jam shumë e lumtur që jam larg gjithë kësaj llumi,” tha ajo.

Çifti u divorcua në vitin 2021. Të dhënat e publikuara nga departamenti i drejtësisë i SHBA-së përfshijnë një pretendim nga Epstein se Bill Gates u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Zëdhënësi i Gates e ka quajtur pretendimin absolutisht absurd.

BBC ka kontaktuar përfaqësuesit e tij për komente në lidhje me vërejtjet e ish-gruas së tij.
Bill Gates nuk është akuzuar për shkelje nga asnjë prej viktimave të Epstein, dhe shfaqja e emrit të tij në dosje nuk nënkupton aktivitet kriminal të asnjë lloji. Miliarderi ka thyer heshtjen e tij mbi publikimin e dosjeve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së (DOJ) në një intervistë me 9News në Australi. Ai tha se ndërveprimet me Epstein ishin të kufizuara në darka dhe se nuk vizitoi ishullin e Epstein./Dosja.al

Deputetët e opozitës takohen me krerët e IRI dhe NDI në Amerikë: Kapja e të gjitha pushteteve nga Rama dëmton rrugën drejt BE-së, vendi në regres

Një grup përfaqësues i deputetëve të opozitës ka zhvilluar një vizitë në SHBA, ku është vënë theksi te çështjet me interes të përbashkët, si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso, po zhvillojnë këtë vizitë zyrtare në SHBA.

Ata janë takuar me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) Tamara Cofman Wittes.

Deputeti Bardhi ndau edhe një postim në rrjetin social Facebook.

“Përfaqësuesit e opozitës kanë shkëmbyer informacionet e tyre mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe regresin që po bën vendi në drejtim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve kanë qenë tema e diskutimit në këto dy takime. Raporti i OSBE-ODIHR nxori në pah se në Shqipëri proceset zgjedhore janë shndërruar në farsa zgjedhore për shkak të shkrirjes së shtetit me partinë në pushtet gjatë zgjedhjeve, përdorimit të parave të korrupsionit dhe bashkëpinimit të qeverisë me krimin e organizuar. Rrënimi i zgjedhjeve është rrënim i demokracisë, për shkak se rrit abuzimin me pushtetin dhe arrogancën në qeverisje”, thekson Bardhi.

Ai theksoi se përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është rrezik për demokracinë dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut.

“Kryeministri Edi Rama kontrollon në Shqipëri pushtetin ekzekutiv, pushtetin legjislativ, pushtetin lokal, median dhe një pjesë të konsiderueshme të pushtetit gjyqësor”, janë shprehur përfaqësuesit e opozitës gjatë takimit.

Postimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Kënaqësi takimi me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) z. Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) znj. Tamara Cofman Wittes. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë çështje me interes të përbashkët. Shqipëria e ka jetike partneritetin me SHBA dhe mbështetjen për të sjellë standardet europiane në qeverisje.

IRI dhe NDI kanë ndihmuar ndër vite që Shqipëria të bëjë proges në standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë dhe jam i lumtur të dëgjojë që do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim. Në emër të opozitës i falenderuam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë ndër vite”. gsh

ZBULOHET EMRI I VAJZES NGA TIRANA NË DOSJEN EPSTEIN/ Emaili i aplikimit për punë dhe kërkesa për foto e video

Në materialet e reja të dosjes Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale.

Sipas dokumenteve zyrtare, vajza e cila ne email identifikohet si E. Terziu ka dërguar një email në mars të vitit 2017, duke shprehur interes për pozicionin. Mesazhi i saj i është dërguar një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumentacionin e publikuar.

“Në emailin e saj, ajo shkruan: ‘Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?’”, thuhet në materialet e dosjes.

Përgjigjja që ka marrë ka qenë se nuk kishte problem, duke i kërkuar më tej dokumentacion shtesë. “Jo, nuk është problem. Ju lutem dërgoni tre foto të cilësisë së mirë dhe CV-në”, thuhet në përgjigjen e kthyer ndaj saj.

Nga dokumentet e publikuara rezulton se e reja ka dërguar CV-në dhe fotografitë e kërkuara. Më pas, personi që ishte në komunikim me të ka kontaktuar Jeffrey Epstein, duke i përcjellë informacionet mbi aplikanten.

Në një tjetër email drejtuar Epstein-it, ai shkruan se bëhet fjalë për “një vajzë 21–22 vjeçe”, duke shtuar se “ajo jeton në Paris”, ndonëse në CV-në e saj vendbanimi rezulton Tirana. Në fund të mesazhit, ai ngre pyetjen: “A duhet ta intervistoj këtë?”

Në listën e bashkëngjitjeve të email-it, përveç CV-së dhe fotografive, rezulton se vajza ka dërguar edhe një video aplikimi.

ImageImage

“Kur do shkojmë më ishullin tuaj?”- Elon Musk sqaron email-et me Jeffrey Epstein: I kam refuzuar ftesat e tij! E dija që do keqkuptohesha

Elon Musk ka reaguar pas publikimit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të mbi 3 milionë dokumenteve lidhur me çështjen e Jeffrey Epstein, ku ka dalë edhe emrin i tij teksa ka komunikuar me abuzuesin seksual në email.

 

Musk ka deklaruar se ishte “shumë i vetëdijshëm se disa email-e me Jeffrey Epstein mund të keqinterpretoheshin dhe të përdoren për të dëmtuar emrin e tij”, duke iu përgjigjur një përdoruesi në platformën X.

“Askush nuk ka bërë më shumë për të publikuar dosjet e Epstein-it sesa unë, dhe jam i lumtur që kjo më në fund ndodhi”, shkroi ai.

Miliarderi theksoi se kishte pasur pak komunikim me Epstein dhe se kishte refuzuar më parë ftesa për të vizituar ishullin e tij ose për të udhëtuar me avionin e njohur si “Lolita Express”. Ai shtoi se prioriteti i tij kryesor është ndjekja penale e “atyre që kanë kryer krime të rënda bashkë me Epstein-in”.

Musk ka deklaruar më parë se kishte refuzuar vazhdimisht ftesat e Epstein-it për të vizituar ndonjërin nga dy ishujt privatë të tij – Great St. James dhe Little St. James – në Ishujt Virgjër Amerikanë, pranë Ishujve Virgjër Britanikë. Little St. James është lidhur me dekada abuzimesh ndaj vajzave të mitura dhe grave të reja nga Epstein.

Megjithatë, sipas dokumenteve, më 13 dhjetor 2013, Musk i kishte dërguar një email Epstein-it, duke i shkruar se do të ishte në zonën e Ishujve Virgjër Britanikë dhe të Shën Bartolomeut gjatë pushimeve dhe duke pyetur nëse kishte “një kohë të përshtatshme për vizitë”. Dy ditë më vonë, Epstein iu përgjigj se fillimi i vitit të ri do të ishte i përshtatshëm, duke shtuar se “gjithmonë ka vend për ty”. Në një email të ri më 25 dhjetor, ai shkroi se “2 ose 3 do të ishte perfekte” dhe se do të shkonte ta merrte.

Gjatë përplasjes së tij të fortë me Donald Trump vitin e kaluar, Musk kishte lënë të kuptohej se presidenti po vononte publikimin e dosjeve të Epstein-it sepse emri i tij ishte përfshirë në to. Kjo përplasje shënoi prishjen e marrëdhënieve midis presidentit dhe biznesmenit, i cili më parë konsiderohej një nga këshilltarët e afërt të tij.

Në shtator, kur emri i Musk u shfaq në një tjetër seri dosjesh, ai u përpoq sërish të distancohej nga Epstein. Në një postim në X, Musk deklaroi se “Epstein tentoi të më bindë të shkoja në ishullin e tij dhe unë refuzova”.

Fillimisht, Musk u përgjigj se duhej të kthehej në Los Anxheles më 2 janar në mbrëmje. Më pas, ai sugjeroi se mund të shtynte udhëtimin për një ditë, duke pyetur drejtpërdrejt: “Kur duhet të shkojmë në ishullin tënd, më 2?”

Nga dokumentet nuk rezulton qartë nëse Musk vizitoi ndonjërin nga ishujt e Epstein-it. Megjithatë, email-et zbulojnë një nivel komunikimi midis dy burrave që nuk ishte i njohur më parë, veçanërisht në sfondin e përpjekjeve të mëvonshme të Musk për të lidhur publikisht politikanë dhe kundërshtarë të tij me Epstein-in. Panorama

FOTOT- Publikimi i mbi 3 milionë dokumenteve nga dosja Epstein, dalin në dritë foto të reja të Princit Andrew! Ish-duka shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Një valë e re reagimesh është shkaktuar në Shtetet e Bashkuara pas publikimit të fotografive dhe dokumenteve nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe imazhe që pretendohet se tregojnë princin Andrew në momente të diskutueshme me një grua të shtrirë në dysheme.


Në fotografi, sipas përshkrimeve që shoqërojnë materialin, shihet një burrë që i ngjan ish-dukës së Jorkut duke u përkulur mbi një grua, ndërsa në njërën prej pamjeve ai shikon drejtpërdrejt drejt objektivit të kamerës.

princin Andrew epstein (3)

Ashtu si në një pjesë të madhe të materialeve që përfshihen në të ashtuquajturat “dosjet Epstein”, nuk sqarohet se kur dhe ku janë realizuar fotografitë, ndërsa mungojnë edhe shpjegime shtesë.

princin Andrew epstein (1)

Kujtojmë se në një grup të mëparshëm dokumentesh ishte publikuar një fotografi e princit Andrew në një rezidencë private, i rrethuar nga gra, çka kishte shkaktuar tashmë kritika të forta.

princin Andrew epstein (4)

Dokumentet e reja u bënë publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili njoftoi se janë kryer deklasifikime të gjera, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e vijimit të hetimeve aktive.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Todd Blanche, sqaroi se janë hequr ose modifikuar të dhëna personale të viktimave, dosje mjekësore, materiale që lidhen me abuzimin seksual të të miturve, si edhe informacione që mund të ndikojnë në hetimet në zhvillim. Fytyrat e grave, me përjashtim të Ghislaine Maxwell, janë turbulluar, ndryshe nga ato të burrave.

Interes të veçantë paraqesin edhe mesazhet elektronike të përfshira në dokumente, që lidhen me komunikimin mes princit Andrew dhe Jeffrey Epstein në vitin 2010, vetëm disa ditë pas përfundimit të arrestit shtëpiak të këtij të fundit. Në to, princi i atëhershëm thuhet se e fton Epstein-in për darkë në Pallatin Buckingham, duke përmendur “shumë privatësi”, pa qenë e qartë nëse takimi u zhvillua përfundimisht.

Në dosje përfshihen gjithashtu referenca për figura të tjera të njohura, si Bill Gates, si edhe për anëtarë të familjes mbretërore britanike. Paralelisht, dokumentohen dëshmi të grave që kishin punuar për Epstein-in në fund të viteve ’90, të cilat shprehin shqetësime për kërkesa që, sipas tyre, tejkalonin kufijtë e një bashkëpunimi profesional.

epstein gate

Princi Andrew ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në veprime të paligjshme. Megjithatë, elementët e rinj rindezin debatin publik mbi marrëdhëniet e ish-dukës së Jorkut me Epstein-in, veçanërisht në dritën e deklaratave të mëparshme të tij, sipas të cilave ai kishte udhëtuar në SHBA për t’i dhënë fund miqësisë së tyre.

Vlen të theksohet se, sipas një shënimi të brendshëm të FBI-së të përfshirë në dosje, autoritetet amerikane vlerësojnë se princi Andrew “nuk përbën një figurë qendrore” në hetimin penal.

Megjithatë, publikimi masiv i dokumenteve, të cilin Todd Blanche e krahasoi në volum me “dy Kulla Eifel”, e rikthen me forcë në vëmendjen ndërkombëtare një nga kapitujt më të errët dhe më të debatueshëm të çështjes Epstein.

epstein

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj” Dosja Epstein, publikohen email-et me Elon Musk: Gjithmonë ka vend për ty

Në këto email-e Elon Musk po bënte planet për një vizitë të mundshme në një ishull në Karaibe që i përkiste Jeffrey Epstein.

 

SHBA-  Dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në dritë disa email-e të shkëmbyera mes Elon Musk dhe Jeffrey Epstein në fund të viti 2013. Në këto emaile Elon Musk po bënte planet për një vizitë të mundshme në një ishull në Karaibe që i përkiste Jeffrey Epstein.

CNN shkruan se Musk kishte deklaruar më parë se i kishte refuzuar përpjekjet e Epstein për ta bindur të vizitonte një nga dy ishujt që ai zotëronte në Ishujt e Virgjër Amerikanë, Great St.

Më 13 dhjetor 2013, Musk i dërgoi një email Epstein-it, ku shkruan se do të arrijë “në zonën e Ishujve të Virgjër Britanikë/St. Barts” gjatë festave dhe e pyeste nëse kishte “një moment të përshtatshëm për vizitë”. Ndërsam Epstein u përgjigj dy ditë më vonë, duke shtuar se “gjithmonë ka vend për ty”.

Në një email tjetër, afër krishlindjeve, Epstein shkruante se data 2 ose 3 do të ishte perfekte dhe se do të shkonte herët ta marrë. Musk fillimisht u përgjigj se do t’i duhej të kthehej me avion në Los Anxhelos mbrëmjen e 2 janarit, përpara se të shkruante se mund ta shtynte nisjen me një ditë.

“Kur shkojmë në ishullin tënd, më 2?”. pyeti ai në një mesazh pasues.

Gjithashtu një email tjetër u dërguar më 16 korrik 2011, ku tregon Jeffrey Epstein duke e informuar Peter Mandelson se “e kaloi ditën me Gates” në Seattle. Në të njëjtin mesazh, Epstein shton se po kalonin “monstrous fun”, pra se po argëtoheshin jashtë mase.

Në shtator, pasi emri i Musk u përfshi në një tjetër grup dosjesh, ai kërkoi të distancohej Epstein. Ai tha në një postim në X në atë kohë se “Epstein u përpoq të më bindte të shkoja në ishullin e tij dhe unë REFUZOVA”./Dosja.al

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj"/ Dosja Epstein, publikohen

elon musk

“Po më kërkon ilaçe për të përballuar pasojat e s*ksit me gra ruse!”- Dosja Epstein, zbardhet mesazhi rreth Bill Gates: U infektua me një SST!

Jeffrey Epstein pretendonte se Bill Gates ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, sipas një emaili që u bë publik nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili publikoi më 30 janar mbi tre milionë faqe materiale që lidhen me hetimin ndaj pedofilit të dënuar.

 

Sipas Telegraph, më 18 korrik 2013 Epstein i kishte dërguar një shënim vetes, ku përshkruante prishjen e marrëdhënieve të tij me miliarderin, si edhe përfshinte akuza serioze: “Ti më luteshe të fshija email-et lidhur me sëmundjen tënde seksualisht të transmetueshme, kërkesën që të të siguroja antibiotikë që mund t’ia jepje fshehurazi Melindës dhe përshkrimin e penisit tënd”.

Zbulimet për Gates ofrojnë për herë të parë detaje mbi marrëdhënien e tij me Epstein, pas publikimit të fotografive të tyre nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Email-i është pjesë e mbi tre milionë dokumenteve që u bënë publike të premten, pas muajsh presioni.

Dosjet tregojnë gjithashtu se Epstein i kishte ofruar një grua ruse Andrew Windsor-it, atëherë princ Andrew, si edhe se financieri kishte dërguar 10.000 paund për bashkëshortin e Peter Mandelson-it.

Ilaçe dhe marrëdhënie të paligjshme

Epstein i dërgoi vetes edhe një tjetër email në orën 1:03 të mëngjesit po atë ditë, duke njoftuar “dorëheqjen” nga Fondacioni Bill & Melinda Gates.

Epstein nuk ka punuar kurrë për fondacionin, ndaj besohet se email-i është shkruar duke adoptuar zërin e dikujt tjetër. Ai shkruante: “Jam përfshirë në një konflikt serioz martesor mes Melindës dhe Bill-it… Në rolin tim si krahu i tij i djathtë, më është kërkuar – dhe gabimisht kam pranuar – të përfshihem në gjëra që varionin nga moralisht të papërshtatshme deri etikisht të pajustifikueshme, si edhe të bëja vazhdimisht gjëra që i afroheshin dhe potencialisht e kalonin kufirin e paligjshmërisë…

Nga ndihma për Bill-in për të siguruar ilaçe për të përballuar pasojat e seksit me gra ruse, te lehtësimi i marrëdhënieve të tij të paligjshme me gra të martuara, deri te kërkesa që të siguroja ‘adderall për turne bridge’, ndonëse jam mjek, por pa asnjë të drejtë për të përshkruar receta”.

Bill dhe Melinda Gates ishin të martuar nga viti 1994 deri në vitin 2021. Ajo ka lënë të kuptohet më parë se lidhjet jashtëmartesore të Gates dhe marrëdhënia e tij me Epstein ishin faktorë që çuan në divorcin e tyre, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Bill Gates për një kohë të gjatë e ka minimizuar marrëdhënien e tij me Epstein, duke deklaruar për Wall Street Journal në vitin 2019: “Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie profesionale apo miqësi me të”.

Megjithatë, sipas një raportimi të New York Times, dy burrat janë takuar “në disa raste” që nga viti 2011, pasi Epstein ishte dënuar.

Një listë fluturimesh nga avioni privat Gulfstream i Epstein tregon se Gates udhëtoi me të nga aeroporti Teterboro në New Jersey drejt Palm Beach, Florida, në mars të vitit 2013.

Bill Gates ka deklaruar vazhdimisht se pendohet për miqësinë e tij me Jeffrey Epstein dhe ka mohuar çdo paligjshmëri.

Një përfaqësues i Gates tha për BBC se: “Këto pretendime, nga një gënjeshtar i provuar, i pabesueshëm dhe i pakënaqur, janë absolutisht qesharake dhe plotësisht të rreme. E vetmja gjë që tregojnë këto dokumente është zhgënjimi i Epstein, sepse nuk kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me Gates, si edhe ekstremet ku ishte i gatshëm të shkonte për të manipuluar dhe diskredituar”.

Para dhe vizita

Dosjet përfshijnë gjithashtu një pretendim se Epstein i kishte dërguar 10.000 paund bashkëshortit të Lord Mandelson, Reinaldo Ávila da Silva, në vitin 2009.

Email-e nga shtatori i atij viti tregojnë se da Silva i kishte shkruar Epstein-it duke kërkuar para për financimin e studimeve në osteopati dhe shpenzime të tjera.

“Do ta transferoj menjëherë shumën e huasë suaj”, ishte përgjigjja e miliarderit po atë ditë.

Disa ditë më vonë, da Silva i dërgoi Epstein-it një email falënderimi për paratë e depozituara.

Email-et tregojnë gjithashtu se Epstein i kishte premtuar një miku një vizitë në Downing Street 10. Në një mesazh drejtuar Glenn Dubin, miliarder dhe menaxher fondesh hedge, në korrik 2009, ai shkruante: “Do të organizoj për ju një udhëtim në Numrin 10 dhe në Dhomën e Lordëve me Peter Mandelson ”.

Në një tjetër rast, Epstein kishte organizuar që Andrew Windsor të darkonte me një grua ruse 26-vjeçare në vitin 2010, siç tregojnë email-et. Në mesazhe drejtuar një kontakti të regjistruar si “Duka”, ai shkruante: “Kam një shoqe që mendoj se do të të pëlqente të darkoje me të, quhet Irina, do të jetë në Londër nga data 20 deri më 24”.

Në përgjigje, ish-duka shkruante: “Sigurisht. Jam në Gjenevë deri në mëngjesin e datës 22, por do të isha shumë i kënaqur ta takoja. A do të sjellë ndonjë mesazh nga ti? Të lutem jepi kontaktet e mia që të lidhet”.

Mesazhi ishte nënshkruar: “HRH The Duke of York KG”.

Epstein sqaroi më vonë se gruaja ishte “26 vjeçe, ruse, e zgjuar, e bukur, e besueshme dhe po, e ka email-in tënd”.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikon mbi 3 milionë faqe dokumente lidhur me Jeffrey Epstein, mbi 2 mijë video dhe 180 mijë foto! Ja çfarë është fshirë nga dosja

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar mbi tre milionë faqe dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein.

Kjo përfshin më shumë se 2,000 video dhe 180,000 imazhe në grupin e fundit të dokumenteve. Publikimi vjen gjashtë javë pas një afati ligjor të vendosur nga një ligj i nënshkruar nga Presidenti Donald Trump.

Departamenti ka shpjeguar më parë se vonesa në përmbushjen e afatit u shkaktua nga nevoja për të rishikuar miliona materiale dhe për të fshirë çdo gjë që mund të rrezikonte identitetin e viktimave.

Mijëra faqe janë bërë tashmë publike në publikime të mëparshme, duke përfshirë fotografi me persona të njohur, mesazhe dhe email-e.

Shfaqja e emrit në dokumente nuk nënkupton keqbërje, dhe shumë nga personat që janë shfaqur në publikimet e mëparshme e kanë mohuar çdo përfshirje në aktivitetet e Epstein.

Zëvendës-prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, ka listuar kategoritë e informacionit që janë përjashtuar nga publikimi i sotëm:

Detaje personale identifikuese të viktimave
Dosje mjekësore
Çdo material që tregon abuzim seksual me fëmijë
Çfarëdo që mund të rrezikonte një hetim aktiv
Çfarëdo që tregon vdekje ose dhunë fizike
WhatsApp Image 2026-01-30 at 17.42.06

Blanche tha gjithashtu se janë mbuluar fytyrat e grave që shfaqen në dokumente, përveç Ghislaine Maxwell, ndërsa fytyrat e burrave nuk janë fshirë, përveç rasteve kur ishte e pamundur të fshihej një grua pa fshirë edhe burrin.

Ai theksoi se shfaqja në këto dokumente nuk nënkupton fajësi. Blanche u shpreh gjithashtu i zemëruar me sugjerimet se Departamenti i Drejtësisë nuk e merr seriozisht shfrytëzimin e fëmijëve, duke përmendur disa hetime të fundit: arrestimin e 293 personave përgjegjës për trafikimin e njerëzve dhe mbylljen e 3.8 milionë llogarive në “dark web”.

Një gazetar e pyeti për pretendimin e Ghislaine Maxwell se më shumë se dy duzina burrash kishin nënshkruar marrëveshje sekrete me qeverinë federale për të shmangur ndjekjen penale. Blanche tha se nuk ka koment për këtë dhe shtoi se departamenti ka rishikuar çdo dokument të hetimeve, dhe nëse ekzistojnë marrëveshje të tilla, ai nuk është i informuar për to.

Blanche u pyet gjithashtu për viktimat dhe mbijetuesit e abuzimeve të Epstein, duke thënë se disa kanë shprehur frustrim për procesin e publikimit të dokumenteve.

“Edhe unë po ashtu,” u përgjigj ai. “Viktimat e Epstein kanë përjetuar dhimbje të pashpjegueshme,” vazhdoi ai. Blanche shprehu shpresën se puna e kryer gjatë muajve të fundit ka mundur të sjellë njëfarë mbylljeje për viktimat.

Ai theksoi gjithashtu se Departamenti i Drejtësisë nuk e ka mbrojtur Presidentin Donald Trump gjatë rishikimit të dokumenteve dhe se kërkesa e Trump për transparencë është përmbushur. Blanche shtoi se interesi publik për informacion rreth Trump nuk do të mbyllet me këto dokumente.

Duke iu përgjigjur kritikave mbi publikimin e dokumenteve, Blanche krahasoi madhësinë e mbi 6 milionë faqeve me “dy Kullat Eiffel” dhe theksoi se departamenti nuk ka shkelur afatin 30-ditor të vendosur nga Kongresi, por ka vepruar për të mbrojtur viktimat. gsh

“Ka pistoletë”, del raporti për vrasjen e infermierit Alex Pretty nga agjentët e ICE, nga përleshja, te dy të shtënat me armë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të shtënat fatale të së shtunës në Minneapolis, ku 37-vjeçari Alex Pretty u qëllua për vdekje nga agjentë të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE). CNN ka publikuar raportin e parë të përgatitur nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe dërguar në Kongres. Sipas dokumentit, që bazohet në hetimin e brendshëm të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (CBP), një nga oficerët bërtiti vazhdimisht “ai ka një armë!” pak çaste para se dy agjentë të hapnin zjarr ndaj Pretty-t, ndërsa po përpiqeshin ta rrëzonin në tokë për ta arrestuar.

“Oficerët u përpoqën të arrestonin Pretty-n, i cili rezistoi dhe pasoi një përleshje,” thuhet në raport. Gjatë këtij momenti, një agjent i Patrullës Kufitare bërtiti disa herë se 37-vjeçari ishte i armatosur. Rreth pesë sekonda më vonë, një agjent qëlloi me pistoletën e tij Glock 19, ndërsa një oficer tjetër i CBP-së hapi zjarr me një Glock 47, të dy armë të lëshuara zyrtarisht nga agjencia.

Raporti nuk specifikon nëse plumbat e qëlluar nga të dy oficerët e goditën drejtpërdrejt Pretty-n. Megjithatë, ai nënvizon se po ngrihen pikëpyetje serioze mbi momentin e përdorimit të armëve, pasi pamjet video që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë një oficer duke i hequr armën Pretty-t nga brezi përpara se të shtinte.
Ky incident po hetohet nga disa institucione, përfshirë Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Byronë e Hetimeve Penale të Minesotës. Raporti i publikuar tani nga CBP-ja është i pari dokument zyrtar që bëhet publik në kuadër të këtij hetimi.

Sipas raportit, pas të shtënave një oficer i Patrullës Kufitare deklaroi se kishte marrë armën e Pretty-t dhe e kishte larguar nga vendngjarja, duke e vendosur në automjetin e tij. Oficerët thuhet se i ofruan ndihmën e parë 37-vjeçarit, duke i grisur rrobat dhe duke i vendosur fasha në plagët në gjoks, përpara se të dërgohej me urgjencë në spital.

Ngjarja nisi pak më herët, kur një oficer i Patrullës Kufitare tentoi të largonte dy gra që po fishkëllenin në rrugë, por ato refuzuan të lëviznin. Njëra prej tyre vrapoi drejt një burri, i identifikuar më vonë si Alex Pretty. Sipas raportit, Pretty rezistoi ndaj arrestimit dhe oficerët u përpoqën ta neutralizonin.
Rreth më shumë se 10 minuta pas incidentit, shërbimet e urgjencës mjekësore të Departamentit të Zjarrfikësve e transportuan Pretty-n në një qendër mjekësore lokale, ku ai u shpall i vdekur. bw

Presidenti Trump pas vrasjes së Prettit nga agjentët federalë thekson se administrata e tij “rishikon gjithçka”

Presidenti amerikan, Donald Trump, nën presion që të zhvillojë hetim të gjerë dhe të pavarur për vrasjen e dytë në Minneapolis nga agjentë federalë brenda pak javësh dhe që t’i tërheqë agjentët e ICE-së nga zona e Minneapolisit, ka folur për gazetën “Wall Street Journal” në një intervistë telefonike pesë-minutëshe të dielën, ka raportuar të hënën (26.01.2026) gazeta britanike, “The Guardian”.

Thuhet se presidenti u pyet dy herë nëse agjenti federal që vrau Alex Prettin kishte vepruar në mënyrë të përshtatshme. Ai u përgjigj: “Po kërkojmë, po shqyrtojmë gjithçka dhe do të dalim me një vendim”.

Ai gjithashtu i ka deklaruar gazetës së kryeqytetit amerikan: “Nuk më pëlqen asnjë e shtënë. Nuk më pëlqen”. Ai ka shtuar: “Por nuk më pëlqen kur dikush shkon në një protestë dhe ka një armë shumë të fuqishme, të mbushur plotësisht me dy karikatorë me plumba gjithashtu. As kjo nuk është mirë”.

Videoja e regjistruar nga dëshmitarët e vrasjes së Prettit tregon se infermieri 37-vjeçar po mbante një telefon, jo një armë, kur u sulmua dhe u qëllua, duke kontestuar drejtpërdrejt pretendimet e zyrtarëve të lartë të administratës Trump se ai kishte kërcënuar “t’i masakronte” oficerët.

Trump gjithashtu ka sinjalizuar në intervistë se përfundimisht do t’i tërheqë agjentët nga Minneapolisi, megjithëse nuk dha ndonjë afat kohor. Ai i ka thënë WSJ-së: “Në një moment ne do të largohemi. Ne e kemi bërë, ata kanë bërë një punë fenomenale”.

“Ne do të lëmë një grup tjetër njerëzish atje për mashtrimin financiar”, ka deklaruar Trump.

Administrata Trump ka shënjestruar Minnesotën gjatë vitit të kaluar për akuza për mashtrim, konkretisht duke ndjekur popullsinë somaleze të këtij shteti amerikan.

Rreth 84 mijë persona me prejardhje somaleze jetojnë në Minnesota, dhe shumica e tyre janë qytetarë amerikanë ose banorë të ligjshëm. Trump ka përdorur një skandal mashtrimi rreth vjedhjes së fondeve federale për programet e mirëqenies sociale në Minesota për të justifikuar dërgimin e agjentëve në shtet.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Kryebashkiaku i Minneapolis njofton se agjentët federalë do të largohen brenda ditës

Pas protestave për vrasjen me armë zjarri të Alex Pretty nga agjentët federalë në Minneapolis , kryetari i bashkisë së qytetit njoftoi tërheqjen e disa prej forcave federale të vendosura për të goditur imigracionin e paligjshëm.

Kryetari i bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, njoftoi tërheqjen e “disa” agjentëve federalë nga qyteti, të cilët ishin vendosur nga administrata e Presidentit Donald Trump si pjesë e një operacioni kundër imigracionit të paligjshëm.

“Disa agjentë federalë do të largohen nga zona nesër dhe unë do të vazhdoj të luftoj për të larguar pjesën tjetër të agjentëve të përfshirë në këtë operacion”, tha përfaqësuesi demokrat Jacob Frey nëpërmjet X.

Ky vendim vjen pas polemikave të forta dhe kërkesave shoqërore e politike për tërheqjen e forcave federale, të cilat akuzohen për dhunë të tepruar.

Alex Pretty, 37 vjeç, një shtetas amerikan, u qëllua për vdekje nga agjentët e Patrullës Kufitare gjatë një përleshjeje në Minneapolis të shtunën.

Agjentët federalë thanë se Pretty iu afrua oficerëve që mbanin një “pistoletë gjysmë-automatike” dhe reagoi dhunshëm.

Megjithatë, videot tregojnë se Pretty mbante telefonin e tij celular dhe jo një armë, duke hedhur dyshime mbi versionin e autoriteteve.

Vrasja e Pretty-t dhe reagimi që pasoi kanë tronditur Minneapolis dhe të gjithë vendin. Presidenti Trump, i cili fillimisht mbështeti praninë federale në Minneapolis, më vonë bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Minesota , duke iu përgjigjur presionit në rritje të publikut.

Tensionet mbeten të larta dhe politikat e tij mbi imigracionin e paligjshëm janë kritikuar ashpër. bw

Trump: Përdorëm armën “Discombobulator” në aksionin kundër Maduros Përktheu Dan Gashi

The Telegaph

Trump: Përdorëm armën “Discombobulator” në aksionin kundër Maduros

Një pajisje misterioze sonike thuhet se i la ndihmësit e diktatorit venezuelian duke “vjellë gjak”

Connor Stringer Korrespondent i Uashingtonit 24 janar 2026,

Donald Trump deklaroi se pajisja “i nxori jashtë funksionit mjetet e armikut”, kur helikopterët amerikanë zbarkuan në Karakas më 3 janar.

Një armë sekrete e quajtur “Discombobulator” ishte përcaktuese për aksionin amerikan që kapi Nicolas Maduron, tha Donald Trump. Presidenti amerikan duket se konfirmoi ekzistencë e një pajisjeje misterioze, e cila mund të jetë pas raportimeve se ndihmësit e zotit Maduro janë rrëzuar nga një valë zëri.

Ekspertët kanë vënë në dyshim detajet e dhëna nga një dëshmitar, i cili pretendon se arma bëri që rojet e Maduros të kishin gjakderdhje nga hunda dhe të villnin gjak. Presidenti tha se pajisja “bëri që pajisjet e armikut të mos funksiononin” kur helikopterët amerikanë zbritën në Karakas më 3 janar për të arrestuar Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores.

Zoti Trump i tha New York Post: “Discombobulatori. Nuk më lejohet të flas për të.” Ai shtoi: “Ata nuk i lëshuan kurrë raketat e tyre. Kishin raketa ruse dhe kineze, por nuk arritën të lëshonin asnjë. Ne hymë brenda, ata shtypën butonat, por asgjë nuk funksionoi. Ishin gati për ne.”

Komentet e zotit Trump duket se konfirmojnë raportet se Uashingtoni ka blerë një armë energjetike, që dyshohet se qëndron pas “Sindromës së Havanës”, e cila ka shqetësuar diplomatët amerikanë në mbarë botën.

Rastet e para të kësaj gjendjeje u raportuan në vitin 2016, kur diplomatët e stacionuar në ambasadën amerikane në Kubë filluan të vuanin nga simptoma të pashpjegueshme kognitive, duke përfshirë dhimbje koke ekstreme, marramendje, humbje të kujtesës dhe të dëgjimit. Që atëherë, raste të “Sindromës së Havanës” janë raportuar nga diplomatë dhe staf qeveritar në më shumë se 15 vende.

Diplomatët e stacionuar në Kinë kanë përjetuar gjithashtu marramendje e probleme me gjumin, ndërsa fëmijët e tyre kanë pasur gjakderdhje nga hunda, sipas The New York Times. Simptomat e Sindromës së Havanës, zakonisht të shoqëruara me trauma në kokë, nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm organik. Disa besojnë se sëmundja vjen si rezultat i një sulmi të shënjestruar sonik, ndërsa të tjerë ia atribuojnë stresit, ndotjes së ajrit apo agjentëve kimikë si pesticidet.

Një roje, që pretendohet se ishte dëshmitar i sulmit të SHBA-së në kompleksin e Maduros, deklaroi se grupi që mbronte udhëheqësin venezuelian u godit nga një lloj “arme sonike”. “Papritmas ndjeva sikur koka po më shpërthente nga brenda”, tha individi i paidentifikuar në një dëshmi të ndarë nga anëtarët e Shtëpisë së Bardhë. “Të gjithëve filloi të na rridhte gjak nga hunda. Disa po villnin gjak. Ramë përtokë, të paaftë për të lëvizur.”

Maduro, 63 vjeç, po mbahet në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Nju Jork, në pritje të gjyqit për akuzat e narkoterrorizmit, ndërsa Delcy Rodriguez shërben si udhëheqëse e përkohshme e Venezuelës

Moti ekstrem përfshin SHBA-në, temperaturat zbresin deri në -46°C! 40 shtete në gjendje të jashtëzakonshme

Me temperatura që në New York zbresin deri në –23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore bien edhe nën –46°C, një stuhi ekstreme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke vënë në gjendje alarmi rreth 40 shtete. Sipas parashikimeve, deri të dielën fenomenet pritet të prekin deri në 150 milionë njerëz.

 

Reshje të dendura bore janë regjistruar tashmë në veriperëndim të Teksasit dhe në Oklahoma, ku rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Në Çikago, temperatura ka zbritur në –27 gradë Celsius, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e banorëve.

Në të paktën 12 shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga guvernatorët, mes tyre Arkansas, Xhorxhia, Teksasi, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut. Në disa zona është vënë në gatishmëri edhe Garda Kombëtare, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

usa_cold

Probleme serioze janë shënuar edhe në transportin ajror, me mbi 10 mijë fluturime të anuluara. Aeroporti Ndërkombëtar Dallas–Fort Worth, një nga më të ngarkuarit në vend, ka pësuar goditjen më të madhe, pasi deri tani janë anuluar më shumë se 1.200 fluturime nisjeje dhe mbërritjeje gjatë fundjavës.

Guvernatorja e News York-ut, Kathy Hochul, deklaroi se shteti ka mobilizuar mbi 1.600 mjete për pastrimin e borës dhe 114 mijë tonë kripë për përballimin e stuhisë, duke theksuar se nuk do të ketë “asnjë cep të shtetit që të mbetet i paprekur nga zemërimi i Nënës Natyrë”.

Sipas Jacob Asherman, meteorolog në Qendrën e Parashikimit të Motit të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, nëse merret parasysh edhe i ftohti ekstrem, numri total i njerëzve që mund të preken pritet të arrijë deri në 220 milionë. “Bëhet fjalë për një stuhi që do të përmendet për vite me radhë”, deklaroi të premten Caitlin Dirks, gjithashtu meteorologe e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, duke shpjeguar se ajo konsiderohet historike për shkak të shtresave të gjera të akullit që parashikohet të shkaktojnë dëme të rënda në infrastrukturë. Intensiteti i motit të keq reflektohet edhe në pamjet nga shumë zona të vendit, ku qytetarët formojnë radhë të gjata jashtë dyqaneve për furnizime bazë, ndërsa raftet po zbrazen me shpejtësi. Panorama

FBI arreston “Eskobarin” modern, trafikonte 60 tonë kokainë në vit në SHBA! Kampioni Olimpik thirrej edhe “Shefi” dhe “Armiku Publik”! ‘Narcos’-i më i madh në botë dhe…

I cilësuar si “Eskobari” modern, “El Jefe” dhe “Armiku Publik”, ish-kampioni olimpik është arrestuar pak orë më parë në një gjueti “këmba këmbas” nga DEA amerikane, FBI dhe strukturat ligjbatuese të SHBA, teksa për të ishte vendosur shpërblimi prej 15 mln dollarësh, si bosi më i madh i trafikut të kokainës.


Bëhet fjalë për kampionin e “Snowboardit”, Ryan Wedding, i akuzuar si narcos-i më i madh në botë aktualisht dhe pasuesi i Eskobarit apo El Chapo-s, i pagëzuar edhe me nofkën “Shefi”. Atij iu dha rëndësi penale nga autoritetet pasi akuzohet edhe si organizator dhe autor i eliminimit fizik të një dëshmitari të drejtësisë kundër kartelit të drogës.

Kanadezi 44-vjeçar kërkohej nga FBI-ja me akuzat se drejtonte një organizatë kriminale përgjegjëse për transportimin e rreth 60 tonëve kokainë në vit në Los Angeles me anë të kamionëve nga Meksika. Ryan Wedding kishte qenë në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar që nga marsi, me FBI-në që ofronte 15 milionë dollarë për informacion që çonte në arrestimin ose dënimin e tij.

Sipas një aktakuze të shtatorit 2024, Wedding ishte akuzuar tashmë për tentativë vrasjeje dhe akte të tjera që lidhen me aktivitetet e organizatës së tij . Në nëntor, u publikua një aktakuzë e re që e lidhte atë me vrasjen e një dëshmitari federal i cili do të dëshmonte kundër tij, ndërsa dyshohet se ai vendosi një shpërblim për veten dhe gruan e tij përmes një faqeje interneti kanadeze.

Wedding akuzohet gjithashtu për përdorimin e kriptovalutave për të fshehur fitimet e paligjshme të organizatës. FBI-ja e quajti operacionin kundër grupit kriminal “Slalom Giant”, një referencë për ngjarjen olimpike të atletit, dhe paralajmëroi se ai duhet të konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e krahasoi Wedding me bosët famëkeq të drogës Pablo Escobar dhe Joaquin “El Chapo” Guzman. Përveç akuzave në SHBA, Wedding kërkohet edhe nga autoritetet kanadeze për akuza të veçanta dhe besohet se ka pasur mbështetje nga karteli Sinaloa në Meksikë. gsh

‘Armata’ amerikane drejt Iranit, Trump nis USS Abraham Lincoln në Gjirin Persik

 

Donald Trump e paralajmëroi Iranin se Shtetet e Bashkuara janë duke vëzhguar çdo lëvizje të tij, dhe njoftoi se një flotë amerikane po lëviz drejt Republikës Islamike.

Pohimi i tij vjen në vazhdën e protestave të dhunshme dhe kërcënimeve të shefit të Shtëpisë së Bardhë se do të sulmojë, nëse sulmohen tubuesit e pafajshëm. Duke folur për gazetarët në Air Force One gjatë kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Trump përsëriti se, “Irani po mbahet në lupë”, e foli për anije ushtarake që po shkojnë drejt rajonit, për t`u angazhuar në rast nevoje.

“Kemi një flotilje të madhe që shkon në atë drejtim. Do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një forcë të madhe që shkon drejt Iranit. Unë do të preferoja të mos ndodhte gjë, por ne po i vëzhgojmë nga afër.”

Duket se ka pasur në fakt një sërë lëvizjesh të fundit ushtarake që mbështesin pretendimet e tij për vëzhgimin e regjimit të ajatollahëve, duke përfshirë mbërritjen e avionëve amerikane F-15 Strike Eagles në Jordani si pjesë e një përgatitjeje më të gjerë strategjike që parashikon edhe zhvendosjen e  të Grupit të Sulmit të aeroplanmbajtësest USS Abraham Lincoln. Kjo forcë detare, e pajisur me avionë bombardues, është duke lëvizur aktualisht nga Deti i Kinës Jugore drejt Gjirit Persik.

Trump e theksoi se do të dëshironte shumë që situata të mos përshkallëzohej në konflikt, por e konfirmoi se disa kapacitete të rëndësishme ushtarake amerikane janë dërguar drejt Lindjes së Mesme. Sipas tij, dërgimi i forcave është një masë paralajmëruese e shërben edhe si demonstrim force, pavarësisht se e nënvizoi që nuk dëshiron të përdorë ushtrinë në konflikt, përveç rastit kur kjo gjë bëhet e domosdoshme.

Presidenti amerikan – Donald Trump tërhiqet nga kërcënimet për tarifa, flet për një ‘kornizë’ marrëveshjeje mbi Groenlandën

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të ardhshme lidhur me Groenlandën, pas bisedimeve me NATO-n, duke u tërhequr njëkohësisht nga kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve evropianë që kishin kundërshtuar planet e tij për marrjen e ishullit, raporton BBC.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump dha pak detaje mbi diskutimet, të cilat si ai ashtu edhe NATO i përshkruan si “shumë produktive”.

Pas javësh retorike që tronditën marrëdhëniet transatlantike, presidenti amerikan tha se takimi kishte çuar në krijimin e një “kornize” për një marrëveshje të mundshme.

Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se një marrëveshje e tillë do të përmbushte kërkesën e Trump për “pronësinë” e Groenlandës. Këtë ambicie ai e përsëriti edhe gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër, ndonëse përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi: “Ne kemi formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën dhe, në fakt, të gjithë Rajonin Arktik. Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet e NATO-s.”

Pavarësisht këtyre deklaratave, burime diplomatike i thanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se nuk ekziston asnjë marrëveshje që parashikon kontrollin apo pronësinë amerikane mbi Groenlandën, e cila është një territor autonom nën sovranitetin e Danimarkës.

Sipas të njëjtave burime, bisedimet mbeten në fazë shumë të hershme dhe fokusohen kryesisht në çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në Arktik, pa ndryshuar statusin politik të ishullit.

Edward P. Joseph: Korrupsioni i dyshuar brenda AKShI ngre shqetësime shtesë për sigurinë e SHBA, BE dhe NATO!

Dëshmia – Farsa e Ramës alarmon Kongresin amerikan/ Joseph: Duhet qeveri teknike! Skandali i AKSHI-t rrezikon sigurinë e SHBA

Disa javë pasi Kongresi amerikan zhvilloi një seancë dëgjimore ku u ngrit shqetësimi për çështjen e drejtësise dhe atë të zgjedhjeve në Shqipëri, vjen një tjetër goditje e fortë nga Uashingtoni.

Kongresmenët kanë depozituar një seri pyetjesh për ekspertin amerikan, profesorin e njohur, Edward P. Joseph.

Siç ndodh normalisht pasi këtyre seancave, pyetjet depozitohen me shkrim dhe ekspertët përgjigjen pas disa javësh. Një fakt i tillë tregon se Komiteti për Punët e Jashtme e ka marrë shumë seriozisht temën dhe ka kërkuar përgjigje të menduara mirë.

Në këtë rast, përgjigjet kanë peshë më të madhe se fjalët live në seancë pasi janë të arkivuara dhe përdoren nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe diplomatët.

Pyetja e parë që i është drejtuar profesorit Joseph lidhet me shqetësimet e ngritura për pavarësinë e gjyqësorit dhe gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR për farsën elektorale të 11 majit.

“Pavarësisht një dekade reformash gjyqësore të mbështetura nga SHBA në Shqipëri, si e vlerësoni vazhdimin e shqetësimeve serioze mbi pavarësinë e gjyqësorit, sigurinë dhe procesin e rregullt ligjor—veçanërisht duke pasur parasysh gjetjet e OSBE/ODIHR që tregojnë se udhëheqësit e opozitës u përballën me procedime penale para zgjedhjeve të fundit parlamentare?” thuhet në pyetje.

Ndërkohë kjo është përgjigjja e Joseph:

“Pyetjet e Komitetit nuk mund të ishin më të përshtatshme kohës. Shqipëria po përballet me testin më të rëndësishëm të sundimit të ligjit në më shumë se një dekadë, për shkak të shqetësimeve në rritje mbi pavarësinë e gjyqësorit, procesin e rregullt ligjor dhe integritetin zgjedhor.

Protestat e fundit pas arrestimit të Zv. Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë nxitur një reflektim të domosdoshëm mbi gjendjen e gjyqësorit në Shqipëri. Këto zhvillime tregojnë urgjencën për SHBA dhe Bashkimin Evropian që të ndjekin nga afër ngjarjet dhe të bëjnë të qartë, në nivelet më të larta, që Uashingtoni dhe Brukseli presin që sundimi i ligjit të mbizotërojë.

Administrata Trump nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Megjithatë, duhet të koordinohet ngushtë me BE-në për të shfrytëzuar atë që mund të jetë një mundësi e shkurtër për të avancuar reformat e bllokuara prej kohësh.

Akuzat që dolën në fund të vitit 2025—pas seancës—janë veçanërisht serioze. Ato lidhen me abuzimet në prokurimet publike në Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKShI), e cila mbikëqyr infrastrukturën digjitale të Shqipërisë.

Korrupsioni i dyshuar brenda AKShI ngre shqetësime shtesë për sigurinë e SHBA, BE dhe NATO, pasi AKShI luan një rol qendror në adresimin e kërcënimeve kibernetike, përfshirë sulmin kibernetik iranian ndaj Shqipërisë.

Sa i përket zgjedhjeve, Raporti i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR, maj 2025, dokumentoi arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta për akuza korrupsioni në tetor 2024 dhe procedimet e vazhdueshme ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. ODIHR theksoi protestat pas disa arrestimeve dhe hetimeve të lidhura me opozitën, të cilat u perceptuan gjerësisht si politike.

ODIHR gjithashtu vuri re arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në shkurt 2025, anëtar i shquar i Partisë Socialiste. Ndërkohë, ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, vazhdon të përballet me gjykim në një çështje të hapur pasi ka skaduar afati ligjor, duke ngritur shqetësime serioze për procesin e rregullt ligjor për shkak të kohëzgjatjes dhe pengesave ndaj mbrojtjes së tij.

Bashkë, këto raste ngrenë pyetje të vazhdueshme mbi drejtësinë selektive dhe mundësinë e përdorimit të gjyqësorit si armë, pavarësisht përpjekjeve të gjera të mbështetura nga SHBA për reforma. Akuzat që po zhvillohen në AKShI thellojnë këto shqetësime dhe duhet të motivojnë Uashingtonin që të rishikojë qasjen ndaj reformës gjyqësore, duke i kërkuar partnerëve shqiptarë të përmbushin angazhimet e tyre të gjatë.

SHBA duhet të komunikojë qartë pritshmëritë për drejtësi të paanshme dhe efikasitet gjyqësor, duke përfshirë ndalimin e procedimeve selektive ose të zvarritura ndaj kundërshtarëve politikë.

Ky moment është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ku sundimi i ligjit mbetet kriter qendror. Ndërsa Komisioni Evropian e vlerësoi Shqipërinë si “pjesërisht e përgatitur” në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore, ai njëkohësisht njohu përpjekjet e vazhdueshme nga zyrtarët publikë për të ushtruar ndikim të tepruar mbi gjyqësorin dhe theksoi nevojën për reforma të qëndrueshme.

Uashington duhet të punojë ngushtë me partnerët e BE-së—sidomos ato vende që fokusohen tradicionalisht në sundimin rigoroz të ligjit, si Holanda—për të siguruar që progresi në anëtarësim reflekton reforma reale dhe jo vetëm formalitete”.

Ndërkohë pyetja e dytë është më e drejtpërdrejtë.

“Si duhet që komuniteti ndërkombëtar të vlerësojë shkeljet zgjedhore të dokumentuara nga ODIHR, dhe a mund të ndihmojë një qeveri teknike në stilin e Maqedonisë së Veriut për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri?”

Joseph thekson në përgjigjen e tij se duhet marrë në konsideratë çështja e qeverisë teknike

“Raporti i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve ODIHR duhet marrë seriozisht. Ky mision ishte udhëhequr nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zannier, i njohur gjerësisht për ekspertizën dhe besueshmërinë e tij në çështjet e Ballkanit.

25 rekomandimet e raportit duhet të shihen si udhërrëfyes minimal për reforma, me prioritet të veçantë në reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Megjithatë, çështja kryesore shkon përtej zgjidhjeve teknike: ndërhyrja politike mbetet problem kryesor.

Reforma gjyqësore mbetet e domosdoshme për të kompletuar reformën zgjedhore. Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të shtrembërohen nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore, intimidimi dhe kufizimi i qartë i ndarjes midis partisë dhe shtetit.

Në këtë kontekst, modeli i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut meriton konsideratë serioze. Kërkesa që qeveria në pushtet të largohet para zgjedhjeve në favor të një qeverie teknike të përkohshme ka përmirësuar ndjeshëm besueshmërinë zgjedhore dhe besimin publik.

Pavarësisht rezistencës nga ata në pushtet, ky model ka lehtësuar kalime paqësore të pushtetit dhe ka reduktuar abuzimet sistemike.

Në Shqipëri, adoptimi i një mekanizmi të ngjashëm do të përballej me rezistencë të fortë. Megjithatë, përvoja e Maqedonisë së Veriut tregon që ndërmjetësimi ndërkombëtar i vazhdueshëm, i kombinuar me presionin e brendshëm, mund të sjellë rezultate,” thuhet në përgjigjen e Joseph.

Ftesa iu bë dhe Ramës për Bordin e Paqes- Bloomberg zbulon kushtet e Trumpit: Vendet anëtare të përhershme duhet të paguajnë 1 mld dollarë

Sipas një draft-statuti për grupin e propozuar të parë nga Bloomberg, Presidenti Donald Trump do të shërbente si kryetar i tij inaugurues dhe do të vendoste se kush ftohet të jetë anëtar.

 

SHBA- Administrata Trump po u kërkon vendeve që duan një vend të përhershëm në Bordin e tij të ri të Paqes të kontribuojnë të paktën 1 miliard dollarë. Sipas një draft-statuti për grupin e propozuar të parë nga Bloomberg, Presidenti Donald Trump do të shërbente si kryetar i tij inaugurues dhe do të vendoste se kush ftohet të jetë anëtar.

Mediat e huaja shkruajnë se vendimet do të merren me shumicë, me çdo shtet anëtar të pranishëm që do të marrë një votë, por të gjitha do t’i nënshtrohen miratimit të kryetarit.

“Çdo shtet anëtar do të shërbejë për një mandat jo më shumë se tre vjet nga hyrja në fuqi e kësaj Karte, subjekt i rinovimit nga Kryetari. Mandati trevjeçar i anëtarësimit nuk do të zbatohet për shtetet anëtare që kontribuojnë më shumë se 1,000,000,000 USD në fonde në para në Bordin e Paqes brenda vitit të parë të hyrjes në fuqi të Kartës”, thuhet në draft.

Kritikët janë të shqetësuar se Trump po përpiqet të ndërtojë një alternativë, ose rival, ndaj Kombeve të Bashkuara, të cilën ai e ka kritikuar prej kohësh. Bordi përshkruhet në statut si një organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisjen e besueshme dhe të ligjshme dhe të sigurojë paqen e qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Ajo do të bëhej zyrtare pasi tre shtete anëtare të bien dakord me kartën. Trump do të ishte gjithashtu përgjegjës për miratimin e vulës zyrtare të grupit, thuhet në dokument. Trump ka ftuar një numër liderësh botërorë, duke përfshirë Javier Milei të Argjentinës dhe Mark Carney të Kanadasë, të jenë pjesë e një Bordi të Paqes për Gazën, i cili do të formohej nën ombrellën më të gjerë të Bordit të tij të ri të Paqes. Ky plan tërhoqi kritika të shpejta nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se detajet nuk ishin koordinuar me vendin e tij.

Disa vende evropiane janë ftuar t’i bashkohen bordit të paqes, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje. Drafti duket se sugjeron se vetë Trump do të kontrollonte paratë, diçka që do të konsiderohej e papranueshme për shumicën e vendeve që mund t’i bashkoheshin bordit, thanë njerëzit, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje private. Disa vende kundërshtojnë fuqimisht draftin e kartës së Trump dhe po punojnë për të zmbrapsur kolektivisht propozimet, shtuan njerëzit.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për Bloomberg News se ndërsa anëtarët do të ishin në gjendje të bashkoheshin falas, tarifa prej 1 miliard dollarësh do të jepte anëtarësim të përhershëm. Paratë e mbledhura do të përdoren drejtpërdrejt për të përmbushur mandatin e Bordit të Paqes për të rindërtuar Gazën, tha zyrtari që foli në kushte anonimiteti. Bordi do të sigurojë që pothuajse çdo dollar i mbledhur të përdoret për të ekzekutuar mandatin e tij, shtoi zyrtari.

Bordi i Paqes do të thërrasë takime votimi të paktën çdo vit dhe “në kohë dhe vende shtesë që Kryetari i konsideron të përshtatshme”, thuhet në draft-statut. Axhenda do t’i nënshtrohet miratimit nga kryetari. Bordi i paqes do të mbajë takime të rregullta pa votim me bordin e tij ekzekutiv. Takime të tilla do të thirreshin të paktën në baza tremujore.

Trump do të kishte gjithashtu fuqinë të largonte një anëtar, duke iu nënshtruar një vetoje nga një shumicë prej dy të tretave të shteteve anëtare. “Kryetari do të caktojë në çdo kohë një pasardhës për rolin e Kryetarit,” thuhet në statut.

Të premten, Shtëpia e Bardhë njoftoi një panel të parë ekzekutiv që do të përfshinte Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff, dhëndrin e Trump Jared Kushner dhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair përpara formimit të bordit të përgjithshëm./Dosja.al

Sekretari i Shtetit Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet

🇦🇱 “Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes.” – Sekretari Rubio
🇺🇸 “Our alliances with our European partners are built on our common principles, our common values… One of those values and principles, we hope, is freedom and the freedom of expression.” – Secretary Rubio

“Dy slita me qen nuk e bëjnë dot, kurse SHBA-të po!”- Trump reagon përsëri: NATO duhet t’u thotë danezëve që të dëbojnë rusët dhe kinezët nga Groenlanda tani!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vazhdoi kërcënimet e tij të pandërprera për një pushtim të Groenlandës dhe në një postim të ri sot (14 janar), deklaroi se “NATO duhet t’u thotë danezëve të dëbojnë rusët dhe kinezët nga Groenlanda tani”.

 

Në një postim në Truth Social, duke iu referuar Rusisë dhe Kinës, Trump shkroi:

“NATO: Thuaji Danimarkës t’i nxjerrë që këtej, TANI! Dy sajë (slita) me qen nuk do ta bëjnë dot! Vetëm SHBA-të mund ta bëjnë!!!”.

postimi i trump groenlanda

Më parë, presidenti amerikan tha se çdo gjë më pak se Groenlanda “në duart” e Shteteve të Bashkuara është “e papranueshme”, duke përsëritur kërkesën e tij për kontroll të territorit danez vetëm disa orë para një takimi në Shtëpinë e Bardhë mbi këtë çështje.

Ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të takohen me zëvendëspresidentin e SHBA-së J. D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot, pas javësh kërcënimesh nga Trump.

“Make Iran Great Again, MIGA”- Trump mesazh qytetarëve iranianë me moton e SHBA-ve: Vazhdoni protestat, pushtoni institucionet, ndihma po vjen! Torturuesit do paguajnë

Presidenti amerikan Donald Trump u dërgoi një mesazh protestuesve iranianë në Teheran, duke deklaruar mbështetjen ndaj tyre.

 

Me një postim në Truth Social sot (13 janar), ai u kërkoi qytetarëve iranianë të vazhdonin protestat, premtoi se “vrasësit do të paguajnë shtrenjtë” dhe theksoi se “ndihma po vjen”.

Në të njëjtën kohë, ai parafrazoi të njohurën “Make America Great Again – MAGA”, duke shkruar “Make Iran Great Again – MIGA”.

Në detaje, ai shkroi:

“Patriotë iranianë, VAZHDONI DEMONSTRATAT – PUSHONI INSTITUCIONET TUAJA!!! Shkruani emrat e vrasësve dhe torturuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa vrasjet e pakuptimta të protestuesve TË NDALOJNË. NDIHMA PO VJEN. MIGA (Make Iran Great Again)!!!”.

trump post

Presidenti amerikan (i cili më parë njoftoi tarifa prej 25% për çdo vend që tregton me Teheranin)  është informuar ditët e fundit mbi opsionet e reja për sulme ushtarake kundër Iranit, ndërsa ai po shqyrton zbatimin e kërcënimit të tij për të sulmuar vendin për shkak të shtypjes së protestave, sipas shumë zyrtarëve amerikanë me njohuri për çështjen.

Sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi mbeten një opsion për një ndërhyrje të mundshme të SHBA-së, por zyrtarët e Pentagonit kanë përshkruar gjithashtu operacione kibernetike dhe fushata psikologjike, sipas burimeve.

Ekipi i sigurisë kombëtare i Trump pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot për të diskutuar opsionet mbi Iranin, sipas burimeve, por nuk është e qartë nëse vetë presidenti do të marrë pjesë. Benjamin Netanyahu thuhet se po mban një takim të ngjashëm me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Presidenti amerikan kishte thënë ditët e fundit se ushtria e tij po shqyrtonte “opsione shumë të forta” për të ndërhyrë nëse vriten më shumë protestues. Trump tha se udhëheqësit iranianë e kishin ftuar atë “për negociata”, por shtoi se SHBA-të “mund të duhet të veprojnë para takimit”.

SHBA-ja pret veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit

Flamuri i Kosovës dhe ai i Shteteve të Bashkuara në një veturë në Uashington DC, korrik 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.

Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.

Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.

Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.

Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.

Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.

Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.

Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat.

Paralajmëron senatori demokrat i SHBA: Aneksimi i Groenlandës nga Trump do të ishte fundi i NATO-s

Senatori demokrat i SHBA, Cris Murphy ka ngritur shqetësimin për situatën mes SHBA dhe Groenlandës, pas deklaratave të Trump.

Ai ka nënvizuar se kërcënimi i Trump për ta aneksuar Groenlandën  tregon një krizë ekzistenciale për NATO-n.

“Do të ishte fundi i NATO-s apo jo? NATO do të kishte një detyrim për mbrojtur Groenlandën”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se kjo qartësisht tregon se “ne do të ishim në luftë me Evropën, me Anglinë e Francën”.

Ndërkohë, Murphy e akuzoi Trumpin se po përpiqet të shpërqendrojë popullin amerikan për shkak të Groenlandës dhe veprimeve të tjera, përfshirë kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, një premtim se kompanitë amerikane do të kontrollonin naftën e Venezuelës dhe ndërtimin e një salle vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë. bw

SHBA, DASH revokon mbi 100 mijë viza, Trumpi: Arsyeja, lidhja e personave me aktivitetet kriminale. Do t’i deportojmë

Departamenti i Shtetit ka revokuar mbi 100,000 viza, duke përfshirë rreth 8,000 viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për individë që kanë pasur kontakte me forcat e ligjit të SHBA-së për aktivitet kriminal.

“Ne do të vazhdojmë t’i deportojmë këta banditë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, shkruan Trump.

🚨BREAKING: The State Department has now revoked over 100,000 visas, including some 8,000 student visas and 2,500 specialized visas for individuals who had encounters with U.S. law enforcement for criminal activity.

We will continue to deport these thugs to keep America safe. pic.twitter.com/wuHVltw1bV

 

— Department of State (@StateDept) January 12, 2026


Send this to a friend