Ekspertja e Ballkanit dhe analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar në X rreth afrimit të disa think-tank-erve apo politikbërësave Amerikanë me regjmin serb. Po e sjellim të plotë reagimin e Stradner si më poshtë:
“Është e neveritshme të shikosh ekspertët dhe politikëbërësit amerikanë që i afrohen regjimit serb… duke shitur integritetin e tyre për një udhëtim, ndërkohë që hanë e darkojnë. Regjimi serb di si t’i mashtrojë. Gjithmonë qëndroni larg njerëzve të ndikueshëm në Uashington – ata janë përgjegjës.”
