VOAL

VOAL

Analistët amerikanë: Sfidat me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpallur fitoren tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor. Dy analistë amerikanë, ndjekës të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, i thanë Zërit të Amerikës se vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi dhe tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re. Me analistët Edward Joseph dhe Janusz Bugajski bisedoi kolegu Burim Goxhuli.

Albin Kurtin e presin sfida të mëdha në rast se e merr drejtimin e qeverisë së re të Kosovës, thotë eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph.

“Të qenit në qeveri, i ndryshon njerëzit dhe politikanët. Për Albin Kurtin dukej e lehte të kritikonte nga jashtë dhe të kundërshtonte. Është krejt ndryshe të shkosh në Bruksel ose Uashington, ose të presësh zyrtarë të lartë nga këto dy vende dhe t’i dëgjosh ata. Nuk duhet të harrojmë se Kosova është e varur nga mbështetja e faktorit ndërkombëtar. Për sigurinë e Kosovës kujdeset KFOR-i, ende nuk ka ushtri. Ekonomia varet nga BE-ja. Prandaj Kosova nuk mund ta përballojë izolimin. Kjo duhet të përjashtohet”, tha për Zërin e Amerikës analisti amerikan Edward Joseph.

Por,^ qëndrimet e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, që shpesh herë janë cilësuar si të ashpra ndaj faktorit ndërkombëtar dhe izoluese për Kosovën, nuk i sheh si problem analisti Janusz Bugajski nga Qendra për Analizën e Politikave Evropiane.

“Ai është i vendosur të sigurojë qëndrimin në këmbë të Kosovës, në fushën ekonomike, politike dhe strategjike. Mendoj se kjo është ajo që dëshiron Amerika. Amerika i do vendet që janë të pavarura, të sigurta dhe që kërkojnë më pak angazhim të trupave ushtarake amerikane. Pra i do vendet që mund të shërbejnë në aleancë. Unë mendoj se Kosova në vend që të jetë konsumuese, mund të kontribuojë për sigurinë e përbashkët në NATO. Në një mënyrë mendoj se Kurti është personi i duhur për këtë”, tha analisti Janusz Bugajski.

Sfida më e vështirë dhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme, është rikthimi në tryezën e bisedimeve me Beogradin. Kjo është edhe pritshmëria e Uashingtonit, i cili ka emëruar dy të dërguar të posaçëm për Kosovën, ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, soi përfaqësues të presidentit Trump për bisdimet me Serbinë dhe diplomatin e lartë Matthew Palmer.

“Besohet se emërimi i ambasadorit Grenell, nënkupton interesin që Shtëpia e Bardhë ka për arritjen e një marrëveshjeje. Arritja e marrëveshjes nënkupton respektimin e interesave të të dyja palëve”, tha analisti Edward Joseph.

Analisti Bujaksi thotë se përfshirja e ambasadorit Grenell është përparërësi që zoti Kurti duhet ta shfrytëzojë, ndërsa thotë se Kosova me Albin Kurtin në krye të qeverisë, do të ketë ekipin negociues më të besueshëm që ka pasur ndonjëherë.

“Albin Kurti duket se nga të gjithë politikanët në Kosovë është më i pastërti, sepse nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka dyshime për krime lufte dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë qeverie ku janë bërë gabime. Pra, i ka duart e pastërta dhe kjo i jep më shumë autoritet dhe e vë në epërsi përballë komunitetit ndërkombëtar. Do të jetë një përzierje interesante sepse në anën tjetër Ambasadori Grenell ka rezerva ndaj Bashkimit Evropian dhe ka bërë kritikuar të shumta ndaj qeverisë gjermane. Prandaj mendoj se ai nuk do të dëgjojë shumë qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe më shumë i intereson të shtyjë përpara atë amerikan, të cilin Kosova duhet ta shfrytëzojë në favor të saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Pritjet janë që qeveria e re e Kosovës, të vendosë shpejt për tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe, e cila edhe u bë shkaktare e ndërprerjes së dialogut.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

“Ramush Haradinja nuk do ta hiqte tarifën, sepse për të ishte çështje parimore. Por një qeveri e re, e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mundet shumë lehtë të gjejë formulën me Beogradin. Për shembull, tarifa pezullohet, bisedimet rifillojnë dhe Beogradi heqë dorë nga disa prej kundërshtimeve të saj në arenën ndërkombëtare. Prandaj besoj se me bashkimin e energjisë së diplomacive amerikane dhe evropiane, mund të arrihet formula për pezullimin e këtyre tarifave”, tha Edward Joseph.

Ky skenar, thonë analistët, është lehtësisht i realizueshëm. Madje, ata shohin më shumë rezistencë nga pala serbe sesa ajo e Kosovës.

“Kërkohet më shumë presion, në veçanti ndaj Serbisë. Kërkohet angazhim serioz për një formulë të mirë, se çfarë do lëshosh dhe çfarë do marrësh në shkëmbim. Gjithashtu duhet të vëzhgohet Rusia, e cila mund të përpiqet të sabotojë procesin, pasi marrëveshje nuk është në interesin e saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Krahas sfidave në rrafshin ndërkombëtar, Kosova ka probleme të mëdha edhe për shumë çështje të brendshme. Analistët thonë se në të dyja fushat, kërkohet punë paralele.

“Qeverisë do t’i duhet të fokusohet tek të dyjat. Duhet të angazhohen për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duhet të marrin masa që të mos emërojnë në poste vendim-marrëse familjarë dhe të afërm. Dhe mbi të githa, cilido qoftë roli i Albin Kuritt në qeveri, ai duhet të angazhohet për këtë për të dëshmuar se këto janë prioritetet më të mëdha për Vetëvendosjen”, tha analisti Edward Joseph​.

“Mendoj se zhvillimi ekonomik por edhe duart e pastërta, transparenca, sundimi i ligjit, drejtësia për ata që kanë kryer krime dhe zyrtarë të korruptuar që kanë abuzuar me postet publike duhet të jetë puna e parë e brendshme”, tha analisti Janusz Bugajski​

Analistët thanë se është e vështirë të parashikohet kohëzgjatja e krijimit të qeverisë së re, por ata thonë se ajo duhet të formohet sa më parë.

PZAP së shpejti me vendim për rinumërimin e votave

Arton Konushevci

Në kohën kur numërimi i votave të rregullta ka përfunduar, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, po kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave, në nivel vendi.

Në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa është thënë se në një afat ligjor prej 72 orësh, do të dilet me një vendim në lidhje me kërkesat e disa subjekteve politike për rinumërimin e votave.

Në bazë të rezultatit aktual, pas numërimit të të gjitha votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 25.49 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 21,24 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.57 për qind dhe Lista Serbe me 6.62 për qind.

Por, duke pretenduar se ka disa probleme teknike, PDK dhe LDK po kërkojnë kthimin e procesit të numërimit në pikën zero.

Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se rinumërimi i votave duhet të ndodh për faktin se formularët dhe disa vota të partive nuk janë shkruar në formularët përkatës.

“Realisht ne kemi kërkuar të numërohen votat e PDK-së, sepse votat tona në të gjithë formularët e vendvotimeve janë bartur te një parti tjetër”, tha Gashi.

Gashi tha se për shkak të këtij gabimi nuk mund të shkruhet saktë rezultati përfundimtar.

Edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë kërkuar rinumërimin komplet të votave, pasi dyshohet në gabime të ndryshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se për të qenë në rregull në aspektin juridik, rinumërimi i votave është i domosdoshëm.

“Kemi kërkuar rinumërim sepse ka qenë një problem teknik që i atribuohet KQZ-së lidhur me procesverbalet e numërimit të votave. Një parti e listuar dhe pjesëmarrëse në garë nuk ka figuruar fare në listë. Ky problem duhet të zbardhet deri në fund për të parë pastaj se si kanë dalur procesverbalet dhe a ka rregullshmëri në renditjen e partive dhe numrave”, tha Haziri.

Haziri ka shprehur bindjen e tij se edhe nëse ndodh rinumërimi i votave nuk do të ketë ndryshim të rezultatit aktual.

“Nuk presim që do të ketë impakt [ndikim] në rezultat, por do të ketë vetëm legjitimitet të procesit”, tha Haziri.

Kurse, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se mbështetësit e këtij subjekti politik duhet të jenë të qetë, pavarësisht kërkesave për rinumërim të votave.

“Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi”, ka shkruar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtar, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.

Kurti në takim me Kosnettin: Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të martën se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Kurti i bëri komentet në një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, partia e Kurtit ka fituar shumicën e votave, me një diferencë të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e dyta.

Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re, edhe pse është thënë se negociatat do të nisin pas numërimit të të gjitha votave.

Në një komunikatë për media, të lëshuar të martën nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe e uroi kryetarin Kurti për një fushatë që i adresoi shqetësimet e votuesve”.

Në anën tjetër, Kurti, thuhet në komunikatë, e siguroi Kosnettin se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Ai e njoftoi ambasadorin se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve dhe vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishin për këtë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Analistët në Kosovë presin që negociatat për formimin e qeverisë së re të jenë të vështira.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e treta – gjithnjë sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. rel

Misioni i BE-së vlerëson zgjedhjet e së dielës në Kosovë

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian, thanë të martën se zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin organizuar mirë dhe në mënyrë transparente në pjesën më të madhe të vendit, por të cenuara nga frikësimi dhe mungesa e konkurrencës në zonat a banuara me shumicë serbe.

Shefja e Misionit vëzhgues, Viola von Cramon-Taubadel, tha se procesi u zhvillua i qetë dhe pa probleme të mëdha në pjesën me të madhe të Kosovës.

“Këto zgjedhje të parakohshme ishin të administruara mirë dhe transparente. Fushata ishte e gjallë dhe konkurruese duke u lejuar garuesve që të bëjnë fushatë lirshëm në pjesën më të madhe të Kosovës,” tha zonja von Cramon duke nënvizuar se megjithatë në proces u përsëritën problemet e vjetra.

“Përsëritja e problemeve sistemike në procesin zgjedhor të identifikuara edhe nga misionet e mëparshme të vëzhgimit, të tilla si thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në afat të shkurtër kohor, periudha e parregulluar e para fushatës dhe të tjera, duhet të trajtohen në mënyrë që ta sjellin procesin zgjedhor në Kosovë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike,”tha zonja von Cramon.

Raporti i vëzhguesve evropian vë në pah se keqpërdorimi i burimeve publike dhe mungesa e transparencës së financimit të fushatës, mbeten sfidë për Kosovën. Sipas tyre, përmirësimi i këtyre sfidave do të kërkojë vullnet politik dhe përkushtim për të bërë reformat e nevojshme.

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian ngritën ndërkaq shqetësimet për procesin zgjedhor në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Sipas tyre, mjedisi për të bërë fushatë në ato zona është përshkruar me kërcënime ndaj kandidatëve që nuk ishin pjesë e Listës serbe dhe mbështetës të tyre.

Në zonat e banuara nga komuniteti serb, partitë që provuan të konkurrojnë kundër listës serbe e kanë pasur të pamundur të bëjnë fushatë efektive për shkak të kërcënimit të kandidatëve, familjarëve të tyre dhe votuesve në përgjithësi. Lista serbe kontrollon komunat serbe sikurse edhe qeveria e Serbisë i drejtoi serbët e Kosovës që të votojnë vetëm për Listën serbe ndërsa kundërshtarët e tyre i quajtën si anti serb. Kjo ka kufizuar ushtrimin e së drejtës themelore për liri të shprehjes dhe vazhdimisht procesi zgjedhor për serbët e Kosovës dështoi të përmbushë standardet ndërkombëtare”, tha zonja von Cramon.

Më shumë se 30 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë ndoqën nga afër procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës.

Tashmë janë numëruar mbi 98 për qind të votave dhe lëvizja Vetëvendosje kryeson me 25.55 për qind e pasuar nga Lidhja Demokratike me 24.82 për qind, Partia Demokratike me 21.24 për qind dhe koalicioni AAK-PSD me 11.54 për qind. za

“Nëse larg qoftë nuk arrijmë koalicionin”, Albin Kurti tregon çfarë mund të ndodhë në Kosovë

Të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Në një intervistë për Top Channel, Kurti ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse ai nuk arrin të bëjë koalicion për të formuar qeveri.

Muhamed Veliu: Ju jeni partia e parë fituese, nëse nuk arrini që të krijoni koalicion, çfarë ndodh më pas?

Albin Kurti: Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do t’i jepet shansi i dytë. Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre.

(Video) Albin Kurti: Baton Baxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë!

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti në disa deklarata me gazetarët. Ju lutemi që ta ndiqni.

 

Midis të tjerave në lidhje me qendrimet e Edi Ramës pro ndarjes të Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk mendon se kryeministri i Shqipërisë të jetë pro ndarjes të Kosovës por se “Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur në Kosovë miq dhe bashkëpunëtorë të papërshtatshëm, që shohin interesat e tyre dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës. Baton Haxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë  për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror të Serbisë i cili i ka formuar edhe Tigrat e Arkanit, edhe Shkorpionët edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci Boesnje dhe në Kosovë. Ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe vazhdon të qendrojë shteti i Serbisë prapa tij”.

Ndiqeni të plotë pyetjet që gazetarët i bënë Zotit Kurti dhe se si është përgjigjur ai.

 

 

Ra perdja e etheve zgjedhore – Nga Skënder MULLIQI

Fitues i zgjedhjeve të parakohshme nacionale doli LVV e Albin Kurtit, me rezultat të ngusht para LDK –së, e cila po e paguan ende tagrin e koalicioneve me PDK-ne. Dhe, gjithsecili duhet pranuar verdiktin e popullit. Duhet pranuar së ishte koha e fundit që keqbëresit për 20 vite më radhë , të dalin në opozitë .”Erdhi Koha” ishte sllogani I LVV , dhe vërtetë ka qenë ndoshta edhe rasti I fundit që të shpëtohet ky popull nga të ligat që e goditën . Qytetarët kësaj radhe paten vetëdijesim si kurrë më parë për ndryshime pozitive në Kosovë. Dorën në zemër e deshti kush ose jo, Albin Kurti është politikani që për shumë vite , qendroi verikalisht, pa u gjunjëzuar edhe atëherë kur shumë kush mendonte së do të dorëzohej para pushteteve më shumë autokratike. Nuk dua që ti thurr Kurtit elozhe , se nuk ka nevojë për to, së ai më punën dhe angazhimin si opozitarë I fortë, arriti që VV ta qetë partinë e parë. Albini është një politikan dhe intelektual i profilit të lartë, është i pa korruptuar, me moral të lartë , i përgjegjshem dhe i ndërgjegjshem para Zotit dhe para popullit të vet.Këto janë komponentet kryesore që duhet ti posedon një politikan profesionist. Amatorët e politikës na shkaktuan dëme shumë të mëdha në të gjitha fushat e jetës.Kosova për fajin e struktuarave te deritashme politike mbeti e izoluar si ne geto, mbeti vendi më e varfër në Evropë, mbeti pa njohje të reja , pa inkuadrim në organizmat e ndryshem ndërkombëtar, dhe pa investime të jashtme, që zor është të dalim nga kriza ekonomike –sociale, si dhe patem largime masive nga Kosova… Ata që shitën 8200 hektarë tokë Malit të Zi, ata që deshtën ta zhbëjnë Republikën e fituar më gjak, e merituan largimin, por edhe përgjegjësin .Kosovën e presin sfida të mëdha, si në planin e mbrendshem, e veqmas në bisedimet më palën serbe, të cilat do të jenë shumë të rënda. Sigurisht së qeveria e formuar më gjasë nga LVV dhe LDK dhe ndonjë parti tjetër duhet të përgatitën mirë, e jo të shkojnë më duar në xhepa , siq u veprua deri më tash. Dhe, natyrisht jo të vazhdohen bisedimet pa kushte .Mendoj, së LVV dhe LDK , kan kapacitete që të merrën më këtë temë shumë të ndieshme siq do të jenë bisedimet e fazës finale më Serbinë, kur dihet së ende nuk është larguar krejt rreziku për ndarje etnike të Kosovës…

Albin Kurti: Do t’i marr serbët në Qeveri, por jo Listën Srpska

Në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ka fituar bindshëm Lista Srpska. Në nivel vendit, zgjedhjet, sipas rezultateve preliminare, i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë në një intervistë në gjuhën serbe, Albin Kurti thotë se nuk i do në Qeverinë e tij fituesit serbë.

Në një intervistë për N1 në Serbi, kandidati për kryeministër nga LVV, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbë për t’i marrë në Qeveri, por nuk e do fituesin kryesor të votave serbe në Kosovë, që është Lista Srpska, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri me Listën Serbe, Kurti ka thënë se ai do të përfshijë partit politike serbe përveç Listës Serbe në koalicion, duke sqaruar se, sipas tij, Lista Serbe nuk është një parti politike por një shtet.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, thotë Kurti.

Lideri i LVV’së ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënës se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE’së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund të kemi përsëri një dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do të shikojmë në ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë u përmbush dhe çfarë nuk ishte dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, e cila duhet të jetë parimore”, thotë Kurti. /Express/

Serwer: Populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim

Analisti Daniel Serwer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet në Kosovë dhe sjelljen e partive pas tyre. Zoti Serwer thotë se shpreson që të ketë një koalicion të gjerë dhe parashikon që platforma qeverisëse të jetë e përqendruar tek lufta kundër korrupsionit dhe tek ruajtja e integritetit territorial. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Serwer tha se pikërisht kjo këmbëngulje tek sovraniteti, e forcon pozitën e Kosovës në bisedime të pritshme me Serbinë, por nga ana tjetër mund të tregojë që zgjidhja nuk do të jetë e shpejtë.

Zoti Serwer thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, nuk ishin krejtësisht të befasishme dhe se populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim.

“Mendoj se është një shenjë se Kosova ka një demokraci të vërtetë, se atje mund të ketë këmbim pushteti në mënyrë paqësore dhe kjo është gjë e mirë”.

Megjithëse zoti Sewer thotë se nuk e di pse njerëzit votuan ashtu siç votuan, ai shton se pa dyshim është një mposhtje për zotin Thaçi dhe PDK-në, por se ndryshimi i pushtetit është diçka normale.

“Ishte një veprim dinjitoz dhe një shenjë pozitive, që PDK-ja menjëherë tha se do të shkojë në opozitë. Mendoj se Kadri Veseli meriton vlerësim për këtë qëndrim”.

Analisti i Ballkanit thotë se ende nuk mund ta parashikojë ende se cili do të jetë efekti politikisht në vend, përsa kohë që nuk dihet se cili do të jetë kryeministër dhe cilës partie do t’i takojë.

“Do të mbahen negociata për të vendosur për koalicionin qeverisë. Shpresoj të jetë një koalicion i gjerë me një shumicë të konsiderueshme votash, sepse një i tillë duhet për bisedimet me Beogradin”.

Duke pasur parasysh ftesën e Vetëvendosjes ndaj LDK-së për koalicion, zoti Serwer thotë se u takon dy partive vendimi, por nëse realizohet…

“Me siguri që do të kenë një program që e vë theksin tek lufta kundër korrupsionit, rëndësia e ekonomisë dhe integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës. Mendoj se të dyja partitë nuk e pëlqenin idenë e këmbimit të territorit dhe donin ta shmangnin.”

Ai shtoi se duke qenë se qëndrimi i shprehur nga PDK-ja për të mos qenë pjesë e qeverisë, përbën një shtysë për të dyja partitë që të formojnë një qeveri së bashku. Zoti Serwer thotë se rezultati është një sinjal kundër korrupsionit dhe mënyrës të së qeverisurit.

Lidhur me qëndrimet e zotit Kurti, që mund të interpretohen si izolacioniste, zoti Serwer thotë se ai e mbështet fort anëtarësimin e e Kosovës, në BE dhe shton se nuk duket se për momentin ai është i prirur të këmbëngulë në qëndrimi i tij për bashkim me Shqipërinë.

Çështja kryesore, thotë zoti Serwer është që Kosova të fillojë të punojë seriozisht për kualifikim në BE, megjithëse e pranon që do të jetë një proces i gjatë.

Përsa i takon negociatave dhe qëndrimit amerikan, zoti Serwer thotë se Uashingtoni do të dojë që negociatat të rifillojnë, por se ai nuk mendon se kjo do të ndodhë së shpejti dhe nuk është dakord me administratën amerikane se ka një dritare nga tani deri para zgjedhjeve serbe në prill, për një rezultat.

“Nuk besoj se është në interes të Kosovës, që t’i bëhet presion për zgjidhje përpara zgjedhjeve serbe ku Vuçiç do të përdorë argumentin se duhet të marrë diçka në këmbim që të fitojë shumicën në parlament”.

Zoti Serwer thotë se ata që menduan se Shtetet e Bashkuara do të bënin çdo përpjekje për të ruajtur atë që ai e quan “stabilokraci”, bënë një gabim të madh.

“Mendoj se kurdo ka një alternativë serioze qeverisëse në Ballkan, amerikanët nuk kanë qenë kundër ardhjes së saj në pushtet dhe në fakt nuk duhet të jenë kundër. Kjo është demokracia”.

Por me ose pa pritshmëri për një zgjidhje të shpejtë, qeveria e Kosovës do të nxitet të vazhdojë negociatat dhe zoti Serwer thotë se është vështirë të bësh parashikime por…

“Unë pres që Kosova të shkojë në fazën e ardhshme të bisedimeve me një qëndrim të konsoliduar, në favor të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit. Dhe mendoj që do të këmbëngulë në këtë pikë, dhe kjo ndoshta do të thotë që nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë të problemit të statusit”.

Zoti Serwer e pranon që tarifat janë një pengesë e madhe por nuk mund të parashikojë nëse një qeveri e re do t’i heqë ato.

“Besoj se varet nga ajo që do të marrin në këmbim. Nëse marrin si këmbim një mandat të qartë për një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë brenda kufijve eksistues, mendoj se do të ishte gabim të mos i hiqnin”. za

Sovrani e shprehu vullnetin e tij legjitim për ndryshime! – Nga Hafiz Gagica

 

Demokracia si vlerë imanente e sundimit të popullit me vetveten, si sistem pluralist kushtetues, i dalë nga fjala “Demos”- populli dhe “Kratos”- pushteti, nënkupton pushtetin e sovranit e jo sundimin e të fortit!

Prandaj, nga sot fillon një epokë e re historike për popullin dhe shtetin ligjor në Kosovë, si një e drejt e mohuar dhe e nëpërkëmbur në dy dekadat e kaluara!

Urime Kosovë për këtë fitore historike, të cilën populli ynë e arriti përmes votës së lirë kundër të keqes, e cila e kishte katandisur tej mase fatin kolektiv të një shteti të posa lindur në Evropë.

Dje, procesi zgjedhor në vendin tonë rrodhi mirë, që është edhe një dëshmi e qartë, se Bashkësia ndërkombëtare duhet t’ia hapë rrugën Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike si dhe integrim në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare, që në këtë fund të këtij viti, më në fund, BE-ja t’i gëzon qytetarët e Kosovës me liberalizimin e vizave.

Fituesi kryesor i këtyre zgjedhjeve është populli i Kosovës që votoi për ndryshime!

Hafiz Gagica
Stuttgart, 07.10.2019

Përlotet “live” Baton Haxhiu, humbet bastin që mund t’i kushtojë shtrenjtë, çfarë tha para zgjedhjeve

Gazetari Baton Haxhiu nuk i ka mbajtur dot lotët, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ku fitues u shpall “Vetëvendosja” e Albin Kurtit.

Kjo, për faktin se para zgjedhjeve Baton Haxhiu kishte vënë bast se nëse nuk fitonte PDK e Kadri Veselit, ai do të mbyllte televizionin e tij.

“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu do të shprehej disa javë më parë gazetari Baton Haxhiu, që mesa duket e ka humbur bastin. Ndërsa dje kur Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.

Zgjedhjet – Reagon Ambasadori amerikan në Kosovë: Çfarë dite e shkëlqyeshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, të cilët sot votuan për zgjedhjet parlamentare. Përmes rrjetit social “Twitter”, Kosnett ka thënë se pjesëmarrja e konsiderueshme në zgjedhje  tregoi një përkushtimin e madh për të ardhmen e Kosovës.

Ai e quan ditën e zgjedhjeve një ditë të shkëlqyer, ndërsa shprehet se e  ka përjetuar pozitivisht daljen masive të qytetarëve të Kosovës në qendrat e votimit.

“Çfarë ditë e shkëlqyeshme–i lumtur kur shikon kaq shumë prej jush duke gjetur kohë për të votuar –kjo dëshmon përkushtimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Kadri Veseli: Partia Demokratike do të jetë në opozitë

Besim Abazi

Kur janë numëruar 65 për qind e votave të hedhura të dielën në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është në përparësi me 25.80 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.47 për qind, Partia Demokratike me 21,83 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.88 për qind dhe koalicioni Nisma-AKR 5.27 për qind.

Gjatë orëve në vazhdim do t’ju mbajmë të informuar për rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, në të cilat morën pjesë rreth 44 për qind e mbi 1 milion e 900 mijë votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Rreth 900 qendra votimi me rreth 2 mijë vendvotime ishin të hapura deri në orën 19 sipas kohës lokale dhe qytetarët kishin mundësinë të zgjidhnin në mesin e mbi 1 mijë kandidatëve të 25 subjekteve politike të të gjitha komuniteteve që ishin vënë në konkurrencë për parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Rreth 30 mijë vëzhgues ndoqën nga afër zgjedhjet në mesin e të cilëve qindra vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe të ambasadave perëndimore.

Mbi 6 mijë pjesëtarë të policisë dhe mbi 100 prokurorë e gjykatës janë kujdesur për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në të cilat kandidaturën e tyre e kishin hedhur 7 veta.

Autoritetet vendase e ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe pjesëmarrje në shkallë të gjerë.

Çfarë pritet pas zgjedhjeve?

Analistët pohojnë se rezultati i zgjedhjeve të sotme është vështirë i parashikueshëm sikundër edhe koalicionet e reja pas zgjedhjeve që janë të pashmangshme dhe deri tash asnjëherë nuk ka ndodhur që një parti e vetme të fitojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Kjo ka bërë që ngritja e qeverive të jetë punë e vështirë, ndërsa rrëzimi i tyre shumë i lehtë. Asnjë qeveri nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Diplomatët kanë bërë thirrje që menjëherë pas zgjedhjeve të formohet shpejt një qeveri që do të përballet me sfidat që e presin Kosovën, në radhë të parë me ripërtëritjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Diplomatët amerikanë presin që kjo të ndodhë pas zgjedhjeve për të rihapur bisedimet dhe derisa në muajin gusht sekretari Mike Pompeo, emëroi zotin Mathew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, të enjten presidenti Donald Trump, emëroi ambasadorin Richard Grenell, si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti Trump u kishte shkruar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi, duke theksuar se “do të mirëpriste të dy presidentët në Shtëpinë e Bardhë, për të kremtuar atë që do jetë një marrëveshje historike”.

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe diplomatët shpresojnë që kjo të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Exit-Polli i RTK: Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fituese e zgjedhjeve në Kosovë

RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.

Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime. “Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që marxhina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.

Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 për qind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 për qind.

Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor/RTK

Kryetarja e KQZ në Kosovë: Pjesëmarrja është në rritje, nuk ka incidente (video)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës. Sipas këtij institucioni, dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind, ndërsa kjo e përkthyer në numër, shkon në 560 mijë persona që kanë hedhur votën brenda kutive të votimit.

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka në një prononcim për Neës 24 tha se procesi po shkon normalisht, ndërsa shtoi se deri në orën 15:00, 29 për qind e qytetarëve, kanë votuar për zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo theksoi se ky është një trend pozitiv në krahasim me zgjedhjet e zhvilluar dy vite më parë.

“Deri në orën 15:00 kanë votuar 29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kemi një rritje të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2017. Nuk ka incidente që cenojnë procesin. Kemi disa persona që janë intervistuar, por më pas janë liruar. Zakonisht trendi është në rritje në orët e fundit para mbylljes së procesit. Për herë të parë pjesëmarrja mund të shkojë drejt 50 për qindshit, por ky është një supozim i imi”-tha Valdete Daka.

Dhjetëra autobusë nga Serbia vijnë në Veri

Në qendrën më të madhe në Veri të Mitrovicës ka pasur një numër të madh të votuesve.

Nga atje po raportohet se tash kanë hyrë dhjetëra autobusë nga Serbia në Kosovë të mbushur plot me votues të një subjekti të caktuar politik.

Të gjithë ata votues, do të jenë në favor të një opsioni politik të caktuar serb në Kosovë, e që është Lista Serbe.

Në gjithë Kosovën janë hapur sot 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesen e Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike./GazetaExpress

Emrat e të vdekurve figurojnë në lista zgjedhore në Skënderaj

Emrat e të vdekurve po vazhdojnë që të figurojnë në listat zgjedhore në Skënderaj.

Kryesuesi i vendvotimit në Skenderaj, Hajdar Beka në një lidhje direkte për T7, ka thënë se kanë hasur në emra të të vdekurve në lista.

“Edhe në Skënderaj janë evidentuar raste me emra të të vdekurve në lista”, ka thënë ai për T7.

Ndryshe, një rast i tillë është raportuar edhe në Prishtinë. Një person ka raportuar se e ka parë emrin e djalit të tij të vdekur në listë. /Express

Jo heshtje, meditim për votim! – Nga Florim Zeqa

Qytetarë të dashur të vendit tim, elektorat i respektuar i të gjitha partive politike.

Pas parafushatës tre javore dhe fushatës së zhurmshme e shurdhuese 10 ditore të partive politike, pas premtimeve megalomane të kandidatëve për kryeministra, radha ju erdhi juve qytetarë dinjitozë të Republikës së Kosovës, që të mendoni mirë para se të votoni.
Elektorat besnik i partive politike, premtimet dhe deklaratat që i keni dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore janë pak të besueshme, për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe pafuqisë së realizimit të tyre, pra janë vetëm retorikë zgjedhore sa për t’ua grabitur votën e asgjë më shumë.
Politika është art i së mundshmës e cila bazohet në gënjeshtra, mashtrime, marrëzi, urrejtje dhe skizofreni. Gjuha e politikanëve të korruptuar plot gënjeshtra tingëllonë si gramafon i prishur.

Përqasje elektorale

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, me ardhjen e sërishme në pushtet të një klase të korruptuar, qytetet dhe fshatrat e Kosovës rrezikojnë zvoglim enorm të popullatës dhe rritje të numrit të qenëve endacak…
Qytetarët e Kosovës, të lodhur nga varfëria ekstreme dhe denigrimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, do ta braktisin Kosovën për të mos u kthyer më asnjëherë në “tokën e nemur”, të zaptuar nga krimi i organizuar i bastardëve politik.
Qytetarët janë lodhur nga ky sundim i egër i mafio-oligarkisë politike, në të dyja nivelet e qeverisjes, dhe nuk po mund të durojnë më tejë denigrimin dhe përbuzjen e pushtetarëve.
Janë lodhur aq shumë saqë për çdo ditë dëgjojmë lajme për të rinjët me shpresa të thyera që i “mbushit autobusët” dhe ia mësyjnë Perëndimit për një jetë më të mirë.
Për më keq se kaq, Kosovës është duke i ikur truri dhe shpirti i saj. Janë shpeshtuar rastet e largimit të mjekëve dhe infermierëve, i largimit të kuadrove më të përgatitura në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës, sportit,…etj.
Duke e ndjerë rrezikun e ardhjes në pushtet të klasës sa të inkriminuar po aq të rikcikluar politike, vërehet rënje e interesimit për dalje në zgjedhje.
Qytetarët, nuk e kanë as motivin minimal për të dalë në zgjedhje, për ti votuar të njëjtat figurat politike, e lërë më t’u besojnë tutje partive politike dhe liderëve të tejinkriminuar, të cilët për 20 vite rresht asnjëherë nuk u përkujdesen për mirëqënjën e qytetarëve, porqë u kujdesen vetëm për rrëmbimin e pushtetit dhe zhvatjen e shtetit.
Për qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë të korruptuar politike, ditët e parafushatës dhe fushatës elektorale, me plot gënjeshtra dhe premtime (mashtrime) ishin sa të gjata po aq të mundimshme.
Sikur të realizoheshin vetëm 10 % e premtimeve elektorale, Kosova do të shndërrohej në parajsë për qytetarët e vendit.

10 ditët e gjata, të “mrekullive” të mëdha

Pas 10 ditëve të gjata të “mrekullive” të mëdha, më 6 tetor “Musketerët” i matin forcat, të nesërmën me 7 tetror i fillojnë pazaret politike për pushtet, do t’i harrojnë tërësisht premtimet e dhëna qytetarëve…
Qytetarët e vendit tim, më 6 tetor e kanë një mundësi të mirë që ta ndëshkojnë me votë këtë klasë kusarësh politikë që po bëjnë pazare me shtetin dhe po luajnë me fatin e qytetarëve.
Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet e tyre.
Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër,..që do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.
Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës, mesazhi i këtij shkrimi është i qartë dhe i sinqertë, mos bini pre e premtimeve boshe elektorale të kandidatëve për kryeministra,…vëni gishtin kokës dhe mendoni mirë para se të votoni. Vota e juaj me 6 tetor vlenë pak më shumë se; 20, 50 apo 100 euro,…vota e juaj vlenë më shumë se një vend pune, vota e juaj vlenë më shumë se çdo interes pesonal, vota e juaj e ka vlerën e artë të veriut të vendit, i cili rrezikon të humbet nga procesi negociatorë me Serbinë.
Ata që ju harruan dje kur ju iu dhuruat votën, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 6 tetor është votë që determinon të ardhmën e shtetit dhe fatin tonë të përbashkët nesër, e në mënyrë të veçantë fatin e veriut të vendit.

Largoni klasën e inkriminuar politike

Qytetarë të vendit tim, është në dorën e juaj që më 6 tetor ta zgjedhni një përbërje të re deputetëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Parlamentin e Kosovës.
Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t’ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por hapni sy e vesh, kthjellni mirë mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vuani e vajtoni edhe për shumë vite të tjera.
Deri më sot në zjarrin e dashurisë për pushtet në gjysëm shtet janë djegur disa kryeministra, shumë politikan dhe lider partiak, shpresoj që kësaj radhe të delë së paku një kandidatë i vetëm për kryeministër që i shpëton “zjarrit përvëlues…”
Fundi i maskaradave zgjedhore dhe loja e politikanëve me ndjenjat e popullatës së varfër do të marrin fund vetëm me largimin e tërësishëm të kësaj klase politike. Ngase, nëse mbetët edhe vetëm një poltikanë i inkriminuar, do ta dekontaminojë përseri skenën e re politike.
Politikanët e korruptuar janë kudo dhe në të gjitha listat zgjedhore. Elektorati e ka shansin historik që t’i largoi me votë abuzuesit e pushtetit,…që të gjithë ata, në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur edhe me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vendin tonë.
Politikanët e inkriminuar, aty ku i ndanë pushteti qendror, i bashkon ai lokal, i bashkojnë bisneset dhe punët e pista në zhvatjen e buxhetit dhe palçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).
Mundësia më e mirë për arritjen e ndryshimit në skenën parlamentare dhe ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, është vota për kandidatët e rinjë për deputet, të pastër e të padjallëzuar që mbrojnë të drejtat e juaja dhe shtetit të Kosovës e jo të liderëve partiakë dhe oligarkëve politikë.
Përzgjedhjen e këtyre deputetëve mund ta bëni secili nga ju në listat zgjedhore të partive të preferuara nga numri 80-110 dhe anasjelltas. Mbase kjo është e vetmja mundësi për të sjellë ndryshim dhe freski në Parlamentin e Kosovës.
Përderisa popullit i imponohet vota, e nuk lihet i lirë të bëjë zgjedhjen sipas dëshirës dhe bindjeve të veta, vështirë do ndodhë ndryshimi në këtë vend.
Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë!

Thaçi zhvillon bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Emërimi juaj shton besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi në këtë bisedë telefonike, njofton Presidenca e Kosovës.

Presidenti Thaçi i ka thënë ambasadorit Grenell, se emërimi i tij “është konfirmim i përkushtimit personal të presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të zhvillojë një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar. Ato janë lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili e mirëpriti emërimin e të dërguarit të posaçëm amerikan, duke thënë se SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor. rel

Shtëpia e Bardhë: Emërimi i zotit Grenell pasqyron angazhimin e presidentit për dialogun Kosovë Serbi

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për shkak të besimit të madh që ka tek ai.

Emërimi i një zyrtari të këtij niveli të lartë dhe përfaqësuesi të aftë pasqyron angazhimin e presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa Kosova pritet të zgjedhë së shpejti një qeveri të re, emërimi i zotit Grenell nënvizon rëndësinë që të dyja palët të hedhin hapa drejt rifillimit të dialogut, u shpreh zyrtari amerikan i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me emërimin e zotit Grenell.

Dy gjana sot janë në mendjen e popullit në Kosovë – Nga Muharrem Maralusha

Pershendetje Kosove.
Dy gjana sot jane ne mendjen e popullit ne Kosove:
1. Kush do ti fitoj zgjedhjet.
2. Çka do te ndodhe me dialogun me Serbine.
Ketu ne SHBA pyetja kryesore esht formimi i ni qeverije stabile ne Kosove qe do te ket mundesi me e krye mandatin e saj deri ne fund. Arsyeja pse SHBA e deshiron qe Kosova te krijoj nje qevery stabile esht se Administrata e sotshme ne SHBA deshiron qe te mos ket probleme ne Ballkan se esht tue u perballue me problemet e veta ne vend. Shumica Ne Kosove mendon dhe jane te bindun se SHBA ka me e perkrah Kosoven gjithmon. Kjo esht shume e vertete por Qeverija e sotshme i ka problemet e veta qe kane te bajn me stabilitetin e administrates. Trumpi nuk esht i sigurt se a do ti fiton zgjedhjet e vitit 2020. Prandej Kongresi qe sot udheheqet nga Partija Demokratike, esht tue i perdor te gjitha energjite e sajja qe Trumpi “mos te sundoj” edhe kater vjete te tjera. Shansa (mendimi i im) qe Trumpi nuk do ti ket edhe kater vjete tjera jane ma te mira se 70%. Kjo esht arsyeja qe Trumpi nuk done me mendue per problemet e Ballkanit ngjat vitit te ardheshem (2020). Kjo esht edhe nje arsyeje qe Trumpi, e urdhenoj Ambasadorin e tashem te SHBA’s ne Gjermani Riçard Grenel të jetë i dërguar special për dialogun Kosove – Serbi.

Pse Richard Grenej? Richard Grenej, deri sot e ka perkrah politiken e Trumpit ndaj Gjermanisae dhe Bashkimit Evropjan. Ne te gjith e dijm se Trumpi ka “nje gjelozi narcisiste ndaj Evropes, sidomos ndaj Gjermanis dhe kancelares saj Markel te cilen e urren nihere pse ajo njifet si kundershtarja ma e madhe e Trumpit ne Evrope, e dyta, a, te gjith e dijne se Trumpi nuk pranon kurr qe nje femen te ket perparsi. (Mendimi i im). Trumpi mendon se femna esht krijue vetem me e sherbye mashkullin e jo me e sundue. E treta, Markeli konsiderohet shume ma e afte politikisht. Emnimi i Richard Grenej duhet te kuptohet nga politikanet e Kosoves si nje shej jo pozitive tue e dijt se Richard Grenej si mbeshtetes i Trumpit, dhe tue e mar parasysh se Trumpi i ka do simpatija jot te mshefta nda Rusise (Putinit) dhe tue e dijte se Putini esht ne anene e serbve, une po e la qe politikanet e Kosoves ta analizojn per vete ket analize amatere timen.

Çka Kerkon administrata e Trumpit (Une nu e shti ne te njejtin these Administraten e Trumpti me mendimin e Departmentit te Shtetit te SHBA’s dhe me mendimin e Kongresit te SHBA’s qe esht pergjitheshit historikisht PRO-KOSOVAR/PRO SHQIPETAR.
Administrata e Trumpit do te ban çmos qe Kosova dhe Serbija ta mbrijne nje marveshtje edhe pse do te jete ne dam te Shqiptarve .
Une ketu frigohem, tue i mare te gjitha keto, do individe te arenes politike Kosovare do te pranojne nje zgjidhje te kesi lloji ma se shumti per shpetimin e karijeres se tyne apo per ni arsye tjeter qe une ma se shumti i frigohem: Me i shpetue problemeve te tyne qe i kane me drejtesin e Kosoves apo ate imagjinare me Hagen.

Krijimi i nje qeverije qendruese per Kosoven.

Zgjedhjete e 6t Tetorit do te vendosin se cila fryme politike do ti fitoj shumicen e vota qe do ta lejoj me e krijue nje koalicion. Asnjena prej entiteteve politike nuk ka me pase mundesi me fitue mjaft vota per me e krijue nje qevery vetem me forcat e saja. Koalicioni esht i pashmangeshem. Ne ketu ne administrateten e SHBA’s, e dojme nje qeveri qe do te jet mjaft e fuqishme me e krye mandatin e saj. Ketu te ne jan dy rryma te mendimit: Nje qevery e udhehequn nga LDK-ja ne koalicion me VV-n, ose nje qevery e perbame nga koalicioni LDK+PDK, opcionin e dyte sepse dhe Serbija me Rusine e pelqejn te njejtin opcion.

Plani per luften kunder korupcionit ekonomik/politik/kriminal dhe lufta kunder nepotizmit. Une personalisht jame shume i njoftun me programin e PDK’s dhe te LDK’s se si do tja mberin kesaj lufte qe te lind nje gja pozitive. Jam shume mire i njoftuar me planin e Kadri Veselit se 90% e planit jane propozimet e mija qe une ja kam propozue Kadri Veselit ne detalje se si mundet ky plan te kryet ne nje menyre pozitive. Ne anen tjeter4, poashtu dhe Isa Mustafa dhe disa keshilltare te tij e kan bisedue te njejtin plan me mua dy vitet e fundit.

Se fundi, i uroj Kosoves qe ne nje menyre demokratike dhe Rugoviane e ka mar parasysh dhe per detyre qe ti zgjedhi te gjitha problemet e ardheshme ne nje menyre demokratike.
KOFSH ME FAT KOSOVE/ GOOD LUCK MY KOSOVO.

RRUGAÇI NGA AMERIKA NË NDIHMË KADRI VESELIT?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kadri Veseli i cili qe sa kohë po rrahë gjoks së është më proamerikani nga te gjihtë liderët tjere në Kosovë. Kjo është një ndër rrenat e medha të tij.

Kadri Veseli duke e quajtur vehtën si proamerikan ai sot ia dha një grushtë të fortë, ia futin thikën pas shpine Amerikës zyrtare dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë duke sjell një rrugaq për ti ndihmuar ne zgjedhje.Ky e shkeli ,e përdhosi miqesin tonë me Amerikën.Këtë e beën vetem i paftyri,këtë e bënë vetem ai i cili është e ka te sigurt humbjen dhe po mundohet te kapët për kashte.

Më këtë Kadi Vesli tregoi edhe në veper së pikërishtë ai është antiamrikani më i madh në Kosovë te cilit nuk duhet besua sepse është një rrenc,me sjellje rrugaqerie,bash si ai qe e pruni nga Amerika.Kadri Veseli është një mashtruas,njeri i korruptuar,njeri me njëmijë mekate në shpirtë qe nga lufta por edhe qe nga paslufta për te cilat do të vuaj gjatë gjithë jetës.Njeriu i cili se bashku me Hashim Thaçin e futen Kosovën në rrugë të parrugë dhe e banë qe te na tallë krejtë bota.

Kadri Veseli pas qe e keqpërdori posterin me Presidentin Trump,duke bërë kështu një akt qyqar dhe bile kriminel duke e këqepërdor foton e Presidentit Amerikan Trump.Ai shkoj edhe me larg me budallakitë e tij duke e sjell një rrugaq nga rruget e Amerikës për ti ndihmuar në fushatë.Ai e solli,suq thotë ai Mattew Whitakër në cilësinë e”njeriut të afërt të Presidentit Trump”,por s’doli të jetë ashtu,ky veç ishte një mashtrim dhe lathitje nga ana e Veselit.Ky njeri rrugaqerije qe e solli Kadri Vesli nga Amerika për interesat e tij personale dhe te PDK është njeri i dyshimët,sepse siç shkruajn edhe mediat Amerikane ky po hetohet nga FBI për veprimtari kriminele në Kompanin WPM ne Florida.

Në fushatën zgjedhore ne Gjilan Mattew Whitakër i dili hapata në ndihmë PDK dhe Kadri Veselit tanime të humbur duke thnë pa fije turpi.”votojeni si gjoja “proamerikan”kurse ata të tjerët do te ju prishin me Amerikën”.O tempora o moris do thonin latinet e vjetër.Ky anim i këtij rrugaqi nga Amerika qe i erdhi ekskluzivisht në ndihmë Kadri Veselit është anti amerikan,është kundër qendrimeve dhe Qeveris Amerikane por edhe kundër të Ambasadës amerikane në Prishtinë ,të cilët nuk po e përkrahin rrugaqin e ardhur nga Amerika vetem për interesa të Kadri Veseli.Qendrimi zyrtar i Qeveris Amerikane dihet ku ne deklarimin e sajë thuhet qartë së:”Qeveria e SHBA nuk e mbeshtet as një parti politike,as një kandidat ne zjgedhjet e kësaj jave.Ne repsktojm të drejten dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin ardhmerin e tyre.Pra,mbetet qe vet Kadri Veseli i cili doli hapats kundër SHBA-ve te ua spjegoi votuesve se nga e mori ky këtë njeri te dyshimët për te ardhë në Kosovë dhe te loboj për PDK dhe Kadri Veselin kundër interesave te Qeverisë Amerikane.

Pos kësaj Kadri Veseli ia ka borxhë të tregoi së nga i mori,nga cili fond i mori gjitha ata para ndoshta milionshe qe te paguaj njeriun e dyshimt me precedent kriminel qe po hetohet nga vetë FBI amerikane.Apo noshta e ka paguar me ato parat e korrupcionit të cilin nuk po e hjek nga goja qe sa kohë.
Njërëzit e tillë të tipit të Kadri Veselit jo qe nuk duhet përkrahë,por edhe nuk duhet as se si të fotohën për Kryeministër sepse zgjedhje e tij do te ishte atakt direk ne shtetin e Kosovës,në vazhdimin e kapjes se shtetit dhe sundimit te krimit te organizuar.

Kadri Veselit votuesit duhet te ia tregojnë vendin se ku e ka,pra ne opozitë të gjatë kohore.

Në foto: Kadri Veseli dhe Mattew Whitaker”shpetimtarit”të PDK dhe Kadri Veselit nga kataklizma zgjedhore

BE reagon pas ndërprerjes së anëtarësimit të Kosovës në Asociacionin për Arsim të Lartë

Prishtinë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas dështimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për t’u akredituar në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një komunikate nga Zyra e BE-së në Kosovë, ky lajm është pritur nga ta me keqardhje për disa arsye.

“Të qenit anëtar i kësaj organizate nuk ishte vetëm një arritje e madhe për institucionet e Kosovës, por edhe shumë e rëndësishme për të lehtësuar mobilitetin për studentët dhe të rinjtë e kualifikuar të Kosovës”, ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, njofton komunikata.

Sipas saj “ndërprerja e anëtarësimit është një kthim prapa dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikave jo të shëndosha në të kaluarën, siç ishte vendimi i Qeverisë në shtator të vitit 2017 për të shkarkuar të gjithë Bordin e Agjencisë pa arsyetimin e duhur”.

Zyra e BE-së bën të ditur se ENQA ka renditur disa nga faktorët që kanë çuar deri tek vendimi i refuzimit të Kosovës, e sipas tyre “është dëshpëruese të shohësh që shumica e tyre mund të adresohen me vullnet politik të Qeverisë për t’i siguruar Agjencisë dhe Bordit të saj resurset e nevojshme”.

“Qeveria e ardhshme duhet të adresojë menjëherë të gjitha çështjet së bashku me AKA-në dhe të sigurojë që pas dy vjetësh, kur Kosova përsëri të ketë të drejtën të aplikojë për anëtarësim, Kosova të rifitojë me sukses vendin e vet në dy institucionet evropiane për cilësi në arsim të lartë. Më e rëndësishmja, Qeveria e re nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës”, ka theksuar Apostolova.

Zyra e BE-së tutje ka inkurajuar Bordin e AKA-së që të adresojë rekomandimet e ENQA-së dhe të vazhdojë përpjekjet për të siguruar cilësi në institucionet e arsimit të lartë.

ENQA i ka dërguar më 1 tetor ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Agjencisë për Akreditim, Avni Gashit vendimin e saj, ku kishte konsideruar se AKA ka humbur mundësinë të veprojë si e pavarur pas ndërhyrjeve politike në arsimin e lartë.

Pas këtij vendimi ekziston rreziku që diplomat e kosovarëve të mos njihen jashtë vendit, ndërsa AKA ka të drejtë të riaplikojë pas dy vitesh për rianëtarësim në këtë asociacion.

Roli i ish-këshilltarit të Trumpit në zgjedhjet në Kosovë

Amra Zejneli-Loxha

“Po të mos ishte Amerika, ne nuk do të ishim sot këtu”, thotë Tahir Hajdari, shitës i gjësendeve shtëpiake në Prishtinë.

“Marrëdhëniet me Amerikën duhet të ruhen gjithmonë”, porosit ai.

Dashuria që kosovarët ndjejnë ndaj Shteteve të Bashkuara nuk është e fshehtë. Për të flasin edhe disa hulumtime të organizatës Gallup, sipas të cilave, qytetarët e Kosovës janë mbështetësit më të mëdhenj në botë të udhëheqjes amerikane.

Politikanët e Kosovës janë të vetëdijshëm për këtë.

Andaj, në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, “lidhjet me Amerikën” po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e adresimeve publike të disa udhëheqësve politikë.

Për to veçanërisht flet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kandidat për kryeministër. Ai thotë se qytetarët, më 6 tetor, do të zgjedhin midis forcimit të bashkëpunimit me Amerikën, me një qeveri të udhëhequr nga ai, ose izolimit dhe korrupsionit më të madh, me një qeveri të udhëhequr nga rivalët e tij politikë.

Poster me fotografinë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe të presidentit amerikan, Donald Trump.

Poster me fotografinë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe të presidentit amerikan, Donald Trump.

Veseli thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, është mik i madh i Kosovës, se Amerika është aleatja më e madhe e Kosovës dhe se e ardhmja e Kosovës është më e sigurt me mbështetjen e saj të fuqishme.

Në Kosovë janë shfaqur edhe posterë me fotografinë e Veselit dhe Trumpit, ndërsa në fushatën e Veselit është i angazhuar pikërisht ish këshilltari i presidentit amerikan në fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Samuel (Sam) Nunberg do t’i ofrojë shërbime Partisë Demokratike të Kosovës në fushën e marrëdhënieve me publikun, komunikimeve dhe këshillimeve strategjike, nga periudha 26 shtator deri më 15 dhjetor.

Siç thuhet në një dokument zyrtar, të dorëzuar pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, ai do të angazhohet në përgatitjen e fjalimeve dhe këshillimin e kandidatëve, si dhe në raportimin dhe informimin e mundshëm të zyrtarëve amerikanë për rezultatet e zgjedhjeve.

Për këtë shërbim, Nunberg do të paguhet 110,000 dollarë dhe, përveç kësaj, Partia Demokratike e Kosovës do të bartë koston edhe të udhëtimeve eventuale në klasë biznesi, të hoteleve dhe të shërbimeve të telefonit dhe internetit.

Bazuar në të njëjtin dokument, ai qëndron në Kosovë nga 22 shtatori deri më 8 tetor.

Sam Nunberg

Sam Nunberg

Mediat kanë shkruar më shumë për Nunbergun kur ai ka marrë thirrje për gjyq nga hetuesi i posaçëm amerikan, Robert Mueller, i cili ka hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Nunberg ka qenë i përfshirë edhe në fushatën zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, por është pushuar nga zoti Trump në vitin 2015, për shkak të disa postimeve me përmbajtje raciste në rrjete sociale.

Vëmendjen e publikut kosovar, në mënyrë të veçantë, e tërhoqi tubimi i Partisë Demokratike të Kosovës, të martën në Gjilan, ku u shfaq edhe Matthew Whitaker, i cili ka qenë ushtrues detyre i prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara nga nëntori 2018 deri në shkurt të këtij viti.

Paraprakisht ai ka qenë shef i stafit të prokurorit të përgjithshëm. Nga Departamenti i Drejtësisë ka dhënë dorëheqje në mars të vitit 2019, ndërsa aktualisht është drejtor i “Axiom Strategies”, kompani këshilluese e Partisë Republikane në SHBA.

Në tubim, Whitaker tha se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe mundësitë ekonomike për qytetarët e Kosovës dhe se këto synime mund të arrihen me një kryeministër që do miqësi dhe mbështetje nga SHBA-ja, e ai, sipas tij, është Kadri Veseli.

Në fushatën parazgjedhore në Kosovë, për lidhjet me Amerikën flasin edhe udhëheqës të tjerë politikë, por më pak.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke reaguar ndaj deklaratave të Veselit, ka thënë se “nëse dikush është me Amerikën, ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse Ibrahim Rugova (kryetari i parë i kësaj partie) e ka shtruar rrugën kah Amerika, e jo ata që fotografohen dhe keqpërdorin presidentin e SHBA-së”.

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, ka thënë se ka marrëdhënie të mira me amerikanët dhe se Amerika është aleate e Kosovës dhe jo e politikanëve të caktuar.

Pas gjithë kësaj, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të martën pasdite, lëshoi një deklaratë për mediat:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk favorizon ose mbështet asnjë parti politike ose kandidat në zgjedhjet e kësaj jave”.

“Ne e respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve në Kosovë për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, u tha në deklaratë.

Përgatiti: Valona Tela

Bastioni i LDK-së ju dha mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë – Nga Florim Zeqa

 

Në një ambient të ngrohtë, në lokalet e shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë u mbajt tubimi madhështor elektoral në mbështetje të kandidatëve për deputet në listën zgjedhore të LDK-së.
Tubimin elektoral në Grabanicë e hapi kryetari i nëndegës, Ismet Zeqa, i cili në fjalën hyrëse i përshendeti të gjithë të pjesëmarrësit në këtë tubim, filluar nga kryetari i Degës së LDK-së, z. Fadil Gashi, mysafirin special të kësaj mbrëmje, sekretarin e Degës së LDK-së në Zvicër, z. Ismet Krasniqi, kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, Mirjeta Kalludra dhe Isuf Berisha, kandidatin për deputet nga Dega e PSHDK-së, Ukë Berisha si dhe kryetarin e nëndegës së Kpuzit, z. Naim Berisha, njëherësh edhe anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së në Klinë.

Të pranishëm në këtë tubim elektoral përveq kryesisë së degës së LDK-së, aktivistëve dhe veprimtarëve të shumtë, ishin anëtarësia e dy nëndegëve të LDK-së fshatrave Grabanicë, Bokshiq, Dollovë, Kpuz dhe Qeskovë.

Fillimisht kryetari Ismet Zeqa për një fjalë rasti e ftoi kryetarin e degës, i cili ndër të tjera theksoi: “Ju duhet të mbështetni kandidatët tanë që i kemi para jush dhe t’na i votoni por mos harroni edhe Vjosa Osmanin. Unë po besoj që me datën 7 tetor do të festojmë bashkë fitoren e madhe”.
Më pas kryetari Gashi prezantoi kandidatët për deputetë nga lista e LDK-së, duke thënë më tutje: ” Besoni tek kandidatja për Kryeministre, Vjosa Osmani besoni tek lista e kandidatëve për deputetë të cilët jo rastësisht janë këta të përzgjedhur”.

Pas kryetarit të degës, për një fjalë rasti u ftua mysafiri special i këtij tubimi elektoral, sekretari i Degës së LDK-së në Zvicër, z. Ismet Krasniqi, i cili e përshëndeti tubimin duke ju uruar suksese në zgjedhje kandidatëve për deputet, fitore të madhe për LDK-në. Ndër të tjera, z. Ismet Krasniqi shtroj nevojën e përfshirjës më të madhë të mërgatës në strukturat e LDK-së dhe proceset e vendimarrjes në Kosovë. Ky propozim i mysafirit special u mirëprit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në këtë tubim elektoral.

Kandidatët për deputet, Ukë Berisha, Mirjeta Kalludra dhe Isuf Berisha kanë kërkuar nga të pranishmit besim të plotë ndaj tyre, angazhim maksimal dhe mobilizim të komisionerëve gjatë procesit të votimit. Pas datës 6 tetor këta kandidatë do të jenë zëri përques i qytetarëve tanë për kërkesa dhe ankesa në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kandidatja për deputete nga Dega e LDK-së në Klinë, Mirjeta Kalludra në fjalën e saj para të pranishmëve tha se “ E kam më të lehtë me kërku mbështetje nga ju sepse po e shoh vullentin tuaj të madh për fitore. Përkrahja për kandidaten për kryeministre është e jashtëzakonshme. Këtë po e dëshmon masa pjesëmarrëse në secilin qytet ku ajo është e pranishme. Prandaj kjo përkrahje nga ana juaj do të thotë fitore për LDK-në dhe Vjosa Osmanin. Me Vjosën do ta kemi qeverisjen më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Andaj po kërkoj nga ju mobilizim të madh dhe mbështetje për LDK-në”.

Më pas fjalën e mori kandidati për deputet nga Dega e PSHDK-së, Ukë Berisha: “Të nderuar kandidat për deputet, drejtues të LDK-së dhe ju të pranishëm. Ne do të punojmë së bashku për të mirën e Kosovës. E kemi nisur këtë rrugëtim para 30 viteve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Liderët historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Mark Krasniqi kanë arritur ta internacionalizojnë çështjen e Kosovës. LDK dhe PSHDK do ta vazhdojnë atë rrugëtim edhe më tutje, prandaj kërkesa ime është votoni Vjosa Osmanin, votoni kandidatët për deputet të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës”.

Edhe kandidati i tjetër për deputet nga radhët e LDK-së, Isuf Berisha ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje në tubim. Tutje, Berisha ka thënë se me ardhjen e Vjoses në krye të qeverisë, ajo do ta mbrojë interesin e qytetarëve dhe çojë shtetin përpara. Çdo gjë që ajo tani e thotë do të jetë vepër e saj në të ardhmen e Republikës së Kosovës”.

Ja vlenë për të theksuar, se nga ardhja e z. Ismet Zeqa në krye të Nëndegës së LDK-së në Grabanicë, radhët tona janë forcuar si anjëherë më parë. Falë angazhimit të njeriut të sinqertë, aktivistit të palodhshëm dhe modelit unifikues siq është Ismeti, Nëndega e LDK-së në Grabanicë ka arritë ta kthejë namin që kishte dikur në kohën e presidentit historik, atë të bastionit të LDK-së jo vetëm në nivel dege por edhe më gjërë.
Kryetari i nëndegës së Grabanicë afër vetës i ka aktivistët dhe veprimtarët më besnik të LDK-së rugoviane si; Fadil Fazliu, Man Salihu, Shaban Hoti e shumë të tjerë.
Bastioni i LDK-së në këtë lokalitet qëndroi i pathyeshëm edhe në kohët më të vështira të luftës dhe pasluftës në përballje me sfidat e kohës, në saje të përcaktimit të fuqishëm në vijën institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe unitetit të çelikt në radhët e LDK-së.

Nëndegët e LDK-së në Grabanicë dhe Kpuz
Grabanicë, 30.09.2019

SHUPLAKA AMERIKANE DHE FUNDI TRAGJIK I KADRI VESELIT?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kadri Veseli është figura me tragjiko-komike në zgjedhjët e sivjeme. Si I pa kokë po merr turr në fushatë pa pikë mençurije,por më shumë rrena dhe mashtrime dhe me denigrime ndaj kundër kandidatëve.Kadri Veseli më shumë po e luan rrolin e një tregëtari të keq malli i të cilit nuk po i shitet sepse ne treg po nxjerr mall të prisht të dalur afati.

Kështu Kadri Veseli në këtë fushatë e ka nxjerrë në treg në të gjitha tezgat anë e mbanë Kosovës mallin specifik të quajtur korrupcion te prodhuar ne uzinat dhe klanet mafioze të PDK.Po mundohet ta shesë,por nuk po mundët ta shes edhe përkundër rrenave dhe spekulimeve se ky mall është cilësor sepse ky mall është specifik i PDK dhe nuk e don askush,është mall qe i ka daë afati.

Kadri Veseli jo vetem që gjatë fushtës mundohet me e shitë korrupcionin e prodhuar ne uzinat e PDK,por ai u ka hi edhe rrenave dhe shpifjeve ndër me te ndyshme duke e treguar fytyrën e vetë të pafytyrë duke drejtu rrena dhe shpifje për partit tjera në garë.Këtë e banë sepse e ka kapë trishtimi dhe tmerri së do ti humbë zgjedhjet sepse kësaj partije dhe Kadri Veselit askush më nuk i beson sepse kjo parti me hajnit dhe plaqkitjën e popullit e ka humb imaxhin e vet.Se kendejmi atij po vjenë një fund i keq tragjiko-komik i cili do ta nxjerr ne opozitë, ai po mundohet të shpifë ndaj partive tjera se gjoja e vetmja parti proamerikane është PDK kurse për partit tjera lëshon helm e vrerë si antiamerikane,çka është krejtëlsishtë e kundërta.

Ai shkon aq largë sa ka guxim ta përdor edhe një poster me Presidentin Trumb për fushat zgjedhore çfarë bënë krim ndaj Amerikës.Kjo është hera e dytë qe mundohet te ia fut thikën pas shpine Amerikës sikur heren e parë qe bani së bashku me Hashim Thgaçin dhe Ramush Hrajdinaj me 21 dhjetor te vitit 2017 për te çfuqizuar Gjykatën Speciale.

Duke i parë këto marifeta te ulëta të Kadri Veselit me mendje të çekujlibruar ia para reaguar fuqishëm së Amerika nuk përzihet ne punët e fushatës,se nuk e përkrah asnjë parti,por do ta përkrah fuqishëm ato parti te cilat i fitojnë zgjedhjet te cilat e marrin besimin e popullit.

Por sot edhe Ambasada Ameikane në Prishtinë i ra shuplakë fytyrës Kadri Veselit i cili po shitet si “proamerikan”i rrejshëm se sa partit tjera,duke reaguar ashpër ndaj “proamerikanit” Kadri Veseli ku thuhet së:”Qeveria e Amerikës nuk e mbeshtet asnjë parti dhe asnjë kandidat për kryeministër.Qeveria Amerikane fuqishëm e repekton vullnetin e popullit që te zgjedhin arëdhmerin e tyre” dhe se fuqishëm do te bashkëpunojnë fuqishëm me ato parti qe i fitojn zgjedhjet.

Ky është akti i fundit fatal dhe tragjikë i Kadri Veseli te cilit asgjë nuk po i shkon mbarë por vetem mbrapështë,sespe partria dhe politika nuk udhëhiqën me rrena,dallavere,intriga dhe mashtrime.Ai ka harru qe populli i jonë ëstë i mençur edhe përkundrjet nenshtrimit qe po ia banë kupola e krimit të organizuar qe sa vite.Finalja dhe fundi i tij i tmershëm do te ndodhë me 6 tetor 2017,e cila edhe do te shenohet si datë historike,si datë për çlirimin e dytë të Kosovës nga kapësit e shtetit.

Posteri manipulues i Kadri Veselit

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë theksoi të martën se nuk mbështetë asnjë parti politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Në një njoftim të kësaj ambasade theksohet se “qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në njoftim.

Reagimi duket se ndërlidhej me praninë në Kosovë të zotit Matthew Whitaker ish Prokuror i Përgjithshëm në detyrë i Shteteve të Bashkuara që nga nëntori i vitit 2018 deri në shkurt të këtij viti. Zoti Whitaker qe emëruar pas dorëheqjes së ish Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions.

Ai u paraqit në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj Kadri Veseli.

Qëndrimit të ambasadës amerikane i bëri jehonë edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se “disave u duket e vështirë të besojnë se ne i qëndrojmë parapa kuptimit se si funksionon demokracia. Faleminderit ambasadës se Shteteve të Bashkuara që rikujtuan atë që e thamë bashkërisht një muaj më parë. Ia vlen të lexohet”, shkroi ai.

Diplomatët rikujtuan një thirrje të lëshuar më 30 gusht në të cilën kishin bërë thirrje që partitë politike në Kosovë të krijojnë një mjedis të qetë e të sigurt për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa qytetarëve që të refuzojnë siç thuhet kriminelët me votën e tyre. za

Prishtinë: Lëshohet viza e parë në Ambasadën Amerikane

Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se sot ka lëshuar vizën e parë, raporton Gazeta Express.

Përmes fotografive të publikuara në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, është shkruar urime për marrësin e vizës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhje me vizat do të kryhen në Kosovë”, shkruhet në këtë njoftim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë duke filluar nga sot ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj Ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Reagimi i ashpër i LDK-së: RTK-ja e njëanshme dhe mjet propagande i Kadri Veselit

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media kanë thënë se transmetuesi publik RTK që nga fillimi i fushatës është shëndrruar në një mjet propagandistik i PDK-së, raporton Gazeta Express.

Në këtë reagim të LDK-së, shkruhet se edhe pse RTK paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, po e luan rolin e mjetit propagandues të PDK-së si dhe përdor asetet publike në shërbim të kësaj partie politike.

“Portali rtklive.com, sikur edhe në të kaluarën, më shumë i ngjanë një faqeje të PDK-së, sesa një transmetuesi publik që paguhet me paratë e qytetarëve. Në portalin e RTK-së, publikohen lajme të rrejshme që përkrahin fushatën e PDK-së dhe denigrojnë partitë tjera, kryesisht ato të opozitës së kaluar”, shkruhet në këtë reagim.

Tutje, thuhet se brenda RTK-së, është krijuar një ekip me eksponentë të njohur për njëanshmëri politike që po shkelin rregullat elementare të raportimit të paanshëm dhe profesional.

“Brenda RTK-së është krijuar një ekip me eksponentë të njohur për njëanshmëri politike, të cilët po shkelin rregullat elementare të raportimit të paanshëm dhe profesional. Ky ekip, por edhe të tjerë që angazhohen sipas porosive të politike, kujdesen që oponentëve të PDK-së të mos ua transmetojnë kritikat e akuzat ndaj PDK-së, kurse të transmetojnë akuzat e PDK-së ndaj oponentëve të saj politikë. Kjo, jo vetëm se përbën shkelje të obligimit ligjor të RTK-së, por është rast eklatant i aplikimit të censurës.

Për të shkuar më tej, në shërbimin ndaj PDK-së, RTK-ja, e shndërruar në zyrë propaganduese të PDK-së, përmes kronikave gjoja hulumtuese, në edicionet e saj të lajmeve, po mundohet ta paraqes kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, si të vetmin lider politik të Kosovës që, sipas tyre, po angazhohet për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, shkruhet tutje.

Për këtë po e quajnë fajtore PDK-në, që e kanë shndërruar RTK-në në mjet të propagandës së saj.

“PDK-ja, si duket ka harruar se qytetarët e Kosovës nuk e kanë vetëm RTK-në burim informimi. Qytetarët e Kosovës, tashmë mund të informohen edhe përmes mjeteve tjera të komunikimit masiv, përfshirë edhe rrjetet sociale, të cilat po shpërfaqin realitetin dhe rrugën për ndryshimin e domosdoshëm të tij.

PDK-ja, sikurse çdo institucioni tjetër vital të Kosovës, po i shkakton dëm RTK-së, shikueshmëria e të cilës ka rënë dukshëm, pikërisht për shkak të anshmërisë së saj të skajshme ndër vite.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu bën thirrje vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të rregullave zgjedhore nga transmetuesi publik që paguhet me taksat e qytetarëve”, thuhet në këtë reagim./Express/

ALBINI ËSHTË URAGAN I PAMPOSHTUR – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Albin Kurti akuzohet nga PDK-ja, Pronto mafia dhe SHIK se nuk është proamerikan?!

-Por Albin Kurti është më proamerikan së sa Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Ramush Harajdinaj, sepse kurr nuk tentoi te ia futë thikën pas shpinës Amerikës siç vepruan këta?! ose

-Albin Kurti është edhe shumë më proamerikan se sa çetnikët e Serbisë Aleksansër Vuçiq dhe Ivica Daçiq me te cilët Amerika po bashkëpunon mrekullueshëm.                       

Albini ecën vetem në fushatë. Nuk e ndal as era e as stuhia. Nuk e ndalë asnjë zerzele qe i del përpara. Albini ecën vetem është digë dhe ortek i fortë për PDK. Pronto mafin dhe SHIK-un. Ua ka mbledhë betë, është betuar së do ti mundë.

Dhe vazhdon Albini të ecën vetem nëpër fushatë gjithandej Kosovës. Gjithëkah shkonë e ndërojnë i përkulën. Ate nuk mund ta ndal as LDK. Albini vazhdon të ecë i vetem ka mbrrijtë ne gjysemën e rrugës. Albinin nuk mund ta ndal as kushë, bile as Cubat e Kosovës. As kupola e krimit të organizuar, betohet qe do ta mundë.

Megjithate Albini po vazhdon ecjën e tij i vetem deri ne fitorën përfundimtare. Dhe do ta arrijë?!

Albini ecën vetem,hu vetem por me shumë shok te idealit dhe të dijës,por ai e ka pas fuqin me te madhe,fuqin e popullit i cili e do dhe e respekton.Kjo fuçi e popullit i beson Albinit sepse vetem ky është i zoti të bëjë ndyshime te mëdha duke e largu te keqën nga ky vend.

Fuqia e Albinit është e madhe,është vullkan hala i pa shpërthyer,por kur te shpërthen i fshinë te gjitha,e pastron terenin qe e flliqen te tjeret hajnat,te padijshmit,të korruptuarit.

Pra,ky është Albin Kurti që do te ju nxjerrë nga ferri në te cilin ka rënë Kosova nga Pronto mafia dhe kupola e krimit të organizuar.

Albin Kurti ështi tmerri dhe ferri për kundërshtarët e tij,ai nuk u frigësohet fare por vazhdon si uragan të ecë përpara deri në fitore.

Po bëhët një fushatë e turpshme,dinigruese e horrave dhe cubave  të pushtetit,e horrave të korruptuar dhe te dalur jashtë përdorimit në drejtim të shpërfilljës së autoritetit te Albin Kurtit dhe LVV.Këtë e kanë ba edhe më parë,edhe në zgjdhjet e parafundit,por Albin Kurti dhe LVV triumfoi mori më së shumëti vota nga te gjitha partit tjera.Është në rrugë të mirë që edhe kësaj radhe LVV me Albin Kurtin të delë e para në zgjedhje,sepse Albin Kurti është njeri i pakorruptuar në krahasim me të tjerët,qendrimet e tij janë ta qarta,është i pathyeshëm dhe së si kryeministër do te luftoi për shtet e jo për pushtet.Din dhe mujndët ti dalë zot vendit  para baticave dhe zbaticave qe do ti dalin përparaËshtë i betuëm para zgjedhësve se do ta shkaterroi kastën mafioze,kupolën e krimit.Nuk lëshon pe për asnjë katramë kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti teritorial i vendit.

Horrat,cubat e shtetit dhe të pushtetit janë të frigesuar nga Albin Kurti,atij po i frigësohën edhe në andërr po  u diftohët.Mu për këtë shkak gjuajn shigjeta helmuse kundër tij,por te pa dobishme sepse Albin Kurti është i futur thellë ne zemrën e popullit te cilin e shohin si shpëtimtarin për ndryshime te medha qe i duhën vendit për te nxjerr nga llumi qae e futën horrat e pushtetit qe disa vite më radhë.Horrat e shtetit dhe pushtetit po shpifin aq ulët,sepse të ulët e kanë edhe intelektin e tyre,se gjoja Albin Kurti nuk është pro Amerikan,se Amerika nuk e donë për Kryeministër,sepse siç thonë vjenë e na prishë më Amerikën,etj.Këto janë rrena dhe floskula politika te horrave të pushtetit dhe te partive tjera politike,por edhe posaqerisht të Kadri Veselit qe nuk u bësan askush,bile as qobanet e dhënëve.

Amrika nuk përzihet në fushatë,e as qe e thotë se e donë ose nuk e donë këtë ose ate për kryeministër.Kjo është çështje e votuesve,çështje e popullit të Kosovës.Amerika do te bashkëpunoj shkelqyeshëm më cilin do kandidat për kryeministër te cilin e voton populli.Amerika e donë ate kandidat qe e voton populli,ate kandidat qe punon për shtet e jo për ta shkateruar shtetin duke e vjedhur dhe plaqëkitë.

Albin Kurti,e themë më plotë fjalën së është më proamerikan se sa Hashim Thaçi,Kadri Veseli dhe Ramush Harajdinaj dhe Fatmir Limaj.Albin Kurti kurr nuk ia futi thikën pas shpin Amerikës sikurse tentuan të veprojnë këta tre te përmendurit me veprimin e tyre me 21 dhjetor 2017.Amerika është kundër atyre qe po e plaqkisin dhe vjedhin shtetit,është kundër te korruptuarve,e jo kundër Albin Kurtit të pakorruptuar.Vetem më Albin Kurtin për kryeministër mund te çmontohet shteti i kapur nga mafi dhe mafioza,nga klane që slan gjë pa bë për te mbetë në pushtet.Mu për këtë arsye këta horrat e shtetit dhe te pushtetit i ka kapë tmerri,i ka kapë friga nga humbja e pushtetit dhe se me Albin Kurtin për kryeminister do te jepin llogari para shtetit dhe popullit te cilën e prunë në këtë gjendje te mjerueshme.

Votojeni Albin Kurtin për kryeministër nese doni qe Kosova më në fundë te merr frymë lirshëshëm dhe lirshëm ta shijoni lirin qe deri tani ishte liri e cunguar.Votojeni Albin Kurtin sepse vetm ky është në gjendje ta çmontoj këtë shtet të cimentuar nga horrat cubat pushtetar të pa ndërshëm,hajna dhe rrenca.Më Albin Kurtin do të këtë me shumë vende të punës,me shumë investime,me shumë mirëqenje ekonomike,sociale dhe shendetesore.Më Albin Kurtin do te shekëputet zingjiri i ikjeve nga shteti.

Albin Kurtin e çmojnë lartë edhe figura të mëdh të kombit si Ismail Kadare dhe Dritero Agolli i cili thotë:

“Albin Kurti është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjesht. Janë argumentet ato që triumfojnë Albin Kurtin. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet”.

Akademikë me renome botërore mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje

Këta janë emrat e akademikëve, ndërsa tekstin mbështetës e gjeni më poshtë:

– Slavoj Žižek, Ljubljanë/Slloveni, profesor në Birkbeck College/Londër
– Gabriel Tupinambá, Rio de Janeiro/Brazil, filozof dhe psikoanalist
– Natalia Romé, Buenos Aires/Argjentinë, profesor në Universidad de Buenos Aires
– Luka Mesec, Ljubljanë/Slloveni, deputet në parlamentin Slloven
– Ceren Özselçuk, Stamboll/Turqi, profesor në Boğaziçi Üniversitesi
– Yahya M. Madra, Stamboll/Madison- SHBA, profesor në Drew University
– David Pavón-Cuéllar, Morelia/Meksikë, profesor në Universidad Michoacana de San Nicolás de Hidalgo
– Jamil Khader, Betlehem/Palestinë, dekan në Universitetin e Betlehemit
– Frank Ruda, Dundee/Berlin, profesor në Universitetin e Dundee
– Alenka Zupančič, Ljubljanë/Slloveni, hulumtuese në akademinë e shkencave dhe arteve, instituti i filozofisë
– Warren Montag, Los Angelos/SHBA, profesor në Occidental College
– Robert Pfaller, Linz/Austri, profesor në Kunstuniversität Linz
– Alberto Toscano, Londër/Britani e Madhe, profesor në Goldsmith College
– G.M.Tamás, Budapst/Hungari, filozof
– Mladen Dolar, Ljubljanë/Slloveni, profesor në Fakultetin Filozofik
– Adrian Johnston, New Mexico/SHBA, Shef i departamentit në fakultetin filozofik në The University of New Mexico
– Rodrigo Nunes, Rio de Janeiro/Brazil, profesor i filozofisë në Pontifícia Universidade Católica do Rio de Janeiro, PUC-Rio
– Boris Buden Berlin/Zagreb, filozof
– Todd McGowan, Vermont/SHBA, profesor në University of Vermont
– Michael Roberts, Londër/Britani e Madhe, ekonomist
– Molly Anne Rothenberg, New Orleans/SHBA, profesor në Tulane University
– Nick Nesbitt, New Jersey/SHBA, profesor në Princeton University
– Vittorio Morfino, Milano/Itali, profesor në Universitetin Milan-Bicocca.

Republika e Kosovës po shkon në zgjedhje të reja të përgjithshme, të cilat do të mbahen më 6 tetor, 2019. Qeveria konservatore dhe neoliberale e deritanishme, e përbërë nga një koalicion me mbi 17 parti politike, do të mbahet mend për vendimet e saja neoliberale, për korrupsionin e niveleve të larta dhe për politikën e jashtme apatike. Kjo vetëm e ka përkeqësuar gjendjen tashmë shumë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës.

Niveli i papunësisë në Kosovë është të paktën 32% dhe trendi vazhdon të jetë negativ. Ndërmarrjet publike janë rrezikuar nga kontratat e dëmshme me qëllim privatizimin. Pabarazia në pasuri dhe në të ardhura është e lartë dhe vetëm sa po thellohet, ndërkohë që niveli i lartë i varfërisë nuk po zvogëlohet. Republika e Kosovës mbetet vendi më i varfër në Evropë.

Kjo situatë ka nevojë për masa urgjente që mund të ndërmerren vetëm nga një program social-demokrat, dhe në Kosovë është vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! ajo që mund të marrë masa të këtilla. Në zgjedhjet e fundit të 2017, LVV doli partia me mbështetjen më të madhe ndërkaq kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, ishte njeriu më i votuar në Kosovë. Prej asaj kohe, Lëvizja u rrit me një ritëm të paprecedent, si rezultat i programit, politikave, aktiviteteve e edhe si rezultat i situatës së përkeqësuar në Kosovë.
Statusi politik dhe juridik i Kosovës është veçanërisht i pazakontë. Ndërkohë që formalisht i pavarur, Kosova mbetet një vend i varur, i shndërruar kështu në një vend mes gjysmë-kolonializmit dhe gjysmë-protektoriatit. Si pasojë, u bë tokë pjellore për shumë politika dhe projekte neoliberale dhe të tjera të ngjashme, ku edhe rregullat formale elementare të demokracisë shkelen tepër shpesh.

Siç e dimë, këto çështje nuk janë lokale, por globale. Paradigma neoliberale na ka bashkuar të gjithëve për të luftuar kundër saj dhe për ta bërë këtë kemi nevojë për solidaritetin e mbështetjen e njëri-tjetrit. Prandaj, ne si nënshkrues shprehim mbështetjen tonë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për Kurtin në zgjedhjet që po vijnë, me shpresën se qeveria e tij e ardhshme do të jetë një fillim i ri në këtë betejë të vështirë, por të domosdoshme, kundër ngjarjeve aktuale në Republikën e Kosovës. Në situata si kjo, shpresa është më e rëndësishme se realiteti aktual, diçka që Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kurti ia japin popullit të këtij vendi, si parakusht për çdo transformim të realitetit në Kosovë.

Gazeta e famshme zvicerane NZZ krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkelin

Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar që në zgjedhjet e 6 tetorit t’ia mësyjë marrjes së pushtetit me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, shkruan Gazeta Express.

Përveç mediave në Kosovë, tashmë Osmanin kanë filluar ta krahasojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe media të mëdha nëpër botë.

Gazeta e madhe zvicerane “ Neue Zurcher Zeitung” një artikull kushtuar zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës, e ka nisur me titullin “ Ajo është Angela Merkeli jonë “, raporton Gazeta Express.

Këtë shkrim e ka shpërndarë burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, i cili tashmë po e shoqëron gruan e tij përgjatë fushatës në çdo qytet të Kosovës.

Osmanit në mbështetje i kanë dalë fuqishëm edhe nga Partitë Popullore Evropiane.

Gjatë hapjes së fushatës së LDK’së në Prishtinë, ka marrë pjesë nënkryetari i EPP-së, Dara Murphy, i cili ka shprehur mbështejen e fuqishme për fitoren e Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit vijnë si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale dhe pas problemeve me partnerët e koalicionit.

6 Tetori është ora historike për Kosovën?! – Nga Skënder MULLIQI

Ka shumë kohë që zemrat e shumë njerëzve në Kosovë nuk kan rrahur kaq shumë për ndryshime pozitive ,në fushatat zgjedhore.Po rrahin më shpresën e madhe së politikanët karikaturial dhe keqbërës nuk do ti shohin më në pushtet.Dhe, kjo gjë është e pritshme , së gjithmonë askujt si ka shkuar kungulli mbi ujë. Shumë njerëzve po iu shtohet entuziazmi së ka ardhur koha ku do të mbizotëroj e mira karshi të keqës.Këta që e prunë gjendjën buzë greminës , mos don I madhi Zot, e qytetarët të dalin masovikisht në votime për ti ndëshkuar .Prania e tyre në pushtet edhe pas këtyre zgjedhjeve do të ishte thyerja shpirtërore më e madhja që nga pas lufta .Mos po vjen ora që këto karikatura politike të largohen për të cilët dihet së çfarë marrinash kan ba.

Dihet së këta jo vëtem që nuk I avansuan procesët , por na kthyen mbrapa.Shumë gjatë ndëgjuam fjalime më retorikë boshe e punë kurrfare. Shumë gjatë ndëgjuam dhe pamë afera kriminale dhe korruptive.Janë të dhëmbshme gjithë këto vite që i lam mbrapa. Këta njerëz në krye të shtetit na dhanë rënje nën brez dhe në çdo pjesë të trupit , të cilët na shkaktuan dhëmbje të mëdha. Dhanë porosi të mbrapshta për gjeneratat e reja. Përçuan mesazhe aq të keqija sa vështirë të paramendohen.Dhe, fundi i tyre në politikë do të ishte lumturia më e madhe për shumicën .Duket së ka ardhur koha të mundet e keqja pas 6 tetorit. Vjosa Osmani dhe LDK-ja , i ka dhën gjak të ri kësaj fushate .Bashkë më disa përsonalitete nga koha e Rugovës është kthyer disponimi dhe fryma rugoviane më pjesëmarrje masive siq jemi mësuar ta shohim elektoratin e LDK-së gjatë fushatave sa ishte gjallë presidenti I Kosovës, dr.Ibrahim Rugova .

Kosovës i duhet freski demokratike, e cila është ngulfatur keq. Rënja e të keqës në fillim të kësaj vjeshte, do të ishte kthesë historike për Kosovën…

Kurti: Protesta e vitit të kaluar ishte vendimtare për shpëtimin e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar protestën “Një popull s’i nënshtrohet një njeri” e cila është mbajtur para një viti

Kurti ka shkruar në Facebook se protesta e vitit të kaluar ishte vendimtare për shpëtimin e Republikës së Kosovës prej pazareve me Serbinë.

“Sot është njëvjetori i protestës më të madhe në Kosovën e pasluftës, që u mbajt me 29 shtator 2018, me parullën kryesore “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu. Kjo protestë e juaja ishte vendimtare për shpëtimin e Republikës së Kosovës prej pazareve me Serbinë. Një vit më vonë, e bëjmë hapin e radhës: votojmë masivisht me 6 tetor për fitoren më të madhe zgjedhore në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Prishtina ua ndalon zyrtarëve të Beogradit hyrjen në Kosovë për të bërë fushatë

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ua kanë ndalur hyrjen zyrtarëve nga Beogradi për të hyrë në Kosovë për të bërë fushatë. Jetlir Zyberaj nga MPJ ka bërë të ditur se këtë vendim autoritetet kosovare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.

“Zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi”, ka shkruar Zyberaj.

Ai ka shkruar se Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kësaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Hyrja në Kosovë i është ndaluar edhe zëvendës drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Damjan Joviqit.

Joviqi, që shef ka Marko Gjuriqin, me këtë rast ka deklaruar se “represioni dhe dhuna politike ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe vazhdon” dhe ato shtohen në intensitet me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Në një deklaratë për televizionin serb në Kosovë, “Most”, Joviqi ka thënë se sot është dashur të vizitojë fshatrat Bajë e Suhogërllë të Komunës së Skënderajt, sikurse edhe Prelluzhën në Vushtrri, në mënyrë që të ftonte banorët të votojnë për Listën Serbe më 6 tetor.

“Prishtina duhet të kuptojë se populli serb nuk voton për Listën Serbe për shkakun tonë të të ndaluarve, por populli serb e mbështetë Listën Serbe sepse e do Serbinë dhe këtë askush kurrë s’do ta ndryshojë”, ka thënë Joviqi, transmeton Koha.net.

Edhe zëvendësdrejtorin tjetër të kësaj zyre, Dushan Kozarev, sipas mediave serbe, dje Policia në rrugën nga Ranillugu drejt Novobërdës e ka ndalur dhe e ka detyruar atë të lëshojë Kosovën./GazetaExpress/

Ish-deputetja: Më është ofruar videoja ku ishte regjistruar vrasja e Ivanoviçit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, aktualisht kryetarja e ‘Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova e Metohia’ deklaroi se i ishte ofruar një video ku ishte regjistruar vrasja e politikanit serb Kosovës Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua në veri të Mitovicës.
Në një deklaratë për mediat serbe, Trajkoviç tha se nuk kishte pranuar ta merrte videokasetën, duke deklaruar se provat duhet të dorëzoheshin në prokurori në Prishtinë.

“Para se të shkoja në Mitrovicën e Kosovës, unë kam përjetuar një presion të jashtëzakonshëm. Më thanë se atje të më presin grupe të ndryshme mafioze dhe do të më vrisnin. Ata erdhën edhe në selinë e koalicionit tonë ‘Liria’. Disa njerëz, nga qarqe jo transparente, më ofruan kopjen e një videoincizimi të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Më thanë që njëra kopje i është dhënë dikujt nga autoritetet shtetërore dhe tjetra më është ofruar mua. Unë thashë që as nuk e marr dhe as nuk jap para, dhe se provat, nëse i kanë, duhet t’i ofrohen prokurorit Syla në Prishtinë”, tha Trajkoviq.

Trajkoviç gjithashtu tha se kurrë nuk do të heqë dorë nga zbulimi i kryesit të vrasjes së Ivanoviçit. Ajo tha se jo gjithmonë ishte dakord me Ivanoviçin politikisht, ndërsa shtoi se ata kishin qëllime të njëjta.

“Unë ende e ruajë porosinë e Oliverit që më është dërguar pesë ditë para vrasjes së tij, në të cilën thuhet: ‘Ndoshta do të më vrasin, por nuk mund të ndalem, sepse do ta turpëroja familjen time. Kjo nuk do të ishte krenaria e familjes sime’”, tha Trajkoviç.

Ajova dhe Kosova, miqësia që mposhti distancën (video)

Burim Goxhuli

Filloi si bashkëpunim ushtarak midis Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forces së Sigurisë së Kosovës, por sot miqësia mes këtij shteti amerikan dhe Kosovës është shumë më e thellë. Arsimi, ekonomia, siguria dhe drejtësia janë vetëm disa nga fushat që këto dy shtete kanë partneritet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds tha se nëse krahason popullin e Ajovas dhe atë të Kosovës, dallimet janë krejtësisht të vogla. Të përbashkëtat e dy popullatave po bëjnë që miqësia të jetë e qendrueshme, ndonëse distanca mes tyre është shumë e madhe.

Shtetin e Ajovës dhe Kosovën i ndajnë rreth 8 mijë e 500 kilometra. Por distanca nuk ishte aspak problem për një dyqan vere në qytetin Johnston të këtij shteti amerikan. Tash e një kohë, në “Wine Styles” shitet një verë e prodhuar në Kosovë.

Pronari i dyqanit, Allan Graham thotë se klientët e tij, veç shijes së verës Stone Castle mësojnë shumë edhe për vendin ku prodhohet ajo.

“Jo shumë njerëz e dinë që vera vjen nga Kosova, prandaj ajo që më pëlqen të bëj është t’u ofroj një kampion të verës pa u thënë gjë për origjinën e saj dhe pres reagimin, i cili gjithmonë është shumë pozitiv. Klientët mbesin të shtangur kur kuptojnë se çfarë është dhe prej nga vjen. Pastaj interesohen të dinë më shumë për vendin nga vjen kjo verë. Mendoj se nëse u thua se nga vjen para se ta provojnë atë pritjet janë tjera. Pastaj ka shumë njerëz që thonë se mendova se kjo verë ishte nga Kalifornia”, thotë pronari i dyqanit Allan Graham.

Ky bashkëpunim erdhi si rezultat i një raporti të veçantë partneriteti që Ajova dhe Kosova kanë nga viti 2013, kur dy shtetet nënshkruan marrëveshjen e shteteve simotra.

“Është rritur fuqishëm në fusha të ndryshme, marrëdhënia dhe mundësitë për të punuar bashkë në arsim, bujqësi, ushtri, polici, zbatim të ligjit dhe vazhdojmë të bashkëpunojnë dhe të gjejmë mënyra të reja bashkëpunimi”, thotë guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds.

Fusha më e fortë e bashkëpunimit vazhdon të jetë ajo e ushtrisë. Vetëm javën që shkoi në Ajova qëndruan për 10 ditë katër pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të trajnimit për reagim në raste të katastrofave natyrore.

“Sigurisht ka qenë një kohë e shkurtër, mirëpo ndikimi i këtij ushtrimi është shume i madh. Dhe ky ushtrim është jashtëzakonisht i vlefshëm për neve si një forcë e re në Ballkan”, thotë Drilon Rama, Toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Pra këto mësime që i kemi marrë nga Garda Kombëtare e Ajovës, padyshim se do t’i implementojmë kur të kthehemi në njësitet tona. Duke pasur parasysh se çdo përvojë e marrë këtu do të ndikojë në zhvillimin e njësive tona”, thotë Bujar Ferizi, kapiten në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Marrja e përvojës nga garda e Ajovës, bëri që Kosova sot të ketë ushtrinë e saj me kapacitete të larta, thotë Guvernatorja Reynolds.

“Jam shumë krenare për pjesëtarët e gardës që shërbejnë në ushtri. Ishte mundësi e jashtëzakonshme të krijojmë mundësitë të ndajmë infrastrukturën dhe mënyrën e menaxhimit. Jemi krenarë me burrat dhe gratë që kaluan kohë në Kosovë, sikur që edhe ju kishit prani ushtarake në Ajova duke punuar bashkërisht dhe mendoj se Kosova është në pozitë shumë të mirë sot për shkak të këtij raporti shumë të shëndosh mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe ushtrisë tuaj”, thotë Guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds.

Planet janë që Kosova të marrë përvojë në Ajova edhe në fushën e energjisë së ripërtëritshme, sektor ky që guvernatorja e këtij shteti thotë se janë të parët.

“Kemi disa biznese që janë duke punuar që të vendosen në Kosovë, në veçanti në fushën e energjisë së ripërtëritshme. Dhe nga ana tjeter të kemi biznese nga Kosova në Ajova është fantastike. Kemi folur gjatë për sipërmarrësit e rinj dhe mundesitë që egzistojnë, në mënyrë që të sjellim ata nga Kosova që të shohin infrastrukturën dhe mundësitë tona. Po na merr pak kohë që të arrijmë deri në atë pikë. Por shpresojmë që të krijoni ekosistemin më të mire sesa që kishim ne në fillimet tona. Dhe të ndajme, ne kemi ide për Kosovën dhe Kosova mund te ketë ide për ne”, thotë guvernatorja Reynolds.

Kosova është vend i vetëm që ka konsullatën e saj në këtë shtet amerikan. Prania e stafit diplomatik të Kosovës në Des Moines, e bën Kosovën pjesëmarrëse në shumë ngjarje kulturore që ndodhin në kryeqytetin e Ajovas.

Javën që shkoi, Kosova kishte hapësirën e saj të veçantë në kuadër të festivalit ndërkombëtarë të ushqimit dhe muzikës. Rëndësia e pjesëmarrjes në këto ngjarje është e madhe.

“Është shumë e rëndësishme sepse në fillim kur kemi hapur konsulatën nuk është se shumica e kanë ditur ku ndodhet Kosova. Prandaj janë të rëndësishme, përveç marrëdhënieve me institucione në këto fusha tjera të bujqësisë, ekonomisë apo edukimit të kemi edhe të dijnë njerëzit pak më shumë kulturën tone, se cfarë ushqime ne kemi”, thotë Rinora Jelliqi nga Konsulata e Kosovës në Des Moines.

Kuzhinieri nga Kosova, Përparim Babalija, ishte pjesëmarrës në këtë festival, i cili u prezantoi pjesëmarrësve të festivalit shijen tradicionale shqiptare.

“Ne kemi bërë diçka, një gatim shumë të thjeshtë, por që është nga zona e Kosovës. Kemi bërë birjan me vezëdhe oriz. Kemi bërë kaçamakun e Kosovës me miell misri të bardhë, me ajkë dhe me djath të deleve, kemi bërë edhe një shalqir me djath dhie dhe tartufin e zi sepse ne tradiocionalisht shalqirin e kemi përdorur në familjet tona, me bukë dhe me djath. Kjo është një pjatë që ne sot mund t’a modifikojmë, pasi në Kosovë kemi shumë tartuf dhe tartufi duhet të jetë si një lënd e parë që ne duhet të mburremi që kemi sasi shumë të madhe. Dhe ne do të bëjmë një pjatë ku bashkojmë produktet e Kosovës në një pjatë moderne”, thotë kryekuzhinieri që erdhi nga Prishtina në Des Moines të Ajovas, Përparim Babalija.

Guvernatorja Reynolds thotë se sa më shumë që dy popujt mësojnë kulturën e njëri tjetrit, lidhja sa vjen e forcohet.

“Mendoj se ka shumë ngjashmëri. Të gjithë thonë se kur udhëton në Kosovë ndihesh sikur je në Ajova. Njerëzit janë të ngrohtë dhe të sinqertë, të kujdesshëm dhe po me këto fjalë mund t’i përshkruaj edhebanorët e Ajovës. Sepse ne kujdesemi për njerëzit, komunitetin, mundohemi të ofrojmë mundësi për secilin dhe të njëjtën ndjenjë më japin të gjithë ata që vijnë nga Kosovan në Ajova. E dua rininë në popullësinë e Kosovës, mendoj se është e mrekullueshme dhe nga ajo perspektivë hapen shumë mundësi. Prandaj mendoj se është marrëdhënie që do ta shohim të rritet”, thotë ajo.

Para disa ditësh, 28 studente nga Kosova filluan studimet në kolegjin e komunitetit të Des Moines, mundësuar nga fondacioni Millenium me fondet e qeverisë amerikane.

Ato do të studiojnë në fushën e energjisë në programe dy vjeçare, për t’u kthyer më pas në Kosovë për të zhvilluar këtë sektor.

Intervista – Haradinaj: Marrëveshja arrihet kur Serbia ta kuptojë se s’mund të fitojë asgjë nga Kosova

Arton Konushevci

Kandidati për kryeministër i koalicionit ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se marrëveshja finale me Serbinë, do të arrihet, kur Beogradi të kuptojë se nuk mund të fitojë asgjë nga Kosova. Në këtë intervistë, Haradinaj po ashtu flet edhe për arsyet se pse duhet të ketë edhe një mandat në krye të ekzekutivit.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, ju jeni kandidat i koalicionit ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor. Pse qytetarët duhet të ju votojnë ju për kryeministër?

Ramush Haradinaj: Që të ruhet qëndrueshmëria që ka krijuar Kosova në tema të mëdha të interesit nacional dhe njëkohësisht që ta kemi mundësinë të fokusohemi në disa tema shumë jetike, siç është ajo e zhvillimit ekonomik, shëndetësia dhe arsimi.

Për zhvillim ekonomik janë tri komponentë që duhet menjëherë të veprojmë, pra është një analizë e mirë se si mbledhin buxhetin, më pak tatim, më shumë punësim, që ta lëmë ekonominë të zgjerohet dhe po ashtu një marrëdhënie pastaj se si e kthejmë atë buxhet në ekonomi, të jetë më në interes të zhvillimit ekonomik.

E dyta është logjistika, plot sipërmarrës kanë problem me hapësirë që të operojnë, nuk mund që të zgjerohen. Pra, për t’i zgjeruar kapacitetet se nuk kanë tokë ose nuk kanë vend, janë ngushtë. Ne kemi vepruar me këto zonat ekonomike, si ajo amerikane në Gjakovë. Kemi një park inovativ trajnues gjerman në Prizren, po kemi edhe plotë mundësi nëpër komuna.

Dhe e treta janë marrëdhëniet burokratike, pra ka bukur shumë burokraci në mes të institucioneve dhe sipërmarrësit. Disa prej sipërmarrësve nuk kanë aftësuar shërbime të kontabilitetit dhe shërbime të tjera burokratike për punë edhe zakonisht këto marrëdhënie burokratike të stërngarkuara, shfrytëzohen edhe për korrupsion nga zyrtarët publikë. Duke eliminuar dhe duke i thjeshtëzuar këto marrëdhënie mes institucioneve edhe sipërmarrësit, në një mënyrë edhe pengojmë, pra marrëdhëniet korruptive mes palëve.

Radio Evropa e Lirë: Gjatë mandatit të cilin e latë në gjysmë, një nga vendimet e qeverisë që ju udhëhoqët ishte taksa ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. A mendoni se mund të qëndrojë edhe më tutje në fuqi kjo taksë, pas zgjedhjeve?

Ramush Haradinaj: Po, kjo duhet të qëndrojë deri në njohje nga Serbia. Marrëdhëniet (ekzistuese) Kosovë- Serbi nuk munden të shkojnë, duke i ushqyer këto marrëdhënie. Këto marrëdhënie shkojnë duke i ndarë krejt elementet që krijojnë paqartësi. Nëse Serbia e dinë qartë se nuk mund të marrë më asgjë nga Kosova, atëherë për Serbinë mbetet pyetja a të vendosë marrëdhënie fqinjësie të mira me Kosovën, pra të ketë edhe marrëdhënie ekonomike e të tregtisë, apo të vazhdojë me mënyrën si ka vazhduar deri tani. Mendoj se edhe Bashkimi Evropian, po edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës duhet t’i tregojnë Serbisë se nuk ka mbetur më diçka për të marrë nga Kosova. Por, edhe Serbia edhe Kosova marrin nga një marrëveshje e ndërsjellë, se kalojnë në një etapë të re të marrëdhënieve të ndërsjella dhe njëkohësisht përshpejtojnë procesin e tyre në integrim Serbia drejt BE-së, ndërsa Kosova drejt integrimeve euroatlantike sepse ne e synojmë NATO-n.

Radio Evropa e Lirë: Nëse taksa do të konsiderohet si pengesë për vazhdimin e dialogut me Serbinë si do të veproni?

Ramush Haradinaj: Shikoni, kornizimi i dialogut me një marrëveshje kornizë për njohje, pra duhet të ulemi të diskutojmë për një marrëveshje të caktuar, pra nuk mund të shkojmë pa asnjë bazë në tavolinë. Dhe njëkohësisht kornizimi në aspektin kohor, pra për çfarë kohë synojmë ta realizojmë (marrëveshjen), atëherë në momentin e caktuar, kur të vije të momenti final, pra mund të suspendohet taksa për disa ditë, për të ndodhur edhe dakordimi në këtë marrëveshje dhe njohja reciproke.

Radio Evropa e Lirë: Kur e mendoni se do krijohen kushtet për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë?

Ramush Haradinaj: Është çështje e qartësisë. E them edhe një herë, nëse Serbia dëgjon mesazhe të përziera si prej Kosovës, si prej palëve ndërkombëtare, se do t’i jepet diçka në shkëmbim të njohjes, derisa ajo diçka që Serbia e synon nuk i duket e mjaftueshme, nuk i kënaqë apetitet e Serbisë, nuk do të kemi marrëveshje.

Nëse ne marrim një drejtim ndryshe, nuk japim asgjë për njohje, pra nuk japim asnjë gjë për njohje – këtë e di edhe bashkësia ndërkombëtare, ja thonë Serbisë – pastaj mund të vijë momenti kur Serbia e vlerëson – nuk merr më asgjë nga Kosova, jemi fqinj, është një treg fqinj – a të vendosë marrëdhënie apo jo. Ne po e vonojmë arritjen e një marrëveshjeje duke çuar mesazhe të përziera se mund t’i jepet diçka Serbisë nga Kosova në shkëmbim të njohjes. Ky është një gabim i madh.

Radio Evropa e Lirë: Ju mendoni se vetëm taksa duhet të jetë një prej kushteve që procesi të shkojë tutje?

Ramush Haradinaj: Janë dy komponentë që e përbëjnë marrëveshjen përpos të gjitha temave, si çështja e të pagjeturve, borxhet, fondi pensional e plot problem të tjera që ka Kosova me Serbinë. Por, dy komponentë janë me rëndësi: është një Asociacion i komunave serbe në Kosovë, që do të themelohet në bazë të Kushtetutës edhe ligjeve të Kosovës. Kosova nuk ka pushtet të tretë, ka vetëm pushtetin komunal dhe ka nivelin nacional. Pra, mund të themelohet, kjo është pjesë e Ahtisarti dhe pastaj është edhe marrëdhënia e mirë ekonomike, që nënkupton edhe heqja e taksës, kthimi i tregut. Në këto dy komponentë, Serbia dhe zoti (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq ishte dashur të mjaftohet me këto që t’i thotë popullit serb se kemi fituar. Nëse ai synon më shumë se këto, e vonon zgjidhjen dhe nuk do të marrë asgjë nga këto.

Radio Evropa e Lirë: Në planin e brendshëm, çështjet më të përmendura në Kosovë janë mungesa e sundimit të ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Cilat do të jenë veprimet tuaja për të ndryshuar gjendjen në këtë rrafsh?

Ramush Haradinaj: Ne duhet ta forcojmë shtetin ligjor edhe më tutje. Mendoj që në dy komponentët të rëndësishëm të shtetit ligjor, të sundimit të ligjit, kemi vepruar drejt, pra kemi avancuar bazën ligjore. Paketa ligjore për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për konfliktin e interesit është më i avancuari, jo veç në rajon dhe jemi lavdëruar nga Departamenti i Shtetit, jemi lavdëruar nga BE-ja. Pra, kemi ligjet më të avancuara, më të sakta që mund ta ndihmojnë pra luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e kundër konfliktit të interesit. E kemi rritur bazën materiale që është shumë me rëndësi për pavarësimin e gjyqësorit, pra jo ndërhyrje politike në gjyqësor, jo përzierje të kompetencave, por dhënien e mundësisë për një pavarësim të mëtejmë përmes bazës materiale. Njëkohësisht, rritjen e numrit të gjyqtarëve, rritjen e numrit të prokurorëve. Do të rrisim edhe numrit e stafit profesional edhe të gjitha aspektet logjistike.

Mirëpo, duhet të shkojmë në këtë mënyrë, ne nuk guxojmë që politikanët, po ashtu të marrin kompetenca te gjyqësorit, pra kjo nuk është e drejt e jona. Edhe nga vullneti i madh që të luftojmë korrupsionin ose të luftojmë krimin, ne nuk jemi gjyqtarë dhe prokurorë. Pra, duhet ta ruajmë pavarësinë e pushteteve, në fakt autonomin e pushteteve, nuk është pavarësi, se ne të gjithë jemi në kuadër të një kushtetute, por duhet ta ruajmë autonominë e pushteteve, në këtë rast legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori.

Radio Evropa e Lirë: Pas zgjedhjeve, koalicionet duken si të pashmangshme. Do të preferonit të qeverisni me ish-partnerët në qeverinë e fundit apo me partitë që kanë qenë në opozitë?

Ramush Haradinaj: Nuk është zgjidhja ime e preferuar, pra nuk është preferencë e imja partnerët e qeverisjes së mëhershem. Pra, fakti që kemi shkuar në zgjedhje ndarazi, nënkupton se marrëdhëniet tona kanë përfunduar.

Kosovës i duhen institucione kredibile?! – Nga Skënder MULLIQI

Kosova është një shtet i ri, që synon Evropën e Bashkuar, edhe pse shoqëria jonë është e polarizuar dhe jo unike. Intelektualet , profesoret , akademiket , shkrimtaret , por edhe gjenerata e re e shkolluar , si potencjal i madh , ende nuk po gjejnë vend në skenën tonë politike.Dhe, shumica e të rinjëve tanë , nuk po kan shumë shembujë për të mirë .Për të ndërtuar secili integritetin dhe përsonalitetin e vet, nuk ka nevojë që këtë tua servojë askush.Secili do të duhet ta kërkon përsonalitetin ashtu çfarë ështe në fakt.Nuk ka gjë më tragjike se bërja kopje e atyre që më së paku e meritojnë.

A bëhët njeriu më dy fije mënd në kokë , kopje e atyre që nuk punuan mirë që 20 vite ? Sigurisht së jo. Po vërtetë koha në të cilën po jetojmë , fatkeqësisht është bërë krizë e shembujve të mirë, këtu e kam fjalën më shumë për njerëzit e politikës .Të gjithë i dijmë së cilët janë ata që po na servohen çdo ditë në medie.Të rinjet tepër shumë iu kan dhën internetit dhe televizionit.Kjo është duke i penguar në planifikimin e jetës së tyre. Po mashtrohen nga iluzionet që ua servojnë këto rrjete sociale .Jeta reale është shumë më ndryshe, dhe ardhmja nuk mvaret së sa dikush përqëndrohet në internet.Modeli më i mirë për të gjithë janë prindëritë , pastaj shkolla , e që të dyjat sot e kan humbur primatin që e kan pasur dikur . Idol për të mirë janë mjekët, profesorët , pilotët, dijetarët, shkrimtarët, aktorët … të gjithë këta të cilët kanë kulturë dhe janë të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem.

Sikur po humbet lufta karshi kohës bashkëhore dhe ndikimi që ka familja për ndërtimin e shoqërisë .Paratë dhe pasurimi pa mund, konsumimi i alkoholit dhe drogave , e kriminaltetet e ndryshme shumë po ndjeken nga gjenerata e re.Kjo është fatale për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë .Natyrisht, këtu nuk bëhët fjalë për të gjithë .Nuk është normale që të bëhën idol njerëzit e pa shkolluar , dhe njerëzit e pa moral politik.Sikur kemi mbetur shoqëri pa alternativa .Sikur kjo rini ka mbetur pa shembuj të mirë, sikur nuk po ekzistojnë idolet , e që nuk na kan munguar gjatë gjithe historisë.Kemi mjaftë intelektualë që më intelegjencën dhe kreativitetin e tyre , më punën e tyre , do ta drejtonin shtetin si duhet, dhe sigurisht që edhe rinia jonë duhet ti kishte për zemer.Shëmbull është Vjosa Osmani si freskim i kësaj skene bajate politike, dhe të tjere, që nuk na mungojnë sot. Pa progres kjo shoqëri dështon . Pa një vetëdije edhe kulturore nuk ka ecje përpara. Sikur nuk ka përparim pa informim të gjithanshem , e qe rinisë gjithnjë e më pak po iu intereson.Pa vlera të mirëfillta ,nuk do të kemi as institucione kredibile…


Send this to a friend