VOAL

VOAL

Biznesmeni turk i kërkuar në Turqi gjeti strehim në Kosovë

Sedat Peker (në qendër) gjatë një vizite në qytetin e Prizrenit.

Shkëlqim Hysenaj

Biznesmeni kontrovers turk, Sedat Peker i cili në Turqi konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e 90-ta, në dy vjetët e fundit ka gjetur strehim në Kosovë dhe vendet të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Peker e ka një leje të përkohshme qëndrimi në Kosovë, e së fundmi, ai është pajisur edhe me një pasaportë të Maqedonisë së Veriut, me identitet të rremë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, disa herë është takuar me disa zyrtarë nga Kosova.

Kush është Sedat Peker?

Në një shkrim të publikuar në muajin shkurt të vitit 2019, organizata Nordic Monitor e përshkruan Pekerin si personin më të fuqishëm të mafias turke. Nordic Monitor është një faqe lajmesh në internet dhe faqe përcjellëse, që drejtohet nga Rrjeti Nordik i Kërkimeve dhe Monitorimit me qendër në Stokholm. Kjo media mbulon lëvizjet ekstremiste fetare, ideologjike e etnike dhe grupet radikale, me një fokus të veçantë në Turqi.

Në vitin 1997, Peker u akuza për një vrasje që bëri që ai të largohej drejt Rumanisë, por pak muaj më vonë, një gjykata në Turqi e shpalli të pafajshëm.

Siç raporton BBC në gjuhën turke, një hetim i nisur kundër krimit të organizuar në fillim të viteve 2000, çoi në arrestimin e Pekerit pesë vjet më vonë.

Në fund të procesit gjyqësor, Peker u dënua me 14 vjet burgim për veprën penale “Formimi i një grupi të armatosur terrorist”, por dënimi iu reduktua dhe ai u lirua në vitin në vitin 2014.

Raportimet mediale thonë se Peker në të kaluarën kishte raporte të afërta me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Por së fundmi situata ka ndryshuar pasi Peker dhe grupi i tij kriminal po ndiqen nga autoritetet e Turqisë për veprimtari të ndryshme kriminale.

Kjo e ka shtyrë atë që të largohet nga shteti dhe të kërkojë strehim në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Iku nga Turqia dhe u strehua në Kosovë

Pas largimit nga Turqia, në dy vjetët e fundit, Peker gjeti strehim herë në Mal të Zi, herë në Shqipëri, herë në Maqedoni të Veriut e pjesërisht edhe në Kosovë, ku ende ka një leje të përkohshme qëndrimi me të cilën u pajis në vitin 2014.

Leja e tij e qëndrimit është valide deri më 29 dhjetor, 2021.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për herë të fundit Peker ka hyrë në territorin e Kosovës më 18 janar, 2021 dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë pas vetëm dy ditësh.

Mediat në Maqedoni të Veriut kishin raportuar se Peker ishte arrestuar të njëjtën ditë për shkak të shkeljes së lejes së qëndrimit dhe se ai ishte deportuar për në Kosovë.

Aktualisht Peker është në arrati dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

E kaluara kriminale s’i pengoi politikanët që ta takojnë

E kaluara kriminale nuk ishte pengesë për disa politikanë nga Kosova që të takojnë biznesmenin turk, Peker.

Fikrim Damka, udhëheqës i Partisë Demokratike Turke në Kosovës, tani ministër i Zhvillimit Rajonal, në të kaluarën ka pasur disa takime me Sedat Pekerin. Në internet gjenden disa fotografi në të cilat Peker shihet i shoqëruar nga ministri Damka.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur ministrin Damka se në çfarë cilësie i ka zhvilluar takimet me Pekerin. Damka po ashtu është pyetur nëse ka pasur takime të tjera në muajt apo vitet pasues. Ministri Damka nuk është lajmëruar në thirrjet telefonike e as nuk është përgjigjur në mesazhet e dërguara.

Në njërin nga takimet që u zhvillua mes Pekerit dhe Damkës, i pranishëm ka qenë asokohe edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Yildiray Bayram, që po ashtu është pjesëtar i komunitetit turk në Kosovë.

Në vitin 2019, Peker ka vizituar edhe Komunën e Mamushës, komunë kjo që banohet kryesisht nga pjesëtarë të komunitetit turk. Aty është pritur zyrtarisht nga kryetari i kësaj komune, Abdylhadi Krasniç.

Krasniç ka pranuar të flasë për këtë takim, duke thënë se nuk kishte njohuri se kush ishte mysafiri që e priste në zyrën e tij.

“Një herë ka qenë një takim, ka qenë përmes disa shokëve. Një shok i yni që jeton tash në Turqi ka qenë këtu dhe tha po dëshiron të ju vizitojë, thash në rregull. Një herë ka qenë në Mamushë dhe kaq”, tha Krasniç.

Krasniç insiston se Peker kishte kërkuar takim me të vetëm si biznesmen dhe mohon çdo mundësi të jenë takuar sërish.

Gjatë një vizite tjetër në Kosovë, Peker, kishte takuar edhe kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Pas reagimeve dhe interesimit të mediave, Komuna e Hanit të Elezit fshiu nga ueb-faqja dhe rrjetet sociale njoftimin e takimit.

Në një reagim të tij, Suma kishte mohuar të ketë njohur apo pasur informacione për Sedat Pekerin para se ta takonte.

Njëjtë si Komuna e Hanit të Elezit edhe Komuna e Mamushës si dhe personat e përmendur në këtë tekst, kanë fshirë njoftimet dhe fotografitë e takimeve me Sedat Pekerin.

Në Turqi iu arrestuan bashkëpunëtorët

Të premten, më 9 prill, 2021, autoritetet e Turqisë realizuan një operacion të gjerë në të cilin u bastisën më shumë se 120 lokacione.

Gjatë aksionit u arrestuan rreth 60 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Sedat Pekeri, i cili ndodhet në arrati.

Policia turke bastisi edhe shtëpinë e Pekerit, ku jeton gruaja dhe fëmijët e tij.

Më 12 prill, 2021, REL i ka shkruar gruas së Pekerit, Özge Peker për të pyetur nëse di vendndodhje e burrit të saj dhe për faktin se a vazhdojnë të kenë biznese aktive në Kosovë, mirëpo kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Peker dyshohet se mori pasaportë të Maqedonisë së Veriut

Më datë 7 prill, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar nëntë zyrtarë policorë, të cilët dyshohet se kanë pajisur me pasaporta false pjesëtarët e një grupi kriminal, të përfshirë në kontrabandë me drogë dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Sipas MPB-së së Maqedonisë së Veriut, këta zyrtarë policorë kishin pajisur me pasaporta false 215 persona, 214 prej të cilëve shtetas të huaj.

Në mesin e atyre që kanë marrë pasaportë maqedonase, sipas MPB-së së Maqedonisë së Veriut, është edhe Sedat Peker.

Sipas MPB-së në Maqedoni të Veriut, Peker ishte pajisur me një pasaportë me identitet të rremë të një qytetari nga Shkupi me emrin Djadin Ademovski.

Në Kosovë nuk japin informacione

Pas operacionit të zhvilluar në Maqedoni të Veriut, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione për Sedat Pekerin në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Prokurorinë e Shtetit si dhe Policinë e Kosovës.

Por marrja e përgjigjeve është e vështirë.

Radio Evropa e Lirë, më 12 prill, 2021, ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës disa pyetje sa i takon mënyrës së pajisjes me leje të përkohshme të qëndrimit, evidencat e hyrje-daljeve në territorin e Kosovës si dhe faktin nëse Peker po hetohet nga institucionet e Kosovës.

MPB-ja është pyetur gjithashtu nëse autoritetet e Maqedonisë së Veriut apo Turqisë kanë kërkuar bashkëpunim me Kosovën për të identifikuar vendndodhjen e Pekerit.

Ky institucion deri tani nuk është përgjigjur.

Njëjtë ka vepruar edhe Prokuroria e Shtetit.

Në një përgjigje të shkurtër ka dhënë Policia e Kosovës. Ky institucion, më 13 prill, 2021, ka thënë se nuk mund të ndajë informacione për hyrje-daljet e Sedat Pekerit, pasi kjo sipas tyre, kjo bie ndesh me Ligjin e të dhënave personale.

“Bazuar në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe në Sistemin e Menaxhimit Kufitare i cili përmban të dhëna të klasifikuara, ne nuk mund të japim informacione të tilla që janë të mbrojtura me ligj, me përjashtim kur këto i kërkon organi kompetent, i cili udhëheq ndonjë procedurë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Por, pavarësisht se këto institucione nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, Ministria e Punëve të Brendshme kishte folur për Sedat Pekerin në muajin janar të këtij viti.

Asokohe, Peker ishte arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi kishte shkelur rregullat e qëndrimit.

Siç ishte raportuar, Peker kishte refuzuar që të deportohej në Turqi me arsyetimin se atje rrezikonte të përballej me torturë çnjerëzore.

Siç kanë raportuar mediat në Maqedoni të Veriut, më kërkesë të tij, Peker është deportuar në Kosovë.

Asokohe u raportua se Sedat Peker kishte shtetësi të Kosovës, gjë që u mohua nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në muajin janar të këtij viti, përmes një reagimi, MPB-ja sqaroi se Sedat Peker nuk kishte nënshtetësi të Kosovës, por konfirmoi se ai ka një leje qëndrim të përkohshëm, me të cilën ishte pajisur në vitin 2014.

“Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021”, thuhej në njoftimin MPB-së të datës 20 janar, 2021.

Në mungesë të përgjigjeve zyrtare nga institucionet kosovare, Radio Evropa e Lirë ka provuar që të identifikojë biznesin e Sedat Peker të cilin MPB-ja e përmend si justifikim për marrjen e lejes së përkohshme të qëndrimit.

Përkundër shumë përpjekjeve, asnjë biznes nuk është gjetur se ekziston në Kosovë, e që është i regjistruar në emrin e biznesmenit kontrovers turk.

Pas operacionit të autoriteteve të sundimit të ligjit në Turqi kundër grupit të Sedat Peker, Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ambasadën e Turqisë në Prishtinë nëse kanë kërkuar bashkëpunim për identifikim e vendndodhjes së Sedat Pekerit.

REL i ka sqaruar Ambasadës turke se sipas MPB-së së Kosovës, Peker ka leje qëndrim dhe besohet se ka një biznes të regjistruar.

“Ambasada nuk ka informacione për pyetjen tuaj”, ka qenë përgjigja e vetme.

Pekeri i rrjeteve sociale

Ndonëse ka një të kaluar kriminale, kjo nuk i ka penguar më shumë se dy milionë përdorues të rrjeteve sociale që të ndjekin aktivitetet e Sedat Pekerit.

Që nga lirimi i tij nga burgu në vitin 2014, Peker në vazhdimësi ka rritur numrin e ndjekësve.

Në profilin e tij në rrjetin social Instagram ai ka rreth 970 mijë ndjekës. Në Facebook rreth 1.6 milion si dhe në Twitter më shumë se 200 mijë ndjekës. Peker ka prezencë të papenguar edhe në Youtube, ku ka më shumë se 61 mijë ndjekës.

Llogaria e Sedat Peker në Instagram.

Llogaria e Sedat Peker në Instagram.

Në çdo platformë sociale ku ka prezencë, Pekeri publikon materiale, reagime si dhe fotografi nga aktivitetet dhe takimet e tij me personalitete të ndryshme.

Peker u bë shumë i njohur për një kërcënim që ai ua bëri akademikëve turq në vitin 2016 ku tha se: “Ne do të derdhim gjakun tuaj dhe do të notojmë në të!”.

Ky kërcënim lidhje me Deklaratën e Akademikëve për Paqe përmes së cilës 1,200 akademikë akuzuan qeverinë turke për kryerjen e operacioneve të ashpra në rajonin juglindor të Turqisë, rajon ky i banuar kryesisht me popullatë kurde.

Kjo deklaratë, asokohe kishte acaruar edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili përdori gjuhë fyese ndaj intelektualëve.

Kosovë, publikohet raporti me dëshmi të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Foto: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës/AA
Prishtinë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka publikuar raportin “E drejta për të vërtetën – viktimat pa emër”, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç u tha në një konferencë për media nga udhëheqës të kësaj organizate, raporti përmbledhë dëshmitë e 345 viktimave, përfshirë gra, burra, djem dhe vajza të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti tha se ideja e krijimit të një platforme të dokumentimit gjithëpërfshirës dhe sistematik të dhunës seksuale të luftës ka qenë prioritetet nga fillimi i punës së tyre, por ka nisur si proces nga viti 2019.

Ajo tha se institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare kanë dështuar të grumbullojnë dhe të bëjnë një arkiv gjithëpërfshirëse të dokumentuar mbi krimet e dhunimit seksual gjatë luftës, arkiv e cila do t’i shërbente gjeneratave të reja dhe institucioneve relevante.

“Për këtë arsye, me tre organizata kemi arritur t’i grumbullojmë 345 dëshmi të cilat i kontribuojnë të vërtetës, narrativave të luftës, duke krijuar një ballafaqim të drejtë dhe të saktë me të kaluarën në mënyrë që zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale të amplifikohet. Të arrihet që përmes këtyre të dhënave që dalin nga ky raport të kemi ndryshime ligjore për qasje gjithëpërfshirëse, bërjen e politikave më të avancuara me krimet e dhunimit dhe mbi të gjitha qasjen në drejtësi e cila mungon që nga vitit 1999 deri më tani”, tha Rushiti.

Ajo tha se ky raport ndër të tjera synon edhe ndërkombëtarizimin e kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftë.

Udhëheqësja e programit për dokumentimin e viktimave të dhunës seksuale, Fatmire Haliti tha se nga 345 rastet që kanë dëshmuar për dhunën ndaj tyre gjatë kohës së luftës në Kosovë, 20 nga ta janë burra dhe djem ndërsa 325 janë gra dhe vajza.

Po kështu, Haliti theksoi se 6 për qind e viktimave i përkasin komuniteteve pakicë në vend. Ndërsa, 11 për qind nga 345 rastet e dokumentuara, sipas Halitit kanë qenë të moshës nën 18 vjeçare kur kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.

“22 për qind e viktimave, dhunën seksuale gjatë luftës e kanë përjetuar në shtëpinë e tyre. Pra, derisa kanë qenë në shtëpinë e tyre, kanë hyrë forcat e armatosura dhe kanë kryer dhunimin brenda shtëpisë. Këto raste janë paraqitur si rastet më të vështira të cilat shpalosin historinë e tyre duke u përballur çdo ditë me atë ngjarje pasi që 22 vite pas luftës, shumica prej tyre jetojnë ende në ato shtëpi e për më tepër ato nuk ua kanë rrëfyer ngjarjen asnjëherë familjarëve të tyre duke e mbajtur të fshehur”, tha Haliti.

QKRMT ka parashtruar disa kërkesa ndaj institucioneve kosovare për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale në luftë, përfshirë shërbim shëndetësor falas për këtë kategori, derisa u ka bërë thirrje atyre që kanë përjetuar dhunim në kohë lufte të paraqiten, në mënyrë që shteti t’ua njeh të drejtën e tyre duke i përkrahur viktimat financiarisht.

Sipas të dhënave nga organizatat joqeveritare në Kosovë në Kosovë, llogaritet që janë 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Rozafa Kelmendi emërohet zëdhënëse e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar Rozafa Kelmendin, zëdhënëse të Qeverisë.

Kjo u bë e ditur nga një komunikatë për media e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Rozafa Kelmendi ka përvojë nëntë vjeçare si gazetare me mediat vendore e ndërkombëtare. Nga viti 2011 ka punuar në projekte të Fondit Global, UNDP-së dhe UN Women. Vitin e kaluar ka punuar si Analiste e Politikave të Drejtësisë Tranzicionale në UN Women, Nju Jork, ku mes tjerash ka koordinuar punën globale për drejtësi tranzicionale të kësaj agjencie.

Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e tyre.

Kujtojmë se përveç Rozafa Kelmendit, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës është edhe Përparim Kryeziu.

Kosova paralajmëron reciprocitet me secilin shtet

Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Arton Konushevci

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. Nga ekzekutivi thonë se një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat, sipas tyre, shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e arsyeton një veprim të tillë si obligim të qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të shtetit të Kosovës.

Kryeziu nuk ka treguar për Radion Evropa e Lirë se kur mund të pritet një vendim për çështjen e reciprocitetit, por ka shtuar se vendimi do të merret me kohë.

Për shkak të mospranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në nëntorin e vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nga qeveria pasuese, e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, 2020 taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë, gjë që nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkim Evropian. Heqja e kësaj mase ishte vendimi i parë i pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin më 6 qershor, gjë që mundësoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Pasojat e mundshme nga reciprociteti

Me idenë e vendosjes së masave të reciprocitetit pajtohet edhe profesori i ekonomisë, Musa Limani.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se reciprociteti duhet të vendoset menjëherë ndaj Serbisë, por ai tërheqë vërejtjen që një vendimi të tillë nuk duhet t’i jepet konotacion politik.

“Ne duhet të marrim masa të njëjta me secilin shtet, jo vetëm ndaj Serbisë, masa të njëjta sikur që ata i zbatojnë për mallrat apo diçka tjetër. Reciprocitetin e kanë të gjitha shtetet e botës. Nuk jemi vetëm ne të vetmit që bëjmë diçka të tillë”, thotë Limani.

Megjithatë, profesor Limani thotë se nga masa e reciprocitetit, Kosova “mund të ketë disa pasoja”.

“Ne kemi një import të madh të mallrave nga Serbia, si për lëndën e parë apo edhe për produktin final. Në fillim mund të ketë ndonjë problem por bizneset e Kosovës kanë kontakte dhe janë të orientuar edhe në tregje të tjera, tregu është i hapur. Përkundrazi, unë mendoj se në këtë rast Kosova përfiton sepse fillon të rritet konsumi i produkteve vendore”, thekson Limani.

Masa e reciprocitetit në fushën e tregtisë, nëse vendoset nga Qeveria e Kosovës, të parët që do të mund t’i prekte janë kompanitë kosovare, të cilat furnizohen jashtë vendit me lëndë për prodhimin e tyre.

Kompanitë, të ndara rreth reciprocitetit

Kompania e lëngjeve “Laberion”, aktualisht furnizohet në Serbi për një pjesë të materialit ambalazhues.

Pronari i kësaj kompanie, Bashkim Osmani tha për Radion Evropa e Lirë, se në rast të një mase të re reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të detyrohen të furnizohen nga shtetet tjera.

“Reciprociteti nuk na pengon. Na e rrit koston e produktit (ambalazhit), e rrit koston e transportit, por janë të mundshme alternativa të tjera të cilat janë funksionale”, tha Osmani.

Ndërkaq, Gojart Kelmendi, është udhëheqës i një kompanie të letrës në Kosovës. Ai thotë në tregun e Kosovës mund të gjesh mallra të prodhuara në Serbi, por mallrat e Kosovës nuk shiten në Serbi.

“Ata shesin te ne lëndën e parë, produkt të gatshëm ose gjysmë-produkt. Të gjitha i shesin e ne nuk mundemi. Çka do që është produkt final në Kosovë nuk mund të vendoset në dyqanet e Serbisë”, thotë Kelmendi.

Sipas Kelmendit, moszbatimi i një sërë marrëveshjeve, që janë arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, po ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Ndërkaq, pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, tha se çdo veprim që merr qeveria, duhet të reflektojë edhe interesat e ekonomisë së vendit.

“Çdo reciprocitet e dëmton në radhë të parë ekonominë prodhuese sepse shumica e repro-materialeve që bazohen prodhuesit, e kanë bazën, për fat të keq në Serbi. Edhe nëse merret një vendim i tillë, duhet dhënë afat 30-ditor në mënyrë që prodhuesit të gjejnë rrugë tjera të bashkëpunimit edhe pse bashkëpunimi ekonomik mes shteteve të rajonit është vështirësuar shumë për shkak të pandemisë dhe kërkesave të mëdha”, tha Kelmendi, i cili më herët ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, ai shton se para çdo vendimi për masa reciprociteti duhet të analizohen edhe pasojat që mund të sjellë një vendim i tillë.

“Nëse ne marrim masa dhe e dëmtojmë vetveten në emër te popullzimit politik, ajo mund të jetë e dëmshme e pastaj duhet miqtë ndërkombëtarë të intervenojnë”, tha Kelmendi.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që ka nisur më 2011 janë arritur një sërë marrëveshjesh, duke filluar nga lëvizja e lirë e njerëzve e mallrave deri te njohja e targave të automjeteve.

Kompanitë e Kosovës jo rrallë herë kanë pasur vështirësi që të transportojnë mallrat e tyre në Serbi, për shkak se autoritetet ose nuk ua kanë njohur targat e makinave, por edhe kanë pasur probleme me njohjen e dokumentacionit të mallrave, ku figuron termi “Republika e Kosovës” si dhe vulat e lëshuara nga Kosova.

Qeverisë Kurti 2 i është bërë thirrje nga Bashkimi Evropian që procesi i dialogut me Serbinë të vazhdojë pa vonesa dhe pa pengesa.

Vjosa Osmani: 14 prilli do të shënohet si Dita e Mbijetuarit e Dhunës Seksuale

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se 14 prilli do të jetë ditë e shënuar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale. Ajo tha se  më 14 prill të vitit 1999 Vasfije Krasniqi u dhunua nga forcat serbe.

Osmani derisa tregoi për takimin që pati me Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Vasfije Kransiqi e mbijetuara e dhunës seksuale tha se shembulli dhe guximi i Krasniqi do të shërbejë si udhërrëfyes për të kërkuar drejtësi. Ajo shtoi se Krasniqi nuk është e vetme dhe se ajo është zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

 

“14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme. Por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Në këtë ditë, barra e luftës për të ka marrë kuptim tjetër, sepse u shtua aq shumë në peshë e u bë përjetësisht e pashlyeshme. Barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë, nuk guxojmë kurrsesi të lejojmë ta bartë e vetme, sepse kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme. Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi. Por siç Vasfija ia doli të jetojë, të mbijetojë, të triumfojë, shembulli e guximi i saj le të na shërbejnë si udhërrëfyes në kërkimin për drejtësi e në komunikimin me të tjerët për këtë pjesë të historisë sonë. Vasfija nuk është e vetme – as në këtë përjetim, por as edhe në rrugëtimin që ka marrë për sjelljen e dretësisë. Ajo është sot zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovën tonë”, ka shkruar Osmani.

Osmani në takim thotë se u diskutua që të vazhdohet të kërkohet drejtësi për krimet e kryera nga Serbia. Veç kësaj Osmani tregoi se u pajtuan që 14 prilli nga sot e tutje nënë patrionatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohet si Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Veç kësaj Osmani premtoi që do të ketë konsultime edhe me Qeverinë e Kosovës që kjo ditë të shënohet edhe me ligj.

“Sot përveç që diskutuam se duhet të vazhdojmë të flasim gjithnjë e më zëshëm për krimet e kryera nga Serbia e që ende po i mohon, u pajtuam që 14 prilli nga sot e tutje, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohet si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, i premtova që në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të angazhohemi për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar datën 14 prill në një ditë të shënuar edhe me ligj. Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20000 të mbijetuar të dhunës seksuale të regjimit barbar serb!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Kosovë: Qeveria i hap rrugë hartimit të ligjit për konfiskimin pasurive të pajustifikuara

Edlira Bllaca

Qeveria e Kosovës miratoi të martën një dokument që i hap rrugë hartimit të ligjit për konfiskimin e pasurive të pajustifikuara.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha pas mbledhjes së qeverisë se ky është hapi i duhur në çrrënjosjen e krimit të organizuar e korrupsionit që sipas saj po e mbajnë të pazhvilluar Kosovën.

Me ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale i cili ka hyrë në fuqi para dy viteve ende nuk mund të them me siguri që i njëjti ka rritur të zbatohet ndaj të paktën një personi prandaj ka qenë edhe alarm për qeverinë tonë që menjëherë të adresojmë pengesat në këtë drejtim në mënyrë që të luftohet korrupsioni, të konfiskohet pasuria e pajustifikuar dhe t’i hapet rruga zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ajo.

Zonja Haxhiu tha se po ashtu është hapur rruga për themelimin e një institucioni të përbërë nga profesionistët që do të ketë për mandat zbatimin e ligjit të ri.

Koncept dokumenti adreson nevojën për rishqyrtimin e pasurisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar pavarësisht pozicioneve apo mënyrës së zgjedhjeve të tyre por po ashtu len hapësirën që të hetohen për pasurinë e pajustifikueshme edhe qytetarët duke pasur parasysh faktin që konsiderohet që shumë prej zyrtarëve të cilët kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme e kanë lënë atë në emër të personave të tretë”, tha ajo.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se tash për tash nuk është koha e duhur për një ligj të tillë.

Do të ishte një iniciativë jashtëzakonisht e qëlluar nëse do të kishim një sistem të drejtësisë të pavarur, të paanshëm dhe të drejtë. Fatkeqësisht Kosova është tashmë e njohur që ka një sistem prokurorial e gjyqësor që nuk është në gjendje të ushtrojë kompetencat e përgjegjsitë në bazë të ligjit. Prandaj pa një proces të vetingut, pa pastrimin e sistemit të drejtësisë, në këtë fazë konsiderojmë që kjo nismë është ende e hershme”, tha ai.

Zoti Miftaraj thotë se ligji aktual është mjaftueshëm i mirë por problemi qëndron te moszbatimi i tij.

Ajo që ka ndodhur në praktikë është se përkundëe faktit që kemi këtë kornizë ligjore mjaft të avancuar, fatkeqësisht nuk ka pasur guxim nga ana e prokurorisë por edhe gjykatave qoftë për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar apo dënuar këta persona. Kur ligjet që i kemi në letër nuk zbatohen, Kosova gjithmonë vije në pozitën që çdo qeveri e re të përpiqet t’i përmirësojë gabimet e të kaluarës duke bërë ligje”, tha ai.

Hulumtimet e ndryshme vazhdojnë të nxjerrin Kosovën si një nga vendet më të prekura nga shkalla e korrupsionit, ndërsa luftimi i kësja dukurie është një nga kushtet për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Raporti i fundit i organizatës, Transparency International e radhiti Kosovën në vendin 90-të apo tri vende më poshtë se në vitin paraprak për shkallën e korrupsionit.

Anulohet projekti i TIKA-s për restaurimin e Hamamit të Madh

Komisioni i Ministrisë së Kulturës për Shqyrtimin e Ankesave, ka anuluar projektin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë, i cili ishte miratuar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM).

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Qerim Ondozi, këshilltar për media i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

“Po, ky projekt është pezulluar”, ka deklaruar Ondozi të martën.

Ai ka shtuar se vendimin për pezullimin e këtij projekti e ka marrë Komisioni i Ministrisë së Kulturës për Shqyrtimin e Ankesave, pas pranimit të ankesave të parashtruara nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore – MKRS, dhe nga disa profesorë të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Ondozi ka thënë se Komisioni i MKRS-së ka vërejtur se shqyrtimi dhe miratimi i projektit nga ana e IKMM-së, “nuk është zhvilluar duke u bazuar në standardet profesionale dhe teknike, të parapara në bazë të legjislacionit në fuqi që e rregullon fushën e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës”.

“Projekti ka mangësi, në veçanti në argumentim të dy elementeve të rëndësishme: atë të hulumtimit paraprak të historikut të ndërtesës, gjendjes burimore, si dhe atë të arsyetimit të zgjidhjes së propozimeve konservuese-restauruese, ku në mungesë të argumentimit të saktë të pjesës hulumtuese, edhe ofrimi i zgjidhjes për restaurim/konservim mbetet i mbështetur në hipoteza, e cila përpos metodës së krahasimit, është dashur të ndërtohet edhe në bazë të dhënave të shkruara për vetë ndërtesën e Hamamit të Madh të Prishtinës, fotografive të mëparshme, hartave, skicave, raporteve, e dokumenteve tjera arkivore”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Ondozi për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se në mungesë të dëshmive të gjendjes burimore edhe pas hulumtimit, “projekti i konservimit dhe qasja e restaurimit apo kthimit të monumentit në një periudhe të caktuar kohore, duke i zhbërë elementet tjera që janë shtresëzuar brenda pesë shekujsh, si dhe duke vendosur elemente të reja, nuk mund të hartohet mbështetur vetëm në hipoteza.”

Hamami i Madh i Prishtinës pritej që të hynte në një fazë të restaurimit dhe shndërrimit në muze, dhe ishte paraparë që për këtë projekt të investoheshin rreth 1 milion euro.

Më shumë se gjysma e projektit ishte planifikuar të financohej nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) si dhe punimet ishte paraparë që të kryheshin nga një kompani që do të përzgjidhej nga Qeveria turke.

Projekti që ishte prezantuar në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës, pati nxitur reagime të shumta për shkak se Hamamit të Madh, i cili është objekt i trashëgimisë kulturore, i ishte ndërruar emri në “Fatih Hamami Muzesi”.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) pati njoftuar më 3 mars të vitit 2021, se ka refuzuar të trajtojë lëndën për Hamamin e Madh të Prishtinës, pikërisht për shkak të emërtimit.

Shqetësimet e ngritura për projektin për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës kanë shtyrë Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore që të ndërmarrë hapa drejt rishikimit të projektit.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) pati hedhur poshtë akuzat e fshehjes së ndonjë qëllimi prapa ndihmës financiare për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës.

E rrallë – 91 vjeçari Osman Mavraj nga Istogu nis të agjërojë Ramazanin e 78

Në xhamitë e Kosovës është falur namazi i teravisë e parë që shënon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Në këtë vit faljet e këtyre namazeve që janë karakteristike për muajin e Ramazanit po bëhen në numër të kufizuar për shkak të situatës së pandemisë në vend.

Osman Mavraj është 91 vjeçari nga Vrella që ka agjëruar 77 Ramazanë. Ai tha në “Alarm”, se është gati për ta agjëruar Ramazanin e 78-të.

“Atëherë kur kemi qenë të ri, Ramazani ka qenë më i mirë, ka pasur më lezet. Tashmë është më lehtë të agjërosh”. u shpreh Mavraj.

Kosova do të sigurojë mbi 100 000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

Doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.

Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.
Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars.

Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve.
Kosova, deri më 12 prill, ka regjistruar mbi 98,341 raste me koronavirus dhe 1,996 viktima.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 13,763.

Dyndja shqetësuese drejt Shqipërisë

Bekim Bislimi

Rreth 29 mijë qytetarë të Kosovës, gjatë dy ditëve të fundit, më 10 dhe 11 prill, kanë kaluar kufirin e Kosovës në drejtim të Shqipërisë, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishin edhe disa zyrtarë të qeverisë.

Lëvizjet e tilla të qytetarëve dhe qëndrimi i tyre eventual në masë, sipas drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, potencialisht mund ta rëndojnë situatën me pandeminë e koronavirusit në vend.

Ky fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, gjatë fundjavës, është bërë në kohën kur në Kosovë janë duke u aplikuar masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, ku janë të përfshira edhe kufizimi i i lëvizjes së lirë prej orës 22:00 e deri në 5:00, përveç në raste urgjente. Ndërkaq, shërbimet e gastronomisë janë obliguar që të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill, si dhe është ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët ndërmjet të shtunës dhe të dielës, mbi 28 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova, drejt shteteve fqinje (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia).

Nga ky numër, 15 mijë qytetarë, gjatë këtyre 24 orëve, kanë kaluar kufijtë perëndimorë të Kosovës, ku gjendet edhe pikëkalimi kufitar i Morinës, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë. Ndërkaq, në territorin e Kosovës, në këtë interval kohorë kanë hyrë mbi 21 mijë persona. Vetëm në kufijtë perëndimorë kanë hyrë mbi 9 mijë e 500 persona.

Krasniqi: Ata që qëndrojnë në grumbull, super-shpërndarës të infeksionit

Masat kufizuese, për të cilat Qeveria e Kosovës ka vendosur më 5 prill dhe kanë hyrë në fuqi më 7 prill, kanë pasuar për të ulur lakoren e rasteve me koronavirus, e cila në muajin e fundit është ngritur, deri në 700 apo 800 raste në baza ditore.

Infektologu Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), thotë për Radion Evropa e Lirë se një nga qëllimet e masave që ka marrë qeveria është që të pamundësojë grumbullimin e njerëzve në masë të madhe. Sipas tij, dyndja e një numri të madh të qytetarëve drejt Shqipërisë, nga profesionistët shëndetësorë është parë me shqetësim.

“Kur shkoni në një vend tjetër dhe qëndroni në ambiente të përbashkëta, atëherë doemos ka grumbullim dhe grumbullimi i njerëzve në masë paraqet rrezikun më të madh të përhapjes së virusit. Njihen si super-shpërndarës të infeksionit, pa marrë parasysh se në cilin vend jeni, pra, jeni në shtetin e juaj apo në një shtet tjetër. Prandaj, neve nuk na pëlqen ajo që kemi parë gjatë këtyre ditëve. Çdo sjellje, çdo veprim i qytetarëve që shkon në të kundërtën e zbatimit të masave që ne i kemi proklamuar tash e më shumë se një vit, rrezikon përhapjen e mëtutjeshme të virusit”, tha Krasniqi.

Zyrtarët pa sqarime për zbatimin e masave

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke iu referuar numrit prej 29 mijë qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar në Shqipëri gjatë fundjavës, ka thënë se kufijtë tokësorë me shtetet fqinje janë të hapur. Sipas tij, “qytetarët kanë të drejtë të udhëtojnë sipas nevojave të tyre, duke marrë parasysh respektimin e masave në vendin mikpritës, si dhe të atyre në Kosovë me rastin e kthimit”.

“Masat janë vendosur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Megjithatë, ato mund të arrijnë efektin, vetëm nëse të gjithë së bashku tregojmë ndjeshmëri për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të tjetrit. Krahas vaksinimit, nuk mund të ndalen asnjëherë përpjekjet e përbashkëta për zbatimin e masave mbrojtëse, si nga qytetarët, ashtu edhe nga institucionet dhe bizneset, në mënyrë që të fitojmë sa më shpejtë betejën në luftën globale kundër pandemisë”, theksoi Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Por, në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me masat parandaluese në luftë kundër pandemisë së koronavirusi, në pikën e katërt, thuhet që “të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për testin RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë. Në të kundërtën, ata duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Përjashtim nga pika katër e vendimit të qeverisë, bëjnë vetëm qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Megjithatë, Policia e Kosovës nuk ka dhënë sqarime nëse është duke i zbatuar këto masa në kufi, gjatë hyrjes apo kthimit të qytetarëve të Kosovës nga Shqipëria, në rast se ata kanë qëndruar atje më shumë se 24 orë.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një përgjigje lidhur me këtë çështje edhe nga Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës, por zyrtarët e saj nuk kanë qenë të qasshëm.

Shtimi i rasteve eventuale, sfidë për spitalet

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, thotë se spitalet në vend janë të stërmbushura me pacientë, që nga java e dytë e muajit mars. Rritja eventuale edhe më tej e numrit të pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët do të kërkonin trajtim spitalor, do ta komplikonte situatën edhe më shumë në spitale.

“Po bëhen tash rreth një muaj që ne kemi diku rreth 900 pacientë, mesatarisht, brenda ditës, që marrin trajtime në spitalet tona të përgjithshme, por edhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe çdo rritje e mëtutjeshme e numrit të rasteve të infektuara dhe rasteve që kërkojnë hospitalizim, shërbimin spitalor dhe kapacitetet spitalore i vë përballë një sfide të jashtëzakonshme”, theksoi Krasniqi.

Ai shtoi se nga rreth 900 pacientë që marrin shërbime spitalore të përditshme, 37 prej tyre janë në gjendje kritike dhe janë duke u trajtuar në repartet e kujdesit intensiv, ndërkaq rreth 700 të tjerë janë me oksigjeno-terapi të vazhdueshme.

Pacientët me COVID-19 janë duke u trajtuar në shtatë spitale rajonale në Kosovë. Ndërkaq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, janë pesë klinika, të cilat janë shndërruar në klinika për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të dielën, më 11 prill, Kosova regjistroi 12 viktima dhe 529 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, në tërësi janë regjistruar 97.996 raste, ku prej tyre 1.988 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Aktive vazhdojë të jenë 13.944 raste.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut: Igumeni i Manastirit të Deçanit të hetohet për krime lufte në Kosovë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka kërkuar hetime për igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjic, nën dyshimin se i njëjti ka kryer krime lufte, gjatë luftës në Kosovë.

KMDLNJ vlerëson se Sava Janjic duhet të hetohet për rolin e tij para dhe gjatë luftës në Kosovë për shkak të civilëve të ndaluar në Manastirin e Deçanit ku ishte thuaja përgjegjësi kryesor.

“Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve dhënë NKMDLNj në Deçan pas përfundimit të luftës në Manastirin e Deçanit përveç se ishin vendosur paramilitarët dhe forcat e rregullta serbe, policia dhe ushtria aty ishin rrahur dhe torturuar edhe shqiptarë të marrë peng. Manastiri i Deçanit ishte shndërruar thuaja në bazë ushtarake ku shpërndahej armatimi për serbët e mobilizuar. Pas kësaj informate të KMDLNj, abati i këtij Manastiri, Sava Janjiq e denoncon te OSBE, KMDLNj-në ndërsa OSBE i jep KMDLNj dy mundësi që të tejkalohet kjo çështje, e para që drejtori i KMDLNj -së, Behxhet SHALA, t’ i kërkojë falje publike otac Savës dhe, e dyta që KMDLNj të përballet me gjyqin. KMDLNj nuk e bëri as të parën e as të dytën, por këmbënguli të bëhen hetime rreth Manastirit të Deçanit dhe përfshirjes së mundshme të Sava Janjiqit në shkelje të Ligjeve të Luftës dhe të Drejtës Humanitare. Është pozitive që edhe përkundër atyre zhvillimeve nuk pati asnjë pasojë as për Manastirin e Deçanit e as për personelin”, thuhet në reagimin e KMDLNJ, përcjell Telegrafi.

“Pas 21 vjetëve të përfundimit të luftës, të thuhet se Manastiri i Deçanit është i rrezikuar është nonsens i llojit të vet aq më parë që nuk ishte rrezikuar as në kohën e veprimeve ushtarake. Sava Janjiq, një klerik i mbështjellur me një pëlhurë demokratike ndërsa me një përmbajtje krejtësisht serbomadhe tani ankohet se shqiptarët dhe institucionet e Kosovës po e rrezikojnë Manastirin e Deçanit, nuk po i zbatojnë Marrëveshjet ndërkombëtare sikur as vendimet e gjykatave të Kosovës (Gjykatës Kushtetuese), në ndërkohë që nuk i pranon as institucionet e Kosovës, shtetin e Kosovës kurse vendimet e gjykatave i pranon në mënyrë selektive kur i përshtaten)”.

Sipas KMDLNj-së, Manastiri i Deçanit, jo që nuk rrezikohet nga shqiptarët apo institucionet e Kosovës por, edhe sipas Pakos së Ahtisarit dhe ligjeve në fuqi gëzon një status extraterritorial, me një fjalë ka pavarësi dhe mbrojtje të plotë prandaj po e keqpërdorë këtë për të shtrirë ndikimin e Serbisë në Kosovë duke e vënë fenë në shërbim të politikes.

Më tej në reagim thuhet se “e drejta e ushtrimit të fesë në K0sovë është e rregulluar me Ligjin për Liritë dhe të Drejtat Fetare dhe, në këtë drejtim Kosova është para shumë shteteve në rajon. Viteve të fundit incidentet ndëretnike kanë rënë shumë, janë raste sporadike prandaj janë të pavërteta pohimet e Sava Janjiqit dhe të Serbisë se serbët në Kosovë po rrezikohen, se objektet fetare të Kishës Ortodokse po plaçkiten dhe se personeli fetar po sulmohet”.

“Abati Sava Janjiq, mohues i shtetit dhe institucioneve të Kosovës, në vend se të merret me çështje fetare dhe shpirtërore, që e ka edhe mandat, duke shpërndarë lajme të rreme dhe duke qenë përçues i propagandes së Serbisë në Kosovë, po bënë përpjekje ta mësheh të kaluarën e tij nga lufta që, sipas KMDLNj-së e bënë përgjegjës për shkelje të drejtave të njeriut të të ndaluarve në Manastirin e Deçanit para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në çdo shtet ku sundon ligji, Sava Janjiq do të hetohej për rolin e tij para dhe gjatë luftës në Kosovë kundër civilëve të ndaluar në Manastirin e Deçanit ku ishte thuaja përgjegjësi kryesor”.

“Der0 sa nuk hetohen këto dyshime, Sava Janjiq, mohues i shtetit të Kosovës, Manastitin e Deçanit do ta shndërrojë në Ambasadë të Serbisë apo Qendër Propagande ky vet do të jetë, edhe Ambasador dhe mbret. Sava Janjiq e ka ndërgjegjen e ngarkuar me faje nga e kaluara prandaj është vënë 100 % në shërbim të politikës së Serbisë duke dëmtuar marëdhëniet ndëretnike dhe serbët, që janë integruar apo duan të integrohen në të gjitha sferat e jetës në Kosovë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ.

Presidentja e Kosovës Osmani zhvillon bisedë telefonike me homologun slloven Pahor

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime për zgjedhjen e saj në pozitën e presidentes së Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentit të Kosovës, të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, “duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë”.

“Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë”, thuhet në njoftim.

Presidenti slloven Pahor e ftoi presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Osmani, gjithashtu i bëri ftesë presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave të Specializuara

Arton Konushevci

Ministria e Drejtësisë ka aprovuar deri tash disa kërkesa për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Komisioni i cili funksionon brenda Ministrisë Drejtësisë, ka aprovuar kërkesat për katër avokatët mbrojtës të të akuzuarve dhe ka kryer pagesat për ta në vlerë prej 464,600.00 euro.

“Mbulimi i shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe që këto të drejta janë të aplikueshme ndaj të gjithë personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara, pa marrë parasysh se kush është subjekt i procedurës pranë Dhomave të Specializuara”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria ka thënë se deri tash nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga familjarët e të akuzuarve për ndonjë pagesë.

“Për shkak të masave anti-COVID në Evropë, respektivisht në Mbretërinë e Holandës, masat janë me rigoroze dhe nuk lejohen vizita tek qendrat e paraburgimit”, thuhet nga ministria.

Ministria e Drejtësisë, nuk ka dhënë detaje se sa para është paguar një avokat.

Nga ana tjetër Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë transparente se sa para janë shpenzuar dhe kujt i janë bërë pagesat.

“Pa dyshim që po, nuk ka dilema këtu. Çdo shpenzim nga paraja publike duhet të jetë transparent dhe publik. Nuk kemi se çka të fshehim. Pa dyshim që unë konsideroj se është obligative për institucionet t’i bëjnë publike shpenzimet nga paratë e shtetit”, tha Qelaj.

Avokati Qelaj tha se vetëm në raste te caktuara me ligj nuk mund të bëhen publike shpenzimet e parave të shtetit.

“Unë besoj se ky nuk është një nga ato raste ku nuk mund të bëhen publike ato të dhëna”, tha Qelaj.

Edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se ligjet e aplikuara në Kosovë, nuk lejojnë që pagesat për avokatë të jenë sekrete.

Sipas këtij instituti, ky proces duhet të jetë transparent dhe të sigurohet që të gjithë të akuzuarit, të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Mënyra se si janë paguar avokatët deri tash, sipas IKD-së cenon rëndë parimet e transparencës, llogaridhënies dhe mundësisë për të trajtuar në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe sipas kushteve të njëjta të gjithë personat e akuzuar.

Me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Drejtësisë të datës 24 korrik 2020, përcaktohet se mbulimi financiar i avokatëve, bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës; tarifave për avokatë në Holandë; tarifave të shtetit prej nga vjen mbrojtësi dhe tarifave për mbrojtje juridike të personit të akuzuar potencial të Dhomave të Specializuara.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se buxheti për mbështetje financiare për personat e akuzuar potencial është përcaktuar me ligj, ku janë paraparë mjete në vlerë prej 17 milionë euro. Sipas Ligjit, [https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=11037] çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

Enver Hasani e përkrah Kurtin: Me plot të drejtë donte ta ndërronte Ligjin për Zgjedhje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka komentuar propozimin e ndryshimit për Ligjin për Zgjedhje që e bëri kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të votohej për presidentin e vendit.

Enver Hasani në Pressing të T7 duke mos dashur ta komentojë anën politike, tha se Kurti me plotë të drejtë donte ta ndërronte këtë ligj, pasi sipas tij është i padrejtë.

“Mua s’më intereson pjesa politike. Me plotë te drejtë ai donte ta ndërronte ligjin se ishte i padrejtë, ligjin që i ndalonte njerëzit që janë me vendim, se ishte absurd. Por ajo nuk mund të bëhet me ligje të zakonshëm duhet me amandament”, tha Hasani.

Tutje ai tha se as Kurti as askush tjetër nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën me 2/3 e popullsisë shumicë, pasi shtoi se serbët nuk e japin pëlqimin as për ndryshimin më fisnik.

“S’mundet askush me e ndrru me 2/3 të popullsisë shumicë. Vështirë është më mendu që serbët e jepin pëlqimin edhe për ndryshimin më fisnik që unë do e kisha bë, ta zëmë çështja e formimit të qeverisë, saktësimi i disa kompetencave të presidentit”, tha Hasani.

“Nëse nuk ndërrohet sistemi zgjedhor e kisha precizu mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duke caktu afate sa ditë mundet me prit fituesi dhe sa ditë kalon me automatizëm te tjetri, te i dyti, te cilido tjetër”, shtoi ai./Experess/

Vitia: Nga 8 prilli nis vaksinimi i personave mbi 80 vjeç

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar të martën Qendrën e Vaksinimit kundër koronavirusit në Prishtinë.

Osmani ka thënë se e gëzon fakti që ky proces ka nisur edhe në Kosovë.

“Për fat të keq, numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh, sepse siç po e shihni vala e tretë e pandemisë e ka përshkruar gjithë Evropën, por edhe më gjerë, prandaj duhet një kujdes më i madh nga secili prej nesh, që në radhë të parë ta mbrojmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se autoritetet në Kosovë, në veçanti Ministria e Shëndetësisë është duke punuar për sigurimin e më shumë vaksinave kundër këtij virusi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që ka shoqëruar presidenten Osmani në këtë qendër, ka njoftuar se deri tani janë vaksinuar mbi 3,100 pjesëtarë të personelit shëndetësor.

“Nga data 8,9 të këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare. Procesi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë. Është duke u bërë shpërndarja edhe nëpër komunat respektive dhe qendrat e vaksinimit edhe nëpër këto komuna po vazhdojnë njësoj që të bëjnë vaksinimin e personelit shëndetësor, të stafit të tyre, nëpër komunat përkatëse”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se Kosova pritet të sigurojë shumë shpejt doza shtesë të vaksinave.

I pyetur nëse Kosova ka program për vaksinim masiv, Vitia është përgjigjur pozitivisht, duke thënë se plani për vaksinim masiv do të nisë sapo të sigurohen vaksinat shtesë.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 94,167 të infektuar.

Prej tyre 1,926 kanë vdekur. rel

Me të marrë detyrën e presidentes, Osmani pret në takim Majlinda Kelmendin

Takimin e parë zyrtar si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani e ka zhvilluar me xhudistët e Kosovës. Në kabinetin e saj, ajo ka pritur ka pritur xhudistët kampionë të Kosovës, në krye me trajnerin Driton Kuka.

 

Presidentja Osmani ka thënë se xhudistët të cilat i sollën Kosovës shumë medalje nga vendet e ndryshme të botës, janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës.

“Për mua ka qenë shumë me rendësi si presidente e sapozgjedhur e vendit që takimin e parë ta mbajë me ata qe kanë qenë ambasadorët më të mirë dhe më të suksesshëm të shtetit tonë në kohën kur edhe politika ka dështuar, edhe diplomacia ka dështuar, kanë qenë Majlinda, Nora dhe Distria dhe xhudistet e tjera që bashkë me trajnerët që na kanë bërë zemrën mal por mbi te gjitha e kanë nderuar shtetin tinë, e kanë lartësuar flamurin e Republikës së Kosovës dhe e kanë nderuar shtetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme madje edhe në shtet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ajo.

Osmani tha se shteti duhet t’i përkrah xhudistët në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jam e bindur qe sukseset e tyre nuk do të mungojnë por është e domosdoshme që shteti të qëndrojë pranë tyre, t’i përkrah në mënyrën më të mirë të mundshme, e mbi të gjitha ta shohim qe flamuri ynë të valojë lart e më artë nëpërmjet futoreve e sukseseve të tyre të njëpasnjëshme”, tha Osmani.

Ndërsa kampionia e shumëfishtë e xhudos, Majlinda Kelmendi tha se shpreson që Osmani si presidente të jetë aty ku njerëzit kanë nevojë.

“Unë vetëm kisha dashtë me ju urua mbarësi në punë dhe sukses, po shpresoj dhe besoj shumë qe keni me qenë aty ku njerëzit kanë nevojë dhe kur për ju. Po shpresoj shumë qe keni me qenë bashkë me ne në lojëra olimpike, jemi gjithsej pesë garuese dhe po besoj shumë të paktën një ose dy medalje t’i marrim dhe të jeni pjesë e suksesit tonë”, tha Kelmendi.

Presidentja e Kosovës ka thanë se përmes xhudistëve shteti i Kosovës ka bërë histori.

Kurti për furnizimin me vaksina: E shohim me skepticizëm ndihmën nga shtetet që nuk na kanë njohur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se orientimi i Qeverisë së Kosovës është evropian dhe veriatlantik, prandaj edhe “e shohim me skepticizëm ndihmën e ofruar nga shtete që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës”.

Kurti u shpreh se duke qenë në këtë situatë edhe gjendja dhe furnizimi me vaksina është delikate. “Në parim, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha. Orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik, prandaj e kemi skepticizmin dhe qëndrimin tonë karshi ndihmave të shteteve që nuk na njohin. Në këtë situatë, gjendja është më delikate”, ka thënë Kurti në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Deri më tani, në Kosovë kanë ardhur vetëm 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca, si pjesë e programit COVAX, ndërkaq Kurti u shpreh se masat kanë qenë të nevojshme, pasi në dy javët e fundit ka pasur rritje të rasteve të cilat kanë tejkaluar kulmin e 2 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Pas një vendimi të rëndësishëm, siç jemi në dijeni në këta muajt e fundit kemi pasur afër gjysmë milioni testime për Covid, në dy javët e fundit kemi një trend të rritjes. Ky trendi rritjes i rasteve e ka tejkaluar edhe kulmin e dy dhjetorit të viti të kaluar. Me qëllim të minimizojmë ekspozimin ndaj virusit kemi marr masa, dhe ky vendim u votua në mënyrë unanime”, tha Kurti.

Flet deputetja që kaloi nga PDK-ja në LVV: Kam vendosur ta dëgjoj elektoratin tim

Deputetja e re e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca ka thënë se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës pasi ka vendosur ta dëgjojë elektoratin e saj dhe se atje nuk kishte përkrahjen e nevojshme.

Grainca tha se kalimi i saj në LVV i ka hapur rrugë zhvillimit të saj si politikane.

“Largimi nga PDK-ja ka qenë për shkaqe politike. Nga prezantimi i emrit tim në kryesi (të PDK-së, dega Ferizaj) e deri më tani, nuk kam gjetur përkrahje. E gjithë kjo për shkak të moshës si dhe mungesës së përvojës në sferën e politikës. E përveç kësaj, edhe për shkak që nuk kam qenë pjesë e taborëve politike të mirë-vendosura. Që nga fillimi më kanë neglizhuar si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror, duke mos më ofruar mundësi për zhvillim si një politikane e re dhe si person që përfaqëson rininë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo kohë më ka ndihmuar të reflektoj dhe shoh Lëvizjen Vetëvendosje, me moshën mesatare më të re dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave, mundësi më të mirë të zhvilloj dhe avancoj qëllimet për një shtet dhe shoqëri të prosperuar“, thuhet në reagimin e saj.

Grainca u shpreh se ka qenë vullnet i elektoratit të saj që ajo të marrë pjesë në seancën e djeshme për votimin e presidentit.

“Me zhvillimet e fundit për zgjedhje të presidentit, në vazhdimësi kam pasur kërkesa të shumta nga elektorati që më ka zgjedhur, që të marrë pjesë në seancën parlamentare për zgjedhje të presidentit. Mesazhi i tyre i qartë ka qenë që të marrë pjesë sepse nuk duan të ketë zgjedhje sërish. Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë. Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, dhe të marr pjesë në seancën e së dielës përkundër faktit që veçse ishte siguruar kuorumi“, shtoi ajo.

Grainca ndërkohë ka thënë se akuzat e PDK-së që kinse ajo ka përfituar financiarisht, janë shpifje dhe mundësi për të mos kërkuar përgjigje të vertetë.

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës të dielën mori pjesë në seancën e votimit të presidentit, dhe më vonë, kryeministri Albin Kurti e njoftoi si deputeten më të re të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kosova miraton masat e reja shtrënguese antiCovid, mbyllen lokalet dhe kufizohet qarkullimi i qytetarëve

KOSOVA

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente. Shërbimet e gastronomisë detyrohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19. Në arsyetimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka testuar me 147 mostra pozitive me koronavirus, për detektimin të variantit britanik të koronavirusit dhe atij të Afrikës Jugore.

Këto mostra, thuhet se ishin pranuar nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe të cilat kishin rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 gjatë ditëve të fundit. Nga numri total i mostrave të testuara, 97.27 për qind e tyre ishin me variantin britanik dhe asnjë me variantin e Afrikës së Jugut.

Prandaj kjo situatë, ku varianti britanik është më së shumti i përhapur, sipas Qeverisë kërkon që të minimizohet sa më shumë ekspozimi ndaj COVID-19 dhe të ngadalësohet përhapja e tij, në mënyrë që kapacitetet e shërbimit spitalor të jenë të përballueshme dhe të menaxhueshme.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore.

Ndërkaq, institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Konviktet dhe mensat, me masat e reja, pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill 2021. Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme).

Për qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, sipas listës zyrtare të Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit, në të kundërtën duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Vrasja e Kujtim Veselit: KPK nuk ofron qasje në dosjen hetimore ndaj prokurorit

Shkëlqim Hysenaj

Më 20 tetor 2020, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 25 vjet burgim Sefedin Osmanin, i cili akuzohej për dhunim të përsëritur dhe vrasjen e 11-vjeçarit nga komuniteti ashkali, Kujtim Veseli nga Fushë Kosova.

Për këtë rast, familja, avokatja dhe shoqëria civile kërkuan hetim penal ndaj zyrtarëve policorë si dhe prokurorëve të cilët, sipas tyre, por edhe sipas një raporti të Avokatit të Popullit, neglizhuan rrezikun më të cilin ishte duke u përballur Kujtimi.

Përkundër kërkesave, zyrtarët policorë shpëtuan pa u ndjekur penalisht, njëjtë siç kaloi edhe prokurori i rastit, Ruhan Salihu.

Pas një hetimi që u krye ndaj tij, me datë 12 nëntor 2019, Këshilli Prokurorial i Kosovës konstatoi se prokurori Ruhan Salihu, kishte kryer shkelje disiplinore përmes veprimeve të tij në rastin vrasjes së Kujtim Veselit.

“Zvogëlim i përkohshëm i pagës në 30 për qind për një periudhë kohore 6 muaj”, thuhej në vendimin e Këshillit Prokurorial për këtë rast.

Por që nga kjo kohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke refuzuar që të ofrojë qasje në dosjen e panelit hetimor i cili vendosi këtë masë disiplinore për prokurorin Salihu.

Skord Retkoceri, aktivist i shoqërisë civile, përmes shkresave që i posedon REL-i, ka kërkuar që të ketë qasje në dosjen e panelit hetimor, por KPK-ja ka refuzuar që ta mundësojë një gjë të tillë, ndonëse kjo çështje nuk është qartësisht e rregulluar me ligj.

Retkoceri thotë se refuzimi i KPK-së për të ofruar qasje në raportin e panelit hetimor i bënë ata të dyshojnë “që ka të dhëna të cilat KPK nuk dëshiron të bëhen publike, të dhëna të cilat do të mund të sjellin në pah parregullsi të tjera në procesin hetimor”.

Një prej arsyetimeve të KPK-së për moslejim të qasjes në raportin e panelit hetimor, është fakti se aty ka të dhëna personale, por kjo sipas Retkocerit, nuk është argument i mjaftueshëm.

“Ne në këtë rast jemi më shumë të interesuar ta dimë arsyetimin konkret për shqiptimin e sanksionit disiplinor aq të ulët, prandaj do të ishim të gatshëm që ta pranonim nga KPK vendimin dhe raportin hetimor ku të dhënat e dëshmitarëve janë të redaktuara”, thotë Ratkoceri.

Avokati i Popullit i rekomandoi KPK-së lejimin e qasjes

Avokati i Popullit parmes një shkrese më 3 mars 2021, i rekomandoi KPK-së që t’i ofrojë Skord Retkocerit qasje në dokumentet e kërkuara.

Në përgjigjen e KPK-së në shkresën e Avokatit të Popullit, thuhet se “raporti i panelit hetimor nuk mund të bëhet publik sepse nuk e lejon ligji”.

KPK-ja citon Nenin 41 të Kushtetutës, paragrafin 2, i cili thotë se “dokumentet që mbajnë institucionet publike dhe organet e pushtetit shtetëror, janë publike me përjashtim të informacioneve që janë të kufizuara me ligj për shkak të privatësisë”.

Refuzimin për të ofruar qasje në raportin e panelit hetimor, KPK-ja e arsyeton edhe me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të Prokurorëve.

Kika: KPK-ja po vepron kundërligjshëm

Avokatja që përfaqëson pranë gjykatës rastin e Kujtim Veselit, Rina Kika, thotë se KPK-ja është duke vepruar jashtëligjshëm kur po pamundëson qasjen në dokumentet e panelit hetimor.

Ajo thotë se opinioni ka të drejt ta dijë se pse prokurori Ruhan Salihu, ka shpëtuar me një masë kaq të lehtë disiplinore siç është zvogëlimi i pagës për gjashtë muaj, kur sipas saj, si pasojë e neglizhencës së tij ka ndodhur edhe vrasja.

“Kemi kërkuar që të dimë se si është dënuar ai prokuror kur ka qenë duke ushtruar një funksion publik siç është ndjekja penale e kryerësve të veprave penale, e në këtë rast konkret, ndjekja penale e personit i cili e ka pranuar në stacion policor se e ka dhunuar seksualisht Kujtimin, ndërkaq prokurori [Ruhan Salihu] nuk e ka kërkuar as paraburgimin e as arrestimin e tij”, tha Kika.

Kika thotë se mosekzistimi i një dispozite që e detyron KPK-në që ta publikojë dokumentin “nuk është bazë për refuzimin e qasjes në dokumente publike”.

“Po flasim për vrasjen dhe dhunimin seksual të një fëmije, prandaj ne se publik kemi të drejtë që ta dimë nga KPK-ja se si kanë ardhur ata në atë përfundim, a e kanë marrë parasysh apo jo pasojën që është shkaktuar nga shkelja disiplinore e prokurorit dhe si ka mundësi që është shqiptuar një sanksion kaq i ulët”, tha Kika.

Heshtja e KPK-së

Të enjten më 1 prill 2021, Radio Evropa e Lirë i ka dërguar disa pyetje në KPK, mirëpo deri tash ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

REL ka pyetur KPK-në se pse po heziton të lejoj qasje në dokumentet e kërkuara nga shoqëria civile dhe avokatja e rastit si dhe për faktin se pse nuk janë anonimizuar të dhënat personale në mënyrë që të lejohet qasja në dosjen e panelit hetimor.

Megjithatë, në përgjigjen e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku për Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, si argument për moslejim të qasjes në raportin e panelit hetimor dhe pjesës tjetër të dosjes, përdoret fakti që publikimi i këtyre dokumenteve nuk është i përcaktuar me ligj.

Çfarë kishte ndodhur?

Kujtim Veseli një fëmijë 11-vjecar që i takonte komunitetit ashkali, u gjet i vdekur poshtë shkallëve të një objekti banimi në Fushë Kosovë, më 11 korrik 2019.

Sipas gjykatës, Sefedin Osmani, një fqinj që jetonte afër shtëpisë së viktimës, e kishte detyruar atë që të kryente akt seksual dhe pastaj e kishte vrarë duke e goditur me një mjet të fortë.

Sipas aktakuzës, Sefedin Osmani akuzohej se ka dhunuar seksualisht Kujtimin edhe më 29 janar 2019, për çka ishte denoncuar në polici nga babai i tij dhe nëna e viktimës.

Përkundër veprës së rëndë penale për të cilën dyshohej Osmani, intervistimi nga Policia e Kosovës, ishte kryer 65 ditë pasi kishte ndodhur rasti.

Në stacion policor, Osmani e kishte pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, por ndaj tij nuk u lëshua urdhërarrest e as nuk iu caktua masa e paraburgimit.

Ai vazhdoi të lëvizte i lirë deri më 11 korrik, 2019, kur besohet se fillimisht dhunoi e më pas ia mori jetën Kujtimit 11-vjeçar.

Para vrasjes, Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve, mirëpo i pezulloi ato më 26 qershor 2019, pasi që Osmani nuk iu përgjigj ftesës së prokurorisë.

Ai ishte person i njohur për institucionet e rendit pasi kishte 15 aktakuza aktive për vepra të ndryshme penale.

Më 20 tetor 2020, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 25 vjet burgim Sefedin Osmanin pasi u gjet fajtor për dhunim të përsëritur dhe vrasjen e 11-vjeçarit Kujtim Veseli.

Mirëpo ndaj këtij vendimi, është ankuar familja si dhe prokuroria duke kërkuar rritje të dënimit.

Kurti: Dy identifikime të eshtrave të zhvarrosura në Kizhevak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka pranuar informacione se eshtrat e zhvarrosura vitin e kaluar nga një varrezë masive në Kizhevak të Serbisë, e që më pas janë dërguar për analizë të ADN-së, u përkasin viktimave të luftës në Kosovë.

“Deri tani ka dy identifikime të reja, për të cilat jemi në komunikim me familjet e personave të identifikuar”, tha Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Varreza masive në Kizhevak të Serbisë ndërlidhet me varrezën masive në Rudnicë dhe ne presim që edhe personat e tjerë, viktimat nga masakra e Rezallës e që janë në listën e personave të pagjetur, të gjenden në Kizhevak”, shtoi Kurti, derisa përkujtoi masakrat e Kralanit dhe Rezallës në 22-vjetorin e tyre.

Gërmimet në varrezën masive të Kizhevakut, pranë Rashkës, janë bërë në fund të vitit të kaluar.

Atje janë gjetur mbetjet mortore të 4-5 personave.

Atëbotë, autoritetet kanë thënë se kërkimet në Kizhevak do të vazhdojnë në vitin 2021, pasi të përmirësohen kushtet e motit.

“Është shumë me rëndësi që gërmimet të rifillojnë në këtë lokacion dhe në lokacionet e tjera të mundshme të varrezave masive”, tha të hënën Kurti.

“Ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë punën tonë duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional të familjeve te tyre dhe të punojmë për vendosjen e drejtësisë”, theksoi ai.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë. rel

Universiteti i Prishtinës distancohet nga gjuha e pedagogut Ardian Kastrati

Të hënën në Prishtinë ka pasur edhe një protestë të shoqërisë civile, me kërkesat për largimin e profesorit Kastrati nga Universiteti i Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” tha se distancohet nga deklarata individuale e Ardian Kastratit, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së.

Një ditë më herët, Kastrati, përmes një shkrimi në Facebook, ka përshkruar pamjen fizike të një gruaje të shëndoshë.

Kastrati ka thënë se shkrimi është një satirë e shkrimtarit Faik Konica, por në mediat sociale është interpretuar gjerësisht si gjuhë fyese ndaj presidentes së porsazgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një komunikate për media, Universiteti i Prishtinës tha se e dënon fuqishëm gjuhën e përdorur denigruese dhe se do ta trajtojë rastin në fjalë në përputhje me ligjet në fuqi.

“UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij, që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre, të ruajnë imazhin e UP-së”, thuhet në komunikatë.

Të hënën në Prishtinë ka pasur edhe një protestë të shoqërisë civile, me kërkesat për largimin e Kastratit nga Universiteti i Prishtinës.

Kastrati, i cili është edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka fshirë më pas postimin në Facebook dhe ka thënë se nuk ka pasur për qëllim ofendimin e askujt.

Kuvendi i Kosovës ka votuar të dielën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, me mandat pesëvjeçar.

Në seaancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e partisë së Kastratit, e as ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listës Serbe.

Osmani është gruaja e dytë që zgjidhet në krye të shtetit, pas Atifete Jahjagës. rel

Protestë kundër gjuhës denigruese të deputetit të PDK Ardian Kastrati

Protesta para Universitetit të Prishtinës, 5 prill, 2021.

Aktivistë të shoqërisë civile protestuan të hënën në Prishtinë kundër, siç thanë, gjuhës seksiste të profesorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Një ditë më herët, Kastrati bëri një postim në Facebook, duke përshkruar fizikun e një gruaje të shëndoshë, për të cilin tha se është satirë e shkrimtarit Faik Konica.

Shkrimi, që më pas u fshi, u konsiderua si ofendim ndaj presidentes së porsazgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndonëse Kastrati tha se nuk ka pasur qëllim ofendimin e askujt, protestuesit kërkuan përjashtimin e tij nga Universiteti i Prishtinës.

“Kjo gjuhë, e cila prodhon gjuhë të urrejtjes, është një ndër shkaktarët kryesorë të nënshtrimit të grave, dhunës dhe vrasjes së tyre. E, kur kjo bëhet nga personat publikë, e aq më shumë personat universitarë, kjo gjë është e patolerueshme dhe duhet të dënohet”, tha aktivistja Liridona Sijarina.

Reagime kundër Kastratit ka pasur edhe në mediat sociale.

Kuvendi i Kosovës votoi të dielën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, me mandat pesëvjeçar.

Në seaancë nuk morën pjesë deputetët e partisë së Kastratit, e as ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listës Serbe.

Osmani është gruaja e dytë që zgjidhet në krye të shtetit, pas Atifete Jahjagës. rel

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani – Fjalimi i parë i saj në Kuvendin e Kosovës 4 prill 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani – Fjalimi i parë i saj në Kuvendin e Kosovës 4 prill 2021

Deri kur mund të përsëritet votimi nëse nuk bëhen 80 vota në kuti?

Kuvendi i Kosovës është mbledhur dhe po voton për zgjedhjen e presidentit. Në votimin e parë nuk u arrit të bëhen 80 vota në kuti, që do të jepte mundësinë të zgjidhej presidenti, nëse të 80 votuesit do të ishin pro.

Ndërsa, po të merrnin pjesë në votim 80 deputetë, dhe nuk do të ishin të gjithë pro, atëherë do të shkohej me raundin e dytë të votimit.

Por, çfarë ndodhë, nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm prej 80 votave në kuti?

Në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit ku kandidatë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, edhe pse të pranishëm në sallë ishin 82 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 78 prej tyre.

Kjo bëri që të përsëritet votimi i raundit të parë.

Sipas procedurave dhe afateve ligjore, i njëjti votim mund të përsëritet deri në afatin e fundit pwr zgjidhjen e presidentit.

Nëse edhe deri atëherë nuk arrihet kuorumi i nevojshëm, dhe nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Një votë më shumë për presidentin, bindet Valentina Bunjaku

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku, e cila në raundin e parë nuk mori pjesë në votim, tash në përsëritjen e raundit të parë ajo votoi.

Votimi në raundin e parë ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar në raundin e dytë. Në kutinë e votimit kanë qenë 78 vota, 2 më pak se që është e domosdoshme.

Ndërkohë tre deputetët e tjerë të LDK’së që nuk po votojnë as në raundin e dytë janë: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj.

Gjithashtu si deputet i LDK’së ka votuar edhe Behgjet Pacolli.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjithashtu për të votuar presidentin kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe.

Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Sali Syba, ka thënë se janë vetëm 78 deputetë që kanë votuar.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 78 deputetë”, thotë Sali Zyba./Express/

Këta janë deputetët e LDK që nuk po marrin pjesë në votimin e presidentit

Deputetët e LDKsë kanë marrë pjesë në seancë e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë jo të gjithë kanë marrë pjesë në votim, shkruan Express.

Deputetët e LDKsë që nuk po votojnë janë: Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Valentina Bunjaku.

Gjithashtu si deputet i LDK’së ka votuar edhe Behgjet Pacolli.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjithashtu për të votuar presidentin kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe.

Procesi i votimit të presidentit ka dështuar në raundin e parë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Sali Syba, ka thënë se janë vetëm 78 deputetë që kanë votuar.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 78 deputetë”, thotë Sali Zyba./Express/

Donika Gërvalla-Schwarz: Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj ! Mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar!

Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses.
Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dijnë vetëm ata.
Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj.
Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt.
Premtimin tonë do ta mbajmë.
Mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar dhe ne asnjë herë nuk do të heqim dorë prej saj, ashtu si ajo nuk heq dorë nga Kosova.

Pandemia – Trombozë dhe viktima/ Hollanda pezullon vaksinën AstraZeneca

voal.ch – Edhe Hollanda merr vendim për të pezulluar vaksinimin me AstraZeneca.

Sipas Reuters, vendimi u mor të premten për të pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës për personat nën 60 vjeç.

Vendimi erdhi pasi një grua humbi jetën.

Autoritetet shëndetësore thanë se kanë marrë raportime për të paktën pesë raste me trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca, përfshi një grua që ndërroi jetë.

Autoritetet thanë se rastet u regjistruan 7 deri në 10 ditë pas vaksinimit.

Vendimi vjen një ditë pasi Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç.

Mendohet se rastet e mpiksjes fatale të gjakut regjistrohen te moshat poshtë nën 60 vjeç. Më të prekura janë femrat.

Kosova i bashkohet Perëndimit në sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë

Qeveria e Kosovës ka sanksionuar katër zyrtarë të lartë dhe një entiteti kinez lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj pakicave etnike dhe fetare në rajonin Xinjiang të Kinës.

Këto sanksione janë në kuadër të sanksioneve të miratuar nga Bashkimi Evropian dhe masat restriktive konsistojnë në ndalimin e udhëtimit në territorin e Kosovës si dhe ngrirjen e pasurive të mbajtura në territorin e Kosovës të këtyre personave.

“Sugjerimi bazohet në pjesëmarrjen e tyre ndaj shkeljeve të të drejtave të minoriteteve etnike dhe religjioze në Xinjiang, duke përfshirë: ndalime arbritare masive dhe abuzimeve të rënda fizike kundër ujgurëve, popullsive kryesisht myslimane në Xinjiang si dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare në këtë rajon”, tha ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla teksa prezantoi para qeverisë vendimin për sanksionet.

Më 22 mars, BE-ja kishte njoftuar se kishte sanksionuar, Chen Mingguo, drejtor të Byrosë së Sigurisë Publike të Xinjiang, njëherësh zëvendëskryetari i Rajonit Autonom të Ujgurëve në Xinjangut (XUAR), ish-kreun e XUAR, Zhu Haiul si dhe Wang Mingshan and Wang Junzheng – dy zyrtarë të lartë të administratës kineze në XUAR. Po ashtu ishte sanksionuar edhe një kompani ndërtuese.

Ajo tha se këto masa ndër të tjera “dëshmojnë angazhimin e Republikës së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të njeriut në botë”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë vendosur në sërë sanksionesh ndaj zyrtarëve kinezë për abuzimet e të drejtave të njeriut të pakicave etnike, kryesisht myslimane në këtë rajon të Kinës.

“Marrja e një vendimi të tillë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në, si aleate të rëndësishme strategjike, BE-në dhe partnerët e tjerë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, tha Gërvalla.

SHBA-ja ka thënë se Kina po kryen “gjenocid të vazhdueshëm” ndaj ujgurëve në Xinjiang. rel

Iniciohet ndryshimi i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme

Në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të premten, në ora 15:00 do të diskutohet për futjen në seancë plenare të ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Edhe gjatë vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje, që atëherë ishte në opozitë, kishte tentuar që të ndryshonte këtë ligj, por nuk kishte pasur përkrahjen edhe të partive të tjera. Atëbotë, kjo parti kërkonte që diasporës t’i mundësohej votimi në ambasada që Kosova ka në shtete të ndryshme të botës.

Sipas ligjeve aktuale, pjesëtarët e diasporës së Kosovës, mund të votojnë përmes postës, proces të cilit i paraprin faza e aplikimit dhe të verifikimit të të drejtës së votimit.

Inicimi i ndryshimit të këtij ligji vjen në ditën kur pritet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një seance plenare të mbajtur të premten, paralajmëroi se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti i ri.

LVV-ja tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës për presidentin, që pritet të mbahet pasditen e së premtes. Kandidatë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Rexhepi: Kemi siguruar kuorumin për zgjedhjen e presidentit

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë siguruar votat dhe kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

“Jemi në pritje të takimit të kryesisë (së kuvendit). Koha e seancës ende nuk dihet. Pritet të jetë pasdite”, tha Rexhepi.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme e kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri, merr vesh Radio Evropa e Lirë.

Që të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, duhen nënshkrimet e të paktën 40 deputetëve. Më pas, kryesia e kuvendit mblidhet për të caktuar kohën e mbajtjes së kësaj seance.

Jozyrtarisht, REL-i po ashtu merr vesh se Lëvizja Vetëvendosje është duke e shtyrë përpara nxjerrjen para kuvendit të një ligji, i cili do të rregullonte çështjen e votimit të diasporës nëpër ambasadat që Kosova ka në botë. Ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme janë dërguar në kryesinë e kuvendit dhe gjatë së premtes do të merret vendim për procedimin e kësaj çështjeje në seancë plenare. Këtë legjislacion, LVV-ja dëshiron që ta prezantojë para se të procedohet me votimin për presidentin.

Qeveria e Kosovës pritet të takohet gjatë së premtes në ora 16:00, por në njoftim nuk bëhen të ditura detajet e këtij takimi.

Nasuf Bejta kundërkandidat i Vjosa Osmanit

LVV-ja e Kurtit për postin e presidentit ka propozuar Vjosa Osmanin. Kundërkandidat i saj pritet të jetë Nasuf Bejta, që është pjesë e “Listës Vjosa”, listë kjo që garoi në kuadër të listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi në listë të përbashkët me LVV-në dhe mori më së shumti vota, përkatësisht, mbi 300 mijë.

Ish-partia e saj, LDK-ja, që është në opozitë, gjatë kësaj jave ka thënë se do të marrë pjesë në votimin e presidentit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të veprojnë deputetët e LDK-së, pavarësisht vendimit të kryesisë së kësaj partie, që të mos bëjnë pengesa në zgjedhjen e presidentit.

Kundër zgjedhjes së Osmanit janë deklaruar partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, mbështetje për Osmanin kanë shprehur partitë e komuniteteve joserbe.

Më 22 mars është konstituuar kuvendi dhe po të njëjtën ditë është zgjedhur edhe qeveria e re. Qeveria e Kurtit mori mbështetjen e 67 deputetëve.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Këtë post e ushtroi Vjosa Osmani dhe pas zgjedhjes në krye të kuvendit, Glauk Konjufca mori edhe detyrën e ushtrimit të postit të presidentit.

Ukaj: Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj s’marrin pjesë në seancën për Osmanin

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj ka thënë se kjo parti nuk e ka për obligim që ta votojë Vjosa Osmanin për presidente. Sipas tij  arsyeja pse ajo nuk duhet që të votohet për presidente është se s’ka garuar në listën e LDK-së, por në atë të VV-së, shkruan Gazeta Express.

“Për të qenë prezent në seancës që do të mbahet për zgjedhjet e presidentit, mirëpo dihet mirë se barrën kryesore do ta mbajnë të gjithë deputetët. LDK-ja nuk ka asnjë obligim për ta bërë znj. Osmanin presidente,. E para ajo nuk ka garuar në listën e LDK-së por në një listë tjetër atë të VV-së dhe nuk e di se çfarë obligimi ka LDK-ja që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente”, ka thënë ai në emisionin “Frontal”, në T7.

Më tutje ish-deputeti i LDK-së deklaroi se Osmani nuk e meriton me qenë presidente e vendit.

“Znj. Osmani disa herë ka bërë gabime dhe për atë nuk e meriton me qenë presidente. Ajo nuk është person unifikues dhe me asnjë subjekt politik nuk i ka punët mirë. Nuk e di se cilat deputetë të LDK-së kanë me e bë Vjosa Osmanin presidente”, tha ai në T7.

Ukaj ka folur edhe për deputetët e mundshëm të LDK-së që nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

“Të ju them të drejtën, të gjithë këta deputet që i kam pasur kolegë.  Në momentin e zgjedhjes së presidentit dyshojë se aty do të jenë 3-4 deputetë që nuk do të marrin pjesë në votim. Duke i njohur nga afër duke u nisur nga Z.Agim Veliu, z.Driton Selmanaj dhe z.Avdullah Hoti, duke i njohur të tre vlerësoj që nuk do të votojnë për znj.Osmani. Edhe një mund të shtohet por deri në këtë moment e di që këta të tre nuk do të marrin në votimin e presidentit”, deklaroi ai.

Më tutje anëtari i LDK-së deklaroi se Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese për presidente.

“Kjo i bie që nuk do të bëhet presidente dhe nuk do të jetë presidente. Gjithë opinioni e di që znj.Osmani nuk është person unifikues dhe ajo deri më tani e ka shfaqur këtë mosunifikim edhe me të gjitha partitë e tjera. Kryesia e LDK-së e kam marr një vendim por aty kanë prezent deputetët”, deklaroi më tutje Uka. /Gazeta Express/

Macron letër Kurtit: Shpresoj që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, do t’ju mirëprisja në Paris për të folur rreth kësaj teme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ndër tjerash ia ka përmendur dialogun me Serbinë. Për ta diskutuar këtë dhe disa çështje tjera, Macron e ka ftuar Kurtin për vizitë në Paris, raporton Gazeta Express.

Macron ka vlerësuar se në vitet e fundit është bërë një përparim i rëndësishëm në dialogun me Serbinë. Ai ka shkruar se shpreson që Kurti ta vazhdojë dialogun, duke i ofruar mbështetjen e Francës.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Macron. Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kurtit për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve.

Intervista – Krasniqi: Situatë e rënduar me COVID-19, mbi 80 për qind e pacientëve me oksigjenoterapi

Valbon Krasniqi – Drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

 

Luljeta Krasniqi – Veseli

Numri i madh i rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19 dhe rritja e numrit të të hospitalizuarve, kanë krijuar një situatë të rëndë në sistemin shëndetësor. Kapacitetet spitalore, pothuajse janë në limit, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Ai shton se mbi 80 për qind e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet dhe klinikat e QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi.

Krasniqi, kërkon që të respektohen masat, siç është mbajtja e maskës, distanca fizike dhe higjiena personale. Sipas tij, nëse këto nuk japin rezultatin e vet, atëherë duhet të mendohet edhe për masa të tjera se si të ulet lakorja e të infektuarve.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Krasniqi, Kosova po shënon çdo ditë numër të lartë të rasteve të reja me COVID -19. Të mërkurën (31 mars) u shënuan katërmbëdhjetë viktima dhe 923 raste të reja me koronavirus. A është duke dalur jashtë kontrollit situata me pandeminë COVID-19?

Valbon Krasniqi: Në fakt, ky numër shënon numër rekord sa i përket rasteve të reja me të infektuar. Por, ne kemi më se tri javë si Kosovë që po shënojmë numër të madh të rasteve të reja të të infektuarve që po përcillet edhe me numër të madh të të hospitalizuarve. Kjo po tregon që masat nuk janë duke u respektuar dhe kjo po reflektohet në këtë numër të madh të rasteve të reja. Ne po bëjmë thirrje dhe po kërkojmë me ngulm që të respektohen masat që janë në fuqi, përndryshe, ky numër është jashtëzakonisht i madh dhe shumë shqetësues, kur kemi parasysh kapacitetet tona si sistem shëndetësor në përgjithësi.

Vaksinimi i një numri të madh të qytetarëve merr muaj të tërë

Radio Evropa e Lirë: Çfarë duhet të bëhet që të vihet nën kontroll përhapja e koronavirusit?

Valbon Krasniqi: Tash, bota dhe Kosova ka më shumë se një vit që po përballet me pandeminë COVID-19 dhe të gjithë ne e dimë që masat më të mira për parandalimin e përhapjes, janë ato që i kemi proklamuar tash e një vit: mbajtja e maskës, distanca fizike dhe higjiena personale.

Tani është fat që Kosova më në fund ka marrë dozat e para të vaksinës dhe ka filluar vaksinimi, fillimisht i punëtorëve shëndetësorë për të vazhduar pastaj me kategoritë sipas planit të vaksinimit, mirëpo derisa të bëhet vaksinimi i një mase të madhe të popullatës, ne duhet patjetër të respektojmë masat anti-COVID-19.

Jemi të vetëdijshëm që vaksinimi merr kohë dhe do të duhen disa muaj derisa të bëhet vaksinimi i një numri më të madh të qytetarëve tanë. Patjetër duhet ta ulim këtë lakore të të infektuarve, sepse tani seriozisht janë duke i rrezikuar kapacitet spitalore, të cilat janë buzë limitit.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë po ndikon në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19?

Valbon Krasniqi: Çdo mosrespektim i masave do të reflektohet në rritjen e numrit të rasteve, grumbullimi në masë është faktor më i rëndësishëm në përhapjen e virusit. Pastaj mosmbajtja e maskës, mosmabjtja e distancës fizike, grumbullimet e çfarëdo natyre, duke filluar nga ato famijare deri te grumbullimi i lokaleve nëpër ambiente të ndryshme, rritë numrin e rasteve me COVID-19.

Nevojitet ulje e lakores së të infektuarve, po rrezikohen kapacitetet

Radio Evropa e Lirë: Nëse kapacitetet spitalore janë të stërngarkuara dhe numri i rasteve të reja është i lartë, a rekomandoni kufizimin e lëvizjes apo mbylljen?

Valbon Krasniqi: Sa i përket masave që kanë të bëjnë me shëndetin publik është IKSHPK-ja që të bëjë rekomandime. Ne si Shërbim Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, informojmë me kohë lidhur me kapacitetet tona dhe mundësitë tona. Një nga indikatorët ose treguesit më të mirë të situatës me pandeminë është edhe numri i të shtrirëve në spitale dhe numri i atyre që shënojnë forma të rënda të sëmundjes. Prandaj, duhet që të gjithë t’i marrin parasyshë këta faktorë, e para së gjithash faktorin e kapaciteteve spitalore, në mënyrë që të rekomandojnë masa të caktuara në përputhje me situatën në të cilën gjendemi.

Por, patjetër nevojitet respektimi i masave dhe nëse këto nuk japin rezultatin e vet, atëherë duhet të mendohet edhe për masa tjera se si ta ulim lakoren.

Pacientët me COVID zënë shtretërit e pacientëve me sëmundje tjera

Radio Evropa e Lirë: Edhe për sa pacientë ka kapacitete spitalore?

Valbon Krasniqi: Ne e kemi bërë të ditur që çdo pacient që shtrohet në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së që tash i kemi shndërruar për COVID-19, kushtimisht ja zë vendin një pacienti tjetër. Ne jemi të shtrënguar që për çdo pacient që ka nevojë për hospitalizim, të bëjmë shtretër dhe të krijojmë hapësira, në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur, por në të njëjtën kohë, ne një mënyrë cenojmë shërbimet tjera.

Tash të shtatë spitalet nga dy tre reparte i kanë të mbushura me pacientët me COVID-19, ndërkohë që në QKUK pesë klinika janë duke trajtuar raste me COVID-19: Klinika Infektive si klinikë primare, Klinika e Sëmundjes të Mushkërive në Dermatologji, Qendra Sportive dhe tash edhe klinikat e bllokut internistik, ndërkohë që rastet më të rënda i trajtojmë nëpër repratet e kujdesit intensiv.

Trajtimi me COVID në spitalet e QKUK-së

Radio Evropa e Lirë: Vazhdimisht po raportohet se numri i pacientëve edhe në spitale po rritet. Po raportohet edhe nga vet familjarë për mungesën e medikamenteve, madje edhe të gjërave tjera elementare të mjekësisë. Çka po mungon në këto klinika, aty ku po trajtohen të infektuarit me COVID-19?

Valbon Krasniqi: Sa i përket situatës, është e rënduar në kuptim të numrit të madh të pacientëve që i kemi të shtrirë dhe po ashtu të gjendjes së rënduar të tyre. Pothuajse, mbi 80 për qind e të hospitalizuarve po kërkojnë oksigjenoterapi dhe janë në oksigjenoterapi të vazhdueshme. Sa i përket medikamenteve, tash e kemi stabilizuar furnizimin me medikamente në masë të madhe, e në veçanti ato që janë bazike dhe që janë në udhërrëfyesin e protokollit klinik. Pothuajse të gjitha barnat në përjashtim të Remdesivirit dhe të një apo dy antibiotikëve, të tjerat janë të disponueshme në klinikat dhe spitalet e QKUK-së. Keni parasysh se këta pacientë, në veçanti të moshuarit, përveç COVID-19, kanë edhe sëmundje tjera dhe marrin edhe terapi tjetër dhe sigurisht që ato që nuk janë në lista kanë nevojë që t’i blejnë. Por, barnat të cilat përdoren për mjekimin e COVID-19, i kemi të siguruara, përveç atyre përjashtimeve që ju thash.

Radio Evropa e Lirë: Por, ka kritika që në dhomat e spitaleve mungojnë pajisjet. A ka problem me distribuim apo ku qëndron problemi?

Valbon Krasniqi: Unë mund të ju them që pajisjet e nevojshme ekzistojnë për pacinetët që trajtohen nga COVID-19, duke filluar nga ato më të domosdoshmet që përdoren në repartet e kujdesit intenziv siç janë ventilatorët apo respiratorët që i kemi në sasi të mjaftueshme, po ashtu, pajisjet tjera siç janë monitorët që përcjellin parametrat e pacientëve. Kemi në dispozicion oksigjen. Tani e kemi zgjedhur këtë problem me instalimin dhe shtrirjen e rrjetit të oksigjenit. Kemi rritur kapacitetet e shtertërve që janë të lidhur direkt me oksigjen, po ashtu edhe pajisjet tjera. Kemi rentgena mobil në të gjitha klinikat. Po ashtu bëhen analizat siç është edhe D- Dimer. Qëndrojmë jashtëzakonisht mirë sa i përket pajisjeve dhe kjo falë bashkëpunimit të mirë që kemi pasur me donatorët.

Radio Evropa e Lirë: Kur pritet të fillojë vaksinimi i qytetarëve?

Valbon Krasniqi: Ne po presim që të vijnë edhe vaksinat tjera. Për informata më të sakta mund të kontaktoni Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Por, ne do të donim që kjo të ndodh sa më parë që të jetë e mundur.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës apelon që të priten ftesat për vaksinim

Kosova ka pranuar dozat e para të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit më 28 mars, 2021.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u bëri thirrje personave të moshës mbi 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike, që të mos iu drejtohen qendrave të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës.

Kosova nisi të hënën fushatën e imunizimit kundër koronavirusit. Kryeministri Albin Kurti e mori i pari vaksinën AstraZeneca për t’i inkurajuar, siç tha, edhe të tjerët që të vaksinohen.

Sipas planit shtetëror të vaksinimit, përparësi në imunizim kanë profesionistët shëndetësorë, ndërsa pas tyre personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

“Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëve do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.

Kosova ka pranuar të dielën 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Në Federatën e Sindikalistëve të Shëndetësisë në Kosovë kanë shprehur më herët dyshime se vaksinimi i qytetarëve do të mund të realizohet në mënyrë të drejtë, sidomos kur është fjala për personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç.

Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka statistika të detajuara shëndetësore për grupet e rrezikuara, pasi, sipas tij, Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk funksionin siç duhet.

Sistemi i Informimit Shëndetësor bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor.

Në një deklartarë dërguar Radios Evropa e Lirë më 22 mars nga Zyra për Informim e Ministrisë se Shëndetësisë kanë pranuar se Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk është krejtësisht funksional, por, siç kanë thënë, ka disa module të tij, që gjenerojnë të dhëna të ndryshme për shëndetësinë.

Kurti merr vaksinën kundër koronavirusit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori të hënën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Kurti u vaksinua me AstraZeneca në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Në një adresim të shkurtër para mediave, ai tha se me këtë veprim dëshiron t’i inkurajojë edhe qytetarët e tjerë që të vaksinohen dhe “t’i heqin dilemat ndaj vaksinimit”

“Zgjidhja e pandemisë është vaksinimi i popullsisë”, tha Kurti, për të shtuar se fillimisht do të vaksinohen personeli mjekësor dhe të moshuarit, e pastaj të tjerët.

Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të veshin maska dhe të respektojnë distancën sociale, Kurti tha se Kosova do të sigurojë edhe më shumë vaksina dhe se do të përpiqet të vaksinojë sa më shumë qytetarë.

AstraZeneca, si shumica e vaksinave të zhvilluara në Perëndim, jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Kosova, të dielën mbrëma, ka pranuar 24,000 doza të kësaj vaksine.

Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Fushata e vaksinimit në Kosovë pritet të nisë të martën.

Kosova ka regjistruar mbi 88,000 raste me koronavirus. Aktualisht, aktive janë mbi 13,000. rel

Kosnett kërkon rol konstruktiv të partive për zgjedhjen e presidentit

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett ka theksuar rëndësinë që Kosova të zgjedhë Presidentin e ri, duke përmbyllur kështu konstituimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të parakohshme që janë mbajtur më 14 shkurt.

“Kosnett ka theksuar nevojën për rol konstruktiv të të gjitha forcave politike në vend përgjatë këtij procesi, duke pasur parasysh interesin shtetëror para atij politik e partiak”, thuhet në një njoftim të zyrës së Presidentit të Kosovës, pas takimit që ka pasur ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca me ambasadorin Kosnett.

Kandidate për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë më listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke fituar mbi 300 mijë vota.

Mirëpo, deri më tash nuk dihet ende nëse janë siguruar votat apo edhe kuorumi në kuvend për zgjedhjen e presidentit.

Më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Që nga 5 nëntori deri më 22 mars, këtë post e ushtroi Vjosa Osmani dhe pas zgjedhjes në krye të kuvendit, Glauk Konjufca mori edhe detyrën e ushtrimit të postit të presidentit.

Në njoftim thuhet se Konjufca, gjatë takimit, vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimit edhe të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të të dy shteteve.

Ai poashtu ka potencuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konstituimit sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve, si parakusht për zhvillim të proceseve me rëndësi për vendin. rel

Ambasada në Izrael, pa ndikim në raportet ekonomike Kosovë-Turqi

Nadie Ahmeti

Faktorët joekonomikë nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet e qëndrueshme ekonomike mes Kosovës dhe Turqisë, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë të Odës Tregtare Kosovare-Turke.

“Pavarësisht faktorëve të tjerë, midis Kosovës dhe Turqisë janë duke u zhvilluar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike. Shpresojmë se këto marrëdhënie të forta ekonomike nuk do të ndikohen nga faktorë joekonomikë”, thuhet në përgjigje.

Përgjigjja pason deklarimet e mëhershme të Ambasada turke në Prishtinë, ku kanë thënë se Turqia e kundërshton hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan më 25 mars i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të rishikojë çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Turqia vazhdon të mbetet një ndër partneret më të mëdha tregtare, me prezencë të investimeve direkt dhe importit të produkteve në Kosovë.

Mbi 435 milionë euro investime, zero remitenca

Vlera e investimeve në 15 vjetët e fundit nga shteti i Turqisë në Kosovë arritën në mbi 435.6 milionë euro, thuhet në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës. Kurse nga ky shtet nuk ka remitenca.

Kompania “Infinit”, që gjendet në qytetin e Prizrenit, importon ujë me shije të ndryshme si dhe pije alkoolike dhe joalkoolike nga shteti i Turqisë. Mentor Çollaku, menaxher i marketingut në këtë kompani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se kanë marrëdhënie të mira me kompanitë turke.

“Ne do të vazhdojmë biznesin, nuk kemi hasur në ndonjë problem në aspektin ekonomik. Produktet turke janë të kërkuara në tregun vendor”, tha ai.

Gjatë dy vjetëve të fundit (2019-2020), rreth 840 milionë euro ka arritur vlera e mallrave të importuara nga shteti i Turqisë në Kosovë. Ndërkaq, Kosova në Turqi ka eksportuar rreth 20 milionë euro.

Turqia, partnere strategjike e Kosovës

Edhe profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu shprehet se Turqia ka qenë, është dhe duhet të jetë partnere strategjike e Kosovës me një qasje pozitive. Kosova, thotë ai, është produkt i diplomacisë ndërkombëtare dhe në këtë drejtim Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane kanë dhënë kontribut të pakontestuar në formimin dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ku nuk duhet të mohohet edhe kontributi i Turqisë, dhënë në forma të ndryshme.

Shteti i Turqisë është një ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

Kosova zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem, më 14 mars. Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Para se të hapej Ambasada në Jerusalem, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kishte porositur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë kryeministër i Kosovës, Albin Kurtin që “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.

Gërxhaliu: Turqia duhet të tregojë mirëkuptim

Gërxhaliu shprehet se shteti i Izraelit ka vendosur për vendin se ku do të vendoset Ambasada e Kosovës dhe se për këtë gjë, Turqia duhet të tregojë mirëkuptim.

“Nëse do të vijë deri te ftohja e raporteve në relacionin Turqi- Kosovë, atëherë besoj se shumë më tepër do të humbë Turqia sesa Kosova. E them këtë bazuar në faktin se Turqia është një partnere strategjike për shitje të produkteve të veta në Kosovë. Turqia është një ndër investitorët e shumtë në aspektin financiar në Kosovë, këtu duhet të përmendet edhe aspekti i energjetikës dhe aviacionit. Pra, mendoj se në këtë moment Turqia duhet të solidarizohet me Kosovën”, thekson Gërxhaliu.

Gërxhaliu shton se Ankaraja zyrtare duhet të jetë e matur me veprime sepse produktet turke zënë hapësirë të madhe në tregun e Kosovës.

“Mua më gëzon fakti se Turqia ekonomikisht po shtrihet në vendet e rajonit, por në Kosovë ka dhënë kontribut të madh në ndërtimin, restaurimin e xhamive, restaurimin e hamameve. Ndërkaq në vendet e rajonit ka bërë investime direkte, ka krijuar vende të reja të punës, ka përmirësuar strukturën e eksportit dhe bilancin e pagesave. Unë mendojë se edhe në Kosovë në këtë mënyrë duhet të sillet”, shprehet Gërxhaliu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, 1.402 është numri i bizneseve nga Turqia që operojnë në tregun e Kosovës. Bizneset e regjistruara janë më së shumti në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Kompanitë turke në Kosovë

Në Kosovë disa nga kompanitë me kapitalin më të madh janë kompani turke.

Konsorciumi turko-francez, Limak–Aeroport de Lyon, në vitin 2010 ka marrë me koncesion për 20 vjet Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në vitin 2012, konsorciumi turk Limak–Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, KEDS. Po ashtu, në Kosovë operojnë dy banka turke: TEB banka dhe ISBANK.

Bechtel-Enka, konsorciumi amerikano-turk, ka bërë ndërtimin e dy autostradave, atë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me një vlerë mbi 1.6 miliard euro.

Edhe një numër i institucioneve arsimore funksionojnë në Kosovë nga investimet turke.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, qeveritë e të dy shteteve kanë nënshkruar 43 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi, si në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë.


Send this to a friend