VOAL

VOAL

Kurti paralajmëron hapat drejt heqjes së tarifës

Bekim Bislimi

Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen e masës së reciprocitetit të plotë tregtar me Serbinë, ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deklaratat e tilla Kurti i ka bërë në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, ku ka thënë se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka qenë vendim i qeverisë së kaluar dhe se qeveria që ai drejton, nuk mbështet tarifat si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por është e angazhuar për reciprocitet, si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.

Siç ka thënë Kurti, parimet e reciprocitetit që do të nxirren nga Qeveria e Kosovës, do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA).

Sipas tij, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, tashmë ka bërë disa hapa të cilët e sjellin qeverinë e vendit edhe më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë.

“Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Dogana, AVUK-u dhe Klubi i Prodhuesve te Kosovës. Ky grup do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ai nuk ka precizuar se sa kohë do t’i nevojitet qeverisë derisa të marrë vendimin për heqjen e tarifës.

Paralajmërimet e kryeministrit Kurti se tarifën ndaj prodhimeve të Serbisë do ta zëvendësojë me masën e reciprocitetit, vijnë përkundër kërkesës së të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, që Prishtina zyrtare ta heqë tarifën, por pa e vendosur reciprocitetin.

Në anën tjetër, ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës ndaj prodhimeve të Serbisë ka reaguar lideri i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili kishte marrë vendimin për vendosjen e kësaj tarife, gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të mos e heqë tarifën “për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar”, por që të bëjë ofertë “për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

“Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar. Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjegjës për pasojat”, ka thënë Haradinaj.

Zyrtarët e AAK-së kanë paralajmëruar edhe më herët që në rast se kryeministri Kurti vendos ta heqë tarifën ndaj prodhimeve të Serbisë, kjo parti do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike, parlamentare dhe jo parlamentare, për të kundërshtuar një vendim të tillë.

Tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si kundërpërgjigje, siç është thënë, ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për tërheqjen e njohjeve të saj.

Që atëherë, Beogradi zyrtar ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pa heqjen e kësaj tarife.

Ashtu si qeveria e ish-kryeministrit Haradinajt, edhe qeveria e re e kryeministrit Kurti po përballet me kërkesën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës, si kusht për rifillimin e një dialogu Kosovë –Serbi, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve. rel

Qeveria shkarkoi Bordin e Telekomit të Kosovës

Telekomi i Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e rregullt të qeverisë me propozimin e ministres së Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se ky veprim është i domosdoshëm pasi që ndërmarrja në fjalë është sjellë buzë falimentimit.

“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershëm dhe i propozoj qeverisë që të shkarkohet Bordi i ndërmarrjes publike Telekomit”, tha ministrja Hajdari.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës i ishte nënshtruar në të kaluarën dy herë procesit të privatizimit, mirëpo asnjëri proces nuk është finalizuar me sukses.

Në rastin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, në vitin 2013 kompania “Axos- Capital” ishte shpallur fituese, me një vlerë prej 277 milionë eurosh. Por i gjithë procesi ishte anuluar më pastaj.

Telekomi i Kosovës sipas Sindikatës së Punëtorëve është futur në krizë financiare si pasojë e mosmenaxhimit të duhur, nënshkrimit të kontratave të dëmshme dhe keqpërdorimeve të shumta që janë bërë ndër vite.

Një privatizim i mundshëm i kompanisë po kundërshtohet nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës. Lamih Balaj, kryetar i kësaj sindikate, i tha Radios Evropa e Lirë, më 3 shkurt, se privatizimi në këtë kohë është i gabuar.

“Pse duhet të shkohet në privatizim në këtë fazë kur Telekomi po përballet me probleme financiare të cilat mund të zgjidhen. Telekomi ka qenë një kompani me një vlerë mbi 1 miliard euro. Po tentohet të privatizohet Telekomi në mënyrë që të mbyllet krimi që është bërë në këtë ndërmarrje. Nuk do të lejojmë privatizimin. Telekomi mund të kthehet në treg në rast se qeveria që vjen nuk e proklamon falimentimin, por kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti”, ka thënë ai.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, tha se në këtë kompani kanë ndodhur afera e skandale të mëdha korruptive që nga përfundimi i luftës dhe për këtë arsye, shton ai, nevojitet hetim i pavarur dhe profesional në mënyrë që të gjenden përgjegjësit për këtë gjendje.

Haradinaj thirrje Kurtit: Hiqe taksën për njohje reciproke, e jo për t’u rikthyer në dialog

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish kryeministrit Albin Kurti, lidhur me taksën 100% për mallrat të cilat vijnë nga Serbia.

Haradinaj i ka bërë thirrje të mos e heqë taksën e të kthehet në procesin e dialogut që sipas tij tashmë është konsumuar, por ai ka kërkuar nga Kurti të largojë taksën për kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e kompromentuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka thënë se Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

“Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar”, vijon shkrimi i tij.

Haradinaj në fund të shkrimit ka porositur Kurtin se nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta ketë përkrahjen e tij dhe të Aleancës, por nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, ai ka pohuar se do e mbajnë përgjegjës Kurtin për pasojat.

Kriza e ujit të pijshëm – Borxhet e konsumatorëve arrijnë në 47 milionë euro

Liqeni i Përlepnicës
Ariana Kasapolli – Selani

Mungesa e reshjeve atmosferike, për disa rajone të Kosovës si Prishtina me rrethinë dhe Gjilani, nga organet kompetente, po paralajmërohet se do të sjellë si pasojë mungesën e ujit të pijshëm.

Krahas shterjes së burimeve të ujit të pijshëm, një problem tjetër që e bën gjendjen edhe më të rëndë, konsiderohet të jetë mospagesa e borxheve nga qytetarët për ujin që konsumojnë.

Vetëm qytetarët e Prishtinës me vendbanimet përreth, i kanë borxh Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, rreth 47 milionë euro.

Borxhi i grumbulluar, sipas kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Ilir Abdullahu, ka bërë që të mendojnë për ç’kyçje të konsumatorëve nga rrjeti i furnizimit me ujë, ndonëse ende nuk ka një vendim të prerë.

Ndonëse rezervat e ujit, sipas ujësjellësit po zvogëlohen, aktualisht qytetarët e Prishtinës me rrethinë furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

Labinot Rexha, një qytetar i Prishtinës, i cili jeton në një banesë kolektive me katër anëtarë të tjerë të familjes, tha se nuk është pagues i rregullt i ujit. Ai tregon arsyet pse nuk e paguan ujin të cilin e shpenzon.

“Të gjithë e dimë që pa ujë s’ka jetë, por unë nuk e paguaj për arsye se asnjëherë, pra asnjë muaj, nuk më vjen çmimi i njëjtë. Kam qenë në kompaninë e Ujësjellësit ‘Prishtina’ dhe më kanë thënë se duhet ta montojë një orë vetëm për vete, në mënyrë që të dihet saktë se sa shpenzoj”, tha ai.

“Atë (orën e ujit) duhet ta paguaj unë vet, kushton diku rreth 50 euro dhe nuk po kam mundësi, pasi jetojmë vetëm me një pagë, e jemi pesë anëtarë të familjes. Pra, unë nuk mund ta paguaj ujin, aq sa nuk shpenzoj. Ka raste kur për një muaj më vjen fatura deri në 30 euro. Kjo është e papërballueshme, por është edhe paushall, pra nuk është matje reale sepse unë nuk jam kompani apo autolarje të shpenzoj aq shumë ujë”, tha ai.

Në anën tjetër, kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, konfirmon se po përballet me vështirësi, pasi niveli i ujit në liqenet akumuluese, atij të Batllavës dhe Badovcit prej nga furnizohen më shumë se 140 mijë qytetarë me ujë të pijes, ka rënë minus dhjetë metra, si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike.

Kryeshefi ekzekutiv i ujësjellësit, Ilir Abdullahu thotë për Radion Evropa e Lirë se kur reshjet mungojnë, niveli i ujit bie pasi që liqenet e Batllavës dhe Badovcit janë rezervuarë apo liqene artificiale, që janë të ndërtuar në pellgje dhe varen nga akumulimi i reshjeve të shiut dhe borës.

“Aktualisht jemi minus 10.5 metra me mungesë uji në liqenin e Batllavës dhe 10.3 metra minus në liqenin e Badovcit. Kjo i bie që 70 për qind të rezervave, kanë ikur, në akumulim total. Kjo ka ardhur në këtë kohë kur po ballafaqohemi me mungesë të reshjeve atmosferike”, tha Abdullahu.

Letafete Latifi, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tha se ndonëse parashihet që gjatë kësaj jave të ketë reshje shiu, kjo do të ndikojë shumë pak në përmirësimin e gjendjes aktuale sa i përket kompensimit të ujit tashmë të humbur në liqenet artificiale.

“Nga dita e enjte do të kemi ndryshime të motit dhe kushte meteorologjike për reshje shiu në zonat urbane, derisa në zonat malore do të ketë reshje bore. Deficiti i krijuar i ujërave në liqene akumuluese, nuk pritet që me këto reshje të krijojnë në gjendje më të mirë, pasi ka me qenë minor. Kjo pasi jemi në një situatë me deficit shumë të madh të ujërave. Situata nuk do të përmirësohet, pasi reshjet do duhej të jenë për kohë më të gjatë, në mënyrë që të përmirësohet”, tha Latifi.

Ajo shton se vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë, vendi ka qenë në të njëjtën pozitë, kur liqenet kishin rënë nën nivel nga mungesa e reshjeve. Mirëpo, gjendja kishte ndryshuar në muajt në vijim.

“Vitin e kaluar nga 19 prilli deri më 9 maj, është arritur kuota maksimale e akumulacionit nëpër liqene, pasi që ka pasur reshje të vazhdueshme. Për shkak të reshjeve në këta muaj ka pasur kuotë maksimale të mbushjes së liqeneve”, tha Latifi.

Edhe në Shoqatën e ujësjellësve të Kosovës, pohojnë se mungesa e reshjeve atmosferike, ka ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit në nivel vendi, por gjendje më e rëndë gjatë janarit ishte paraqitur në Komunën e Gjilanit.

Komuna e Gjilanit që nga mesi i vitit të kaluar është ballafaquar me mungesë të madhe të rezervave të ujit.

Aktualisht, qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave. Liqeni i Ujmanit (Gazivoda) në Zubin Potok, Batallava në Podujevë, Badovci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në rrafshin e Dukagjinit, Ibrit në Mitrovicë, Moravës së Binçës në Anamoravë dhe Lepencit në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë.

Qalaj: Më shumë se 100 policë kanë probleme serioze shëndetësore

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se më shumë se 100 policë kanë probleme serioze shëndetësore, dhe se ata janë duke marrë trajtim adekuat shëndetësor.

Sipas tij, sëmundjet më të cilat përballen policët janë të natyrave të ndryshme duke përfshirë edhe sëmundjet psikike.

“Ne kemi mjaft kolegë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, nga sëmundje të rënda duke përfshirë edhe disa kolegë që vuajnë nga sëmundje psikike. Të gjithë janë duke u trajtuar në aspektin mjekësor”, tha Qalaj.

Qalaj tha se për rastet në të cilat zyrtarët policorë kanë probleme të tilla shëndetësore, parashihen edhe masat siç është ri-sistemimi në pozita tjera të punës.

“Shumica prej tyre punojnë me detyra të lehtësuara, pa armë, pa pajisje, mirëpo për shkak të moseksiztimit të ligjeve adekuate ne duhet t’i mbajmë ata në punë dhe maksimalisht bëjmë përpjekje që t’i sistemojmë aty ku ata mund të kryejnë ndonjë punë dhe ta ndjejnë veten se janë pjesë e sistemit”, deklaroi Qalaj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, i bëri këto komente në Gjilan, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
I pyetur për rastin e së martës ku një zyrtare policore dyshohet se vrau me armën e saj zyrtare nënën, babanë dhe dy vëllezërit e më pas edhe veten, Qalaj, refuzoi që të jep detaje, duke thënë se rasti është nën hetim dhe se të gjitha detajet do të zbardhen nga prokuroria.

Në orët e vona të së martës, Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi suspendimin e katër punonjësve të Policisë së Kosovës duke përfshirë edhe komandantin e stacionit policor, zëvendëskomandantin policor dhe shefin e operativës së stacionit policor në Gjilan.
Si ndodhi incidenti në Gjilan?

Më 18 shkurt, një zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar përmes një komunikate se policja, me inicialet V.B., “me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa pastaj ka kryer vetëvrasje”.

Nënkoloneli, Remzi Azemi, dhe prokurori i rastit Arben Kadriu, kanë konfirmuar se vrasja nga policja, ka ndodhur me armë zyrtare.

“Ishte zyrtare policore aktive dhe dyshohet se ka përdorur armën zyrtare”, ka thënë zoti Kadriu, duke tërhequr vërejtjen se hetimet janë në fazën fillestare. rel

Cakaj: Shqipëria e gatshme të nisë zhbërjen e kufirit me Kosovën

Shqipëria është e gatshme të zhbëjë kufirin me Kosovën, ka deklaruar sot në Prishtinë, ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit, i kishte propozuar qeverisë së Shqipërisë që së bashku ta heqin kufirin me Kosovën.

“Do të ishte mrekulli që viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që të marrë këtë vendim”, pati deklaruar Thaçi në një konferencë për media në fund të dhjetorit të vitit, 2019.

Përgjigja nga Shqipëria, atij i erdhi përmes ministrit Cakaj i cili tha se edhe Tirana zyrtare pajtohet që kufiri të zhbëhet.

“Jemi të gatshëm të nisim punën për zhbërjen e kufirit. Duhet të jetë më shumë çështje e hapave teknik, sesa e diskutimeve politike”, tha Cakaj.

Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova kanë bashkëpunim në shumë fusha, por ai bashkëpunim, sipas tij, duhet të jetë maksimal.

Një angazhim të veçantë në politikën e tij të Jashtme, Cakaj tha se ia kushton edhe vendosjes së ambasadave të përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ministri Caka, i cili është nga Kosova, i ka dhënë një shpirt të ri të afirmimit të shtetit të Kosovës në botë.

“Edhe tash ku po fillojmë me një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës euroatlantike qe në fokus në Bashkimin Evropian dhe me fokus në Integrimet Evropiane”, tha Thaçi.

Gjatë kësaj vizite, ministri Cakaj ka në agjendë edhe takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar 77 marrëveshje, por të cilat, në masë të madhe nuk kanë gjetur zbatim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ende vazhdojnë të paraqiten barriera.

“Pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jo-tarifore për produktet nga Kosova. Produkte të caktuara kosovare më lehte eksportohen në Skandinavi sesa në Shqipëri. Niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi.

Kosova dhe Shqipëria i kanë filluar takimet e përbashkëta në nivel të qeverive që nga viti 2014.

Deri tani janë mbajtur pesë takime të përbashkëta. Sa u përket marrëveshjeve, është thënë se qëllimi i tyre është një qeverisje e përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik.

Por, përtej këtij zotimi, përplasjet në mes dy qeverive kanë filluar pas qëndrimeve të kundërta rreth projektit të quajtur, “Mini-Shengeni” ballkanik. Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, konkretisht Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, pa Kosovën, kanë nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Të gjitha takimet e deritashme, i kishte refuzuar Kosova./ rel

HOMAZHE TE VARRI I PRESIDENTIT RUGOVA: KURTI SHKON, THAÇI HARRON?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Beri homazhe kryeministri Albin Kurti por jo edhe Presidenti Hashim Thaçi/

Sot në në vitin e 12 të pavarëisisë së Kosovës si zakonishtë behen ndërime te varri i Presidentit Ibrahim Rugova.

Sot ishte kënaqesi të shihej ndërimi qe i beri Presidentit Rugova Kryeministri Albin Kurti që veç para një viti askush nuk do ta paramendonte.

Askush nuk e detyroi Kryeministrin qe ta bejë një gjë te këtillë ai vendosi vetë sepse gjërat kanë ndyshu është burr shteti dhe e ka pa te arsyeshëm ta nderoi ideatorin e pavaresisë se Kosovës bash në këtë ditë të pavarësisë.

Albin Kurti nuk shkojë te bëjë nderime të varri i Presidentit Rugova sespe kishte nevojë për vota.Jo atij votat ia kishte dhanë populli edhe pa shkuar te varri.Shkojë atje thjeshtë për një ndërim te cilit i takonte të bënte si kryeministër i vendit.

Por,sot në ditën e pavaresisë së Kosovës nuk u pa te këtë shkuar të varri i presidentit Rugova edhe Presidenti Hashim Thaçi.Ndoshta ka harru,apo ndoshta nuk ka pasë nevojë,sepse ai atje shkonte jo nga deshira por nga zori, për vota.

Apo ndoshta Presidenti Hashim Thaçi nuk shkojë sot ti bënë nderime Presidentit Ibrahim Rugova nga gjelozia së atje ishte pare të bente homazhe Kryeministri Albin Kurti.

Kosovë, përfaqësuesit politikë diskutojnë për dialogun me Serbinë

Prishtinë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar tryezë të diskutimit me temë “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panel të diskutimit kanë marrë pjesë përfaqësues të subjekteve politike ku kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend pas formimit të qeverisë së re, përfshirjen e SHBA-ve në proces, angazhimin e proklamuar nga Bashkimi Evropian (BE), lehtësimin e procesit të normalizimit, si dhe mundësinë e zëvendësimit të tarifës 100 për qind me reciprocitet ndaj Serbisë.

Pjesëtarë të ekzekutivit në këtë tryezë thanë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është e përgatitur ndaj sfidave që sjell dialogu me Serbinë, pas heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tha se qeverisja aktuale “pas stërzgjatjes së dialogut me Serbinë, do t’i qaset me seriozitet këtij procesi, duke eleminiuar diskutimin për kufijtë e Kosovës”. Abrashi theksoi atë që kryeministri Kurti e ka thënë para disa ditësh, që taksa do të zëvendësohet me reciprocitetin ekonomik e politik ndaj Serbisë.

“Natyrisht se ne besojmë në marrëveshje dhe ky është edhe synimi, por jo pa dialoguar dhe pa shqyrtar secilën rrethanë dhe secilën situatë, me seriozitetin dhe përgatitjen më të madhe. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk besoj se problemet e komplikuara bëhen me zgjidhje të thjeshta, të menjëhershme ose të përshpejtuara, sepse kjo mund ta komplikojë edhe më shumë tërë procesin. Prandaj, fillmisht palët duhet të ulen në tavolinë, duhet t’i diskutojmë një nga një për detajet. Por ajo që na takon neve është që kërkesat dhe interesat e Kosovës janë të panegociueshme”, tha Abrashi.

Abrashi shtoi se në dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë nuk do të ketë harta.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, tha se pasojat e tarifës kanë qenë të mëdha, ndërsa tani tha se heqja e saj do të mundësojë rifillimin e negociatave me Serbinë.

“Po shqyrtojmë mundësinë t’ia bëjmë një kërkesë të drejtpërdrejtë bashkësisë ndërkombëtare. Për t’i dhënë shansë bashkësisë ndërkombëtare që të fasilitoj dialogun e Kosovës me Serbinë. Në anën tjetër ne kemi deklaruar reciprocitetin i cili do të vendoset, por, do të vendoset ashtu që të mos pengojë sërish bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare në veçanti nga SHBA-të”, tha Gashi.

Përfaqësues opozitarë në këtë tryezë deklaruan se LVV-ja dhe LDK-ja “nuk e kanë të qartë se çka nënkupton reciprociteti”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, tha se reciprociteti është një shmangie për opinionin publik, derisa kërkoj që në dialog të shkohet për njohje reciproke.

“Përderisa nuk ka njohje reciproke nuk do të ketë funksionim të reciprocitetit. Më shumë është një shmangie e përgjegjësisë para opinionit publik në Kosovë. Taksa nuk i është vendosur miqve tanë, në këtë rast aleatëve tanë amerikanë dhe evropianë, por taksa i është vendosur Serbisë. Dhe, arsyeshmëria pse është vendosur ajo taksë është e qartë, sepse Serbia para tri vjetësh ka qenë tepër agresive kur Kosova ka qenë kandidate për anëtarësim në UNESCO dhe sidomos rreth anëtarësimit në INTERPOL”, theksoi Haradinaj.

Haxhi Shala nga grupi parlamentar i NISMA-s paralajmëroj se heqja e tarifës është goditje për Kosovën, derisa kërkoi dokumente të qarta nga dy partitë politike përgjegjëse për fillimin e dialogut.

Javën e kaluar në Konferencën për Siguri në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmendi tri parime bazë për një dialog të suksesshëm mes dy vendeve. Ai tha se nuk mund të ketë “marrëveshje pa dialog, nuk mund të ketë dialog me harta dhe nuk mund të ketë dialog me presidentë rreth hartave”.

Serwer: Kurti me të drejtë po e kërkon reciprocitetin me Serbinë

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, siç raporton Zëri i Amerikës (edicioni në gjuhën serbe) në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se nuk ka shumë vende të cilat kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre.

“Kryeministri Kurti e ka sqaruar se do të kërkojë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen në reciprocitet. Unë nuk jam i sigurt që Beogradi është i gatshëm për këtë, megjithëse mendoj se Kurti me të drejtë e kërkon këtë. Nuk pres ndonjë lëvizje në marrëdhëniet mes dy palëve deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare të prillit në Serbi “, tha Daniel Serwer.

I pyetur nëse ky është viti në të cilin Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Interpolit dhe UNESCO-s, Serveri tha se kjo është e paqartë duke pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë dhe Rusisë.

“Çështja e anëtarësimit në Interpol dhe UNESCO mund të zgjidhet brenda një ore – nëse Serbia bie dakord. Unë mendoj se ajo duhet ta bëjë një gjë të tillë. Kur bëhet fjalë për Kombet e Bashkuara, është një çështje shumë më e vështirë, sepse, përveç Beogradit, Moska do të përpiqet ta materializojë shtrenjtë nga Uashingtoni. Gjë të cilën Uashingtoni nuk do të dëshirojë ta bëjë “, tha Serwer.

Me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Server tha se nuk ka shumë vende që kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistencës së tyre.

Duke treguar se për asnjë shtet nuk mund të thuhet se është plotësisht stabil, Serveri potencon se së fundmi në Kosovë është formuar një qeveri e re demokratike.

“Media në Kosovë kryesisht janë të lira. Gjykata Kushtetuese po demonstron vazhdimisht pavarësi krahasuar me degët e tjera të pushtetit. Sektori civil është zhvilluar, si edhe opozita. Ka pasur rritje në sferën ekonomike – duke pasur parasysh përparimin e ngadaltë në zonën e Bashkimit Evropian”, tha eksperti amerikan për Ballkanin.

Serwer përmend korrupsionin si një nga problemet më të mëdha në Kosovën bashkëkohore, me të cilin, siç thotë ai, po përballen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Vjosa Osmani thyen tabunë, është zyrtarja e parë e LDK-së që e nderon Adem Demaçin

Vjosa Osmani, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që aktualisht mban postin e kryeparlamentares, pikërisht në ditën kur Albin Kurti u përkul para varrit të Ibrahim Rugovës, bëri të njëjtën gjë te varri i Adem Demaçit. Demaçi, që nga shumëkush konsiderohet si njëri nga veprimtarët simbol të rezistencës ndaj Serbisë, ishte kundërshtar i rreptë i LDK’së dhe Ibrahim Rugovës. Kjo është edhe arsyeja që zyrtarë të kësaj partie nuk tejkaluan hidhërimin dhe nuk iu bashkuan Osmanit për t’i bërë homazhe, shkruan Gazeta Express.

GAZETA EXPRESS

Pak metra larg njëri – tjetrit prehen në varrezat e Velanisë, ish-presidenti historik Ibrahim Rugova dhe veprimtari më i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Dy nga figurat më të popullarizuara të Kosovës të kohëve moderne, sa ishin gjallë marrëdhëniet i kishin të këqija. Fillimisht Demaçi, pas daljes nga burgu e kishte mbështetur Rugovën, por më vonë teksa Rugovës po i bëheshin shumë vite pa rezultate në politikën paqësore, ai kishte filluar ta kritikonte ashpër. Natyrisht, Rugova në stilin e tij, nuk ia kishte kthyer kurrë Demaçit.

Qëndrimi i Demaçit, duket se kishte afektuar asokohe edhe studentin Albin Kurti, që në vitin 1998 u bë sekretar në zyrën e UÇK-së. Kjo zyrë në mes të Prishtinës drejtohej pikërisht nga Adem Demaçi, “punëdhënësi” i Kurtit.

Edhe pse Rugova s’merrej me Demaçin, ishte Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që kurrë nuk ia kishte falur Adem Demaçit qëndrimin ndaj Rugovës. Disa vjet para vdekjes një mik i ngushtë dhe mbështetës i Rugovës akademiku Mark Krasniqi që ishte i afërt edhe me LDK’në, kishte goditur rëndë Demaçin pasi ky i fundit vazhdonte ta kritikonte ish-presidentin edhe pas vdekjes.

“Adem Demaçi do të bënte mirë për vetveten sikur të vdiste atë ditë kur është dalë prej burgut se tash është njeri tjetër se çka kem mendu na sa ka qenë në burg…” kishte thënë Krasniqi në një intervistë në vitin 2013.

Hidhërimin LDK e kishte çuar deri në fund. Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa kishte bojkotuar edhe varrimin e Demaçit kur ky vdiq në vitin 2018, derisa për këtë veprim LDK-ja pavarësisht kritikave, nuk kishin dal me sqarim.

Sot gjatë ditës ndërkaq, para varrit të Rugovës në Velani kanë bërë homazhe shumë prej zyrtarëve të LDK-së, anëtarë të kryesisë e ministra, mirëpo, të njëjtit nuk shkuan te varri i Demaçit.

Derisa Kurti me Osmanin po bënin homazhe në Velani te varri i Demaçit, të pranishëm më ta nuk ishte asnjë nga ministrat e Lidhjes Demokratike, pos ata të komuniteteve dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por Kryeparlamentarja Osmani nuk hezitoi t’i konfirmojë meritat që tashmë janë rezervuar nga shqiptarët për Demaçin.

“Ne sot nderojmë edhe Adem Demaçin një për veprimtarëve simbol të çështjesh shqiptare që luftoi okupimin dhe regjimin serb. Ai dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet në të mirë të lirisë kolektive. Vendosi lirinë e popullit para çdo lirie dhe interesi tjetër”, tha sot Osmani pas homazheve.

12 vjet njohje ndërkombëtare, 12 vjet izolim! – Nga Florim Zeqa

Edhe pse me qeveri të re, Republika e Kosovës 12 vjetorin e njohjes ndërkombëtare është duke e pritur më e katandisur si asnjëherë më parë; me fusnotë*, me pozicion inferior dhe me status të hapur në arenën ndërkombëtare, me tkurrje njohjesh, mes takses 100 % dhe reciprocitetit me Serbinë, mes idesë së korrigjimit dhe ndryshimit të kufijve, mes minishëngenit ballkanik dhe makroshëngenit kombëtar.
Pas rihapjes së statusit të Kosovës, jo vëtëm që më nuk po bëhet më fjalë për njohje të reja, sfiduese për qeverinë e re mbetët mbrojtja e 17 shkurtit 2008-të, gjegjësisht mbrojtja e njohjeve ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit kundrejt invazionit politik të Serbisë.
Si rezultat i personalitetit të dyfisht të liderëve shtetëror, që 12 vjet Kosova vendnumëron dhe rrotullohet rreth boshtit të ri-shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008-të, duke i kaluar 12 vite izolim me njohje ndërkombëtare, pa mirëqënje qytetare dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore.
Rihapja e statusit të Kosovës në dialogun e Brukselit, Kosovës i kushtoj me tërheqjën e 18 njohjeve ndërkombëtare.

17 shkurti 2008, akt i njohjes formale të shtetit të Kosovës

17 shkurti 2008 nuk e solli pavarësinë dhe as Republikën e Kosovës, por ishte vetëm një akt i njohjes formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Dëshmi e kësaj që themë është protektorati 21 vjeçar mbi Kosovën dhe varësia e plotë e lirisë sonë nga forcat paqeruajtëse ndërkombëtare (KFOR).
Presidenti historik Ibrahim Rugova asnjëherë nuk kërkonte rishpallje të pavarësisë, por vetëm njohje formale dhe përmbyllje të protektoratit ndërkombëtar, formimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe forcimin e shtetit ligjor.
Arsyeja pse Rugova kërkonte vetëm njohje e jo rishpallje të pavarësisë, është fakti, se ai ishte i vetëdijshëm se, në historinë e krijimit të shteteve ekziston vetëm një datë dhe një ditë e shpalljës së pavarësisë, jo dy apo tri sosh!
Edhe pse me vetëm një njohje (nga Shqipëria), Kosova një herë ka shpallë pavarësinë e saj më 2 korrik 1990-të, edhe pse në rrethana të okupimit klasik, e ka historinë e funksionimit të shtetësisë së saj, ka edhe kushtetutën e shpallur dhe miratuar nga deputetët shqiptar më 7 shtator 1990 në Kaçanik.

Pse nuk ndodhi njohja ndërkombëtare e Republikës së Kosovës para 17 shkurtit 2008!?

Nuk ndodhi më heret për arsye se presidenti historik, arkitetkti i shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova nuk ishte i gatshëm të pranonte kompromiset e dhimbshme e as ndryshimin e përmbajtjes së elementeve shtetërore që solli 17 shkurti; duke filluar nga simbolet antikombëtare, përmajtjen multietnike të shtetit e deri të një kushtetutë e hartuar jo mbi vullnetin dhe nevojat e popullit, por në bazë të një pakoje që avancon pakicat (serbe) në dëm të popullatës shumicë (shqiptare) në vend.
Atë që e solli 17 shkurti 2008, është në kundërshtim të plotë më vullnetin plebishitar të popullit të Kosovës të shprehur në referendumin popullor të 26-30 shtator 1991.
Rikonfirmim i referendumit gjithëpopullor, 2 korrikut e 7 shtatorit 1990, ishte lufta çlirimtare, gjaku i derdhur për liri dhe sakrificat e panumërta të popullit të Kosovës.
Ikja nga këto data, është ikje nga themelet e shtetit të Kosovës.
Republika e Kosovës pas 17 shkurtit 2008, erdhi si rezultat i një lidershipi të papërgjegjëshëm, që pranoj të tjetërsohet vullneti i popullatës shumicë të Kosovës për hatër të atyre ndërkombëtarëve që nuk e duan një shtet të dytë shqiptar në Ballkan.
Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se Kosova “multietnike”, jo vetëm që nuk është vullnet i popullatës shumicë, është shkelje e gjakut të dëshmorëve dhe martirëve, mohim i sakrificave të panumërta të popullit shqiptar të Kosovës ndër dekada e shekuj.

Levizja e lirë për kosovarët, e drejtë e privuar nga Brukseli

Edhe pse Kosova është i vetmi vend në rajon me prezencën më të madhe ndërkombëtare, shtetasit kosovar kanë mbetur të vetmit të getoizuar në rajon, pa të drejtën e levizjes së lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian!
Kushtet dhe kriteret e njëpasnjëshme të vëna padrejtësisht ndaj qeverive të Kosovës për liberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian, na kushtuan me humbje territori, thyerje shpresash për qytetarët dhe mungese të përspektivës zhvillimore të vendit.
Akoma më të paparashikueshëm liberalizimin e vizave për qytetarët kosovar e bënë dialogu me Serbinë, i kushtëzuar me gjithçka dhe çdo gjë që e favorizon dhe fuqizon shtetin serb karrshi shtetit të Kosovës
Pra, edhe në këtë përvjetor të 12-të të njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, po vazhdon getoizimi i padrejtë i shtetasve kosovar dhe privilegjet për shtetin serb nga bashkësia ndërkombëtare.
12 vjet pas njohjes së shtetit tonë nga bashkësia ndërkombëtare, është e kundërta e asaj çka kanë pritur e dëshiruar qytetarët e Kosovës: mungesë sovraniteti, mungesë territori, mungesë lirie, mungesë zhvillimi ekonomik, mungesë demokracie dhe barazie qytetare në vendin tonë.
Si do që të jetë, Kosova ka nevojë për një qeveri që realizon Republikën e 2 Korrikut dhe Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, për të hapë rrugën e realizimit të idealit të shumë brezave për një shtet të përbashkët shqiptar në Ballkan.
Urimi më i mirë në 12 vjetorin e njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë, do të ishte që Kosova të jetë e liruar nga strukturat kriminale në veri, si dhe e liruar nga uzurpatorët e shtetit në brendi të vendit, përkatësisht nga kusarët politik të “Cosa Nostra”-s apo mafias kosovare të shekullit 21 në të dyja nivelet e qeverisjes, si kusht i domosdoshëm për rritën dhe zhvillimin e shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Zëri i Amerikës: Kosova shënon përvjetorin e pavarësisë (video)

Kosova po shënon 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në një periudhë të trysnisë së ripërtërirë ndërkombëtare për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe më nje skenë politike ndryshe nga 12 vjetet e shkuara.

Udhëheqës të institucioneve ngritën flamurin shtetëror, vunë kurora tek shtatoret e ish udhëheqësve politikë e ushtarakë të vendit dhe nderuan të rënët e të zhdukurit gjatë luftës së fundit.

Forca e Sigurisë së Kosovës parakaloi në qendrën e Prishtinës të stolisur me flamujt e Kosovës dhe aleatëve të saj.

Parlamenti i Kosovës u mblodh në seancë solemne për të shënuar këtë përvjetor, në të cilën kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, theksoi mirënjohjen ndaj aleatëve të vendit.

“Këtë rrugëtim e bëmë bashkë me shumë miq, të cilëve do t’u jemi përjetëissht mirënjohës. Ata jo vetëm u rreshtuan krahas popullit të Kosovës në synimin për liri e pavarësi por qëndruan krah nesh edhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës që nga dita e parë e çlirimit. Ne sot i lusim ata që të qëndrojnë krah nesh dhe në synimet tona të përbashkëta edhe tash e tutje. I lusim që të qëndrojnë krah nesh në jetësimin e vullnetit të qytetarëve tanë për integrim të shpejt në struktura euro-atlantike, për zhvillim ekonomik dhe prosperim të përgjithshëm të vendit. U jemi mirënjohës vendeve dhe popujve evropianë me të cilët ne i ndajmë të njëjta hapësira gjeografike por po ashtu të njëjta vlera. Në veçanti u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit të lirë amerikan me të cilët ne ruajmë miqësi të hershme e të përhershme”.

Ajo tha se pavarësia e Kosovës e ka vulosur edhe fatin edhe lirinë e popujve në Ballkan dhe ishte hapi vendimtar në konsolidimin e marrëdhënieve mes popujve në Evropën Juglindore të cilët duan të jetojnë të lirë e të pavarur dhe në paqe me njëri tjetrin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një fjalim para Forcës së Sigurisë së Kosovës se vendi duhet të jetë i bashkuar në politikën e jashtme.

“Dallimet e brendshme duhet të mbeten brenda. Ne duhet ta forcojmë vendin edhe nga brenda edhe nga jashtë, prandaj investimet në ushtri janë të nevojshme. Përderisa forcojmë ushtrinë do të forcojmë edhe ekonominë. Pasuria nuk duhet të pasurojë politikanët po popullin”, tha mes tjerash ai.

Përvjetori i po përshkohet me thirrjet për të hequr tarifat e vendosura nga qeveria ndaj mallrave serbe, që t’i hapet rrugë procesit të bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Diplomacia amerikane njëkohësisht i ka bërë thirrje Serbisë që të heq dorë nga përpjekjet për të tërhequr njohjet për Kosovën. Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar edhe në urimet me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës se një marrëveshje me Serbinë duhet ta ketë në thelb, njohjen e ndërsjellë.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur.

Pavarësia e saj është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të vazhduar bisedimet pa heqjen e tarifave nga qeveria e Kosovës të vendosura në nëntor të vitit 2018.

Por edhe përvjetori i 12-të i pavarësisë e gjen Kosovën të fundit në rajon në proceset integruese dhe qytetarët e saj janë të vetmit në Evropën Juglindore që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shëngen.

THAÇI THIKË PAS SHPINE QEVERISË KURTI – Nga BINAK MAXHARRAJ

Hashim Thaçi i cili njihët edhe me nofkën ”gjarpër pa zile” qe lëvizë pahetueshëm, pa u ndegju, por kur ti jipet rasti te kafshonë ne pabesi. Këtë ai e tregoi edhe këto dite kur po mbahej Konferenca për Siguri ne Mynih të Gjermanisë,ku midis tjerash do te nenshkruheshin edhe dy Mareveshje midis Kosovës dhe Serbisë,ajo ajror dhe hekurudhorë të pregatitura diku ne erresirë pa dijën e kryeministrit Albin Kurti,por me dijën e Presidentit Hashim Thaçi.

Një ditë më parë kryeministri A.Kurti ia shkroi një leter Presidentit para së te shkojnë në Mynih duhet te akordohën mes vedi,por letra nuk e gjeti Thaçin ne Presidencë kur ajo njoftoi së Presidenti veç ka udhetuar për Mynih.

E qartë por dhe e çuditëshme,nguti i jo mahi?!

Në praninë e Ambasadorit Richard Genell,Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi u nenshkruan këto dy Mareveshje,por aty nuk ishte i pranishëm edhe Kryeministri Albin Kurti, anipse qeveria ishte formuar ditë me pare para së te neshkruhej mareveshja kryesishtë nga administrator te Minstris së infrastrukturës.

Kryeministri u gjetë i habitur th hapas se nuk ishte i njohtuar për këto dy mareveshje,as qe i kishte pas në dorë e as lexuar.Mareveshjet e këtilla duheshin te kalojnë përmes duarve të Kryeministrit.Por si pa dukëtë këtë kurthe qe ia kishte pergatit Presidenti Hashim Thaçi sepse ky ishte në plotëni i informuar për rrjedhat e këtyre dy varëveshjeve por qe nuk e kishte pa te aresyeshme,apo nuk ka deshtë të njohtoi Kryeministrin.
Rreth këtyre dy mareveshjeve,siç deklaroi nuk ishte e informuar as Kryeparlamentarja Vjosa Osmani,kur e pyeten mediat ajo tha se unë nuk di asgje për këto mareveshje nuk më ka lajmeruar askush.
Kjo është thikë pas shpine e Presidentit Hashim Thaçit qeverisë se Kurtit.Keshtu nuk krijohet paterniteti midis inastitucioneve te Kosovës.
Albini,duhet te këtë kujdes nga sjelljet e “gjarprit pa zile”sepse ai te pickon edhe kur nuk e paramendon,ai e shikon vetem intersin e vetë përsonal e jo ate shtetoror.

Albin besimin ndaj Thaçit duhesh ta marrish me shumë rezerve dhe më shumë kujdesë.

Mungesë konstruktiviteti apo fillim i një anarkie të re!? – Nga Florim Zeqa

 

Vendimi i pjesshëm i qeverisë Kurti për shfuqizimin e rritjes 100 për qind të pagave që kishte bërë për vete qeveria Haradinaj, i cili duhej të ndodhte në mbledhjen e parë të qeverisë Kurti, është mirë që ndodhi në fund të javës së parë. Vendim ky që ka ngjallë shpresat e qytetarëve për vendime tjera akoma më të guximshme dhe më përmbajtësore.
Ashtu siq e mbështeta vendimin e parë të mirë të kryeministrit Kurti, do t’i mbështes në vijimësi të gjitha vendimet e tjera për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, sikurse që do të kundërshtojë çdo vonesë dhe neglizhencë në përmbushjen e çdo premtimi elektoral të kryeministrit Kurti dhe jo vetëm.
I kuptoj pengesat, vështirësitë dhe obstruksionet që i behen nga brenda dhe jashtë për marrjen e veprimeve dhe vendimeve të guximshme, por kapacitetet intelektuale nuk e lejojnë zotin Kurti të përserisë gabimet e kryeministrave paraprak.

Shfrenimi i orkestruar dhe loja me fotografi në Kuvendin e Kosovës

Pas Seancës së Kuvendit të 3 shkurtit 2020, gjegjësisht pas shfryerjes së orkestruar të deputetëve të PDK-së ndaj Albin Kurtit, me një tekst të shkruar nga e njëjta dorë, e përshtatur sipas profilit të deputetëve, e pasuar me bojkot të votimit të kryeministrit dhe kryeparlamentares, ishte paralajmërim i një opozitarizmi të shfrenuar, e jo konstruktiv çfarë i duhet Kosovës.
Mirëpo e gjitha nuk përfundoj me kaq. PDK-ja duke e marrë si shkas heqjen e fotografisë së presidentit Thaçi nga Vjosa Osmani në zyrën e saj, është duke e vazhduar bojkotin e mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit dhe lojën me fotografi në Kuvendin e Kosovës, lojë e cila për qëllim të fundit e ka ngatërrimin dhe pengimin e punës së Qeverisë Kurti.
Loja me fotografi nuk është se ka filluar tani, sikurse që edhe mos respektimi i institucionit të presidentit, zanafillen e kanë nga përfundimi i luftës në Kosovë. Fillimisht PDK-ja si parti opozitare nuk e ka njohtë dhe respektu institucionin e presidentit të vendit, duke e vazhduar të njëjtin avaz me mos respektim të figurës së presidentit edhe pas ardhjes në pushtet.
Vetëm tani, pas humbjes së pushtetit e kanë kuptuar se çfarë do të thotë respekti ndaj figurës së presidentit.
Dihet mirëfilli se asnjëri nga ministrat e PDK-së në bashkëqeverisje me LDK-në asokohe nuk e kanë mbajtur fotografinë e presidentit në zyrat e tyre. Është për keqardhje, por asnjëherë partneri në koalicion (LDK) nuk ju kishte kërkuar llogari ministrave të PDK-së për mos respektim të figurës së presidentit, siq po e bëjnë tani zyrtarët e PDK-së ndaj Vjosa Osmanit dhe të tjerëve të cilët nuk po e respektojnë fotografinë e presiedentit aktual.
Edhe pse në dukje të parë janë veprime të kundërta, heqja e fotos së presidentit Thaçi në zyrën e kryeparlamentares dhe vendosja e të njëjtit në Seancë të Kuvendit, mund të jenë veprime të sinkronizuara për zhvendosje të vëmendjes së opinionit publik dhe për përfitime personale për ngritjen e imazhit tek elektorati, si parapërgatitje për zgjedhje të radhës.
Loja me fotografi, në radhë të parë është shprehje e papjekurisë politike, është mungesë respekti ndaj institucioneve të shtetit dhe ligjeve që burojnë nga Kushtetuta e vendit.
Në të gjitha vendet e BE-së është e rregulluar me ligj çështja e përdorimit të simboleve dhe fotografive nëpër institucione. Bie fjala në Itali, çështja e fotografisë së presidentit është e rregulluar me ligj. Të gjitha institucionet, filluar nga ato shtetërore dhe publike janë të obliguara të mbajnë fotografinë e preseidentit aktual, pavarësisht dallimeve dhe pikëpamjeve politike në të dyja nivelet e qeverisjes.
Qëllimi i bojkotimit të PDK-së në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk është pengesë fotografia e Thaçit, por shkak, pasi qëllimi primar i tyre është ngatërrues për të penguar punën e Qeverisë së re.

Ndryshimi të fillojë nga brenda, pastaj nga jashtë

Me këtë u dëshmua se, me largimin e PAN-it nga pushteti me 6 tetor 2019, nuk ka ndodhur ndryshimi epokal siq po paraqitet në disa medie të shkruara dhe vizuele, por ka ndodhur vetëm një ndryshim i vogël dhe sipërfaqësor, për shkak se brenda këtyre dy subjekteve politike (LVV dhe LDK) janë të instaluara strukturat e SHIK-ut famëkeq që i dirigjojnë dhe mbajnë nën kontrollë të plotë këto dy subjekte politike. Poashtu brenda këtyre dy subjekteve politike ka politikan të koruptuar, njerëz shantazhues dhe të shantazhuar, veteranë të rrejshëm, matrapaz politik dhe karrierist të sëmurë për pushtet.
Është i mirëseardhur çdo vendim i kryeministrit Kurti për ndryshime në në këtë vend. Megjithatë, për të qenë bindës para qytetarëve të vendit, Albin Kurti ndryshimet duhet t’i fillojë brenda subjektit të tij politik.
E njëjta gjë vlenë edhe për Vjosa Osmanin. Në vend që të shpenzojë kohë duke u marrë me zhvendosje dhe vendosje të fotografive në zyrën e saj, duhet të merret më tepër me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, vënjen në binarë të shëndoshë të sistemit të drejtësisë, si dhe përmbushjen e premtimeve tjera, përmes të cilave ua rrëmbeu votën elektoratit besnik rugovian.
Për dallim nga Albin Kurti që është i ngarkuar me obligime dhe që do të përballet me shumë sfida, Vjosa Osmani i ka duart më të lira për të vepruar edhe në dy rrafshe tjera, në konsolidimin e demokracisë parlamentare, gjegjësisht krijimit të raporteve demokratike pozitë-opozitë në Kuvendin e Kosovës, si dhe marrjen e një iniciative për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në partinë e saj, për çkapjen e LDK-së nga grupet e interesit dhe konsolidimin demokratik të kësaj parite.
Pra, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë në dorë rastin historik, për të përmbyllur një kapitull të errët të politi-kbërjes kosovare, për ç’rrënjosjen e urrejtjes dhe armiqësive partiake, për ta kthyer rivalitetin e shëndoshë në skenën politike kosovare, si të vetmen mundësi prosepruese për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve.
Nëse nisemi prej thënjes popullore “Dita e mirë shihet në mëngjes”, atëherë fillimi i punës së legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës lenë pak për të shpresuar, për shkak të mungesës së konstruktivitetit të opozitës, i cili nga çasti në çast mund ta shndërrojë kuvendin në arenë gladiatorësh dhe Kosovën në anarki totale, ku askush nuk e njehë askend dhe të gjithë luftojnë kundër njëri-tjetrit.

”Shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar”, Kurti flet nga Mynihu: Vuçiç në takim ishte nervoz

Albin Kurti ka foluar nga Mynihu për tensionet që pati në takimin e Konferencës së Sigurisë ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai për Indeksi Online tha se prezantoi gjëra jo të reja, që i kishte thënë edhe më parë por sqaroi se Vuçiç ishte vërtet nervoz dhe në një moment nervozizmi i tij shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar.

Në fakt gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kurti deklaroi se Kosova duhet të çlirohet nga Serbia dhe kjo e ka acaruar Presidentin serb.

 

“Ishte një lloj nervoze që nga fillimi prej anës së tij, por unë prezentova atë gjëra të cilat s’është që i kam thënë për herë të parë dhe mandje ajo nervoza i tij shpërtheu, nervozë e  pakontrolluar por .. ”, – tha Kurti/

“Është e papërshtatshme për mua që të flas për përmbjen e diskutimeve mirëpo diskutuam me të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Përendimor, pat diskutues edhe nga SHBA-të. Mendoj se ishte një diskutim i mirë, ndonëse ndonjherë i tensionar por i vërtet, sepse në rajonet tona është i tillë”,- shtoi ai.

Kurti: Nënshkruesit e marrëveshjes së Mynihut – nuk ishin të autorizuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se çdo proces që u paraprin marrëveshjeve si ajo e së premtes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua në Mynih, duhet të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të Kosovës.

Në reagimin e tij të postuar në rrjetin facebook, kryeministri Kurti shkroi se “sot në Berlin janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë”.

Ai thekson në postim se “sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së”, shkroi ai duke nënvizuar se “në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet”.

Të premten paradite, në Mynih u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet. Marrëveshja u ndërmjetësua nga i dërguari i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe nënshkrimi i saj u bë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të dy presidentët e vlerësuan me rëndësi marrëveshjen e cila pasoi një të tillë për linjën ajrore ndarjet Prishtinës dhe Beogradit, të nënshkruar muajin e kaluar.

Kryeministri Kurti, i cili ndodhet në Munih ku po merr pjesë në Konferencën për Siguri, reagoi disa orë pas nënshkrimit, ndërsa gjatë ditës zyrtarë të koalicionit qeverisës nga radhët e Lidhjes Demokratike e mbështetën marrëveshjen.

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu shkroi në rrjetin facebook se “roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur. Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, shkroi ai.

Të enjten sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i shkroi letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thekson se është koha për vendosjen e marrëdhënieve normale me Serbinë që kanë në qendër njohjen e ndërsjellë, ndërsa kërkoi heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kërkesa për heqjen e tarifave u ritheksua edhe gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Munih, gjatë së cilës shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell mblodhi përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Bisedimet Beograd – Prishtinë janë zgjidhja e vetme”, shkroi ai në rrjetet sociale duke theksuar se “bisedimet duhet të fillojnë sa më parë që është e mundur”.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Qeveria e re e zotit Kurti është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Zoti Kurti e ka shprehur këtë synim edhe një panel në kuadër të konferencës së Munihut ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha më pas se “pati shkëmbime të rrepta” me kryeministrin Kurti. Debati është zhvilluar me dyer të mbyllura. zëri i amerikës

A po realizohen Gjashtë Pikat e Ban Kimunit? – Nga Skënder MULLIQI

 

Dy marrveshjet e arritura Kosove-Serbi, njëra për linjën ajrore Prishtinë -Beograd dhe marrveshja tjetër, e ndërmjetësuar nga Grenel, ndodhen rrufeshëm, dhe pa ndonjë sqarim apo njoftim të opinionit të gjerë publik, duke bërë  që procesi më shumë të jetë i mbyllur, si shumë herë deri më sot.Duket së janë duke ardhë në shprehje, Gjashtë Pikat famoze të Ban Kimunit, të cilët e relativizojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Me gjashtë pikëshin “Zajednica” ka kompetenca  ekzekutive që ja mundëson minoritetit serbe në veri, ngadalë formimin  e një Republika Serpska në Kosovë.Flitet së për dy marrveshjet e reja ka një pelqim nga pala
shqiptare, por që nuk janë bërë të ditura për opinion . Kjo praktikë e firmosjës së marrveshjeve jo sa duhet transparente,  janë duke na kushtuar . Krerët e Qeverisë së re,  nuk ishte dashur të vazhdojnë bisedimet më Serbinë më praktika të vjetra , të cilat Serbinë e kan ofruar nga BE-ja,  kurse Kosovën e kan lënë duarthatë.

Edhe ashtu shumë marrveshje të mira apo të keqija nuk i ka përfillë pala serbe,  së gjithnjë udhëheqësit e këtij shteti kan potencuar së bisedimet duhet të orjentohen drejpërdrejët rreth statusit politik të Kosovës.
Dhe, kjo është e logjikshme për serbët, kur dihet së në Kushtetutën e këtij shteti , Kosova ende figuron si pjesë e saj.Shqiptarët nuk e kontestojnë  miqësinë më Amerikën, por ngjarjt e kohës së fundit flasin së presidenti Tramp, është duke përgatitur ose ka një plan të gatshem  ngjashem më planin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, siq ka qarkulluar diqka e tillë, e mund të këtë edhe spekulime, që do të ishte shumë i dëmshem për vendin tonë. Kosova u pranua ndërkombëtarisht si shtet, nga mbi 100 shtete të botës, këtë e sqarojë mirë edhe GJND-ja , e cila e konfirmoi së pavarësia nuk  bie ndesh më ligjët ndërkombëtare.

Nuk është e pranueshme që Serbia e pa reformuar të faktorizohët aq shumë , kur dihet së është shkaktar i luftës dhe i gjenocidit më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë.Po kërkohet sërish  nga pala shqiptare që bisedimet të vazhdojnë pa kushte, kurse në anën tjetër po i plotësohet dëshira palës serbe ,duke mos kërkuar nga ajo,që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deri sa Serbia nuk e pranon pavarësinë, dhe nuk bënë një kërkim falje për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, nuk ka asnjë kuptim të vazhdohen bisedimet . Çdo marrëveshje që nuk përfshin njohjën e Kosovës si rezultat i këtij dialogu, paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën.

Kjo ndodhë për  shkak të orientimit fondamental të politikës së jashtme të Serbisë, që në thelb organizohet rreth mohimit dhe refuzimit aktiv të shtetësisë së Kosovës.

Dialogu mes Kosovës si i tillë po ndikon  në politikën globale , ku filluan edhe qnjohjet ndërkombëtare ,siq ndodhën 15 të tilla.

Edhe anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtarë,pikërisht duke u bazuar në  proceset e deritashme Serbia, po tenton dhe ka arritur edhe t’i bllokojë. Si është mundur që të këmi  kaq gjatë dialogë më Serbine edhe ate pa asnjë kusht, e mos të kemi as liberalizim të vizave, e jo gjera të tjera të interesit shtetëror për Kosovën?! Politikat tona dihet së çfarë ishin, shumë të dobëta, për mos thënë katastrofale, sidomos në planin e jashtëm.

Elita politike nga fillimi i këtij dialogu vazhdimisht theksonte se Kosova po përfiton nga ky dialog.

Ndërsa me anën tjetër për qytetarët procesi i integrimeve evropiane mbeti  një ëndërr e largët. Paqartësitë lidhur me agjendën, kohështrirjen, formatin dhe mungesa e vazhdueshme e transparencës
kanë bërë që qytetarët të zhgënjehen nga ky proces, duke e parë veten totalisht të shpërfillur nga dialogu.
Kohëzgjatja e kësaj qeverie shumë do të matet më gjindshmerinë e saj në vazhdimin e dialogut më Serbinë.
Sa do ti këtë mundësitë ti mbrojë interesat e Kosovës, kjo mbetet të shihet… ?!

Trumpi uron Thaçin për 12-vjetorin e pavarësisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Në një telegram të bërë publik nga presidenca, është thënë se “ lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

“Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat”, është thënë në telegram.

Presidenti Trump ka përgëzuar Kosovën edhe për zgjedhjet e mbajtura në muajin tetor.

“E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në telegramin e presidentit Trump. rel

Kurti niset drejt Mynihut, e pret paneli me Vuçiçin

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka udhëtuar sot për në Mynih ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga zyra e kryeministrit.

Kjo është konferenca e parë ndërkombëtare e Kurtit në postin e të parit të qeverisë së Kosovës.

Express merr vesh se bashkë me Kurtin është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Aty po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, që sot së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Konsett ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostradë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Para se të shkonin në Gjermani, Kurti ka kërkuar që të bashkërendojnë qëndrimet duke i dërguar një letër për takim presidentit Hashim Thaçi.

Haradinaj i duartroket marrëveshjet, kërkon finalen e madhe Kosovë – Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat në Mynih, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Twitter, Haradinaj ka thënë se e duartroket këtë marrëveshje.

Ai shton se tani është koha për finalen e madhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E duartrokas vizionin dhe lidershipin e Richard Grenell dhe presidentit amerikan për udhëheqje dhe lehtësim efektiv të normalizimit dhe funksionimit të hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Tani është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke si ka potencuar presidenti amerikan në dy letrat e vitit të kaluar”, ka shkruar Haradinaj.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Kjo është bërë nën prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Europën.

Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kurti: ‘Minishengeni Ballkanik’ është Jugosllavia e katërt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt dhe në interes të Rusisë. Kurti theksoi se partneriteti në Ballkan nuk mund të nisë me Serbinë.

“Në formimin tim politik historia është e rëndësishme. Para më shumë se sa një shekulli Rusia cariste ka krijuar aleanca për të shkatërruar dy perandori dhe ia ka dalë. Pas një shekulli ne duhet të krijojmë një aleancë. Shqiptarët janë në epiqendër, në njërën anë kanë kroatët, e Bullgarët, por edhe Sarajevën e Podgoricën. Nëse e vëreni hartën e tendencave sidomos në hartën e Ballkanit kemi për një partneritet të tillë, por që nuk mund të fillojë me Serbinë. Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente” pohoi Kurti.

Në një intervistë për KTV Kurti tha se pas vizitës në Shqipëri, ai do të vizitojë Gjermaninë. “Dhjetë ditë kalendarike kanë qenë edhe dhjetë ditë punë dhe me të vërtetë s’jemi ndalur. Në Shqipëri është edhe më e kollajshme të bëhet vizita e parë pasi jemi aq afër, e aq të afërt, e pas kësaj do të shkojë në Gjermani e Londër e të tjera. Më ka marrë nja dy ditë t’ia shtrëngoj dorën secilit në kryeministri”, ka thënë ai.

Teksa është ndaluar tek takimi me kryeministrin Edi Rana, Kurti e ka cilësuar atë “një takim konstruktiv”.

“Ne kemi dallime, por ky ishte takimi më konstruktiv dhe më i miri në një kohë shumë të gjatë. Ky mund të jetë një fillim i ri në raportet e dy vendeve tona, e nga pak janë dëmtuar edhe me gjëra personale, në mënyrë absurde pasi kjo ka të bëjë me popujt tonë e jo me ne. Dakordimi jonë me një Komision Ndërshtetëror është rruga e parë. Numri më i madh i marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht, por ka nevojë për një dinamizëm të re dhe këtë besoj se do ta bëjmë. Nëse kemi pengesa duhet t’i themi dhe të merremi vesh si do t’i kalojmë”, nenvizoi Kurti.

Kurti emëron këshilltar ekspertin amerikan që e hartoi raportin për dëbimin e gylenistëve

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, e ka zgjeruar ekipin e tij, në pasditen e së enjtes.

Kurti e ka emëruar këshilltar një ekspert amerikan, që ishte përfshirë në hartimin e raportimit për dëbimin e shtetasve turq, të njohur si gylenistë, nga Kosova, vite më parë.

Nëpërmjet një njoftimi nga Kryeministria bëhet e ditur se Tienmu Ma është emëruar këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.

Vitin e kaluar, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pat hedhur dyshime për paanshmërinë e raportit të ekspertit ndërkombëtar, pasi që, sipas tij, ishte mik i asokohe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Tienmu Ma për disa vjet ka qenë këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit.

Rilindja nuk vdes – Nga SINAN KASTRATI

 

Dalja e Rilindjes ishte ngjarja më e madhe e shkrimit dhe shtypit shqiptar në gjuhën shqipe në Kosovë 

Duke pirë kafenë e mëngjesit, e hapa komjuterin tim plak dhe fillova të shikoj se a ka dhe çka ka të re në Kosovë e në Shqipëri. Pasi pash veç lajme të përsëritura, thash hajt të shkoj më tutje, opinione e ngjarje nga e kaluara jonë, nga shtypi e shkrimi shqip por edhe për ”historinë” e hartat që tashmë ishin bërë bajat me ato ”harta” kur bisedohej për demarkacionin 1*) me Malin e Zi.

U mbars mali, polli një mi

Eh sa zhurma u bë dhe se ku âsht huduti i Kosovës me Malin e Zi, gjoja se ajo ishte puna më e madhe që kishte Kosova, për të mirat që do ti vinin, me liberalizim të vizave e bakshishe tjera që Kosova do ti merrte.

Besa ”demarkacionit” ia pau sherrin Isa Mustafa të cilin, ortaku i koalicionit, PDK-ja bashkë me të tjerat, AAK-në, Nismën dhe Vetëndosjen e larguan nga pushteti.

Dhe çka ndodhi më vonë?

”Rugova dhe Peja s’e falin Çakorrin dhe Bjelluhën …”

Ata që përbeheshin në ”vatan” e i qonin Isës selam ”Rugova dhe Peja s’e falin Çakorrin dhe Bjelluhën …”, posa hypi Ramushi nga magaari në kali, harroi premtimet. Tash posa u votua ”demarkacioni” në Kuvendin e Kosovës, filloi dollia, mu në Kuvend dhe në transmetim të drejtëpërdrejtë, thua se Mali i Zi na fali Plavën e Gucinë, Tivarin e Ulqinin, Vraninën … e Liqenin e Shkodrës (Skadarsko jezero).

Nga gjithë ajo zhurmë e hallakamë, s`doli asgjë dhe bile u harrua ajo punë si ”bora parvjeme”, apo, shprehja tjetër e njohur ”U mbars mali, polli një mi”.

Po tashpolli” diçka tjetër, tarifa ose qysh po i thonte Ramushi, ”taksa” 3*), 100%, sllogan a parullë nëpër pankarta që Ramushi e përdori në fushatën e zgjedhjeve të vitit të kaluar (6 tetor 2019).

Edhe kjo do të harrohet, sikurse që u harrua ”korrigjim” i Hashimit për kufirin me Serbine, demek me e marr Kosova Preshevën, Bujanofcin e Medvegjën sepse Serbia ndryshe nuk pranon vetëm nëse ndahemi si ”Halili e Rrahmani”, gjithkush hisen e vetë (Korrigjimi i gabimeve të Hashimit), liberalizimi dhe tash së fundit do të harrohet edhe ”taksa” e Ramushit.

Mitrovica e madhe, ”e madhe”

Ajo që më së shumti më pëlqeu, dhe mbeta pa e pirë kafenë deri në fund, ishin tre shkrime në ”Koha”

Pragë: “Shqipëria e madhe” në hartën e vitit 1688”,

Vulin: ”Krijimi i Shqipërisë së madhe sjell luftë” dhe shkrimi i tretë, ishte

”Pas “Shqipërisë së madhe”, tash edhe “Mitrovica madhe”.

E pra, shkruan shkruant Koha, citoj: ”Mediet serbe dhe politikanë serbë kanë shumë prirje për të krijuar terme e sinonime me të cilat përpiqen ta pengojnë por edhe të njollosin ide dhe aspirata shqiptare për të jetuar të lirë në hapësirat e veta. Pas krijimit të termit të shpifur Shqipëri e madhe, me të cilin vazhdojnë të manipulojnë me të gjitha mënyrat kundër të drejtës shqiptare për ta zotëruar hapësirën e vet, nëpër medie serbe ka filluar të përmendet edhe Mitrovica e madhe, transmeton Koha.net”.

Dhe domosdo se mua mu kujtua një fjalë e vetme, fjala ”e madhe” e një mësuesi suedez, Pjer Shqiptari (Pierre Danielsson).

Ishte fundi i vitit 1998, dhe shoqata jonë bëmirëse, në Halmstad që isha edhe unë antar kryesie, bashkë me disa suedezë e shqiptarë, Dora Kurteshi me vajzë, Sadik Vrajolli dhe unë (Sinan Kastrati) mblodhëm rroba e gjëra tjera të nevojshme për popullsinë e shpërngulur në Kosovë që kishin shumë nevojë dhe me një kamion i nisëm për në Kosovë. Bashkë me Pjer Shqiptarin, shkoi edhe një tjetër suedez, shofer¨. Ai na thonta: me thirrni Pjer Shqiptari.

Ne shqiptarët nuk guxonim me udhtua nëpër Serbi sepse ishte kohë e turbullt.

Në Qershor të vitit 1999, më thirrën një komunë në Småland, krahinë suedeze me madhësi sa Shqipëria që të shkoj e të punoj me nxënës shqiptarë që i kishte marrë Suedia nga Maqedonia.

Pjer Shqiptarin e kisha ndihmës mësues dhe ai më tregoi se si kur iu shprëndante tesha në Drenicë, nëse ndonjë këmishë apo pantallona e pallto, nuk iu pëlqente, më thonin ”e madhe”.

75 vjetori i Rilindjes dhe koordinatorët

Krejt në fund edhe dy ngjarje, një e para 75 vjetëve

Dje ishte përvjetori i 75-të i numrit të parë të gazetës ”Rilindja”

dhe Qeveria e Kosovës, merr vendim që më mos të marrin paga pa punua ” Koordinatorë Nacional më nuk do të jenë:

Rexhep Hoti, nga posti i Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport,

Besnik Tahiri nga pozita Koordinator nacional për Reforma Shtetërore,

Mendim Rugova nga posti i Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit,

Fatos Makolli nga posti i Koordinatorit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.

Pas këti vendimi shumë me vend reagoi edhe perfaqësuesja e familjes Rugova dhe Vigan Qorolli.

” Blerina Kllokoqi-Rugova “Unë përmbahem nga deklaratat politike dhe rezervohem të mos përfshihem as në tema të tilla publike. Por janë disa raste te tilla, kur je e detyruar të përgjigjesh për shkak të detyrimit që ke ndaj interesimit të njerëzve, miqve të familjes së Presidentit apo edhe çdo qytetari që ka të drejtë të dijë se çfarë ndodhi. Ky vendim nuk e demton profesionalisht as moralisht Mendimin por prek nevojen e qytetareve te Kosoves per nje informim profesional ne kete fushe. …”

Një koordinator shtetëror për blerjen e viçave të tamlit”

Ndërsa Vigani, vërtetë ishte vigan, do të ironizonte me koordinatorët kështu “Një koordinator shtetëror për blerjen e viçave të tamlit” 19 orë më parë nga: Y I Njohësi i çështjeve politike Vigan Qorrolli ka ironizuar me koordinatorët nacionalë. Qorrolli ka theksuar se duhet edhe një koordinator shtetëror për blerjen e viçave të tamlit. Ky shkrim i tij vjen pas shkarkimit të të gjithë koordinatorëve nacionalë nga Qeveria Kurti, më 12 shkurt 2020

Dhe me ”Rilindjen” po e mbylli këtë opinion timin për sot.

Gazeta ”Rilindja”, e vetmja gazetë e përditshme në gjuhën shqipe dje ”festonte” 75 vjetorin e daljes së numrit të parë por edhe ”Rilindja” nuk e pat fatin e mirë dhe u mbyll disa herë: nga pushteti serb, më 8 gusht 1990, pastaj më 21 shkurt, 2002 u mbyll dhunshëm nga UNMIK-u e u pengua nga pushteti shqiptarë.

Pastaj ”Rilindja”, edhe pse nuk mund të botohej në Prishtinë, ajo e bëri punën e vetë në Zofingen të Zvicrrës, sikurse disa qindra mijëra shqiptarë që punuan e jetuan jasht Kosovës, pritëm që bashkë me Rilindjen të k`thehemi në Kosovë kur Kosova u clirua, nuk u kthye Rilindja e nuk u k`thyen as 99, 99% të shqiptarëve.

Do të dëshiroja ta kem gabim e mos të jem i saktë por as në lajmet qendrore të dy tre televizioneve në gjuhën shqipe, që i shikova në Kosovë, mbrëmë nuk e dëgjova as edhe një fjalë.

Rilindja e cili na rilindi, na shkolloi nuk është më dhe u harrua nga ata që duhej ta përkrahnin, ta ndihmonin daljes e saj, pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Dalja e Rilindjes ishte ngjarja më e madhe e shkrimit, shtypit dhe shkollës së gazetarisë për hapen e shkollave, për ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare shqiptare në Kosovë. Ajo hapi dyert për daljen e revistave të tjera, me dhjetëra të tilla: të përjavshme, të përdyjav¨shme e të përmuajshme.

Rilindja nuk vdes.

1*) DEMARKACION m. libr. Vijë kufiri midis dy vendeve (shteteve) fqinje a midis dy zonave; vijë ndarëse, kufi. Vijë demarkacioni …

2*) TARIFË f. fin. Çmim i caktuar nga shteti për sende të konsumit, për shërbimet e ndryshme publike etj.; pagesë që i bëhet shtetit për përdorimin ose për shfrytëzimin e diçkaje …

3*) TAKSË f. Detyrim, zakonisht në para, që, sipas ligjeve të caktuara, shteti e merr nga shtetasit e vet ose me anë të doganës për të plotësuar buxhetin.  …

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 13 shkurt 2020

Haradinaj: Taksa të mbetet, ShBA të na japë një draft-agjendë për njohjen e pavarësisë nga Serbia

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka përsëritur se do të kundërshtojnë heqjen e taksës 100 për qind të vendosur për produktet serbe e boshnjake, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka deklaruar se nuk mund të ketë reciprocitet pa njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë që të kërkojmë që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës, natyrisht se hapjen e këtij diskutimi e ka bërë vetë kryeministri që propozoi në njëfar forme reciprocitet, edhe në ditët e fundit reciprocitet mund të ketë, por përderisa s’ka njohje nuk ka reciprocitet, në këtë rast më e udhës do të ishte që taksa të mbetet, e SHBA të ketë një draft-agjendë për njohjen e pavarësisë së pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj, teksa ka folur edhe për Mini Schengenin ballkanik.

“Fatkeqësisht nismëtar i Mini-Schengenit është kryeministri i Shqipërisë, e ne si Kosovë ndihemi shumë keq në këtë pozitë që jemi, ne nuk do të kishim dashtë t’i shohim ato pamje jo fort të lezetshme mes Kurtit dhe Ramës, por, gjithsesi Mini-Schengeni pa Kosovën shtet dhe njohje reciproke në asnjë variant nuk duhet që pajtohet. Do të jemi kategorik kundër”, tha ai.

Kurti e ftoi Thaçin në takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën, përmes një letre, ka kërkuar takim me presidentin Hashim Thaçi, për të harmonizuar qëndrimet rreth politikës së jashtme, para konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Në letër, Kurti i ka thënë Thaçit se “politika e jashtme është ajo që duhet të na bashkojë”.

” Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje që të takohemi e të dakordohemi së bashku për temat e për qëndrimet tona”, thuhet mes tjerash në letër.

Por, në anën tjetër, Zyra e Presidentit, ka njoftuar se Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut.

“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me Ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentit.

Po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference, sipas këtij njoftimi, do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Kërkesa e Kurtit për takim me Thaçin, vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë intensifikuar thirrjet për vazhdimin e dialogut me Serbinë. rel

Testamentet si plagë shpuese të artistëve tanë, që duhet të na vetdijësojnë – Nga Nue Oroshi

Ikja e ikonës së muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha dhe amaneti  i dy krijuesve të mëdhënj Teki Dervishi dhe Nexhmie Pagarusha për tu varrosur vetëm me ceremoni familjare janë testamente që duhet ti lexojmë se të dy këta krijues të mëdhenj njëri shkrimtar,publicist,romansier, analistë politik dhe i burgosuri me i ri i pushtimit komunisto-jugosllav, ndersa tjetra këngëtare që me zerin e saj natyrorë dhe shumë tingëllues ishte një artiste e lindur,shkuan në botën e amshuar me dëshprimin e thellë të tyre.

 

Nexhmia ishte bija e atdhetarit Vesel Pagarusha i cili në periudhën para dhe gjatë luftës së dytë botërore bëri shumë për arsimimin e brezave të rinj si dhe shperndau literaturë në gjuhën shqipe në një periudhë mjaftë të vështirë.Një rol të madh e luajti edhe në ndaljën e shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi. Ai u maltretua shumë herë nga regjimet jugosllave por mbeti një atdhetarë i devotshëm.Tash do të ndalëm pak për këto dy testamente dridhëruse.I pari është testamenti i shkrimtarit dhe atdhetarit Teki Dervishi.

Sikur bota perëndimore ta kishte një Teki Dervish veprat e tij letrare do të ishin përkthyer më se paku në 20 e më shumë gjuhë të botës.Kurse ne shqiptarët e lamë në vetminë e thellë.Ai vdiq i thyer shpirtërisht për të gjitha ato rrethana politike që mbretëronin në Kosovë.Ai shkruante për kulturën perëndimore e politika e Kosovës bashkëpunonte me lindjen.Këtu edhe i plasi zemra Teki Dervishit, kur e la testamentin që mos të varroset me cermoni dhe të mbaj fjalim para varrit të tij çdo anonimues i politikës.

Të njëjtin testament e la edhe Nexhmie Pagarusha.Edhe kjo në pleqërinë e thellë u anashkalua nga Institucionet Kulturore në Kosovë.Dhe nuk kishte deshirë që pranë varrit të saj të flasin ata që nuk deshën fare të ndiejnë për veshtirësitë jetësore të saj në pleqërinë e thellë.Dhe si çdo kund që përseritët një refren bajat i politikës tonë se sa janë gjallë krijuesit,shkenctarët,artistet,këngëtaret, atyre nuk ju kushtojnë kujdes kurse pas vdekjes i ngrisin në qiell ku edhe shpallin  ditë zie për ta.

Testamenti i shkruar i këtyre dy artistëve,krijuesve dhe personaliteteve me ndikim në artin dhe kulturën shqiptare fletë shumë për gjendjen se ku e ka pllakosur sot shoqërinë tonë mungesa e përkrahjes për artin dhe kulturën.

Këta dy nuk janë të vetëm.Ka edhe shumë e shumë krijues dhe shkenctarë të tjerë, të artit dhe kulturës shqiptare që shkuan në botën e amshuar me dëshprimin e thellë me politikën,por të bindur se ata një jetë të tërë i kushtuan kulturës shqiptare.Përveç tyre kemi edhe shumë të tjerë që me përpjekje të mëdha janë duke e mbajtur gjallë kulturën shqiptare duke u sakrifikuar për shkencën,letërsinë,kulturën,artin,skulpturën dhe shumë lëmi të veprimtarisë kulturore dhe që nuk mbështetën nga politika shqiptare.

Uroj që këto dy testamente të Teki Dervishit dhe Nexhmie Pagarushës të shërbejnë si mësim për politikanët e Kosovës që në të ardhmen të përkrahin më shumë kulturën shqiptare si dhe krijuesit që janë duke e dërguar përpara këtë kultur dhe uroj që në të ardhmën të kemi më pak artistë ,shkrimtarë,poet,studiues të dëshpruar për faktin se tërë jetën e shkrinë për ta dërguar në piedestalë kulturën shqiptare dhe si shpërblim e morën nënçmimin përqudnimin, neglizhencën dhe harresën nga politikanët anonimus që ndonjëri prej tyre kur të këtë dëgjuar për Palimpsestët e Teki Dervishit, fjalën Palimpsest mund ta kenë mënduar se është ndonjë qokollatë që mund ta hanë apo ndonjë lloj tenderi që munden ta keqpërdorin.

Kur pritet takimi i parë i Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiçin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet për herë të parë në muajin mars me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic

Albin Kurti dhe Aleksandar Vucic do të takohet në muajin mars në Berlin dhe Bruksel, kjo do të jetë takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së taksës.

Këtë e ka konfirmuar vet nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ku ka thënë se është përgatitje për Samitin e Zagrebit.

“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifiku për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel”, tha Haziri

“Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vet, tash po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhë që BE’ja me i ba dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Kjo nënkupton që pala kosovare nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi, do të kenë një takim me palën serbe, presidentin serb Aleksandar Vucic dhe kryeministren Ana Brnabic.

Lutfi Haziri e konfirmon se Isa Mustafa është kandidat i LDK-së për president

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për skenarët e zgjidhjes së ngërçit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Haziri ka thënë se marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së është arritur pa ndonjë ndërmjetësim ndërkombëtar.

Ai ka thënë se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, vetëm ka përcjellë mesazhin e BE-së që institucionet të formohen sa më shpejt, por nuk ka ndikuar në marrëveshje.

Nënkryetari i LDK-së ka deklaruar në Rtv Dukagjini se takimi me Besnik Bislimin e LVV-së, që kishin pasur pas takimit me Borrelin, ka qenë përcaktues për arritjen e marrëveshjes.

Haziri thotë se me Vetëvendosjen i kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ai thotë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i LVV-së, Albin Kurti, janë dakorduar që propozimi të vijë nga LDK.

Haziri ka thënë se Isa Mustafa ka kërkuar nga zyrtarët e LDK-së që të mos lakohet emri i tij dhe as emra tjerë për president deri sa të vijë afatet kushtetuese, përcjell Telegrafi.

Haziri ka thënë se megjithatë askush nuk ka dyshim në LDK se Isa Mustafa do të ishte i nominuari për president nëse ato zgjedhje do të bëheshin nesër.

I dyti i LDK-së megjithatë ka thënë se mënyra se si do të veprojë Lista serbe në zgjedhjen e presidentit do të ketë shumë rëndësi në këtë proces.

“Lista Serbe nuk është pjesë e koalicionit dhe mënyra se si do të veprojnë ata do të jetë shumë me rëndësi në këtë proces”, tha Haziri.

Matoshi: Ibrahim Rugova ka synuar bashkimin kombëtar

Ish-gazetari dhe analisti i rregullt i zhvillimeve politike, Halil Matoshi, ka folur për qëndrimet e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, para luftës.

Matoshi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Rugova gjithnjë ka dashur bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas Matoshit, Rugova ka vlerësuar se “Republika e Kosovës është kompromis”.

Ai ka thënë se, sipas Rugovës, pavarësimi nuk ka qenë kërkesa maksimale e shqiptarëve të Kosovës.

Qeveria përballë Grenellit, në VV thonë se nuk zmbrapsen për reciprocitetin, LDK hesht

Shtetet e Bashkuara duan heqjen e tarifës, dhe këtu përfundon çdo gjë. Nuk duan që kryeministri Albin Kurti të vendos masa të reciprocitetit, ashtu siç ka premtuar. Në Vetëvendosje thonë se nuk do të ketë zmbrapsje nga zotimi për të vënë masat reciproke ndaj Serbisë.

Albioneta Ademi

Kur kryeministri Albin Kurti e emisari i Trumpit, Richard Grenell, u pajtuan për heqje të sanksioneve për produktet serbe, vijoi edhe pjesa e dytë.

Kurti ka premtuar në fushatë zgjedhore, e është zotuar në marrëveshjen për formimin e Qeverisë, bashkë me LDK’në, se do ta heqë tarifën, por atë do ta zëvendësojë me masa të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pasi Grenell tha se “Albini ka të drejtë” për heqjen e tarifave, Zyra e tij njoftoi se SHBA’ja nuk e përkrah vendosjen e reciprocitetit.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Dick Custin, këshilltar për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën amerikane në Gjermani.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili është edhe shef i Grupit Parlamentar, thotë se nuk do të lëkunden nga pozicioni i tyre për zëvendësimin e taksës me reciprocitet.

“Përgjigjja ime është: Plani qeverisës. Përgjigja jonë është plani qeverisës, dhe qëndrimi ynë politik për temën e njëjtë, qëndrim që nuk ka ndërruar, sepse nuk ka pse të ndërrojë” , ka thënë Selimi për Gazetën Express.

Zyrtarë të lartë të LDK’së nuk janë përgjigjur rreth deklaratës së dalë dje nga Zyra e Grenellit.

LVV dhe LDK janë dakorduar në marrëveshjen për qeverisje të vendit, që ta zëvendësojnë tarifën ndaj produkteve serbe me masa të reciprocitetit.

Madje, kryeministri Kurti ka thënë se nuk do të lë boshllëk mes taksës dhe reciprocitetit dhe se nuk do ta heqë të parën, pa vënë të gjitha masat ndaj Serbisë, njëjtë sikur shteti serb që i ka ndaj Kosovës.

Tarifa e qind për qindtë, sipas Kurtit, hiqet vetëm pasi të vendoset reciprociteti.

Ndërkaq kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ditë më parë ka thënë se para vendosjes së reciprocitetit duhet bëhen studime, për shkak se preken shumë fusha, e jo vetëm ana ekonomike.

E Grenell, i cili po merret intensivisht me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës përballë Serbisë, ka shkruar sot në Tëitter, dhe duhet të hiqet menjëherë taksa për të funksionuar investimet.

“Taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

Ky u pa si një kërcënim, madje Televizioni Publik raportoi duke u thirrur në burime se SHBA’ja ka vendosur të ndalë investimet në Kosovës deri në heqje të tarifës ndaj Serbisë.

“Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosove-Serbi, mësohet se sot ka pasur një komunikim të ashpër dhe të qartë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të cilëve ua ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime milionëshe në Kosovë, nëse hiqet taksa”, ka raportuar sot RTK’ja. /Express/

Di Maio viziton Kosovën, takime me Glauk Konjufcën dhe Vjosa Osmanin

KOSOVA

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio viziton sot Kosovën ku do të takojë homologun Glauk Konjufca dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Mediat kosovare shkruajnë se në orën 14:00 Di Maio fillon vizitën në Prishtinë teksa nuk thuhet për një takim me Albin Kurtin.

Kurti ndodhet në Tiranë ku po zhvillon vizitën e parë të tij jashtë vendit si kryeministër i Kosovës por në 12:40 kthehet në Kosovë.

(BalkanWeb)

A duhet të (ri)zgjedhe Hashim Thaçi përsëri ”president” i Kosovës? – Nga SINAN KASTRATI

Skena politike shqiptare këndej e andej kufirit është më e keqe sa s`ka më. Në Shqipëri, Edi Rama e Partia Socialiste, bënë kërdi ”e tërmet” mbi çdo gjë që është demokratike ose më sakt që ka të bëjë me Partinë Demokratike dhe proceset e tjera demokratike në Shqipëri e në Kosovë. Edi Rama, pa fije turpi, në qytetin buzë Bistricës e bjeshkëve të Rugovës, në Pejën e bukur do të llomotiste: ”Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë që kush e quan presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si “tradhtar” sipas tij është vetë një “gomar”.

Hashim Thaçi, në anën tjetër, nuk do të linte gjë të zezë pa thënë kundër Salih Berishës, ish Kryetar i Partisë Demokratike, ish Kryeministër dhe ish President i Shqipërisë, sikur punët në kishte në terezi. Kjo nuk u bë rastësisht nga Hashimi. Hashim Thaçi kishte folur jo një herë por disa herë për idenë për korrigjimin e kufijve.

Nuk di a mendon ende Hashimi për ato që para disa muajve, për çdo ndejë e natë nëpër telelevizionet shqiptare pa e përsëritur slloganin tashmë të njohur korrigjimin e kufijve deri sa e kuptoi se u bë hor e tash nuk po dëgjohet por ai përsëri zgjohet nga ”gjumi dimëror. Hashimi e quante si ide të veten ”Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore. Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB”.

A iu beson Hashimi fjalëve që i ka thënë në ëndërr apo sy hapur se kjo mund të ndodh ndonjëherë?

Qe edhe njëherë po i përseris fjalët e Hashimi ”Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë…”.

Hashimi u përballë edhe me analistë (nga Shqipëria) por doli i turpëruar me ato që i thanë analistët e njohësit. Po Çfarë doli nga ajo që Hashimi kishte premtua që nga viti 1998, 1999 e këndej?

A ishte Hashimi ai që iu kishte premtua personelit mjekësor dhe popullatës së atjeshme se do të këthehen në vendet e tyre të punës, në spitale e popullsia e shpërngulur, gjithashtu do të këthehen në banesat e shtëpitë e tyre, në Veri të Mitrovicës (tash Mitrovica Veriore) ?

A është më e mirë tash gjendja e përgjithshme në Mitrovicën e Veriut dhe Veriun e ”Kosovës”? Pajtohem se Hashimi nuk ka mundur dhe nuk mundet me e zgjidh problemin që (edhe) ai vetë ka kontribua por në pjesët tjera të Kosovës, në komunat serbe a është gjendja politike dhe e sigurisë më e mirë? A ka qenë Hashimi ndonjëherë në Graqanicë, që nuk e ka larg, më shumë se një vrap kali nga ”rezidenca” e tij dhe shtëpia luksoze ku ai banon?

Nëse ndonjëherë so ta vizitoj Graqanicën, do të ”bindet” se ajo nuk ka asgjë ”kosovare”, që ka të bëjë me ligjet dhe ”kushtetutën” e Kosovës, as edhe shkrimin, gjuhën e simbolet nëpër ndërtesat e institucioneve. Dhe më e vogla që ka mundur të bëhet në ditët e para kur hynë FORCAT e NATO-s, KFOR-i, është dashur dhe ka mundur të bëhet, nuk është bërë, në asnjë dikaster, ta quaj kështu. Po atherë, pse Hashimi premtonte ato që ishte i sigurtë se nuk do ti bëjë?

Hashimi ende dëshiron ti mbaj postet e zapuara nga ai? Edhe miqt amerikanë ia kanë thënë disa herë, shkurt: IK Hashim: Edhe Volkeri i tha shumë kjartë: Duhet të pushosh: Shkas për këtë muhabet u bë një deklaratë e Hashimit në një studio televizive, i bindur se nëse rikandidohet për president të vendit, do të fitoi qysh në raundin e parë ”Mundësia e parë është që presidenti me u zgjedh drejtpërdrejtë nga qytetarët, dhe do të rikandidoj dhe jam i bindur që do të fitoj që në raundin e parë, dhe mundësia e dytë është me mbetet kjo gjendje kushtetuese dhe do të ketë një largim të presidentit apo Hashim Thaçit nga politika e Kosovës. Kështu që partitë le të vlersojnë vetë, e duan Hashim Thaçin edhe një mandat le të ndryshojnë Kushtetutën, nuk e duan le ta mbajnë, kaq”, ka deklaruar Thaçi për T7”.

 

Hashimi ”luan K…qe me amerikanët”, po me ne?

A nuk kishte mundësi Hashimi sa ishte kryeministër i Kosovës që ta ndryshoj kodin zgjedhor e presidenti të zgjidhet me votat e popullit drejtëpërdrejtë? Po por ai ka halle e derte të tjera, me të kaluarën e tij. Tash kur Gjykata Speciale e Hagës, i troket në derë, ai duhet doemos me dhënë përgjegjësi sepse, në fund të fundit, kjo gjykatë është krijua mbi dëshmitë e Dick Martit kundër Hashimit në radhë të parë.

Ka edhe një rezolutë, por jo si rezolutat e Parlamentit të Kosovës.

Edhe atherë, Hashimi pat premtua se do ta padis Dick Martin por nuk e bëri, pseeeee?

Duke mos e paditur Thaçi ka cenuar e dëmtuar veten, është treguar frikacak do të thoshte R. Shahu, një nga njohësit më të mirë të kohës.

Hashimi që paranjë decenie pata premtua se nëse zgjidhet kryeministër, liberalizimi i vizave do të bëhet shumë shpejt, më se largut 1 vit, nuk u bë, pseeeeee?

Hashimi asnjë premtim nuk e realizoj atherë pse të (ri)zgjedhet ai president?

Hashimi ka edhe shumë gjynahe të tjera. E ato janë kryesisht nga e kaluara e tij hiç e pastër, duke filluar që nga vrasjet e kundërshtarëve politikë e deri në ditët e sotme, krimi e korrupcioni ekonomik e pasuria e fituar pa djersë.

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 9 shkurt 2020

HASHIM THAÇI PRESIDENT I PËRJETSHËM?!- Nga BINAK MAXHARRAJ

Parlamenti i ri ka ardhë më një risi. Ka filluar të recitojnë edhe vargje. Ja dy-tri vargje për sancën e e radhës:

“Hashim Thaçi ne të betohemi së nga rruga e jote nuk do te largohemi”

Hashim Thaçi po këkon edhe një mandat,apo të zgjidhet president i përjetshëm për meritat e tij mafioze drejtë shkaterrimit të shtetit.

Shçërrja e tijë si zeri qe kalon nepër ujrat e ndyta te kanaleve të nentokës së po e pelçejka edhe një ose më shumë mandate,ose mandate të përjetëshëm si Presidenti i Kosovës me siguri qe nuk e ka habitë askënd,sepse njeriu i cili deshti te ia fut konopin Kosovës për te ndarë vellazerisht me Viçiqin po pretendon edhe një mandat për te përfunduar projektin e tij serbo-ruso-sllav për ndarjën e Kosovës me ndihmën e Edi Ranes,Baton Stanishiqit dhe Soroseve.

Bile për këtë foli edhe Ramush Harajdinaj duke e njoftuar opinionin se ky grup mafioz do te fitonte deri ne 500 miliard eruro për të çkapë Veriun e Kosovës ne dobi te Serbisë.

Hashim Thaçi veç është matufosë,është bërë senil është duke pa andërrë siç thuhet për dritë.

O,ëndërr e ëmbë,o ëndërr?!

Ndoshta ky fatëkeq hala nuk e ka marr vesh,se ka kuptu së në Kosovë po fryejnë erara tjera.Albin Kurti kryemistër I ri Pronto mafin dhe PAN-insë e gjuajti si coftinë në sokat(opozitë) .

Se tashti në pushtet janë njërez tjerë,janë ata qe policia e tij i dikur i rrexonte për tokë ua qiste çizmën mbi qafë.Janë këta njerez qe e donë Kosovën,qe nuk e shantazhojnë,nuk e vjedhin dhe nuk e gjymtojnë,por e mbrojn,e zhvillojn me fanatizmin më të madh.

Janë këta njerëz te cilët jo vetem qe nuk do te lejojnë të realizohet andrra e jote për president te përjetshëm,por nuk do te këtë edhe as një mandate tjetër.Koha e Pronto mafise dhe e kupolës së krimit ka përfunduar mire njëherë e pëgjithëmonë.Kanë ardhë njerez ne pushtet të ciklët jo qe sta japin edhe një mandat tjetër por do te kërkojnë përgjegjesi për ty.Mandatin e ardhshëm do ta vazhdosh dikund tjeter ,por as së si,si president.

Albin Kurti mes përmbushjes së premtimeve dhe zhgënjimit të qytetarëve! – Nga Florim Zeqa

 

Në fillim të këtij shkrimi, dëshiroj t’i sqaroj publikisht opinionit të gjërë publik, e në veçanti lexuesve të mi besnik, se cilat ishin arsyet që e kam mbështetur lidhjen e koalicionit qeverisës LVV-LDK, para dhe pas procesit zgjedhor.
Arsyet janë të shumta, por dy janë më të rëndësishmet; e para, qëllimi im ishte për largimin e PAN-it, uzurpatorëve të pas luftës nga pushteti, dhe e dyta, për ta sjell në pushtet Albin Kurtin, si të vetmin lider të pasprovuar në nivelin qendror, me qëllim që edhe ky të provohet dhe qytetarët e vendit “t’ia heqin zhigin vetes”, në mënyrë që nesër të mos thonë; “Ah sikur të kishte qenë Albini, do të bëhej kështu apo ashtu”!
Prandaj, kam arsye të ndjehem mirë, nëse sado pak me shkrimet e mia kam kontribuar në arritjen e këtij qëllimi.

Rrëshqitjet e Albinit ngarendin njëri pas tjetrit…

Shkelja e parimeve dhe vënja në pazar e posteve politike për të ardhur në pushtet, e ka nivelizuar Albin Kurtin me liderët e tjerë partiak. Shkelja e parimeve dhe mos mbajtja e premtimeve paraqet rrëshqitje skandaloze nga kursi politik.
Rrëshqitja e parë e Albinit filloj me rritjen e numrit të ministrive nga 12 të proklamuara tëre kohën, në 15 ministri. Megjithatë, marrëveshja me Listën Serbe, paraqet befasinë më të madhe dhe rrëshqitjen e dytë më drastike drastike të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në përgjithësi.

Çfarë po ndodhë me Albin Kurtin pas ardhjes në pushtet!?

Siq dihet botërsiht, premtimi bazik dhe më i fuqishëm elektoral i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ishte “burgosja e presidentit Hashim Thaçit”, me të cilin i rrëmbyen votat e qytetarëtve të vendit me 6 tetor 2019.
Albin Kurti në vend të përmbushjes së premtimit elektoral për shkarkimin dhe burgosjen e Thaçit, fillimisht postin e presidentit e ktheu në pazar politik me Isa Mustafën, nënshkruesin e “Zajednicës” me kompetenca ekzekutive dhe shkelësin e mëse 22 neneve të Kushtetutës.
Ndërsa tani pas marrjes së postit të kryeministrit po e bën të kundërtën, duke kërkuar koordinim dhe bashkërendim të veprimeve me Hashim Thaçin për vazhdimin e dialogut (pazareve) me Serbinë.
Për dallim nga Kurti, Vjosa Osmani në vend të përmbushjes së premtimeve elektorale, po e mbanë në sirtarë foton e Thaçit në zyrën e saj.
Premtim tjetër elektoral i Albin Kurtit, ishte edhe anulimi i të gjitha vendimeve të ‘Qeverisë Haradinaj’.
Edhe në këtë aspekt, nuk është duke ndodhur asgjë pozitive, përveq deklaratave për anulimin e disa vendimeve dhe emërimeve të Haradinajt pas aktit të dorëheqjes, duke e harruar me qëllim vendimin e parë super skandaloz të tij për dyfishimin pagës për vete dhe pagave të një pjese të kabinetit qeveritar, gjykatësve dhe prokurorëve.
Këtu vërehet qartë, se aty ku janë pyetje interesat personale të zotit Kurti, nuk do të preken aq lehtë vendimet e Haradinajt, ndërsa vendimet tjera që prekin interesin shtetëror dhe nacional të shqiptarëve, mund edhe të ndryshohen pa asnjë hezitim për t’ju hyrë në hatër ndërkombëtarëve siq është tarifa e vënë ndaj produkteve të shtetit serb.

Albin Kurti është duke shkuar gjurmëve të Hshim Thaçit

Konsistenca në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtja e parimeve e kishin bërë Albin Kurtin si liderë opozitar, jo vetëm të veçohet prej liderëve tjerë partiak, por të jetë i dashur për qytetarët dhe respektuar prej oponentëve politik.
Mirëpo, me marrjen e pushtetit, është duke ndodhur një ndryshim i paparë dhe substancial në qendrimet e Albin Kurtit.
Sikurse Hashim Thaçi, si ish udhëheqës politik i UÇK-së, me ardhjen në pushtet, i harroi vlerat e luftës çlirimtare,…madje i frymëzuar nga bisedimet me Daçiqin e Vuçiqin në Bruksel, luftëtarëve të lirisë ua solli “dhuratë” Gjykatën Speciale.
Edhe Albin Kurti, nga një lider radikal, si mbrojtës i të drejtave kombëtare, gradualisht është duke u shndërruar në lider të moderuar që mbështet dialogun pa kushte me Serbinë, duke zavendësuar Taksën 100 % me reprocitet pa njohje nga Serbia.
Albin Albin Kurti e ka rastin historik që të dëshmojë konsistencën e tij në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtjen e parimeve politike, me anulimin e vendimit të parë të ‘Qeverisë Haradinaj’ për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, me theks të veçantë pagën e kryeministrit, vendim të cilin e kishte kundërshtuar asokohe si liderë opozitar, e pse jo, në të njëjtën mbledhje të qeverisë, të merrë edhe vendimin tjetër për dërgimin e presidentit Hashim Thaçi në ‘Kushtetuese’ për t’i vërtetuar shkeljet eventuale të Kushtetutës dhe rrezikimit të sovranitetit të shtetit gjatë dialogut me Vuçiqin në Bruksel, në mos për t’i hapur rrugë një procesi gjyqësor, me këtë do ta arsyetonte zotimin e tij elektoral për “burgosjen e Hshim Thaçit” si dhe do ta dëshmonte vendosmërinë në qëndrimin e tij në funksion të sundimit të ligjiit, e jo të “Maliqit”.
Derisa kjo të ndodhë, Albin Kurti do të mbetet liderë në udhëkryq, mes përmbushjes së premtimeve dhe zhgënjimit të qytetarëve, përderisa numri i këtyre të fundit që po ikin nga Kosova është duke shënuar shifra alarmante.

Aktivisti ia bën një dhuratë Kurtit: Mos tradhtoni e mos u shitni

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në përvjetorin e 13-të të vrasjes së ish-aktivistëve, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Kurti pas fjalimit të tij për këtë ceremoni, u befasua nga një person, që për të ishte i panjohur.

Personi në fjalë ia dhuroi një maicë me mbishkrimin “Vetëvendosje”, ndërsa i tha se ishte maicë që nga protesta e 10 shkurtit të vitit 2007.

“Mos tradhtoni dhe mos u shitni”, ishte mesazhi i personit që ia dha këtë dhuratë Kurtit.

Universiteti i Pittsburgut në SHBA thur lavde për Vjosa Osmanin

Universiteti i Pittsburgut në SHBA ka bërë një postim për ish-studenten e saj, Vjosa Osmani.

Osmani ka qenë studente në këtë universitet si dhe mësimdhënëse.

“E diplomuara në Universitetin e Pittsburgut dega e Juridikut, Vjosa Osmani është zgjedhur së fundi Kryeparlamentare në Kosovë. Ajo është gruaja e parë që mbanë këtë pozitë dhe deputetja më e re që drejton këtë institucion. Vjosa vazhdon të demonstrojë aftësi të forta në udhëheqje dhe sukses në promovimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhet në një postim të faqes zyrtare të Universitetit të Pittsburgut në Facebook.

Universiteti i Pittsburgut është një ndër institucionet arsimore më prestigjioze në botë.

Vjosa Osmani, kishte qenë në të kaluarën pjesë e stafit të këtij universiteti, si profesoreshë e lëndës “State-building and the Law (Shtetndërtimi dhe ligji)”. /Express/

Kontaminimi i ajrit dhe i jetës?! – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë marrim frymë nga ajri.I pastër apo diku edhe i ndotur, nuk kemi mundësi të jetojmë pa ajër,  po të jetë dikush profesor, punëtor, student, politikan , qytetarë …
Në rregull, politikanët, dhe pasanikët e ndryshem, i kan mundësitë që fëmijët e tyre dhe ata vet,  të largohën në vende të ndryshme të botës ku është ajri i pastër.Në këto vende mund të ” fshihen” përkohësisht, por jo edhe klimës globale, sulmeve te ndryshme , katastrofave të ndryshme natyrore dhe nukleare…
Kemi pa dhe po shohim çdo ditë së si njerëzit po vdesin apo po vritën në vende të ndryshme të botës.
Diku kemi lufta lokale,  në ndonjë shtet kemi lufta civile , diku po shohim cuname,po shohim së si po vdesin njerëzit e pafajshëm  në akte të ndryshme terroriste .Kemi pa dhe ndëgjuar së si vritën presidentet e shtetëve të botës. I përmenda të gjitha këto së sikur në këtë botë, primare është bërë paraja dhe pasurimi.Megjithate shtrohet pyetja, si ta kanalizojmë jetën, si të bëjm  që sado pak ti ikim rreziqeve që na paraqitën gjatë rrugëtimit jetësor?!A ka mundësi njeriu mbi të gjitha këto rreziqe më vu  një kontroll?!Nese bëhët pyetja që të kemi një ajër më të pastër, këtu ekziston mundësia reale.Të ndalohën  provat e ndryshme berthamore, që nuk janë gje tjetër veq prova kundër njerzimit.Këto prova po e  shkatërrojnë botën.Rrezikut tjetër që ka mundësi ti ik njerëzimi është ushqimi i kontaminuar të cilin po e konsumojmë dhe nga i cili po vdesin më miliona njerëz sot në botë.
Ushqimi jo natyral është duke e vrarë njerëzimin!Këto dhe koha bashkëkohore, kan futur pasiguri për të ardhmen tonë.
Jo shumë largë në të kaluarën nuk kemi pasur standard jetësor të mirë, me shtëpi gjysëm të prishuara, veshje  dhe mbathje të dobët, por sigurisht kemi qenë më të ” fortë” fizikisht dhe moralisht.Njerëzit kan jetuar
me gjatë, më ushqim natyral, shumë më pak e kan vizituar mjekun.Tash po na dalin shumë sëmundje të reja, dhe të pashërueshme, nga ushqimi jo i mirë, dhe nga të gjitha ato që i përmenda në këtë shkrim.
Dikur kemi pa dhe kemi shikur, por edhe ditur së për çka dhe kunder kujtë po luftojmë,  e tash na kan dalë do punë të reja, si puna e politikanve hajna dhe të korruptuar.Tash na u kan shfaqë  edhe shumë armiqë të padukshem, si substancat kancerogjene, aktet e pa parashikuara terroriste…
Gjithëfarë mjegullash janë duke mbuluar Kosovën , sigurisht me shumë  së vendet tjera të Evropës.Jemi bërë vend i kontaminuar?!Dhe, mos veprimet tona në këtë drejtim janë të pa kuptueshme, sikur po vrapojmë pas fajtorit kujdestar?!Janë duke u shkatërruar njerëzit nga nga pasinqeriteti i politikës.Kjo është më shumë së e quditshme, kur kemi menduar së nuk do ti kemi këto probleme ,pasi që e ndoqëm armikun serb nga Kosova.
Kush është fajtori?Të gjithë ne .Së kemi mbetur vetëm vrojtues të problemeve.E problemet nuk zgjidhen duke ju ikur atyre.Kjo ngjanë në njerëzit që nuk shohin?!Ky është mos vizioni ynë , mos reflektimi dhe padituria jonë.Po të tërheqim ndonjë paralele, Kosova më shumëqka  po ngjanë në Nigeri, Gvine ,Sudan, Somali…
Këto janë politikat dhe kjo është shoqëria jonë sot.Kemi mbetur  si vrimë e zezë në Evropë, edhe më fajin e faktorit ndërkombëtar,që Kosovën më shumë po e shohin si vend ku mund të bëjnë eksprimente, dhe ti mbulojnë edhe problemet e tyre të mbrendshme?!
Ngecja jonë tashmë ka një histori jo të shkurtër.Por, qe ta stopojmë shkretimin e Kosovës  ende nuk po kemi mundësi ta bëjmë?!Politikat dhe ideologjitë e pavlera, gjithnjë e më shumë po na largojnë nga bota e civilizuar.Varfëria ka filluar të bëhët kronike.
Pushtetet e deritashme më politikat e mbrapshta , po bëjnë që Kosova të zbrazët.A do të mbesim duke shikuar më sy lartë në qiell , apo do ti përvishemi punës për të ndryshuar këtë gjendje, është pyetje e cila koha do ta jep përgjigjen më të mirë..?

TAKSA SI PRETEKST PËR NDËRPRERJEËN E DIALOGUT NGA ANA E SERBISË – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Problemin e takses duhet shikuar ne kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë i cili ka filluar qe shtatë viteve. Dialogu si i tillë nuk është zhvilluar siç duhet sepse është udheheq nga Hashim Thaçi i cili këtë dialog nuk e ka marr seriozisht,e vazhdonte kët dialog pa kurrfarë parashtresash ndaj pales serbe,u nisë pa një kërkim falje për gjenocidin e Serbis ndaj Kosovës,pa kërkesën e reparacioneve te luftës,pa kërkesën për dhunimet e bëra në Kosovë,pa asgje me te cilat ka mundur ta gjunjezoi Serbin ne tabolinën e bisedimeve.Në kët drejtim Hashim Thgaçi ia lëshoi iniciativen pales serbe e cila diktonte gjatë gjithë kohës me dialogun,duke lënë përshtypje sikur Kosova është agressive e jo Serbia.

 

Hashim Thaçi shkoi aq large ne këtë dialog sa qe i solli Kosovës shumë mareveshje te demshme,sa qe se ishte i gatshme edhe ta ndajë apo coptoi Kosovën ne dobi te Serbisë sikur kete most a ndalonte e madhja Kancelarja Merkel e cila e stopoi ne Samitin e Berlinit.Ëashte shumë e quditeshme se si Hashim Thaçi ulej ne këte dialog me Vuçiqin I cili këtë dialog Vuçiq nuk e kishte si qellim krysor,por ishte I interesuar,siç thoshte shpesh për ndonjë kompromis,ose qe Serbia ne këtë dialog duhet te marr diçka nga Kosova.Serbia djallëzore në këtë dialog,nuk e kishte për qellim normalizimin e maredhënjeve më Kosovën por qellimi I sajë ishte çbreja e Kosovës,cenimin e sovranitetit të Kosovës.Është shumë simptomatike derisa Hashim Thaçi qeshej gjatë këtij dialogu duke mos luftuar për te nxjerë as gjë te mire për Kosovën,nga ana tjëtër Serbia i futke thikën pas shpinës Kosovës në arënen ndrëkombëtare duke e pnguar me te gjithë forcën për poshtersimin e sajë ne arenën ndërkombëtare,duke e penguar qe ajo te pengohet në organizmat ndërkombëtar.

 

Në këtë drejtim Kosova u mbush mend kur Kosovën para nja dy viteve e pengoi qe te anëtarësohet në Intërpol.Qeveria e Kosovës e deshpruar nga kjo vendosi,më te drejtë,qe ti vejë takes 100% Serbisë ne netorin e vitit te kaluar ne mallra dhe në tregëtin e gjerë.Lidhur me këtë Sebria bëri zhurmë të madhe në arenën ndërkombetare qe nga Brukseli e deri në Washington.Të gjitha qarqet e vendosjës ndërkombëtare,njerez te fuqishëm nga BE dhe Amerika e sulmuan Kosovën duke bërë presion që ajo duhet ta heqë taksën kundër Serbisë,port e gjitha këto hasin ne vesh të shurdhër,sepse Kryeministri i Kosovës Ramush Hrajdinaj as qe donte të ndegjonte për këtë i ndihmuar edhe nga te gjitha partit ne pushte e opozitë.Serbia gjoja së ishte idhnuar aq shumë se e pezulloi dialogun me Kosovën i cili po vazhdon edhe sot e këlsaj dite.Por,unë mendoi se Serbia e mori vetem si përteksë venjën e takses në mallrat e sajë,e verteta ështe se Serbia më shumë e ndërpreu dialogun me Kosovës për shkak te problemeve te mbrendshme të Serbisë,demostaratave disa mujshe kundër Vuçiqit dhe udheheqjes së Serbisë.Në këtë drejtim udheheqëja eSerbisë si naciolaliste dhe fashiste qe është ishte e zenë ngushtë dhe nuk dinte se sit a përfundoi dialogun me Serbinë,ajo nuk e donte dialogun por ndarjën e Kosovës sepse u futën ne këtë dialog mu për këtë qellim.Kjo ishte e verteta e ndërprerjeës se dialogut e jo taksa e Kosovës e cila ishte vetem si përteks për te,e cila lidhur më këtë qoi pluhur nga do qe shkonte duke e lënë fajtore Kosovën dhe taksën e sajë.Në heqjeën e taksës ndaj Serbisë u anagzhuan shumë figura te njohura ndërkombetare qe nga BE e cila ishte me e zeshme në krye me Federika Mogherinin e deri te misionaret e departamendit te shtetit dhe qeveisë Amerikane.

 

Kohët e fundit u aktivizua edhe shefi I diplomacis BE Josip Borelli,por me fuqishëm në këtë drejtim u angazha edhe Richard Genell i derguari special i Presdienti të SHBA i cili kërkoi qe pas formimit te qeveris së Kosovës,qeveria e re te merret me heqjën e taksës ndaj Serbisë,por duke kërkuar nga Serbia qe te ndalon fushatën agresive në areënën ndërkombëtare.Më fjalë tjera nuk duhet një veprim i njëanshëm në këtë drejtim,qe Kosova ta heqë taksën e Serbia mos të ndalon fushatën kundër Kosovës,sepse dihet se Serbia është e pabesë,asaj nuk i besohet.

 

Por,sido çoftë Kosova duhet qe për shkak te këtij presion të filloi nisjativën për tërheqjën e taksës.Koalicioni qeveritar LVV dhe LDK në Mareveshjën e tyre janë pajtuar qe taksa e ka përfunduar emisionin e sajë dhe si e tillë duhet te hiqet me veprim te  dyanshem krahas ndalimit te fushates se Serbisë kundër Kosovës,sepse taksa si e tillë veç e ka përfunduar mission e sajë duke e demtuar ekonomin e Serbisë,por edhe Kosova nuk ia ka pa bash shumë hajrin.Edhe qeveria e Kosovës është e mendimit së taksa duhet te hiqët,por më kushtë qe ne vend të sajë te vendoset principi i reprocitetit midis dy vendeve.Reciprociteti është më I ashpër së sa taksa.Derisa para teksës Serbia transportonte mallara ne Kosovë në vlerë mbi 500 milion euro në vitë,kurse Kosova transportone mallra ne Serbi shumë pakë ne vlerë vetem prej disa million.Më venjeën e takes 100% Serbia kapitulloi sepse ra shumë vlera e mallrave qe transportohej në Kosovë.Por megjithate Serbia nuk hoqi keq edhe gjatë takses,sespe gjente rrugë alternative kontrabandë qe transportonte mallra ne Kosovë.

 

Vetrja e reciprocitetit edhe më shumë do ta atakoi ekonomin e Serbisë,sepse kërkon qe blerja dhe shitja e mallrave te behet me reciprocitet ne stilin ti kaq me derton mu,e unë pa aq te dergoi ty,i cili duke e pas parasyshë fuqin ekonomike te te dyja vendeve Serbia prap do te dalë e humbur. Pra,qeveria Kurti ëshët e gateshme qe ta heqë taksën për ta vu reciprocitetin.Për këtë është pajtuar edhe koalicioni LVV dhe LDK dhe pritet se kjo edhe do te ndodhë.Më këtë i hiqet aduti Serbisë e cila e ndërpreu dialogun për shkak të taksës.

 

Por nisja e dialogut me Serbin nuk duhet te ngutet duhet te mendohet mire,me pare te shqyrtohën te gjitha ato 33 marevshje qe i ka bërë Thaqi shumicën ne demë te Kosovës.Dialogu duhet te zhvillohet midis dy shteteve te barabarta,dialogu duhte te kushtezohetme kërkim falje nga Serbia dhe për te gjitha te keqijat qe Serbia I ka bër gjatë luftës në Kosov,dhe se fundi domosdoshmerisht Hashim Thaçit duhet ti merret udheheqeja e dialogut te cilin e ka uzurpuar kundër ligjshëm,dialogu duhet te kalojë ne qeverinë e Kosovës siç e parasheh Kushtetua dhe ligjet ne fuqi.Nese kjo nuk bëhet,nese lihet qe THaçi ta udheheqë edhe me tutje dialogut Kosova do te ia sheh sherrin sepse ky njeri si i shantazhuar nga Serbia nuk ndalët që te krijonë ndonjë mareveshje te demshme për KOsovën ashtu siç ka vepruar deri me tani.Është njeri I rrezikshëm për shtetin e vetë,apo siç ka thenë I ndjeri Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova për Thaqin kur patë thane së.”se kër njeri duhet mbajtësë më larg nga pushteti,sepse është shumë i rezuikshëm”,çfare edhe e ka vertetuar veprimtaria e tij gjatë gjithë përiudhës sa ishte në pushtet,kur tërë energjinë e tij e vuri ne drejtim te shkaterrimit te shtetit.

Mediat servile ndaj pushtetarëve, mbjellin iluzione tek qytetarët! – Nga Florim Zeqa

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës, i veprimeve të politikanëve, kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale të shoqërisë sonë, janë MEDIAT ato që duhet të thonë të vërtetën ashtu siq është për gjithçka dhe për çdo gjë.
Futja e shpirtit të një gazetari apo krijuesi nën grilat e pushtetarëve, apo hyrja nën kthetrat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli.

Gazetaria e pavarur, oponenca më e fuqishme ndaj çdo pushteti

Mbi të gjitha, gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjtë, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë dhe të pavarur dhe të pandikuar nga politikat ditore.
Rrethanat politike shpeshëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër në shoqërinë tonë!
Mjafton një kritikë e shëndoshë ndaj një subjekti politik apo lideri partiak, për t’u adresuar një varg sharjesh e fyerjesh nga më të rëndat deri në kërcënim me vdekje ndaj gazetarit.
Kur flasim për kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga politika, nuk guxon të vie në shprehje tërheqja e gazetarit nga misioni fisnik shkaku i një kërcënimi, përkundrazi duhet të ballafaqohet me kërcënuesin. Përveq bërjes publik të rastit për opinionin e gjerë, rastin duhet denoncuar edhe tek organet kompetente shtetërore.
Pavarësisht, kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale pas publikimit, nuk guxon të ndodhë tërheqja e shkrimit nga gazetari, përkundrazi duhet mbrojtur me fakte dhe argumente të fuqishme interpretimin (prezantimin) e së vërtetës sado sfiduese të jetë ajo.
Gazetarët, pa dallime pikëpamjesh ideologjike duhet të thonë të vërtetën lakuriqe për krijimin e një imazhi më pozitiv të gazetarisë bashkëkohore.
Para së gjithash dhe mbi të gjitha, gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, e jo të mbetën zë vetëm i pushtetarëve, por të shndërrohen në zë plural i respektuar nga opinioni i gjërë.
Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për ‘ia bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!
Përderisa politika vazhdon të jetë si profesion dhe mjet i pasurimit të shpejt dhe marramendës të politikanëve brenda natës, lufta për pushtet do të jetë gjithnjë e më e ashpër dhe e pakompromis mes rivalëve politik.
Gazetaria e pavarur, është oponenca më e fuqishme e çdo pushteti dhe zëri më kritik i një shoqërie të civilizuar dhe demokratike.

Thurja e lavdeve para kohe, reflekton mendjemadhësi tek lideri

Premtimet e politikanëve gjatë fushatave zgjedhore janë objekt i mashtrimit të qytetarëve për grabitjen e votës, të cilët në momentin e ngritjes në pushtet i harrojnë të gjitha premtimet.
Ndërsa thurja e lavdeve të parakohshme nga mediat servile për liderët shtetëror, mbjell iluzione tek qytetarët dhe shkakton mendjemadhësi tek politikanët e sapozgjedhur, akoma pa u akomoduar mirë në kolltuqet e tyre.
Mbajtja e premtimeve elektorale nga ana e një politikani është vlerë që ndikon në ngritjen e imazhit të tij personal dhe institucionit që drejton. Në të kundërtën, mosmbajtja e premtimeve të politikanit në pushtet, dëmton imazhin dhe i ulë vlerën edhe të institucionit që ai drejton.
Vlera e një politiani matet me mbajtjen e premtimeve dhe konsistencën e qëndrimeve politike e jo në bazë të prezencës në media.
Pikërisht në këtë aspekt, mediat e kanë rolin vendimtar në zbardhjen e të vërtetave të politikanëve, e jo të mbulimit të vërtetave të hidhura me makiazh mediatik, siq e kanë zakon të bëjnë mediat mercenare të pushteteve totalitare.
Mesazhi im drejtuar popullit të përvuajtur e ka një qëllim të vetëm, zgjimin akoma më të madh të ndërgjegjes së fjetur, dhënien e alarmit për vetëdijesim përballë rrezikut në të cilin ndodhet shteti dhe ardhmja e qytetarëve të këtij vendi nga politkanët me personalitete të dyfishta.
Jo të gjithë e njohin mirë të vërtetën e hidhur, ajo (e vërteta) duhet të thellohet në mendjen e popullit, për ta kuptuar me qartësi realitetin e krijuar pas zgjedhjve të fundit, kur qeveriterët e rinjë në pushtet flasin për “arritjet” të cilat nuk duken askund në horizont.
Përderisa në njërën anë ndodhë ç’kapja, në tjetrën anë vazhdohet me kapjen e re te shtetit, me emërimin dhe instalimin e militantëve partiak në të gjitha institucionet shtetërore.
Tri dekada nga shkëputja e sistemit totalitar, pushtues dhe antikombëtar nga Serbia, Kosova ndodhet në udhëkryqin më të madh nga përfundimi i luftës; në mes të qëndrimit përkrah miqëve perëndimor që ndihmuan në çlrimin e vendit tonë dhe rrëshqitjes në krahun e armiqëve shekullor që po e pengojnë rritën dhe zhvillimin e shtetit tonë, përkatësisht përkrah errësirës mesjetare aziatike dhe bolshevikëve sovjetik.
Çdo nxitje e përçarjes mbi baza fetare, është në funksion të përçarjes kombëtare dhe çdo përafrim me shtetet e lindjes na largon nga rruga e civilizimit evropian!
Shteti i Kosovës është në rrezik pas rrëshqitjeve drastike të klasës politike kosovare në bisedimet e Brukselit, ku pavarësia e shtetit e ka humbur çdo kuptim. Ndërkombëtarët shtetin e Kosovës nuk janë duke e trajtuar më si Republikë të pavarur, por vetëm si një territor multietnik, me sovranitet të dyfishtë, madje disa shtete (5 shtetet e BE-së dhe Rusia) janë duke na konsideruar ende si koloni të Serbisë.


Send this to a friend