VOAL

VOAL

Kosova emëron përfaqësuesin në bisedimet me Serbinë

Qeveria e Kosovës vendosi të premten që Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, të jetë përfaqësues i saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje të përcjellë rrjedhën me vendimmarrësit politik”, tha kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë.

Zoti Arifi, do të zërë vendin e ish ministres për dialog, Edita Tahiri e cila ka drejtuar bisedimet teknike që filluan në vitin 2011.

Në prill të vitit 2013 Kosova dhe Serbia arritën e marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte një gamë çështjesh, pas të cilave bisedimet kryesisht u zhvilluan për rrugët e zbatimit të saj.

Deri në vitin 2017 bisedimet ishin drejtuar nga kryeministrat e të dyja vendeve, ndërsa më pas ato u morën përsipër nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur në Bruksel më 20 shtator në New York, më ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.

Në muajin korrik presidenti serb paralajmëroi hapjen e një dialogu të brendshëm serbë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Ai është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruaj lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet çështja kryesore në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret që në përmbyllje të bisedimeve të dyja palët të njohin njëra tjetrën dhe t’i japin fund një periudhë të gjatë të armiqësive.

Ai ka bërë thirrje për ekip uniteti në Kosovë që do të përfshihej në bisedime ndërsa ka paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje që të arrihet me Serbinë, do ta hedhë në referendum.

Bisedimet e deritashme i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Por ajo vazhdon të jetë e fundit në proceset integruese evropiane.

Kosova pranohet në Eurovizion

Ndonëse Kosova ende nuk mund të jetë pjesë e festivalit europian të muzikës, tashmë zyrtarisht, nëpërmjet Innovation Centre Kosovo (ICK), është pjesë e Startup Europe Awards, garë e Komisionit Evropian, e njohur ndryshe edhe si “Eurovizioni i Bizneseve Startup”.

Gara e cila i bën bashkë të gjitha shtetet e kontinentit të Evropës, nga viti 2018 do të ketë një shtet më shumë – Kosovën. “Startup Europe Awards” është nismë e Komisionit Evropian & Fondacionit Finnova, me mbështetje të Presidentit të Parlamentit Evropian, Presidentit të Komitetit të Regjioneve dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Startup Europe Awards (SEUA) është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, regjional, shtetëror dhe evropian, që për qëllim ka nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërmjet akterëve kryesorë brenda ekosistemit evropian të ndërmarrësisë. Përveç kësaj SEUA synon rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e tyre dhe identifikimin e nevojave urgjente për financim. SEUA mbledh rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët engjëj, për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimit ekonomik të Evropës në përgjithësi.

Gara prestigjoze që nga viti 2018 në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të kontinentit.

Detajet rreth organizimit të edicionit 2018 në Kosovë, do të bëhen publike nga ana e organizatorit, gjatë muajve në vazhdim.

A është e domosdoshme reforma zgjedhore ? Nga Skënder MULLIQI

Deri me sot patem disa zgjedhje locale dhe zgjedhje qendrore të cilat zgjedhje qytetareve të Kosovës nuk u sollën shumë të mira. Dhe , shtrohet pyetja logjike ;Se a ja vlen dalja në zgjedhje , ose pse kurrë në zgjedhje nuk dolën as 50 përqind të atyre të cilët paten të drejtë vote?Kjo pyetje kërkon analizë dhe zberthim të gjerë nga partite politike , organizatave jo qeveritare të cilët merren me analiza politike etj . Më në fund të merret nisma për debate se a duhet dalë në zgjedhje apo edhe duhet bojkotuar ato , pas gjithë këtyre deshtimeve të partive shtetëformuese në zhvillm dhe mirëqenje të përgjithshme ?

Nese shikohet interesi actual i partive politike, këto do të bëjnë thirrje për dalje në zgjedhje .Po kurrë sa duhet nuk I realizuan premitimet e dhëna para elektoratit.Kurrë nuk krijuan kushte as rrethana të volitshme dhe as nuk krijuan vullnet qytetarë për dalje masovike në zgjedhje .Edhe pse zgjedhjet në përgjëthësi u cilësuan si të rregullta dhe demokratike , nuk ishte krejt ashtu.Nuk patem as opozitë të fortë e cila do ta kontrollonte ashtu si duhet punën e pozitës. Nuk po kemi reformë zgjedhore ,së një reformë e tillë sigurisht së bie ndesh më interesat e grupeve të fuqishme të partive politike .Askush deri më sot nuk mori përgjëgjësi për gjitha dështimet në politikëbërje , në stagnim të zhvillimit ekonomik dhe në stagnim të proceseve demokratike . Institucionet e shtetit duhet të drejtohen më shumë nga profesionistët .

Me këto vendime të deri tashme të kësaj kaste politike nuk mund të jemi të kënaqur dhe as që mund të presin së do të respektohet e drejta qytetare .E krijuam Agjensionin Antikorrupcion por qe nuk ishte efikas nga ndërhyrja e politikës.Edhe shumë medie nuk I përmbushen standardet profesionale dhe etikën elementare .Edhe disa televizione private u sollen më shumë si tifozeri jashtë kritereve profesionale. Institucionet ishin ato të cilat krijuan opinione të caktuara në medie duke ndikuar kështu edhe në rezultatet zgjedhore . Sistemi actual zgjedhor nuk na solli diqka të mirë , nuk solli në pushtet njerëzit sa duhet të përgatitur për sfidat e sistemit shumë partiak pluralist .Pa lista të hapura dhe pa shumë zona zgjedhore nuk ka mundësi që qytetarët ti zgjedhin njerëzit në të cilët kan më shumti besim , të cilët do ti mbronin interesat e tyre pa dallime partiake .Pa lisita të hapura më duket mua nuk do të kemi institucione shumë kredibile në Kosovë.Qytetarët duhet ta ken mundësin që mos tia japin besimin atyre të cilët nuk I përmbushën interesat e tyre .

Këtë gjë e bën të mundur listat e hapuara.Kosova sigurisht do të ishte shumë më shumë e zhvilluar .Deri atëherë kur qytetarët nuk e kan fuqinë e duhur vendimarrese e cila edhe u takon sipas kushtetutës , deputetet dhe nëpunësit partiak e shtetëror nuk do të frikësohen nga sovrani –popull, dhe do të sillen dhe do të veprojnë më gjuhën poltroniste .Sistemi zgjedhor do të duhej të ndryshohet për të mirën e këtij vendi. Nese nuk sigurohen kushtet optimale për zgjedhje korrekte dhe demokratike , atëherë për qka na shërbëjnë zgjedhjet ?Kur nuk bëhën reformat e nevojshme për ti kontrolluar partitë politike , atëherë edhe zgjedhjet nuk kan shumë kuptim .Sigurisht se reforma zgjedhore kërkon kohë, dije dhe mund .Do të ishte mirë të plotësohen kushtet optimale për dalje në zgjedhje, sepse vëtem kështu bëhët gara interesante, dhe zgjedhjet nuk mund të konsiderohen paraprakishte si zgjedhje të humbura dhe humbje e kohës.

DY FJALË PËR MARATHONOMAKUN E LIRISË SË KOSOVËS ENVER MALOKU – Nga SINAN KAMBERAJ

Në foto, nga e djathta: Xhemail Mustafa, Adem Salihaj, Enver Maloku, Sabrije Spahiu, (?), piktori Guri Madhi dhe autori i këtij përkujtimi

Enver Malokun e kam njohur në vitin 1970 kur e ka filluar punēn nē Televizionin e Prishtinës. Ai vinte nē Redaksinë e Kulturës si njē intelektual i formuar, plot energji.
Enveri ishte njē gazetar i ardhshëm guximtar. Ndaj, nuk e pati gjatë si gazetar në TVP. E “pagoi” guximin – vyrtytin qē e mbante si emblemē dhe që nuk donte ta fshihte, për asnjē çmim. Ai ishte një gazetar rebel.
E kam ‘rinjohur’ në fillim të viteve ‘90, si drejtues të QIK-ut nē Prishtinë, si njē gazetar midis gazetarëve – heronj të fjalës së lirë, – atyre që po i bēnin karshillëk me laps regjimit policor-ushtarak serb.
Enveri ishte korrespondent i gazetēs shqiptare – amerikane “Illyria” në New York, nga viti 1991 deri ditën e fundit të jetës së tij.
Tashmë po e njihja edhe më mirë. Mund ta thērrisja më telefon nga New Yorku në çdo kohë, edhe në mesnatë …
Maloku ishte një kronikan i palodhshēm i zhvillimeve dramatike në Kosovēn e pushtuar. Ai ishte një zēdhēnēs i devotshēm i Lēvisjes Paqēsore tē Liderit tē Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe shpresēdhēnës – si korrespondent I Gazetēs, – i Diasporēs më tē moçme shqiptare, nē Atdheun e tyre të dytë – Amerikēn e ‘Shpresave tē fundit të Njerēzimit’.
Ata që e kanē njohur mirë Malokun kanē parë tek ai – të shtruara në kolumnet e tij – aftësinē e vrojtimit të mprehtë të fenomeneve sociale konfliktuale. Në kētē kontekst – edhe të sindromës së konfliktualitetit brendashqiptar. Simbas tij, ky fenomen vinte si pasojē e lodhjes nga pushtimi i gjatë serb, por edhe si një ‘prirje’ fatkeqe shekullore shqiptare.
Maloku mbante një qëndrim kritik publik e të guximshëm ndaj këtij fenomeni të rrezikshēm, qē po e dēmtonte rëndë Kosovën.
Maloku mbetet në historinë e gazetarisë kosovare simbol i gazetarit të guximshëm e fisnik.
*
Maloku u vra më 11 Janar 1999 nē prag tē shtēpisë, në sy të familjes, mbas një atentati, tre muaj më parē, po në prag të shtëpisë.
Vrasēsi nuk u gjet deri sot.
Turpi bie mbi drejtësinë kosovare.
Shkaqet e vrasjes mund të merren me mend, ashtu si dhe ‘heshtja’ 19 vjeçare e Drejtësisë!
Marathonomaku u pengua mizorisht të jepte Lajmin e Lirisë, atë lajm tē cilit ai ia kushtoi tërë jetën.

Gjykata Speciale, Bashkimi Evropian kërcënon seriozisht liderët e Kosovës

Përfaqësuesit diplomatik të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas nismës për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë si dhe misionet diplomatike të vendeve të BE-së, paralajmëruan sërish të premten për pasojat që mund të ketë shfuqizimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë.

Në një komunikatë të përbashkët të publikuar të premten thuhet se “nisma, ende në pritje në parlamentin e Kosovës, është jashtëzakonisht shqetësuese për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare”.

Në komunikatë theksohet se në vitin 2014 Kosova u angazhua me Bashkimin Evropian për ngritjen e gjykatës. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të dëshmuar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Së këndejmi, Bashkimi Evropian mirëpriti ngritjen e gjykatës të njohur si dhomat e specializuara nga parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

“Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikonte punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”.

Prandaj, Bashkimi Evropian u bën thirrje “nismëtarëve në parlament që ta tërheqin atë”, thuhet në komunikatë në të cilën mirëpriten deklaratat publike të udhëheqësve politikë në mbështetje të detyrimeve të Kosovës. Po ashtu BE-ja mirëpret ngritjen e zërit nga media dhe shoqëria civile kundër kësaj “nisme të dëmshme”, ndërsa thekson “mbështetjen e BE-së ndaj përparimit të Kosovës në integrimet e saj evropiane”.

Me 22 dhjetor një grup prej 43 deputetësh hodhi nismën për të shfuqizuar ligjin mbi Gjykatën e Posaçme, që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte. Nisma nxiti reagime të ashpra të diplomacisë perëndimore.

Departamenti amerikan i shtetit u bëri thirrje “me forcë udhëheqësve aktualë të Kosovës dhe anëtarëve të Parlamentit që mos ta zhbëjnë atë arritje duke e prekur gjykatën tani ose në të ardhmen”.

Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore në Kosovë paralajmëruan për pasojat e rënda që mund të ketë për vendin përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme.

Berlini dhe Parisi dërguan një delegacion për të takuar përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë për të diskutuar pasojat e një nisme të tillë.

Të mërkurën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme është në fuqi, ndërsa i quajti të panevojshme siç tha, teprimet rreth kësaj çështjeje duke krijuar një panik tek qytetarët e vendit. Ai kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për qasje diskriminuese ndaj Kosovës kur flitet për trajtimin e krimeve të luftës si dhe proceset integruese të saj.

Çështje është ende pezull, pasi që parlamenti i Kosovës ndodhet në pushim dimëror deri më 15 janar. Por, kryetari i parlamentit Kadri Veseli njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në një shkrim autorial kishte thënë se Gjykata e Posaçme nuk do të mund të ndalet ndërsa ka kritikuar partitë opozitare dhe faktorët ndërkombëtarë për qasjen e tyre ndaj nismës së deputetëve.

Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën.

Intervista – Thaçi: Ja pse jam kundër Gjykatës së Posaçme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme është në fuqi, ndërsa i quajti të panevojshme siç tha, teprimet rreth kësaj çështjeje duke krijuar një panik tek qytetarët e vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti president, sulmin ndaj Gjykatës së Posaçme duket se e keni filluar ju, të paktën që në tetor të vitit të kaluar, para se të fillonte peticioni i shoqatave të veteranëve të ish UÇK-së. Argumentet e paraqitura prej jush janë të njëjta me ato që paraqitën kundërshtarët e gjykatës së posaçme në vitin 2015, argumente, që u debatuan dhe u kapërcyen pasi u arrit në përfundimin se moskrijimi i gjykatës do ta dëmtonte më shumë Kosovën se sa krijimi i saj. Çfarë ka ndryshuar tani që ju po sillni të njëjtat argumente që i kapërcyet para dy vjetësh?

Presidenti Thaçi: Realisht Kosova as ka qenë, as është e as do të jetë ndonjëherë kundër sistemit të drejtësisë. Kosova ka dëshmuar bashkëpunimin më të mirë prej të gjitha vendeve të ish-Jugosllavisë me Tribunalin e Hagës, duke u dorëzuar vullnetarisht në akuzat e para që kanë ndodhur edhe pse janë dëshmuar përsëri si të pafajshëm të gjithë të akuzuarit. Prandaj edhe sot Kosova nuk është kundër sistemit të drejtësisë, nuk është për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë; tash opinionet e paraqitura nëpër debate duhen kuptuar si frymë e demokracisë, si debat i brendshëm dhe si opinione të shprehura prej kujdo qoftë. Edhe opinionet negative që kanë qenë edhe kundërshtuese edhe armiqësore të vitit 2015 i kam kuptuar dhe respektuar si debat demokratik. Këtë proces që e kam udhëhequr me përkushtimin që të themelohet kjo gjykatë edhe pse e padrejtë historikisht, e kam bërë vetëm që të ruhet partneriteti me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Prandaj edhe sot opinionet që paraqiten prej deputetëve janë opinione të njerëzve të zgjedhur, legjitimë dhe përfaqësues të popullit, proceduralisht të rregullta ligjore dhe kushtetuese; mendoj se ka një qasje të ekzagjerimit të opinionit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, sepse po ky parlament edhe në vitin 2015 e ka miratuar. Përfaqësuesit e popullit sot kanë opinione të ndryshme për këtë çështje, por nga ajo që kam lexuar, askush nuk është kundër sistemit të drejtësisë, kundër gjykatës, por e shohin si një opsion alternativ.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se jeni i gatshëm të nënshkruani nëse Parlamenti i Kosovës voton kundër Gjykatës së Posaçme?

Presidenti Thaçi: Unë do të bëja shkelje kushtetuese nëse nuk do ta nënshkruaja; e kam obligim kushtetues e ligjor dhe nuk mund të mohoj apo kthej vullnetin e deputetëve.

Zëri i Amerikës: Zoti president, kur bëhet fjalë për çështjen e kufirit me Malin e Zi ju vazhdimisht keni bërë thirrje që marrëveshja të miratohet. Pse këto dallime duke pasur parasysh që si Gjykata edhe marrëveshja për kufirin janë detyrime ndërkombëtare që i ka marrë përsipër Kosova t’i zbatojë?

Presidenti Thaçi: Gjykata e Posaçme është çështje ku vendimin e ka marrë parlamenti i Kosovës dhe tani u takon partive politike të përfaqësuara në parlament që të shprehin vendimin e tyre; pushtetet janë të ndara dhe unë nuk dal mbi parlamentin, as nuk përzihem në parlament por i respektoj vendimet e parlamentit botërisht dhe një qind për qind. Pajtohem politikisht apo jo, unë e kam këtë obligim ligjor. Sa i përket çështjes së kufirit me Malin e Zi, kjo duhet të kryhet, është e saktë, e qartë, precize e punuar prej ekspertëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë dhe vlerësuar prej të gjithëve; çdo vonesë, në veçanti në javët e ardhshme, do të jetë shumë goditëse për perspektivën evropiane të vendit.

Zëri i Amerikës: Cili është qëndrimi juaj për Gjykatën e Posaçme? Duhet të funksionojë në bazë të ligjeve ekzistuese, duhet të ndryshohen ligjet për të, apo ligji duhet të shfuqizohet tërësisht?

Presidenti Thaçi: Kosova duhet të vazhdojë të mbështesë sistemin e drejtësisë. Kosova duhet të trajtohet nga bashkësia ndërkombëtare njëjtë sikurse është trajtuar çdo vend i ish-Jugosllavisë, Kroacia, Bosnja apo Serbia dhe të mos trajtohet e diskriminuar apo si një vend ku kanë ndodhur krime të ish Jugosllavisë. Jo; burimi i krimeve në ish-Jugosllavi dhe gjenocidi është bërë nga Beogradi, i cili sot përkdhelet nga bashkësia ndërkombëtare dhe lojaliteti i Kosovës nëpërkëmbet apo ndëshkohet nga ndërkombëtarët.

Zëri i Amerikës: Por, ju tashmë e keni përkrahur këtë gjykatë.

Presidenti Thaçi: Definitivisht. Institucionet e vendit kanë marrë vendimin, vendimi është në fuqi përderisa këto gjëra janë duke u diskutuar në parlamentin e Kosovës prej deputetëve; duhet t’i dëgjojmë gjithashtu me vëmendje opinionet e deputetëve, të partive politike, shoqërisë civile dhe opinionet e të gjithëve, por në fund të fundit vendimi u takon deputetëve, vendim që edhe e kanë marrë.

Zëri i Amerikës: Do të thotë çfarëdo vendimi, ju do ta nënshkruani?

Presidenti Thaçi: Të gjithë e dinë opinionin tim, angazhimin tim, përcaktimin tim edhe në qeveri edhe në parlament, por edhe tash pushtetet janë të ndara dhe unë do t’i kryej obligimet e mia.

Zëri i Amerikës: Zoti President, emri juaj është pjesë e raportit të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe është lakuar shpesh në medie si një nga të akuzuarit e mundshëm të kësaj gjykate. Për shumë nga kritikët është frika juaj dhe e udhëheqësve të tjerë të vendit që ka çuar në nismën për shfuqizimin e gjykatës. Si u përgjigjeni pohimeve të tilla?

Presidenti Thaçi: Të tillët kanë kritikuar edhe angazhimet e mia në vitin 2015 se po ndodhte themelimi i Gjykatës së Posaçme për shkak të çështjeve personale. Unë mendoj që ky proces duhet të depersonalizohet dhe të shikohet në prizmin e interesit strategjik të vendit dhe jo në rrafshin personal apo të fërkuarjes së duarve për ndonjë poenë politike të të dështuarve politikë në Kosovë apo të ndonjë përfaqësie të caktuar politike.

Zëri i Amerikës: A keni ju frikë nga Gjykata personalisht?

Presidenti Thaçi: Nga drejtësia nuk kam, nuk kam pasur dhe nuk do të kem kurrë dhe është mirë që Kosova ka qenë shembulli më i mirë në rajon për bashkëpunim me drejtësinë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të pastër si loti; është lëvizja guerile më e suksesshme që ka ndodhur ndonjëherë në botë; ne nuk kemi sulmuar askënd; kemi zhvilluar luftën për ta larguar Serbinë nga Kosova dhe kjo është fitorja më e madhe e kombit.

Zëri i Amerikës: Zoti president, nisma për të shfuqizuar ligjin u pasua me reagime të ashpra të diplomatëve perëndimorë. Ambasadori amerikan, vendet e Quintit, dhe Departamenti i Shtetit, reaguan ashpër brenda një harku kohor të shkurtër, duke paralajmëruar Kosovën për pasoja në proceset integruese. A jeni i shqetësuar me këto paralajmërime?

Presidenti Thaçi: Jam i shqetësuar me ekzagjerimin që i bëhet këtij procesi të opinionit të deputetëve të Kosovës. Duhet kuptuar që vendimet në parlament i marrin deputetët, njerëzit e zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo ndërhyrjet brutale apo të dhunshme ndaj grupeve parlamentare, apo thirrjet e ndonjë ambasadori të caktuar se sonte është koha me hedhë gaz lotësjellës në parlament. Mendoj se këto thirrje e cenojnë rëndë demokracinë në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Por, ky është një obligim ndërkombëtar që ka marrë Kosova.

Presidenti Thaçi: Kosova është duke e respektuar, prandaj nuk ka nevojë për këto ekzagjerime, të cilat mendoj që kanë krijuar një panik krejt të panevojshëm te qytetarët e vendit.

Zëri i Amerikës: A nuk keni frikë se mund të ketë një izolim nga vendet perëndimore pas reagimeve të tyre?

Presidenti Thaçi: Definitivisht jo. Kosova edhe kështu është e izoluar, sepse nuk ka viza. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është vonuar; nuk na lejohet që të aplikojmë për Interpol, për UNESCO, për Këshill të Evropës, gjë që ishin deklaruar qartë. Të tjerët mund të flasin, kush të dojë dhe si dëshiron, sepse as që ka qenë në rrjedha, por bashkësia ndërkombëtare është zotuar se do ta mbështesë në mënyrë më aktive në kryerjen e obligimeve që Kosova ka dhe ka marrë. Për fat të keq, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zëri i Amerikës: Por, zoti president, këto janë detyra të brendshme të Kosovës që duhet të përfundohen.

Presidenti Thaçi: Neve na duhet mbështetja ta zëmë për anëtarësim në Unesco. Por përderisa vjen ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe mban fjalim një ditë para se të votohet në Paris për Unescon kundër Kosovës, mendoj që gatitshmëria e të tjerëvë ka munguar, pra që të ketë një angazhim dinamik dhe të nivelit të lartë për anëtarësimin e Kosovës në Unesco. Ky ka qenë një projekt i përbashkët dhe për mua është plotësisht e padrejtë që i lejohet Serbisë të vendosë veton për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, kjo është e vërtetë. Në anën tjetër është plotësisht e padrejtë moslejimi që të aplikojmë për anëtarësim në Këshill të Evropës, në Interpol dhe mekanizma tjera ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Zoti President, një çështje që ditët e fundit ka nxitur debate është mosdhënia e vizës amerikane për Kryeministrin Haradinaj. A mendoni se kjo është e lidhur me kundërshtimin e tij ndaj Gjykatës se Posaçme?

Presidenti Thaçi: Nuk mendoj, besoj dhe e di që nuk është kundërshtim për vizë, është aspekt procedural që duhet ta kalojnë të gjithë.

Prishtinë: 187 vjet burgim për ata që kanë luftuar në Siri e Irak

Pallati i Drejtësisë në Prishtinë

Shteti i Kosovës zë vendin e parë në Ballkan sa u përket dënimeve që ka shqiptuar për personat që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, përkatësisht në Siri e Irak.

Totali i viteve të vuajtjes së dënimit për kosovarët që kanë marrë pjesë në këto luftëra është 187 vjet, pastaj vijnë Shqipëria që ka shqiptuar 126 vjet burgim, Bosnja dhe Hercegovina 40 dhe Maqedonia 33 vjet burgim. Këto dënime përfshijnë periudhën për vitet 2015-2017.

Të dhënat janë publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal që merret me bashkëpunimin e vendeve të Evropës Lindore që synojnë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas të gjeturave të këtij raporti, viti 2012, që shënon edhe fluksin e madh të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejtë Sirisë e Irakut, i ka gjetur të papërgatitur institucionet shtetërore.

Raporti tregon se si Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, u përballen me sfida të mëdha në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që ka shtyrë këto shtete të krijojnë strategjitë shtetërore për luftimin e kësaj dukurie.

Po ashtu në raport thuhet se nga viti 2012 deri në vitin 2017, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, drejtë Sirisë e Irakut, kanë udhëtuar mbi 1000 persona.

Ky numër përfshin individë që mendohet se kanë shkuar të jetojnë në ato vende. Shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi, por një numër i madh janë vrarë në zonat e luftës në Siri apo Irak.

Në mesin e personave që kanë shkuar atje ka edhe shumë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Viti 2015 ka shënuar ngadalësimin e numrit të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor që kanë shkuar në Siri e Irak.

Kjo rrugë u ndalua plotësisht në fillim të vitit 2016. Ata që kanë mbetur atje e kanë të vështirë të kthehen në shtëpitë e tyre, thuhet në raport.

Deri më tani nga zonat e luftës në Siri e Irak, janë thyer mbi 130 qytetarë të Kosovës, derisa atje vazhdojnë të jenë edhe dhjetëra të tjerë.

TEFIK RAMADANI ME QARTËSI POLITIKE NDRYSHE NGA SHOKËT – Nga Xhafer LECI

 

Në burgjet serbe malltretimet më çnjerëzore kundër shqiptarëve!

 

 

Pas shuarjes me dhunë të veprimtarisë të grupeve nacionaliste të NDSH-së,në Kosovë vepronin dhe militonin, kryesisht intelektualët, edhe në vitet `80-a, si ideologji bazë kishin marksizëm-leninizmin. Kjo shpjegohet me faktin se shteti amë, Shqipëria, ishte kyçur në këtë sistem qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, në miqësi të thellë me Rusinë, Jugosllavinë dhe aleatët e tyre!

 


 

Tefik Ramadani

 

Njëri nga këto grupe politike në vitin 1981, ishte edhe ai i kryesuar nga Sejdi Veseli (FNÇ). Ky ishte një grup i madh, i dënuar së bashku, ku bënte pjesë edhe mjeku defektolog, Tefik Ramadani.

Para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, të udhëhequr nga gjykatësi Ahmet Ahmeti , të mbajtur në qershor të vitit 1984 dalin 20 të akuzuar (në mesin e tyre edhe heroi Afrim Zhitia), të cilët dënohen me dënime shumë të rënda.

 Më shumë se kureshtja, më ka interesuar të mësoj për qasjet politike të kohës të grupeve ilegale në Kosovë. Në përgjithësi, dominon ideologjia komuniste, madje, ekstremi i saj, marksizëm-leninizmi.

Por, duke lexuar akt-akuzën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Federative Jugosllave (Kps-96/85, datë 30 qershor 1987) kundër Defektologut Tefik Ramadani, konstatoj me kënaqësi, se jo të gjithë anëtarët e këtyre grupeve mendonin njësoj. Një mendim, një qasje ndryshe politike, nga shokët e burgosur e kishte z. Ramadani.

Ai mendonte se dallimet ideologjike, nuancat politike nuk duhet të ishin pengesë për bashkëpunimin, deri në bashkim të grupeve ilegale. Edhe pse kryetari i grupit tërhiqte vërejtje, për dallimet politike-ideologjike, qëndrimi i Tefik Ramadanit ishte se ideologjia politike nuk ishte me rëndësi, por veprimi për realizimin e kërkesës  Kosova Republikë. Dhe në këtë bazë ai propozonte bashkimin e të gjitha grupeve politike, pavarësisht dallimeve ideologjike.  Dhe për këtë ai agjitonte.

 

Grupet politike, me kërkesat radikale, jashtë çdo mundësie, për t`i realizuar ato, devalvonin vetën dhe jipnin rast për goditje nga pushtuesi. Hyrja në strukturë, për aktivitet politik, si një akt i shënuar, duhej te kërkonte qartësi paraprake, për kërkesat politike, duke u përkushtua në çështjet parësore, logjike dhe më afër mundësisë për realizimin e tyre.

 

Kërkesa për barazi të shqiptarëve, në raport me kombet tjera në Jugosllavinë Federale, ishte kërkesa reale për kohën. Por kishte edhe nga ata që kërkonin shkëputje nga shteti jugosllav dhe bashkim me Shqipëninë. Një kërkesë e tillë ishte me shumë dëshirë, se sa mundësi reale, për ta realizuar atëherë.

 

Z. Tefik Ramadani kishte mendim ndryshe edhe përsa i përket regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai distancohet kjartë nga rexhimi komunist.

Nga Aktakuza e gjykatës së qarkut të Prishtinës, thuhet kjartë se “Tefik Ramadani ia përkujton Sejdi Veselit se Enver Hoxha i ka zhdukur shokët më të ngushtë, me ç`rast Sejdiu thotë se ata kanë qenë komplotistë. Ndërsa Tefik Ramadani ka shtuar se ideologjia, tani për tani, s`është me rëndësi, por veprimi “armiqësisht” për fitimin e Statutit të Republikës së Kosovës e jo për përkatësine ideologjike”.

Ndërkohë që shokët e burgosur e tepronin me hymnizimin, vërbërisht, sepse ai kishte goditur nacionalistët, atdhetarët shqiptarë, me plumba e burg, shumë me zi se sa pushteti jugosllav shqiptarët e Kosovës.

 

Pra, i burgosuri politik, Tefik Ramadani, kishte veçori dalluese nga bashkëvuajtësit e tjerë të grupeve politke:

1) Bashkimi i grupeve, pavarësisht pikëpamjeve ideologjike; 

2) Rezerva për regjimin e Enver Hoxhës me polit-byronë e tij komuniste, staliniste. 

Pra, ishte më i avancuar për statusin, që duhej të kishin shqiptarët në atë kohë. Ndërkohë që të tjerët as nuk e kanë thënë dhe as nuk e kanë pranuar.

 

Akt-akuzat dhe dënimet kundër grupeve politike shqiptare, janë dëshmi sa tronditëse, aq edhe qesharake. Dënimet e rënda, qoftë edhe për lexim literature nga Shqipëria, për biseda krejt normale, në kushte të një pushtimi sa të gjatë, aq edhe të vrazhdët, flasin për fobinë që kishte pushteti komunist jugosllav ndaj shqiptarëve. Le ta sjellim një shembull: Poeti slloven, Ivan Cankar, në vitin 1913 kishte bërë fushatë për bashkimin e popujve sllavë të Jugut, për këtë dënohet me një javë burg. Ndërsa në vitin 1914 pushteti austriak po vëzhgonte dhe kishte kapur Cankarin, duke biseduar-propaganduar në një kafene në Lublanë me disa miqë të tij serb, për këtë ai dënohet vetëm me 6 javë heqje lirie, por për shkaqe shëndetësore, pas pak ditësh, lirohet nga burgu.

Shtypi  austriak i atëhershëm këtë akt politik e kishte quajtur “marrëzi” “budallallëk” të politikës austriake… (Kritik an der „Dummheit“ der österreichischen Politik,[2] )  Me këtë për qëllim kisha krahasimin dhe dallimin e madh politik, në mes Perëndimit, para 100 vjetësh dhe ish shteteve komuniste, pikërisht të Jugo-Serbosllavisë. Ndërsa për një kërkesë të ngjashme, shqiptarët dënoheshin me shumë vite burgosje!

Harresa institucionale e “Luanit” të pajtimit të gjaqeve! – Nga Florim Zeqa

Në 9 vjetorin e ndarjes nga Zekeria Cana

Me 10 janar 2018, bëhen plot nëntë vite nga ndarja fizike me profesorin, historianin, publicistin dhe veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare, Prof. Dr. Zekeria Cana, njeriu i cili asnjëherë nuk u ndal së punuari dhe vepruari për çështjen kombëtare, që studioi dhe hedhi dritë mbi ngjarjet historike të kombit tonë deri në ditën e fundit të jetës së tij.
Vetëm pak ditë nga shkuarja në amshim e profesorit të nderuar, rastësisht e lexova intervisten e tij të fundit për revistën “Kosovarja”, të numrit festiv të vitit të ri 2009, nga e cila në kujtesën time ka mbetur e skalitur kjo thënje sa kuptimplote po aq edhe profetike e profesorit, po i citoj;

“Në dhimbje të vjen miku, në gëzime të njohurit, kurse në vdekjen tënde edhe armiqt. I vetmi ofendim, të cilin nuk mund ta ndëshkosh është fjalimi para varrit tënd”!

Nga kjo thënje shihet se profesori kishte parandjenjen se vdekjen e ka shumë afër, andaj kjo në një mënyrë tregon testamentin që i kishte lënë familjes, për një ceremoni modeste të varrimit, pa fjalime dhe pa ceremoni fetare. Kjo në fakt e tregon madhështinë, atdhedashurinë dhe modestinë e skajshme të profesorit të nderuar Zekeria Cana.
Prof. Zekeria Cana punoi dhe është ndër themeluesit e parë të Institutit Albanologjik, këtij institucioni të lartë shkencor, të cilit me punën vetëmohuese shkencore, i dha shpirt e zemër, gjak e gjallëri, duke e afirmuar këtë institucion në rrafshin e historisë tonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.
Në kohën e pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia, në fillim të viteve të ’90-ta, profesori e la akedaminë, e la penën e shkencën të pushojë për një kohë të pacaktuar, për t’u vënë në shërbim të çështjes madhore të lirisë së vendit, duke u ri-rreshtuar në mesin e veprimtarëve dhe aktivistëve të çështjës kombëtare.
Kështu profesori dhe doktori i shkencave, me tërë qënien e vet shpirtërore, mendore dhe fizike iu rrekë veprimtarisë patriotike, si një atdhetarë i rrallë dhe i guximshëm hyri në shpirtin e zemrën e popullit duke u bërë simbol i mbrojtjes së vegjëlisë, sinonim i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave kombëtare në veqanti.
Krahas angazhimit politik në alternativen kosovare, kontributi më i çmuar i profesorit Zekeria Cana ishte në pajtimeve të gjaqeve, duke u bërë krahë i fuqishëm i profesorit të nderuar Anton Çeta dhe shumë pajtimtarëve anë e kënd Kosovës në pajtimin e familjeve të hasmëruara dhe unifikimin e popullatës për rezistencë kundër pushtuesve serbomëdhenjë.
Me një fjalë kontributi i Zekiria Canës në pajtimin e gjaqeve ishte shumëdimensional. Ishte guximi dhe vendosmëria, qëndrueshmëria dhe besnikëria, morali i pastër dhe rezistenca e fuqishme përballë dhunës dhe kërcënimeve të policisë serbe që e bëjnë të veqant prej të tjerëve.
Si rezultat i përballjeve të shpeshta me forcat policore serbe gjate aksionit të pajtimit të gjaqeve, profesor Cana në mesin e popullatës ishte bërë sinonim heroizmi e qëndrese heroike, guximi e trimërie të rrallë.
Nga dashuria dhe admirimi, profesor Zekeria Canën, populli ndryshe e quanin edhe si “Luani i Pajtimit të Gjaqeve”.
Nuk ka ngjarje apo aktivitete përgjatë viteve të ’90-ta ku nuk ka qënë me prezencën e tij fizike Zekeria Cana, qoft në tubime apo demonstrata kundër pushtuesve serb, duke e kundërshtuar dhe demaskuar me të gjitha mjetet dhunën dhe terrorin shtetëror të Serbisë hegjemoniste, duke u bërë simbol rezistence paqësore dhe qëndrese burrërore të shqiptarëve të robëruar në Ballkanin jugpërendimorë.
Zekeria Cana, ishte ndër të parët që ngriti zërin, me vendosmëri e guxim kundër vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në ish Armatën Jugosllave, duke i hequr të gjitha maskat e terrorit ushtarak serbosllav ndaj shqiptarëve, duke i dhënë kurajo popullit për për një rezistencë akoma më të fuqishme në tubimet e mëdha mortore që shprehnin revoltën dhe urrejtjen kundër okupatorit shekullor serbosllav.
Pothuajse të gjithë të rinjët shqiptarë të vrarë në ish Armatën Jugosllave i varrosi me dorën e tij në tokën dardane gjithandej Kosovës martire.
Zekeria Cana nuk u ndal së vepruari as në përiudhën e lavdishme të luftës çlirimtare, duke vizituar luftëtarët e lirisë nëpër vijat e frontit, në çdo cep e në çdo kend të atdheut, ku përveq mbështetjes morale i ndihmoi edhe materialisht luftëtarët nëpërmjet donatorëve patriot dhe humanist nga të gjitha trojet e atdheut dhe mërgata jonë.
Zekeria Cana në momentet më të vështira u gjet pranë familjes Jashari në Prekaz. Ai me dorën e tij varrosi Adem Jasharin bashk me familjarët e tij dhe gjithë shqiptarët e vrarë në atë masakër makabër, të një sakrifice sublime të panjohur deri atë kohë nga historia e popujve të kësaj pjese të globit tokësorë.
Prof.dr. Cana qëndroi besnik dhe ndau fatin me popullatën e pambrojtur shqiptare edhe përgjatë bombardimit të NATO-s kundër pozicioneve ushtarako-policore e paramilitare të Serbisë në Kosovë.
Edhe përkundër pasigurisë dhe rreziqeve të shumta, çlirimin e Kosovës e priti në shtëpinë e vet në Prishtinë. Pas çlirimit kontribuoi në konsolidimin e shtetit të Kosovës, por asnjëherë nuk synoi poste as privilegje, duke bërë gjithnjë atë që mundi për popullin dhe atdheun e vet.
U largua nga kjo botë, ashtu siq largohen njerëzit e mëdhenjë me vyrtyte të larta njerëzore dhe patriotike. Veprimtaria e tij madhore na bënë të ndjehemi krenar që e kishim një burrë të madh dhe besnik të kombit tonë, veprimtar të çështjes kombëtare dhe historiografisë tonë kombëtare.
Emri i Prof. Dr.Zekeria Canës, do të mbetët emër i pashlyer në kujtesën historike të popullit tonë, si emër i historiografisë, emër i njohur i publicistikës shqiptare, emër i njohur i ecjes tonë kombëtare, emër i shumë brezave që mësuan dhe u frymëzuan nga ai. Me një fjalë Zekeria Cana do të mbetët emër i bekuar gjithkund, kahdo e kudo ndër shqiptarë, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë.
Në fund të këtij shkrimi, me modesti dëshiroj të potencoj një fakt për lexuesit. Ndjehem krenar që kam jetuar dhe vepruar në epokën më të lavdishme kombëtare, njëherit ndjehem me fat dhe tepër i privilegjuar që kam pasur rastin ta takoj nga afër dy herë në jetën time Prof.Dr. Zekeria Canën.
Takimi i parë ishte në tubimin e madh të Pajtimit të Gjaqeve të “Verrat e Llukës” me 1 Maj 1990, ku nga afër e pash me sytë e mi guximin dhe heroizmin e një atdhetari,…i cili me trupin e tij ndaloj Autoblindin e policisë serbe i cili ishte i gatshëm të provokoj dhunë dhe gjakderdhje shqiptare.
Ndërsa hera e dytë, ishte pikërisht në fashtin tim të lindjes në Bokshiq, komuna e Klinës, me rastin e zgjedhjeve të para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç’rast zgjidhet edhe Kryetari i parë i Republikës së Kosovës ( Ibrahim Rugova ) me mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut, ku profesor Cana kishte ardhur të vëzhgoi nga afër zgjedhjet e lira dhe demokratike në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë.
Prof. Dr. Zekeria Cana ka ndërruar jetë në moshen 75 vjeqare me 10 Janar 2009, duke lënë gjurmë të pashlyera në jetën shkencore, historiografike, publicistike dhe politikës kombëtare.
Edhe pse kaluan plotë nëntë vjet nga shkuarja e tij në amshim, paradoksalisht Zekeria Cana ka mbetur një nga figurat më të anashkaluara nga harresa institucionale, mediatike dhe shoqërore e popullit tonë!.
Duke qënë i bindur se, në një shkrim autorial nuk mund të thuhen gjitha ato që meritojnë të thuhen për një figurë madhore të historisë kombëtare, qëllimi ishte, që me vogëlsinë time të hedhë pakëz dritë rreth një pjese të veprimtarisë atdhetare të Prof.Dr. Zekeria Canës, e për më tepër se kaq, t’u sjellë në kujtesë gjeneratave të reja harresën institucionale ndaj figurave më markante të kombit tonë.
Prof.Dr. Zekeria Cana ishte dhe do të mbetët një nga historianët më të çmuar të Kosoves dhe mbarë trojeve etnike, shëmbull i akademikut dhe intelektualit të guximshëm, veprimtar i paepur i çeshtjes kombëtare dhe personalitet i papërseritshëm në historinë e lavdishme shqiptare.
Lavdi jetës dhe veprës sa madhore, po aq dinjitoze të Zekeria Canës!

Haradinaj: Qëndrimi i AAK-së që në fillim ka qenë kundër Speciales

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me disa ministra nga kabineti qeveritar ka vizituar Komunën e Prishtinës ku ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me disa ministra nga kabineti qeveritar ka vizituar Komunën e Prishtinës ku ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti.

Në një konferencë për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryeministri Haradinaj në pyetjen lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, për të cilën kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kjo gjykatë duhet të ndodhë dhe inicuesit e saj nuk kanë bërë një punë të mirë për shfuqizimin e saj, u përgjigj se qëndrimi i partisë së tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka qenë kundër që në fillim kur është votuar në Kuvend dhe shtoi se edhe nesër do të votojnë kundër.

Haradinaj tha se do ta respektojnë iniciativën e deputetëve në cfarëdo situate lidhur me këtë gjykatë.

Mes tjerash Haradinaj tha se me kryetarin Ahmeti kanë zhvilluar një takim pune duke shtuar se ky takim i ngjason takimeve në mes të dy qeverive. Ai theksoi se kanë biseduar për tema të ndryshme të cilat janë në interes të qytetarëve të Prishtinës si për ligjin për Prishtinën dhe implikimet që ka ky ligj, për rendin dhe gjendjen e policisë në kryeqytet, gjendjen në spitale, për projektin e ndërtimit të një pallati të operës, për zhvillimet aktuale në arsim që në fokus ka qenë ‘Testi Pisa’ dhe furnizimi me energji.

Ai po ashtu tha se nuk do të ketë pengesa nga ana e qeverisë në punët e komunës përderisa komuna mund ta propozojë metodologjinë duke shtuar se në takim kanë qenë prezent edhe drejtorët dhe ministrat për lehtësimin e punës së kësaj komune.

Haradinaj: Nuk kam marrë përgjigje për vizë nga ambasada e SHBA-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmoi se ka aplikuar për vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) por tha se ende nuk ka marrë përgjigje.

Në konferencën për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryeministri Haradinaj u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me temën e aplikimit për vizë të SHBA-së. Ai konfirmoi se zyra e tij ka aplikuar për vizë dhe se ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me këtë.

Haradinaj tha se janë disa ngjarje rresht për të cilat do të dëshironte të zhvillonte një vizitë në SHBA duke theksuar se do të shkojë atëherë kur ambasada amerikane do t’ia mundësojë vizën.

Ai tha se ka marrë ftesë nga Komandanti i Iowa-s për të marrë pjesë në një organizim më 11 janar dhe në Lutjet e Mëngjesit për të cilat do të dëshironte të zhvillonte një vizitë në SHBA. aa

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikan që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, ka humbur jetën të shtunën.

Aktualisht po zhvillohen hetime rreth këtij rasti, por nuk janë dhënë hollësi mbi rrethanat e vdekjes.

Në një njoftim të ushtrisë amerikane thuhet se Robert W. Jones nga Arizona, 21 vjeçar, ishte pjesë e policisë ushtarake amerikane.

“Robert Jones ishte një ushtar i shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë koloneli Jeffrey Searl, nga policia ushtarake.

Ushtari Jones ishte pjesë e rreth 700 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë. Aktualisht rreth 4 mijë e 400 trupa të NATO-s shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s qenë në vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Lista e Zezë: Ja politikanët e Kosovës që nuk mund të udhëtojnë në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është detyruar ta refuzojë ftesën e Komandantit të Gardës Nacionale të Iowa-s së SHBA-së për një ngjarje të organizuar nga ai, pasi nuk ka mundur të pajiset me vizë. Këtë e ka konfirmuar mbrëmë një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka anuluar një vizitë të planifikuar për 11 janar në këtë shtet federal amerikan, me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”. Por, kush janë edhe 37 shqiptarët, të cilëve u ndalohet udhëtimi për në SHBA?

Përveç kryeministrit, është një listë e gjatë prej 37 shqiptarëve të cilët figurojnë si “persona të rrezikshëm” në listën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave të shtetasve nga Kosova që SHBA-ja i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e saj.

Ky urdhër është nënshkruar nga ish-Presidenti, George W.Bush, në vitin 2001 dhe ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’i bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në qershor të vitit 2017 e ka vazhduar edhe për një vit këtë urdhër ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë listë i vetmi shtetas nga Shqipëria është Idajet Beqiri. Ndërsa nga Maqedonia rezultojnë Menduh Thaçi, Gafur Adili dhe Nuri Bexheti.

Në listën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit në faqen e tij zyrtare në qershor të vitit 2017, përfshihen edhe një sërë kompanish, apo organizatash humanitare, kryesisht me karakter islamik, si edhe disa grupime paramilitare, apo lëvizje ushtarake të krijuara që në kohën e luftës në Kosovë e Maqedoni, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Armata Kombëtare Shqiptare etj. /Gazeta Express

Kosovë: Qeveria e shqetësuar për vdekjen e dy vetëve afër Obiliqit

Pamje nga Prishtina

Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.

Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për këtë rast, që të bashkëpunojnë me organet e rendit, theksohet në kumtesën e qeverisë.

“S’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist”, historiani nxjerr deklarata e Rexhep Qoses gjatë regjimit komunist

Akademiku Rexhep Qosja së fundmi i është rikthyer komenteve dhe opinioneve për situatën politike në Shqipëri. Pas kësaj  ish- kreu i arkivës në Ministrinë e Brendshme dhe historiani Kastriot Dervishi ka publikuar qëndrimet e akademikut në një vizitë të zhvilluar në vitin 1970  për sistemim komunist.

Në relacion shkruhet se Qosja ripohon se s’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist.

Po ashtu në relacion shkruhet se: “Gjatë vizitave të ndryshme dhe në biseda ai u shpreh me entuziazëm për sukseset e ndërtimit socialist në Shqipëri. Ai tha se ‘i bëhet zemra mal’ kur shikon zhvillimin e vrullshëm të Shqipërisë në këto 25 vjet që të bindin se si ‘mund të shkurtohet historia’.”

Postimi i plotë:

Rexhep Qosja dhe vizita e vitit 1970

Herë pas here Rexhep Qosja jep mendime për zhvillimet politike në Shqipëri. Gjithmonë dihet se çfarë do të thotë ai, pavarësisht artikulimit të fjalive që sjell. Disa mendime të tij të dikurshme, kam dëshirë t’i përcjell në këtë postim. Bashkëpunëtori shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Rexhep Qosja qëndroi në Shqipëri më 6 – 28 janar 1970, me ftesë të Universitetit të Tiranës. Për këtë vizitë, më 6 shkurt 1970 Androkli Kostallari përgatiti një relacion të cilin ia dërgoi Behar Shtyllës. Ndër të tjera, për Rexhep Qosjen, në këtë relacion (të gjatë) thuhet:

-Në studimet e tij dhe në takime me shokë të ndryshëm, ai ripohoi se “s’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist” se do të mundohet të zbatojë metodologjinë marksiste – leniniste, pavarësisht se sa ia arrin kësaj gjëje.

-Gjatë vizitave të ndryshme dhe në biseda ai u shpreh me entuziazëm për sukseset e ndërtimit socialist në Shqipëri. Ai tha se ‘i bëhet zemra mal’ kur shikon zhvillimin e vrullshëm të Shqipërisë në këto 25 vjet që të bindin se si ‘mund të shkurtohet historia’. ‘Kryesorja është, tha ai, është se ju të gjitha këto i bëni duke u mbështetur në forcat tuaja’ ai tha se është i bindur që vetëm socializmi mund ta shpëtonte popullin shqiptar nga gjendja e mjeruar dhe e prapambetur në të cilën ndodhej në të kaluarën. Kjo gjendje, siç tha ai e njihte jo vetëm nëpërmjet leximeve, por edhe përmes kujtimeve të babait të vet, i cili për 12 vjet ka jetuar në Shkodër, pas Luftës së Parë Botërore dhe ka lënë atje të vdekur nga mjerimi, sëmundjet dhe uria gjithë të afërmit e tij.

-Rexhep Qosja tha se krahas përparimeve të mëdha në lëmin ekonomik e kulturor, atij i ka bërë përshtypje të veçantë fakti që në Shqipëri ka ndryshuar dhe fizionomia e njeriut, është formuar njeriu i ri, me tipare të reja. Në mënyrë të veçantë lëvizjet për çrrënjosjen e besimeve fetare dhe për çlirimin e plotë të gruas, ai i çmonte si ngjarje të një rëndësie të madhe. ‘Është shumë domethënëse, tha ai që Shqipëria është vendi i parë në botë pa kisha e pa xhami. Feja, tha ai, topit dhe çorodit ndërgjegjen e popullit, kurse për fat të keq në Kosovë ka ende një ndikim të fortë; atje ka ende medrese dhe gjenden njerëz të cilët në vend që kursimet e tyre t’i falin për të ngritur një shkollë, i përdorin për të shkuar në Qabe”.

Vetëvendosje: Jep dorëheqjen edhe deputeti Faton Topalli

Deputeti Faton Topalli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozicionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në letrën e dërguar tek anëtarët e Kryesisë së kësaj Lëvizje ka përmendur shqetësimet e tij.

“Po jap dorëheqja nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, respektivisht politika sociale. Pra le ta mbajnë pushtetin ata që e duan. Si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i përgjigjem Këshillit të Përgjithshëm sa herë që të ketë dëshirë për të raportuar për punën time si deputet”, ka shkruar Topalli në letrën e tij.

Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht po përballet me probleme të brendshme, përçarje e mospajtime.

Nga postet e larta drejtuese, tashmë kanë dhënë dorëheqje personalitete të njohura politike duke përfshirë kryetarin Visar Ymeri, nënkryetarin Dardan Sejdiu dhe anëtarë tjerë të këtij subjekti politik.

Rudina Jasini: Procesi i gjykatës speciale nuk mund të zhbëhet

Në këtë fazë gjykata ka filluar funksionimin në Hagë dhe janë caktuar gjyqtarët, por ende nuk janë ngritur aktakuza.

Në një intervistë nga Londra, studiuesja e së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Rudina Jasini, i tha kolegut të Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi se arësyeja që ka patur një reagim kaq të fortë nga vendet e Kuintit është se për ngritjen e shtetit të së drejtës në Kosovë, vendet Perëndimore kanë bërë një investim mjaft të madh gjatë një periudhe disavjeçare.

Zonja Jasini tha se fakti që Gjykata speciale është ngritur në Hagë është pikërisht për të mbajtur standarde të larta proceduriale ndërkombëtare të procesit gjyqësor, sidomos për sigurimin e dëshmitarëve, për garantimin e të drejtave të të akuzuarve dhe mbi të gjitha të barazie midis palëve në procesin gjyqësor.

Juristja tha se sigurisht, një shumicë teknike mund të krijohet për të themeluar një ligj të ri ose për të ndryshuar përmbajtjen e ligjit aktual. Por kjo nuk mund të zhbëjë procesin e ngritjes së kësaj gjykate.

Kjo, tha zonja Jasini, do ta sillte Kosovën në një ngërç të padiskutueshëm juridik dhe do të dëmtonte mjaft rëndë marrëdhëniet me vendet e Kuintit por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kjo do të sinjalizonte gjithashtu se Kosova nuk e ka marrë seriozisht procesin e trajtimit të krimeve të luftës dhe të atyre të pasluftës.

Hapgood: Haradinaj anulon vizitën në Iowa të SHBA-së

Një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s.

“Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka shtuar ai.

Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Por, Halil Matoshi, nga kabineti i kryeministrit Haradinaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “e gjithë çështja është ende në procedurë”.

“Nuk e dimë, por nuk kemi konfirmim as po as jo”.

“E gjithë çështja është ende në procedurë. Kryeministri i Kosovës shkon në Iowa më 11 janar, prandaj ende presim, nuk kemi konfirmim nëse i është refuzuar apo do të jetë (v.j. i pranishëm në ngjarjen në Iowa), ka thënë Matoshi.

Mediat në Prishtinë kanë raportuar të dielën se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.

Vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur ta marrë vizën.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook.

Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtar pas përpjekjeve të ligjëvnësve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte.

Prishtinë, studentët kundër uljes së vlerës së bursave në UP

Studentë me anë të pikturave dhe punimeve artistike kanë shprehur kundërshtimin lidhur me vendimit e Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore

PRISHTINË – Disa studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të cilët janë edhe pjesë e organizatës Studentore “Reforma” me anë të pikturave dhe punimeve artistike kanë shprehur kundërshtimin lidhur me vendimit e Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore për studentë të shkëlqyer, nga 900 në 500 euro.

Studentë të cilët zhvilluan këtë aktivitet janë pjesë e Fakultetit të Arteve pranë UP-së. Ata me anë të pikturave kanë shprehur gjendjen e vështirë të studentëve pas vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” më 21 dhjetor që parasheh zbritjen e bursave nga 900 euro në 500 euro.

Pikturat e punuara nga vetë studentët shfaqin edhe mesazhe të ndryshme për shpenzimet e shumta të tyre për të cilat mendojnë se nuk po merren parasysh nga drejtuesit e universitetit.

Në emër të studentëve, nënkryetari i organizatës studentore “Reforma dhe njëherësh student i Fakultetit të Arteve në këtë universitet, Arben Elshani në një prononcim për mediat tha se përmes këtij aktiviteti “do të shprehim jo vetëm kundërshtimin për vendimin që të kthehet në rishqyrtim, por edhe të kthehet vlera e bursës që më herët ka qenë 900 euro”.

Ai theksoi se në qoftë se nuk realizohet kërkesa e tyre ata do të vazhdojnë me aktivitete të ndryshme dhe protesta deri në shkarkimin e bordit aktual. “Do të kërkojmë edhe nga ministri i Arsimit dhe Qeveria që të ndodh shkarkimi i bordit në mënyrë që kjo kërkesë të realizohet deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi për asnjë rast”, tha Elshani.

Elshani shtoi se ata do të merren edhe me temat për rritjen e cilësisë dhe zhvillimit në universitet, ndërsa sa i përket kërkesës për bursat do të merren me bordin aktual.

Ndërsa, dy ditë më parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj kishte pritur në takim një grup të studentëve bursistë të UP-së ku kishte garantuar se nuk do të ketë zvogëlim të bursave. aa

Imamët do të ligjërojnë në burgje kundër radikalizmit

Rreth 150 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak, po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës.

Të njëjtit, nga institucionet e Kosovës, vazhdojnë të konsiderohen si rrezik potencial, andaj edhe po punohet për deradikalizimin e tyre.

Në procesin, e ashtuquajtur të deradikalizimit, janë të përfshira disa institucione shtetërore, Bashkësia Islame e Kosovës, shoqëria civile, por një angazhim parësor ka edhe Ministria e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ekziston radikalizmi në burgjet e Kosovës. Andaj, sipas tij, kjo dukuri do të luftohet përmes ligjëratave të imamëve nëpër qendrat korrektuese.

Ai ka treguar se shumë shpejt do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke bërë të ditur se janë përzgjedhur edhe imamët të cilët do të ligjërojnë para të burgosurve.

“Ka qenë gjithmonë një tendencë e disa të burgosurve që i shpie në radikalizëm të dhunshëm. Ditëve në vijim do të nënshkruaj një memorandum mirëkuptimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila mundëson mbajtjen e ligjëratave nga persona që do të jenë të autorizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për të pamundësuar një radikalizëm të tillë në burgjet e Republikës së Kosovës” ka thënë ministri Tahiri.

Sipas Tahirit, është shumë e rëndësishme që personave të cilësuar si të radikalizuar, t’u ofrohet mundësia që të integrohen në shoqëri në mënyrë që ata të mos paraqesin rrezik pas përfundimit të dënimit.

“Ky është edhe qëllimi që këta persona që janë të dënuar konform ligjit për implementim të sanksioneve penale, që i vuajnë dënimet në qendrat korrektuese në Republikën e Kosovës, në momentin kur e përfundojnë dënimin të jenë persona të cilët nuk do të paraqesin rrezik më tutje për shoqërinë tonë, mos të paraqesin rrezik për të rinjtë, mos të arrijnë t’i indoktrinojnë të rinjtë që të ndjekin rrugën mbi të cilën ata i ka dërguar të paktën në qendrat korrektuese” ka thënë Tahiri.

Ministri Tahiri ka folur edhe për qytetarët e Kosovës që vazhdojnë të jenë në vatrat e luftës në Siri apo Irak, duke thënë se së bashku me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, do të punojnë për kthimin e tyre në vendlindje.

“Kemi të bëjmë me njerëz që tashmë u bënë disa vite që kanë kaluar nëpër ato vatra të luftës dhe padyshim që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre, duhet t’u qasemi me kujdes. Ata njerëz në asnjë rrethanë nuk duhet të anashkalohen, ata njerëz nuk duhet të lihen anash shoqërisë, mirëpo duhet të trajtohen konform ligjeve që i kemi në fuqi” ka shtuar ministri i Drejtësisë.

Nga viti 2012 në zonat e luftës në Siri e Irak, kanë shkuar mbi 300 qytetarë të Kosovës dhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 70 prej tyre janë vrarë.

Rreth 130 tashmë janë kthyer në Kosovë dhe pothuajse të gjithë janë arrestuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja.

Aktualisht në këto zona, sipas të dhënave zyrtare, vazhdojnë të jenë edhe 27 fëmijë dhe 44 gra.

Serwer: Shfuqizimi i Speciales ka pasoja serioze për Kosovën

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të përcillet me pasoja serioze për Kosovën, pasi që, sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në dhe me BE-në do të jenë shumë më problematike

Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do t’i bënte marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe me Bashkimin Evropian (BE) shumë më problematike dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, duke shtuar se liderët kosovarë po sillen sikur të jenë të kërcënuar nga Gjykata. 

Pas dy dështimeve që kjo çështje të procedohet në Kuvend në fund të vitit të kaluar, Serwer shpreson që një përpjekje e tillë të mos realizohet gjatë këtij muaji, ashtu siç po pritet të ndodhë pas kthimit të deputetëve nga pushimet e fundvitit.

Analisti amerikan gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka folur edhe për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, me ç’rast ka vlerësuar se ky është një veprim i pamatur politik, pasi Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave me BE-në.

Ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet zbatuar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Edhe këtu Kosova ka shumë më tepër për të fituar nga zbatimi i programit sesa nga braktisja e tij”, ka potencuar Serwer.

VRASJA E SMAJL HAJDARAJT MË 17 JANAR 2002 LA ZBRAZËTIRË TË MADHE JO VETËM NË LDK, POR EDHE NË KOSOVË – Nga SKËNDER MULLIQI

Më 17 Janar 2002, në hyrje të banesës së tij në lagjen “Fidanishte” në Pejë, në orët e mbrëmjes nga një dorë mizore iu shua jeta deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandantit të UÇK-së për Rugovë, Smajl Hajdarajt. Iu shua jeta pa e shijuar mirë atë, një njeriu që bashkë me familjën e tij atdhetare bënë shumë historikisht për kombin. Në Janarin e tragjedive dhe krenarive kombëtare nga një pritë e organizuar u vra një njeri i urtë, bujar, veprimtar i madh i LDK-së dhe ushtarak i vijës institucionale të presidentit të Kosovës, dr.Ibrahm Rugova.

Vrasja e Smajlit dhe shumë vrasje të tjera mbetën ende të pa ndriçuara. Në atë kohë vrasja e Smajlit kishte bërë jehonë të madhe, se ishte vrarë deputeti i Parlamentit të Kosovës . Edhe një zyrtar i lartë o Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kishte thënë së kjo organizatë do të bëjë maksimumin që të gjejë vrasësit dhe të përcaktoj arsyet e vrasjës së Smajl Hajdarajt.Por, nga këto deklarata dhe shumë te tjera deri më tash së do të bëhët diq në zbardhjën e vrasjeve të motivura politikisht nuk doli asgjë. Por, herdo kur, ky pluhur i harresës do të hiqet, dhe të gjitha vrasjet do ta gjejnë dritën e diellit. E gjejnë dritën e diellit, sepse gjaku i derdhur pa marrë parasysh së sa vite shkojnë nuk e lenë pa i shpërfaqur vrastarët.Smajl Hajdaraj dhe kontribut kombëtar qysh nga mosha rinore, dhe nuk u ndalë kurrë edhe me armë në dorë derisa sa Kosova u bë shtet i lirë dhe i pavarur.

Smajli si komandant i UÇK-së dhe si njeri kishte autoritet të madh jo vetëm në Rugovë por edhe në Rrafshin e Dukagjinit. Këtë respekt Smajli e kishte fituar me tiparet e tija të larta njerëzore dhe atdhetare. Ai ishte njeri afert më të gjithë ata që patën rastin ta njohin .Ishte njeri plotë elan për jetë, plotë energji dhe shumë optimist për të ardhmen e popullit të vet. Sigurisht se Smajli kishte luftuar për një Kosovë me ndryshe siq e kemi sot.Kishte luftuar për nje Kosovë pa krim të organizuar dhe korrupcion. Kishte luftuar për një Kosovë ku të gjithë do të kënë mirëqenje.Ka luftuar që vendi i tij të bëhët një shtet I prosperuar dhe demokratik. Smajli sigurisht së nuk e ka paramenduar së LDK-ja do të bie në duar të interesagjinjëve politik. Nuk e ka paramenduar se do të nepërkemben aq lehtë vlerat rugoviane të këtij subjekti politik dikur më e madhi në Kosovë.Vrasja e Smajlit la zbrazëtirë të madhe jo vetëm në LDK, por edhe në Kosovë. Ai u vra por nuk vdiq asnjehëre.

Ceremonia e varrimit të tij në fshatin Zahaq ku prehen eshtrat e tij, ishte ceremonia më madhështore pas ceremonisë mortore të presidentit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova. Me mijëra qytetarë nga mbarë Kosova atë ditë ia dhanë lamtumirën e fundit një atdhetari të madh. Vargu i atyre që ishin prezent atë ditë janari dukej i pafund, sikur është edhe e pafundme edhe vepra e tij. Jeta dhe vepra sublime e atdhetarit Smajl Hajdaraj do të mbetet e pavdekshme . Edhe pse vetëm pse fizikisht u nda nga familja , miqët , shokët dhe dashmirët, ai është gjallë me veprën e tij. Jeta dhe vepra e tij, do të jënë udhërrefim për brezat e rinjë së si duhet dashur atdheu dhe kombi.Ai ishte dhe ka mbetur mburrja dhe krenaria e familjës atdhetare Hajdaraj nga Rugova .Ai është krenaria e kombit.Sakrifica e tij për liri dhe pavarësi është e përjetshme. Prandaj , çdo përvjetor që vjen na e shton mallin , dhembjen por edhe krenarinë për atdhetarinë, Smajl Hajdarajn. Lavdi jetës dhe veprës së Smajl Hajdarajt!

Një vit rënkim dhe mallkim i qytetarëve me shpresa të thyera! – Nga Florim Zeqa

Në Kosovën e pasluftës nuk mbahet mend të ketë qënë ndonjë vit kaq i ngjeshur zgjedhor, vit i dështimeve, i gënjeshtrave dhe prapaskenave të politikanëve të barrikaduar në blloqe dhe istikame partiake.
Partitë politike pa dallim, pushtet apo opozitë nuk i kanë shqetësim problemet e qytetarëve, hallet dhe brengat e tyre të përditshme. Si gjithnjë politikanët vrapojnë vetëm pas posteve e privilegjeve personale, synim kanë pasurimin e paligjshëm nga vjedhja djersës së qytetarëve dhe zhvatja e buxhetit të shtetit.
Politikanët e pangopshëm kosovarë, asnjëherë nuk janë marrë seriozisht  me ndërtimin e shtetit, por me uzurpimin e tij, me vjedhjen dhe plaçkitjen e çdo gjëje publike duke e trajtuar shtetin si plaçkë lufte e jo si pronë e gjithë qytetarëve.
Vitet ikin njëri pas tjetrit, Kosova vendnumëron pa ndryshuar asgjë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së varfërisë së qytetarëve. Në anën tjetër politikanët shtojnë pasuritë e tyre milionëshe!
Tashmë janë zhgënjyer të gjithë qytetarët e vendit, nuk i besojnë më asnjë subjekti politik dhe asnjë lideri partiak. Është tepër e dhimbshme, kur dëgjon mërgimtarët e dëshpruar, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur, të thonë; “nuk do të kthehem më asnjëherë në Kosovë”, shkaku i zhgënjimit në partitë politike dhe politikanët e korruptuar kosovar, pa dallim pozitë dhe opozitë, në një shtet pa pikë perspektive dhe shtet tërësisht në duart e krimit të organizuar e mafio-oligarkisë kriminale.
Kështu qytetarët e Kosovës të vetmen shpresë për një jetë më të mirë po e kërkojnë duke gjetur mënyra për të ikur sa më shpejtë e sa më larg Kosovës , duke ikur nga ky shtet i kapur nga mafio politikane e mafio oligarkët ekonomik.
Jo vetëm të rinjët, por të gjitha shtresat e popullësisë vazhdojnë të kenë një emdërr të përbashkët; “me dalë jasht vendit në kërkim të shpresës për një vend pune”, pasi kohëve të fundit të vetmet vende të punës që po hapen, janë ato në pushtetin qendror dhe lokal, përkatësisht në dikasteret qeveritare, respektivisht ato të zv.ministrave, këshilltarëve, vozitësve dhe shërbyeve tjerë më të vegjël për menaxhimin e faqeve të internetit nga të cilat e përcjellin politikën, ngase duke vrapuar pas tenderëve dhe ahëngjeve nuk kanë kohë të qëndrojnë në vendet e tyre të punës,…pëderisa në nivelin lokal puna është pak më ndryshe, ata qytetarë që dëshirojnë të “bluajnë në dorë” takimet me zyrtarët komunal u duhet t’i bëjnë në byfetë dhe kafeteritë private të preferuara nga këta të fundit, ndryshe duhet të bredhin poshtë lartë për realizimin e të drejtave të tyre legjitime!
Politikanët grabitëçarë, qytetarëve përveq vjedhjes së parasë, djersës dhe mundit ua kanë thyer të gjitha shpresat, fëmijëve ua kanë vrarë ardhmërinë, rinisë përspektivën në vendin e tyre,…përderisa nderin, moralin dhe karakterin njerëzorë ua kanë baltosur e përdhosur si asnjë herë më parë gjatë historisë.
Njerëzit e rëndomtë e kanë krijuar përshtypjen se në vendin tonë çdo gjë e ka marr tatpjetën për shkakun se njerëzit e ngritur në pikëpamje shkollore, kulturore, intelektuale dhe politike vazhdojnë ta përcjellin në heshjte katandisjen e vendit nga kusarët politikë, nga frika e gjakpirësve e këtij atdheu të larë me gjak përgjatë shekujve.
Mjerisht, kjo klasë politike e bastarduar, përveqse të përgjegjshëm, u treguan edhe të pamëshirshëm ndaj popullit, duke mos i sjellur asnjë të mirë në jetën e tyre. Sikur të ishte ndryshe, ky popull bujarë dhe fisnik, përveqse falenderues do t’u kishte thurur vargje dhe kënduar këngë ashtu siq u kënduan burrave të mëdhenjë të kombit dhe dëshmorvë të lirisë përgjatë historisë.
Kështu në vend të uratave për politikanët, qytetarët e dëshpruar, parreshtur rënkojnë dhe malkojnë të gjitha partitë dhe elitat e tyre politike.
Kështu nga viti në vit, bilanci i fundvitit është më i neveritshëm se sa në vitin paraprak; me ngecje në të gjitha drejtimet, rënje të investimeve nga jasht dhe zvogëlim të vendeve të punës për qytetarët e rendomtë.
Dhe për habi, bilanci i çdo fundviti është ky; përderisa qeveritarët i numërojnë “sukseset” imagjinare dhe milionat në llogaritë e tyre, qytetarët i numërojnë “centët” e fundit në xhepat e tyre të cekët!
Papërgjegjësia dhe mos llogaridhënja janë dukuri e të gjithë politikanëve në Kosovën e pasluftës. Asnjeri prej politikaneve deri më sot nuk ka pranuar të japë llogari për dështimet, për degradimin dhe kalbjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar!
Ndodh pikërisht kështu për faktin se këtu kemi të bëjmë me një sistem të organizuar antivlerash të katapultuar në qeverisjen e vendit, ku si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme në qeverisjen e vendit, qytetarëve u janë thyer të gjitha shpresat për jetë, ku njerëzit duan të ikin e  largohen sa më parë, sepse e ardhmja e fëmijëve të tyre nuk është aspak e sigurt në këtë vend të sunduar e jo të qeverisur me ligj e kushtetutë.
Ashtu siq hyrëm në vitin 2017-të, edhe po e lëmë pas, mbase si njërin nga vitet më të mbrapshta të paspavarësisë, me shpresa te thyera për mosrealizimin e premtimeve të pushtetarëve të vjetër dhe të rinjë, siq ishin; liberalizimi i vizave, , luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, e të mos flasim për zhvillim ekonomik të vendit dhe mirëqënje të qytetarëve që nuk shihet gjëkundi në horizont!
Me këtë të zhvillimit ekonomik dhe keqqeverisjes së vendit, me këtë shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar në dy nivelet e qeverisjes së vendit, jo vetëm brezi aktual por edhe shumë breza rrezikojnë të plaken në varfëri dhe të pashpresë për të jetë në vendin më të pasur me resurse natyrore dhe me pasuri marramendëse nëntokësore.
Për fajin e politikanëve të papërgjegjshëm, Kosova nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë siq ishte deri në 17 shkurtin 2008-të, është kthyer në një vend ku ëndërrat shndrrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku vdekja të shoqëron kudo dhe kahdo në çdo hap të jetës.

Vetëvendosje: Jep dorëheqje Dardan Sejdiu

Pas dorëheqjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili dha dorëheqje nga drejtimi i këtij subjketi, sot edhe Dardan Sejdiu, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sejdiu i ka dërguar një letër partisë, ku ka njoftuar për dorëheqje nga posti i nënkryetarit të parë.
“Kam vendosur që nga sot të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mia drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje, nga posti i nënkryetarit të parë të Lëvizjes, nga Kryesia e Lëvizjes, dhe nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes”, thuhet pos tjerash në letrën e Sejdiu.
Ai ka njoftuar po ashtu se veprimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet dhe anëtar i VV-së.

Kosovë: Mbi 350 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve

Një person nga Komuna e Shtimes, ishte raportuar nga Policia e Kosovës, të ketë qenë viktima e radhës e plagosjes nga një plumb qorr, si pasojë e festimeve me të shtëna armësh, gjatë natës së Vitit të Ri.

Raste të tilla në Kosovë përsëriten qoftë gjatë festave, apo ahengjeve familjare, ngaqë festimet me të shtëna armësh, tashmë janë bërë një lloj tradite në Kosovë, ndonëse një mënyrë e tillë festimi është e ndaluar me anë të ligjit.

Përdorimi i armëve gjatë festimeve, bëhet edhe më i rrezikshëm për faktin se statistikat tregojnë për një numër të madh të armëve ilegale që vazhdojnë të mbeten në duart e qytetarëve.

Gjatë vitit 2017, janë konfiskuar rreth 1500 armë ilegale dhe numër i madh i municionit nga duart e qytetarëve.

Por njohës të çështjes së sigurisë thonë se janë rreth 350 mijë armë të vogla e të lehta, që qytetarët i posedojnë në mënyrë ilegale.

Numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve, paraqesin rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vetë qytetarët.

Kështu thonë njohës të çështjes së sigurisë, sipas të cilëve armët ilegale janë një prej problemeve kryesore që e ka aspekti i sigurisë publike në Kosovë.

Eksperti për çështje të sigurisë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se posaçërisht përdorimi i armëve nga të miturit mbetet mjaft shqetësuese për sigurinë në vend.

“Nga raporti i UNDP-së llogaritet që janë 350 mijë armë të vogla dhe të lehta në formë ilegale në duart e qytetarëve. Policia disa herë ka shkatërruar një numër të tyre , prezenca mbetet jashtëzakonisht e madhe”.

“Janë dy mënyra të ndryshme për ta larguar këtë dukuri negative. E para është rritja e vetëdijesimit sidomos tek prindërit, që të mësojnë fëmijët e tyre për pasojat e armëve ilegale, si dhe të ndërtohet një program nacional kombëtar për të shkëmbyer armët ilegale me elemente tjera, që mund t’i hyjnë në punë familjeve”, tha Ramadani.

Autoritetet e rendit ndërkaq kanë theksuar faktin se janë lansuar në vazhdimësi fushata vetëdijësuese për rrezikun që paraqesin armët ilegale dhe posedimi apo përdorimi i kundërligjshëm i tyre.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, tha se mesatarisht çdo vit nga Policia, përmes operacioneve aktive policore, konfiskohen rreth 1200 deri 1500 armë të llojeve të ndryshme.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, në vazhdimësi ka ndërmarrë veprime konkrete në funksion të krijimit të një sigurie më të madhe për qytetarët, duke konfiskuar edhe një sasi të konsiderueshme të armëve, mjeteve të pashpërthyera dhe municioneve të ndryshme gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës”, tha Hoxha.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione relevante të cilat mund të çojnë në identifikimin apo gjetjen e armëve, municioneve apo mjeteve tjera të rrezikshme, që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë Policinë, të bashkëpunojnë me organet kompetente, dhe veprime të nevojshme do të ndërmerren sipas ligjeve në fuqi”, tha Hoxha.

Ndryshe, posedimi i armëve në Republikën e Kosovës rregullohet me ligj, prandaj edhe bartja apo posedimi i tyre në mënyrë të kundërligjshme është e sanksionuar me ligj.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli – Selani

    Ariana Kasapolli – Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Vetëvendosje në udhëkryq

Por, pas afër 6 muajve, ky subjekt politik kishte treguar shenjat e para të përplasjeve të brendshme.

Thyerjet e para, ishin vërejtur mes deputetëve Aida Dërguti, Dardan Molliqaj në njërën anë dhe ish-kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti në anën tjetër.

Përplasjet pasuan publikimin e bisedave private të disa deputetëve të Vetëvendosjes, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuar Albin Kurtit.

Të martën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti politike. Ai ka përmendur përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe “pamundësinë për të ndikuar në ndaljen e tyre”.

“Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime, që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh”, tha Ymeri.

Visar Ymeri, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. 9 qershor, 2017

Visar Ymeri, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. 9 qershor, 2017

Në dhjetor të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar të ardhshëm të kësaj lëvizjeje, pas përplasjeve që shpërthyen brenda saj, e cila po përballet me krizën më të rëndë që nga formimi i saj.

Hydajet Hyseni, anëtar i Kryesisë dhe drejtues si Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje tha për Radion Evropa e Lirë se për dorëheqjen e Ymerit nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe se siç tha ai, nuk ishin në dijeni më herët për vendimin.

“Çështja e dorëheqjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje është e papërfunduar e pafinalizuar. Është deklaruar publikisht dorëheqja, por ky vendim nuk është shqyrtuar në organet udhëheqëse të Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe për më tepër, kjo ka ardhur në një moment shumë të pazakonshëm në kohën kur në Lëvizjen Vetëvendosje, në përputhje me statutin e saj dhe afatet e paracaktuar me status, janë shpallur zgjedhjet për kryetar të VV-së”, tha Hyseni.

Ai tha se sipas traditës dhe një praktike të përgjithshme, postin e kryetarit do ta ushtrojë, po i njëjti person deri në zgjedhjen e kryetari të ri, por të gjitha gjërat mbetet të shihen në ditët në vazhdim.

Hyseni ka nënvizuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ekziston veçoria që zgjedhja e kryetarit të bëhet duke u bazuat në demokraci.

“Dhe tani është faza e finalizimit të kandidaturave. Dihet se është një kandidaturë, mund të ketë kandidatura të tjera dhe në afatin më të shkurtër sipas statusit do të bëhen zgjedhjet e rregullta një anëtar një votë, dhe në këtë bazë edhe do të zgjidhet kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Hyseni.

Kandidati kryesor për kryetar të ardhshëm të Vetëvendosjes, sipas njohësve të rrethanave politike, është ish-kryetari i parë i saj, Albin Kurti.

Albin Kurti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Vetëvendosjes

Albin Kurti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Vetëvendosjes

Analisti politik, Imer Mushkolaj, mendon se në Vetëvendosje ka mosmarrëveshje të mëdha mes grupeve të caktuara të cilat janë formuar së fundmi.

“Dorëheqja e Ymerit nga posti i kryetarit, definitivisht e ka vërtetuar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndarje, ka çarje të mëdha përpara. Unë kam pritur që Ymeri do të japë dorëheqje. Gjithë ato që kanë ndodhur në Vetëvendosje, kanë çuar drejt këtij veprimi, dhe mendoj se ka bërë mirë që është tërhequr, për shkak se ai ka qenë veç formalisht në krye të partisë, ndërkohë që ne dimë se çfarë sulmesh dhe çfarë akuzash ka përjetuar nga përkrahësit e Kurtit. Është më mirë që është tërhequr, pasi nuk ia ka dalë që t’i pajtojë palët rivale brenda lëvizjes”, tha Mushkolaj.

Ky subjekt politik, Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht i ka nisur të veprojë si një lëvizje, duke organizuar tubime e protesta nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004.

Protestë anti-qeveritare e organizuar nga partitë opozitare në Kosovë. 27 janar, 2015

Protestë anti-qeveritare e organizuar nga partitë opozitare në Kosovë. 27 janar, 2015

Lëvizja Vetëvendosje, sipas statutit, ‘angazhohet për ndryshime rrënjësore shoqërore dhe politike, duke u mbështetur në parimin e barazisë, të demokracisë, të lirisë politike dhe të drejtësisë sociale të çdo qytetari’.

Po ashtu, në statutin e saj shkruan se Vetëvendosje synon një Kosovë sovrane, që ka kontroll në burimet natyrore të saj dhe që e gëzon të drejtën për të pasur një forcë ushtarake të pavarur të veten, si dhe të drejtë për bashkimin me Shqipërinë.

Po ashtu, aty thuhet se Lëvizja Vetëvendosje, ka si qëllim të saj një Kosovë ku sovraniteti buron nga vullneti i popullit, që e gëzon të drejtën për vetëvendosje të brendshme dhe të jashtme, në mënyrë që populli të jetë i lirë dhe i papenguar në organizimin e jetës shoqërore, politike dhe ekonomike, sipas nevojave dhe interesave të tij.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Policia suedeze për sulmin ku banon vajza e Nasim Haradinajt: Lidhet me drogën dhe armët

Shefi i policisë në Helsingborg, Sven Holgersson, ka thënë se në gjashtë muajt e fundit në këtë qytet ka pasur shpërthime, të cilat ai i ka lidhur me krim të organizuar.

Në një deklaratë për gazetën suedeze “Aftonbladet”, Holgersson ka thënë se sulmet janë të lidhura me drogë, transmeton Koha.net.

“Për mendimin tim krejt këto kanë të bëjnë me drogë, ekonomi dhe armë”, ka thënë Holgersson.

Kjo deklaratë e tij është publikuar pak orë pasi ndodhi një shpërthim në hyrje të një ndërtese, nga i cili ka mbetur e plagosur vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

“Aftonbladet” raporton se në shtator një person ka vdekur si pasojë e një shpërthimi nga i cili mori flakë apartamenti i tij. Në muajin tetor, sipas kësaj gazete, një shpërthim kishte ndodhur në hyrje të stacionit policor.

Portali Koha.net ka kontaktuar Nasim Haradinajn dhe ai ka konfirmuar se në këtë shpërthim është plagosur vajza e tij, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe ishte duke u përgatitur për fillimin e studimeve në Suedi.

Në një deklaratë për KTV-në, Haradinaj ka thënë se vajza është plagosur në këmbë dhe ka pasur djegie.

“Sulmi është akt terrorist, por unë nuk e lidhi me punën time këtu. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime nga askush e as vajza nuk është kërcënuar asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Nasim Haradinaj është përfolur shumë në fundin e vitit të shkuar për shkak të një deklaratës së tij se “punë e madhe që janë vrarë aktivistë të LDK-së”.

Ymeri pas dorëheqjes: Kjo është dita më e keqe e jetës sime

Visar Ymeri, kryetari i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti.

“Që nga dita e sotme kam vendosur të dorëhiqet parevokueshëm nga të gjitha pozitat e mia drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje. Më duhet ta them se ky është një prej vendimeve më të vështira që i kam marrë në jetë dhe një prej ditëve më të vështira të jetës sime”, ka thënë Ymeri në konferencën për media.

“Kur Lëvizja nuk është e bashkuar, nuk është e fortë, e kur kjo nuk është e fortë, humb Kosova”, tha Ymeri, duke thënë se dallimet brenda partisë e kanë bërë të marrë këtë vendim.

Tutje Ymeri është shprehur se ka dhënë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit në partinë që ai i takon.

“Jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime dhe pasi nuk ia dola që t’i zgjidhja këto zhvillime. Shpresoj që kjo dorëheqje do të kuptohet si alarm për gjendjen që kemi ardhur dhe nga ata njerëz që kanë bërë linçime”, tha më tej ai.

Asociacioni, qëllimi kryesor i serbëve për vitin 2018

Përfaqësuesit e Listës Serbe, gjatë një takimi në Beograd me përfaqësues të Qeverisë serbe. 9 shtator, 2017

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, do të jetë qëllimi kulmor, të cilin Lista Serbe, do të përpiqet ta realizojë gjatë vitit 2018, deklarojnë zyrtarët e këtij subjekti politik, i cili përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës.

Igor Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se komuniteti serb i Kosovës pret që në vitin 2018 të nisë zgjidhja e problemeve, me të cilat ballafaqohet ky komunitet, ndërkaq që problemi që konsiderohet si parësor, sipas tij, mbetet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, sipas tij, formimi i Asociacionit mbetet në duart e Prishtinës zyrtare, e cila ka marrë obligimin për një gjë të tillë, me marrëveshjen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Simiq shpreh mendimin që, në këtë drejtim, Qeveria e tanishme e Kosovës duhet të tregohet më e guximshme në raport me qeveritë e kaluara dhe të fillojë me procesin e formimit të Asociacionit.

“Ka ardhur koha kur duhet të merren vendime të guximshme. Shumë njerëz e parashohin që viti 2018 do të jetë vit, në të cilin do të jetë e nevojshme që të merren vendimet tilla. Kemi, në njërën anë, thirrjet e tilla të bashkësisë ndërkombëtare, si nga Brukseli dhe Uashingtoni, por edhe të atyre që janë në Kosovë. Në anën tjetër, Lista Serbe, si përfaqësuese e popullit serb në Kosovë, absolutisht gjithmonë do ta mbështesë propozimet që çojnë kah formimi i Bashkësisë së komunave serbe, por edhe gjërave tjera që janë me interes për popullit serb”, theksoi Simiq.

Por, javë më parë, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk konsiderohet çështje urgjente.

“As nuk është urgjente dhe as nuk do të thotë diçka shumë e ngutshme për Qeverinë e Kosovës, sepse së pari duhet të hartohet draft-statuti, e pastaj të rishikohet dhe sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe Marrëveshjes së Brukselit, duhet të shkojë sërish për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Matoshi.

Por, Simiq ka hedhur poshtë mundësinë që Lista Serbe do të pranojë që formimi i Asociacionit të bëhet në bazë të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që precizohet në Marrëveshjen së Brukselit, e gushtit të vitit 2015. Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet sipas marrëveshjes së vitit 2013, në të cilën ishte arritur pajtimi që të formohet Asociacioni.

“Lista Serbe nuk do të heqë dorë nga ajo që Bashkësia e komunave serbe të formohet, ashtu siç është arritur pajtimi në Bruksel. Marrëveshja e Brukselit, e vitit 2013, e cila e parasheh formimin e Bashkësisë së komunave serbe është ratifikuar nga ana e Kuvendit të Kosovës si dokument ndërkombëtar. Si tillë, juridikisht ka fuqi më të madhe sesa Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese”, tha Simiq.

Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, më herët kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se Prishtina zyrtare duhet të tregojë urtësi dhe ta zgjidhë problemin e formimit të Asociacionit. Por, sipas tij, marrëveshja e vitit 2013 është vetëm pajtim në parim, ndërkaq, formimi i Asociacionit duhet të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2015. Në këtë të fundit, siç ka thënë Nojkiq, në mënyrë të qartë thuhet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe formohet sipas ligjeve të Kosovës dhe që Gjykata Kushtetuese është e obliguar të shpallë kushtetutshmërinë. Këmbënguljen e Listës Serbe, ai e quan të kotë.

“Kjo që e kanë nënshkruar në vitin 2015 dhe tash kinse po e kthejmë prapa, nga kjo nuk do të dalë asgjë. Ky tashmë është dokument zyrtar, kështu shkruhet aty dhe ky është rrëfim i përfunduar”, pati thënë Nojkiq.

Sidoqoftë, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas zyrtarëve të Listës Serbe, është vetëm një nga tri qëllimet kryesore të këtij subjekti politik për vitin 2018.

Siç ka thënë Simiq, kthimi i të zhvendosurve dhe mbijetesa e serbëve që jetojnë në Kosovë, si dhe arritja e sigurisë ekonomike dhe juridike për ta, mbeten sfidat dhe qëllimet esenciale, të cilat Lista Serbe do të përpiqet t’i realizojë gjatë vitit 2018.

  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Ky ishte urimi i Ibrahim Rugovës për Vitin e Ri 1995

Adnan Merovci, ish-shefi i Protokollit në zyrën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka shkëputur nga arkiva e tij një video, me të cilën ky i fundit iu drejtohej qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në natën e ndërrimit të moteve mes 1994 – 1995.

Në këtë video, pak më të gjatë se 2 minuta, Rugova flet për atë që kishte arritur Lëvizja paqësore të cilës i printe ai në vitin 1994. Fliste edhe për një forcim të organizimit të qëndresës në të gjitha fushat, por nuk jep më shumë detaje se për çfarë qëndrese e kishte fjalën.

Për vitin e ardhshëm, atë 1995, Rugova premtonte më shumë punë e ishte i bindur se do të arrihej çështja e Kosovës do të shtohej gjithnjë e më shumë si problem që do zgjidhje të drejtë në bazë të vullnetit politik të popullit.

“Duhet të bëjmë çmos që të qëndrojmë, të rezistojmë të organizohemi më mirë, të ruajmë besimin te njëri – tjetri që është pasuria më e madhe, të ndërtojmë një pajtim të përditshëm ndërmjet veti edhe politik, edhe njerëzor, edhe kombëtar të të gjitha forcave politike shqiptare, dhe me siguri mund të them se edhe viti i ardhshëm do të na sjell gjëra më të mira për realizimin e çështjes e Kosovës, të kërkesave legjitime të këtij populli dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi”, kishte thënë Rugova.

Këtu mund ta shihni mesazhin e urimit të Rugovës për vitin 1995:

Vitin që po e lëmë pas ishte një vit i rëndësishëm për Kosovën dhe për shqiptarët. Ishte një vit i vazhdimit të okupimit të Kosovës por edhe një vit i forcimit të organizimit shqiptar në Kosovë dhe i gjithë i qytetarëve të saj, dhe po ashtu një vit i afirmimit të çështjes së Kosovës në planin ndërkombëtar. Mund të themi se gjatë këtij viti çështje e Kosovës shtrohet si temë dhe problem që do zgjidhje në të gjitha nivelet dhe institucionet ndërkombëtare evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara. Mund të themi se ishte një vit i afirmimit të mëtejshëm dhe i qëndresës në të gjitha fushat në Kosovë. Po ashtu ishte një vit i afirmimit jo vetëm të Kosovës por të çështjes shqiptare në përgjithësi.

Për vitin e ardhshëm jo vetëm që shpresojmë, por edhe punojmë dhe jemi të bindur se çështja e Kosovës do të shtohet gjithnjë e më shumë si problem që do zgjidhje të drejtë në bazë të vullnetiti politik të popullit.

Duhet të bëjmë çmos që të qëndrojmë, të rezistojmë të organizohemi më mirë, të ruajmë besimin te njëri – tjetri që është pasuria më e madhe, të ndërtojmë një pajtim të përditshëm ndërmjet veti edhe politik, edhe njerëzor, edhe kombëtar të të gjitha forcave politike shqiptare, dhe me siguri mund të them se edhe viti i ardhshëm do të na sjell gjëra më të mira për realizimin e çështjes e Kosovës, të kërkesave legjitime të këtij populli dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.

Duhet të punojmë dhe do të jetë një vit që do t’i afrohemi më shumë integrimeve shqiptare, ballkanike dhe evropiane.

Gëzuar edhe njëherë, çdo të mirë!

Më 2018 Kosova nuk ka më kode të huaja

Kodi telefonik +383, foto ilustruese

Viti 2018 do t’i jap përfundimisht fund operimit të kodeve të huaja telefonike dhe do të përdoret vetëm kodi +383 i Kosovës, bëjnë të ditur përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (ARKEP).

Kodet e huaja telefonike ndërkombëtare, siç është kodi i Monakos (+377), kodi e Sllovenisë (+386), dhe kodi i Serbisë (+381) që operatorët e telefonisë fikse dhe mobile në Kosovë kanë shfrytëzuar, do të shuhen deri në qershor të këtij viti.

Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deri tani, zbatimi i kodit +383 është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë në planin e migrimeve të kodeve aktuale në kodin +383.

“Aktualisht në kodin e telefonisë fikse 381 mund të bëhen të gjitha thirrjet me 383, do të thotë operatori kryesor Telekomi i Kosovës edhe në thirrjet dalës edhe në thirrjet hyrëse përdorë kodin 383, ndërsa në telefoninë mobile, kodi 383 përdoret në thirrjet hyrëse nga vendet tjera në drejtim të Kosovës”.

“Faza tjetër është faza kur do të fillojë largimi i kodit 381, si dhe përdorimi edhe në thirrjet dalëse i kodit 383 të telefonisë mobile, dhe përfundimisht në qershor pritet të gjitha kodet e huaj të largohen dhe të funksionojë vetëm kodi 383”, thotë Gashi.

Ndërkohë, Gashi thotë se njëra nga fazat që do të duhet në ndodh në këtë vit është ndërrimi i sim kartelave i mbi dy milionë përdoruesve të telefonisë mobile.

“Ndërrimi i sim kartelave do të fillojë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, por në bazë të informatave që kemi nga operatori Vala, nuk do të thotë se kjo fazë do të fillojë më 1 janar, por se gjithsesi do të kryhet brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2018”, thotë Gashi.

Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit të viti 2016. Kjo ishte arritur pas një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje, përveç dhënies së kodit telefonik për Kosovën, pati paraparë edhe shuarjen e të gjithë operatorëve, të vlerësuar ilegalë në territorin e Kosovës.

Më 1 maj të vitit të kaluar, dy operatorët serbë pushuan së funksionuari, posaçërisht në veri të vendit, derisa, operatori i tretë i cili po ashtu kishte operuara ilegalisht, ju dha licencë e përkohshme dhe e kufizuar.

Megjithëkëtë, qytetarët serbë të Kosovës shuarjen e dy operatorëve serbë e patën konsideruar si të padrejtë pasi, sipas tyre, “tani kanë një operator që vetë nuk e kanë zgjedhur”.

Ivana Markoviq një qytetare pati thënë se kjo e pengon pse është e detyruar të shfrytëzojë një rrjet, dhe ka mbetur pa numrin të cilin e ka shfrytëzuar për vite me radhë.

“Nëse nuk mund ta shfrytëzojmë Telenorin dhe VIP, e njëri prej këtyre dy rrjeteve ka qenë imi, pse më duhet pikërisht të zgjedh MTS. Ndoshta nuk më pëlqen. Më nevrikos më shumë kushtëzimi në krejt këtë rrëfim. Më shumë më irriton që për marrëveshjet askush nuk flet hapur, të gjithë ne e marrim vesh në mënyrën më të rëndë, kur na prek, para së gjithash në xhep. Për të gjithë këta operatorë duhet të japim euro, dhe mua kjo aspak nuk më përshtatet”, pati thënë ajo.

Thirrja e parë telefonike me kodin +383, ishte realizuar në shkurt të vitit të kaluar.

Në atë kohë drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa pati vlerësuar këtë si hapin e parë drejt zbatimit të marrëveshjes për telekomunikacionin.

Agron Mustafa pati theksuar se zbatimi i Marrëveshjes së kodit shtetëror, bën identifikimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Të gjithë e dimë që kemi tre kode në shfrytëzim, 377, 381 dhe 386. Me zbatimin e kodit të ri, gradualisht do të vjen deri tek eliminimi i kodeve tjera”, pati thënë Mustafa.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës marrjen e kodit e kishin konsideruar të rëndësishme për sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit dhe njohje ndërkombëtare të pavarësisë në fushën e telekomit.

Në mungesë të kodit telefonik, vetëm Telekomi i Kosovës, që shfrytëzon linjën +377, ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro.

Kostoja e përgjithshme e shkaktuar nga mungesa e kodit telefonik, sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, i kanë kushtuar humbje vendit deri në mbi 200 milionë euro.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Scott: “Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim më i madh se ushtria e Serbisë”

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott është deklaruar sot rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Blic” të Beogradit se a është vërtetë Ushtria e Kosovës kërcënim për stabilitetin e rajonit Scott ka thënë:

“Nuk shoh pse Ushtria e Kosovës do të ishte kërcënim më i madh se sa janë, për shembull, Ushtria e Serbisë, e Bosnjë – Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë…”.

Scott ka treguar edhe mënyrën se si duhet të formohet Ushtria e Kosovës:

“Ajo duhet të formohet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës e kjo e kërkon konsultimin e të gjithë popujve që jetojnë atje. Ne e përkrahim pavarësinë e Kosovës dhe çdo shtet ka të drejtë në zgjedhjen e partnerit strategjik dhe që brenda territorit të vet të formojë forcat e sigurisë, porse kjo kërkon pajtimin e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë”.

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët duhet ta kuptojnë, Kosova është e shqiptarëve

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scot, ka theksuar se Kosova me gjenerata e ka shumicën shqiptare e jo serbe, se shumica e popullit shqiptar ka kërkuar dhe ka luftuar për pavarësi nga Serbia, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për gazetën serbe “blic”, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka folur për Kosovën.

Në pyetjen se shumica e serbëve beson se Amerika ua ka rrëmbyer Kosovën deh çfarë mendon ai për këtë, Scott është përgjigjur:

“Përgjigja ime është se pajtohem me presidentin Vuçiq se në Serbi ka shumë mite lidhur me Kosovën. Nuk kontestohet se Kosova ka luajtur një rol të madh historik e kulturor në jetën e serbëve, por po ashtu nuk mund të kontestohet se Kosova me breza e breza ka popullatë shumicë shqiptare e jo serbe. Mund të mos pajtohemi me atë se çfarë vërtetë ka ndodhur në vitet e 90-ta, por mendoj se qartas shumica e popullit ka kërkuar pavarësi duke menduar se Beogradi nuk iu del përballë nevojave të tij. Mendoj se dialogu i brendshëm që e ka iniciuar Vuçiq për çështjen e Kosovës do të sjellë debat të hapëta për të dhe do të përpunojë opsione ashtu që marrëdhëniet të normalizohen në të ardhmen. Natyrisht se do të jetë vështirë të arrihet te përgjigja e drejtë, por mendoj se ky dialog dhe ai në Bruksel duhet të japin kontributin e zgjidhjes dhe se udhëheqjet a Beogradit e të Prishtinës i presin vendime të vështira.
Të vetmen zgjidhje stabile dhe afatgjatë do ta sjellin bisedimet dhe marrëveshja e drejtpërdrejtë ndërmjet serbëve e shqiptarëve përfshirë dhe dialogun Brukselit të cilën përkrahim”, përcjell Koha.net.

Në konstatimin e “blicit” se edhe disa intelektualë shqiptarë thonë se problemi i Kosovës është në faktin se shtetësia e saj bazohet në dënimin e Serbisë dhe se a ka të vërtetë në këtë, Scott tha:

“Gjatë shpërbërjes se cilitdo shtet, edhe të ish – Jugosllavisë ose të Austro-Hungarisë, pas Luftës së Parë Botërore, disa popuj kanë fituar, disa kanë humbur. Kjo nuk mund të evitohet, por duhet shikuar në të ardhmen. Edhe për Kosovën, edhe për Serbinë është me rëndësi që të përkrahen në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Hungaria ka humbur territore në Rumani, Sllovaki, në Serbinë veriore, në Kroacinë verilindore, por e ardhmja të gjitha këto vende i ka dërguar në BE”.

Haradinaj vitin 2017 e nisi si i arrestuar dhe e përfundoi si kryeministër

Në fakt, 2017’ta ishte një vit i ngarkuar me zgjedhje.

Pothuajse nga pranvera e hershme shteti ra në letargji, duke u lënë partive politike hapësirë për aktivitete e fushate.

Në qershor u mbajtën zgjedhjet nacionale, që pasuan me një krize të formimit të qeverisë dhe Kuvendit, pas të cilave Ramush Haradinaj, fitoi dhe u bë kryeministër.

Në tetor e nëntor u votua për asamble lokale e kryetarë komunash.

Befasitë nuk munguan, ndërsa Istogu bëri përjashtim, duke votuar tri herë.

Haradinaj: Kuvendi te vendosë sa më shpejt për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për marrëveshjen e demarkacionit, ka thënë se Kuvendi sa më shpejt duhet të marrë vendimin për këtë temë.

‘Nuk ka arsye për t’u vonuar në këtë temë. Aktualisht çfarë dimë është se Kuvendi nuk ka votë për këtë marrëveshje. Deputetët janë të lirë të vendosin në bazë të bindjeve të tyre. Nëse këtë marrëveshje e rrëzon Kuvendi, atëherë një derë mbyllet dhe një tjetër hapet. Do të gjendet një zgjidhje’’, ka thënë Kryeministri Haradinaj për Epokën e Re.

Tutje Haradinaj ka thënë se kjo marrëveshje ka gabime dhe se kufiri është zhvendosur nga Çakorri në Kuqishtë dhe nga Kulla në Savinovodë, transmeton Periskopi.

‘’Korrigjimi është i mundshëm por ka shumë garanci që kur të ratifikohet, pastaj mund të ndodhë diçka. Ne nuk kemi ndonjë garanci që ta ratifikojmë kështu, pastaj ta korrigjojmë’’, ka shtuar ai.

Lidhur me çështjen e vizave, Haradinaj ka thënë se sa më shpejtë që vendos Kuvendi për demarkacionin, do të hapen edhe rrugët për liberalizim.

‘Jemi shumë të varur nga vendimi në Kuvend, prap po e përsëris që sa më shpejtë që Kuvendi merr vendim, përshpejtohet procesi. Kështu që, është mirë që sa më shpejt të thirret séance për këtë çështje dhe të mos vonohemi më shumë’’.

Për transformimin e FSK-së në FAK, ai ka thënë se nëse kjo gjë ndodhë në koordinim me aleatët e Kosovës e Amerikën, jemi shumë afër edhe anëtarësimit në NATO.

‘’Ne nuk po i  presim vetëm serbët, por po i  presim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, që kjo gjë të bëhet në koordinim me ta’’, ka theksuar Kryeministri i Kosovës.

Nuk u sakrifikua që Kosova të bëhet shtet mafioz?! Nga Skënder MULLIQI

Ishin vitet e 70-ta . Ende isha filloristë , dhe nuk e kam shumë të qartë së si ishte e mundur që në menyrë të organizuar na dërguan në kinoteatrin e qytetit të Pejës , në shfaqjën e filmit dokumentar “Klithamat e Fundit në Gjungel”.Nese nuk kam harruar më duket së e gjithë ngjarje zhvillohej diku në terrenet e një gjungle afrikane . Ishte e tmershme ajo qka pamë atë ditë.Ishte shumë e palogjikshme dhe e pajustifikueshme së si drejtorati I shkollës kishte vendosur të shohim skena të tilla të tmerrit , skena që shumica prej nesh nuk i kemi harruar kurrë. Si të harrohen skënat e vërteta kur njerëzve nga legjionaret ju preheshin kokat dhe me koka ne duar zgerdhiheshin për “gjahun” e fituar. Kjo nuk ishte natyrisht e tëra , gjithashtu pamë duke iu prere njerëzve organet gjenitale ,ku klithmat e viktimave edhe sot e kësaj dite më kan mbetur të pashlyera në kujtesë.Ajo që vriteshin shtazët e që natyrisht në krahasim më prerjën e kokave dhe organeve gjenitale te meshkujve por edhe të femrave , ka mbetur në margjina të mendjës dhe përjetimit tonë .Një film i tillë dokumentar tu servohet shkollarëve filloristë kjo nuk përkon më logjikën e shëndosh të njeriut .Nga njëherë me shkon mendja së një shfaqje e tillë e një filmi lemeritës mos vallë kishte prapavijë të caktuar politike të serbeve ,karshi shkollarëve shqiptarë .Këtë storie e përmenda natyrisht më qëllim të caktuar.

Këso skënash të lemeritshme dhe të tmerit pamë edhe më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish –Jugosllavisë së diktatorit Tito.Ajo që ndodhi së pari në Bosnje e pikërisht në Srebernicë , natyrisht së e tejkalon shumë fishë shfaqjën e një filmi dokumentar. Ne Bosnje ndodhën shfaqje të tmerrit , njerëzit kan pa dhe kan përjetuar klimtha të njerëzve duke u vrarë dhe maskaruar nga barabaret serbe , deri në kup të qiellit . Sigurisht së shumë nëna , motra , vëllezër , pleq e plaka kan përjetuar gjera të cilat jo që nuk shlyhen kurrë , por edhe I kan derguar shumë prej tyre në qmenduri.Një tragjedi njerëzore , një gjenocid I pa parë në sytë e ndërkombetarve ,nuk është parë dhe përejtuar nga kanibalet serbe, pas Luftës së Dytë Botërore .Tragjeditë dhe gjenocidi nuk përfunduan më luftën në Bosnje , ato vazhduan edhe më luftën në Kosovë .Kasapi dhe krimineli , Sllobodan Millosheviq , bashkë më Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e tyre ishin sponzorizuesit e masakrave të Reqakut, Rahovecit ,Mejës , Qyshkut, Lubeniqit e masakrave të tjera në qdo cep të Kosovës. Shovenistet serbë nuk u ndalën më kaq , ata dhunuan , vranë dhe masakruan edhe gra, pleqë, plaka dhe fëmijë, bënë qdo faqe të zezë mbi këtë tokë .
Dhe, unë për vetën time nuk e kam kuptuar botën demokratike së si Serbinë nuk e dënuan për gjenocid . Ndodhën vrasje dhe shfarosje në masë të gjerë . Sigurisht së as udhëheqjeve tona politike të pas luftës nuk ju falet së si nuk u kujtuan ta padisinë Serbinë në TPI, për gjenocid , ku për të cilën gjë kan pasur fakte më bollëk .Nuk e shfrytëzuan së paku as materjalin e mbledhur të Keshillit për të Drejtat e Liritë e Njeriut në të gjitha komunat e Kosovës. Nuk u kërkua nga Serbia që ti paguaj as dëmet e luftës, dhe as nuk u kërkua kurrë ndarja e pasurisë nga ish -Jugosllavia …Të gjitha këto u harruan nga ata të cilët erdhën në pushtet, së u habitën duke vrapuar pas pasurimit.E harruan gjithë atë qka na ndodhi në luftën për liri dhe pavarësi. Këta udheheqës na u shëndrruan bukur shumë në mafioz , ose veq kan qenë të tillë.E harruan të kaluarën , harruan të gjithë ata martirë dhe deshmorë të kombit, i harruan vrasjët e fëmijeve , grave , pleqeve , harruan dhunimet e nënave dhe të motrave tona …Lanë mbrapa rrugën e lavdisë duke marrë rrugën e turpit. Nuk krijuam shtet si kemi menduar dhe për qka është punuar .Nuk vumë rend dhe ligj si duhet. Kjo klasë politike u futën në rrugën pa krye . Lakmia për pushtet apsolut I bëri të pamshirshem karshi popullit dhe vendit të vet. Na ndodhën edhe vrasjet që është plagë që zor do të shërohet edhe për shumë vite , e ndoshta kurrë.Organat e drejtësisë nuk po funksionojnë njejtë për të gjithë .Nuk po merziten për ndërgjegjën e tyre të vrarë.Nuk po kan dert së janë bër pasanikë në kurriz të popullit .Nuk e kan dert së shumica sot po jetojnë si në Afrikë …Si është e mundur që mafiozet politik dhe mafiozet ekonomik të sundojnë më shtetin.Nuk u skarifikua që shteti të marre nje kahje aq të mbrapsht .Sigurisht së nuk u sakrifikua që Kosova të bëhët shtet mafioz ?!…

Haradinaj ia rriti pagën edhe Thaçit 580 €

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë mori një vendim për t’ia rritur pagën vetes dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ky vendim po cilësohet si i paligjshëm nga shoqëria civile dhe nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje i është drejtuar Agjensionit Kundër Korrupsion dhe Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, deputetja Haxhiu ka bërë me dije se me rritjen e pagave për qeveritarët i është rritur edhe paga e Presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

“Aktualisht, sipas vendimit të paligjshëm, arbitrar e skandaloz të Qeverisë Haradinaj për pagat e tyre, paga e Haradinajt është paga më e lartë krahasuar me pagat e udhëheqësve tjerë. Ndërkohë në nenin 11 të ligjit për Presidentin thuhet: 1. Paga e Presidentit të Republikës së Kosovës është paga më e lartë në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. 2. Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Pra nëse Haradinaj do të ketë pagën afër 3000, Hashim Thaçi do ta ketë më shumë se 3500, ose afër 4000, plus meditjet e reprezentacioni! Është tmerr i vërtetë”, u shpreh Haxhiu.

Ish zyrtari i lartë i OKB: Turp për Evropën – Kosova duhej të njihej shtet më 1999

Ish-përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling teksa komentoi situatën për njohjen e Kosovës, kritikoi faktin që nga 27 shtete anëtare të BE-së, pesë shtete nuk e kanë njohur ende atë.

“Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!. Ato vende se kanë njohur për shkak të problemeve të brendshme. Ky është egoizëm i këtyre shteteve. Kështu BE-ja nuk do të luftojë kurrë ndonjë luftë për demokracinë”, tha ai.

Mes të tjerash Christian Schwarz-Schilling deklaroi se njohja e Kosovës do të duhej të ishte bërë direkt pas luftës më 1999. “Ishte dobësia e OKB-së dhe BE-së që nuk e bëri këtë”, theksoi ai.

Dogana e Kosovës me mbi 1 miliard e 117 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovës ka publikuar sot të dhëna për mbledhjen e të hyrave. Drejtuesit e Doganës së Kosovës, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur mbi 1 miliard e 117 milionë euro.

Ata thanë po ashtu se krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje të të hyrave për 65 milionë më shumë.

Buxheti në masë të madhe është rritur nga të hyrat e cigareve, nafta dhe mjetet motorike.

Nga nafta u tha se të hyra ka pasur 330 milionë euro, nga cigaret 165 milionë euro dhe 85 milionë nga mjetet motorike.

Kjo rritje, thanë drejtuesit e doganës, tregon përkushtimin në realizimin dhe mbushjen e buxheti dhe se kjo doganë është një administratë moderne, efikase dhe profesionale, për të u përballur me të gjitha sfidat.

Thaçi: Iniciativat në përputhje me Kushtetutën nuk janë përplasje me ndërkombëtarët (video)

Presidenti Hashim Thaçi ka folur lidhur me iniciativën për shfuqizim e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se asnjë iniciativë e qytetarëve dhe deputetëve që është në përputhje me Kushtetutën nuk është përplasje me bashkësinë ndërkombëtare.

“Asnjë iniciativë qytetare e as e deputetëve që është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk është as tronditje as përplasje. Përkundrazi është një çështje që duhet shikuar dhe vlerësuar seriozisht sepse janë njerëzit e zgjedhur nga populli dhe kanë mandatin e plotë inicojnë gjëra të cilat mendojnë se janë të drejta apo mendojnë që duhet t’i shtyjnë përpara”, tha Thaçi për televizionin 21.


Send this to a friend