VOAL

VOAL

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin për vitin 2018

Kuvendi i Kosovës

Me 62 vota për, e dy kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës në seancën e së dielës ka miratuar në parim Buxhetin për vitin 2018 me vlerë prej 1 miliard e 829 milionë euro. Në bazë të këtij buxheti parashihet që rritja ekonomike të jetë 4. për qind

Nga vlera e përgjithshme e buxhetit, 687 milionë parashihen për investime kapitale.

Para se ti nënshtrohet votimi, në dy seancat e kaluara ka pasur debate të ashpra dhe mospajtime ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe atyre të opozitës.

Përderisa pozita pohon se buxheti siguron zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale, deputetë të opozitës e kanë vlerësuar si buxhet me shifra të fryra dhe jo real.

Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës do të grumbullojë 446 milionë euro, ndërsa Dogana e Kosovës 1 miliard e 175 milionë euro.

Couci: KFOR-i është ushtria e vetme në Kosovë, nuk ka tjetër

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Couci, tha se këto forca ushtarake mbeten ushtria e vetme në Kosovë, që siguron paqen.

“Forcat e sigurisë e Kosovës nuk janë forcat e armatosura, ata reagojnë në rast të fatkeqësive natyrore. Ata janë të trajnuara mirë për këtë, por në qoftë se institucionet e Kosovës duan t’i transformojnë në ushtri, ky është një proces i cili edhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën”, tha Couci, për gazetën serbe Vecernje Novosti, përcjell Telegrafi.

“Në qoftë se Prishtina vendos të ndërmerr hapa të mëtejshëm në procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, atëherë duhet të rishqyrtohet qëndrimi i NATO-së ndaj KFOR-it “, tha komandanti i KFOR-it, duke shtuar se tani në Kosovë nuk ka asnjë mision tjetër për të garantuar sigurinë.
“Megjithatë, vendimet e ardhshme për angazhimin tonë do të nxirren nga organi politik i NATO-s, si dhe 28 vendet që përbëjnë misionin e KFOR-it”, tha Couci.
Ai shtoi se KFOR-i është një mision i suksesshëm, puna e të cilit nuk lidhet me afatet kohore, por me rezultate.
“Mandati i KFOR-it është i bazuar në Rezolutën 1244 dhe misioni vazhdon të mbështesë një Kosovë paqësore, stabile dhe shumetnike”, tha Cuoci.

Në veri të Kosovës ende ka struktura paralele

Mitrovicë e Veriut

Në veri të Kosovës, ende nuk ka përfunduar procesi i shuarjes së strukturave paralele, të cilat mbështeten nga Beogradi zyrtar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Përderisa nga Policia e Kosovës në veri të vendit, thuhet se gjendja është dukshëm më e mirë, krahasuar me vitet paraprake.

Katër komunat veriore të Kosovës, ku bëjnë pjesë Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e veriut, janë të banuara nga popullata shumicë serbe.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare thonë se autoritetet e rendit nuk po arrijnë që të kenë kontrollin e duhur në atë pjesë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika, thotë se shtyrja e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe ka bërë që në veri të Kosovës të jenë ende të pranishme institucionet paralele serbe që funksionojnë pa ndonjë pengesë ligjore.

“Të gjitha struktura e administrimit, komunat funksionojnë ende, agjencitë e ndryshme shtetërore të Serbisë. Krahas arsimit dhe shëndetësisë që veprojnë në gjithë Kosovën, funksionon lirshëm edhe një zyre të Bankës Qendrore të Serbisë. Nuk është bërë shumë për tërheqjen e tyre ose nuk është bërë asnjë plan për tërheqjen e tyre”.

“Ajo që ka ndodhur është shuarja e policisë, integrimi i policëve dhe gjykatësve që zyrtarisht institucione të sigurisë dhe ligjit, nuk ka në veri -jo zyrtarisht natyrisht që dihet prezenca e strukturave, por zyrtarisht organet e tilla, të cilat mund të arrestojnë apo veprojnë, nuk ka në veri”, thotë Rashiti.

Sipas tij, veriu i Kosovë ka qenë i pamenaxhuar dhe i paadministruar për më gjatë se 18 vjet, dhe pothuajse edhe sot vazhdon të jetë gjendje e ngjashme.

“Fakti se 80 për qind e veturave operojnë pa tabela [regjistrimi], fakti se nuk ka regjistra të qarkullimit të njerëzve flet mjaft; nuk ka kontroll të mjaftueshëm mbi kufijtë. Ka shumë kalime ilegale si në asnjë kufi tjetër në rajon. Është kufiri më i thyer, më i qarkulluar ilegalisht, dhe kjo natyrisht që na shtyn të kuptojmë që aty ka vepra dhe zhvillohen vepra shumë të rrezikshme kriminale dhe infiltrim i shumë grupeve të interesit”, theksoi Rashiti.

Ai vlerëson se për të ndryshuar gjendja në veri të Kosovës, dhe për eliminimin e të gjitha rreziqeve dhe grupeve që qarkullojnë në mënyrë të paligjshme, duhet edhe pak kohë. Sipas tij, autoritetet e rendit, me gjithë përpjekjet, nuk janë duke vepruar atje sa duhet.

“Policia është në proces e sipër dhe është në rrugë të mirë. Unë besoj se pas një kohe do të vihet rend, por ende autoritetet e Kosovës, apo edhe KFOR-i, nuk e kontrollojnë kufirin siç duhet. Kemi parasysh që për 4-5 vjet ka qenë e pamundur të operojë Policia e Kosovës në veri. Kurse tani operon në një masë deri diku”, thekson Rashiti.

Prania e strukturave paralele nuk mohohet as nga autoritetet e rendit. Por, sipas tyre, ato struktura janë zbehur dhe nuk kanë më fuqi siç kishin vite më parë.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri, thotë se gjendja e sigurisë në përgjithësi është e qetë. Ai megjithatë, mendon se zhvillimet aktuale dhe dinamizmi i veprimeve politike ndikojnë në stabilitetin e asaj pjesë.

Hoti thekson se Policia në veri të Kosovës ka nevojë për mbështetje dhe përkrahej nga institucionet si ato të nivelit lokal, po ashtu edhe atij qendror.

“Sapo të kemi një stabilitet ekonomik në këtë pjesë të vendit, flasim edhe për stabilitet shoqëror. Nuk është vetëm policia, mekanizmi i vetëm i sigurisë, i cili duhet të funksionojë në tërë këtë hallkë të sigurisë së vetë qytetarëve. Mirëpo, ato detyra dhe obligime të cilat dalin me ligje dhe janë proceduar për Policinë e Kosovës, sigurisht që policia krahas shumë zhvillimeve që kanë ndodhur këto vitet e fundit me integrim e dialog, kanë ndikuar në ndryshimin e formave dhe të të menduarit për çështjen e sigurisë”, shprehet Hoti.

Kurse, sa u takon kalimeve ilegale të kufijve në veri, Hoti thotë vendkalimet kufitare janë në monitorim të plotë, por nuk përjashtohen rastet kur grupet të caktuar për interesat të ndryshme tentojnë ta kalojnë kufirin ilegalisht.

“Ka interesim të grupeve të ndryshme, të cilat tentojnë ilegalisht të fusin mjete apo persona në kalimin e kufirit jashtë pikave të autorizuar. Policia kufitare i ka detyrat e veta dhe bën punën e vet në identifikim e këtyre grupeve apo individëve”, thotë Hoti.

Për autoritetet e Kosovës, shuarja strukturave paralele në veri dhe pjesët tjera të vendit, është një nga kushtet kryesore për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si një prej marrëveshjeve kryesore të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Haradinaj: Lajmi për liberalizim është çështje javësh

“Nuk po them ditë sepse nuk e di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot pas takimit me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës deklaroi se lajmi për liberalizim është çështje javësh.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se pas takimit të mbajtur me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe përfaqësuesit e banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit, të cilat përfshihen në procesin e shpronësimit, sipas vendimit të Qeverisë, kryeministri Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast Haradinaj është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të cilët ia rikujtuan premtimin se në 90 ditëshin e punës së tij, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Besoj se është interesim i të gjithë neve që kjo të ndodhë sa më shpejtë. Jam aktiv në këtë temë. Plot aspekte të kësaj teme nganjëherë duken se janë dramatizuar dhe përkeqësuar, por unë mbaj shpresë se nuk do të shkojë në pakufi. Nuk ka ardhur me 90 ditëshin dhe ju keni të drejtë, por nuk besoj se do të shkojë shumë gjatë dhe në pakufi kjo situatë. Mendoj se do ta marrim lajmin e merituar në një afat të caktuar kohor. Nuk po them ditë sepse nuk e di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi e lajmit i ka 2-3 muaj diferencë, pro nuk besoj se do të shkojë në pakufi”, ka thënë Haradinaj.

Më 18 dhjetor vizitë në Bruksel

Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se më 18 dhjetor do të realizojë vizitë në Bruksel.

“Nuk më është premtuar asgjë, por ju keni parë qëndrimet e mia në Parlament, por edhe qëndrimet e mia në publik se Kosova duhet ta marrë më në fund atë që i takon ose nuk ka pse të marrë pjesë në tryeza ku nuk respektohet dhe ku nuk i jepet ajo që i takon”, tha Haradinaj.

Paralajmëron Haradinaj: Rrjeti i matrapazëve do të japë llogari nëse ka kolaps energjetik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut, banorët e Shipitullës dhe Hadës tha se takimi kishte të bënte me zhvendosjen e banorëve të këtyre dy fshatrave.

Haradinaj tha se ka disa ditë që ka ngecur shpronësimi dhe puna. Ai tha se janë disa matrapazë që këtë situatën e zhvendosjes dhe krizën energjetike po duan ta plaçkitin buxhetin e vendit.

Sipas tij, kur të kalojë afati, atëherë do të pasojë zbatimi i ligjit.

Haradinaj shtoi ka matrapaz edhe tek banorët, edhe në KEK, edhe në ministri, edhe në komunë që po duan të përfitojnë, por sipas tij, nuk do t’i presin shumë dhe nëse banoret nuk e pranojnë ofertën e tij gjeneroze, atëherë bagerat do të shkojnë aty dhe do ta zbatojnë ligjin.

Refuzohen ankesat e LDK-së për balotazhin në Prishtinë dhe PDK-së për Prizren

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me balotazhin e zhvilluar më 19 nëntor për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, paraprakisht, Supremja e kishte refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me balotazhin e zhvilluar më 19 nëntor për kryetar të Komunës së Prizrenit.

LDK, në Prishtinë pretendonte se ishin parregullsitë gjatë procesit të numërimit të votave që ndikuan në humbjen e kandidatit të saj në garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, dhe i mundësuan fitoren kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Ngjashëm, edhe PDK kishte kërkuar nga Gjykata Supreme që të hidhte poshtë vendimin e PZAP-së, i cili nuk e kishte miratuar kërkesën e PDK-së për rinumërim apo rivotim në komunën e Prizrenit, me pretendimet se atje kishte shumë parregullsi, të cilat sipas këtij subjekti politik, kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Në garën e balotazhit për kryetar të Prizrenit ishin Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytahir Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Palestina kurrë nuk do njohë Kosovën”, Hoxhaj reagon pas deklaratës së ambasadorit

Deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina kurrë nuk do ta njohë Kosovën, u është përgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se rreshtimi i politikës së jashtme të Palestinës me Serbinë, flet që Palestina e pranon politikën e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale kundër civilëve në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se shtetësia e Kosovës është në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe manifestimin e të drejtës për vetëvendosje.

Reagimi i Hoxhajt erdhi pas deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd, në takimin që pati me presidentin serb.

Haradinaj: Kosova nuk ulet në tavolinë me Serbinë pa qenë SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hapur letrat për dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së. Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, Haradinaj ka konfirmuar atë që shkrujne mediat se ai ka pasur përplasje me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë më dialog me BE-në pa Amerikën sepse sipas tij, Kosova nuk ka marrë asnjë rezultat nga dialogu Prishtinë-Beograd.

“Nuk kemi heqë dorë nga liberalizimi i vizave. A është normale kur në fillim na thanë hajdeni në dialog se e keni instrument mu ba ma shpejt bashkë me BE-në. Kur shkojmë atje, s’kam qare pa i thanë Mogherinit, se na e keni shtu fusnotën dhe na keni izolu me demarkim të kufirit. Ju kam thanë se jeni dy këtu, jam status neutral se 5 vendet e BE-së nuk iu kanë njohur dhe po më thotë mu hajde me fol për status final, e si me ardh unë kur s’po më njeh. Unë po i them Amerikës je kanë këtu kur u kanë kiameti, i ke ndalë problemet. Sa i përket Amerikës, çështjet nuk mbyllën pa Amerikën. Kosova nuk do të ulet në tavolinë pa qenë Amerika, këtë le ta dinë të gjithë. Nëse dikujt i vjen keq prej BE-së le ta kryen punën. Me thanë që e ki demarkaimin, unë se kam kryer demaskimin me Serbinë, ose pse i kanë vizat ata tjerët, e jo ne. Kosova duhet me marrë të vetën në çdo proces, nuk jemi me i ndihmu proceset. Po na thonë mos u boni të kqi si ata, po shihe ku shkuan ata. Unë jam i bindur që në Kosovë ja vlen me komuniku tanë nër veti kur janë temat nacionale”, ka thënë Haradinaj.

Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në Senatin Amerikan

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Facebook ka treguar se ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën në Forumin Parlamentar ku do të diskutohen çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare si dhe roli i parlamenteve për të ngritur bashkëpunimin në këtë fushë

Ajo në këtë forum do të diskutoj për  çështjen e sigurisë ndërkombëtare dhe rolin e parlamenteve në këtë fushë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Osmanit

E ftuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Forumin Parlamentar ku do të diskutohen çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare si dhe roli i parlamenteve për të ngritur bashkëpunimin në këtë fushë. Kosova është ftuar për herë të parë në këtë forum që mbahet në Washington D.C

Pritja te presidenti Ilir Meta për Festa të Nëntorit dhe Panairi i Prodhuesve Bujqësor në Tiranë Nga Skënder MULLIQI

Çdo vizitë në Shqipëri më sjellë kënaqësi të veqantë. Rruga e Kombit është gjeja më e bukur që ka mundur të ndodhë  midis dy shteteve shqiptare.Nese dikur rrugëtimi për vendin e shqiponjave ishte I veshtirë dhe I gjatë, tash sa qelë e mshel sytë siq thone  gjendesh në Tiranë.Edhe viteve te kaluara , por edhe këtë vit miku im, Flamur Gashi veprimtarë I dalluar I çështjës kombëtare , këshilltarë I presidentit, Ilir Meta, më kishte ftuar në presidencë më rastin e Festave të Nëntorit,Te ftuar  ishin  gazetarë, diplomatë  dhe njerëz të artit dhe të kulturës nga trojet etnike.Isha në Tiranë disa herë , por jo edhe në Pallatin e Brigadave , ku është  selia e presidentit të Shqipërisë. Është ky nje vend I bukur siq është edhe mbarë Shqipëria vend I bukur ashtu si ia ka falë Zoti të gjitha ato bukuri dhe begati natyrore .Ne ambientet ku bëhëj pritja nga z.Ilir Meta, ishte nje atmosferë vërtetë festive .Të pranishem ishin shumë diplomatë të huaj , ndër ta ishte edhe  ambasadori amerikanë  z.  Donald Lu, kryeministri, Edi Rama, Leka Zogu,parlamentarë, e shumë figura të tjera të jetës publice .Zura  një vend afër një tavoline ku ishte një djalosh I gjatë dhe I bukur më të cilën u njoftova .Quhej Idi Mina nje biznismen tiranas më të cilën kaluam qaste të mira .Orkesta shqiptare ishte në nje kënd të sallës e cila  gjithë kohën i shoqëroj te pranishmit  më tingujtë e  bukur të muzikës serioze. Radha I erdhi edhe fjalimit të presidentit, Ilir Meta I cili pasi që I përshendeti të pranishmit mbajti një fjalim të shkurter lidhur më Festat Kombëtare.Presidenti Meta dhe kryeministri, Edi Rama ngren dolli me shume mysafire në sallen e mbushur me te ftuar.Ne dy anët e sallës ku mbahej takimi enkas ishte bërë servimi I ushqimeve tradicionale shqiptare me lloje të ndryshme të pijeve.Kur mendova së nuk është asnje përson nga Kosova dhe trojet etnike , ashtu befas takova mikun tim, Ali Dacin nga Rozhaja, nënkryetar I shoqatës “Kosova per Sanxhakun’, kryetarin e shoqatës ,Ismet Azizin, anëtarin e kryesisë, Safet Hadroviq dhe anëtaren e shoqatës,zonj. Amina Nuroviq.I bëmë disa foto së bashku dhe në një qast afër nesh ishte edhe veprimtari I devotshem , Riza Halimi nga Lugina e Preshevës .Për një qast i tash Aliut, së ende  nuk e kam pa  Flamur Gashin. Jo ma ktheu Aliu, nuk është sonte I pranishem së I ka vdek mixha në Kosovë.Sigurisht së me erdhi shumë  keq. Të nesermën  I shpreha ngushllime ne fb për humbjën e më të dashurit të tij .Pas këtij momenti i  bëm disa foto edhe më presidentin e Shqipërisë , z.Ilir Metën. Kaluam sigurisht qaste të cilat nuk shlyhen lehtë nga kujtesa.  Ika nga Pallati I Brigadave më një taksist nga Permeti më të cilin për pak kohë bëm një shoqëri të mirë, së vertetë edhe u tregua së ishte njeri i ndershem siq janë të ndershem dhe mikpëritës te gjithë  shqiptarët e Shipërisë.Nga qendra e Tiranës për në Lushnje ku banon që disa kohë djali im Laurati , ika me makinë I shoqëruar nga bashkëshortja ime dhe nusja djalit. Te nesermen herët në mengjes shkuam në Tiranë  më djalin Lauratin, ku mbahej për herë të parë panairi I produkteve bujqësore I organizuar nga Ministria e Bujqësisë në krye më zëvendësministrin dhe mikun , z.Dhimo Kote, një njeri I cili për shumë vite kishte qenë kryetar I komunës së  Xarrës, vetëm disa kilometra larg Sarandës së bukur.Me z.Kote isha takuar dhe miqësuar vitin e kaluar  në Xarrë.

Xarra është një copë parajse siq e quajti më të drejtë Rudina Xhunga e cila e kishte bërë një shkrim enkas  për këtë vend të plantacioneve të mandarinës .Ajo ndër të tjera thotë ”Xarra është parajsë gjithë ngjyra- ngjyra e aroma, qdo tokë e punuar , plantacione të tëra më mandarina, që të marrin sytë dhe mendjën ,dhe nuk të bësohet derisa takon Dhimon, që je në fshat shqiptarë”. ”Po si mund të ikish nga ky fshat që kishte dalur  më 3 milonë euro fitim nga shitja e prodhimit të vet, mandarinës -Klementina ishte shprehur Dhimo “ .Nga ky vend I vogël por më plotë punëtorë të vyeshem në krye më Dhimo Koten  furnizohen gjithandej jo vetëm trojet shqiptare por edhe shumë shtete të Evropës. I thash  vetëm disa fjalë për z.Dhimo Kote , së vertetë ky njeri më punën e bërë  e ka merituar postin e zëvëndësministrit të Bujqësisë .Panairi I produkteve bujqësore në sheshin kryesor të Tiranës ishte organizuar për mrekulli. Sidomos binin në sy piramidat e formuara prej mandarinave ,molleve dhe domateve duke krijuar kështu një panoramë të bukur bashkë më gjitha prodhimet tjera të cilat u ekspozuan për dy ditë më radhë. Të pranishem atë ditë feste për ti përgëzuar bujqitë e vyshem anekënd Shqipërisë  ishte  edhe kryeministri I Shqipërisë,z. Edi Rama, ministri I Bujqësisë z.Niko Peleshi, kryebashkiaku I Tiranës, z,Erion Velijaj etj, të cilët edhe mbajten fjalime  në mbeshtetje të  prodhuesve   dhe të  biznismenëve të vendit. Ishte një ditë plotë gjallëri e organizuar për herë parë  në Tiranë si meritë e z. Kote, më të cilën patem një takim të ngrohtë pas nje viti. Ne panair ishte I pranishem më prodhimin e domateve edhe biznismeni I vyeshem nga Fieri, z.Fatos Zeka I cili punon bashkë më djalin Lauratin , të cilët furnizojnë më produkte bujqësore cilësore vendore  edhe shumë shtete të Evropës

Thaçi: Koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se koha e misioneve ndërkombëtare ka kaluar dhe vendi duhet të marrë në duar punët e tij, duke ju referuar kërkesës për përfundimin e Misionit të Kombeve të Bashkuara si dhe të atij t Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, mandati i të cilit skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Gjatë një fjalimi para trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai tha se “një numër i pa justifikuar i misioneve ndërkombëtare ende funksionon në Kosovë, duke krijuar përshtypjen se jemi në një stad shumë të hershëm të tranzicionit. Koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar“, tha ai, duke nënvizuar se me qindra milionë euro të taksapaguesve evropianë janë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzohen për mbarëvajtjen e misionit EULEX.

Si është e mundur që me gjithë këtë përfshirje, të pashembullt, përgjegjësia të jetë vetëm në anën kosovare. E theksoj qartë se qëllimi ynë shtetëror është anëtarësimi në BE dhe jo që në Kosovë të ketë misione të përjetshme të saj”, theksoi ai, duke theksuar se “Në verën e vitit të ardhshëm, ne do të shohim përfundimin e plotë të mandatit aktual të misionit EULEX. Nëse deri tani kemi folur për tranzicion, për tkurrje, ne tani duhet të flasim menjëherë për fazën përmbyllëse“.

EULEX-i u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Presidenti Thaçi kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për siç tha, imponim të Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës. Sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 gjykata speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e (Slobodan) Millosheviqit i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë“, tha ai duke nënvizuar se “paradoksi me të cilin ne ballafaqohemi është dëshpërues. E njëjta Serbi sot e ka derën e hapur për në BE, ndërsa Kosova mbahet e izoluar“.

Ai tha se BE-ja duhet t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës të cilët e dinë se perspektiva evropiane është shpresë, dëshirë, synim, por jo edhe realitet i mirëfilltë.

Kosova, si vendi më proevropian në Ballkan, është shteti më i izoluar në Evropë. E, në anën tjetër “Evropianët e rinj” sot janë evropianë të izoluar. Është kjo ndjenjë e pafuqisë, e dëshpërimit, e mërzisë që na bashkon të gjithë neve në Kosovë: qofshim politikanë, ekonomistë, biznesmenë, artistë ose edhe qytetarë të zakonshëm“.

Presidenti Thaçi tha se veprimi dhe vendimi më i përshtatshëm i BE-së do të ishte anëtarësimi shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllok.

Ai tha se “izolimi, të lënit anash, të qenit i harruar, çdo ditë po shfrytëzohet prej ekstremizmave politikë dhe fetarë në Kosovë. Ky izolim po shfrytëzohet me qëllim të dobësimit të lidhjeve të kamotshme qytetëruese dhe kulturore të Kosovës me Evropën“.

Ai kritikoi Bashkimin Evropian për qasjen ndaj liberalizmit të vizave për Kosovën një çështje që është kushtëzuar edhe nga ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Por, po ashtu ai kritikoi kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje në Kosovë, ndërsa ritheksoi përkushtimin për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se këto bisedime duhet të përmbyllen me një “marrëveshje ndërshtetërore, traktat ndërkombëtar që siguron një paqe afatgjate, njohje të ndërsjella dhe që mundëson integrimin në strukturat euroatlantike“.

Ai vlerësoi lart rolin e trupave të KFOR-it, duke theksuar se në bashkërendim me NATO-n dhe partnerët tjerë perëndimorë Kosova duhet të themelojë ushtrinë shumetnike.

Politika jonë moti e ka humbur drejtëpeshimin?! Nga Skënder MULLIQI

 Njeriut jepi pushtet , dhe ke për ta ditur mirë së çfarë në fakt është ai! Duket së është thënje e saktë.Dihet së ka pasur dhe ka njerëz të përgjegjshem dhe më moral ta lartë politikë , të cilët besimin e dhënë nga populli e kan kryer më nder dhe në shërbim të qytetarëve.Në praktikën e pergjithshme te politikes botërore ka pasur njerëz të cilët e kan kuptuar së jeta e gjatë politike në krye të shtetit, është e dëmshme së pari për vet ata , dhe pastaj është e dëmshme edhe për shtetin .Të tillët janë pajtuar që mandati udhëheqës mos të jetë më shumë së tetë vite.Propozimet e tilla politike kanë qenë shumë demokratike dhe janë të pranueshme edhe për shumicën .Dikush do të thoshte , si është e mundur që ta kesh pushtetin në duar dhe të kërkosh kufizim të mandatit?! Kjo sigurisht së për dikend në politikë nuk është e logjikshme .Kjo kategori e politikanëve nuk dinë çka është demokracia, nuk dinë dhe nuk dëshirojnë më ditë së çka është përgjegjësia dhe çka është morali politikë! Ne ambientin tonë politikë , nuk kemi njerëz të cilët mendojnë më koka të ftohura, por kemi njerëz të cilët rrënojnë gjithqka para vetit për të ardhur ,dhe për të mbetur përjetësisht në pushtet.Këta njerëz tanë të politikës edhe pse nuk kan kapacitet për një punë të tillë madhore siq është politika, as që dëshirojnë të kuptojnë këtë fakt. Këta kanë treguar së nuk janë të fjalës dhe as që I mbajnë premtimët.Nuk janë treguar të dinjitetshem ?Bie pyetja, cili na është ai politikan apo njeri që nuk e mban fjalën e vet?Sigurisht së nuk është asgjë puna e tij! Kjo elitë politike është treguar elitë kushtëzuese, na ka “dhunuar’ të gjithëve në tru të shëndosh për 17 vite.Por, ende ka vend për shpresa.Zatën shpresa edhe vdes e fundit.Ka shpresa deri sa njeriu është gjallë. A ka më keq së kur “elitat” bëjnë trysni mbi popullin?Sigurisht së nuk ka.A ke gjë më amorale së kur një elitë shërbehët më mëtodat e kercënimit , të frikësimit e të ultimatumeve si “ofertë” I anës së fortë .Ultimatumet dhe kushtëzimet do të duhej të vijnë në shprehje p,sh kur zhvillohen bisedimet më Serbinë , e jo kjo të ndodhë mbrenda shtetit.Duhet mos harruar kurrë që palën e kundertë duhet respektuar, por edhe mos ta lejuar që të na nënqmon rregulisht siq po e bënë këtë punë Serbia.Disa njerëz kur të arrijnë deri të posti I lartë pushtetarë gjithqka janë në gjendje të japin , veq postin nuk e japin! Dhe, sigurisht është më lehtë ti sundojsh të tjerët së sa ta sundosh vetvetën, a po jo. Me paratë e huaja është lehtë të bëhësh galant dhe të bëhësh “dorëshlirë”. Por, jo kjo kastë politike në Kosovë , nuk është galante as dorëshlirë. Këta mendojnë vetëm për vete dhe për njerëzit e vet.Po kemi kushtëzime jo legale për ti arritur synimet përfituese. Kushtëzimet gjithmonë dikënd e nënqmojnë , ia ulin dinjitetin , dhe më kushtëzime humbën edhe liritë elementare njerëzore.Humbet liria edhe më rastin e zgjedhjeve. Ambiciet e tepruara të individve dhe grupeve politike dhe ekonomike e kan pru këtë gjendje të rënd në Kosovë. Politika jonë moti e ka humbur drejtëpeshimin .Edhe ne si qytetarë e kemi zijë këtë qorbë jo të mirë të cilën po e shijojmë.Të gjitha pushtetet I zgjidhem , dhe nuk mund të shfajsohemi dhe as të vajtojmë për gjendjen e përgjithshme jo të mirë . Pas gjithë këtyre përjetimeve jo të mira , duhet përvjelur duart dhe të punojmë të gjithë së bashku që gjendja të ndryshohet pozitivisht.Kjo mund të arrihet vetëm kur I zgjedhim më të mirët. Po bëhën 17 vite që kur e kemi faktikisht shtetin tonë .Këtë fakt duhet qmuar, por të cilën periudhë kohore nuk e kemi shfrytëzuar mirë.Nuk mund të fajsojmë askend për dështimet tona.Gjendja në shoqërinë tonë ka mbetur si në kohën e sistemit socialist, e ndoshta edhe me keq. Secili nga ne dyshon në dikend, askush nuk po I bëson askujt për asgjë ,ka humbur respekti i ndërsjellë, kriminaliteti dhe korrupcioni po shtrihen pa ndonjë pengesë . Pse është kështu?Më gjasë edhe për atë së politikanët tanë për asgjë njerëzisht nuk po merren vesh.Do të dëshiroja të gabojë në këtë konstatim , por kreator të politikës janë bërë më shumë profiterët, së sa njerëzit meritorë

Maliqi: Shmangia nga kufijtë e viteve 1974-1989 na kushton me humbje të madhe territori

Analisti Shkelzen Maliqi thotë se shmangia nga kufijtë e viteve 1974-1989 do të rrezikonte humbje më të madhe të territorit.

Këto komente ai i bëri pasi u pyet se a e ka marrë parasysh komisioni i Shpejtim Bulliqit gjendjen kadastrale të kufirit me Malin e Zi.

Bazuar në këtë, ai thotë se Bulliqi po e mohon parimin e përcaktimit të demarkacionit që është aplikuar për të gjitha shtetet e shkëputura nga ish-Jugosllavia.

Shkrimi i tij i plotë:

A e ka marr komisioni i Bulliqit fare ne konsiderim gjendjen kadastrale te kufirit me Malin e Zi? Me sa duket aty s’kane gjete “humbje territori”, komisioni Meha ne kete paska punuar drejt. Bulliqi pra mohon parimin e percaktimit te demarkacionit qe eshte aplikuar per te gjitha shtetet te shkeputura nga ish Jugosllavia. Me kete ai fut nje presedence te kritereve shtese dhe gjendjeve paraprake te kufirit (nese edhe ato jane te sakta!!) qe do te mund te sterkomplikonte edhe perkufizimin me Serbine ne te ardhmen. kjo per faktin se ne vitet 50 te shek. xx veriu mbi Zveçan ka qene pjese e Serbise. shmangja nga kufijte e vitit 1974 / 1989 do te rrezikonte humbjen mbase 15 fish me te madhe te territorit sec pretendohet se eshte humbur me kriterin kadastral.

Enver Pertovci: “Sot Kosova është një diktaturë” – Nëse flet diçka kundër pushtetit gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”

Aktori kosovar Enver Petrovci, ka dhënë një intervistë për gazetën bulevardeske të Beogradit “Kurir”. Ai nuk ka pasur frikë të thotë shumë gjëra që njerzit në moshën e tij i përshpërisin nën zë në Prishtinë. Si psh, se dikur në Beograd është ndierë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij ë cilin e quan një diktaturë: “Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”.

Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon “i cili arrit të ndërtonte një shtet serioz”. Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe muslimanët edhe katolikët edhe ortodoksët dhe kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.

“Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme. U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare që të më pranojnë në shoqërinë e tyre. Natyrisht që më pranuan”, ka treguar ai gjatqë qëndrimit në Beograd ku ka shkuar për të luajtur në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”.

Petrovci, rrëfen se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”.

“Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli. Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam. Kurrë askush s’më ka blerë. E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar. Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar. Kam folur se e kam jetuar bukur në Beograd”, ka thënët Petrovci për gazetën serbe.

Veseli zotohet publikisht: Votat e PDKse janë pro demarkacionit

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur i kënaqur pasi Qeveria miratoi vendimin për të çuar në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit për ratifikim. Ai ka bërë të ditur se votat e Partisë Demokatike të Kosovës do të jenë pro.

“Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është i qartë dhe se deputetët e PDK’së do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

“Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi”, është shprehur ai.

“Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave”.

Thaçi: Deputetët ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacion

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur dhe përgëzuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin e sotëm për ta proceduar për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve që të ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit.

“Dua të besoj në vullnetin politik dhe shtetëror të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, por njëkohësisht ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që të jenë të bashkuar në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndër-shtetërore” ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë facebook.

Sipas Thaçit, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do t’i jap “fund izolimit të vendit tonë, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave, por edhe e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë”.

Emri i kryeministrit të Kosovës është hequr nga urdhër arresti ndërkombëtar

Në Kosovë autoritetet thanë se emri i kryeministrit Ramush Haradinaj është hequr nga një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në bazë të të cilit ai të paktën dy herë ishte ndaluar gjatë udhëtimeve të tij.

Në fillim të këtij viti, ai ishte ndaluar në Francë të bazë të një urdhër arresti të tillë dhe kishte qëndruar për gati katër muaj në pritje të një procesi gjyqësor gjatë të cilit u refuzua kërkesa e Beogradit për ekstradimin e tij.

Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri tha se policia ndërkombëtare, Interpol, ka larguar nga listat e të kërkuarve emrat e 18 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe atë të kryeministrit Haradinaj.

Beogradi e akuzon kryeministrin Haradinaj, një nga komandantët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime gjatë luftës së viteve 1998 -1999.

Zoti Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë.

Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t’u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarë të tij për krime lufte.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.

Thaçi: I ftoj të gjithë serbët që të kthehen në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se nënpresidenti amerikan Michael Pens e konfirmoi se SHBA-ja do të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Dialogu është duke hyrë në një fazë të re dhe Federica Mogherinit i nevojitet një mbështetje shtesë, prandaj është e nevojshme që Amerika të luajë rolin e saj në këtë proces”, tha Thaçi në një intervistë për portalin “Remarker” të Beogradit.

Ai tha se kohët e fundit që e kishte vizituar SHBA-në u takua me zv.Presidentin Michael Pense, nga i cili mori konfirmimin se Uashingtoni do të angazhohet në mënyrë aktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “B92”.

“Roli i tyre është të sjellin më shumë besueshmëri, besim dhe qëndrueshmëri në proces”, tha Thaçi.

I pyetur kur do të formohej Asociacioni i Komunave Serbe, Thaçi u përgjigj: “Sa më shpejt, aq më mirë, në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe ky është detyrim ndërkombëtar”.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve që u larguan për t’u kthyer në Kosovë.

“Ne do të bëjmë gjithçka sa i përket pushtetit tonë politik për t’i akomoduar serbët dhe t’i integrojmë në shoqërinë kosovare”, tha Thaçi.

Ai shtoi se ftesa për presidentin serb Aleksandër Vuçiq për të vizituar Prishtinën është “gjithmonë e hapur”.

Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së, ai tha se themelimi i asaj gjykate ishte “një veprim i papëlqyeshëm në Kosovë“. /Periskopi

U VUNË MASAT E DHUNSHME ADMINISTRATIVE NË PARTINË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS – Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj

Ne baze te nenit 154 te Ligjit mbi Amnistraten Publike te Republikes se Kosoves sot ne Prishtine nen Kryesin e I.D.u mbajte mbledhja e Asosoacionit te Partive politike,shoqatave dhe shoqerise civile me kete:

REND DITE:

1.Aktiviteti dhe analiza e zgjedhjeve Parlamentare dhe lokale.

Ne kete mbledhje moren pjese te gjithe perfaqesuesit e Partive politike,shoqatave dhe shoqerise civile ne te cilen u zhvillu nje diskutim i nxehte rreth analizes se zgjedhjeve Parlametare dhe lokale.Gjate diskutimeve u tha se de dy pale zgjedhjet kane shki mire dhe pa ndonje ekses te veqnte.
U nxoren ne pah,sidomos rezultate e mira qe pati LVV e cila ne zgjedhjet parlametare u dyfishua duke fituar hiq ma pak se 32 deputet,por edhe ato lokale per kete Parti ishin te kenaqeshme sepse fitoj qytetet e medha si Prishtine dhe Prizrenin ne te cilat jetojne gadi gjysma e Kosoves.Rezultate te mira pati edhe AAK e cila i fitoi 8 komuna,por u tha se edhe LDK u zgju nga latargjia e gjumit disa vjeqar duke i fitu 23 deputet dhe 7 komuna,por qe si falet humbja ne bastionin e lindjes se LDK Istogun.

Pas nje pushimi gjysme ore Mbledhja vazhdoi gadi deri ne gjysmenate duke e analizu punen e Partise me te Madhe(dikur)te PDK. U tha troq se kjo parti ne keto dy zgjedhje nuk pati rezulatate te mira,bile pati edhe renje te konsiderueshme.Siq dihet,kjo Parti erdhi ne pushte pas Luftes,pati nje qeverisje shume te keqe. Kjo Parti posa e mori pushtetin u turr ne kapjen e shtetit,ne zaptimin e tij ne te gjitha institucionet duke e mos respektuar Ligjet e Kosoves,por i zbatonte shume mire Ligjet e PRONTOS,te cilat i kishte sjelle vete.Ajo u versul ne keqperdorimin e shtetit duke vjedhe sa munden si ne bahqe te babes,u korruptuan ne stilin se”na ju kemi cliru dhe na bajme cka te dojme me shtetin”.Ne kete menyre shume shpejt elita qendrore dhe komunale u pasunuan ne pakufij duke u bere milionera, siq thuhet mbrenda nates.Per te gjitha keto nuk u hante palla per asgje,bile as per ate se populli ne vend te ta gezoi lirin nisen ta urrejn lirin,ne vend se te kishin vende pune dhe mireqenje populli nisi me ja kethy shpinen Kosoves,ku filloi emigrimi masiv qe ne do vite arrinte shifren edhe mbi njeqindmije te ikur.

Te gjitha keto marifet te kesaj Partie i pa populli dhe ne dy palezgjedhjet e fundit ia ketheu shpinen,nuk i votoi.Ne keto zgjedhje kjo Parti i mori vetem23 deputet nga 32 sa i kishte ma pare,i fitoj ne zgjedhjet lokale vetem tri katunde e nje sheher duke u kantandis ne prtine e tret ne Kosove.Nga ky rezulat kjo Parti u qart,mbeten si pa krye,sdinin se cka thonin dhe flisnin,u bane me fole jerem,trrreshin si egersina,shanin,po shanin se ajo nuk qenka fajtore,por kete humbje ia paskan kurdis Partit tjera.Ne vend se te ulen e te kerkojne doreheqjet dhe pergjegjesin per ata qe e prune Partin ne kete gjendje,po tregohen te papergjegjeshem.

Pasiqe mbaruan te gjitha diskutimet dhe u ba nje rezime e te gjitha diskutimve Kuvendi u pajtue se situata ne kete Parti eshte e patolerueshme dhe njezerit mori vendim (pos delegatit nga PDK)qe te vehen masat e dhunshme administrative ne kete Parti
Per sanimin e gjendjes se tanishme u propozue edhe komisioni kompetent qe do te merret me zbatimin e masave te dhunshme ne kete Parti.Ne Komision u propozuan:

1.Albin Kurti,kryetar
2.Isa Mustafa,anetar dhe
3.Fatmir Lima,anetar.

Detyra e ketij Komisioni eshte qe te shkarkoj komplete Kryesin dhe Kryetarin e PDK,
Te merret me aprovimin e te gjitha masave te nevojshme qe kane per qellim sanimin e gjendjes ne kete Parti,
Te zbatohen Ligjet e Kosoves konforme Kushtetutes dhe te hiqen Ligjet e Klanit Pronto te cilat deri me tani jane ne fuqi ne kete Parti,etj.

Nese Komisioni i seper emruar has ne rezistence nga ndonje individ ose partise,atehere Komisioni ne fjale eshte i autorizuar qe mbrenda nje kohe shume te shkurtet te bej elaboratin me te gjitha aktet percjellse per LIKUJDIMIN e kesaj Partije me te cilat pastaj do te meret Gjykata kompetente.

Investimet milionëshe turke në Kosovë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, i cili i është dhënë në koncesion për 20 vjet një konzorciumi turko-francez.

Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Njëherësh është një ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën me shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

Mbi 372 milionë euro, llogariten investimet e Turqisë në Kosovë, që nga viti 2008 kur në Kosovë vepron Oda Tregtare Kosovare-Turke, thotë Arben Fetahu, drejtor ekzekutiv i kësaj ode.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Fetahu thotë se investimet nga Turqia zënë vendin e parë sa i përket ndikimit në ekonomi.

“Realisht vitin e kaluar Turqia e ka zënë vendin e dytë sa u përket investimeve të drejtpërdrejta në Kosovë. Vendin e parë, vazhdimisht e zënë Gjermania ose Zvicra. Por, një gjë që duhet ditur është se investimet e huaja nga Gjermania, Zvicra ose nga Britania e Madhe vende të njohura për diasporën e gjerë kosovare, rëndom janë në patundshmëri, si shtëpi apo banesa”.

“Kurse investimet e huaja nga Turqia janë të orientuara nga ekonomia, investime të cilat sjellin vende pune dhe gjenerim ekonomik”, thotë Fetahu.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nga janari deri në gusht të këtij viti, investimet e Turqisë në Kosovë ishin mbi 19 milionë euro, nga 201 milionë euro nga investimet në përgjithësi.

Këto të dhëna, Turqinë e radhisin si shtetin e pestë, pas Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe Britanisë se Madhe.

Investimet turke janë të orientuara në sektorin bankar, edukim, shëndetësi, prodhimtari, energji, ndërtimtari, tregti, hoteleri, transport dhe fusha tjera.

Numri i përgjithshëm i bizneseve turke të regjistruara në Kosovë është rreth 800, thotë Arben Fetahu, por që sipas tij, 200 biznese aktualisht janë aktive.

Investimet e Turqisë në Ballkan, përfshirë këtu edhe Kosovën, janë të mirëseardhura dhe të nevojshme, thotë Guner Ureva, drejtor i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Ballkani është një hapësirë për investime turke, natyrisht duke marrë parasysh edhe lidhjet, komunikimin e investitorëve potencialë turq me vendet e Bashkimit Evropian, shtetet e Ballkanit. Edhe Kosova mund të shërbejë si një bazë që do të prodhohen produktet nga investimet turke më orgjinë në Kosovë për t’u plasuar në tregjet e Bashkimit Evropian”, thotë Ureva për Radion Evropa e Lirë

Se kompanitë turke vazhdojnë të paraqesin interesim për investime në Kosovë thonë edhe në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Stamboll. Erven Fusha, konsull i përgjithshëm në detyrë thotë për Radion Evropa e Lirë, se disa herë në javë takohen me biznesmen turq, për t’u treguar kushtet e të bërit biznes në Kosovë.

“Përafërsisht kemi katër ose pesë takime në javë me biznesmen apo investitorë të ndryshëm turq që janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Interesimet e tyre janë të llojeve të ndryshme, disa dëshirojnë të investojnë në bujqësi, infrastrukturë apo edhe investime tjera më kapital më të madh”, tha Fusha.

Ndryshe, përveç investimeve direkte, në Kosovë disa nga kompanitë me kapital më të madh financiar janë dhënë më koncesion konsorciumeve turke.

Bechtel-Enka, konzorcium amerikano-turk, ka bërë ndërtimin e autostradës që lidhë Kosovën me Shqipërinë, me një çmim prej një miliard euro, kurse tashmë është duke ndërtuar edhe autostradën Prishtinë – Shkup, në vlerë mbi 600 milionë euro.

Një konsorcium tjetër ai turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon në vitin 2010 ka marrë me koncesion për njëzet vjet, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me obligimin që të investojë mbi 100 milionë euro në të.

Kurse në vitin 2012 ,konzorciumi turk Limak-Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke e blerë atë për 26.3 milionë euro.

Që prej vitit 2004 në Kosovë vepron edhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim [TIKA].

Nga ajo periudhë kjo organizatë ka realizuar qindra projekte të ndryshme, si dhe ka restauruar një numër të madh të xhamive, por edhe ka bërë investime në ndërtimin e xhamive të reja në të gjithë Kosovën. Investime nga kjo agjenci ka pasur edhe në sektorin e shëndetësisë dhe këndeve të lojërave në parqe të kryeqytetit.

Nga investimet turke në Kosovë, ndërkaq funksionojnë edhe një numër i institucioneve arsimore .

Përveç investimeve direkte, Kosova ka të nënshkruar marrëveshjen për tregti të lirë më Turqinë që nga viti 2013, por ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovë,s kurse shteti turk e ka ratifikuar këtë marrëveshje që moti.

Marrëveshja për tregti të lirë me Turqinë, sipas ekspertëve, vë në pah disbalancet tregtare mes dyja shteteve, marrë parasysh fuqinë e madhe ekonomike e tregtare që ka Turqia në krahasim me Kosovën.

Importet e shtetit turk në Kosovë gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 288 milionë euro, kurse eksportet e Kosovës në Turqi rreth 8 milionë euro.

Mjete shpërthyese në shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK-së në veri të Kosovës

Në Kosovë, policia tha se gjatë natës janë hedhur mjete shpërthyese në shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok, një nga komunat me shumicë serbe në veri të vendit, por pa dëme në njerëz.

Policia tha se është vënë në përpjekje për ndriçimin e incidenteve që lanë pas vetes dëme materiale, por ende nuk dihen hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme.

Incidentet u dënuan nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili nëpërmjet një deklarate tha se “sulmi me mjete shpërthyese është akt i papranueshëm që cënon jetë njerëzish dhe synon të pengojë përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të mbajë në tension qytetarët e vendit”.

Ai u bëri thirrje organeve të rendit që sa më shpejt të kapin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit, ndërsa u bëri thirrje edhe qytetarëve “të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e këtij akti kriminal”.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në janar të vitit 2009 në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës. Forca e Sigurisë është forcë shumë-etnike me mbi 10 për qind të përbërjes së saj nga komunitetet jo shumicë.

Në pranverën e këtij viti presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hodhi nismën për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë nëpërmjet një ligji duke nxitur reagimin e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara që kërkojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Por këto ndryshime varen nga vota e deputetëve të pakicave kombëtare dhe tash për tash duken të pamundura për shkak të qëndrimit kundërshtues të Beogradit dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës ndaj themelimit të ushtrisë së saj.

PDK: Shteti ta shpallë VV-në organizatë antikushtetuese

Një zyrtar i Partisë së Kadri Veselit po kërkon që Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese. Gani Koci ka thënë se Partia e Albin Kurtit po e sfidon Shtetin e Kosovës përmes veprimeve anarkiste e kriminale.

“Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagojë edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Koci, në një reagim në FB.

Reagimi i Kocit ka ardhur pas arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët rezistuan ndalimit policor, duke bërë skena të dhunshme para Kuvendit të Kosovës.

“Duhet te shpallet organizatë antikushtetuese. Shteti i Kosovës po rrezikohet!”, ka shtuar ai.

Sipas këtij zyrtari të PDK’së që mban edhe pozitën e Zëvendësministrit në Qeverinë e re, ka kërkuar nga Shefi i Shtetit të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të ruajtur shtetin, shkruan Express.

“Presidenti duhet të thërras Këshillin kombëtar të sigurisë urgjentisht për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të institucioneve të shtetit, rendin kushtetues dhe demokracinë!”, ka shtuar ai.

Sulmuesit e Konsullatës së Turqisë në Prizren dënohen me 5 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren të Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me pesë vjet burgim sulmuesit e Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren

PRIZREN – Gjykata Themelore në Prizren të Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me pesë vjet burgim sulmuesit e Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj në një deklaratë për AA njofton se sot Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin për 5 të akuzuarit për kryerjen e sulmit ndaj konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, të cilët janë dënuar me nga një vit burgim secili, për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe se janë liruar nga akuza e rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Kicaj njofton se brenda këtij dënimi prej një viti burgim, të akuzuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Më 28 nëntor të vitit 2016, në ditën e Festës së Flamurit, ndodhi një sulm me koktej molotovi dhe me kubëza betoni ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren dhe më pas pesë persona ishin arrestuar.

Zyra e Prokurorit të Shtetit kishte njoftuar se aktakuza ndaj të pandehurve I.S., Eg.S., B.S.,Ed.S. dhe B.B., që të gjithë nga Prizreni, është ngritur për shkak se si bashkëkryerës kanë kryer veprat penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se më datë 28 nëntor 2016, në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij. Po ashtu, të pandehurit në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të Konsullatës Turke, me ç’rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e Konsullit dhe personave të tjerë në atë Konsullatë”, njoftohej nga Prokuroria e Shtetit. aa

Gjykata shpall të pafajshëm Fatmir Limajn

Gjykata në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, ai është shpallur i pafajshëm për akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim të pozitës gjatë kohës sa ka shërbyer si ministër i Transportit në vitet 2008-2010.

Edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast – ish-truproja e Limajt, Shpejtim Telaku, ish-këshilltari i tij politik, Endrit Shala, dhe Nexhat Krasniqi e Forim Zuka, janë liruar nga akuzat.

Limaj, Shala dhe Krasniqi akuzoheshin për krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.

Procedurat gjyqësorë lidhur me këtë rast ka zgjatur disa vite. Gjykimi ka pasur të bëjë me disa rrugë të asfaltuara në Komunën e Gjilanit.

Limaj, që është kryetar i partisë Nisma për Kosovën, në disa raste e ka quajtur rastin kundër tij si të motivuar politikisht.

Në maj të këtij viti, Gjykata Supreme kishte vërtetuar pafajësinë e Limajt edhe për një rast tjetër, të njohur si rasti “Kleçka”. Ai akuzohej për krime lufte kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Haradinaj ndjen keqardhje për arrestimet e deputetëve

Pas arrestimit të tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka shprehur keqardhje për atë se çfarë u ka ndodhur deputetëve të Kuvendit.

Haradinaj ishte pjesë e opozitës kur me gaz lotsjellës po pengohej ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai edhe tash beson se bashkë me Vetëvendosjen e kanë kundërshtuar me të drejtë atë marrëveshje, por ka këshilluar deputetët e Vetëvendosjes se ata duhet të paraqiten në gjykatë.

“Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjen që mbetet rrezik për Kosovën.Është rrezik politik. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjellë të mira, ndërsa qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politik e jo ligjor, unë mendoj që deputetët që kanë kundërshtuar, nuk kanë pse të mos paraqiten në gjykatë. Ata s’kanë bërë asgjë që meriton me u fshehë. Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se pamjet si këto nga arrestimi i Kurtit, nuk duhet të përsëriten.

“Unë besoj që ngjarjet e tilla dhe pamjet e tilla nuk duhet të përsëriten, por i ftoj të gjithë që t’i nënshtrohen sundimit të ligjit dhe t’i respektojnë organet e drejtësisë dhe të kërkojnë drejtësi përmes rrugëve ligjore e kushtetuese”, ka thënë Hoti.

Politika jonë moti e ka humbur drejtëpeshimin?! – Nga Skënder MULLIQI

Njeriut jepi pushtet , dhe ke për ta ditur mirë së çfarë në fakt është ai! Duket së është thënje e saktë.Dihet së ka pasur dhe ka njerëz të përgjegjshem dhe më moral ta lartë politikë , të cilët besimin e dhënë nga populli e kan kryer më nder dhe në shërbim të qytetarëve.Në praktikën e pergjithshme te politikes botërore ka pasur njerëz të cilët e kan kuptuar së jeta e gjatë politike në krye të shtetit, është e dëmshme së pari për vet ata , dhe pastaj është e dëmshme edhe për shtetin .Të tillët janë pajtuar që mandati udhëheqës mos të jetë më shumë së tetë vite.Propozimet e tilla politike kanë qenë shumë demokratike dhe janë të pranueshme edhe për shumicën .

Dikush do të thoshte , si është e mundur që ta kesh pushtetin në duar dhe të kërkosh kufizim të mandatit?! Kjo sigurisht së për dikend në politikë nuk është e logjikshme .Kjo kategori e politikanëve nuk dinë çka është demokracia, nuk dinë dhe nuk dëshirojnë më ditë së çka është përgjegjësia dhe çka është morali politikë! Ne ambientin tonë politikë , nuk kemi njerëz të cilët mendojnë më koka të ftohura, por kemi njerëz të cilët rrënojnë gjithqka para vetit për të ardhur ,dhe për të mbetur përjetësisht në pushtet.Këta njerëz tanë të politikës edhe pse nuk kan kapacitet për një punë të tillë madhore siq është politika, as që dëshirojnë të kuptojnë këtë fakt. Këta kanë treguar së nuk janë të fjalës dhe as që I mbajnë premtimët.Nuk janë treguar të dinjitetshem ?Bie pyetja, cili na është ai politikan apo njeri që nuk e mban fjalën e vet?Sigurisht së nuk është asgjë puna e tij! Kjo elitë politike është treguar elitë kushtëzuese, na ka “dhunuar’ të gjithëve në tru të shëndosh për 17 vite.Por, ende ka vend për shpresa.Zatën shpresa edhe vdes e fundit.Ka shpresa deri sa njeriu është gjallë. A ka më keq së kur “elitat” bëjnë trysni mbi popullin?Sigurisht së nuk ka.A ke gjë më amorale së kur një elitë shërbehët më mëtodat e kercënimit , të frikësimit e të ultimatumeve si “ofertë” I anës së fortë .Ultimatumet dhe kushtëzimet do të duhej të vijnë në shprehje p,sh kur zhvillohen bisedimet më Serbinë , e jo kjo të ndodhë mbrenda shtetit.

Duhet mos harruar kurrë që palën e kundertë duhet respektuar, por edhe mos ta lejuar që të na nënqmon rregulisht siq po e bënë këtë punë Serbia.Disa njerëz kur të arrijnë deri të posti I lartë pushtetarë gjithqka janë në gjendje të japin , veq postin nuk e japin! Dhe, sigurisht është më lehtë ti sundojsh të tjerët së sa ta sundosh vetvetën, a po jo. Me paratë e huaja është lehtë të bëhësh galant dhe të bëhësh “dorëshlirë”. Por, jo kjo kastë politike në Kosovë , nuk është galante as dorëshlirë. Këta mendojnë vetëm për vete dhe për njerëzit e vet.Po kemi kushtëzime jo legale për ti arritur synimet përfituese. Kushtëzimet gjithmonë dikënd e nënqmojnë , ia ulin dinjitetin , dhe më kushtëzime humbën edhe liritë elementare njerëzore.Humbet liria edhe më rastin e zgjedhjeve. Ambiciet e tepruara të individve dhe grupeve politike dhe ekonomike e kan pru këtë gjendje të rënd në Kosovë. Politika jonë moti e ka humbur drejtëpeshimin .Edhe ne si qytetarë e kemi zijë këtë qorbë jo të mirë të cilën po e shijojmë.Të gjitha pushtetet I zgjidhem , dhe nuk mund të shfajsohemi dhe as të vajtojmë për gjendjen e përgjithshme jo të mirë . Pas gjithë këtyre përjetimeve jo të mira , duhet përvjelur duart dhe të punojmë të gjithë së bashku që gjendja të ndryshohet pozitivisht.Kjo mund të arrihet vetëm kur I zgjedhim më të mirët. Po bëhën 17 vite që kur e kemi faktikisht shtetin tonë .Këtë fakt duhet qmuar, por të cilën periudhë kohore nuk e kemi shfrytëzuar mirë.Nuk mund të fajsojmë askend për dështimet tona.Gjendja në shoqërinë tonë ka mbetur si në kohën e sistemit socialist, e ndoshta edhe me keq. Secili nga ne dyshon në dikend, askush nuk po I bëson askujt për asgjë ,ka humbur respekti i ndërsjellë, kriminaliteti dhe korrupcioni po shtrihen pa ndonjë pengesë . Pse është kështu?Më gjasë edhe për atë së politikanët tanë për asgjë njerëzisht nuk po merren vesh.Do të dëshiroja të gabojë në këtë konstatim , por kreator të politikës janë bërë më shumë profiterët, së sa njerëzit meritorë …

Zgjedhjet lokale rikonfiguruan skenën politike në Kosovë

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë dëshmuan përcaktimin e qytetarëve, që me votën e tyre të ndikojnë në disa ndryshime të nevojshme në skenën politike, thonë analistët. Sipas tyre, skena politike pas këtyre zgjedhjeve, po i nënshtrohet një lloj rikonfigurimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të dhënave të postuara në faqen zyrtare, ka procesuar 100 për qind të vendvotimeve. Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, atyre më postë dhepersonave me nevoja të veçanta.

Në disa nga 19 komunat ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë, përfshirë këtu qendrat e mëdha si Prishtinën dhe Prizreni, përqindja e kandidatëve është e ngushtë.

Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka fituar 50,19, ndërkaq kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka fituar 49,82. Kandidati i Vetëvendosjes në Prizren, Mytaher Haskuka ka fituar 50,32 për qind ndërkaq kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka fituar 49,68 të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka njoftuar për numrin e përgjithshëm të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Por, KQZ përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna sipas detyrimeve ligjore.

Sipas KQZ-së, pas përfundimit të të gjitha procedurave, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një raport të detajuar lidhur me numrin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta; dhe votave përmes postës.

“Në QNR është duke u punuar me kapacitete të plota dhe KQZ-ja është e përkushtuar që brenda pak ditësh të fillojë me numërimin e këtyre votave për të proceduar më tej drejt shpalljes së Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe nga rivotimi për Kryetar të Komunës së Parteshit”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim të transparencës do të njoftojë me kohë mediat dhe vëzhguesit për fillimin e numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës – në mënyrë që të mund ta përcjellin nga afër këtë proces”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.

Ndërkohë analistë të çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se në këto zgjedhje qytetarët dëshmuan se kërkojnë ndryshime dhe qeverisje më të mirë.

Analisti i çështjeve politike Artan Muhaxheri thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë proces zgjedhor u dëshmua që elektorati në Kosovë është më i avancuar sesa partitë politike.

“Tani të kemi disa faktorë që janë të rëndësishëm në nivelin lokal për dallim nga herët e kaluar ku kryesisht kanë qenë dy parti të e mëdha që kanë qenë dominante”.

“Në mënyrë të qartë elektorati ndëshkojë kandidatët dhe iu dha një mesazh partive politike që në të ardhmen duhet të kenë kujdes sa iu përket kandidatëve, fushatave zgjedhore si dhe premtimeve të cilat duhet të jenë më të përafruar me nevojat e qytetarëve dhe jo me vendimmarrje e grupeve të ngushta brenda strukturave partiake”, thotë Muhaxhiri.

Analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se zgjedhjet lokale të këtij viti sjellën rikonfigurim të skenën politike të Kosovës dhe po ashtu një qasje të re të votuesve ndaj përgjegjësisë që kanë për votën që e hedhin në kutin e votimit.

“Tani nuk mund të flasim për fuqi politike të partive të caktuar, ashtu siç pretendonin se i kishin, kam parasysh këtu Partinë Demokratike të Kosovës e cila ka humbur më së shumti në këto zgjedhje, por njëkohësisht nuk mund të flasim as për një situatë që qytetarët doemos duhet të votojnë për një parti të caktuar politike pa e vlerësuar mbase në mënyrë të duhur votën e tyre”, vlerëson.

Rezultati shumë i ngushtë në disa komuna, në veçanti në komunat e mëdha të vendit, shton Mushkolaj tregon për vetëdijen e qytetarëve karshi votës dhe përgjegjësisë që kanë për të ardhmen e tyre në komunat ku ata jetojnë.

Zgjedhjet lokale të këtij vitim sipas Mushkolajt, u treguan të ashpra me partitë politike në kuptimin se nuk iu lanë komoditetin që ato pretendonin se e kishin.

“Në këto zgjedhje më së shumti ka fituar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka arritur të rikthej disa nga komuna e rëndësishme që i ka humbur në vitin 2013. Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të ruajë një konsolidim të ruaj një siguri të pasjes së qeverisjes në komunat në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje pavarësisht se mori numër të vogël të komunave, fitorja në Prizren është e madhe për të dhe humbje e madh për PDK-në”, thotë Mushkolaj.

Ndërkohë, të drejtën për të votuar e shfrytëzuar 517,360 nga 1 milion e 353 mijë e 613 qytetarë me të drejtë vote.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’, është vlerësuar i qetë dhe pa ndonjë parregullsi, që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Prokurori i Shtetit përmes një komunikatë për media ka bërë të dituar se në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë raportuar 23 raste lidhur me procesin zgjedhor që është zhvilluar sot.

“Pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre nga prokurorët në tërë territorin e Republikës së Kosovës, rezulton se nga 23 raste të raportuara, janë intervistuar 7 persona, 6 prej tyre janë liruar pasi që nuk ka pasur elemente të ndonjë vepre penale që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorit të Shtetit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, e ka cilësuar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale si demokratike.

“Zgjedhje të zakonshme me parregullsi të vogla janë shenjë e mirë për demokracinë në rritje të Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me zyrtarët e zgjedhur, me qëllim që të bëjmë progres në Kosovë”, ka shkruar në Tëitter ambasadori Delawie.

Po ashtu, krerët e institucioneve të Kosovës kanë përgëzuar qytetarët për një proces të qetë dhe demokratik.

Zgjedhjet në Kosovë janë vëzhguar nga më shumë se 12 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.

PDK pëson humbjen më të madhe që nga themelimi – ja dallimi me vitin 2000

Në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte pësuar një humbje që pakkush e priste

Kjo parti e dalë nga lufta, në vitin 2000 fitoi vetëm Skenderajn, Drenasin, Shtimen dhe Kaçanikun, raporton Magazina.al.

Kurse në këto zgjedhje, në bazë të rezultateve preliminare, PDK-ja ka vetëm Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Dragashin dhe Drenasin që e ka fituar pa balotazh.
Kjo është humbja më e madhe që ka pësuar kjo parti, prej se është themeluar në vitin 1999.

Humbja e këtyre zgjedhjeve kthen këtë subjekt në vitin 2000; kohë kjo kur u organizuan zgjedhjet e para në Kosovë dhe interesimi për të marrë pjesë në to ishte shumë i madh.

 

RAMUSHI PO DEL ARRË E FORTË NË BRUKSEL – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Gjashte vjete u bisedue me Serbine ne Bruksel. Per keto gjashte vjete bisedimet i udhehoqi Hashim Thaqi dhe Edita Tahiri me shtete shkurtabiqat e vet tu i shku mbrapa.

Ne te gjitha keto gjate vite te bisedave midis Kosoves dhe Serbise Hashim Thaqi na doli se eshte nje arre e lukur te cilin
e thyen nga te gjitha anet,sepse atje gjate gjithe kohes shkoj me duar ne xhepa pa kurrfare strategjie per Kosoven,krejte se qka doli ne tavoline me shume ishte iniciative e Serbise,sepse ajo ishte me e pergatitur per keto bisedime dhe dinte se qka don,cka deshirone te arrij ne Bruksel.

Per keto gjashte vite te bisedave midis Kosoves dhe Serbise Hashim Thaqi dhe Edita Tahiri me shtate shkurtabiqat e vete ma shum dolen te lagur se sa te terur.Per keto gjate vite te bisedave Hashim Thaqi dhe Edita Tahiri me shtat shkurtabi-qat e saj Kosoves i sollen vetem te liga si Asiciacionin dhe De-markacionin me te cilat Kosoven e bane rremuaj.Per keto gjate vite te bisedave me Serbin te udhehequr nga Hashim Thaqi dhe Efita Tahiri me shtate shkurtabiqat e saj i solli Kosoves vetem nje”Kosove me yll”por edhe do tabela nga letra te cilat duhet te ndrrohen kur ti teket Serbise.

Per keto gjate vite te gjitha keto biseda me Serbin Hashim Tahqi dhe Edita Tahiri me shtate shkurtabiqat e saj i bane ne krye vete,tinze pa e pyet askend,as Qeverin bile as Parlamentin,sepse ne keto biseda asgje nuk u ba transparente,por u mbajten ne msheftesi.dhe ja Kosova eshte ketu tu u perballe me telashet qe po ua sjellin keto mareve-
shje.

Por,pas shtat vjeteve, keto dite ne Bruksel nuk shkoj Hashim Thaqi dhe Edita Tahiri me shtat shkurtabiqat e saj, por shkoj Ramusha Harajdinaj me nje aeroplan ku ishte ulur me te gjithe
pasagjeret tjere pa kurrfare tute dhe frige.

Pas gjashte vjeteve,pra ne Bruksel hu vetem shkoj Ramush Harajdinaj dhe atje ata te Brukselit per here te pare e kuptuan se nuk kane te bajen me nje arre qe lehte thehet,por me nje arre te forte qe zor se thehet.Atje Ramush Harajdinaj nuk shkoj me duar ne xhepa,por thjeshte u tregoi atyre te Brukselit
se qka deshiron Kosova,dhe se Kosova nuk eshte arre qe lehte mund te thehet.

Pra,pas gjashte vjeteve bisedash me Serbin tashti duhet ti thuhet Hashim Thaqit dhe Edita Tahirit me shtate shkrutabi-
qave te saj,se nuk jane me te denje qe te perfaqesojne Kosoven edhe me tej ne keto bisedime ne te cilat e kane ba krejte berllog pakurrfare dobije per Kosoven dhe se duhet te largohen sa me pare nga ky dialog sa nuk eshte ba krejte vone.

Pas gjashte vjete bisedash midis Kosoves dhe Serbise ka ardhe koha qe bisedat ne vazhdim te mos i udheheq ma Hashim Thaqi dhe Edita Tahiri me shtate shkurtabiqat e saj,por nje njeri tjeter i cili nuk eshte arre qe thyhet lehte dhe
ky eshte pikerishte Ramusha Harajdinaj.

Populli dhe radhitjet banditeske!! – Nga Skënder MULLIQI

Ne secilën shoqëri demokratike kur publiku apo mediet arrijnë të zbulojnë një paligjshmeri , ndonjë veper kriminale apo korruptive , pushteti është ia i cili reagon menjëherë,  duke i dërguar rastët të gjyqësori  si organi kryesor për zgjedhjen e veprave   jashtëligjore.Në sistemin e kaluar socialist  një vepër e cila është konsideruar jashtëligjore , organet jo vetëm që e kan arrestuar përsonin, por e kan kërcënuar atë edhe më familje.Pushteti në sistemin totalitar ka reaguar më shumë  nga frika e rrezikimit të shëmbjes së sistemit. Këto pushtete tash   nuk po i frikësohen askujt .Individët e cakuar në pushtet po e plaçkitin pronën shtetërore duke e kthyer  sistemin autoritar , I cili mund të quhet ndryshe edhe  radhitje banditeske.Të gjithë e dimë së të gjithë ata të cilët bien ndesh më ligjin  dhe kushtetutën e vendit  janë  banditë. Shumë në administratën shtetërore , në ndërmarrje shoqërore , ndërmarrje private  po sillën si banda, kurse politika , policia  dhe gjyqësori  po vihen  dashur apo pa dashur  në mbrojte  të veprave të tilla kriminale dhe korruptive .Patem dhe po kemi shumë vepra criminale e korruptive deri më tash, dhe pak kush dha përgjegjësi para organeve tona të drejtësisë.Se bëhët fjalë për rreshtime banditeske fletë e dhëna së ka përsona të cilët punojnë në institucione shtetërore  më vite të tëra si të  dyshuar për korrupcion , e pushtetit kjo aspak nuk po i pengon .E dhëna tjetër së kemi të bëjmë më rreshtime banditeske është fakti së qytetarët nuk po kan mbrojtje të nevojshme , dhe  nuk po janë të barabartë para ligjit. Edhe nese qytetarët ankohen të organet për ndonjë të padrejtë , ose paligjshmeri , zëri i tyre po has në vesh të shurdhër.Të vetmën të drejtë zakonore që mund të realizojnë qytetarët është ti paguajnë dënimet e shkaktuara në komunikacion! Të drejtat  tjera  janë të pakëta. Kjo radhitje banditeske ka shkuar aq largë më veprimet e veta sa që po i largojnë punëtorët nga puna pa asnjë paralajmërim , pa asnjë të drejtë ligjore, dhe as që po respektohet ligji i punës. Shumica sot pyesin , për çka po ndodhë kjo dhe si ka mundësi që kaq shumë po veprojnë këto radhitje banditeske në Kosovë ? Është e mjaftueshme ti shikosh kuadrotë e partive politike të cilat e përbëjnë pushtetin,  ti shikosh së cilët janë sot biznismenë .Shumë nga të dyja  këto kategori janë hajna dhe profitera në kurriz të popullit dhe këta të dytit profitera dhe kriminelë të cilët po e shfrytëzojnë mundin dhe djersën e punëtoreve për tu pasuruar. Ne pushtetet e pas luftës po dominojnë në menyrë ekstreme kategoritë e dyta apo të treta të kësaj radhitjeje të shprehem ashtu ,  njerëzit të cilët nuk janë të zotët dhe as  nuk janë të shkolluar . Këto kategori njerëzore nuk e kuptojnë demokracinë , nuk e kuptojnë së çka është sistemi shumëpartiakë, nuk dinë qka është shteti, dhe  nuk dinë qka është pushteti, dhe as që dojnë ti kuptojnë  rregullat demokratike të  sjelljës. I kan mbjellur dhe po i kultivojnë më të madhe programet totalitare. Përpara këta neokomunista iu kan frikësuar udhëheqesëve të tyre komunist , e tash pasi që ata nuk janë më në jetë, e këta janë në pushtet, nuk po i frikësohet askujt. Pushtetin po e mbajnë kryesisht më kushtëzime , më mito dhe më struktura dhe para struktura të dëgjueshme , të cilët po i përgjojnë të tjerët, po i fotografojnë dhe po shikojnë kush qka punon kundër tyre .Një shumice ua kanë shpërlarë trurin dhe po i heshtin   duke i strukur  në një kënd.  Deri sa të fillon të funksionon si duhet shteti ligjor, nuk do të na hiqën qafe radhitjet banditeske.Populli po pëson, dhe   në mënyrë masovike  bashkë më fëmijët e tyre po largohen nga Kosova, duke mos i lënë ata në duar të bandave. Lufta ka qitë në sipërfaqe logjikë të posaqme më njerëz të posaqem, të cilët po bazohen  në  kriterin  “sa më keq , aq më mirë”.Populli edhe sot pas shumë vitësh në liri, po jeton në iluzione dhe mashtrime të servuara .’Elitat” po shërbehen më rrefime tashmë shumë  bajate .Kjo “Elitë” pa u penguar nga askush po vazhdon më gënjeshtra  dhe më hajni.Plaçkitja e pronës shoqërore i ka ikur kontrollit. Edhe mediet e pushtetit po punojnë sikur dikur.Dikur këto medie kan prodhuar armiqë të popullit, sot po prodhojnë tradhëtar të kombit.Një pjesë të popullit kan arritur ta konfrontojnë më të tjerët, nje pjesë po e kushtëzojnë më punësim , nje pjesë është inertë dhe i pa interesuar për rrjedhat politike dhe ekonomike, kurse një pjesë është futur në vallën e interesit.Ideologët komunist në kohën e tyre kan thënë :”I mirë është sistemi , por populli është i keq”!Kurse materjalistët e sotëm kan krijuar shkolla të mbrapshta partiake për ti lënë popullin analfabet potencialë.Shumica e popullit po konsiderohen nga “Elita” si tepricë teknologjike, prandaj edhe mund të largohen lirisht nga vendi. Tokat kan mbetur shumica djerrina , bujqësia ka rënë në shkallën më të ulët, komunarët janë bërë njerëz të kulturës , policia , gjyqësori dhe administrata shtetërore nuk po funksionojnë ashtu si duhet, politika dhe ekonomia  janë  futur në qorrsokak nga këto “elita” te  deri më tash  të pa prekshme …

Qeveria “Haradinaj” drejt librit të “GINES-it” – Nga Florim Zeqa

Duke përcjellur (në heshtje) dukurinë e emërimit të zv. ministarve në Qeverinë “Haradinaj”, ku dita-ditës vetëm sa shkon e rritet numri i tyre, i cili deri më tani ka arritur në 62, m’u sollë ndër mend shkrimi im autorial i datës 15.04.2017 me titull: Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj!

Nga ai shkrim po e shkëpus vetëm një citat; “Në Colmar te Ramushi shkuan edhe biznesmenë dhe pseudo-patriotë të profileve të ndryshme për interesa personale, sa për të zënë ndonjë argat te Ramushi, me shpresën, që ai nesër do t’ua kthejë si shpërblim (kur të vijë në pushtet) me ndonjë tender apo sihariq tjetër”.

Rritja enorme e kabinetit qeveritar po e shpërfaqë vetëm një nga shumë të vërteta që i kam cekur në shkrimin e sipërpërmendur.
Aq të shumtë janë në numër ata që kanë zënë argat të Ramushi, saqë edhe me dyfishimin e ministrive dhe trefishimin e zv.ministrave nuk do të ketë vend për të gjithë në Qeveri!
Përkundër zemërgjerësisë së kryeministrit Haradinaj për t’ua kthyer “borxhin” të gjithëve dhe kërkesave të partnerëve në koalicion për kapjen e posteve, hapësirat e objektit qeveritar janë shumë të ngushta për “mbipopullimin” me zv.ministra, këshilltar e nënkëshilltar.
Dukuria e fryerjes së qeverisë me zv.kryeministra, ministra, zv.ministra dhe këshilltar të pafund siq duket nuk ka të ndalur!
Kosova e vogël dhe e varfër, me numrin e madh të ministrive, zv. ministrave dhe këshilltarëve të pafund ua kalon të gjitha qeverive të vendeve të rajonit, e madje edhe vendeve më të zhvilluara të bashkimit evropian.
Bie fjala, në Itali, në shtetin me mbi 60 milion banorë, qeveria e këtij vendi i ka vetëm 13 ministri dhe vetëm një zv.kryeministër (ministrin e Punëve të Jashtme).
Ndërsa në Qeverinë e Kosovës, e kemi pothuajse dyfishin e ministrive, trefishin e zv.kryeministrave, pesëfishin e zv.ministrave dhe numrin e pafund të këshilltarëve!
Sa më i gjërë koalicioni, aq më të mëdha kërkesat për punësime në Qeveri.
Pas 17 shkurtit 2008-të, të gjitha qeveritë pa dallim, për më tepër se institucion qeverisës i vendit, gjasojnë në ent të madh punësimi dhe shpërblimi për militantët e partive klienteliste në pushtet, punësimin e dajëve e tezeve, miqëve e shokëve e deri të dashnoret e liderëve partiak, ministrave dhe deputetëve!
Qeveritë megalomane të Kosovës janë shndërruar në Dinozaurë të buxhetit të shtetit, duke plaçkitur gjithçka që ka mbetur nga pasuria publike e shtetit tonë.
Kësisoji, lufta për pushtet nga partitë politike po bëhet e gjithnjë e më e ashpër, vetëm për të kapur poste, detyra dhe për të siguruar pushtet, privilegje, para e pasuri qoftë ai edhe president, kryeministër, deputet, kryetar e sekretar komune, gjyqtar, prokuror apo avokat.
Me këtë model të keq të politikës dhe logjikë uzurpuese të shtetit, politikanët me (pa) vetëdije janë duke e shkatërruar vendin dhe shpresat e qytetarëve për jetë në vendin e tyre.
Kjo logjikë e shtetshkatërrimit, është duke e dërguar vendin drejt humnerës së pakthim. Dhe kur jemi në këtë segment, pashmangshëm na del përpara thënja e të madhit Faik Konica, e cila shtetit të Kosovës do t’i shkonte përshati në këtë mënyrë; “Rebublika e Kosovës lindi me 2 korrik 1990, e shpëtoi Amerika, po rrezikohet nga politikanët e saj” (F.Z.).
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur kostoja e një qeverie megalomane i arrinë shifrat alarmante. Nëse e marrim vetëm pagën mujore të një zv. ministri e cila është hiq më pak se 1100 euro, atëherë qytetarët vetë le ta bëjnë llogarinë e kostos financiare të 62 zv.ministrave të Qeverisë “Haradinaj. Kur këtij kontigjenti t’i shtohen këshilltarët dhe gjithë të punësuarit në qeveri, atëherë vërtetë do të binden të gjithë qytetarët e vendit se qeveria e këtij populli të varfër është Dinozauri më i madh i buxhetit të shtetit, ku kostoja e rehatimit e të gjithë dostave të pushtetarëve në pozitat e larta shtetërore, nuk ka ku troket tjetër përpos në xhepat e cekët të qytetarëve.
Përderisa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 18 për qind e popullsisë jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë, kurse 5.2 për qind në varfëri ekstreme me vetëm 1.30 euro në ditë, në anën tjetër kryeministri Haradinaj emëron edhe nga 4-5 zv.minstra për një ministri, siq është rasti me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,…ku Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Bajrush Sezairi, Mustafë Myrtaj e Heset Sahiti janë zëvendësit e ministrit Shyqiri Bytyqi!
Nuk i dihet, mbase ky përforcim i MASHT-it do ta përmbysë rezultatin e PISA-s vitin tjetër! Në të kundërtën, nuk kanë si të arsyetohen para qytetarëve drejtuesit e dikasterit të arsimit nesër.
Pavarësisht rezultateve të PISA-s, Qeveria “Haradinaj” me këtë trend të rritjes është duke shkuar drejt shënjimit në librin e rekordeve botërore”GINES”, si qeveria më e madhe e një popullare të varfër në Globin Tokësor, llogaritur numrat e kabinetit qeveritar në raport me numrin e banorëve dhe të ardhurave mesatare të tyre.

Nuk iu pranua azili në BE, mbi 35 mijë shtetas të kthyer në Kosovë

Shumë shqiptarë kosovarë që emigruan ilegalisht për në vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2014 dhe 2015, janë kthyer mbi 35 000 persona, përveç një numri të vogël që kanë arritur të mbesin, e të cilët tek tani janë duke kërkuar azil ose leje qëndrimi të përkohshëm deri në një status të ardhshëm në vendet përkatëse.

Emigrimi ilegal i kosovarëve, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dy vitet e fundit është ndaluar thuajse plotësisht, për shkak se Hungaria i ka mbyllur plotësisht korridoret të cilat shfrytëzoheshin nga emigrantët dhe refugjatët.

Sipas statistikave në vitin 2015 janë riatdhesuar 18 789 kosovarë, në vitin 2016 janë riatdhesuar 13 030 persona. Ndërkaq Janar-Shtator 2017 janë riatdhesuar 4 179 persona. Gjithsej nga viti 2015 deri në shtator të këtij viti 2017 janë riatdhesuar 35998 persona, 90 për qind e këtij numri të riatdhesuar janë persona që gjatë vitit 2014 dhe 2015 kishin migruar në vendet e Bashkimit Evropian nëpërmjet rrugëve ilegale.

Sintagma e dyfishtë ”Zoti i Madh na ndihmo”… – Nga Skënder MULLIQI

 

  Njeriu është qwnje mw vetëdije të lartë e cila  fletë. Në bëjmë llafe që nga mengjesi deri në mbremjë  për gjerat që na interesojnë dhe bisedojmë së si ta bëjmë  jetën më të mirë .Këto biseda nuk janw publike  dhe as që i intersojnë dikujt tjetwr .Jeta politike publike I ka do llafe tjera , së fjala publike qonë peshë të madhe , sidomos fjala e atyre  të cilët e kan timonin e shtetit në dorë.Natyrisht së askush nuk dëshiron të ndëgjojë fjalë të keqija për vetën, kështu as njerëzit e politikës.Retorika negative në media , nese nuk ka imunitet , mund të kushtojë shumë njerëzve te politikës të cilët edhe mund të konsiderohen si të” sëmuar pandemic”.Si të jenë këta njerëz të politikës ndryshe , kur  janë pasardhësit tanë , dhe si të tillë  nuk kan mundësi të jenë shumë më ndryshe së jemi të gjithë ne –si popull.Këta poiltikan  në vet i kemi zgjedhur, ne ju kemi dhën mandate të na përfaqësojnë , ti përfaqësojnë interesat e shtetit dhe të kombit, I kemi zgjedhë të na bëjnë jetën më të mirë , e na kan bërë jetën  të keqe, për këtë të fundit nuk I kemi votuar.I kemi zgjedhur që të bëhën lumturia dhe krenaria jonë !.I kemi votuar jo të na rrejnë , jo të vjedhin , jo të mashtrojnë partnerët, as neve , as shtetin , neve mos të na marrojnë as këtu mbrenda shtetit dhe mos të na turpërojnë as para syve tw botës demokratike…  Edhe pse kemi mbetur pikërisht për fajin e tyre të izoluar , nuk jemi të izoluar në pikëpamje gjeografike , bota tashmë e dinë ku është Kosova , sidomos pas ndërhyrjës ushtarake te NATO-s.,Duhet pranuar së jemi  shumë të vegjël në hartën gjeografike të botës. E po tash pas shumë vitësh po e shohim dhe krejt po e dimë së kënd po e zgjedhim më I përfaqësuar interesat tona .Po presim më vite së mos ndoshta do të bëhët mirë , e nuk po bëhët.Sigurisht së po na shohin edhe të tjetrët së çfarë marifetesh jemi duke bërë .U bën dhe po bëhën marifete turpëruese për mbarë kombin.17 vite mbrapa –sot është viti 2017  kemi  gjithë këto vite shumicia të kaluara  me mashtrime  .Shumë kush gjatë kësaj kohe ne liri iku nga kjo botë sikur mos të kishte ekzistuar fare, pa përjetuar ashtu si e kemi menduar të gjithë pavarësinë dhe lirinë tonë …Nuk përjetuan ditë të lumtura për qka jeton edhe njeriu. Panë vetëm skam dhe mjerim social duke u larguar nga kjo botë më mallin që ta lënw familjen e tyre në duar   të sigurta për të jetuar mirë .Kjo elitë politike madje është e bindur dhe po mendon së pas gjithë këtyre përjetimeve jo të mira , do të shpërblehet. Nuk po e prekim zhvillimin dhe prosperitetin tonë të dëshiruar.Nuk do të ishim shumë të pa drejtë kur gadi shumicën e kësaj klase politike do ti kishim vu në një kosh, se krijuan dhe po krijojnë gjithë e më shumë  fotografi të keqe për Kosovwn .Qe nga viti 1999 e deri më sot profesioni I politikës u bë priofesioni më I paguar , dhe rrjedhimisht më këtë poltikanët u bën  figurat më të popullarizuara që nuk ish dashur të jenë. Dihet së ambasadoret e një shteti janë njerëzit e artit , kulturës , sportit .Ky trend I rrezikshem ta quaj ashtu që shumë kohë është duke zënë vend në Kosovë .Brengosja jonë e përgjithshme është me vend, kur dihet së një e keq nuk vjen e vetme , ajo sjellë edhe  shumë mbrapshti dhe deformime tjera shoqërore dhe politike .Parashikimet nuk janë hiq lavdëruese , gjthënjë   e më shumë nga vendi po largohen kuadrot deficitare siq janë mjekët, ingjinieret… Ata të cilët po mbesin,  po përcaktohen për politikë si profesioni më profitabil që është .Po largohen të rinjet tanë të profesioneve të ndryshme të cilët po të kishin hapësirë veprimi shumë do të kishin bërë për zhvillimin e vendit të tyre . Këta po mvaren nga vullneti i një grusht politikanësh të cilët ishin dhe kan mbetur të pareformuar. Rinia kan mbetur jashtë rrjedhave shoqërore e politike dhe natyrysht së ndikimi I tyre është shumë i vogël. Të shikojmë kuvendarët tanë , të ndëgjojmë retorikën e tyre, kontributin e tyre për të mirën nacionale  ,tash pasi që I kemi zgjedhur po duken krejt përsona të tjerë, të tjetërsuar nga populli dhe interesat e tij. Nuk mund të presim gjera të mira nga ta , nuk po mbajnë përgjegjësi për fjalën e dhënë dhe nuk po mbajnë përgjegjësi së janë përfaqësuesit e interesave te popullit. Për moralin dhe përgjegjësinë as që mund të  bëhët  fjalë , ato  jana tretur moti  si flluskë sapuni…Kemi arritur të   sintagma e dyfishtë  “Zot i  madh na ndihmo”… 

Intervista – Simiq: Jemi pjesë e ekipit të Beogradit në dialogun e Brukselit

Igor Simiq

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, shumë shpejt do të gjendet në rend të ditës, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Igor Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe dhe zëdhënës i këtij subjekti politik. Ai e vlerëson dialogun e brendshëm serb për Kosovën si rast të mirë, ku secili mund ta shpërfaqë qëndrimin e vet të qartë. Simiq thotë se Lista Serbe është pjesë e ekipit të Beogradit në dialogun e Brukselit, ndërkohë që, sipas tij, kjo listë nuk do të ofrojë, në asnjë rast, mbështetjen për ndryshimet kushtetuese të nevojshme për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Simiq, Lista Serbe edhe më herët ka konfirmuar se formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, është nevoja kryesore e bashkësisë serbe në Kosovë. A është duke u punuar për të?

Igor Simiq: Është fakt që e dinë të gjithë se Bashkësia e komunave serbe paraqet obligimin, të cilin Prishtina e ka marrë mbi vete me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit në prillin e vitit 2013. Në javët e fundit kemi pasur rastin të dëgjojmë se procesi i formimit të Bashkësisë së komunave serbe do të nisë. Kjo dëgjohet shpesh nga zyrtarët e Prishtinës vetëm pas insistimit të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë ose të atyre që vijnë në Kosovë.

Gjithashtu, marrim informata se lidhur me këtë, duhet të hapet një lloj debati. Lista serbe konsideron se nuk ka më bisedime për formimin e Bashkësisë së komunave serbe. Ka qenë e mjaftueshme që në Bruksel të nënshkruhet marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka përfshirë formimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe pas kësaj edhe marrëveshjen e gushtit të vitit 2015, kur është definuar se çfarë është ajo që duhet të përmbajë Bashkësia e komunave serbe dhe me çka duhet të merret ajo.

Ne, në Listën Serbe, konsiderojmë se nuk ka më vend për bisedime dhe që është e nevojshme që të shihen rezultatet konkrete dhe proceset që çojnë kah formimi i Bashkësisë së komunave serbe, në atë mënyrë se si është arritur pajtimi në Bruksel dhe jo ashtu siç po përpiqet dikush që ta paraqesë në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Çka nëse Qeveria e Kosovës nuk shkon tutje në drejtim të formimit të Bashkësisë?

Igor Simiq: Unë mendoj që kjo qeveri në Kosovë është vendosur që të fillojë t’i zgjidhë problemet e të gjithë qytetarëve të Kosovës, jo vetëm të serbëve dhe jo vetëm kur bëhet fjalë për formimin e Bashkësisë së komunave serbe. Unë pres që edhe çështja e Bashkësisë së komunave serbe shumë shpejt do të gjendet në rend të ditës. Po e përsëris sërish që mendoj se porositë e përfaqësuesve ndërkombëtarë janë mjaft të qarta për këtë çështje.

Pra, nuk ka më vend për justifikim dhe nuk ka vend që t’i iket formimit të Bashkësisë së komunave serbe. Lista Serbe, brenda institucioneve nuk do të jetë dikush që e shfrytëzon pozicionin që e ka, siç thuhet, “për t’ia futur gishtin në sy”. Por, gjithmonë do t’i rikujtojë për obligimet që janë pranuar kur bëhet fjalë për formimin e Bashkësisë së komunave serbe, si dhe për të gjitha gjërat tjera që kanë të bëjnë me jetesën e serbëve në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Simiq, si e shihni dialogun e brendshëm serb për Kosovën?

Igor Simiq: Ky është një vendim i guximshëm dhe i burrështetasit, në radhën e vendimeve të burrështetasit, që presidenti Vuçiq ka ndërmarrë në periudhën e kaluar. Konsiderojmë që dialogu i brendshëm është mënyra më e mirë që të definohen qartë qëndrimet e popullit serb në tërësi, por edhe institucioneve kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Personalisht, mendoj që kjo është një gjë shumë e mirë dhe se është hapur mundësia që secili ta shpërfaqë qëndrimin e vet të qartë. Kur bëhet fjalë sjellja e zgjidhjes përfundimtare, do të ketë mjaft kohë që secili ta shpërfaqë qëndrimin e tij dhe të formësohet propozimi përfundimtar se si populli serb dhe shteti i Serbisë e shohin mënyrën e zgjidhjes së problemit në Kosovë.

Unë, pres që në anën tjetër, të tregohet gatishmëri edhe e përfaqësuesve të shqiptarëve në Kosovë, sepse në periudhën e kaluar keni pasur rastet që të dëgjoni se edhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare janë të gatshëm që të nisin një dialog të ngjashëm edhe ndërmjet shqiptarëve në Kosovë.

Mendoj që kjo është gjë e mirë dhe se kjo është mënyra më e drejtë që të arrihet deri te zgjidhja e qëndrueshme, deri te situata në të cilën askush nuk do të jetë i mundur. Secili do të mund të nxjerrë përfitime të caktuar, kur bëhet fjalë për serbët dhe për shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Kosovës, si dhe në përgjithësi, për serbët dhe shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Ballkanit perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: A mundet që ai dialog të ketë si rezultat heqjen e preambulës për Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë? Çka nëse kjo ndodh?

Igor Simiq: Mendoj se çfarëdo që të them tash lidhur me këtë temë, do të ishte spekulim klasik. Çfarë do të ndodhte, sikur të ndodhte? Mendoj se nuk do të ishte shembull i mirë që të jap përgjigje në një pyetje të tillë. Ajo që edhe presidenti Vuçiq disa herë ka përmendur, zgjidhja gjendet ndërmjet asaj që përfaqësojnë interesat e serbëve dhe shtetit të Serbisë, por, njëkohësisht duke marrë parasysh edhe pozicionet e caktuara të shqiptarëve në hapësirën e Kosovës. mendoj që kjo është një bazë reale për arritjen e një zgjidhjeje afatgjate dhe të qëndrueshme.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Simiq, tashmë është paralajmëruar vazhdimi i dialogut në Bruksel. A do të kërkoni përfshirjen e serbëve të Kosovës në dialogun e Kosovës me Serbinë në Bruksel?

Igor Simiq: Serbët janë të përfshirë në procesin e dialogut. Janë të përfshirë si pjesë e ekipit bisedues të Beogradit dhe kjo nuk paraqet asgjë të re. Ne kemi marrë pjesë në disa mbledhje, kur janë sjellë zgjidhje të caktuara për fusha të ndryshme. Kështu që serbët po marrin pjesë në atë dialog dhe për këtë nuk ka kurrfarë dileme. Mund të them se kjo është mjaft e rëndësishme, për shkak se është e nevojshme që njerëzit që jetojnë në hapësirën e Kosovës dhe të cilët i jetojnë ato zgjidhje që sillen në Bruksel, duhet të jenë në pranishëm në tavolinën e bisedimeve.

Po i kthehem pyetjes suaj të parë. Prandaj në Listën Serbe dëshirojmë të tregojmë se formimi i Bashkësisë së komunave serbe është nevojë për serbët që jetojnë në Kosovë, jo në kuptimin politik, por në kuptimin e jetës reale. Pra, të formohet institucioni, i cili do t’u jepte formë qëndrimeve të serbëve edhe ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Por, gjithashtu, ne si përfaqësues serbë, me këtë do të merrnim përgjegjësi më të madhe për përparimin e pozitës së qytetarëve në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: A kanë kërkuar autoritetet e Kosovës që përfaqësuesit serbë të përfshihen në ekipin e Kosovës në dialog?

Igor Simiq: Me sa e kam unë të njohur, jo. Ne, deri më tash, nuk kemi qenë pjesë e delegacionit të bisedimeve të Prishtinës. Se a do të ndodhë kjo në të ardhmen, këtë nuk e di. Ajo që e di është qëndrimi i Listës Serbe, se Beogradi me të drejtë është përfaqësues i serbëve në ato bisedime dhe se në kuadër të delegacionit të Beogradit shkojnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kjo për ne është krejtësisht e mjaftueshme.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Simiq, nëse Qeveria apo Kuvendi i Kosovës nisin ndryshimet kushtetuese lidhur me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, a do ta ndryshojë Lista Serbe qëndrimin refuzues, të cilin e ka pasur deri më tash lidhur me këtë çështje?

Igor Simiq: Kjo është çështje, për të cilën Lista Serbe ka qëndrim të qartë. Është i njëjti që kemi pasur gjatë fushatës, kur kemi kandiduar me programin tonë për punë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit dhe për të cilin kemi marrë mbështetjen e më shumë se 90 për qind të serbëve në Kosovë. Forca e armatosur e vetme legale dhe legjitime, që në hapësirën e Kosovës ka ardhur me pajtimin e Beogradit, është KFOR-i.

Ne thellësisht besojmë se nuk ka kurrfarë nevoje për formimin e çfarëdo force të armatosur tjetër në këto hapësira dhe çfarëdo formimi nuk do ta marrë mbështetjen e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.Dua të them se është fakt që transformimi i Forcave të Sigurisë nuk do t’iu leverdisë në përgjithësi, as qytetarëve shqiptarë që jetojnë në hapësirën e Kosovës. Kjo më tepër është një kërkesë për përfitimin e pikëve të caktuara politike.

Të rinjtë kanë braktisur Prizrenin, Prishtinën, Gjakovën apo Pejën dhe nuk po shkojnë në Evropën perëndimore për shkak se nuk e kanë Ushtrinë e Kosovës, por për shkak se nuk kanë hapësirë për përparim ekonomik, gjegjësisht, nuk kanë vende pune. Në atë moment që këtë ta kuptojnë njerëzit në Prishtinë, ne do të mund të ecim tutje. Kjo çështje, në mënyrë absolute nuk paraqet nevojën reale të shqiptarëve, e veçanërisht jo as të serbëve në hapësirën e Kosovës. Do të shtoja këtu dy të dhëna të rëndësishme.

E para, në hulumtimet që kanë bërë organizatat e caktuara joqeveritare në Kosovë, del se vetëm 4 për qind të shqiptarëve janë të interesuar për këtë çështje. Por, 27 për qind prej tyre janë të interesuar për pozitën e tyre ekonomike.

Gjithashtu, është nxjerrë edhe një e dhënë tjetër e rëndësishme. Ne në hapësirën e Kosovës e kemi KFOR-in, si trupa të NATO-s. A mendon dikush se ata nuk janë mjaftueshëm të fuqishëm që ta ruajnë paqen në këto hapësira dhe se është e nevojshme të formohet diçka tjetër? Mendoj që jo, sepse e gjithë kjo është vetëm një lundrim popullist, që në të vërtetë nuk ka kurrfarë baze reale.

GAZMENDI E BËRI GAZ VETEN – Nga Prof. dr. Binak Maxharraj

Kësaj të merkure që shkoi Adritatik Kelmendi në emisionin e tij te njohur “RUBIKON” e patë si mysafir Kryetarin e posarizgjedhur të Komunës së Pejes z.Gazmend
Muhaxherin.
Në emision u ba fjalë gjanë e gjatë për Komunën e Pejës,për zhvillimin e sajë ekonomik ,për arësimin dhe kuturën,për zhvillimin e infrastrukturës ne komunë,
për përmirësimin e jetes së qytetarëve te kësaj komune,u ba fjale, gjithashtue edhe për përspektivat se kah Kryetari i posazgjedhur i Pejes do ta drejtoj, do ta zhvilloj kete komunë me theks te posaçem ne zhvillimin e turizmit qe kjo komunë ka përspektive të mire.
Por ajo së çka mua më la përshtypje ishte biseda dhe qasja e propblemit te demarkacionit,pasiqe vija e re e demarkacionit më së shumti e godet këtë komunë.Siç dihet me çështjen e demarkacionit vendi yne po ballafaqohet qe gadi tri vite.Qysh në vitin 2012 Qeveria e Hashim Thaqit e patë formu Komisionin për demarkacion
të vijes kufitare me Malin e Zi.Që ne fillim u ba nje gabim i madh ne mertimin e komisionit.Ky Komision duhet ta mbante titullin:Komisioni për vertetimin e vijes kufitare e,jo për percaktimin e ndonje vije te re siç bëri ky komision,sepse vija e kufirit ka qene e delimituar shume ma herte qe ne vitin 1945 dhe se nuk mund te ketë nje delimitim të dytë . Ky Komision qe ishte ne krye me Murat Mehen(i cili shumë vite më pare ne shkrimet e tij dhe librat e tij konstatonte se kufiri me Malin e ZI është ne Çakorr dhe Kullë) punoi kundër ligjeve dhe Kushtetutes se Kosoves,ku thuhet se teritori i Republikes se Kosoves është
i pakontestueshem dhe i pa prekshem.Komisioni ne fjale pasiqe e mbaroi punën doli me raportin e tij ku thuhej se Kosova nuk kufizohet me Malin e Zi as ne Çakorr e as ne Kullë,qe do te thote se kufiri kishte zbrite per 6 kilometra ne mbrendi te Kosovës.Kjo i pezmatoi banoret e Zones se Rugoves te cilët te parët reaguan për kete gje,por askush nuk degjonte.Për kete problem,pra për përcaktimin e vijes se re te kufirit me Malin e Zi reaguan edhe ekspertet e pavaruar ne krye me Shpetim Bulliqin i cili ne “krye ne vete” me nje grup shokesh iu qasen vullnetarisht këtij problemi me çrast e informuan opinionin se Kosova sipas Komisionit te Murat Mehes po humbë hiq ma pak se 82.000 hektar tok.Jehona mori dhene.Demarkacioni u ba çështje dite ne te gjitha nivelet, banë protesta ne rrugë por edhe ne Parlament që ky version te mos kaloj sepse Kosova nuk ka tok me i fal askujt.Kosova rreth kësaj çështje i humbi gadi tri vite te mira pa ndonje zgjidhje,për te cilën gjë ra ëdhe Qeveria Mustafa.
Me ardhjen e Qeveris se re ne krye te se cilës është Ramush Harajdinaj(njeri ndërë refuzuesit me te fort te Komisionit të Murat Mehës)që ne seancen e parë te Qeverisë e shkarkoi Komisionin e Murat Mehes i cili ishte i formuar kryesishtë nga qatibat e zyreve dhe e formoi Komisionin e ri nga njërëz te dijes dhe te shkences nga Universiti i Prishtines ne krye me Shpetim Bulliqin.Komis-
ioni është ne teren,ne vlug te punës dhe së shpejti pritet te dal me raportin e vete të cilin do te ia paraqesë qeveris.
I pyetur nga moderatori per çeshtjen e demarkacionit Kryetari i posarizgjedhur i Komunes se Pejes Gazmed Muhaxheri deklaroi haptas se Kosova nuk po humb teritor,se e përkrahë plotesishte Komisionin e mëparshem,
tha turpshëm se i kamë pyet keta qatipat e mij te zyres se kadastres se ata i paskan dhane se Çakorri dhe Kulla sipas kriterit kadastral nuk i takojnë Kosovës. E dihet se kriteri kadastral nuk është dhe nuk mund te jete i vetmi kriter.Së kjo është e vertet Gazmend Muhaxheri thote se për këtë arsye Mali i Zi e asfaltoi rrugën 7 kilometrshe nga Çakorri deri te Ura e Kushishtës pa e pengu askush.Ne ktete menyre Gazmend Muhaxheri ne vend se ti del zor teritorit te Komunes se tij,ai ne kete emision u ba gazi dhe turpi i botës.Pra,u binte instrumenteve ashtu siç i thoshte shefi i vet Isa Mustafa.Tashti shtrohen do pyetje mjaftë interesante qe Gazmend Muhaxheri nuk i ka dijtë,apo ska dashtë më i dijtë së:
-Si u ba që Mali i Zi ta lëvizë kufirin me Kosovën qysh ne vitin 2013,bile edhe duke e asfaltuar rrugn e”huaj” 6 km nga Çakorri deri te ura e Kuqishtes,kur dihet se Mareveshja për demarkacionin midis ketyre dy shteteve është nenshkruar ne Vjene ne gushte te vitit 2015 nga Ministri i punve te jashtme te asaj kohe Hashim Thaqit dhe Skender Hysenit?!.
-Si është e mundshme që Mali i Zi te lëvizë kufirin për 6 klm ne mbrendi te Kosovës hala pa u Nenshkruar Mareveshja?!.Çka do te thotë kjo z.Muhaxheri,a nuk jane përzi këtu shumë kabllo me shumë tela ne drejtime te ndryshme e deri te manipulimet dhe keqpërdorimet ne emër te kufirit!!.
-Pse z.Muhaxheri nuk bahesh i sinqerte dhe te pranoje se kufiri tu ka rrasë gadi te dera e shtepis(Pejë) e ti nuk reagon fare,por iu bjen telave ashtu siq te thonë shefat e tu,a nuk është kjo marre!!.
-Pse z.Muhaxheri e pranon këtë vesion te Thaqit për demarkacionin kur te gjithë familja e jote dhe te gjidhe banoret e Zones ,popullata dhe deputetet e Kosoves jane kundër, së po u rrembehen tokat,kullosat,liqenet dhe po u mbesin edhe varret e te parëve andej kufirit dhe më këtë ti po bahesh marrja e vehtes dhe gazi i botës!!.
Dhe krejtë për ne fund po ti sjelli edhe dy fakte qe deshmojne se kufiri më Malin e Zi është i manipuluar:
Fakti i parë:
-Adem Muriqi është i asajë ane,është nga Koshutani i Rugovës.Ky njeri ishte ish pjesetarë i policisë kufitare qe nga viti 1974.Ai e ka kontrollu kufirin nga Çakorri deri ne Kullë te Zhlepit.Ai e thotë një gjë që së ka thanë askush deri me tani.Muriqi thotë së deri në vitin 2oo8 këtë ask rrugor deri ne Çakorr dhe Kullë,e kontrollonte policia e Kosovës.Pra,qe nga viti 2008 e këndëj Policia e Kosovës nuk ka pasë qasje ne keto dy aske rrugore,qe do te thotë së kufiri qysh ne ate kohe kishte levizë për 6 klm në mbrendi te Kosovës të cilën tani e kontrollonte dhe mirëmbante Policia e Malit te Zi.qe do te thote se sipas Muriqit dhe banoreve te zones qe ne kete vite ka nisë te funksionoj vija e re e kufirit midis Kosovës dhe malit te Zi a mos është vallë kjo një rastesi apo koinçidencë,vetem nje zot e dinë.Këte më së miri i tregon koha.
Fakti i dytë:
Ky fakt është i lidhur pikërishtë me mua.Si njeri i asaj zone që jamë nje dite dikund veren e vitit 1986 unë me disa shok shkuam për vikend të Kulla e Zhlepit.Me vehte mor em birra por edhe nje qinq qe ta piqeshim atje naltë ne hellë.Zbarkuam ne nje ledinë te bukur . Mblodhem krande dhe dru e ndezëm zjarrin ofer nje hormoqi(breu) dhe filluam qe ta piqnim ne hell qingjin.Nga zjarri i ndezur shkonte fjolla fjolla tymi i cili u ngjitke naltë atyre majave.Kur papritmas nga pyelli del nje shumar malazias i cili memzi merrte frymë nga ecja e shpejte apo nga vrapimi neper pyell.U ndal,po na shikon quditëshëm të gjihtëve dhe na tha:
-Nga large e pash dymin dhe vrapova shpejtë se a mos po digjet mali dhe shtoi pak si i zemruar:Po pse bre burra e keni ndezë zjarrin e teritorin e Malit te ZI dhe ketu bash te ky hormoq qe mund te digjet.Pse nuk e ndezet zjarrin ne teritorin e Kosoves i cili është(bente me gisht) qe aty nja 20 metra më large nga këtu,qe atje pas atij guri te shenuem me nj X te kuq qe shenon kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi.Pasiqe i kërkuam falje,ai pak u zbydhë,u qetësu,ia dhamë disa birra por edhe një copë mishi te pjekur dhe shkoj duke na deshiru vikend të mire,por edhe me nje porosi qe heren tjetër zjarrin të Kulla ta ndezim ne teritorin e Kosovës.Kane kaluar shume vite por ai guri me ate X të madhe me te kuqe nuk është ma aty,është rrokullisë per 6 kilometra teposhtë.Këte gur e shperngulën Malazëzet ne krye vehte,pa e pyet askend,e shpëngulen teposhtë bile edhe shume më heret se sa te nenshkruhej Mareveshja per demarkacion,kurse keta qyqanat tane as që reaguan,nuk reaguan sepse ishin te zene më pune tjera ne hajni dhe korrupcion te te gjitha llojeve.
Ndaj te gjitha këtyre marifeqeve te fliqeta qe dikur do të ju delë tymi atehere nuk pak reagu fare as Gazmend Muhaxheri i cili mu për kete nga Gazment kalojë ne gaz të botës.
Komisioni i ri ne krye me Shpetim Bulliqin dhe njërëzit e tjere te dijes e shkencës po e vazhdon punën dhe së shpejti do te dalin me te vertetën,ata nuk jane zhurmagjijë siç i quan Presidenti Thaqi, ata nuk jane as rrugaq,ata jane njerez profesionist te zanatit, jane njërez te dalun nga ky popull,njërëz se jane betue se do ta nxjerrin te verteten,njerës që i dalin zot kësaj toke e cila është e pa prekshme,e pacenueshme.

Halil Matoshi: Urdhërarresti i rremë serb kundër Haradinajt e dëmton dialogun

Kosova ka akuzuar Serbinë për minimin e dialogut midis dy vendeve, duke refuzuar të tërheqë urdhërarrestin ndërkombëtar për kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur në fillim të këtij viti, kur Haradinaj, i cili është bërë kryeministër në shtator, është arrestuar në Francë në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

Ai është liruar pasi gjykata e Francës e ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.

“Krijimi i listave dhe akuzimi i njerëzve mbi prova të rreme u takon kohërave të errëta të Serbisë, nën (Sllobodan) Millosheviqin”, tha të premten Halil Matoshi, këshilltar politik i Haradinajt.

“Kjo nuk i kontribuon dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe fqinje”, tha Matoshi.

Zyrtarët perëndimorë në Prishtinë, ashtu si edhe ata lokalë, druajnë se Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë vendit dhe nëse urdhërarresti për të nuk tërhiqet, raporton Reuters.

Haradinaj do të vizitojë javën e ardhshme Brukselin.

Qeveria ndan 219 mijë euro për shpenzimet në rastin ‘Kumanova’

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të ndajë 219 mijë euro për familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjen e Kumanovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë. Këto mjete u tha se ndahen për mbulimin e shpenzimeve të familjarëve, të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë.

“Janë 219 mijë euro që ndahen për mbulimin e shpenzimeve te familjeve të të dënuarve dhe te vrarëve në Rastin Kumanova”, tha kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka sqaruar po ashtu se çdo familjeje të të dënuarve dhe të vrarëve do t’u takojnë nga 10 mijë euro, duke e obliguar Ministrinë e Financave për zbatimin e vendimit.

Në rastin e njohur si “Kumanova”, ishin akuzuar 37 persona, prej tyre 19 nga Kosova.

Më 2 nëntor, Gjykata në Shkup dënoi me 746 vjet burg të akuzuarit për përleshjet në Kumanovë gjatë të cilave u vranë tetë policë të Maqedonisë dhe 10 persona nga grupi i armatosur.

Më 3 nëntor në Prishtinë u protestua për dënimet e shqiptuara në rastin “Kumanova”, ndërkaq edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj doli para protestuesve, duke u premtuar atyre angazhimin për të proceduar këtë rast në një rigjykim ndërkombëtar.

Letër njeriut tonë të politikës – Nga Skender Mulliqi

-Te njohim ne mirë që nga fillimi, je njeri i padinjitetshem, pa ndërgjegje dhe njeri amoral politik. Ti ke qenë dhe ke mbetur mjeran i skenës politike. Ashtu si ke filluar karrierën në menyre të turpshme, ashtu edhe po vazhdon…

I ke tradhtuar miqtë, ke rrënuar partinë, ke gënjyer popullin, ke vjedhë para dhe të mira materiale.
Ty është pak më të burgosur, ndoshta meriton dënim drakonik.
Nuk ke folur as një fjalë të vetme pa genjyer.
Ti rren që nga mengjesi deri në mbrëmje.
Rren si qeni.
Dhe leh si qeni.
Ai qe rren, ai edhe vjedhës.
Nënën tënde e shet për poste dhe para.
Kurrë Ty nuk të bëhet mjaft.
Ti je politikani më amoral i të gjitha kohërave.
Ti je turpi i kombit shqiptar.
Ti je turpi i qenies njerëzore.
Ai që të takon Ty , për shumë vite nuk do të ketë lumturi dhe as fat.
Nese kapesh për lisin e njomë , ai do të thahet.
Nuk gjen njeri në këtë nënqiell që ka fjalë të mira për Ty.
Ti je më i zi se djalli.
E mjere është ajo nënë që të ka lindë dhe të ka rritur.
Ti je dhe ke mbetur një pjellë e keqe.
Gjaku i martirëve dhe dëshmoreve të kombit të mallkon për jetë e mot…
…Fund i keq po të prêt…

“Ambasadori i Diasporës në Kosovë”, marrëzi politike! – Nga Florim Zeqa

Njoftimi i ardhur ditëve të fundit nga ministri i Diasporës z. Dardan Gashi për emërimin e një zv.ministri nga Diaspora në dukje të parë paraqet lajm të mirë, mirëpo sqarimet e ministrit Gashi se; ““do të jetë dikush që sot është aktiv diku nëpër aktivitete të diasporës dhe që do të jetë një lloj ambasadori i diasporës në Kosovë”, e tregon nivelin e ulët intelektual të ministrit dhe çasjen paradoksal të qeverisjes së vendit.
Vetë Ministria e Diasporës është e tepërt në Qeverinë megalomane, pasi i njëjti digaster (ministri) do të mund të funksiononte shkëlqyeshëm në kuadrin e MPJ-së, sikurse që edhe shumë ministri të tjera mund të shkriheshin në një ministri të vetme, për të shkurtuar kështu koston supër të lartë financiare të Qeverisë megalomane të Kosovës.
“Ambasadori i Diasporës në Kosovë”, përveqse marrëzi politike, do të ishte degradim i kësaj ministrie, i dëmshëm për buxhetin e varfër të shtetit të Kosovës, veprim i gabuar politik dhe qesharak për opinionin publik.
Kur kësaj i shtohet fakti, se “Ambasadori i Diasporës në Kosovë” mund të mos jetë shtetas i Kosovës, e degradon edhe më tutje imazhin e Qeverisë së Kosovës, duke e shndërruar atë në qeveri matrapazësh, shpërdorues dhe keqpërdorues të buxhetit të shtetit për interesa personale.
Sikur Qeveria aktuale të kishte qëllimin e mirë për shtetin, do të përkujdesej për një përfaqësim dinjitoz të mërgatës në Parlamentin e Kosovës e jo emërimin e servilëve dhe sekserëve të tyre siq pretendohet të ndodhë me këtë emërim.
Përderisa ministri Gashi, nuk e ka bërë akoma publik emrin e “Ambasadorit (Ambasadorës) të Diasporës në Kosovë”, e sugjeroj që të mos bie pre e shantazhit politik, lakmisë për para të pista,…por ta refuzoj kategorikisht këtë kontrabandim klasik të kësaj figure anonime, ngase nuk i bënë nderë qeverisë dhe as shtetit të Kosovës një person që asnjëherë në jetën e tij (saj) nuk ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.
Kujdes zoti ministër për emrin e bukur që mbani “Dardan”, gjyko me mendje e jo me epshe, mos e lejo njollosjen e emrit tend. Ngase pas këtij emërimi do të përballeni me reagime të fuqishme nga ana e mërgatës shqiptare gjithandej vendeve evroperëndimore.
Fryerja e kabinetit qeveritar ka arrituar kuotat maksimale nga paslufta e këndej, për çka rritja e ministrive në kabinetin qeveritar është në shpërputhje të plotë me numrin e banorëve dhe gjerësinë gjeografike të vendit tonë.
Megjithatë shpikja e posteve të reja nuk ka të ndalur. ditëve të fundit, qeveria aktuale, gjegjësisht ministri i Diasporës, z. Dardan Gashi e shpiku një post të ri, të ashtuquajturin “Ambasadori i Diasporës në Kosovë”, të rezervuar për ndonjërin nga sekserët e pushtetarëve aktualë dhe atyre paraprak.
Ministria e Diasporës, edhe përgjatë dy mandateve të kaluara asnjëherë nuk ka qënë në shërbim të mërgatës tonë dhe as në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë. Për më keq se kaq, edhe pritjet e mërgimtarëve në vendlindje nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
Përveq maskaradave mashtruese, të kinse organizimit të “Ditëve të Diasporës” dhe pankartave gjigante gjithandej Kosovës, “Mirë se vini bashkatdhetar”, mërgimtarët nga viti në vit, edhe përkundër krijmit të Ministrisë së Diasporës janë përballur me të njëjtat probleme; me plaçkitjen në emër të “Policave të sigurimeve” të automjeteve e deri tek haraçi legal qeveritar për nxjerrjen e dokumenteve personale përmes të ashtuquajturit “përshpejtim” të procesit të nxjerrjes së dokumentave, pa lënë anash as vjedhjen ordinere përmes faturave të rrymës nga KEDS-i (KEK-u).
Shpikja e postit të “Ambasadorit të Diasporës në Kosovë”, ka ngjallur reagime të ashpra në mesin e mërgimtarëve. Mërgimtarët në vendet perëndimore kanë nevojë të ndjejnë “dorën e shtetit” përmes emërimit të ambasadorëve dhe konsujve të përgjegjshëm të cilët janë të barabart për të gjithë mërgimtarët pa dallim, e jo si deri më tani, ku përfaqësuesit e shtetit kanë komunikuar vetëm me sekserët e pushtetit në Diasporë, duke anashkaluar dhe injoruar shoqata aktive dhe veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare.
Posti i “Ambasadorit të Diasporës në Kosovë”, përveqse marrëzi politike, është i pamenduar mirë, i palogjikshëm dhe absurd, për faktin se një “Ambasador i Diasporës” nga cili do shtet qoftë, nuk mund të përfaqësojë interesat e mërgimtarëve në të gjitha shtetet dhe kontinentet.
Deri në këtë pikë ka arritur marrëzia politike dhe degradimi i institucioneve tona shtetërore, saqë shteti ynë gjithnjë e më pak po i ngjet një shteti demokratik dhe të pavarur, po gjason në një monarki mesjetare.
Përfundimisht, edhe një këshillë për kryeministrin Haradinaj, kujdes me emërime dhe fryerje enorme të kabinetit qeveritar, shteti i Kosovës nuk është pronë private dhe as plaçkë lufte e askujt, është pronë e qytetarëve, e taksapaguesve të varfër dhe e gjakut të shprishur të mërgatës tonë.
Kjo qasje primitive e qeverisjes së vendit, nga dita në ditë është duke na i larguar miqt që na ndihmuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë nga Serbia.
Nëse vazhdohet kështu, edhe Zoti një ditë do t’na kthejë shpinën!


Send this to a friend