VOAL

VOAL

President i përbashkët, ide vrastare për Kosovën! – Nga Florim Zeqa

Ideja e kryeministrit shqiptar Edi Rama e shpalosur në 10 vjetorin e pavarësisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po citoj: “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, përveçse mungesë respekti, është atak i drejtëpërdrejtë ndaj pavarësisë së shtetit tonë, është kundër integrimit të Kosovës në BE, OKB dhe NATO.

Hipokrizia e kryeministrit shqiptar Edi Rama është aq e thellë dhe e rrezikshme për Kosovën, sa vetë idetë e presidentit Vuçiq për Kosovën. Ajo që deklaroi kryeministri shqiptar në përvjetorin jubilarë të shtetit tonë, përveçse marrëzi politike, është një aventurë e çmendur e tij e elaboruar paraprakisht në kuzhinat e Beogradit dhe Moskës.

Propozimet e Edi Ramës nuk përkojnë fare me realitetin kohor

propozosh një president të përbashkët për Kosovën e Shqipërinë, në një periudhë kohore kur platforma e bashkimit kombëtar është tepër larg realitetit, kur në procesin e integrimeve evropiane bashkimi po shihet si koncept i realizueshëm vetëm përmes hyrjes së përbashkët të shqiptarëve në Bashkimin Evropian. Pas deklaratës së Edi Ramës fshihen plane të errëta dhe destruktive të armiqve të Republikës së Kosovës. Bashkimi kombëtarë është një proces i gjatë evolutiv. Për ata që i kuptojnë proceset e bashkimit të dy shteteve, gjegjësisht një kombi të ndarë siq jemi ne shqiptarët asgjë nuk mund të kryhet brenda një afati të shkurtër kohor.

Hapi i parë dhe më i madh drejt bashkimit kombëtarë është krijimi i shtetit të Kosovës dhe njohja e pavarësisë së saj nga bashkësia ndërkombëtare. Të gjithë jemi pro bashkimit të trojeve tona, por janë disa kritere, apo më mirë të themi disa parakushte që ne si dy shtete (Shqipëri e Kosovë) akoma jemi largë plotësimit të tyre, si: forcën ekonomike, forcën ushtarake dhe forcën politike që të vendosim për fatin tonë.

Shëmbulli më i mirë dhe më praktik i bashkimit të shqiptarëve në Ballkan është ai i bashkimit të dy shteve gjermane. Çdo formulë tjetër në rrethanat aktuale politike do të ishte vrastare për shtetin e Kosovës.

Hipokrizitë e një demagogu

Hapi i parë i bashkimit kombëtarë është mbrojtja e integritetit territoarial të dy shteteve tona (shqiptare). Përderisa qeveria shqiptare nën udhëheqjen e Edi Ramës ushtrojnë presion të paparë ndaj qeveritarëve në Prishtinë për kompromise të dhimbshme, në këtë rast faljen e territoreve fqinjëve tonë në njërën anë, dhe pa bërjen e asnjë përpjekje për futjen e pjesës së Mitrovicës së ndarë (e legalizuar si Mitrovicë Veriore) në planin e integruar të sistemit shtetëror dhe administrativ të Kosovës, për më tepër se hipokrizi, është demagogji e sojit të tradhtarëve të kombit. Bashkimi kombëtar është proces, realizimi i të cilit varet nga hapërimi dhe rrugëtimi ynë si komb dhe shoqëri njerëzore konform rrethanave kohore, sferave të interesit të qendrave të vendosjes, rendit të ri politik botëror dhe aftësisë sonë për të përfituar nga interesat e SHBA-së në Ballkan.

Rruga drejt bashkimit kombëtar nuk kalon përmes bisedimeve me Beogradin në Bruksel, por përmes lidhjeve të fuqishme të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Tiranës, me zhvillimin ekonomik të të dyja shteteve shqiptare, pa anashkaluar lidhjet e bashkëpunimit me shqiptarët në trojet e pushtuara etnike. Bashkimin kombëtar jo vetëm se nuk mund ta realizojnë, nuk kanë të drejtë as ta promovojnë si ide mbeturinat e mortajës komuniste, që për një gjysmë shekulli e tjetërsuan qënien kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike. Bashkimi kombëtar nuk arrihet brenda natës, nuk arrihet as me “shkop magjik” siç e trumbetojnë ideologët e dështuar politikë.

Bashkimin kombëtar jo vetëm se nuk mund ta realizojnë, nuk kanë të drejtë as ta promovojnë si ide mbeturinat e mortajës komuniste, që për një gjysmë shekulli e tjetërsuan qënien kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike. Bashkimi kombëtar nuk arrihet brenda natës, nuk arrihet as me “shkop magjik” siç e trumbetojnë ideologët e dështuar politikë.

Klasa aktuale politike në Tiranë dhe në Prishtinë që për çdo ditë i vjedhin dhe keqtrajtonë shqiptarët në njërën anë, ndërsa në tjetrën vazhdojnë të bëjnë pazare të fshehta me fqinjët për shitjen e territoreve shqiptare, nuk e kanë të drejtën të zënë në gojë idenë e bashkimit kombëtarë.

Pseudopatriotët e maskuar nën petkun e “bashkimit kombëtar”

Pseudopatriotët e sojit të Edi Ramës, të maskuar nën petkun e “bashkimit kombëtar”, të lidhur me Moskën e Beogradin, me qëllim e harrojnë faktin e pamohueshëm se Pavarësia e Republikës Kosovës është hapi më i madh drejt bashkimit kombëtar në këto njëqind vitet e fundit. Miqësia që lidhi presidenti historik me faktorin kyç të lirisë tonë-SHBA-të, është garancia më e fuqishme e ekzistencës së shtetit tonë kundrejt synimeve grabitqare të vargonjve serbosllavë.

Fillimisht, shqiptarët në të dy anët e kufirit duhet të këndellen nga agonia e pritjeve të gjata, për largimin sa më parë të këtyre elitave të korruptuara politike për sjelljen në pushtet të atdhetarëve të mirëfilltë, që e duan me shpirtë atdheun e tye, që për asnjë lloj çmimi nuk e negociojnë integritetin territorial të vendit të tyre me armiqt shekullorë.

Edhe Agim Vinca refuzon dekoratën nga Presidenti Thaçi

Refuzimi i Vinces i shtohet listës prej dhjetëra personaliteteve që nuk pranuan të dekoroheshin nga Presidenti Thaci.

Ky është shkrimi i plotë i Vincës në Facebook:

KOSOVA PO VDES MORALISHT

(Dekoratat e 10-vjetorit të Pavarësisë)

Në disa portale në Kosovë këto ditë ka qarkulluar një listë me emrat e individëve dhe të institucioneve, të cilat Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim t’i nderonte me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nga miq dhe të afërm të mi mësova se në këtë listë, në mesin e shumë personaliteteve të tjera, gjendet edhe emri im.

Prita që lidhur me këtë vendim të njoftohesha zyrtarisht, siç e do rendi, nga kabineti i Presidentit të Republikës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Nuk e di si është vepruar me të tjerët, por unë deri në këtë çast nuk kam marrë as njoftim me shkrim, as telefonatë, as ftesë për ceremoninë e dorëzimit të dekoratës, asgjë.

Besoj se kjo është arsye e mjaftueshme për të mos e marrë shumë seriozisht këtë punë.

Nga ana tjetër, sjellja e këtillë tregon seriozitetin, në të vërtetë joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë pune nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur.

Kështu, në mënyrë joserioze e të papërgjegjshme, ata e kanë drejtuar edhe vendin gjatë këtyre dhjetë viteve që lamë pas, duke degraduar gjithçka: ekonominë, arsimin, shëndetësinë, kulturën, artin, shkencën dhe duke e zhytur vendin në korrupsion, nepotizëm e varfëri.

Me udhëheqës të tillë, që nuk janë shtetarë, por pushtetarë, Kosova jo vetëm që stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj, por, për më keq, po vdes moralisht.

Dalzotësit e Kosovës sot janë bërë zotër të saj dhe sillen me të si të ishte pronë e tyre private.

Me keqardhje, Agim Vinca

Flamuri kuqezi apo flamuri zyrtar, kosovarët habisin me përgjigjet e tyre (Video)

Kosova ka flamurin e saj zyrtar, por shumë kosovarë identifikohen me flamurin kuq e zi. Media turke TRT ka publikuar një VOX Pop në 10-vjetorin e Pavarësisë me qytetarët kosovarë të cilët pyeten se cili është flamuri që i përfaqëson më shumë. Asnjë prej tyre nuk zgjedh veç njërin.

Ata thonë se shumë njerëz u vranë për flamurin kuq e zi kombëtar për të pasur flamurin zyrtar të Kosovës. Sipas tyre, flamuri blu me yje të verdha është flamuri i shtetit, i pavarësisë ndërsa flamuri shqiptar është flamuri i kombit. Me sa duket flamuri kuqezi është në zemrat e kosovarëve. “Ata e respektojnë flamurin zyrtar sepse përfaqëson vendin e tyre dhe pavarësinë por historia është tek flamuri shqiptar”, thotë gazetari. Ndiqni videon e realizuar nga TRT.

 

Edhe Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Thaçit

Nuk ndalet lista e atyre që refuzojnë të pranojnë dekoratat që Presidenti Hashim Thaçi i ndau për nder të përvjetorit të 10 të pavarësisë së Kosovës.

Këtë nderim nuk do ta pranojë as njëri prej ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Thaçit, Fatmir Limaj, ka mësuar KTV’ja nga burime pranë tij.

Limaj pritet që së shpejti vetë të bëjë të ditura arsyet e refuzimit.

Më parë, dekoratat i refuzuan edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Veton Surroi, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja, familja e Agim Zatriqit, ‘Koha Ditore’ dhe Radio ‘Kosova e Lirë’.

Iu kthyen bumerang – Kush i refuzoi deri tash dekoratat e Thaçit

Qindra personalitete ishin përzgjedhur nga Presidenti Hashim Thaçi për t’u dekoruar me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. Ishte pikërisht Thaçi dhe raportet e tyre me të, arsyeja pse ata refuzuan këto dekorime. Jakup Krasniqi, Veton Surroi me Kohën Ditore, Radio Kosova e Lirë, Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, e bashkëshortja e Agim Zatriqit, ishin disa prej atyre që i kthyen mbrapsht dekoratat, pasi nuk e konsideruan Thaçin të denjë as edhe për t’i nderuar.

Personalitete që nuk e nderojnë Hashim Thaçin si President të Kosovës, nuk pranojnë madje as të nderohen nga ai.

Për nder të 10 vjetorit të shtetësisë, Presidenti Thaçi kishte zgjedhur qindra personalitete që i konsideron si kontribuues në lirinë e vendit përmes veprimtarive të tyre në periudha të caktuara, të rëndësishme për Kosovën ndër vite. Por, jo të gjithë mirëpritën dekorimin nga Presidenti.

I pari që refuzoi një dekoratë të tillë ishte ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, bashkëpunëtor i ngushtë i Thaçit gjatë luftës dhe pas saj.

“Hashimi nuk e ka asnjë kriter të vetëm në dhënien e Mirënjohjeve dhe të Dekoratave. Thjesht, ai po bënë pazare politike me mirënjohje e dekorata”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, ku tregoi arsyet pse e refuzon dekoratën.

Ai po ashtu tha se nuk mund të pranonte të nderohej nga dikush që e kishte fyer, ndërsa potencon që i vjen keq që po e refuzon një institucion shtetëror.

“Refuzoj te dekorohem nga Hashimi, i cili personalisht me ka fyer, dhe jo vetëm në aferën Pronto”, shkroi Krasniqi.

Publicisti Veton Surroi po ashtu ka refuzuar të dekorohet nga Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, është një person i pandershëm që i ka bërë dëm vendit.

“I pandershmi nuk mund të me nderojë. As mua, e aq me pak këtë vend”, tha Surroi në arsyetimin e tij për refuzimin e dekoratës.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendi”, ishte përgjigjja e publicistit ndaj dy dekoratave që Thaçi kishte përgatitur për të.

Bashkë me Surroin, s’kishte se si të mos e refuzonte dekoratën edhe  gazeta “Koha Ditore”, që hynte në listën e mediave që Thaçi kishte zgjedhur për të dekoruar.

Për pjesëmarrje në Konferencën e Rambujesë, ishte përzgjedhur për t’i dhënë Dekoratë presidenciale edhe Rexhep Qosja, i cili dikur ka pasur raporte të shkëlqyera me Thaçin, qeveria e të cilët në vitin 2010 kishte ndarë 200 mijë euro për botimin e veprës së akademikut.

Qosja kishte radhitur disa prej arsyeve pse refuzon të marrë ‘dekoratën e parë dhe të fundit që i jepet prej këtij regjimi’.

“E refuzoj sepse është çmimi i dhënë prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot”, ka shkruar Qosja në Facebook.

Njëri nga pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, po ashtu ka kthyer mbrapsht dekoratën për të cilën është njoftuar prej mediave. Thotë se Hashim Thaçi është aryseja e refuzimit.

“Unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi. Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, ka shkruar Selimi në FB.

Dekoratën e ka refuzuar edhe Hydajet Hyseni, që dikur ishte bashkëpunëtor i Presidentit Thaçi, ndërsa tani është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Burbuqe Namani–Zatriqi, gruaja e ish-drejtorit të RTK-së, Agim Zatriqi, ka thënë se është njoftuar në media se bashkëshorti i saj i ndjerë është në listën e të përzgjedhurve nga presidenti për ta dekoruar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

“Nga mediet kam mësuar se me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka ndarë një dekoratë për bashkëshortin tim të ndjerë”, ka shkruar në Facebook zonja Namani-Zatriqi, duket theksuar se, për arsye parimore, megjithatë, nuk do ta pranojë këtë dekoratë.

Pos Kohës Ditore, edhe Radio Kosova e Lirë bën pjesë në grupin e medieve që refuzuan të dekoroheshin nga Presidenti Thaçi për veprimtarinë e tyre. /Express/

Edi Rama: Pas 10 vjetësh Shqipëria dhe Kosova ta kenë një President

Edi Rama s’ka pasur guxim të thotë asnjë fjalë për bashkim kombëtar. Por ka folur për të ardhmen. Ka thënë se Kosova dhe Shqipëria pas dhjetë vitesh mund ta kenë një President.

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij, shkruan Gazeta Express.

E ka pranuar se një ide e tillë nuk është e realizueshme tash po ka thënë se edhe dicka që ëndërrohet mund të realizohet.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai.

Ai ka këshilluar Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun për fqinjësi të mirë dhe të bëhen pjesë e BE’së si dy Shtete të pavarura.

Qeveria Haradinaj miraton marrëveshjen Thaçi-Vujanoviç për demarkacionin

“Bazuar në këtë poashtu janë krijuar rrethanat që Parlamenti i Kosovës të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”, tha Haradinaj

PRISHTINË – Qeveria e Kosovës në mbledhjen solemne me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës miratoi aneks-marrëveshjen e nënshkruar mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për rishikimin dhe korrektimin e drejtimit të sektorëve të Çakorrit dhe Kullës.

Mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës filloi me një minutë heshtje për dëshmorët e luftës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi shqyrtimin e pikës së parë të rendit të ditës që ishte aneks-marrëveshja e nënshkruar e cila është pjesë e deklaratës së nënshkruar dje ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Haradinaj tha se kjo marrëveshje si e tillë ka një element shumë të rëndësishëm që është vullneti politik i institucioneve të Kosovës por edhe i institucioneve të Malit të Zi. Ai tha se rishikimi dhe korrektimi duhet të jetë substancial duke respektuar marrëveshjën dhe të gjeturat e trupave punues të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Me këtë deklaratë të përbashkët të presidentëve si aneks i marrëveshjes së mëhershme janë krijuar rrethanat dhe mundësitë që e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërrësi. Bazuar në këtë poashtu janë krijuar rrethanat që Parlamenti i Kosovës të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”, tha Haradinaj.

Pas mbledhjes solemne në një konferencë për media Haradinaj tha se koalicioni qeverisës i ka 61 vota por theksoi se që të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare duhet të arrihen 2/3 e shumicës së Kuvendit pra që nënkupton 80 vota nga gjithsej 120 deputetë sa i ka Kuvendi.

Ai paralajmëroi se këtë të dielë mund të dështojë seanca e Kuvendit për shqyrtimin e demarkacionit duke theksuar se gjatë javës që vjen mund të arrihen edhe votat për ratifikim. Ai në fund tha se e drejta e Kosovës është respektuar në këtë marrëveshje dhe deputetet e Kuvendit me krenari duhet ta votojnë atë.

Ndërsa në pikën e dytë të rendit të ditës ishte shënimi i 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ku Haradinaj duke uruar festën e pavarësisë të gjithë qytetarëve, gjithë shqiptarëve, miqve dhe aleatëve të Kosovës ftoi të gjithë qytetarët e vendit që të bashkohen në koncertin e yllit botëror të muzikës, këngëtares me prejardhje nga Kosova, Rita Ora që do të mbahet sonte në ora 22:00 në Prishtinë. aa

Në 10-vjetorin e pavarësisë, në Lipjan 160 persona dhurojnë gjak

Dhurimi i gjakut në xhaminë e fshatit Kraishtë, Lipjan, për nder të pavarësisë së Kosovës.

Është viti i pestë me radhë që xhamia e fshatit Kraishtë në Lipjan, organizon dhurimin e gjakut për nder të pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit, në këtë xhami kanë dhuruar gjak 160 persona, të cilët janë kryesisht banorë të kësaj komune.

Zaim Baftiu, imam në këtë xhami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dhurimi i gjakut tashmë është bërë traditë. Sipas tij, numri i dhuruesve të gjakut që vijnë në këtë xhami, është duke u rritur çdo vit.

Mjekët nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut, që ishin të pranishëm në xhami, kanë thënë se aksione të tilla për dhurimin dhe grumbullimin e gjakut, duhet të organizohen edhe në qytete të tjera./Taulant Qenaj

Thaçi iu jep “krah” vrasësve, nuk e njeh kontributin e gazetarëve të vrarë!

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka zgjedhur të dekorojë 200 personalitete vendore e ndërkombëtare me medaljen presidenciale.

Në listën e listën e gjatë të personaliteteve të dekoruara nga Thaçi, bëjnë pjesë edhe të akuzuar e të dënuar. Ndër të dekoruarit janë edhe shumë gazetarë, publicistë e përfaqësues mediash. Por, Presidenti Thaçi, duket se ka harruar gazetarët dhe veprimtarët e vrarë pas lufte, e që nuk janë të paktë.

Emrat e gazetarëve dhe publicistëve, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti nuk bëjnë pjesë  në listën e të dekoruarëve të Presidentit. Dikujt i pengonte e vërteta që këta gazetarë e shkruanin në gazetën “Bota sot”. Ata u vranë në vitet e para të pasluftës, derisa vrasjet e tyre nuk janë zbardhur ende.

Sikurse edhe herë të tjera Presidenti Thaçi, për fat të keq zgjodhi ta injorojë  një pjesë të turpshme të historisë së Kosovës së pasluftës, e që janë vrasjet e gazetarëve.

Me këtë dëshmohet edhe njëherë se ky President nuk përfaqëson unitetin e popullit. Kësaj  ia shtojmë edhe faktin se shumë nga të dekoruarit e tij, nuk pranuan të marrin medaljen.

Një dolli për Presidentin selektiv!/Bota Sot

 

 

Rita Ora bën shqiponjën në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po qëndron në Kosovë.

Gjatë konferencës për media ajo ka bërë shqiponjën me duar, derisa është shprehur e lumtur që po qëndron në Prishtinë dhe se do të jetë një nga koncertet më të mira, ai që do të mbajë sonte në Prishtinë.

Njerëzit nga vende të vogla si Kosova, mund t’i japin botës emra dhe vlera të mëdha, ka deklaruar në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Gjatë një konference për gazetarë, pop ylli botëror, Rita Ora, ka thënë se ka një emocion të veçantë që do të këndojë në Prishtinë, në manifestimin qendror për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Mund të ishim kudo në botë këtë ditë, por unë vendosa që të sjell gjithë ekipin tim këtu në Prishtinë që të ofrojmë shfaqjen më të mirë përgjithmonë”, ka theksuar Ora, e cila mesazhet e saj i ndërlidhte në dy gjuhë, atë shqipe dhe angleze.

Ajo ka thënë se ndihet krenare që i takon gjakut shqiptar dhe Kosovës, pavarësisht se jeton në njërin prej vendeve më të zhvilluara të botës, në Britaninë e Madhe.

“Në çdo intervistë e konferencë, nuk e fsheh, jam nga Kosova”, ka thënë Ora, duke premtuar se të gjithë adhuruesit e saj do t’i bëjë të ndihen të kënaqur me paraqitjen e saj në manifestimin qendror për 10-vjetorin e pavarësisë. Paraqitja e Rita Orës para publikut, pritet të bëhet rreth orës 22:00.

Rita Ora, tash 27 vjeçe, ka treguar se si ka nisur të merret me muzikën në moshën 21 vjeçe, me dëshirën që të bëj një ndikim të madh, marrë parasysh që prejardhjen e kishte nga një vend i vogël.

Mbi këtë bazë ajo edhe e dha porosinë për njerëzit e Kosovës.

“Ju e keni një mundësi për ta përfaqësuar veten tuaj në mënyrën se si dëshironi të mbaheni mend. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje që t’i ftojmë njerëzit në rrethin tonë, sepse sa më shumë që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi. Kur për herë të parë kam dalë në një skenë, kam qenë një nga këngëtaret e hershme shqiptare”.

“Tani kemi shumë talente të jashtëzakonshme që i kam parë në këto dy vitet e fundit dhe jam shumë mirënjohëse që kemi këngëtare shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha, të cilat po e gjejnë dritën e tyre, vendin e tyre në muzikë. Sa më shumë prej nesh që na përfaqësojnë në këtë zhanër muzikor, aq më mirë është për vendin tonë, për shtetin tonë. Të kënaqemi, të qëndrojmë së bashku dhe ta përfaqësojmë shtetin e Kosovës”, ka thënë Ora.

Ajo nuk e ka përjashtuar as mundësinë, që pavarësisht agjendave të ngjeshura, një ditë para publikut në Kosovë mund të këndojnë së bashku tri këngëtaret më të famshme shqiptare sot në botë, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

“S’i dihet, ndoshta, kurrë mos thuaj kurrë s’bëhet”, ka thënë Ora./BS

Veton Surroi e fyen Hashim Thaçin, ia refuzon edhe dekoratën

Ish-Kryetari i Parisë ORA, Veton Surroi ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit për rrënimin e Shtetit të Kosovës. Ka thënë se për këtë arsye refuzon dekoratën nga Presidenti.

Veton Surroi e ka refuzuar dekoratën e ndarë për te nga Hashim Thaçi.

Ka thënë se Presidenti i Kosovës është i pandershëm prandaj nuk e pranon të nderohet prej tij. E ka bërë përgjegjës Thaçin për dështimin e Shtetit.

“Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit”, ka shkruar Surroi.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, ka thënë më tej.“Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”, ka shkruar Surroi.

Veton Surroi e Hashim Thaçi pasluftës kishin pasur raporte të mira. Por, prej kohës kur Surroi mbeti jashtë Parlamentit kanë nisur hasmëritë ndërmjet tyre.

Surroi ka shkruar edhe libra për Presidentin e Republikës duke lëshuar akuza se e ka rrënuar Shtetin.

Ish-Zëdhënësi i UÇKsë Jakup Krasniqi refuzon dekorimin nga Hashim Thaçi

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së ka thënë se luftoi për liri e jo për dekorime. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka treguar se e refuzon dekorimin nga Thaçi në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Krasniqi u dekorua dje nga Thaçi me medaljen për dhjetëvjetorin e pavarësisë, si pjesë e ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ai në një postim në facebook ka treguar pse refuzon dekoratën.

“Veprimtarinë time politike nuk e kam nisur as për pozita, as për pasuri dhe as për dekorime”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka deklaruar se e ka nisur karrierën e tij politike vetëm pse e ka dashur lirinë.
“Kam filluar të merrem me politikë para 45 viteve, thjesht pse e kam dashur lirinë e kombit tim dhe pse Atdheut tim ia kam pasur borxh që t’ia bëj shërbimin pa hile”, ka shkruar më tutje Krasniqi.

Krasniqi ka thënë për Thaçin se ai “po bën pazare politike me mirënjohje e dekorata”, ndërsa veprimet e tash Presidentit të Kosovës i ka konsideruar “që nga viti 2010 e këndej, kanë qenë rrënuese për shtetin e kombin”.

Krasniqi më tutje ka thënë se është fyer nga Thaçi.

“Refuzoj te dekorohem nga Hashimi, i cili personalisht me ka fyer dhe jo vetëm në aferën ‘Pronto’”, ka shkruar Krasniqi, duke treguar se pas Rambujesë “duke ju thënë anëtarëve tjerë të SHP të UÇK-së se gjoja unë e ndonjë tjetër në atë Konferencë jemi bërë me “armiqtë e tij politikë”- LDK-në”.

Krasniqi ka thënë se i vjen keq që refuzimin e dekoratës po e bën publike në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Fotoreportazh i The Guardian: Kosova shteti i 51 i SHBA!

4 Korriku, Dita e Pavarësisë të SHBA festohet edhe në Kosovë, si festë e përbashkët

 

Voal po i sjell lexuesave një fotoreportazh nga The Guardian me titullin Kosova shteti i 51 i SHBA!

“Kosova, shkruan The Guardian, vazhdon të ketë lidhje emocionale, politike dhe ekonomike me vendin që 20 vjet më parë bëri një ndërhyrje perëndimore në luftë me ish-Republikën Federale të Jugosllavisë, duke çuar përfundimisht në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Disa sondazhe sugjerojnë se Kosova është vendi më amerikandashës në botë dhe më mbështetësi i qeverive Amerikane.

Klinton Bajgora, 13 veç, sipas presidentit Bill Clinton, i ulur midis prindërve të tji në shtëpi në Podujevë.

KFORI Amerikan i vendosur pranë Ferizajt prej 1999 shihen prej shqiptarëve të Kosovës si çlirues.

Fëmijëve shqiptarë sa lindin prindërit u mësojnë të duan Amerikën dhe t’i jenë mirënjohës

Kosova, shteti i 51 i SHBA sepse shumë kompani Amerikane kanë lidhje ekonomike dhe pune me Kosovën.

NJë përshëndetje lamtumire në një restaurant të Prishtinës për atë që do të niset me punë në SHBA.

4 Korriku, Dita e Pavarësisë të SHBA festohet edhe në Kosovë, si festë e përbashkët

 

 

‘Duar të prangosura’ – Provokojnë rëndë serbët, ja si u zgjua sot Mitrovica (fotot)

Në ditën kur Kosova po feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj, veriu i Mitrovicës është zgjuar me pankarta nëpër mure. Kudo nëpër qytet shfaqen postera të tilla, ku shihen duar të prangosura, në të cilat shkruhet ’10 vjet pushtimi të Kosovës e Metohisë’.

 

Mbishkrimi përveç në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, është shkruar edhe në shqip dhe anglisht.

Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e ‘pushtuar’ nga Bashkësia Ndërkombëtare.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
unnamed-5-4-780x439

unnamed-6-3

unnamed-7-2

unnamed-8-2

Një përvjetor e zvetnuar për qytetarët e Kosovës – Nga Skënder MULLIQI

Po bëhen 19 vite nga largimi i forcave te huaja serbe nga Kosova.U bënë 10 vite kur zyrtarisht e shpallëm pavarësinë e vendit.Shtrohen shumë pyetje ;cilat ishin të arriturat dhe cilat dështimet në shtetndërtim dhe mirëqenje?Dhe, shumë pyetje hipotetike të cilat kërkojnë përgjigje adekuate.Sigurisht së në këtë përvjetor të pavarësisë nuk mund të jemi të kenaqur më të arriturat tona.I kemi pasur mundësit dhe të gjitha kapacitet që gjendja politike e veqmas e rrjedhave ekonomike dhe sociale të jetë shumë më e mirë.Nuk ndodhi kështu së në pushtet erdhën forcat më logjikën e vjeter .Demokracia përjetoje dhe po përjeton stagnim dhe rënje, ndodhi krejt e kunderta e asaj që kan pritur shimica .Kemi menduar më të drejtë së Kosova do të zhvillohet mbi të drejtat e shumicës , së do të zhillohet mbi bazat demokratike e të barazisë , të drejtave të barabarta sociale dhe do të zhvillohet sipas standardeve demokratike .Sot, kur po festojmë këtë përvjetorë , sigurisht së nuk do të gjejmë shumë njerëz të cilët janë të kënaqur më shtetin për të cilin edhe kan luftuar .Kjo ndodhi më shumë për faktin së shteti ra në duar të disa familjeve të cilat po kontrolljnë qdo gjë .Përfituan në mënyrë jo civilizuese dhe ne menyre dehumanizuese .U pasuran mbi kurrizin e popullit duke e varfëruar skajshmerisht ate.Këto pak institucione të cilat po I ndërtojmë, dita ditës gjithnjë e më shumë po I rrënojmë , apo po I shfrytëzojmë për ti qeruar hesapet më të gjithë kundershtaret politike.Organet e drejtësisë dhe gjykatat në vend që të vihen më shumë në funksion të qytetarëve dhe të shtetit , ato shpesh po instrumentalizohen karshi atyre të cilët e kan fuqin vendimarrëse politike dhe ekonomike .Kur po është në pyetje ashtu të them “krimi I madh”, organet e drejtësisë nuk po kan forcën e duhur të veprimit ! Mos mundësia apo edhe mos deshira e veprimit karshi krimit politike dhe krimit ekonomik , ka bër që të kemi gjithë këtë jo stabilitet politik , ka bërë që të kemi shumë varfëri dhe ka bërë që shumë të rinjë të mbeteni të pa punë.Deri sa përfundimisht nuk ndahet drejtësia nga politika , nuk mund të flasim për shtet ligjor , funksional dhe demokratik.Edhe deri sa n ë krye të institucioneve të shtetit në të gjitha nivelet kemi njerëz më mendësi autokratike , proceset zhvillimore nuk ka mundësi të avansohen .Parlamenti si organi më I lartë ka mbetur më shumë formal karshi vendimeve të cilat po merren ne qeveri.Kjo nuk përkon më logjikën parlamentare të funksionimit të shtetit.Kuvendi më shumë është shëndrruar në arenë gladiatorësh, së sa në vend ku merren vendimet e rendësishme për një shtet.Pamë për këto 10 vite shumë cirkusiada dhe cirkuzantë .Pamë skena të turpit , pamë skena jo civilizuese , pamë akuza dhe kundër akuza të kuvendarëve ,të cilat veprime bien ndesh më interesat e qytetarëve të Kosovës.Të gjitha qeveritë e deritashme punuan pa program afatgjatë zhvillimor, që është jashtë qdo logjike afatgjate të shtetndërtimit.Kjo klasë politike nuk po ka mundësi të ballafaqohet më temat e mëdha politike si Demarkacioni, “Zajednica”, dhe forimimi I ushtrisë së Kosovës.Kjo po ndodhë edhe për faktin së kjo elitë politike janë të pa zotët për ta përfundur fazën e tranzicionit, së nuk I takojnë kohës bashkohore .Nuk kemi arsim të avansuar, nuk arritem që shëndetësinë ta shkëputim nga keqpërdorimet e mëdha e të vogla, nuk kemi administratë stabile të shtetit…Është mbushur aparati shtetëror më militantë partiak dhe familjarë pa kriter profesional .Dhe, natyrisht së më këso struktura shtetërore nuk kemi mundësi të ecjës tonë përpara, dhe as inkuadrim në Evropën e Bashkuar.Qytetarët kan mbetur të izoluar si në geto, kurse pushtetarët po I gëzojnë të gjithë privilegjet .Qytetarët e Kosovës sikur nuk janë mësuar të jetojnë jetë të mirë dhe luksoze. Pushtetet e deritashme ofruan më shumë premitime boshe.As nuk kemi punësime , as nuk kemi biznese korrekte …Grupët e caktuara politike dhe grupët e caktuara të biznesit kan përvetësuar qdo vlerë shoqërore.Dalja nga kjo situatë natyrisht së nuk bëhët më shkop magjik.Kërkohet futja në funksion të te gjithë mekanizmave shoqërorë dhe i potencialeve njerëzore, resurseve natyrore, si dhe investimeve dhe investitorëve të jashtem, pa të cilët siq e kam potencuar shpesh ,nuk ka mundësi të kapërcimit të krizës ekonomike. Duhet dhënë fund opstrukcioneve të deritashme politike dhe negativiteteve tjera shoqërore .Është shumë më rëndësi që të vijmë deri të ndryshimet pozitive të cilat do ta kishin rritur edhe kualitetin e jetës .Ta bëjmë Kosovën shtëpinë e të gjithëve, jo vetëm të një kategorie shoqërore.Vendi ka mundësi dhe kapacitete për të arritur nivelin mesatar të shteteve te Evropës .Vetëm më duar të pastërta, vetëm pa krim dhe korrupcion mund të llogarisim në prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshem. Na duhet në këtë pervjetorë të pavarësisë ta kishim një shtet me të përparuar dhe të fortë, një shtet ku funksionin shumë më shumë rendi dhe ligji, dhe një shtet ku do të kishim një vend të punës, dhe një jetë normale…

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, festë apo zhgënjim!? – Nga Florim Zeqa

Dhjetë vjet më parë, më saktësisht një javë para se të rishpallej pavarësia e vendit tonë, në kohën kur në Kosovë ende nuk dihej data e sakt e shpalljes së pavarësisë, derisa isha në një mbledhje me emigrantët në “La Rette Interistituzionale”, këshilltari i komunes Cordignano (Treviso) De Carlo Guido në menyrë publike më drejtohet me fjalët: “nga 17 shkurti harta gjeografike e Evropes do të ndryshon, andaj zoti Zeqa ju përgëzoj për lindjen e shtetit tuaj”! Ishte ky një moment i pa pritur dhe i pa përshkruar i jetës time.
Vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, nepër zyrat e qeverisë vërshuan reklamat magjike të deklaratës së pavarësisë, por më një pamje ndryshe nga ajo e djeshmja, tanimë deklarata merr pamjen e një dokumenti “ANTIK”, me një ngjyrë më të vjetëruar se sa Deklarata e pavarësisë së Shqiperisë e 1912-së. Bashk më deklaratën e pavarësisë na u servuan një një pako të vetme flamuri me gjashtë yje dhe himni pa tekst, edhe pse ishte thënë paraprakisht se në kuvend do të shkojnë tri propozimet e zgjedhura për votim!
“Marigona” e flamurit me shumë yje u shpërblye nga qeveria me 10.000 euro, po ashtu edhe kompozitori i himnit pa tekst u shpërblye, por akoma nuk dihet çfarë shpërblimi mori shkruesi i Deklaratës së pavarësisë (i huaj) e sa përkthyesi i saj (vendor), mbase per lexuesin e saj e dimë të gjithë, se ai me ket rast e fitoi “pavdeksinë”!

Një dekadë shtet, 10 vjet zhgënjim

Deri para 17 shkurtit 2008, shqiptarët e Kosovës i mbante shpresa se pavarësimi i vendit do t’u sjell zhvillim ekonomik dhe mirëqënje, hapjen e vendeve të reja tëpunës, përmirësimi i sistemit të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, etj.
Mirëpo, nga viti në vit, shpresat e qytetarëve u zvëniten, u shndërruan në iluzione, shkaku i keqqeverisjes, rritjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera të shumta negative.
Kështu, Republika e Kosovës nga një shtet për të gjithë qytetarët u kthye në një shtet të pushtetarëve, oligarkëve politik dhe ekonomik, hajdutëve dhe kriminelëve si dhe grupeve të shumta të interesit.
Në shtetin “multietnik” të Kosovës, pas pushtetarëve më të privilegjuarit janë pakicat etnike, në veqanti serbët, pastaj boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjët të cilët u sistemun në të gjitha institucionet e vendit, pa përmbushur asnjë kriter profesional, duke filluar nga qeveria, parlamenti, e sidomos FSK-ja, SHPK-ja që janë nga më të populluarat me minoritete, duke diskriminuar kështu popullatën shumicë shqiptare në vend.

Shteti i ri me shumë plagë

Ska dyshim se plagët e shtetit të Kosovës janë të shumta, megjithatë varfëria, papunësia dhe shpërngulja janë plagë të ardhura si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik, krimit të organizuar dhe korrupsionit nga mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë, e dështimet në sistemin arsimor, shëndetësor, kulturor,…por mbi të gjitha, strumbullari i gjitha të këqijave është klasa e dështuar politike, e shndërruar në sindromë kancerogjene e shtetit të Kosovës.
Pa largimin total të kësaj klase kancerogjene nga pushteti, pa ndëshkimin e të inkriminuarëve në krime dhe korrupsion, pa depolitizimin e institucioneve të pavarura dhe pa rimëkëmbjen ekonomike të vendit do të ishte iluzive të flitet për ndryshime pozitive, e aq më pak për parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta etnike.

Premtimet e harruara

Pas përfundimit të luftës, gjegjësisht të hyrjes së forcave paqëruajtëse në Kosovë, kërkesë e vazhdueshme e presidentit Historik Ibrahim Rugova ishte: njohja formale e shtetit të Kosovës, po ashtu kërkesë e përhershme e tij ishte zhvillimi i demokracisë dhe funksionalizimi i institucineve të shtetit të Kosovës.
Forcat e Armatosura të Republikes së Kosovës (FARK-u) ishte projekt pragmatik i presidentit.
Mirëpo për shkak të shkrirjes së UÇK-es, fillimisht në TMK,( e pastaj në FSK) nga vetë udhëheqësit e saj, nga një forcë mbrojtëse për vendin u shndërrua në një strukturë vigjilente e uniformuar. Kështu edhe tani pas afro 19 vjetësh nga çlirimi i vendit dhe pas 10 vjetësh nga ri-shpallja e Pavarësisë, e vetmja forcë reale e mbrojtjes së shtetit tonë ka mbetur KFORI e askush tjetër.
Për 10 vjet rresht, pushtetarët nuk arritën të realizojnë premtimin para qytetarëve për bërjen e shtetit me ushtri, së fundmi futja e Qeverisë së Kosovës në varësi të listës “Srpska” na largon akoma më tepër nga ai qëllim!

Vrapuan pas meritave, ikin nga përgjegjësitë e dështimeve

Ata të cilët para 10 vjetësh shtyheshin me bërryla për të marrë meritat për pavarësimin e vendit, tani duhet të jenë të gatshëm t’i pranojnë edhe pergjegjësitë për dështimet në qeverisjen e vendit, në veqanti në dështimin e qëllimshëm të sistemit të drejtësisë .
Qeveria e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë në vend të rezultateve, siq duhej të ishin: zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, furnizimi me energji 24 orë në ditë, furnizimi me ujë të pijes e shumë e shumë gjëra tjera elementare për jetën e qytetarëve,…e vetma gjë me të cilën mund të mburren pushtetarët është reklamimi i përditshëm për dhjetë vjet më radhë i një himni pa tekst dhe flamurit lara-lara pa ndjenja kombëtare në televizionin (politik) publik të Kosovës (RTK)!
Në këtë përvjetor jubilar të shtetit të Kosovës, Qeveria mund të “mburret” edhe me diçka tjetër, është Qeveria më megalomane jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë me kabinetin qeveritar: me një kryeministër, 5 zv.kryeministra, 22 ministra, 70 zv.ministra e qindra këshilltarë e asistent të tjerë ka në ato ministri. Mbase më këta numra do t’ja kishin lakmi edhe shtetet më të zhvilluara të botës.
17 shkurti i vitit 2008, nuk është as më pak e as më shumë se një akt i njohjes formale të pavarësisë së Kosovës. Kjo ngjarje nuk është produkt i kësaj klase politike, por është projekt i faktorit ndërkombëtar.
Meritat për këtë gjysëm liri e pak pavarësi që e gëzojmë sot i takojnë popullit, dhe jo vetëm një gjenerate por disa brezave që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej.
Shteti i Kosovës për shqiptarët e Kosovës ekziston që nga Deklarata për Pavarësi e 2 korrikut e vitit 1990, njohja e së cilës u bë realitet me 17 shkurt 2008-të.
Në çdo përvjetor të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet të kthejnë kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë paqësore dhe përiudhës së lavdishme të luftës çlirimtare, për të kujtuar dhe nderuar gjakun e dëshmorëve të lirisë tonë.

Kënga e kthyer në vajë

Ne shqiptaret jemi i vetmi popull në rruzullin tokësor i cili vepron kunder vetëvetës, kundër ligjeve të natyrës, duke i kënduar tradhtisë në vend që t’i këndoj trimërisë dhe lavdisë kombëtare.
Për këto 19 vjet iu këndua dhe vazhdohet t’u këndohet hajdutëve dhe kriminelëve që u pasuruan duke u thirrur në emrin e vlerave kombëtare, duke u thirruar në emrin e Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit, në emrin e UÇK-së dhe gjakut të dëshmorëve të lirisë sonë,…paradoksalisht u këndohet atyre që u pasuruan, u bënë milionerë duke vjedhur e uzurpuar, kush me laps e kush me gjoks, duke lënë në harresë të plotë fatin e popullit dhe të ardhmen e atdheut duke i lënë në harresë të plotë qytetarët e varfër të këtij vendi.
I gjithë ai këndim i gjatë i antivlerave, për këto 10 vjet në shtetin e pavarur, është shndërruar në vajë të qytetarëve, të cilët çdo ditë rënkojnë dhe mallkojnë ata që ua bënë jetën ferr dhe ua thyen të gjitha shpresat për jetë në vendin e tyre.

“Larja” e mëkateve me kauza të rrëjshme

Niveli i ulët moral dhe kombëtar i kastës aktuale politike dhe disa pseudointelektualëve dhe deputetëve të kuvendit, të cilët janë të gatshëm t’ia zgjatin vuajtjet e popullit të tyre deri në pafundësi vetëm e vetëm për t’u munduar për t’u shpëlarë për të bëmat dhe dëmet e shumta që i shkaktuan popullit përgjatë këtyre vjetëve të paspavarësisë.
Kur është fjala tek deputetët të cilët me votën e qytetarëve janë ulur në kolltuqet e kuvendit, nën betimin për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit,…në rast të votimit pro variantit të qeverisë së kaluar të demarkacionit, përveq ndjekjes penale nga drejtësia, duhet të ndjeken edhe si qent endacak kudo që ndodhen, brenda dhe jasht kuvendit të Kosovës për kauzat e rrëme me të cilat erdhen në pushtet!
Heqja e një kolonializimi (nga serbia), dhe futja nën një tjetër ( nën tutelën e BE-së), jo vetëm që nuk është pavarësi,…është varësi akoma më e madhe nga e cila vështirë do të dilet!
Mungesa e zhvillimit ekonomik si element i mirëqënjes qytetare, mungesa e ushtrisë si element i mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, kapja e tmerrshme e sistemit të drejtësisë nga mafio-oligarkët ekonomik e bëjnë shtetin të varur dhe ndikuar skajshmërisht edhe nga faktorët ndërkombëtar.
Kosovë urime 10 vjetori i njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Zoti e bekoftë gjakun e gjakun e derdhur për lirinë e vendit tonë!

Delawie: Është koha për veprim, votojeni Demarkacionin

Pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi për pajtim rreth miratimit dhe korrigjimit të Demarkacionit, dhe konsensusit të partive politike kosovare, ka ardhur reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greag Delawie.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Delawie ka thënë se është koha që deputetët të veprojnë dhe ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit.

“Lajme pozitive nga kryetarët e Kosovës dhe Malit të Zi, por tani është koha për veprim, dhe Parlamenti duhet ta ratifikojë marrëveshjen, duke ju treguar qytetarëve të saj, se Qeveria është duke punuar për të ardhmen e tyre”, ka shkruar ambasadori Delawie./Telegrafi

Ismet Beqiri: Marrëveshja është e njëjtë, LDK-ja e voton Demarkacionin

Ismet Beqiri, sekretar i LDK-së, i cili ka marrë pjesë në mbledhjen e liderëve me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në zyrën e BE-së në Kosovë, ka thënë se sot ka pasur zhvillime interesante

Sipas tij, sa i përket aneks-marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin, është vetëm lojë fjalësh, pasi që marrëveshja është e njëjta.

“LDK-ja ka besuar se kjo marrëveshje ishte në rregull dhe duhej të votohej, po shihet qartë që ka munguar vullneti nga të gjitha anët për këtë punë”, ka thënë Beqiri, raporton Lajmi.net.

Ai tha se po të kishte vullnet më herët kjo çështje do të përfundonte moti.

Beqiri tha se ka munguar vullneti edhe i partnerëve të koalicionit që aso kohe të ratifikohet demarkacioni.

“Tash ëshë hapur si mundësi që të ratifikohet, por ka procedura se kur duhet të mbahet seanca. Ne nuk do të duhej të shkonim në seancë pa sqaruar se a janë votat apo jo. LDK-ja është e gatshme për të votuar”, ka thënë Beqiri.

Veseli: Seanca për ratifikimin e Demarkacionit para së dielës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se po presin që seancën për Demarkacionin ta procedojnë para seancës solemne për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Kështu ka thënë Veseli pas takimit që kanë pasur liderët partiakë me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Edhe SHBA kundër çdo ideje për ndarje të Kosovës

Pas Gjermanisë edhe SHBA kundërshton me forcë idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Në një përgjigje për “Gazetën Exspress”, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se një veprim i tillë do të hapte më shumë probleme se sa do të zgjidhte.

“Të gjitha palët duhet të jenë kreative për të gjetur një zgjidhje”, theksohet në përgjigjen e selisë diplomatike. Megjithatë, nënvizohet se SHBA mbështetë fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga BE-ja. Gjithashtu inkurajon dy palët që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet.

Fuqitë e Mëdha në vitin 2005, të njohura si Grupi i Kontaktit (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Rusia), kur kishin vendosur 6 parimet për zgjidhjen e statusit final të Kosovës kishin kundërshtuar fuqishëm ndarjen.

Rada Trajkoviç: Ivanoviç informoi Shërbimin Informativ të Serbisë se ishte i rrezikuar

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç ka deklaruar se lideri i Iniciativës Qytetare (SDP) Oliver Ivanoviç, kishte njoftuar edhe Shërbimin Informativ të Serbisë ndryshe i njohur si BIA, për personat nga të cilët i kanosej rreziku.

Siç ka thënë ajo, Ivanoviç brengat e tij ia kishte përcjellë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçicit, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Ajo këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë “Danas”, duke shtuar se për dyshimet që e preokuponin kishte informuar drejtorin e BIA-së Bratisllav Gashicin, Vuçicin dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe e gjithë kjo kishte ndodhur dy apo tri ditë para se të vritej.

“Ne sot nuk kemi asnjë deklaratë, për shembull të presidentit të Serbisë, i cili kishte informacione nga drejtori i BIA-së dhe agjencinë që ai e menaxhon. Në anën tjetër sa i përket gëzhojave të plumbave që janë shumë të rëndësishme për hetimin pasi gjenden gjurmët e gishtave, flet për mungesë serioziteti të hetimit, sa i përket vullnetit që të kapen personat që kanë kryer këtë krim”, ka deklaruar Trajkovic.

Kosova përfiton 38.5 milionë euro për rehabilitimin e hekurudhave

Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka ndarë për Kosovën 38.5 milionë euro për projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 të Kosovës.

Ky projket do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Evropiane.

Marrëveshja për projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 të Kosovës është nënshkruar të enjten ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të zbatoj grantin e Kornizës për Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Projekti hekurudhor 10 i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit, e cila është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.

Drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, theksoi se kjo hekurudhë i mundëson Kosovës që të lidhet me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian.

“Kjo hekurudhë lidh Kosovën me vendet fqinje dhe për këtë sot kemi nënshkruar një kontratë qe ka të bëjë më ndërlidhshmërinë e hekurudhës nga Prishtina në jug. Është pjesa e ndërlidhshmërisë me Ballkanin Perëndimor. Në momentin kur kjo linjë të jetë e instaluar do të lejojë lidhje më të mirë dhe mundësi të mira për njerëzit për ti mbajtur kontaktet”.

“Do të bëhet edhe i tërë rindërtimi i korridorit hekurudhor nëpërmjet Kosovës, Bullgarisë dhe Greqisë. E tëra kjo përfshin një program ambicioz për tërë Ballkanin dhe për realizimin e këtij projektikemi dedikuar 1 miliardë euro për këtë qëllim specifik”, theksoi Danielsson.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se financimi i ndërtimit të linjës kryesore hekurudhore, e cila na lidh në të dy drejtimet me Bashkimin Evropian, do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, BERZH-it dhe Bankës Investive Evropiane kapë vlerën prej 195. 5 milion euro dhe do të realizohet në tri faza.

“Faza e parë e projektit pritet të fillojë ndërtimin sivjet përshkon 64 kilometra nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë. Bashkimi Evropian do të financojë 38.5 milion me donacion, BERZH-i dhe Banka Investive Evropiane me nga 19.2 milion kredi. Ndërsa për Fazën e dytë, e cila përshkon linjën nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë me 35 kilometra, nga BE-ja janë ndarë mjete në vlerë prej 17.2 milion euro për punët fizike dhe për këtë do të nënshkruajmë marrëveshje në muajt në vijim”, thotë ministri Hamza.

Ai bëri të ditur se Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministritë e linjës përmes Këshillit Kombëtar të Investimeve do të aplikojë për financimin e fazës së tretë, e cila përshkon segmentin prej 42 kilometrave nga Mitrovica deri në kufi me Serbinë.

KOLEGJI “ILIRIA” NË PRISHTINË DHE PRESIDENTI I TIJ MIXHAIT REÇI NDEROHEN ME ÇMIMIN “JUSTINIANI I MADH” – Nga Valdet ERMALI

                Këto ditë në Muzeun Historik (salla “Konstandin Shapataraku”) në Tiranë, Akademia Monarkiste Shqiptare organizoi veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”, ku u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Justiniani i Madh”, Konstandini i Madh”, “Niket Dardani” e “Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës si dhe për institucione të arsimit, etj.

Çmimi “Justiniani i Madh” iu dha Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, me vendimin nr. 17., dt. 17 shkurt 2017, me këtë motivacion: “Ka arritur të jetë një institucion modern, me tradita të larta arsimore kombëtare shqiptare dhe koncepte të vyera bashkëkohore të arsimit e edukimit; duke pasë në qendër të filozofisë e veprimtarisë së tij studentin dhe vetëm studentin; me një imazh e frymë kombëtare dhe perëndimore; me kushte e mundësi të mira, ndërthurje të teorisë me praktikën, etj.; me lartësime të veprimtarisë akademike, rrezaton kontribute e vlera panshqiptare”

            Ky Çmim iu dorëzua nga Konsulli i Përgjthshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Sh. Tij, z. Avni PONARI.

Me Çmimin “Justinian ii Madh” u nderua dhe prof. dr. Mixhait REÇI, themeluesi e president ii Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, me vendimin nr. 16, dt. 17 shkurt 2017, me këtë motivacionin: “Për kontributet e tij në themelimin e drejtimin e Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë dhe të arsimit universitar shqip në Maqedoni; për frymën e peshën akademike shqiptare e perëndimore në veprimtarinë e tij dhe të universitetit të tij;

Ky Çmim iu dorëzua nga prof. dr. Shefqet HOXHA, Mësues i Popullit.

Akademia Monarkiste Shqiptare, në veprimtarinë e saj “Akademia e Çmimeve” nderoi edhe Mbretëreshën SUZAN e Shqiptarëve (pas vdekjes) me Çmimin  “Mbretëresha Teuta”, z. Avni PONARI – Konsull  i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe dr. Muhamet MALO me Çmimin “Justiniani i Madh”; Kolonel, dr. Dritan DEMIRAJ – ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë; historianin e koleksionistin Shpëtim SALA e monarkistin e legalistin e njohur Daut MEHMETI me Çmimin “Konstandini i Madh”, studiuesin, teologun e shkrimtarin Hasan SELIMI me Çmimin “Lekë DUKAGJINI”;  prof. dr. Bajram XHAFA – kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare dhe studiuesin, gazetarin e përkthyesin e njohur Guxim ALIMANI me Çmimin “Niket Dardani”.

__________

Foto 1: – Konsulli i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Sh. Tij,  Avni PONARI (në të majtë) duke i dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh” Kolegjit Mbretëror “Iliria”.

Foto 2: – Prof. dr. Shefqet HOXHA, Mësues i Popullit (në të djathtë) duke i dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh”  prof. dr. Mixhait REÇIT.

Thaçi: Specialja si ndonjë gjykatë “që do të gjykonte hebrenjtë që janë përndjekur nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “padrejtësi historike” dhe ka thënë se qeveria e ka pranuar atë pa dëshirë si “çmim për lirinë e saj”.

Në një intervistë për Associated Press, pak ditë para shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti ka kritikuar gjykatën me seli në Holandë, duke thënë se e njëjta është e ngjashme me krijimin e ndonjë gjykate që do të gjykonte hebrenjtë që janë përndjekur nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

“Kosova ka luftuar për të mbrojtur ekzistencën e kombit dhe nuk ka sulmuar askënd. Nuk kemi asgjë për të fshehur, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë sot se gjykata e ka synim sigurimin e drejtësisë për viktimat.

BE: Nuk ka integrim evropian pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Edlira Bllaca – Përfaqësues të Bashkimit Evropian vizituan sot Kosovën ku zhvilluan takime me zyrtarë të lartë shtetëror. Ata thanë se rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë e qartë por se asnjë shtet nuk mund të përparojë në këtë rrugë derisa të mos ketë pajtim të plotë, e posaçërisht në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, tha sot në Prishtinë se perspektiva e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e qartë por ajo duhet t’i përmbushë detyrat e veta në mënyrë që të ecë përpara në këtë rrugë.

Zoti Danielsson i bëri këto komente pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku tha se edhe strategjia e Bashkimit Evropian qartëson detyrat që mbesin për t’u përmbushur nga Kosova.

“Kjo ka të bëjë me çështjet siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik si edhe pajtimi. E poashtu më në fund është përcaktuar qartë se çka ne si Bashkim Evropian mund dhe do të bëjmë për ta përakrahur Kosovën në përpjekjet e saj”, tha zoti Danielson.

Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Thomas Mayr-Harting, tha se as Serbia dhe as Kosova në fakt nuk mund të ecin përpara në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian pa normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes tyre.

“Askush nuk mund të shënojë përparim në rrugën evropiane nëse nuk ka pajtim të plotë dhe në rastin specifik në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. Strategjia e përcakton shumë qartë se Serbia nuk mund të ketë përparim nëse nuk ka zbatim të pakthyeshëm të një marrëveshjeje ligjore për normalizim të plotë dhe mendoj se ky është një mesazh shumë i rëndësishëm”, tha zoti Harting.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrat në procesin integrues të Kosovës.

“Strategjia për Ballkanin Perendimor e ka lënë të hapur rrugën për Kosovën dhe e ka definuar këtë rrugë, por na mbetet shumë punë për të bërë”, u shpreh Hardinaj.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian folën edhe për çështjen e shënimit të vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, si një kusht kryesor për liberalizimin e vizave duke thënë se tashmë kjo çështje është në dorën e të dy shteteve përkatëse dhe se Bashkimi Evropian do të ishte i kënaqur me arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt.

Kosova shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj ndërsa është përfshirë në një proces bisedimesh me Kosovën që i kanë mundësuar asaj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova deri më tani ka përfituar marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon.

Rugovizmi mbrohet me vepra e jo me fjalë! – Nga Florim Zeqa

“Po fjete në një shtrat me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur” (popullore)”.
Bazuar nga kjo thënje popullore, ata që qendruan për afro shtat vite në qeverisje me kapësit dhe rrënuesit e shtetit nuk kanë të drejt të flasin për pastërtinë e tyre politike.
Të flesh për shtat vjet në shtratin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të flasësh për moral politik, përveqse hipokrizi politike është edhe dyfytyrësi njerëzore.
Ata që para çdo lidhje të kurores qeverisëse me uzurpatorët e shtetit premtonin ndryshimin e simboleve shtetërore (flamurin dardan) dhe zbardhjen e vrasjes së veprimtarëve të LDK-së, me ardhjen në pushtet i harruan të gjitha, e harruan gjakun e bashkëpartiakëve dhe premtimin e dhënë para elektoratit rugovian.
Përgjatë qeverisjes së vendit të mbash në duar dy ministritë kyqe; Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme, së fundmi edhe kryeministrinë dhe të mos arrish asnjë rezultat në zbardhjen vrasjeve të veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së dhe çështjes kombëtare, është turp dhe tradhti ndaj elektoratit, me voten e të cilit u akomoduan në majat e pushtetit.
Paturpësia bëhet akoma më e madhe, kur menjëherë pas humbjes së pushtetit, ju kërkohet llogari pushtetarëve të rinjë (vjetër) për zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së!
Kjo përveqse debolencës, paraqet mungesën e guximit për të kërkuar të vërtetën, si e drejtë legjitime dhe e pakontestuar nga ligjet e shtetit dhe universit.
Shembullin më të mirë se si kërkohet e vërteta dhe zbulohen prapaskenat e urdhërdhënësve të vrasjeve të pasluftës, lexuesve të këtij shkrimi do ua ilustroj me një shëmbull personal.
“Me 23 qershor 2013, në një aktivitet tradicional multietnik në Giavera del Montello (TV)-Itali ndodhi një akt i sulmit fizik ndaj flamurit dardan, të vendosur nga ana ime në tenden e përbashkët shqiptare në këtë aktivitet.
Përveqse e pengova ekzekutorin e këtij akti monstruoz në heqjen e flamurit dardan, e detyrova aty për aty të bëjë edhe kërkimfaljen. Mirëpo për mua mbeti mister i pazbuluar kush ishte urdhërdhënësi!?
Meqënse dyshimet e bazuara i kisha të një person i vetëm, megjithatë ishin edhe disa elemente që e bënin të paqartë situatën. Për të mos u zgjatur shumë rreth kësaj historie të gjatë, më është dashur punë intenzive dhe bashkëpunim (kundër dëshires time) me ekzekutorin (sulmuesin e flamurit) derisa e kam sjell në pozitë që të thotë me gojen vet emrin e urdhërdhënësit. Ky ishte edhe momenti që shënon fundin e bashkëpunimit me ekzekutorin.
Edhe pse shumë nga shqiptarët në Provincën e Trevizos e më gjërë e dinë emrin e këtij urdhërdhënsi dhe ekzekutorit për heqjen e flamurit dradan në këtë aktivitet multietnik, kësaj radhe nuk do e bëjë publik emrin e urdhërdhënësit dhe as ekzekutorit”.
Kur rrahagjoksët e rugovizmit në LDK ta zbardhin vetëm njërin nga qindra e mijëra raste të sulmeve dhe vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, atëherë edhe unë do t’i bëjë publik emrat e këtyre dy krimbave të vegjël.
Le të shërbej ky shembull imi personal për rrahagjoksët e frymës rugoviane në LDK , se për të ardhur deri tek e vërteta nuk është punë aspak e lehtë, por nuk është edhe e pamundur!
Me vullnet, përkushtim, guxim qytetar dhe respekt ndaj bashkëpuntorëve dhe besnikëri ndaj filozofisë politike në të cilen thirresh dhe merr obligime para elektoratit nuk duhet heshtur dhe as pushuar për asnjë çast deri në çuarjen në vend të premtimit të dhënë para vetëvetes apo të tjerëve.
Mbetët i pajustifikueshëm fakti, pse rrahagjoksët e rugovizmit, për 10 vjet në shtetin e pavarur, shtatë prej tyre në qeverisjen e vendit nuk arriten të zbulojnë asnjë rast të vetëm të vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, gjegjësisht bashkëpuntorëve të ngusht të tyre!
Kjo po e vërteton faktin, se këta rrahagjokësët e frymës rugoviane, pushtetin e shfrytëzuan vetëm për interesat e tyre personale, asnjëherë nuk u moren me problemet e qytetarëve, e më së paku me zbardhjen e vrasjes së bashkëpartiakëve të tyre.
Fjalëve dhe hipokrizisë politike më nuk ju beson askush, rugovizmi mbrohet me vepra e jo me fjalë!

Rada Trajkoviçi: Thaçi është bartësi kryesor i idesë së ndarjes së Kosovës

Bartësi kryesor i idesë së ndarjes së Kosovës është Hashim Thaçi, konsideron politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, e cila “nuk mendon” se autoritetet në Beograd “nuk janë në njëfarë marrëveshjeje me Thaçin”, dhe pohon se Beogradi “është një prej mbështetësve kryesorë” të Thaçit dhe Kadri Veselit, shkruan sot Koha Ditore

Në një deklarim për agjencinë FoNet, Trajkoviq ka thënë se “kjo strukturë, e cila është vendosur në Kosovë, është mbajtur direkt pikërisht në marrëveshje me Beogradin dhe Listën Serbe”.

“Këtë e kemi parë gjatë zgjedhjes së presidentit Hashim Thaçi me ndihmën e serbëve”, ka vlerësuar Trajkoviq, dhe këtë e ka ilustruar duke thënë se “për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë vendimtar roli i Listës Serbe”.

Markoviq në Prishtinë – Demarkacioni temë qendrore e takimeve

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq fillon sot vizitën dy ditore në Kosovë. Kjo vizitë, ishte paralajmëruar të realizohej javën e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Temë qendrore e takimeve të Markoviqit me zyrtarët e shtetit të Kosovës pritet të jetë edhe çështja e Demarkacionit të kufirit, e cila ka mbetur pezull që nga gushti i vitit 2015, kur Prishtina dhe Podgorica e kanë nënshkruar marrëveshjen në Vjenë. Më pas, Kuvendi i Malit të Zi e kishte ratifikuar atë, por jo edhe Kuvendi i Kosovës, për shkak të mospajtimeve të brendshme politike.

Kryeministri Dushko Markoviq, do të pritet në aeroportin e Prishtinës nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe më pas, në ndërtesën e Qeverisë do të zhvillojë një takim me kryeministrin Kosovës, Ramush Haradinaj. Të dy kryeministrat, Haradinaj e Markoviq, pritet që të mbajnë dhe një konferencë për media, rreth orës 18:00.

Ndërkaq të enjten, Markoviq do të pritet në takime të ndara nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pritjet e spektrit politik në Prishtinë janë që të kuptohet edhe njëherë pozicioni i Malit të Zi në raport me Demarkacionin e kufirit, duke shpresuar se Podgorica zyrtare do të mund të pajtohej me një deklaratë të përbashkët, në bazë të së cilës, të dy shtetet do të zotoheshin se do ta shqyrtonin edhe njëherë Demarkacionin, nëse gjatë fazës së ardhshme të shënjimit të vijës kufitare, dëshmohet se a janë bërë lëshime apo gabime me marrëveshjen e vitit 2015.

Qeveria e Malit të Zi, në disa raste është deklaruar se për Podgoricën, çështja e Demarkacionit është e përmbyllur. Ndërkohë, në Prishtinë, vetë kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj njihet si një prej atyre që ka kundërshtuar më së tepërmi marrëveshjen e arritur në vitin 2015, të cilën e kishte nënshkruar ish-ministri i Jashtëm, tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me mbështetjen e plotë të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Marrëveshjen e vitit 2015, në Kosovë po e mbështesin shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetët nga radhët e partive joserbe. Kurse nuk mbështetet nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata të Nismës për Kosovën dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes. Përderisa nga Lista Serbe janë deklaruar se Demarkacioni nuk paraqet ndonjë interes të veçantë për komunitetin serb.

Pretendimet e Haradinajt dhe spektrit politik që nuk e mbështesin versionin aktual të Demarkacionit, janë se marrëveshja e vitit 2015, si pasojë i shkakton humbje territoriale Kosovës, prej 8 mijë hektarësh.

Një gjendje e tillë në Kuvend, me pozicionimet për dhe kundër, po e pamundëson arritjen e 80 votave për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, të cilën Komisioni Evropian ia ka vënë kusht Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Kosovë, shqiptohet gjobë 12.000 euro për kolegjin “Mehmet Akif”

Gjoba është shqiptuar për “përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera në hapësira që nuk lejohet instalimi i kamerave”

PRISHTINË – Gjykata Themelore në Prishtinë, duke u bazuar në të gjeturat nga inspektimi i zhvilluar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Kosovës, për shkak të shkeljes së privatësisë përmes vëzhgimit me kamera ka shqipuar gjobë prej 12 mijë eurove për kolegjin “Mehmet Akif”, i cili ndodhet në Prishtinë dhe njihet për afërsinë e saj me organizatën terroriste FETO.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Jeton Arifi, për AA ka konfirmuar se kanë pranuar aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku thuhet se gjykata ka shqiptuar gjobën prej 12 mijë eurove.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar gjobën prej 12 mijë eurove ndaj të pandehurit kolegjit `Mehmet Akif` duke u bazuar në të gjeturat tona faktografike, pra fotografive të bëra gjatë inspektimit të zhvilluar në kolegjin ‘Mehmet Akif’ në maj të vitit 2016“, tha Arifi.

Ai më tej theksoi se gjatë inspektimit zyrtarë të Agjencisë, në maj të vitit 2016, kishin konstatuar se ky kolegj kishte instaluar kamera në hapësira të punës, si zyra, mësojtore (klasa mësimi), si dhe hapësira sanitare (tualete të kolegjit).

Ndërkaq në njoftimin e lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, thuhet se agjencia më datë 5 maj të vitit 2016 ka inicuar fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj kolegjit “Mehmet Akif” në Prishtinë.

Pas inspektimit të zhvilluar, të premten e kaluar, më 9 shkurt të vitit 2018, Divizioni për Kundërvajtje i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka shqiptuar gjobën prej 12 mijë euro, siç thuhet në njoftim, për “përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera në hapësira që nuk lejohet instalimi i kamerave”.

“Vëzhgimi me kamera lejohet vetëm nëse konsiderohet e nevojshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pasurisë, edhe atë vetëm në hyrjet e ndërtesave, por jo edhe në hapësirat e brendshme të punës, e aq më pak në hapësirat sanitare, respektivisht tualete”, theksohet në njoftimin e agjencisë.

Ndryshe, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke pasur status të pavarur, ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pahor: Të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të bëhen pjesë e BE-së

“Kosova dhe Serbia duhet t’i implementojnë marrëveshjet të cilat i kanë marrë përsipër duke bërë të ditur se mbështet strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për nder të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor i cili nga dita e djeshme ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Në këtë seancë ku i pranishëm ishte dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova në prag të 10 vjetorit të pavarësisë është nderuar me vizitën e presidentit slloven Pahor. Veseli e ftoi Pahor që të marrë fjalën duke thënë se Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike.

Presidenti Pahor në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit tha se ka ardhur në Kosovë si një mik, si president i një shteti që ka marrëdhënie miqësore me shtetin e Kosovës. Ai duke uruar deputetët me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se vizita e tij në prag të kësaj feste është një shenjë për t’i thelluar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve.

Pahor u shpreh se sllovenët dhe shqiptarët e Kosovës kanë kuptuar dhe ndihmuar njëri tjetrin në rrugëtimin për të arritur pavarësinë e të dyja shteteve me përkushtimin se këto shtete të jenë demokratike, ku mbizotëron sundimi i ligjit dhe drejtësia për qëytetarët e tyre.

Ai tha se sllovenët dhe shqiptarët e Kosovës si shumicë, si dy shtete sovrane duhet të zhvillojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut duke i respektuar të drejtat e minoriteteve.

Duke nënvizuar se ka ardhur në Kosovë si një mik i shqiptarëve të Kosovës dhe i serbëve dhe si një mik i të gjitha kombësive të tjera që sot jetojnë në Kosovë, Pahor tha: “Po ia jap vetës lirinë që të vlerësoj që nga aspekti i politikës së brendshme dhe të jashtme është tejet e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës që ti ruaj dhe ti mbrojë të drejtat ligjore dhe ti fuqizojë këto të drejta të cilat u takojnë komuniteteve jo shumicë”.

Pahor i cili përmendi edhe problemet e Sllovenisë me fqinjët e saj theksoi se ky shtet është ende në rrugën për t’i përmirësuar ato. Ai tha se mbështet përpjekjet e Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar që në mënyrë graduale t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura përmes negociatave bilaterale, siç tha ai negociata këto që mbështeten nga BE-ja.

“Përsëri po i jap vetes lirinë që të mundohem t’iu bind që të vazhoni të punoni intensivisht në këto negociata bilaterale dhe t’i respektoni marrëveshjet në tërësi. Kjo është tejet e rëndësishme jo vetëm për zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve fqinje siç janë Kosova dhe Serbia por gjithashtu edhe për krijimin e një atmosfere të mirë politike në tërë rajonin në mënyrë që të bindet BE-ja që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e BE-së”, tha Pahor.

Presidenti slloven tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i implementojnë marrëveshjet të cilat i kanë marrë përsipër duke bërë të ditur se mbështet strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai në fund potencoi se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e BE-së por pasi t’i zgjidhin problemet kufitare duke iu referuar edhe ratifikimit të demarkacionit nga pala kosovare me Malin e Zi.

Kujtojmë se Pahor dje në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Pas takimit në mes dy delegacioneve dhe dy presidentëve, Thaçi dhe Pahor kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media. Presidenti slloven do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Policët serbë fshehën një gëzhojë nga vendi ku u vra Ivanoviçi

Dy policët e Kosovës, të arrestuar tri ditë më parë, nën dyshimin për manipulim provash gjatë procesit hetimor rreth vdekjes së Oliver Ivanoviçit, të hënën janë lënë të lirë
Gjykata Themelore në Mitrovicë, me gjithë kërkesën e Prokurorisë për t’i dërguar në paraburgim, ka vlerësuar se nuk ka bazë të mjaftueshme për t’i dërguar në burg.

 

“Koha Ditore” ka mësuar se bëhet fjalë për dy policët e komunitetit serb, Zharko Jankoviq dhe Dragisha Markoviq. Ata dyshohet se një gëzhojë plumbi e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera. Po ashtu, dyshohet se nuk e kanë ruajtur vendin e ngjarjes në ditën kur është vrarë Ivanoviqi.

Vendimin e Gjykatës për lirimin e policëve nuk e ka mirëpritur Prokuroria. Ajo, pos që e ka vlerësuar si vendim të papritur, ka paralajmëruar se të martën do të bëjë ankesë pranë Gjykatës…

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë dhe u diplomua nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës “TransKosovo”, në fabrikën e pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikel” nga Glogovac deri në 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë dhe Metohi.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviq u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë, të emëruar si shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës dhe Metohisë. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karate. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.
Ai ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

Kosovë, sulmohet flamuri i Turqisë

Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Prizren është sulmuar flamuri i Turqisë

PRIZREN – Në qytetin e Prizrenit në Kosovë ka ndodhur një sulm ndaj flamurit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa në mesin e flamujve të varur në vende të ndryshme të Kosovës me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë është varur edhe flamuri turk, në disa pamje të shpërndara në rrjetin social Facebook nga përdoruesi me emrin Bajram Hoti shihet se si një person mbrëmë ka ulur flamurin turk në një shtyllë ndriçmi, ka hedhur atë dhe e ka shkelur.

Në një deklaratë për AA, Kryekonsullata e Turqisë në Prizren e ka konfirmuar sulmin ndaj flamurit turk.

Në deklaratë thuhet se janë në kontakt me Komunën e Prizrenit dhe policinë e Kosovës në lidhje me sulmin. “E dënojmë në mënyrën më të fuqishme këtë sulm të shëmtuar dhe të neveritshëm ndaj flamurit tonë”, thuhet më tej.

Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët nga deputetët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka ve Müferra Şinik, thuhet se incidentet pikëlluese vazhdojnë të ndodhin në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së vendit.

“Siç kemi ndjekur nga faqet e lajmeve, mbrëmë është kryer sulm ndaj flamurit turk nga person ose persona të panjohur. Përsëritja e këtij sulmi të neveritshëm i cili ka ndodhur disa herë më parë tregoi edhe njëherë se dënimet për sulmin e mëhershëm me koktej molotovi ndaj Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren dhe sulmet e ngjashme kanë qenë jo parandaluese. I denoncojmë ashpër autorët e këtij sulmi dhe urojmë që ata të kapen sa më parë dhe të marrin ndëshkime më të larta në kuadër të ligjeve”, theksohet në deklaratë.

Ndryshe, edhe më herët në Kosovë kanë ndodhur sulme të ngjashme. Me rastin e nëntëvjetorit të pavarësisë së vendit kishte ndodhur incident i ngjashëm, ndërsa në vitin 2016 ishte kryer sulm ndaj Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren.

Lirohen dy policët e arrestuar për manipulim provash rreth vrasjes së Ivanoviçit

Gjykata Themelore e Mitrovicës pak minuta më parë ka liruar dy policët e Kosovës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nën dyshimin se kanë manipuluar provat rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, njofton koha.net.

Prokuroria, sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata, që t`u caktojë një muaj paraburgim të dyshuarve.

Dy policët janë Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq.

Ata dyshohet se një gëzhojë e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera.

Të dielën, Gazeta Express ka raportuar se dy policët janë suspenduar nga detyra.

“Policia e Kosovës i ka suspenduar dy policët që janë arrestuar mbrëmë për shkak se kishin prishur provat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit’, ka njoftuar policia.

Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq.

Pahor: Kosova duhet t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare

Pritja e organizuar për presidentin slloven në Prishtinë

Kosova duhet t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare me Serbinë dhe Malin e Zi, ka deklaruar sot në Prishtinë, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Këto komente, Pahor i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Pahor është pritur nga presidenti Thaçi me ceremoni shtetërore. Kurse pas takimit të mbajtur, ai tha se pret që institucionet e Kosovës t’i zbatojnë obligimet ndërkombëtare që kanë marrë, qoftë me marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel apo atë me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare.

Pahor tha se Sllovenia si një prej vendeve anëtare të BE-së, vazhdimisht kërkon që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë së shpejti.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se aktualisht po punohet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, me Serbinë.

“Gjatë këtij viti të arrijmë marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve si parakusht për integrime evropiane. Do të vazhdojmë luftën tonë kundër ekstremizmit”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, e cilësoi si një sfidë që duhet përmbyllur.

“Sfidat do t`i kalojmë. Kosova ka pritur pak më tepër qartësi, por Kosova do t`i kryejë obligimet e veta sa i përket demarkacionit, jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim, si dhe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Mbështetja sllovene është jetike”, theksoi Thaçi.

Të martën, presidenti Pahor pritet t’i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti: Vetëvendosja në pushtet do ta vendosë Kosovën në binarët e zhvillimit

Lëvizja Vetëvendosje duhet të vijë në pushtet sepse populli i Kosovës është zhgënjyer nga qeverisjet e deritanishme. Kështu tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së 32-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Ai tha se është mirë që muajt shkurt, mars dhe prill të shpallen muaj të anëtarësimeve të reja në Lëvizjen Vetëvendosje. Prej marsit deri në korrik do të duhej të organizoheshin zgjedhjet në qendrat kryesore të Lëvizjes.

Sipas Kurtit, detyrë e Lëvizjes së Vetëvendosjes është vendosja e Kosovës në binarët e zhvillimit dhe forcimit dhe për këtë është e rëndësishme që të qeverisë VV-ja.

“Rritja dhe zgjerimi i organizatës, emancipimi dhe ngritja e aktivistëve, sidomos e të rinjve, lufta ndaj diskriminimit, forcimi i qendrave, rritja e bashkëpunimit me sindikata, shoqëri civile, medie, promovimi i figurave me aftësi profesionale e politike, të gjitha këto do të jenë prioritet për Lëvizjen tonë”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online.

Në fund Kurti u bëri thirrje vartësve të tij që të jenë të palodhshëm në mënyrë që t’i realizojnë pritjet e qytetarëve.

“Duhet të jemi të palodhur që t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e zhgënjejmë asnjërin prej tyre”, tha Kurti.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, e cila do të mbahet pa prezencën e mediave, këshilli do të diskutojë për raportin e shpenzimeve për zgjedhjet lokale, planbuxhetin për vitin 2018 si dhe çështjet e organizimit dhe të funksionimit të brendshëm.

Pse po mbahet sekret vendndodhja e Thaçit?

Askush në Presidencë s’ka folur se ku është sot Hashim Thaçi. Vetëm kanë konfirmuar se nesër do të jetë në Kosovë për ta takuar Presidentin slloven, Borut Pahor. Burime të Express kanë thënë se Presidenti ndodhet në Bruksel, duke folur për ndarjen e Kosovës.

Hashim Thaçi, sipas burimeve të Gazetës Express, sot ndodhet në Bruksel. Atje ka shkuar për të folur për ndarjen e Kosovës.

Zyrtarisht në Presidencë kanë thënë se Thaçi do të jetë në Kosovë të hënën për shkak të takimit që ka me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Ndërkohë, burime të Express kanë thënë se Shefi i Shtetit ka mbërritur në Bruksel në përpjekje për të vazhduar nismën e tij për ndarjen e Kosovës.

Idenë për negociata për ndarjen e Kosovës e kanë përkrahur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryediplomati grek Nikos Kotzias. Në këtë pazar është përfshirë edhe lideri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ndërkohë, në Presidencë kanë thënë se në këtë fazë ideja e shkëmbimit të territoreve është spekulim.

Në anën tjetër, në Qeveri kanë thënë se as në këtë fazë dhe as në faza tjera s’do të ketë skenar për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit të Kosovës.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kishin thënë se në këtë fazë është spekulim çdo ide që çon në shkëmbim të territoreve me Serbinë. Por, nuk kishin mohuar nisjen e bisedave joformale me palën serbe për këtë ide.

Sidoqoftë, Bekim Çollaku ka thënë se marrëveshja historike me Serbinë duhet t’i garantojë Kosovë anëtarësim në OKB dhe integrim euro-atlantik.

Ndërkohë, gazetari Berat Buzhala ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës, por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

“Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI’se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane për ndarjen e Kosovës, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gjë e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, perveç kufijve te Kosovës”, ka shkruar Buzhala, në një postim në Fb, duke cituar edhe Zëvendëskryeministrin e Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.

Express ka raportuar të premten mbrëma se klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi ta zhbëjë Tribunalin Special, e ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion, si këmbim i territoreve.

Edhe Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s’mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja dhe po propozohet nga aventurierë politikë.

Sipas profesorit të UP’së, Milazim Krasniqi,nuk do të ketë shkëmbim paqësor territoresh, por do të ketë vetëm vetëm skenar sirian, me Rusinë si arbitër kryesor.

Në të njëjtën frymë, pra për të njëjtin skenar për ndarje dhe shkëmbim territoreresh, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë.  Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, “nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.

Ndërkombëtarët besojnë se në këtë lojë është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Një gjë e tillë, një komunikim i tillë, direkt me Tiranën vazhdimisht ka qenë edhe pjesë e strategjisë serbe. Edhe gjatë kohës kur në Serbi ka qanë në pushtet Sllobodan Millosheviqi ka ekzistuar ideja që për Kosovën të bisedohet vetëm me Shqipërinë – kuptohet për ta ndarë Kosovën.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillesë për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti ishte nënshkruar vetëm prej palës kosovare, derisa serbët kishin refuzuar duke i hapur kështu rrugë bombardimit 78 ditor të NATO’s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Pas luftës kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi./Gazeta Express/

Vetëm 15 aplikime për pension nga viktimat e dhunës seksuale

Nadie Ahmeti – Në fillim të këtij muaji ka nisur procesi i aplikimit për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Deri më tani janë dorëzuar 15 aplikacione, ndonëse interesimi për procedurat e aplikimit ka qenë i madh, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të kësaj kategorie t’u rregullohet statusi dhe të marrin pensionin që u takon më ligj.

Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, thotë se në nivel vendi kanë qenë 15 aplikacione, kurse 30 persona i kanë tërhequr aplikacionet.

“Në momentin kur aplikimet mbushen, neve na lajmërojnë dhe ne duhet të shkojmë e t’i marrim. Është një lloj sigurie që duhet të kenë në bartjen e aplikacioneve. Por deri tani është parë se ka interesim për procedurat e aplikimeve”, thotë Begaj.

Sipas organizatave joqeveritare që përfaqësojnë viktimat, besohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimeve seksuale.

Ky krim ka qenë me vite të tëra temë tabu në shoqërinë e Kosovës për shkak të paragjykimeve se dhuna seksuale është turp për familjen dhe shoqërinë. Në këtë mënyrë shumë nga viktimat kanë heshtur.

Këto paragjykime, besohet se mund të jenë edhe një arsye shtesë, që një numër i këtyre viktimave të mos jetë paraqitur fare.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për rehabilitimin e viktimave të torturës, qendër kjo e cila gjithashtu ndihmon në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale, thotë se gjatë këtij viti pritet të aplikojnë më shumë se 1.200 persona.

Këta persona janë të regjistruar dhe përfitues të programeve rehabilituese nëpër organizatat joqeveritare.

Rushiti tregon se në Qendrën që udhëheq ajo, përveç grave të regjistruara si viktima të dhunës seksuale, janë të regjistruar edhe 13 meshkuj, të cilët po ashtu kanë përjetuar abuzime seksuale gjatë periudhës së luftës.

“Numri ndryshon brenda ditës. Ne kemi deri në 10 raste të reja të viktimave të të dy gjinive. Numri i burrave dhe djemve që i kanë mbijetuar këtij krimi dhe janë të përgatitur për t’iu qasur Komisionit, është 13”.

“Ka edhe raste të tjera që hezitojnë apo kanë arsyet e veta që ende nuk kanë arritur të marrin vendim për të marrë aplikacionin dhe të tregojnë historitë e tyre. Por, 13 veta tashmë janë të përgatitur për aplikuar”, thekson Rushiti.

Sipas ligjit, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit brenda periudhës së 27.02.1998 deri më 20.06.1999.

Të dhënat personale në ligj thuhet se mbrohen nga autoritetet përgjegjëse.

Këto viktima përfitojnë benificione personale prej 230 eurosh në muaj, thotë Minire Begaj, duke shtuar se pas aplikimit, Komisioni për 30 ditë duhet vlerësojë nëse dokumenti kualifikohet pozitiv apo negativ.

Nëse personave iu njihet statusi si viktimë e dhunës seksuale, brenda kësaj periudhe viktimat mund të marrin pensionin personal.

“Sipas rregullës, procedurave administrative, Komisioni ka të drejtën që brenda 30 ditësh të vlerësojë një aplikacion nga momenti kur ka aplikuar, që duhet të lëshojë një vendim qoftë pozitiv apo negative. Dhe, brenda asaj periudhe kohore, i njihet statusi. Ne si komision do të bëjmë një rregull, nuk do të thotë se do të presim ditën e fundit, por varet se sa kërkesa kemi”, shpjegon Begaj.

Çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës u riaktualizua në kohën e presidentes Atifete Jahjaga, e cila për ta ndihmuar këtë kategori të shoqërisë krijoi Këshillin Kombëtar të cilin e udhëhoqi vetë.

Ndryshe, në raportet e organizatave ndërkombëtare disa herë është kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kosovë, dy policë të arrestuar në lidhje me hetimet për vrasjen e politikanit serb

Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar të shtunën dy policë dhe ka kryer edhe dy bastisje në Mitrovicën e Veriut nën dyshimet për përfshirjen e tyre në “manipulim me prova”.

Mediet vendase cituan zyrtarë të prokurorisë të kenë thënë se arrestimi lidhet me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç dhe të dyshuarit po hetohen për mënyrën se si është ruajtur vendi i ngjarjes pas incidentit si dhe pasojat e veprimeve të tyre.

Në një njoftim të Inspektoratit thuhet se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përveç arrestimit janë kryer dy bastisje dhe janë konfiskuar një revole dhe dy karikatorë më fishekë.

Dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar në veriun e Mitrovicës.

Vrasja nxiti reagime në shkallë të gjerë përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare të cilat krahas thirrjeve për ndriçimin sa më të shpejtë të vrasjes, bënë thirrje për qetësi me drojën që incidenti mund të rrisë tensionet posaçërisht në veriun e Kosovës.

Hetimet për vrasjen e tij ende po vazhdojnë, ndërsa institucionet e Kosovës dhe të Serbisë janë pajtuar të shkëmbejnë informacionet që do të mund të ndihmonin e ndriçimin e vrasjes.

Filigrani, një zeje në zhdukje në Kosovë

Edlira Bllaca – Prej shekujsh, qyteti i Prizrenit në Kosovën perëndimore ishte i njohur për zbukurimet e filigranit prej ari dhe argjendi. Por, sot kanë mbetur shumë pak zejtarë të filigranit, sepse të rinjtë nuk janë shumë të interesuar që ta trashëgojnë këtë traditë. Përfaqësues të shoqatës që merret me mbrojtjen e zejtarisë thonë se atë e ka dëmtuar importi i mallrave të këtij lloji me çmime të ulëta, prandaj bëjnë thirrje për përpjekje më të mëdha në ruajtjen e kësaj tradite si pjesë e identitetit të Kosovës.

Në punishten e tij të vogël e cila ndodhet brenda shtëpisë ku jeton, Jusuf Kastrati e kalon pjesën më të madhe të ditës, duke u marrë me zejen e filigranit. Dikur, qyteti në të cilin ai jeton, Prizreni, ka qenë shumë i njohur për stolitë e filigranit prej ari dhe argjendi. Ndërsa sot, Jusufi, është ndër të paktët që vazhdojnë të ruajnë këtë traditë.

“Fillimet e para të zanatit të filigranit, i kam marrë në ish fabrikën ose organizatën “Filigran” në Prizren, në vitin 1985 kam filluar të punoj aty. Në kohën e ish-Jugosllavisë, kam hyrë si nxënës ku edhe kam mësuar edhe kam marrë pagë. Aty do të thotë i kam marrë hapat e parë, kam pasur dëshirë prandaj kam filluar dhe kam punuar e deri tash merrem me këtë zeje dhe jam i pavarur”, thotë Jusufi.

Për 33 vjet ai ka punuar stoli të ndryshme, disa prej tyre ide të tij e të tjerat me kërkesë të blerësve. Nga punimet më për zemër ai veçon një anije prej argjendi të cilës ia ka kushtuar 5 muaj punë dhe peshon më shumë se 10 kilogramë.

Mirëpo, Jusufi thotë se për dallim nga koha kur kishte filluar punën, tashmë kërkesat janë shumë të vogla. Kjo zeje, thotë ai, është në prag të zhdukjes.

“Kërkesa ka pasur në vazhdimësi por tash për fat të keq ky zanat ka filluar të zhduket. Kemi mbet edhe shumë pak, unë për shembull i kam tre fëmijë dhe asnjëri se ka trashëguar zejen e filigranit, kanë dalë jashtë. Ky zanat kërkon mbylljen ndërsa të rinjtë po preferojnë të rrinë më shumë jashtë apo të bëjnë punë më të lehta”, thotë ai.

Kryetari i Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, Enver Pakashtica, thotë se zeja po rrezikohet edhe nga fakti se shumë mallra të këtij lloji importohen me çmime të ulëta.

“Këto stolitë që janë punuar më herët në filigran, kohën e fundit apo 15 – 20 vjet e fundit kanë filluar të fabrikohen, të njëjtat modele po fabrikohen, Filigranizmi nuk paguhet. Do të thotë një produkt, një stoli e filigranit të punohet merr kohë shumë edhe nuk mund ta shesësh atë produkt ashtu si e kërkon tregu i Kosovës. Së pari është kriza ekonomike, ne e dimë në çfarë gjendje ekonomike jemi duke jetuar në Kosovë. Aty paguhet puna e koha dhe ajo është edhe arsyeja që ka rënë edhe shitja e këtyre produkteve”, thotë ai.

Zoti Pakashtica thotë se kjo zeje është pjesë e identitetit të Kosovës dhe për ta mbrojtur atë propozon hapjen e një shkolle profesionale për filigran.

“Në shtetet e rajonit, nuk po flas për Evropë, nuk ka shtet që nuk e ka shkollën e filigranizmit. Ne nuk kemi një shkollë të tillë fatkeqësisht, kemi pasur kërkesa të ndryshme por nuk kemi as hapësirë e as objekt. Unë për vete e kam trashëgimi prej babës këtë veprimtari prej viteve të 70-ta ne e punojmë, e fatkeqësisht unë nuk mund ta punoj filigranizmin. Ai që ka punuar ka shkuar ndërsa unë tash punoj me produkte të fabrikuara. E pse ta bëjnë edhe gjenerata e reja këtë gabim që e kam bërë unë”, thotë zoti Pakashtica.

Nuk dihet saktë se kur shqiptarët në Kosovë filluan të punojnë me argjend, por historianët thonë se kjo ndodhi diku rreth shekullit të pesëmbëdhjetë. Prizreni u bë qendra kryesore për argjendarët, por kjo zeje ishte e përhapur edhe në Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë. Megjithëse dikur punohej më shumë me ar, sot argjendi zë vendin e parë, jo për shkak të bukurisë, por çmimit të tij.


Send this to a friend