VOAL

VOAL

Pacolli: Do të kemi njohje të reja pavarësisht ofensivës diplomatike serbe

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Foto nga arkivi

Rritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, mbetet një prej synimeve kryesore të Qeverisë aktuale, ngjashëm me ato parapraket.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli tha për Radion Evropa e Lirë se njohjet e reja për Kosovën janë një proces i pandalshëm. Ai tha se ka një angazhim të vazhdueshëm për të arritur rezultate konkrete.

“Praktikisht ne jemi duke punuar, të shtrirë në të gjitha anët e botë, në të gjitha kontinentet. Jemi duke punuar pandërprerë me gjithë potencialin që posedojmë. Besoj se rezultatet nuk do të mungojnë. Ne tani kemi pasur dy njohje këtë vit dhe besojmë se deri në fund të muajit do të kemi edhe një njohje tjetër. Njohjet nga shtetet e mëdha ku jemi duke punuar, nuk mund të them se mund të vijnë brenda një apo dy muajve, por janë shënjestrime të cilat duhet të ndodhin këtë vit”, tha Pacolli.

Ai tha po ashtu se si rezultat i punës dhe përpjekjeve intensive, shteti i Madagaskarit e ka njohur Kosovën në nëntor të vitit 2017, Guinea-Bissau e ka rikonfirmuar njohjen e saj dhe së fundmi, Kosovën shtet e ka njohur edhe Barbadosi.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka dy detyra kryesore sa i takon lobimit: një është që të hapë dyer të reja dhe veprimi tjetër është që t’i mbajë dyert e hapura. Pra, ato dyer që janë hapur një herë, t’i mbajë hapur. Do të thotë të bëjë përpjekje që ato shtete qe nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, kurse me ato që e kanë njohur të kultivohen marrëdhëniet “, tha Pacolli.

Nga ana tjetër, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se politika e jashtme e Kosovës, vazhdon të jetë e çakorduar dhe pa një strategji të qartë. Labinot Greiçevci, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës që nga kohë kur është dhënë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë, kanë humbur shumë mundësi për lobim e njohje të reja.

 

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare kur humbet momenti, atëherë normalisht që duhet një kohë që ai të kthehet. Me sa kam parë, deri tani nuk po vihet re që kemi ndonjë lëvizje strategjike e përmbajtjesore nga Ministria e Punëve të Jashtme, qoftë në këtë Qeveria apo në Qeverinë e kaluar, që të shtohet numri i njohjeve të reja dhe gjithashtu të rritet anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Greiçevci.

Po ashtu, për ndaljen apo ngadalësimin e procesit të njohjeve, sipas Greiçevcit, ka ndikuar në masë të madhe edhe lobimi agresiv i Serbisë. Së fundmi, ky shtet po angazhohet edhe në planin diplomatik, duke u kërkuar shteteve të caktuara ta tërheqin njohjen e Kosovës.

“Kosova ka dështuar edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, siç është rasti UNESCO-s, dhe vihet re edhe një lloj, mbase plogështie, edhe nga ana e aleatëve tanë ndërkombëtarë për ta shtyrë përpara procesin e njohjeve të mëtejme ndërkombëtare. Me gjasë, gjithë ky proces po ndërlidhet me atë që mund të quhet si marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Edhe ministri i Jashtëm Pacolli thotë se është plotësisht i vetëdijshëm që Serbia po angazhohet në pengimin e njohjeve, e madje edhe në tërheqjen e këtyre njohjeve. Por, ai beson në kapacitetet e shtetit të Kosovës për t’i përballuar këto ofensiva diplomatike të shtetit serb.

“Serbia është zgjuar disi prej gjumit këtë vit dhe është duke punuar shumë të ato shtet të cilat e kanë njohur Kosovën, sidomos ata kanë në shënjestër shtete që janë ekonomikisht të dobëta dhe aty janë çdo ditë me diplomacinë e tyre, me potencialin që kanë krijuar enkas për këtë qëllim. I dimë lëvizjet e tyre ditore, ata janë në lëvizje dhe siç e shihni ata kanë pasur deri diku suksese, mirëpo, në thonjëza”, tha Pacolli.

Më 17 shkurt, Kosova ka shënuar jubileun e parë të pavarësisë. Për 10 vjet të shtetësisë, Kosovën e kanë njohur 116 shtete.

Por shteti më i ri evropian ende nuk e ka siguruar ulësen që i takon në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe nuk e ka fituar mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, ngase pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin atë si shtet.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kosovë, shfaqje teatrale për Sllobodan Millosheviçin

Një grup teatror serb, shfaqi të martën në mbrëmje në Graçanicë afër Prishtinës, një muzikal për ish presidentin serb Sllobodan Millosheviç.

Shfaqja me titull “Tregimi i Sllobodanit”, fillon me luftërat dhe përfundon me procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën për krime lufte në Hagë.

Ish udhëheqësi Jugosllav Sllobodan Millosheviç ishte përballur me më shumë se 60 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konflikteve ballkanike të viteve 90-ta, gjatë të cilave u vranë më shumë se 130 mijë njerëz. Dënimi nuk u arrit të jepej pasi që vdiq në Gjykatën e Hagës në vitin 2006 derisa po përballej me këto akuza, përfshirë edhe përgjegjësinë për mizoritë e forcave serbë gjatë luftës së viteve 1998 – 1999 në Kosovë.

Autorja e shfaqjes Jelena Bogavac, tha se me gjithë reagimet që kishte ngjallur kjo shfaqje, puna e trupit teatral nuk paragjykon figurën e Sllobodan Milosheviçit.

“Ndoshta në shoqërinë tonë ekziston ky hendek i pakryer, një konsensus i pazgjidhur për fajësinë ose drejtësinë e Millosheviqit, dhe ne si të zakonshëm nuk jemi përpjekur që në punën tonë ta vendosim atë në asnjë mënyrë”, tha zonja Bogavac.

Paralajmërimet për shfaqjen kishin nxitur edhe thirrje që ajo të mos lejohet në Kosovë, meqë, siç thuhej, “ringjallja e Millosheviçit” provokon familjet e viktimave të luftës.

Nenad Todoroviç, regjisori i shfaqjes, tha se me gjithë paralajmërimet për rrezikun, shfaqja shkoi shumë mirë.

“Unë jam i mahnitur nga pritja e audiencës, pasi tensioni para shfaqjes ishte i madh dhe unë kam pritur ose do të na mbrojë KFOR-i ose do të mbrojnë ekipi i të dashuruarve në Sllobodan Millosheviçin. Falë Zotit gjithçka ka mbaruar siç duhet, dhe për herë të parë pas premierës dhe pas 20 vjetësh pune i them faleminderit Zotit, ishte e mrekullueshme dhe nuk jemi gjuajtur me vezë apo domate”, tha regjisori Todoroviç.

Në shfaqje nuk mori pjesë asnjë udhëheqës i komunitetit serb dhe duke shprehur zhgënjimin me këtë, regjisori Todoroviç tha se Ballkani ende përballet me politika nacionaliste.

“Dëshmia se kolegët tuaj në media dhe politikanët kryesorë që udhëheqin edhe njëherë treguan se sa frikacakë janë dhe se si janë arratisur nga arti. Arti fitoi politikën e mjerueshme nacionaliste që sonte priste që të na qëllonin sepse po luajmë një pjesë të historisë dhe një të personi gjatë viteve të nëntë dhjeta në Ballkan”, tha regjisori Todoroviç.

Salla nuk ishte e mbushur e tëra dhe qytetarët e komunitetit serb kanë mendime të ndryshme për shfaqjen.

“Nuk kishte rëndësi, nuk kishte asgjë atje, ishte thjesht një manipulim i madh. Një teatër i zakonshëm politik i cili në të vërtetë na mashtroi”, tha Zhivojin Rakoçeviç.

Shfaqja paraqet jetën e Millosheviqit jo vetëm ndërmjet kundërshtarëve të tij në Serbi, por edhe në mesin e viktimave të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në mes të viteve 1991 dhe 1999.

Sllobodan Millosheviç, mbeti një figurë popullore në mesin e një pjese të qytetarëve serb. Partia e tij u rikthye në pushtet, katër vjet pas rrëzimit të tij në vitin 2000 dhe vazhdon të qëndrojë edhe sot e kësaj dite.

Dialogu i mbrendshem duhet t’i mbizotërojë radikalizmat ?! Nga Skënder MULLIQI

Në fillim të këtij shkrimi do të kisha parashtruar disa pyetje:pse gjithë kjo përqarje shoqërore apo pse gjithë kjo përqarje e skenës sonë politike? Cilët janë faktorët të cilët e sollën një gjendje të tillë?

Pse kjo ndarje në patriotë dhe tradhëtar ?E shumë pyetje tjera të cilët lidhën më zhvillimet ekonomike, më jetën e dobët të cilën po e bëjnë shumica , më izolimin e vendit dhe më shumë defekte të tjera në të gjitha sistemet. A mos e sollën programet apo qendrimet partiake një zhvillim të tillë kaq negativ të ngjarjeve të pas luftës? Sikur po bëhët luftë “të gjithë kunder të gjithëve”. Këto kan krijuar atmosferë gadi mbytëse politike .

Është krijuar atmosferë e rritjës së tensioneve politike të cilat tensione po prodhojnë edhe kriza institucionale. Nuk po merremi vesh njeri më tjetrin dhe kjo po e veshtirëson edhe më shumë situatën politike.Këto dhe shumë konstatime të tjera kan bërë që të na mungon koncensuzi nacional për shumë tema të rëndësisë shtetërore e kombëtare.Nuk kemi ndërtuar koncenzus për një sistem të drejtësisë shumë më funksional , po na mungojnë prioritetet në politikën e jashtme dhe atë të mbrendshme , kemi mungesë identiteti , nuk kemi një politikë ekonomike dhe sociale konformë modelit capitalist modern, për të cilin sistem edhe jemi përcaktuar.

Shumë po largohemi dhe nuk po e respektojmë as Kushtetutën e cila është bibel për secilin shtet demokratik.Po na mungon edhe kultura patriotike e cila lidhet më rendin kushtetues.Ai patriotizëm më shumë po është verbal së sa po tregohemi patriot në praktikë.Patriotizmi po na shërben si një parullë për ta mbuluar mos punën , abuzimët, krimin dhe korrupcionin të cilat dukuri e kan pru gjedjën e rëndë politike dhe ekonomike.Është bërë tashmë shumë e qartë së mund të pajtohemi më të gjitha këto të keqija të cilat e kan mbuluar Kosovën , me arsyetime të ndryshme shumë banale, më arsyetime së po mbrohet patriotizmi dhe kështu edhe vlerat shoqërore, e në fakt asnjera as tjera nuk po mbrohen .Qyetetarët kan mbetur më duar të lidhura të shprehëm ashtu karshi dukurive dhe ngjarjve të cilat po zhvillohen para syve te tyre .Sigurisht së ata nuk pajtohen më primitivizma , më provincializma , më hajni dhe pasurim të atyre që janë ngjitur në pushtet me meritë ose pa meritë.

Na është krijuar ambient I keq politikë veqmas kur bëhët fjalë për marrje te vendimeve të interesit shtetëror siq janë Demarkacioni, Asociacioni I Komunave më shumicë serbe, formimi I ushtrisë , lufta kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit. Me demagogji dhe më demagogë politikë dhe ekonomik nuk arrihen objektivat në shtëtndërtim dhe në avansim të te gjitha proceseve zhvillimore. Kosova duhet të konsilidohet edhe në kuptimin etno-kulturor .Vetëm unik e jo duke e kundershtuar njeri –tjeterin edhe mund ta tejkalojmë situatën në të cilën kemi rënë .Konsolidimi i shtetit kërkon revidime edhe kushtetuese përmbajtësore.Tensionet politike mund të ulën vetëm atehëre kur dakordohemi që të punojmë ndërshmerisht, të punojmë për të mirën e shumicës.

Zhvatësit , abuzuesit dhe format tjeta kriminale e korruptive do të na shëmbin për tokë si Kullën prej Letre. Ka ardhur koha e fundit që të ndërtojmë sistem në të cilin qytëtarët do të ndihen të sigurtë .Po na mungon kritika dhe autokritika si dobësi të mëdha në politikëbërje .Duhet të kthehet besimi i humbur në institucione , dezintegrimet shoqërore janë mos suksesi i atyre të cilët e drejtuan shtetin pas luftës .Nese situata në të cilën gjendemi nuk kuptohet seriozisht, edhe seriozisht po rrezikohen proceset demokratike , po rrezikohet edhe shteti i Kosovës. Skenare te errëta po bëhën për Kosovën dhe rreth Kosovës.Këto urgjentisht duhet të ndërpritën.Barabarësia para ligjit tashmë duhet të ndodhë edhe praktikisht, e jo ajo të jetë vetëm fasadë.Përgatitja për dialog të mbrendshem dhe compromise duhet ti mbizotërojë radikalizmat e theksuara.Stabiliteti bëhët vetëm nga mbrenda.Një mori punësh të mëdha janë para nesh. Nese nuk flasim për diqka që mund të jetë utopike…

Nuk ka liberalizim të vizave pa luftimin e korrupsionit

Kosova mbetet të shënojë rezultate më të prekshme në luftën kundër korrupsionit për ta bindur Bashkimin Evropian se ky kriter i përcaktuar për liberalizimin e vizave do të konsiderohet i përmbushur, thonë njohës dhe monitorues të çështjes anti-korrupsion.

Ndonëse luftimi i kësaj dukurie konsiderohet si kriter i vazhdueshëm, Bashkimi Evropian ka kërkuar që institucionet ta dëshmojnë me vepra konkrete se po e luftojnë atë.

Që nga muaji maj i vitit 2016, Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë në zonën e Shengenit.

Nga ajo kohë, Kosova i kishte vetëm edhe dy kritere për t’i përmbushur: atë të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe kriterin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Që nga ajo kohë dy këto kritere mbeten në plotësim e sipër, para se Kosova të marrë miratimin përfundimtar të vendeve anëtare të BE-së për liberalizim të vizave.

Rezultatet e treguara sa i takon luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit nuk janë të kënaqshme.

Drejtori i këtij organi, Shaip Havolli tha për Radion Evropa e Lirë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter për liberalizimin e vizave, ende nuk mund të konsiderohet i përmbushur.

“Menjëherë pas aprovimit të Demarkacionit, kusht tjetër është luftimi i korrupsionit. Kështu që nuk mund të themi që të gjitha këto kushte i kemi plotësuar për të përftuar liberalizimin e vizave. Edhe bazuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, shihet se në Kosova ka një progres të theksuar, por megjithatë ende kusht kryesor është luftimi i korrupsionit nga institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë. Nuk kemi bërë edhe aq sa duhet në luftimin e korrupsionit”, tha Havolli.

Ai thotë se agjencia të cilën e drejton, ka hartuar një strategji kundër korrupsionit e cila i është dorëzuar Qeverisë dhe pret që shumë shpejt, ajo të aprovohet si strategji kombëtare.

Organizata ndërkombëtare Transparency International në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, radhiti Kosovën në vendin e 85-ta, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin paraprak kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo brenda koalicionit qeverisës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka shënuar progres të lehtë sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Një prej kushteve, përveç Marrëveshjes së demarkacioni të kufirit me Malin e Zi, kriter kryesor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës mbetet edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nuk është vetëm kriter i Bashkimit Evropian, është detyrë dhe obligim i institucioneve për të përmbushur njërin nga kriteret më të rëndësishëm të sundimit të ligjit. Mendoj se ka pasur ecje pozitive këtyre viteve të fundit sa i përket këtij kriteri”, tha Deliu- Kodra.

Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, shton ajo e dëshmojnë edhe raportet ndërkombëtare.

Deliu-Kodra thotë se është vërejtur efikasitetet edhe tek korniza ligjore e Ministrisë së Drejtësisë. Ajo thotë se është një numër i madh i ligjeve që kanë ardhur në Kuvendin Kosovës e që janë të lidhur drejtpërdrejt me agjendën e integrimit evropian.

“Mbetet edhe më tutje sfidë e institucioneve që duhet të këtë mekanizma të përhershëm për t’u marrë me këtë dukuri që është e theksuar në shumicën e shteteve jo vetëm të atyre që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe shteteve që janë bërë tanimë pjesë e familjes evropiane”, thotë Deliu- Kodra.

Sidoqoftë, sundimi i ligjit, rendi ligjor, ekonomia e tregut dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit, mbeten kritere për secilin vend që aspiron integrimet evropiane duhet t’i plotësojë.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Motra kërkon ndihmë nga vëllai që të kthehet nga Siria

Ermira Sekiraqa
  • Shkëlqim Hysenaj/Para katër vjetësh, Ermira Sekiraqa kishte shkuar në Siri së bashku me burrin e saj i cili u vra duke luftuar krah organizatës terroriste Shteti Islamik.

Ajo ka mbetur e ngujuar në Ain Issa të Sirisë me dy fëmijët që i lindi atje.

Ermira po kërkon ndihmë për t’u kthyer në Kosovë.

Lumi Ibër del nga shtrati, përmbytet pjesa veriore e Mitrovicës

Për shkak të shkrirjes së borës, pas reshjeve të dendura të shiut javën e kaluar, lumi Ibër ka dalë nga shtrati, gjë që ka shkaktuar përmbytje në pjesën veriore të Mitrovicës në pjesën e “ish-remontit ushtarak”.

Shërbimi informativ i komunës së Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se shërbimet profesionale janë në terren dhe po e ndjekin nga afër situatën.

Niveli i Ibrit është rritur edhe në lagjen etnikisht të përzier “Mahalla e boshnjakëve”, dhe deri te dalja nga shtrati i lumit kanë mbetur vetëm edhe 40 centimetra në këtë pjesë të qytetit.

“Përrenj dhe lumenj të vegjël të cilët derdhen në lumin Ibër, edhe pse janë të rrëmbyeshëm ende qëndrojnë nëpër shtretër të tyre, përveç në pjesën tek ish remonti ushtarak, ku lumi ka dal nga shtrati. Të gjitha shërbimet janë në teren, situata po përcillet, ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, dhe gjithçka është në gatishmëri. Ndërmarrja publike komunale ka siguruar numër të mjaftueshëm të thasëve me rërë, kështu që mund të reagojmë shpejtë”, ka thënë një zyrtar i komunës.

Pazaret e fshehta politike, rrezik për shtetin! – Nga Florim Zeqa

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, siç po shihet mund të jenë shumë afër shkaku i pamundësisë së kalimit të Demarkacionit me Malin e Zi si dhe humbjes së legjitimitetit të kësaj qeverie nga pamundësia e zgjidhjes së shumë problemeve të grumbulluara politike dhe sociale. Kjo situatë përveq humbjes së besimit në popull, ka çuar në humbjen e kredibilitetit të kryeministrit dhe humbjen besimit të partnerëve të koalicionit në njëri-tjetrin.
Do të ishte absurde t’i lejohet kësaj qeverie të shkojë tutje me qeverisjen e shumicës shqiptare nën prangat e listës “Srpska”, kësaj pakice e cila përveqse muk e pranon Republikën e Kosovës si shtet të vetin, e saboton dhe shkatërron nga brenda ekzisten e saj!
“Pazari” politik me Listën Serbe të Vucicit, në emër të votës për demarkacion, gjegjësisht pranimi i Asociacionin me kompetenca ekzekutive është mundësia e vetme e kalimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pasojat e pazareve politike

Problemi dhe përgjegjësia bie mbi tri partitë e mëdha; LVV, PDK dhe LDK të cilat janë shkëputur nga historia e themelimit, aspektet programore dhe pikëpamjet ideologjike. Sikurse PDK-ja, që është shkëptur totalisht nga vlerat e luftës çlirimtare, ashtu edhe LDK-ja është tretur shumë largë nga vlerat rugoviane, nga tradita e respektimit të rregullave demokratike; dialogut të brendshëm partiak, tolerancës, mirëkuptimit dhe transparencës në marrjen e vendimeve.
Po ashtu nga shkaku i shkëputjes dhe largimit nga parimet e saj, nga vlerat kombëtare dhe opozitarizmit të fuqishëm në Kuvend dhe jasht tij, LVV-ja pësoj ndarjen e thellë dhe më të dhimbshme pas ngritjes në piedestal pas zgjedhjeve të fundit palamentare.
Lidhja e krerëve të VV-së me mafio-oligarkët ekonomik, nga një forcë progresive për vendin, këtë subjekt e shndërruan në korporatë profitabile për disa nga eksponentët e saj.
PDK-ja, një fraksion i dalë nga lufta çlirimtare, e shndërruar në parti politike duke u thirrur në vlerat e luftës çlirimtare, në gjakun e derdhur për lirinë e vendit,…tashmë me të dyja këmbët është duke shkelur mbi gjakun e familjes Jashari dhe mijëra dëshmorëve të lirisë.
LDK-ja e sotme nuk i ngjet më aspak formacionit politik rugovian. LDK-ja, e cila deri dje kërkonte largimin e së keqës së madhe për vendin nga pushteti, gjegjësisht PDK-në e Hashim Thaçit, sa herë që i duhet kësaj të fundit bëhet patericë e saj, duke i kthyer shpinën elektoratit dhe duke harruar të gjitha akuzat kundër kapësve të shtetit, korrupsionit, krimit të organizuar, hajnisë, kontrabandes, etj.
LDK-ja e kapur nga grupet e interesit, e bashkuar me kapësit e shtetit u shndërrua edhe vetë në uzurpatore të shtetit dhe thyerse e shpresave të qytetarëve.
Sikurse nga viti 2010 deri në vitin 2014 kur erdhi në pushtet, edhe tani në opozitë, më tepër është duke e ndihmuar klanin “Pronto” dhe PDK-në sesa kur ishte nën kurorën qeverisëse me klanin e sipërpermendur.
Me një fjalë, kjo klasë e kusarëve të pangopshëm politik brenda këtyre dy subjekteve politike,…për ruajtjen e pasurive të tyre milionshe, të krijuara përmes aferave korruptive, hajnisë dhe krimit të organizuar, janë shndërruar në binom shkatërrues të shtetit të Kosovës.
“Unë kryeministër sot, ti nesër president”, ishte marrëveshja private, e pazarit politik mes dy njerëzve të padinjitetshëm, dy figurave të dështuara, sa të njëjta po aq të kundërta politike, Thaçit e Mustafës.

Heshtja e pajustifikuar e qytetarëve

Më e rëndë se degradimi i subjekteve politike, është heshtja qytetarëve kundrejt keqeverisjes, përderisa e pajustifikueshme mbetet heshtja dhe indiferenca e popullatës kundrejt pazareve të fshehta politike për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi!
Në Kosovën e sotme, me secilin që flet veq e veq, askush nuk pajtohet me dhënjen e territorit në këmbim të liberalizimit të vizave, mirëpo kur është në pyetje bashkërendimi i forcave (organizimi), të gjithë hezitojnë, sikur mungon vullneti dhe guximi qytetar për t’u përballur me sfidat e kohës!
Duket, sikur të gjithë janë duke pritur rënjën e kësaj qeverie, për të triumfuar si “heronjë” të demokracisë pas përfundimit të betejes.
Prandaj është momenti i fundit që zërat kundërshtues nga popullata të bëhen më aktiv, më të zhurmshëm dhe më sfidues për pushtetarët.
Situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët sa të dështuar, po aq të korruptuar dhe shantazhuar, që tashmë janë duke u përballur me sfidat e kauzave të rrejshme përmes të cilave erdhen në pushtet.
Kur jemi në këtë segment, përpara të del ajo thënja e vjetër popullore; “Ja hunin, ja tirqit”. Vërtetë mbijetesa e disa liderëve shtetërorë dhe partiak në politikë ndodhet para një sprove të madhe dhe të pakalueshme!

Paradoks dhe dyfytyrësi politike

Pushtetarët e sotëm derisa ishin në opozitë, i kundërshtonin me të gjitha mjetet veprimet antishtetërore dhe antikombëtare të qeverisë së kaluar, sot janë më të zëshmit për miratimin e atyre marrëveshjeve fatkeqe për vendin të nënshkruara nga oponentët e djeshëm politik!
Ndaj kësaj sjellje të dyfisht të opozitarëve të djeshëm, për habi popullata po vazhdon heshtjen dhe indiferencën e saj, thuajse gjithçka është në rregull me qeverisjen aktuale.
Koalicioni i zgjeruar PAN, duket sikur e ka marrë timonin e shkatërrimit të shtetit të Kosovës për interesat e tyre personale. Po u lejua të shkojë tutje PAN-i, do të vazhdojnë tutje me konçesione tjera të dhimbshme për vendin edhe pa funksionimin e kuvendit, ngase edhe ashtu, kuvendin e përdorin vetëm si dekor “demokratik”, për marrjen e vendime antidemokratike, antishtetërore dhe antikombëtare në dëm të shtetit dhe qytetarëve.
Në situatën e krijuar, për ndaljen e dialogut të pabarabart me Serbinë në Bruksel dhe parandalimin e shumë të këqijave të tjera, ekziston vetëm një zgjidhje; ajo është revolta e përgjithshme popullore, padëgjueshmëria qytetare ndaj insitucioneve të korruptuara deri të bllokimi i tërësishëm i jetës institucionale.
Ata që mendojnë të presin fundin e mandatit të kësaj qeverie, për përmbysjen e këtyre strukturave kriminale dhe korruptive me votë të “lirë”, do të zhgënjehen akoma më keq, ngase deri atëherë, këta liderë të korruptuar, do ta rëndojnë akoma më shumë jetën e qytetarëve, do ta ngulfatin vullnetin e shumicës shqiptare, përmes dialogut të Brukselit, ku përveq Zajednicës do ta degradojnë akoma më tepër sovranitetin e shtetit me tkurrjen territoriale të vendit.
Pra, sikurse pushtetarët e mëparshëm, edhe këta të sotmit nuk janë më të mirë sa u përket interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit.
Pra, të keqen këtij vendi ia kanë sjellur të gjithë politikanët pa dallim pozitë dhe opozitë, kush më shumë e kush tjetër më pak, të gjithë së bashku janë shndërruar në shkatërrues të shtetit dhe thyerës të shpresave të qytetarëve për jetë në vendin e tyre.

Kosova shënon 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Në Kosovë ka filluar shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e UÇK-së” po zhvillohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.

Manifestimi bëhet në kujtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharit, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së, dhe familjes së tij.

Kuvendi i Kosovës me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur një seancë solemne.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në seancën solemne të Kuvendit ka ftuar të gjithë liderët politik, por edhe gjithë shqiptarët e komuniteteve për t’i mbrojtur idealet e lirisë dhe për të ndërtuar Kosovën e së ardhmes.

“20 vjet pas çlirimit heroik të familjes së Adem Jashari për lirinë e vendit duhet të reflektojmë për të djeshmen, të sotmen dhe rrugën tonë drejt të ardhmes. Miqtë e Kosovës na porosisin që të ndërtojmë paqen për të gjithë. sepse ajo është më e vështirë se lufta, pra ta ndërtojmë një Kosovë të denjë për të gjithë qytetarët, të tillë çfarë e ëndërruan dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, pa dhunë e shtypje pa padrejtësi e nëpërkëmbje”.

“Ne kemi ecur 20 vjet në liri dhe të arriturat janë të dukshme, por liria ka dimensione të tjera, lira për të pasur një kulm mbi kokë, një punë për secilin që dëshiron të punojë një pasaportë që të tjerët nuk e shohin me dyshim”, theksoi Haradinaj.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës Kadri Veseli tha se janë shënuar të arritura të mëdha gjatë këtyre viteve.

“Në këto 20 vjet, Kosova ka shënuar të arritura të mëdha.Edhe skeptikët më të mëdhenj nuk mund t’i anashkalojnë ato. Në përvjetorin e 10-të të rënies së Adem Jasharit, Kosova shpalli pavarësinë e saj Sot, ne jemi një shtet demokratik, me standarde të larta të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Për herë të parë, si komb i rreshtuar drejt dhe partner i qëndrueshëm i aleancës veri-atlantike si dhe të përkushtuar në rrugën e integrimeve evropiane”, theksoi Veseli.

FSK së shpejti ushtri e Kosovës

Në shënimin e 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është mbajtur edhe ceremoninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se hapi final i bërjes së Kosovës me Forca të Armatosura është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve, të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.

“Duke marrë parasysh përgatitjen tuaj, bashkëpunimin e suksesshëm dhe përkrahjen që keni nga KFOR-i dhe NATO-ja, ju faktikisht po dëshmoni pjekurinë dhe aftësinë për të ushtruar misionin tuaj themelor, atë të Forcave të Armatosura të Kosovës”, theksoi Thaçi.

Njëzet vjet më parë, në Prekaz të Skënderajt, gjatë sulmeve të forcave serbe të sigurisë në këtë fshat, janë vrarë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 12 44, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e Kosovës.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Kryeministri vrapon me maratonistët në “Shtegun e Shpresës”, kujton sakrificën për Shtetin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme i është bashkuar maratonistëve në “Shtegun e Shpresës”, nga Gllogjani në Koshare.

Haradinaj ka shkruar në FB se kjo maratonë i ka kujtuar rrugën e shtetit për liri.

“Nga Gllogjani në Koshare, iu bashkova maratonistëve në “Shtegun e Shpresës”, në kujtim të sakrificës sublime në rrugën tonë për liri. Shtigjet e të kaluarës mbajnë gjallë shpresën për Kosovën që duam!”, ka shkruar Haradinaj në FB, transmeton Gazeta Express.

Donjeta Avdijaj u gjet në Prishtinë

Donjeta Avdijaj nga Peja (18-vjeçe) është raportuar në polici nga babai i saj si person i zhdukur të premten e kësaj jave. Ajo u gjet dy ditë më pas në Prishtinë nga një taksist. Për momentin Donjeta gjendet në stacionin policor në Prishtinë. Express ka biseduar me babain e Donjetës, i cili ka rrëfyet për momentin kur​ Donjeta u gjet shëndoshë e mirë. Pas disa orëve ajo pritet që t’i bashkohet familjes.

18-vjeçarja nga Peja, Donjeta Avdijaj, dy ditë më parë kishte dalë nga shtëpia. Ajo nuk është kthyer më… Familja e kishte raportuar rastin në Polici, si dhe kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Donjeta u gjet sot në Prishtinë nga një taksist në orët e para të pasdites, ka deklaruar për Express babai i Donjetës.

“Donjetën sot e ka gjete një taksist. Është në stacionin e Prishtinës. Unë jam në Pejë, për nja katër orë vjen”, ka thënë babi i 18-vjeçares.

Driton Rugova nga Policia e Pejës, ka konfirmuar për Gazetën Express se D.A është gjetur sot dhe e njejta ndodhet në stacionin policor në Prishtinë.

“Sot është gjet vajza, gjendja shëndetësore është e mirë. Ndodhet në stacionin policor të Prishtinës”, tha Rugova.

Sipas familjarëve, të premten Donjeta ishte nisur për në kursin e gjuhës gjermane në Pejë.

Atë ditë, Donjeta, sipas familjarëve, kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.

Në Kosovë, në këtë jubilé – Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

“Photos et © Pierre Virot”

Kosova është një shtet shumë i ri. Kosova është një vend që tash vonë ka dalë nga një luftë e përgjakshme dhe shkatërrimtare. Në mes këtyre dy paradigmave endet çdo vizitor, aq më tepër kur ai mbërrin nëpërmjet qiellit.

Kësaj përvoje nuk mund t’i shpëtojmë as ne, një grup i APES, Shoqatës së Gazetarëve të Huaj për Zvicër dhe Lihtenshtajn, Jean, Pierre, Ravi, Nefaili dhe ne të dy, në qëndrimin tonë të shkurtër, në prag të shënimit të 17 shkurtit, 10 vjetorit të zyrtarizimit të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

 

Në Kosovë nuk ekziston asnjë gjurmë e luftës

Një mohore, që e gjejmë në nëntekstin e çdo bashkëbisedimi me vendësit dhe ndërkombëtarët: Kosova është ndërtuar nga zero. Lufta kishte shkatërruar qytete, qendra të banuara, objekte kulturore.

Nga zero janë krijuar institucionet shtetërore të Kosovës, nga baza në qendër, në gjithë shtrirjen dhe në gjithë hierarkinë e tyre, janë 116 njohjet ndërkombëtare, janë anëtarësimet në një mori organzatash ndërkombëtare.

Shembulli më i qëndrueshëm, më i prekshëm është vetë kryeqyteti, me përhapjen e tij të vrullshme e të pandalshme nëpër kodrat rreth e rrotull, është autostrada «Ibrahim Rugova», vazhdim i «Rrugës së Kombit» që lidh Durrësin me Prishtinën, autostrada në ndërtim drejt Shkupit e tjerë.

Është pasion për ndërtim, është etje për ndërtim, është garë për ndërtim, është vërsulje e shfrenuar për ndërtim. Në vetvete pothuaj secila ndërtesë është e bukur, solide, ndoshta edhe e dobishme, por në raportet mes tyre nuk ka harmoni, nuk ka rregull, nuk ka estetikë, sepse mungon vizioni urbanistik në kuadrin e vendit, në kuadrin e qyteteve, në kuadrin e qendrave të banuara. Është një «a concrete jungle” (një xhungël konkrete), një ndërtimtari e egër, nëse e themi shqip.

Na thonë se në një pjesë të madhe këto ndërtime të panumërta janë bosh, sepse nuk kanë gjetur treg. Pra, ka edhe një shpërpjesëtim të madh mes kërkesës së kufizuar dhe ofertës së tepëruar, të stërtepëruar, që nuk mund ta zgjidhin ndoshta as koniunkturat e çmimeve. E njëjta sëmundje si edhe në Tiranë. Ku për ndërtimet thuhet se janë investim i mafies.

A ka në Kosovë ndonjë gjurmë të luftës? Përgjigja është: Në Kosovë nuk ka asnjë gjurmë të luftës. Mund të jenë ruajtur pamje, filmime, objekte dhe ato të përbëjnë pavionë të cakuar të një muzeu të ardhshëm historik të Kosovës.

Kujtesa e luftës, gjithsesi, i lëndon bashkëkohësit, por është përmasa ndër më të domosdoshmet për brezat e ardhshëm të banorëve të Kosovës, të qytetarëve të Kosovës, të të gjithë shqiptarëve, të të gjithë miqve të shqiptarëve, të të gjithë fqinjve të shqiptarëve, e tjerë.

Secili nga ne që vijmë këtu si gazetarë në këtë prag jubileu, kemi vizituar vende të dalë nga lufta dhe, ndër prezantimet e para që na kanë bërë, kanë qenë pasojat e luftës dhe trofetë e luftës. Këto i mungojnë Kosovës.

Kosova dhe trashëgimitë e ish-Jugosllavisë

Gjurmët e luftës së fundit mungojnë në Kosovë, por nuk mungojnë gjurmët e historisë së jetës, të luftërave, të sfidave të panumërta e të pashmebullta që ka kaluar Kosova, Dardania e moçme e famshme, një nga faqet më të ndritshme e më të lavdishme të historisë, kulturës dhe qytetërimit njerëzor.

Sapo avioni kalon shtresën e reve dhe na shfaqet Kosova, bien në sy vjellat e mëdha të tymit të dy termocentraleve që vendi i ka trashëguar nga ish-Jugosllavia, dy ndotësve gjigantë të ajrit të Kosovës. Ngado që të kalosh, nga jugu në veriun e vendit, do të shikosh fabrikat e mbetura nga paralufta, ende të padobishme për shtetin e ri dhe për qytetarët e saj.

Vlera e tyre shkon në gjashtëqind milionë euro. Por falë mungesës së vizionit politik për ekonominë e vendit dhe tundimit për uzurpimin e pronës shoqërore të ish Jugosllavisë, ato vazhdojnë të jenë të askujt. Albin Kurti na thotë se Vetëvendosje ka në programin e saj kalimin e këtyre vlerave, në formën e dividendeve, në formë aksionesh të pjesëtuara, në duart e Diasporës, «në këtë mënyrë, Diaspora do të jetë investuesja më masive në Kosovë dhe paratë e saj do të mbeten në Kosovë». Kurti thotë se remitancat e Diasporës, zyrtarisht një miliard euro, faktikisht janë shumë më tepër.  Por, mjerisht, paratë e diasporës, në formën e pingpongut, vijnë në Kosovë dhe dalin prej saj, nëpërmjet blerjes së mallrave të importit. «Raportet eksport-import në Kosovë janë 1 me 10 në favor të importit,” thekson Kurti dhe kjo shkon kryesisht në favor të importeve nga Serbia. Edhe ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet theksoi se kontributi i shqiptarëve me banim në Zvicër ndaj ekonomisë së Kosovës është shumë i rëndësishëm. Ai thotë se në Zvicër banojnë rreth 200 mijë shtetas të Kosovës. «Në këtë numër, sqaron ai, nuk pëfshihen ata që kanë pasaportë zvicerane, sepse konsiderohen zviceranë.»

Një trashëgimi pozitive të ish Jugosllavisë bashkëbiseduesit tanë e konsiderojnë moscënimin e pronës private. Falë këtij realiteti, në Kosovë nuk ekzistojnë ngatërresa për pronën private. Dhe kjo ndihmon edhe që Kosova të mos ketë varfëri të ndjeshme ekstreme. Gjithkush, na thonë, ka një tokë të veten, një traktor, një lopë, disa dele, përgjithësisht kanë dikë që punon në emigracion. Ata që kanë qenë shpesh në Shqipëri na thonë se nuk ka të krahasuar me atje. Në Shqipëri, na thonë ata, mjerimi është gjerësisht i përhapur.

Veriu

Trashëgimitë më kundërthënëse të paraluftës, të luftës dhe pasluftës, ato që i rrinë lëmsh në fyt Kosovës, ato që i mbajnë peng proceset e Kosovës janë pikërisht në veriun e vendit. Pothuaj të gjithë bashkëbiseduesit tanë pajtohen se Serbia i mban peng zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën pikërisht nëpërmjet mbajtjes së veriut nën kontrollin e saj. Pyetjes sa do të zgjasë prania e Swisscoy në Kosovë, ambasadori zviceran i përgjigjet: Deri kur veriu të integrohet me pjesën tjetër të vendit. Z.Jean-Hubert Lebet nxjerr në pah se Kosova nuk rrezikohet nga destabiliteti, por mungesa e shtetit ligjor është një hendikap i madh për inverstitorët e huaj përfshi edhe ata zviceranë. “Po padyshim që ka investitorë zviceranë që kanë histori suksesi në Kosovë, por nuk ka kushte për investime të huaja masive.”

Serbia, kryesisht nëpërmjet veriut, arrin të pengojë proceset e Kosovës. Nëpërmjet pranisë së saj në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, Serbia ka arritur të mos e lejojë anëtarësimin e Kosovës në këto organizata; nëpërmjet rolit të Rusisë në Këshilli  e Sigurimit, ka arritur të mos e lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.  Pyetjes kur do të shndërrohet FSK-ja në ushtri të Kosovës, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, një ushtarak i dalë nga Akademia ushtarake e Zagrebit dhe luftëtar i UCK-së, i përgjigjet: Kur të integrohet veriu me pjesën tjetër të vendit. Edhe në selinë qendrore të Swisscoy-t na thonë se prania e KFOR-it, madhësia e tij, fundi i misionit të tij varen nga zhvillimet në veri.

Albin Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje dhe lideri i opozitës, thotë se Kosova as rajoni dhe Evropa nuk e ka të nevojshme të ketë në veriun e vendit një Nikozia, një Mostar, një Jeruzalem të dytë, siç është sot Mitrovica. Qyteti që përbënte dimensionin kryesor të ekonomisë së Kosovës në kohën e Jugosllavisë, sot paralizon ekonominë e Kosovës dhe jetën e vendit. Mitrovica, thotë Kurti, është i vetmi qytet i Kosovës së pasluftës me zvogëlim të popullsisë – nga 106 mijë banorë, sot ka vetëm 80 mijë banorë. Kjo vjen kryesisht ngaqë prej veriut të qytetit prej 18 vjetësh janë larguar banorët shqiptarë, të cilët kanë atje shtëpitë e tyre, pronat e tyre, bizneset e tyre.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, është optimist se Ura e Ibrit do të hapet plotësisht dhe qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e qytetit do të rifillojë pas 18 vitesh, se 15 mijë banorët shqiptarë të përzënë me dhunë do të kthehen atje pas 18 vitesh, se miniera e Trepçës dhe Kombinati Malurgjik i Trepçës do të fillojnë të funksionojnë. «Para luftës, thotë zotëri Bahtiri, në simbolin e ekonomisë së Kosovës, në gjigantin e ekonomisë së Jugosllavisë, në një prej më gjigantëve të Evropës së asaj kohe, punonin 22 000 vetë. Sot atje punojnë vetëm 2 000 veta, kryesisht në mirëmbajtjen e gjigantit.» Z. Bahtiri shpreson dhe beson se, së shpejti, Trepça do t’i rikthehet ekonomisë së Kosovës dhe do ta gjallërojë atë.”Nuk do të ketë vetëm industri nxjerrëse por edhe përpunuese, nënvizon Agim Bahtiri.”

Ura e Ibrit

Mbi Urën e Ibrit qëndruam në një ditë të zakonshme. Na shoqëronin një grup zyrtarësh të komunës të Mitrovicës së jugut, midis tyre Blerina, një ekonomiste dhe nënë e re me plot ëndërra dhe shpresa për të ardhmen. Asnjëri prej nesh nuk mund të besonte se kjo është një nga Urat me histori të trishtë ndarjesh, konflikti, me Roje Urash, me blloqe betoni, me blinda dhe kontrolle. Nuk ka mbetur asnjë shenjë nga e shkuara. Veç tek ata që kanë qenë të detyruar të braktisin banesat e tyre dhe presin që të kthehen.

Në pjesën veriore valviteshin flamujt e Serbisë, por Ura e Ibrit është tërësisht e rindërtuar dhe në prag të startimit.

Në Mitrovicë ishim pak kohë pas vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviç. Nëse Oliver Ivanoviçi do të ishte gjallë grupi ynë i gazetarëve ndoshta do të ishte takuar me të. Vrasja e Ivanoviçit shërbeu si shkas që Beogradi të ndërpresë dialogun me Prishtinën në Bruksel, por të gjithë e kanë të qartë se Oliver Ivanoviçin nuk e kanë vrarë shqiptarët, ndërsa serbët deshën ta përdornin vrasjen e tij për qëllimet e tyre të vjetra. Ivanoviçin e vranë ata që duan ta mbajnë Urën e  Ibrit, si simbol i luftës dhe ndarjeve, ndërsa kjo urë duhet të kthehet si simbol i bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe serbëve.

Veriu është pikëpyetja më e madhe që i vihet së sotmes dhe së ardhmes së Kosovës, madje edhe të rajonit

Në çdo bashkëbisedim, u shtrua pyetja nëse do të ketë ndarje të Kosovës për hir të njohjes nga Serbia, nëse do të ketë shkëmbim territoresh, një version tjetër që riaktualizohet vazhdimisht. Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, një ushtarak i dalë nga Akademia ushtarake e Zagrebit dhe luftëtar i UCK-së është kategorikisht kundër për shkak të reaksionit zinxhir. Ambasadori zviceran na thotë se kjo do të çonte në ndryshimin e kufijve të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës, të njohur nga 116 shtete. Në Swisscoy na thonë se vetëm funksionimi i shtetit të Kosovës në kufijtë e saj kushtetues do ta stabilizojë gjendjen në Kosovë dhe në rajon. Albin Kurti thotë se çdo version jokushtetues është i papranueshëm. Edhe veriu i Kosovës, edhe Lugina e Preshevës (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc) janë toka shqiptare. Në çdo version kjo do të çonte në zvogëlimin e mëtejshëm hapësirës së banuar me shqiptarë, e cila edhe ashtu është e përgjysmuar: Përpara rreth 100 vjetësh shqiptarët banonin një hapësirë prej 90 mijë kilometrash katrorë, sot ata banojnë një hapësirë prej 45 mijë kilometrash katrorë, përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, pjesën veriperëndimore të Maqedonisë e tjerë. “Serbia po bën një lojë shumë të rëndë me veriun e Kosovës, shton Kurti. Beogradi shpreson se një ditë Kosova dhe përkrahësit e saj perëndimorë do të lodhen dhe do të heqin dorë nga veriu i vendit.”

Kundër ndarjes dhe shkëmbimeve të territoreve shprehen edhe institucionet e Kosovës, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti e tjerë.

Ulpiana

Askund si në Kosovë nuk ndërthuren trashëgimitë e historisë si në Kosovë. Në një nga daljet tona të para nga Prishtina ne shkojmë në Ulpianë. Ulpiana qytet antik i periudhës romake, themeluar në shekullin II nga Perandori romak Traian, njihet si kryeqyteti i Dardanisë, ose emri i lashtë i Prishtinës.

Ulpiana është një emër me histori në antikitet çka e bën një qendër të rëndësishme arkeologjike që vazhdon të mbetet një qytetërim gati i gjithi i nëntokshëm. Në shekulin VI të erës së re, në kohën e perandorit me origjinë dardane Justinian, Ulpiana ka arritur një kulm zhvillimi, kur u quajt edhe Iustiniana Secunda. Po ashtu edhe gjatë periudhës së krishtërimit Ulpiana ishte një qendër e rëndësishme ipeshkvnore. Në Ulpianë janë gjetur shumë vlera të çmuara për arkeologjinë, si monedha, qeramikë, stoli, mozaikë, varre.

Gërmimet kanë vazhduar pas luftës, por janë vetëm në fillimet e tyre. Qyteti iliro-romak shtrihet në 120 hektarë. Jean Musy, kolegu ynë, presiden i APES na thotë se është i pasionuar pas arkelogjisë sepse vajza e tij është arkeologe. «Tani qytete të tëra nëntokë mund të zbulohen nëpërmjet dronëve,» shpjegon ai, duke shtuar se sot arkeologjia bashkëpunon me fizikën e shkencat e tjera. Diçka që ne na e kujton menjëherë fantazinë e Lovecroftit për qytetet e nëndheshme. Ulpiana mbetet e gjitha për t’u zbuluar!

Graçanica

Ulpiana dhe Graçanica janë as një milje larg me njëra-tjetrën. Graçanica një enklavë serbe ndodhet në komunën e Prishtinës. Por shenja ndarje nuk duken askund.

Vizitojmë edhe Manastirin e Graçanicës, trashëgimi e kishës ortodokse serbe, një monument i trashëgimisë kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO. Të njëjtin format duhet të ketë edhe Ulpiana!

Ciceroni serb me pasion na tregon historinë. Manastiri është ndërtuar në kohën e mbretit serb Stefan Milutin më 1321 mbi rrënojat e një kishe të shekullit 6-të. Manastiri është i mbushur me afreske dhe portrete shenjtorësh. Sa janë na pyet ? Seicili prej nesh e tha një numër. Janë 4 mijë portrete engjejsh dhe shenjtorësh në faqet e mureve, në kubetë e tavaneve, portrete që ngjajnë të freskët e të gjallë si në çastin kur u hodh boja në to para shumë shekujve. Mitet historike, religjioze, mitet e legjendave i vijnë në ndihmë njëra tjetrës. Ciceroni tregon portretin e Simonidës së famshme, gruas të mbretit Milutin. Na e tregon edhe vendin sekret, ku, e imtë ashtu si vetëm ajo, Simonida mënjanohej, dhe me sytë e saj të bukur, ngjitej nëpër disa shkallë të vogla në një korridor të ngushtë për të medituar kur e kapte mërzia dhe për të mos e parë kush. Ciceroni na tregon edhe portretin e Konstandinit të madh.Ka lindur në Nish na tha, një fakt që ne e dinim shumë mirë se Perandori romak Konstandini i madh që njihet si themelues i krishtërimit ishte me prejardhje ilire.

Me plot përshtypje si nga Ulpiana ashtu edhe nga manastiri i Graçanicës marrim rrugën për në Prizren.

Prizreni

Një pasdite deri në mbrëmje ia kushtojmë qytetit të Prizrenit. Një emocion i veçantë i pamasë brenda emocionit të jashëzakonshëm të vizitës në Kosovë. Djali ynë i madh, Prizreni, e mban emrin e këtij qyteti.

Arrijmë në qytet nga dreka. Por na merr kohë gjetja e selisë qendrore të Swisscoyt. Gabimisht përfundojmë tek KFOR-i gjerman. Aty lidhen me Swisscoyn dhe dikush vjen e na merr. Këtu na japin një pasqyrë të plotë me KFOR-in në tërësi dhe me Swisscoyn si pjesë përbërëse e tij. Nga 50 000 trupa sa ishin më 1999, tani janë 4800 trupa. Kontigjenti aktual i Swisscoy është 235 trupa. Si KFOR-I ashtu edhe Swisscoy është bërë një pjesë e natyrshme e Kosovës, në një bashkëjetesë të përditshme me qytetarët e tij. Për qytetarët e Kosovës KFOR dhe Swisscoy do të thotë siguri, NATO dhe BE. Në Swisscoy na tregojnë se incidentet me bazë ndëretnike tashmë janë rralluar tej mase, edhe ato pak incidente, janë raste të lehta.

Vazhdojmë vizitën në qytetin e Prizrenit. Do shënuar se Prizrenin nuk e ka dëmtuar lufta, ashtu si do shënuar se në këtë qytet bashkëjetojnë lashtësia me mesjetën, kohën e vona dhe bashkëkohësinë, bashkëjetojnë stilet antike romake, bizantine, osmane dhe ato autoktone. Duke dashur ta krahasojmë bukurinë e Prizrenit me qytetet e tjera shqiptare, ne arrijmë në bindjen se Pizreni i ka të gjitha bukuritë që i kanë të gjitha qytetet e tjera shqiptare së bashku.

U ndalëm pranë njërës nga urat e shumta mbi Lumbardh, lumin që e përshkon qytetin e Prizrenit. Pjesën më të madhe të rrugës deri tek Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kalojmë në këmbë, duke bërë foto, duke biseduar me qytetarët. Na bien në sy hotelet e bukur supermodernë. Dhe na mrekullon harmonia që kanë me stilet e mëhershme të ndërtimeve dhe të infrastrukturës qytetëse në tërësi. Këtu edhe diçka: Na thonë se këto hotele ishin shumë të populluara dhe qyteti i Prizrenit ishte shumë i parapëlqyer para se të ndërtohej autostrada “Ibrahim Rugova”. Deri atëherë rruga për në Shqipëri binte për në qytetin e Prizrenit. Pas ndërtimit të autostradës tregtia dhe jeta e qytetit në përgjithësi është vënë në kërkim të mundësive të reja. Kur dolën nga restauranti ku drekuam u gjendëm të rrethuar nga zëri i Ezanit. Kjo gjë u bëri përshtypje edhe kolegëve tanë të huaj. Ezani dhe xhamitë ishin si një përrallë në jetën dhe rrugët e Prizrenit të mbushur me rini të bukur!

Në koleksionin e fotove që bëri Prierre, duhet të jenë me qindra, rezultonte vetëm një grua e mbuluar, që ai e kishte futur në fokus, por ne nuk pamë asnjë ngado ku shkuam, në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë.

Prishtina

 

Vizitën e pare në Kosovë e bëmë tek Ministria e FSK-së e Republikës së Kosovës. Na del për të na pritur Jashar Ramadani, vëllai i mikut tonë të shtrenjtë Agim Ramadani, Hero i Kosovës, Hero i Kombit. Flasim me lotë në sy për kujtimet tona me Agimin. Ndërtesa e Ministrisë është e bukur dhe madhështore. Në hollin qendror na pret ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Gjeneral Rrustem Berisha. Është një nga bashkëluftëtarët e afërt të Agim Ramadanit dhe është figurë e njohur për ne që në kohën e Betejës së Koshares, më të famshmes në historinë e betejave për çlirimin e Kosovës më 1999, kur gazetarët e «Bota sot», kolegët tanë në frontin e luftës, e portretizonin edhe komandant Rrustem Berishën.

Në zyrën e tij, ministri na flet për FSK-në dhe për të ardhmen e saj si ushtri e Kosovës. Gjenerali na thotë se FSK nga pikëpamja e kuadrit është e gatshme të shndërrohet në ushtri qysh në momentin kur të miratohet neni përkatës i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kuadrot tona ushtarake, thotë Gjenerali, janë shkolluar dhe kualifikuar gjatë këtyre gati njëzet viteve e po shkollohen me rezultate të shkëlqyera në akademitë ushtarake të vendeve të NATO-s, kryesisht në SHBA, në Britani, Gjermani, Itali, Austri e tjerë. FSK-ja ka marrë pjesë me sukses në dhjetëra stërvitje dhe operacione me anëtarë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe. Shndërrimi i FSK-së në ushtri për mbrojtjen e vendit, sqaron Gjenerali, kërkon miratimin e nenit përkatës në Kushtetutë. Dhe kjo Kushtetutë parashikon që ndryshimet në nenet e saj mund të bëhen vetëm me dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës dhe me dy të tretat e votave të deputetëve të komuniteteve shumicë. Beogradi, nëpërmjet deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, e pengon shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Kjo pengon edhe mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në NATO, një ëndërr e madhe e çdo ushtaraku të Kosovës dhe e vetë popullit të Kosovës.

Pasi ndahemi nga Gjenerali, ne vizitojmë qytezën ushtarake, ku ndodhen kazermat, mjediset kulturore e tjerë të shoqëruar nga ushtarakët Jashar Ramadani, Sejdi Elezi, Remzie Zeqiraj e tjerë. Së bashku me ushtarakët e kalojmë drekën në mencën e tyre.

Në Prishtinë është trafik i madh, diçka e përhershme në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Detyrohemi të zbresim nga minibusi ynë dhe të ecim në këmbë deri tek qeveria e Kosovës.

Fytyra e parë e njohur që ne takojmë në Prishtinë është aktori Çun Lajçi. Ne i thërrasim dhe ai na përgjigjet po ashtu me zë të lartë. Takohemi dhe flasim të përmalluar. Është rrugës për në Tetovë, ku e presin për një veprimtari kulturore. Ishte një takim nga ato që i rregullon veç Zoti, Zoti kishte dasht me na taku me të madhin Çun Lajçi!

Takohemi me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha. Zonja ministre na flet për sfidat e integrimeve dhe për vendosmërinë e Kosovës për integrimet evro-atlantike të vendit.

Dalim në Sheshin “Skënderbej”, pastaj në Sheshin “Ibrahim Rugova”, pastaj në sheshet “Nënë Tereza” e “Zahir Pajaziti”. Pasi vizitojmë katedralen e bukur dhe madhështore Nënë Tereza, me ashensor ne arrijmë në krye të saj, prej nga shikojmë Prishtinën anembanë. Prishtina po shtrihet në kodra, një konfiguracion më i bukur edhe se i Romës (Vite më parë, në një vizitë bashkë me djemtë tanë, ne  e kemi parë Romën nga pika më e lartë e Shën Pjetrit, në Vatikan). Shoqëruesit tanë na i tregojnë lagjet për të cilat ne pyesim dhe lagjet e shumta të reja të ndërtuara pas çlirimit. Në lëvizjet tona nëpër kryeqytet, ne e bëjmë zakon të kërkojmë nga shoqëruesit që të na tregojnë se ku po kalojmë. Dhe kështu shikojmë nga afër Rektoratin e Universitetit, Bibliotekën e Kosovës, Pallatin Rinia, Akademinë e Shkencave e tjerë, por edhe Stadiumin e ri të Futbollit të Kosovës në ndërtim e sipër, qiellgërvishtësen 42 katëshe, tashmë ende në katet e saj të para e plot ndërtime të të tjera të reja.

Natën para largimit nga Prishtina, ne të dy u takuam me mikun tonë të vjetër dhe kolegun Gani Mehmetaj. Pasi shetitëm qendrën e kryeqytetit në këmbë, në orët e vona të mbrëmjes kaluam me makinë nëpër lagjet e reja, sidomos zonat e mëdha të tregtisë, ku binin në sy komplekset e mëdha të supermerkateve shumëkatëshe. Ganiu na thotë se Presidenti Ibrahim Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e kryeqytetit. Madje nën kujdesin e tij u hartua një projekt për zgjerimin e qytetit, ku parashikohej që qyteti ekzistues të konservohej ashtu si ishte, ndërsa të gjitha ndërtimet e reja të bëheshin sipas një plani urbanistik të mirëfilltë. Projekti u miratua në Kuvendin e Kosovës. Por pas vdekjes së Presidentit, ndërtimet jashtë qytetit të vjetër nuk iu përmbajtën më asnjë projekti.

 

Kosova ndaj Shqipërisë

 

Nëpër Kosovë flamujt kombëtarë s’janë të rrallë. Edhe flamujt shtetërorë s’janë të rrallë. Në mjediset e brendshme, në veshjet e shqiptarëve kudo që shkuam flamujt kombëtarë dhe simbole të tjera kombëtare janë të pranishëm.

Na thonë se nga Prishtina çdo ditë nisen për në Shqipëri, për në qytetet e saj që nga Shëngjini në Sarandë tetë autobusë me udhëtarë. Nga çdo qytet i Kosovës përditë nisen për në qytetet e Shqipërisë plot autobusë me udhëtarë. Pa llogaritur veturat që mbushin papushim autostradën “Ibrahim Rugova” dhe “Rrugën e Kombit”. Qarkullimi i qytetarëve shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri është shumë i madh. Lufta dhe paslufta kanë krijuar lidhje të papërfytyruara më pare midis shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Janë lidhje familjare, miqësi individuale. Të rinj dhe të reja të Kosovës e shikojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë si hapësirë të mundshme të promovimit të talenteve të tyre artistike, kulturore dhe të gjithanshme. Lidhjet pa protokolle zyrtare janë ato që e bëjnë bashkimin e shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë.

Populli i Kosovës, krahas popullit të Shqipërisë, do të jetë faktori vendimtar i këtij bashkimi. Udhëheqjet politikobiznesore në Prishtinë dhe Tiranë, në rivalitet kryesisht të heshtur, janë të frustruar nga komplekset e tyre të lavdisë dhe të përfitimeve prej saj.

Kolegët tanë të huaj ua shtruan të gjithë bashkëbiseduesve në institucionet dhe në politikën e Kosovës se a janë për bashkimin kombëtar, a janë për ndarjen e veriut të vendit, a janë për shkëmbimin e territoreve. Pranë presidentit aktual dhe kryeministrit aktual të Kosovës ka këshilltarë që, duke mos pasur asnjë vision, asnjë ide për krijimin e identitetit shtetëror të Kosovës, e pështjellojnë atë me trumbetimet e krijimit të një identitet të ri kombëtar “Kosovar” sa më të ndryshëm nga identiteti kombëtar shqiptar. Ata shprehen me fjalë kundër ndarjes së veriut, por me veprime nuk bëjnë asgjë për ta parandaluar.

Këtu ka çuar ujë deri tani edhe dialogu me Serbinë. Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti thekson se vazhdimin e dialogut Beogradi e ka shoqëruar me rritje të dukshme të agresvitetit ndaj Kosovës dhe proceseve të saj të brendshme e të jashtme, në të gjitha drejtimet.

Dihet tradita e ngulitur në Kosovë me dekada të tëra dhe e përtërirë edhe në këto vite të pasluftës për t’iu vënë fëmijëve emra të qyteteve, të krahinave, të lumenjve, të maleve të Shqipërisë. Këto kohë bëri bujë në media kur 45 vajza, nga qindra të tilla me emrin Saranda, organizuan vizitë të përbashkët në qytetin e Sarandës.

Në nivelin e qytetarëve të thjeshtë është kudo e dukshme dashuria e pakufishme për Shqipërinë.

Qarkullimi i shqiptarëve të Shqipërisë në Kosovë ende nuk është i madh, por nuk është as i vogël. Kosova është destinacion i shqiptarëve nga shteti amë.

Një nga trashëgimitë pozitive të Jugosllavisë në Kosovë është turizmi dimëror. “Nuk e kuptojmë pse pushuesit në Shqipëri parapëlqejnë turizmin dimëror në Mal të Zi apo Maqedoni, kur turizmi dimëror në Kosovë është në nivel të lartë shërbimi dhe i leverdishëm sa iu përket çmimeve,” na thonë bashkëbisedues të ndryshëm.

 

Popull qytetës

 

“Ardhsh i bardhë si vera!” Kjo është përshëndetja tradicionale shqiptare që e pret çdo vizitor të Kosovës sapo del nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Çka na bëri ne përshtypje të veçantë që nga aeroporti dhe kudo që shkuam në Kosovë është se askund syri nuk gjen një letër, një mbeturinë, një papastërti të hedhur në rrugët apo anës rrugëve.

Në Prishtinë dhe në qytetet e qendrat e banuara ku qëndruam apo kaluam vihet re pothuaj në çdo orë të ditës dhe netëve deri shumë vonë lëvizja e madhe e njerëzve, sidomos të rinj e të reja. Askund nuk krijohet më e vogla zhurmë as më e vogla rrëmujë.

Syri i të huajve, sidomos perëndimorë, sapo merr takimin e pare me Kosovën, kërkon të kapë femra me shamija, shenja të orientalitetit në paraqitjen e jashtme dhe sjelljet e qytetarëve, sidomos të rinjve, por askund në Kosovë, asnjë shenjë e tillë nuk mund të gjendet.

Ne ishim në Prishtinë në lokalin “Kaffe Z”, një lokal në qendër, kryesisht plot me të rinj dhe të reja. Dhe e shpërndamë në facebook me telefon një pamje, duke iu kërkuar miqve se ku ndodhet ky lokal. Miqtë përgjigjeshin se ndodhet në Amerikë, në Angli, në Francë, në këtë apo atë metropol në botë. Njëri nga miqtë e jepte adresën e saktë “Jeni në Prishtinë, tek Kaffe Z, tek Tre sheshirat.” Dhe vërtet lokaleve në Kosovë nuk iu mungon asgjë perëndimore.

Kultura qytetëse është një përmasë sa e bashkëkohësisë, aq edhe e traditës në Kosovë. Kjo është e dukshme edhe në Prizren, qytetin që i kultivon të dyja njëkohshëm. Ne qëndruam në këtë qytet tek Ura e famshme e Dashurisë. Me mijëra dryna (dryrë), të kyçur në hekurat e anësoreve të saj, ku janë të shkruar emrat e çifteve të lidhur me betim të përjetshëm mes tyre. Në njërin skaj të urës presin të shiten dryna të gatshëm për ato çifte që duan të bëjnë ritualin. Gazmendi 12 vjeçar, që na shpjegon gjithçka, nuk pranon të identifikohet në fotot tona.

Aspekt i kulturës qytetëse në Kosovë, çka ne e ndeshëm veçanërisht në Prizren, janë vajtjet e organizuara në lokale. Një mrekulli që vështirë se e ndesh tjetërkund.

Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës ne bisedat me ne nuk e fshehin mungesën e perspektivës që ua krijon atyre gjendja aktuale e vendit, si dhe pamundësia për ta vizituar Evropën pa viza. Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet na thotë se numri i kërkesave për viza është tejet i madh, personeli konsullor është tejet i mbingarkuar paçka se procedura e aplikimit është lehtësuar. Kosova do të përfitojë liberalizimin e vizave pas përmbushjes së reformave, shton ambasadori zviceran.

Pengesë e deritashme konsiderohej mosmiratimi i Demarkacionit me Malin e Zi, kusht të cilin zyrtarët e Kosovës e quajnë të padrejtë. Arritja këto ditë, siç thuhet, e marrëveshjes midis Podgoricës dhe Prishtinës për demarkacionin, pritej të jepte dritën jeshile për liberalizimin e vizave. Kjo duket se nuk mjafton. Lista Serbe nuk e voton demarkacionin, nëse nuk miratohet edhe Asosacioni, një kurth tjetër që Prishtina ia ka ngritur popullit të Kosovës.

***
Asnjë bashkëbisedues, që nga qytetarët tek zyrtarët më të lartë apo edhe ndërkombëtarët, nuk i mohon arritjet e Kosovës në vitet e pasçlirimit, sidomos në vitet pas zyrtarizimit të pavarësisë, siç nuk mohon se këto arritje janë larg pritshmërive të qytetarëve të Kosovës, çka e shton pakënaqësinë në rritje tek populli i Kosovës.

Vendi me moshën më të re të Europës, vuan nga plaga e papunësisë e cila arrin mbi 60%. Viktimë e kësaj papunësie është rinia që nuk sheh në Kosovë asnjë perspektivë dhe mban qëndrim kritik ndaj qeverisjes të kallur në korrupsion.

Përveç kritikave për korrupsion dhe mungesë të shtetit të së drejtës, një befasi e padëshiruar për diplomatët e huaj në Kosovë ishte edhe kthesa e Hashim Thaçit ndaj Gjykatës Speciale si dhe falja që ai i kishte dhënë tre të dënuarve për vrasjen e një familje, mdis të cilëve ishin edhe tre fëmijë.

 

***
Në axhendën e APES ishin edhe takimet me Thaçin si president i vendit, Haradinajn si kryeministër i vendit, Pacollin si zëvendëskryeministër dhe minister i Jashtëm, por largimi i tyre për në Amerikë, çka nuk ishte parashikuar, e pamundësoi. Edhe kryeparlamentari Veseli në çastet e fundit para takimit, u largua për në Zagreb.

Pavarësisht kësaj, vizita jonë në Kosovë pak ditë para shënimit të jubileut të 10 vjetorit të pavarësisë, ishte tejet e suksesshme, një pasuri e vërtetë, e pazëvendësueshme, mbresash dhe jehonash për rikthim.

 

“Kosova më ka befasuar, me atë që lexojmë dhe shohim në disa media në Zvicër dhe Evropë, tha Jean Musy, presidenti i APES që drejtonte grupin tonë të gazetarëve. Jam befasuar nga kontaktet me njerëzit, me njerëz të rinj, bujarë dhe mikpritës. Kosova ndoshta vend pak i varfër, por e pasur në zemër. Këta të rinj nuk janë vetëm perspektivat e Kosovës, por edhe perspektiva e evropianëve “.

Në mbrëmjen para nisjes bëmë edhe një shëtitje nëpër Prishtinë, qytetin me mesatare moshe 28 vjeç. Kishte nisur ndërtimi i skeletit të skenës për kremtimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë. Aty do të performonte vetëm disa ditë me vonë Rita Ora, ikona e rinisë shqiptare! Axhenda e ngjeshur nuk na la mundësi të takohemi me miqtë tanë që i kemi në të gjithë Kosovën dhe u kërkojmë ndjesë. U ndjemë shume mirë kur vëllai i Agim Ramadanit, Jashar Ramadani, shef kabineti i Ministrisë së FSK, na tha se babai i tyre na donte fort paçka se nuk ishin takuar ndonjëherë. Me mendje u betuam se herën tjetër do të shkojmë patjetër në Zhegër!

Mëngjesin e nisjes aeroporti Adem Jashari ishte plot, dikush përqafohej, dikush përlotej, dikush rrinte në heshtje dhe priste.

Vetëm në mëngjes me destiancion Zvicrën prisnin tre avionë, njëri me destinacion Gjenevën, tjetri Zyrihun dhe i treti Bazelin.

Ndërsa linjë Tiranë Zvicër nuk ka!

Aty midis pamë një kioskë të vogël që shiste libra të shtëpisë botuese Koha. Blemë disa, midis tyre Këmbët e Gjarpërit të Veton Surroit, McMafia të Misha Glenit etj.

Kur avioni u ngrit në qiell ne nuk i shqisnim sytë nga relievi i Kosovës që sa vinte e zvogëlohej dhe na largohej, por largësia ishte vetëm një fiksion surreal!

 

“Photos et © Pierre Virot”

Tek Rugova

Swisscoy

Bashkia e Mitrovicës, me ne Blerina, ekonomistja e Bashkisë të Mitrovicës

 

 

 

Graçanicë

Tek selia e Vetvendosjes

 

Në takim me Z.Jean-Hubert Lebet, Ambasadorin e Zvcrës në  Kosovë, në selinë e Ambasadës në Prishtinë

Në pritjen e Ministres së Integrimit Europian, Dhurata Hoxha

Lumëbardhi, në Prizren

Agim bahtiri, kryetari i Bashkisë së Mitrovicës

Swisscoy zviceran

 

 

Me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha

Shpërbërja e Kuvendit, zgjidhje fatlume për vendin! – Nga Florim Zeqa

Për dallim prej legjislaturave të kaluara të Kuvendit, kjo e tanishmja (e gjashta më radhë) është duke e përjetuar një ngërç të ri politik! Mos arritja e përmbylljes së asnjë reance (tre herë radhazi) e tregon qartë situatën bllokuese në Kuvend.
Nga fillimi i punës së kësaj legjislature me numrat vicioz (vetëm 61) ka qenë e ditur se kjo legjislaturë e Kuvendit nuk do të jetë e zonja të shkoj gjatë me punën e saj.
Kur këtyre numrave vicioz i shtohet fakti tjetër, ai i varësisë së plotë të ekzekutivit nga lista “Srpska”, gjë e cila e pamundëson marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin.
Përderisa është kështu, atëherë çdo ditë më tepër me këtë legjislaturë të Kuvendit, është një ditë e humbur për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ngase marrja e vendimeve të mëdha për vendin, siq janë; Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe dhe Ushtria e Kosovës do të jetë i pamundur me këtë përbërje të Kuvendit nën prangat e listës “Srpska”.
Vetëm çështja e Demaracionit, vendit i kushtoi me bllokadë të gjatë mbi një mujore pa arritur të përmbyllet fare seanca e nisur, çështje kjo e cila po reflekton me zgjatjen e getoizimit të qytetarëve të Kosovës.
Nëse ndokush mendon që kjo legjislaturë do të arrijë të përmbyllë çështjet madhore të sipërpërmendura për vendin, përveqse iluzion i pambarim, do të thotë hipokrizi politike dhe vetëmashtrim.

Mungesa e kuorumit, pamundëson marrjen e vendimeve

Me këtë legjislaturë të brishtë të Kuvendit, ku pothuajse në të gjitha seancat mungon kuorumi i nevojshëm për miratimin e ligjeve bazike për vendin, pavarësisht faktit se cili person është në kreun e ekzekutivit, asnjëherë nuk do të arrihen objektivat shtetërore dhe kombëtare njëkohësisht.
Madje për ironi të faktit, kjo legjislaturë e Kuvendit nuk është e zonja të nxjerr as një ligj për largimin e qenëve endacak nga rrugët dhe trotuarët e qyteteve tona, të cilët janë bërë rrezik permanent për fëmijët dhe nxënësit shkollorë.
Mos inicimi i ligjit -Anti mafia dhe ligjit për VETTING-un për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, e tregon debolencën e kësaj legjislature shkaku i përfshirjes së shumicës së deputetëve në afera korruptive dhe kriminale.
Ngase Ligji-Antimafia dhe VETINGU janë pengesa kryesore për shumicën e depuetëve të inkriminuar, prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët ndjekin krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Në anën tjetër edhe Ministria e Drejtësisë me pakon e “re” të ligjeve duke mos e përmendur fare VETTING-un për pastrimin e prokurorisë dhe gjyqësorit të politizuar dhe inkriminuar në Kosovë, i rëndon akoma më tepër shpresat e qytetarëve për ndryshime pozitive në këtë vend.
Kështu, Qeveria dhe Kuvendi në bashkrendim me njëri-tjetrin propozojnë dhe harmonizojnë vetëm ligje që shkojnë në favorin e tyre, por jo edhe të qytetarëve. Këtë që them e vërteton edhe vendimi unilateral i kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit qeveritarë!
Me dyfishimin e superpagave të kabinetit qeveritarë dhe avokatëve të tyre mbrojtës-prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka ndodhur diskriminimi më i madh i pasluftës në Kosovë.
Me koston e dyfishmit të superpagave, do të përmirsoheshin dukshëm skemat sociale, përfshirë të gjitha kategoritë. Në anën tjetër, pushtetarët pa fije turpi derdhin lotë krordili për qytetarët e varfër të këtij vendi.

Defaktorizimi i listës “Srpska”, zhbllokon Kuvendin

Moskalimi në vazhdimësi i Demarkacionit në Kuvend, nënkupton fundin e kësaj qeverie dhe kësaj legjislature në përgjithësi. Do të jetë krejtësisht e palogjikshme të lejohet të shkoj tutje një qeveri e cila nuk mund të ndërtoj konsensus politik për kalimin e temave madhore, e aq më pak i një Kuvendi i cili nuk arrin dot të harmonizojë qendrimet për kalimin e ligjeve kruciale për vendin.
Fakti tjetër që e bënë të aryeshme shpërbërjen e kësaj legjislature është fuqia politike që ka lista “Srpska” në raport me subjektet shqiptare.
Jam i bindur që propozimi im nuk do u pëlqejë shumë pushtetarëve dhe mbështetësve të tyre, sikurse që jam i bindur se pa një alternativë të re politike, shkuarja në zgjedhje nuk mund ta ndryshoj shumë kursin qeverisës të vendit, por ajo që mund të arrihet përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme, është e mundur të bëhet defaktorizimi i listës “Srpska”, gjegjësisht zhbllokimi i punës së Kuvendit, në mos për asgjë tjetër, për krijimin kushteve për transfromimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, korigjimin e Demarkacionit dhe përmbylljen e çështjes së Asociacionit të komunave serbe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vndit.
Andaj më mirë është të bjerë kjo qeveri sikur ajo paraprakja, më mirë është të pritet edhe tre vite të tjera apo edhe një dekadë derisa të korigjohen gabimet të cilat tashmë janë identifikuar nga komisioni i fundit qeveritar, sesa t’i humbim përgjithmonë Çakorrin, Belluhën e Kullën…pastaj të kërkohet një marrëveshje e re me Malin e Zi nën arbitrazhin ndërkombëtarë.

Vizat japoneze për qytetarët e Kosovës do të jepen në Tiranë

Japonia ka pranuar kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, që vizat për qytetarët kosovarë që duan të udhëtojnë në Japoni, të jepen në Ambasadën e këtij vendi në Tiranë

PRISHTINË – Japonia ka pranuar kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, që vizat për qytetarët kosovarë që duan të udhëtojnë në Japoni, të jepen në Ambasadën e këtij vendi në Tiranë.

Në një njoftim nga MPJ e Kosovës thuhet se kjo notë verbale japoneze ka mbërritur sot, pas takmit të djeshëm midis dy ministrave të Jashtëm të Japonisë dhe Kosovës, Taro Kono dhe Behgjet Pacolli në Tokio.

“Ky është një lehtësim i konsiderueshëm për shtetasit e Kosovës, duke patur parasysh se deri më tani, vizat për ta jepeshin në Ambasadën e Japonisë në Vjenë. Gjatë takimit të djeshëm pala japoneze premtoi se do ta merrte parasysh kërkesën e shefit të diplomacisë së Kosovës për regjim pa viza, në rast se Bashkimi Europian do t’i heqë vizat për kosovarët në të ardhmen e afërt”, thuhet në MPJ.

Nga ana tjetër, në ditën e dytë të vizitës së ministrit Pacolli, shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në Tokio kanë realizuar takime me drejtuesit kryesorë të JICA, (Agjencia Japoneze e bashkëpunimit ndërkombëtar), dhe të JBIC (Banka Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar), përkatësisht me Kazuhiko Koshikawa dhe Tadashi Maeda, ministrin e Shtetit për Financat, Kenichiro Ueno, me ministrin e ngarkuar për lojërat “Tokio Olympic and Paralympic Games Shunichi Suzuki”.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Pacolli ftoi investitorët japonezë të vijnë në Kosovë në vendin e mundësive dhe lehtësive të mëdha për ndërmarrësit, afër tregut europian prej 500 milionësh. aa

BBC News: Hard Talk: Kryeministri i Kosovës kategorik kundër “shkëmbimit të territoreve”!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se ai është “plotësisht kundër” për këmbime territoresh me Serbinë.

Më 17 shkurt 2018, Kosova festoi 10 vjet pavarësi nga Serbia, por Serbia refuzon të njohë sovranitetin e Kosovës.

Ka pasur propozime që Kosova të lirojë territorin në veri, ku jetojnë shumë serbë të Kosovës.

Por Haradinaj i tha BBC Hardtalk Stephen Sackur se ai ishte “plotësisht kundër ndryshimit të kufijve, për të përzierë territoret, sepse për këtë ndodhin  vetëm tragjedi”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, një intervistë tek Hard Talk e BBC është shprehur fuqishëm kundër mundësisë së shkëmbimit të territoreve.

Në këtë intervistë për BBC-në, Haradinaj ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve sepse për këtë ndodhin tragjeditë.

“Biseda për territor shpien në tragjedi, në luftë në Ballkan. Nuk jam në favor të një tjetër lufte në vendin tim. Jemi viktimë si kosovarë”, ka thënë ai duke shtuar se e gjithë bota ndihmoi në ndalimin e luftës në Kosovë.

Haradinaj është shprehur i gatshëm që të ulet në tavolinë me palën serbe dhe të “mbyllë atë që ka mbetur mes dy shteteve”, e që sipas Haradinajt, është njohja. Ai ka thënë se Kosova është e gatshme që ta falë Serbinë, por jo që të harrojë luftën.

“Jemi të gatshëm po ashtu që të falim, jo të harrojmë. Besoj se është koha e duhur. Jemi të gatshëm për këtë, por jo për shkëmbim të territoreve. Të gjithë kufijtë në Ballkan janë rezultat i luftërave. Nëse e hapim këtë temë, është e pafundme”, ka shtuar Haradinaj.

“Nuk jam dakord për ndryshim territoresh, sepse nuk jam në favor të një lufte të re”!

 

 

Vështrim – Kjo çka po ndodh në Kosovë nuk ka ndodhur as në mesjetë?! – Nga Skënder MULLIQI

Politika katasrofale e udhëhequr nga kjo elitë politike , po bën që frika e cila ekziston mbrenda njeriut , të shfaqet si shumë e rrezikshme , si diqka që është abstrakte, por e cila po kalon në realitet. Politika e keqe e instaluar në Kosovën e pas luftës , ka bërë që udhëheqjët shtetërore por edhe partiake të bëhën gjithnjë më të urryera nga qytetarët e Kosovës.

Shumë nga këta politikanë janë të varfër në dije , janë të pa dinjitetshem , të pa moral politik ,të korruptuar të cilët janë ngritur mbi shtetin dhe mbi ligjin . Këta janë bërë tashmë rrezikë i të ardhmës së brezave që po vijnë . Kan instaluar pushtet të korruptuar që vështirë ti gjendet fija.Loja më frikën duket së po ju shpaguhet. Edhe nese ndonjë e keqe bëhët e zëshme , sikur kur binë këmbanat, sigurisht së edhe kjo kalon , pa marrë parasysh së qytetarët po abrogohen nga qdo e drejtë. Për këtë klasë politike nuk ka rëndësi që po rritët varfëria, që po shtohet numri I atyre të cilët po kërkojnë punë , nuk ka rëndësi së po rritët numri I atyre të cilët po largohen nga Kosova.

Nuk po paraqet problem për ta pse po humbim territor . Nuk e kan dert së kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë i izoluar dhe largë inkuadrimit në BE. Të gjitha këto dukuri të rrezikshme janë duke na lënë pa alternativë. Ne kemi mundësi zgjedhjeje të mirë, të stabilizojmë situatën politike dhe situatën ekonomike, por edhe ate të sigurisë . Na nevoiten hapa konkret , e jo fjalë boshe që po i ndwgjojmë përditë nga këta demagogë politikë. Asgjë nuk po punohet as nuk po implementohet në të mirë të qytetarëve . Këta gjithnjë e më shumë po kapën fortë për shalë, nuk po dëshirojnë të zbresin nga pushteti. Po luajnë në karta të ndryshme për interesa të tyre përsonale .Në të njejtën kohë pa na paraqitën si të moderuar, e janë largë nga pragmatizmi dhe civilizimi evropian. Edhe burokratët e Brukselit duket ashiqare së këto udhëheqje autokratike nuk po ju pengojnë gjoja në emer të stabilitetit në rajon .

Të gjithë shtetet e Ballkanit pa dallim , dëshirojnë të inkuadrohen në BE. Para së gjithash , elitat udhëheqëse I mban gjallë shpresa që të vijnë deri të mjetet financiare dhe donacionet tjera , për ti mbuluar pa punën dhe paaftësitë e tyre .Gjithëqka po ja përshtatin situatës politike , po ia përshtatin interesave të tyre . Kjo qka po ndodhë në Kosovë nuk ka ndodhur as në mesjetë. Zor , që sado që kemi pasur pushtete historikisht antidemokratike në botë , nuk kan pranuar që të pasurohen në këtë mënyrë shumë të ulët.Shumë kujt nga këto udhëheqje politike të paluftës ishte dashur një ditë tu ekspozohen të gjithë të bëmat para organëve të drejtësisë, dhe para popullit . Sigurisht së këto të bëma do të dalin tmerruese për opinionin e gjerë public jo vetëm të Kosovës

Kocijançiq: Nesër diskutohet për Asociacionin

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka njoftuar se sot në Bruksel, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, kanë zhvilluar bisedime për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Kocijançiq ka thënë se dy palët, në dialogun teknik, kanë biseduar për marrëveshjen për lëvizjen të lirë, atë për drejtësi dhe marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

“Në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, sot është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë, drejtësi dhe Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM). Bisedimet do të vazhdojnë nesër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, energjinë, urën në Mitrovicë. Bisedime në atmosferë konstruktive”, ka shkruar ajo në Twitter.

🇪🇺 facilitated #dialogue: @markodjuric & Avni #Arifi discussed today in Brussels implementation of agreements on Freedom of Movement, Justice, IBM. Discussions continue tmrw w Association/Community, Energy, Mitrovica Bridge. Cordial, result oriented, constructive atmosphere.

— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) February 26, 2018

Dialogu, në nivelin teknik, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë më 16 janar, nga delegacioni i Serbisë, pas vrasjes, në rrethana ende të pasqaruara, të njërit prej përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Dekorimi i komandant Drinit nga Presidenti Thaçi dhe akuzat për vrasjen e tij

Presidenti Hashim Thaçi u akuzua se ka gisht në vrasjen e komandant “Drinit”. Madje u tha se kërkesa për dekorimin e tij i kishte mbushur katër vjet që po qëndronte në sirtarët e Presidencës. Megjithatë, më në fund dekoratën ia dorëzoi familjes. Por, familja nuk iu bashkuar atyre që i refuzuan dekoratat.

Ishte seanca e 6 dhjetorit të vitit të kaluar kur një deputete e Kuvendit hodhi akuza të rënda në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se komandant “Drini” ishte vrarë me urdhër të tij dhe të Kadri Veselit, asokohe shef i ShIK-ut.

Në një seancë të shoqëruar me shumë polemika personale, më së paku u fol për atë që ishte në rend dite.

Mes këtij dialogu të ashpër, e mori fjalën edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku. Nuk hezitoi të drejtonte akuza direkte ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ajo tha se me urdhër të Thaçit e të Veselit është vrarë ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha, i njohur si komandant “Drini”.

Madje deputetja Millaku përmendi edhe kërkesën për dekorimin e komandanti “Drinit”, për të cilën tha se tash e katër vjet po qëndron në sirtarët e Zyrës së Presidencës dhe askush nuk është marrë me të.

“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar që katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, kishte deklaruar ajo gjatë seancës

Megjithatë, presidenti Thaçi nuk iu përgjigj akuzave të deputetes.

Por, përtej kësaj, pavarësisht akuzave ndaj tij se ka gisht në vrasjen e “Drinit”, presidenti Thaçi sot e dekoroi atë me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dhe urdhrin “Heroi i Kosovës”.

Mbase krejt ajo që u tha për lidhjet e Thaçit me vrasjen e “Drinit”, nuk e pengoi familjen e tij. Gruaja e tij, Hajrija dhe djemtë Ekremi e Drini, e pranuar dekoratën nga presidenti që i dedikohet bashkëshortit, gjegjësisht babait të tyre. Ata nuk iu bashkuan atyre që ndoshta për pak gjë e refuzuan dekoratën.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, shkroi Thaçi në Facebook.

Presidenti Thaçi, i cili tha se e kishte bashkëluftëtar “Drinin”, nxori fjalë të mëdha për të – tha se ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Komandant  Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze,  në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje.

Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa, siç është thënë, në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Në anën tjetër, familja asnjëherë nuk ka qenë e kënaqur me drejtësinë në zbardhjen e këtij rasti. /Insajderi.com

Nait Hasani ngjitet në Çakorr, Veselit i rrjedh një votë për demarkacionin

PDK nuk i ka të gjithë deputetët që do t’ia votojnë demarkacionin, ani pse kreu i partisë, Kadri Veseli, ka filluar të flasë për votat e subjekteve tjera. Nuk dihet nëse Grupi Parlamentar i PDK’së kanë biseduar mes vete, por publikisht ka kundërthënie në deklaratat e tyre. Shefi i GP Memli Krasniqi thotë se partia ka qëndrim unik për këtë çështje, ndërsa deputeti Nait Hasani vazhdon me avazin e vjetër kundër Demarkacionit. Madje këtë e ka demonstruar duke shkuar në mot të ligë në Çakorr.

Partia Demokratike është deklaruar që nga fillimi pro demarkacionit. Edhe pse deputeti Nait Hasani ishte kundërshtues i marrëveshjes së demarkacionit, Veseli ka thënë se të gjithë deputetët e partisë së tij e votojnë.

Dje Nait Hasani i ka bërë një vizitë Çakorrit, e prej atje ka treguar se nuk i ka ndërruar qëndrimet dhe se vazhdon të mendojë se “Demarkacioni nuk duhet të kalojë”.

Në unitet të deputetëve për Demarkacion thirret edhe Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK’së. Ai për Gazetën Express ka thënë se brenda partisë së tij ka qëndrim të unifikuuar për çështjen në fjalë.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do ta votojë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi me një qëndrim të unifikuar, dhe kjo pa përjashtime”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Express ka provuar të marrë një qëndrim nga deputeti Hasani, nëse do të votojë kundër ose pro demarkacionit, të mërkurën kur pritet të hedhet në votim, por ai ka qenë i paqasshëm.

Ndryshe, kryetari i PDK’së, pasi ka përshendetur të gjitha marrëveshjet mes partive që u bënë për të arritur konsensus rreth votimit të demarkacionit, po angazhohet edhe për dy-tri votat që po i duhen koalicionit qeverisës dhe LDK’së për të arritur shumicën e kualifikuar (votat e 2/3 së deputetëve)  për t’u ratifikuar Demarkacioni.

Duke mos marrë parasysh shëtitjet e deputetit Hasani nëpër Çakorr, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i bindur se në seancën e së mërkurës do të sigurohen votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Duke llogaritur si të qena të gjitha votat e deputetëve të LDK’së, PDK’së, AAK’së, Nismës, pakicave joserbe dhe deputetëve pa grup paralamentar, gjithsej janë 78 vota, përfshirë këtu edhe votën e Nait Hasanit, që akoma s’dihet saktë nëse do të jetë pro ose kundër.

Për ratifikim të marrëveshjes po u nevojitën edhe dy vota nga Vetëvendosje apo Lista Srpska.

Veseli ka thënë mbrëmjen e së dielës se ka deputetë të Vetëvendosjes që janë të gatshëm për votim të Demarkacionit, edhe pse partia e Albin Kurtit kundërshton ashpër, duke besuar se demarkimi i kufirit me Malin e Zi i humb Kosovës 8.200 hektarë.

“Dihet një fakt se Lëvizja Vetëvendosje, përveç segment të caktuar që ka një gatishmëri ndoshta individuale të votohet demarkacioni, të shohim ditën e mërkurë, është edhe Lista Serbe e cila ende nuk e ka shprehur qëndrimin e vet”, ka thënë ndër tjera Veseli në një intervistë për Ekonomia Online.

Apeli ua ndërpret masën e paraburgimit aktivistëve të Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti, të cilët do mbrohen në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën Adea Batusha, po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media të Gjykatës së Apelit thuhet se “Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, sot vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim” .

“Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit. Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit, thuhet në komunikatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë në nëntor të vitit 2017 dënoi me 21 vjet burg aktivistët Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.

Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marrëveshjes! – Nga Florim Zeqa

 

Arsyet pse vazhdimisht kam kërkuar mosvotimin e marrëveshjes famëkeqe të Demarkacionit me Malin e Zi nuk janë të lidhura me aspekte personale, që i bie se nuk jam pro apo kundër ndonjë lideri, partie apo grupimi partiak. Por pse jam kundër humbjes së territorit të vendit tim.
Pavarësisht faktit, se a kalon apo jo Demarkacioni me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, i paraparë për diten e merkurë, 28.02.2018, megjithatë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të mungojë edhe për një kohë të gjatë!
Ngutja në marrjen e këtij vendimi nga liderët shtetërorë nuk konsiston në angazhimet e tyre për mirëqënjen e qytetarëve, por përmes kësaj ngutje po tentohet të amnistohen marrëveshjet e dëmshme, antiligjore dhe antikushtetuese të liderëve shtetërorë në raport me Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe në veri, përkatësisht të marrëveshjes së ish dy kryemninstrave, gjegjësisht marrëveshjes fatkeqe të 19 prillit 2013 e nënshkruar nga Hashim Thaçi në Bruksel dhe ajo e 25 gushtit 2015 po ashtu në Bruksel e nënshkruar nga Isa Mustafa, i cili me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka shkelur hiq më pak se 23 nene të Kushtetutes së vendit.

Të vërtetat e ngutjes për ratifikim

Mbase këtu qendron e gjithë e vërteta e ngutjes për ratifikimin e marrëveshjes famëkeqe të 19 prillit 2013, respektivisht të 25 gushtit 2015 të nenshkruara nga Thaçi e Mustafa. E gjithë kjo dramë në Kuvendin e Kosovës po bëhet për të shpëtuar lëkurën e këtyre dy figurave sa tragjike po aq fatale të katandisjes së shtetit të Kosovës përgjatë këtyre viteve të fundit.
Kështu, deputetët puthadorë të binomit Thaçi-Mustafa po mundohen që përmes ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, t’i amnistojnë të sipërpermendurit nga akuzat për tradhti kombëtare.
Përtej kësaj tendence, janë edhe ambiciet për pushtet të partive politike, që sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe po e shfrytëzojnë demarkacionin si alibi për rrëzimin e qeverisë, duke e shndërruar kështu demarkacionin nga interes kombëtar në interes partiak dhe klanor për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit.

Padi edhe ndaj kryeministrave

Kështu padia e VV-së e deponuar me 22.02.2018 në Prokurorinë Speciale të shtetit, për kallëzim penal ndaj presidentit Hashim Thaçi për shkak të dyshimit për “tradhtinë ndaj vendit”, pas nënshkrimit të marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë më datë 26 gusht 2015,…doemos duhet të pasohet edhe me ngritjen e padisë ndaj ish kryeministrit tjetër të vendit, Isa Mustafa, për marrëveshjen e turpit me ish kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq për krijimin e Asociacionit të komuanve serbe, në të cilin rast kryeministri ynë, edhe pse i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës së vendit, ka mbetur i pa prekur nga drejtësia!
Nuk është që po e them unë kështu, këtë e ka vërtetuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ka konstatuar shkeljen e shtyllave bazike të saj, përkatësisht të 23 neneve të Kushtetutës.
E nëse kalon marrëveshja e 26 gushtit 2015 sipas versionit të qeverisë së kaluar, atëherë i njëjti kallëzim penal duhet të pasojë edhe ndaj kryeministrit Haradinaj!

Aneks-marrëveshja Thaçi-Vujanoviq, mashtrim i radhës

Aneks-marrëveshja e 16 shkurtit 2018 mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, s’është gjë tjetër vetëm se rikonfirmim i marrëveshjes së 26 gushtit 2015 të nënshkruar në Vjenë, e cila ngërthen në vete mashtrimin e radhës, gjoja për “rishikim të pikave kontestuese” pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes së 26 gushtit 2015 në Vjenë.
Se vërtetë aneks-marrëveshja mes presidentëve Thaçi-Vujanoviq është vetëm një mashtrim i radhës për deputetët dhe opinionin vendorë, e dëshmon edhe ky fakt; sikur të ishte kaq e lehtë lëvizja e kufijve, siq po e paragjykojnë disa, atëherë nuk do të kishte pasur fare nevojë për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend.
Pranda, rishikimi dhe korigjimi i gabimeve duhet bërë paraprakisht e jo pas votimit në Kuvend, ngase me votimin e marrëveshjes varroset përfundimisht Çakorri, Belluha e Kulla.
Po kërkohet me ngulm të ndodhë pikërisht kështu, për faktin se marrëveshjet e ratifikuara nuk ka gjasa të rishikohen. Deklaratat folklorike të liderëve shtetërorë (Thaçi-Haradinaj) se nuk ka për të humbur asnjë pëllëmb tokë e Kosovës, pashmangshëm të kthen kujtesën në deklaratat pompoze të ish shtetit unitar të RSFJ-së së Josip Broz Titos, lidhur me kontekstin territorial me shtetin italian pas luftës së dytë botërore, kur lansosnin slloganin e njohur; “Život damo-Trst ne damo” (Jetën e jepim-Triesten se jepim), por sot e asaj dite, edhe pas 71 vjetësh të marrëveshjes së paqës Jugosllavo-Italiane në Paris me 1947,… edhe pas shpërbërjes së krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi, Trieste ka mbetur nën integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit italian.
Të ngjashme do të jenë edhe deklaratat e liderve tonë shtetëror pas ratifikimit në Kuvend të kësaj marrëveshje sa të kobshme po aq fatkeqe për vendin tonë, ngase aty do të mbyllet përfundimisht kapitulli i rreth 12 mijë hektarëve tokë të Kosovës të larë me gjakë përgjatë shekujve, të cilat do të kalojnë nën juridiksionin politik të Malit të Zi.

Më e lehtë është mbrojtja, se rikthimi i territoreve

Që kjo të mos ndodh, më mirë është të pritet edhe tre vite të tjera apo edhe një dekadë derisa të korigjohen gabimet të cilat tashmë janë identifikuar nga komisioni i fundit qeveritar, se sa t’i humbim përgjithmonë Çakorrin, Belluhën e Kullën…pastaj të kërkohet një marrëveshje e re me Malin e Zi nën arbitrazhin ndërkombëtarë.
Tashmë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë bindur se marrëveshja e 26 gushtit 2015 në Vjenë për Demarkacionin e ishte gabim. Por nuk e kam të qartë si mund të heqin dorë kaq lehtësisht nga territori i vendit të tyre në këmbim të kinse liberalizimit vizave,…kur dihet mirëfilli se rreth gjysma e popullatës së varfër, edhe nëse ndodh nesër liberalizimi i vizave nuk do mund të shijojnë levizjen e lirë, ngase me xhepa bosh nuk shkohet drejt vendeve të BE-së, pasi ajo do t’i vëjë kushtet shtesë për ata që aspirojnë t’i vizitojnë vendet e BE-së!
Për të gjithë ata që ende besojnë në mashtrimet e politikanëve të dështuar politik, të korruptuar dhe kriminalizuar deri në fytë, këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një dëshprim të ditëve të fundit të luftëtarit të lirisë, Naim Lushi, po citoj; “Lamtumirë Çakorr, Belluhë e Kullë, gozhdat e fundit po vihen në arkivolin tuaj, u prehshi në paqe në Mal të Zi, aty ku vetëm paqe e prehje për ju sdo të ketë, i bëni të fala në botën tjetër, Malësisë e Debëlldesë, Toplicës e Çamërisë, Luginës e Iliridës. Vajtoni gramzat e fundit të veriut! Kur para zotit në gjykim të dilni edhe pse mëkatarët janë të tjerë, e nëse Konicën takoni, mos e lini pa e mallkuar për profecinë e tij në formë lutjëje: “O Zot, ruaje Shqipërinë prej shqipëtarëve”!

Daçiçi: E rrëzojmë qeverinë e Kosovës, nëse nuk miratohet Asosacioni

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi ka kërcënuar me rrëzimin e Qeverisë nëse Prishtina nuk e themelon Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit. Daçiq ka thënë se, nëse Prishtina dëshiron stabilitet, duhet të respektojë dakordimin e nënshkruar nga ai, Hashim Thaçi e Catherin Ashton për Asociacionin. Shefi i diplomacisë serbe ka vazhduar të kontestojë edhe numrin e njohjeve, duke thënë se është gënjeshtër se 116 shtete e kanë njohur Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se Beogradi nuk do të lejojë ndryshime në marrëveshjen të cilat Prishtina planifikon t’i propozojë lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Daçiq në një intervistë për Radio Beogradin ka thënë se kurrfarë korrigjimesh në këtë marrëveshje nuk vijnë parasysh.

“Prishtina harron se Marrëveshjen e Brukselit e kemi nënshkruar kryeministri i atëhershëm kosovar Hashim Thaçi, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe unë. Në të është definuar qartë se çfarë duhet bërë dhe kush çfarë autorizimesh ka. Prishtina duhet ta thotë qartë se a e do apo nuk e do këtë. Kurrfarë korrigjimesh s’vijnë parasysh. Nëse kjo ndryshon, tërë Marrëveshja e Brukselit bie poshtë”, ka deklaruar Daçiq.

Sipas tij, Prishtina “po luan me zjarr”, sepse s’e kupton se faktori serb në këtë moment është faktor stabilizimi në Kosovë.

“Përkundër të gjitha problemeve që ekzistojnë, ne marrim pjesë në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se “pyetja e vërtetë është se a dëshiron Prishtina stabilitet apo jo”, përcjell Expressi.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, në Prishtinë nuk duan dialog për zgjidhje të përhershme, sepse mendojnë se kanë shpallur shtetin e vet “dhe Beogradi vetëm duhet ta pranojë atë shtet”.

Daçiq, në stilin e tij të përhapjes së propagandës kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës, ka përsëritur se “po zvogëlohet numri i shteteve në botë që e kanë njohur Kosovën”.

Sipas tij, “e dhëna e autoriteteve të Prishtinës se 116 shtete e kanë njohur Kosovën është rrenë, sepse në atë listë gjenden Nigeria, Uganda dhe Mali, gjë që këto shtete s’e kanë bërë. Në listë janë edhe vende që s’janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, siç janë Cook Islands dhe Niue”, duke shtuar se Surinami, Burundi dhe Guine-Bissau e kanë tërhequr njohjen.

“Përderisa ka vende që e tërheqin njohjen, kjo është tregues se problemi është edhe më tej aktual, se s’është zgjidhur dhe se ne duam zgjidhje. Por, deri te zgjidhja e problemit mund të arrihet vetëm me kompromis dhe jo me imponim se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës e Metohisë”, ka thënë Daçiqi.

Vetëvendosje: Marrëveshja e re për Demarkacionin, krim e tradhti për vendin

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe marrëveshja e re për Demarkacionin, që të mërkurën hidhet për votim në Kuvend, ia humb Kosovës 8.200 hektarë, prandaj ajo si e tillë është krim e tradhti për vendin.

Me anë të një komunikate për media, ky subjekt politik opozitar thotë se “pas fjalëve të forta në seancën e së premtes në Kuvend, kryeministri Haradinaj qenka marrë vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi. E kanë shtuar fjalën ‘si orientim’ për raportin e Komisionit ‘Bulliqi’, duke dashur ta krijojnë përshtypjen që edhe po e përfshijmë raportin që akuzon e rrënon Komisionin ‘Meha’, edhe të mos e marrim seriozisht atë”, thuhet në komunikatë.

Aty theksohet se ky pazar fjalësh ia humb Kosovës 8,200 hektarë tokë.
“Ky projektligj ishte i padrejtë dhe i dëmshëm, e tani bëhet edhe më i keq pas këtyre akrobacioneve; ai është krim dhe tradhti që duhet kundërshtuar e nuk duhet legjitimuar”, thuhet ndër të tjera.

Vetëvendosje thotë se brenda vitit Aleanca për Aardhmërinë e Kosovës ndryshoi qëndrim për demarkacionin.

“Brenda ditës ndryshoi qëndrim për Komisionin e drejtuar nga Shpejtim Bulliqi. Siç duket, PDK-ja e LDK-ja janë në pajtim për ta shfrytëzuar ambicien vetjake të Ramush Haradinajn vetëm sa për t’i kaluar këto projekte të dëmshme. Më pas, kjo qeveri pa numra, edhe ashtu mund të bjerë”, thuhet pos tjerash në komunikate e Lëvizjes Vetëvendosje dërguar medieve.

Kroatët dhe malazezët presin statusin e pakicës në Kosovë

Komuniteti malazez dhe ai kroat janë në pritje të reformave kushtetuese në Kosovë, që të fitojnë statusin e pakicës kombëtare. Autoritetet e Kosovës, ndër vite u kanë premtuar Zagrebit dhe Podgoricës, se kroatët, përkatësisht malazezët që jetojnë në Kosovë, shumë shpejt do të marrin këtë status.

Por, përtej vullnetit politik, ishin problemet me sigurimin e ndryshimeve kushtetuese ato që e pamundësuan një avancim të tillë për këto komunitete.

Aktualisht, pakicat e njohura me Kushtetutë në Kosovë janë komuniteti serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian dhe ai goran.

Të gjitha këto komunitete, kanë të garantuar përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tjera në të dyja nivelet.

Në rast të përfshirjes edhe të kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë, mozaiku i komuniteteve të Republikës së Kosovës do të shtohej, dhe rrjedhimisht do të nevojitej garantimi i përfaqësimit të tyre në institucione, gjithashtu.

Gjatë vizitës në Kosovës, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka kërkuar që komuniteti malazias në Kosovë, të njihet me Kushtetutë, me çka do të njihej si pakicë kombëtare.

Për këtë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kishte premtuar kryeministrit malazez rregullimin e statusit të komunitetit malazias në Kosovë.

Një gjë e tillë nga institucionet e Kosovës në vitin 2012 i ishte premtuar edhe komunitetit kroat.

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në vitin 2012 gjatë një vizite që u kishte bërë qytetarëve kroatë, në qytezën e Janjevës pati thënë se janë pajtuar me kryeministrin e Kosovës që komuniteti kroat të jetë komunitet kushtetues, i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që do të ketë një vend të rezervuar në Kuvend.

Por, cilat janë kushtet juridike që duhet të plotësohen për të fituar statusin e pakicës?

Në rubrikën “Fokus” të Radios Evropa e Lirë flasin ekspertë të kësaj fushe si dhe juristë.

Kujtim Kërveshi, jurist, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se infrastruktura juridike e Kosovës në kuptimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare ose komuniteteve, është bukur e gjerë, por njohja e statusit të komuniteteve të reja në Kosovë kërkon amendamentim, edhe kushtetues, edhe ligjor në Kosovë.

“Tani, krijimi i më shumë komuniteteve në Kosovë kërkon edhe krijimin e infrastrukturave ligjore, të cilat duhet t’i përkrahin këto të drejta – sepse përfaqësimi i tyre, i komuniteteve aktuale në Kosovë bëhet si pasojë e infrastrukturës ligjore që ekziston në Kosovë – duhet të bëhet me ndryshimin e ligjeve të tjera, të cilat duhet të garantojnë pjesëmarrjen e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për pjesëmarrje në trupa, të cilët janë të themeluar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë dhe të cilat janë të garantuar me legjislacionin në fuqi”, sqaron Kërveshi.

Ai shton se çdo ndryshim kërkon edhe pjesëmarrjen e pakicave të tjera, ashtu siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në kuptim të votimit.

Njohja e komunitetit malazias si pakicë kombëtare në Kosovë, thekson Kërveshi, ka qenë e vendosur kryesisht në vullnet politik dhe sipas tij, nëse ekziston ky vullnet politik, atëherë duhet të përkthehet edhe në kuptim ligjor, që do të krijonte pastaj edhe detyrime për Republikën e Kosovës në raport me njohjen e statusit të tyre.

“Në kuptim të kritereve për të krijuar një komunitet, ky është krejtësisht një vullnet politik i politikëbërjes në Kosovë. Nëse të njëjtit kanë vullnetin politik që ta njohin me status një entitet të ri, i cili do të njihet si komunitet në Kosovë, e që, për shkak të gjuhës, origjinës, ose dallimeve tjera, dallon me komunitetet e tjera, që janë pjesëtarë të Republikës së Kosovës”.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka një formulim interesant, që njeh shqiptarët dhe komunitetet e tjera, dhe tani, në suaza të kësaj, pra të pjesëtarëve shumicë, pastaj të tjerët që vijnë me radhë, duhet të njihen edhe komunitetet e tjera, të cilat me vullnetin politik, ne duhet t’i njohim si pjesëtarë të Republikës së Kosovës, me një pako të veçantë, që njihet si komunitete”, thotë Kërveshi.

Për të njohur me Kushtetutë statusin e një komuniteti, profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet të plotësohen kushtet etnike, kushtet historike të qëndrueshmërisë shekullore, kriteret kulturore e standarde të tjera.

Megjithatë, ai shton se në Kosovë komuniteti malazias dhe ai kroat nuk plotësojnë standardet që kërkohen për t’iu statusi me Kushtetutë.

“Komuniteti malazias dhe as ai kroat nuk i plotësojnë kushtet nga aspekti i përqindjes së dalluar që të jenë në Kushtetutë. Ajo që është bërë me Kushtetutën e Kosovës, me gjithë respektin ndaj çdo komuniteti dhe përcaktimeve të tyre edhe etnike edhe historike dhe të drejtave të tyre, në Kosovë minoritet pakicë janë njohur pranuar si të tilla, të cilat rrallë kund i gjeni, për të mos thënë askund”, thotë Baraliu.

Baraliu thekson se në kuadër të standardeve dhe kritereve që duhet të plotësohen, mund të njihet një komuniteti si pakicë kombëtare, por jo siç thotë ai, ‘sipas dëshirës se kujtdo qoftë’.

Me Kushtetutën e Kosovës në Kuvend janë të rezervuara 20 vende për pakicat, nga të cilat 10 janë për komunitetin serb e 10 për komunitetet e tjera.

Përfshirja e këtyre komuniteteve në Kushtetutë, a do të nënkuptonte riaranzhimin e ulëseve në Kuvend dhe ndryshimin e simboleve të Kosovës?

Kujtim Kërveshi sqaron se ndryshimet e tilla do të kërkonin një ndryshim të jashtëzakonshëm të infrastrukturës ligjore në Kosovë në raport me çdo të drejtë që një komunitet ka edhe në kuptim të shfrytëzimit të gjuhës edhe në kuptim të shfrytëzimit të simboleve dhe të gjitha të drejtave të tjera që iu takojnë me ligjet në Kosovë.

“Kjo nënkupton edhe të drejtat që ata duhet t’i gëzojnë në raport me përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe mekanizmat tjerë”, thotë Kërveshi.

Ndërkohë, Sllobodan Vujiçiq, kryetar i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se para 10 vjetësh kanë dorëzuar kërkesat e para zyrtare që Kosova ta zgjidhë pozitën kushtetuese-ligjore të bashkësisë malaziase, si dhe përfaqësimin adekuat të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, ai shton se për këto 10 vjet në përgjithësi, pozita e malaziasve është përmirësuar, por ende nuk jemi as për së afërmi të barazuar me bashkësitë tjera në Kosovë.

Ai thotë se komuniteti malazias në Kosovë do të duhej të njihej me status si pakicë kombëtare.

“Bashkësia malaziase është autoktone dhe është e pranishme në hapësirat e Kosovës qe 7 shekuj. Përveç një numri të monumenteve përkujtimore, faktet tona i vërteton edhe Muzeu etnologjik në Prishtinë. Nëpër shekuj, malaziasit ka lënë vulë të fuqishme në zhvillimin e shoqërisë së Kosovës, në përparimin e qytetërimit, edukimin e qytetarëve, në çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve”, thotë Vujiçiq.

Në bazë të regjistrimit të popullsisë në vitin 1981, ka pasur 28 mijë e 27 malazias etnik në Kosovë. Por, sipas Vujiçiqit, pak kohë para luftës, gjatë dhe pas luftës, numri më i madh i malaziasve ka ikur në Malin e Zi, në Serbi dhe në ndonjë vend të tretë.

“Mbi malaziasit e mbetur, pas luftës dhe për shkak se nuk jemi bërë kategori kushtetuese, po bëhet asimilim i vazhdueshëm. Në qoftë se nuk fillohet sa më parë me zbatimin e Marrëveshjes për integrim dhe afirmim të bashkësisë malaziase, ne kërcënohemi nga zhdukja e tërësishme ose nga një lloj etnocidi”, thotë Vujiçiq.

Personat që iu përkasin komuniteteve në Republikën e Kosovës kanë të drejtë t’i gëzojnë individualisht apo së bashku me të tjerët, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që janë përcaktuar në obligimet ligjore ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Kosovës. Këto të drejta dhe liri garantohen me Kushtetutë, me ligje, rregullore dhe politika tjera shtetërore.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Veseli: Arritëm konsensus me LDK-në për votimin e demarkacionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, në një postim në Facebook, ka konfirmuar një pajtim për ta votuar demarkacionin në seancën e së mërkurës.

Ai ka falënderuar partitë e koalicionit, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunimin, që sipas tij, duhet t’i përcjellë edhe në proces tjera.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli, për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli në Facebook.

 

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka caktuar për të mërkurën seancën e jashtëzakonshme për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Partitë merren vesh që ta shtyjnë seancën e demarkacionit për të mërkurën në orën 10:00

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij pajtohet që të shtyhet seanca për Demarkacionin në një ditë tjetër. Qëndrim të njëjtë ka edhe Memli Krasniqi, i cili thotë që seanca të mbahet të hënën në orën 10:00

Pamundësia për të arritur që sot të mblidhen votat dhe të arrihet konsensusi nacional, shefat e grupeve parlamentare, me përjashtim të atij të Vetëvendosjes, janë pajtuar që seanca për Demarkacion, fillimisht, të mbahet të hënën në orën 10.

Por, për shkak të një vizite të kryeministrit Ramush Haradinaj në Londër dhe pasi Kujtim Shala i LDK-së tha se prezenca e kryeministrit është e domosdoshme, seanca është shtyrë për të mërkurën në orën 10.

Seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin ka nisur mes paqartësive. LDK-ja deklarohet pro ratifikimit, por duan që raporti i Shpejtim Bulliqit të mos përfshihet në votim. Pikërisht këtë nuk po e pranon AAK-ja dhe kryeministri Haradinaj, i cili tha se nuk do t’i hiqet asgjë projektligjit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm Demarkacionin, ndërsa edhe Lista Srpska ka refuzuar t’i japë votë Demarkacionit, duke ia vështirësuar pozitës arritjen e numrave.

Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi Presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.

Për shkak të refuzimeve të ashpra të opozitës së atëhershme që përbëhej nga VV-ja, AAK-ja dhe Nisma, si dhe në mungesë të votave të disa prej deputetëve të LDK-së, Demarkacioni tash e tri vjet nuk ka kaluar në Kuvend.

Edhe një përpjekje për ratifikimin e Demarkacionit

Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë seancën e jashtëzakonshme, të thirrur qysh ditën e enjte, me të vetmen pikë në rendin e ditës, ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Aktualisht, Kuvendi po ballafaqohet me problematikën e vendimmarrjes, pasi që nuk janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Të enjten, gjatë orëve të pasdites, partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë zhvilluar takim edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo në opozitë. Për lehtësimin e arritjes së një marrëveshjeje, në bisedime janë përfshi edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, për në fund nuk kishte dakordim të plotë.

Mospajtimet ndërlidhen me faktin se Qeveria e Kosovës ia ka bashkangjitur Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit edhe një raport të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe Deklaratën e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes së cilës shprehet gatishmëria dypalëshe për korrigjimin e gabimeve eventuale gjatë procesit të Demarkacionit të kufirit.

LDK nuk e mbështetë ratifikimin bashkë me raportin e Komisionit shtetëror për kufirin, pasi që atë e konsideron si jo final dhe në kundërshtim me marrëveshjen me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se të gjithë deputetët e kësaj partie politike do ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes, por pa raportin e Komisionit shtetëror, pasi që ai është kundërthënës.

Hoti tha se 27 deputetët e LDK-së do të votojnë për ratifikim, por qeverisë i mbetet t’i sigurojë votat nga partitë në koalicion, pasi që problemi është te koalicioni qeverisës.

Në anën tjetër, AAK ka deklaruar se do ta ratifikojë demarkacionin vetëm nëse Projektligjit i bashkëngjitet edhe raporti i Komisionit shtetëror.

Sidoqoftë, edhe nëse arrihet një marrëveshje mes PDK-së, AAK-së, Nismës dhe LDK-së me pakicat jo serbe, Kuvendi nuk do të arrijë të sigurojë 80 votat e nevojshme, pasi që subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje është pozicionuar kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, sikurse edhe Lista Serbe.

Ndërkohë, përfaqësuesit ndërkombëtar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie dhe ata të Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje të panumërta deputetëve që ta ratifikojnë demarkacionin dhe t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se pa ratifikimin e demarkacionit, Kosova nuk do të mund të përfshihet në zonën e lëvizjes së lirë, brenda BE-së, pa viza.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.

Zgjidhja për Demarkacionin: Po punohet për një draft të ri, të përfshirë edhe zyrtarë të VV-së

Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi ka alarmuar partitë politike që janë mbledhur në orët e mëngjesit të sotëm për të punuar në një draft që do të sillte një marrëveshje konsensuale para seancës. Express mëson nga burimet e saj se ka edhe nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilët po diskutohet, ndërsa deputetët po përballen edhe me presion nga ndërkombëtarët

Para seancës së jashtëzakonshme që pritet të fillojë nga ora 10:00, pas disa mospajtimeve që kishin pasur një ditë më herët, partitë politike shqiptare, janë mbledhur për të punuar në një draft të ri që do të sillte në arritjen e një marrëveshjeje konsensuale para seancës për Demarkacion, që i njëjti sot të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend.

Nga burime brenda takimit, Express mëson se ka persona të angazhuar për të biseduar edhe me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, që deklarojnë se deputetët nga kjo parti janë të ndarë në dy koncepte dhe te të cilët ka shpresë që mund të ndërrojnë qëndrimet karshi kësaj çështjeje.

Në këto negociata janë të përfshirë edhe krerët e shtetit, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Express mëson se deputetët po përballen me presion të shtuar ndërkombëtar për ratifikim të Demarkacionit, duke deklaruar se kjo është arsyeja që janë mbledhur për t’i dhënë rrugë kësaj teme.

Qëllimi i partive politike është arritja e konsensusit që draft-ligji për Demarkacionin me Malin e Zi të ketë konsensus të gjerë të partive politike shqiptare.

Kuvendi i Kosovës seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Demarkacioni

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë sërish seancë të jashtëzakonshme dhe në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Seanca do të fillojë në ora 10:00. Ndryshe, një ditë më parë seanca dështoi të mbahet në mungesë të votave të mjaftueshme për ta miratuar marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të enjten në një konferencë për media tha se ajo çfarë duan është që deri të mërkurën të përfundojë çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Jemi në rrugë të mirë që të jemi unik të jemi në seancën për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Veseli, duke shtuar se sot kanë pasur një takim të mirë, ku të pranishëm kanë qenë edhe spektri opozitarë.

“S’ka patriotizëm më të madh se me konsensus të plotë me votu marrëveshjen për Demarkacionin… T’i japim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik ma tepër sesa deklaratave shterpe mes veti për patriotizëm formal… Tërë jemi patriotë, e duam Kosovën”, u shpreh ai.

Amatorët e politikës janë duke e sjellur Kosovën para kolapsit?! – Nga Skënder MULLIQI

 Nese politikanët , Academia e Shkencave Serbe , Kisha Ortodokse etj, e kan preferuar rrenën , duke e shmangur të vertetën për ti arritur objektivat politike e nacionale për qka edhe paten sukses, këta njerëzit tanë të politikës po e preferojnë rrenën , por më shumë në dëm të shtetit .Serbët preferuan rrenën si armë të fuqishme propagandistike .Kjo në të kaluarën atyre ju solli rezultate në zgjerimin e shumëfisht të territorit .Duket së rrugën e trasuar nga babai I kombit, Dobrica Qosiqi , është duke e vazhduar edhe serbi Aleksandar Vuqiq më garniturën e vet pushtetare.E vura këtu një paralelizëm së qka janë në gjendje të bëjnë serbët për interesat e tyre shtetërore e nacionale .Shtrohet pyetja :ku jemi ne në mbrojtën e interesave tona? Politikanet por edhe intelektualet e akademikët , nuk po e mbrojnë të vertëtën shqiptare . E fituam luftën kunder Serbisë më miqët tanë ndërkombëtar, e jemi duke e nëpërkëmbur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kushte të paqës.As nuk po ndërtojmë shtet demokratik dhe ligjor, as nuk po I mbrojmë interesat nacionale!Veqmas në këtë rrafsh kan rënë në provim njerëzit e politikëbërjës, po nuk mund të shfajësohen në këtë drejtim as intelektualet të cilët kan preferuar heshtjën e madhe.Kaluan 18 vite e nuk po i shihet fundi fazës së tranzicionit.Kjo klasë politike po numëron vetëm humbje si në planin politik ashtu edhe në planin zhvillimor të përgjithshem.Jemi në defanzivë përball planeve hegjemoniste të serbosllaveve të cilët nuk kan hequr dorë nga gllabërimi i tokave shqiptare.Humbëm tokë në kufi më Maqedoni, dhe duket së do të humbim tokë edhe më rastin e shënjimit e vijës kufitare më Mal të Zi.Edhe më Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe në Veri të vendit , po rrezikohet seriozisht të humbet terrrior .Kompetencat vendimarrese të minoritet serbë , janë kërcenim së në ta ardhmën jo të largët do të formohet një tjetër Republika Serpska edhe në Kosovë ,pos asaj në Bosnje.Neser do të vjen në radhë edhe Demarkimi I vijes kufitare më Serbinë.Kështu siq janë duke rrjedhur ngjarjet politike , duket së do të përjetojmë gjera që nuk flasin aspak mirë për interesat vitale shtetërore të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Demokracia është mënyrë që të ndrrohen ata që janë në pushtet.Shfaqja e paknaqësive qytetare do të duhej të ndikonte në sjelljen dhe në punë n e pushtetit, e kjo në Kosovë pak po vjen në shprehje. Nese deri më sot alternatrivë ka qenë ‘zgjedhja e të keqës më të vogël”, kjo formulë politike nuk do të ishte dashur të jetë më alternativë.Për të ndërtuar shtet demokratik dhe ligjor , na nevoitet që të bëjmë zgjedhje pa asnjë të keqe.Motivacion që të votojmë krejt ndryshe ekziston.Sigurisht së ka kuptim që të zgjedhim të mirët , e jo të zgjedhim të keqën më të vogël. Duhet ti përceptojmë drejtë si cilat janë vlerat karshi antivlerave.Jemi larguar nga proceset demokratike në vend që këto procese të forcohen.Pa knaqësitë tona të deritashme do të duhej të reflektojnë në te ardhmen krejt më ndryshe.Nuk po shikohen programet e partive politike , por po shikohen njerëzit së cilët janë vu në krye të këtyre partive .Kjo ka gjeneruar keq të elektorati I cili është mashtruar shumë më fajin e vet.Ka ardhur koha e fundit që të respektohet vullneti i shumicës.Kjo nuk përkon më demokracinë dhe më sistemin shumpartiak pluralist të ciln e kemi zgjedhur pas sundimit afër 50 vjeqar të sisitemit një partiak komunist.Që të stabilizohen proceset demokratike nevoitet të vjen në shprehje ana profesioniste e atyre të cilët udhëheqin me shtetin.Amatorët janë duke e sjellur shtetin para kolapsit politik dhe kolapsit ekonomiko-social.Njerëzit të cilët politikën e kan profesion do të duhej që ta vlerësojnë secilën votë .Politika profesionale e bënë të mundur që të votohen më të mirët, dhe bënë të mundur kështu edhe avansimin e proceseve demokratike. Mundëson gjithashtu që të kemi udhëheqje stabile shtetërore.

Lista Serbe: Nuk e votojmë Demarkacionin me Malin e Zi

PRISHTINË – Lista Serbe ka njoftuar se nuk do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Në një komunikatë dërguar mediave serbe, Lista Serbe ka thënë se mediat po japin deklarata të pavërteta sikur lista serbe do votojë pro demarkacionit.

“Nuk është në marrëveshjen e koalicionit me PAN që të përkrahim demarkacionin me Malin e Zi dhe nuk biem pre. Do të vazhdojmë luftën për të mirën e serbëve në Kosovë. I bëjmë vërejtje popullit serb në Kosovë që herë pas here do të ketë tentime që Lista të paraqitet e tillë para të tjerëve. Kjo ka sjellë pasiguri te serbët që jetojnë këtu”- thuhet në njoftim.

Daçiçi: SHBA dhe Britania e Madhe ta tërheqin njohjen e Kosovës

BEOGRAD – ShefI i diplomacisë serbe thotë se ka zbuluar “recetën” kundër asaj që ai e ka quajtur “histeri shqiptaro-madhe”, e cila sipas tij “është kërcënimi më i madh i stabilitetit në rajon”.

Por ky zbulim i tij duket vërtet “histerik” pasi që “mendon, kërkon, ose dëshiron, as më pak e as më shumë, që Washingtoni dhe Londra të dalin me vendimin për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan “FoNet”.

Daçiç ka thënë kështu pak ditë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi një president të përbashkët të Kosovës e të Shqipërisë.

Pas bisedave me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov, Daçiç e ka falënderuar Moskën për përkrahjen e sovranitetit territorial.

Lavrov i përgjigjet me fjalë të rënda Thaçit që kërkoi njohjen e Rusisë: Je i akuzuar për krime lufte

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, ka sqaruar në Beograd se Kremlini nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Lavrov ka thënë se Presidenti Thaci të merret me faktin se ‘është i akuzuar për krime lufte’

Rusia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i është përgjigjur kërkesës së presidentit kosovar, Hashim Thaçi, në idenë e njohjes së pavarësisë nga Rusia. Ai ka thënë se është për zgjidhje të të gjitha problemeve në Europë me marrëveshje.

“Ai, si shumica e politikanëve në Prishtinë, duhet të merren me punët e tyre dhe sidomos me faktin që janë të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës. Ne e respektojmë rezolutën 1244 dhe retoritkat e tilla nuk ndryshojnë mendimin tonë”, ka thënë Lavrov në një konferencë për media.

Homologu i tij serb, Ivica Daçiç, ka kritikuar gjithashtu qëndrimet e Prishtinës duke falendëruar Rusinë për mbështetje.

“Thaçi ka deklaruar se njohja nga Rusia do ta ndihmonte procesin, e unë them që është e logjikshme tërheqja e njohjes nga SHBA dhe Britania e Madhe do ta ndihmonte ndalimin e histerisë së madhe shqiptare në rajon”, është shprehur Daciq.

Kryediplomati rus akuzoi vendet anëtare të NATO-s për presion në Ballkan. Për të në Serbi janë përgatitur aktivitete të ndryshme dhe dhurata nga zemra. /abcnews

Shtyhet për të premten seanca për Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten seancën e jashtëzakonshme, ku në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Deri te shtyrja e seancës erdhi pasi që nuk u sigurua numri prej 80 votave të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes. Andaj, liderët politikë dhe deputetët fituan edhe një ditë shtesë për negociata mes vete.

Pas një pritjeje prej më gjatë se 2 orë e gjysmë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli doli në foltoren e Kuvendit dhe ftoi deputetët të shpërndahen. Ai tha se seanca pritet të fillojë të premten, nga ora 10:00.

Pas shtyrjes së seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha para medieve se Kuvendi duhet të marrë vendim, të ratifikojë demarkacionin, për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm, pa viza, brenda këtij viti.

Ai tha se ka zhvilluar një takim të suksesshëm me partitë politike, ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ku sipas tij, kishte frymë pozitive që deri të mërkurën, të përmbyllet ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare.

“E gjithë përpjekja ime është arritja e një konsensusi nacional. Të jemi unik në seancë dhe të mos i maltretojmë më qytetarët”, tha Veseli.

“Nuk ka patriotizëm më të madh sot në Kosovë sesa hapja e perspektivës euro-atlantike dhe liberalizmi i vizave për qytetarët”, theksoi Veseli.

Qeveria e Kosovës ia ka bashkangjitur këtij Projektligji edhe një raport të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, i cili nuk e mbështetë Marrëveshjen e arritur me Malin e Zi më 2015, si dhe Deklaratën e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes së cilës shprehet gatishmëria dypalëshe për korrigjimin e gabimeve eventuale gjatë procesit të Demarkacionit të kufirit.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, nevojiten 80 vota të deputetëve apo dy të tretat e numrit të tërësishëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të kërkojë shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetëror, të cilin e konsideron vetëm si një draft të papërfunduar.

Para fillimit të seancës, deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës padi ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

Vetëvendosje e ka akuzuar Thaçin për “shkelje të rëndë” dhe “tradhti ndaj vendit” në çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ajo iu referua nenit 124 të Kodit Penal të Kosovës i cili e vë Presidentin në përgjegjësi në rast të shkeljes së sovranitetit të shtetit.

“Kemi deponuar në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal kundër Hashim Thaçit për shkak të veprës penale ‘tradhti ndaj vendit’”, tha Haxhiu.

Vetëvendosje i kishte marrë në seancë dosjet me emrat e atyre që kanë nënshkruar peticionin kundër demarkacionit.

Deputetët e Vetëvendosjes me peticionin kundër demarkacionit
Deputetët e Vetëvendosjes me peticionin kundër demarkacionit

Edhe ​Lista Serbe ka kumtuar se nuk do ta përkrahë ratifikimin e demarkacionit.

“Një gjë e tillë nuk është dakorduar me ne dhe nuk do ta mbështesim demarkacionin”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, duke iu referuar disa shkrimeve nëpër media të ndryshme.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e bashkësisë serbe që jeton në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Koosvës, Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë deputetët ta ratifikojnë demarkacionin, duke i adresuar një thirrje të veçantë edhe Listës Serbe.

“Sot, kur krejt bota është duke na shikuar, besoj thellë në vullnetin e të gjitha partive politike për të ratifikuar këtë marrëveshje, e cila krijon një dinamikë të re edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.Vota për ratifikimin e demarkacionit është votë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve në zonën Shengen, është votë për Kosovën në Evropë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

​Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, mbetet kushti i fundit, që i ka vënë Komisioni Evropian Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave.

Në Kuvendin e Kosovës, në hapësirën e rezervuar për mysafirë, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

“Jam këtu që t’i inkurajojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për të ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”, tha Delawie.

Ai tha se kjo është një “marrëveshje e denjë dhe saktë” dhe se secili deputetë duhet ta dijë qëllimin e fundit të saj, që është marrja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Abstenimi është votë kundër, kështu që i ftojmë të gjithë deputet të votojnë për marrëveshjen”, tha Delawie.

Përmes disa shkrimeve në rrjetin social Twitter, Delawie kishte shprehur edhe habinë e tij me veprimet e disa deputetëve që janë pozicionuar kundër Demarkacionit.

“E çuditshme se sa shumë po punojnë disa njerëz për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës larg udhëtimit në Evropë!”, ka shkruar ambasadori amerikan, në rrjetin social, në internet.

Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, përmes rrjeteve sociale, ka thënë se po i ndjek me interesim të madh zhvillimet në Kosovë për çështjen e demarkacionit.

“Po e ndjek me interesim të madh debatin dhe votimin për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Gjithë të mirat për miqtë, partnerët e qytetarët që treguan përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave. Mirënjohëse edhe për Malin e Zi”, ka shkruar Fajon.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.

Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se Kosova nuk mund të përfshihet në agjendën për liberalizimin e vizave.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Ky është kallëzimi penal i VV-së ndaj Thaçit për “tradhti ndaj vendit” (video)

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar kallëzim penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit për “tradhtinë ndaj vendit”, pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin.

“Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit”, thuhet në njoftim të VV-së.

“Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërmarrë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecedentë në Republikën tonë”, thuhet në njoftim të VV-së.

Mos e votoni Demarkacionin! – Nga Florim Zeqa

 

Vënja e kushteve të padrejta pushtetarëve kosovar në këmbim të liberalizimit të vizave, siq është Demarkacioni me Malin e Zi, është akt i paprecedent nga zyrtarët e BE-së! Pasi një gjë të tillë nuk e kanë aplikuar edhe për vendet tjera të rajonit, gjegjësisht me republikat tjera të ish federatës jugosllave, disa prej të cilave janë bërë edhe pjesë e BE-së dhe NATO-s pa ju vënë kushtin e demarkimit të kufirit siq është rasti pikërisht me Malin e Zi, me të cilin vend Kosova ndodhet në kontekst territorial, por që qytetarët e këtij vendi nuk e bartin asnjë konseguencë sa i përket levizjes së lirë të njerëzve dhe mallërave drejt vendeve të BE-së.
Kështu, të vetmit që padrejtësisht po penalizohen në Ballkanin jugëpërëndimorë janë shqiptarët. A thua pse!?
Sepse e gjithë kjo është pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm kosovar në këtë dekadën e fundit, gjegjësisht në dekadën e pavarësimit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë.

Personaliteti i dyfisht i kryeministrit Haradinaj

Mbetët krejtësisht i pajustifikueshëm fakti, se për çfarë motivesh kryeministri aktualë Ramush Haradinaj mohon të gjeturat e komisionit nën udhëheqjen e Prof. Shpejtim Bulliqit të cilin vetë e caktoj që në ditën e parë të ngritjes në fronin qeveritar, dhe për ironi të faktit tani pranon ratifikimin e një marrëveshje të cilën si opozitarë e kishte kundërshtuar me të gjitha mjetet ligjore dhe antiligjore si në kuvend ashtu edhe në komisionin për demarkimin e kufirit,…me ç’rast përveq hedhjes në fytyrë të hartave, e kishte ofenduar rënd në baza seksiste ish kryetarin e komisionit qeveritar Murat Meha.
Tani me të drejtë shtrohet pyetja hipotetike; “A meriton mirënjohje Murat Meha nga liderët shtetërorë apo ndëshkim Prof. Shpejtim Bulliqi” që bëri publike të gjitha shkeljet e komisionit paraprak!?
Një gjë është e sigurtë, presidentit Hashim Thaçi i kanë mbetur shumë dekorata në zyrën e tij, e ndoshta kryeministri do të përkujdeset për mirënjohjet!

Demarkacioni nuk e sjell liberalizimin e vizave

Demarkacioni nuk është kushti themeltarë për liberalizim të vizave siq po trumbetojnë liderët tonë shtetërorë, kjo është farsë, është truk politik për gllabërimin e tokave nga trungu ynë kombëtarë!
Farsë dhe hipokrizi politike është kushti i demarkacionit në këmbim të liberalizimit të vizave. Ngase pengesa kryesore e mosliberalizimit të vizave është klasa e korruptuar dhe servile politike e Kosovës, e cila djallëzisht është duke u përdorur nga Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Brukseli për gllabërimin e sërishëm të tokave tona stërgjyshore.
Nëse votohet Demarkacioni me Malin e Zi sipas variantit të qeverisë së kaluar, atëherë do të ndryshoj edhe pamja e flamurit shtetëror për shkak të ndryshimit të kufijëve, gjegjesisht për shkak të humbjes së rreth 12 mijë hektarëve tokë të Kosovës e cila e cenon në mënyrë drastike territorin e vendit tonë, gjë e cila e ndryshon edhe në aspektin gjeografik hartën e Kosovës, si dhe do i vënë në lajthitje shtetet që e kanë e njohur pavarësinë e e vendit tonë në kufijt ekzistues të saj.

Thirrje deputetëve shqiptarë

Deputetët e kanë obligim kushtetues të dalin fuqishëm në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të shtetit. Të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjeve fatkeqe të liderëve të shantazhuar politik.
Ju deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake, pozitë dhe opozitë vihuni në shërbim të mbrojtjes së interesave të shtetit, atdheut tuaj dhe qytetarëve të vendit. Mos u bëni pjesë e politikave shkatërrimtare të shtetit për të cilin u derdh shumë gjak, u bënë sakrifica të panumërta të brezave të tërë.
Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në damart e juaj rrjedhë gjak shqiptari mos lejoni të shkelet mbi amanetin e shumë brezave, mbi gjakun e dhjetramijëra dëshmorëve dhe martirëve të lirisë tonë.

Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me votimin kundër Demarkacionit, jo vetëm që mbroni amanetin e dëshmorëve, mbroni coptimin e trojeve etnike shqiptare, mbroni Republikën e Kosovës, mbroni ardhmërinë e bashkatdhetarëve tuaj në shtetin e Kosovës.

Andaj bëheni mbrojtës të sovranitetit të shtetit, bëhuni ndërtues të paqës dhe sigurisë afatëgjate në këtë pjesë të gadishullit ballkanik.

Në të kundërtën, ju deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me votën “pro” marrëveshjeve fatkeqe për vendin, me (pa) dashjen tuaj do të shndërroheni në shkaktar të trazirave dhe gjakderdhjeve të shpejta në trojet dardane, ngase populli nuk do të pranojë për asnjë çmim humbjen e tokave të veta, kthimin prapa të trashëgimisë stërgjyshore nën kthetrat e pushtuesve sllav.
Deputet, mos lejoni të bie mbi ju mallkimi i një popullate të tërë!
Andaj, që kjo të mos ndodhë, mos e votoni Demarkacionin!
Të gjithë në mbrojtje të integritetit territorial të vendit!
Edhe ju veteranë të vërtetë të lirisë së atdheut, nëse sot heshtni, pendimi dhe reagimi i juaj nesër mbetët i pa vlerë!

Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënje të Paulo Coelho: “Të presesh është e dhimbshme, edhe të harrosh është e dhimbshme, por të mos dish se çfarë vëndimesh të marrësh kjo është një nga vuajtjet më të mëdha”.

Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin

PRISHTINË – Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e paralajmëruar për sot me krerët e grupeve parlamentare vendosi që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi të mbahet nesër.

Në këtë mbledhje, ku në rend dite ishte shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, përveç përfaqësuesve të subjektit politik Lista Serbe të pranishëm ishin të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike tjera në vend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes duke folur për media njoftoi se seanca e jashtëzakonshme për votimin e demarkacionit do të mbahet nesër në ora 11:00.

Sipas tij, ditën e nesërme politika e Kosovës e ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim për “një çështje shumë të rëndësishme për qytetarët e vendit që ndërlidhet drejtpërdrejtë me lëvizjën e lirë”.

Veseli shprehu besimin se marrëveshja për demarkacionin do të kalojë dhe theksoi se secili deputet duhet ta ketë parasysh rëndësinë e kësaj çështjej mbi inatin, debatet e të kaluarës dhe kalkulimet e dëmshme për të ardhmen e vendit.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Pjesë e projektligjit janë Marrëveshja për kufirin shtetëror Kosovë-Mal të zi e datës 26 gusht 2015, dokumentacioni zyrtar i Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit shtetëror, si dhe deklarata e presidentit të Kosovës dhe të Malit të zi, Hashim Thaci dhe Filip Vujanovic e datës 16 shkurt 2018.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dje ka dërguar kërkesë deri te Kryesia e Kuvendit për thirrje të seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për datën 22 shkurt 2018. aa

Delawie dhe Apostolova marrin premtimet e LDK-së për votën pro-Demarkacionit

Nga takimi i LDK-së me ambasadorin Greg Delawie

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë, se do të mbështesë me votë unanime ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, kanë zhvilluar të mërkurën takime të ndara me ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe shefen e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova.

“Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Hoti, e ritheksoj edhe një herë qëndrimin e LDK –së sa i përket procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe konfirmoj votën unanime pro të Grupit Parlamentar”, thuhet në një komunikatë për media.

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, pritet të vendoset si pikë e veçantë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të enjten.

Për ratifikimin e saj, nevojiten 80 vota të deputetëve.

Ymeri: Deklarata Thaçi-Vujanoviç e njeh marrëveshjen e 25 gushtit për Demarkacionin

Deklarata e përbashkët e Malit të Zi dhe Kosovës që thuhet se e zgjidhi bllokadën me Demarkacionin, u diskutua shumë e për këtë nuk u sqarua gjithçka

Aty u tha se jepet mundësia për ta rishikuar kufirin, ndërkohë që nuk u qartësua çfarë mund të ndryshohet.

E për këtë ka folur sot anëtari i Komisionit Visar Ymeri, që thotë se ky është një mashtrim me të cilin po mjegullohet situata.

“Me këtë marrëveshje vuloset se Kosova nuk humb territor”, thuhet në deklaratën e re të dy presidentëve.

Kjo, sipas Visar Ymerit, tregon se edhe deklarata e njeh marrëveshjen, e cila, sipas tij, është e dëmshme. Më pas për këto arsye ai ka kërkuar që të mos dërgohet nga komisioni për në seancë.

Kushner: Specialja e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në botë

Ish kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner ka folur rreth Gjykatës Speciale, duke thënë se një gjykatë e tillë nuk e bën Kosovën të duket mirë në sferën ndërkombëtare.

“Besoj që e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në botë. Kam qenë dëshmitar, për sa i përket Bosnjes, po e them me shumë kujdes dhe me shumë respekt për të Drejtën Ndërkombëtare, kam uruar që është një progres shumë i madh në botë, por të gjykosh prej larg, ndoshta për të gjykuar, ka qenë ligji i Millosheviqit apo paraprak është shumë e vështirë”.

“Unë di një gjë, kam lexuar në vendin tim, në Francë, mediat amerikane, italiane, spanjolle, gjykime për Kosovën të cilat nuk janë të drejta”, tha Kushner në Zona B të Klan Kosovës, duke thënë se një gjykatë e tillë nuk është e nevojshme.

“Është një ambient në Lindjen e Mesme që është katastrofike, atëherë ka qenë në Ballkan, Ballkani gjendet në Evropë dhe është histori e gjatë mes myslimanëve, ortodoksëve, krishterëve, janë shekuj me radhë. Çfarë duhet dhe që mund të krahasohet është një komision i përzier për pajtimin dhe drejtësinë dhe kjo sigurisht që nevojitet por Gjykatë në të dy anët jo, nuk është e nevojshme”.

“Që të bëhet gjykim historik, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, të studiohet dhimbja në të dy anët, janë dy pesha që duhet të maten. Nuk mundemi ta shikojmë dhunën që është bërë ndaj kosovarëve dhe të krahasohet me bombardimet në Serbi”, tha ai.

“Njerëzit duan të flasin mes vete, nuk duhet të numërohen, të maten të vdekurit, nuk duhet të harrohen gjithsesi, por nuk është e dobishme. Drejtësia Ndërkombëtare ka qenë progres shumë i rëndësishëm edhepse nuk është e përkryer. Kur nuk do të ketë më luftë ndoshta do të ketë drejtësi”.

Kushner ka deklaruar se Kosova është i vetmi sukses i Kombeve të Bashkuara ndonëse sipas tij, ka pasur progres por ende ka shumë punë për tu bërë.

“Të vendosësh që nuk ka pasur progres është diçka e pavërtetë, ka pasur shumë përparim dhe do të ketë ende se asgjë nuk është kryer ende”.

“Sigurisht se drejtësia nuk është e përkryer, ka papunësi në Kosovë, asgjë nuk ka përfunduar ende por çfarë përparimi është bërë nisur nga asgjë. Çfarë shprese për të rinjtë, ata nuk e kanë njohur atë periudhë, sigurisht se duan punë dhe unë i kupto. Do tu gjejmë punë por duhet gjithashtu të ketë investime këtu që të ketë para për të zhvilluar industrinë”.

“Unë mendoj se kemi qenë të rreptë me Kosovën. Klaus Reinhardt, gjeneral gjerman ka thënë me një francez, Franca dhe Gjermania edhe neve na është dashur kohë e gjatë për tu pajtuar por jemi pajtuar”.

“Ai tha se kemi bërë gjërat në Kosovë dhe ka qenë i vetmi sukses i Kombeve të Bashkuara, nuk mund të themi se është sukses i përkryer por megjithatë është i kënaqshëm”, tha Kushner.


Send this to a friend