VOAL

VOAL

Zelensky: Macron, eja shiko gjenocidin e ushtrisë ruse

April 18, 2022

Komentet

Shefja e BE-së i mbijeton votëbesimit

Radio Evropa e Lirë

Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të ecur përpara. Vetëm 175 anëtarë të parlamentit e kanë përkrahur mocionin, derisa 360 kanë votuar kundër dhe 18 kanë abstenuar.

Nacionalisti rumun, Gheorghe Piperea, ka qenë i ashpër në fjalimin e tij në Parlament, para votimit.

“Vendimmarrja është bërë e errët dhe diskrecionare, dhe ngjall frikën e abuzimit dhe korrupsionit. Kostoja e burokracisë obsesive të Bashkimit Evropian, siç është (trajtimi) i ndryshimeve klimatike, ka qenë e madhe”, ka thënë ai.

Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë.

Mocioni përbëhej nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë praprakisht përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.

“Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Evropiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament.

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

Radio Evropa e Lirë

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.

Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.

Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.

Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

Orbani ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.

“Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.

Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Evropiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament.

Itali- kërkohet të veprohet kundër turizmit të tepërt (overtourism)

 

VOAL- Industria e turizmit në Itali po mbytet nën peshën e mbiturizmit, fenomenit ku një destinacion turistik pret më shumë vizitorë sesa mund të menaxhojë në një mënyrë të ekuilibruar dhe të qëndrueshme. Nga Capri në Portofino, nga Firence në Liqenin e Komos, destinacionet më ikonike të gadishullit po marrin masa për të shmangur kolapsin, por mundësia e kufizimit të pjesëmarrjes mbetet një tabu.

Turizmi në Itali në fakt konsiderohet një burim i çmuar. Megjithatë, gjithnjë e më shpesh, ajo po bëhet një burim tensioni të fortë. Kryetarët e bashkive dhe banorët e destinacioneve më të njohura po fillojnë të ndiejnë presionin e turmave të papërballueshme, zhurmës së vazhdueshme dhe hapësirave të zëna pa pushim.

Mes shqetësimeve të përditshme dhe shfaqjeve të padurimit, kërkesa për rregulla të qarta po rritet, aq sa destinacionet më të njohura po fillojnë të tërheqin një vijë: nuk mjafton më të promovosh, por duhet të mbrojmë.

Në Sirmione sul Garda, për shembull, kanë mbërritur “tutorët e rrugës” për të menaxhuar turmat dhe për të mbrojtur monumentet. Në Varenna, një fshat i vogël në provincën e Lecco-s me 670 banorë dhe 18,000 turistë në ditë, po flitet për futjen e një takse për vizitorët që përplasen me makinë dhe ikin me vrap. Dhe madje edhe në Komo, ku liqeni është bërë një markë globale, numri i pjesëmarrësve për grup është i kufizuar në 25 në ditë.

Masat e miratuara variojnë nga aksesi i kufizuar te ndalimet në zona të caktuara, deri te mjetet dixhitale për të monitoruar flukset në kohë reale. Këto janë shenja të qarta se turizmi, për të mbetur një burim, duhet të bëhet i qëndrueshëm dhe i respektueshëm. Prandaj, ekuilibri nuk është më një opsion, por baza për të parandaluar që vendet unike të shndërrohen në atraksione të thjeshta të mbushura me njerëz. gjatë natës. RSI

PE ‘fundos’ Ramën- Kovatchev: Qeveria duhet të garantojë zbatimin e shtetit ligjor dhe ndarjen e pushteteve!

Në seancën për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andrey Kovatchev theksoi nevojën urgjente për përpjekje të reja në luftën kundër korrupsionit dhe për garantimin e një sistemi gjyqësor të pavarur.

Ai u shpreh i shqetësuar për polarizimin politik në vend dhe për praktikat e paligjshme të evidentuara gjatë zgjedhjeve të 11 majit, si blerja e votës dhe keqpërdorimi i burimeve publike nga mazhoranca.

Kovatchev theksoi rëndësinë e një opozite funksionale dhe kërkoi zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe respektimin e shtetit të së drejtës për të avancuar drejt integrimit europian.

FJALA E PLOTË:

Kovatchev: Në këtë drejtim, dua të theksoj nevojën urgjente për përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e pavarësisë dhe funksionimit të duhur të sistemit gjyqësor, të lirë nga ndikimi dhe ndërhyrja e padrejtë.

Media e lirë dhe e pavarur. Sistemi politik i Shqipërisë mbetet thellësisht i polarizuar dhe i fragmentuar, me përplasje shqetësuese mes shumicës në pushtet dhe opozitës. Kjo u bë e dukshme në prag dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me praktika të paligjshme dhe sfida të vazhdueshme, veçanërisht blerjen e votës dhe keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, të cilat u theksuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Një opozitë funksionale dhe një pluralizëm i vërtetë politik janë jetike për shëndetin e çdo sistemi demokratik. Prandaj, i bëj thirrje autoriteteve që të ndërmarrin veprime vendimtare për të zbatuar të gjitha rekomandimet përfundimtare të OSBE/ODIHR-it dhe për të trajtuar ankesat dhe sinjalet e marra gjatë procesit zgjedhor.

Autoritetet shqiptare duhet të respektojnë shtetin e së drejtës dhe të sigurojnë ndarjen e pushteteve, në mënyrë që të përparojnë më tej në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. sn

Parlamenti Europian rrëzon farsën elektorale- ‘Shuplaka’ e McAllister: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme!

Në seancën e djeshme në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman i CDU, David McAllister theksoi nevojën urgjente për përpjekje të reja nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe për garantimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor, të lirë nga ndikimi politik.

Ai shprehu shqetësim për polarizimin e thellë politik në vend dhe për përplasjet mes shumicës dhe opozitës, që sipas tij u reflektuan dukshëm gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, McAllister denoncoi blerjen e votës dhe keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, të evidentuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Edhe eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, që vëzhgoi zgjedhjet në vendin tonë, tha se ato nuk ishin të barabarta pasi qeveria e Edi Ramës abuzoi me burimet shtetërore.

FJALA E PLOTË E MCALLISTER:

Zgjedhjet parlamentare në maj të këtij viti u zhvilluan në një ambient thellësisht të polarizuar. Ka bojkotime të shpeshta të parlamentit, përplasje të vazhdueshme dhe mungesë dialogu të vërtetë.

Siç dëgjuam edhe më herët, misioni ynë i vëzhgimit të zgjedhjeve, i udhëhequr nga kolegu ynë Michael Gahler, konfirmoi se këto zgjedhje ishin konkurruese, por u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës. Zbatimi i kufizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të siguronte një fushë loje të barabartë.

Rruga përpara kërkon më shumë sesa rregullime teknike. Ajo kërkon vullnet politik dhe një konsensus të gjerë. Reforma e vërtetë nuk mund të vijë nga një parti e vetme. Ajo kërkon dialog, besim dhe përfshirje midis të gjitha forcave politike shqiptare.

Bashkimi Evropian, dhe veçanërisht Parlamenti Evropian, është i gatshëm të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reformë. sn

Michael Gahler: Zgjedhjet nuk ishin të barabarta, qeveria abuzoi

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet politike dhe sfidat e sundimit të ligjit në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian.

Duke u ndalur te procesi zgjedhor dhe problematikat që e shoqëruan 11 Majin, Gahler theksoi se, ndonëse teknikisht zgjedhjet shkuan mirë, mungesa e një fushe të barabartë loje dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale janë tregues të qartë të abuzimit me pushtetin. Ai ngriti gjithashtu shqetësime serioze për pastrimin e parave dhe ndikimin e grupeve kriminale në ekonomi, duke theksuar se këto struktura duhet të çmontohen përpara se Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Fjala e eurodeputetit në PE:

Kam qenë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Teknikisht ato shkuan mirë, por në fakt ne si vëzhgues dhe OSBE-ja, arritëm në përfundimin se nuk kishte një fushë loje të barabartë, sepse pati abuzim me pushtetin aktual, që do të thotë, për shembull, ata dhuruan një shumë prej 100 eurosh për pensionistët, pak përpara zgjedhjeve, ose që gjobat e trafikut, për gjobat e makinave, u anuluan dy ditë para zgjedhjeve.

Këto janë çështje që nuk duhet të ndodhin dhe që do të duhet të adresohen, përfshirë edhe rekomandimet që ende nuk janë zbatuar.

Dhe vërtet, duhet të them, historitë që dëgjon, përveç vëzhgimit të zgjedhjeve, për strukturat që lidhen me pastrimin e parave, ky është një fakt.

Ka 30,000 apartamente që qëndrojnë aty, bosh, sepse janë ndërtuar me para të pastruara, dhe njerëzit që kërkojnë banesa, nuk mund t’i përballojnë.

Ekzistojnë këto skema të trafikut të drogës, dhe duhet të shohim, dhe unë jam i bindur, që do ta menaxhojmë këtë, që këto struktura të mos përfitojnë nga hyrja në Bashkimin Evropian.

Ato duhet të shkatërrohen përpara se ky vend të hyjë në BE. Faleminderit shumë! sn

Open Letter to the President of the European Commission Ursula von der Leyen By Parid Turdiu

Dear President Ursula von der Leyen,

 

President of the European Commission

I am a dual citizen of Albania and the United States. I emigrated to the U.S. in 1991 and currently live between America and Albania. I write to you as a deeply concerned citizen about the state of Albania and its European Union integration process.

After decades of effort and substantial support from the United States in rebuilding Albanian institutions, the U.S. appears to have stepped back, and the burden of this process now lies primarily with the European Union.

It must be emphasized — and you are surely aware — that Albania’s political elite cannot be trusted. Corruption is endemic, and the dominant interest of this ruling class is personal enrichment, often through dubious means and at the expense of the public good.

There are many systemic issues in Albania, but I would like to focus on one fundamental problem: property ownership, illustrated through two simple but telling examples from the current reality.

  1. The Cadastre

The cadastre system is the most important public registry in any functioning state. Today, after 33 years of capitalism, Albania’s cadastre is in worse condition than ever. The former Stalinist regime was brutal and criminal, but it left the cadastre relatively intact. The current political class has deliberately dismantled it, creating chaos in order to illegitimately appropriate land.

The United States and the European Union have spent over 2 billion dollars rebuilding Albanian state institutions — and yet, in 33 years, this post-communist political class has failed to fix the cadastre system.

It’s hard to know where to begin with the cadastre, but I’ll give one small, concrete example from my own experience: A large family property of ours now has 40 co-owners scattered around the world, most of whom I don’t even know or can’t locate. The property has been de facto blocked for decades — with no legal justification — while the number of owners has grown with each generation.

I need to perform a legal action concerning my portion of the land, but the court requires an updated certificate of ownership. The last one I have is from 2014. The cadastre office — which is legally obliged to respond within 3 weeks — instead demands from me the IDs of all co-owners. This is an absurd and unlawful request. Where am I supposed to find them? I am providing my own ID and simply requesting confirmation for my share. This is just one example of the countless bureaucratic and corrupt obstacles that prevent citizens from exercising their rights — often until they die — leaving property to be seized by politicians.

  1. The Current Case of Theth — One of Albania’s Natural Treasures

After 33 years of capitalism, the residents of Northern Albania still lack property certificates. Following the fall of communism, they spontaneously returned to the lands of their ancestors, based on traditional boundaries, but the state has never recognized their ownership. Without a certificate, land is an illusion. This is an institutional crime and economic sabotage for these communities, whose people have lived there for 2,000 years and whose only wealth lies in their mountains, rivers, and meadows.

Without certificates, people cannot use their land: they cannot sell it, build on it, inherit it, or use it as collateral. This is one of the main reasons Northern Albania remains impoverished.

In the communist South, rural property was divided under the infamous Law 7501, which rewarded those placed on the land by the regime, not the rightful owners. In the more conservative North, people voluntarily respected traditional borders.

In cities, despite all the manipulation and land grabbing, pre-communist ownership certificates have been mostly accepted.

Thus, thw Albanian government has tolerated — if not encouraged — at least three separate systems of property distribution in the same state. This is not governance — it is anarchy.

What Is Happening Today in Theth:

Local residents have built cabins for tourists on land they believe to be theirs. However, they lack building permits — because they don’t have property certificates.

The government sent in bulldozers to demolish these structures. The video was published by the Prime Minister himself:

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video…

Residents are caught in a vicious cycle:

The state refuses to issue certificates for land they’ve owned for centuries.

Without a certificate, they cannot legally apply for a building permit.

Permits are granted at the discretion of local authorities, who often demand bribes — in some cases, up to half the property.

In desperation, residents have erected “temporary cabins” without permits, simply to survive.

Then the government shows up — unannounced — and demolishes them.

Albania is full of such unpermitted structures. Yet the government enforces the law selectively and arbitrarily: some are ignored, some are legalized, and others are destroyed — cultivating a culture of legal uncertainty, fear, and dependence on political power.

For this reason — and property rights being just one of many — I must state clearly: Albania is not ready to join the European Union.

Without deep structural changes, especially in fighting corruption and reinforcing the rule of law, this integration process is doomed to fail. I urge you to consider these concerns as a call for attention and for a realistic, in-depth, and not superficial approach to Albania in the EU enlargement process.

Europe must look beyond the facade and the marketing of Albania’s oligarchic politicians. Healing this country’s foundational problems is a challenge — but it’s one that only the European Union can help address.

Thank you for your time and for your dedication to building a more just and unified Europe.

Sincerely,

Parid Turdiu

West Palm Beach, USA & Tirana, Albania

 

Parid Turdiu letër e hapur presidentes Ursula von der Leyen për çështjen e pronës: Shqipëria nuk është gati të bashkohet me Bashkimin Europian

 

Mediu: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë. Drejtoresha e OSBE: Jemi në pritje të raportit përfundimtar të ODIHR për rekomandimet tona

Në një takim ndërkombëtar, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i drejtoi një pyetje drejtoreshës së ODIHR, Maria Telalian, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri.

Ai denoncoi me tone të ashpra ‘përdorimin e drejtësisë kundër opozitës për më shumë se një vit’. Mediu theksoi se grupet kriminale kanë blerë vota, kanë frikësuar qytetarët dhe kanë kryer pastrim parash në funksion të fushatës. Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e burimeve shtetërore për llogari të Partisë Socialiste dhe tha se shteti dhe partia tashmë janë të pandashëm.

Sipas Mediut, asnjë nga rekomandimet e ODIHR-it që prej vitit 2013 nuk është zbatuar nga socialistët në pushtet.

Në përgjigje, drejtoresha Telalian tha se ODIHR do të publikojë një raport përfundimtar me rekomandime dhe do të monitorojë zbatimin e tyre nga autoritetet shqiptare.

Ajo theksoi se vlerësimi i ODIHR-it është objektiv dhe jopolitik. Vëzhgimi nuk përfundon me raportin, por do të vijojë edhe në fazën e zbatimit të rekomandimeve. ODIHR, sipas saj, do të jetë vigjilent në mbrojtjen e standardeve demokratike.bw

Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, shtyllat ndihmëse të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe kërcënim për sigurinë Evropiane

Kryetari i Partisë së Republikës Fatmir Mediu ka folur në Asamblenë Parlamentare të OSCE-së ku ka deklaruar Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, duke u mbështetur në agresionin e Rusisë ndaj Rusisë.

Në fjalën e tij politikani i lartë i PR ka deklaruar se ky është një konstatim për sigurinë evropiane.

FJALA E KRYETARIT TË PR, FATMIR MEDIU NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË OSCE-së

Faleminderit shumë!

Si punë për këtë amendament, para së gjithash dua të falënderoj Senatorin Corning për këtë amendament, i cili e bën shumë më të plotë propozimin. Për shkak se ka atë që zoti Corning shtoi, siç e dini, do të ishte ai i paplotë. Ky amendament shton një referencë për bashkëpunimin e Rusisë me Republikën Popullore të Kinës dhe Republikën Islamike të Iranit në luftën e saj kundër trupave, që meriton të përmendet krahasuar me Korenë e Veriut.

Kina është partneri më i rrezikshëm i Rusisë, ashtu si edhe Republika Islamike e Iranit, të cilat po minojnë jo vetëm sigurimin e luftës për lirinë e botës, por gjithashtu po minojnë sigurinë e Evropës. Kina jo vetëm që ka mbyllur sytë ndaj mi të luftës së Putinit kundër kundërs, por ka ekonominë dhe zinxhirët e Rusisë, duke minuar sanksionet dhe dukë të mbrojtur që Rusia do të ketë akses në para dhe materiale të përdorimit për pushtimin e saj.

Ndërkohë, Irani e ka furnizuar Rusinë me qindra dronë vdekjeprurës që Kremlini i ka të tjera për të sulmuar civilët në luftë, duke vrarë dhe gjymtuar njerëz të pafajshëm dhe duke u mbrojtur kritik.

Dua vetëm të shtoj se sulmi i SHBA-së ndaj objekteve të bërthama të Iranit ka vetëm një person në Lindjen e Mesme, por edhe në Evropë, si dhe ka forcuar faktorët e sulmeve ndaj Rusisë në raport me raportin. E përgëzoj reporterin për përfshirjen e referencës për Rusinë nga Bjellorusia dhe Koreja e Veriut, dhe i bëj fjalë kolegëve të mi ta mbështesin këtë ndryshim për të pasqyruar mirë pamjen e gjerë të ndihmës së huaj që Putini ka marrë për agresionin e tij.

Jetojmë në një kohë kur duhet të kuptojmë dhe të kemi një kohë të plotë, se çfarë do të thotë edhe vetëm për pjesën tjetër, për Evropën. faleminderit!

Imazh

Deputeti gjerman: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Petrit Ajeti, ka shpërndarë fjalimin e deputetit gjerman, Peter Beyer në Bundestag.

Beyer u shpreh se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në qendër të vëmendjes, ku e përmendi vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në mars të këtij viti, duke thënë se pajtohet se angazhimi i NATO-s është qendror.

“Ushtarët e KFOR-it po sigurojnë një ndërlidhje (koordinim) mes aktorëve politikë dhe popullsisë të të gjitha etnive”, tha Beyer.

Gjithashti, Beyer, sipas Ajetit, gjatë fjalimit të tij në Bundestag ka kërkuar që të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës.

“Lufta kundër strukturave kriminale, bandave dhe grupeve të dhunshme duhet të vazhdojë. Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë këto struktura për sigurinë dhe stabilitetin”, u shpreh Ajeti të ketë thënë deputeti Beyer.

Ambasadori gjerman e falënderoi deputetin Peter Beyer për qëndrimin dhe përkrahjen e tij në Bundestagun gjerman.sn

Itali, trafiku ajror po kthehet në normalitet

Pas dështimit të sistemit të transmetimit të të dhënave mbrëmë në Milano – Natë në aeroport për shumë pasagjerë 

VOAL- Trafiku ajror në Italinë veriperëndimore po kthehet gradualisht në normalitet pas dy ndalesave të njëpasnjëshme, mbrëmë, për ngritje dhe ulje për shkak të një dështimi në rrjetin e transmetimit të të dhënave të Qendrës së Kontrollit Ajror të Milanos. Kjo u raportua nga Enav, menaxheri i trafikut ajror civil dhe Ministria e Transportit Nga Milano në Torino, nga Gjenova në Bergamo, nga Firence në Pizë, mbi 300 fluturime u përfshinë në një fundjavë veçanërisht kritike për fillimin e festave. Aeroplanët në fluturim u devijuan diku tjetër, ata që niseshin u ndaluan dhe shumë e kaluan natën e parë të pushimeve të tyre në aeroport. Në një kaskadë, pati ngadalësime në aeroportet në rajonet fqinje, për shembull në Veneto, të cilave iu kërkua të akomodonin fluturime që shkonin drejt Veriperëndimit. Hapësira ajrore italiane menaxhohet nga katër qendra kontrolli: ngadalësimi në transmetimin e të dhënave që shkaktoi problemet kishte të bënte me atë në Milano, e cila ndodhet në aeroportin e Linate-s. Qendrat e tjera janë në aeroportin e Padovës (komuna e Abano Terme), Romë-Ciampino dhe Brindisi-Casale. RSI

‘A është mirë Giorgia Meloni?’: Interneti çmendet pas mimikave të kryeministres italiane në Samit

 

Samiti i NATO-s 2025, i mbajtur në Holandë, kishte si fokus çështje madhore globale, por ndodhi ajo që nuk e parashikoi askush: vëmendja nuk shkoi te krizat apo traktatet, por te fytyra (ose më saktë, mimikat) e Giorgia Meloni-t.

Kryeministrja italiane u bë virale në rrjet pasi një video e saj duke folur me gazetarët mori dhenë, dhe jo për ndonjë deklaratë politike, por për shprehjet e saj dramatike që ishin… pak të vështira për t’u përshkruar.

Në klipin që u përhap me shpejtësi në rrjet, Meloni shihet duke bërë një seri reagimesh të habitshme, nga ngritje vetullash, te tundje koke si në drama queen mode, që e lanë internetin të hutuar dhe, si gjithmonë, gati për meme.

Reagimet online? Të pacensuruara.

“Çfarë po ndodh me Giorgia Melonin?”, pyeti dikush. Një tjetër shtoi: “A është mirë vërtet?” dhe një i tretë: “Si e shpjegoni këtë performancë mimike të kryeministres italiane?”

Hamendësimet varionin nga “Shumë kafe?” te “Ka pasur një flashback nga Macron që i pëshpërit në vesh.” Dikush tjetër madje shkroi “Kjo është kokainë e nivelit tjetër.” 

Image

Megjithëse samiti u përqendrua në tema serioze, interneti, si gjithmonë, zgjodhi të fokusohej te momentet që ndihen më “reale”, mimika të çuditshme dhe meme që bëjnë xhiron e botës.


Send this to a friend