Ndërsa pala ruse kishte reaguar në një deklaratë duke theksuar se “sulmi nuk është kryer nga ne apo regjimi i Sirisë.”
UASHINGTON – Në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj autokolonës së ndihmave humanitare në qytetin Halep të Sirisë, sipas dy zyrtareve amerikanë rezultatet e para tregojnë për përfshirjen e Rusisë.
Dy zyrtarë të lartë nga qeveria amerikane në një deklaratë në kanalin amerikan CNN janë shprehur se “Rezultatet e para të konstatuara nga SHBA-ja janë në drejtimin se autokolona e ndihmave humanitare është goditur nga avionët luftarakë të Rusisë”.
Ndër të tjera zyrtarët kanë theksuar se në atë moment vetëm avionët rusë ndodheshin në pozicionin dhe vendndodhjen për të kryer sulmin dhe se këtë e kanë vërtetuar edhe burimet lokale.
Pasi kanë vënë në dukje se ushtria amerikanë ka vëzhguar pamjet e satelitëve dhe të radarëve në rajonin e sulmit, zyrtarët u shprehën se ende nuk iu kanë mbërritur ndonjë informacion që në momentin e sulmit në rajon kanë qenë të pranishëm avionë apo helikopterë të regjimit të Sirisë.
Ndërsa pala ruse kishte reaguar në një deklaratë duke theksuar se “sulmi nuk është kryer nga ne apo regjimi i Sirisë.”
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, në lidhje me ngjarjen ishte shprehur se “Vendi ku do të shkonte kjo autokolonë dihej nga Rusia dhe regjimi i Sirisë dhe pavarësisht kësaj u vranë edhe punonjësit që dërgonin ndihma për sirianët.”
Si pasojë e sulmit të ndërmarrë ndaj autokolonës me ndihma humanitare e cila po dërgohej në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në pjesën rurale të Halepit humbën jetën 12 persona si dhe u dogjën 20 kamionë.
Komentet