Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar sot me dokumente para mediave, përfitimet që po nxjerr nga pasuritë shtetërore, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunatës së saj, e paraqitur si investitore amerikane strategjike. Por, realisht, nuk është tjetër përveçse gruaja e vëllait të Xhaçkës në këtë aferë.
Xhaçka ka përfituar me vendimet e kryeministrit e Ramës, duke u bërë pronare e një resorti në Dhërmi. Në vitin 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me firmën e Ramës ka shpallur investitor strategjik kompaninë AG.TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Drimadhes mbi 5 milionë euro. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Shehaj tha para gazetarëve se denoncimin e tij do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. “Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte.
Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka.
Më 2 mars 2022, qeveria shqiptare, përmes një VKM-je, vendosi t’i jepte përdorimin e detit dhe plazhit në Gjilekë të Himarës, një kompanie pas së cilës fshihet Artan Gaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka.
Bazuar në dokumente, rezulton se kompania që do të investojë në resortin luksoz në plazhin e Gjilekës është AGTCC Hotel Management. Vitin e kaluar kompleksi me emrin “Dreamades Luxury Suites” mori statusin e investitorit strategjik dhe sipas dokumenteve në QKB, pas kësaj kompanie qëndron një shtetase amerikane e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. Mirëpo vihet re se kompania në fjalë nuk ka eksperiencë në ndërtimin e resorteve, pasi është themeluar vjet në datë 25.06.2021.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë Gaçi, i cili u shpreh se është investitori strategjik dhe se i takon zona e plazhit përballë hotelit për të vendosur shezlongët. Ai shtoi se mes tij dhe kompanisë “AGTCC Hotel Management” është nënshkruar një kontratë ku njëra palë do të bëjë investimin dhe pala tjetër menaxhimin e resortit.
“Unë jam investitori strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët. Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët. Për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori. Kam folur me shumë juristë për këtë”-u shpreh Gaçi.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp.
Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit.
Beris . . .
Procesi i numërimit të votave të Diasporës ne garën e 11 Majit, është shndërruar në burim konflikti mes palëve. Partia Demokratike ka vijuar qëndrimin kundër përfshirjes së votave nga G . . .
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të qartë: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate n . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ardhur direkt nga Brukseli në protestën kundër blerjes së votës nga Edi Rama, tek Bulevardi ‘Zogu i I’. Gjatë fjalës së tij, Berisha . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha mori pjese në samitin e IDU në Bruksel. “Narkoshteti vodhi zgjedhjet!”. “Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë, . . .
Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që . . .
Gazetarja Klodiana Lala, duke bërë një pasqyrë të ndikimit të krimit në zgjedhje, deklaroi se rasti i deputetes së PS që pritet të dali me rekord votash në Elbasan, Sara Mila, është . . .
E premtja e kthen sheshin “Skënderbej” në kryeqendrën e Europës.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Tiranë, ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qev . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të . . .
Partia Demokratike, përmes një shkrese zyrtare dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka kërkuar kësaj të fundit dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diaspo . . .
Arian Ndoja, kandidati i koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka arritur një rezultat të spikatur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke . . .
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer mbajtën një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.
Vizita e kreut te qeverisë britanikë ka filluar një ditë më parë. . . .
Komentet