Deri n`dekë besnik ke s`thohet
Ishte n`Tulë `j padisha,
Vdiq e dashtna mbas do kohet
E`j got` arit shej i la.
Sa at gotë arit gja nuk donte
E gjithmonë me tene piu;
Por ka j`lot për faqe i shkonte
Gjith` sa herë pinte fatziu.
Kur pa vendin tue mbarue
Njehë qytetet, e gjithçka
Trashigimtarit i la shkrue,
Por putirin nuk ia la.
N`ndejë t`parve, n`buzë të detit
Gjith` parsin n`nji gost` e thrret;
Ulet n`gost` e ka rreth vedit
Mbledhun bashkë parsin` e vet.
E t`ksaj t`kandshmes jetë dëshirin
Piu ma t`mbramin e lumnoj
Pijsi plak, mandej putirin
Ndër val` t`detit e flakroj.
Tuj u zhyt` e pa n`fund t`zallit,
Tuj kërcye nalt, tuj hupë me turr;
E n`at ças i ranë prej ballit
Fikun syt` e s`piu ma kurr!
Komentet