Kaloj në anën tjetër të faqes
– Pablo Neruda –
Në anën tjetër të faqes
ku ditët e fundit shkojnë,
ku poezitë e humbura shkojnë,
ku ëndrrat e harruara
treten si mjegulla e mëngjesit
.
duke përgatitur veten për vdekjen.
.
Po i mësoj vetes zbrazëtinë:
ethen e kumarxhiut për dashuri,
dëshirën e murgeshës për Perëndinë,
lakminë e fëmijës për çokollatë
në orët e murrme
të errësirës.
.
Po i mësoj vetes dashurinë:
dashurinë e pakët të mermerit
të puthur nga shiu,
puthjet e ftohta të kristaleve të dëborës
te shënjuesit e varreve prej graniti,
.
Shpirti puthet prej dëborës
kur shkrin në pranverë.
.
Në anën tjetër të faqes
shtrihem duke bërë një engjëll dëbore.
me harqet
e krahëve të mi.
.
Shtrihem si një skiator i rrëzuar,
që nuk dëshiron të çohet më kurrë.
Shtrihem me drushtat, stilolapsat e mi
që përsillen rreth meje në dëborë
shumë larg për t’i arritur.
.
Dëbora filtrohet
në zgavrat e kockave të mia
& kalciumi i bardhë i faqes
më mbetet si fosil.
.
Kam ngelur e ngrirë te dëshira për të folur
Jam varrosur në bregun e dëborës të poezive të mia,
Jam këtu ku më gjeni
.
Komentet