Kanga XXXIV
<<Vexilla regis prodeunt Inferni
balle nesh; pra kqyrni, – prisi tha ahera,
– perpara, n’se ne terr me sy e merrni!>>
.
Si kur mblon mjeglla token nganjehera,
O nata n’hemisferin tone ka ra,
Larg shihet nje mulli qe e vertit era,
.
Ashtu m’u duk se pashe nje si kala;
Prej eres me u fshehe qeshe detyrue
Mbas prisit tim, se s’dija c’shpelle te za.
.
Kishe arrite, – me tmer jam n’varg tue e vu, –
Atje ku hijet n’akull zhyten krejt
E duken fije kashte n’xham ngujue.
.
Disa rrijne ndeje, do tjera qendrojne drejte,
Njana me kambe perpjete, tjetra me koke,
Ndonje, ba hark, mes kambesh kryet ka ngrejte.
.
Kur na u futem thelle n’te shkreten toke,
Mesuesi t’me tregonte pat deshire
Ate qe qe ma i bukuri nder shoke,
.
Prandej u shmang e m’la n’ate ere t’veshtire,
Tue thane: <<Ja Dite, vendi ma i shemtuem,
Ku duhet t’armatosesh sa ma mire!>>
.
Si u shtanga krejt i mpime e i akulluem,
Mos pyet, lexues, se s’ka kjo ndjenje, jo, mase,
Nuk dij te flas, çka pashe s’ka t’krahasuem!
.
As vdiqa as nuk mbeta gjalle n’ate rase:
Mendoje vete, ne pac drite fantazije, –
Me t’gjallin as me t’vdekunin s’kishe gjase.
.
Vete perandori i asaj te shkrete mbretnije
Dilte bel e perpjete nga aklli i zi;
Ma afer nje vigani une i rrije,
.
Se sa vigajt i afrohen krahve t’tij;
Sa ish i tane ti pra perfytyroje
N’kete perpjestim te pjeses me tansi.
.
I bukur n’qe, sa t’duket sot rrenoje,
E prap kunder Krijuesit u nderkrye,
Se vjen cdo e zeze prej tij mund t’thuesh pa droje.
.
Oh, sa u trondita thelle, kur pashe me sy
Se tri ftyra n’ate koke ishin radhite!
Ajo perballe ne t’kuqe dukej ngjye
.
E dy te tjerat, qe i rrinin ngjite,
Vareshin mbi dy supa, nder dy ane,
Bashkoheshin te kreshta tue arrite.
.
E djathta – as e verdhe as e bardhe tane
S’dukej, e majta – me nje ngjyre lymore,
Ashtu si zbret lugines Nili i gjane.
.
Per çdo fytyre – dy flatra madheshtore,
Qe me madhsine e atij shpend perkojshin:
S’kam pa kurr vela barkesh kesodore!
.
Me krahe te kaluriqit krejt gjasojshin;
I rrihte me furi si t’fluturote,
E prej tyne tri erna u perftojshin.
.
Ngrica Kocitin mbare e akullote;
Gjashte syte e mdhej vajtonin pa pushue,
E nga tri mjekrrat – gjak e jarg e lote.
.
Nga nje kobtar me dhambe rrinte tue blue
Ne gjithsecilen goje, mulli si t’ishte,
Hatashem te tre shpirtnat tue mundue.
.
Kafshuemjen ai perballe per gja s’e kishte,
Me lnuerjen pa meshire po t’krahasohet,
Qe shpinen hera-here krejt ia dermishte.
.
<<Ai shpirt atje, qe ma per tmer ndeshkohet,
asht Juda Iskarjot, – m’tha prisi at’here,
– kryet – mbrende ne goje, e jashte me kambe terbohet.
.
Nga dy tjeret, qe u varet koka mjere,
Njani asht Bruti, jashte t’zezes goje ka mbete,
Shih si shkapetet e s’bertet njehere.
.
Ai tjetri aq madhosh asht Kasi vete.
Nata po kthehet, me te shpejtet hapa
Te celim shteg, ketu ma s’kem’ ç’me gjete.>>
.
Si m’urdhenoi, per qafe te tij u kapa;
E parasysh ai kohe e vend tue pase,
Kur flatrat krejt u çelen porsi zdapa,
.
Me u kcye brijve tane qime gjeti rase,
Prej shtullunge n’shtullunge teposhte zbriti,
Kapun per lesh bri aklli zu te shkase.
.
E kur me veshtirsi ai ia arriti
Nder vithe, ku nis kofsha per te gjate,
At’here mesuesi im nje cas nuk priti,
.
Ktheu, nga kish kambet kryet vu tue dihate,
E u kap per bashke, si t’donte me u ngjite fill,
Se pata frike se zbret prap n’ferr ate nate.
.
<<Ti mbahu mire, se per nje shkalle te tille,
– tha prisi im, – i lodhun e i dermuem,
prej ksaj hataje duhet na me u zgjidhe.>>
.
Neper vrime te nje shkambi u pershkuem,
Ne zgrip te tij m’vendosi te qendroja,
E ‘j hap bani kah une vemendshem shume.
.
Une ngrita syte e se po shoh besoja
Luciferrin ashtu sikur e lashe, –
E gjeta kambe perpjete, çka s’e mendoja.
.
Ne qe se u turbullova kur e pashe,
T’cuditet gjindja e trashe, qe s’kupton dot
Ç’pike ish ajo neper te cilen rashe.
.
<<Çou n’kambe, – me tha mesuesi, – mos u kot,
e gjate asht rruga, shteg pa shteg t’kam qite,
ne mes te terces dielli arriti sot.>>
.
Neper nje salle pallati tue shetite
S’po shkonim na, por n’nje lugine nen dhe
Qe ishte shkamb e gur e me pak drite.
.
<<Para se ksaj humnere t’i shmangmi ne, o prisi im,
– I thashe, kur drejte qeshe ngritun,
ma hiq ti nje dyshim, per ne paç nge.
.
Ku asht akulli? Ky si asht ngulitun
Me koke teposhte? E valle a ma spjegon
Dielli udhen kaq shpejt si e ka persritun?>>
.
E ai m’u suell: <<Akoma ti mendon
Se gjindesh n’ate ane t’qendres, ku ia ngjita
Leshit te krimbit t’zi, qe boten çpon.
.
N’ate ane qe vetem, derisa une zbrita;
Pastaj na e kaluem piken qendrore,
Qe peshat thith, e ktheva rruge sa arrita.
.
E tash ke dal nen hemisfere qiellore
T’kundert me ate, qe mblon token e thate,
Nen kulm te s’ciles na u ba therore
.
Ai, qe leu e jetoi pa nje mekate;
Ti ke vu kamben ne te voglen sfere,
Qe asht faqja e kundert e Judekes s’ngrate.
.
Atje erret, ktu drita del at’here,
E ky, neper lesh t’cilit shkuem perpjete,
Qe dit’n e pare ka mbete kshtu ngule per mnere.
.
N’kete krah nga dielli i larte ra tatepjete,
E toka qe dikur kish qene n’kete ane,
Friksue prej tij, krejt u mbulue me det
.
E u shperngul ne hemisferen tane;
Ndoshta ketij me i ike keshtu ka sha
Toka, ene kete vis ka ngrehe kalane.>>
.
Asht nje vend larg Belzebu, aq sa
Asht varri qe i ka çele vehtes se vet,
Nuk shihet dot, por njihet veç ne za
.
Te nje sheu, qe tue rrjedhe teposhte zbret
N’per camjen e nje shkambi qe ka grrye
Me rrymen e gjarpnon jo thik tejet.
.
Prisi dhe une, ne t’errtin shteg tue u shty,
U nisem ka nje bote me drite unji
E, pa mendue nje here me mbyllun sy,
.
Hipem, i pari ai e une mbas tij;
Nga gropa pashe, – vegim i mrekullue
E dolem prap me pa yjte e vezllueshem.
FUND
Komentet