Kur je i moshuar dhe flokëbardhë dhe humbet në gjumë,
dhe koka të tundet pranë zjarrit, ule atë libër,
lexo ngadalë dhe ëndërro për vështrimin e butë
që sytë e tu kishin dikur dhe hijet e tyre të thella;
Sa shumë i doja momentet e tua të këndelljes hirplotë,
Sa e doja bukurinë tënde me dashuri të rreme ose të vërtetë,
Por, ama, vetëm një njeri e donte shpirtin tënd pelegrin.
Sa e doja dëshpërimin e fytyrës sate që ndryshonte;
dhe duke u përkulur pranë kangjellave që shkëlqenin,
mërmëriste, me pak trishtim, se si fluturonte dashuria
dhe ecte çapthi me malet përmbi krye
dhe fshihte fytyrën midis trumbës së yjeve.
Komentet