Ishte bere zakon qe kureshtaret te mblidheshin ne muzg te hyrja e qytetit, atje te baraka plot me shofere tranziti kur mberrinte autobuzi i linjes nga Tirana dhe te shikonin kush kishte ardhur. Aq e forte ishte magjepsja prej metropolit, ajo romantike e jetes qe behej atje, e zmadhuar dhe e trilluar se tepermi, sa kishet raste qe ata prisnin dhe ne shi e ne bore. Atje qendronin per nje kohe te gjate grupe te vegjel, disa me fenere ne duar, duke u dridhur nga te ftohtit me nje ndjenje pritjeje qe mua me dukej fort e cuditshme, gati groteske, i krahasoja me mend me ata te zotet e kulles malesore qe kane dale te presin mysafirin e rralle e te larget.
Ç’zhgenjim kur nga autobuzi zbriste vetem nje aradhe e vogel me vendes, te njohur e te sternjohur, qe s’paraqitnin kurrefare interesi. Gjindja shperndahej kuturueshem dhe secili zhdukej pa pershendetur.
Sa here kisha dale dhe vete, ashtu me kot, i djegur e i perveluar nga malli per Tiranen, per vendet ku kisha kaluar rinine e pare.
Ishte 31 dhjetor. Dimer i ashper me shume bore. Ajo flokonte me boretime me kaq shume bukuri dhe e kishte shnderruar ate qytet te zakonshem ne nje kartoline. Dyqanet ende nuk ishin mbyllur, njerezia nxitonin per te blere ndonje gje te fundit, flisnin me ze te larte, uronin me aq shume gezim, sa te behej se jeta megjithate ishte e bukur.
Une isha i trishtuar. Autobuzi i linjes qe nisur ne mengjes heret, i dyti nuk ishte nisur dot per shkak te bllokimit te rruges. Shefi i inspektoriatit, miku im, kishte qe ne mesdite qe drejtonte operacionin per cbllokimin e rruges dhe me kishte premtuar se do te me conte ne Tirane para ores dymbedhjete.
Rruga u hap dhe autobuzi u kthye ne muzg, tjetri ishte bere gati per t’u nisur me ata qe kishin mbetur. Une endesha me canten time ne dore. Po ato grupe kureshtaresh qe prisnin kush do te vinte, ndersa bora s’pushonte, floket e saj te medhenj binin qetesisht mbi autobuzin e mbeshtjelle nga borima, rruget, pemet, gjerdhet, pallatet. Ajo dukej si nje renie puplash te zogjve qe donin te shtegetonin lakuriq asaj nate, nje sakrifice mistike per hir te nje riti biblik. Ne kishat e botes se krishtere binin kambanat, beheshin lutje! Nga megafonet ne qender te qytetit degjoheshin intervistat per tejkalimin e planit ne te gjitha fushat.
Po une pas pak do te nisesha drejt shtepise sime dhe s’me interesonte asgje tjeter vec asaj tryezes se mbushur plot dhe karriges sime ku do te ulesha perballe televizorit.
Prej autobuzit zbriti nje grua qe beri pershtypje; nje kengetare e njohur e operes. Ajo me fort kendonte kenge popullore te Shqiperise se veriut. Ishte e gjate, e shendoshe, mbante ne duar dy canta te mbushura plot. Ishte pak e madhe ne moshe, duhej t’i kishte kaluar te dyzetat, po s’te jepte me shume se 30 vjec. Seksapili i saj i natyrshem, po me fort fama e saj beri pershtypje te thelle tek ata njerez te ngeshem me fenere, qe menjehere iu afruan dhe i kerkuan t’i mbanin cantat, e pyeten se ku donte te shkonte, ndersa ajo dukej tejet e emocionuar, e lodhur, e bezdisur, gati e penduar qe e kishte ndermarre ate udhetim.
Ku dua te shkoj, ku di une ku dua te shkoj, erdha per Gonin, e njihni Gonin, ku eshte ai…
Ajo veshtronte mbi ta te vetmen rruge te atij qyteti te vogel te mbytur nga mizeria e bores qe binte papushim. Te gjithe u shperndane, se ajo e kishte lene me Gonin pikerisht ne ate vend dhe ai do te vinte, patjeter do te mberrinte pas pak, poqe se i kishte dale ndonje pune dhe s’kishte mundur te vinte ne kohe. Goni, ai nepunesi nga Tirana qe punonte ne komitetin ekzekutiv, qe merrej me financen.
Pakenaqesia e saj dhe ai pendimi qe ndjeu dhe e shfaqi me gjeste, me sy, me ton, ajo brenge dhe lodhje, qe e mundonte, i ftohu pritesit dhe ata, pane c’pane dhe ia mbathen. Po ama gjithandej u perhap lajmi se ne qytet kishte ardhur nje grua nga Tirana, nje kengetare e njohur, po Goni, ai tiransi i gjate me ato floket kacurrela, qe i merrte me qafe femrat, jo katanate e tyre, se kerciste dajaku, po jabanxhiet, ato bishtperdredhurat, se nga ishte zhdukur, s’i kishte dale asaj ne takim.
Kush eshte ajo grua pyesnin njerezia te djegur nga kureshtja dhe me ne fund u shqiptua emri i saj, ai emri i njohur, trondites per ate qytet te vogel, te humbur te veriut. Ka ardhur ajo, pra, Vako.
Dhe ky emer aq shume i degjuar, Vako, e pershkoi qytetin si zhive ne termometer dhe i dha temperature te larte asaj nate, qe rendom kishte kaluar e pergjumur, ashtu artificialisht shume e gezuar, e qe ja pra, asaj nate te 31 dhjetorit, pritej te shoqerohej me nje sensasion. Gje e rralle kjo. Fort e rralle.
Me ne fund Vako mbeti fill e vetme ne debore. Iu afrova me kujdes, me nje parandjenje ngazellyese, nuk e di pse me dukej sikur ajo kishte ardhur per mua. I thashe se Gonin e kisha shok dhe mund ta kerkonim sebashku, po me pare ajo duhet te merrte nje zjarr diku, mund te shkonim te pinim dicka qe te mblidhte veten.
S’ka se si, thoshte ajo, ai duhet te jete semure.. me co te dhoma e tij..
Hyme ne tunelin e godines se vjeter, asaj karakatine ku banonte Goni dhe ajo dukej tejet e emocionuar, kerkimi i tij i qe shnderruar ne nje makth. Ajo s’vuri re as muret qe kullonin uje, as nje mi te madh qe i kaloi te kembet. Shtyva deren e kapur nga jashte me tela, shenje kjo qe tregonte se i zoti kishte dale dhe e lashe te hynte brenda. Atje ishte nje rremuje e vertete, tryeza e permbysur, nje krevat marinari i parregulluar, me batanijet dhe jorganet pa carcaf te shkare poshte, muret te mbushur me harta myku prej lageshtires.
Ajo mbeti si e ngrire ne mes te dhomes, peshperiti;
Ai me kishte thene se nje tryeze madheshtore me priste me dy shandane plot me qirinj si te romanet e klasikeve franceze, madje me perseriste se, edhe ajo qe une doja me shume, vera pino nero e Lekovikut ishte vene prane flakes se qirinjve qe te dukej e magjishme. Ketu s’paska as karrige.. O zot, si pritet nje grua qe i ke thene me aq zjarr se e dashuron! Jo, nuk e prisja qe ai te me zhgenjente kaq shume!
U kthye nga une;
E keni pare sot?
Po, ne mengjes! Ai shkoi, zonje, ai iku ne Tirane me autobuzin e pare qe u nis heret ne mengjes. Per kete te jeni e bindur.
Jo, s’eshte e mundur. Ne folem ne dreke bashke. Ai me tha se po me merrte qe ketej dhe mezi po i durohej sa te me shikonte.. O, zot, sikur t’i kete ndodhur gje! Me coni ne spital, ai eshte semure. Ai vuan, kushedi c’ka!..
Ate Gonin e saj s’e gjente as dreqi i mallkuar. Aq i embel e i perzemert, po dhe aq i pabese. Nuk e harroja ate nate kur me tha;
Shpejt me gjej dy pale carcafe te lare, se kam njeren sonte.
Dy tre here ne jave kerkonte carcafe te lare. Ishte nje kohe qe po mendoja seriozisht per doktoreshen e re patologe qe ishte transferuar aty me gjithe familjen. Ishte nje vajze e gjate e mbushur, jo dhe aq e bukur, po shume e zgjuar dhe e shkathet. Pothuaj kisha rene ne dashuri me te. Nga te pamet dukej si nje grua ne moshe. Te gjitha hiret i kishte me tepri, te tundonte kur e kishe prane, aq shume te joshte sa nuk i shpetoje nje mundimi qe hiqje per te.
Eshte shume e paster, me thoshte Goni per dashnoren e tij te re, me co ndonje mesuese te me laje e te me pastroje dhomen.
Po kush eshte kjo? e pyeta une.
Sekret, miku im, them qe do te me dale nga qejfi per nja dy muaj. Se kaq e kam une edhe me me te miren femer, pastaj do t’i jap duart me nje zhdukje te papritur. Keshtu i bej te vuajne shume dhe te me harrojne shpejt. Po kjo torollakja qe kam tani ben si e marre, paska qene e djegur per mashkull. O, c’me ben! As lavirja me e peshtirosur nuk i ben ato qe shpik truri i saj.
Pas nje muaji me tha se ishin prishur ngaqe kishte filluar t’i vinte ore e pa ore dhe e kishte gjetur me nje nga pastrueset e spitalit. Kjo e kishte fyer dhe ia kishte mbathur duke qare. E merr me mend se kush eshte? Doktoresha e re, ajo mishi i madh gjithe epsh.
Mua sikur me rane pas qafe. Xixa me leshuan syte. Maskarai qeshi se e mori sikur une e kisha dashur per vete, po s’kisha patur fat.
Tani shoqeroja nje nga dashnoret e tij aq te famshme qe ai djall e kishte shnderruar ne nje femer fatkeqe, te poshteruar. O, zot, te arrije njeriu deri ne kete cinizem te poshter, po pse valle, pse i shtinte ne dore dhe pastaj i braktiste dashnoret? Ç’e shtynte ne kete ndjellje te lige?
Dolem dhe nga spitali, pastaj morem me radhe pijetoret, kur mbaruam pune dhe me to, ajo u dorezua dhe me tha;
Dua te kthehem, me kthe, te lutem, dua te iki nga ky vend.. o, c’dua une ketu? Njerezit festojne vitin e ri, une i besoj premtimit te nje.. Po ndoshta eshte diku me shoke, ka pire pak si teper dhe e ka humbur vetedijen.. S’mund ta gjejme?
E cova ne dhomen time dhe e lashe te qante. Te pakten kisha vene ne nje cep nje peme te zbukuruar, ne tryeze nje shishe vere te pire pergjysme dhe ne telat brenda ne dhome ku nderja rrobat kisha varur proshute. Pese gjashte shufra te medha proshute leshonin nje si dylle dhe kundermonin bashke me parafinen e qirinjve, qe i ndeza, gjashte cope ne cdo dritare. Shtrati im i madh, i mbuluar me nje kuverte belluzi te kalter qe e kisha sjelle nga shtepia ishte ne mes te dritareve dhe kur hyme ne dhome pashe ne hijen e kaltereme mbi te si binte bore dhe aty, flutura flutrura te mahnitshme. Ky imazh fantastik u zhduk kur ndeza driten. Pastaj kur u vura flaken e shkrepeses qirinjve dhe ajo u shemb ne karrige dhe mbuloi koken me duar, e fika driten. Prane shtratit ishte furnela e sajuar me tubulate elektrike, qe kishin krijuar ne dhome nje atmosfere pranverore. Ia hoqa me kujdes pallton e madhe dhe i shtiva pak vere te kuqe ne nje gote kristali qe e mbaja per keto raste.
Pas nje gjysme ore ajo ishte tjeter njeri. Ishte vertet shume e bukur. Bije menjehere ne dashuri me te. Nuk i qendroje tundimit per ta puthur. Buze te trasha, goje te madhe sapak vulgare, po shume te epshte, sy te medhenj kureshtare, qe te veshtronin me ciltersi dhe me njefare misteri. Kur piu goten e trete te veres dhe pothuaj po buzeqeshte dhe thuajse e kishte harruar krejt ate qe i kishte punuar Goni, trokiti dera tre here me drojtje.
Ishte roja e shtepise se pritjes bashke me te shoqen me nga nje gote ne dore;
Erdhem t’i themi kengetares gezuar vitin e ri, a mundemi, na lejon te hyjme brenda? Sa t’i themi gezuar..
I lashe te futeshin brenda dhe Vako u prek shume kur ata i thane se sa shume e donin dhe se e ftonin ne shtepine e tyre per te kaluar sebashku festen. U perqafuan, u puthen dhe mezi u ndane te porta e jashtme.
Ja, kete se prisja, tha ajo. Ende pa mbaruar fjalen, u shfaq nje turme e tere qe kendonte nje kenge te saj, nje nga kenget me te preferuara te repertorit te saj. U mbush dhoma plot. Aty shquajta Kole Mishin, kasapin, Demen, drejtorin e fermes, Pashkun, shoferin e autobuzit, shefin e komisariatit qe me shkeli syrin sikur t’i kuptonte te gjitha dhe te me thoshte se ne kete rrethane te jashtezakonshme, ishte e kote te levizja nga ky qytet i vogel, me kaq shume fat. Pastaj njoha shitesen e bulmetit, Vuken, librashitesen, Ruten, sekretaren e komandantit te divizionit, Rexhinen, e nje mori grash qe nuk i ndaheshin Vakos. Ajo shkelqente midis tyre, ashtu e madhe truphedhur, e mishtorme, tejet terheqese, fliste papushim me shume hir, qeshte e gajasej, nuk i linte te iknin, pinte bashke me to, gjersa me ne fund gjindja u rrallua e firoi dhe ne te dy mbetem vetem.
Atje s’ma var torben njeri, me peshperiti, c’i thua kesaj?
Eshte nje qytet i humbur ku s’ndodh asgje, i thashe. Ky eshte i pari vit i ri qe ata ndjejne realisht nje ndryshim. Jo viti i ri, s’eshte tamam ai, po ju, te kuptohemi, qe per fat ju solli zoti te keta njerez te mbytur ne rendomesine dhe banalitetin e jetes, te une, ne kete dhome qe braktiset cdo vit vit te ri, se une shkoj ta festoj ne shtepine time, ne Tirane. Sonte harrova makinen e shefit te komisariatit, harrova qe ai punoi gjithe diten per te cbllokur boren dhe kete e beri per mua, harrova te ikja, sepse nuk kam se si ta mohoj qe une sonte jam nje i lumtur prej rastesise. Nuk e di, po kur te shoh qe per mua zhvishesh dhe me zbulon supet, shpatullat me te bukura ne bote, kembet gjer lart, me fal veshtrimin diskret me kaq ciltersi, ndersa kur vijne te tjere, ti serish vishesh me nxit, une nuk kam si te mos e marr kete gjest si nje avantazh te vogel.
Keshtu me fliste dhe ai mashtruesi, qeshi ajo, dhe une e hengra. M’u qep gjashte muaj rresht, edhe keshtjelle te isha do te kisha rene. Kishim 15 vjet diference, pata shume frike ne fillim, me dukej aventure, po pastaj sic ndodh ne keto dashurite si per here te fundit, kur te duket se ke mbetur pergjithmone, e leshova veten, u ndeza, s’pata fuqi, rashe koke e kembe ne dashuri. Humba arsyen; ja, nje kengetare e shquar ben marrezine e vjen ne kete qytet ku..Po c’dua une ketu? Dashuria eshte marrezi. Sa here jam betuar te mos dashuroj, po rastesite me tradhtojne, ja tani kacurrelat e tua, kjo ndrojtje, ky veshtrim i pergjeruar, kjo moshe kaq e re, qe s’te krijon fare besim, kjo zemer e pakonsumuar perballe nje zemre te lodhur.. jo, jo, te lutem, mos me shiko ashtu, mos kerko asgje nga une, i dhashe te gjitha , s’kam c’te jap me, frytet e embel m’u kthyen ne fryte te hidhur.. Ende e ndjej ate mashtrimin e tij, m’u kujtua tani, ah, Goni, si te tallja ne fillim, si te sillja rrotull, po ti ishe kaq kembengules dhe i paturpshem sa me neneshtrove, zbrita nga qiejte ku me kishe ngritur me ate adhurimin tend naiv, rashe pertoke, te putha dhe kembet… te dashurova pa asnje rezerve, t’u dhashe sic mund te jepet nje grua e palumtur, qe provon dhe rastin e fundit. S’pata fat. Po ndersa flas nuk i ndjej dhe aq ato qe them, se nuk me le veshtrimi yt, djalosh, nuk me lene keta dymbedhjete qirinjte me flake kaq te gjate qe digjen qetesisht, sepse shpresa zgjohet, ajo nuk pyet per arsyen, se nje arsye e pakontrolluar eshte me e forte, ajo pra, arsyeja e zemres.. Nuk me lene keto kacurrelat e tua qe po me bien ne koke me keq se vera.. Ç’vere eshte kjo, djalosh?
Kallmet.
Po, po, kete dashkam me teper. Jo, s’eshte gje, para kesaj vere te kuqe, pino nero e Lerskovikut. Afromu, djalosh, te puth kacurrelat bionde!
U ngrit vete dhe ra mbi mua, me pushtoi koken me duart e saj te medha dhe me puthi kacurrelat.
Kercyem ne driten e qirinjve ne krahet e njeri- tjetrit,ndersa ajo zhvishej dhe une e ndihmoja dhe kur trokiste dera ne nuk e hapnim. Po ajo trokiti deri ne mengjes.
Komentet