Atje ku dallgët me trishtim përplasen në shkëmbinjtë e bardhë
një dritë e qartë shpërthen dhe nxjerr trëndafilin e saj
dhe rrethi i detit mblidhet në një tufë me sythe
në një pikë kripe blu, që bie dhe zhduket
O manjolë e ndritshme që hap petalet në shkumë
magji kalimtare e një vdekjeje që lulëzon
pastaj vyshket dhe në abys humb dhe asgjë s’mbetet kurrkund
kripa blu tretet, deti i perjetshem jep shpirt ne kum
Ti dhe unë, dashuri, pelegrinë që kërkojmë heshtjen
ndërsa deti shkatërron statujat e tij
shemb kullat e larta me furinë e erës;
Ne, prej fabrikave të tij të padukshme
dallgëve si kuaj të egër, rërës së përjetshme
endim pelhura finoshe, të buta
Komentet