Kaloja nga një zog në tjetrin
kjo ishte tërë dhurata ime e ditës.
Dhe dita u këndua nga flauti në flaut
shkoi e veshur me bimësi të harlisur
në fluturime që hapnin tunele
kaloi përmes erës
dhe atje ku zogjtë kishin hapur
ajrin e thellë blu të qiellit,
do të vinte nata.
Kur u ktheva nga udhëtimet
mbeta pezull dhe i gjelbër
midis diellit dhe gjeografisë
pashë si funksiononin flatrat
si transmetoheshin parfumet
prej pendëve telegraf
dhe nga lart pashë shtegun
burimet dhe pllakat e çatisë
peshkatarët ne punët e tyre
detin me pantallona shkume
të gjitha i pashë nga qielli im i gjelbër
s’kishte më alfabete
veç zogj që gelltisnin me sqepa të hapur
dritë ujërash dhe qiejsh
dhe në dritë të dendur digjeshin
duke vallëzuar me polenin
Komentet