“Të marrim refugjatë sirianë” është titulli i një artikulli të shkruar nga Ermal Hasimja dhe të botuar në një ditore të Tiranës, e cila ka marrë përsipër me krenari të bëjë koshin e plehrave të ideve të këqija që qarkullojnë në Shqipëri. Hasimja e nis kështu artikullin e tij: “Shkurt: unë mendoj se Shqipëria duhet të ofrojë strehim për një numër të caktuar refugjatësh sirianë që ikin nga zonat e luftës. Numri i tyre mund të jetë modest, por domethënia është shumë e rëndësishme. Jo vetëm për ta, por sidomos për ne. Nga pikëpmja morale ne u detyrohemi shumë vendeve të botës: mikëpritje në kohë të vështira.”
Si është e mundur që një profesor universitar, i cili për më tepër e mban veten për ekspert të komunikimit, me grada shkencore, domethënë një njeri që duhet të ketë njohuri për ndërtimin e narrativës, e nis artikullin e tij me fjalën “shkurt”, para se të këtë shkruar sadopak gjatë për çështjen? Apo ndoshta ky është stili magjup i të artikuluarit të mendimit? Pse iu detyrohet në këtë rast Shqipëria atyre që Hasimja i quan “vende të botës”, pa i përcaktuar se cilët janë? Sipas tij për tre arsye. E para: “Gjatë Luftës së Kosovës gjysma e popullsisë shqiptare përfundoi jashtë kufijve.”
Përzgjedhja e fjalëve që bën sorosiani nga Gjakova, që sot është shtetas i Shqipërisë për shkak se familja e tij ka ardhur në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore, është shumë interesante. Ai nuk thotë se pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare të Kosovës u dëbua me dhunë prej serbëve, gjatë luftës së fundit atje, por se “përfundoi jashtë kufijve”. Sipas kësaj mënyre të shprehuri shqiptarët e Kosovës, mund të kenë ikur vetë nga Kosova, ashtu siç thoshte Serbia atëherë.
Hasimja nuk e shpjegon se përse Shqipëria paska detyrim të marrë refugjatë sirianë të luftës në vitin 2015, për shkak se në vitet 1998-1999 gjysma e popullsisë shqiptare të Kosovës përfundoi jashtë kufijve, siç thotë ai. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova përfunduan në Shqipëri, ose në trevat e Maqedonisë të banuara nga shqiptarë. Sipas logjikës së magjupit gjakovar, meqënëse Shqipëria priti dhe strehoi shqiptarët e dëbuar nga Kosova në 1998-1999, paska detyrim në 2015 që të pranojë edhe refugjatë sirianë të luftës?! Sot ekziston shteti i pavarur i Kosovës i cili duhet të pranojë refugjatë sirianë të luftës, sipas logjikës së Hasimjes. Por as Kosova nuk ka detyrim ta bëjë këtë gjë se Siria ka mbështetur Serbinë gjatë Luftës së Kosovës dhe nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Të gjitha palët ndërluftuese në Siri kanë ndaj Kosovës një qëndrim të njëjtë me atë të regjimit të Assadit. Asnjë nga grupimet opozitare properëndimore në Siri, nuk ka ndaj Kosovës një qëndrim të ndryshëm nga ai i Assadit. Atëherë përse paska Shqipëria një detyrim ndaj sirianëve? Në Kosovë, askush nuk ka thënë që ky vend duhet të pranojë refugjatë sirianë të luftës. E në Shqipëri del magjupi me origjinë nga Kosova Ermal Hasimja, i cili thotë se Shqipëria duhet të pranojë refugjatë sirianë të luftës, për hir të Kosovës.
Arsyeja e dytë për të cilën sipas Hasimjes Shqipëria duhet të pranojë refugjatë sirianë të luftës, është se: “Që prej fillimit të viteve ’90 rreth 1/3 e popullsisë së Shqipërisë, është strehuar në vende të tjera, për arsye më pak dramatike sesa lufta. Unë mendoj se duhet t’ i dëshmojmë botës se dimë të dhurojmë ndihmë për njerëz që kanë nevojë, njësoj siç kemi kërkuar dhe marrë kur na është dashur neve.”
Që arsyetimi i Hasimjes të qëndrojë duhet që Shqipërisë t’ i kërkohet që të strehohë refugjatë sirianë të luftës, nga vendet që kanë pritur emigrantë shqiptarë pas vitit 1990. Kjo do të thotë se i vetmi vend që ka të drejtë t’ ia bëjë këtë kërkesë Shqipërisë është Italia. Sepse është Italia vendi i vetëm që ka hapur dyert për shqiptarët pas vitit 1990 dhe ka legalizuar pjesën më të madhe të emigrantëve ilegalë që kanë shkuar atje nga Shqipëria. Sot në Itali ka më shumë se gjysmë milioni emigrantë shqiptarë të legalizuar që janë rezidentë në këtë vend. Greqia, vendi ku kanë shkuar një numër aq i madh shqiptarësh sa në Itali, është sjellë shumë keq me shqiptarët, duke u vënë si kusht ndryshimin e identitetit kombëtar për t’ u dhënë lejen e qëndrimit në vend. Gjermania pas vitit 1990 i ka pasur portat e mbyllura për emigrantët nga Shqipëria dhe sot shqiptarët e Shqipërisë përbëjnë një bashkësi më të vogël të emigrantëve, se ato nga shumë vende të Azisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Britaninë e Madhe, Zvicrën, Holandën, vende këto me numër shumë të madh emigrantësh. Shqiptarët e Shqipërisë e kanë pasur të pamundur të sigurojnë qëndrim në Gjermani, Zvicër, Britaninë e Madhe, Suedi, duke u paraqitur si shqiptarë të Shqipërisë, përvecse në raste shumë të rralla kur kanë siguruar azil politik, ose për arsye të tjera. Asnjë prej këtyre vendeve nuk ka të drejtë që t’ i kërkojë Shqipërisë që të pranojë refugjatë sirianë dhe as që pritet ta bëjë. As SHBA nuk ia kanë kërkuar Shqipërisë këtë gjë dhe as pritet t’ ia kërkojnë.
I vetmi vend që po i kërkon Shqipërisë jozyrtarisht që të hapë dyert për refugjatët sirianë është Turqia, vendi që është rrugëkalimi i refugjatëve sirianë për në Europë. Turqia kërkon që të hapet një rrugëkalim i ri për në vendet e pasura të Bashkimit Europian që nga Ballkani, përveç korridorit Maqedoni-Serbi-Hungari. Për këtë Turqia kërkon aktivizimin e korridorit Shqipëri-Itali nëpërmjet detit, duke u riaktivizuar edhe një korridor i trafikut të qenieve njerëzore nëpër Adriatik, që ka ekzistuar deri në vitin 2005, kur u ndalua qarkullimi i motoskafeve të nisur nga bregdetin shqiptar. Që nga Italia, refugjatët sirianë dhe nga vende të tjera islamike, që kalojnë nëpër Shqipëri, mund të shkojnë në Francë, e prej andej në Britaninë e Madhe etj.
Hasimja nuk mund të mos e dijë se me të deklaruar Shqipëria se do të pranojë refugjatë sirianë, këtu do të dynden masa të mëdha të refugjatëve sirianë dhe josirianë të vetëquajtur sirianë, të cilët do të jetë e pamundur t’ i dallosh nga të parët, pasi do të thonë se dokumentet u kanë humbur gjatë largimit nga zonat e luftës në Siri. Këta refugjatë nuk do të vinë për t’ u strehuar në Shqipëri, por për të kaluar nëpërmjet Shqipërisë në Itali e prej andej në Francë e në Britaninë e Madhe, apo në Gjermani, nëpërmjet Austrisë. Kështu në Shqipëri do të krijohet kaos i madh, vecanërisht në qytetet porte, në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë. Do të riaktivizohet edhe trafiku i qenieve njerëzore që ka një traditë në bregdetin shqiptar. Dhe një ditë, kur të ndalohet ky korridor i dyndjes së masave të mëdha njerëzore, në Shqipëri do të mbeten disa qindra mijëra sirianë dhe të tjerë refugjatë nga bota islame, që shtiren si sirianë. Meqënëse sirianët flasin arabisht, çdo arab apo arabishfolës mund të shtiret lehtë si sirian, pra sit ë tillë mund të shtiren edhe palestinezët, irakianët, egjiptianët, por edhe sudanezët e të tjerët nga Briri i Afrikës. E kështu Shqipëria, një shtet me struktura të brishta sociale, do të ketë një problem të ri të madh që i shtohet problematikës shqiptare.
Sipas Hasimjes, arsyeja e tretë për të cilën Shqipëria duhet të pranojë refugjatë sirianë të luftës është se: “Sirianët nuk janë aq larg vendeve arabe ndaj të cilave ne mbajmë zakonisht qëndrimin e një lajkatari cinik për të përfituar ndihma. Ndoshta ka ardhur koha të tregojmë edhe anën e kundërt të medaljes.”
Ky Hasimja me grada shkencore nuk paska njohur për gjeografinë as sa një nxënës i shkollës nëntëvjeçare, pra që të dijë Siria është një vend arab dhe sirianët janë arabë. Sa për detyrimin që ka Shqipëria ndaj vendeve arabe të pasura me petrodollarë, që e kanë ndihmuar vendin tonë financiarisht, kjo ndihmë është shpërblyer me të tepërt, se për çdo 100 mijë petrodollarë që ka marrë Shqipëria nga këto vende arabe, në vendin tonë është ngritur një minare. Pastaj përse nuk i strehojnë këta refugjatë sirianë të luftës vetë vendet arabe, sidomos ato të pasura me petrodollarë? Përse u dashka që këta refugjatë sirianë të luftës të përshkojnë një rrugë aq të gjatë dhe të vinë në Europë? Turqia me 80 milionë banorë, sot është po aq e pasur sa ç’ ishte Gjermania në vitet 60-70 kur priti miliona emigrantë të huaj. Prandaj Turqia sot mund të strehojë fare mirë për një kohë të gjatë jo më dy milionë refugjatë sirianë sa thotë se ka strehuar, por edhe dy-tre fishin e këtij numri. Në Turqi, refugjatët sirianë do të bëjnë në çdo rast një jetë më të mirë se ajo që bënin në Siri në ditët më të mira të paraluftës.
Sipas Hasimjes, shqiptarët e Shqipërisë nuk do të kenë të drejtë të krenohen që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëse nuk strehojnë refugjatët sirianë të luftës sot. Por këta hebrenj qenë banorë të Shqipërisë, ose të vendeve ballkanase përreth, nuk vinin nga mijëra kilometra larg, duke përshkuar shumë vende, si refugjatët sirianë. Prandaj, sa iu përket refugjatëve sirianë, ne shqiptarët duhet t’ ua lemë mundësinë që të krenohen turqve dhe vendeve të pasura arabe.
Ne shqiptarët jo vetëm që nuk duhet të strehojmë refugjatë sirianë por është koha që t’ ju themi disa njerëzve si Hasimja se tashmë ka ardhur koha që të rikthehen në Kosovën e lirë, se boll ngatërresa i qitën Shqipërisë. Hasimja, kur përmend shembujt e mikëpritjes dhe bujarisë të shqiptarëve të Shqipërisë, harron të thotë se ai i përket një familjeje që ka përfituar nga kjo bujari në periudhën midis dy luftrave botërore, duke u strehuar në Shqipëri.
Unë e mirëkuptoj Hasimjen kur ai bën thirrje që Shqipëria të hapë dyert për refugjatët sirianë, se ai kështu mbron interesat e vëllezërve të vet. Magjupët e Kosovës, duke përfshirë edhe ata të Gjakovës, kanë ardhur kryesisht nga Siria e sotme në kohën otomane. Interesi i magjupit këtu pajtohet me atë të sorosianit, i cili kërkon ta shohë Shqipërinë si një vend shumëetnik, ku të mos mungojnë as sirianët. Kush të dojë le të mos e besojë, por nuk kam asgjë kundër magjupëve në tërësi, me të cilët dikush ka dashur të tallet djallëzisht duke i quajtur egjiptianë, por nuk mund të mos i quaj me emrin e tyre ata intelektualë magjupë të cilët duke u shtirur si shqiptarë kërkojnë të paraqiten si zëra shqiptarë ndryshe, që kërkojnë t’ i bindin shqiptarët se është një provë qytetërimore e tyre pranimi i refugjatëve sirianë./Kastriot Myftaraj
Komentet