Voal.ch – Me rastin e një bashkëpunimi mbi dhjetë vjeçar, Kryetari i Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA,
Zoti Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tre mandate, 2009, 2013, 2017,
një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu, ka vlerësuar si aleat të suksesit të tij
dhe bashkëpunëtor për merita të veçanta kryetarin e Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Zotin Esad A. Rizai,
i cili po ashtu është një personalitet i shkëlqyer i diasporës tonë në SHBA, nga ata që kontribuojnë sipas modelit të John F.Kennedy.
Z.Esad A.Rizai, me shoqatën e tij ka ndërtuar ura të mrekullueshme bashkëpunimi jo vetëm me kryetarin e bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz Jr., por edhe me kryetarët e Bashkisë dhe guvernatorin e New Yorkut, përkatësisht zotërinjtë Rudy Giuliani, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo.
Më poshtë po sjellim motivacionin që ka bërë Z.Ruben Diaz Jr., në emrin e Tij dhe të 1.4 milion banorëve të Bashkisë të Bronx për Z.Esad A. Rizai në anglisht dhe shqip:
Unë, Ruben Diaz, Jr.
Kryetari i Bashkisë të Bronx
Paraqes këtë
Vlerësim për Merita
për
Esad A. Rizai
Kryetar i Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Motivin e Meritësa
Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.
Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.
Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik.
Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.

Botuesit e voal.ch, kanë nderin që ta njohin personalisht Z.Esad A. Rizai, si një figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe me këtë rast e urojnë për vlerësimin shumë të merituar marrë nga Kryetari i bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz. Jr.

Z.Esad A. Rizai me Z.Ruben Diaz Jr., kryetarin e bashkisë të Bronx prej tre madatesh


Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut dhe avokatin e Presidentit Trump Rudy Giuliani

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut Z. Mike Bloomberg


Z.Esad A. Rizai me Z. Andrew Cuomo, guvernatorin aktual prej tre mandatesh të New York-ut

Shqiptaro Amerikant ishin shpetimi i kosovs