Një lëvizje e paralajmëruar që me datë 17 qershor nga kryeministri Edi Rama, për gazetarin gjerman të “Bild”, Peter Tiede i cili publikoi audio-përgjimet për shitblerje votash në gazetën BILD.
Kryeministri Rama me një status në Twitter njoftoi sot se sapo i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për të nisur procesin gjyqësor mbi publikimet e Bild!
Avokati I Rames 2
Statusi i plotë i Ramës:
“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije” Kush është avokati gjerman Matthias Prinz?
Matthias Prinz është një avokatë i njohur i mediave në Gjermani dhe në qytetin e tij në Hamburg. Ai është i preferuari i artistëve të famshëm.
Sipas Manager Magazin klientët e tij janë nga biznesi, por edhe të famshëm dhe fisnikë, apo aristokratë.
Në biografinë e tij zyrtare në website-in e studios ligjore Prof. Matthias Prinz ka studiuar në universitetin e Hamburgut e më pas në Harvard. Ai ka punuar avokat në New York nga vitin 1984 e më pas rikthehet për të punuar në Hamburg një vit më vonë.
Prof. Prinz ka ndikuar shumë sa i takon hartimit të ligjeve të medias dhe ka mbrojtur edhe raste të cilësuara historike në në Gjykatën Federale të Drejtësisë, në Gjykatën Kushtetuese federale gjermane si dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Që nga viti 1997 ai jep mësim në disa universitete të ndryshme. Është profesor i nderuar në FU Berlin që nga viti 2006 dhe bashkëthemelues i Berlin Media Professional School.
Gazetarët në Gjermani si dhe në qytetin e tij në Hamburg e kanë halë në sy. Media Welt shkruan në një artikull të viti 2016 se konsiderohet i vështirë për tu mposhtur dhe shpesh cilësohet si armik i shtypit të lirë.
“Përkundrazi, jam kundër gazetarisë së keqe. Jam kundër historive të sajuara. Artikujt e sajuar nuk kanë lidhje me gazetarinë, njerëzit e humbasin besimin tek media” shprehet ai gjatë një interviste në WELT.
Një kuriozitet tjetër është se avokati i njohur 62 vjeçar ka shkruar artikuj pikërisht në gazetën BILD në fillim të viteve 1980. Ai kishte një faqe ku shkruante për qytetin e Hamburgut.
Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e një vit është aktiv edhe për audiencën shqipfolëse.
Ka . . .
Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në g . . .
Gjakova është qëndra, apo kryeqyteti i kulturës dhe historinë se përgjithshme të Kosovës, por edhe qyteti me i vjetër që ka tresheguar nga e kaluara e hidhur.
Ajo që dua të thëm, SE . . .
Vështrim
Shteti i Kosovës për shumë vite iu ka nënshtruar hajnive të mëdha e të vogla, korrupcionit , krimit të organizuar , nepotizmit, klinetlizmit etj.Të gjitha këto fenomene negat . . .
Pamje satelitore që shfaq qendrën bërthamore në Fordov, Iran, më 24 janar 2025.
evropaelire.org
Riin Aljas
Izraeli ka sulmuar disa qendra bërthamore nëpër Iran që nga 13 . . .
Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në recesion të gjithë ekonominë botërore, në rast se Irani vë në jetë kërcënimet e mëhershme për bllokimin e ngus . . .
Amos Chapple
Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë supermarkete në Teheran vazhdojnë të jenë të mbushura me furnizime.
“Nuk ka kush të blejë gjëra”, . . .
Avionët amerikanë lëvizin një GBU-57 – bomba më e madhe “shkatërruese bunkerësh” e ushtrisë amerikane. (Fotografi nga arkivi)
Nathan Hodge
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit m . . .
Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentu . . .
Ne nje situatë te rrezikshme qe ka prodhuar tashme konflikti Ukraine -Rusi dhe ai i diteve te fundit Izrael – Iran,deklaratat e djeshme presidentit te Serbisë Vuçiç, se do ta f . . .
SPIEGEL
Izraeli justifikon sulmet ndaj Iranit me rrezikun që paraqet zhvillimi i armëve bërthamore nga ana e tij.
Teherani është pranë përfundimit të tyre, deklaroi kryeministri i . . .
Nga James Reinl, DAILY MAIL
Peshon 16 ton, mund të thyejë 200 metra tokë, beton dhe çelik, dhe ka fuqi të mjaftueshme për të shkatërruar strehën nëntokësore të armikut.
Bomba GBU . . .
Komentet