E veshur në bukuri si nata
e vendeve pa re dhe qiejve të yjllëzuar
çka është më e mira e së errtës dhe së ndritshmes
takohen në karakterin dhe sytë e saj të shkruar
duke u shkrirë kështu në atë dritë të butë
të cilën qielli ia mohon ditës së grafulluar.
Një hije më tepër, një rreze më pak
ia kishin zbehur paksa hirin e paemër
që përkundet në çdo pendë të korbit
apo ndriçon butë mbi fytyrën e pa shemër
ku mendimet paqësisht të ëmbla shprehin
sa i dëlirë, sa i dashur është trupi ku ushqehen.
Dhe në atë faqe, në atë vetull
aq të butë, aq të qetë por elokuente,
buzëqeshjet që dalin, ngjyrat që flakërojnë
tregojnë veçse ditët e kaluara në mirëbërje,
një mendje në paqë me të gjitha çka nën të
një zemër, dashuria e së cilës është e pafajshme.
Z. Kujtim Morina, e lexova disa here përkethimin tuaj të sajimit te Bajronit. Pa fije dyshimi ju keni bërë një punë adekuate dhe shumë të mirë në përkëthim dhe ju përshëndes. Por nuk r di çka të thom kur e krahasoj me përkëthimin e Beatriçes së Dantes nga fashisti Er neso Koliqi. Të fala.