Një moshuar shkoi tek prifti dhe e pyeti nëse do të dëgjonte rrëfimin e tij.
“Natyrisht, biri im”, i tha prifti.
“Epo, At, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, një femër e bukur trokiti në derën time dhe më kërkoi nëse mund ta fsheh që të mos e gjejnë gjermanët. Unë e fsheha në papafingo dhe gjermanët nuk e gjetën kurrë”.
“Kjo është një gjë e mrekullueshme, biri im, dhe për këtë gjë nuk ka nevojë të rrëfehesh,” tha prifti.
“Është më keq,” vazhdoi i moshuari.”Unë u tregova i dobët dhe i kërkova asaj të shkonte me mua në shkëmbim të ndihmës sime.” – tregoi më tej i moshuari.
“Epo, ishte një kohë shumë e vështirë dhe ti more përsipër një rrezik të madh, ajo do ta kishte pësuar shumë keq nëse binte në duart e gjermanëve, po të mos e shpëtoje ti. Unë e di se Perëndia, në diturinë dhe mëshirën e tij, do të peshojë të mirën e të keqen dhe do të të gjykojë ty pozitivisht,” tha prifti.
“Faleminderit, At,” tha plaku. A mund të bëj një pyetje tjetër? ”
“Natyrisht, biri im”, tha prifti.
I moshuar e pyeti:
“A duhet t’i them asaj se tashmë lufta ka mbaruar?”.
Komentet