Qasja entuziaste-euforike-estetizante dhe alibiste e profesorit te estetikës Alfred Uçi në një shkrim me titull “Dritëro Agolli kundër realizmit socialist” (botuar në fletushkën “Milosao”), bie ndesh me pohimin e shkrimtarit i cili është shprehur: “E kam për nder që kam qenë dhe jam komunist” që do të thotë se ka shkruar sipas realizmit socialist dhe partishmërisë komuniste.
888 – I vërtetë shkrimtari në ato që thotë. I pavërtetë esteti. I besueshëm Agolli, i pabesueshëm Uç,i – i cili pas 20 vjetësh “zbulon” se Dritëroi paska qenë kundër socrealizmit (! ).
*** – Agolli është befesuar me mikun e tij estetin marksist-leninist-enverist Uçi për këtë të pavërtetë. Në kohën pa liri të socializmit, ai e ka vlerësuar Dritëroin si shkrimtari më i shquar i realizmit socialist, me partishmëri të lartë komuniste. Cili është i vërteti, Uçi i para 1990-tës apo Uçi i pas ’1990-tës?!…
2
Në parathënien e librit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” shkruar nga vetë autori, shpjegon se roman ii tij godet disa dukuri burokratike sipas mësimeve të partisë dhe shokut Enver. Libri – rrëfen autori – është botuar pjesë – pjesë si novelë në Revistën “Hosteni”, nga kryeredaktori Niko Nikolla. Ish mikun i tij i cili e nxiti ta shndërronte në roman. Dritëroi pati ndikim pozitiv nxitës edhe nga lexuesit e shumtë të “Hostenit” që flisnin me supërlativa për novelën. Kjo i dha guximin ta ripunojë e formësojë si roman humoristik dhe e botoi në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Pasi libri doli në qarkullim, pati zëra të vakët burokratësh, që e identifikonin veten me personazhet dhe e kritikonin romanin, por funksionarët më të lartë të PPSH-së e pelqyen këtë vepër dhe kritikuesit e mbyllën gojën.
3
Lind pyetja: përse esteti Uçi e vleresoi romanin si vepër e denjë e realizmit socialist dhe tani pas 20 vitesh duke analizuar këtë romanin hedh në treg tollumbacen e fryrë “Dritëro Agolli kunder realizmit socialist?! Sipas meje kjo alibi është sajuar për të promovuar veten se nuk është ai që ka qenë në të vërtetë para 1990-tës, por ky i tanishmi. Këtë rrotullim 360 gradësh e ka bërë që në fillimet demokratike sapo dhjetoristët dhe urrejtja mbarëpopullore përmbysën diktatrurën komuniste dhe monumentin e tiranit Hoxha e tërhoqën zvarrë në sheshet e Tiranës duke kënduar e hedhur valle mbi të. Pikërisht në atë kohë Prof. Uçi shkruan artikullin “Kundër politizimit, ideoogjizimit dhe sociologjizmit vulgar”, botuar në gazetën Drita”; – që la pa mend ata që e njihnin, por edhe ata qe s’e njihnin. Vini re: esteti marksist-leninist-enverist kundër” vetjes estetiko-politiko-ideologjike!!!.
4
Sado që e ka qendisur këtë shkrim sikur ta kishte shkruar një estet disident apo një intelektual antikomunist, nuk mund të vetësfidonte artikujt dhe librat e tij para e pas Plenumit IV te PPSH-së, kundër modernizmit të letërsisë dhe artit botëror duke hedhur tonelata balte të zezë mbi veprat dhe autorët e tyre, kolosët më të mëdhenj të planetit; kundër estetikës moderne e postmoderne, por edhe kundër shkrimtarëve, artistëve dhe kritikëve tanë liberal me ndikime nga letërsia dhe arti modern. Askush nuk e beson estetin enverist se nuk është i tillë, përveç të indoktrinuarve dhe mediokërve.
*** – E besueshme është, qasja e gabuar e kthimit andej nga fryn era sa çel e mbyll sytë. Sipas meje nuk mund të arrihej ky ndryshim substancial, pa i hedhur sytë brenda vetes, pa bërë procesin e katarsit, pa u liruar nga pushtimet ideologjike dhe estetike markasiste-leniniste-enveriste..
5
Qëndrimi i tij kundër letrësisë dhe artit modrem e postmodern, është shprehur furishëm në shumë dimensione, drejtpërdrejtë dhe në mënyrë agresive, sidomos në librin: “Labirinthet e modernizmit” (shkruar pas Plenumit IV të 1973-shit), ku esenca e librit është shprehur nga vetë autori me këtë togfjalësh të frikshme:
“MODERNIZIMI ËSHTË ARMIK I RREZIKSHËM, I GJALLË DHE I PAVARROSUR.”.
*** Ky është një libër i zi, vrasës i lirisë krijuese, kritike dhe estetike, shkruar sipas mësimeve të diktatorit stalinist Enver Hoxha, (e në të njejtën kohë një kompilim i librave të estetëve sovjetikë markist-leninist). Vetëm në katër faqet e para të këtij libri citohet 5 herë emri i Enver Hoxhës dhe 6 herë PPSH.
*** – I ndërgjegjshëm dhe me vullnet të lirë ishte tjetërsuar në ndihmës besnik të partisë, si – estet i ideologjizuar dhe politizuar. Një estet me integritet nuk mund të bëhet vegël politikës, por mund të përdorte elemente te estetikës së pastër e tropologjike, edhe në kohën e realizmit socialist. Po Uçi nuk ishte i tillë, as nuk mund ta bënte këtë, për shkak të ndërgjegjësimit të shkruante sipas estetikes marksiste-leniniste dhe mesimet të partiësë e dikatorit Hoxha. Pas Plenumit IV, njeri pas tjetrit botoi librat “Probleme të estetikës” 1976, “Labirinthet e modernizmit” 1978, “Çeshtje teorike të estetikës dhe kulturës” 1986” etj., të cilët kishin frymën e estetikës së politizuar dhe ideologjizur sovjetike dhe enveriste
7
Si mundet të ndryshonte profesori i estetikës Uçi, që ka ushqyer me estetikën marksite-leniniste dhe ideologjine komunisto-enveriste disa breza studentësh?! Nuk e kam fjalën që profesori të mos ndryshonte, do të ishte fatalitet mosndryshimi. Përkundrazi, ndryshimi është qasja e duhur dhe e domosdoshme për zhvillim e progres për çdo njeri dhe profesion në çdo rrafsh të dijes, letërsisë dhe artit, të estetikës, kritikës dhe kulturës.
*** – Mirëpo siç theksova më sipër kjo do të kërkonte kohë meditimi dhe një kërleshje mendimesh e gjykimesh nëpërmjet monologut, vetëdialogut dhe vetëdebatit, – midis estetit të politizuar dhe estetit që kërkon të ndryshojë. Madje do të kërkonte edhe shfaqjen e tij në publik, media e kudo, duke mbajtur qëndrim kritik ndaj veprës së tij të politizuar dhe ideologjizuar.
***- Është momenti të nënvizoj se, në disa tema në librat e tij gjen edhe vlera estetike e teorike. të mirfillta, por këto janë në minorancë dhe jashtvështrimit tim në këtë studim.
PJESA E DYTË
8
Në fokus të këtij studimi, siç theksova më sipër, është vështrimi alibist & entuzisto -estetizant i estetit Uçi për romanin humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. E konsideroj qasje të gabuar, gjykimin e veprës me gjysmën e kokës, çka sfidohet kritika profesionale që i vlerëson veprat letrare dhe artisitike në komleksitetin e tyre, duke evidentuar vlerat dhe jo vlerat, me kritere atistike, estetike dhe mesazhore.
*** – Nuk shoh në shkrimin e tij per “Zylon…” as analizë të mirfilltë artistike apo estetike. Rrëfehen e komentohen skena, situata, ngjarje dhe episode të veçanta për të “motivuar” mendimet entuziaste, estetizante dhe alibiste të tij. Nuk gjykon për strukturën e romanit si ngrehine romaneske, si janë realizuar figurat artistike, nuk analizon tekstin letrar me kritere të qarta profesionale, të cilat janë zëvëndësuar me fjalë të përgjithshme, groteske, entuziaste, të bujshme, madje duke abuzuar edhe me termim “risi”.
*** – Mjetet shprehëse të komikes në këtë roman i konsideron risi. Janë mjete figurative humoristike e satirike, të cilat janë përdorur që para Aristofanit e gjer te estradat tona.
9
Kurrfarë risie nuk përmban teksti humoristik. Aplikohen me mjeshtëri mjetet e humorit dhe satires. Kritika godet dukurië e realitetit socialist me mjetet e saj specifike, të cilat janë aplikuar nga të gjitha gjinitë e humorit dhe të satirës sonë, duke kritikuar burokratizmin, liberalizmin, konservatorizmin e shumë llojë dukurish të tjera të jetës socialiste, sipas orientimeve të partisë, siç i aplikoi Dritëroi jo vetëm në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo,” po edhe në disa pozi, tregime apo në dramat “Fytyra e dytë’ dhe “Mosha e bardhë” ku janë kritikuar dukuri negatve e regressive, pa ju kundërvëvëne substancialist sistemit politik dhe socrealizmit.
10
Edhe estradat tona kanë fshikulluar me humor e satirë dukuritë negative në kohën e bretërimit të socrealizmit, brenda të lejueshmes, por kur janë tejkaluar vijat e bardha, censura zyrtare është treguar e ashpër.
*** – Regjisori Bujar Kapexhiu kur shfaqi në publik spektaklin: “T’i shkullim nga rrënjët” që stigmatizonte burrokaratët dhe burokratizmin përcolli një mesazhin provokativ, i cili sipas formulimit tim ishte: “Buroktratizmi dhe burokratët, nuk zhgulen as me traktor”.
*** – Kupola e lartë s’e priti mirë këtë kritikë, e cila kishte aplikuar lirshëm mjete të fuqishme te humorit, ironinsë, satirës dhe hiperbolës. Regjisori Kapexhiu u dënua dhe spektakli u ndalua. Po ai nuk thotë se solli risi me përdorimin e këtyre mjeteve, të cilat kanë funksionuar që para Aristofanit, siç e cika më siër, as nuk thotë se ishte kundër realizmit socialist, sepse fryma e spektaklit ishte e tillë, ai u denua u tejkalua masa, u shkelën vijat e bardha.
*** – Edhe Dritëroi me romanin e bukur humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ndonëse e kaloi pak masën, nuk e pranon se ishte kundër socrealizmit, as se po se jell risi në qëndrimin humoristik kritik ndaj realitetit socialist. Kjo është alibi e estetit Alfred Uçit.
11
Çuditë dhe alibitë groteske nuk kanë të sosur në gjykimin entuziasto-estetizanto-euforik të akademik Uçi t në qasjen e gabuar të tij, jo vetën në togfjalët “Dritëro Agolli kundër realizmit socialist, por edhe kur aplikon kritikën krahasuese si diletant, duke baraz-lerësuar romanin “Shkëqimi dhe rënia e shokut Zylo” me kryeveprën më të shkëlqyer botërore “Don Kishoti” dhe Dritëroin me Servantesin !….
*** Madje Uçi merr vrull dhe shpërthen në krahasime të tjera me një fantazi të paarsyeshme, duke barazitur verat e figurës së burokratit Zylo Kamberi, me kryeprotagonistët e kryeveprave satirike të letërsisë botërore:
12
“S’ka dyshim, – thotë esteti i vërbuar Uçi – se shoku Zylo qëndron në një radhë me figura të pavdekshme si: të Don Kishotit, Gargantuasë, Orlandit të Furrishëm, Zadikut, Zhak Fatalistit, Guliverit…..Don Zhuanit, Mefistofelit, Gobsekut, Tilen Ulengshpilit, Tatarinit, Çiçikovit, Hlestakovit etj”. Urtaku do do të mbetej pa fjalë…..
13
Sipas meje romani “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” duhet të gjykohet e rivlerësohet mbështetur në një optikë të re me kritere artistike, estetike dhe mesazhore, si reflektim i realitetit socialist dhe pa shtrembëruar të vërtetën historie, jetësore, artistike dhe politike, të kohës kur zhvillohen ngjarjet.
*** – “Shkëlqimi dhe rënia e shkut zylo” është ndër romanet më të mirë humoristik të letërsisë sonë, që radhitet ndër lbrat më cilësorë të letërsisë humoristike shqiptare ne kohën e socrealizmit, i cili mund të konkurojë me disa vepra humoristike me vlera të larta ballkanike dhe europiane, – por jo me kryeveprat e autorëve më të mëdhenj botërorë të humorit dhe satirës..
14
Romani shquhet për pasurinë e mjetet artistike dhe figurative që aplikon autori të cilat përfshijnë një gamë të gjërë që nga batuda humoridtike, situatat e ngjarjet e ndyshme e të larmishme komike, personazhet komikë e gjer te humori fin, elegant, tek ironia, satira e sarkazma, po edhe te vodevili e bufonada, ku stigmatizohen dukuritë negative të reaitetit socialist. Në fokus të syrit kritik është burokratizmi dhe p e r s o n a z h i b u r o k r a t ik, pa peshë të madhe në piramidën shtetrore. Këndvështrimi i autorit është kritika ndaj dukurive negative e regresive të realitetit socialist mga pozitat e partisë, për t’u korrigjuar e, çdogjë të bëhej më mirë e të ndyshonte brenda sistemit socialist enverist.
K O N K L U Z Ë:
Kritika e autorit në romanin “Shkëqimi dhe rënja e shokut Zylo” është e guximshme dhe liberale për kohën kur u shkrua. Neni 55 të burgoste po të kaloje vijat e bardha. Ndaj ai godet me humor e satirë të mprehtë e të mençur fenomenin e burokratizmit, me kulturë dhe shije të lartë estetike. Godet edhe bartësin e tij, i cili ishte jo funksionar në fronet e larta. Kritika shkonte gjer te drejtori i kulturës masive në ministrine e kulturës, i pagëzuar nga autori me emrin Zylo Kamberi; figurën e të cilit e ka skalitur mjeshtërisht si protsgonist komik i romanit. Edhe personazhet e tjerë, tipat dhe karakteret humoristikë kanë personale artistike që ngjasin vetëm me vetëveten. Ai që e ka lexuar romanin nuk e harron kurrë Zylo Kamberin me bëmat e tij komike, as Demkën që i shkruante raportet Zylos, por as kritikët servilë Mitro Karapataqi dhe Zaim Avazi që lexuesi i asaj kohe nuk e ka vështirë t’i personalizojë. Ata pasi informoheshin se këtë apo atë vepër e kanë pëlqyer apo është kritikuar nga funksionarë të lartë të partisë dhe shtetit, qendisnin shkrimet e tyre sipas një kritike nihiliste apo entuziaste
Romani vë në lojë, qesh, përqesh, ironizon dhe stigmatizon me art, nëpunësin pa peshë të madhe në jetën politike të vendit, por nuk synon të godasë as partinë, as burrokratët e mëdhenj në sferat e larta, as sistemin socialist të burrokratizuar, siç bëri Ismail Kadare në poemën “Pashallarët e kuq”.
Togfjalëshi “Dritëro Agolli kundër realizmit socialist” nuk ekziston brenda shkrimtarit të dyzyar komunist Dritëro, por brenda estetit Uçi, i cili ka problem me vetjen estetike, morale dhe akademike.
Dritëroi si artist, me këtë roman, kërkonte të shtegtonte drejt lirisë, por nuk e lë pjesa tjetër e Dritëroit komunist të jetë tërësisht kundër vetëvetes si ndihmës besnik i saj në rrafshin e letrave. Megjithate si artist i fjalës kaq mund të thoshte me këtë roman.në diktaturën e egër komuniste që ishte Ferr për të gjallët.
( Nga libri KRITIKA – IV STUDIME. Botuar më 2016 )
Komentet