(Poemë e hapur)
Tё lindi me lule, mitra lashtёsi.
Aromat e tyre shpërndanin lavdi.
Fustanin tё kaltёrt, bluzёn ngjyrё bari,
Qeleshen të bardhë, si dёborё janari.
Flokёt vjedhur hёnёs, diellin dritё nё sy,
ngjyrat e ylberit, derdhur pёrmbi ty.
Hijerёndё malet, fushat trёndelinё,
perla – shtojzavallet, zbritёn yllёsinё.
Forcёn si titan, bukurinё si zanё,
dritё i bëje dheut, ngjyra anembanё.
Ishe ndёr tё parat qё qёndise detin,
vizatove arat dhe stolise mbretin.
Shpellat i braktise, ndёrtove kulturё,
mbolle nёpёr vise qytete me gurё.
Lashtёsia vetë, që tё ndrinte shtati,
pёr liri u tretë, Ilirì ta quajti!…
* * *
Rreth e rrotull teje ziliqarё xhelozё,
thurnin errёsirё ngjyrosur në blozë.
Mbushёn re tё zeza me tufan e shi,
nёpёr mugёtirё tё veshёn nё gri.
Stinёt keq u mpleksёn, hiret ti shёmtonin
me acar e ngrica, ngjyrat ti ndёrronin.
Trupin – lis i thatё, krahёt – mrete e thekur,
t’i sulmuan gjatё, as gjallё e as vdekur.
Era gri e vjeshtёs, s’tu nda asnjёherё,
maskonte në mjegull shigjeta me vrerё.
Gjethet i rrёzoi, trungun plasariti,
rrudhat t’i shumoi, dhimbja ulёriti.
Ta printe dikush nё udhёn me dritё
t’ia pastronte sytё, nga hija e hirtё.
* * *
Njё kreshnik i zjarrtё nё mesin e jetёs,
i dha ngjyrё tё artё, erёs gri tё vjeshtёs.
Kish ikur i vogёl peng pёr Arbërinë
Me mallin e zjarrtë ushqeu dashurinё.
I dha krahё e jetё guximit tё rrallё,
kur mbushi dyzetё, i tha: “mё ke gjallё!”
Thanё ish ngritur Muji qё tokёn e tundi
me trokun e kalit, erёn gri e shkundi.
Errësirë e mjegull me dritë i kish larë,
Fundvjeshta ndriçoi AGIMIN E PARË.
Stolitё u rikthyen, bukuria ndriu,
njё simbol bashkmi, jugu dhe veriu.
Nё mes vigjëlonë njё shqiponjё e zezё
qё burrat e dheut i lidhi me besё!
Kёshtu, Arbëria, emёr tjetёr merr
nga një shpend i lirё, mbret me dy krerё.
Qё tё vigjёlojё nё furtunё, nё shi,
E t’i rezistojë dhe akullit gri.
Bota ndali frymёn njёzetё e pesё vjet,
mbreti i Shqipёrisё kreshnik i vёrtetё.
Me çelik e zjarr dhe mendim tё ri
e dёrgoi nё varr, njё perandori…
I pat hije mjekra, shenjë fisnikërie.
Koha hodhi firmën: “Burr Shqipërie”.
Kurora pat gjetur kokën e vërtetë,
forcën, mençurinë, madhështinë për mbret.
* * *
Xhelozia ndizej rreth e rrotull saj
Ndërsa dielli ndrinte si ar nё çdo skaj.
Moti, prap u mbyll, re tё zeza nxinё,
s’dukej asnjё yll t’i ndrijё bukurinё.
Njё tufan i tmerrshёm nё dimrin e gjatё,
goditi rrufeshёm, Shqipen pendёartё.
Kreshnikёt i ikёn dhe zanat u zbehёn,
shkёlqimin e fikёn, u tretёn me erёn.
Shqipja e mbuluar me njё shall tё zi,
kёrkon e trishtuar njё prijёs tё ri.
Kokёn e mban ulur nga pesha e zisё
qё kur e pёrgjaku Sulltani i Azisё.
* * *
Sytё të mjegulluar, thinjur gjer nё zemёr,
Rend duke rёnkuar për një tjetёr emёr…
Njё pasha me mjekёr dhe me llullё tё gjatё,
zjarrё e tym rrёzon nga kala e lartё.
Dhe guxon tё ndalё njё perandori.
Nё tre popuj fqinjё, i vuri kufi.
Veç njё ditё u thye kockё e tij e vjetёr;
pabesisht ia hoqёn, kokёn me gjithё mjekёr.
Pёr ta ndjekur pas njё çudi e madhe,
kujtesa t’i flasё: Pasha me dy varre!
Nga sundimi i tij edhe pse i ashpёr,
nё krahёt e Shqipes e shtoi dhe njё flatёr.
Ajo ia besoi një kurorë të nderit,
por se mbajti dot peshën e Skënderit.
Ndaj e pikëlluar ngrihet fluturim
që te gjej një tjetër, të mençur e trim.
* * *
Si njё gjethe vjeshte forcat e kanё lёnё,
lёkundet e dehur gati pёr tё rёnё.
Sulltani i Azisё kёcёnon e qesh:
“Nga rrobat e zisё kurrё s’do tё tё zhvesh!
Tё rrish buzё varrit, si kufomё e verdhё
qё tё mbillet frikё edhe ndёr tё tjerё”.
* * *
Nёpёr erёn gri me fener nё dorё,
ndesh diku njё çift prijёsash popullorё.
Kur e panë të zbehur e tretur urie,
deri nё palcё ndjenë dhimbje Shqipёrie.
E marrin pёr dore dhe me lotë në sy,
t’i shёrojnё plagёt betohen tё dy.
Dhe ushtoi njё thirrje sa u tundёn malet:
Si “meze nё pjatё”, Shqipja s’mund tё hahet.
Fukareshё e gjorё qё nuk ka pёr vete
s’mund ti japё Sulltanit, “nizam e xhelepe”.
Pa shkёlqeu guximi, shkrepёtimё nё mal,
mbushur lule trimi, Poçem – Kuç – Hekal*.
* * *
Kur perandoria mori njё tё çarё,
Rrapos* pёrmbi rrap, ia hodhi litarё…
Shqipes dhe mё shumё krahёt ia shkurtoi,
me guxim tё marrё tё mos fluturoj.
E la tё zvarritet nёpёr errёsirё,
mos ta gjente udhёn pёr tё qenё e lirё.
Sytё ju errёsuan, s’dinte nga tё shkonte,
panorama gri më shumë e verbonte.
* * *
Prinë Prizereni, odë mençurie,
lidhur në një besë vatra trimërie.
Lidhja* zgjidhi armët, i ngjeshi në sup
e gjithë Shqipëria u ngrit si një trup.
Gjithë burrat e zgjedhur, me guxim të rrallë
Lirinë, shqiponjës, ja shkruan ne ballë.
Ta lexoj Evropa mbledhur në Berlin*
mos ta ndaj në copa, si tortë, Shqipërinë.
Por Evropa heshti, mbylli njërin sy
dhe më vonë akoma, i mbylli të dy…
* * *
Kur mbeti pa krahë e mbahej me thonj,
humbjet e mëdha gjakun ja hollojnë.
Nёpёr muzg ju shfaq njё poet i ri,
nё udhёn pa dritë i ndezi qiri.
Ashtu, zbehtё – zbehtё, qiriri ndriçoi,
për të dalë në dritё, dhjamin e mbaroi.
Me shkronja e veshi Shqipen, skaj mё skaj,
e mёsoi tё shkruaj historinё e saj.
Por prijёs nuk gjeti ta çonte mё tej,
krahё e kthetra thyer betejё mё betejё.
Nёpёr udhёn gri, s’gjeti zgjidhje tjetёr
qё t’i jepte jetё dёshirёs sё vjetёr.
Tё jetoj e lirё, si njё shpend malesh,
me bija e bijё, e shkarkuar hallesh.
* * *
Buza nuk i qeshi pёr shekuj me rradhё
qё kur Kastrioti, i dha nur tё bardhё.
Skajuar nё Lindje, skaj nё Perёndim,
njё e madhe grindje, rindezi lakminё.
Ta ndajnё nё copa, o ta zhdukin fare
shpendin me dy koka e zemёr tё madhe.
Tani bukuria, krejtë, i qe shuar.
Fytyrёn me vija, sytё mjegulluar.
Flamuri i Skёnderit pa emёr e nder.
Dergjet lotshelguar Shqipja me dy krerё.
Lotin sa njё zall, brengёn sa njё det.
As vdekur, as gjallё, nё shkretinё e vetё.
* * *
Uikonjё nёpёr netё, era ulёriti.
Nё vjeshtёn e tretё e stërlodhur mbёrriti.
Fundi i asaj vjeshte, fshiu tymin gri
me njё fllad tё bardhё, dritё, kaltёrsi.
Dritën e artuan thinjat e njё plaku,
qiellit flakёroi, simboli si gjaku.
Mjegullёn e treti, motit diell i dha.
Njё pranverё e vogёl lulesh tё mёdha.
Me ngjyra gëzimi iu qëndisen sytë.
Fundvjeshta agoi AGIMIN I DYTË.
Shqipёria rronte, mbesё nё Ilirì
rilindjen festonte veshur kuq e zi.
Si Skënderi Krujën, e stolisi Vlorën
plaku mjekërbardhë, kokë për kurorën.
* * *
I rrudhёn sy e vёshtrim, tё mёdhenjtё,
kur e panё qё rridhnin tё kthjellёt lumenjtё.
U ndjenё mё ngushtё, mё tё zvogёluar,
shpendi hidhte valle duke fluturuar.
Nuk u kishte ndodhur, nuk u kishte ngjarё
tё ngrihej nga varri si shpend legjendar.
Kur e panё tё veshur me dritё kaltёrsie,
sytё i perёnduan nёn rrudha zilie.
Shkёlqimi i fortё dikё e verboi
me dritёn e ndezur, qё vjeshtёn ndriçoi.
Nuk dihet nga zbriti xhelozia gri
dhe krejt e veniti sfondin kuq e zi.
Plaku mbylli sytё i prerë në besë
dhe agimi i dytë ra në gri të zezë.
* * *
Por beu i bardhë, sojli i nderuar,
hijes i dha diell dhe i perënduar.
Për vete u dergj muzgjeve të shkretë,
gri-hijen ta çelë me dritën e vetë.
Nuk ishte dëgjuar, dhe as ishte parë
të zbriste një bej, i varfër në varrë.
Shqipja e kuptoi kur nisi ta qaj.
Pasuria e tij, rilindja e saj.
Prandaj dhe u shua, ta shihte të lirë.
Nuk zgjodhi vetevehten të ngrysej vezir*.
Kurorës se rendë i dha peshë e nder,
ndersa diplomatit, mençuri e vlerë.
* * *
Fama e kaloi, detin, dhe me tej.
Skënderi “strateg”, ndërsa plaku “bej”.
U pat hije mjekra, u dha dritë e nur,
Dy diva që Shqipen e bënë me flamur.
Kur fryma ju ndal dhe sytë ju rrëzuan,
pat mbetur lavdia, por shpresat u shuan.
Shqipja kurorën me kthetra e ngriti,
Gjithëkund, ku flitet shqip, e shëtiti.
Endet akoma mbi kombin e vjetër,
Për një burr të lartë, për një kokë tjetër.
Të jetë fisnk me vlerë e me mend,
T’i qëndroj besnik kurorës së rëndë…
Iku një shekull, filloi një i dytë,
I lodhur vështrmi, të lodhur dhe sytë.
I duhet një prijës i kthjellët, i matur,
Siç ka dhe dëshirë kjo poemë e hapur…
Komentet