*Variant i ripunuar –
1
Që në krye të herës vlerësoj Teatrin e Metropolit për përkushtimin ndaj dramës së ndalauar dhe asaj të traditës, promovuar me sukses në minifestivalin “Metrofest” i cili sfidon skeptikët, të paafët, të politizuarit dhe pseudomodernët, që refuzojnë veprat e dramatrugjisë sonë të traditës dhe të sotme edhe pa i lexuar apo keqlexuar, por edhe me heshtjen e tyre.
***
Veprat e perzjedhura në këtë festë teatrore Ishin: “Loja e mbadrekës” e Martin Camajt”, – regjisor Shkëlzen Berisha; dramatizimii i veprës “Rrno per me tregue” e At Zef Pllumbit nga Bashkim Hoxha, – regjisor Milto Kutali; drama e ndaluar “Armiq” e dramaturgut të ri të talentuar Shpetim Gina, regiisor Xhuliano Brisku dhe drama “ I biri i Begut” e Milo Ducit (e-viteve 1930), – regjisore Joana Ymeraj.
2
E konsideroj të vlertë dhe ne kahjen e duhur, orientimin dhe përkushtimin e drjetoreshës Jonida Beqo për ngjitjen në skenë të ketyre veprave të dramaturgjisë sonë kombëtrare, fal edhe punës hulumtuese, studjuese dhe përzgjedhëse të tyre, nga Sonila Kapedani, e cila me vullnet dhe pasion ka gërrmuar në arkivat e Bibliotekës Kombëtare, në tekstet e Historisë së Teatrit Shqiptar, ka shfrytëzuar librat kritikë dhe median e shkruar dhe atë elektronike.
***
Besimi i Beqos dhe Kapedanint që ua besuan regjisorëve dhe aktorëve te rinj vënien në skenë të disa veprave të ndaluara dhe të tradiës, buron nga vetëdijësimi se të rinjtë janë të liruar nga cdo paragjykim dhe ideologji. Ata i lexuan veprat qe citova më lart me vemendje, u frymëzuarn prej tyre, punuan me pasion e profesionalizëm dhe morën frytet e punës, e, i dhanë kënaqsi estetike publikut që kishtë mbushur sallën plot e përplot edhe jashtë kapacitetit të saj. Në të njetën kohë ai mori edhe mesazhe të fuqishme që i flisnin edhe të sotmes. Sipas meje të katër spektaklet ishin të sukseshëm në tërësi, si sprovë eksperimentale, natyrisht me nivele te ndryshme si në regjisurë ashtu edhe në aktrim e skenografi.
3
Dramatizimi i veprës së At Zef Pëllumbit “Rrno për me tregue” nga dramaturgu Bashkim Hoxha, shquhej për vështrimin inteligjent dhe profesional në përzgjedhjen e materialit letrar duke u përqëndruar te jeta e një të burgosuri, “së paku në raportet me xhelatin dhe së shumti me qeniet e galla ( jo njerëzore) një lule, një zog pule që ilegalisht kishte hyrë në burg, një maçok, e, më pas gjithë shpresa e lirisë që nuk e lëshon njeriun, – shprehet dramatizuesi.
Një linjë kjo e jashtëzakonshme e vepërs voluminoze të At Zef Pëllumbit me episode si mozaik i larmishëm, ku rrefenjësi si perosnazh i vetëm i kësaj vepre, rrefen me nje gjuhë të bukur e metaforike, tekstin e stilt të lartë me shtresa e nemshtresa semantike, digresione e aludime;, dhe, skalit portretin e neveritshëm të xhelatëve të burgjeve, me një apo disa detaje te spikatura. Prej këtij teksti burojnë edhe mesazhet, sa të thjeshta e njerëzore aq dhe universale.
4
Regisura realisto- moderne e spektaklit “Rrno për me jetue” nga regjisori profesionist Milto Kutali, shquhej për thjeshtësinë, konkretësinë dhe mbështetjen në traditën e teatrit folklorik ku objektet janë te kufizuara e simbolike, mizankena e kursyer dhe muzika gjithashtu, të cilat vihet në funksion të fjalës së aktorit duke ruajtur sesnsin e masës. Kjo qasje regjisorjale sipas meje është sa realiste aq dhe modrne, realizuar me profesionalizëm, Mendoj se është spektakli që zë vendin e parë hë shfaqjet më të mira të regjisorit Kutali.
***
Artisti Arben Derhemi në aktrimin e tij, i jep përparësi Fjales si mjeti më i fuqisëhëm i shprehjes së personazhit. Rrëfimi i tij te “Rrno për me jetue” e At zef Pëllumbit, është brilant nga çdo pikëvështrimi: nga artikulimi i fjalës shprehur bukur, mjeshtëria e kalimit nga nje episod në tjetrin, nga pauzat e shkurtëra në rrëfim që realizohen pa humbur ritmin e duhur; nga aftësia e tij rrëfyese në krijimin e atmosferës dhe nga kufizimi i lëvizjeve e gjesteve gjatë rrëfimit, – të gjitha këto, janë realizime të klasit të parë. çka dëshmon klasin e tij si aktor profesionist.
Nuk do të ndalem në mesazhet e këtij spektakli, të cilat janë sa të thjeshta e të adresusara aq dhe universale, por do të nënvizoj se kjo shfaqje mund të konkurojë në festivale ndërkombëtare me dinjitet.
5
E jashtëzakonshme drama “Armiq” e dramaturgut të ri të jashtëzakoshëm Shpëtim Gina; shkruar në kohën e diktaturës komuniste kur autori ishte 21 vjeç. Sipas meje kjo është vepra më elitare e dramaturgjisë sonë kombëtare, e cila u ndalua nga censura zyrtare që në provat gjenerale. (Rregjisor i saj ishte Mihal Luarasi) Nga pikpamja dramaturgjike shestimi, strukturimi dhe formësimi i saj është unik, i jashtëzakonshëm si tekst dramatik i stilit të lartë; të jashtëzakonshme janë situatat dramatike, ngjarjet, dramat komplekse të personazheve kompleks, konfliktet e jashtëzakonshëm midis tyre dhe realitetit te jashtëm, ku në thelb të saj është lufta ekzistenciale e njeriut në rrethana të jashtëzakonshme, për të qenë i lirë dhe mesazhi se jemi miq jo armiq…. Përshëndes regjisorin e ri Xhuliano Brisku, per guximin e tij, i cili e nisi profesionin e regjisorit me këtë dramë të ndaluar, madje të anatemuar dje, por e refuzuar edhe sot nga regjisorët e socrealimit. Që para një dekade ua kam rekomanduar disa regjisorëve profesionistë, por dikush shprehte habi, një tjetër mrrudhte buzët, dikush thoshte s’e kam lexuar; do ta lexoj thoshte tjetri, ndërsa X-dicka të turbullt kishte në kokë, ndoshta për të sajuar arsyen e mosarsyes të refuzimit. Sipas meje dy janë arsyet e vërteta: E para: Refuzuesit akoma nuk janë divorcuar me realizmin socialist. E dyta: Drama “Amiq” është vepër e vështirë për t’u inskenuar, ndoshta më shumë se çdo dramë tjeter shqipe:.
***
Regjisorët tanë e kanë shumë më të lethtë të venë në skenë një dramë të huaj, madje edhe kryevepat e Shekspiririt apo “Kufoma e gjallë” të Tolstoit´ etj. mbasi nëpërmjet mjeteve të informimit i marrin të gatshme platformat regjisoriale prej regjisorëve boterorë; shumica i kopjojnë paçka se mbeten hije e tyre.. Regjisori Brisku zgodhi rrugën më të vështirë për të vënë në skenë dramën “Armiq”, i çliruar nga cdo pushtim i dukshëm dhe i padukshëm nga regjisorë të tjerë. Fal talentit të tij dhe një teksti letrar të nvelit të lartë, ai formësoi një spektakël me vlera. Këtë e promovuan edhe duartrokitjet e zjarrta te publikut në sallën e Metropolit dhe diskutimet pas shfaqjes. Drama “armiq” dhe “Rrno pwr me jetue” sië e cika mw sipwr, mund dhe duhet te konkurojnw ne festovale
ballkanike dhe europiane dhe të synojnë të marrin edhe çmime.
6
Në dramaturgjinë tonë të Perdhës së Rilindjes Kombetare, të
Periudhës së Pavarësisë dhe të Viteve ’30, gjenë drama e komedi realiste e klasike, të cilat i flasin edhe shoqërisë e realitetit të sotëm me gjuhën e artit dramatik. Drama e Milo Duçit “ I biri i Begut” është një prej tyre. Ajo ka vlera artistike, estetike dhe mesazhe të gjithkohëshme. Autori shquhet në thurjen dramaturgjike të veprës, për konflikin e fuqishëm dhe skalitjen e tipave e karaketereve të personazheve, ku secili shpalos dramën e tij specifike në raport më veten, personazhet e tjerë dhe me realitetin e kohës ku zhvillohen ngjarjet. Regjisorja Joana Ymeri kishte bërë nje punë të lavdrueshme si në zgjedhjen e aktorëve në rolet respektive. të cilët u përshtatshin, por edhe sepse ata kishin hyrë në botën psikologjike të figurës, kishin zbuluar personalen artistike të tipit apo karakterit dhe arritën ta intertpretojnë ate me nivel të kënaqshëm. Do të veçoja artisten e shquar Rozi Kostani në rolin e Nënës, për ndjeshmërinë e lartë, temperamentin e fuqishëm, edhe si dhunti natyrale, të cilat i aplikon me mjestëri sa e shpirtëzoi figurën duke i dhënë edhe shpirtin, frymën dhe gjaku e saj që lëvrinë gjatë intepretimit.
***
Spektakli i Joana Ymerit është konceptuar dhe formësuar sipas teatri realist e klasik me elemente natyraliste, duke aplikuar edhe elemente folklorike për të krijuar atmosferën e vendit ku zhvillohen ngjarjet, e, ndonëse janë te qepura, loja e mrekullueshme e valltareve i jep kënaqësi publikut.. Mizanskena që është gjuha shprhese regjisoriale ishte sa e lamishme aq dhe funksionale. E tillë ishte edhe skenografia, ndonës teper e ngarkuar dhe disi anakronike.
7
Në shoqërinë tonë sot problemi i gjakmarrjes është evident. Ai funksionon edhe sipas kanunit të Lekë Dukagjinit, por edhe duke abuzuar me të në mënyrë të drejtpërdrejte, të fërthortë dhe nënmutaf siç do të thoshte Urtaku popullor.
Drama “Loja e Mbasdrekes” e Martin Camajt, ka në thelb të saj pikërisht këtë fenomen sa dramatik aq dhe tragjik dhe i flet me art edhe kohës sonë. Ajo fillon me një kulm dramaturgjik që mund të konsiderohet edhe prolog i kësaj vepre: – Një katundar nuk kishte bërë asgjë në jetë që të kujtohej për mirë. Kur u plak dhe priste vdekjen, kishte lënë një amanet. Në ceremoninë mortore të ftohej gjithë katundi miq e armiq, ata që kishin për të marrë gjak dhe ata që kishin për të dhënë. Pasi u shtruan vendçe duke pire raki rrushi, mish të pjekur në hell e te tjera e të tjera, u bënë rrumbull… Në një moment krisi një pushkë. Të dehurit kthyen armët ndaj njeri-tjetrit. Për tre minuta, 24 të vdekur e plagosur. Kush ishtë vrasësi?!…
Prokuri do të akuzonte, avokati të mbronte dhe trupi gjykues të zbulonte të vërtetën dhe të ndëshkonte.
***
Loja e mbasdrekës” sipas meje radhitet me veprat më të mira të traditës sonë dramaturgjike. Substanca e kesaj vepre është edhe mesazhi i saj kryesor i cili mund të formulohet kësisoj: “Kur vepron kanuni, hesht ligji, kur vepron ligji hesht kanuni. Kur të dy veprojnë në një kohë ndodh katrahura.
Edhe kjo dramë është refuzuar të vihet në skenë nga regjisorët e realizmit socialist për arsyet që i artikulova më sipër. Regjisorin e ri Gazmed Berisha me guxim eksperimentoi dhe inskenoi këtë dramë. Në trërësi shfaqja ishte e sukseshme sipas vështrimit të regjisorit: si një spektakël ekzotik, që sjell atmosferën e kohës, si në përmbajte e formë dhe jep mesazhin e dramës siç e cika me sipër . Regjisori ka aplikuar realizmin gërshetuar ne natyralizmin në ndërtimin e spektaklit Kjo është qasja e tij. Sipas meje kjo vepër dhe tërë veprat e traditës dhe të sotme, mund dhe duhet të vihen në skene duke aplikuar realizmin, integruar me modernen dhe groteskun, pra një regjisurë sipas një optike të re. Megjitahtë unë respektoj këndvështrimin e regjisorit Berisha, por do të kërkoja që britmat dhe ulurimat e disa aktoreve dhe aktorëve në rolet repsktive; lëvizjet, gjestet e te qeshurat pa kuptim, të ishin realizuar më mirë, të artikulohej më bukur fjala dhe të mos iritonhen veshët e ndëgjuesve. Në skenë regjisori dhe aktori mund të bëjnë gjithçka, por kjo gjithçkaja duhet të jetë artistike dhe estetike. Kjo e zbeh pak vlerën e spektakli, por nuk e dëmton kontributin e vlefshëm në Festivalin e Metroplit për Dramën Shqipe.
8
Aktrimi i aktorëve të rinj në këtë festival, në tërësi ishte realizuar me vlera të konsiderueshme; prirja për të depërtuar në botën e brendëshme të rolit, në psikologjinë dhe tiparet specifike të peesonazheve si tipa e karaktere me veçantite e secilit, ishte qasja e duhur, realizuar që nga nota gjashtë e gjer te teta, po nuk perjashtohen edhe rasetet e rralla të nëntës dhe dhjetës.
Sipas meje studentët – regjisor(ë-e) dhe aktor(ë-e) janë në udhë të nbarë, në kahjen e duhur… Talenti është i dukshëm. Por ai vyshket si lulja kur nuk ujitet. Slogani sa i lashtë aq dhe i ri: “Një talent nëntë punë” është kumt për gjithësecilin në rrugën e persosjes e cila është pa limit.
9
Si konkluzë:
Duke u nisur nga kumti i përsëritur se pa Dramë Kombëtrae nuk ka Teatër Kombëtar, ky festival dha një mesazh inkandeshent, se dramaturgjia jonë e traditës dhe e sotme, ka edhe vepra me vlera, por duhet të dish të hulumtosh e t’i gjesh. të dishë t’i lexosh e përzgjedhësh dhe të vihen në skenë me nje optike të re , ku qasja të jetë realiste, klasike, groteske dhe modene. çka janë katwr dimensione që integrohen në njera-tjetrën dhe tw ruajnw atmosferën e kohës. kur dhe ku zhvillohen ngjarjet e veprës dramatike, e, nw te njejtwn kohe t’i flasin pulikun te sotëm, sidomos të rinjëve dhe të rejave, të cilët ta njohin të shkuarën, të marrin poziiven prej saj dhe nga këndvështrimi i kohës sonë t’i rivlerësojnë veprat dhe t’i vënë në skenë duke eksperimentuar me guxim.
Komentet