VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 18 maj 1048 lindi Omar Khajam, matematikan, poet e filozof persian

By | May 18, 2017
blank
1 Comments
  • author avatar
    M.Muharremi 2 years ago Reply

    Flm shume Elida , shume pake kame pasur njohuri per matematicientin, fillozofin dhe poetin Omar Kahjamin

Komentet

blank

Kanga VIII (Ferri) JU THEM TASH QË VAZHDOJ TREGIMIN TIM – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga VIII

Ju them, tash qe vazhdoj tregimin tim,

Se na ende te pirgu s’kishim mbrrijte,

Kur syte nga maja e tij vane fluturim

.

Te nja dy flake, qe pame tue vetetite,

E ‘j tjeter, vrik qe u gjegj ne largesi

Aq mekte sa synit fare me i rreshqite.

.

Iu solla atij deti plot urti:

“Ç’jane keto flake? – fillova une me e pyete.

– Ç’thote tjetri zjarr? Kush jane shkaktare te tij?”

.

E ai m’u gjegj: “Tue ça valen e ndyte

Tash ke me pa ate qe te çon kah rrathet

E ferrit, n’se ky tym nuk t’i zen syte.”

.

S’ka kordhe te flaki nje shigjete ma shkathet,

Qe ajrin ta pershkoje ma shpejt gjithmone,

Si pashe une nje lundrice te shpejte, te hajthet,

.

Mbi uje n’ate ças tue shkite kah ana jone;

Nje lundertar e ngiste si rrufe,

Tue thirre: “Tash m’re ne dore, o i patenzone!”

.

“Flegjias, Flegjias, me kot e ke

ti kesaj here, – imzot nis e i drejtohet,

– veç per kete gjol, per tjeter ne s’na ke!”

.

Si njaj, qe nje genjeshtre i kujtohet,

Qe i asht kurdise, edhe e pushton trishtija,

Ashtu, zemrue, Flegjiasi atbote ndei ftohet.

.

Prisi shkoi n’varke i pari e une mbas tija

Dhe prane e prane te dy na u ulem mbrende;

Vetem kur une u futa, u mbush anija.

.

Kur une e prisi gati u bame me u ende,

E lashta varke filloi ujin me e ça

Ma thelle se kur, ngarkue me shpirtna, rend.

.

Ndersa mbi brrake te vdekjes zune me nga,

Dikush me duel krejt llum, si djall tamam,

E tha: “Si ti kaq shpejt te na ke ra?”

.

E une: “Pse erdha, ktu me ndeje nuk kam.

Po ti kush je, surrat, ti kurr mos qofsh,”

M’u gjegj: “Shikome, nje qe po qan une jam!”

.

E vete at’here: “Me zi e vaje e ofshe

Ti mbetsh ku je, o shpirt i mallekuem!

Te njoh, sado me lluce ti u mbulofsh!”

.

Kah lundra dueret zu ai me i drejtuem,

Por n’ças mesuesi e shtyni ate mekatnuer

Tue brite: “Ik me qej tjere, qen i terbuem!”

.

Pastaj ne qafe m’i hodhi ato duer:

“O shpirt krenar, – me tha tue m’puthe ne balle,

– e lumja ajo, qe t’mbajti ne krahnuer!

.

Ky qe nje mendjemadh sa qe i gjalle,

Nje t’mire s’e bani t’ia stoliste jeten,

Prandej ne shpirt asht nga terbimi kalle.

.

Sa jane asish, qe hiqen lart si mbreten,

Qe si derrat n’kete brrake kane me mbarue,

Turp edhe marre pas tue lane per veten.”

.

E une: “O pris, sa kisha me deshrue

Qe mbrende ne lang ta shoh te zhytun mire,

Para se kete liqen te kem’ kalue!”

.

“Para se t’shohesh, – tha kah une tue prire,

– bregun nga larg, ti fort do ngopesh syne,

ia vlen te plotesohet kjo deshire.”

.

Nuk kaloi shume pashe se si e shkyen

Ate mekatar do shpirtna llom te bame;

Dhe sot per ate qe pashe falnderoj Hyne.

.

“Yrysh n’Argjentin!” – t’gjithe leshuen piskame;

e fiorentini, shpirti i çakerdisun,

mishin e vet e grinte vete me dhambe.

.

Dhe e lame. Ma nuk po flas, si pata nise une.

Nje gjame nder veshe erdhe e m’u shkrep si shqote,

Sa syte i hapa faret i shastisun.

.

“Tashma, o bir, – mesuesi nis e thote,

– afrohet Dite, orezi qytet,

me qytetare te vet e tmadhen frote.”

.

E une: “O pris, qyshe tash, ja, minarete

Po i shoh thelle ne lugine te bame keze;

Dhe ngjajne thue se dikush nga zjarri i qet.”

.

M’u gjegj: “Nga flaka e amshueme, qe i ka ndeze,

I kuq krejt duket pirgu i vrerosun,

Si ti po e vren ne kete sketerre te zeze.”

.

E na iu futem lumit, thelle groposun,

Qe rretheqark i shkon kalase se ngrate,

Muret e saj m’u duken t’çelnikosun.

.

Mbasi na bame nje t’sjellun mjaft te gjate,

Rame ne nje breg, ku i forti lundertar:

“Dilni! Hymja asht ketu!” – tha tue vikate.

.

Me mija pashe mbi dyer asish t’pafare

Pikue nga qielli, qe idhnue e prekun

Thrrisnin: “Po kush, kush asht ky shtegetar,

.

Qe ende pa vdeke po ” hyn mbretnise se vdekun?”

I urti pris u bani shenje me krye

Se donte ne nje ane me ta me u pjekun.

.

At’here, pak ate inat si e mbajten ndry,

Briten: “Eja ti i vetem! Le te shkoje

Ai qe ketu kaq me guxim ka hy!

.

Vetem rrugen e çmendun ta pershkoje

Ne qofte i zoti; ti qendro me ne,

Qe n’shteg te zi iu bane pararoje.”

.

Mendo, lexues, si mbeta shtange e zbe,

Kur fjalet e mallkueme i degjova,

Nga frika se kurrma s’do kthej mbi dhe.

.

“O prisi im i shtrenjte, qe n’sa e sa prova

jeten me ke shpetue e me ke nxjerre

nga ai rrezik i madh, ku u ngujova,

.

te vetem mos me len ketu ne ferr;

e n’qofte se me shkue tutje s’asht gjikue,

t’i gjejme prap gjurmet tona, gjate pa e tjerre.”

.

Edhe imzot, qe aty me kishte çue,

Me tha: “As mos ki frike, as mos u tund,

S’na e ndal kush rrugen tone, – kjo asht caktue!

.

Ketu me prit, shpirtin qe t’u lekund

Forcoje dhe ushqe te ambel shprese,

Se kurr nuk do te la n’kete ferr pa fund.”

.

Keshtu ai shkoi, me la ajo krijese

E dashun si nje babe hutue pa mase,

E “po” e “jo” m’perleshen mbrenda krese.

.

Nuk munda te degjoj çka shkoi t’u flase,

Por shum nuk ndei me ta ne bisedim,

Se te gjithe ngane keshtjelles me iu rrase,

.

N’fytyre ia mbyllen portat prisit tim

Anmiqet tone, ai mbet rrethue vetmije

E u suell kah une ngadale e me trishtim.

.

I mbante syte perdhe, e zeze nje hije

I kishte ra dhe thonte me pshertime:

“Kush s’po me len t’i hyj ketij vend zije?”

.

Me tha: “Ne m’pafsh tue u gri me vehten time,

Ti mos u tremb, une çdo pengese do thej,

Sado keta t’na qesin kundershtime.

.

S’asht hera e pare qe dalin mendjemdhej;

Dhe n’tjeter porte te tille na dolen, por

Qyshe atehere ajo pa shula ndei.

.

Mbi te ti pe mbishkrimin vdekesor;

Ja, permes saj, tash tatepjetes thelle,

Tue pershkue rrathet vetem e pa zor,

.

Zbret ai qe do i hape dyert kesaj keshtjelle.”

blank

Lamtumira e flamujve – Poezi nga DRITËRO AGOLLI

Ju flamujt e mi, lamtumirë-
Ju flamuj gjakosur e grisur,-
T’ju mbaja ka qënë e vështirë,
T’ju hidhja s’kam qënë i lajthitur.
.
Ndaj vdisni në gjurmët e gërryera,
Përzihi mes hirit dhe rërës
Dhe shtrihi me shtiza të thyera
Në shkallët e verdha të hënës.
.
Atje në Saharën e ëndrrës…
blank

MBAS TRYEZËS – Poezi nga MIGJENI

Një grupit

Kështu ne të rinjve na kalon nata:
Pranë tryezës meremer-falso, me gotë të plotë a boshe,
me kujdes të madh ndejun (si e lyp dans-edukata),
të ngrehun, të ngrimë, të stolisun
e ftyrash të qindisun
me pudër, karmin… jo? – por me përshtypje të mirë
që na e sjell zojusha e bukur dhe me hir
tu’ na buzqeshë ambël, buzësh të kuqe si gjaku,
nsa gjit’ i majen, dridhen – ftyra kuqet, zbehet…
e në secilin prej nesh në fund ka një shpresë këndellet
dhe na shtrëngon laku…
– Qashtu ndejë, tu’ e vrejtun, çojmë biseda të ndryshme
serioze, t’urta, por ma shpesh të dyshueshme,
me gjuhë të bukur, të zgjedhun, mbi ngjarje të ra flasim
e prej një dëshirës pa mshirë të gjithë pëlsasim.
Ngushllim! – se zonjusha na i din mirë hallet,
prandej aq me andje, bukur, kërcen vallet.
Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,
lëmojnë ata që në valle sjellen, në hare sjellen,
lëmojnë tryezën, gotat, veshjet tona, ndjenjat
e fantazis sonë, i hapen ylber-velat…
Por befas, të njëjones së panjoftun tingllimi,
së cilës asht te hyu i bukuris trillimi,
krahnorët n’i përkdheli dhe n’i piskoi zemrat,
gjatë korrizit të thennët zbresin fill te themrat;
– Qashtu vuejmë, dëfrejmë…
Jetën adhurojmë,
nsa drita shkëlqejnë
zojushën shikojmë
dhe n’andrrim vallzojmë…
Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen
Vash e djalë përputhen
mbrend dy zemra digjen,
por me u puthë – nuk puthen!

blank

PËRHËNIE – Poezi nga MIRKO GASHI


 Në dreq të mallkuar
me drapërin e hënës së re në rërë
mjellmën e argjendtë e kanë prerë

Mes brigjeve uji
shtatë diej fundosi
dy hëna nusërore varrosi

Mjellma e zezë
dhe ajo e bardhë
mua më kerkojnë
pas hënës së re
të zi ose të bardhë

Dhe mbaj në mend
kur hëna bashkohet
dhe hëna në det fundoset
ai do të rritet tatëpjetë baticës

Vdekja dhe jeta
shetisin dorë për dore
si binjakët që shkojnë në shkollë ujore
për të mësuar
pse vlon qumështi në gjirin e nënës
qysh zgjohet deti në prehërin e hënës
në baticë
kërkojnë fytyrat tona të humbura
e ti lule
zhvisheshe ngadalë
ata duruan të të shohin
durimi
është kufiri i mençurisë dhe çmendisë

I përngjan hënës
e nënës
ai është limani
i fundit i mirësisë

O Zot
droj
se do t’i prejnë
rrezet e Hënës
si do ta luajë atëherë
elegjinë për dëmin
në lyrën time pa tela

Hëna drapër
korrte valët e detit
Njeriun e pret korrja
ai gjuan draprin e hënës
Në krahërorin e jevgut
e krisur
hëna dënes

Njëherë marama të bëhet e mbrama
mbaron loja
do të jetë Hëna
do të ketë rreze
të mbyllet syri
të pushon goja.

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

Në prehërin e hënës
sa e lumtur
më ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta.

E unë e hëna vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
Ku është Atlantida

Troku i kalëfuqive
buçet
Korbat nëna
e çalë hëna
do të vyshken
burbuqet

Ji i gëzuar
mos rri me lot
sonte niset hëna e plotë

Nëpër guaca po fle gaca
sonte niset hëna e plotë.

blank

SHQIPËRI NËNË PERËNDISH – Poezi nga VASIL TABAKU

 

Shi dhe përsëri shi
Qiejt
Derdhen
Mbi ty SHQIPËRI
e përmbytur,
e braktisur,
e lënë në mëshirë
në vetmi
me dhimbjen tënde prej nëne,
për bijtë që vuajnë…
Rënkonë,Shqipëria ime
dhëmb dhe hesht,
Hesht Shqipëri
perapar trishtimit
nën pikat e ftohta të shiut
dhe shëndrrohesh e tëra
në një britmë …
Ta dëgjoj rënkimin Nënë
ndjej drithërimat e tua prej gruaje
me duart e rreshkura
zgjatur pa shpresë
drejt qiejëve
bijtë e tu moj NËNË
janë endur rrugëve të Botës
si një dhimbje që derdhet
e lumëshme
me dallgë trishtimi…
ta dëgjoj zërin
drithërimat e tua
kapur nëpër retë e përlotura
ku qiejt
humbasin shpresën
nën dritën e klithmave
Të ndjej Shqipëri
Brenda meje
Si një det gjaku dhe zjarri
Jam yti
Edhe i vdekur
Biri yt
Rrugëve tragjike të mërgimit
Ku drama jonë
Nuk paska asnjëherë fund…
Jam yti Shqipëri…
Je imja moj NËNË PERËNDISH….

Tiranë 7 janar 2016

blank

Kanga VII (Ferri) nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga VII

“Pape Satan, pape Satan aleppe!”

ia filloi Pluti me te shkyemin za;

dhe i urti, qe e kuptoi ate gjuhe gazepe,

.

tha me m’trimnue: “Frike mos te kesh, s’asht gja,

se ai, sado te madhe t’kete fuqine,

s’do na ndaloje me i zbrite kesaj kala.”

.

Pastaj fytyr’-mufatnes egersine:

“Hesht, ujk i zi! – i briti me potere,

– griju permbrenda edhe shuej menine!

.

Nuk zdryp ky pa arsye n’kete pus per mnere,

Keshtu u vendos atje ku Shen Mehilli

Idhte u hakmuer, dhunuesit hodh n’gomnere.”

.

Si velat e gufuem, qe n’hapsine qielli

Vrik shkrehen, porsa e then era mizore

Dyrekun, njashtu ra bisha njefilli.

.

Dhe zbritem na ne t’katerten gropore,

Bregut anash tue i ra, krijue me ruejte

Te zezat e gjithe fares njerezore.

.

O drejtesi hyjnore, kush ka mujte

Kaq shum tortura e dnime me bashkue?

Pse na per fajet tona kaq me vuejte?

.

Si mbi Karibd, ku dallga e terbue

Me dallgen qe i vjen ndesh rrin tue u perleshe,

Ashtu njerzit n’shoshojne ketu jane çue.

.

Turme ma te mdhe kurr nuk kisha ndeshe,

Dy cetash nda, luronin me terbim,

Shkambij tue rrokullise me gjoks perveshe.

.

Perplaseshin, e mbas atij takim

Mbrapa seicili kthehej tue vikate:

“E ti pse ruen?” “E ti pse s’ban kursim?”

.

I binin t’errtit rreth keshtu per t’gjate,

Drejtue nga te dy anet ne nje pike,

Me ritem tue ia thane t’zezes urate;

.

T’mbrrimen ne cak, te gjithe, sikur me hike,

U zmbrapshin n’ate gjysme harku, n’sulm gjithmone.

E une, qe n’zemer ndjeja si nje thike:

.

“Mesues, – i thashe, – çfare shpirtnash t’patenzone

jane valle keta? Mos jane te gjithe priftrij

kta percerruem kendej nga e majta jone?”

.

E ai: “Aq perdeshkurte e te keqij

Ishin gjithe keta shpirtna me te gjalle,

Sa nder shpenzime s’dijten kurr kufij.

.

Kete mkat me lehje t’veta rrijne tue shpalle

Kur vijne nga te dy krahet n’pike t’caktueme,

Ku faji i kundert ma s’i len perballe.

.

Kta qene priftrij, qe krejt e kane te rrueme

Majen e krese, e pape e kardinaj,

Nder t’cilet koprracija asht e teprueme.”

.

E une: “Mesues, mes tyne keq nuk baj

Sikur t’vihem me njohte ndonji per be,

Qe e dij se qe i zhytun ne kete faj.”

.

Dhe ai m’u gjegj keshtu: “Ti kot e ke;

Nje jete per diç te mire s’dijten me u shty,

Sa tash, krejt zhye, me i njohte i zoti s’je.

.

N’kete rruge perpjete do rrijne tue shkue-tue kthye,

Keta kendej prej varresh kane me u çue

Me grushtin mbylle, e ata pa lesh ne krye.

.

Shkrryesija e dorerrudhja i ka largue

Nga e bukra bote, e po i shkapet ksodore,

E, ne ç’hall jane, ta zbukuroj s’po due.

.

Sa tallje e shkurte jane t’mirat tokesore,

Qe Fati kane dore, po e sheh, bir, vete;

Per to perleshet skota njerezore.

.

Se gjithe ari, qe ish o mund te jete

Nen diell e hane, per shpirtnat e dermuem

Nuk vlen qofte dhe nje ças me i ba te qete.”

.

“Mesues, – I thashe, – a ban me ma treguem:

c’qenka ky Fat, per t’cilin m’flet, qe vlere

e pasuni nder kthetra mban shternguem?”

.

E ai atbote: “O budallej te mjere,

Sa fort paditunija ju damton!

Tash po ta koj mendimin tim mejhere.

.

Ai qe per dije t’gjithve ua kalon

I krijoi qiejte e vuni kush t’u prije,

Keshtu çdo pjese çdo pjeses i ndriçon

.

Kah ai baras shperndan driten e tij,

Prandej per pasunite ne bote, n’ate ane

Caktoi nje rregullues, qe ky te dije

.

Ketij o atij populli me i dhane,

Kesaj shtepi ma vone e asaj ma pare,

Çka njerzit me ndryshue fuqi nuk kane;

.

Nje popull zbret, nje tjetri i prihet mbare,

Ne qofte se ai ka marre keshtu vendim,

Ai qe i meshehun rri si gjarpni n’bar;

.

Jo, dija juej s’i ban dot kundershtim;

Ky parasheh, gjykon edhe vendos,

Si zotat tjere te vetin ka sundim.

.

Ndryshimet qe ai ban nuk dijne me u sose,

Nevoja sa ma t’shpejte e shtyn me u ba,

Shum vete prej tij jane ngrite e jane rropose.

.

Ky asht, pra, ai qe e vene ne kryq pa da

Dhe ata, qe duhet t’ia kendojne lavdine,

Krejt kot i shpifen, gja nuk lane pa e sha.

.

Por ne hare ai asht e hic nuk ndin;

Me tjera krijese t’para, gezimplot,

Sferen e vet vertit dheg jen knaqsine.

.

Tani po zbresim ku ma shum ka lot;

Perendojne yjte, qe tue u ngrite i lashe

Kur n’rruge u vuna; e ma gjate s’rrij dot.”

.

Permes rrethin tue pre n’breg tjeter rashe,

Te nje burim, qe vlon e teposhte zbret,

Dhe nje kanal gerrye prej tij une pashe.

.

Pak asht ate uje ta quejsh te zi kiamet;

Gjithkund mbas vales turbull neper shtigje

Shum te veshtira u futem thelle tejet.

.

Ai prrue pastaj nje knete, te quejtun Stigje,

Formon ma poshte, mejhere sa te kete zbritun

N’ato te zymta e te mallkueme brigje.

.

E une, qe rrija me sy hape, çuditun,

Pashe shpirtna mbrende ne llum te zhytun mbare,

Picak e ne fytyre te çoroditun.

.

Qellonin shoqishojne ata mkatare

Me dore e kambe e parzem e me krye,

U shkyejshin m’dhambe, tue u ba kortar-kortar.

.

E prisi I urte: “O bir, ktu jane tue u shkye

Shpirtnat e gjithe idhnakve, – zu me thane, –

Dhe ma beso çka jam tue te rrefye

.

Se mu nen uje ka turme qe rrin e fshan

E flluska ujet con, si ne kete rase

Syni ta sheh ka t’siellesh anembane.

.

“Te trishtun qeme, – thone mbrenda lymit rrase

ne ajr te kthiell, qe e ndrit dielli me rreze,

veç tym nder zemra tona kemi pase.

.

Tash kemi pse trishtohmi n’balte te zeze.”

Kjo kange u gurgullon n’fyt tue u mbyte,

Se fjala n’buze te tyne shkrep pa ndeze.”

 

Keshtu gati iu sollem knetes s’ndyte

Perqark, mes bregut thate e mezit qulle,

Syte ngule te ata qe thelle ne llum rrijne zhyte;

.

E arritem tek e mbramja nen nje kulle

 

blank

MIRAZH – Poezi nga CHRISTINA ROSSETTI – Përktheu IRENA DONO

Shpresa se isha në ëndërr ishte një ëndërr.
Ishte veç një ëndërr; dhe tani zgjohem
rehatprishur, e lodhur dhe e plakur,
për hir të një ëndrre.
E var harpën mbi një pemë,
një shelg lotues në liqen;
E var harpën e heshtur atje,
të shtrembëruar dhe të këputur
Për hir të një ëndrre.
Rri e qetë, rri e qetë zemra ime e thyer;
Zemra ime e heshtur rri pa lëvizur dhe e copëtuar.
Jeta dhe bota dhe unë vetë kemi ndryshuar,
për hir të një ëndrre.
blank

Trojë e Fushës së Margëlliçit – Poezi nga ATDHE GECI

 

Ti  u  xhveshe  si  thelëz e mollës

për të vrapuar  me  ajrin dhe erën

hijet e natës  i  çave për pak hënë

për pak  yje  e  për  pak përqafim

Zemër, jemi në të njëjtën kohë të

jetës sonë, e  në  të njëjtën rendje

Hëna  me  kitare na shfaqej kudo

ajo ishte varsja në  një nate ipesh

Dashuria  në  netë të nxehta vere

na  vë  flakë  në shpirt e kraharor

na bën ta ndjejmë vet njëri tjetrin

dhe t´i ndjejmë minutat dhe orët!

Në çastin kur të dashuruarit donë

lindje,  djepi  duhet  të  jetë  bërë

për një festë dhe kremtim sublim

O Trojë e Fushës  së  Margëlliçit

ai që të shijoi ty  është  Pellazgu,

e ajo që më shijoi  ishte Çamëria

e  cila  vajzërisht  hapi këmishën

ku Troja ende  nxjerr tymin e saj!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021

blank

Sonete nga Dante – Përktheu Giuseppe Schirò Di Maggio

Klani dashnorë, ngase Malli kla,


tue gjegjur çili shkak e bën t’ klanj’ mirë

Malli ndien se gra thresjën për Mëshirë
tue ‘ftuar dhëmbje t’ hidhët nga syt’ pra, se

Mortja e egër kujt zëmër t’ but’ ka

vuri veprën e saj me t’ fort’ mizirë,
se sa te jeta ë lavdë ajo e bën firë
në grua t’ sjellë çë mbi nderje u mba.
Gjegjni sa Malli atë e ka nderuar
se e pashë të vajtoj vërtet pa t’ sosur
mbi figurën e hjeshme vdekur çerë;

e drejt qiellit vrej më shum’ se nj’ herë,
ku shpirt’ i mirë adha u kish vendosur,
se grua kle me kurm aqë t’ gëzuar.
_______
Sonet ABBA, ABBA, CDE, EDC.
Dante grysh dashuruesit të klanë, ngase edhe Malli kla, e tue ndëlguar shkakun e të klarit të tij, Malli gjegjet gra çë thërresjën për mëshirë, tue dëftuar dhëmbim të hidhët jashtë nga sytë, se Mortja e egër veproi tek ajo zëmër e butë, tue shkatarruar sa ish ar-sye lëvdije te jeta për gruan fisnike. Grysh të gjegjen sa Malli i bëri nder, tue klarë vërtet të vdekurën figurë të hjeshme, tue vrejtur disa herë drejt qiellit, ku adha shpirti i bukur kish fluturuar, se kle grua me fytyrë të qeshme.

Her’ e herë në mendje m’ u kan’ ndritur
çilsitë e errta ç’ Malli më dhuron,

e m’ vjen mëshir’ aq’ se përsëritur
u thom: «Mjeri u’! njeriut kaq i shkon?»;

se Malli mua më bën sulmim pa pritur,
aqë se gjella thua më lëshon:
vetëm një shpirt i gjallë më ka citur,
e mbetet, se për ju ai arsyeton.
Pra stenem, ngase veten do t’ ndihmonj;

e i zbeht’, i mbrastë nga çdo vlerësim,
vinj e ju shoh, me bes’ se shërim t’ gjenj:
e n’ u ngrënj sytë sa të ju shikonj,
te zëmra më zë fill një shkundullim,
çë bën nga pulcet shpirtin të kërcenj.

_______
Sonetto ABAB, ABAB, CDE, CDE.
Dante kujton gjithë çilësitë e angosme çë Malli i dhuron e ndien lipisi për veten, e kështu me zër të lartë thotë shumë herë: «Mjeri u! ky shërbes i ndhodhet gjindes?» Sulmi i papritur i Mallit e bën thuajse të vdesënj e bën të rrie i gjallë vetëm shpirti çë arsyeton për gruan e tij. Ai stenet të ndihënj veten e tij e ashtu i zbetë si ë, i mbrastë nga çdo zotësi, vete e sheh atë, tue ndëlguar se do të ketë shëndetjen; por kur ngrën sytë t’e vrenj, pëson një shkundullimë të tillë se i bën të dalënj shpirti nga pulcet me tupticën.

Gra çë kini intelekt për dashuri,
u’ dua të ju flas për gruan time,

jo se besonj se sosa në lëvdime,

por t’ arsyetoja sa trut’ un’ të shfryja.

U thom se në mendonj sa ka trimri,
Mall me vjen aq’ i ëmbël në ndijime,

se në ngë zbirj’ atherë zëmrën trime,
tue fol’ të dashurohej gjinden shtyja.
E ngë deja aqë lart me t’ folur t’ hyja,
sa për dre të mos bëhesha i frikosëm;
por do shtjellonj për shtatin e saj t’ qosëm
në krahasim m’ atë të lehta nyja,
gra e vashëza dashnore, me ju-vo,
se ng’ ë shërbes të flitet me këdo.
_______
Kangjele, I stancë, ABBC, ABBC, CDD, CEE.
Dante i priret gravet çë kanë mençuri dashurije e thotë se do të flasënj për gruan e tij, jo se ndëlgon të sosënj lëvditë çë asaj i ngasjën, por sa tue arsyetuar të shfrynj mendjen. Thotë se kur mendon për vlerën e saj, Mallin e ndien aqë ëmbëlsisht, se në Poeti ngë zbirëj fuqinë, do të bëj të dashuroheshin të gjithë me ligjëratën e tij; ai ngë do të flasënj me lartësi të tepërt, me drenë të bëhet frikosëm, por do të arsyetonj butësisht mbi shtatin e saj fisnik përballë vlerës çë ajo ka, të dashura gra e vajzote, pikërisht me ju, ngase ngë ë shërbes të flitet me tjerët.

Malli e zëmra fisnike te nj’ gjë rrinë,
si dijetari po vë në diktim,
e kshtu njeri pa tjetrën s’ ka klënsinë
si shpirti arsyetues pa arsyetim.

I bën natyra kur dhez dashurinë,

Mallin për mbret e zemrën për banim

brënda kujt tuke flëjtur gjen pushinë

herë pak e her’ tjetër me zgjatim.
Bukri mblen pra te zonja çë mahnis,
e syvet aq’ pëlqen, sa zëmrës brënda
lehet dëshir’ për gjëjën e pëlqyer;

e aqë shpeshherë tek ai nduris,

se shpirt’ i Mallit t’ zgjohet ia ka ënda.

E ashtu në gruan bën burr’ i përvyer.
_______
Sonet ABBA, ABBA, CDE, CDE.

Malli e zëmra e butë janë gjithë një shërbes, si pohon i urti (Guido Guinizzelli) te të diktuarit e tij, ashtu çë njeri pa tjetrin ngë mënd ndodhen si shpirti arsyetues pa arsye. I krijon natyra kur mirret me dashuri. Malli si mbret e zëmra si shtëpi, ku vete e prëhet ndo herë për pak qëro e ndo herë për shumë. Pra fanitet bukuria te gruaja e urtë, çë u pëlqen syvet aqë, se lehet dishirimi i shërbesit çë pëlqen;; e disa herë nduris aqë shumë tek ai, se bën të zgjohet shpirti i Mallit. E ashtu shërben te gruaja një burrë i vlefshëm.

Te sytë dashuri qell gru’ja jime,
e i butë gjithqish bëhet ç’ajo vren;
ku shkon ajo, drejt vetes nga burr’ kthen,
e te zëmra e kujt falet vë drithtime,
kështu çë, me kryet unjur, rri në psime,
e për nga e metë e tij po keq i vjen:
ball’ saj mëria e mburrja vend ngë gjen.
Ndihmëni, ju o gra, t’i bënj nderime.
Gjith’ ëmbëlsi, gjith’ e përunjët mëndë
te zëmra i lehet kujt e gjegjet t’ flasënj,
dhe lartësohet kush i pari e pa.
Çë mblen ajo kur buzëqesh dica,
ngë mënd t’e thet’ njeri as t’e llojasënj,
aq’ ë famasmë e re dhe plot me ëndë.
_______
Sonet ABBA, ABBA, CDE, EDC.
Dante thotë se gruaja e tij te sytë qell Mall e bën fisnik nga shërbes çë vren; ku shkon ajo nga burrë drejt saj priret sa t’e vrenjë e kujt i drejton të falurit bën t’ i dridhet zëmra, aqë se, kallartur fixhën, murret gjithë e pendohet për çdo të keqe; përpara asaj sprirjën mburrja e mëria. Poeti i lyp gravet të tjera t’e ndihjën sa t’i japënj nder. Kujt e gjegjet të flasënj lehet te zëmra çdo ëmbëlsi e çdo mendim përunjësije e për këtë merr lëvdi kush i pari e pa. Çë duket ajo kur një thërrime buzëqesh, ngë mënd të përshkruhet as të mbahet mend, aqë ë mbrakull e re dhe fisnike.

Kaq e sjellme dhe kaq e nderme mblen

gruaja jime kur përfal të tjerë
se çdo gluhë pa fol’ dridhet e mjerë
dhe syri ngë guxon dhe nëng e vren.
Shkon aj’, e gjegjet kë vëldi i rrëfen,
me mirdashje e ultësi veshur ngaherë;
dhe duket si një gjë çë vjen për t’ lerë
nga qielli në dhé e thagm’ shpërthen.
Aq’ ëndë ‘fton kujt mban kundrim te ajo,
se jep nga syt’ te zëmra nj’ ëmbëlsi
çë t’ e ndëlgonj’ ngë mëndë kush ng’ e ngjeps;
e duket se nga buzët e saj shkreps
një frym’ e këndshme plot me dashuri
çë vete tue i thën shpirtit: Sherëto.
_______
Sonet ABBA ABBA, CDE, EDC.
Gruaja jime kur falet mblen aqë fisnike e e ndershme se bën të qëndronjë pa gojë gjiinden nga çuditja e sytë ngë kanë guxim sa t’ e vrejën. Ajo jec, e shoqëruar nga lëvditë, me dashamirësi e përunjësi, aqë se duket se u zdrip nga qiellja në dhe të bënj mrakulla. Dëftonet aqë e pëlqyeshme kujt e vren se vë nëpërmes syvet një ëmbëlsi te zëmra çë ngë mënd kuptonjë kush ng’ e ngjeps: e nga buzët e saj duket se lëviz një shpirt butësije plot me dashuri çë vete tue i thënë shpirtit: psherëto.

(Marrë nga Ex-Libris)

 

blank

POEZIA E BURGUT – FRYMË QË KËPUTI PRANGAT – Nga Dr. Luan Topçiu

Libri “Dorëshkrime të fshehta të burgut” i poetit dhe prozatorit Visar Zhiti është poezi, por edhe dorëshkrim e dokument në të njëjtën kohë, me vlera  “sui generis”. Është për të g jithë ata që duan letërsinë dhe çmojnë bibliofilinë, vlerën e patjetërsueshme të dorëshkrimit të një shkrimtari dhe, jo në  radhë të fundit, për të g jithë ata që duan të kenë në bibliotekat e tyre një copëz historie autentike. Për këtë arsye, nisma e shtëpisë botuese “Onufri”  për nxjerrjen e këtij libri ka vlera trefishe: estetike, dokumentare, historike.

Letërsia e sirtarit

Si në çdo vend tjetër të Lindjes së  Europës, pas rrëzimit të komunizmit në  Shqipëri pati një pritshmëri dhe një kërshëri  të shihej se çfarë ishte “letërsia e sirtarit”, siç  është bërë zakon të quhet letërsia e ndaluar, e  censuruar, e pabotuar dhe letërsia e burgjeve,  megjithëse në Shqipëri kjo lloj letërsie dukej  e pamundur, për shkak të diktaturës më të  egër dhe të burgjeve më mizore.

Pas shumë dëshmive, dorëshkrimeve,  veprave të papërfunduara, memuaristikë, të  shkruara nga ata autorë që vuajtën burgjeve,  – në këtë atelie të ferrit njerëzor, – dolën në dritë poezi, tregime, romane, drama, letërsi që do t’i nënshtrohej kriterit estetik,  ballafaqimit dhe konkurrencës me letërsinë e  botuar. Autorët ishin të paktë, të njohur dikur  e të ndaluar më vonë, vepra të ndaluara,  autorë të ndaluar, autorë që nuk ishin aspak  të njohur për publikun, sepse nuk kishin  pasur kurrë mundësinë të botonin.

Shqiptarët nuk kanë letërsi sirtari! Kjo  gjë dëgjohej menjëherë pas vitit 1990, thirrja  triumfale e disa shkrimtarëve të shqetësuar  nga reagimet kundër komunizmit dhe  diktaturës. Preferonin të thuhej që elitat  kulturore janë të komprometuara tërësisht  dhe përfundimisht në vendin tonë. Miti i  mungesës së librave të “sirtarit” ishte miti  që promovonin ata që kishin rënë në ujdi  me Regjimin Komunist, mendonin dhe  shkruanin siç donte regjimi dhe që nuk kishin  pasur guximin të ishin ndryshe, qoftë dhe për  sirtarin e tyre. Këta autorë, jo të paktë, ishin  jashtëzakonisht të motivuar për të përhapur  këtë mit që i lante nga mëkatet, domethënë  që askush nuk kishte mundur të shkruante  fshehurazi letërsi, për pasojë Shqipëria nuk  ka pasur elita antikomuniste dhe letërsia shqipe ishte ajo që ishte botuar deri atëherë. Kështu, përmes këtij miti, duhet të  ndodhte një nivelim në rënie, që do të thoshte
se nuk kishte pritshmëri për autorë të rinj e  të panjohur që mund të kërkonin rishikimin  e hierarkisë letrare të deriatëhershme dhe as  libra të rinj për t’u zbuluar. Renditja duhej të  mbetej e njëjtë, box-office-i identik. Shumë
prej tyre kanë luftuar gjatë 30 viteve të fundit  për të forcuar këtë klishe për arsye të qarta.

blank
“Letërsia e sirtarit” ekzistonte dhe  disa nga autorët dësh-muan të jenë të  jashtëzakonshëm si në të gjithë Europën  Lindore, edhe në Shqipëri.

Në veprat që ishin shkruar fshehur nën  ciklopizmin e Sigurimit dhe Censurës, ka  më shumë të vërtetë sesa në gjithçka që u  shfaq në botimet shtetërore midis 1945-1990.  Letërsia ishte e shtetit, e Partisë sunduese. Kjo situatë gjeneroi pas rënies së sistemit  komunist letërsinë e të ashtuquajturve  “shkrimtarë të guximshëm” – të cilët  denoncuan regjimin komunist shumë vjet pasi ai u shemb. Shumë syresh e denoncuan komunizmin disa dekada pas zhdukjes së  tij. Ata marrin çmime letrare dhe vlerësime  morale për vlera që nuk i kanë pasur kurrë.

Të ashtuquajturit autorë “trima pas lufte”,  shkrimtarë oportunistë, janë një blof dhe  mashtrim. Guxim është kur shkruan kundër  regjimit, kur e di se je i përndjekur. Guxim  është kur botuesit refuzojnë dorëshkrimet e  tua për arsye politike, kur librat e tu ndalohen  dhe je i përgjuar. Guxim është të vazhdosh të  shkruash edhe pse je i ndaluar nga Censura.  Ata që rishkruajnë biografitë e tyre letrare  pas rënies së komunizmit dhe krijojnë mite  të rreme janë raste të trishta morale, etike  dhe njerëzore.

Ndërgjegjja e vrarë kombëtare dhe Visar Zhiti

Një nga shkrimtarët më të talentuar  që kaloi nëpër ferrin komunist do të ishte Visar Zhiti, vepra e të cilit pasuron letërsinë shqipe me një përvojë të panjohur, me një zë të vërtetë, të cilin poezia e tejngopur  dhe e tepërlumtur komuniste nuk e njihte.

Visar Zhiti solli në poezinë shqipe ndjesi dhe  pamje nga ferri komunist dhe me prozën e tij do të na tregonte burgjet e populluara me intelektualë, shkrimtarë, politikanë, përkthyes të shquar, dëshmi rrëqethëse që do t’i përjetonte vetë si viktimë e komunizmit.

Poezia e tij ishte bashkëmoshatarja e poezisë së realizmit socialist, e shkruar si në kor e komandë plot me optimizëm, pothuaj pa e njohur fare trishtimin. Çfarë mund të shënonte një poezi kombëtare që nuk e njihte trishtimin, – këtë gjenerator themelor të poezisë, – që nuk e njihte humbjen, që nuk e njihte pendimin, brengën, melankolinë, nostalgjinë, mallin, vetminë, që nuk e njihte  praninë e frikën ndaj vdekjes dhe Zotit?

Poezia e Visar Zhitit është pjesë nga e vërteta trag jike, nga e pathëna dhe e papranuara, është një letërsi që gatuhej në  errësirën ku komunizmi u përpoq të mbyllë  intelektualët, zëdhënësit e lirisë.

Letërsia e burgjeve ishte një radiografi e  shoqërisë shqiptare të kohës, e shkruar në pjesën më të dhimbshme e më të turpshme  të shoqërisë, nga vendi ku shqiptari shtypte  shqiptarin që mendonte ndryshe. Me daljen në dritë të kësaj letërsie do  të kryhej një akt drejtësie në ndërgjegjen kombëtare dhe letërsia shqiptare, aq deficitare ndaj së vërtetës, do të fitonte një përmasë që i mungonte. Ndërgjegjja e vrarë  kombëtare do të rifitonte diçka që e kishte humbur për gjysmë shekulli. Zëri që vinte  nga kjo “heshtje” ishte tronditës, kumbues, i rëndë, tragjik – ishte zëri i thellë i ndërgjegjes  së lënduar, të shtypur. Ndërgjegjja kombëtare kryente një akt pajtimi me vetveten, duke
botuar atë pjesë të krijimtarisë kombëtare që ishte mohuar të shihte dritën e botimit. Visar Zhiti, poet që u burgos në moshën 27-vjeçare, pa mundur të afirmohet plotësisht si poet, burgoset për disa poezi të pafajshme dhe detyrohet të kalojë disa nga vitet më të bukura të jetës në burgjet famëkeqe të Spaçit, Qafë Barit etj.

Um b e r t o E c o , n j ë n g a s h t a t ë mendimtarët më të mëdhenj të kohëve tona, do të shprehet kësisoj në parathënien e një botimi antologjik në vendin e tij në Itali, për nocionin moral, juridik dhe etik të pafajësisë së poetëve të dënuar për shkak të letërsisë, duke e ilustruar argu-mentin e tij me poetin shqiptar Visar Zhiti: “Sa e gabuar ishte… duke thënë… që u burgosën padrejtësisht gjatë këtyre shtatëdhjetë e pesë vjetëve. Pse ‘padrejtësisht’? Me të drejtë, do të thosha unë, të paktën nga pikëpamja e regjimeve që i arrestuan dhe i dënuan ata. Për të justifikuar nevojën e dënimit, nuk është e nevojshme që një shkrimtar të veprojë si subjekt politik, por ashtu si Zenone, ai komploton në mënyrë aktive kundër tiranit. Shihet qartë në këtë libër rasti i Visar Zhitit: mjaftoi të shkruante poezi të konsideruara nga redaktorët e një shtëpie botuese ‘të trishtuara dhe hermetike’ e pra, kundër regjimit.

Pastaj, praktika i kaloi automatikisht Komitetit Qendror të Partisë Komuniste shqiptare e Ministrisë së Brendshme dhe Zhiti fitoi drejtësisht dhjetë vjet burg. Kjo poezi u shkakton frikë regjimeve autoritare e diktatoriale edhe nëse flet, si në rastin e Zhitit, edhe për trëndafila.”1 Por koncepti “ letërsia e sirtarit” nuk është i vlefshëm për poezinë e Visar Zhitit, sepse krijimi i saj bëhej në rrethana tejet të jashtëzakonshme, në burg, ku ishte e ndaluar
të shkruante, ashtu siç do të dëshmonte vetë poeti: “Në fillim nuk i shkrova, por i krijova me mend, mes mureve ciklopike të qelisë, në vetmi e ankth, i thosha dhe i thosha me vete që të sfidoja absurdin dhe tmerrin, hetuesinë
dhe boshin.”

Poezia do t’i bëhet e njohur publikut shqiptar pas viteve ’90. Visar Zhiti boton librin e parë poetik më 1993, “Kujtesa e ajrit”, ku kishte edhe poezi nga burgu, pastaj do të vazhdonte me përmbledhjen “Hedh një kafkë te këmbët tuaja” (1994), e gjitha me poezi burgu, por jo të gjitha që kishte shkruar në burg. Më pas botohen vëllimet “Mbjellja e vetëtimave’’ (1994), “Dyert e gjalla” (1995), “Kohë e vrarë në sy” (1996), që del në Prishtinë, në Kosovën e paçliruar ende dhe ndërkaq poezia e Visarit do të kalojë kufijtë e vendit, do të botohet në Itali – “Croce di Carne” (Kryqi prej mishi) 1997 dhe, po këtë vit, në Rumani do të dilte libri “Psalm”, një vëllim poezish dygjuhësh, shqip dhe rumanisht; do të botohej dhe do të ribotohej “Si shkohet në Kosovë” (1999), “Thesaret e frikës” (2005) dhe poezia e tij do të kalonte oqeanin, për t’u botuar në SHBA, shqip dhe anglisht përmbledhja me poezi “The condemned apple” (2005) etj. Kështu, poezia e Zhitit do të dilte në të gjitha gjuhët e Ballkanit dhe në gjuhë të tjera në Europë dhe së voni, më 2018, në Itali botohet një tjetër përmbledhje në dy gjuhë “La note é la mia patria” (Nata është atdheu im), po kështu dhe në Rumani “Aripa Franta” (Flatra e mundur) etj.

Poezia si dëshmi, dorëshkrimi si dokument

Poezia e Visar Zhitit është ajo që krijohet kur njeriu ndodhet në zgrip të jetës, i gjendur atje ku është vështirë të shohësh një pikë dritë (në kuptim të figurshëm dhe të drejtpërdrejtë), në pikën-limit, ku vdekja është e pranishme,
më afër se kurrë, po kështu dhe ankthi. Poezia shndërrohet në mbrojtësen e tij – mbrojtësja  e njeriut të pambrojtur. Nga kjo posturë e skajshme, poezia është shpëtim mendor dhe ekzistencial. Njeriu Visar Zhiti do të ndihej i
lidhur ontologjikisht me poezinë, shkaktaren e burgosjes së tij, por që do të shndërrohej në dashuri shpëtimtare.


E krijuar si një krijesë e ndaluar, e rrezikshme, kanosëse, e paparashikueshme, joshëse deri në aventurë, mikluese deri në mëkat, poezia e Visar Zhitit, e krijuar në burg, afërmendsh që nuk ishte një produkt komod profesional, por një përpjekje e mbinatyrshme, një akt guximtar, një kapërcim, një hop mbi kufijtë e dhënë dhe të njohur.


Poezia përfaqëson krijimin “origjinal të letërsisë së burgjeve”, që me Visarin kap një habi. Fillimisht nisi të krijohej mendërisht në mes të persekutimit, mizorisë dhe vuajtjeve, pa mundësi shkrimi, ndërsa proza e tij u shkrua më vonë, në kushte lirie, në mënyrë retrospektive.


Poezia ruan në një mënyrë më të gjallë intensitetin e ndjenjave, çastin, ditët, vitet e burgut. Ajo përfaqëson reagimin e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë ndaj sfidave dhe shtrëngimeve të asaj kohe (mishërimi i asaj që Mircea Eliade e quajti “terrori i historisë”); sot zotëron forcën e madhe rrëfyese dhe dëshmuese, por dje, kur u shkrua në mes të torturave, poshtërimeve dhe qëndresës, kishte një funksion të madh “pastrues/ purifikues” dhe “shpëtues” për autorin dhe për ata pak lexues të fshehtë. Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuhet se kjo poezi ishte në kohën e saj ushqim dhe kungim, por edhe “ hakmarrja” e menjëhershme e shpirtit kundër atyre që kërkuan ta shkatërronin ose ta mbytnin, sepse qëllimi i “trajtimit” në burgjet komuniste ishte shpëlarja e trurit me të ashtuquajturin “riedukim”.


Ndër metodat e shumta të torturave dh e dehumanizimit të zbatuara në burgjet komuniste ishte ndalimi i të gjitha veprimtarive intelektuale, për të krijuar një mjedis idiotizimi të ngadaltë, por të sigurt, të “armiqve të popullit”. Kështu, letra dhe lapsi ishin plotësisht të ndaluara për krijimtari, por dhe leximi i librave që do të doje. Komanda e burgut lejonte vetëm botime të diktatorit Enver Hoxha dhe të Realizmit Socialist. Aq sa lejonte koha dhe rrethanat. Sepse në burgjet ku mbyllën poetin Visar Zhiti me shokë punohej deri në sfilitje, natë e ditë në miniera, si skllevër, ku zakonisht nuk dilnin të gjallë aq sa hynin.


Autoritetet komuniste donin të ndalonin plotësisht çdo prirje krijuese të të burgosurve, çdo përçapje që do t’ua bënte më të lehtë ferrin e urisë, keqtrajtimin, shkatërrimin fizik dhe psikik. Në të njëjtën kohë, shmangiet nga
këto rregulla drakoniane ndëshkoheshin ashpër, veçanërisht me izolim në qelitë e ftohta, të pista, të llahtarshme apo deri me ekzekutim me vdekje.


Sidoqoftë, metodat dhe mënyrat e diktaturës së kuqe provuan se nuk ia dolën dot deri në fund. Krijimtaria njerëzore ka gjetur gjithmonë një mënyrë tjetër, një alternativë për të përballuar telat me gjemba, prangat dhe hekurat, edhe pa i thyer ata. Nëse të gjitha mjetet tradicionale të komunikimit dhe krijimit do të konfiskoheshin, krijimi i parë origjinal i të burgosurve politikë ishte të krijonin mjete origjinale të komunikimit nga pothuajse hiçi.


Me Visar Zhitin dhe me bashkëvuajtësit si ai provohet se vetë mendja ishte një univers i pashtershëm i krijimit letrar, duke dëshmuar në të njëjtën kohë se ishte dhe një depozitë e madhe e kujtesës. Kështu, me gjithë kushtet
çnjerëzore të jetesës, ose, ndoshta, sidomos për shkak të tyre, burgjet komuniste patën, si të thuash, edhe qelitë e fshehta të krijimit, që do t’i quaja qendra të letërsisë, që i zbuluam pas rënies së komunizmit.


Është një fakt i konstatuar gjatë gjithë historisë njerëzore se vuajtjet janë gjendje e favorshme dhe për krijimin, sepse gjeneza e poezisë është e njëjtë me atë të lutjes, prandaj ferri i birucave komuniste provoi të ishte vendi ku u krijuan vepra të thella njerëzore: nga sulmi më i egër poshtërues, përbuzës, i njeriut; një ndjeshmëri e thellë dhe dëshirë për të bukurën e jetës u ruajt dhe u rilind, edhe pse e rrallë.


Nga gënjeshtra lind dëshira për të mbrojtur e për të demonstruar të vërtetën, madje dhe me koston e jetës. Kur balta dhe helmi më vdekjeprurës u hodh mbi shpirtrat e tyre të pastër, rezultati ishte shfaqja e një plejade poetësh. Hyjnia çoi në shndërrimin e vuajtjeve në krijim. Brezi i sakrificës! Epos i shkruar me gjak.


Prandaj shumica e atyre që shkruan burgjeve nuk ishin ata me interesa letrarë të praktikuar nga liria, por ata që zbuluan vokacionin e tyre në burg, ose, më saktë, iu ofrua dhurata e krijimit në mes të vuajtjeve. Visari Zhiti u dënua për poezinë dhe e vazhdoi këtë dënim, të shkruante dhe në burg.


Poezia shpesh ka lindur nga uria që kafshon pa mëshirë trupin, sëmundjet që zaptojnë trupin, kur zemra është mbushur me dëshpërim, hidhërim dhe frikë dhe shpirti i ngrënë nga malli.


Kështu duhet të jetë krijuar poezia në burgje në fillimet e veta dhe ne themi “e krijuar” dhe jo “e shkruar”, sepse procesi i krijimit nuk përkonte më mënyrën e natyrshme të shkrimit, duke pasur parasysh kushtet çnjerëzore të burgimit. Poezia u përpunua pothuajse tërësisht në mendje dhe u transmetua gojarisht, duheshin vite për t’u hedhur në letër. Pra, poezia e burgut duhet të ketë qenë një poezi gojore, e vetmja formë që mund t’i mbijetonte
luftës sistematike, së cilës iu nënshtrua ajo, si dhe veçanërisht krijuesit e saj.


Këtë na e dëshmon dhe drama e poezisë së Visar Zhitit, e dënuar me burg dhe harrim, ku u bë më e lirë dhe plot kujtesë të rrezikshme dhe sot nuk është vetëm një krijim letrar, por edhe një dokument historik që mbështet të Vërtetën. Dhjetëra, qindra vargje, një kronikë dhe epos për të gjitha aspektet e jetës në burg, duke filluar me arrestimin, duke vazhduar me hetimet, jetën në qeli, mbi lirinë e munguar, marrëdhëniet ndërnjerëzore, të burgosurit si tjetërsim, uria, vdekjet, puna nën tokë, qëndresa, klithmat, ankthi , angështia, pikëllimi , qëndresa, dashuritë e munguara, motivimet e veprimeve antikomuniste, të gjitha me një sfond historik, në të cilin regjistrohen ngjarje,
me rimat si telat me gjemba, jehonë e gjallë e zërave të vdekur.


Por më tepër se kaq, e ardhur nga Ferri, teksti ka incizuar dhe ruajtur të gjitha dridhjet dhe drithërimat e frikës dhe ankthit si dhe të aktit të guximshëm njëkohësisht, tensionin, por dhe ndjenjën e ngadhënjimit të pabesueshëm. Fletoret e mbushura me poezi kanë erën e vendit ku janë fshehur, që të mos gjendeshin nga kontrollet periodike të gardianëve. Fletoret kanë pamjen e së pazakonshmes dhe së jashtëzakonshmes.
* * *
Poezitë e Visar Zhitit u shndërruan më vonë në libra. Këto fletore, të mbushura plot me vargje dhe dashuri, arritën të zënë vend në majat e poezisë shqipe, të përkthehen në gjuhë të huaja, të mëdha dhe të vogla. Sot kanë admirues në të gjithë kontinentin dhe jo vetëm. Historia më e hershme e librave, në të vërtetë, fillon me ato që, në mënyrë konvencionale, në të ardhmen do të quheshin “libra” duke nisur me tableta dylli, rrotulla dhe fletë papirusi. Pastaj u shfaqën dorëshkrimet e lidhura, të shtrenjta dhe të stolisura plot shenja e vizatime, me dekore të shkruara e të stolisura nga murgjit nëpër manastire. Këto u dhanë rrugë vëllimeve të shtypura me makineri, gjë që, përfundimisht, ndikoi në shumëfishimin e vëllimeve të shtypura në masë e që mbizotërojnë edhe sot.


Në burgjet komuniste, shkrimi ishte një mënyrë arratie dhe strehimi. Shkrimi ishte një formë e rezistencës ndaj dhunës së shumëfishtë dhe poshtërimit fizik dhe moral. Me shkrimin e atyre që ia dilnin të shkruanin, me përkthimin e atyre librave që s’dihej si kishin hyrë në burg, me ç’mister, me punën me fjalën, të burgosurit bashkë fitonin ndjesinë e rezistencës dhe mbijetesës, po aq sa të humbjes, ndjenjën e ngadhënjimtarëve të ardhshëm, ndjenjën se ishin më të fortë seç besonin, jo ashtu si i konsideronin organet e diktaturës komuniste. Po dhe kritika më pas.


Ky botim ngërthen dhe këtë histori shkrimi dhe na bën të zbulojmë se ata që kishin dhe zhvillonin një jetë të brendshme të thellë, rezistonin më mirë dhe ndihmuan dhe të tjerët: ata luteshin, medituan, shkruan poezi, vizatuan, mësuan dhe recituan poezi, mësuan gjuhë të huaja. Nën terror dhe punë shkatërruese.


Letërsia shqipe e ndaluar, e shkruar nga Fishta, Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli etj., siç na dëshmohet, përflitej në burg, mbahej g jallë, edhe pse nuk qarkullonin librat e tyre. Ato tregoheshin si rrëfime shpëtimtare.


Poeti në burgjet komuniste shkruan, para së g jithash, për të shpëtuar veten e tij, shpirtin e ndaluar, shumë më pas duke i shndërruar instinktivisht ato në një akt letrar e kulturor.


Kjo poezi nuk është një poezi ludike, e krijuar për të kënaqur e për të luajtur me fjalët dhe kombinimet e tyre, por poeti do të kryejë këtë lojë të rrezikshme dhe ekzistenciale njëherazi në emër të një qëllimi më të epërm. Poeti nuk mund të jetonte pa poezinë e tij, e cila e çonte më shumë se gjithçka tjetër drejt vdekjes. Po dhe përtej saj, në një jetë të tejme. Krijimi është një problem i rëndë ontologjik, ekzis-tencial. Poezia e Visar Zhitit, kjo parajsë-ferr, kjo liri-robëri, ky tmerr-dhe gëzim i zi, dënim dyfish, është një bëmë e epërme.


Poeti ka vendosur të flasë, sepse është i dënuar të shprehet, jo të mos shprehet, madje dhe për ata që s’mundin, ka misionin të kuvendojë. Duke komunikuar do të thotë të kalosh përtej, – në hapësirën imagjinare, – të jesh një çlirues i kohës shkatërruese. Liria duhet të jetë çlirimi nga rreziku i vdekjes dhe dhunës, shpëtuesja ndaj mizorisë. Por dhe krijimi. Poezia, shkaktarja e burgosjes, poezia shtati i vetëm i lirisë, flatra e mundur dhe e vetmja e arratisë. Krijimi – ky mohim i vdekjes – shpëton mentalen dhe shpirtëroren te njeriu-poet.


Visar Zhiti, ndonëse pikturon pa e heroizuar gjendjen e tij dhe kozmetizuar poezinë e tij, e sposton lirinë në një terren të papushtueshëm prej askujt, sepse kjo zonë është e dominuar nga subjektiviteti tërësisht i pakontrollueshëm: Duhet shpëtuar fjala/ Duhet shpëtuar kënga derisa gropat e ditëve të mbillen me mollë/ Le të na i pushkatojnë ballet, gjaku im do të hedhë rrënjë/ Dhe do të lulëzojë. (“Molla e dënimit”)


Poezia është liria e paburgosshme. Poeti dëshmon se pikërisht këto zona të imagjinatës janë të papushtueshme, ato prodhojnë liri dhe janë vetë liri. As gardianët, as policia sekrete, sundimtarët, realizmi socialist, nuk mund të burgosin shpirtin e poetit, për fatin e tyre të keq, shpirti i poetit nuk mund të burgoset.

Tekstet e këtij botimi unikal, duke qenë se janë të endura (të radhitura, sepse sipas pohimeve të autorit dhe dëshmive të bashkëvuajtësve të tij kanë origjinë orale, si vetë gjeneza e vërtetë e letërsisë) në rrethana të skajshme ekzistenciale, nuk kanë shenja artificesh, kërkimesh formale, trukesh, por burojnë natyrshëm, plot plasticitet, por dhe forma, madje të ndaluara sipër, domethënë jashtë burgut, ku të përmbyste entuziazmi i rremë socialist, ndërsa metaforat e nëndheshme rrekeshin të thoshin të vërteta të mëdha dhe përfundimtare.


Nuk është as rastësi e as vetëm trill e formë që Visar Zhiti ka poezi në formën e hartës së Shqipërisë – dhembja e tij. Kjo lloj poezie nuk ka kohë për qëndrime sfiduese, modë, trille, gjeste të mistershme e tejet elegante. Impaktin ajo e krijon me guximin për të shkruar fshehurazi, për të dhënë dëshmitë rrëqethëse, mesazhet nga “shtëpia e vdekjes”. Të tilla mesazhe do të dërgonin që herët Dante dhe Dostojevski, Lorka, Sollzhenicini , Shallamos, Man-
delshtam, Stainhard, Radu Gyr, Ion Caraion, Musine Kokalari, Vinçenc Prennushi, Arshi Pipa, Petro Marko, Zef Zorba, Frederik Rreshpja, At Zef Pllumi etj., klithma e të pushkatuarve tanë, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, dhe e poetit të fundit të varur nga diktatura komuniste, Havzi Nela.

Përpjekja për të thënë gjëra përfundimtare, të formuluara në kushte të skajshme jetësore – dëshmon energjinë e fshehtë e mbinatyrore të poetit. Poezia do të jetë rruga e komunikimit me botën – komunikim i ndaluar, poezia do
të jetë dashuria – dashuri e ndaluar, poezia do të jetë bota – bota e ndaluar.

Poeti niset nga ndjesia e formës së mbyllur, qeli-strofë, dhe shpërthen te ndjenja, ndjenjë dhe liri. Struktura e tij introvertite, subtile, e trishtuar zhvillohet përmes një impulsi rrëfyes, si një protestë dhe një thirrje implicite për ndihmë, me një aspekt emocional bruto, duke u gjendur më pranë rrënjëve të lirizmit. Poeti është i joshur të njohë, të përshkruajë me rigorozitet, shumë nga zhgënjimet, iluzionet, ëndrrat e veta, vuajtjet e zymtësinë – për të mos i lënë të vdesin. Zëri i poetit është i thellë, tragjik, i rëndë, tronditës për atë çka dëshmon. Goethe fliste për poezinë se është rregullator i imazheve. Përmes këtyre pamjeve të tmerrshme, përmes sintaksës së imazheve rrëqethëse, shokante, poeti krijon poezi, art – ashtu siç do të shprehej Majakovski se poezia zëvendëson bukurinë e thjeshtë të vdekjes në një tjetër bukuri.


Duke marrë këtë libër ndër duar, marrim këtë peshë e porosi dhe histori.


Botimi anastatik që shtëpia botuese “Onufri” sjell para lëçitësit të poezisë është “sui generis”, i pari i këtij lloji. Fletoret autentike të Visar Zhitit, të shkruara në kushte terrori, risjellin me vete atmosferën e burgut komunist, guximin e çartur që mund ta paguaje me jetën. Formati i zgjedhur është dyfish i vlerë: së pari, rëndësia dokumentare e historike e poezive të shkruara në rrethana të jashtëzakonshme dhe, së dyti, vlera e patjetërsueshme e dorëshkrimit. Shkrimi origjinal i poetit është një autograf-poemë. Njëkohësisht, libri përcjell ngrohtësinë dhe besimin e autorit ndaj një miku, të afron me intimitetin e aktit të shkrimit, përmes kaligrafisë, ndreqjeve, përmirësimet e vargjeve, shenjave, konfigurimit të tekstit etj. Me atë besë si në burg. E gjitha të është besuar për t’u lexuar dhe, në mënyrë të pashmangshme, të përçon dhe rrezikun imanent nga organet e diktaturës. Kësisoj,
libri shndërrohet në një dhuratë vetëm për ty. Sepse shkrimi në fletore i poezive në burg nuk mund të mendohej se do të ishte një libër poetik i shtypur, por një dorëshkrim që mund t’i jepej fshehurazi një bashkëvuajtësi-
mik. Kështu dhe vuajmë së bashku. Por dhe ngazëllehemi estetikisht… poezia këtu qenka e vërtetë. Ajo i kaloi provat si asnjë poezi tjetër, kryqëzimin dhe ringjalljen. Dhe meritonte ta kishim dhe ashtu, në formën e saj parake.

Gjersa doli e gjallë dhe po udhëton nëpër botë…

(Marrë nga Ex-Libris)

blank

Një lajm i zi për poezinë shqipe kjo ikje e Petrit Rukës – Nga Albert Habazaj

blank

Bij të vdekjes jemi të gjithë dhe nuk i shmangemi dot. Por ka vdekje dhe vdekje. E kam fjalën në përmasat e përfshirjes që merr dhembja në hapësirë nga mbarimi i jetës së njeriut. Çdokush që ikën nga kjo jetë shkakton dhembje në familje, në të afërm, në fis, në mëhallë, në lagje, në miqësi e më tej, në varësi të vlerave që ka lënë në gjallje i ikuri dhe ndihmesës që ka dhënë për përmirësimin e jetësës dhe zbukurimin e shpirtit njerëzor. Kjo ikje e Petrit Rukës mua më bëri dëm. Do të më falni, por unë që shkruaj me kaq dhembje këto rreshta nderimtarie për një filigran të kulturës shqiptare, si Petrik Ruka, kam ngritur trarë të rëndë dhembjeje mbi supe, në ballë, në zemër, në gjak dhe jam në këmbë e në udhëtim do të jem sa të kem frymë. Edhe për Petritin e tepelentë të Turanit, të Tërbaçit tim, të Labërisë sonë, të Shqipërizës sonë hallerëndë, sepse ne jemi gjen nga gjeneza poetike, qytetare dhe kombëtare e Petrit Rukës. Ai ishte një njohës i shkëlqyer i historisë së popullit shqiptar dhe gdhendës mjeshtëror i baladave. Shkrimin e tij “Çfarë mund të mësojë poezi nga folklori brilant i Labërisë?” e ruaj si visar në arkivin tim.

Petrit Ruka qe i madhëruar në thjeshtësinë e tij, i thjeshtë në diturinë e tij të dobishme, njerëzor i mrekullueshëm e i dashuruar me vendlindjen si ai, atdhetar tokësor gati unikal, që na ka lënë poezi të larta me vlera sa lokale aq universale, sa “Atdheu fillon te zemrat”. Ai ka patur shumë miq se ishte i mirë shumë dhe unë nuk zë dot vendin e askujt e as kam ndërmend të hedh jetëshkrimin e tij letraro-kulturor, se na e ka lenë të shkruar me gërma të arta me jetën e veprën e tij brilante. Petrit Ruka ishte ndër poetët që unë kam dashur e do ta dua shumë,sepse atje kam gjetur edhe veten time në një trajtë tjetër. Përveçse me katër klasikët e Vlorës, Ali Asllani, Petro Marko, Shevqet Musaraj e Fatos Arapi, që lanë gjurmë në letrat shqipe, kronologjikisht jam krenuar më tëhu me poetët Hiqmet Meçaj e Xhevahir Spahiu dhe në vijim me treshen e famshme të Tepelenës: Petrit Ruka, Ilirian Zhupa, Qazim Shemaj, që bënë bujë letrare në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Jo se iku, por me Petrit Rukën e kam patur komunikim më të shpeshtë, sepse takoheshim shpesh nëpër veprimtari të ndryshme, letraro-artistike dhe kulturore-atdhetare. Për një kohë ai qe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Labëria” – “Nderi i Kombit”, ndërsa unë sekretar i Shoqatës “Labëria” për Vlorën. Në vitin 2019, kemi qenë anëtarë të jurisë në Festivalin e Parë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” në Pilur, ku kompozitori Eno Koço ishte kryetar, Petrit Ruka dhe unë anëtarë. Kemi dhe një kujtim të bukur ato dy net magjike në Pilur, të cilin po e publikoj në këtë shkrim homazh për Petritin tonë.

Kam diçka të thjeshtë, por që më duket e veçantë dhe dëshiroj ta përmend. Çdo njeri ka portofolin me vete, kuletën, ku mban karën e identitetit, kartën e bankomatit, një sasi parash e gjërat përditshmërisht të mundshme më të nevojshme. Edhe unë kam kuletën time, ku mbaj kartën e identitetit, kartën e bankomatit, të gazetarit, ca para ditore, si dhe pak gjera të çmuara si këto dy poezi të të paharrimtit tonë Petrit Ruka. Njëra i kushtohet nënës “Nëna nuk ka foto” dhe tjetar babait të tij “Pse, shitet dhe uji?”, shkëtuptur të dyja nga gazeta “Telegraf”, botuar në suplimentin “Pena Shqiptare”, e shtunë, 27 tetor 2018. Nuk kam dëshirë të shkruaj më tej, dëshiroj të derdh pak lot me vëllazëri poetike për Petritin tonë e pastaj do të vijoj parë udhëtimin.

Ç’ qe ky lajm i zi për Labërinë, poezinë shqipe dhe kulturën kombëtare! Kjo ikje e Petrit Rukës kaq e hidhur na pikëlloi deri në tronditje. I dritëroftë kujtimi i emrit Poetit tonë labëror!

 

Me dhimbje miku nga Vlora, Albert Habazaj

blank

blank

VDEKJA E NËNËS – Poezi nga DRITËRO AGOLLI

U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha.
U bë si pulëbardhë e lehtë
Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë.
.
Andej u fsheh si ylli Afërdita
Dhe ne pastaj s’e pamë, pastë ndjesë!
Veç ndodh që valë e ëndrrave të trishta
E sjell në breg të shtratit tim si shpezë.
.
1992

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend