VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 12 mars 1991 u nda nga jeta përkthyesi i shquar Henrik Lacaj

By | March 12, 2019

Komentet

Një vit pa babain ose doktor Hasan Kurtin ! Nga Irma Kurti

Fluturoi një vit pa ty, baba, si për të më treguar se jeta rrjedh me ritëm të shpejtë e marramendës dhe nuk të pret.

Vetëm ora që mbaje ti ka mbetur në vend, ajo shënon 20.15 të datës 19 prill 2018 kur mbylle sytë përgjithmonë.

Ka qenë një vit i vështirë: isha e rrethuar nga dhimbja, vuajtja, kujtimet, që akoma më vijnë nëpër ëndrra si fantazma dhe më nxjerrin gjumin.

Kur ike përgjithmonë baba, nuk e njihja më ditën time. Zgjohesha në mëngjes dhe përpara kisha një greminë që kërkonte të më përpinte. Ngrihesha nga shtrati dhe shtëpia më ngjante si një burg, ku më zihej fryma. Vishesha, bëhesha gati dhe dilja pa qëllim, pa asnjë destinacion. Merrja udhën për tek parku i madh që ndodhet një kilometër larg shtëpisë.

Doja t’u shpëtoja kujtimeve, dhimbjes që më çante krahërorin dhe ecja me hap të shpejtë, gati vrapoja, a thua se po shkoja në një takim dashurie. Ulesha në stolin përballë me shatërvanin. Dielli, që ti dikur e admiroje, i jepte gjelbërimit një ngjyrë të praruar si ar. Fëmijët të gëzuar ngisnin biçikletat, çiftet uleshin mbi bar dhe putheshin, sportistët vraponin. E gjitha kjo quhej “jetë”, ajo jetë që vazhdonte pa ty, por unë s’e shikoja, sepse sytë i kisha të mbushur me lotë.

“Sa mirë që jemi këtu në Itali së bashku!” më thoshe shpesh baba. Atë mendoja edhe unë. Sa mirë që ndodhesha këtu! Sepse këtu askush nuk e ngadalëson hapin, askush nuk e lë shëtitjen në mes, askush nuk afrohet të të pyesë: “Pse qan?”.

Këto ditë kam shfletuar ditarin tënd baba, ditarin e një mjeku. Të kam parë fëmijë, kur fati të la jetim, duke të rrëmbyer prindërit. Të kam parë këmbëzbathur, të zhveshur, të keqtrajtuar, duke punuar tek një familje në këmbim të një cope buke, por me shpirtin plot me ëndrrën për t’u bërë mjek.

Do të kishe dashur të lindje i rritur dhe t’u shpëtoje jetën prindërve, familjarëve, por ishe veçse një fëmijë i pafajshëm, që sa më shumë rriteshe aq më shumë e kuptoje se sa e padrejtë është jeta.

Më kanë shkruar shumë ish – pacientë të tu. Ata kujtojnë se si ti ishe aq i përkushtuar, i dashur, i sjellshëm, fjalëpakë, se si i shëroje me buzëqeshjen tënde. Unë jam me fat që ajo buzëqeshje më shoqëroi deri në çastet e fundit të jetës tënde. Sepse ti ishe i tillë: inteligjent, i bukur, fizikisht dhe mendërisht; e sfidove sëmundjen dhe i jetove vitet më të vështira të ekzistencës tënde me një buzëqeshje. Tani që s’je më, unë e ruaj atë buzëqeshje brenda vetes si ylberin më të bukur që më ke dhuruar ti.

Fluturoi një vit pa ty, baba, si për të më treguar se jeta ikën me ritëm të shpejtë e marramendës dhe nuk të pret.

Vetëm ora që mbaje në dorë ka mbetur në vend, ajo shënon 20.15 të datës 19 prill 2018 kur mbylle sytë përgjithmonë

Më 19 prill 1882 u nda nga jeta Charles Darwin, themeluesi i teorisë së evolucionit

Charles Robert Darvin (* 12 Shkurt 1809, në Shrewsbury – † 19 prill 1882, në Downe) ishte një natyralist anglez, pjestar i Royal Society, që themeloi teorinë e evolucionit sipas së cilës të gjitha krijesat zhvillohen me kalimin e kohës e publikuar në librat e tij.[1][2] Sipas tij zhvillimi i krijesave të gjalla që ndanin midis tyre të njëjtin paraardhës, ishte rrjedhojë e një procesi të quajtur Seleksionimi natyror (përzgjedhja natyrore). Evolucioni dhe seleksionimi natyror ishin një ide shumë përparimtare për kohën dhe pavarësisht nga kritikat dhe debatet e shumta mbi të, shumë shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë të kohës e pranuan atë si fakt.[3] Megjithatë vetëm me themelimin e Sintezës Moderne Evolucioniste nga vitet 1930 deri më 1950, u pranua se selektimi natyror ishte mekanizimi bazë i evolucionit.[4] E thënë ndryshe zbulimi shkencor i Darvinit është teoria bashkuese e shkencës natyrore duke shpjeguar diversitetin (larminë) e gjallesave.[5][6]

Në Universitetin e Edinburgut, Darvini i neglizhoi studimet mjekësore dhe ndihmoi në hetimin e gjallesave jo vertebrore ujore. [ref. 7] Udhëtimi i tij pesë vjeçar me anijen Beagle (shqiptimi: Bigëll) e bëri atë zyrtarisht një gjeolog të kualifikuar, studimet dhe teoritë e të cilit mbështesnin idetë e uniformiste të Charles Lyell. Publikimi i ditarit të tij të mbajtur gjatë udhëtimit me Beagle i dhanë atij famë të madhe. Duke studiuar larminë e gjallesave në vende të ndryshme të botës dhe fosilet e mbledhura gjatë udhëtimit të tij, Darvini thelloi studimet e tij mbi transmutacionin e llojeve dhe formuloi teorinë mbi përzgjedhjen natyror në vitin 1838. [ref. 8] Edhe pse ai shpesh e diskutonte teorinë e tij me natyralistë të tjerë, atij ju desh kohë që të përfundonte me sukses shpjegimin e teorisë ndërkohë që objektivi i tij primar vazhdonte të ishte puna si gjeolog [ref. 9]. Ai ishte akoma duke përpunuar teorinë e tij në vitin 1858 kur Alfred Russel Vallace i dërgoi esenë e hartuar prej tij në të cilën përshkruhej e njëjta ide, duke bërë kështu që të dyja esetë të publikoheshin si një e vetme. [ref. 10]

Libri i tij publikuar në 1859 “Mbi origjinën e llojeve” (origjinali: “On the Origin of Species”) themeloi evolucionin si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës. [ref. 3] Ai ekzaminoi evolucionin njerëzor dhe selektimin/përzgjedhjen seksual/e në librin e tij “Mbi prejardhjen e njeriut dhe selektimi në lidhje me seksin” (origjinali: “The Descent of Man, dhe Selection in Relation to Sex), libër i ndjekur nga libri tjetër “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” (origjinali: The Expression of the Emotions in Man and Animals”). Kërkimet e tij të mëtejshme mbi bimët u publikua në një seri librash të ndryshëm, ndërsa libri i tij i fundit bënte fjalë për krimbat e tokës dhe efektet e tyre mbi tokën bujqësore. [ref. 11]

Charles Darvin ishte një nga pesë personat pa prejardhje mbretërore të cilit iu krye një shërbim funebër nga shteti në shekullin e XIX. Ai u varros në Uestminister Abbey, pranë varreve të John Herschel dhe Isaac Newton. [ref. 13][ref. 14]

Jeta dhe Edukimi

Çarls Darvin kur ishte i mitur, 1816.

Charles R. Darvin lindi në Shrevsbury, Shropshire, Angli më 12 shkurt të vitit 1809 në shtëpinë e tij The Mount (në Shrewsbury). [ref. 14] Ai ishte fëmija i pestë nga gjithsej gjashtë fëmijë të doktorit dhe financierit të pasur Robert Darvin dhe Susannah Darvin. Gjyshi i tij ishte Erasmus Darvin – nga ana e babait – dhe gjyshi tjetër i tij ishte Josiah Vedgvood – nga ana e nënës. Të dyja familjet i përkisnin besimit Unitarian. Robert Darvin si një person jo shumë fanatik nga pikëpamja fetare e pagëzoi djalin e tij Charles në Kishën Anglikane, por ai dhe vëllezërit e tij vazhduan të frekuentonin Kishën Unitariane së bashku me të jëmën. Në korrik të 1817 nëna e tij vdes. Nga shtatori i vitit 1818 vazhdoi mësimet e ciklit të ulët së bashku me vëllain e tij Erasmus Darvin, në një shkollë të besimit anglikan në Shrewsbury. [ref. 15]

Darvini gjatë verës së 1825 punoi pranë të atit si ndihmës mjek për të ndihmuar të varfrit në Shropshire. Më pas do të shkonte në Universitetin e Edinburgut me vëllain e tij, Erasmusin në tetor të po atij viti. Darvini shpejtë u demoralizua nga studimet e tij duke neglizhuar kështu studimet e tij mbi mjeksinë. Ai studioi taksidermë (shiko nga taxidermy) nga John Edmonstone. [ref. 16] Në vitin e dytë universitar, Darvini u antarësua me Plinian Society – grup studentor mbi historinë natyrale – debatet e të cilëve përqëndroheshin në mënyrë radikale mbi materializmin. Ai asistoi kërkimet shkencore të Robert Edmunt Grant mbi atanominë dhe ciklin e jetës së gjallesave jovertebrore detare në Firth of Fort. Në mars të 1827 ai paraqiti përpara Plinian Socitey zbulimin e tij mbi mënyrën e riprodhimit të shushunjave (bëhej fjalë për ato shushunja të ujrave të kripura që jetonin në zonën e Firth of Forth). Edhe pse mjeshtri i tij Grant filloi të përkrahte idetë evolucioniste të Lamarkut, Darvini qëndroi indiferent ndaj këtyre ideve. [ref. 17] Darvini vetë i shikonte mësimet e Robert Jameson mbi historinë natyrale (në lëndën e gjeologjisë) që përfshinin debatin midis Neptunizmitm dhe Plutonizmit. Ai mësoi se si klasifikoheshin bimët (taksonomia e bimeve) dhe punoi për pasurimin e University Museum, një nga muzetë më mëdha në Evropë. [ref. 18]

Neglizhenca dhe mungesa e disiplinës së Charles Darvin në shkollë, bëri që babai i tij ta dërgonte në Kolegjin e Krishtit (Christ’s College) në Kembrixh (Cambridge) për diplomim në Bachelor of Arts [ref. 19]. Darvini sërish neglizhoi studimet e tij teologjike në kolegjin e ri dhe filloi të shpenzonte shumë kohë me hipizëm (kalërim) dhe qitje. Kushëriri i tij Uilliam Darvin Fox e ndihmoi në publikimin e disa zbulimeve të tij në librin Illustrations of British Entomology. Charles Darvin u miqësua së tepërmi me profesorin e botanikës John Stevens Henslou. Në atë kohë mbizotëronte teologjia natyrore ndërmjet studiuesve me të cilët u njoh Darvini përveç Stevensonit. Me afrimin e provimeve, ai u përqendrua dhe u mahnit nga gjuha e kulluar dhe logjika e Uilliam Paley në librin e tij Evidences of Christianity [ref. 20]. Në provimin përfundimtar, në janar të 1831, Darvini doli i dhjeti nga njëqind e shtatëdhjetë e tetë studentëve të tjerë [ref. 21].

Atij iu desh të qëndronte në Kembrixh deri në korrik. Ai studioi Teologjinë Natyrore (origjinali: Natural Theology) të Uilliam Paley. Sipas Teologjisë Natyrore argumentohej mbi dizanjin, projektin, hyjnor duke shpjeguar përshtatjen e gjallesave në botë, si pasojë e veprim të Zotit nëpërmjet rregullave të natyrës. [ref. 22] I ndikuar nga librat e John Herschel dhe Alexander von Humboldt, Darvini vendosi të jap edhe ai kontributin e tij. Për të kontribuar Darvini planifikoi një udhëtim në Tenerife me disa shokë të klasës pas diplomimit për të studiuar historinë natyrale në tropik. Gjatë përgatitjeve për udhëtimin e tij, ai iu bashkua leksioneve të Adam Sedgvick për gjeologji. Më pas së bashku me të, gjatë verës shkuan në Uels [ref. 23]. Pas dy javësh me miqtë e tij në Barmouth, ai do të kthehej në shtëpinë e tij. Aty do të gjente një letër nga Henslov duke i propozuar Darvinit një udhëtim si bashkudhëtar (dhe jo si një mbledhës datash i rëndomtë), i kapitenit Robert FitzRoy mbi HMS Beagle e cila do të nisej mbas katër javësh në një ekspeditë në brigjet e Amerikës së Jugut. Sipas letrës, Darvini ishte një gentelmen i përshtatshëm (por akoma jo i kompletuar) për të filluar studimet më vete. [ref. 24] Darvini hasi në kundërshtimin e të atit, i cili e shikonte udhëtimin dyvjeçar si një humbje të kotë kohe. Më pas nën ndikimin e krushkut të tij, Josiah Uedgvood ai pranoi që i biri të nisej për udhë. [ref. 25]

Udhëtimi në bordin e Beagle

Më 27 dhjetor, 1831 filloi udhëtimi i Beagle. Udhëtimi zgjati plot pesë vjet (tre vjet më shumë se sa ishte menduar). FritzRoy në bordin e Beagle udhëtonte dhe kontrollonte brigjet ndërkohë që Darvini vetë shpenzonte kohën e tij me studime gjeologjike në ishull duke mbledhur mostra për koleksionin e tij mbi historinë natyrore [ref. 3][ref. 26]. Ai mbajti shënime të kujdesshme mbi vëzhgimet në ishull dhe mbi teori të ndryshme spekulative (në kuptimin që teoritë ishin më shumë hipoteza në atë kohë). Në intervale të ndryshme kohore, mostrat e tij dërgoheshin në Kembrixh së bashku me letra duke përfshirë edhe kopje të ditarit për familjen e tij [ref. 27]. Darvini kishte studiuar rreth krijesave detare jovertebrore dhe kishte njohuri të përgjithshme mbi gjeologjinë, por në fushat e tjera ku shtroi studimet e tij, ai ishte një fillestar. Qëndrimi i tij në ishull bëri që Darvini të bëhej një ekspert më i arrirë dhe më i formuar [ref. 28]. Pavarësisht se Darvini pati vazhdimisht probleme shëndetsore (e zinte shpesh deti), shumica e shënimeve të tij zoologjike janë hartuar mbi krijesat detare jovertebrore si planktoni etj. [ref. 26][ref. 29]

Në ndalesën e parë në tokë të thatë në Saint Jago, Darvini zbuloi se në një rrip të bardhë, të lartë në gurët vullkanik ekzistonin midhje. FitzRoy i kishte dhënë atij volumin e parë të Principet e Gjeologjisë (origjinali: Principles of Geology) nga Charles Lyell i cili shpjegonte konceptet e uniformitaritetit, pra se si toka ngrihej ose ulej ose bient ngadalë në periudha të ndryshme kohore. Darvini i pa gjërat në mënyrën e Layell duke menduar në shkrimin e një libri mbi gjeologjinë [ref. 30]. Në Brazil Darvini u mahnit nga pyjet tropikale, por filloi të urrente pamjet e egra të skllavërisë. [ref. 31][ref. 32]

Në zonën Punta Alta në Patagonia, ai zbuloi fosile gjitarësh të zhdukur me përmasa të mëdha ndër shkëmbij, përveç midhjeve të freskëta që tregonin një zhdukje të ndodhur rishtasi të llojit pa asnjë shenjë të ndryshimeve klimaterike ose katastrofave të mundshme. Fosilet e gjitarëve të emëruar prej tij si Megatherium, i ngjasuan si një version gjigant i Armadilos që jetonte në ato zona. Zbulimet e tij ngjallën interes të veçantë kur provat u dërguan në Angli [ref. 33]. Gjatë vazhdimit të eksplorimit gjeologjik më në brendësi të territorit, për të grumbulluar sa më shumë fosile, ai fitoi njohuri të shumta mbi gjendjen sociale, politike dhe antropologjike të popullësisë autoktone dhe koloniale (spanjolle) në një kohë revolucioni, duke zbuluar gjithashtu se rhea (një lloj zogu karakteristik i Patagonias) jetonte në zona të ndara por njëkohësisht përkonin pjesërisht me njëra tjetrën [ref. 34][ref. 35]. Ai lexoi më pas volumin e dytë të librit të Lyellit duke pranuar idenë e “qendrës së krijimit” të llojeve por duke kundërshtuar ose më mirë të themi sfiduar idetë e Lyellit mbi vazhdimësinë graduale (vazhdimësinë e qetë) dhe zhdukjes së llojeve [ref. 36][ref. 37].

Në Tierra del Fuego, Darvini ndaloi dhe vazhdoi progresin me shënimet e tij. Ai u njoh me tre vendas të cilët ishin dërguar dhe instruktuar në Angli për tu kthyer si misionarë në ato zona. Sipas tij, të tre miqtë e tij të rinj ishin të civilizuar dhe miqësor, ndërsa “të afërmit” e tyre vazhdonin të ishin “mjeran dhe egërsira të pashpresa,” aq të ndryshëm sa janë kafshët shtëpiake me kafshët e egra [ref. 38]. Sipas Darvinit kjo kishte të bënte me shfaqjen e përparësive kulturore dhe jo inferioritetit të racave. Tashmë Darvini nuk kishte më dyshime se nuk kishte asnjë ndarje të pakalueshme ndërmjet njerëzve dhe kafshëve, siç pretendonin shumë shkencëtarë të kohës [ref. 39]. Mbas një viti, misionarët nga Terra del Fuego e brakstisën misionin e tyre. Jemmy Button (i emëruar kështu nga anglezët) rifilloi jetën si të parët e tij, gjeti një grua dhe nuk dëshironte të kthehej më në Angli [ref. 40]. Në Kili ai përjetoi një tërmet të fuqishëm. Aty në të çarat e tokës, Darvini gjeti akoma më shumë guacka midhjesh dhe fosile bimësh që rriteshin zakonisht në brigjet ranore. Kjo i dha shkas teorive të reja [ref. 41][ref. 42].

Udhëtimi i tij vazhdoi në ishujt Galapagos. Atje Darvini kërkoi për prova që lidheshin me “qendrën e jetës” të një kohe më të hershme, dhe gjeti se popullata e zogjve në ishuj kishte lidhje me zogjtë që kishte vëzhguar gjatë qëndrimit në Kili por që ndryshonin nga ishulli në ishull. Darvini u vu në dijeni se në bazë të shguallëve të breshkave pak të ndryshëm në formë nga njëri tjetri, mund të kuptohej se nga cili ishull vinin ato, por ai nuk arriti t’i mblidhte ato edhe pse dieta në Beagle në këtë periudhë konsistonte në ngrënien e breshkave [ref. 43][ref. 44]. Në Australi, miu-kangur (kafshë me xhep – marsupial) dhe playpus (kafshë e vogël leshatore që jeton në Australi dhe Tazmani) lanë një përshtypje të madhe te Darvini të cilit iu duk sikur në krijimin e tyre kishin marrë pjesë dy Krijues të ndryshëm [ref. 45]. Darvini u njoh me Aborigjenët (nativët australian) të cilët lanë përshtypje të mirë te ai si “të këndshëm dhe të me humor të mirë” dhe vuri në dukje keqtrajtimet e tyre nga ana e kolonizatorëve evropian. [ref. 46]

Kapiteni FitzRoy filloi të shkruante rrëfimet zyrtare të udhëtimeve të Beagle dhe pasi lexoi ditarin e Darvinit ai i propozoi atij që të dy shkrimet të shkriheshin në një. Megjithatë ditari i Darvinit u rishkruajt në mënyrë të veçantë në tre volume të ndryshme mbi historinë natyrore. [ref. 47][ref. 48] Në Cape Toun kapiteni i anijes Beagle dhe Charles Darvini u takuan me John Herschel. Ky i fundit ishte një përkrahës i uniformitarizmit të Lyell duke e quajtur teorinë e Lyell mbi zëvendësimin e specieve të zhdukura nga të tjera si “një proces natyral në kundërvënie të një procesi të mrekulleushëm (hyjnor).” Ndërkohë që Beagles po kthehej në Angli, Darvini riorganizoi shënimet e tij duke shkruar se dyshimet e tij në rritje për zogjtë e galapagos, breshkat dhe Falkland Island Fox (një lloj ujku) ishin të drejta; “ – Fakte të tilla zhvlersojnë stabilitetin e llojeve… “duhet” vjen përpara “zhvlerësimit.” Më pas Darvini shkroi se “ … më duket se të tilla fakte hedhin deri diku dritë mbi origjinën e specieve.” [ref. 49][ref. 50][ref. 51]

Zanafillat e Teorisë së Evolucionit Darvinian

Charles Darwin themeluesi i Teorisë së Evolucionit

Beagle u kthye në Angli më 2 tetor 1836. Deri në dhjetor të vitet 1835 Darvini kishte fituar famë ndër radhët e shkencëtarëve anglez. Mësuesi i tij Hensloë kishte ndihmuar në krijimin e prestigjit të nxënësit të tij duke i dhënë vazhdimisht gjeologjistëve të famshëm pamfletë ku reflektoheshin zbulimet gjeologjike të Darvinit [ref. 52]. Me të mbërritur në Shrevsbury Darvini shkoi takonte të afërmit e tij në shtëpinë The Mount. Më pas, ai shkoi në Kembrixh për të takuar Hansloë i cili e këshilloi Darvinin që të gjente natyralistë të gatshëm për të permbledhur mostrat e ndryshme të sjella nga udhëtimi i gjatë. Darvini u financua gjithashtu edhe nga babai i tij Robert, i cili e ndihmoi atë të punonte si shkencëtar më vete. Darvini shëtiti në institucionet e Londrës duke kërkuar ekspertë të cilët mund të përshkruanin koleksionin e tij të mostrave. Puna e ekspertëve u bë e mundimshme; kishte mbingarkesë në punë për arsyen e thjeshtë se shumë mostra rrezikoheshin të prisheshin e të humbnin. [ref. 53]

Më 29 tetor, në sajë të Charles Lyell, Charles Darvini takoi anatomistin Richard Oven i cili kishte “çelesat” e Sallës Operatore të Royal Collage. Ai e ndihmoi mikun e tij të ri në analizimin e mostrave të sjellura nga Amerika latine dhe më gjerë. Analizimet e Richard Oven nxorrën në dritë një lloj kafshe gjigante por te zhdukur slothi, skeletin e një scelidotherium të zhdukur dhe një lloj kafke brejtësi amerikano-jugor me përmasat e një hipopotami i quajtur Toxodon që ngjasonte shumë me një capybara dhe të tjera. Këto dhe të tjera mbetje të zbuluara kishin lidhje me lloje të zhdukura kafshësh që kishin jetuar në Amerikën e Jugut [ref. 54][ref. 55]. Në dhjetor Darvini filloi të merrte pjesë në lobet e Universitetit të Kembrixh për të organizuar punën dhe koleksionet e fosileve për të rishkruajtur ditarin e tij. [ref. 56] Në raport ai shkroi për rritjen graduale por të ngadaltë të Amerikës së Jugut. Me shtytjen e Lyell ai e lexoi këtë raport në Shoqërinë Gjeologjike të Londrës (Geological Society of London), më 4 janar 1837. Po atë ditë ai paraqiti përpara akademisë së zoologëve (Zoological Socity) mostrat e gjetura të gjitarëve dhe zogjve gjatë udhëtimit me Beagle. Më 17 shkurt të po atij viti, Darvini u zgjodh në Këshillin e Shoqërisë Gjegrafike (Council of the Geographical Society). [ref. 57]

Teoritë

Bazuar në këto argumente, dhe në përputhje me Parimet e Gjeologjisë nga Charles Lyell dhe Ese mbi parimin e popullsisë Malthus (që shtronte një teori për konceptin e disponueshmërisë së burimeve ushqimore për të kuptuar një kufizim për numrin e popullatës të kafshëve), Darvini shkroi Shënime mbi transformimin e specieve. E pra të vetëdijshëm për ndikimin që hipotezën e tij do të ketë në shkencën, Darvin filloi për të hetuar në mënyrë aktive në kërkim për gabime, duke bërë eksperimente me bimë dhe shpendë dhe konsultimi ekspertë të zgjedhur nga të llojeve të kafshëve të ndryshme. Në 1842 ai hartoi një projekt të parë të teorisë së tij, dhe në 1844 ai prodhoi një ese prej dyqind e dyzet faqesh që përcakton një version më të hollësishëm të idesë së tij origjinale mbi përzgjedhjen natyrore. Deri në 1858 (viti kur Darvinit iu dorëzua Shoqëria Linnean të Londrës), ai nuk e ndërpreu rafinimin e teorisë se tij.

Me teorinë evolucioniste të Darvinit u tregua se evolucioni është një element i përbashkët i degëzimeve të diversitetit të jetës. Sipas kësaj pikëpamje evolucioniste e jetës, anëtarët e një grupi janë të ngjashëm për shkak se kanë evoluar nga një paraardhës i përbashkët. Në pikëpamjen e Darvinit, llojet e ndryshme lindin nëpërmjet një procesi të quajtur “prejardhje me ndryshim”. Më e rëndësishmja, në traktat të tij të origjinës së llojeve, Darvini e kundërshtoi teorinë e seleksionimit natyror për të shpjeguar mekanizmat me të cilat ndodh evolucioni.

Thënie nga Charles Darwin

Një njeri që guxon ta çojë kot qoftë vetëm një orë të jetës së tij, nuk e ka zbuluar vlerën e vërtetë të jetës.[7]

Referencat
Shënime

1. Coyne, Jerry A. (2009). Why Evolution is True. Oxford: Oxford University Press. fq. 17. ISBN 0-19-923084-6.
2. Glass, Bentley (1959). Forerunners of Darwin. Baltimore, MD: Johns Hopkins University Press. p. iv. ISBN 0-8018-0222-9.
3. Internal wiki Van_Wyhe 2008
4. Bowler 2003, fq. 338, 347
5. Biografia e Darvinit online
6. Peterborough, Ontario: Broadview. fq. 15. ISBN 1-55111-337-6.
7. Rreth Darvinit, kush ishte ai?
8. Desmond & Moore 1991, fq. 210, 284–285
9. Desmond & Moore 1991, fq. 210, 263–274
10.Van Wyhe fq. 184-187.
11.Darvini sipas American Museum of Natural History
12.Nga internal wiki Freeman 1977
13.BBC histori dhe politikë; Çarls Darvin
14.Varrmi i Darvinit nga internal wiki Leff 2000
15.John H. Wahlert (11 June 2001). “The Mount House, Shrewsbury, England (Çarles Darvin)”. Darvin and Darvinizëm. Baruch College.
16.Desmond & Moore 1991, pp. 12–15; Darvin 1958 pp. 12–15.
17.Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html
18.Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1.
19. Desmond & Moore 1991, pp. 42–43; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
20.Browne 1995, pp. 47–48; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
21.Darwin 1958, pp. 57–67; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
22.Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1; faqe 97.
23.Von Sydow 2005, pp. 5–7; von Sydow, Momme (2005). “Darwin – A Christian Undermining Christianity? On Self-Undermining Dynamics of Ideas Between Belief and Science”. in Knight, David M.; Eddy, Matthew D.. Science and Beliefs: From Natural Philosophy to Natural Science, 1700–1900. Burlington: Ashgate. pp. 141–156. ISBN 0-7546-3996-7.
24.Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. With the original omissions restored. Edited and with appendix and notes by his granddaughter Nora Barlow. London: Collins. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html; Darwin 1958, pp. 67–68
25.”Darwin Correspondence Project – Letra 105 — Henslow, J. S. to Darwin, C. R., 24 Aug 1831″

Referenca të Përgjithshme

Anonymous (1882). “Obituary: Death Of Chas. Darwin”. The New York Times (21 April 1882). Retrieved 2008-10-30.
Balfour, J. B. (11 May 1882). “Obituary Notice of Charles Robert Darwin”. Transactions & Proceedings of the Botanical Society of Edinburgh (14): 284–298.
Bannister, Robert C. (1989). Social Darwinism: Science and Myth in Anglo-American Social Thought.. Philadelphia: Temple University Press. ISBN 0-87722-566-4.
Bowler, Peter J. (2003). Evolution: The History of an Idea (3rd ed.). University of California Press. ISBN 0-520-23693-9.
Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1.
Browne, E. Janet (2002). Charles Darwin: vol. 2 The Power of Place. London: Jonathan Cape. ISBN 0-7126-6837-3.
Darwin, Charles (1835). Extracts from letters to Professor Henslow. Cambridge: [privately printed]. Retrieved 2008-11-01.
Darwin, Charles (1837). Notebook B: [Transmutation of species]. Darwin Online. CUL-DAR121. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?viewtype=side&itemID=CUL-DAR121.-&pageseq=1. Retrieved 2008-12-20.
Darwin, Charles (1839). Narrative of the surveying voyages of His Majesty’s Ships Adventure and Beagle between the years 1826 and 1836, describing their examination of the southern shores of South America, and the Beagle’s circumnavigation of the globe. Journal and remarks. 1832–1836.. III. London: Henry Colburn. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F10.3&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1842). “Pencil Sketch of 1842”. in Darwin, Francis. The foundations of The origin of species: Two essays written in 1842 and 1844.. Cambridge University Press. 1909.
Darwin, Charles (1845). Journal of researches into the natural history and geology of the countries visited during the voyage of H.M.S. Beagle round the world, under the Command of Capt. Fitz Roy, R.N. 2d edition. London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F20&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles; Wallace, Alfred Russel (1858). “On the Tendency of Species to form Varieties; and on the Perpetuation of Varieties and Species by Natural Means of Selection”. Journal of the Proceedings of the Linnean Society of London. Zoology 3: 46–50.
Darwin, Charles (1859). On the Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (1st ed.). London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F373&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1868). The variation of animals and plants under domestication. London: John Murray. Retrieved 2008-11-01.
Darwin, Charles (1871). The Descent of Man, and Selection in Relation to Sex (1st ed.). London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_TheDescentofMan.html. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1872). The Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (6th ed.). London: John Murray. Retrieved 2009-11-01.
Darwin, Charles (1887). Darwin, Francis. ed. The life and letters of Charles Darwin, including an autobiographical chapter. London: John Murray. Retrieved 2008-11-04.
Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. With the original omissions restored. Edited and with appendix and notes by his granddaughter Nora Barlow. London: Collins. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html. Retrieved 2008-11-04.
Darwin, Charles (2006). “[Darwin’s personal ‘Journal’ (1809-1881)”]. in van Wyhe, John. Darwin Online. Retrieved 2008-12-20.
Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
Desmond, Adrian; Moore, James; Browne, Janet (2004). Oxford Dictionary of National Biography. Oxford, England: Oxford University Press. doi:10.1093/ref:odnb/7176.
Dobzhansky, Theodosius (March 1973). “Nothing in Biology Makes Sense Except in the Light of Evolution”. The American Biology Teacher 35: 125–129. Retrieved 2008-11-04.
Eldredge, Niles (2006). “Confessions of a Darwinist”. The Virginia Quarterly Review (Spring 2006): 32–53. Retrieved 2008-11-04.
FitzRoy, Robert (1839). Voyages of the Adventure and Beagle, Volume II. London: Henry Colburn. Retrieved 2008-11-04.
Freeman, R. B. (1977). The Works of Charles Darwin: An Annotated Bibliographical Handlist. Folkestone: Wm Dawson & Sons Ltd. Retrieved 2008-11-04.
Hart, Michael H. (2000). The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History. New York: Citadel.
Herbert, Sandra (1980). “The red notebook of Charles Darwin”. Bulletin of the British Museum (Natural History). Historical Series (7 (24 April)): 1–164. Retrieved 2009-01-11.
Herbert, Sandra (1991). “Charles Darwin as a prospective geological author”. British Journal for the History of Science (24): 159–192. Retrieved 2008-10-24.
Keynes, Richard (2000). Charles Darwin’s zoology notes & specimen lists from H.M.S. Beagle.. Cambridge University Press. Retrieved 2008-11-22.
Keynes, Richard (2001). Charles Darwin’s Beagle Diary. Cambridge University Press. Retrieved 2008-10-24.
Kotzin, Daniel (2004). “Point-Counterpoint: Social Darwinism”. Columbia American History Online. Retrieved 2008-11-22.
Leff, David (2000). “AboutDarwin.com”. Retrieved 2008-12-30.
Leifchild (19 November 1859). “Review of `Origin’”. Athenaeum (No. 1673). Retrieved 2008-11-22.

Miles, Sara Joan (2001). “Charles Darwin and Asa Gray Discuss Teleology and Design”. Perspectives on Science and Christian Faith 53: 196–201. Retrieved 2008-11-22.

Moore, James (2005). “Darwin — A ‘Devil’s Chaplain’?” (PDF). American Public Media. Retrieved 2008-11-22.
Moore, James (2006). “Evolution and Wonder – Understanding Charles Darwin”. American Public Media. Retrieved 2008-11-22.
Owen, Richard (1840). Darwin, C. R.. ed. Fossil Mammalia Part 1. The zoology of the voyage of H.M.S. Beagle. London: Smith Elder and Co.
Paul, Diane B. (2003). “Darwin, social Darwinism and eugenics”. in Hodge, Jonathan; Radick, Gregory. The Cambridge Companion to *Darwin. Cambridge University Press. pp. 214–239. ISBN 0-521-77730-5.
Smith, Charles H. (1999). “Alfred Russel Wallace on Spiritualism, Man, and Evolution: An Analytical Essay”. Retrieved 2008-12-07.
Sulloway, Frank J. (1982). “Darwin and His Finches: The Evolution of a Legend” (PDF). Journal of the History of Biology 15 (1): 1–53. doi:10.1007/BF00132004. Retrieved 2008-12-09.
Sweet, William (2004). “Herbert Spencer”. Internet Encyclopedia of Philosophy. Retrieved 2008-12-16.
Wilkins, John S. (1997). “Evolution and Philosophy: Does evolution make might right?”. TalkOrigins Archive. Retrieved 2008-11-22.
Wilkins, John S. (2008). “Darwin”. in Tucker, Aviezer. A Companion to the Philosophy of History and Historiography. Blackwell *Companions to Philosophy. Chichester: Wiley-Blackwell. pp. 405–415. ISBN 1-4051-4908-6.
van Wyhe, John (27 March 2007). “Mind the gap: Did Darwin avoid publishing his theory for many years?”. Notes and Records of the *Royal Society 61: 177–205. doi:10.1098/rsnr.2006.0171. Retrieved 2008-02-07.
van Wyhe, John (2008). “Charles Darwin: gentleman naturalist: A biographical sketch”. Darwin Online. Retrieved 2008-11-17.
van Wyhe, John (2008b). “Darwin: The Story of the Man and His Theories of Evolution”. Andre Deutsch Ltd.
von Sydow, Momme (2005). “Darwin – A Christian Undermining Christianity? On Self-Undermining Dynamics of Ideas Between Belief and Science”. in Knight, David M.; Eddy, Matthew D.. Science and Beliefs: From Natural Philosophy to Natural Science, 1700–1900. *Burlington: Ashgate. pp. 141–156. ISBN 0-7546-3996-7. Retrieved 2008-12-16.
Yates, Simon (2003). “The Lady Hope Story: A Widespread Falsehood”. TalkOrigins Archive. Retrieved 2006-12-15.

Libra

Libri ““Mbi Origjinën e Llojeve”” në librarinë e Projektit Gutenberg
Libri “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” në librarinë e Projektit Gutenberg

Referenca

^ Coyne, Jerry A. (2009). Why Evolution is True. Universiteti i Oxford p. 17. ISBN 0-19-923084-6
^ Glass, Bentley (1959). Forerunners of Darwin. MD: Universiteti Johns Hopkins . p. iv. ISBN 0-8018-0222-9
^ Charles Darwin: natyralist zotëri: Një skemë biografike Darwin Online
^ Bowler, Peter J. (2003). Evolucion: Historia e një ide (3rd ed.). Universiteti i Californiës . ISBN 0-520-23693-9
^ Charles Darwin: natyralist zotëri: Një skemë biografike Darwin-online.org.uk
^ Joseph Carroll, Universiteti i Missouri
^ Thënie nga Charles Darwin

Lidhje të jashtme

Çarls Darvin në Encyclopedia Britannica (faqe wiki)
Çarls Darvin – Autobiografi (1) – Nga koha e kthimit në atdhe derisa u martova (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (2) – Pikëpamjet fetare të Çarls Darvinit (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (3) – Pikëpamjet fetare, vazhdim (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (4) (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (5) (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (6) (në shqip)

Rrëfimi i Bujar Salës: Ja si shpërndaja trakte në kohën e komunizmit

Bujar Sala bënte një nga ato punë që konsideroheshin si privilegj në periudhën e komunizmit. Ai ishte shofer dhe vinte nga një familje mesatare, por vuajtjet që shikonte gjatë rrugëtimeve e nxitën të bëhej kundërshtar i regjimit.

“Si i ri që isha në atë kohë, duke parë mjerimin e popullit që vuante, vendosa ta shpreh atë ndjenjën kundër sistemit me trakte”, tha Bujar Sala, ish i përndjekur politik.

 

Për disa vite me radhë, pas orarit të punës ai shpërndante përmes trakteve thirrje për popullin të ngrihej kundër sistemit: “Në traktet e mia që i kam të deklaruar, që jam dënuar për ato trakte, i them popullit shqiptar çohuni për liri demokratike, Partia Komuniste këtu e ka bërë skëterrë. E kam vazhduar gati 5 vjet këtë”.

Këto trakte shpërndaheshin nëpër rrugë, institucione, ndërmarrje të ndryshme, qendra kulturore e ngado, derisa Bujari u zbulua nga regjimi: “Mënyra se si u zbulova unë: Sigurimi i shtetit vazhdoi përndjekjen duke ditur që shumë të rinj që rrinim në Tiranë, nëpër kafene, punë, që ishim kundër regjimit, ata thoshin që ky, dmth të ndjekim Bujarin ose X-in dhe ngushtonin atë suazën e tyre te personat që ishin më të ekzaltuar kundër regjimit, një nga këta isha edhe unë”.

I gjendur përballë fakteve, ai detyrohet të pranojë autorësinë për traktet dhe dënohet me burg. Vitet e dënimit kanë qenë vuajtje e madhe për Bujarin: “U dënova 8 vite. Burgu ka qenë tmerr, llahtar, nuk folet, për aq sa kam bërë unë 6 vjet, të tjerë shokë të mi kanë lënë kockat e jetën”.TCH

Më 18 prill 1945 u nda nga jeta Madhëria e Tij Princ Vidi

Princ Vilhem Vidi ose formailsht Madhëria e Tij Princ Vidi, Skënderbeu II i Shqipërisë (gjermanisht: Wilhelm Friedrich Heinrich Princ zu Wied i njohur në Shqipëri edhe si Princ Vidi[1]), (26 mars 1876 në Neuwied, Gjermani – 18 prill 1945 në Predeal, Rumani), ishte Princ i Shqipërisë për 6 muaj në vitin 1914 i cili mbretëroi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914. Më 30 nëntor 1906 Vidi u martua me Princeshën Sofi me të cilën pati dy fëmijë Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956) dhe Princin trashgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973).

Mbretërimi

Princi Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend. Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë. Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; 2. Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; 3. Myfit bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore.

Princ Vidi në fronin e Shqipërisë

Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë[2], (ligji i parë themelor i shtetit shqiptar), i cili u përgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht në vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 të këtij Statuti, shqipëria shpallej:”Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Me nenin 2, Fuqitë e Mëdha garantonin gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë në kufijtë që kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe kjo asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha. . . Sipas nenit 7 në fronin e Shqipërisë njihej me të drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratës civile e ushtarake dhe kishte të drejtë të emronte Këshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja kombëtare. Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipëria ndahej në 7 sanxhaqe(prefektura), të cilat ndaheshin në kaza(nënprefektura)dhe kazatë në nahije(komuna). Statuti Organik i Shqipërisë caktoi institucionet e larta të shtetit, përbërjen e forcave të armatosura, të administratës, të financave, të drejtësisë, të arsimit. . . dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore e politike.

Me tu vendosur në fronin e Shqipërisë, princ Vidi u përpoq të zgjidhte problemin më urgjent dhe më të ndërlikuar të vendit, atë të largimit të trupave greke nga Shqipëria e jugut dhe të vendosjes së administratës shqiptare në këto vise . Por qysh në fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur të mbronte deri në fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Për të zgjidhur këtë çështje ai hyri në bisedime me qeverinë”vorio-epirote” të shpallur në Gjirokastër. Dhe për këtë qëllim Vidi caktoi si komisar të jashtëzakonshëm për shqipërinë e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ristrukturuar xhandarmërinë shqiptare. Ky shkoi në Korfuz dhe më 10 mars zhvilloi bisedime me përfaqësuesin e”vorio-epirotëve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitë e Mëdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin të kishin shumë kokëçarje, u premtoi grekëve disa të”drejta të veçanta”për popullsinë e”Epirit të Veriut”. Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta të ashpra në rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrësit/e Turhan Pashës/poashtu nuk e pranoi këtë kompromis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundër çdo lloj autonomie për krahinat e jugut.

Në këto rrethana trupat greke për t´i realizuar planet e veta(pasi ishin tërhequr nga Korça më 1 mars)natën, duke gdhirë 2 prilli 1914 bënë një puç-komplot të armatosur më qëllim të pushtimit të Korçës. Mirëpo xhandarmëria shqiptare nën komandën e majorit holandez G. Sneller dhe korpusi i vullnetarëve me qindra fshatarë nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit, intervenuan shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër e shtypën puçin e komplotistëve grek. Repartet e xhandarmërisë shqiptare pastaj vazhduan marshimin e tyre për të marrë në dorëzim Kolonjën, Leskovikun, Ersekun etj. Dështimi i puçit të Korçës, vendosmëria e forcave shqiptare për të kundërshtuar çdo veprim shovinist e antishqiptar si dhe qëndrimi i ftohtë i Fuqive të Mëdha ndaj planeve aneksioniste greke që shkelnin edhe vendimet e Londrës, e bindën më në fund qeverinë greke dhe Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtë të sigurohej”autonomia”e plotë e krahinave jugore. Prandaj ata fuqive të mëdha u paraqitën kërkesa më të zbutura, duke pranuar tani autonominë e Korçës dhe të Gjirokastrës pa i shkëputur ato nga Shqipëria, por me kusht që të administrohen nga një guvernator me origjinë të huaj, xhandarmëria të formohej nga popullsia vendase nën komandën e oficerëve grekë me origjinë”epirote”. . . etj. Në të vërtet qeveria greke e bëri këtë për të fituar kohë në përpjekjet e tija për pushtimin e Shqipërisë jugore.

Qeveria shqiptare e Durrësit i hodhi poshtë këto kërkesa dhe për më tepër ajo mori vendim që të organizoheshin sa më parë reparte të reja të armatosura për të dëbuar nga krahinat e jugut pushtuesit grekë dhe për të vendosur atje administratën shqiptare. Ndonëse përballë aleancave politike ushtarake evropiane(Antantës dhe Bllokut Qëndror)Greqia mbante ende një qëndrim të papërcaktuar, ajo përkdhelej nga të dya palët, sepse ato lakmonin pozitën e saj strategjike. Më 24 prill 1914 fuqitë e mëdha, e njoftuan Venizellosin se ishin të gatshme t´u bënin lëshime”vorio-epirotëve”dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të Greqisë. E ndodhur nën një presion të gjithanshëm, qeveria shqiptare u detyrua më në fund, më 5 maj, t´ia besonte KNK zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Bisedimet ndërmjet KNK dhe përfaqësuesve”vorio-epirot” u mbajtën në Korfuz.

Ato filluan më 10 maj dhe përfunduan më 17 maj me nënshkrimin e një protokolli, e që u quajt ”protokoli i Korfuzit”. Në këtë protokoll parashikohej që dy prefekturat në jug të Shqipërisë, ajo e Korçës dhe e Gjirokastrës, ndonëse formalisht do të bënin pjesë në shtetin shqiptar, do të kishin një administratë më vete, pothuajse autonome, organizimi i së cilës i lihej në dorë Këshillit Ndërkombëtar të Kontrollit. KNK pranoi gjithashtu edhe kërkesën e Spiromilos për t´i njohur krahinës së Himarës, në një zonë që shtrihej tani në 14 fshatra të bregdetit të Jonit. Meqenëse Italia luftoi energjikisht për arritjen e marrëveshjes së Korfuzit, për shkak të interesave të veta në Vlorë, Venizellua e kënaqi kërkesën e saj, duke i paraqitur parlamentit grek më 18 maj, projektligjin mbi lëshimin e Sazanit shtetit shqiptar dhe ky projektligj u miratua më 27 maj. Protokolli i Korfuzit do të fuqizohej pasi të ratifikohej nga qeveria shqiptare(më 23 qershor 1914) dhe nga qeveria”vorio-epirote” si dhe pasi të miratohej formalisht nga gjashtë fuqitë e mëdha. Njoftimi mbi nënshkrimin e marrëveshjes së Korfuzit e cila ishte plotësisht në kundërshtim me Statutin Organik të Shqipërisë dhe shkelte hapur sovranitetin e shtetit shqiptar, shkaktoi një indinjatë të thellë në tërë Shqipërinë.

Shpërthimi i kryengritjes në Shqipërinë e Mesme

Në këto rrethana gjendja e brendshme e Shqipërisë u ndërlikua shumë edhe nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur në Shqipërinë e Mesme, kundër regjimit të Vidit. Në të vërtet kreu i kryengritësve ishte i larmishëm. Në të u rreshtuan ithtarë të ndryshëm si:partizanët e një princi mysliman, antividistët, xhonturqit, panturkistët apo panislamistët siç u quajtën ndryshe, antifeudalët. . . dhe pas këtij koalicioni laraman qëndronin qarqe të huaja serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane. . . , të cilat ishin të interesuar për një gjendje sa më kaotike në Shqipëri. Pra bartësit kryesor të së keqes në Shqipëri në atëkohë qenë reaksioni feudal proserb, pro italian. . . i udhëhequr nga Esat Pashë Toptani, reaksioni grekoman i udhëhequr nga peshkopët grek(Jakovi e Germanos), J. Zografos, Spiromilo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranës Musa Qazimi etj.

Kryengritja e Shqipërisë së Mesme ose e rebelëve, siç u quajt ndryshe, filloi në rrethin e Tiranës. Më 17 maj 1914 u sulmua te ura e Limuthit afër Tiranës batalioni i vullnetarëve tiranas që ishte nisur në drejtim të Durrësit për të shkuar në jug, në frontin kundër shovinistëve grek. Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarëve kryengritësit hynë në Tiranë. Të nesërmen grumbuj fshatarësh të armatosur zunë Shijakun dhe iu drejtuan Durrësit, mirëpo në hyrje të qytetit hasën në rezistencë të forcave qeveritare të Vidit. Drejtuesit e kryengritjes me këtë rast dolën hapur kundër princ Vidit dhe kërkuan një princ turk.

Për vendosjen e një princi mysliman prej kohësh angazhohej edhe Esat Pashë Toptani. Esat Pasha edhe pse kishte dy ministri më të rëndësishme në qeverinë e Durrësit, me kohë u shpërndau armë mercenarëve të vet”kinse për t´iu bërë ballë fqinjëve”ndërsa fshehtas propagandonte nëpërmjet njerëzve të vet kundër V. Vidit, duke i këshilluar”me kërkue një mbret prej Stambollit, me qëllim që këto pshtjellime e trazime t´i sillnin fitim për ta shtie në dorë pushtetin”.

Qeveritarët në oborrin e princit në kohën kur po përballeshin me sulmet e kryengritësve, duke menduar se prapa kërkesave të kryengritësve qëndronte Esat Pasha, më 19 maj 1914 organizuan xhandarmërinë e Durrësit dhe e arrestuan atë në shtëpinë e tij. Goditja kundër Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si një grusht që i jepej ndikimit të Romës në Shqipëri. Brenda qeverisë dominonte mendimi që E. Toptani duhej të gjykohej, mirëpo princi atë as nuk e denoi as nuk e nxori të pafajshëm, gjë që u indinjuan shumë besnikët e tij. Pas ndërhyrjes energjike të ministrit italian në Durrës, baronit Alioti, Vidi ia dorëzoi E. Toptanin legatës italiane e cila e mori me një luftanije dhe e dërgoi në Itali. Para se të largohej nga Shqipëria, Esati do të firmos një premtim se ai nuk do të kthehej më në shqipëri dhe se nuk do të përzihej më në politikën shqiptare ose në intrigat kundër fronit, mirëpo ai nuk do ta mbaj premtimin e dhënë. *Pas largimit të Esatit pasuan ndryshime në qeverin e Vidit. Turhan Pasha mbeti kryeministër;Preng Bib Doda-ministër i punëve të jashtme;Aqif Pashë Elbasani-ministër i brendshëm dhe i luftës;Filip Noga-ministër i financave;Dr. Mihal Turtulli-ministër i arsimit, Mithat Frashëri –ministër i punëve botore dhe i Postë-telegrafave dhe Abdi Toptani-ministër i bujqësisë. Largimi i Esat Pashës edhe pse u konsiderua si një fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u ndërpre dot. Zjarri i kryengritjes u përhap edhe në krahinat tjera . Duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes, krerët e saj me 3 qershor 1914 në Shijak organizuan një mbledhje, ku u zgjodh” Këshilli i Parë i Përgjithshëm” me këtë përbërje:Mustafa Ndroqi-kryetar;Xhenabi Adili. -nënkryetar, Musa Qazimi-anëtarë etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i përgjithshëm i kryengritësve. Në këtë mbledhje u miratua edhe një program politik thellësisht antikombëtar, që iu paraqit përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në KNK. Programi përmbante kërkesa për largimin e princ Vidit;për kthimin e Shqipërisë nën administrimin Turk, ose sjelljen e një princi turk të varur nga Sulltani;për ngritjen e flamurit të Turqisë;për përdorimin e alfabetit turko-arab në gjuhën shqipe;zgjedhjen e kryemyftiut të Shqipërisë nga Sheih-ul-Islami i Stambollit etj.

Kryengritësit edhe pas disa përpjekjeve për ta shtirë në dorë Durrësin nuk patën sukses, andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatë muajit qershor shtinë në dorë Kavajën, Krujën, Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit të Elbasanit, – Qermenika, Quksi dhe Mokra, njëra pas tjetrës bashkohen me kryengritësit, kurse në veri ata u shtrinë deri në Milot, buzë lumit Mat. Në fillim të korrikut kryengritësit marshuan drejt jugut dhe brenda pakë ditëve morën Lushnjën, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritën deri në Pogradec, ku aty më 11 korrik nënshkruan edhe një marrëveshje të përkohshme me “vorio-epirotët”të cilët ato ditë kishin pushtuar Kolonjën, Korçën, Tepelenën dhe kishin arritur deri në Berat.

Duke e ndjerë rrezikun nga sukseset e kryengritësve, princ Vidi bëri thirrje për ndihma nga të gjitha anët, por vetëm nga veriu mundën të vinin disa forca të pakta, ndërsa Shqipëria e jugut duke qenë përballë ndjekjeve, mizorive e shpërnguljeve nga forcat greke, nuk mundi të jepte ndihmë. Për rrjedhojë, në fund të korrikut 1914 dhe në pragun e shpërthimit të luftës së parë botërore, Shqipëria ishte në gjendje të rëndë politike. Pushteti i qeverisë Shqiptare tashmë ishte kufizuar vetëm në Durrës e në Vlorë-(deri më 1 shtator kur ajo ra në duarë të kryengritësve);në Shqipërinë e Mesme shtrihej pushteti i kryengritësve;viset e jugut ndodheshin nën shtypjen e forcave greke, krahinat e verilindjes nën presionin e vazhdueshëm të serbëve, ndërsa Shkodra ndodhej nën administrimin e forcave ndërkombëtare.

Princ V. Vidi bëri përpjekjen e fundit për të shpëtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive të Mëdha me kërkesën për të zbatuar zotimin që kishin marrë në Konferencën e Londrës për të garantuar bashkarisht pavaresinë dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe për këtë qëllim kërkoi formimin prej tyre të një force ndërkombëtare prej 3 mijë vetësh, për të shtypur kryengritjen. Por fuqitë e mëdha duke qenë në konflikt me njëra-tjetrën, premtuan se do të ndihmonin për të shpëtuar vetëm jetën e princit dhe të familjes së tij, por jo edhe intervenimin ushtarak atje.

Në këto rrethana, kur edhe kishte filluar lufta e parë botërore, princ Vidi u detyrua të largohej nga Shqipëria, më 3 shtator 1914 pas gjashtë muaj qëndrimi. Me Vidin u larguan edhe anëtarët e qeverisë së bashku me shumë udhëheqës të lëvizjes patriotike shqiptare, të cilët u vendosën pjesërisht në Shkodër dhe një pjesë kaloi në vende të ndryshme të Evropës.

Dy kabintet qeveritare të krijuara nga Vidi

Lista e dy kabineteve qeverisëse të emëruar nga Princ Vidit.

Qeveria “Përmeti I” – 9 mars 1914 deri më 20 maj 1914

  • Kyeministër Turhan Pashë Përmeti
  • Esat Pashë Toptani – ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme;
  • Aziz Pashë Vrioni – ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë;
  • Myfit Libohova – ministër i Drejtësisë dhe i Kultit;
  • Dr. Mehdi Bej Frashëri – ministër i Financave;
  • Hasan Prishtina – ministër i Postë – Telegrafikeve;
  • Dr. Mihal Turtulli – ministër i Arsimit;
  • Prênk Bibë Doda – ministër për Punët Botore

Qeveria “Përmeti II” – 20 maj 1914 deri më 2 shtator 1914

  • Kyeministër Turhan Pashë Përmeti
  • Prênk Bibë Doda – ministër i Punëve të Jashtme;
  • Aqif Pashë Elbasani – ministër i Brendshëm dhe i Luftës;
  • Filip Noga – ministër i Financave;
  • Dr. Mihal Turtulli – ministër i Arsimit;
  • Mithat Frashëri – ministër i Punëve Botore dhe i Postë – Telegrafës
  • Abdi Toptani – ministër i Bujqësisë

Pas largimit

Rrasa e varrit në kishën evangeliste A. B. në

Bukuresht

. Në të cilën është gdhendur Princ Vidi Princ i Shqipërisë

Aktet ndërkombëtare të viteve 1913-14 edhe pse kishin definuar pozitën neutrale të Shqipërisë dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për këtë statut të saj, megjithatë Shqipëria u përfshi në planet ushtarako-strategjike të fuqive ndërluftuese, veçanërisht të Austro-Hungarisë e Italisë dhe të shteteve fqinje, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, të cilat që nga tetori 1912 nuk rreshtnin për ta coptuar atë.

“Regjenca” e Parë, 1920-1925 Periudha nga Kongresi i Lushnjës që rinjohu formën monarkike të shtetit, deri në rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit.

Me largimin e Princ Vidit nga Durrësi, për Shqipërinë do të vijojnë 6 vite të gjata lufte, kaosi, rrëmuje, pushtimesh, dhe rreziku për zhdukje nga harta e Ballkanit. Hapin vendimtar për t‘i dhënë fund këtij kaosi dhe rreziku që po bëhej real, e ndërmori Kongresi i Lushnjës, me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Ndër të tjera, Kongresi vendosi që, duke ruajtur regjimin monarkik, deri në kthimin e Princ Vidit ose vendosjen e një Mbreti tjetër, të krijohej një organ regjence, i quajtur Këshilli i Naltë i Regjencës, që përbëhej nga 4 anëtarë, nga një për secilin komunitet fetar të vendit. Ky sistem vijoi të funksiononte, megjithëse me disa dorëheqje apo ndryshime të parakohshme, deri në janar të vitit 1925. Po ashtu, në këtë kohë vlen të përmendet fushata elektorale dhe zgjedhjet e para parlamentare që u zhvilluan në Shqipëri në pranverën e vitit 1921.

Shiko edhe

  • Princesha Sofi
  • Libri Princ Vidi, Shqipëria gjashtë muaj mbretëri

Literature

  • Duncan Heaton-Armstrong: The six month kingdom. Albania 1914, Verlag Tauris, London 2005, ISBN 978-1-85043-761-1
  • Peter Marxheimer: Nach Albanien, Karl! Eine andere Reise in das Jahr 1914. Books on Demand, Hofheim 2007, ISBN 978-3-8370-0265-2
  • Ferdinando Salleo: Albania : un regno per sei mesi. Verlag Sellerio, Palermo 2000, ISBN 88-7681-129-X
  • Marenglen Kasmi: “Die deutsch-albanischen Beziehungen 1912-1939”, in: Zeitschrift für Balkanologie, Band 49, Nr. 1, Wiesbaden 2013, S.60-86.
  • Michael Schmidt-Neke: Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912 – 1939). Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat. (= Südosteuropäische Arbeiten. 84) Verlag Oldenburg, München 1987. ISBN 3-486-54321-0
  • Wilhelm Tullius: Die wechselvolle Geschichte des Hauses Wied. Verlag Kehrein, Neuwied 2002

Lidhje të jashtme

Referenca

  1. ^ Princ Vidi për shkak barazie me monarkun e Malit të Zi Knjaz Nikollën i cili mbante titullin “mbret” megjithëse mbretëria e tij ishte shumë herë më e vogël se vendi ku ishte sovran Vidi. Për këtë arsye në zhargonin e përgjithshëm në kryeqytetin Durrës dhe Shqipëri e quanin edhe Vidin mbret.
  2. ^ Albania | Costituzione | Generale | Statuto organico d’Albania 1914

Më 15 prill 1990 u nda nga jeta Greta Garbo, aktore e shquar amerikano-suedeze

Greta Garbo lindi më 18 shtator 1905 në Stockholm; vdiq më 15 prill 1990 në New York; lindi si Greta Lovisa Gustafsson, ishte një aktore amerikane-suedeze.

Bukuria e saj tërheqëse ishte shumë e përshtashme për role romantike të femrave. Në film për herë të parë paraqitet si statiste në Herr och fru Stockholm më 1920.

Greta Garbo është njëra ndër aktoret e para evropiane e cila arriti të bëhet yll në Holivud në fillim të viteve të tridhjeta. Në karierën e saj më të suksesshsme janë role të mëdha dramatike në filmat Mretëresha Kristinë, Ana Karenina, Grand hotel dhe Dama me kamelije. Më 1939 për aktrimin në komedinë satirike Ninotchka, arrinë famën botërore dhe nominohet për tri çmime Oskar. Krahas roleve të saje ishte në qendër të vemendjes edhe jeta e saj private. Ashtu që, lidhjet e saj të dashurisë ishin kryesish tema të titujve të shkrimeve dhe sipas opinionit holivudian njifet edhe si “sfinga suedeze” dhe “e huaja misterioze”. Pas mossuksesit të filmit Gruaja me dy fytyra , Greta Garbo më 1941 tërhiqet përgjithmonë nga filmi. Më 1954 shpërblehet me çmimin special Oskar për angazhimin e saj jetësor në artin filmik, të cilin shërblim vetë nuk e ka pranuar.
Filmografia

1941: Two-Faced Woman
1939: Ninotchka
1937: Pani Walewska
1936: Camille
1935: Anna Karenina
1934: Painted Veil, The
1933: Queen Christina
1932: As You Desire Me
1932: Grand Hotel
1931: Inspiration
1931: Love Business
1931: Anna Christie
1931: Her Fall and Rise
1931: Mata Hari
1930: Anna Christie
1930: Romans
1929: Man’s Man
1929: The Kiss
1929: Wild Orchids
1929: The Single Standard
1928: The Divine Woman
1928: The Mysterious Lady
1928: A Woman of Affairs
1927: Anna Karenina
1926: Torrent
1926: The Temptress
1926: Flesh and the Devil
1925: Die Freudlose Gasse
1924: Gösta Berlings saga
1922: Luffarpetter
1921: Konsum Stockholm Promo
1921: Lyckoriddare
1920: Herr och fru Stockholm

Lidhjet e jashtme[redakto | përpunoni burim]

: The Berlin Garbo Archives. First German Garbo Page
Greta Garbo në IMDb

Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Greta Garbo.

GarboForever: The Legend lives on (gjerm.)

3Stooges.jpg Ky artikull nga Aktori është një faqe cung me një përmbajtje jo të mjaftueshme. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar.

Kush është feministja e parë shqiptare?

Në këtë fotografi të shkrepur në studion e Kel Marubit, Ndoc Çoba pozon së bashku me famijen e tij. Ndoc Çoba (1870-1945), veprimtar politik, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës, Ministër i Financave (1920), kryetar i bashkisë së Shkodrës (27 gusht 1937-24 qershor 1939), një nga organizatorët e Konferencës së Pezës, botues.


Arrestohet nga regjimi komunist dhe vdes në burg pas torturave. Bashkëshortja e tij Marie Çoba (1875-1954) – në fotografi- ishte feministja e parë shqiptare, themeluese e organizatës “Gruaja Shqiptare”.

Me pseudonime të ndryshme, botonte artikuj që mbulonin çështjet e grave. Është e njohur për ndihmesën në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi si dhe emancipimin e femrës shqiptare.

”Vetëm kur të arrihet të mbushen mësonjëtoret me vajza ashtu si me djem, vendi ynë do të rradhitet në vendet e qytetëruara”. Fotoja është realizuar në studion e Kel Marubit në vitin 1930./Shqip

Jusuf Vrioni, një jetë e jashtëzakonshme! – Nga MIMOZA AHMETI

Jusuf Vrioni është vetë historia e shtetit shqiptar. Ai ishte biri i Iljaz Bej Vrionit, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 30 dhe jetoi në të tre kohët e këtij shteti. U rrit dhe u edukua mes luksit dhe aristokracisë parisiene, u kthye në atdhe dhe jetoi gjithë ferrin komunist, jetoi burgun dhe konformizmin dhe në fund jetoi edhe demokracinë e brishtë deri sa vdiq në vitin 2001. Ishte Kalorës i Legjionit të nderit akorduar nga Presidenti francez Zhak Shirak, përkthyesi më i njohur i letërsisë shqipe, ai që e bëri Kadarenë të ishte ai që është në botën frankofone.

Një njeri i jashtëzakonshëm me një pamje, sjellje dhe kulturë aristokrati.

Mimoza Ahmeti sjell në këtë rrëfim një Jusuf ndryshe, një dimension që nuk e njihnim por krejtësisht në sinkron me butësinë e mëndafshtë të shpirtit të tij.

Nga Mimoza Ahmeti

As unë nuk e dija deri atë mëngjes kur ra telefoni: “Jam unë, tha ai, sot më 11°° te Lidhja e Shkrimtarëve.” Kishte fytyrën e habisë natyrale dhe sytë e tij ishin dy flegra pas të cilave montohej në distancë inteligjenca, trupi i tij i mëndafshtë i pështjellë me një kostum në filenë e të cilit gëzohej një trekëndësh shamie.

Dridhesha, si para një violonçeli të akorduar që nuk dija si prekej. Ai me siguri e vuri re këtë dhe: “A e dini përse ju kam kërkuar?”

“Po!”, i thashë, pa ditur kurrgjë, “Kishit ndier që doja të njihja një njeri sëre, diçka si puna juaj, d.m.th vetë ju, gjë që e kisha shtyrë gjithmonë për më tej pasi nuk po ndodhte. Jeni e çuditshme”, ia bëri ai.

Pastaj sikur të kish zbritur një vranësirë pranë i erdhi kujtesa:

“Vija nga Milano më 1944. Disa ditë vakancë në vendin tim… Kush mund ta mendonte se anglo-amerikanët do të na linin ashtu… Ishte më e besueshme të mendohej se Toka do të rrotullohej në të kundërt. Më futën brenda, 12 vjet, para meje, ç’varrosën tim atë dhe ia hoqën kufomës dhëmbët e florinjtë, i hodhën eshtrat e tij…

Në qeli flija me gjoks, pasi më shpinë lagështira të bën tuberkuloz.

Çfarë dinte për mua Jusuf Vrioni?

Më thoni”, tha ai, “a keni bërë dashuri me Edi Ramën?” Kjo ishte një pyetje hapsaqe, nuk mund të them budallaqe, që Jusufi e hodhi si zar në mes të bisedës sonë. “Nuk po ju kuptoj”, pëshpërita. “Asgjë”, buzëqeshi ai, “si të doni!”

“Jemi puthur pa pështymë. Kaq!”, iu përgjigja.

“Pa pështymë- Ho, ho, ho”, qeshi ai lehtësisht sikur diku në një trup tjetër zemrën e tij e grithnin me gjilpëra.

“E çuditshme, jeni e çuditshme!” Por ndieja se ai nuk qe aspak i çuditur deri në lëvizjen e dorës që shtynte limitin dhe pashë se çuditej pse nuk çuditej fare.

“Thomëni”, ia bëri ai, “do të bënit dashuri me mua?”

(Ishte e treta herë që takoheshim, këtë herë në shtëpi)

“Nuk mundem, nuk kam aftësi.”

“Thomëni që nuk ju pëlqej.”

“Përkundrazi” i thashë, “por s’kam predispozitë.”

“Si të doni.”

Dhe filloi të tregojë për një Princ të Anglisë: “E dini si bënte dashuri ky princ me të dashurën e tij? Në dy shtretër përballë, lakuriq, të dy, vetëm shiheshin. Do t’ju pëlqente një dashuri e tillë me mua?”

“Ky kuriozitet më bën të shkoj”, thashë dhe u çova.

“Epo mirë. Si të doni!”

Çudi, e ndieja se Jusuf s’më kish për shije, psherëtinte për femër dhe ja s’i vinte aspak rëndësi refuzimit tim, ndaheshim si miq, takoheshim me mall. Një lloj emocioni që mua më tensiononte disi ndërsa atë veçse e hidhte në harrimësi zhvillimesh, ku dëgjimi im nuk kish fort rëndësi për të.

Ç’ishte jeta për Jusuf Vrionin?

“Kur dola nga burgu kisha një fizik të përsosur, ja fotografia, falë stërvitjes së vazhdueshme të një vullneti për liri. Isha në plazh me gruan dhe me dy miq të familjes. Notoja, shkoja larg, ata më shikonin, sa larg shkon Jusuf Vrioni thoshin dhe prapë, për së dyti, hyra në det, luanin karta ata në çadër, shkova shumë larg, aq sa munda, u ktheva. Në breg një e rrahur zemre e fortë, e pashë se do të vdisja. U shtriva. Çfarë perëndimi…

Nuk mund të gjej ditë më të bukur për të ikur nga kjo botë, mendova. Desha të vdes, me gjithë shpirt! Ishte një ditë e mrekullueshme për të vdekur, më kuptoni, ju ka qëlluar ndonjëherë? Por nga çadra erdhi njëri nga miqtë e mi. “Pije këtë kokërr, Jusuf!” Refuzova me dorë. “Duhet ta pish, ndryshe familjen tënde dhe ne do të na internojnë, sepse ti refuzove mjekimin dhe kjo është shfaqje e huaj.”

E piva. Gëzohem, i thashë, tani jemi bashkë dhe keni një lëkurë më të butë se mëndafshi.

“O sa e mirë jeni”, tha ai për mua dhe unë kujtova se tha për lëkurën e vet.

Ku jetonte Jusuf Vrioni?

Jetonte në vilë, tani të gjithën, dikur vetëm katin përdhesë si i deklasuar që ishte. Kishte edhe një tjetër vilë që ia banonte një anëtarë i Byrosë Politike dhe një tjetër në Paris të tjetërsuar po ashtu dhe shumë prona të pamata, të pushtuara të cilat s’i mori kurrë pasi, siç tha:

“Nuk kam ndërmend të rri pas dyerve!”

Vitet e fundit i kaloi në Paris, e mora në telefon një ndër herët, por e shoqja:

“Doni Jusuf Vrionin?

Po, dua Jusuf Vrionin.

Kush jeni ju?

Jam Mimoza Ahmeti, si gjithmonë.

Nuk e dini se Jusuf Vrioni është i martuar?

Po edhe unë jam e martuar

D.m.th ju pëlqen Jusuf Vrioni?

Sigurisht që më pëlqen Jusuf Vrioni!

Ashtu?

Po, kështu !

Bram. (u mbyll telefoni)

Kush ishte Jusuf Vrioni?

Jusuf Vrioni është një matuf sklerotik më pat thënë Edi Rama. Aman, Jusuf Vrioni ashtu bën për të gjitha femrat, më pat thënë Ornela Vorpsi. Shërbëtor dhe servil regjimi, më pat thënë për të Aurel Plasari. E dija që nuk qe kështu, por një gjen bastard midis gjenesh gjeniale qeshte te të gjithë miqtë e mi. Jusuf Vrioni ishte perri njerëzore dhe nuk e kishte këtë gjen që ndoshta përfundimisht ndan sërën nga vulgu. Ishte e fundit specie e tillë edhe për ne në Francë tha Claude Arnaud, një shkrimtar provokativ nga Parisi, në atë kohë homo, fytyra e të cilit ishte abstraksion i gjallë i intelektit:

Ishim në veturë të dy, me Jusuf Vrionin dhe ndalova, pasi përpiqte këmbët, qante dhe thoshte: Kam jetuar shumë, o sa e padurueshme të jetosh kaq gjatë! Doja ta qetësoja, por ishte e pamundur… Jusuf Vrioni ishte i një elegance të rrallë! Vuante nga një egoizëm i shfrenuar tha Ismail Kadare, padroni i tij, sikur i vinte inat që po jetonte! Duhet të gëzohesh, i thosha, në vendin tënd njerëzit gëzohen të jetojnë kaq gjatë… Po ç’jetë është kjo pa rini, pa para dhe pa femra?

“Ҫ’Paris është ky?”- më sulej mua. E tillë është jeta tani edhe për të rinjtë e Parisit, Ti njeh Parisin e paraluftës, por ky i konsumizmit është ndryshe. Mos kërko gjëra që nuk janë më!-

Më shpjegonte Ismail Kadare me mllefin e atij që ka humbur mjeshtrin. Ishte telefonata e fundit në kohë elektorale: Mora vesh se po hyni në politikë lodroi zëri i tij, e bëni ju, e bëni, nuk ka gjë që s’bëni.

Në të vërtetë:

“Edhe këtë e bëtë?”,- më dukej sikur tha, dhe unë që doja t’i thosha se ishte thjesht një trill tragjik imi, për të parë nga gryka e një pusi të zi dhe se…

Por një dardhë e pangrënë më bllokoi fytin dhe një memecëri u përhap në qenien time… Pak ditë më pas shoh në ekran se ka vdekur. “E zhgënjeva!”, ishte mendimi i parë, nuk priti më tutje, një i velur që s’i hahet më.

Do ta konceptoj më vonë se ka vdekur. Dhe fika ekranin me gjakftohtësi.

Punë e madhe se vdiq Jusuf Vrioni, më ke mua, tha Ornela Vorpsi, e cila tani nuk ngre as telefonin. Shëtisja vetëm trotuarit, me një fustan ruzhë idol, e pata veshur një herë për Jusuf Vrionin… Frynte. Frynte një zbrazëtirë e pashpjegueshme në gjithë kryeqytetin. Një zbrazëtirë moti e përzier me zbrazëtirë politike, si një eros i vdekur.

“Ç’më bëre, Jusuf Vrioni!”- thirra befas. “Si vdiqe pa më marrë leje?”

Kindat e fustanit i tërhiqte zbrazëtia dhe flokët një vetmi e pashpresë dhe krejt e ndjeva veten vejushë midis gjithësisë së ve. Ishte diku një foto e jona në duart e një reporteri, një foto e bërë në ballë të Notre Dame de Paris. Unë zbathur, sandalet e mia pak më tutje.

Kështu ishim baras të gjatë. “O sa e mirë jeni!”- ia pat bërë ai për gjestin tim, ndërsa mua më dëgjohej: “O sa e mirë që jeni ju o qenia ime, Jusuf Vrioni, ti je vërtet Nobel.”

Kishte në këtë dëgjim diçka të përafërt me prezencën time që i nevojitej për të rënë në zhvillime harrimësie- dhe asgjë më shumë! Rast i veçantë:

Isha në Romë kur ia citova Fatos Lubonjës këtë poemë.

Vërtet, ç’i pëlqeje, Jusuf Vrionit?- ia bëri ai, “atë e tërhiqte edhe Ҫashku për hunde.”

“Po, ti, përse ma thua tani, pikërisht, këtë?”

“Vëmë dhe mua në listën e atyre miqve…”,- tha duke qeshur mes çiltërsisë dhe djallëzisë.

“Të lutem, përsëriti, mos harro!

Rrëfimi ndryshe i vajzës së Vaçe Zelës: Irma Rodiqi: “Lante shumë rroba me dorë në govatë”, Dridhej në skenë, dashuria me tim atë…

Një rrëfim ndryshe, një anë tjetër e këngëtares së madhe Vaçe Zelës. Irma Rodiqi, vajza e vetme e të madhes Vaçe Zela ka qenë në emisionin “A Show” ku ka treguar se nëna e saj nuk e ka pasur aspak të lehtë.

Ajo tregoi për dashurinë mes nënës së saj Vaçes dhe babait Pjetër, për të cilën tha se ishte një dashuri e madhe e pamasë, ndërsa përtej zërit të mrekullueshëm, vështirësitë ekonomike kanë qenë të pranishme në jetën e këngëtares.

Ajo kujton se si e madhja Vaçe Zela lante me dorë në govatë rroba pafund. “Lante shumë, me dorë, në govatë. Me sapun, ishin disa sapunë si të zinj. Kishim një komshi poshtë që thoshte aman moj se më le pa gjumë, se ajo govata bënte shumë zhurmë”, thotë Irma Rodiqi.

Pjesë nga Intervista:

Vaçja ishte e tërhequr ngaqë e dinte se ishte e madhe?
Irma Rodiqi: Ndoshta por është një përgjigje që vetëm ajo mund tua thoshte.

Ti ke shkruar një letër pas vdekjes. Pse?
Irma Rodiqi: E kam shkruar ditëlindjen e parë pa të, 7 prill 2014.

Kishte diçka mes jush që nuk ishte thënë?
Irma Rodiqi:Po dhe jo. Jo rrallë e ndiej që kam shumë gjëra për t’i thënë. Kanë kaluar 5 vjet që nuk është mes nesh dhe unë them jo rrallë mos harroj t’ia them mamit.

Ma shpjego pak atë ‘nuk më ngjit’?
Irma Rodiqi: E vështirë nuk është epitet që i përshtatet. Kërkuese në maksimum ndaj vetes së saj. Në këtë këndvështrim mund t’i mundonte kolegët e saj.

Vaçe Zela ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për dramë dhe ka qenë studente e Spahivoglit. Çfarë ka thënë ajo për artin e aktrimit?
Irma Rodiqi: Pasi nuk kreu liceun artistik. Nuk e pranuan sepse atë kohë mund të studioje vetëm për kanto dhe zëri i saj nuk i përshtatej dhe ajo nisi gjimnazin në Tiranë. Mori pjesë në konkursin për dramë më kitarë.

Çfarë mendohet të ketë thënë Spahivogli për aftësitë dramatike të Vaçe Zelës?
Irma Rodiqi: Nuk di t’ju them, kam qenë e vogël. Në shtëpi ishin miq dhe asgjë tjetër. Kemi folur pak për artin në shtëpi, flisnim për artin në përgjithësi por jo për këngën. Ajo ishte bota e saj.

Në shtëpinë e saj nuk është folur për këngët e saj?
Irma Rodiqi: Vërtetë pak, shumë pak.

Të flasim për miqtë e saj?
Irma Rodiqi: Ka patur mjaft miq.
Adriatik Kallulli, Mario Ashiku…
Kanë qenë goxha.

Si ka qenë raporti gjatë kalimeve të jetës? 
Irma Rodiqi: Ata e adhuronin. Ato ishin krenare për të, mburreshin me të. Mblidheshin, vinin dhe tek ne. Ishte kënaqësi kur ajo kishte mundësi. Sepse skena dhe të largon, programi. Ndodhte të mblidheshin pa të, por asaj i dhimbtë. Ka pasur një humor, ishte çamarroke.

Si ishte e qeshura e saj?
Irma Rodiqi: Me shpirt. Por e qeshura e saj zgjati deri sa erdhi në Zvicër. Por pastaj pati një tis melankolik që e kishte pasur dhe më parë. Erdhi në Zvicër për arsye shëndetësore dhe nuk mundi të kthehej më, unë pata përshtypjen se iu largua buzëqeshja.

Është thënë se Vaçe Zela vishej bukur, po nuk kishte shumë?
Irma Rodiqi: Jo shumë, por nuk kishte fare, por si të gjithë, siç ishte koha. Më vinte pak në pozitë të vështirë, sepse thoshte nëse dikush ia del mbanë por unë pse jo. Qepte me makinë.

Gatuante?
Irma Rodiqi: Me përsosmëri.

Çfarë të ka mbetur në mend?
Irma Rodiqi: Bënte vërtetë gjithçka. Mbasi mbaroi 7-vjeçaren dhe erdhi në liceun artistik dhe u kthye prapë mbrapsht dhe erdhi bëri gjimnazin. Është rritur në konvikt dhe mësimet e para të gatimit i ka marrë nga nëna e tim ati, gjyshja ime. Një kuzhinë vjeneze. Nuk ishte vetëm kjo kuzhinë.

Ishte një grua e gjatë gjyshja vjeneze
Irma Rodiqi: Po e gjatë. Kishin një respekt për njëra-tjetrën. Ishte krenare për të. Ndonëse fjalëpak, ishte krenare. Mami bënte shaka me mënyrën si e fliste shqipen dhe ajo i thoshte mëso dhe ti gjermanisht si duhet dhe pastaj hajde flasim.

Është e vërtetë që morët shumë vonë një rrobalarëse nga Adriatik Kallulli? Lante shumë?
Irma Rodiqi: Lante shumë, me dorë, në govatë. Me sapun, ishin disa sapunë si të zinj. Kishim një komshi poshtë që thoshte aman moj se më le pa gjumë, se ajo govata bënte shumë zhurmë.
Përmendëm Adriatik Kallullin dhe rrobalarësen, më erdhi këndshëm që e dëgjova në gjuhën shqipe. Ime më ka qenë adhurues e gjuhës shqipe, si im atë. Ai erdhi një rast dhe si në shumë raste e gjeti duke larë rroba. Dhe i tha pse nuk blen një? Ajo i tha pak me drojë që nuk mundem. Ishte një periudhë pak e vështirë, sepse im atë po punonte në ndërtim. Nënës sime nuk i kanë dhënë asnjëherë rrogën maksimale, mbase pak për faj të saj sepse duhet të dilje para komisionit. Ajo thoshte unë s’dal para komisionit, dal të këndoj veç para publikut.

Më pëlqen kjo qasje…
Irma Rodiqi: Të ruan dinjitetin. Ai vërtetë e dhuroi, por ne e konceptuam si një borxh dhe na u deshën shumë vite për ta larë. Kur im atë shkoi t’i kthente paratë, ajo filloi të këndonte nëpër shtëpi. Gati bënte kotollumba nga qejfi. Ajo nuk këndonte nëpër shtëpi, belbëzonte.

Irma si ke kënduar ti?
Irma Rodiqi:Unë ndoshta kam vesh për muzikë, pjesa tjetër është…I kam ngjarë tim ati, jam e shkencave ekzakte.

Kur vijmë tek babai jua, z. Pjetër Rodiqi, shumë i njohur, ka qenë një dashuri e madhe?
Irma Rodiqi: Shumë, ka qenë dhe ngeli e tillë deri në momentin që u largua nga jeta.

Ka qenë një dashuri e zhurmshme?
Irma Rodiqi: Kanë qenë personalitete të forta dhe diskutonin jo pak por kishin zgjuarsinë t’i hapnin rrugë njëri-tjetrit.

Ajo e dashuronte?
Irma Rodiqi: Pa masë.

Ti je këtu sot si një dëshmitare e tretë shumë e besueshme e jetës së këngëtares më të madhe që Shqipëria ka pasur. E ke ndjerë Vaçe Zelën që në një proces mësimi të ketë kërkuar frazë, pra nuk ishte mendjemadhe?
Irma Rodiqi: Patjetër, përkundrazi. Thjeshtësia e saj ishte mbresëlënëse.

Babai e ka ndjekur në skenë?
Irma Rodiqi: Në vitet e para, kur këndonte atë që donte, por më pas për shkak të jetës së tij nuk e ndiqte.

Kishe parë shenja xhelozie?
Irma Rodiqi: Asnjëherë.

Ti e ke ndjekur pas skene? Ai pozicioni në gjunjë…
Irma Rodiqi: Ka qenë një grua trime. Ishte përkushtimi i saj për të dhënë maksimale. Para se të këndonte asaj nuk i flitej. Nuk ka dashur të xhirohej jashtë skenës. Në shtëpinë e saj është ndjerë vetëm në skenë, para publikut.

Ajo dridhej, dhe duart i shtrëngonte në këtë formë sepse dridhej. Dhe fundi i luante. Ajo ishte në një botë që i duhej pak kohë për t’u kthyer në tokë.

KONKURS POETIK për Dëshmorin BYLBYL HAZIR BREÇANI

-Afati i fundit: me 12 maj 2019-

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë” e “Qytetar Nderi” i Tropojës, do të organizojmë një:

KONKURS POETIK:

Me krijimtari poetike për jetën e veprimtarinë e tij në 20 vjetorin e rënies së tij në Kosovë.

Ky Konkurs poetik do të ketë tre çmime për poezi e poema: Çmimi i Parë, Çmimi i dytë, Çmimi i tretë dhe për të gjithë krijuesit do të jepet Çertifikatë pjesmarrjeje në këtë veprimtari letrare, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë dhe me dy apo ma shumë krijime poetike.

Me poezitë e poemat më të mira të këtij Konkursi Poetik do të botohet një vëllim poetik në qershor 2019.

Konkursi Poetik do të mbyllet të dielën e 12 majit 2019.

Shpallja zyrtare e fituesve të këtij Konkursi Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani do të jetë në Akademinë Përkujtimore të 24 qershorit 2019 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku do të recitohen dhe disa nga këto krijime poetike.

Pjesmarrësit në Konkursin Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani duhet të dërgojnë poezitë, poemat e kangët e tyre në adresat postare: Botimet Tropoja – Kutia Postare 96. Tirana – Albania. E-mail: botimettropoja@gmail.com

Secili pjesmarrës në këtë Konkurs Poetik duhet të sjellin së bashku me poezitë dhe një CV të shkurtër të tij, e cila do të botohet (së bashku me poezinë, poemën, këngën tuaj) në librin poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani i Tropojës, i Shqipërisë e i Kosovës.

BOTIMET TROPOJA

Tiranë, 10 janar 2019

Më 8 prill 1973 u nda nga jeta Pablo Picasso, piktor, skulptor, një nga artistët më të shquar të Shekullit XX

Pablo Ruiz Picasso (sqt. Pablo Ruis Pikaso) lindi më 25 tetor 1881 më Málaga; vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, Francë. Ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjoll. Konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë se 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika. Bashkë me Georges Braque themeloi Kubizmin. Plot 41 vjet më parë, në 8 prill të vitit 1973 vdiq piktori spanjoll Pablo Picasso, pionier i kubizmit. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe ” Guernika “. Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha, emrat e të cilave janë bërë edhe objekt debatesh. Periudhat më të pranueshme janë: periudha blu 1901-1904, periudha rozë 1905-1907, periudha e influencës afrikane 1908-1909, periudha e kubizmit analitik 1909-1912 dhe e kubizmit sintetik 1912-1919. Ndoshta pak e dinë që emri i vërtetë i piktorit është Pablo, Diego, José, Francisco de Paula, Juan Nepomuceno, Maria de los Remedios, and Cipriano de la Santísima Trinidad. Pasi studioi për arte në Madrid bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e artit botëror.

Atje banoi me Max Jacob një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën. Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sado pak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën “Arte Joven” në Madrid. Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij. Prej asaj dite nisi t’i nënshkruante veprat e tij vetëm “Picasso”. Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës. Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Pablo Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste. Miqtë e tij të asaj kohe ishin André Breton, Guillaume Apollinaire dhe Gertrude Stein. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë.

Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17- vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955. Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Picassos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer. Gjatë luftërave ai mbajti një qendrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qënurit pacifist

PRESIDENTI RUGOVA MË 2001 THA – NUK KEMI KURRFARË KULTURE ISLAMIKE, ORIENTOHEMI KAH EVROPA (Intervistë)

Burri me shall, i cili u angazhua për zgjidhjen pa dhunë të konfliktit për Kosovën, u lind në Kosovë më 1944. Në fushën akademike u angazhua së pari si profesor për albanologji dhe si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës e themeloi më 1989 Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe që atëherë është kryetar i saj. Me të lënë jashtë të Kosovës nga Marrëveshja e Dejtonit më 1996 dhe me trashjen e dhunës, LDK-ja e humbi përkohësisht rëndësinë e saj. Mirëpo Rugovës, si njëri ndër tre përfaqësuesit e kosovarëve në Këshillin Tranzitor të administratës së OKB-ës, e bashkë me të edhe LDK-ës, iu kthye pesha e rëndësisë. Në zgjedhjet komunale të tetorit të vitit 2000 LDK i fitoi 58 për qind të votave dhe u sforcua përsëri si forca politike më e madhe dhe me më shumë ndikim. LDK ka shans të mirë edhe në zgjedhjet ligjvënëse, të cilat janë palanifikuar të mbahen më 17 nëntor të këtij viti. Parlamenti do ta zgjedh presidentin e Kosovës dhe nuk është pör tö mos u besuar se ai do të quhet Ibrahim Rugova… Ky është fillimi i intervistës që presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte dhënë në vitin 2001 me Christian Bruser, për Zeit-Schritt.

Ju quajnë “Gand-hi i Ballkanit”. A ju pëlqen ky titull?

Rugova: Gazetarët ndërkombëtarë i kanë në qejf titujt e këtillë. Më quajnë kështu sepse unë tash e 10 vjet e organizoj kështu rezistencën pa dhunë, porse natyrisht që unë nuk mund të matem Gand-hin. Në kuadër të rezistencës aktive pa dhunë ne në Kosovë e krijuam më 1990 një shtet paralel. Dhe, për këtë regjion të dhunshëm, në të cilin përherë ka luftëra, kjo qe diçka e re.

Gand-hi përdorte me ëndje simbole, në mënyrë që njerëzve të thjeshtë t`ua bënte idetë e veta më transparente. Ai bante petka të pëlhurta të punuara me dorë. A përdorni edhe ju ndonjë simbol?

Rugova: Ne jetojmë në një kohë tjetër, së këndejmi edhe duhet të zgjedhim mjete të tjera. Synimi ynë ishte që ta krijonim një shoqëri paralele me qeveri të vetën, me parlament të vetin, me sistem të vetin shkollor etj. Kjo qe përgjigjja jonë politikës së shtypjes së vazhdueshme të Beogradit . Kësi shtegu ne e zhvilluam edhe një stil tonin. Më shumë si pasojë e rastit shalli im u bë simbol i pavarësisë së Kosovës. Unë e kam bajtë atë si diçka të rëndomtë, mirëpo shumëkush e pau atë si simbol të lirisë dhe mendonin se unë duhet ta heq atë vetëm kur ta kemi arritur pavarësinë. Kjo tregon se njerëzit edhe sot kanë nevojë për simbole, për t`i përfaqësuar synimet e tyre.

Çfarë Ju shtyu që ta zgjedhni shtegun e mosdhunës? A kishit për bazë ideale konkrete apo ishte kjo thjesht një zgjidhje pragmatike?

Rugova: Ishte mundësia e vetme. Natyrisht që unë edhe kam lexuar shumë mbi lëvizje të ndryshme të padhunshme dhe të atyre me armë. Ishte pra një zgjedhje, e diktuar nga rrethanat. Më 1989 Beogradi e anuloi statusin autonomi të Kosovës; të gjithë kosovarët u dëbuan nga funskionet publike si nga policia etj. Shumë të rinj u larguan nga vendi sepse refuzuan që të shërbenin në ushtrinë e ish-Jugosllavisë dhe të luftonin kundër kroatëve, sllovenëve e boshnjakëve. Asokohe vendosëm që ta themelojmë një lëvizje demokratike, në mënyrë që ta mbrojmë popullin tonë. Ne arritëm ta kemi, madje, edhe një sistem tonin financiar e edhe organizata tonat sportive. E gjithë kjo u bë për t`i ikur një konflikti të armatosur.

A bini Ju ndonjëherë, si intelektual që jeni, në kundërshtim me rolin Tuaj si politikan?

Rugova: Për mua, kjo nuk është kurrfarë kundërthënie. Në historinë e Evropës ka shumë intelektualë, të cilët kanë përmbushur edhe funksione politike. Lëvizja kombëtare shqiptare e shek. 19, p.sh., është themeluar ekskluzivisht nga intelektualët. Unë kam hyrë në politikë sepse desha ta mbroj çështjen tonë. Atëherë synohej të rrënoheshin të gjitha institucionet e dijes, mbi të gjitha universiteti. Për ta penguar këtë, u dasht që çështjen ta merrnim në dorë ne intelektualët. Në Kosovë nuk kishte më, si të thuash, kurrfarë kreu politik .

Unë nuk jam shkrimtar, romansier apo poet i mirëfilltë, porse kritik letrar. Së këndejmi, unë jam mbase më afër politikës. Kjo pse mua më intereson fort se si zhvillohen shoqëria dhe shteti. Mirëpo, unë kam konstatuar se puna me njerëz është më e vështirë se kritika letrare. Megjithatë, në këtë veprimtari (politike) unë përfitoj shumë nga kapitali im intelektual.

Politikanët ankohen shpesh se janë të shtrënguar të marrin vendime me detyrim objektiv. Intelektualët, nga tjetër, kanë një hapësirë paksa më të gjerë të vendimmarrjes. A lëngoni Ju nën marrjen e vendimeve me detyrim objektiv?

Rugova: Falë kapitalit intelektual që u përmend këtu, në të shumtën e herës ia dal në krye ta krijoj një harmoni, megjithatë –merret vesh – ka edhe vendime të vështira. Ato janë të mundshme vetëm atëherë kur para sysh kihet një qëllim i qartë siç është ai i pavarësisë. Së këndejmi, e nënshkruam p.sh. marrëveshjen e Rambujesë. Gjithherë është më mirë ta marrësh një vendim se kurrnjë. Unë përpiqem megjithatë që në këso rastesh t`u rri besnik vlerave të mia.

Ju kritikuan kur dolët në televizion me Milosheviqin. A ishte edhe kjo konform me vlerat Tuaja?

Rugova: Kjo është e kaluar. Unë nuk deshta atëherë që bashkë me familjen time të largohem nga Kosova. Unë do të kisha mundur lehtë të udhëtoj për në Paris, Vjenë ose Uashington. Megjithatë, pas negociatave të Parisit, unë u ktheva në Kosovë, kur kishin filluar bombardimet e NATO-s, për të cilat unë, përmes nënshkrimit tim, e kisha dhënë pëlqimin. Situata ime e atëhershme i përngjante asaj të një robi të luftës dhe unë e kam takuar Milosheviqin vetëm pse më kishin detyruar. Ky ishte një takim me dhunë. Nuk kishte asgjë për t`u biseduar. Ishte e pamundshme që çkado qoftë të diskutohej me Milosheviqin. Ata dëshironin vetëm që me ndihmën time ta manipulonin të vërtetën. Kësaj, porse, nuk ja dolën në krye, sepse njerëzit më njihnin mua dhe pozicionin tim. Ç’ është e drejta, paraqitja në ekran shkaktoi një dredhë pluhuri. Falë intervenimeve ndërkombëtare mbeta gjallë dhe sot mund të flas me ju.

Përsëri tashti flitet me ëndje për vlerat evropiane të krishtera. A shihni Ju këtu ndryshime nga vlerat islame?

Rugova: Për ne kjo nuk vjen në konsideratë. Ne në Kosovë tash e një kohë të gjatë kemi një arsimim modern evropian, vlerat e të cilit i kanë rrënjët te krishterimi. Që nga tërheqja e turqve te ne kemi njerëz të të tri besimeve: katolikë, ortodoksë dhe myslimanë. Duhet theksuar se islamizmi na u imponua gjatë kohës së sundimit të perandorisë osmane. Ne nuk kemi kurrfarë kulture islamike, porse në literaturë dhe në të gjitha gjërat e tjera orientohemi kah Evropa. Bazë e kulturës sonë nuk është islami, porse gjuha, të cilën e kemi të përbashkët me të gjithë shqiptarët si edhe të gjitha të tjerat që lidhen me të. Një popull i vogël me tri fe nuk do të mund të mbijetonte pa këtë mbështesë kulturore të gjuhës e të traditës. Kosova do të jetë një shtet modern evropian, në të cilin shteti dhe kisha do të jenë të ndara. Ne duhet të luftojmë kundër propagandës së Beogradit, e cila kosovarët i paraqet gjithmonë si islamistë.

A bazoheshin, sipas pikëpamjes Suaj, aktivitetet e Perëndimit në Kosovë mbi ato vlera në të cilat Perëndimi beson?

Rugova: Po, Perëndimi nuk deshti ta toleronte më spastrimin etnik të Kosovës. Beogradi deshi t´i shfaroste kosovarët. Intervenimi mbështetej mbi vlerat e Evropës dhe të humanitetit. Bashkë me amerikanët, evropianët u përpoqën që ta arrinin një marrëveshje midis nesh dhe Beogradit, mirëpo Beogradi nuk ishte i gatshëm për një gjë të tillë. Ata nuk e pranuan Rambujenë. S`mbeti tjetër veçse intervenimi i NATO-s.

Ju besoni pra që në situata konkrete njeriu është i shtrënguar të heqë dorë nga parimi i mosdhunës, për t`u arritur kështu synimet në intres të humanitetit?

Rugova: Po, ka këso situatash. Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare bashkësia më e dobët duhet të mbrohet. Qe e nevojshme të na mbrojnë nga ushtria e madhe e Beogradit. Vetëm angazhimi i NATO-s e ndali spastrimin etnik të Kosovës.

Çfarë do të thotë për Ju “mosdhuna” nëse Ju e rekomandoni dhunën e NATO-s?

Rugova: Për mua, intervenimi i NATO-s nuk ishte dhunë, porse mbrojtje e popullsisë. NATO nuk i sulmoi serbët, por vetëm ushtrinë serbe. Kjo nuk është dhunë. Tash jemi të lirë dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare do t`ia dalim që ta krijojmë një shoqëri mbi bazat e vlerave evropiane.

A nuk do t`ju pengojë për këtë UÇK-ja?

Rugova: UÇK-ja ishte një reagim ndaj sulmeve serbe. Disa deshtën të mbroheshin vetë. Shumë nga ata tash i kanë lënë armët dhe iu kanë kthyer punës normale të tyre, për t`u inkuadruar në policinë e Kosovës ose për të hyrë në politikë.

A do të jeni Ju së shpejti president i një shteti të pavarur të Kosovës?

Rugova: Kjo është ajo për çka po punoj. Hëpërhë ne po përpiqemi që t`i ngrisim institucionet e nevojshme për të. Në nëntor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet nacionale dhe unë po bëj përpjekje për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më shpejt do të fashiten vatrat e krizave në Ballkan. Tani për tani Beogradi mendon ndryshe, mirëpo të gjitha shtetet e vogla, të cilat dolën nga ish-Jugosllavia, do të integrohen në BE dhe në NATO. Vetëm atëherë do të ketë një bashkëpinim të urtë.

Sipas Jush, domethënë, për autonomi as që mund të flitet?

Rugova: Për diç të tillë tashmë është shumë vonë! Unë jam i bindur thellë se e vetmja zgjidhje është pavarësia, edhe pse në Beograd ka një qeveri demokratike. Dhe, unë jam duke u përpjekur që për këtë (pavarësinë) ta bindë bashkësinë ndërkombëtare.

Avokatja Amal Clooney, e dërguar e posaçme për lirinë e mediave

Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, u emërua e dërguar e posaçme e Qeverisë britanike për lirinë e mediave, njoftoi Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë së Madhe.

Clooney dhe sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, “do të punojnë për të luftuar ligjet që i pengojnë gazetarët nga kryerja e punës së tyre”, thuhet në njoftim.

Hunt tha se dhuna kundër gazetarëve ka arritur “nivele alarmante në botë”.

Clooney, e cila nuk do të ketë pagesë për këtë punë, tha se është “e nderuar” për rolin.

“Gjatë punës sime ligjore në mbrojtje të gazetarëve kam parë mënyrat, në të cilat shënjestrohen dhe burgosen gazetarët, në përpjekje për t’i heshtur ata dhe për të penguar mediat e lira”, tha Clooney, e cila, vitin e kaluar, iu bashkua ekipit ligjor për mbrojtjen e dy gazetarëve të agjencisë Reuters, të arrestuar në Mianmar.

Avokatja britaniko-libaneze është e njohur për trajtimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e të drejtave të njeriut.

Në vitin 2015, ajo ka qenë pjesë e ekipit ligjor që punonte për lirimin e dy gazetarëve të Al Jazeera-s, të burgosur në Egjipt.

Së voni, ajo ka përfaqësuar Nadia Muradin – fituese e Çmimit Nobel për Paqe – e cila është kapur dhe torturuar në Siri nga grupi militant Shteti Islamik.