VOAL

VOAL

Zoti Lulzim Basha! Fushata që ju po bëni, është në dëm të Partisë Demokratike – Nga SULEJMAN MATO

December 7, 2020
blank

Komentet

blank

KRENARI DHE DHIMBJE – Nga EUGJEN MERLIKA

 

Më 4 korrik, në një mbasdite të nxehtë plot diell, sheshi Lanzuisi i komunës San Felice Circeo, në provincën e Latinës i ngjante një stadiumi të vogël, të mbushur plot e përplot në pritje të një shfaqjeje plot interes. Afishet e kuqe, të vendosura në shumë pika të hyrjeve për në shesh lajmëronin dhënie çmimesh për edicionin e 11 të konkursit “Kultura e detit”.
San Felice Circeo, një nga perlat turistike të bregdetit Tirren, është një kodër në formë gadishulli e dukëshme edhe nga dhjetëra kilometra larg si një gjuhë gjigande, që duket se përqesh nga lartësia e mijëvjeçareve dhe legjendave botën tonë moderne e gjithmonë të mbarsur me problemet e perjetëshme të njeriut. Blerimi i qytetit dhe kaltërsia e detit i bëjnë të pashlyeshme nga kujtesa mbresat e perëndimeve të diellit në këtë qoshe të përkëdhelur të natyrës. Ishte ky det e këto perëndime që ndofta mahnitën dhe Uliksin e itakasit në rrugën e kthimit për n’atdhe, duke i kandisur të pranojnë ofertat joshëse të së bukurës magjistare Çirçe, emri i së cilës vazhdon të jetojë së bashku me qytetin.
Në këtë qytet, duke filluar nga viti i shpresave të mëdha 1989, çdo vit një zhuri e posaçme, e përbërë nga personalitete të njohura të jetës kulturore italiane, vlerëson me çmimin “Kultura e detit” vepra të ndryshme në poezi apo prozë, të cilat kanë në qendër të frymëzimit, të veprimit, të përsiatjes, detin. Deti, kjo masë e pafund ujërash që bart në vetvete misterin e krijimit, ka qenë për njeriun, që nga lashtësia, burim frymëzimi që nxiste fantazinë, kurreshtjen, shpirtin e kërkimit. Deti dhe qielli, një simbiozë blu e madhështisë së natyrës, e bënin njeriun të ndjehej i pafuqishëm, por me forcën joshëse të misterit e nxisnin të përballonte sfidën drejt së panjohurës, nëpërmjet së cilës përcaktonte ecjen përpara, deri në lartësitë marramendëse të shkencës së sotme. Në veprat e tempullarëve të artit botëror, nga Homeri tek Heminguej, deti është shpesh i pranishëm me të gjitha nuancat dhe dukuritë e tij. Ndoshta ideatorët e konkursit të përvitshëm në San Felice Circeo kanë menduar t’i bëjnë nderimin e duhur kësaj pranie të detit në artin dhe jetën e njeriut.
Në Itali, një vend i njohur për shkallën e lartë të traditës poetike, konkurset e poezive janë të shumta e në to marrin pjesë mjaft persona, të afirmuar apo amatorë të poezisë. Duke patur parasysh pjesëmarrësit e zhurisë së konkursit “Kultura e detit” mendoj se ky është një nga më seriozët që zhvillohen këtu. Zhuria, e përbërë nga shkrimtarë të njohur si Dacia Maraini, Elisabetta Granzotto, Stanislao Nievo, Francesco Agresti e nga gazetarë t’afirmuar si Gian Paolo Cresci, Rino Icardi, Franco Cuomo e Romano Tripodi, vlerësoi me Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë, për edicionin 1999 një firmë të njohur të poezisë moderne shqiptare, poetin Visar Zhiti, për triptikun e tij Vetëvrasja e Atdheut (Qielli – Toka – Deti) I shkruar në ditët tragjike të marsit 1997, ky cikël poezish pasqyron çaste historike tepër të rëndësishme, të jetuara në kufijtë e paradoksit, të absurdes, të irreales nga shoqëria shqiptare. Titulli i triptikut përmbledh në mënyrë të përsosur katastrofën që përjetonin shqiptarët dhe vetë poeti, të shfaqur në skena shkatërrimesh barbare, varresh të pamotivuara dhe shëmbjeje t’institucioneve me pasoja të rënda për një kohë të gjatë.
“As tërmetet nuk kanë lënë kaqë gërmadha
Zjarri djeg çatitë e historisë sonë…”
shkruan poeti me dhimbjen e thellë jo vetëm të njeriut t’artit por dhe të përfaqësuesit të kulturës së Vendit të tij në një Vend mik, në Romën e lashtë e të re, që për Shqipërinë ka qenë dhe mbetet porta e hyrjes në Evropë. Triptiku, i përkthyer mjaft mirë në italisht ishte botuar dhe bërë i njohur. Interesant është fakti që poeti nuk i ka paraqitur vetë në konkurs poezitë e tij, por zhuria i ka zgjedhur ato mes sa e sa poezive të tjera për t’i vlerësuar me çmimin e sipërpërmendur. Ky fakt, sigurisht, i jep më shumë rëndësi çmimit në vetvete e përbën një motiv krenarie për të gjithë shqiptarët, veçanërisht në çastet e sotme kur një pjesë, edhe nëse e vogël e bashkatdhetarëve tanë, e kanë trasformuar imazhin e shqiptarit në sytë e opinionit publik në sinonim të krimit, të ilegalitetit, të prostitucionit.
Me gëzim e këtë ndjenjë krenarie shkova dhe unë atë mbrëmje të 4 korrikut, për të marrë pjesë në atë ceremoni që ishte organizuar mjaft mirë, me një nivel të kënaqshëm e që na bëri të kalojmë dy orë mjaft të këndëshme. Ceremonia organizohej nën mbikqyrjen e Degës së kulturës e turizmit te Krahinës Lazio dhe të Seksionit të turizmit të Provincës së Latinës. Në Komitetin Organizues të aktivitetit bënin pjesë autoritete të njohura politike e shoqërore të Provincës së Latinës. Zhuria e tërë qëndronte në tavolinën e podiumit dhe i ftuar nderi ishte zgjedhur një nga firmat më të njohura të publiçistikës italiane Enzo Biagi.
Mbas dhënies së çmimeve të përmbledhjes së poezive, të projektit Pranvera, të qendrës së studimeve “Roma Europa 2000” për arkeollogjinë, i erdhi rradha paraqitjes së fituesit të Çmimit Ndërkombëtar të Poezisë. Me pakë penelata u skicua portreti i poetit shqiptar Visar Zhiti. U vu në dukje fakti se gjatë diktaturës komuniste poeti i ri ishte dënuar me punë të detyruar, mbasi kishte shkruar poezi që nuk përkonin me modelet e t’ashtuquajturit “realizëm socialist”, ndërsa në vitet e fundit kishte patur detyrën e atasheut kultural të Shqipërisë në Ambasadën Shqiptare në Romë. Gazetari i njohur Augusto Giordano, që me shumë dashamirësi e ftoi poetin në podium, i uroi atij jo vetëm suksese të mëtejshme në fushën e poezisë, por dhe rrugë të mbarë në detyrën e re që e priste tashmë në Vendin e tij mbasi, siç tha ai, Visar Zhiti linte detyrën që kishte deri tani në Romë.
Pastaj e mori fjalën Visari, që me gjithë emocionin e kuptueshëm para një salle me dëgjues të huaj e të panjohur, u shpreh shkurt dhe qartë. Falënderoi zhurinë dhe organizuesit e ceremonisë për nderimin e madh që po i bënin, gjë të cilën ai e shihte si një shenjë dashamirësie dhe për Vendin që e lindi dhe i frymëzoi poezitë dhe uroi që deti që lidh dy brigjet e Vendeve tona të shërbejë si një urë miqësie gjithënjë e më e fortë mes dy popujve tanë. Nuk u zgjat më tepër, ndofta mund të thonte dhe gjëra të tjera, të fliste më shumë për veten, për të shkuarën, për t’ardhmen…Preferoi të heshtëte, nganjëhere heshtja flet më shumë se fjalët.
Në ato çaste mendimi më ktheu mbrapa në vite. Ishte dimri i viteve 1980-1981 në burgun kamp të Spaçit. Zona e tretë ku nxirrej piriti që shkonte në Laç në uzinën e superfosfatit. Visari punonte në galeri me temperatura mbi 50° e kur dilte jashtë me vagon gjente erën e ftohtë e temperaturen nën 0°. Ishin ditë e netë lodhjeje e dëshpërimi, malli për familjet, të afërmit e qytetin e përbashkët të kujtimeve të rinisë, Lushnjen. Ishte kohë trishtimi e shpresash të venitura e të nëpërkëmbura nga diktatura gjakatare që çdo ditë shtonte numurin e djemve e të vajzave shqiptare të dënuar me punë të detyruar në bazë të nenit famëkeq 55/a.
Ndofta i vinin parasysh dhe poetit të lëngimeve të burgut n’ato çaste ato skena, ndofta njëherësh u shkëputëm të dy nga ajo ceremoni për t’u rikthyer, qoftë dhe për disa sekonda, në ato bisedat tona atje në gropën e Spaçit të rrethuar me tela me gjemba e me policë…Ndofta për të vazhduar atë bisedë instiktivisht poeti u mat të zbriste nga podiumi e të kthehej në rradhën e parë ku ishin dhe bashkëshortja dhe djali i vogël bukurosh e çamarok. Por gazetari paraqitës përnjëherësh e ndaloi dhe iu lut të qëndronte dhe pak aty në podium. Nderimi për poetin nga Shqipëria duhej të ishte i veçantë, publiku duhej të dëgjonte poezitë që zhuria e konkursit i kishte quajtur të denja për Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë. Pra, triptiku do të recitohej i gjithi e rasti e solli që ai që e recitoi, me mjeshtërinë e një aktori të vërtetë, të ishte nip i një shqiptareje.
Heshtja e thellë që shoqëroi recitimin ja linte sfondin zhurmës së lehtë të flladit të mbrëmjes së freskët që deti na ofronte si shpërblim për homazhin që njerëzit e kulturës i kushtonin atij me aqë bujari. N’ato çaste m’u kujtua një frazë e Lamartinit drejtuar arbëreshit të madh De Rada: ”Poezia ka lindur në brigjet tuaja dhe ajo duhet të kthehet atje.”. A mund t’i atribuohej kjo konsideratë e romantikut të madh francez poetit të talentuar myzeqar? Serioziteti dhe vëmëndja e përqëndruar e italianëve që atë mbrëmje dëgjonin “Vetëvrasja e atdheut” ndofta ishin një përgjigje pohuese. Un, si shok i Visarit si bashkatdhetar e si bashkëvuajtës, ndjeva një emocion të thellë, një ngazëllim në shpirt e njëkohësisht një dhimbje. Breshëria e duartrokitjeve, që mbuloi sheshin sapo mbaroi recitimi, miratoi zgjedhjen e zhurisë dhe mendimet e mija.
Spaç-San Felice Circeo, dy emra vendesh që i ndan jo vetëm deti dhe qindrat e kilometrave por dhe simbolika e dy botëve të kundërta që dallohen nga njëra tjetra në vlerësimin dhe respektin për nocione të tilla si liria, të drejtat e njeriut, puna, talenti dhe mbi të gjitha vetë njeriu. Fati desh që ne t’i provonim të dy botët, megjithëse ajo e Spaçit rëndoi aqë shumë sa që kushtëzoi dhe praninë në këtë botën tjetër. Për Visarin fati qe më dashamirës. Talenti poetik dhe përndjekja komuniste qenë letra krediti që i hapën dyert e politikës. Në fillim si deputet i P. D. e më pas si funksionar në Ambasadën shqiptare në Romë ai punoi me të gjitha forcat për ndërtimin dhe afirmimin e botës antiSpaç. Në Romë pati mbi shpatulla një detyrë sa të vështirë aqë dhe të rëndësishme: të bënte të njohur kulturën shqiptare në një Vend ku kultura ka rrënjë mijëvjeçare. Personaliteti i tij prej poeti të njohur tashmë dhe në rrethet kulturore vëndase sigurisht i jepte dorë në kryerjen e misionit të tij. Ai mision që ka zanafillën në idenë e qëndrueshmërisë së Kombit, në interesat madhore të tij në komunikimin jetik për të me popujt e tjerë, në imazhin real dhe historik të tij, duhet të qëndrojë mbi lojrat e luftës për pushtet të partive politike të Tiranës. Njerëzit, që me zotësi mund t’a kryejnë atë mision kudo në botë duhet të jenë si ujët e pakët. Çdo Qeveri, që rasti e sjell të vijë në fuqi , ata persona duhet t’i vlerësojë e t’u japë vendin e duhur. Do t’ishte ky treguesi i parë i rëndësishem i normalitetit të një Shteti.
Ja pra pse krahas krenarisë prej shqiptari (ndoshta isha i vetmi shqiptar i pranishëm në ceremoni veç të interesuarit dhe familjes) për këtë çmim ndjeva një dhimbje kur mësova faktin e trasferimit të poetit dhe një fill dyshimi nisi të pështillet në trurin tim. E dij se zyrtarisht ky trasferim motivohet me rregullat e qarkullimit në botën diplomatike, e dij se askush në nomenklaturën shtetërore nuk do të pohojë se këtu kemi të bëjmë me një formë të sofistikuar të famëkeqes “luftë klasash”, por fakti që Visar Zhiti trasferohet nga Roma për në Tiranë më duket se vërteton diçka tjetër. Është prirje e përgjithëshme e të majtave, kur marrin pushtetin në dorë, të pushtojnë të gjitha institucionet shtetërore. Kjo prirje është më e fortë sa më afër ideologjisë origjinale qëndrohet e besoj se reformimi i socialistëve shqiptarë ende le mjaft për të dëshiruar.
Ndoshta Visar Zhiti do t’i shtohet numurit të pafund të nëpunësve të të gjitha niveleve, që në këta dy vjet qeverisjeje të Aleancës për shtetin janë zëvendësuar nga besnikët e partive në pushtet. Sido që të motivohet një veprim i tillë, për mendimin tim mbetet i pajustifikueshëm dhe i dëmshëm, mbasi në një vend delikat e të rëndësishëm do të mungojë një person që, falë zotësisë së tij, ka krijuar premisat më të mira për të bërë një punë të dobishme në dobi të imazhit të Shqipërisë në Itali. Jam i bindur se zotërinjtë Majko e Milo e dinë mirë sesa vlen imazhi për të vënë bazat e ecjes përpara të Vendit tonë e nuk dua të besoj se ata mund të kenë mendimin që shprehte dikur një ish Kryeministër: ”Ne vemë një hu, i themi të na e bëjë punën dhe ai na e bën.”
Të gjitha këto mendime më pushtuan trurin atë mbrëmje të bukur korriku, kur një poet nga Lushnja mori një çmim ndërkombëtar poezie në atdheun e Dantes, të Petrarkës, të Ariostos, të Leopardit, të d’Anuncios, të Montales, të Ungaretit, të Kuasimodos. Flladi i freskët, që frynte nga deti në San Felice Circeo, më dukej se vinte nga balladat e Shqipërisë, nga vargjet e Bagëti e Bujqësisë, të Milosaos, apo të Këngës së sprasme të Balës e në shpirtin tim mplekseshin krenaria dhe dhimbja.

LATINA, 20 KORRIK 1999

Marrë nga vëllimi “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA-1 Tiranë 2011

blank

Gilead* – Nga Arben Kallamata

“Unë e krijova Gileadin. Gjykata supreme po e bën atë të realitet.” Margaret Atwood.

 

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i dha fund sot të drejtës kushtetuese të grave për të abortuar duke e kthyer vendin gjysmë shekulli pas, në ato kohë të errëta kur gra dhe vajza vdisnin viktima të praktikave jo-profesionale dhe kushteve të këqija me të cilat kryheshin ilegalisht ndërhyrje në trupin e tyre. Praktikisht, ky është kurorëzimi i suksesshëm i përpjekjeve të evangjelistëve dhe fundamentalistëve të krishterë për të tërhequr për hunde politikën amerikane.

Teksa prej dhjetëvjeçarësh në pjesën dërrmuese të vendeve demokratike të botës e drejta e grave për të vendosur mbi trupin e tyre është hequr nga diskutimi shoqëror duke u parë si çështje e zgjidhur, në Amerikë ajo ka mbijetuar si një ndër pikat më të nxehta të debateve politike. Kjo në sajë të ndikimit dhe forcës financiare të qarqeve ekstremiste fetare.

Ishte pikërisht synimi për të arritur te kjo ditë arsyeja përse fundamentalistët e krishterë e vunë arsenalin e tyre politik në mbështetje të një figure moralisht të diskretituar si Donald Tramp, i cili ua shpërbleu mbështetjen duke përzgjedhur kandidaturat që ata i imponuan për në Gjykatën Supreme. Përmes manipulimeve dhe shfrytëzimit të fuqisë së votës në Senat kundrejt praktikave të mëparshme, ai arriti të emërojë tre prej tyre, Neil Gorsuch, Brett Kavanaugh dhe Amy Coney Barret dhe të përmbysë ekujlibrin e gjykimit në institutin më të lartë të drejtësisë amerikane.

Natyrisht, Trump e gënjente mendja se gjykatësit e emëruar prej tij do t’ia mbanin mend nderin dhe do t’ia kthenin borxhin kur të vinte puna për të kontestuar zgjedhjet. Por nuk ndodhi ashtu sepse gjykatësit dhe turma e evangjelistëve që iu rrinte nga pas nuk e shihnin veten të detyruar ndaj Trumpit, por ndaj synimit për ta kthyer Amerikën në teokraci. Trampi për ta ishte thjesht vegël e përkohëshme për të arritur një qëllim strategjik.

Vendimi i sotëm shihet si një bombë e lëshuar pa përgjegjësi në shesh-betejën e ashpër të përplasjeve shoqërore që kanë përfshirë prej kohësh Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që pritet që ajo të pasohet nga tronditje të forta, efekti afatgjatë është vështirë të parashikohet. Le të shpresojmë që të jetë një alarm për të zgjuar njerëzit dhe veçanërisht gratë në të dy krahët e spektrit të ashpërsuar politik dhe për t’i rikujtuar të gjithëve se prapa tymnajës së lehtë të problemeve dytësore të përemrave dhe mbiemrave gjinore, fshihet artileria e rëndë që shkatërron themelet e të drejtave të tyre.

*Gilead është Amerika imagjinare në distopinë e Margaret Atwood “The Handmaid’s Tale” që në shqip është përkthyer “Rrëfimi i Shërbëtores.”

blank

GJENOCIDI SERB MBI SHQIPTARËT NUK BËN TË HARROHET – Nga Msc. Agim Aliçkaj

 

Kumtesa ime nga promovimi i librit të xhepit “Never Forget” të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj në Tiranë

Motra dhe vëllezër shqiptar,
Është nder dhe krenari për mua të marr pjesë në këtë promovim të rëndësishëm bashkë me personalitete eminente kombëtare Dr. Sali Berishën, Profesor Enver Bytyçin, Znj. Edit Harxhi, Profesor Nusret Pllanën, Ambasador Mal Berishën.
Vij para jush si shqiptar nga toka e Kosovës, e ndarë padrejtësisht nga nëna Shqipëri. me zemër të pastërt, të mbushur me dashuri. Por, vij edhe me një brengë të madhe në zemër, ta qaj hallin me nënën Shqipëri, me motrat dhe vëllezërit shqiptar për situatën tonë kombëtare, për harresën tonë të krimeve barbare serbe. Vij edhe si shqiptaro-amerikan nga Mërgata jonë e jashtëzakonshme, jo për të ju shitur mend, por për ta shfrytëzuar të drejtën time për ta dhënë mendimin tim për kombin të cilit i takoj, për të cilin jam gati të jap çdo gjë.
Vijmë këtu bashkë me shokun dhe mikun tim Dr. Nusret Pllana për të folur në emër të më shumë se 1400 fëmijëve të masakruar dhe qindra-mijra viktimave tjera të gjenocidit shekullor serb mbi popullin e pafajshëm shqiptar.
Përpjekjet serbe për zhdukjen e kombit shqiptar jan planifikuar dhe ekzekutuar me përpikmëri nga shteti serb, kisha serbe dhe akademia e shkencave serbe. Ato kanë filluar që nga zbritja e serbëve nga malet dhe shpellat e Karpateve e deri në vitin 1999. Faktet dhe dokumentet për gjenocidin serb janë të pakontestueshme, ai ishte i tmerrshëm. Sipas profesor Pllanës është realizuar në pesë etapa. Pas secilës etapë ne kemi harruar dhe krimet janë përsëritur.
Serbia e udhëhequr nga shovinistë dhe racistë si Vuçiq, Daçiq dhe Vulin nuk është penduar fare për krimet kundër civilizimit. Ata janë në vuajtje e sipër dhe e fajësojnë kriminelin e luftës Milosheviq pse nuk ja ka arritur qëllimit për ta zhdukur kombin shqiptar. Ata po vazhdojnë me urrejtje të hapur kundër shqiptarëve dhe fqinjëve tjerë bazuar në rrena dhe propagandë mashtruese armiqësore.
Mashtrimet e tyre, për interesa të ndryshme, po i han një pjesë e madhe e Europës, disa zyrtarë amerikanë dhe shumë politikanë shqiptarë me përkrahësit e tyre në media, të cilët patrioti Gjergj Fishta do t’i quante me një emër të përbashkët, Zuzarë. Ata janë shumë të preokupuar dhe po veprojnë hapur për ta rehabilituar shtetin primitiv racist serb, me përkëdhelje, falje të krimeve, dhënie territori shqiptar, komunë të pastër etnike serbe dhe ekstraterritorialitet të manastireve ortodokse. Kjo, me qëllim të shkatërrimit të shtetit të Kosovës, ndarjen e tij dhe daljen e Serbisë në detin Adriatik duke e shfrytëzuar projektin mashtrues caristo-komunist “open Ballkan “.
Prej të gjithave, më e dhimbshmja është harresa e jonë dhe përpjekja për faljen e krimeve serbe. Me mijëra kriminel serb kalërojnë të lirë nëpër Beograd e Serbi, ndërsa luftëtarët shqiptar të lirisë gjykohen në Hagë. Familjet shqiptare ende presin me ankth për t’i gjetur 1600 të dashurit e tyre të zhdukur nga Serbia. Profesor Pllana i ka dokumentuar shumë mirë krimet serbe në librin e tij të madh “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”. Nga ky libër doli edhe libri i xhepit “Never Forget” i cili e bën më të lehtë shpërndarjen dhe depërtimin e të vërtetës shqiptare mbi gjenocidin serb kudo në Trojet tona dhe në instancat ndërkombëtare.
Ideja për këtë libër xhepi ishte në mendjen time me vite, lidhet me një libër tjetër pak më të madh me emër “Rescue in Albania” i cili bën fjalë për shpëtimin e Hebrenjëve që jetonin apo erdhën në Shqipëri gjatë Holokaustit. Shënimet për librin “Shpëtimi në Shqipëri” i mori nga ish-presidenti i Shqipërisë Ramiz Alija, kongresisti amerikan me prejardhje arbëreshe, legjendë e gjallë e lobizmit për interesa kombëtare shqiptare në Washington, Joseph J. DioGuardi, në vitin 1990 gjatë vizitës në Shqipëri me kongresistin e njohur për të drejtat e njeriut Tom Lantos.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e ka botuar dhe shpërndarë këtë libër, në Kongresin Amerikan, Knesetin Israelit dhe te zyrtarë të ndryshëm, shumica me prejardhje hebreje. Në një Dëgjim në Kongres, në muajin Mars të vitit 1999, para se të bombardohej Serbisa nga NATO, dëshmuan senatori Bob Dole mik i madh i shqiptarëve, Jeane Kirkpatrick ambasadore amerikane në OKB, Shirley Cloyes DioGuardi këshilltare në LQSHA dhe Henry Kissinger sekretar i shtetit. Të gjithë u deklaruan për bombardim përveç Z. Kissinger, i cili thoshte se nuk është interes strategjik i Amerikës për të hyrë në konflikt me një shtet sovran.
Gjatë pushimit, në mes dy seancave, iu afrova te tavolina, ja dhashë librin “Shpëtimi në Shqipëri” dhe e luta ta lexonte duke i thënë se bën fjalë për një popull fisnik me zemër të madhe, i cili i shpëtoi të gjithë hebrenjtë që jetonin apo erdhën në Shqipëri gjatë Holokaustit. Populli shqiptar i Kosovës, ndër ta edhe babai i im Arif Aliçkaj, mori pjesë në këtë shpëtim. Ky popull sot është i rrezikuar për zhdukje, njësoj si populli hebre dhe ka nevojë për ndihmën tuaj. E mori, e shiqoi, i shfletoi disa faqe dhe më premtoi se do ta lexonte.
Bashkë me mua ishte edhe kolegu im, ambasadori Mal Berisha i cili për disa vite ishte pjesë e aktiviteteve të panumërta të Lobit Shqiptaro-Amerikan në interes të kombit shqiptar në Washington. Jemi dëshmitarë se pas disa ditëve, Z. Kissinger i cili kishte influence të madhe në politikën amerikane, në televizionin e njohur CNN deklaroi se Serbia e kishte kaluar çdo kufi, se duhej të ndalej me çdo kusht dhe nuk ka kthim mbrapa. Një libër i vogël bëri një punë të madhe. Këte shpresojmë ta bëjë libri “Never Forget” i cili po promovohet dhe shpërndahet me sukses gjithandej, përfshirë edhe Kongresin amerikan.
Dënimi i gjenocidit serb në Bosnje e mëpastaj në Kosovë nga Shqipëria do të ishte minimumi i pritjes nga një shtet i civilizuar. Për më shumë, në Kosovë bëhet fjalë për të njëjtin komb dhe të njëjtin gjak vëllazëror. Po të mos ekzistonte Kosova, të njëjtën fatkeqësi do ta përjetonte Shqipëria. Më vjen turp për parlamentarët shqiptarë që nuk e votuan gjenocidin serb në Bosnje. Politika e gabuar pro-serbe e instaluar nga Kryeministri Edi Rama jua ka mbyllur sytë dhe trullosur mëndjen.
Kryeministrin Rama e kam vëlla. Meqë është vëlla i imi ai nuk mund të jetë edhe vëlla i Vuçiqit sepse ky është urrejtës dhe armik i kombit tim. Do të ishte mirë të mësojë për krimet serbe. Ato nuk ishin rrëmujë por gjenocid i vërtetë. Çka mund të iu thotë ai familjeve të fëmijëve dhe civilëve të masakruar në mënyrë shtazarake nga Serbia?! Çka do të bënte nëse ata do të ishin fëmijët e tij ?!
Z. Rama ka marrë rrugë të gabuar. Mund të kuptohet paaftësia e tij që Shqipërinë ta renditë me vendet demokratike të perëndimit. E ka më lehtë në mesin e diktatorëve të lindjes, të cilët ja rrahin krahët dhe e bëjnë të ndihet i rëndësishëm. Shpresoj se kjo është arsyeja e sjelljeve të tij anti-kombëtare dhe ka mundësi të ndryshojë. Të largohet nga rruga e dreqit e Rusisë dhe Serbisë, të kthehet nga rruga e Zotit e Kosovës, Amerikës dhe Evropës demokratike.
Nëse në takimet e fshehta, Vuçiq ia ka arritur ta korruptojë, ai nuk ka kthim, serbët do ta shfrytëzojnë dhe ta hudhin si leckën, kur nuk ju duhet më. Shpresoj që brenda Partisë Socialiste ka forca kombëtare që mund ta largojnë para se të bëhet vonë. Përndryshe, i mbetet Partisë Demokratike në krye me Presidentin Berisha të mobilizohet nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe ta ndalojë këtë rrënues të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.
Fatkeqësisht, Z. Rama ka hasë në mirëkuptim edhe te opozita e Kosovës dhe përkrahësit e tyre në media, të gatshëm për kompromise me Serbinë me shpresë se faktori ndërkombëtarë iu ndihmon për ta marrë pushtetin. Nuk e kanë të qartë se për votimin e tyre vendosë populli i Republikës së Kosovës, jo të huajt nga jashtë. Nëse vazhdojnë kështu vështirë se do t’i fitojnë zgjedhjet ndonjëherë.
Si amerikan, pres nga shteti im që të ndihmojë për të jua ndalur turrin Vuçiqit, Ramës dhe të tjerëve që janë vënë në shërbim të kriminelit Putin. Projekti i tyre “Open Ballkan” nuk ka kurrëfarë vlerash demokratike. Populli i Shqipërisë nuk përfiton asgjë, përveç ndoshta pak miell e disa rrepa. Ky projekt i errët është edhe kundër interesave strategjike amerikane. Shpresoj se Ambasadorja amerikane Yuri Kim të veprojë në këtë drejtim e të mos merret me punë të parëndësishme dhe të pavërtetuara të shpalljes “non-grata” të Presidentit të PD-së Dr. Sali Berisha.
Dua të theksoj se qëllimi im nuk është as për t’ja bërë qejfin as për ta mbrojtur Dr. Sali Berishën, ate e ndihmon dhe e mbronë vetëm e vërteta. Unë mund të kem mospajtimet e mia me te por në punë madhore kombëtare ai e ka dëshmuar përkushtimin e tij për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Unë jam vetëm një amerikan që e shprehë mendimin e vet të lirë pa frikë dhe pa interes personal, vetëm në interes të kombit.
Zonja Ambasadore e di fare mirë se në Amerikë “Një person është i pafajshëm derisa të provohet fajësia“- “A person is innocent until proven guilty”. Departamenti i Shtetit ka të drejtë ta shpallë ke të dojë “non grata” por është mirë ta arsyetojë këtë para Kongresit Amerikan.
Edhe zyrtarët e lartë amerikanë bëjnë gabime, por kushtetuta, sistemi vërtetë demokratik, kontrolli dhe balanci i fuqisë i rregullon të gjitha. Ka patur zyrtarë amerikan të cilët nuk e kan përkrahur çështjen tone, si ambasadori Zimmerman, sekretari Eagleburger e së fundit ambasadori Grenell, i cili doli në anën serbe, ndikoi në rrëzimin e qeverisë Kurti 1 dhe rrënimin e demokracisë në Kosovë. Me Amerikën duhet punuar për të na përkrahur.
Pas më shumë se një viti, ka ardhur koha që zonja Ambasadore t’i publikojë faktet për të ashtuquajturin “korrupsion” të Dr. Berishës, ose t’i propozojë Departamentit të Shtetit për ta tërhjekë këtë vendim të paarsyeshëm. Ajo duhet ta kuptojë se miliona përkrahësit e z. Berisha nga të gjitha Trojet shqiptare, i takojnë pjesës më pro-amerikane të kombit më pro-amerikan në botë.
Amerika nuk është perfekte por është vendi i drejtësisë dhe demokracisë. Ajo është drita dhe shpresa e kombit shqiptar. Interesat strategjike të kombit amerikan, janë të njejta me ato të kombit shqiptar. Serbia është satelit i Rusisë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Amerika është i vetmi shtet që mund ta mundë Rusinë fashiste.
Agresioni rus në Ukrainë, duhet të jua bëjë të qartë të gjithëve se me diktatorët dhe kriminelët si Putin dhe Vuçiq nuk bëjnë punë ledhatimet. Ata e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe presionit. Serbisë raciste i duhen thyer dhëmbët që të mos mund të kafshojë më. Shpresoj se ky promovim do të ndihmojë.
Liria, pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës janë të shenjta dhe garanci e vetme që gjenocidi serb mbi shqiptarët të mos përsëritet më kurrë.  E drejta është e jona dhe fitorja varet nga ne.
Përulem vetëm para luftëtarëve të lirisë.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe amerikan!
Msc. Agim Aliçkaj

blank

blank

 

blank

Pse Beogradit i intereson acarimi i marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – Nga SHABAN MURATI

Shënim nga blloku diplomatik

Në qarqet diplomatike europiane dhe ballkanike u shokuan nga shpërthimi i histerisë antibullgare të kryeministrit shqiptar. Histeri, që kulmoi në mes të Brukselit në 23 qershor me klithmën antidiplomatike dhe antietike kur në konferencë shtypi iu hakërrua gazetarëve bullgarë për atdheun e tyre: “Ju jeni një turp!”.

Diplomatët po qëmtojnë të gjejnë arsyet personale të këtij shpërthimi kolerik, sepse arsye shtetërore nuk ka. Sepse edhe po të kishte, kryeministri i një shteti nuk mund të flasë në publik me gjuhën e vulgut.

Bullgaria, si anëtare e BE, e ka deklaruar qysh në ditën e parë të vetos ndaj Shkupit se është për hapjen e bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë. Është zgjedhje e BE, që nuk don t’ia hapë bisedimet Shqipërisë për arsyet e saj, dhe jo për fajin e Bullgarisë. Veto bullgare për Shkupin është për BE thjesht një pretekst.

Edhe Serbisë, që ka bërë katër agresione të përgjakëshme kundër shteteve fqinjë, BE ia dha statusin e shtetit kandidat disa vjet para Shqipërisë. Nuk kishte veto bullgare në atë kohë.

Kryeministri shqiptar shpërtheu një histeri personale kundër Bullgarisë, e cila nuk ka asnjë lidhje me veton bullgare ndaj Shkupit. Inati kryeministror shqiptar lidhet me shqetësimin e madh të Serbisë për efektet e vetos bullgare në raportet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një plotësim i kërkesave historike, linguistike dhe identitare të Bullgarisë nga ana e Shkupit do të rrëzonte gjithë narrativën artificiale të krijimit të republikës virtuale të Maqedonisë nga Serbia në vitin 1945 si kundërvënie ndaj Bullgarisë.

Me plotësimin e kërkesave bullgare nga Maqedonia e Veriut Serbia do të humbte pozitat e forta të influencës, që gëzon nëpërmjet lobit dominant serb në Shkup. Për këtë arsye Beogradi ka nxitur intransigjencën e Shkupit ndaj Bullgarisë dhe acarimin e marrëdhënieve midis tyre.

Lobi serb në Shkup ka bllokuar çdo tentativë të diplomacisë së Maqedonisë për fleksibilitet ndaj kërkesave bullgare. Kryeministri shqiptar ka hyrë si zhol në këto raporte bullgaro-maqedonase, duke mbrojtur interesin strategjik të Serbisë dhe duke sulmuar Bullgarinë. Pra kryeministri shqiptar i ka hipur kalit antibullgar të Serbisë për arsyet e aleancës së tij të fshehtë personale me presidentin e Serbisë Vuçiç.

Naivët e Tiranës duhet ta dinë se edhe në kërcënimin e bojkotit për samitin BE-Ballkani Perëndimor të 23 qershorit, që ishte ide e Vuçiçit, kryeministri shqiptar u bashkua për Vuçiçin, dhe jo për Kovaçevskin.

E keqja është se pasojat e kësaj sjellje skandaloze diplomatike ndaj një aleati atlantik dhe pozitiv ndaj çeshtjes kombëtare shqiptare, i paguan  shteti shqiptar, sepse dëmtohen marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Bullgarisë për hatrin e Serbisë.

Kryeministri nuk e njeh memorien diplomatike shtetërore shqiptare, por dikush mund t’ia mësojë atij se në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, kur u dha në 22 korrik 2010 verdikti i ligjëshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të KS OKB, zemërimi më i madh i Serbisë nuk ishte me delegacionin e MPJ të Shqipërisë atje, por me delegacionin e MPJ të Bullgarisë, i cili në paraqitjen e qendrimit zyrtar bullgar i bëri një mbrojtje të jashtëzakonëshme juridike të drejtës së Kosovës për pavarësi.

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç mbajti një konferencë shtypi atë ditë në Hagë dhe sulmoi ashpër Bullgarinë “pse e mbrojti Kosovën më shumë se Shqipëria”.

Në qeverinë aktuale nuk punon memoria historike. Të paktën kryeministri shqiptar të mbajë kalin e histerisë antibullgare dhe le të vazhdojë në mediat europiane me mercenarizmin apologjetik ndaj Serbisë. Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar nuk kanë nevojë të bëjnë armiq të rij në Ballkan.

Na mjaftojnë armiqtë e vjetër të pakoregjueshëm si Serbia, e cila mban rekordin e borxhit të papaguar të gjakut, që i ka kombit shqiptar.

blank

TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË Nga Frank Shkreli

Disa ambasada Perëndimore në Tiranë, në portalet zyrtare, shprehën pardje mbështetjen e tyre për një media të lirë në Shqipëri dhe në botë. Kjo deklaratë e përbashkët e këtyre ambasadave perëndimore në Tiranë, në mbështetje të lirisë së medias në Shqipëri, mu duk si diçka tepër vonë dhe shumë pak. Deklarata të tilla, në të kaluarën, nuk kanë penguar aspak qeverinë Rama që gjatë këtyre viteve të fuste nën kontroll një pjesë dërmuese të medias shqiptare dhe të kalojë ligje në parliament duke kufizuar tmersisht lirinë e fjalës dhe të medias në përgjithësi, në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkomëtare dhe me mos pëlqimin e Venecias.

Ndonëse besoj se edhe kjo deklaratë e ambasadave perendimdore pardje, në mbeshtetje të fjalës së lirë, është si të thuash — më mirë vonë se kurrë — nuk do të kenë asnjë efekt në planet e Kryeministrit Rama për të vazhduar kontrollin e tij mbi lirinë dhe veprimtarinë e medias. Besoj se kjo deklaratë, ashtu si edhe të tjerat në të kaluarën, bëhen dhe janë bërë, “sa për sy e faqe”, ose përputhet me atë thënjen shqiptare, “më ka çue baba sa me la gojën”. Dëmi është bërë tanimë, pasi është dashur të flisnit me kohë — liria e medias shqiptare është e kufizuar dhe ka shumë pak të përbashkët me mediat e vendeve perëndimore që ju përfaqësoni, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Kjo është, pikërisht, edhe arsyeja që organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe vet raportet e qeverive tuaja e cilësojnë gjithnjë Shqipërinë si një vend “pjesërisht i lirë”, 30-vjet “post-komunizëm”.

Megjithë trajnimet që këto ambasada u ofrojnë gazetarëve shqiptarë me fondet e taksapaguesve të këtyre vendeve — brenda dhe jashtë Shqipërisë — aty asgjë nuk ndryshon, se fajin nuk e kanë gazetarët shqiptarë, ndër më të mirët në Evropë — por kufizimet dhe pengesat që ata ndeshin në kryerjen e punës së tyre si rezultat i ligjeve në fuqi dhe presioneve ndaj medias nga qeveria dhe oligarkët e lidhur me qeverinë. Sot, të gjithë e dinë se gjëndja e lirisë së medias në Shqipëri, mjerisht, është më afër vendeve me regjime autoritare, asaj në Turqinë e Erdoganit, Rusinë
e Putinit ose Serbinë e Vuçiqit, se sa t’i përngjas lirisë së medias, siç ushtrohet në vendet perendimore, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Kam drojë, të nderuar diplomatë, se sinqeriteti juaj në lidhje me shqetësimet që shprehni në deklaratën tuaj rreth lirisë së medias në Shqipëri, vuan shumë nga mungesa e kredibilitetit ndaj qendrimeve tuaja në të kaluarën, në lidhje me lirinë e shtypit në atë vedn nga të gjithë ata, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që janë të interesuar për lirinë e shtypit dhe të medias në përgjithësi – sepse kini heshtur kur është dashur të flisni. Ende është e freskët në kujtesën tonë, heshtja e perëndimorëve –me ndonjë përjashtim të, aty këtu — gjatë kohës kur po flitej për ligjin “anti-shpifje” dhe mbi vendimin e qeverisë së Tiranës për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, që sipas ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm, kufizojnë dukshëm hapësirën e lirisë së medias në Shqipëri. Prandaj në mendimin tim, deklaratat nga përfaqsuesit perëndimorë në Tiranë, në mbrojtje të lirisë së medias në Shqipëri, janë të vonuara, dëmi është bërë tanimë, pa marrë parasyshë mbështetjen e “palëkundur për gazetarët në Shqipëri”, që ofrojnë sot ambasadat perëndimore në Tiranë.

Ja deklarata e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe 5 ambasadave të tjera në Tiranë, në mbështetje të medias së lirë në Shqipëri dhe në botë:

blank

Nuk janë marrë parasysh as shqetësimet e orgnaizataave mbrojhtëse të lirisë së medias as e dashamirsve të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri – që janë shprehur shpesh gjatë viteve dhe dekadave – se pa liri të medias nuk ka asnjë liri tjetër, as të drejta të e demokraci të mirëfilltë perëndimore, jo se jo. Mbroni lirinë e medias, të nderuar ambasadorë!  “Liria e shtypit është një prej mjeteve mbrojtëse më të forta të lirisë në përgjithësi dhe nuk mund të kufizohet kurrë, veçse nga qeveritë despotike” (Xhorxh Mejson). “That the freedom of the press is one of the bulwarks of liberty and can never be restrained but by despotic governments.”

Sa i përket lirisë së medias, në veçanti, Shqipëria sot, fatkqesisht, është më afër qeverive despotike të botës, për të cilat ka paralajmëruar Xhorxh Mason-i në Qershor të vitit 1776, se sa pranë demokracive perëndimore të sotëme, përfshir Shtetet e Bashkuara – 30 e sa vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe tranzicionit “post-komunist”.

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Zoti James Baker, Qershorin e vitit 1991, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, ka deklaruar se vërtetë, “Liria funksionon”. Një thënje kjo që është bërë e famshme tanimë kur flitet dhe shkruhet për atë periudhë në Shqipërinë e posa dalur nga diktatura komuniste e qoftë largut. Por po t’u fliste sot shqiptarëve, Ish Sekretari Baker, ndoshta, do duhej të plotësonte frazën e tij t; famshme të Qershorit (Freedom works’) të vitit 1991, duke thenë se as liritë dhe as të drejtat bazë të njeriut dhe as demokracia e mirëfilltë e vlerave amerikano-perëndimore, nuk funksionojnë pa lirinë e medias dhe pa lirinë e fjalës – të drejta universale këto për të gjithë dhe pa dallim – të kalitura për gjithmonë edhe në amandamentin e parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

blank

Foto nga tubimi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”, në Nju Jork, të djelën që kaloi, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare, liria e medias dhe fjala e lirë në Shqipëri, mjerisht, nuk janë në nivelin e standardeve ndërkombëtare të botës së lirë, as në përputhje me vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë, që ne gëzojmë në këtë vend – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Frank Shkreli

blank

Së pari, njohja e ndërsjellë, pastaj normalizimi i marrëdhënieve  mes Kosovës dhe Serbisë – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatin

 

 **** Nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiq ia arrin që, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, t’i nënshkruajnë ato “30 marrëveshje” të mbetura nga  vitet 2013 dhe 2015, të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës, atëherë  ekziston frika se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ngaqë interesin e saj neokolonialist  shtetëror e ka ndërtuar brenda atyre  “30 marrëveshjeve”. Pra, ky është rreziku, nëse, së pari nuk vihet në “rend dite” shqyrtimi i MARRËVESHJES SË NJOHJESS RECIPROKE!

 

*** Albin Kurti(kryeministër i qeverisë së Kosovës) : “Është lajm i mirë që është arritur dakordimi pas bisedimeve të gjata e takimeve të shumta, kjo është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore. Në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatimin e udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë elektrike të konsumuar edhe në veri të lumit Iber, në komunat atje.” (https://telegrafi.com/marreveshja-serbine-per-energjine-kurti-lajm-mire-vendit-eshte-shkaktuar-dem-madh-nga-mosinkasimi/).

Duhet besuar kryeministrit Albin Kurti se lidhja e kësaj Marrëveshjeje “është një lajm i mirë” dhe në dobi të intereist financiar të Kosovës.

Mirëpo, veç kësaj marrëveshjeje,  mes dy palëve negocieuse paraprakisht janë lidhur edhe 29 të tjera, të cilat pritet të debatohen dhe të nënshkrhen nga palët e theksuara, duke qenë se ato janë nënshkruar nga ish-qeveritë  paraprake të Kosovës (2013 dhe 2015), përkatësisht nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

 

 Gracka  politike e presidentit Aleksanër Vuçiq !

Mirëpo, duhet të jemi vigjilentë dhe vizionar për të mos rënë në të. Naj,  kryeministri Kurti, duhet të kërkojë nga Josep Borreli dhe nga Mirsolav Lajçak, që  të ndryshojnë numrin e pikave të “itinerarit” të shqyrtimit të temave mes palëve negociuese, SË PARI (SI PRIORITET), të debatohet për NJOHJEN RECIPROKE, pastaj të flitet për pikat e tjera, që kanë të bëjnë me finalizimin e “30 marrëveshjeve”, të cilat, ipso facto parashikojnë shkarjen graduale të shtetit kolonial serb në Kosovë. Ky është emëruesi i përbashkët politik i të gjitha marrëveshjeve, që do të nënshkruhen në Bruksel.

Fatkeqësia qëndron në faktin, se të gjitha këto marrëveshje janë RATIFIKUAR nga Kuvendi i Kosovës, ku sipas së drejtës ndërkombëtare, është i detyruar që t’i zbatojë ato, pavarësisht se çfarë thotë Kushtetuta në fuqi e Kosovës, e cila në rastin konkret nuk mund të jetë mbi të drejtën ndërkombëtare.

Pra, pavarësisht se çfarë fshihet pas marrëveshjeve të raftifikuara mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara në Dialogun e Brukselit (2013 dhe 2015), parapëlqehet, që të ndryshohet numri rendor i “itinerarit” të negociatave në Dialogun e Brukselit,  PIKA  1, E PARA dhe me PRIORITET, të jetë-NJOHJA RECIPROKE MES DY VENDEVE, pastaj të debatohen të gjitha marrëveshjet, të cilat, qe 9 vjet po presin për t’u finalizuar mes dy palëve

Të gjitha marrëveshjet e deritashme, të ngelura “pezull”, tash pritet që të nënshkruhen  nga qeveria aktuale e Kosovës me kryeministrin Albin Kurti në krye.

Në këtë kontekst shtrohet pyetja, edhe sa vite apo edhe sa  muaj duhet të kalojnë dhe të finalizohen  ato 30 marrëveshje të nënshkruara nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat Thaçi – Mustafa (2013 dhe 2015) ?

Nëse për arritjen e secilës marrëveshje veç e veç, duhet të pritet, të paktën nga një muaj debatim dypalësh, atëherë finalizimi i 30 marrëveshjeve, do të marrë kohëzgjatje 30-mujore, domethënë, duhet të pritet edhe 3 vjet, e mëpastaj të vihet në rend dite NJOHJA E NDËRSJELLË mes Kosovës dhe Serbisë!

Si në kuptimin politik, ashtu edhe në atë juridik e kushtetues, kjo  “ecuri metodologjike” (së pari nënshkrimi i të gjitha marrëveshjeve të Brukeslit), pastaj “tema”-NJOHJA RECIPROKE e dy vendeve, do të ishte një rrezik i madh për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës,  sepse Serbia pas nënshkrimit të marrëveshjeve të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës, të miratuara në Dialogun e Brukselit, më nuk ka asnjë aryse, që ta njohë Kosovën, ngase  marrëveshjet e theksuara, të nënshkruara me qeverinë e Albin Kurtit ( si ajo e formimit të Srpska zajednicës). Pra, për të mos ndodhur diç e tillë (sepse nga Serbia mund të pritet vetëm ndonjë e  keqe për Kosovën, asgjë e mirë. Qëllimi i saj është që, edhe më tej, me vite ta konservojë-ngrijë Dualogun e Brukselit (2011-2022), në mënyrë që kurrë të mos e njohë  Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Sa më shumë të shtyhet afati i NJOHJES RECIPROKE të Kosovës dhe Serbisë, kjo do të jetë në favorin e Beogradit, sepse ndërkohë  në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të shpërfaqen ngjarje dhe zhvillime të reja politike dhe gjeopolitike, ku Serbia kolonialiste mund të përfitojë në krah të tyre, ashtu sikurse pas mbylljes së Krizës Lindore (1875-1878),  kur Serbisë iu njoh pavarësia nga Kongresi i Berlinit (13 korrik 1878). Menjëherë, pas kësaj njhjeje ndërkombëtare, Serbia pati filluar zgjerimin e kufijve të saj territorial, duke pushtuar dhe aneksuar Nishin, si dhe vendet e tjera të Shqipërisë Etnike Lidnore.

Gjithashtu, pas  tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani, Serbia së bashku me aleatët e sa, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia kinse në luftërat ballkanike, pushtuan, kolonizuan dhe ankesuan territoret e Shqipërisë Etnike (më se 50%).

 

Fundja, pse të mos arrihen marrëveshje dypalshe a shumëpalëshne paqësore me Serbinë, nëse ato nuk prekin qenien e shtetësisë së pavarur dhe sovrane të Republikës së Kosovës.  Mirëpo, sido që ta gjykojmë përmbajtjne e tyre, ato  të gjitha kanë karakter dhe synim më shumë se politik (jo vetëm karakter ekonomik, tregtar, financiar dhe teknik, siç po përfolet në opinionin publik), përmes së cilave Serbia synon kthimin e sovranitetit kolonial në Kosovë.

Prandaj, së pari, nevojitet të debatohet për arritjen e Marrëveshjes së njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, pastaj si “pika në vijim” për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, le të shqyrtohen “30 marrëveshjet e ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës (2013 dhe 2015).

blank

Bashkojuni. Atdheu thërret! Shqipëria po zhbëhet – shpopullohet, spastrim etnik. Gjenocid – Nga Aurel Dasareti

Shqipëria po zhbëhet – shpopullohet, spastrim etnik. Gjenocid. Kjo është agjenda e fëlliqësirave, bastardëve të pashkolluar por me diploma false të cilët as që e dinë saktësisht se kush është babai i tyre i vërtetë e ku më Kombi, Atdheu dhe politika. Dhe, pikërisht këta dobiçë, nëse popullata nuk vepron menjëherë, praktikisht do ta shpopullojnë Shqipërinë brenda 3-4 viteve. Kjo është fakt. Këtyre fëlliqësirave të shtetit amë, iu janë bashkuar fëlliqësirat shqipfolës të FYROM-it, gjithashtu analfabetëve të pashkolluar dhe me probleme shëndetësore-të trurit, vuajnë nga: Çrregullimi i rëndë i personalitetit dhe Çrregullimi pas stresit traumatik, por me diploma false, të cilët në vend që të shtrihen në spital, apo të “punojnë” për të mirën e shqiptarëve të atjeshëm, sakrifikojnë kombin tonë për hir të pushtuesve sllavo-folës – sepse janë të shantazhuar nga “maqedonët” për pisllëqe (ua ka  zënë dera bishtin), mbështesin me llomotitje të pakuptimta “Ballkanin e Hapur” përkundër faktit se e kuptojnë shumë mirë se ai projekt antishqiptar është në favor të “botës serbe”-ruse, e sidomos kundër shtetit të Kosovës.

Dëgjova se me 7 korrik, nën udhëheqjen e PD nisin protestat për rrëzimin e qeverisë së tiranëve. Bashkojuni. Atdheu thërret!

Shqiptarët e vërtetë, të bashkohen  urgjentisht, të heqin qafe atë bajgën kryesore dhe plehrat më të afërt të regjimit kriminal antishqiptar. Të shpëtojnë Shqipërinë nga shpopullimi. Të shpëtojnë shqiptarinë. 

blank

DEMASKIMET NË POPULL – NJË NGA FORMAT MË T’URRYERA TË TERRORIT PARTIAK – Nga EUGJEN MERLIKA

 

Një problem i përgjithshëm në tërë këto vite të gjata internimi mbeti për ne çështja e strehimit. Nuk mbaj mend gjatë gjithë jetës sime të kem patur një shtëpi sado modeste, por të mjaftueshme. Në Grabian na kishin dhënë një dhomë e një aneks në katin e dytë, pa kuzhinë, pa banjo, pa një vënd ku mund të derdhej një pikë ujë. Gatuanim përjashta në shi e diell, ndërsa banjon e bënim në fund të shkallëve, në një korridor me lartësi pesë metra. Merren me mënd problemet e nevojshme personale të njeriut të sëmurë, të plakut, të fëmijëve, gruas me një WC që ishte në rrugë njëzetë – tridhjetë metra larg derës së apartamentit.
Janë të paimagjinueshme për një qytetar të botës së kompjuterave kushte të tilla primitive inkomoditeti, ndofta shumëkush nuk do t’i besojë. Fatmirësisht e vërteta është e gjallë dhe kushdo mund t’i vërtetojë me sytë e tij po të marrë mundimin të vizitojë Grabianin. Këto shtëpi dykatëshe të
projektuara në Bullgari për familje bujqësore, ishin llogaritur për një familje, lart e poshtë. Por Partia e Pushteti “popullor” mendonin se hapësira e madhe në banesë mund të kultivonte individualizmin borgjez, me gjithë pasojat e tij të dëmshme në formimin e njeriut të ri. Prandaj duheshin mbajtur njerëzit sa më të shtrënguar me njëri-tjetrin, që “uniteti” rreth partisë të ishte më i madh…. Kështu që në një hyrje futeshin dy familje, me të gjitha pasojat që një pjesë e mirë, jo vetëm e të internuarve, por edhe e shumë qytetarëve të lirë i ka shijuar vetë. Në sektorin e Gradishtit, xhaxhai im për vite me radhë e kishte kthyer dritaren e vetme të dhomës së vetme në derë. Një palë shkallë nga jashtë e nga brënda shërbenin për të hyrë e për të dalë. Aty një herë natën, gjyshja e shkretë u rrëzua e theu dorën. Në këtë mënyrë plotësoheshin kërkesat e strehimit në një vend ku vilat e udhëheqësve janë proverbiale, ku harxhohen dyzetë milion dollarë për një muze e ku miliarda lekë groposen në tokë në trajtën e kupolave…
Në kushtet e mia familjare në ato vite, problemin e fjetjes e zgjidha duke ndërtuar dy shtretër prej dërrase me dy kate, ku flinin dy vajzat e vogla dhe nëna me babanë. Pra e ktheva shtëpinë në kazermë ushtarake, duke vënë në jetë parullën e famshme “I gjithë populli ushtar”. Kërkesës së përsëritur disa herë, për të ndërtuar përpara shtëpisë një kuzhinë me kallama e baltë, kryetarja e këshillit popullor, “shoqja” Nurie, një personifikim i koncentruar i së keqes njerëzore, i përgjigjej negativisht me pretekstin se prishej pamja e pallatit, ndërsa vetë “zonja” e ndërronte hyrjen sa herë që bëhej ndonjë pallat i ri. U gjend më në fund kryetarja e këshillit të bashkuar, që na njihte që në Pluk, se e kisha patur brigadiere, që dha urdhrin e shumëpritur prej vitesh, për të ndërtuar një kasolle që do të shërbente si kuzhinë e si vend gatimi dhe dhomë fjetjeje për prindërit. Kështu u zgjidh dhe problemi i strehimit në Grabjan.
Jeta në interrnim në vitet 80 ishte një torturë e vërtetë. Për çdo nevojë, që të dilte jashtë sektorit, duhej të merrje leje në Degën e Punëve të Brëndshme, madje duhej të shoqëroheshe nga polici, qoftë dhe kur do të shkoje tek mjeku. Tek xhaxhai im që banonte në sektorin e Gradishtit, një orë e gjysëm larg nuk kam mundur të shkoj për vizitë as një herë në gjashtë vjet. Tek familja e gruas kam shkuar dy herë për vizitë, një herë kur vjehrri ishte sëmurë dhe të dytën kur vdiq. Simbas rregullores që na lexohej herë pas here, vetëm për vdekje të njerëzve të afërm ose për vizitë mjekësore tek specialisti mund të jepeshin leje. Kjo ishte “vazhdimësia” ramiziane, trampolina nga do të hidheshim drejt Evropës.
Akoma më e rëndë se rregulloret ishte atmosfera terrorizuese, që rëndonte mbi ne për vite të tëra. Ne ishim tabela e qitjes në çfarëdo mbledhje, një gogol që mbahej më këmbë për të trembur zogjtë që të mos hanin farën. Në sytë e popullit të thjeshtë ne servireshim si njerëzit më të këqinj, armiqtë, ata që mundoheshin ta përmbysnin pushtetin popullor, ata që s’e duan Partinë dhe Enver Hoxhën, ata që mund të helmojnë depot e ujit, mund t’i vënë zjarrin stallave apo lëmit, ata që mund të sabotojnë prodhimin duke prerë bimët gjatë prashitjes së tyre, që mund të thajnë bimë nga përmbytja me ujë, që mund… e ky mund zgjatej në pafundësi duke vërtetuar “gojtarinë” e kuadrove të Partisë që i predikonin këto gjëra. Kështu tek shumica që s’mendonin me kokën e tyre, por i besonin verbërisht për një arsye apo për një tjetër propagandës partiake, krijohej urrejta që shfaqej pastaj në shumë drejtime. Ajo shprehej me izolimin e plotë, askush nuk guxonte të hynte e të dilte në shtëpi për çfarëdo rasti, fatkeqësie apo gëzimi, madje ka akoma komunistë që nuk na thonë as mirëmëngjes, megjithëse kemi mbi dhjetë vjet që banojmë në të njëjtën lagje. Madje dhe në fushë, kur uleshim për të ngrënë drekë, nuk duhet të ishim pranë njëri-tjetrit. Çdo fjalë e jona keq interpretohej dhe i raportohej operativit të Sigurimit ose sekretarit të Partisë, që nxitonin t’a përcillnin “lart”. Mbikqyrja ishte e pandërprerë, në format më të ndryshme e në çdo çast; nuk mungonin dhe provokimet e shumëllojshme nga brigadierë apo njerëz të ngarkuar me këto detyra.
Për të qenë objektivë duhet të them se jo të gjithë kuadrot e komunistët i përqafonin dhe i zbatonin me zell këto metoda e porosi. Ndershmërisë dhe korrektësisë së tyre duhet t’u japim meritën që i takon me kënaqësinë që sjell mendimi se jo të gjithë denigruan moralisht e u bënë leva të diktaturës.
Lufta e klasave dhe terrori policor merrnin tonet e tyre më të larta në të ashtuquajturat “demaskime politike”, që herë pas here, në vartësi të gjëndjes politike të Vendit organizoheshin nga komiteti i partisë së rrethit në bashkëpunim, ose më mirë të themi me orientim të Degës së Punëve të Brendshme. Në këto mbledhje demaskimi, ishin të detyruar të shkonin të gjithë. Proçedura e tyre ishte stereotipe. Në fillim e hapte mbledhjen sekretari i Partisë i sektorit dhe ia jepte fjalën të deleguarit të komitetit të Partisë së rrethit, që fillonte paraqitjen e tij. Këto ishin çaste cfilitëse për të gjithë ne, sepse e dinim se nga një çast në tjetrin mund të na thirrej emri për të dalë përpara sallës. Ishte përshtypja sikur një shpatë e padukshme vërtitej nga duar të panjohura mbi kryet e gjithë “të deklasuarve” për të goditur njërin apo tjetrin. Kush e kishte radhën? Të gjithë me zemër të ngrirë ishim si ata lojtarët në ruletë që presin se në ç’numër do ta ndalojë fuga lëvizjen e saj.
Kjo manovër djallëzore ishte taktika e drejtuesve të mbledhjes. Mbasi fliste disa fraza mbi punën e stinës dhe “sukseset madhështore të popullit nën udhëheqjen e Partisë” i deleguari afrohej tek momenti i ankthshëm kur zbulonte se x ose y, ishin në radhët tona armiq dhe njerëz që mundoheshin “të villnin vrer apo t’i kundërviheshin atmosferës revolucionare që mbizotëronte…”.
Më vjen ndot, tani që shkruaj këto radhë, duke kujtuar ato mbledhje famëkeqe, një nga shpikjet më të ndyra e më barbare të organeve të dhunës, shkeljet më flagrante të personalitetit njerëzor e të drejtave të njeriut. Sapo i thirrej emri, njeriu i gjorë duhet të dilte para sallës plot e të qëndronte në këmbë për orë të tëra. Atëherë fillonte akt -akuza e bazuar krejtësisht mbi gënjeshtra të spiunëve ose hamendje të oficerëve të Degës. Këto servireshin me petkun partiak, mbrohej vërtetësia e tyre me frazën bajate “A gënjen Partia?”, një tjetër provokim i hapur i makinës së pushtetit karshi individit të pambrojtur. Mbasi mbaronte akt-akuza, që fillonte me biografinë stërgjyshërore e të farefisit e vinte deri në ditët e fundit me fjalët apo veprimet e të pandehurit, fillonte breshëria e diskutimeve nga populli që përfaqësohej këtu nga disa persona të ulët, pa karakter e servilë.
Është interesante se në të gjitha këto demaskime, në të cilat kam marrë pjesë pa më rënë në kokë personalisht, kam parë gjithmonë të flasin pothuajse të njejtët persona, sigurisht të trajtuar e të indoktrinuar nga padronët e tyre. Motivet e veprimeve të tyre duhen kërkuar në shumë shkaqe, përfitime materiale apo mbulim veprimtarie keqbërëse, karrierizëm pa skrupull e fanatizëm partiak, padije e sadizëm. Në fjalorin e tyre shpaloseshin të gjitha: besnikëria ndaj Partisë dhe Enver Hoxhës; salla buçiste nga duartrokitjet, me to detyrohej të bashkohej dhe i pandehuri në këmbë. Vazhdonin shpifjet, talljet, mallkimet, propozimet për transferimet në zonat e thella malore, për dhënie gjyqit, për rrahje, pështyrje e deri në dënime kapitale. Por këtu ndërhynte i deleguari ose sekretari, të cilët si përfaqësues të “zemërgjerësisë” së Partisë sqaronin se vullneti i masës së popullit ishte mbi gjithçka, por se Partia nuk dashkërka të dënojë njerëz, por të “edukojë”.
I bukur edukim, ç’frazë mizore e luajtur pa turp mbi shqiptarët e thjeshtë! Ka pasur raste që është kaluar në tepri të paimagjinueshme e të pabesueshme për një qytetar të Evropës së sotme. Familja Tase mbas një demaskimi të tillë, vetëm sepse një pjesëtar i saj nuk përlasi duart për Enver Hoxhën, u qëllua me gurë nga gjithë ata njerëz, fëmijë e të mëdhenj. Një skenë biblike që vazhdoi mjaft, një betejë mes një turme të egërsuar e një familjeje të urtë, një njollë turpi në ndërgjegjen e asaj popullsie që qe e pranishme në ato skena pa reaguar aspak, një shembull tronditës i skajshmërisë së institucioneve të diktaturës së kuqe në Shqipëri.
Ishin këto disa nga aspektet e dhimbshme të viteve të internimit deri më 1990, kur demokratizimi e hoqi këtë praktikë, sa të shëmtuar e të panevojshme, aq edhe të padrejtë e të paligjshme në aspektin juridik.
Arbitraritet dhe dhunë, kjo qe fytyra e vërtetë që tregoi ndaj nesh Shteti socialist shqiptar për dhjetëvjeçarë të tërë… Kjo qe e shkuara që e mbajtëm mbi supet tona që sa lindëm e deri tani që flokët na u zbardhën e jeta filloi të tatëpjetën drejt fundit të pashmangshëm.
A ishte i drejtë ky qëndrim, a mban përgjegjësi kush për jetën tonë të shkatërruar, për gjymtimin tonë fizik e shpirtëror, pasojë e kësaj jete, a arrin dot ta kuptojë në tërë përmasat e saj tragjedinë tonë Evropa e qytetëruar?
Ç’mund të bëhet për ne që humbëm aq shumë në këtë luftë të pabarabartë me një makinë të përbindshme që shkeli mizorisht ëndrrat dhe iluzionet tona mbi jetën, këtë dhuratë të madhe të Krijuesit? A do të ketë ngushëllim dhe ripërtëritje për ne që u transformuam në kufoma të gjalla, pa i pasur borxh askujt, asnjë fije floku? A do të ketë vënd për ne në një shoqëri që thuhet se po rindërtohet e në një botë që synon drejt së mirës, drejt zhdukjes së diktaturave?
Dhjetëra pyetje godasin pa mëshirë trurin e lodhur që kërkon qetësi në këtë çast bilanci e përkundet në mirazhin e së ardhmes ku hedh shtat pema e bukur e shpresës se fëmijët e mi nuk do të pësojnë në jetë ato që pësova unë.
Grabian, Qershor 1991

Marrë nga “Një jetë në diktaturë”, në vëllimin “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA-1 Tiranë 2011

blank

Nga Sergio Bitiçi: Ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin !

 

Vëllezërit Bytyçi (Sergio, Mike, John, Joseph) – ajka e Shqiptaro-Amerikanëve të respektuar, janë vendosur në Amerikë prej më tepër se gjysmë shekulli. Prej atëhere ata janë në shërbim të kombit dhe Atdheut. Janë arratisur nga diktatura komuniste dhe kanë arsye që të jenë antikomunistë, demokratë, proAmerikanë. Në SHBA me bujarinë dhe atdhedashurinë e tyre i kanë shërbyer çështjes kombëtare dhe interesit kombëtar shqiptar. Ata janë Vatranë prej gjysmë shekulli, duke i kontribuar shqiptarisë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Malin e Zi e diasporë ku ta ketë lypur nevoja, duke pritur e përcjellë politikanët shqiptarë nga Ibrahim Rugova, Pjetër Arbnori, Sali Berisha, Azem Hajdari, Arbër Xhaferri  e të gjithë me rradhë. Gjithë elita politike shqiptare prej 1991 është mikpritur me derën hapur nga Vëllezërit Bytyçi, në restaurantet e tyre të famshme në zemër të New Yorkut. Vëllezërit Bytyçi vetëm kanë dhënë pa e përmendur kurrë. Ashtu edhe për Vatrën, si vatranë prej gjysmë shekulli. Presidenti i Republikës Ilir Meta i dekoroi të katër vëllezërit Bitiçi (Sergio, Mike, John, Joseph) me rastin e 110 vjetorit të Vatrës me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Për kontributin e pandalshëm këta shqiptaro-amerikanë të përkushtuar do të meritonin titullin “Nderi i Kombit”, sepse për gjithë jetën ata nuk kanë ndalur duke dhënë kontributin e tyre për kombin.

Voal.ch po sjell më poshtë një letër që Sergio Bitici i ka dërguar anëtarit të kryesisë të Vatrës Besim Malotës. Në këtë letër z.Bitici shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen ku ndodhet sot Vatra, ndërsa Atdheu është në rrezik.

Më poshtë po e shellim të plotë letrën në fjalë:

 

Ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin dhe

I dashtun Besim,

Reagimi yt “mos më ço e mail” po deshmon se mendimi i nji konzervativi në organizatë nuk pranohet, sepse asht mendim ndryshe.

Ti ke qenë patriot i mirë me shokët Kosovar dhe kurrë nuk ju kam ra në qafë, sepse ishte kauza për çlirimin e Kosovës, edhepse ishe si githë shokët tuej i ekstremit të majtë. Në atë kohë lypshi republikë në Jugosllavi. Kjo ka qenë e vështirë për ne dhe e pa kuptim për popullin ma të vjeter në Europë.

Nuk e harroj presionin qe ju yll mbajtësit na keni kritikue e urrejt pse ne konservatorët i kemi qendrue besnikë flamurit të pastër të Skenderbeut. Ti vet ke qenë flamur perlyes, me flamur të flliqun nga ylli i kuq Sovjetik.

Sot fizikisht je në Vatrën patriotike, atdhedashëse, por mbetesh marksist, si tjerët bashkëpuntorët tuej, që të gjithë keni adhurue regjimin kriminel e gjakatar të Enverit. Sot e sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin dhe me na tradhëtue Kosovën heroike.

Ju do të mbaheni mend në historinë ma të errët të Vatrës. Asht gja e re se keto katër vjetët e fundit Vatra kërkon lëmoshë me kapuç në dorë, kur sot ka mbetë vetëm në 100 anëtarë që paguejn. Kjo nuk ka ndodhë kurrë në pervojën time si anëtar i Vatrës për ma se gjysëm shekulli. Në kohēn e Fanolit e Konitzes Vatra ishte ma e pasun se shteti i pavarun i Shqipnisë.

E mail i yti i shkruem me gabime edhepse nji paragraf i vetëm, ku shpreh mllef, për çka?

Kundër nji Vatrani, që ka hy në siklet me shfaq opinionin. Welcome to America, where opinion is not punishable.

Sot e kemi Edi Ramën brenda në Vatër, bashkë me Vuçiqin.

Si asht e mundun që nji e mail i paster, pa asnji fyemje personale të nevrikos, por jo veprimet tradhëtare të Edi Ramës, që i bashkohet bandes së Vuçiqit ku e mbron Putinin. De Facto. Nuk po besoj.

Po kur Edi Rama votoi kundër gjenocidit në Srebernicë, ku qe Dielli dhe ju yll dashësit?

As që u ndëgjue ndoj za i jeuej. Po “Ballkanin e Hapun”? Ketë supertradhëti kundër Kosovës. Ku ishit?

Pse nuk u ndëgjue asnji za nga ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme?

Unë, antar i Vatrës, me obligime të rregullta, që as më vjen gazeta as kurrfarë komunikimi, plus censura që më bahet tash tri vjet.

Marr të drejtën me sqarue idiotizmat, shkeljet dhe tradhëtitë kombëtare, që po përjetojmë sot.

Sa paknaqësi dhe sa shperdorime keni kontestue apo evidentue, ju si kryesi?

Jeni shum gabim se Kombi duhet udhëheq nga KOLOSËT e jo nga XHUXHMAXHUXHËT.

Atdheu asht në rrezik.

God bless America!

Sergio Bitici
Manhattan

 

 

 

Sergio (Sejdi) Bytyçi në 1968 me ajkën e kombit tek varri i Faik Konicës në Boston

blank

blank

Platforma diplomatike e çështjes çame – Nga SHABAN MURATI

Çeshtja çame është një çeshtje e pazgjidhur e çeshtjes së pazgjidhur shqiptare. Ajo është një çështje e pazgjidhur dhe e hapur në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përgjegjësia për moszgjidhjen e saj të deritanishme ndahet midis shtetit, që e shkaktoi, dhe shtetit, që kishte detyrën kombëtare të kërkimit të zgjidhjes.

Zgjidhja e saj kërkon tani kushtin “sine qua non” të hartimit shtetëror të një platforme diplomatike për çeshtjen çame. Diplomacisë dhe shtetit shqiptar u ka munguar kjo platformë për shkak të dobësive të drejtuesve të tyre, të cilët janë pajtuar me asimetrinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Çdo qeveri e Shqipërisë duhet të ketë në programin e saj qeveritar detyrimin kushtetues të zgjidhjes së çeshtjes çame.

Platforma diplomatike kërkon që çeshtja çame të bëhet pjesë e pandarë dhe e vazhdueshme e të gjitha tratativave diplomatike midis dy shteteve. Ka dy faktorë kryesorë, që determinojnë këtë kompozim të ri të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe për trajtimin e çeshtjes çame.

Faktori i parë është e drejta sovrane e çdo diplomacie dhe çdo shteti që të ngrejë çeshtjet, që i konsideron të hapura, dhe që duhen trajtuar në marrëdhëniet dypalëshe. Kjo e drejtë nuk varet nga pikëpamja e palës tjetër, që bunkerizohet në absurditetin se nuk ekziston çeshtja çame.

Faktori i dytë është faktori perëndimor. Komisioni Europian, pra qeveria e BE, ka pranuar në 29 shtator 2016 nëpërmjet qendrimit të shprehur në emër të Komisionit në parlamentin europian nga një anëtar i tij, Komisioneri i Lartë i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, se çeshtja çame ekziston dhe se ajo është çeshtje për t’u zgjidhur në bisedimet midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Ka qenë një zhvillim epokal historik, politik dhe diplomatik ky qendrim i Komisionit Europian, i cili për fat të keq nuk gjeti aplikim nga diplomacia dhe qeveria shqiptare.

Arkiva e dobësisë sonë diplomatike dhe shtetërore nuk don të thotë që çeshtja çame nuk duhet shtruar tani në tavolinën e tratativave zyrtare dypalëshe. Ka ardhur koha që çeshtja çame duhet të kalojë nga konferencat e shtypit në bisedimet zyrtare dypalëshe. Rrethanat aktuale diplomatike janë të përshtatëshme.
Faqja e parë DITA, 22 qershor 2022

Së pari, kemi Traktatin e Miqësisë dhe të Sigurisë të vitit 1996, të cilit i skadon në fund të dhjetorit të vitit 2022 afati i shtyrjes pesëvjeçare, që iu bë në vitin 2017, pas mbarimit të afatit të tij kontratual 20 vjeçar. Greqia ka kërkuar shtyrje të re pesëvjeçare 2023- 2028, kërkesë të cilën Shqipëria nuk ka arsye ta pranojë pa pranuar Athina hapjen zyrtare të çeshtjes çame.

Së dyti, është në diskutim e sipër marrëveshja e premtuar Greqisë nga qeveria shqiptare për të paraqitur sëbashku të ashtuquajturën çeshtje të detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Çeshtja çame duhet të bëhet pjesë e kushteve shqiptare për arritjen e një marrëveshje të tillë, për të cilën Greqia është e interesuar aq shumë.

Së treti, kemi çeshtjen artificiale të minoritetit grek, që gëzon të gjitha të drejtat, dhe me të cilën Athina terrorizon prej 30 vitesh diplomacinë dhe shtetin shqiptar në të gjitha nivelet dhe llojet e bisedimeve dypalëshe. Ka ardhur koha që diplomacia dhe shteti shqiptar në bisedimet zyrtare temën e kërkesave greke për minoritetin ta ndërvarin me hapjen e çeshtjes çame.

Platforma diplomatike e çeshtjes çame duhet te ketë një bosht qendror, që është statusi i komunitetit çam të deportuar kolektivisht me dhunë nga tokat dhe pronat e veta në Greqi. Çeshtja çame nuk është çeshtje e pronave, sepse pronat janë një derivat i statusit të çeshtjes çame. Çeshtja çame është çeshtje politike e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse lindi si çeshtje politike dhe në këtë gjenezë qendron pikënisja e zgjidhjes së saj.

Çeshtja çame si çeshtje politike kërkon tërheqien e shtetit grek nga akuzat antiligjore kolektive ndaj një popullsie të tërë. Kërkon që shteti grek të kërkojë falje për deportimin me dhunë të një popullsie të tërë. Kërkon dëmshpërblimin e të gjithë viktimave të terrorit shtetëroro-zervist dhe të dëmeve të shkaktuara në njerzit, në pronat dhe shtëpiat e popullsisë çame atje.

Kërkon rikthimin në trojet e veta, ku kanë jetuar prej dhjetra shekujsh kjo popullsi autoktone e deportuar. Kjo është baza politike e zgjidhjes së çeshtjes çame dhe që përbën themelin e trajtimit diplomatik të saj si pjesë përbërëse e dosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Në platformën dipkomatike të çeshtjes çame qeveria e Shqipërisë duhet të përfshijë disa kërkesa, të cilat i kam rreshtuar edhe në librin tim “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”:

1- Çeshtja çame të përfshihet në çdo lloj amendimi apo shtyrje të re të Traktatit të Miqësisë së viti 1996 midis dy shteteve, dhe të përfshihet nominalisht në “Deklaratën e e re të Partneritetit Strategjik”, që i është propozuar Shqipërisë nga qeveria greke.

2-Qeveria shqiptare t’i kërkojë qeverisë greke të abrogojë çdo lloj legjislacioni apo aktesh administrative, që mbështesin akuzat e rreme të fajit kolektiv dhe t’i kërkojë falje popullsisë çame për deportimin e saj me forcë.

3-Qeveria shqiptare t’i kërkojë qeverisë greke kthimin e popullsisë çame në trojet dhe në shtëpiat e veta.

4-Qeveria shqiptare të kërkojë nga Greqia që komunitetit çam të dëbuar kolektivisht t’i njihet statusi i pakicës kombëtare në Greqi, të cilin e kanë pranuar qeveritë greke para luftës së dytë botërore.
Dinjiteti kombëtar dhe ndërkombëtar i Shqipërisë sugjerojnë që qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë një moratorium për të ngrirë të gjitha marrëveshjet dypalëshe, që janë në diskutim e sipër me Greqinë (dhe të cilat çuditërisht janë të gjitha në favor të Greqisë), derisa Athina të heqë ligjin absurd të luftës me Shqipërinë dhe të pranojë tratativat për zgjidhjen e çeshtjes çame.

Për Shqipërinë si anëtare e NATO-s koha dhe zhvillimet e sotme kanë zbehur në minumet e veta vlerën dhe efektin diplomatik të kërcënimit për një veto greke ndaj anëtarësimit në BE.

Platforma diplomatike kërkon ndërkombëtarizimin diplomatik të çeshtjes çame. Është absurde që Shqipëria anëtare e OKB nga viti 1955 dhe anëtare e NATO-s nga viti 2009 dhe anëtare e shumë oganizatave të tjera ndërkombëtare nuk ka ngritur kurrë çeshtjen çame dhe të drejtat e popullsisë çame për t’u kthyer në trojet dhe në pronat e veta në Greqi.

Ndërkombëtarizimi i çeshtjes çame kërkon nga diplomacia dhe nga qeveria shqiptare sensibilizimin diplomatik dhe informativ ndërkombëtar. Kërkon sigurimin e një përkrahje nga diplomacitë, nga shtetet dhe nga faktori perëndimor dhe ballkanik për zgjidhjen e saj. Komisioni Europian dhe komisioneri Hahn i dhanë diplomacisë dhe qeverisë shqiptare një rast dhe një kartë të artë diplomatike për ndërkombëtarizimin e çeshtjes çame. Nuk ditën dhe nuk deshën ta shfrytëzojnë. Por ajo kartë diplomatike europiane në favor të çeshtjes çame është në fuqi sot e kësaj dite.

Ndërkombëtarizimi i çeshtjes çame është një faktor i rëndësishëm i strategjisë së realizimit të së drejtës së saj.

Ndaj diplomacia dhe qeveria shqiptare duhet të hartojnë dhe të zbatojnë sa më parë një platformë diplomatike të zgjidhjes së çeshtjes çame, pa të cilën nuk mund të ketë normalizim real të marrëdhënieve midis dy shteteve.

blank

Mungesa në samitin e Brukselit, Vuçiç po çon Ballkanin e Hapur në divorc me BE – Nga SHABAN MURATI

Shënim nga blloku diplomatik

Presidenti i Serbisë Vuçiç deklaroi në 20 qershor se ai ka marrë ftesën për në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që organizohet në Bruksel në 23 qershor, por ai nuk e ka vendosur ende nëse do të shkojë apo jo.

Është një rast i pashembullt që Serbia vë në diskutim nëse do të shkojë apo jo në samitin e BE, i cili i kushtohet integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç njoftoi në 20 qershor se për të marrë vendim për ftesën e BE nëse do të shkojë apo jo Serbia atje, ai do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë së tij dhe me kryeministrat Rama e Kovaçevski të dy shteteve anëtare të “Ballkanit të hapur”.

Se ç’punë kanë dy kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut të konsultohen për vajtjen e Serbisë në samitin e BE sikur janë institucione të qeverisë serbe, kjo është një enigmë haremesh politike ballkanike.

Presidenti serb është i tmerruar nga dhënia e llogarisë, që e pret në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku duhet të japë përgjigje për dy kërkesat e fundit kategorike të BE për Serbinë: që të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë Kosovën.

Vuçiç e ka dashnorin në Kremlin dhe po bën gati divorcin me BE. Por që ta kamuflojë këtë divorc serb dhe t’i verë etiketën si divorc grupi,

Vuçiç thirri në 21 qershor dy delet e “Ballkanit të hapur”, kryeministrin e Tiranës dhe atë të Shkupit, për t’u diktuar bashkimin me qendrimin serb dhe të paraqitjes si divorc i “Ballkanit të hapur” me BE.

Është një dhuratë e artë diplomatike e Serbisë ndaj Rusisë.

Është skandaloze ajo, që njoftoi presidenti serb në 21 qershor, se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka venë edhe ai në diskutim dhe pritet ta vendosë në 22 qershor në drekë nëse Shqipëria do të shkojë apo jo në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Do të ishte një autogol antishqiptar dhe një goditje e rëndë për interesat e integrimit europian të Shqipërisë nëse qeveria shqiptare do të dëgjonte zërin vdekjeprurës të presidentit serb.

Unë shpresoj që në rrethin intim miqësor dhe familjar të kryeministrit shqiptar të ketë mbetur ndonjë me dy pare mend që ta sjellë në vete atë dhe të ndjekë interesin e Shqipërisë dhe jo të Serbisë dhe të shkojë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Idiotët e inamoruar shqiptarë të “Ballkanit të hapur” serb kanë rastin të shohin live serinë e rreziqeve që paraqet për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane projekti i zi serb i “Ballkanit të hapur”, që po e çon Shqipërinë drejt divorcit me BE dhe me Perëndimin.

blank

Berisha, lideri konservator i opozitës së Shqipërisë, mbetet aleati më i mirë i Amerikës në Ballkan Nga Nikola Kedhi

Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë, ka thënë Winston Churchill. Është një rajon me histori të pasur, ku janë zhvilluar luftëra të përgjakshme, janë bërë padrejtësi të mëdha dhe janë gjunjëzuar Perandori të vjetra. Ballkani është ura mes lindjes dhe perëndimit, vendkalimi i mentaliteteve të ndryshme dhe vendi ku përplasen shumë interesa gjeopolitike.

Më konkretisht, ndërkohë që popullsia sllave e zonës është më e prirur drejt Rusisë për arsye historike dhe kulturore, Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet më proamerikane në botë.
Shtetet e Bashkuara luajtën një rol kyç në dekadat e para të shekullit të njëzetë në sigurimin e integritetit territorial të Shqipërisë. Me ndihmën e disa administratave amerikane, Shqipëria arriti të mbajë territorin që ka sot, edhe pse rajone të rëndësishme u lanë jashtë dhe u gëlltitën nga fqinjët.

Në vitet nëntëdhjetë dhe në dekadën e parë të shekullit, prania amerikane në Ballkan dhe në Shqipëri ishte konstruktive, madje jetike. Megjithatë, në dekadën e fundit, ka pasur një zhvendosje në fokusin e Amerikës drejt pjesëve të tjera të globit. Administrata Obama u mjaftua me nocionin e stabilokracisë, duke sakrifikuar demokracinë e brendshme të këtyre vendeve për stabilitetin rajonal.

Kjo, së bashku me një ndërhyrje e perceptuar në punët e brendshme të burokratëve dhe diplomatëve amerikanë, duke favorizuar aktorë të veçantë vendas, kanë gërryer masivisht besimin që dikur ishte në Shtetet e Bashkuara edhe në Shqipëri dhe Kosovë – një zhvillim prej së cilit fatkeqësisht mund të përfitojnë vetëm kundërshtarët gjeopolitikë. Gjatë administratës Trump pati përpjekje për të ndryshuar diçka për mirë, përmes të dërguarit të tij Richard Grenell. Megjithatë, nuk mjaftoi për të zhbërë të gjithë dëmin e shkaktuar nga administrata e mëparshme. Deri pak muaj më parë, rajoni dukej i destinuar të shkonte përfundimisht drejt stanjacionit dhe autoritarizmit, për të mos ndryshuar kurrë dhe përgjithmonë peng i autokracisë.

Megjithatë, shtatorin e kaluar, një farë ndryshimi u mboll në vendin më të pamendueshëm. Në Shqipëri, ish-kryeministri dhe presidenti, Sali Berisha, u rikthye në politikën aktive për të shpëtuar të djathtën shqiptare dhe vendin nga rruga socialiste që kishte ndërmarrë. Pasi u përjashtua arbitrarisht nga grupi parlamentar i partisë së tij nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, ai u bë katalizatori për një lëvizje të jashtëzakonshme, të vërtetë, nga poshtë-lart. Elektorati i krahut të djathtë, i zhgënjyer, i dekurajuar dhe gati i pashpresë, kishte nevojë për këtë shkëndijë inkurajimi nga lideri i tyre historik. Premtimi për ndryshim, idetë konservatore dhe karizma e Sali Berishës ishin formula që zgjuan një lëvizje.

Berisha është parë prej kohësh si një figurë karizmatike, një burrë shteti me përvojë, i respektuar brenda dhe jashtë vendit, i aftë t’u bëjë ballë neokomunistëve agresivë dhe të mbrojë njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë, interesin kombëtar dhe liritë individuale. Qeveria e tij nga viti 2005 deri në vitin 2013, veçanërisht në mandatin e parë, shihet si më e suksesshmja që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ishin reformat e tij Reganiste që ulën varfërinë, rritën punësimin dhe forcuan klasën e mesme.

Falë reformave të qeverisë së tij, Shqipëria u bashkua me NATO-n, liberalizoi vizat me BE-në dhe zbatoi reformat e nevojshme që hapën bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në mandatin e tij të dytë, ai luftoi për pavarësinë energjetike, duke punuar për një tubacion gazi që do të ndihmonte në uljen e varësisë nga Rusia. Një Shqipëri e begatë dhe më demokratike u bë një faktor stabiliteti në rajon dhe një aleat i rëndësishëm amerikan. Presidenti Bush vizitoi vendin në vitin 2007 – i pari president amerikan. Më pas, ishte administrata Obama që vlerësoi reformat kundër korrupsionit të zotit Berisha. Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha në vitin 2012 se “nëse doni të shihni demokracinë të funksionojë, shkoni në Shqipëri”.

Pasi humbi zgjedhjet në 2013, Berisha mundësoi një tranzicion paqësor të pushtetit dhe dha dorëheqjen edhe nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Megjithatë, ai vazhdoi të bënte një opozitë të fortë kundër qeverisë socialiste. Më shumë se një herë, edhe në opozitë, ai u bë një faktor vendimtar në ndalimin e përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan – duke siguruar edhe një herë stabilitetin në rajon ndërkohë që vazhdonte luftën për demokraci brenda vendit.

Papritur, pranverën e kaluar, pas 8 vitesh në opozitë, pa mbajtur asnjë post apo pushtet zyrtar, Berisha u shpall i papërshtatshëm për të marrë vizë në Shtetet e Bashkuara nga sekretari Blinken – i njëjti njeri që e kishte konsideruar Berishën kampion të antikorrupsionit kur ai kishte qenë në qeveri. Ish-kryeministri e paditi sekretarin Blinken për shpifje dhe e sfidoi atë dhe të këdo tjetër të jepnin çdo provë në lidhje me motivin e korrupsionit për përcaktimin non-grata. Që nga viti i kaluar, pavarësisht disa kërkesave nga vetë Berisha, kongresmeni Lee Zeldin, ish-drejtori në detyrë i inteligjencës amerikane, Richard Grenell dhe shumë gazetarë, nuk është dhënë asnjë fakt kundër zotit Berisha, i cili denoncoi Fondacionin e Shoqërisë së Hapur si subjekti që loboi kundër tij për emërtimin non grata, si hakmarrje për ndalimin e planit për ndryshime kufijsh në Ballkan. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA duket se i konfirmoi pjesërisht këto pretendime.

Megjithatë, Berisha duket se nuk shqetësohet nga sulme të tilla. Së fundmi, ai u rizgjodh si kryetar i Partisë Demokratike, ka bashkuar elektoratin e krahut të djathtë rreth tij dhe zotohet të transformojë forcën e tij politike në një parti të vërtetë konservatore, pavarësisht të majtëve të fshehur dhe politikanëve mediokër, disa prej të cilëve, ndonëse publikisht aleatë me ish-kryeministrin për arsye personale, sabotojnë përpjekjet e tij.

Konservatorizmi shihet nga njerëzit si një shans real për të përqafuar ndryshimin përmes një vizioni të ri që vendos qytetarët, interesin kombëtar dhe familjet shqiptare të parët, nëpërmjet uljes së taksave, të borxhit dhe shpenzimeve publike, tregjeve më të lira dhe më të drejta, rivendosjes së rendit dhe ligjit, luftës kundër korrupsionit, dhe mbrojtjes së lirive individuale – të gjitha nocione që qëndrojnë në themeë të shoqërisë amerikane.

Duke u mbështetur në atë që ka arritur qeveria e tij e mëparshme, duke përdorur përvojën e konsiderueshme që ka grumbulluar në tridhjetë vitet e fundit dhe duke ofruar një vizion të ri dhe të vërtetë konservator, ai shihet si shpresa më e mirë për një Shqipëri demokratike, duke qëndruar si shembull i lirisë në një rajon të rrethuar nga autokracia. Berisha mbetet i vetmi lider i një partie të madhe në Ballkan që lufton për parimet euroatlantike, argumenton fort kundër ndërhyrjes ruse dhe kineze dhe pro lirisë dhe konservatorizmit.

Do të ishte një mundësi e humbur për Shqipërinë, Ballkanin dhe madje edhe SHBA-në që të braktisin farën e vetme të ndryshimit demokratik në një rajon të rëndësishëm, kaq të ndjeshëm ndaj ndikimeve të rrezikshme ruse dhe kineze.

Një aleancë e tillë vlerash dhe interesash gjeopolitike midis Shqipërisë dhe Amerikës jo vetëm që do t’i japë një goditje të madhe autoritarizmit, por do të stabilizojë më tej rajonin dhe në të njëjtën kohë do të mbajë larg ndikimet e dëmshme. Konservatorët shqiptarë i kanë dhënë edhe një herë besimin e tyre ish kryeministrit Berisha. Tani, besimi te SHBA – të duhet dhe mund të rikthehet në Shqipëri, jo me ndërhyrje burokratike, por duke treguar se Amerika respekton dhe mbështet ata që mbrojnë lirinë, demokracinë dhe patriotizmin.


Send this to a friend