VOAL

VOAL

Xhorxh Sorosi “mbiu” në Shqipëri me anën e Fran Nazit Nga Mitro Çela

December 12, 2021
blank

Komentet

blank

Heshtni dhe kërkojini falje Simon Mirakës! – Nga Romeo Gurakuqi

Një parti e mirëfilltë demokratike, trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Desidencës shqiptare, nuk do të duhej fare ta vendoste në diskutim emnin e zotni Simon Mirakajt për drejtimin e Autoritetit për Informim, aq më pak ta kundërshtonte emrin e një trashëgimtari të denjë, të një prej familjeve fisnike që kanë mbajtë në kambë Shqipninë Tradicionale.

Zoti Mirakaj, një zotni i kulturuem dhe tolerant, ka qenë dhe mbetet garancia e atij institucioni për publikun, një person i drejtë dhe i pacënueshëm, një kujdestar qytetar, për pritjen si duhet të qindra shtetasve, familjet e të cilëve kanë vuajtun nën shtypjen e organeve të diktatures.

Pavarësisht rrethanave të tjera të prejardhjes së propozimit formalisht, armiqësisë mes krahëve dhe disa faktorëve të tjerë të rëndësishëm, në raste të ngjashme dhe për personalitete të tilla, HESHTET.

Ende në këtë vend, partitë politike njëlloj, mbajnë qëndrime të ngjashme kur vjen puna për të fshirë me marifete dhe me ‘harresa padashje’, përfaqësues të spikatun të një brezi të lënë në harresë, ose të komuniteteve kulturore.

Dua të kujtoj se ka një radhë kur vjen puna për drejtimin dhe garantimin e institucioneve të tilla të trashëgimisë së Ancien Regime, radhë që fillon me një kategori të caktuar zyrtarësh e intelektualësh që përfaqëson zoti Mirakaj, në disa këndvështrime.

Është e mira që deklaratat e sotme të korrigjohen, sqarimi dhe kërkesa e faljes të mbetet nje opsion reflektimi.

blank

LAMTUMIRË, NASER BERISHA! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Naser Mehmet Berisha
blank
     Në harkun kohor tre mujor, qyteti i Ludwigshafenit, në Republikën e Rheinland Pfalzit gjerman, përcolli 4 (katër) mërgimtarë, në arkmorte, për t`u prehur, në Kosovën e tyre, përjetësisht: Sefer A. Zeqiraj, Ahmet Gorçaj, nga Studenica, Ibrahim Blakaj nga Vrella dhe, së fundi, Naser Berishën nga Volljaka e Klinës. Tre të parët ishin punëtorë ekonomikë, që nga fillim-vitet `70-a. Ndërsa Naseri, pasi u shënjestruar në demonstratat studentore të vitit 1981, edhe pse mbaroi studimet me kohë, nuk gjeti rehatinë dhe qetësinë e nevojshme, për jetë normale në Kosovë. Në vitet `90-a, bëhet ikanaku i radhës nga Kosova, duke gjetur strehë në Gjermaninë zemërmadhe, pikërisht, në qytetin e Ludwigshafenit.
     Qyteti me 170 mij banorë, falë dy ndërmarrjeve të mëdha: Kombinati BASF, me një sipërfaqe gjatësore 15 kilometra, me 70 mijë punëtorë, dikur, çdo mëngjes hyjnë 60 mijë vetura në qytet, dhe Ndërmarrja e Lëndës Izoluese, kanë mundësuar punësimin dhe pagat e majmë. Janë këto arsyet, që qyteti ka një kumunitet shqiptarësh të madh në numër.
     Naser Berisha shpejt u mjedisua me qytetin dhe organizimin, që kishin bërë mërgimtarët e hershëm dhe të vonshëm. Ai u bë pjesë e aksioneve të shumta në ndihmë të Kosovës, përfshi edhe aksionin 9 (nëntë) vjeçarë, për begatimin e Fondit Shtetëror 3%-shit.
     Në hollin e Ndërtesës 15 katëshe të Qeverisë të Qytetit Ludwigshafen, ishte lokali anësor, i hapur, kryesisht, me ushqime mëngjesore, vetëshërbim. Oda pa dyer, me divane dhe tavolina me karrike, shqiptarët e konsideronin si odë të tyre dhe zhvillonin, kresisht, biseda politike. Naseri ishte gjithëherë i zjarrtë në debate. Kjo odë, tashmë, është mbyllur, ngaqë është planifikuar shëmbja e godinës dhe të urave ndërlidhëse.
     Naseri ishte njeri i dashur, shumë i sinqertë dhe rrezatonte pozitivitet në rrethin shoqëror. Ishte shumë emocional dhe kur kishte hezitim apo kundërshti, nga individ apo grupe, për t`u përgjegjur, në aksionet ndihmëse për Kosovën, ngushtohej e nevrikosej, deri në shpërthim vaji. Kjo ndodhi edhe me rastin e vizitës të profesor Zekirja Cana, më vonë të akademik Fehmi Aganit dhe të tjerë.
     Naseri me nusen Eminën lindën dhe rritën 6 fëmijë, 5 (psë) vajza dhe djalin e dëshirit. Naseri u përball me një ndërhyrje operacioni të komplikuar në zemër. Shkova për ta vizituar, por, gjendja pandemike, Kovid 19, ishte e pamundur vizita.
     Tri javë më parë udhtova nga Mynihu në Ludwigshafen, në – Pamjen – e organizuar për Ahmet Gorqaj. I telefonova, por, pa përgjgje, ngaqë ishte në dializë, e cila ia rëndoi edhe më shumë gjendjen shëndetësore. Pasdite më telefonoi Naseri: “Sot jam i lodhur nga dializa, por, a ka mundësi t`ju takoj nesër paradite”? Me caktoi lokalin, orën dhe shokët, që ai i kishte ftuar: Tefik Ramadanin, Elez Berishën, Nexhmedin Sylën dhe kryetarin e Nëndegës të LDK-së vendore, Alush Zeqiraj. Naseri shtroi një drekë, e cila rezultoi e lamtumirës, mjerisht! Pas ndejes, u ndamë nga mysafirët tjerë, ndërsa unë e shoqërova Naserin ke autobusi. Koxha do plane i bëmë për verën e pritshme. Një nga këto ishte edhe vizita në Redaksinë Radio-Televizionit “FONTANA”; në kompleksin hotelier e turistik “Trofta”.
     Me atë rast, i dorëzova kopjen e një shkrimi, që kisha botuar ato ditë për Naserin, marrë shkas nga kujtimet e Azem Vllasit, për demonstratën e 26 marsit 1981, me ç`rast përmend vetëm dy emra studentësh: Ali Lajçin dhe Naser Berishën. Zoti Vllasi habitet me të vetmën pyetje politike-publike të Naserit: “Pse Kosova nuk mund të bëhet Republikë”?!
      Duke qenë pjesë e dhimbjes të madhe, për shuarjen fizike të parakohëshme, të Naser Berishës, përfitoj nga rasti, për të shprehur ngushëllimet e dlira Familjes Berisha në Gjermani dhe Volljakë; miqve dhe dashamirëve të Naserit; komunitetit shqiptar në Ludwigshafen; Radio-Televizionit -FONTANA-, me drejtorin Zeqir Mehmetaj dhe ekipin e tij të mrekullueshëm, ku Naseri ishte dëgjues dhe komunikues i rregulltë dhe me një konsideratë të veçantë, për mediumin në fjalë, të cilin e kishte përzgjedhur si të vetmin medium, për t`u çmallur me Atdheun Kosovë.
     Sinqerisht, po e ndjejmë ikjen e hershme nga kjo botë, mungesën Tënde fizike.
     Lamtumirë, miku ynë i dashur – Naser Berisha!
     Me këtë rast, po sjellim vetëm një fragment nga shkrimi në fjalë, si homazh për mikun tim të mirë, Naser Berishën:
     Azem Vllasi, në kujtimet  për demonstratën e 26 marsit 1981, flet për grumbullimin e studentëve në mes konvikteve nr. 5 dhe nr. 1, që përkonte edhe me përcjelljen e stafetës të rinisë, për ditëlindjen e Titos. “Mahmut Bakalli, kryetar i LK të Kosovës, në mëngjez, më njofton se ka informata, për lëvizje të një grupi të studentëve.
     Shkova aty, rreth orës 20.oo, pashë disa qindra studentë. Ishte aty rektori i Universitetit, Prof. Dr. Gazmend Zajmi, nënkryetari i Qeverisë të Kosovës, Prof. Dr. Pajazit Nushi, disa profesorë dhe aktivistë të tjerë. Ali Lajçi dukej aty si koxhabash.
 
     “Në një moment, shikoj drejt para meje, në anën tjetër një djalosh i ri e ngre dorën lart dhe thotë se ka një pyetje, për neve, që kemi ardhë nga udhëheqja e Kosovës. Të tjerët afër tij e qetësojnë, nuk donë që ai të flet. Ai është këmbëngulës, do të bëjë një pyetje. Unë insistoj që ta lejojnë. Të gjithë dëgjojnë. Ai, paksa i kthehet Gazmend Zajmit dhe thotë: 
 
     “Po ju pyes juve, shok Rektor, ngase jeni i pari i Universitetit, e ne jemi studentë, por, mund të përgjigjën të tjerët, që janë këtu. Na intereson: “PSE KOSOVA NUK MUND TË BËHET REPUBLIKË”?!
Disa aty prezent, paksa duatrokasin dhe, më shumë insistojnë për heshtje, për të dëgjuar përgjigjën. Gazmendi paksa habitet dhe thotë se “vet nuk është kompetenti, që të përgjigjet në këtë pyetje, pasi që këtu janë politikanët”. Dhe, disi shikon në drejtim timin, paksa dorën e drejton kah unë. U ndjeva si i thirrur që Gazmendit paksa t`ia lehtësoi punën dhe përgjigjëm:
 
     “Me 11 mars ju kemi lutë, që të shkojmë në një ambient të përshtatshëm dhe të bisedojmë për çfarë të doni. Ju nuk pranuat. Tashti, ju lusim, ju sërish refuzoni. E ti, nëse mendon se këso pyetje mund të shtrosh kështu, në rrugë dhe të marrish përgjigjën, kështu në këmbë, më duket se edhe vet nuk e ke seriozisht” , – i dha përgjigje Azem Vllasi, studentit të Fakultetit të Shkencave të Natyrore-Matematikore, Katedra e Gjeografisë, Naser Mehmet Berisha, i lindur më 25 maj 1959, në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.
           Mbizotëron arsyeja: Interesat serbo-shqiptare, në dëm të Kosovës!
     “Pse Kosova nuk mund të bëhet Republikë”, e bërë si pyetje, nga studenti Naser Berisha, ishte hera e parë, gjatë atyre ngjarjeve, e thënë dhe e dëgjuar publikisht, – shkruan, i habitur, në kujtimet e tij, Azem Vllasi. Që këtu, kërkesa për Kosovën-Republikë, u bë temë e debateve legale kudo, pavarësisht represionit, dhunës enormë, të organeve policore dhe gjyqësore të Federatës jugosllave.

      Protesta e 11 marsit 1981, e filluar në Menzën e studentëve, me hedhjen për tokë të pjatës së parë me ushqim, siç thuhet, nga studenti Zymer Adem Kuqaj, i fshatit Studenicë, të komunës së Istogut, e pasuar nga dhjetra pjata të tjera të hedhura, ishte nisma, për të vazhduar më demonstratën e 26 marsit, e deri më 1 dhe 2 prill 1981, që përfunduan përgjakshëm.

 
     Kanë kaluar 31 vjet nga demonstratat studentore, të vitit 1981 dhe ende nuk ka marrë përgjigje të saktë, pyetja: “Kush i organizoi, realisht, këto demonstrata, pikërisht, një vit pas vdekjes së Titos? Pse këto nuk u bënë në gjallje të tij dhe a ishte momentumi i duhur të bëhen tani? 
 
     Në mesin e shumë arsyeve, të lakuara në debate, mbizotëron ajo se zhvillimin e hovshëm, politik dhe ekonomik të Kosovës, ishin të interesuara ta stoponin Serbia dhe Shqipëria. E e para, Serbia, kishte arsye politike, sepse Kosova po pavarësohej, gjithnjë e më shumë, politikisht dhe natyrshëm e heshturazi, po e braktisnin serbo-malazezët. E dyta, Shqipëria, ishte në kolapsin ekonomik. Dhe, gënjeshtra e madhe se Shqipria është vendi më i pasur dhe populli shqiptar më i lumtur në botë, ishin sllogane cinike e bajate!
 
      Përrallisjet fyese, përgjatë propagandës lehaqene, të Hoxhës me polit-byronë e tij, për ikanakët nga Kosova, se pakot me rroba e gjësende, i dërgon UDB-a dhe jo familjet e tyre, sepse “kosovarët hanë bukë me qepë”. Tashmë, pas një hapje të kontrolluar, këto gënjeshtra, nuk i besonin më shqiptarët vendorë. Andaj, në konspirimin e koordinuar, qeveritë e dy vendeve, i bënë gjëmën Kosovës. 
 
     Veç arsyeve tjera, kryesisht, ekonomike, që, realisht, nuk ishin më keq se ato të rajonit, është hedhur ideja se në organizimin e tyre, “pati dorë” edhe Shqipëria. Në Kosovë, këtë dyshim e hodhi Azem Vllasi, por, pa e shpjeguar pse-në. Pro këtij mendimi ishin edhe intelektualët në Shqipëri, si informacion i rrjedhur nga Sigurimi i Shtetit, të cilët do ta pësonin, me plumb dhe burg, së bashku me krerët dhe kuadrin e lartë të Ministrisë së Brendshme. Ata ishin më konkret, duke i përmendur shkakun se ecejakët, në mes dy shteteve, u përditësuan dhe “agjitacioni figurativ”, në shëndet, veshje e vetura, sfidoi standartin e përtokshëm në Shqipëri. 
 
     Bashkëvuajtës me rishtarët e dënuar dhe të sjellur në Burgun e Burrelit, më  1981, ishte e trishtme dhe skajshëm kriminale, atë që mësova nga ata, deri ku arrinte bashkëpunimi i Sigurimeve Informative Shqipëri-Jugosllavi, gjithëherë në kurriz të popullit të Kosovës. Pleqtë shqiptarë, nacionalistët që vuajtën kalvarin e Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, thonin: “Komunizmi është si bari i magarit, i ka rrënjët thellë”. Vërtet, këtë e provuan shqiptarët në dekada dhe ende nuk janë liruar nga kjo dogmë fatale kombëtare!
blank

Dr. Gjon Buçaj: Shembëlltyrë e atdhedashunisë dhe drejtësise njerëzore – shembull i brezave të ardhshëm – Nga Mithat Gashi*

 

Me pikëllim të thellë po ndahemi sot me Dr. Gjon Buçaj, njeriun që dinjitetshëm ka ndritë në aktivitetin e vet të pandalshmëm në dobi të çashtjeve shqiptare për sa kohë qe frymoi në këtë jetë.

Jeta dhe vepra e Dr. Buçajt mund të katergorizohet në tri periudha kohore përkitazi me vendet ku ai e kaloi këtë jetë: Shqipni, Kosovë, Maqedoni, Itali, dhe Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Në Shqipni, Dr. Buçaj ishte vetem 10 vjeç kur forcat partizane të dirigjueme nga Beogradi, të ndihmueme edhe nga anglezet si aleatë të Bashkimit Sovjetik, u futën në Pukë dhe në zona të tjera të veriut me pretekstin që po luftonin gjermanët. Në Arst të Pukës, mu afër vendlindjes së Dr. Buçajt, edhe pse aty nuk kishte gjerman, forcat partizane ushtruen terror ndaj popullatës që donte lirinë, por premas jo edhe komunizmin. Ata që e andrronin dhe kërkonin pluralizmin politik i pritte çdo formë e mundeshme e asgjesimit. Gjoni i vogël i pa me sy dhe i ndigjoi me veshë krimet barbare të brigadave partizane të cilët kishin për qëllim me marrë pushtetin në dorë me çdo mënyrë, pra, nji pale shqiptar tue ekzekutue nji pale tjeter. Sigurisht, këto skena të trishta kanë lanë gjurme të pashlyeshme në jeten e tij. Jo shum ma vonë, ai u regjistrue në shkollën unike në Shkodër. Aty edhe nisi me u hapë horizonti i tij i dijes, nëpërrmjet librave që lexonte dhe bashktakimeve që kishte me njerez të dijes e kulturës së qytetit të Shkodrës.

Në vitin 1951, familja Buçaj u arratis prej Shqipnie dhe doli në Kosovë. Populli shqiptar në Jugosllavi në atë kohe kalonte nji periudhë shum të veshtirë. Meqenëse gjatë luftës së dytë botnore, shqiptarët në Kosovë ishin armatosë mirë, objektivi i qeverisë jugosllave ishte mbledhja e këtyne armëve. Për t’ia arritë këtij qëllimi, me mija shqiptarë në Jugosllavi u futën nëpër burgje dhe u torturuen me metoda çnjerëzore. Qellimi tjetër i politikës serbo-jugosllave ishte vazhdimi i planit të shpernguljes së shqiptarëve, i projektuem qysh prej vitit 1937 nga anëtari i akademisë së shkencave të Beogradit, Vasa Cubriloviq. Pra, edhe këtë terrorizëm barbar ndaj shqiptarëve, Dr. Buçaj e pa me sytë e vet.

Sa herë që Dr. Buçaj shprehte admirin për bujarinë e familjeve të Kosovës ndaj emigrantëve të Shqipnisë, kujtonte gjithashtu copëza perjetimesh të veprave terroriste të pushtetit serbo-jugosllav ndaj shqiptarëve.

Dr. Buçaj i filloi studimet në Gjakove, mandej në Prishtinë e Shkup, ku studioi mjekësinë. Gjatë qendrimit të tij në Kosovë e Maqedoni, kishte hy në kontakt të tërthortë me figura prominente shqiptare që jetonin ne Itali. Ndër këta ishte edhe Kol Bib Mirakaj. Për këtë arsye, dhe për qendrimet e tij kombtare, Dr. Buçaj ishte nën vezhgim te UDB-së Jugosllave, që rezultoi edhe në arrestimin e tij. Për fat të mire, në vitin 1965 i jepet mundesia të shkojë në Itali, ku studioi e punoi për afër nji dekadë. Në Rome, u lidh me Prof. Ernest Koliqi. Shpejt u aktivizue në partinë Bloku Kombtar Independent, parti politike shqiptare në diasporë, platforma e së cilës bazohej në dy objektiva: Të përdorte të gjitha masat për të çlirue Shqipninë nga komunizmi dhe për t’i mundësue popullit shqiptarë të fitonte pavarësinë e nevojshme për me zgjedhë lirisht me votë të lirë të ardhmën e vet. Paradoksalisht, Shqipnia e jonë e dashtun edhe sot po vuen prej shit-blemjes së votave!

Dr. Buçaj luejti nji rol të randësishëm në ndihmen qe u dha refugjatëve shqiptarë në Itali, pjesa ma e madhe e të cilëve ishin shperngulë nga Maliz i Zi, vazhdimësi e pastrimit etnik të shqiptarëve në Jugosllavi. Kahmos hasë shqiptarë në SHBA sod e kësaj dite që e kujtojnë me respekt Dr. Buçajn për ndihmen që u pati dhanë kur ata ishin nëpër kampet e refugjatëve në Itali. Me anë të partisë Bloku Kombtar Indipendent, Dr. Buçaj u aktivizue për çashtje kombtare, kundër shkeljeve të të drejtave njerëzore që ushtronin regjimet barbare komuniste si ai në Shqipni po ashtu dhe ai në Jugosllavi. Në vitin 1968, Vatra i kishte ba nji ftesë zyrtare Prof. Ernest Koliqit. Sigurimi i Shqipnisë, por edhe ai i Jugosllavisë, kishin tentue ta sabotonin këtë program, por pa sukses. Në vizitën e tij në SHBA, dhe në takimet me Vatrën, Prof. Ernest Koliqi kishte marrë me vete Dr. Gjon Buçajn si pjesë e delegacionit të tij. Në vitin 1972, në Madrit, Mbreti Leka kishte ftue partitë politike shqiptare në mërgim për të ba nji platformë të përbashkët për të rrëzue komunizmin në Shqipni. Ismail Vërlaci, kryetari i Blokut, e kishte dërgue si përfaqsues të tij Dr. Gjon Buçajn në këtë Kongres në rolin e vëzhguesit. Kongresi qe drejtue nga Xhafer Deva.

Dr. Buçaj emigroi në Shtetet e Bashkueme në vitin 1974, dhe posa erdhi, pa humbë kohë, vazhdoi aktivitetin e tij në mbështetje të çashtjeve shqiptare. Vazhodi punën e tij si eksponent i Blokut Kombtar Independent dhe si anëtar i Vatrës, ku u shque për aktivitetet e tij në organizimin e shum seminareve shkencore, protestave kundra regjimit komunist të Shqipnisë, si dhe demostratave në mbeshtetje të Kosovës para Shtepisë se Bardhë, para OKBs si dhe Misionit Jugosllav në New York. Në organizimet që bante Dr. Buçaj valvitej flamuri kuq e zi, pa yll, sepse në atë kohë, nga viti 1981-1991, infiltrimi i Sigurimit të Shqipnisë dhe Jugosllavisë kishin mundë me krijue nji përçamje të konsiderueshme në mërgatë, për pasojë dhe konfuzion ndër shqiptarët e Jugosllavise, se flamuri shqiptar asht ai me yll, dhe që sistemi komunist i Shqipnisë ishte i mire.

Në vitin 1990, Vatra po kalonte nji periudhe të vështirë. Elementë të cilët mendonin që regjimi i Shqipnisë ishte i mirë tentuen t’a marrin Vatren peng. Dr. Buçaj me miqtë e tij krijoi kushtet, që nëpermjet Kuvendit të Vatrës, të zgjidhet Prof. Arshi Pipa kryetar. Ky ishte nji kontribut i madh sepse e vu Vatrën në hullinë e vet historike, në mbështetje të interesave kombtare. Dr. Buçaj shërbeu si nënkryetar i Vatrës për dy dekada, dhe nga viti 2010-2017 si kryetar i saj. Duhet të nënvizojmë disa vepra të Dr. Gjon Buçajt kur ai ishte kryetar:

 

*Organizimi i suksesëshem i 100 vjetorit të Vatrës;

*Dekorimi nga presidenti i Shqipnise të vatranëve që ishin përsekutue apo ekzekutue nga regjimi komunist i Shqipnisë, ndër ta ishte themelusi i Vatres, Kristo Kirka, të cilit Arshi Pipa në “Libri i Burgut” i kushton nji poezi.

*Randesia e harmonisë ndërfetare, që ai thonte na e kanë lanë të parët dhe duhet ta kultivojmë. Në kremtimin e 100-vjetorit të Vatrës, klerikët përfaqësuen të gjitha besimet.

*Krijimi i degëve të Vatrës dhe nxjerrja e gazetës Dielli online dhe në print njiherë në muej.

*Për fat të keq, mbas dorëheqjes se tij si kryetar, Vatra u transformue në nji organizatë ku antarët e rij shikonin interesat personale mbi ato të Vatrës. Kur Vatra u nda në dy pjesë në vitin 2020, Dr. Buçaj zgjodhi të jetë pjesë e Vatrës që doli nga Komisioni i 5 Tetorit 2019.*

*Aktiviteti i tij si kryetar i Vatres asht botue në nji libër me afër 600 faqe. Libri asht printue me 13 maj 2022, por asht shum ngushellues fakti që ai e pati fatin me e preke me dore e me ia gëzue shpirtin nji ditë para se ai te na jepte lamtumirën né dhe kësaj bote.

Dr. Buçajt iu dha titulli nder i kombit nga Presidenti i Shqipnisë, nji nderim i qelluem mbassi nëse nji aktivist në diasporë e meritonte atë, pa dyshim që ai ishte Dr. Buçaj.

Sejcili nga ne qe kemi pasë fatin me e njoftë nga afër Dr. Gjon Buçajn, ka kujtime të ndryshme me të. Që në takimin e parë, ai të impononte respekt dhe dashamirësi. Interesohej për të kaluemen dhe shqetesimet e gjithsecilit.

Takimi i parë i imi me Dr. Buçajn ka qenë në vitin 1986, kur isha fare i ri. Ashtu si edhe ai dikur, unë isha arratisë nga Shqipnia atë vit, dhe nji jave mbassi mbrrina në SHBA, mora pjesë në celebrimin e 28 nandorit që organizohej nga Vatra. Kur u prezantuem, u ngrit në kambë, më dha dorën dhe me përqafoj, më pyeti gjanë e gjatë për gjendjen në Shqipni, krejt sy e veshë, tue ndigjue me vemendje të jashtëzakonshme.

Takimi i fundit me të ishte Me datën 20 tetor 2021 në Kafé Môtier French Pastry & Cuisine në Clifton, VA. Ai takim ishte koordinue me nji përfaquesues të Departmentit të Shtetit amerikan, ku u diskutuen tema me randësi për gjendjen e shqiptarëve në Ballkan dhe për shqetësimet tona si nënshtetas amerikanë.

Në këtë takim të fundit, sigurisht, nuk e dijsha se kaq shpejt, këtu, në këte vend, ka me mu dashte me ardhe e me qendrue para trupit të tij.

Por po, i dashun Dr. Buçaj, jemi përpara trupit tand. E dijmë qe ky trup ka qene kafazi i shpirtit tand, dhe tash shpirti yt fluturon dhe me lumtuni kthehet prej andej nga ka ardhë.

Në jetën tande, ti gjithnji pate guximin e moralin për të ndjekë rrugën e drejtë. Ti kurrë nuk hoqe dorë nga e drejta dhe ishe i bindun që e keqja nuk triumfon mbi te miren. Sinqeriteti yt të impononte dashamirësi. Gjithnji i vune nevojat e të tjerëve mbi tuejat.

E kemi nji shprehje ne malsorët, “Asht ma mire me vdeke me nderë se sa me jetue me marre.” Ti e përmbylle jetën tande në këtë botë me nder, dhe për këte, ke me qenë shembull për brezat e ardhshëm.

Ngushllimet ma te thella familjes, grues znj. Nikolete; djemeve, Eduardit dhe Lekes; vajzave, Teutes e Norës; motrave, Mrikës dhe Drandës; nipave, mbesave, kusherijve, dhe miqeve e dashamirëve të tij të shumtë.

Mithat Gashi, anëtarë i Vatrës që nga viti 1990, ka mbaruar studimet për marëdhenje indërkombëtare në Columbia University School of International Affairs, dhe doktoraturën në Fordham University.

*Shenim: Qëndrimet Dr. Gjon Buçaj mbi Vatrën mbas vitit 2017, reflektohen në këto shkrime dhe intervista të botuara tek VOAL.CH si më poshtë:

blank

blank

 

blank

blank

Qendrimi i Dr. Gjon Buçaj mbi Vatrën pas vitit 2017

 

  1. Pse unë e përkrahi Komisionin e 5 tetorit 2019 të Vatrës* Nga Dr.Gjon Buçaj, Ish Kryetar i Vatrës
  2. Ish Kryetari i Vatrës Dr.Gjon Buçaj: Kanunorja me Amendamente asht hedhun në shportë edhe nga Dritan Mishto, edhe nga Kuvendi i 26 shkurtit
  3. Dr.Gjon Buçaj: Mishto ishte negativ për Vatrën njëlloj sikur Basha ishte negativ për PD – Dritan Mishto ndryshoi vijën kombëtare të Vatrës – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj 
  4. Intervista e plotë e ish Kryetarit të Vatrës- Dr.Gjon Buçaj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër të Dritan Mishtos, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore – Pjesa e Parë
  5. Dr.Gjon Buçaj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj -Pjesa e Dytë
  6. Dr.Gjon Buçaj: Me Agim Karagjozin &një grup shokësh na bashkoi qendrimi antikomunist & amaneti i themeluesave të Vatrës, në interes të kombit dhe Atdheut Intervistoi Elida Buçpapaj

 

blank

NË DITËN E PRESIDENTIT KUSHTUAR IBRAHIM RUGOVËS – KOSOVA NDERON XHIM XHEMËN – Nga Frank Shkreli

Të martën me 24 Maj, në Ditën e Presidentit, kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dekoroi z. Jim Xhema, shqiptaro-amerikanin e njohur, lobistin, patriotin e madh dhe filantropistin e dalluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin botuar në portalin e Presidencës së Republikës së Kosovës, thuhet se në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të Zëvendësambasadorit të SHBA-ve, z. Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të Federatës Pan-Shqiptare, “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, dekoroi z. Jim Xhema me “Urdhrin e Lirisë”.

Z. Xhim Xhema ishte dekoruar më parë edhe me “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, nga Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova.

Në të njëjtën ceremoni, ditën e martë, me 24 Maj, 2022, Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin, “Dr. Ibrahim Rugova” edhe amerikanin, Z. Christopher Hyland. Z. Hyland është i njohur për komunitetin tonë në Nju Jork dhe më gjërë. Ai ka qenë zyrtar i lartë i fushatës për president të Z. Bill Clinton dhe ka punuar shumë ngusht me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai ishte bërë pjesë e pa ndarë e këtij komuniteti me përpjekjet e tija në mbështetje të çeshtjeve kombëtare të shqiptarëve, sidomos në promovimin dhe ndërkombëtarizimin e çeshtjes së Kosovës gjatë 1990-ave.

Presidentja Dr. Vjosa Osmani vlerësoi kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite, ndërsa ka thenë: “Duke e rikthyer vëmendjen tonë te miqtë e Kosovës dhe atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e ndarjes së dekoratave.

Nuk është e rastit që Presidentja Osmani i dekoron veprimtarin dhe afaristin e dalluar në Amerikë, Xhim Xhemën me dekoratën, “Urdhri i Lirisë”, pikërisht, në Ditën e Presidentit, që festohet në Kosovë — kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës. Z. Xhim Xhema dhe Dr. Ibrahim Rugova kanë bashkpunuar ngusht me njëri tjetrin për të ndërkombatirizuar çeshtjen e Kosovës gjatë viteve 90-a dhe më vonë, jo vetëm këtu në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës. “Presidenti Rugova”, ka thenë Xhim Xhema për Zërin e Amerikës disa vite me parë, “ishte një udhëheqës largpamës, një njeri që mbronte idenë e mjeteve paqësore, por i vendosur në udhëheqjen e shqiptarëve drejt pavarësisë. Është vërtetë një tragjedi”, ka shtuar ai, “që Presidenti Rugova nuk jetoi të gëzonte pavarësinë e Kosovës”.

“Shpresoj që udhëheqësit e rinj të Kosovës”, është shprehur me atë rast Xhim Xhema, “të përqafojnë udhëheqjen paqësore të President Rugovës, një qëndrim që u ka siguruar shqiptarëve mbështetje në pjesën më të madhe të botës”, ka thenë Xhema për Zërin e Amerikës në vitin 2010.

Përveç atdhedashurisë së tij të flakët, Xhim Xhema dallohet për veprimtarinë e tij gjatë dekadave në Amerikë se dijti të zgjidhte dhe të bënte miqë për kauzat shqiptare në Washington, sidomos për çlirimin e Kosovës, duke siguruar mbështetjen e dy partive politike kryesore të këtij vendi – republikanë dhe demokratë. Kishte “berë për veten”, politikanët më të dalluar dhe më me influencë të këtij vendi demokratik, njerëz me vlera morale dhe politike, por edhe human si Robert Dole, që besonin në lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë popujt, pa dallim.

Është e pamundur të thuhet se sa shërbime i ka bërë Xhim Xhema gjatë 50-viteve të kaluara, Kosovës dhe Kombit shqiptar, lirisë e demokracisë dhe interesave shqiptare në përgjithësi, duke ndërtuar ura të forta miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kohët e fundit, mësova se kishte qenë vet Xhim Xhema, i cili kishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që Presidenti Ronald Reagan, që në vitin 1985, të dekoronte murgeshën shqiptare, Nenë Terezën me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, dekorata më e lartë që jep presidenti i Amerikës, personave, “Me kontribute të veçanta ndaj sigurisë ose interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, paqës botërore ose arritjeve të mëdha publike ose private”. Deshta ta përmend këtë fakt dhe hollësi të aktivitetit të Xhim Xhemës për të pasqyruar veprimtarinë shumë dimensionale të tij, me qëllim për t’i zbardhur faqen Kombit tonë para popullit amerikan dhe botës.

blank

Ishte fati ynë që komuniteti shqiptaro-amerikan kishte njerëz si Xhim Xhema i cili me veprimtarinë dhe me miqësinë e tij që kishte lidhur me politikanët më të njohur të këtij vendi – bëri që “çeshtja e Kosovës”, (the Kosovo issue”) siç i referoheshim krizës në Kosovë atëherë në fjalorin e përditshëm – në mbrojtje të të drejtave dhe lirive për shqiptarët në përgjithësi. Ishte një periudhë shumë kritike në historinë e shqiptarëve në shekullin XX – kur interesat e tyre kombëtare ishin vendosur në krye të listës së politikës së jashtme amerikane, gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe fillimim shekullin XXI.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në vitin 2003 e kishte vlerësuar kontributin e Z. Xhema, gjatë viteve, me medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë”, me motivacionin: “Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejtë përmirësimit të jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut.”

Meritat e njohura dhe të panjohura të Xhim Xhemës gjatë dekadave janë aq të mëdha e aq të shumta, sa që nuk ka dekorata që mund të shpërblejnë veprat patriotike dhe humane të tija për një gjysëm shekulli. Modestia e tij është vërtetë një pasqyrim i asaj thënjes biblike “Mos ta dij dora e majtë çfarë bën dora e djathtë”. Të gjithë ata që e njohin Xhimin, e dinë se nuk i pëlqejnë lavdet dhe vlerësimet. Më fal Xhimi, por nuk kisha si mos ta shënojmë dhe ta vlerësojmë, me këtë rast, dekoratën shumë të merituar, “Urdhri i Lirisë”, që u dha Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e të cilës punove aq shumë. Është domethënës fakti se kjo dekoratë të jepet, pikërisht, në Ditën e Presidentit — kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, mikut tënd të madh. Është gjithashtu një rast për të rikujtuar veprimtarinë tuaj — edhe këtij brezit të sotëm të shqiptarëve — me miqët tanë amerikanë në mbrojtje të interesave kombëtare, por edhe të ritheksojmë dhe të “ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, siç u shpreh edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Urimet janë shumë me vend për dekoratën e lartë të Republikës së Kosovës, “Urdhri i Lirisë! Pa kontributin e individëve si Xhim Xhema, nuk jam i sigurt se çfarë lirie do gëzonte sot Kosova.

blank

Xhim Xhema (majtas) me ish senatorin Bob Dole dhe ish presidentin Bill Clinton, në mbrëmjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, në qershor 2003.

blank

Presidentja Osmani i dorëzoi dekoratën, Z. Christopher Hyland. Zoti Xhim Xhema nuk ishte i pranishëm në ceremoninë me këtë rast, por atij do i dorëzohet dekorata kur të kthehet në Amerikë delegacioni i Vatrës.

Postimi i Presidentes Vjosa Osmani: “Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit të pavarur të Kosovës, nismëtarin e jetës demokratike e të angazhimit pluralist politik, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992, e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike. Kjo ditë i kushtohet atij!”, ka shkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit, kushtuar Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës.

blank
Të Dekoruarit të martën nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani: Christopher Hyland dhe Xhim Xhema. Foto credit: gazeta shqiptaro-amerikane ILLYRIA

blank

Xhim Xhema ka thënë se pa Senatorin amerikan republikan, Robert Dole, Kosova nuk do të ishte sot e pavarur. Unë do të thoja se pa kontributin e çmuar dhe shumë të vyer të Xhim Xhemës, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

blank

Autori me mikun Xhim Xhema në Seminarin kushtuar 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Nenë Terezës — në “Qendrën Nënë Tereza”, pranë Kishës shqiptaro-amerikane, Zoja e Shkodrës në Hartsdale, Nju Jork 3 Maj, 2022

blank

Shpresa është ylberi mbi rrjedhën dëshpëruese të jetës Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shkrimi i vërtetë është një shembull unik i magjisë që lëviz lehtë. Unë i besoj nënndërgjegjes sime dhe i besoj më shumë sesa jam i mençur. Fjalët kanë qenë gjithmonë aty. Ato thjesht duhet të përzihen. Bëhet fjalë për krijimin e fjalëve magjike, ajo që lëviz zemrat.
***
Shpopullimi i Shqipërisë – 5 vitet e fundit mbi 600.000 shqiptarë kanë lëshuar vendin dhe disa dhjetëra mijë afrikan-aziatik ilegalisht janë futur brenda. Spastrim etnik, gjenocid, për të zëvendësuar shqiptarët me rus, serb, afrikan, aziatik. Qëllimi i regjimit: Ndryshim demografik.

Shqiptaria (me përjashtime nderi) ka politikanët më analfabetë, më hajdutë, më të korruptuar dhe antikombëtarë të Evropës. Kujdesi për vendin dhe popullsinë e vet nuk ka qenë kurrë prioritet.

Ditën e djeshme Shqipërisë i është kthyer opozita e vërtetë; telashe për nudistin e stërzgjatur dhe zagarët e tij. Mbetet vetëm të shpresojmë se tashmë është populli ynë që do të jetë në fokus në të ardhmen, por nuk e besoj derisa të shoh që regjimi kriminal të rrëzohet sa më shpejt, mundësisht gjatë vitit.
Nëse prisni momentin e duhur ku gjithçka është e pa drojë dhe e sigurt, ai nuk do të vijë kurrë. Malet nuk ngjiten, garat nuk fitohen dhe lumturia e qëndrueshme nuk arrihet.

***

Unë e kuptoj simpatinë ndaj popullit tim të vuajtur gjerësisht si aftësinë për të kuptuar situatën e të tjerëve dhe për të ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre, dhe gjithashtu për të reflektuar veten në sytë e të tjerëve. Njeriu është kështu një spektator për të tjerët në të njëjtën kohë pasi të tjerët janë spektatorë për veten e tyre. Kjo formon bazën e një lëvizjeje, një “udhëtimi formimi” moral, i cili çon te spektatori i paanshëm.

Kur mjegulla e përshkon tokën, është e paimagjinueshme që dielli të shkëlqejë në të vërtetë dhe se mund të jetë e mjaftueshme për të lëvizur disa kilometra për të përjetuar nxehtësinë jetëdhënëse.

Dhe, nuk është e lehtë të pranosh që kozmosi dhe kuptimi mund të ekzistojnë.

Edhe pse paraardhësit e mi për breza kanë jetuar shumë larg trojeve të tyre, rastësisht nuk jemi asimiluar. Do të jetë shumë interesante kjo histori që së shpejti do të përshkruaj në librin tim “pemën familjare”. Kam gjak shqiptari dhe personaliteti im ndikohet fuqimisht nga prejardhja ime arbërore-shqiptare. Ashtë një prejardhje për të cilën jam krenar. Përmes bisedave me bashkëkombës nga diaspora dhe njerëz që ende jetojnë në vendin ku kanë lindur paraardhësit e mi, ndjejë dhe vështrojë një pikëllim për atë tokën e dashur, atje larg, të kapur nga tradhtarët dhe kriminelët e gjithanshëm. Nga servil të pakarakter që u përulet dhe u bën lajka më të fuqishmëve (veçanërisht armiqve të jashtëm) për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Dobiçë shqipfolës që edhe masakrat dhe gjenocidin e pushtuesve ndaj kombit tonë, të planifikuar dhe zbatuar pa ndërprerje 120 vjetët e fundit – i quajnë incidente.

Ne duhet ta ndajmë dritën nga errësira dhe të krijojmë rregull dhe kuptim atje ku ka ekzistuar dhe akoma ekziston kaos. Por kështu nuk përjetohet aspak kur mjegulla vendoset.

Mendja e njeriut është e mrekullueshme. Deri më tani shumë shqiptarë mund ta njohin përvojën e një ekzistence të pajetë. Ata mbajnë një të brendshme të mjegullt ku duhet të ketë rregull dhe kuptim. Për ata që janë me fat dhe nuk e ndjejnë në këtë mënyrë, mund të jetë e dobishme të përpiqen të kuptojnë vështrimet e prangave të shpirtit.

Kur askush nuk e ka ndarë dritën nga errësira, mbretëron kaosi. Ku gjithçka shkon në një parregullsi.

Jeta është në vrull të plotë në kohë festash. Na hedh në një det kujtimesh, aromash dhe emocionesh. Kjo është arsyeja pse është kaq e shijshme. Dhe kaq e dhimbshme.

Nuk është aq e lehtë të jetosh në Shqipëri; Kosovë, FYROM, Luginën e Preshevës, Mal të Zi ku sundon varfëria dhe mjerimi. Megjithatë, është e vërtetë që edhe jeta në mërgim është e vështirë.

Unë nuk do ta fsheh këtë nga ju. Do të keni dhimbje. Do të qani. Megjithatë, ju them juve që dëshironi të largoheni nga vendlindja. Do t’ju mungojë shtëpia ku keni lindur. Prindërit e juaj, vëllai, motra, gjyshi, gjyshja (…) Vendlindja (atdheu) është shtëpia e njerëzve të lumtur, një shtëpi e mrekullueshme. Jeta nuk duhet të shkojë kurrë aq larg kundër jush sa të mos e kuptoni.

“Jeta në emigracion është një gjë e brishtë dhe lumturia kaq e vështirë për t’u fituar”, – gjyshi im.
***

Ditën që familja ime ka festuar ditëlindjen time të parë, nëna ime ka shkruar një letër urimi për mua, ku thotë:

“Djali im është i shtrirë në krahun tim. Ka një peshë kaq të vogël. Vështirë se ndihet fare. Megjithatë, ai peshon më shumë se toka dhe qielli, yjet dhe sistemi diellor”.

Kështu janë nënat…

Ndarja nga të dashurit më të afërm, dhe ikja në kurbet për shkaqe varfërie të skajshme (mbijetese), shkakton dhembje të hatashme, që me kalimin e kohës shtohet, deri në vdekje.

blank

PRISHTINA PËRQAFON TË MADHIN ERNEST KOLIQI Inaugurohet Biblioteka Ernest Koliqi Nga Frank Shkreli

Kam patur fatin që 52-vjet më parë të kem takuar Profesor Ernest Koliqin, gjatë qendrimit tim si refugjat në Romë, para se të vendosesha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1970. Si përfundim i kësaj njohjeje, kam qenë në kontakt me Profesorin e nderuar deri sa ndërroi jetë me 15 Janar, 1975. Shkëmbenim letra, të pakën, dy tre herë në vjet, para se të vdiste. Një nga letrat që Profesor Koliqi më ka dërguar në vitin 1972, tri vjet para se ai të shkonte në amshim, më ka mbetur në kujtesë të përhershme sepse përmbante një amanet.  Letra e Ernestit erdhi pas një përpjekjeje amatore nga ana ime për të botuar, në vitin 1972, një fletushkë kushtuar rinisë në mërgim.  Letra që më dërgonte Profesor Koliqi ishte plot këshilla — tepër të nevojshme për mua në atë kohë — nga një personalitet i njohur siç është Ernest Koliqi. Ai shkruante, ndër të tjera: “I dashtuni Fran, më kanë ra në dorë si letra e jote ashtu edhe Nr.1 i periodikut, “Rinija Shqyptare në Mërgim”.  Gëzohem pikë ma së pari që je mirë, që përpiqesh të ndjekish studimet, e në fund, për botimin kushtue masës së re që larg prej Atdheut ka shumë nevojë t’ushqehet me shkrime të shëndoshta shqipe.  Të lumtë! Ashtë nji fillesë plot premtime.  Mbaje mend veç nji fjalë të moçme: ‘Trimi i mirë me shokë shumë’.  Avit moshatarë sa ma shumë që të mundesh.  N’ ashtë se kjo fletore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorët që regjimi komunist i ka përjashtue nga historia e letërsisë shqipe…”. Ishte ky, pra, amaneti i tij, një amanet që jam munduar ta mbajë e ta ruaj, me atë kapacitetin tim të vogël, duke e kujtuar Koliqin, sa herë që kam patur rast e mundësi, si njërin prej atyre “auktorëve që regjimi komunist i ka përjashtue nga historia e letërsisë shqipe…”- Frank Shkreli: Amanetin e mban toka- gëzuar ditëlindjen Prof. Ernest Koliqi | Voal.ch –

Sot është mundësia dhe rasti që më jep Prishtina dhe Kosova për të kujtuar Ernest Koliqin – po e kujtoj me fjalët e pjesëmarrësve të nderuar dhe personaliteteve në inaugurimin e Bibliotekës që mban emrin e tij në Prishtinë. Shkrimtari i madh Ernest Koliqi, nismëtari i arsimit shqip në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në fillim të 1940-ave, u kujtua në Prishtinë në ditën e lindjes së tij (20-maj, 1903), me inaugurimin e “Bibliotekës Ernest Koliqi”, në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.

blank

Kryetari i Bashkisë – Prishtinë, Z. Përparim Rama duke prerë shiritin me rastin e inaugurimit të Bibliotekës “Ernest Koliqi”.

Duke hapur ceremoninë e inaugurimit të “Bibliotekës Ernest Koliqi”, fjalën përshëndetse dhe mirëseardhëse për të pranishëmit e kumtoi Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, duke e cilësuar Bibliotekën Ernest Koliqi si, “një vend për të kujtuar të kaluarën dhe për të kultivuar të ardhmen tonë”. Inaugurimi i Biblotekës “Ernest Koliqi” Prishtinë – YouTube Të pranishëm ishin pjesëtarë të familjes së gjërë të Ernest Koliqit të ardhur nga Shkodra e Tirana, si dhe shumë personalitete të jetës së artit, shkencës e letërsisë, përfaqsues të klerit por edhe perosnalitete të politikës. Një ndër perosnalitete e larta ishte Kryetari i Bashkisë Prishtinë, Z. Përparim Rama i cili e kujtoi Ernest Koliqin me këto fjalë: “Shkodrani Ernest Koliqi, shkrimtari i madh i letërsisë ishte siç e dini edhe Ministër i Arsimit në Tiranë që, në kohën e Luftës së dytë Botërore, pruri mbi 200-mësimdhenës shqiptarë me hap shkollat shqipe anë e mbanë viseve të Kosovës. Përndjekja e tij dhe ndalimi i veprës së tij nga Shqipëria komuniste e për-rrjedhoi nga Kosova që aso kohe thjeshtë irritonte shtetin amë – nuk i kanë berë aspak nder Kombit tonë. Prandaj përzgjedhja, pikërisht, e emrit të kolosit Ernest Koliqi për bibliotekpn tuja dhe inaugurimi i saj, pikërisht, në ditëlindjen e tij nderojnë jo veç këtë bibliotekë, as veç Ipeshkvinë, por gjithë kryeqytetin tonë dhe gjithë Kombin tonë shqiptar. Kur jemi te shskrimtarët dikurë të ndaluar uroj që kjo bibliotekë të forcojë sa më shumë lidhjet me bibliotekën e Françeskanëve të Shkodrës të cilët me rënjen e komunizmit po i ribotojnë me përkushtim të madh veprat e kolosëve të ndaluar katolikë të letrave shqipe, që nga ajo e Shtjefën Gjeçovit, Gjergj Fishtës, Anton Harapit, Donald Kurtit, Vinçenc Prenushit, Bernardin Palaj e deri tek ajo e At Zef Pllumit. Të anatemuar padrejtësisht nga diktatura komuniste, vepra e këtyre kolosëve është në fakt më e shëndosha e letërsisë kombëtare e për më shumë është një opus që bibliotekën e Ipeshkvisë e pasuron dhe e nderon. Bibliotekës i uroj fond gjithmonë e më të pasur librash, lexues gjithmonë e më të shumtë dhe me që ambienti i bibliotekës qenka jashtëzakonisht i këndëshëm, uroj sa më shumë organizime eventesh kulturore e letrare të këtij ambienti…Urime për Bibliotekën e re “Ernest Koliqi”. Kryebashkiaku i Pristinës falënderoi Ipeshkvinë e Kosovës për krijimin e kushteve — për studentët dhe për gjithë kulturën në qytetin tonë që të shkojmë përpara – kushte që ai i cilësoi si, “fenomenale, fantastike”, duke premtuar se edhe ai vetë, do kalojë shumë kohë në këtë bibliotekë.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Z. Minxhozi e cilësoi ceremoninë e ianugurimit të Bibliotekës “Ernest Koliqi, si një ngjarje të jashtzakaonshme dhe shumë të veçantë. “Duke pasë përball këtë korife të madh të historisë dhe kulturës shqiptare, Ernest Koliqin, me veprën e tij tregoi dhe i tregon botës, pavarësisht sistemeve, pavarësisht represionit, e drejta, arti dhe kultura që i shërbejnë popullit, nuk shuhet kurrë. Politika është momentale, ndërsa veprat e kolosëve tanë janë të pavdekshme.” Ambasadori i Shqipërisë e ciclësoi bibliotejkën si shumë interesante dhe krejt të veçantë në llojin e vet. “Shumë, shumë e bukur, me një arkitekt fantastik që e ka bërë këtë”, por shtoi ai , “Ajo që e mbush më tepër, “Është vepra e të Madhit Ernest Koliqi”. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, duke falënderuar ata që kishin ardhur nga Shkodra dhe Tirana për të marrë pjesë në inauagurimin, tha se Ernest Koliqi, “ishte shkodran, mbetet shkodran, ishte shqiptar, mbetet shqiptar dhe shumë i madh.” Me shumë kënaqësi uroj që edhe brezat e rinjë do të përcjellin veprën e tij të pavdekshme, përfundoi fjalën ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Z. Qemal Minxhozi.

Ndërkaq, kumtesën kryesore e mbajti Prof. Xhavit Beqiri i Universitetit të Prishtinës, i cili tha se, “Ernest Koliqi është guri i këndit në themelin e shkollës shqipe në Kosovë. Në një mjedis të shkretë arsimor e kulturor, ai e hodhi i pari farën e sinapit, nga e cila mbiu dhe hodhi shtat trungu i të gjithë sistemit edukativ, arsimor e kulturor në këtë pjesë të etnisë. Përtej figurës: shkollën shqipe në Kosovë dhe në hapësirat e tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë e krijuan gjatë viteve ’40 të shekullit XX, afërsisht 200 mësues normalistë, të cilët me misionin e shenjtë të përhapjes së shkronjës shqipe u ngarkuan nga vetë Ernest Koliqi, asokohe ministër i Arsimit. Për mua, Koliqi është profeti, ndërsa ata normalistë të zgjedhur prej tij, janë apostujt e shkollës shqipe në këto treva”, u tha, ndër të tjera, të pranishëmve Prof. Xhavit Beqiri i Universitetit të Prishtinës. Prof. Beqiri theksoi se, “Poeti, publicisti e studiuesi Ernest Koliqi, përveç epitetit të themeluesit të shkollës shqipe në Kosovë, mori edhe epitetin e nismëtarit të prozës moderne shqipe”.

Me ianugurimin e Bibliotekës “Ernest Koliqi, Kosova po ia lanë një borxh të madh këtij burri të madh të Kombit shqiptar. Amanetin e tij 50-vjet më parë — që, të “mos harrohen auktorët që regjimi komunist i ka përjashtue nga historia e letërsisë shqipe…” — Kosova e çoi në vend me ianugurimin e Bibliotekës me emrine tij në prishtinë, “në kujtim të së kaluarës dhe për kultivimin e të ardhmes” tonë, siç u shpreh Imzot Dodë Gjergji.

Duke mos dashur të jem kritik ndaj disave – sidomos në këtë ditë shumë të lumtur të inaugurimit të Bibliotekës Ernest Koliqi në Prishtinë — më duket se ka ardhur koha që Tirana zyrtare politike dhe akademiko-historike, të heq dorë një herë e mirë nga denigrimi e përjashtimi nga historia shqiptare e burrave të Kombit siç është Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta dhe shumë të tjerë. Mjaft është mjaft! Nga çfarë kini frikë? Merrni shembëll Kosovën. Fatbardhësisht, në rastin e Ernest Koliqit dhe të Gjergj Fishtës, sa më fort që të urrehen këto figura dhe të tjera si këto të Kombit, nga Tirana zyrtare dhe nga nostalgjikët e komunizimit sllavo-aziatik, madje edhe 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — aq më shumë ata adhurohen në Prishtinë, në Kosovë dhe në anë e mbanë trojeve shqiptare.

Frank Shkreli

blank
Një nga hapësirat e Bibliotekës së re “Ernest Koliqi” në Prishtinë

blank

Një pamje nga brendësia e Bibliotekës Ernest Koliqi në Prishtinë

blank
Drejtori i Institutit të Trashigimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Prof. Dr. Skender Asani me bashkpuntorët – si dhe shumë organizata dhe ente të ndryshme dhe individë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria — i dhuroi Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit tituj librash për Bibliotekën e re “Ernest Koliqi” në Prishtinë – “ITSHKSH dhe Ipeshkvia e Kosovës do të vazhdojnë të këmbejnë dije e përvoja në të ardhmen me qëllim të avancimit të bashkëpunimit e mirëkuptimit ndërinstitucional, ku theks i posaçëm do t’i vihet emancipimit të mëtejmë kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare dhe komunikimit të saj me shoqëritë e tjera”. (ITSHKSH)

blank

Profesor Xhavit Beqiri i Universitetit të Prishtinës duke mbajtur kumtesën e tij me këtë rast

blank
Ernest Koliqi me kolosët e Kombit, Fishta, Asdreni e Poradeci

blank
Biblioteka Ernest Koliqi, Prishtionë, Republika e Kosovës

blank

Ernest Koliqi në moshën kur e kisha njoftuar në Romë, në vitin 1970 – pesë vjetë më vonë ka ndërruar jetë.

blank

2) “LOJË E PISTË” E KUADROVE BRENDA LDK-SË! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Skënder Hyseni dhe vetëm disa nga viktimat e vrasjeve politike
    Rivrasin viktimat dhe lëndojnë të mbijetuarit e Golgotës SHIK-ase!
 
Por befason futja në këtë “lojë” të pistë, të LDK-së, më saktë, të disa kuadrove, kryesisht, pjesë e klanit rrënues të partisë së Presidentit Rugova. Tashmë, po vërtetohet kallzimi i kuadrit të PDK-së, Xhavit Haliti, se brenda strukturave vendimmarrëse, të të gjitha partive, përfshi edhe LDK-në, kanë penetruar njerëzit e SHIK-ut. Kjo u dëshmua qartë me zgjedhjen e banditeske të Hashimit president, por, edhe me koalicionet, hiç parimore, me PDK-në, përkundër mosaprovimit të elektoratit, anëtarësisë, Këshillit të Përgjithshëm dhe të vet Kryesisë të LDK-së, përjashto rrethin vicioz, klanin Mustafa.
     Për 6 muaj raddhazi, qe bllokua krijimi i qeverisë së parë të pasluftës, ngaqë Dr. Rugova nuk e pranonte Hashimin kryeministër, sepse siç thoshte ai, se “nuk duhet lejuar të ngritet në pozitë Hashimi, sepse është i dëmshëm për Kosovën”. Por klanorët e LDK-së, “harruan” porosinë domëthënëse dhe e bënë krimin e radhës, pas nënshkrimit të Asociacionit dhe të Demarkacionit. Dhe, rezultoi e saktë profecia e Presidentit Rugova. Rrjedhojat e nënshkrimeve të djeshme të Hashimit, po i vuan sot Kosova.
          Futja e LDK-së në “lojën e pistë”, befasuese!
      Kryetari Isa Mstafa ishte i hershëm në pazare me “komandantët”. Plumbosja e ministrit të Luftës, ishte ultimatuum, “UÇK-ja nuk këshillon dy herë”, – siç shprehej, kërcënueshëm, në tubimet e LPK-së, dezertori nga LDK-ja, Dr. Mujë Rugova. “Komandantët e Rogner-it”, tërhoqen, dhunshëm, miliona marka nga Fondi Shtetëror i 3 %-shit, në emër të luftës, por, pa fije mbulese, përfunduan në xhepat e “komandantëve” mujëshorë, të babëzitur për pasuri e pushte. Për t`ia arritur këtij qëllimi, ata shkelën shkelën mbi kufoma luftëtarësh, veprimtarësh, atdhetarësh.
     Isa, partner besnik i Hashimit me shokë, u tregua i gatshëm, për mbulesën e shpenzimeve për avoketër pa kufi, vizitat familjare dhe pelegrinazhet e dostave të tyre! “Duhet t`i mbrojmë nerëzit tanë në Hagë”, – deklaroi Isa nga foltorja e Kuvendit, edhe pse ata akuzohen, kryesisht, për vrasjen e shqiptar të pafajshëm: ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së.
     Tendenca për “rehabilitimin” e Hashim Thaçit, nuk është rishtare. Shenjat e para të kësaj tendence, janë vënë re, qysh me arrestimin e ish-pushtetarëve të plotëfuqishëm të Kosovës, Hashimit me shokë. I pari nga LDK-ja, ishte ish-kryeministri Isa Mustafa, partner besnik i Hashimit me shokë, u tregua i gatshëm, për përkujdesjen shtetërore, duke i konsideruar si të pafajshëm. “Besoj fort në pafajësinë e tyre”, – deklaroi, si azgan, Isë mjerani, pa qarë kokën për viktimat dhe familjarët e tyre.
 
     “Duhet t`i mbrojmë njerëzit tanë në Hagë”, – deklaroi Isa nga foltorja e Kuvendit, edhe pse ata akuzohen për krime lufte dhe të pasluftës, kryesisht, për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm, kundërshtarë politikë: ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së.
     Në linjen “rehabilituese”, të grupit të izoluar në burgun e Scheveningen-it, ishte dakordësia e LDK-së, për financimin e mbrojtjës së tyre dhe për vizitat e familjeve të tyre. Por, në vend që të kufizohet një avokat, për një të akuzuar, rezulton të jenë edhe pesë avoketër, për një person të akuzuar! Si duket faktet për krime, janë aq të bollshme, sa që disa avoketër, pa shpresë në suksesin e mbrojtjes të klientit, kanë dhënë dorëheqje, për ta ruajtur reputacionin e tyre. Por, janë zëvendësuar me të tjerë, gjithësesi të zëshëm dhe të kushtueshëm, për buxhetin e varfër të Kosovës.
     Kosova ka një Presidente të kompletuar në zgjuarësi, me përgaditje solide intelektuale; e përgjegjshme, që rrezaton pozitivitet e fisnikëri; me një integritet e personalitet, në rrugëtimin dinjitoz të Presidentit Rugova. Megjthatë, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pati guximin ta qortojë, “pse presidentja Vjosë Osmani anashkaloi Hashim Thaçin, në ditën e Pavarësisë të Kosovës, sepse ai e ka shpallur pavarësinë”!?
     Por, presidentja Vjosë e di se Hashimi e zvarriti, me vonesë, për dy vjetë pavarësimin e Kosovës, vetëm që ai të jetë i pari i asaj date të shënuar! Për më tepër, Hashimi ishte lexues i dhunshëm i Deklaratët të Pavarësisë, sepse nuk po pavarësohej qeveria, por shteti i Kosovës. Dhe, ai lexim i takonte presidentit Fatmir Sejdiut, ose në mungesë të tij, kryetarit të Kuvendit.
      BinomiIsa-Hashimi ngarkohen me mëkate të rënda dhe duhet ta presin ndëshkimin meritor. Në konspirativitet të plotë nënshkruan marrëveshjet fatale për Kosovën: Demarkacionin, Asociacionin, ia dhuruan 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit dhe “xhevahire” tjera, për të cilat sot përballet qeveria Kurti, ndonëse pararendësit ia lënë si trashëgimi “tokën e djegur”!
      Gjyqi i Salih Mustafës (Cali), dëshmoi për degradimin e disa kuadrove të LDK-së, dëshmitarë, në mbojtje të Calit, të cilët treguan zell të papërmbajtshëm, në mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, “pa çarë kokën”, se po i rivrisnin viktimat e SHIK-ut, alias, të Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, (NPK), duke lënduar rëndë familjet tyre, miq e dashamirë si dhe duke fyer, skajshëm, anëtarësinë e LDK-së.
blank
                                                                        Hazir Borovci, Nuredin Ibishi, Skënder Hyseni
        Hazir Borovci i quajti dëshmitarë të mamipuluar,
            familjarët e viktimave të vrasjeve politike!
      Hazir Borovci, mjerisht, ende kryetar i Degës së 3-të të LDK-së, në Prishtinë, betohej në “pafajësinë” e Sali Mustafa dhe i bënte thirrje trupit gjykues: “Kërkoj nga Gjykata të mos ndikohet nga dëshmitarët e manipuluar dhe garantoj se shoku, miku im, Sali Mustafa, është i pafajshëm”! Me këtë dekaratë, sa të poshtër, edhe aq kriminale, duke aluduar tek familjarët e viktimave dhe të atyre që mbijetuan Golgotën SHIK-ase, i rivriste viktimat dhe fyente e lëndonte, provokueshëm, familjarët dhe të mbijetuarit, nga burgjet ahure të “komandantëve”!
       Nuredin Ibishi implikon subjektin e tij, 
           LDK-në, në grup me të akuzuarit!
     Ish-deputeti Nuredin Ibishi, nuk është hera e parë, që bënë argatin e PAN-it kriminal. Ai ka është krah atyre, të cilët mohojnë ekzistencën e FARK-ut të Ibrahim Rugovës. Ndërkohë që janë FARK-istët, ushtarakët profesionistë që hodhën bazat e themelimit të UÇK-së, më 28 Nëntor 1990. Dhe, me Betejën e Loxhës, betejat tjera, në fshtrat e Kosovës, duke kulmuar me Luftën e lavdishme të Kosharës, legjitimuan Luftën Çlirimtare të Kosovës.
      Luftëtar i shquar i FARK-ut, përkrah Kolonel Tahir Zemaj, ishte edhe oficeri i karrierës, Ismet Ibishi, vëllai i Nuredinit. Dhe, megjithatë, konformizmi me “komandantët” e PAN-it, ia kanë errësuar logjikën Nuredin Ibishit dhe, qëllimshëm e turpshëm, mohon faktorin ushtarak të FARK-ut. Ndërkohë që me betejat e suksesshme të tij, mburrën PAN-istët e LPK-së, por, duke i përvehtësuar ato, pasi u mungojnë betejat  e tyre.
     Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, si pjesë e LDK-së, implikon subjektin e tij, duke përgjithësuar dhe bërë njësh me grupin e akuzuar, për krime të luftës dhe të pasluftës, në dëshminë e tij, në mbrojtje të Sali Mustafës: “Ne pjesëtarët e UÇK-së, prej rolit të viktimës, po kthehemi sikurse agresorë”. Përpjekja e Nuredinit, me shokë, për ta mbrojtur krimin dhe kriminelët, është e dështuar. “Hapëm një varr, në kërkim të një të arrestuari në burgun e Zllashit, ku ishte komandant Sali Mustafa, (Cali), por gjetëm dy kufoma, njëra mbi tjetrën”, – rrëfeu në gjyqin e Hagës një dëshmitar i mbrojtur. Atëherë, çfarë i duhen 17 dëshmitarët, në mbrojtje të Calit?!
      Dëshmitarët mborjtës, rrenacakë dhe të padinjitetshëm, me një “barrë mustaqe”, i demanton, bindshëm, Cezary Michalczuk, nga Zyra e prokurorit të Specializuar, Jack Smith, deklaron:
 

“Asnjë prej provave të mbrojtjes nuk i hedh poshtë akuzat, alibia nuk i hedh poshtë ato. Mbrojtja pretendon se krimet thjeshtë nuk kanë ndodhur fare, asnjëherë. Pretendojnë se nuk ka pasur as marrje në pyetje, rrahje, keqtrajtim apo abuzim. Sipas tyre asnjëra prej këtyre krimeve nuk kanë ndodhur. Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën, duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisnin një partie të caktuar politike – LDK-së”!

          “Edhe zogjtë e malit e dinë”, se LDK-ja
                ka qenë bisht e patericë e PDK-së!
 
SHIK-asi i hershëm, Skënder Hyseni, ish ministër i LDK-së, nuk ka befasuar askënd, me mbrojtjen fanatike të krimeve dhe të kriminelëve. Deklarata e marrëzishme e provokative e tij, shprehë hipokrizi dhe mungesë të theksuar të sinqeritetit: “Po të dija se do të rrëshqiste, në diçka çfarë ka rrëshqitur, nuk do ta votoja për 1 mijë vjetë”.
     Edhe “zogjtë e malit e dinë”, se LDK-ja ka qenë bisht e patericë e PDK-së, përkatësisht, PAN-it. Pavarësisht, në pozitë apo opozitë, mujëshori Hashim Thaçi, i ka zgjedhë disa nga ministrat e LDK-së. Njëri nga këta është edhe Skënder Hyseni. Prandaj, pavarësisht bindjes së tij, ai kurrë nuk do të guxonte ta kundërshtonte votimin, sepse Hashimi e kishte bërë ministër.
           Skënder Hyseni manipulon dhe dezinformon!
     Është manipulim, me qëllim dizinformimi, i ish-ministrit të LDK-së, Skënder Hyseni, se, kinse, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, është krijuar vetëm për të hetuar Rezolutën-akuzë, të Dick Martit, për heqjen dhe trafikimin e organeve, nga individë të UÇK-së, me emër Hashim Thaçin, në cilësinë fiktive të Drejtorit Politik të UÇK-së! Gjykata Speciale është krijuar për hetimin e krimeve të luftës dhe të pasluftës, në Kosovë dhe Shqipëri, nga disa komandantë dhe bandat e tyre.
     SHIK-asi i shantazhuar, Skënder Hyseni, është urdhëruar nga shefat e tij, për një deklaratë të ndyrë, shumë provokative, jo vetëm për familjet e viktimave, të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, por edhe për elektoratin e LDK-së dhe shqiptarët atdhetarë, madje, të kudondodhur. I pacipshmi Skënder Hyseni, edhe  pse i vetëdijshëm se “vrasjet politike nuk i kanë bërë jashtëtokësorët”, – siç ka thënë presidenti Sejdiu, ai, pa e vrarë fare ndërgjegja, për vrasjen e qindra veprimtarëve dhe të ushtarakëve të LDK-së, rreshtohet kundër drejtësisë, në mbrojtjen e hapur të kriminelëve dhe të bandave të tyre vrastare.
     Mbrojtësit e krimit dhe të kriminelëve, të apostrofuar në këtë shkrim dhe të tjerë, të cilët janë kursyer në emra, me shpresë se do të reflektojnë, si do të ndjehen kur takohen me fëmijtë jetimër, prindërit e të cilëve u shënjestruan me pumba, për të ardhur dhunshëm në pushtet?! Vrasjet politike, të listuara dhe ngeshëm të realizuara, nga disa komandantë, përmes bandave të tyre kriminale, janë njollë e zezë në historinë kombëtare shqiptare. Andaj, mbrojtësit bastardë të krimit, do të jenë përjetësisht të turpëruar, duke njollosur edhe pasardhësit e tyre.
     Janë disa kuadro të lartë të LDK-së, duke qenë të shantazhuar nga Hashimi dhe SHIK-u i tij, me nënshkrimmet e tyre, kanë konsumuar elementin e tradhtisë kombëtare. Edhe nënshkrimi i Demarkacionit, është një krim i kësaj përmase. Megjithatë, Skënder Hyseni asnjëherë nuk ka kërkuar falje. Përkundrazi, me reagimet e tij destruktive, gjithnjë në shërbim të PAN-it, vazhdon të provokojë, të gjithë ata kuadro dhe anëtarë të LDK-së, të cilët kontribuan në pensionimin të klanorit karrierist, me shokët e tij, të cilët, duke qenë në vartësi të PAN-it, e përbaltën LDK-në, deri në dhjerje!
 
                                                                     – F u n d –
blank

UKRAINA 2022: Fushëbetejë në mes dy qytetnimesh – Kjo, ashtë andrra e ime sot dhe testamenti im Nga Sami Repishti, PhD

Më 24 shkurt 2022, Forcat e Armatosuna të Federatës Ruse sulmuen ushtarakisht Republikën e Ukrainës. Paqja në Europë u thye! “Çdo gjë ka ndryshuar në Europë, në rajonin euroatlantik. Ky është thjesht momenti i duhur kur mund të bisedojmë haptazi. (Analena Boerbok, MPJ e Gjermanisë). Me paramendim dhe pa deklarim zyrtar lufte, pa nji marrëveshje të maparshme, Presidenti rus, Vladimir Putin, theu paqen e vazhdueshme të shteteve të Europës që mbretnoi mbi atë kontinent që nga data 9 maj 1945, e njohun si Dita e Europës (Europe Day). Rusia filloi kështu nji konflikt me nji sulm banditesk ushtarak kundër nji shteti të lirë, të pavarun e demokratik vetëm për ambicie zgjanimi territorial, në shkelje të paturpshme të të gjitha dispozitave të së drejtës ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë. Rusia e quejti “nji operacion special ushtarak”. Falë heroizmit spartan të treguem nga populli ukrainas, lufta e pabarabartë në mes dy shteteve vazhdon edhe sot me humbje të mëdha të popullsisë dhe të vlerave materiale për shtetin viktimë-Ukrainën. Akti agresiv shkaktoi reagimin e menjiherëshëm të NATO-s, organizatës difensive të Åtlantikut të Veriut. Nën udhëheqjen amerikane, Europa siguroi mjete dhe materiale të konsiderueshme në pajisjen e Ukrainës, nji provë solidariteti e pa shembull në historinë moderne të kontinentit. Lufta në Ukrainë mori randësinë e luftës për shpëtimin e demokracisë! Pse Ukrainën? Anna Reid, autore, në mes tjerave, edhe të “Historia e Ukrainës” pershkruen Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “si nji kalorës që lufton historinë” (FA May/June 2022). Më 21 shkurt 2022, Putin mbajti nji fjalim me egërsi dhe përsëriti të gjitha “krimet” që Perëndimi kishte ba kundër Rusisë. “Ukraina,- tha Putin,-nuk ashtë thjesht nji fqinj për ne. Ukraina ashtë pjesë e pandryshueshme e historisë sonë, kulturës dhe spiritualitetit tonë. Kufijtë e Ukrainës nuk kanë kuptim tjetër veçse me përcaktue ish-administratën e së kaluemes si krahinë e Bashkimit Sovjetik, e krijueme krejtësisht nga Rusia”. Në korrik 2021, Kremlini botoi nji ese prej 7.000 fjalësh nen drejtimin e V.Putin, me titull: “Mbi unitetin historik të Rusisë dhe Ukrainës”, ku tregohej nji histori e nji fati të përbashkët. Ndamja në mes të Rusisë dhe Ukrainës ashtë prodhim i veprimeve të Fuqive Perëndimore”. Ai shkruente: “…ndryshimi me forcë i identitetit ashtë i njëjtë… me përdorimin e armëve atomike të shkatërrimit masiv kundër nesh”. “Nesh” për V. Putin don të thotë “Ukrainës”…pjesë e Rusisë, meqë ukrainasit nuk ekzistojnë…”. (sic!)

Për ma tepër, Ukraina portretizohet si “shtet i falimentuem”. Në nji intervistë me strategun putinist Vladislav Surkov, ai foli edhe ma hapët: “Metoda e vetme me provue historinë e Ukrainës si frytëdhanëse ashtë marrëdhanja vëllaznore e detyrueme me dhunë” (coercive fraternal relations). Sot, e gjithë bota e qytetnueme ashtë dëshmitare për kuptimin e nji shprehje të këtillë. “V.Putin perdor forcën dhe censurën totalitare në nji përpjekje të pakuptim me afrue realitetin me mitologjinë ruse”. (f.55)

Ukraina e konceptueme si “nji vend i mundun nga gjeografia politike” u desht të kalonte nga stina e urisë staliniane në grushtin e shtypjes hitleriane: miliona ukrainas vdiqën nga uria e imponueme nga Stalini (1927-‘29) dhe në luftën kundër Hitlerit (1941-‘43).

Nji trajtim i këtillë i Ukrainës nuk e pengoi V.Putinin që më 25 shkurt 2022 të bajë thirrje ushtrisë ukrainase me përmbysë qeverinë e “drogistëve” dhe të “neo-nazistëve të “qeverisë në Kiev”. Rezultatet e politikës putiniste përfunduen në bashkimin e popullit të Ukrainës në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor të qytetarëve. Sentimenti i pavarësisë u ba universal mbas agresionit rus të 24 shkurtit 2022 në nji luftë për ekzistencë që nuk duket se do të përfundojë shpejt, fatkeqësisht! Historia e Ukrainës jep sot nji mësim që nuk harrohet për Presidentin Putin.

Lufta ka marrë tashti karakterin e nji ballafaqimi në mes dy regjimeve kundërshtarë: demokracinë liberale perëndimore nga njena anë, dhe autokracinë agresive të Rusisë nga ana tjetër. Ka mundësi që nji rreshtim i këtillë të jetë edhe ballafaqimi i fundit me nji shtet totalitar si Rusia sot, thyemja ose transformimi i Rusisë në nji shtet demokratik dhe plotësimi i ndërtimit të nji Europe të plotë, të lirë, demokratike dhe paqësore. Ashtu si me shpërbamjen e ish-Bashkimit Sovjetik, 1989, u ba i mundshëm kalimi i nji periudhe të caktueme të historisë së mbasluftës, dhe për shumë vrojtues edhe fundi i historisë si e tillë, pikën e fundit të evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe fitoren e universalizmit, formës së regjimit përfundimtar: demokraci liberale, perëndimore, paqësore e sundim i i ligjit.

Në nji analizë mjeshtrore të situatës, korrespondenti i “The New York Times” në Paris, Roger Cohen, me datën 8 maj 2022 shkruen në mes tjerash mbi dallimin në mes të vlerave të heroizmit patriotik ukrainas versus dekadencës morale të nji rusie autokratike që ashtë konteksti i mendimit të Z. Putin. Çdo gja ashtë e zezë në portretizimin e Perëndimit, në fantazinë e tij, që Perëndimoret kanë organizuenji regjim “nazist” ne Kiev (sic!). Fantazi e smurë dhe e rrezikshme. Ndërkaq, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, udhëton për Berlin me festue 75- vjetorin e 9 Majit si dita e Europës (Europe Day) dhe mbron idenë se Bashkimi Europian ashtë diçka ma shumë se “ekonomia” dhe se Europa ashtë e prirun me u transformue në nji sistem federal, ma e fortë, nji fuqi botënore e 27 shteteve me nji popullsi prej afer 450 milionë qytetarësh të lirë, e në kundërshtim me nji shoqëni të militarizueme; me u transformue në nji shoqëni shtetesh që celebrojnë fitoren e cila nuk lejon nji diktator me sundue me ligjë të urdhnueme nga ai vetë. Në Rusi, sot mbahet ceremonia e Luftës së Madhe Patriotike me theks në forcën ushtarake, në Europë theksohet imperativi kategorik për paqen, sepse “rreziku i nji konflagracioni ekziston”: Grozny, Aleppo, Mariupol janë këtu me dëshmue. Në Europë përbuzet filozofia staliniane që predikon “forcën ushtarake si mjet efektiv me ndryshue gjeopolitiken e botës reale”, nji pohim tronditës. “Për komunitetin edhe vdekja ashtë e bukur”, thotë nji proverb rus, por për individin e lirë europian vdekja ashtë asgjasimi i pariparueshëm i jetës. Nuk ka gja ma të shtrenjtë se nji jetë njerëzore e lirë dhe me dinjitet.

Haptazi, koncepti rus për Europen ashtë nji lexim i gabueshëm i fakteve, i arsyetimit dhe i zotimeve të marruna për integrim, dhe jo vetëm ndjekja e prosperitetit ekonomik që shërben për sigurimin e paqes. Në librat sovjetikë të historisë ruse për shkollat e mesme kam lexue këtë përcaktim: “Roma dhe Bizanti janë shue; Moska ashtë Roma e tretë, dhe nuk do të ketë kurrë nji Romë të katërt”. Ky ashtë vrapimi mbas “lavdisë” që siguron ‘perandoria’ pa llogaritë marrëzinë e aktit dhe çmimin që kërkon…! Reichu i tretë nazist ashtë mësimi ma i mirë!

9 mars 1950, pioneri Robert Schuman, MPJ të Francës, deklaroi formimin e paktit “charbon-acier” me qëllim që të bahen të pamunduna konfliktet franko-gjermane dhe të eliminohet rreziku i vetëvrasjeve të përsëritshme të dy vendeve. Bërthama e Bashkimit Europian u hodh në tokën e plleshme, por të gjakosun të popullsisë europiane. Ndërkaq, në Moskë theksohej: “Populi ynë (rus) ka qenë i vetmuem, i vetmuem në kohë të vështira, heroik në rrugën e sakrificës për fitore! “(Putin) Elozhe për ‘luftën’.

Nji pohim pa asnji bazë! “Mbrenda mendjes së z.Putin ashtë shumë përbuzëse ideja se ‘shkëmbimet tregtare’ sjellin paqen në mes shteteve”, nji ide frymëzuese për 450 milionë europianë me nji ekonomi prej 17+ trilionë dollarësh. Përgjigjja e Rusisë ka qenë zgjanimi territorial me forcë, e veçanërisht krijimi i nji “cordon sanitaire” deri në vitin 1989, nji andërr që Z. Putin ndjek edhe sot me konfliktin në Ukrainë. “Në mendjen e tij Rusia ashtë sot Imperatoria e Romës Antike! Ish-kancelarja gjermane, zonja Angela Merkel, dha këtë përcaktim: “KM Putin nuk kupton kontekstin ndërkombëtar”.

Që nga dita e parë, sulmi kundër Ukrainës nuk ishte luftë kundër Ukrainës, por kundër Shteteve të Bashkueme dhe Bashkimit Europian, fajtorë për zhdukjen e Bashkimit Sovietik, 1989, (Romës putiniste) të njohun edhe si “burgu i popujve”, që Z. Putin e përcaktoi si “…tragjedia ma e madhe gjeopolitike e shekullit 20”. Në fjalimin e sulmit kundër Ukrainës, ai deklaroi: “E gjithë e ashtuquejtuna ‘klika perëndimore’ ashtë e formueme nga SHBA me mentalitetin e saj të nji ‘perandorie të gënjeshtrës’”. Ashtë po ky V.Putin që më 25 shtator 2001 gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, iu drejtue edhe Parlamentit Gjerman, në përshkrimin e gazetës “The New York Times”: “…tue folë me gjuhën që ai e quejti të Goethes, Schiller dhe Kant, deklaroi: ‘Rusia ashtë nji vend europian miqësor. Paqa e qëndrueshme në kontinent ashtë qëllimi kryesor për kombin tonë… vlerat demokratike dhe liritë (janë)… çelësi i synimeve të politikës së brendshme ruse”. Anëtarët e Bundestagut gjerman e duartrokitën me ovacion këtë frymë pajtimore që mungoi në raportet në mes Lindjes dhe Perëndimit për dekada me radhë…! Ukraina në 2022 zbuloi Putinin e vërtetë! Në ndërkohë, lufta në Ukrainë ka bashkue të gjithë Europën në nji mision të shenjtë: me refuzue luftën dhe me shpëtue lirinë dhe demokracinë e 450 milionë qytetarëve të lirë. Kjo shpjegon përkrahjen e shumë shteteve joeuropiane, me përjashtim të shteteve ekonomikisht të varuna nga Rusia ose Kina. Kjo shpjegon përse shtetet pranë Rusisë kërkojnë anëtarësimin në NATO si i vetmi shans me u mbrojtë nga invazioni i Z.Putin.

Ide të reja diskutohen për avancimin e Bashkimit Europian përtej marrëdhënieve tregtare. Udhëheqësi italian, Mario Draghi, ka lëshue thirrjen për nji “federatë pragmatike”, nji ide që ka lidhje me atë të Shteteve të Bashkueme të Europës. Z. Draghi shpjegon: “Duhet të tejkalojmë parimin e unanimitetit që përfundon në logjikën e votave kundërshtare, dhe ecën drejt vendimeve të marruna nga shumica e kualifikueme”, tue iu referue procedurës që do të mundësonte aprovimin në raste kur kalohet shkalla e përkrahjes…. Me mbrojtë Ukrainën don të thotë me mbrojtë veten tonë, me ofrue sensin e sigurisë dhe demokracisë që kemi ndertue së bashku për 70 vjet”.

Sot, me debatet e pafund duket sikur Bashkimi Europian ka hye në nji fazë transformative. Politikologu francez Dominique Moisiu, tue folë për 9 Majin tha: “Çka ashtë ma reale? Forca sovjetike dhe Mariupoli i shkatërruem, apo jeta normale europiane ne Strasbourg? Na duhet të luftojmë me vendosmëni kundër tij (Putin), të ndërtojmë atë (BE) sikur e ardhmja jonë të ishte ne rrezik. Na nuk mund të ndërtojmë Europën si fuqi botënore pa Amerikën, sepse humbasim gjysmën e Europës. Bashkimi i Botës së Perëndimit ashtë çelësi i bashkimit të Europës”. Kjo do të ishte edhe fitorja e demokracisë liberale perëndimore e andrrueme nga milionët sot të vdekun ose ende të gjallë, në botën tonë plot rreziqe…

* * *

Europa e Bashkueme ashtë fati i bardhë i së ardhmes sonë!

Aty ashtë vendi i Shqipërisë dhe Kosovës. Aty ashtë ndërtesa e mbrojtjes dhe shpëtimit tonë në rast te nji rreziku nuklear rus që nuk përjashtohet. (Në vitin 1962, me krizën kubane, dy objektiva në Shqipëri për armët nukleare kanë qenë “blloku i udhëheqësve”, Tiranë, dhe Pashalimani i Vlorës, simbas autorit amerikan Michael Dobbs)

Manifestimet popullore të mbajtuna në Tiranë, më 8 prill 2022 në mbështetje të Ukrainës, viktimë e agresionit brutal dhe të paramenduem rus, janë inkurajuese. (Për shqiptarët, Ukraina sot kujton 7 prillin 1939 të agresionit fashist). Roli i Shqipërisë në OKB si i pari shtet që bashkohet me Amerikën në paraqitjen e Rezolutës për dënimin e aktit agresiv rus kundër Ukrainës na nderon. Fjalimet substanciale dhe elegante të ambasadorit Ferit Hoxha na nderojnë gjithashtu. Kosova, megjithëse nji shtet jo i njohun universallsht, grumbullon ndihma për popullsinë ukrainase. Fisnikëri kosovare! KM A. Kurti theksonte: “Me qeverisjen tonë po dëshmojmë se për Kosovën, Bashkimi Europian fillon në shtëpi duke jetësuar ndryshimet, të cilat transformojnë vendin tonë dhe përshpejtojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian”. Qëndrim atdhetar korrekt dhe formulë monumentale!

Nji frymë pozitive vjen edhe nga Kosova. Veton Surroi, studiues dhe njohës i mirë i Kosovës, shkruente se “…përfshirja (në BE) i mundëson rajonit të Ballkanit Perëndimor njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe katër të NATO-s ma shpejt, si dhe frenohet përdorimi i kësaj dileme nga Rusia në rajon, dhe do t’i jepte fund idesë së shteteve të papërfunduara”. Edhe takimi i KM të Kosovës, Z.Albin Kurti, me ambasadorin amerikan d’Escobar (“Illyria”, 8.IV.2022) dhe trajtimi i temës së rrezikut e nxitjes së konflikteve në Ballkan ashtë në këtë hulli diplomatike. Ashtë inkurajues qëndrimi i personaliteteve që kanë kuptue randësinë e botës europiane për ne. Ish-ambasadori Bashkim Zeneli shkruente: “Stalini jo vetëm që rivendosi me më egërsi diktaturën në vend, por edhe shpalosi me fanatizëm ambicien dhe projektet ekspansioniste, për të imponuar regjimin komunist në shumë zona të Europës dhe botës… Pavarësisht demagogjisë së madhe për bashkëpunim dhe mirëkuptim me Perëndimin, që në ditët e para në Kremlin, Z. Putin shpalosi qëllimet e tij për krijimin e Rusisë së madhe…”(Panorama 10.V.2022)

Ish-ministri i PJSH, Ditmir Bushati, thurte elozhe për Europën: “…Fillimi i ndryshimeve politike (lëvizja historike e studentëve universitarë, SR)) ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ nuk ishte zgjedhje e ndonjë kompanie reklamuese, por shprehja e aspiratës së gjeneratave të tëra për t’u kthyer politikisht aty ku kemi bërë pjesë me kohë shpirtënisht… Europa simbolizon lirinë dhe barazinë, respektin për të drejtat e njeriut, solidaritetin, sundimin e ligjit…” janë thirrje për rikthim në gjiun e Europës. (Panorama 10.V.‘22) Këto thirrje janë përsëritë për dekada me rradhë nga shumica e heshtun shqiptare, veçanerisht nga klasa politike e persekutueme, si mjet çlirimi nga persekutimi 45-vjeçar komunist……

Åshte e çuditshme situata në Shqipëri ku “Europe Day” në vend që të festohet bashkërisht dhe me solemnitetin që meriton, mbetet në harresë. Ashtë nji fakt historik që Shqipëria ka marrë pjesë me shumë sakrifica njerëzore dhe materiale në luftën kundër nazifashizmit për pesë vjet me rradhë. Ata që luftuen nuk kanë qenë të nji ngjyre të caktueme. Mijëra shqiptarë pa parti, dhe pa ideologji kanë dhanë jetën e tyne në përleshje me okupatorin. Për fat të keq. ky qendrim heroik dhe i pastër u keqkuptue, u keqinterpretue dhe u coptue nga diktatura e kuqe staliniste që zuri për gryke vendin tonë. Ishambasadori B. Zeneli shkruen: “Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik (1989) njerëzimi arriti jo vetëm… kalimin e nji periudhe të caktuar të historisë së mbasluftës, por edhe fundin e historisë si e tillë, përkatësisht pikën e fundit të evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe universalizimin e demokracisë liberale perëndimore, si formë përfundimtare të qeverisjes njerëzore….” Edhe mbas ramjes së turpshme të komunizmit në Ish-Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij, tue përfshi edhe Shqipërinë, nji ngjarje e këtillë me përpjesëtime epike ku shqiptarët muarën pjesë me guxim e dinjitet kaloi pa u vue re nga zyrtarët e vendit. Nji mungesë e madhe që duhet reparue. Ka ardhë koha me ndërmarrë aksionin e kohezionit politik shqiptar me pikënisje “Europe Day” dhe me pikësynim bashkimin tonë me botën europiane. Kjo shpresë më mban akoma të gjallë!

Këte iniciativë mund të marrin individë ose grupe që pranojnë se Europa ashtë shtëpia e jonë dhe që Europa përmban idealet e së ardhmes sonë! Nji mentalitet i ri që kerkon punë të përbashkët, kerkon krijimin e nji atmosfere të “besimit ndaj njeni tjetrit” nga kampet kundërshtare, diçka jo natyrale, shkruejshin dy personalitete politike amerikane. Por këtu kemi të bajmë me nji përpjekje me fitue besimin e të gjithë shqiptarëve, dhe nuk na lejohet me u tërheqë në skutat e ndame ideologjike. E gjithë kjo varet në se kërkojmë rrugëdalje të reja politike tue përfshi sidomos “të papritunen” ose elementin ish-kundërshtar…!

Sot jetojmë këto ditë të vështira të vendit tonë, kryesisht për mungesë orientimi politik gjithëshqiptar, dhe përqendrimi në “parti” dhe “Individe napoleonike” dhe jo në kauzën e përbashkët kombëtare: zhvillimin e vendit nanë. Rezultati i nji zhvillimi të këtillë ashtë që sot kemi nji Shqipëri me dy parti politike të organizueme me mbrojtë nji program partiak dhe me peshë në elektorat, dy parti që refuzojnë me ndihmue njena-tjetrën në zgjidhjen e problemeve shqiptare, dhe që paevitueshmënisht kanë sjellë shtetin e shoqëninë shqiptare në nji vend që nuk qeveriset ashtu si e meriton: me sundimin e ligjit dhe interesin kombëtar mbi atë partiak dhe vetjak. “Sot, shkruente pak kohë ma parë ish ambasadori Agim Nesho, kemi dy forca të ndryshme: ajo e elitës politike-pozitë, opozitë, dhe ajo e popullit të lodhun nga politika e ditës”.

Celebrimi i “Europe Day” dhe frymës që ai na sjellë do të ishte pikënisja ma e fortë që mund të gjindet për forcimin e bashkësisë sonë kombëtare dhe mirëkuptimin në mes nesh. Nji akt i këtillë do të modifikonte qendrimet fraksioniste të këtyne viteve dhe interpretimin ma të plotë të konceptit të demokracisë liberale perëndimore, ku kundërshtari nuk ashtë “armik”, por nji vëlla e nji motër shqiptare që mendon ndryshe, dhe “armiku” nuk asht shqiptar, ndoshta nji “i huej, koleg i mundëshëm” në të ardhmen. Parulla “kush nuk ashtë me ne, ashtë kunder nesh” ashtë thellësisht e gabueme dhe e damshme për unitetin tonë kombëtar, dhe duhet refuzue me përbuzëje.

Kjo, ashtë andrra e ime sot dhe testamenti im.

* Ish-i burgosun politik në Shqipëri (1946- ‘56) dhe Jugosllavi (1959-‘60) Jeton në SHBA si pedagog në pension

blank

Kreu i Shtetit (te tyre) si përçues i interesave të oligarkisë politike Nga Romeo Gurakuqi

Fati i zgjedhjes së Presidentit të Republikës edhe këtë radhë gjendet ndër duart dhe shpirtrat e trazuar të tre udhëheqëve autoritarë, të të tre partive politike dhe një të katërti, të prapavijës, që fshihet dikund nëpër lozhet periferike të Tiranës. Në pamje të parë, për publikun, duket sikur Mjeshtër i Madh i kësaj ceremonie formale është caktuar zëdhënësi i socialistëve parlamentarë, zoti Balla. Po në fakt, vendimarrja e vertetë ndodh dikund tjetër, aty ku publiku nuk depërton dhe media e drejtueme nga oligarkia, s’ka asnjë shans të hyjë.

Nuk kemi të bajmë me procedurë të miratueme ligjore ose me zbatim të rregullave zakonore kushtetuese, as me klasifikime të bazuara mbi interesat publike për statura të nalta karakteriale, intelektuale, të pastertisë së figures, pasurisë dhe përshtatshmërisë së sigurisë, por me një negocim, sipas meje, primitiv, jo serioz, të denjë për Bazarin e Pashallekut Arnaut.

Shqipëria e vitit 2022 është larg mënyrës se si u caktuan nga themelvanësit, kryeministri dhe ministrat në nëntorin 1912, në marsin e vitit 1914, dhjetorin, 1918, janarin 1920, si dhe Regjenca e viteve 1920-1924, mbasi fryma themeltare e shtetit, konventat kushtetuese mbi balancat krahinore dhe kulturore mbi të cilat asht e ndërtueme marrëveshja e ekzistencës sonë shtetërore, e ardhmja e paqtë e vendit në Europë, është dërrmuar në heshtje nga të njëjtët dhe skifterët e tyre bashkëshoqërues, që presin të legalizojnë minierat, hidrocentralet, puset e naftës, rezortet dhe paratë e procesit të rindërtimit.

Vendimarrësit e sotëm të skenës dhe prapaskenës po negocojnë për çështjen presidenciale, sipas mënyrës së tyre ‘bashkë kohore’, të allishverishit mes njerëzve praktikë, të njërëzve që s’dijnë çfarë është atdheu i Naimit, Fishtës dhe Konicës, leximi i saktë i traditës shtetformuese të Vlonës, Durrësit dhe Lushnjës, interesi publik i përshkruem nga Desidenca e vertetë, siguria shtetnore e përkufizueme nga Brukseli. Vendimarrja e tyre e ditëve në vijim nuk do të vijë, as nga leximi dhe studimi i nevojave aktuale të një vendi që ka emergjencë të çlirohet nga regjimi i korrupsionit, nga brutaliteti i injorancës që ka zanë Parlamentin, nga sundimi i mediokritetit dhe përfituesve ndër parti, nga plotfuqishmëria e oligarkëve të paskrupullt, nga dhuna e krimit të organizuem që e ka kthye politikën në një vasale. Ata duan të rivendosin në këtë post një njëri të tyre, që nuk trazon ‘kënetën’ që ata artificialisht kanë krijue, me ose pa syze të shtrenjta, mjafton që shpirti i zi katran e ulok të sundojë në atë maje ‘principate’ të tyren, të cilen Perëndimi do të duhet ta lëje sërish në pritje pa fund, si domen të kapësve të paligjshëm të Shqipnisë.

Në qoftë se publikut i krijohet përshtypja se mes tyre ka përplasje, ajo nuk ka të bëjë fare me staturën e naltë që kërkon posti në fjalë. Ata duan një njëri të Ordës së tyne, një të përulun, që nuk u prish terëzinë e pasuninë e fëmijëve, ndërkohë që e ardhmja individuale e personazheve ma të spikatun, ‘udhëton’ drejt të panjohurave të mëdha, ankthit të përditshëm, klithmave në mes të dritës, prej frikërave të netëve pa hanë.

Për ta kuptuar dhe vertetuar këtë, mjafton të ktheni në kujtese mënyrën se si reaguan ndaj të parit politikan në këtë tranzicion, që u përpoq të vendoste një set rregullash e kriteresh krejt elementare dhe një procedure krejt formale, për të mbërritur tek një numër i reduktuar kandidatësh të pranueshëm presidencialë, zotit Alibeaj: edhe pse propozimi ishte i paplotë dhe jo i përsosur nga pikëpamja e realizueshmërisë, gjithperfshirjes, ndërkohë që do të duhej shoqëruar me ndërhyrje paraprake kushtetuese, në unison, kontrollorët u vërsulën ta dërmonin, prej frikës se procesi dhe protagonizmi u ikte nga duart, profilizimi mund tek çonte tek më të padëshiruarit dhe më të pamenaxhueshmit.

A e dimë ne ku jemi dhe kush kërkon me na u imponu sërish këtë vendimarrje me interes kaq të naltë publik? Dua veç të kujtoj se: në 31 vite, të njëjtët që nuk ndërtuan dot një spital të mirëfilltë, të plotë të specializuem shtetërorë me standarde bashkëkohore ekzaminuesese dhe kuruese, një universitet të vetëm bashkëkohor publik që hyn ndër rangjet normale për vendet europiane, një gjimnaz të krahasueshëm së paku me Gjimnazin e Tiranës së viteve 1930’, 1940’, një polici të krahasueshme me xhandarmërinë e Mbretnisë Shqiptare, duan tani, sot, kur vëmendja e Aleatëve është maksimale për fatin tone Euro-Atlantik, në ditët kur Shqipëria është në kthesën e plotë për të pasur një lidër European të denjë intelektualisht dhe politikisht për tavolinëne e sigurisë perëndimore, të lajnë në zyrën ma të naltë të shtetit, modelin e tyre të dëshirueshëm e të kapun në nji grremç. Ata duan një njeri, që nuk ban thirrje për t’ua prish kullat që po ndërtohen në Parkun e Madh të Tiranës, rehatinë e Kunorës, qetësinë e rezervateve ndër plazhe, përjëtësimin e tokave të lëshueme me koncension në bregdet, hidrocentralet, minierat dhe incineratorët e marruna me leje qeverish.

Janë të njëjtët që kanë dërrmuar lirinë e qytetarit, që nuk guxon me folë nji fjalë, ma keq se në kohën e fundit të Ramiz Alisë. Mjafton të shihni se si e kanë vdeke lirinë politike brenda partive të tyne dhe si në kor të gjithë brohorasin dhe përsërisin tezat e paarsyeshme të udhëheqjes, për të kuptuar diferencën me lirinë që kishim në dhjetorin 1990, në vitin 1991 e 1992.

Në fund dua të kujtoj ku e kanë katandisur lirinë e shtypit: në çdo vend jo të lirë të botës, shtypi është nën presionin dhe urdhnimin e heshtur ose të hapur të pushtetit,d.m.th. të qeverisë. Në Shqipni ndodh diçka krejtësisht e çuditshme, e veçantë, shumë më komplekse, që vlerësuesit ndërkombëtare e kuptojnë me vështirësi: shtypi është nën presion, urdhnim dhe një kërcënim të paralajmëruem nga një spektër shumë ma i gjanë subjektesh, nga një numër krahësh, të dukshëm dhe të padukshëm, përpunuesve të programuem të opinionit publik, përmes pronësisë së mediave ose lidhjeve okulte të gjobvënesve, të kontrollorëve, të politikës në përgjithësi nga të gjithë krahët. Askush nuk mund t’u dalë para dhe rrëzojë me arsye në një medium, ‘Tezat’, sofizmat në të vertëte, të hedhuna nga të Plotfuqishmit, mbasi përndryshe do të pësonin furinë e skifterëve të shpërndamë gjithandej në tregun e ‘fjalës së lirë prozhmuese’.

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk ka faj për këtë gjendje të krijueme në median shqiptare dhe rënien e standardit të këtij pushteti të katërt në mbrojtjen e interesave publike, mbasi ai nuk ka ndëshkuar askend nga kritikët e tij. Kjo pjesë e dytë e vlerësimit të tij edhe mund të qendrojë. Por pyetja e plotë që bëhet është:

Kush i ka në dorë institucionet ligjzbatuese për ndëshkimin e kontrollorëve që abuzojnë me paprekshmërinë e skifterëve?

Kush e ka në dorë vendimarrjen për legjislacionin që përmirëson lirinë e medias dhe ndëshkon dhunuesit që opërojnë underground?!

A është ai shpërndarësi i qokave për lajkatarët e aktiviteteve qeveritare?

Kush e ka krijuar ‘teatrin’ e lumturisë së rrëmë në Shqipëri?

Ndërsa për temen e marrë në shqyrtim, pyetja për shefin e mazhorancës është:

A nuk i mjaftuan atij si udhëheqës i qeverisë, 9 vite, për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe kushtetues, aktet organike për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, pa kriza dhe pa improvizime të tilla sikur ky që po ndodh këto ditë?

Në fund shtrohet pyetja e përgjithshme:

A munden dot arkitektët e shumëfishtë të një sistemi autoritar, kleptokratik, jo European, të bëjnë sot zgjidhje në të mirë të Shqipnisë dhe përkundër trashëgimisë së pafamë që po lëmë pas?

Unë përsonalisht nuk besoj, se në situatën e krijuar dhe me rrethin e shtërnguar të vendimarrjes së sajuar në këto orë, produkti presidencial do të dalë jashtë skemave antishteterorë, aspak patriotike, që klasa aktuale politike i ka kthye në traditë të kohëve të sotme të mbrapshta.

Do të ishte e përshtatshme që, para se të ecet më tutje në këtë linjë që nuk të çon askund ku do të duhet të na çojë, ato njerëz me arsye që kanë mbetë në Kuvendin e Shqipërisë, të startonin mbledhjen e një Komisioni Kushtetues, për kryerjen e një numri ndryshimesh të domosdoshme, jo vetëm për parashikimet e zgjedhjes së Kreut të Shtetit, por para së gjithash, të prerogativave të postit të naltë shtetëror, si stabilizues i sistemit, garantues i unitetit kombëtar dhe kulturorë dhe kontrollor i shekullarizmit të sferës publike. Anipse zgjedhja e presidentit mund të vonohej. Kushtetuta aktuale ka një zgjidhje tranzitore, nuk krijon vakume pushteti dhe jep kohën e mjaftueshme për ndryshim racional për kah forcimi i shtetit dhe balanca mes pushteteve.

blank

Dr.Gjon Buçaj ka jetue me nder dhe ka shkue me respekt dhe i nderuem Nga Sergio Bitiçi

May 18, 2022

Gjon Buçaj (14 Shkurt 1934-14 Maj 2022)

Me të ndjerin Dr. Gjon Buçaj kam jo vetëm njoftsi prej vjetve 1950ta, po gjithëfarë lidhjesh shoqnore e familjare sa qē për 60 vjet kemi nda të mirat, dhimbjet, ideologjinë dhe atdhedashuninë, si në Kosovë, në Itali e në ShBA, ku u inkuadruem në VATËR, tanë jetën si antarë e bashkëpuntorë.

Unë isha nënkryetar në vjetin 1983, ndërsa ai u zgjodh e sherbeu si kryetar për dise mandate deri me 2017, që mbas kësaj date Vatra mori teposhtëzēn.

Gjoni ka qenë përkrahës e bashkëpuntor i organizatës tonë shumvjeçare Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, zadhansja e vetme kombëtare e viteve 70ta e 80ta, themelues Tahir Kerrnaja dhe drejtues vllaznit Bitici (Bytçi).

Miqësia jonê ka qenë përforcue nga vllau i tij i ri Gjin Leka , moshatar i imi shoq klase the i dhomës nê konviktin e Gjimnazit të Prishtinës.

Për fat të keq Gjini ishte shendetlig, shum i talentuem që shkruente poezi, nxanës i shkelqyeshëm dhe i dashtun nga gjithkush perreth. Ishim aq të afërt me Gjinin sa qē për halle ekonomike ndajshim nji palë libra të klasës.

Gjithashtu me 1959 sëbashku me Gjinin kemi shpërnda Lahutën e Malsis, dorë nëpër dorë, për të cilën gja shum njerëz jan persekutue, sepse si në Atdhe dhe në Kosovë, kryevepra kombëtare e Atë Gjergj Fishtës ishte e ndalueme rrebtësisht me ligj. Aktivitetet e sabotimet tona nuk dolën për fushë dhe ne nuk na kapi furra asnjherë, sepse nuk u spijunuem as nga kolegë as nga vendasit Kosovarë liridashës.

Po Gjoni, si shoq klase me Adem Demaçin në Gjimnazin e Prishtinës, u burgos menjiherë mbas arrestimit të Ademit për hetime në vjetin 1969. Ketë fshehtësi Gjini dhe unë e mbajtëm sekret derisa Gjoni u lirue mbas dy muejsh.

Para se të emigronte për Itali, nji mik i Gjonit ju lut që t’ja vizatonte shqiponjen, të cilën aktivistët me 28 Nandor ja vunë te vorri i heroit Fazli Graiçevci (1935-1964). Gjoni e vizatoi shqiponjen e Skenderbeut në flamur, siç dinte.

Mbas dy vjetësh Gjoni më thotë se takohet në Romë me dorzuesin e flamurit, të cilin e pyet nëse ju ka hy në punë flamuri i vizatuem në atë kohë. “Po”, thotë miku, por ne ja shtuem yllin që i mangonte.

Shpresoj se edhe këto fjalë i ka evidentue Gjoni në librin e tij, të posabotuem disa ditë para vdekjes para ikjes së tij nga kjo botë.

Gjin Leka Buçaj, kolegu im i afërt ka botue vjersha në Buletinin e Kishës Katolike Shqiptare me 1966. Gjini vdiq nga nji smundje e pa sherueshme, në Jacobi Hospital në Bronx, në Korrik 1966, nji muej mbasi mbërrijta vetë në New York. E vizitova disa herë në spital dhe fatkeqsisht ma së mbrami në Funeral.

Para disa vjetësh ja çova Gjonit kopjen e korrespondencës sonë dhe sa vjersha e fotografi të Gjinit të ndjerë.

Me ketë rast po e ndaj me publikun edhe ketë fotografi historike, dalë me Gjonin, me 1968, kur së bashku çuem kunorë lulesh te vorret e Fan Nolit e Konitzës, që e kam edhe në librin ATDHEU dhe Toka e Bekueme.

Foto që flet 1000 fjalë, ku Gjoni dhe unë ndodhemi, si të ri, mes personaliteteve të randësishme të shekullit Njizet të kombit. Prandaj Gjonit dhe mue na takoi nderi ti vejm lulet. Gjoni më pat ftue të shkojmë në Boston te VATRA për dy ditë, gja që më bani të ndihem i nderuem e krenar me qenë prezent në ketë moment kombëtar e historik.

Gjoni ka jetue me nder dhe ka shkue me respekt dhe i nderuem, tue lanë nji familje të mrekullueshme.

blank

Kur themi Edvin Rama nënkuptojmë Yuri Kim dhe viceversa Nga Elida Buçpapaj

Përpara dy ditësh në Shqipëri ndali ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo për një vizitë të specifikuar. Ai mori pjesë edhe në një konferencë të organizuar me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ku ishin të pranishëm një numër i kufizuar të ftuarish, midis tyre edhe katër deputetë nga PD të përzgjedhur jo për nga hierarkia, por nga doza e servilizmit ndaj Ambasadores Yuri Kim dhe e interesit të Edvin Ramës. Kjo simbiozë na kujton vargjet e Vladimir Majakovskit se “Kur themi Lenini nënkuptojmë partia dhe kur themi partia nënkuptojmë Lenini”, që për analogji bëhen: “Kur themi Yuri Kim nënkuptojme Edvin Rama dhe vice versa..”

Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi dhe Agron Gjekmarkaj ishin katër deputetët e përzgjedhur që gjatë takimit të mësipërm u fotografuan me ish Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, tashmë si deputetë të thjeshtë, të delegjitimuar nga funksionet e mëparëshme pas rezultateve të dala nga forumi më i lartë i PD, që e kanë humbur besueshmërinë dhe votën e shumicës provuar në zgjedhjet e pjesëshme lokale të 6 marsit.

Sapo fotoja  u shfaq në Twitter nga Ambasadorja Yuri Kim, “përkthimi i gjuhës diplomatike” u botua menjëherë nga gazeta Panorama me okielon si “Fotolajm” me tekstin e mëposhtëm: “Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilloi në Shqipëri një vizitë dy ditore në kuadër dhe të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Agjenda e takimeve të Mike Pompeos kishte parashikuar dhe takime te veçanta me deputetët e opozitës, të cilët kryesohen nga Enkelejd Alibeaj.”

Se ku e kishte marrë këtë informacion Panorama nuk dihet, nuk i referohej asnjë burimi.  Më tutje lajmi vazhdonte duke u amplifikuar: “Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka ndarë momentet më të rëndësishme të takimit të Pompeos në Shqipëri, ku bie në sy dhe takimi dhe fotoja zyrtare me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun, Dhurata Çupin dhe Agron Gjekmarkajn.”

Fotoja e botuar nga Yuri Kim në faqen zyrtare të saj në Twitter dhe “Fotolajmi” i botuar nga Panorama, gazeta më e madhe në Shqipëri janë propagandë e mirëfilltë.

Nobelisti Dimitrij Muratov bashkë me kolegen e tij Maria Ressa, me të cilën ndau Nobelin, i ftuar në Gjenevë me rastin e 3 Majit, Ditës së Lirisë të Shtypit nga karikaturisti me famë botërore Patrick Chappatte  në një bashkëbisedim me gazetarët, tha se “Propaganda është një lloj rrezatimi, që pasi t’i nënshtroheni këtij lloj rrezatimi mësoheni me të dhe e besoni.” Muratov u detyrua ta mbyllë gazetën e tij Novaya Gazeta pak kohë pas agresionit rus në Ukrainë, sepse në Rusi mbretëron veç terri informativ, aty botohet veç propagandë dhe e vërteta të fut në burg ose të vret sikur kolegen e tij Anna Politovskaya.

Aty ku ka propagandë ka një prapavijë, që bie ndesh me sistemin demokratik të vlerave.

Ndërsa Maria Ressa na tha ne gazetarëve: “Pa fakte nuk mund ta kesh të vërtetën. Pa të vërtetën nuk mund të kesh besim. Pa besim nuk kemi realitet të përbashkët. Nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka demokraci.”

Pra, propaganda i vret faktet, edhe lirinë, edhe shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

Fotoja që publikoi Yuri Kim në Twitter dhe i bëri menjeherë jehonë Panorama ishte fund e krye propagandë.

Ajo foto në fakt, është në vijim të një skenari për t’i mashtruar shqiptarët se gjoja elita politike në SHBA, administrata dhe opozita, janë të interesuar për katër marionetat e fokusuara me ish Sekretarin Pompeo.

Është fatkeqësi e madhe kur këta skenarë organizohen nga një person që përsërit rëndom se është e zgjedhur nga Presidenti i SHBA dhe Departamenti i Shtetit dhe është mjerim kur mediat shqiptare bëhen zëdhënëse të dizinformacionit. Jo më kot  Shqipëria në raportin e sivjetëm të Reporterëve pa kufij (RSF) zë vendin e 103-të, që përbën një rënie prej 20 vendesh, krahasuar me vitin 2021 kur renditej në vendin 83-të. Sipas RFS “situata e lirisë së medias paraqitet e rrezikuar nga ” kërcënimi i pavarësisë editoriale, nga rregullimi partizan i medias, cënimi i integritetit fizik prej krimit të organizuar dhe dështimi i shtetit për t’i mbrojtur punonjësit e shtypit.”

Fotoja e katërshes me ish sekretarin Pompeo është fund e krye një manipulim i bërë nga Yuri Kim dhe i vazhduar nga Panorama.

Nuk është e vërtetë që Mike Pompeo kishte në axhendë të takohej me deputetë të opozitës, të cilët kryesohen nga Alibeaj, sikur shkruan Panorama. Ish Sekretari i Shtetit nuk e kishte fare në axhendë takimin me Alibejan, as Alibeaj nuk është kryetar i opozitës, ndërsa fotoja ishte thjesht produkt i mirësjelljes së Pompeos me të pranishmit në atë takim.

Populli thotë se “gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtëra” ndërsa  Carlo Collodi insiston se gënjeshtrat kanë “hundë të gjatë si Pinoku”

Sepse, sapo aktivistja e njohur Republikane Evi Kokalari komunikoi me Jim Richardson, Drejtor Ekzekutiv pranë ish Sekretarit të Shtetit, rreth fotove të bëra gjatë takimit që i publikoi në Twitter Yuri Kim, ku z. Pompeo dilte në mes katër deputetëve puppies, Jim Richardson përgjigjet: “Përshëndetje Evi, Sekretari Pompeo ka bërë një seri fotografish me të gjithë të pranishmit në sallë gjatë MOU Memorandumit të Mirëkuptimit. Dakordësia e tij për të bërë foto nuk lidhet dhe nuk është e barabartë me miratim apo mbështetje ndaj ndonjë lideri ose grupimi politik. Thjeshtë, ai është treguar i sjellshëm gjatë këtij eventi të rëndësishëm.”

Është i paimagjinueshëm dhe skandaloz nga ana e Ambasadores Yuri Kim shpërdorimi i figurës së një zyrtari të lartë të administratës Amerikane për të diktuar realitete inekzistente.

Ndërkohë ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përmes një Tweeti në Twitter vizitën e Tiranës do ta përmbyllte pa përmendur fare, dmth duke e injoruar skenarin e Yuri Kim me katër marionetat. Në këtë tweet, Mike Pompeo do të shkruante: “Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t’ju rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: çlirimin e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit. #Irani i lirë2022″ Siç e shihni asnjë fjalë më tepër!

Yuri Kim mund të jetë kundër Sali Berishës, por nuk mund të jetë kundër bazës dhe shumicës që voton nëpër forumet e PD. Votuesi është sovran.

Votuesin nuk e bind propaganda, përkundrazi e gërdis.

Doni t’ju jap disa sinonime të fjalës “propagandë”. Ja disa: trushplarje, agjitprop, dizinformim, idoktrinim.

Gjithë kjo trushplarje ka destinacion popullin shqiptar, kombin shqiptar, më amerikandashësin në botë!

Ndërsa antonimë të propagandës janë e vërteta, objektiviteti, ndershmëria.

“Kur diçka e tregon ashtu si ta kanë parë sytë, pa shtuar asgjë, pa hequr asgjë, ky është objektiviteti”, thoshte Martha Gellhorn (1908-1998), një nga storyteller reporteret më të mira të luftës të shekullit XX, në mos më e mira. Martha Gellhorn ka qenë e martuar me shkrimtarin Ernest Hemingway.

Diplomacia në një vend mik nis nga ndershmëria.

Dje u mbushën plot dy vjet që regjimi i Edvin Ramës shembi Teatrin Kombëtar dhe tani në mungesë të Teatrit duket sikur Yuri Kim ka marrë rolin edhe të skenaristes, edhe të regjisores me ca aktorë kuklla. Ka brutalitet, arrogancë por amatorizëm!

Një situatë e tillë është shumë e trishtë.

Elie Wiesel kujton: “Ne gjithmonë duhet të mbajmë qendrim. Neutraliteti nuk e mbështet viktimën, por persekutorin, despotin, tiranin, ndërsa indiferenca është urrejtje, herezi, shëmtim….”
Yuri Kim ka qendruar ose indiferente ose ka marrë anën e gabuar. Është në ndihmë të rrënimit total të sistemit demokratik, të cilin mund të ngrejë vetëm kjo përpjekje që po bën baza e PD, për të valorizuar votën dhe për të ngritur nga zero sistemin e rrëzuar tashmë.

Ju kujtohet kur na uroi për 29 Nëntorin ditën e “çlirimit” vendosur nga diktatori Enver Hoxha, i cili i ndërpreu marrëdhëniet Shqipëri-Amerike dhe vrau e burgosi shqiptare me damkën si spiunë të Amerikanëve.

E pra këto inskenime fotosh e urime të festës të 29 nëntorit janë personale të Yuri Kim, nuk janë as të Presidentit Biden dhe as të DASH.

Këto qendrime nuk janë as diplomatike as në interesin shqiptar dhe as në atë Amerikan.

 

 

blank
blank
blank
blank

IN MEMORIAM DALIP GRECA NDËRROI JETË: HUMBJE E MADHE PËR GAZETARINË SHQIPTARE NË DIASPORË DHE NË ATDHE Nga Frank Shkreli

 

Një mik e koleg i dashur dhe i nderuar për mua dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u nda papritmas nga kjo jetë. Gazetari i njohur Dalip Greca ndërroi jetë. Lajmi na tronditi dhe na mjeroi. Një zi me plot dhimbje mbuloi familjen Greca, pikëlloi kolegë, miq e dashamirë të shumtë të tij, këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Mik i çmueshëm dhe i përzemërt! Humbëm një mbështetës të papritueshëm të aktiviteteve kulturore këtu në Amerikë, por mbi të gjitha u thye një shtyllë e fortë e gazetarisë shqiptare në mërgim dhe në mbarë botën shqiptare.

Më pak se një vit më parë, familja, miqë, shokë e dashamirë të Dalipit – mbi 100-veta – të ftuar nga Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës organizoi një darkë në nder të Editorit të Diellit dhe puntorit të palodhëshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij shumë merituar në pension.

blank
Foto nga darka e daljes së Dalipit në pension, korrikun e vitit që kaloi, me kolegun dhe mikun tonë të përbashkët, studiuesin Idriz Lamaj, Dalip Greca dhe autori.
Dalip Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën Dielli, ndërsa ndikimi i tij në Vatër dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në orgnizatën më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbetet trashëgimi e tij, sidomos ndihma e tij në ringjalljen e gazetës historike Dielli. Puna e gazetarëve atdhetarë si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij për ringjalljen e gazetës Dielli në veçanti dhe të Vatrës në përgjithsi shihet dhe pranohen tanimë edhe nga disa kritkë, si diçka me rëndësi në dobi të komunitetit shqioqtaro-amerikan dhe të interesave të shqiptarëve dhe të Kombit – të cilit Dalipi ia kushtoi jetën, mundin dhe djersën e tij.

blank
Foto nga darka e daljes në pension e Dalipit, Korrik, 2021, duke festuar me disa miqë e kolegë të Dalipit

Nderimi në darkën e daljes së Dalipit në pension ishte një mirënjohje e vogël kundrejtë punës së madhe dhe vlerave të çmueshme që Dalip Greca kultivoi dhe transmetoi për 12 vjetë në gazetën Dielli, në veçanti dhe në veprimtarinë e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në përgjithësi, duke u përpjekur t’i këthente ato në misionin origjinal të tyre, të pëcaktuar nga themeluesit Fan Noli e Faik Konica.
Dalip Greca e kishte në gjak gazetarinë. E kishte pasion dhe e merrte me shumë seriozitet punën e gazetarit dhe të editorit. Me një rast i thashë, more Dalip, mos kemi zgjedhur profesionin e gabuar, se me gazetari as në Amerikë, nuk pasurohemi dot. Buzqeshi pak dhe më tha: Jam gazetar për pothuaj 40-vjet dhe nuk jam penduar fare. Dalipi ishte nga ata gazetarë të përkushtuar ndaj profesiosnit të tij – siç thonë se janë mjekët dhe infermierët të përkushtuar për shpëtimin e jetës së pacientëve – ashtu ishte Dalip Greca i përkushtuar ndaj profesionit të tij – nepërmjet gazetarisë së lirë – si një mjet për të zbuluar të vërtetën – në shërbim të të mirës së përbashkët. Për këtë, ne që e kemi njohur, jemi të gjithë dëshmitarë dhe krenarë me punën e tij të gazetarit dhe editorit. Ai ishte aq i pasionuar pas gazetarisë, sa që edhe pas pesionimit, Dalipi nuk u largua nga Dielli, nuk i tha lamtumirë, por premtoi se edhe në pension do të vazhdonte të kontribonte artikuj, analiza, komente dhe shkrime të tjera. Fatkeqësisht, shkuarja e tij në amshim, ia ndërpreu këtë kontribut të mëtejshëm, të premtuar për gazetën Dielli pas daljes në pension – një humbje e madhe kjo për të gjithë lexuesit e gazetës më të vjetër në botë, gjithnjë në ekzistencë.

Besoj se siç ka thënë para-ardhësi i tij, i Madhi Faik Konica, me rastin e botimit të 1-vjetorit të gazetës Dielli, “Kur bënë një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjë herë, rri mbi gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci dhe ç’mbaroj gjer atje…”.
Jam i sigurt se Dalip Greca në udhëtimin e tij të parakohëshëm për në amshim, shikon pas dhe krenohet me veten e tij për arritjet dhe sukseset, për tashëgiminë gazetareske dhe letrare që ka lenë pas – trashëgimi për familjen e tij të nderuar dhe të dashur – por edhe për shoqërinë dhe kulturën shqitare në përgjithësi. Dhe i thotë vetes: Job Well Done! Punë e kryer shumë mirë! Rolin e editorit të Diellit, Dalip Greca e kishte marrë me shumë seriozitet, dinjitet dhe përgjegjësi dhe krenari për ta drejtuar gazetën Dielli në një frymë përbashkuese, por mbi të gjitha, në interes të Vatrës, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në veçanti, me aq sa kishte mundësi në mbrojtje të interdave dhe vlerave kombltare të shqipotarëve – si një pasqyrë të interesave të komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe më gjerë.

Ishte meritë e Dalip Grecës që me një diplomaci dhe urtësinë që e karakterizonte atë si person dhe punën e tij, si pasojë, ai mundi të menaxhonte me aftësi, për 12 vjet, pritëshmëritë e individëve dhe të gupeve të ndryshme brenda dhe jashtë Vatrës, duke pajtuar kërkesat dhe pritshmëritë e diasporës së vjetër me ato të emigrantëve të ri në këtë vend. Është gjithashtu meritë e Dalipit që gazetën Dielli e ngriti nga një gazetë e komunitetit, në një forum diskutimi të subjekteve të ndryshme me rëndësi dhe karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nga ky këndveshtrim, dëshiroj të shprehi falënderimet e mia të thella Dalip Grecës i cili për gjithë periudhën që shërbeu si editor i Diellit ai, pa asnjë hezitim dhe pa aasnjë përjashtim, gjithmonë ka botuar të gjitha shkrimet e mia modeste që i kam dërguar gazetës Dielli. Për këtë i jam, përjetësisht, mirënjohës!

Kalimi në amshim i Dalipit dhe zbrazëtia që le pas do të ndihet për një kohë të gjatë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Mungesa e tij do të natyrisht do të jetë shumë më e rendë dhe më e thellë për familjen e tij dhe për farefisin këtu në mërgim dhe në Atdhe.

Familjes së ngushtë bujare dhe të nderuar të Dalipit këtu në Shtetet e Bashkuara dhe farefisit më të gjerë Greca kudo qofshin ata, u paraqes me zemër dhe mendje të pikëlluar, përdhimbtimet e mia më të thella, duke marrë pjesë në zinë e tyre në këtë moment të vështirë për humbjen e fort të dashurit të tyre, Dalipit, me ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe me ndiesi miqësije vëllazërore!

Frank Shkreli

blank
Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, Mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për miqësinë Dalip!


Send this to a friend