Spektri i gjërë i jetës fokusohet nga një penë e sprovuar!
Si i jep origjinalitet stilit letrar të saj puna e gjatë , si kineaste e skenariste.
E lexova me një frymë librin e Angjelinës, jo se më ka bërë dhe mua protogoniste, por sepse aty ndjej rrahjen e zemrës së vajzës e gruas shqiptare që ka kaluar në të dyja sistemet dhe ka mbijetuar në mënyrë dinjitoze.
Ne të brezit tonë e rrëkëllejmë menjëherë librin e jetës së saj por edhe të rinjtë, me dëshirën për të njohur nga kanë ardhur ata.
Para së gjithash, dua të nënvizoj anën e vlerave artistike të librit të sapobotuar “Vrapi i jetës”
Autorja e quan roman autobiografik dhe ka të drejtë , sepse ajo shkruan për jeten e saj, duke përfytyruar gjithmonë, si shtyllë vertebrore të librit, një personazh, që është vetvetja, por të rikrijuar përmes raportit karierë njeri, detyrë e dëshirë, mundësi e pamundësi, lidhje e kënaqesi, kuptim e moskuptim të situatave të ndryshme, ku vrapoi ajo në jetë. Vetvetja, shikohet nga majat e 70 vjeçares, të angazhuar shumë me detyra të vështira shpesh herë, por të kapërcyera me një vullnet dhe force të pa shtershme
Me një mozaik të bukur hyjmë në ëndrrat dhe zhgjandrat marëdhëniet me prindërit, me mësuesit, me ambiente pune, kur është akoma fëmijë.
Vazhdojmë leximin dhe marrim emocione të vërteta e të mrekullueshme të jetës së saj në Rtsh, në Kinostudjo, në emigracion, që i përshkruan me penën e një rrëfimtareje të vërtetë( Mbes ime Jona , Mjalti i mjaltit) ,Ngjarje nga mikrokozmosi e makrokozmosi, , Rekuem për Vetveten,etj
Më pas autorja flet, me shpërthimin e një brenge( Rinia ime dhe Rtsh), kalon në lëndinat e romanit aventuresk, kur tregon në vazhdimsi si trung të gjetur artistikisht ,shpalosjen e dritë hijeve të saj, në përplasjen e befasishme mes Unit e Vetvetes, duke zbuluar bukur mardhënie psikologjike e shpirtërore mes dilemave të jetës !
Ky personazh i dhënë në dyzimin e tij , të dukshëm e të padukshëm, ku ne shohim një mardhenie, dashurie e lufte të pandalur,si lëndë jetësore, të dhënë me zhdërrvjellësi me stilin e letërsise moderne, me hapje e mbyllje të,rrjeteve sociale, me mendimet e saj për korona virusin, me shqetësimet e njeriut të sotëm të përbotshëm, duke dhënë një portretizim të vitit me dy njëzeta!Pengu i jetës për nënën që e portretizon si personazh kryesor,së cilës i kërkon falje e përdëllyer, tregimi për babanë, për bashkshortin, fëmijët, nipat e mbesat, të mbeten në mëndje për pershkrimin e veçantë, përmes shumë detajeve të ngrohta njerëzore!
Ngërthen misticizmin dhe parandjenjat me frymë të veçantë, që të lë paksa të habitur…Nga pena e saj mëson përceptimin e një jete të vrrullshme e të pandalshme…, fenomet kyçe të jetës, karakteret që e shoqërojnë njeriun në jetë dhe e bëjnë njeri të vlefshëm!
Stili i saj ngjizet me naracionin dokumentar , me ngjarje të ndryshme, që rrokullisen para teje, dhe ty të pëlqen ky lloj komunikimi pasionant, ku dashuria është violinë e jetës!
U kënaqa ndryshe nga çdo lexim tjeter, në këto kohë kur po na dridhet shpirti nga labirinthet e virusit enigmatik!
Autorja e përshkruan lajmin e shpalljes së virusit me një pozicion të ngrirë të gjithçkaje në botën qëe rrethon personazhin e saj, që ajo e quan fillimisht enigmatik.
Fantazia narative e këtij çasti të pazakontë që perfshin Planetin Tokë jepet me detajet nga jeta e përditeshme…
Të gjithë kanë ngrirë nga kjo ngjarje botërore e papritur, në veprimin më të fundit të tyre…
Ajo i shpall një sfidë të hapur asaj që ka parë gjatë jetës së saj dhe këtij çasti , kur korona e padukshme hyn papritur në këtë Botë vetmitare dhe egoiste!
“Është kohë karantine!
Njeriu duhet të rrijë vetëm, pikërisht aty ku e ka kapur ky virus i çuditshëm, që po shëtit serbes serbes në të gjitha kontinentet…”
Përshkruan autorja.
“Ka dhe ai të drejtën e vet!
Çdo gjë në këtë botë ka të drejtat e veta!
Po kush i përfill se? Ja ta zemë, se nuk do ishte ky virus, diçka tjetër do të ndodhte!
Njerëzia duhet të merret me diçka…Kështu thonë të diturit! Po a kanë mbetur të ditur?!
Kjo “Vetja” ime në karantinë, thotë -Jo!
E ç’do të bënin të diturit në këtë botë, të zbrazur nga dituria!”
Ja kështu fillon të na udhëheqë në labirinthet e kozmosit, pena e saj me kapituj që shpalosen para nesh me detaje prekëse nga jeta e një intelektualeje, me peshë brënda Shqipërisë e në emigracion!
E njohin atë si folëse lajmesh nga të parat në Televizioni shqiptar, krah, Kiço Fotiadhit e Virgjil Kules, si profesioniste e vertetë, me një zë të bukur e lexim korekt e admirues, perkrah folësit mjeshtër të Radios , Haki Bejleri… mbas 30 vitesh, rrethi vicioz I histories e gjen atë gazetare të lajmeve shqip në radion e Komunës së ATHINËS!
Kam qënë me të në Kosovë, në Shqipëri e Greqi dhe kam parë tërheqjen magnet të njerëzëve pranë saj.
“Diku të kemi parë, moj Zonjë! “ Je zë i njohur shumë”
U njoha me të gjatë dekadave të fundit dhe gjithmonë flasim e kuvendojmë, për të gjitha problemet e hallet tona e sidomos për krijimtarinë.
Libri i saj është risi në shkrimin e kujtimeve personale, që për nga forca e nivelit artistik, i bën arkivë dhe ndjeshmëri prekëse të gjithë brezit të saj ,që jetuan në dy kohë të ndryshme.
Ka rritëm të çuditshëm vrapi i kësaj krijuese, qe ka vrapuar vërtetë në jetë!
Ata që e kanë njohur nga afër Angjelinën, kanë ndjekur me kureshtje, vrapin e jetës së një shqiptareje të fortë , te pandalshme dhe shumë progresive…
Mendimi i dytë që më shoqëron nga thurrja e tregimit, për familjen e madhe ku u rrit, në një tavoline me gjashtë fëmijë, pastaj tregimi I bukur i krijimit të familjes së saj, që sigurisht do ishte i lidhur ngushtësisht me punën pasionante të saj si folëse e kineaste, detajet e bukura nga jeta, që i ngre në art, me fantazinë e mirësinë e saj…
Të gjitha këto, duke i treguar me aq çiltërsi, duket sikur do ti thotë, “më fal” edhe Vetvetes, se e rrëmbyer nga përqafimi i kushteve moderne…hyn në një rrugë pa krye!
Pra, nëse do i vija një titull të dytë, këtij libri,do thosha…” Pengu i Angjelinës!”
Ajo nuk pati,fëmijëri adoleshencë dhe jetë normale, kur erdhi epoka moderne, ajo vrapoi nga të parat në emigracion … Bënte kater punë paralelisht…Harroi Vetveten.
Humbi bukurinë, u rrudh para kohe, nuk u sinkronizua tamam në kohët moderne!
Në përplasjet e Unit dhe Vetvetes, ka një natyrshmëri e vërtetësi të tillë, ku çdo vajzë, grua, nënë apo gjyshe nga Shqipëria, do të gjejë detaje të shumta nga jetët e tyre.
Kjo i shton shumë vlerë këtij romani autobiografik dhe ndaj lexohet me interes e me shpejtësi.
Edhe rritmin e të shkruarit, ajo e ka me”vrap” në një ndërthurje të kohëve e kujtimeve me mjeshtri artistike.
Portreti i nënës vjen me penën e saj që përdor prozën poetike me poezinë bashkë…Edhe ditari i nënës së saj, Vasilika, vjen me shkronjat e një dore që dridhet por aq të ngrohtë në komunikim.
Shprehja e nënës “Ku është dashuria, është vetë Perëndia”, kthehet në një refren të bukur përgjatë librit!
Fotografia e nënës, me një poezi , ku pikon, mall e peng bashkë!!!
Nënat tona të mira, e “fshehën” thellë dhimbjen , kur bijtë e bijat zgjodhën rrugën e emigracionit…
Nëna ime pi kafenë Dhe dora i dridhet Venat e gjakut fryrë
Si lumenj të rrëmbyer! Njëri sy i saj loton
Tjetri nuk i shikon! Ajo pret natë e ditë.. Pret t’i vijnë fëmijët
Le pastaj sa vërtetësi e lexim të këndëshëm shijon ,duke parë në faqet e librit një arkivë interesante nga jeta e saj brenda e jashtë shtetit, si gazetare e kineaste.
Të gjitha fotografitë nëpër vite me familjarët e kolegë pune, veprimtaritë me filmin nëper botë, përbëjnë një etyd të bukur kinematografik, në faqet e librit “Vrapi i jetës”!
Ajo gjëndet bashkë me kolegen e saj Violeta Vila, si folëse të para në lajmet shqip të Radios së komunës së Athinës , me fotografi pranë ish kyetarit Z.Avramopulos e aktores së madhe greke, Maro Kondu, zëvendës drejtoreshë e radios.
Shumë impresionuese është fotografia e saj nga emisioni në Rtsh ,viti 1992,së bashku me gazetaren e njohur, Tefta Radi, që zëvendesoi në ekranin e vogel Angjelinën!
Ikonë e njohur.Atë e shohim pranë folëses kryesore të Radios, Vera Zheji apo edhe me Zerina Barbullushin në vitet e para, foto e nxjerrë për herë të parë në historikun e Rtsh nga Skifter Këlliçi.
E shijon leximin e këtij libri në çdo faqe ku shpaloset si në një film një jetë plot ngjarje që të habisin dhe njëkohësisht të mbushin me dashuri për jetën e për komunikimin e bukur njerëzor në çdo kohë e në çdo moshë!
Dhe përmes rrjeshtave del shumë herë dhe shkruar drejt apo e nënkuptuar drama e një personazhi që ka qënë pranë nesh e buzëqeshur, plot gjallëri por edhe me pengje, që nuk harrohen!
Sa bukur e sjell ajo grackën e parave, që të zë edhe frymën por emigranti i ngratë nuk e kupton!
“Ti je në burg modern, por se kupton”, i thoshte bashkshorti Angjelinës kur mbyllej brënda e punonte në emigracion!
Prototip i sakrificës së nënës ,qe solli koha e viteve te mërgimit masiv të viteve 90, nga Shqipëria!
Drama e brendshme e saj lexohet, përmbas tregimeve te jetës së personazhit me emrin e saj të njohur!
Në një takim të saj me krijues e poet të diasporës në Koblenc të Gjermanisë ajo reciton poezinë e saj “ Pangopësia”, sepse është kjo ndjenje makabre, që e ka verbuar boten e sotme.
Ne liber përshkruhen në mënyrë të natyrshme dhe çaste të ngarkuara dramatike ku ajo bën një thirrje të hapur për ndryshim!
Linja e besimit tek Zoti, është një zgjidhje që nxit ndryshimin e madh, sipas saj!
Shqipëria prishi objektet e kultit dhe ngjarje të veçanta që sjell nga personazhi i Vetvetes, krijojnë një tabllo të gjerë me egoizmin e njeriut,që i është kthyer në bumerang ,vetë ekzistencës njerëzore!
Vrapon ,bashkë me Angjelinën në ngjarje të shumta brenda dhe jashtë shtetit dhe të duket sikur ecën dorë për dore me një mike, me nje kolege, me një vajzë që e njeh mirë, me një kushërirë, me nje bashkshorte e nënë të përkushtuar,gjithmone shoqëruar nga ndjenja e mallit , dashurise, admirimit…
Kështu janë vajzat e nënat tona, të perkushtuara, të vërteta, të forta, të pabesueshne në forcen e tyre të mbijetesës!…
Gratë e nënat shqiptare kalojnë edhe çaste gëzimi që i
shumëfishojnë me zemrat e tyre të përparuara …Ato dinë të hapin rrugë për brezat e rinj, që bëjnë “vrapin e tyre të jetës”
Duke I uruar së pari shëndet dhe suksese të panumërta me “Vrapin e jetës”,them me bindje se bëri mirë, që na e solli pranë në keto çaste vetëizolimi, librin tënd biografik,
Do të më pëlqente të përkthehet edhe në gjuhë të huaj libri , se është pasqyrë e një individualiteti, ku edhe bota të ngjallte kureshtje për enigmën e një gruaje shqiptare, apo pergjithsisht të intelektualëve të vendeve të lindjes.
Miradie Maliqi
Komentet