VOAL

VOAL

Viti 2030 pa uri dhe varfëri? Për këtë mbahet në Zyrih Konferenca e zhvillim-bashkëpunimit zviceran

January 20, 2016

Komentet

KQZ-ja dhe dilema e sovranitetit të Kosovës- Nga ARIF EJUPI

 

.
Certifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit ka rikthyer në qendër të debatit publik një çështje thelbësore për funksionimin dhe legjitimitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës: kapacitetin e shtetit për të vepruar si autoritet sovran dhe i pavarur nga presionet e jashtme dhe nga grupet politike që historikisht kanë minuar rendin demokratik.

Ky certifikim, në vetvete një akt administrativ, në realitet përfaqëson një proces të ngarkuar politikisht, i cili ekspozon brishtësinë institucionale të vendit dhe shpërfilljen e dëmeve serioze që Lista Serbe i ka shkaktuar Kosovës , përherë e sidomos gjatë dekadës së fundit.

Për të kuptuar domethënien e këtij vendimi, duhet të rikthehemi dhe t’i përmbledhim dëmet strukturore që ky subjekt, i dirigjuar nga Beogradi, i ka prodhuar në:
rendin juridik-kushtetues,
funksionimin e Kuvendit,
sigurinë e brendshme,
integritetin territorial,
integrimin e komunitetit serb,
ekonominë, përmes kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Një analizë e thelluar tregon se Lista Serbe ka funksionuar jo si një parti politike brenda sistemit demokratik të Kosovës, por si mjet i një strategjie shtetërore të Serbisë, për të mbajtur nën kontroll veriun e vendit dhe për të dobësuar kapacitetin e institucioneve të republikës së Kosovës.

Në vend të përfaqësimit të komunitetit serb në kuadër të rendit kushtetues të Kosovës, Lista Serbe ka ushtruar një funksion bllokues. Duke i përdorur 10 ulëset e garantuara (dhe shpesh duke u bërë faktor përcaktues në krijimin e shumicave parlamentare), ky subjekt ka ndërtuar një praktikë sistematike të:
bojkotimit të seancave,
çrregullimit të kuorumit,
pengimit të votimeve kyçe,
kushtëzimit të vendimeve qeveritare.

Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues dhe legjislativ, shpesh është gjetur në pozitë të bllokuar, jo për arsye procedurale të brendshme, por për shkak të ndërhyrjeve të Beogradit, të cilat Lista Serbe i ka zbatuar pa hezitim.

Kjo përbën cenim të parimit të sovranitetit të brendshëm parlamentar, sipas të cilit asnjë fuqi e jashtme nuk mund të diktojë funksionimin e një organi të zgjedhur nga qytetarët.

Një nga aspektet më shqetësuese të rolit të Listës Serbe është identifikimi i saj me figura të implikuara në krime lufte dhe aktivitete kriminale. Milan Radoiçiq, operator i strukturave paraushtarake serbe dhe i dyshuar për krime në qytetin e Gjakovës gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Radojçiq për shumë vite ka qenë figurë dominante politike e këtij subjekti.

Nën drejtimin e tij, Lista Serbe nuk ka përfaqësuar interesat e qytetarëve serbë, por ka:
fuqizuar strukturat ilegale të sigurisë në veri,
kultivuar klimë frike ndaj serbëve që kërkonin integrim në institucionet e Kosovës,
sabotuar proceset demokratike,
dhe mbrojtur rrjetet kriminale të kontrabandës.

Ky fenomen është i paprecedent në Evropën bashkëkohore: një subjekt i certifikuar për zgjedhje parlamentare ka qenë i lidhur (hapur) me aktivitete terroriste, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë më 2023, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, një ngjarje që përbën cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.

Dëmet që Lista Serbe i ka shkaktuar Kosovës nuk janë vetëm politike: ato janë të prekshme dhe të dhimbshme.

Në vitin 2011, gjatë orëve të tensionuara në veri, u vra polic tjetër i Kosovës, Enver Zyberi, një incident i lidhur me strukturat ilegale që Lista Serbe i ka mbrojtur publikisht.

Në vitin 2023, me sulmin në Banjskë, u konfirmua qartazi karakteri paraushtarak i rrjeteve të lidhura me këtë subjekt.

Asnjë parti politike demokratike nuk mund të ruajë statusin e saj ligjor kur mbështet, arsyeton ose bashkëpunon me struktura të dhunshme që:
vrasin zyrtarë shtetërorë,
shpallin “zona të ndaluara” për Policinë e Kosovës,
krijojnë barrikada,
e trajtojnë territorin e Kosovës si zonë të kontestuar.

Kjo e bën Listën Serbe subjekt të përgjegjësisë juridike dhe morale, jo thjesht aktor opozitar.

Lista Serbe ka qenë hallka kryesore e integrimit të strukturave kriminale në veriun e Kosovës. Përmes rrjeteve të kontrabandës, që përfshijnë:
mallra pa doganë,
derivate,
cigare,
mallra të luksit,
dhe në disa raste armë,
është krijuar një ekonomi paralele që jo vetëm e dëmton buxhetin e Kosovës, por largon perspektivën e stabilitetit ekonomik të rajonit.

Në disa raste, këto rrjete kanë bashkëpunuar edhe me grupe të caktuara shqiptare, duke treguar se kur bëhet fjalë për fitime të paligjshme, etnia pushon së qeni barrierë, ndërsa sovraniteti i shtetit bëhet viktimë.
Ky është një dimension që shpesh është anashkaluar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka preferuar ta trajtojë veriun si zonë të ngrirë, në vend ta shohë si epiqendër të ekonomisë së zezë në Ballkan.

Bojkotimet e organizuara nga Lista Serbe kanë synuar krijimin e vakumit institucional dhe delegjitimimin e autoritetit të Republikës së Kosovës.

Dorëheqjet masive të:
policëve,
gjyqtarëve,
prokurorëve,
zyrtarëve komunalë,
janë përdorur si mjet presioni politik, i cili krijon jo vetëm kriza funksionale, por edhe perceptim ndërkombëtar të “paqëndrueshmërisë” së Kosovës.

Ky është një mekanizëm i sofistikuar për të dëmtuar shtetin, duke krijuar situata që Serbia i përdor më pas si argument në tryezat diplomatike.

Përmes Listës Serbe, Serbia ka ruajtur kontroll të drejtpërdrejtë mbi:
proceset zgjedhore në komunat me shumicë serbe,
sistemin e arsimit,
shëndetësinë paralele,
financimin ilegal të grupeve lokale,
dhe presionin psikologjik ndaj qytetarëve serbë që duan integrim.

Kjo ka krijuar një realitet të dyfishtë: Kosova formalisht është shtet sovran, por në veri zbatimi i këtij sovraniteti është i kufizuar nga ndërhyrjet e Beogradit përmes Listës Serbe.

Certifikimi i Listës Serbe nga KQZ-ja nuk mund të trajtohet si procedurë teknike. Është një vendim që i jep legjitimitet një subjekti i cili:
ka sabotuar funksionimin e institucioneve,
ka ushqyer paralelizma shtetërore,
ka bashkëpunuar me struktura të dhunshme,
ka qenë i lidhur me vrasje të zyrtarëve të shtetit,
ka prodhuar destablizim të vazhdueshëm,
dhe ka minuar integrimin e komunitetit serb në rendin juridik të Kosovës.

Në çdo shtet demokratik, një subjekt me këtë histori do të ishte objekt hetimi dhe ndëshkimi institucional, jo certifikimi.

Prandaj ky vendim nuk flet për fuqinë e Listës Serbe, por për dobësinë e shtetit të Kosovës përballë presionit ndërkombëtar dhe mungesës së vetëbesimit institucional.

Kosova nuk ka nevojë për stabilitet të rremë; ka nevojë për institucione të forta, të pavarura dhe të afta ta mbrojnë rendin kushtetues. Ky moment është një kujtesë se sovraniteti nuk humbet vetëm me invazion, por edhe me tolerimin e atyre që e minojnë çdo ditë nga brenda.

ARIF EJUPI

TRI ZËRA STUDENTORË NGA GJENEVA: ANGAZHIM, IDENTITET DHE KUJTESË HISTORIKE Nga Nexhmije Mehmetaj

 

Në mbrëmjen e organizuar për ekspozitën “Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”, tri studente shqiptare nga Gjeneva sollën një frymë të re angazhimi dhe ndërgjegjësimi kulturor në komunitetin shqiptar në Zvicër. Të bashkuara në shoqatën “Studentet Shqiptarë në Gjenevë”, ato përfaqësojnë një brez që e njeh dhe e rikthen historinë në vëmendje për forcimin e identitetit dhe solidaritetit kombëtar.

Në bashkëpunim me shoqatat “Komunitetin Shqiptar në Gjenevë” dhe “Kosova për Sanxhakun”, Elda Gashi, Fatjeta Ramadani dhe Elsa Ramiqi dëshmuan se studentët shqiptarë në diasporë janë aktorë aktivë kulturorë e shoqërorë. Angazhimi i tyre tregoi pjekuri, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj kujtesës historike.

Në vijim, sjellim intervistat që zhvilluam me këto studente, të cilat ndajnë përjetimet dhe reflektimet e tyre mbi ekspozitën dhe rolin e tyre në komunitet.

Bashkëbisedim me Elda Gashin.

Elda Gashi: Ta ruajmë historinë tonë, edhe atëherë kur ajo është e dhimbshme

Ju lutem prezantoheni!

EG: Unë quhem Elda Gashi, jam me origjinë nga Prishtina në Kosovë. Kam lindur në Gjenevë, Zvicër, ku aktualisht po ndjek studimet e mia. Jam në vitin e fundit të Bachelor-it në Shkencat e Edukimit dhe për master jam e interesuar të vazhdoj studimet në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informatikës në Edukim, si dhe në Kriminologji.

NM : Elda, mbrëmë patët një bashkë organizim të rëndësishëm me “Komuniteti Shqiptar” dhe “Kosova për Sanxhakun”. Si lindi ideja për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti?

EG: Shoqata jonë studentore bashkëpunon shpesh me shoqatën “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës”, qoftë për organizimin e festave të pavarësisë, qoftë për konferenca të rëndësishme. Kishim diskutuar prej kohësh me ta për të organizuar këtë konferencë, pasi e konsideronim temën shumë të rëndësishme dhe interesante.

NM : Çfarë domethënie ka për ju personalisht përfshirja e shoqatës “Studentet shqiptar në Gjenevë” në një ekspozitë historike dhe kombëtare të kësaj natyre?

EG:  Për mua personalisht, përfshirja e shoqatës “Studentet shqiptarë në Gjenevë” në një ekspozitë të tillë ka domethënie të veçantë, sepse dëshmon se brezi i ri shqiptar në diasporë është i vetëdijshëm për historinë dhe përgjegjësinë kombëtare. Është një mënyrë për të ruajtur kujtesën kolektive, për të forcuar identitetin dhe për ta kthyer angazhimin studentor në veprim kulturor me vlerë shoqërore.

NM : Pse mendoni se është e rëndësishme që studentët të marrin pjesë aktive në evente që lidhen me ruajtjen e kujtesës dhe identitetit shqiptar

EG: Është po ashtu e rëndësishme që studentët të marrin pjesë në aktivitete të tilla, sepse ne jemi brezi i ri dhe kemi nevojë të informohemi për këto çështje, në mënyrë që më pas t’i transmetojmë brezave të ardhshëm. Për më tepër, njohuritë tona mbi këtë temë ishin të kufizuara, prandaj pjesëmarrja në këtë konferencë ishte shumë e dobishme.

NM: Si u prit aktiviteti nga studentët e shoqatës ?

EG: Aktiviteti u prit shumë pozitivisht nga studentët e shoqatës. Ata treguan interes të madh, angazhim dhe ndjeshmëri ndaj temës, duke e përjetuar ekspozitën jo vetëm si ngjarje kulturore, por edhe si një moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi për historinë dhe identitetin kombëtar.

NM: Cilat sfida keni hasur në organizimin e këtij eventi dhe si i keni menaxhuar në kuadër të ekipit tuaj studentor?

EG: Sfida kryesore lidhej me koordinimin e kohës, përgjegjësive dhe burimeve, duke qenë se të gjithë jemi studentë me angazhime akademike. Përmes bashkëpunimit të ngushtë, komunikimit të vazhdueshëm dhe ndarjes së qartë të detyrave brenda ekipit, arritëm t’i menaxhojmë me sukses këto sfida dhe ta realizojmë aktivitetin në frymë bashkëpunimi e përkushtimi.

NM : Cili ishte momenti më i veçantë për ju gjatë mbrëmjes së ekspozitës?

EG: Momenti që më la përshtypje më të madhe ishte kur profesori na tregoi videon e një gruaje shqiptare që shpjegonte se ishte detyruar t’u fliste fëmijëve të saj në bëshnjakeshit në vend të shqipes, në mënyrë që ata të mund të integroheshin më mirë në shoqëri.

NM: Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër shoqatash dhe çfarë mund të sjellë ky model për komunitetin shqiptar në Gjenevë?

EG: Bashkëpunimi ndër shoqatash është shumë i rëndësishëm, sepse forcon unitetin, rrit ndikimin e aktiviteteve dhe krijon ura besimi brenda komunitetit. Ky model sjell më shumë organizim, përfshirje dhe qëndrueshmëri, duke e bërë komunitetin shqiptar në Gjenevë më aktiv, më të bashkuar dhe më të dukshëm në jetën kulturore e shoqërore.

NM : Cilat janë projektet e afërta të shoqatës që drejtoni dhe a mendoni të vazhdoni me aktivitete që sjellin në fokus historia dhe kultura shqiptare?

EG ; Aktualisht jemi duke diskutuar disa projekte, të cilat synojmë t’i finalizojmë para se t’i bëjmë publike në rrjetet tona sociale. Ndër to përfshihet organizimi i një feste me rastin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe prezantimi i një eventi me karakter historik dhe kulturor.

NM: Çfarë mesazhi do t’u jepnit studentëve shqiptarë pas këtij aktiviteti që sjell në vëmendje një pjesë të dhimbshme, por të rëndësishme të historisë sonë kombëtare?

EG : Mesazhi im për studentët shqiptarë është që ta njohin dhe ta ruajmë historinë tonë, edhe atëherë kur ajo është e dhimbshme, sepse vetëm përmes kujtesës ndërtohet identiteti dhe forcohet vetëdija kombëtare. Angazhimi, solidariteti dhe pjesëmarrja aktive në aktivitete kulturore e historike janë mënyra më e mirë për ta mbajtur gjallë trashëgiminë tonë dhe për ta përcjellë atë me dinjitet te brezat që vijnë.

Bashkëbisedim  me Fatjeta Ramadani – Studente e angazhuar

Fatjeta Ramadani: Dashuri dhe revoltë nëse keni ndaj heshtjes dhe padrejtësisë që iu është bërë popullit shqiptar, mos hezitoni

  1. NM. Kush është Fatjeta Ramadani ?

FR: Jam nga komuna e Ferizajt, fshati Softaj, e lindur në Kosovë. Në Francë jetoj që nga viti 2013. Studimet e larta i kam kryer në Gjenevë, Zvicër, bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare me specializim në Politikë dhe Histori, ndërsa masterin po e ndjek në të njëjtin fakultet në Studime Europiane. Aktualisht punoj me popullatën migrante.

NM: Fatjeta, si e përjetuat personalisht ekspozitën “Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”?

Çështja e Sanxhakut, ashtu si shumë çështje të tjera që prekin popullin shqiptar, nuk kam si ta përjetoj ndryshe veçse me shumë trishtim. Bëhet fjalë për një histori të gjatë shtypjeje dhe përpjekjesh për asimilim, të ushtruara nga regjime të ndryshme që kanë nënshtruar shqiptarët ndër shekuj. Nga ndikimi shumëvjeçar i Perandorisë Osmane, te politikat represive të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe më pas të Mbretërisë së Jugosllavisë, deri te masat e ashpra të Jugosllavisë Socialiste nën Titon dhe regjimeve nacionaliste serbe të shekullit XX, shqiptarët janë përballur vazhdimisht me mohimin e identitetit të tyre kombëtar, shpërngulje të detyruar dhe presione të ndryshme kulturore e politike. Kjo trashëgimi e dhimbshme e bën çështjen e Sanxhakut jo vetëm historike, por edhe thellësisht emocionale për këdo që e ndjen veten pjesë të kombit shqiptar.

NM:A kishte ndonjë element të ekspozitës që ju tronditi ose ju bëri të reflektoni më thellë?

FR: FR: Ajo që më tronditi më shumë ishte vetë njeriu dhe aftësia e tij për të shkuar deri në shkatërrim për pushtet dhe urrejtje ndaj tjetrit. Ekspozita më bëri të reflektoj mbi padrejtësitë historike, mbi dhunën ndaj atyre që janë ndryshe dhe mbi asimilimin si mjet shtypjeje. Sanxhaku është një nga plagët tona historike, dëshmi e vuajtjeve dhe e politikave shtypëse ndaj shqiptarëve. Përmes fotografisë, kjo ekspozitë zgjon ndërgjegjen kolektive dhe ndihmon në ruajtjen e kujtesës historike, në mënyrë që këto padrejtësi të mos përsëriten më.

NM: Sipas jush, pse është e rëndësishme që rinia studentore shqiptare të marrë pjesë në aktivitete të tilla me karakter historik?

FR: FR: Pjesëmarrja e rinisë studentore në aktivitete historike është thelbësore, sepse pikërisht të rinjtë përfaqësojnë forcën e rezistencës, energjinë dhe guximin për të sfiduar padrejtësitë dhe narrativat e shtrembëruara. Njohja e historisë nuk është vetëm rikthim te e shkuara, por mënyrë për të kuptuar të tashmen dhe për të mbrojtur të vërtetën historike. Nëse ne nuk e njohim dhe nuk e tregojmë vetë historinë tonë, të tjerët do ta bëjnë në vendin tonë. Prandaj, është përgjegjësi e brezit të ri që ta ruajë, ta studiojë dhe ta përcjellë historinë shqiptare me integritet, ashtu siç theksonte edhe Ukshin Hoti: “Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.”

NM: Çfarë ndikimi mendoni se kanë këto evente në forcimin e identitetit dhe ndërgjegjes kombëtare te të rinjtë?

FR: Eventet me karakter historik kanë një ndikim jashtëzakonisht të rëndësishëm në forcimin e identitetit dhe ndërgjegjes kombëtare te të rinjtë, sepse ato krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes brezave dhe rrënjëve të tyre. Në një kohë kur globalizimi shpesh rrezikon të zbehë identitetet e vogla kombëtare, këto aktivitete shërbejnë si hapësira ku ringjallet kujtesa historike dhe ku të rinjtë njihen me sakrificat, vuajtjet dhe fitoret që kanë formësuar ekzistencën e popullit shqiptar. Përmes fotografisë, dëshmive, diskutimeve dhe prezantimeve, ata kuptojnë se identiteti nuk është i dhënë, por i ruajtur dhe i përpunuar gjatë shekujve.

Për të rinjtë, pjesëmarrja në këto evente është një proces reflektimi, por edhe fuqizimi. Ajo u mëson se historia nuk është thjesht e kaluar, por mjet për të lexuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen. Duke njohur të kaluarën, ata zhvillojnë një ndjenjë përkatësie dhe përgjegjësie ndaj komunitetit dhe kulturës së tyre. Këto evente i ndihmojnë të shohin veten si pjesë e një historie më të madhe, duke forcuar vetëvlerësimin dhe vetëdijen kombëtare

NM: Si u përfshitë në aktivitetet e shoqatës “Studentet Shqiptarë në Gjenevë” dhe çfarë ju motivon të vazhdoni kontributin tuaj?

FR: Në vitin 2023 u përfshiva në aktivitetet e shoqatës fillimisht nga kureshtja, e cila u shndërrua shpejt në angazhim të qëllimshëm. Gjuha, letërsia dhe historia shqiptare kanë qenë gjithmonë pasioni im, dhe përfshirjen në shoqatë e pashë si një mundësi për të dhënë kontributin tim dhe për të ndarë përvojën me studentë të tjerë.

Ajo që më motivon të vazhdoj është energjia dhe dëshira e studentëve për të mësuar, krijuar dhe bashkëpunuar. Ndërtimi i këtij komuniteti, respekti i ndërsjellë dhe përvojat kulturore të përbashkëta më japin ndjenjën e misionit për të kontribuar, për të mbështetur dhe për të frymëzuar brezat që vijnë.

NM: Cili është roli juaj brenda shoqatës dhe çfarë dëshironi të sillni si vlerë të shtuar për studentët?

FR: FR: Aktualisht jam anëtare e shoqatës së studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës, ndërsa më parë kam pasur nderin ta drejtoj shoqatën për një vit e gjysmë. Gjatë këtij angazhimi, motivimi im ka qenë i lidhur ngushtë me dëshirën për të trajtuar tema që prekin komunitetin tonë, për të promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare dhe për të krijuar hapësira bashkëpunimi mes studentëve.

Vlera që dua të sjell është forcimi i solidaritetit dhe ndërtimi i një komuniteti të bashkuar, ku çdo student ndihet i përfaqësuar dhe i vlerësuar. Shumëllojshmëria e përvojave dhe prejardhjeve tona është pasuri, dhe pikërisht kjo energji rinore dhe frymë bashkimi më motivon të vazhdoj kontributin tim për një shoqatë me zë, vizion dhe identitet të fortë shqiptar.

NM: Çfarë fiton një studente nga pjesëmarrja aktive në jetën e komunitetit dhe kulturën shqiptare në mërgatë?

FR: Pjesëmarrja aktive në jetën e komunitetit dhe kulturën shqiptare në mërgatë i lejon atij apo asaj të lidhet me rrënjët e tij, të ruajë gjuhën dhe traditat, dhe të zhvillojë një vetëdije më të thellë kombëtare. Ajo forcon aftësitë personale dhe profesionale përmes organizimit të ngjarjeve dhe bashkëpunimit me të tjerët, ndërsa nxit respektin, solidaritetin dhe përgjegjësinë qytetare. Në këtë mënyrë, studenti/ja bëhet pjesë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit shqiptar jashtë vendit.

NM: Çfarë mesazhi do u jepnit studentëve që hezitojnë të bashkohen në aktivitete të tilla?

Pak dashuri dhe revoltë nëse keni ndaj heshtjes dhe padrejtësisë që iu është bërë popullit shqiptar, mos hezitoni. Ne jemi e ardhmja dhe forca e vendit tonë.

*********

Interviste me Elsa Ramiqi

Elsa Ramiqi: I këshilloj fëmijët e komunitetit shqiptar që të ndjekin kurset e gjuhës shqipe

NM: Nga vjen Elsa Ramiqi dhe çfarë studion?

Jam e lindur ne Gjenevë dhe vij nga Kosova. Studioj shkencat e edukimit, jam në vitin e dytë.

NM: Elsa, ekspozita për Sanxhakun mbante me vete emocione të forta historike. Si u ndjetë gjatë këtij aktiviteti?

ER: Nuk kam pas njohuri. Me këtë ekspozitë mësova historinë dhe identitetin e këtij vendi.

NM: Cili aspekt i ekspozitës ju la më shumë mbresë dhe pse?

ER: Intervista e një zonje të moshuar, përjetimet, rrëfimet e dhimbshme për jetën dhe peripecitë  e saj, më kanë emocionuar. Vendosmëria e saj dhe familjeve të tjera që kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit të tyre tregon forcë, qëndrueshmëri dhe një ndjenjë të madhe shprese pavarësisht vështirësive.

NM; Si e shihni rolin e rinisë studentore në ruajtjen dhe promovimin e historisë shqiptare?

ER: Formimi i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës, si dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore e kombëtare, festave dhe ekspozitave të ndryshme, luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar.

NM:A mendoni se eventet e tilla kontribuojnë në ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi çështjet e kombit?

ER: Po, patjetër sepse komunikojmë, këndojmë dhe vallëzojmë në gjuhën shqipe.

NM: Ç‘do të thotë për ju të jeni pjesë e komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe të merrni pjesë në aktivitete kulturore?

ER: Së pari, duke u nisur nga edukimi familjar, prejardhja e prindërve të mi, të cilët na kanë rrëfyer gjithnjë për atdheun, si edhe nga dashuria ime ndaj gjuhës dhe historisë shqipe.

NM: A shihni tek studentët potencialin për të qenë ura lidhëse mes brezave të ndryshëm të komunitetit në Zvicër?

  1. Po, duke e nisur nga arsimimi i gjyshërve të mi pastaj i prindërve dhe vëllezërve të mi, edhe unë si studente jam frymëzim dhe urë lidhëse për gjeneratat e ardhshme në familjen time.

NM: Çfarë ju motivon personalisht të angazhoheni në aktivitete të tilla jashtë auditorit universitar?

EG: Më pëlqen të kem shoqëri shqiptare këtu në Zvicër, sepse kështu ndihem më afër popullit dhe kulturës sime.

NM: Cila është aspirata juaj për të ardhmen, sa i përket kontributit në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar?

EG: Në fakt, që unë jam në drejtimin e edukimit dhe në një të ardhme të afërt do të punoj si mësuese ne shkollë, do të kisha pasur dëshirë t’i këshilloj fëmijët e komunitetit shqiptar që të ndjekin kurset e gjuhës shqipe, sepse kur e njohin gjuhën e tyre shqipe, janë edhe më të fortë në gjuhë të tjera dhe veçanërisht në frëngjisht.

NM Faleminderit dhe ju dëshiroj suksese në vazhdimësi!

 

Faleminderit

Nexhmije Mehmetaj

 

 

 

Krijohet Komisioni Ndërkombëtar për Dëmet e Luftës të shkaktuara nga pushtimi rus në Ukrainë

Ambasadorja zvicerane në Holandë, Corinne Cicéron Bühler, nënshkroi marrëveshjen në emër të Konfederatës

VOAL- Komisioni Ndërkombëtar për Dëmet e Luftës për Ukrainën është themeluar: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës, u miratua sot (e martë) në Hagë. Organi i ri do të përcaktojë sasinë e dëmeve të shkaktuara nga pushtimi rus dhe do të shqyrtojë kërkesat për kompensim bazuar në regjistrin e dëmeve të krijuar në maj 2023, i cili tashmë përmban mbi 86,000 raporte, që arrijnë në qindra miliarda euro, të lidhura me bombardimet ruse, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës të kryera që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.

Organizata do të bëhet funksionale pas të paktën 25 ratifikimeve, një proces që mund të zgjasë rreth një vit. Fondi i kompensimit do të krijohet në vitin 2026 dhe gjithashtu mund të financohet me asetet e ngrira ruse.

Marrëveshja u miratua në prani, ndër të tjera, të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministrit holandez Dick Schoof dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës (dhe ish-Këshilltarit Federal) Alain Berset. “Ky është një hap historik,” tha Berset.

Ambasadorja zvicerane: “E drejta ndërkombëtare është e qartë: kushdo që e shkel atë duhet të kompensojë për dëmin e shkaktuar.”

Ambasadorja zvicerane në Holandë, Corinne Cicéron Bühler, nënshkroi marrëveshjen në emër të Konfederatës. E drejta ndërkombëtare është e qartë: kushdo që e shkel atë duhet të kompensojë për dëmin e shkaktuar, theksoi ajo në fjalimin e saj. Kjo është edhe më e vërtetë në dritën e akteve të rënda të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Këshilli Federal miratoi nënshkrimin të premten, shkroi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme në një deklaratë të martën. Në një fazë të dytë, Zvicra do të vendosë nëse do t’i bashkohet zyrtarisht marrëveshjes dhe do ta ratifikojë atë.

Sipas Bankës Botërore, rindërtimi i Ukrainës do të kërkojë 524 miliardë dollarë (416 miliardë CHF), gati tre herë më shumë se PBB-ja e vendit në vitin 2024. Ky vlerësim do të rritet, pasi nuk përfshin dëmet në vitin 2025, një vit i shënuar nga një intensifikim i sulmeve ruse ndaj shërbimeve publike, transportit dhe infrastrukturës civile. ATS/RSI

Zvicra mund të blejë vetëm 24 F-35A

Limitet e tavanit të shpenzimeve, raporton Sonntagszeitung, lejojnë vetëm 24 avionë luftarakë.

VOAL- Në skenarin më realist, ushtria do të jetë në gjendje të blejë vetëm 24 avionë luftarakë F-35A, në vend të 36 të planifikuar fillimisht. Ky është llogaritja e Sonntagszeitung, e cila sugjeron se problemet qëndrojnë në shërbimet e shumta shtesë të përfshira në kufirin e shpenzimeve prej 6 miliardë frangash.

Vetëm avionët, vëren gazeta e së dielës, korrespondojnë me kosto të vlerësuara prej 3.8 miliardë frangash. Megjithatë, kostot shtesë të vlerësuara në 1.3 miliardë franga kanë të bëjnë vetëm me avionët, duke përjashtuar komponentë të tillë si municionet, pjesët rezervë dhe mirëmbajtja, shpjegoi Zyra Federale për Armatime (armasuisse).

Për të qëndruar brenda kufirit të buxhetit, burimet e disponueshme do të ishin të mjaftueshme vetëm për 24 avionë luftarakë. Qeveria njoftoi vendimin e saj për të blerë numrin maksimal të mundshëm të avionëve brenda buxhetit prej 6 miliardë frangash të premten e kaluar. ATS/RSI

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Zyrih, Zvicër Nga Kujtim Hajdo

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, zhvilloi një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Zurich, Zvicër.
Kujtim Hajdaj nga Guxo, i cili ka vlerësuar lartë rolin e mërgatës shqiptare.
Hajdaj ka thene se mërgata ka një traditë të gjatë përkrahjeje ndaj liderëve dhe partive që udhëheqin popullin në frymën e patriotizmit dhe të një shoqërie civile të përgjegjshme.
“Mbështetja e mërgatës për Albin Kurtin, apo për kryeministrin në detyrë, është e pandalshme dhe madje rritet, sepse për mërgatën tonë, Albin Kurti shihet si lideri më i madh që sot e ka kombi shqiptar, dhe i cili mund të jetë një garanci për sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës. Mërgata, për dallim nga bashkëqytetarët tanë në Kosovë, gjithmonë ka dhënë mbështetje liderëve që udhëheqin popullin në frymën e patriotizmit.
Dhe këtë terren patriotik, padyshim, e ka fituar Albin Kurti.
Nëse kthehemi në historikun e Lëvizjes VETËVENDOSJE, e cila u ndërtua mbi bazën e revoltave popullore kundër politikave të dëmshme të pushtetit dhe qeverisjeve të mëparshme të Kosovës — që lidheshin me asociacionin, demarkacionin me Malin e Zi, amnistinë për kriminelët e luftës, listën ‘Srpska’, Gjykatën Speciale, korrupsionin dhe rrëzimin e qeverisë Kurti gjatë pandemisë — atëherë mund të kuptojmë pse Lëvizja VETËVENDOSJE dhe lideri i saj, Albin Kurti, fituan mbështetje kaq të madhe që vazhdonte të rritej dita-ditës, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë”, ka theksuar Hajdaj.
Kujtim Hajdaj nga Guxo
Gjithashtu, ai ka kujtuar se mërgata shqiptare ka një traditë të gjatë përkrahjeje për liderët që udhëheqin vendin në frymën e patriotizmit dhe respektit për shtetin, duke bërë krahasim edhe me mbështetjen historike për Presidentin Ibrahim Rugova, liderin simbol të rezistencës paqësore dhe shtetndërtimit të Kosovës.
“Një mbështetje të tillë popullore e pati vetëm LDK-ja e Presidentit Rugova, por me kalimin e kohës dhe zhvillimin e proceseve të brendshme politike brenda LDK-së, ajo mbështetje filloi të humbë jo vetëm në Kosovë, por edhe në mërgatë. Partia tjetër e madhe opozitare, PDK, kurrë nuk pati mbështetje të madhe popullore, as dje, as sot, për shkak të lidhjeve me afera korruptive dhe kriminale pas luftës në Kosovë, dhe veçanërisht për shkak të çështjes së Veriut të Mitrovicës, të cilën Hashim Thaçi e la nën ndikimin e listës ‘Srpska’, të dirigjuar nga Beogradi për politikat e Serbisë së Madhe. Këto janë arsyet kryesore pse mërgata e ktheu vëmendjen dhe mbështetjen e saj kah Lëvizja VETËVENDOSJE dhe lideri i saj, Albin Kurti”, ka deklaruar Hajdaj.
Në fund, Hajdaj ka nënvizuar se tubimi i mbrëmshëm në Zvicër tregoi qartë se mërgata shqiptare mbetet shtylla kryesore e mbështetjes për Albin Kurtin dhe vizionin e tij për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe sovrane.
“Edhe sot, kjo mbështetje e madhe qëndron e palëkundur për Albin Kurtin. Bllokimi prej 10 muajsh i shtetit të Kosovës, deklaratat e partive opozitare për të rikthyer gjendjen në Veri të Mitrovicës si më parë, moskalimi i buxhetit shtetëror dhe disa veprime të tjera të pamatura nga opozita, të gjitha këto kanë bërë që Albin Kurti të ruajë mbështetjen e madhe popullore, si në Kosovë, ashtu edhe në mërgatë. Pra, tubimi i djeshëm në Zvicër dëshmoi qartë se mërgata mbetet shtylla kryesore e mbështetjes për Albin Kurtin”, ka përfunduar Hajdaj.

Hazir Haziri – “Zogu” nga Podujeva, nga 8 shtatori i këtij viti mbahet padrejtësisht në burgjet e Serbisë- Nga ARIF EJUPI*

Që nga data 8 shtator i këtij viti, në Burgun e Beogradit po mbahet padrejtësisht Hazir Haziri, i njohur nga të gjithë llapjanët si Zogu. Ai akuzohet kinse për vrasjen e një qytetari serb në Podujevë gjatë vitit 1999.

Mirëpo, këto dyshime të ngritura pas 25 vitesh janë rrëzuar plotësisht nga deklarata e vetë bashkëshortes së serbit të vrarë, e cila ka mohuar çdo lidhje të Hazirit me ngjarjen.

Megjithatë, pavarësisht kësaj dëshmie thelbësore dhe mungesës totale të provave, Hazir Haziri, tashmë 77-vjeçar dhe me gjendje të rënduar shëndetësore, vazhdon të mbahet në paraburgim, me arsyetimin absurd se “duhet kontrolluar celulari i tij”.

Është e pakuptimtë se si është bërë arrestimi i tij, kur dihet se Haziri ka kaluar disa herë përmes territorit të Serbisë para se të ndodhte ndalimi i fundit, pa qenë asnjëherë i kërkuar apo i dyshuar.

Kushdo që e njeh e di mirë se Hazir Haziri është njeri i qetë, i sjellshëm dhe paqësor. Këtë e dëshmojnë dhjetëra ish-nxënës dhe kolegë të tij, sepse ai për dekada punoi me nder si mësues dhe arsimtar në shkollat e Llapit.

Arrestimi i tij ka shkaktuar indinjatë dhe revoltë të madhe, sidomos për faktin se Haziri ishte pjesë e nismave paqësore dhe kurrë ndonjëherë i përfshirë në radikalizëm apo dhunë.

Ky rast, fatkeqësisht, po shfrytëzohet në një klimë ku raportet Kosovë–Serbi mbeten të ngrira dhe ku mungon çdo mekanizëm funksional komunikimi ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve.

Për një të moshuar, të sëmurë dhe të pafajshëm, situata po rrezikon të kthehet në tragjedi. Prandaj, ndërhyrja e menjëhershme e Bashkësisë Ndërkombëtare, përfshirë mekanizmat e saj për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, është e domosdoshme.

Po ashtu, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në Gjenevë duhet të angazhohet pa vonesë për të monitoruar gjendjen e tij dhe për të garantuar trajtim human dhe të drejtë.

Rasti i Hazir Hazirit – i cili po mbahet gati katër muaj në burg pa prova, është një sinjal i rrezikshëm dhe një paralajmërim i qartë se Serbia, edhe në shekullin XXI, vazhdon të luajë rolin e xhandarit të Ballkanit, duke instrumentalizuar drejtësinë për motive politike.

Liria e tij është jo vetëm çështje individuale, por një test për drejtësinë, për humanizmin dhe për seriozitetin e institucioneve ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

ARIF EJUPI
*P.S. Autori është anëtar shumëvjeçar i KMDLNJ dhe pjesëmarrës i kësaj organizate joqeveritare në nënkomisionet për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në OKB, me seli në Gjenevë.

Federer do të jetë yll në Ceremoninë e Hapjes së Australian Open më 17 janar

Mezi pres të kthehem në Melbourne, ku gjithmonë kam marrë kaq shumë dashuri nga tifozët australianë.

Roger Federer

Rod Laver Arena i ka treguar gjithmonë atij një dashuri të tillë

VOAL- Roger Federer do të kthehet në Australian Open, edhe nëse vetëm për një natë. Kampioni zviceran do të jetë ndër yjet e ceremonisë së re të hapjes së Australian Open 2026, e planifikuar për të shtunën, më 17 janar, në prag të turneut. Ai do të dalë në fushë për një ndeshje miqësore përkrah tre ish-numrave të parë të botës: Andre Agassi, Pat Rafter dhe Lleyton Hewitt. Një kampion gjashtë herë në Melbourne, Federer e ka quajtur prej kohësh Australian Open “Happy Slam”-in e tij dhe kujton me dashuri emocionet që përjetoi në Rod Laver Arena, nga triumfi i tij në vitin 2017 deri në mbrojtjen e titullit vitin pasardhës, “një nga shumë ëndrrat e bëra realitet”. RSI

 

Qeveria zvicerane synon të vendosë “matës zhurme” në rrugë 

 

Kjo ka për qëllim ta bëjë zhurmën rrugore të shmangshme – Do të ishte një mjet për ndërgjegjësim, jo ​​për presion.

Matësi i zhurmës, një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin midis shoferëve në lidhje me ndikimin e zhurmës së tyre gjatë drejtimit të automjeteve.

VOAL- Për të zvogëluar zhurmën e trafikut, Këshilli Federal po vlerëson përdorimin e të ashtuquajturve “matës zhurme”, pajisje që matin zhurmën e automjeteve dhe e shfaqin atë në një ekran rrugor. Propozimi del nga një raport që Qeveria e pranoi sot, si pjesë e qëllimit të kufizimit të zhurmës rrugore të shmangshme.

Pas përditësimit të rregulloreve të zhurmës në tetor 2024, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Teknologjisë studioi zgjidhje të ndryshme, duke hedhur poshtë ato që përfshinin gjoba: “Zbulimi i zhurmës është shumë më kompleks sesa matja e shpejtësisë”, shpjegon qeveria, duke përmendur çështje kritike si shiu, rrugët e lagura dhe zhurma e ambientit.

Për më tepër, mungon treguesi i zhurmës anës rrugëve dhe limitet e zhurmës të përcaktuara ligjërisht. Për këtë arsye, raporti rekomandon “matësit e zhurmës” si një mjet për rritjen e ndërgjegjësimit, jo për presion. ATS/RSI

Aderimet politike nga Partia në parti, të ngjashme me transferimet e futbollistëve nga Klubi në klub- Nga ARIF EJUPI

 

Në Kosovë, aderimet partiake po ngjajnë gjithnjë e më shumë me transferimet e futbollistëve nga njëra skuadër tek tjetra: pa “dashuri ndaj stemës”, pa besnikëri konstante dhe shpesh me arsyetime që qytetari nuk i kupton kurrë.

Nuk është kalimi problem por është arsyeja pse ndodh kalimi. Në demokracitë e konsoliduara, lëvizjet politike ndodhin për shkak të dallimeve ideologjike ose programeve të papajtueshme.

Në Kosovë, në shumicën e rasteve, ato ndodhin për shkak të rehatisë personale, akomodimit në pushtet apo zhvendosjes drejt “kampit fitues”.

Shembujt janë të shumtë dhe të njohur për publikun: Kalimi i Edita Tahiri nga LDK në struktura qeverisëse të PDK-së u përjetua si goditje për elektoratin tradicional të LDK-së. Militantët, që dikur e shihnin si figurë simbolike të partisë, u ndjenë të tradhtuar kur e panë në një qeveri që deri dje e kritikonin zëshëm.

Ngjashëm veproi edhe Gjergj Dedaj, i cili nga pozicionet e pavarura politike u rreshtua në kampe të tjera pa shpjegime bindëse për publikun.

Milihate Tërmkolli kaloi nga LDK, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke lënë pas një elektorat që e kishte mbështetur për vite si figurë identitare të LDK-së.

Nuredin Ibishi ndërroi fanellën politike nga PDK në LDK, duke e shtuar edhe më shumë konfuzionin tek zgjedhësit.

Hysen Berisha është rast tipik i shëtitjes politike: AKR, LDK, PDK – një itinerar që vështirë të shpjegohet me ndryshim bindjesh.

Largimi i Fatmir Limaj nga PDK dhe krijimi i Nismës bashkë me Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifin ishte si largimi i një boshti të tërë të një skuadre që pretendon titullin e më të mirit.

Sabri Kiçmari – një fanatik i PDK-së, i cili më pas kaloi në Vetëvendosje dhe u emërua Ambasador në Japoni; është rast klasik i manovrës politike për avantazh personal.

Kjo katërshe ishte shtyllë e PDK-së, vite me radhë, prandaj krijimi i një subjekti të ri nuk u përjetua si protestë ideologjike, por si ndarje për pushtet dhe dominim.

As Lëvizja Vetëvendosje nuk mbeti jashtë këtij fenomeni. Nga radhët e saj u larguan figura si:
Shpend Ahmeti
Dardan Molliqaj
Visar Ymeri
Dardan Sejdiu
Salih Salihu
Shqipe Pantina
Aida Dërguti
Fatmir Humolli
Ilir Deda etj.

Këto nuk ishin vetëm largime individësh, por çarje strukturore brenda një subjekti që pretendonte identitet ideologjik të fortë.

Rasti Deda, kur mendja racionale nuk përshtatet me militantizmin. Ilir Deda përfaqëson një kontrast të fortë me të tjerët. Ai nuk iku për pushtet. Ai nuk ndërroi parti për karrige.

Ai u largua sepse nuk mund të funksiononte në një ambient që shpërblen besnikërinë e verbër më shumë se mendimin kritik.

Ai ishte “mesfushori organizator” në një skuadër që kërkonte sulm të verbër dhe përplasje, jo qetësi dhe strategji.

Mimoza Kusari-Lila nisi karrierën politike në AAK, krijoi Alternativën dhe më pas u rreshtua me Vetëvendosjen, ndërrim partie që tregon jo evoluim ideologjik, por rikalkulim pushteti.

Donika Kada-Bujupi dhe Xhafer Gashi u shfaqën në AAK e LDK, sipas valëve politike të momentit.

Në Kosovë po ndodh ajo që është më e rrezikshme për një demokraci:politika po zbrazet nga idetë dhe po mbushet me manovra.

Në këtë “kampionat”: fitojnë ata që ndërrojnë fanellë, humbin ata që kërkojnë konsistencë, përçmohen ata që kërkojnë parim, mbijetojnë ata që përshtaten.

Kur politika shndërrohet në treg, qytetari mbetet gjithmonë blerës i mashtruar.

ARIF EJUPI

AS VOTË, AS VARR NË ATDHE- Nga ARIF EJUPI

Disa shpirtligj e zemërprishur,
mërgimtarit që e la vendin jo me fajin e tij,
po ia mohojnë votën
dhe varrimin në Atdhe.

.
Mërgimtari i tretur nëpër botë me vite,
i ushqeu me bukë
e i bëri me strehë këta shpirtshitur,
që sot ia mohojnë
edhe një pëllëmbë tokë për varr.

.
Aty ku lindi e u rrit,
ku e përkundi dora e nënës në djep,
ku e shijoi përkëdheljen e ngrohtë
të gjyshërve.

.
Mërgimtari i përbuzur,
i katandisur nëpër botë,
ato dy metra vend për varr
i paguan,
ashtu siç i pagoi Faik Konica i Madh.

.
Pastaj, qirruni, o ju horra
e shpirtprishur,
në ekranet gri e zi!

.
ARIF EJUPI

.
Gjenevë, 9 dhjetor 2025
P. S. Kjo poezi është një thirrje e fortë kundër padrejtësisë që u bëhet mërgimtarëve shqiptarë, të cilëve sot u mohohet jo vetëm vota, por edhe e drejta për t’u prehur në tokën e tyre. Një protestë morale që ngrihet mbi dhimbjen, dinjitetin dhe sakrificën e brezave në mërgim.

Jodelingu, kënga emblematike e Zvicrës, bëhet Trashëgimi Botërore e UNESCO-s

 

VOAL- Jodelingu, kënga tradicionale zvicerane, është bërë një trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit. Të enjten në mëngjes, kjo traditë zvicerane u përfshi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, e cila synon të mbrojë një trashëgimi që nuk materializohet në hapësirë ​​ose në diçka të ndërtuar, por në njohuri, praktika komunitare dhe ndërveprime shoqërore.

I konsideruar si “kënga emblematike e Zvicrës”, jodellingu përfshin një larmi të gjerë formash të shprehjes artistike dhe është thellësisht i rrënjosur në popullsi, sipas dosjes së nominimit, të përpiluar nga Konfederata së bashku me ekspertë në disiplinën e këndimit dhe të dorëzuar në vitin 2024. Në Zvicër ka mbi 12,000 jodellingë, anëtarë të 711 grupeve të njohura nga Shoqata Federale e Jodellingut.

Ky stil këndimi alternon midis zërave me gjoks dhe falseto dhe përdor rrokje pa kuptim, shpesh të lidhura me dialektet lokale. Është një traditë e rrënjosur thellë në mesin e popullsisë: mund të këndohet nga solistë, në grupe të vogla ose në kore, dhe ndonjëherë shoqërohet nga instrumente muzikore si fizarmonika. E karakterizuar nga një tingull i fortë, kjo këngë gjallëron koncerte, festivale dhe konkurse, ku interpretuesit shpesh veshin kostume tradicionale rajonale.

Sipas Zyrës Federale të Kulturës, jodling praktikohet edhe jashtë shoqatave dhe koreve tradicionale. Nuk është vetëm një trashëgimi e së kaluarës: disa artistë bashkëkohorë e kanë marrë këtë këngë, “duke konfirmuar vitalitetin e një tradite në zhvillim e sipër”.

 

Jodling si Shprehje e Përkatësisë dhe Identitetit Kulturor

Hector Herzig, Sekretari Qendror i Shoqatës Zvicerane të Jodlingut, e quajti përfshirjen në listë një “shenjë të mrekullueshme njohjeje”. “Është një vlerësim i ndjenjës së përkatësisë, pasionit dhe identitetit kulturor që e kanë karakterizuar jodelimin në Zvicër për breza.”

Jodelingu nuk kufizohet vetëm në Zvicër; është gjithashtu i përhapur në Bavari dhe Austri, ku u prezantua fillimisht në mesin e shekullit të 19-të nga grupet e këngëve tiroleze, siç thuhet në dosjen e nominimit. Jodelimi praktikohet gjithashtu në Afrikën Qendrore, Evropën Veriore dhe Gjeorgji. Kënga polifonike gjeorgjiane ishte tashmë e shënuar në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale në vitin 2008.

Origjina e Jodelimit: Një këngë “Emocionale”?

“Ekzistojnë rreth shtatë hipoteza të ndryshme rreth origjinës së jodelimit,” shpjegon Nadja Räss, profesoreshë dhe drejtuese e Departamentit të Muzikës Popullore dhe Jodelimit në Universitetin e Lucernës. “Hipoteza ime e preferuar është ajo afektive, sipas së cilës jodelimi lindi si një shprehje e ndjenjave.”

Tradita të tjera zvicerane janë tashmë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Pas Festivalit të Vreshtarëve, i cili u përfshi në Listën Përfaqësuese në vitin 2016, Karnavalit të Bazelit në vitin 2017, menaxhimit të rrezikut të ortekëve në vitin 2018 (me Austrinë), procesioneve të Javës së Shenjtë të Mendrisio në vitin 2019, orëndreqjes dhe aftësive artistike në vitin 2020 (me Francën) dhe sezonit alpin në vitin 2023, këtë vit është radha e jodelimit. Dizajni grafik dhe tipografik zviceran mbetet në listën paraprake. ATS/RSI

Parmelin zgjidhet President i Konfederatës 

Rezultat rekord: Këshilltari Federal i SVP mori 203 vota – Vitin e kaluar, Karin Keller-Sutter mori 168 – Cassis u zgjodh Zëvendëspresident

VOAL- Guy Parmelin do të jetë Presidenti i Konfederatës për vitin 2026. Këshilltari Federal i SVP u zgjodh të mërkurën nga Asambleja Federale me 203 vota nga 210 fletëvotime të vlefshme. Shtatë kishin emra të tjerë, ndërsa 13 ishin bosh dhe 5 ishin të pavlefshme.

Parmelin kështu pason Karin Keller-Sutter, e cila zyrtarisht mbetet në detyrë deri më 31 dhjetor.

Rezultati i Parmelin është një rekord: deri më tani, rekordi mbahej nga Jean-Pascal Delamuraz dhe Ueli Maurer, të cilët morën 201 vota përkatësisht në vitet 1988 dhe 2018.

Megjithatë, presidentët më të fundit të Konfederatës kanë arritur të gjithë rezultate dukshëm më të ulëta. Vitin e kaluar, Karin Keller-Sutter kishte 168 vota, Viola Amherd në vitin 2023 me 158, Alain Berset në vitin 2022 me 140 dhe Ignazio Cassis në vitin 2021 me 156. Megjithatë, zgjedhjet më të këqija presidenciale u arritën nga Micheline Calmy-Rey në vitin 2011, kur ajo mori vetëm 106 vota pro.

Ignazio Cassis u zgjodh nënkryetar

Këshilltari Federal inga Ticino, Ignazio Cassis (FDP), u zgjodh nënkryetar për vitin 2026 me 144 vota nga 190 vota të vlefshme (një shumicë absolute prej 96); u hodhën 26 vota të bardha, ndërsa 19 ishin të pavlefshme. Demokrati i Bernës, Albert Rösti (22) dhe emra të tjerë morën gjithashtu vota, për një total prej 24 votash.


Send this to a friend