Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Në fokus” në Fax News ku bëri deklaratën e fortë se ideja e shkëmbimit të territoreve erdhi nga vetë liderët e Kosovës dhe Serbisë.
Bolton ngriti dyshimet se takimi që do të bëhej mes tyre mund të ishte një mundësi për fotografi në Shtëpinë e Bardhë, gjë që dështoi pasi Thaçi u kthye në Kosovë për shkak të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e Hagës.
“Ishte një dështim por mos mendoni që nuk ishte një mundësi për foto në Shtëpinë e Bardhë dhe kaq. Ka filluar që në 2018, nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Serbisë dhe Kosovës, pra Vucic dhe Thaci që kanë kërkuar të bëjnë këtë shkëmbim kufijsh.
Aktualisht kisha ndikim se mendova që duhej të ndërmerreshin disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore. E gjitha për të rritur ndikimin rus, për të rritur influencën e tyre duke u përpjekur që të sillnin aromën e luftës së ftohtë. Kryesorja është nëse Kosova dhe Serbia do të kishin arritur marrëveshjen, një pjesë do ishte shkëmbimi i tokave dhe një pjesë do thonin që nuk është e pranueshme për ne dhe ne do ta kundërshtojmë marrëveshjen që bëtë ju të dy, kjo nuk do të ndodhte.
Të dy vendet e kuptuan që futja në NATO dhe BE varej nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Është parim i NATOS, nuk pranohet një anëtar kur ka diskutime për kufijtë e tij. Pas një kohe e kuptuan që kjo cështje duhej zgjidhje. Për mua, cështja ishte nëse kjo kundërshti në Ballkan të mund të zgjidhej përmes një procesi si dhe stabilitet në një rajon të vështirë, por vecanërisht të ndalonte përpjekjet ruse që të mos shkaktonin më shumë destabilitet.
Ishte e qartë për mua se disa europianë kishin shikime të fiksuara se si prisnin të zgjidhej kjo dhe disa të tjerë ishin më fleksibël. Nëse të dyja palët binin dakord, ne ShBA nuk do e kundërshtonim dhe natyrisht në Europë kush do ta kundërshtonte”, tha Bolton.
I pyetur nëse Presidenti i Amerikës është pro serb apo pro shqiptar, Bolton thotë se nuk është cështje aq e madhe për të sa të zgjedhë një kah.
“Nuk mendoj se ishte një cështje e madhe për atë. Një nga arsyet që doja ta shikoja a ka ndonjë rrugë tek zgjidhja e kësaj ishte se ai gjithmonë thoshte se në respekt me NATO-n, nuk dua të hyj në një luftë me Rusinë prej Malit të Zi dhe pa thënë emrin e vendeve të tjera kur ata nuk po mbështesin mbrojtjen e tyre. Kësisoj historia e Ballkanit ishte shumë e ndërlikuar”, tha Bolton.
“Kur kanë të drejtë gjermanët, përse jo shqiptarët?”, John Bolton flet për kufijtë dhe krímet kundër njerëzimit. Ja cili është modeli më i rëndësishëm
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Në fokus” në Fax News ku foli për shkëmbimin e kufijve duke thënë se nuk bie dakord me teorinë se ndryshimi i kufijve sjell stabilitet. Sipas tij njerëzit ndryshojnë me kohën dhe kur gjermanët e kanë këtë të drejtë, përse të mos e kenë shqiptarët.
“Unë i kuptoj argumentet që bëjnë shumë vetë në Ballkan. Nëse fillon të ndryshosh kufijtë, cdo gjë do bëhet më e stabilizuar. Personalisht nuk jam dakord domosdoshmërisht me këtë. Mendoj se shumë nga këta kufij janë aksidente të historisë. Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe duhet ta kuptojnë këtë. Kur gjermanët e kanë këtë të drejtë, përse jo shqiptarët”, tha Bolton.
Sa i përket krímeve komuniste, foli në detaje për disa modele teksa më të rëndësishmin e cilësoi atë të Afrikës së Jugut që ka komisionin e të vërtetës dhe pajtimit. Kujtojmë se në qendër të vëmendjes për ákuzat e krímeve të lùftës është Hashim Thaci, i cili nuk zhvilloi dot takimin në ShBA me Aleksandër Vucic për shkak se i erdhi áktakuza nga Prokuroria e Hagës.
“Kam shkruar shumë për krímet botërore kundër njerëzimit dhe konceptin e juridiksionit universal dhe gjykatës ndërkombëtare të krímeve. Një nga përfundimet e mia është se vendet duhet të jenë gjykuesit për njerëzit që kryejnë kríme në emër të një vendi. Nuk besoj ti transportojmë të gjithë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ndërsa e kam studiuar këtë cështje, vende të ndryshme e kanë zgjidhur në mënyrë të ndryshme.
Shikimi im është që njerëzit duhet të jetojnë me vetveten dhe të dënojnë njerëzit që kryejnë kríme në emër të tyre. Në kohë të tjera thonë që kosto është shumë e madhe. Në vende si Gjermania thonë se të gjithë kemi qenë pak fajtorë dhe nuk duan ti dènojnë.
Më e rëndësishmja për mua është modeli i Afrikës së Jugut që apelon shumë ndaj meje. Komisioni i së vërtetës dhe pajtimit, mënyra se si merr një amnisti është duke thënë të vërtetën për krímet që keni kryer dhe ajo që është e rëndësishme është përpilimi i arkimeve për brezat që vijnë, ta dijnë se cfarë ndodhi. Ky duhet të jetë fokusi real”, u shpreh Bolton në Fax News.
Soros krijon káos në Reformën në Drejtësi? John Bolton: Të publikohen faktet (Flet edhe për lojën e rrèzikshme të Putin)
John Bolton ka folur për ndikimin e Soros në Reformën në Drejtësi pasi thuhet se përdor fonde federale për politikat e tij duke krijuar kaos në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Në fokus” në Fax News, Bolton thotë se duhet të krítikohet por mendon se duhet të nisin hetimet.
“Nuk kam hetuar peronsalisht, mbase për këtë duhet të kritikohem por mendoj se është dicka që duhet hetuar. Ka shqetèsime por duhen publikuar faktet”, tha Bolton.
I pyetur nëse Ballkani është i rrèzikuar nga Rusia dhe Kina, jep përgjigje pozitive dhe thotë se loja e Putin është e rrèzikshme.
“Po, absolutisht. Putin do kthehet si president, jam i sigurt që ju e dini këtë. Fjalimi i tij ishte kátastrofë gjeo politike. Ai dëshiron të rrisë ndikimin rus, vecanërisht në Europën Lindore dhe qendrore. Mendoj se është shumë e rrèzikshme. Mendoj se e kemi nënvlerësuar lojën që po luajnë prej kohësh. Nëse lejojmë që Rusia dhe Kina të lidhen bashkë, është gábim afatgjatë por gábim edhe për Perëndimin”, tha Bolton./source: tematv.al
Publikohen pamjet që tregojnë momentin e atentatit ndaj Donald Trump. Të shtenat me armë zjarri dhe britmat e njerëzve në tubimin elektoral të ish-presidentit amerikan në Pensilvani. Kandidati për President të SHBA merr një plumb në vesh i cili i shkakton një plagë të dhe gjakderdhje. Trump rrëzohet në podium, ndërsa forcat e sigurisë ndërhyjnë menjëherë.
Pas pak çastesh Trump ngrihet në këmbë dhe përshëndet mbështetësit me dorën e bërë grusht. Ai evakuohet me shpejtësi nga truprojat e tij mes kaosit dhe panikut të shkaktuar.
Kandidati për President u dërgua në një klinikë lokale për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Atentatori u ekzekutua nga shërbimet sekrete. Gjithashtu u vra edhe një nga simpatizantët e Trump në mesin e turmës.
Në protestën që po zhvillohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita përpara Bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja është shprehur se SPAK është një institucion që po drejtohet nga Rama dhe Veliaj.
Kalaja ka theksuar se SPAK po tenton të mbyllë sa më shpejt dosjen e aferës 5D që të shpëtojë nga burgu Erion Velinë.
“Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, mediat, të cilat paguhen nga inceneratorët, nuk pasqyruan protestën, se si një bastard dhunon aktorët. Ne nuk kemi nevojë të ankohemi dhe viktimizohemi sepse kemi bërë aleancë më të drejtën.
Ju prandaj vini sot këtu, sepse vetëm me të drejtën keni bërë marrëveshje. Edhe ato lëvizje shumë të vogla që bën SPAK, janë me regji të Ramës dhe Veliajt, është reale që SPAK është ndarë në dy grupe dhe po luftojnë mes Veliajt dhe Ramës.
Përse po mbyllet kaq shpejt dosja 5D kur nuk po heton Veliajn, i cili është përgjegjësi kryesor. Dhëndrri i Fatmir Xhafajt mbushi çantat me lek dhe paguan dhomën 1 mijë euro në Spanjë,” tha Kalaja.
Në fund të protestës, Kalaja bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 11 korrik në protestën kombëtare të PD. sn
Marius Dobrescu, përkthyesi rumun i veprave të Ismail Kadaresë dhe miku i tij që nga koha kur ishte student tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania takimin e fundit me gjeniun e letrave shqipe.
Ai rrëfeu se në takimin e fundit me shkrimtarin e madh, në fundmars të këtij viti, e kishte parandjerë se ai nuk do të ishte edhe shumë gjatë mes nesh, pasi i ishte dukur shumë i largët dhe i heshtur, sikur të kishte veshur maskën e vdekjes.
“Takimi i fundit ka qenë në 29 mars të këtij viti, isha në Tiranë, e çuditshme, është se nuk më tha asgjë, ishte i heshtur, pak i largët, pak i huaj dhe thashë me vete se Kadarenë s’do ta kemi për shumë kohë më. Siç i vuri diktatorit maskën e njerëzimit ashtu e kishte vënë edhe ai maskën e vdekjes, ishte shumë i largët, besoj se as nuk më njohu dhe kjo më ka prekur shumë
Humbi një kolos i letërsisë botërore, shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe, më konsideronte si përkthyesin e tij më besnik dhe unë e konsideroj si model i jetës sime, i papërsëritshëm. Për mua vepra e Kadaresë është një ushtrim matematike, secila frazë është një problem, tani kam arritur tani ta përkthej Kadarenë pa fjalor dhe pa pyetur njëri tjetër.
Mesazhi im është ta lexojnë Kadarenë sepse kështu mund ta gjykojnë dhe kuptojnë më mirë historinë e vendit të tyre dhe të Ballkanit dhe mund ta njohin më mirë popullin shqiptar”, tha ai.
Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.
Krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitete të kulturës dhe diplomatë nderojnë shkrimtarin e madh Kadare.
Homazhet nisën nga ora 09.00-11.00 dhe do zgjasin deri në 12.30.
Në orën 11:30 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të niset kortezhi i përcjelljes së shkrimtarit për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.
Në nder të shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ndërsa në dy vendet flamujt janë ulur në gjysmështizë.
Ndërkohë, në orën 13.00 çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nderim të kolosit të letrave shqipe.
Ish-drejtori i shërbimit sekret të informacionit (SRI) Florian Coldea, ka arritur që të bashkëpunojë me rrjetin e mafies në strukturat më të larta politikë në Shqipëri, për të pastruar para.
Ai është parë të qarkullojë në hotele dhe restorante në Tiranë dukë u takuar më politikanë dhe njerëz të rëndësishëm të botës së biznesit dhe më persona të dyshuar.
Sipas burimeve, Goldea është takuar më politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë shqiptarë përgjatë 3 ditëve në Tiranë. Nuk dihet së për çfarë arsyeje zyrtare ai ka qenë në Tiranë, pasi çështjet e shërbimit sekret si edhe çështje të dyshimta janë profesion i tij. Ai është takuar më kryeministrin Edi Rama si edhe më drejtues të lartë të PS. Mbas një viti Coldea u kthye përsëri në Tiranë për të marrë pjesë në një event ndërkombëtar CODW CAMP ku promovohej zhvillimi i softearëve.
Coldea ka marrëdhënie të ngushta edhe më Ministrin ë Brendshëm, Taulant Balla dhe burimet thonë që Coldea e kontrollon veprimtarinë tij në Shqipëri nëpërmjet Taulant Ballës.
Fondacioni SOROS vlerësohet së ka alokuar mbi 100 milionë dollarë në Shqipëri për të mbështetur politika të qeverisë Rama, gjë që e ka bërë figurën e tij të rritët që nga viti 2013.
Rrjeti i Coldes është rritur në Shqipëri edhe më ndihmën e Dorian Duçkës, më fuqi të mëdha saj lidhjeve të tij mafiozë. Influencë e Duçkës është e madhe saj marrëdhënieve të ngushta më Kryeministrin Edi Rama.
Rrjeti mafioz shqiptar njihet për lidhjet më drejtuesit e qeverisë dhe ata janë të njohur në fushën e naftës, alkolit, drogës dhe armëve.
Dorian Ducka ka bërë lidhjen e investimeve kineze në fushën e energjisë. Përmend fakte sesi Ducka ka kritikuar qëndrimin ë HAGËS për vendimin ë saj në lidhje më çështjen e detit të jugut midis Kinës dhe Filipineve. Emri i tij ndeshet shpesh në artikujt kinezë. Ai ka kritikuar instalimin e rraketave amerikanë në Korenë e Jugut etj.
Në 2022 kanë dalë artikuj sesi karteli i drogës meksikan SINALOA ka pastruar shuma të mëdha parash në Shqipëri. Më tej gjërat që i kemi dëgjuar këto ditë në tv. sn
Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillojn një tjetër protestë kundër skandaleve të korrupsionit që shkaktoi dosja e drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranës, të cilët përmes kompanisë famëkeqe “5D” vidhnin paratë publike përmes tenderave abuzivë.
Aktori Mehdi Malkaj ka lëshuar akuar të ashpra edhe ndaj kreut të bashkisë Tiranë por edhe ndaj kreut të qeverisë.
Mehdi Malkaj: Veliaj me i madhi i hajdutëve. Hajdut dhe qelbësirë. Zotërinj të policisë, kur keni veshur atë uniformë a keni bërë një betim para kushtetutës që do mbroni popullin dhe atdheun. Epo populli jemi neve dhe në jemi të shtypurit dhe ju jeni me te këqinjtë, me plehrat me ndyrësirat. Me këtë qelbësirën që nuk la gjë pa vjedhur, që nuk la gjë pa shkatërruar, që na zhduku edhe malin e Djatit. Ku jeni me betimin ju. Ju jeni betuar për neve dhe jo për udhëheqësit. Nuk ka gjëkundi në kushtetutë do të mbrohet udhëheqësi. Jo, mbrohet atdheu, mbrohet populli të tjerat janë fjalë … Se unë i kam bërë një betim vetes se do jem protestues deri sa të mbyll sytë. Edhe po mbaroi kjo protestë unë do vete tek tjetra. Kështu jam unë. Kështu më kanë edukuar mua. Erion Veliaj, o qelbësira e qelbësirave që flet mbrapa krahëve, hajde more dil këtu. Dili këtu e të llafosemi. Nuk të prek njeri me dorë sepse nuk duan të bëjnë duart pis me një hale si ty. Dil këtu ta shikosh se çfarë ndodh. Qelbësirë. Zonja dhe zotërinj. Jemi në një rrugë të mbarë shumë. Do ecim gjatë do ecim bashkë pa këta….dhe pa atë këlyshin e kurvës që është në kryeministri.
Pas konferencës për media të kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, një deputet i së majtës italiane ka protestuar në mënyrën e tij.
Gazetari Ergys Gjencaj raporton për Balkanweb se Riccardo Magi nga partia Piu Europa ka kritikuar marrëveshjen, teksa ka pasur edhe një letër në dorë ku thuhet “Jo Guantanamos italiane”.
Riccardo Magi: Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionjë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar spotin e portestës që pritet të zhvillohet para Paralamentit ditën e enjte ora 10:00, pas skandaleve të transmetuara në emisionin investigativ Rai3 dhe shkrimet e BILD, ku Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama, u rivizatua si një narkoshtet.
‘Të enjten në ora 10:00 populli opozitar para Parlamentit. O sot o kurrë! Me lutjen time ta shpërndani në çdo të njohur tuaj’, shkruan Berisha në Facebook. sn
Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë deklaroi se do të vijojë të protestojë.
Ai ka shtuar se molotovi i hedhur në godinën e bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore.
“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani?
Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i n’98 e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.
Teksa ka nisur seanca plenare në Kuvend, gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga salla.
Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që mos t’i nxjerrë jashtë gazetarët.
SYRI TV raporton se situata u tensionua pasi gardisti nuk ka lejuar gazetarët që të qëndrojnë në këmbë dhe të filmojnë atë se çfarë ndodh në seancë plenare.
Voal.ch po sjell videon e shpërndarë nga Presidentja e Kosovës znj.Vjosa Osmani e cila në Ditën e Presidentit ka vizituar familjen e presidentit Rugova dhe aty mbesa e tij Liza Beta i ka drejtuar disa pyetje. Është një video kuptimplotë për të parë se si edukohet brezi i ri. Në komentin përcjellës Presidentja Osmani shkruan:
“Liza Beta, mbesa e Presidentit Rugova, e bëri edhe më të veçantë sot shënimin e Ditës së Presidentit.
Bashkëbiseduam për vizionin e gjyshit të saj, atit themeltar të Republikës sonë, si dhe trashëgiminë e tij, e cila ka lënë gjurmë të pashlyera, e të cilat do të barten te breza të tjerë pas tij.
Ndiqni më poshtë, intervistën e realizuar nga Liza “
Ditën e sotme Aleanca për Teatrin, e mbështetur edhe nga opozita ka thirrur protestën e shtatë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj bashkie Erion Veliajt për aferat korruptive të drejtorëve të tij skandalin e korrupsionit të njohur edhe si dosja “5D”.
Para protestuesve ka folur edhe aktori Mehdi Malkaj.
Mehdi Malkaj: Babai im thoshte se burri ka gjithmonë kohë për t’u turpëruar pavarësisht nga mosha. Se si u rri në trup kjo, e dini juve. Kam vjedhur një çikë Çajupin e dua të them tre-katër vargje.
Komentet