VOAL

VOAL

Vdekja e të miturit Ardit Gjoklaj në Sharrë, dy persona nën akuzë

February 7, 2017

Komentet

Sulmi iranian – Evakuohen 5 shqiptarë që ndodheshin në Izrael! Ministria e Jashtme: Tani ndodhen në Egjipt

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit, informoi sot Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Ambasada falënderon autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.

Edhe Praga dhe Varshava evakuan sot qytetarët e tyre që ishin të vendosur në Izrael.sn

Ambasadori i BE në Tiranë me mesazh të fortë: Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për t’ju shmangur drejtësisë

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë në lidhje me sfidat që përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në deklaratën e tij, Gonzato theksoi se rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të shmangur drejtësinë dhe për të zgjeruar ndikimin e tyre në institucione, duke minuar besimin e qytetarëve dhe duke dëmtuar rëndë kohezionin social dhe mirëqenien publike.

Ai shtoi se bashkëpunimi ndërkufitar dhe forca e sistemit të drejtësisë janë thelbësore për t’i bërë ballë këtyre kërcënimeve dhe për të çuar përpara procesin e integrimit europian. Gonzato theksoi se vetëm institucione të pavarura, që veprojnë pa frikë apo favor, mund të garantojnë sundimin e ligjit – një kusht kyç për anëtarësimin në BE.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato: BE dhe Ballkani perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit. Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe  për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione. Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për tiu shmangur drejtësisë. Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE.

Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht  krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE. bw

Thellohet kriza e prodhimit- Industria e nis vitin 2025 me një rënie prej 11 %

Sektori i prodhimit shënoi rënie të fortë për sektorin e industrisë dhe rritje të qëndrueshme për ndërtimin në tremujorin e parë 2025.  Treguesit e shitjeve në industri ranë me 10 për qind duke reflektuar dobësitë në eksporte të sektorin dhe falimentin në këtë sektor.

Industria, shitjet rënie vjetore 11 % në 3-mujorin e parë

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,8 %. Fondi i pagave shënoi rritje 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, shitjet rënie 2%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa  indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve, rënie 1%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 1,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,3 %.

Ndërtimi, shitjet dhe prodhimi rriten mbi 7%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve në ndërtim shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

Hasani për përplaset në Lindjen e Mesme: Zhvillimi i armëve bërthamore do kishte pasoja katastrofike për botën. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Palët të ulin tensionet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë fjalës së tij në Samitin për Bashkëpunim në Europën Juglindore (SEECP) që po mbahet në Tiranë, u ndal te përshkallëzimi i fundit i situatës në Lindjen e Mesme.

Duke shprehur shqetësimin e thellë të Shqipërisë për përplasjet midis Iranit dhe Izraelit, Hasani theksoi rrezikun që paraqet kjo krizë për stabilitetin global, duke rikujtuar se zhvillimi i armëve bërthamore mund të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë botën.

Ai nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme përmes mjeteve politike dhe respektimit të të drejtës ndërkombëtare.

Igli Hasani: Jemi të shqetësuar për përplasjet e fundit mes Iranit dhe Izraelit, që paraqesin një rrezik serioz për stabilitetin në atë rajon, por më tej edhe në botë. Shqipëria rikonfirmon prioritetin e Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e vet nga kërcënimet. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetet bërthamore dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e veta në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Zhvillimi i armëve bërthamore do kishte pasoja katastrofike në rajon e përtej. Shqipëria iu bën thirrje palëve që të ulin tensionet dhe për zgjidhje të qëndrueshme politike. bw

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, është se kryedemokrati është i sëmurë me virozë.

I pranishëm ishte vetëm një nga avokatët e tij, Ledio Nuraj, i cili ka bërë me dije se Berisha nuk mund të paraqitej për shkak të gjendjes shëndetësore. bw

VIDEOLAJM- E pabesueshme, balena shfaqet pranë brigjeve të Karaburunit

Një ngjarje e rrallë dhe mbresëlënëse ka ndodhur në brigjet shqiptare, pranë Karaburunit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Artan Shkreli, shihet qartë një balenë duke notuar në ujërat e kristalta të Mezo’kanalit, një zonë e njohur për bukurinë e saj natyrore.

Pamjet, të cilat janë filmuar nga një helikopter, tregojnë lëvizjet elegante të balenës në një nga zonat më të paprekura detare të vendit.

Shfaqja e balenave në ujërat shqiptare është shumë e rrallë, ndaj ky moment konsiderohet i jashtëzakonshëm. bw

Sezoni veror, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare, kryhen stërvitje për përballimin e situatës që mund të krijohet me zjarret

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku njofton për fillimin e trajnimeve të përbashkëta me Forcat Ajrore Shqiptare, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror dhe emergjencat që mund të sjellë ai, siç janë zjarret masive.

“Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.””

Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe përfshijnë përdorimin e mjeteve ajrore për fikjen e zjarreve.

“Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.”

Ky bashkëpunim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që SHBA i ofron Shqipërisë në rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, në një kohë kur ndryshimet klimatike dhe rreziqet natyrore kërkojnë përgatitje dhe koordinim të lartë ndërinstitucional. bw

Kreu i misionit të vëzhguesve të ODIHR: Zgjedhjet jo të barabarta, pamë njerëz të intimiduar…

 

Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR, gjatë një interviste për A2cnn ka shprehur atë që opozita e denoncon çdo ditë për procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale. Ai shprehet se, “në Shqipëri pamë njerëz të intmiduar” gjatë vëzhgimit të procesit të fushatës por edhe ditën e votimit.

“Ato janë të listuara në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve. Sigurisht që është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe  që njerëzit të vijnë e të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar sa i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo”, tha Zannier.

Ambasadori Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR shprehet më poshte gjatë bisedës se, “zgjedhjet ishin jo të barabarta”.

“Në panoramën e përgjithshme ne besojmë se është sintetizuar në titullin e konferencës që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur por si pasojë e presioneve dhe problemeve rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike, ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerat”, shprehet diplomati. sn

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR: Zgjedhjet e 11 majit mund të shkojnë drejt pavlefshmërisë

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Tiranë, më 13.06.2025

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, nëpërmjet z. Ekrem Spahiu ka dalë në një konferencë për mediat për të shprehur qendrimet e saj.

Deklaratë për mediat

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” është subjekti i vetëm që ka bërë analizen e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025 duke marë përgjegjësitë e veta për humbjen, por shumë shpejt koha na dha të drejtë për atë investim prej dy vitesh të LZHK për të bërë një reformë zgjedhore sipas standarteve demokratike në dobi të zgjedhjeve të lira, të drejta, të ndershme dhe të pranuara nga konkuruesit.
Nëse kjo do të realizohej e gjithë opozita do të ishte e bashkuar dhe sot do të ishte situatë tjetër.

Megjithëse ka kaluar një muaj nga zhvillimi i votimeve, nxjerrja e rezultatit përfundimtar duket i largët për të mos thënë se zgjedhjet mund të shkojnë drejt pavlefshmërisë së tyre. Rinumërimi i votave në KQZ, deri tani të rreth 50 % të qendrave të votimit tregon se legjitimiteti i zgjedhjeve është në pikëpyetje të madhe.

Koha na dha të drejtë se, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” i kërkoi gjithë opozites;
1. Barazinë e votes, me një sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
Pasojat e këtij sistemi zgjedhor:
– PS me 53.27 % të votave nga 74 mandate ka marë 83 mandate, + 9
– PD me 32.93 % nga 46 mandate ka marë 50 mandate, + 4
– Nisma me 4 % nga 5 mandate ka marë vetëm 1
– Të gjitha subjektet jasht PS & PD kanë marë 221,811 vota, 15 % të votave nga 21 mandate kanë marë vetëm 7 mandate, – 14

2. Lista të hapura plotësisht
Pasojat që 1/3 e kandidatëve të jenë në lista të mbyllur:

– Diskriminim të kandidatëve edhe brënda një subjekti, dikush bëhet deputet pa vota fare dhe dikush me rreth njëzet mijë nuk bëhet deputet.

– Pabarazia mes kandidatëve të së njëjtës parti nuk motivoi kandidatët e opozites për të bërë fushatë te elektorati gri.

3. Votim dhe numërim elektronik
Pasojat e numërimit me komisioner;
– Ka kaluar një muaj nga numrimi votave dhe akoma nuk kemi rezultat zyratar.
– Raskapitje e komisionerëve, numruesëve, vezhguesëve, kandidatëve, etj.
– Manipulime dhe kontestime të votave sidomos për ato prefernciale.
– Kosto shumë e madhe financiare.

4. Vota e diasporës

Nësë nuk do të kishim një sistem proporcional kombëtar, LZHK kërkoi që të shtohej edhe një Rajon vetëm për diasporen, nga 12 në 13.

Pasojat;
– 200,000 votat e diaspores nuk prodhuan asnjë mandat, pasi u shpërndanë në 12 qarqe dhe ndryshuan vetëm një mandat në Vlorë.

***

Për sa më sipër, gjithë këto pasoja janë vetëm prej Reformes Zgjedhore, që duke i shtuar edhe gjithë infrastrukturen shtetërore që Qeveria përdori për të manipuluar votën e shqiptarëve, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qëndrimin e saj se, më 11 maj 2025 nuk janë zhvilluar zgjedhje por votime.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë në dobi të demokracisë, shqiptarëve dhe Shqipërisë. Në këtë kontekst, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” mendon që është emergjencë kombëtare, të përqëndrohemi te:

1. Vazhdimin e mbledhjes së fakteve që kanë deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe dërgimin e tyre në KQZ dhe te ndërkombëtarët.

2. Kryerja e një analize të thellë, ku të dalin përgjegjësitë objektive të opozitës.

3. Bashkimi politik në një front të përbashkët të të gjithë faktorëve dhe aktorëve opozitarë, për të synuar një qeveri kalimtare me mandat të kufizuar për të realizuar:
– Ndryshimet kushtetuese.
– Rishikimin e reformës territoriale.
– Reformën zgjedhore.
– Zgjedhjet e parakohshme.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh gadishmërinë e saj për tu angazhuar në këtë proces dhe ka bindjen e plotë se opozita do ringrihet fuqishëm për të ndryshuar realitetin aktual në Shqipëri.

 

Detaje – SPAK e konfirmon: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim!

Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi vjen zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, në regjistrin e Transparencës, ku për muajin Prill, SPAK thotë se “një ministër është nën hetim”.

Pyetja dërguar SPAK ishte sesa ministra të qeverisë janë aktualisht nën hetim. Kjo është hera e parë që SPAK njofton më herët sesa faza e caktimit të masës së sigurimit se një ministër është nën hetim. Në çdo rast tjetër, personat e thirrur nga SPAK kanë njoftuar se janë thirrur si persona në dijeni.

Ndërkohë, Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera për procedimin në fjalë, apo emrin e ministrit/es që po hetohet. Mbetet për tu parë si do të vijohet me këtë çështje, por duket se edhe vera do të jetë e nxehtë./Dosja.al/

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Radio Evropa e Lirë

Qeveria e Shqipërisë tha se Bashkimi Evropian e ka ftuar të hapë negociatat për disa kapituj të grupkapitullit 4 të procesit të anëtarësimit në bllokun evropian.

Sipas një njoftimi, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së autorizoi Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe më 11 qershor Presidenca polake i dërgoi një letër Shqipërisë duke i kërkuar që të paraqesë pozicionin negociues për katër kapituj të “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.

“Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Shqipëria duhet të paraqesë pozicionin për kapitullin 14, që ka të bëjë me politikën e transportit dhe synon përmirësimin e infrastrukturës si dhe sigurisë rrugore dhe hekurudhore. Po ashtu, për kapitullin 15 që lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji. Tirana do të paraqesë pozicionin negociues të saj edhe për kapitullin 21, që është i përqendruar në rrjetet transevropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së. Po ashtu, do të negociohet edhe për kapitullin 27 i cili trajton mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes përputhjes me standardet e BE-së.

Qeveria shqiptare tha se ky vendim i BE-së konfirmon ecurinë e suksesshme të vendit në procesin e anëtarësimit.

Ekzekutivi në Tiranë theksoi se, përmes negociatave për këta kapituj, shteti do të ndërmarrë hapa konkretë drejt “ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme”.

Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit 2024. Kjo ndodhi pas një pritjeje të gjatë, pasi vendi kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014.

Tirana duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE. Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli kërkohet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të bllokut evropian.

Mori mbi 8.100 vota, por nuk siguroi mandat! Kalaja: Kërkoj rinumërim. Më janë vjedhur votat, shkeljet i kam dorëzuar në SPAK

 

Aulon Kalaja, kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, arriti të marrë mbi 8.100 vota, por sërish nuk ka mundur të sigurojë mandatin e deputetit.

Kalaja tha se PD arriti që të fitojë Krujën pas shumë vitesh dhe se është krenar me këtë. Ai tha se kërkon rinumërim të votave në qarkun Durrës. Kalaja nënvizoi se i janë vjedhur votat atij dhe kolegëve të tij, duke shtuar se shkeljet i ka dorëzuar në SPAK.

Ndërsa, gazetari Ben Andoni tha se uron që Kalaja të hyjë në parlament, pasi individë si ai, që hyjnë në Kuvend me vota të pastra, janë ata që nevojiten në Kuvendin e Shqipërisë.

Aulon Kalaja: Kam marrë mbi 8100 vota personale. Unë bashkohem me atë që quhet farsë elektorale. Denoncimi duhet bërë në Bruksel dhe në Uashington. Unë mendoj që falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve ka ndikuar në rezultatin zgjedhor. Shkeljet zgjedhore i kam kallëzuar në SPAK. Kam kërkuar rinumërim votash në qarkun Durrës. Më janë vjedhur votat, që janë të pastra. Fushata më ka kushtuar diku tek 6 mijë euro. Nuk kam bashkëpunuar me banda, nuk kam pasur banda pas meje. Kemi raste të “çmendura”, në Durrës dhe në Elbasan, që kanë marrë 21 mijë vota. Këto janë mandate me “karton të kuq”. Këta janë “këlyshë të kriminelëve”.

Ben Andoni: Më 2025 të flitet për pjesën zgjedhore është e turpshme. Dy partitë politike duhet të këmbëngulnin tek numërimi elektronik. Të mos kesh besim tek komisionerët e tu, ky është problem. Të tjetërsohen votat është një problem i madh. Unë uroj që Auloni të futet në parlament. Uroj që brezi i ri që ka marrë votat ndershëm të jetë në Kuvend dhe ta shikojnë në sy kryetarin e partisë së tyre. bw


Send this to a friend