VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vatranët e Usterit sjellin Zërin e Amerikës përmes krijimtarisë në gazetari dhe kujtimet e Frank Shkrelit – Nga ARDIAN MURRAJ

By | April 2, 2018

Komentet

AFRON FESTIVALI SHQIPTAR USTER, 2019. PAK HISTORI DHE PËRSHTYPJE ME MBËSHTETËS DHE VULLNETARË TË TIJ – Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ

Festivali Shqiptar i Usterit, Masaçusets duket se është një ndër veprimtaritë e pandërprera të bashkëatdhetarëve. Pika kulmore arrin me mbajtjen e tij çdo dy vjet, por organizimi dhe përgatitjet janë të përditshme. Çdo e Dielë pas meshës në Kishën “Fjetja e Shën Marisë” të ndesh me grupet punës ku ndër to dallon që nga fëmijët artistë e vallëtarë me prindrit e tyre e deri tek vullnetarë që duan të japin ndihmesën e vet në bazë të aftësive dhe kohës dhe të diskutojnë me veprimtarë të dalluar në organizimin e kësaj sipërmarrje të madhe. Për të kuptuar vërtetë ndjesinë e Festivalit mënyra më e drejtpërdrejtë ishte realizimi i një numuri të gjerë intervistash ku zbulon dëshirën e pjesëmarrjes, ndihmën dhe vullnetarizmin, përkushtimin dhe krenarinë, historinë, trashigimninë kulturore dhe integrimin bashkëatdhetarëve nëpërmjet mendimeve të tyre.

Gregory Steffon:-“Jam me origjinë nga Drenova, Vithkuqi. Familja ime është këtu në amerikë për më shumë se 100 vjet.Unë jam bashkëkryetar i festivalit me Franklin Zdruli këtu në Uster. Jam i kënaqur që jeni këtu tani kur edhe ne jemi në përgatitjet e festivalit 2019. Ne kemi 10-15 mijë pjesëmmarrës, tregëtojmë 30 mijë paund mish qengji “qebape” si dhe përgatisim mjaft ushqime të tjera për miqtë tanë që vijnë këtu. Jo vetëm shqipëtarë, por edhe nga të tjera kombësi si irlandezë, italianë, portorikanë, meksikanë etj. Pra nga çdo kombësi e ardhur këtu në amerikë vijnë këtu tek ne në tre ditët e festivalit dhe shprehin vllazëri me shqipëtarët. Për ushqimet është shumë e rëndësishme sepse janë të traditës sonë, kuzhina jonë. Njerzit vijnë për të shijuar ushqimin, vijnë në kishë për t’u njohur edhe me besimin tonë dhe po ashtu që të dëgjojnë këngë dhe muzikë shqiptare dhe ju pëlqen të shohin vallëtarët shqiptarë”.

Duke mbetur në këtë pikë diskutimi ku edhe një grup prindrish dhe fëmijësh janë mbledhur, i drejtohemi nënës dhe babait të Erikës, nga fëmijët vallëtarë të Usterit(Etleva dhe Rizan Bufi).
Etleva Bufi:- Jemi prindrit e Erikës. Erika vazhon të marrë pjesë në grupin e valleve shqiptare me profesor Dhimitrin. E kishte për së pari vjet(2017)në Festivalin Shqiptar dhe ishte një kënaqësi e vërtetë  dhe shumë e bukur. Pra të jemi në një vend të madh, në një tjetër kontinent shumë larg prej vendit tonë të dashur dhe kur sheh punën e organizatorëve dhe të Dhimitrit që arrijnë të na mbledhin ne si komunitet, kjo është një gjë shumë e madhe. Na japin një kënaqësi të veçantë kur shohim fëmijët tanë që kërcejnë vallet dhe muzikën shqiptare dhe besoj se kjo është një nga vlerat që na është krijuar ne si prindër që të arrijmë t’i sjellim fëmijët në këtë organizim që përcjell traditën shqiptare brez pas brezi.
AM:-Çfarë përfitimi keni parë drejtpërdrejt tek fëmija juaj? Si kanë ndryshuar sjelljet, formimi?
Etleva Bufi:-Unë jam ndier krenare që ato kanë qënë në gjendje të këndojnë dhe të kërcejnë vallet shqiptare.Për ne si prindër s’ka gjë më të bukur që të arrish të shohësh këtë, të marrin traditat tona.
Rizvan Bufi:-Fëmijët tanë dijnë të bëjnë edhe shqiponjën.
Etleva Bufi:-Vajza tjetër e jona është 4 vjeç. Ajo sheh motrën e saj që merr pjesë në grupin e valleve dhe ajo mundohet ta imitojë dhe të kërcejë. Sa herë që vendosim muzikë  ato luajnë dhe thonë jemi shqiptare.
Rizvan Bufi:-kënga e tyre e preferuar është;”O sa mirë me qenë shqiptar, o hej!”.
Etleva Bufi:-është vërtetë një kënaqësi dhe gjë e bukur dhe kjo falë organizatorëve të komunitetit dhe të Kishës Shqiptare.
Rizvan Bufi:-Të gjithë sëbashku përpiqemi për këtë eveniment. Është gjë e ukur dhe emocionet janë vërtetë të mëdha.
Etleva Bufi:-Mezi e presim. Unë  kam shumë shoqe dhe më pyesin që a kam ndonjë informacion nga përgatitjet. Është  një  kënaqë si dhe fat për ne pasi jo çdo kush mund ta ndjejë e ta shijojë  nga afër. (Faleminderit që na e dhatë këtë mundësi)”.
Po kështu edhe Analisa dëshiron të marrë pjesë në “Valletona” dhe sëbashku me nënën e saj shprehin njohjen e tyre dhe dëshirën e pjesëmarrjes.
Engjëllushe Durbaku:-“Vij nga Përrenjasi i Librazhdit dhe kam 15 vjet që jetoj këtu në amerikë, punoj si mësuese dhe si realestate… desha të falendeoj profesorin e valleve që i mëson fëmijët tanë t’i ruajnë traditat i angazhon me vallet si për t’i mbajtur larg elektronikës apo gjëra të tjera që mund të mos të jenë në dobi të fëmijëve tanë. Kjo është vajza ime quhet Analisa, është 15 vjeç dhe ka dy vjet që merret me vallet shqiptare”.
AM:-Analisa çmund të na thuash?
Analisa:-“Më pëlqejnë vallet shqiptare dhe të ruaj traditën e prindërve të mi.
AM:-Veshjen që keni pasur në festival, a e mbani mend, kostum i cilës krahinë? Po rritmi i valleve dhe shoqëria me të tjerë fëmijë në grup a ju pëlqen?
Analisa:-“Po shumë. Kam shoqe.”
E ndërsa nëna e Analisas ndërhyn për ta ndihmuar nga vështirësia e shprehjes në shqip unë gjej mundësinë ta pyes në anglisht rreth gjuhës shqipe. Sa ajo di dhe se a do të mundet ta përvetësojë më shumë në të ardhmen. Analisa ma kthen në anglisht rrjedhshëm përgjigjjen e saj.
Analisa:-“Festivali Shqipëtar është vërtetë një kënaqësi. Ai më jep mua mundësi që të kërcejë dhe të shpreh veten si një shqipëtare dhe të gëzoj me shoqërinë time duke ruajtur kulturën tonë. Edhe pse ne jetojmë në amerikë unë e ndjej se kam gjak shqiptar dhe kjo është e veçantë ndaj dhe unë jam e gëzuar që po e bëj”.
AM:-Shqipen a do ta përmirësojmë dhe ta mësojmë si gjuhë, si mendoni? A do t’i vësh qëllim vehtes që të mësosh edhe më shumë shqip?
Engjëllushe dhe Analisa:-Po!
Me besimin se grupi i valleve do të marrë formë dhe  do të nisin provat e vallëtarëve të rinj, koreografi Dhimitraq Demiri na tregon se si janë përpjekjet për festivalin e ardhshëm.
AM:-Si janë përpjekjet e festivalit të ardhëshëm?
Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe një çift sipërmarrësish shqiptar me moshë të re në linjën e shërbimit të restoranteve. Me dy të tillë në Uster, kuzhina dhe menaxhimi shquajnë Oriolan dhe Enin.
Oriola Koçi:-“…punoj bashkë me burrin. Kemi ardhur në amerikë që në 96-ën të dy bashkë në të njëjtën kohë, por nuk njiheshim me njëri-tjetrin. E kemi hapur biznesin tonë 6 vjet më parë dhe janë tani dy restorante, i kemi vënë emrat e fëmijëve “Livia’s Dish” dhe “Altea Eatery” ku juve jeni sot. Unë merrem me menaxhimin dhe mbarëvajtjen  rerestorantit, kurse Eni është shefi i kuzhinës”.
AM:-Si është prapavia?
Eni Mëhillaj:-“Prapavija është e rëndësishme. Jam mësuar gatimin që në Shqipëri dhe  veç shkollës së kuzhinës atje e bëra edhe këtu dhe realizova ëndrrën e shefit për të pasur restorantin e vet”.
AM:-Si paraqitet klientela, dëshirat e tyre për menunë dhe sa i përgjigjeni juve shijes së tyre?
Eni Mëhillaj:-“I jam përshtatur shijes amerikane këtu. Janë shumë të kënaqur dhe kemi vlerësime”.
AM:-Kam parë shtypin lokal dhe di që keni marrë vlerësime?
Oriola Koçi:-“Po!…çmimin “Mëngjesi dhe Dreka më e mirë në Uster” dhe po kështu prap në garë dhe për “Mëngjesin më të mirë” dhe po ashtu në rrafshin individual jemi vlerësuar si biznesmenët me moshë të re (nën të 40-at), të qytetit. Them se bashkësia shqiptare ka ndihmuar shumë që ne vetë të ndjehemi mirë dhe kur hap një biznes me gjithë vështirësitë që ndesh i kapërcen ato pasi ke shumë shqiptar përreth”.
AM:-Sa e keni parë  në sytë tuaj rritjen e bashkësisë shqiptare bashkë me rritjen e biznesit tuaj dhe të të tjerave biznese që edhe ata japin ndihmë për festivalin apo të tjera veprimtari?
Oriola Koçi:-” Ne jemi nga të parët dhe njohim shumë, kemi 21 vjet në Uster. Kemi pritur dhe ndihmuar shumë shqiptarë, dhe në kulturën tonë në rast nevoje unë tek ata do të shkoja që të kërkoja ndihmë ose këshilla e ide, pasi ky komunitet punon mirë. Ne punojmë pjesën e parë të ditës, kemi një klientele të re  dhe moshë studentore dhe mes tyre shumë shqiptar. Ndërsa për ndihmën e veprimtarive ne gjithmonë jemi munduar të marrim pjesë në në mënyrë ose në një tjetër duke promovuar, duke marrë pjesë dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin”.
AM:-Si e sheh guximin në biznes?
Eni Mëhillaj:-“E kam parë si kënaqësinë e shefit që të hapë restorantin e tij me menunë dhe idetë që ai ka në mendje dhe këëtë nuk mund ta bësh në një tjetër restorant që e ka tjetërkush. Duhet kujdes dhe t’i përshtatesh klientelës”.
AM:-Tek ju si çift kam parë guximin pasi edhe në biznesin tuaj keni vendosur emrat e fëmijëve dhe besoj se kjo do të ketë një trashigimni, ju uroj sukses dhe t’ju vejë mbarë. (Faleminderit!)
Tregu dhe konkurenca e vazhdueshme dallon edhe një tjetër sipërmarrje restoranti në Uster, ku kuzhinat janë të larmishme, por ku cilësia dhe zgjuarsia e shefit sigurojnë plot pasion dhe përpjekje qendrueshmërinë dhe suksesin.
Aleksandër Gjonça:-“Vij nga qyteti i Tiranës, larguar në 90-91-shin dhe jam në amerikë pothuaj 27 vjet, i stabilizuar me familje punë dhe fëmijë ëndërr dhe diçka e rrallë për brezin tonë të shqiptarëve dhe duket sikur është realizuar deri tani, por me punë si gjithë të tjerët”.
AM:-Është njëbiznes familjar ku drejtoni ju dhe bashkëshortja (Lola), dhe keni një prapavijë sa janë ata dhe mes tyre sa shqiptarë?
Aleksandër Gjonça:-“… në këtë moment kam 10 shqiptarë, 3 në kuzhinë, 1 në bar, dy vajza janë pritëse dhe3 kamarjere të cilat janë shqiptare. Por kur kemi dreka e darka të mëdha kemi dhe një grup prej 10 shqiptarësh që i thërrasim për ndihmë. Por kur e hapa restorantin isha fillimisht me gruan dhe dy vajzat e mija. Kjo ishte baza e restorantit kështu që  fëmijët e mi u rritën këtu jo si moshë, por si ndjenjë pune duke parë që prindrit punonin nga mëngjezi deri në mbrëmje për të realizuar dëshirat e tyre dhe për të mos humbur mundësinë që t’ju tregojnë këtij populli si dhe vendit tonë se duke punuar mund të arrihet gjithshka”.
AM:-me që mbetemi tek puna, si e përshkruani ju një ditë tuajën, jeni zhvendosur nga një lokal në tjetrin pa e humbur zanatin, atë të guzhinjerit?
Aleksandër Gjonça:-“Gjëja e parë kryesore është gjuha, e dyta është se duhet të përshtatesh me jetën dhe kulturën e atij vendi ku neve kemi ardhur edhe të përshtatesh me të gjitha konceptet jetën e këtyre njerzve që jetojnë këtu. Kjo nuk vjen që me ditët e para dhe gjuha nuk mësohet që në fillim, kështu që të punosh në zanatin tënd duhet të kalosh në disa stade që quhen stadet e emigrantit. Do të fillosh nga baza dhe në qoftë se në zanatin tim baza është pjatalarës, atëherë duhet ta kalosh atë, më tej në përgatitje, në kuzhinë, dhe ku gjithshka varet se sa shpejtë e kap gjuhën dhe sa ke mundësi të komunikosh me punonjësit që i drejton. Megjithëse unë erdha me zanat nga Shqipëria dhe duke punuar edhe në Itali për një farë kohe, prap zanati të jep mundësinë që t’i lëvizësh shkallët më shpejtë, por baza kryesore është gjuha. Pa gjuhën nuk bën dot asgjë”.
AM:-Kam lexuar në shtyp se ,”NUOVO” është përzgjedhur disa herë si fitues i vitit mes shumë bizneseve të ngjashme në “Shrewsbury St.”.
Aleksandër Gjonça:-“Të arrish këtë sukses që ka arritur Nuovo në një periudhë 7 vjeçare në një qytet si Usteri ku njihet numuri shumë i madh i restoranteve, vetëm në këtë rrugë janë 47 restorante, ose quhet rruga e restoranteve, por në të gjithë Usterin janë gati 600, nuk është e lehtë dhe duhet shumë punë dhe vullnet dhe duhet t’i kushtohesh punës dhe zanatit 100%.Të mbash emrin dhe një nga arësyet që unë hapa restorant ishte se doja t’i jepja diçka komunitetit shqiptar në Uster njëkohësisht dhe amerikanëve, për t’i treguar edhe banorëve rreth e qark ku ne jetojmë se komuniteti shqiptar megjithse më i vogël në numër se të tjerët, di të vlerësojë traditat, kulturat dhe vendin nga ne vijmë. Restoranti im është mbështetur nëartin e kuzhinës italo-amerikane, por në të njëjtën kohë kemi edhe shumë ushqime shqiptare. Këtu mblidhen për raste festash, ditëlindjesh, fejesa e martesa, raste vdekjesh dhe komuniteti  është gjithnjë i mirëpritur. Kjo është dhe një arësye që jemi edhe këtu sot”.
Shkolla dhe përpjekjet për t’u profilizuar në një profesion të vështirë dhe të kërkueshëm si fusha e stomatologjisë, na njohjin me një tjetër histori arritjesh. Mjekët dentist Adelina dhe Arvi Duka.
Adelina Duka:-“Jam me profesion dentiste. Ndodhemi në Framingam Masaçusets një qytezë pranë Bostonit dhe jam dentiste.
AM:-Prej sa kohësh jeni në këtë biznes?
Adelina Duka:-“Si pronarë të biznesit kemi tre vjet. Jam bashkë me burrin, jemi bashkëpronarë dhe në këtë zonë jemi bërë  më se familjarë, kemi punuar më parë në shumë zona dhe klinika të tjeragjatë karrierës sonë. Burri jep mësim në universitetdhe punon në n zyrë tjetër dhe në këtë zyrë kryesisht jam unë në shumicën e kohës”.
AM:-Deshëm të dinim për guximin tuaj si shqiptarë të ardhur  jo në një vend të huaj, por mikpritës si SHBA dhe besoj se shkallët e plotësimit tuaj me edukimin përkatëskanë qënë një përpjekje, pra spjegoni këto anë tuajat?
Adelina Duka:-“Duhet të them se çdo emigrant këtu sidomos ata që kanë arritur të hapin biznes apo kanë arritur të gjejnë vehten e tyre është një hisori suksesi, por gjithashtu edhe një histori pune sakrificash dhe vetëmohimi në disa raste. Kur unë dhe bashkëshorti erdhëm këtu ishim dentistë me liçëncë por na u desh përsëri që të bënim disa vite shkollë të aplikonim në rradhë të parë në universitete, të aprovoheshim dhe të ndiqnim programin dyvjeçar që ishte atëherë për ne për të marrë provimet e liçëncës amerikane. Gjithashtu kishim familjen, fëmijë të vegjël pra nuk ka qënë e lehtë, por në disa periudha më se stresuese. Megjithëatë kur ke një vetëqëllim dhe kur ke një  piksynim edhe dëshirë gjithshka është e mundshme sidomos në amerikë”.
AM:-Kujt ja besoni më së shumti arritjet, mostërheqjes, këmbënguljes, apo mështetjes rreth e rrotull dhe të familjes?
Adelina Duka:-“Familja sigurisht, kryesorja mbështetja nga familja, por dua të them durimi dhe këmbëngulja janë kryesoret. Për emigrantët me çfarë kam vënë re unë është shkolla, edukimi. Pra nqs arrin të bësh disa vite shkollë apo master  etj, të lidhesh në këtë kulturë dhe të krijosh lidhjet e duhura do të jesh më i suksesshëm duke i ndjekur këto hapa”.
AM:-Unë do t’u shtoja edhe një “pengesë” tjetër, lidhjen me shqiptarët dhe bashkëatdhetarët. Juve jeni përditë në punë dhe kujdesin për të, por nga njëherë mendja ju shkon tek Shqipëria dhe shqiptarët si dhe ata që na rrethojnë. Këtu janë të shumtë në Masaçusets,  pra si e njihni ju rritjen e emigrantëve qoftë në numër apo arritje përmes njohjeve tuaja?
Adelina Duka:-“Mund të them se kjo është një gjë pozitive për ne sidomos, pasi brezi ynë duket sikur nuk i përket më as andej dhe as këtej, por jemi me fat që rreth zonës sonë, rreth Bostonit dhe në Masaçusets kemi një komunitet shumë të zgjeruar shqiptar gjë që ndihmon që të ketë edhe njerëz të përkushtuar që e organizojnë këtë komunitet dhe krijojnë aktivitete, por që edhe na ndihmojnë ne të mbajmë lidhje me vendlindjen, me zakonet, me kulturën tonë”.
AM:-Njëherë në dy vjet mbahet Festivali i shqiptarëve në Uster, njohur si një nga më të vjetrit dhe për ju do të shtoja që e mbështesni atë. Dy festivalet e kaluar ju e keni ndihmuar, çfarë ju ka dhënë kjo si ndjenjë pasi edhe familja ka qënë pjesëmarrëse?
Adelina Duka:-“Është e vërtetë, jo se e ndjejmë si detyrë apo obligim, por mendoj se duhet të jetë për çdo njeri që ka mundësi të ndihmojë financiarisht këto aktivitete, por është edhe kënaqësi të marrësh pjesë në këto aktivitete dhe ngjarje të cilat jo vetëm na mbajnë ne lidhur me vendlindjen, por ndihmojnë dhe i ekspozojnë fëmijët tanë dhe brezin e ri që ka lindur këtume vlerat tona, me kulturën tonë, me zakonet që ndryshe nuk do të kishin mundësi pasi gjithë kohës janë të përfshirë në jetën dhe shoqërinë amerikane. Kështu që është një privilegj dhe kënaqësitë ndihmojmë me sa është mundësia financiarisht në qoftë se nuk kemi mundësi ta bëjmë me kohë dhe përkushtim duke u ndodhur atje, pra të paktën mund të ndihmojmë edhe në këtë mënyrë”.
AM:-Diçka tjetër që ju mund të shtonit si mendim apo si këshillë jo vetëm nga suksesi juaj, por edhe të kuptojmë se sa do t’i duhej një shqiptari të ardhur rishtaz për ta gjetur vehten  në mjedisin e bashkëatdhetarëve shqiptarë pasi kanë filluar edhe rrugën e vështirë të emigrantit?
Adelina Duka:-“Gjërat duken pak më vështirë kohët e fundit (kam unë përshtypjen),  sidomos me ndryshimet në politikë dhe në atmosferën e përgjithshme në amerikë për emigrantët, por përsëri amerika mbetet vendi i mundësive, këtu mund t’ia dalësh me forcat e tua nuk ke nevojë për miq apo lidhje politike, mjafton përkushtimi dhe mjafton puna dhe sigurisht gjetja e një mbështetjeje. Komuniteti shqiptar është gjithmonë mbështetje, mund të mësojnë nga historitë e njerzve që kanë ardhur para tyre siç e thashë më parë shkolla është e rëndësishme nqs bën diçka në këtë drejtim do të bënte të integroheshe shumë më kollaj dhe t’ju happen rrugë dhe mundësi më të mira”.(Ju falenderoj për kohën dhe suksese!… Kënaqësi).
Guximi për sipërmarrje të vogla dhe të mesme, njohja e tregut dhe aftësitë inhinjerike u bënë prova dhe suksesi njëherësh për Bersan Shqina. Repartet e punës kanë disa dhjetra punëtorë që plotësojnë porositë. Mes tyre shumë shqiptarë të ardhur dhe vlerësimi nuk mungon nga drejtuesit dhe bashkëpunonjësit.
Emmie Westerlind:-“Për mua që punoj me shqiptarët është se sheh tek ata dëshirën  përkushtimin për punën.Të parët që punojnë edhe me orë të gjata kur kërkohet. Ata më tregojnë mua respekt dhe punën cilësore që bëjnë janë në krye gjithmonë. Duke punuar përditë në këtë mjedis ju nuk do të kërkonit më shumë. Ata vënë gjithshka për të përçuar cilësinë më të mirë për kompaninë,më të mirë për kompaninë, punojnë me zell. Nga ana kulturore unë shoh se ata janë të fortë, shumë punëtorë dhe kam mësuar shumë prej burrave dhe grave këtu,(herë-herë) më trajtojnë me gjëra nga vendi juaj. Është mirë të punosh me këtë larmi njerzish”.
Emanuel Bregu:-“Unë jam nga Hoçishti, fshat i Devollit”.
AM:-Prej sa kohësh jeni në amerikë?
Emanuel Bregu:-“Unë kam pak kohë këtu rreth dy javë, i sapoardhur”.
AM:-Keni ardhur me bashkim familjar?
Emanuel Bregu:-“Po, ka ardhur bashkëshortja ime më parë. Jemi njohur që në Shqipëri dhe m’i bëri kartat dhe erdha edhe unë këtu”.
AM:-Si ndjehesh?
Emanuel Bregu:-“Si tjetër njeri. Shumë ndryshe këtu çdo gjë. Shumë mundësi për njerzit, më shumë punë dhe më shumë hapsira”.
AM:- kush ju sjell në mëngjes në punë?
Emanuel Bregu:-“Tani për tani më sjell  bashkëshortja ime sepse ajo është  ambjentuar këtu, ka blerë makinë dhe më sjell ajo”.
AM:-Përsa i përket vendit të punës, si të kanë pritur?
Emanuel Bregu:-“Më kanë pritur shumë mirë, më kanë treguar butësi për të më mësuarjo duke më thirrur, por me durim të madh dhe i falenderoj për këtë. Janë sjellë shumë mirë, më prezantohen me buzëqeshje dhe më pyesin më urojnë dhe më thonë fjalë se si duhet ta shikoj të ardhmen pasi kanë ardhur më parë nga unë, pra mendime shumë të mira”.
AM:-dëgjova që çekun e parë nuk e ke marrë akoma, kur e pret?
Emanuel Bregu:-“E di që e Premtja si fund jave, si ditë pune dhe besoj se do ta marr çekun”.
AM:-diçka për të shtuar?
Emanuel Bregu:-“Besoj se ky çeku do të jetë shumë më ndryshe se sa kam punuar tani sepse puna vlerësohet më shumë se sa në vendin tonë”.
AM:-ku keni punuar e jetuar në Shqipëri?
Emanuel Bregu:-“Kohët e fundit jetoja në Korçë dhe punoja tek një lokal, kam punuar dhe në Greqi me punë të ndryshme”.
AM:-këtë zanat a e kap?
Emanuel Bregu:-“Këtë zanat e kam shumë qejf dhe dija pak sa për të krijuar një qark elektrik, siç e bënim në shkollë atë që na mësohej, por e kisha edhe vetë si dëshirë dhe merresha me  ndrrimet e dritave dhe prizave por m’u dha edhe këtu mundësia dhe të kem më shumë hapsira e të zhvilloj dijen time në fushën elektrike”.
AM:-Unë e di që është akoma herët, por a i keni vënë ndonjë dertyrë vetes, ndonjë premtim që mund të na e thuash edhe ne?
Emanuel Bregu:-“Po shkolla dhe gjuha pasi ato janë parësoret, pa komunikim nuk ke se si jeton këtu,pastaj besoj ndonjë shkollë elektrike me që mu dha rasti të punoj këtu”.
Viktor Gramo:-“Kam ardhur nga Tirana në 2004 këtu në Uster, kam bërë shkollën elektrike “polikumin” dhe kam punuar në “elektrotekniken”. Erdha këtu dhe prap me punë elektrike në zanatin tim. Jemi shumë shqiptar nga gjitha rrethet e na duket vetja si në Shqipëri. Unë  kam qënë në Greqi më parë dhe është si “nata me ditën”, pra këtu në amerikë”.
Vjollca Malo Zaimi:-“Jam 62 vjeç, punoj në këtë moshë dhe jam gjyshe, e kam plotësuar detyrën time në Shqipëri pasi kam dalë në pension, por është vullneti për të punuar, gjithë jetën kam punuar shumë dhe nuk mund të rrija “duar-kryq” këtu në amerikë. Për mua është në sfidë se kërkoj shumë nga vetja dhe ja arrita qëllimit, duke kërkuar më rekomanduan tek Bersani që është një sipërmmarrës i shkëlqyer, i suksesshëm dhe ta imponon respektin dhe jam brenda profesionit tim. Edhe në Shqipëri këtë punë kam bërë, në ndërrmarrjen elektroteknike ka përa fërsi dhe ja kam idenë  sepse kam mbaruar shkollën e Mesme Politeknike-dega elektrike. Dia nis duke u ngritur në 5:45, makinës dhe vijmë në punë deri në 15:30 dhe e bëj me kënaqësi”.
AM:- si e sheh bashkësinë shqiptare në Uster?
Vjollca Malo Zaimi:-“Shumë të mirë. Po të mos ishin shqiptarët këtu do të isha kthyer mbrapsht. Kemi pasur ndihmë nga çdo njeri që kemi takuar, qe në ditët e para për të ditur se ku janë institucionet, punët e fillimit e deri tani që nga pronari që është shqiptar edhe kolektivi dhe për fat të mirë kam edhe njerëz që kam punuar në ndërrmarrjen elektroteknike”.
AM:-Edhe unë e quaj një gjë me fat për ju dhe ju uroj mbarësi…
Vjollca Malo Zaimi:-“P me fat. E kisha ëndërr të vija në amerikë, edhe gjyshrit e mi kanë punuar për amerikën, kam dhe njerëz të tjerë, njerzit e burrit, vëllain tim dhe jam shumë e lumtur edhe pse nuk i kam fëmijët këtu dhe tani teknologjia na e mundëson të shihemi çdo ditë në “skype” , kështu që nuk më mungon asgjë”.
AM:-Ju faleminderit për kohën dhe mundësinë për të biseduar me disa nga punëtorët tuaj sot,  Juve çdo  shprehnit në këtë intervistë, njohja me ju?
Bersan Shqina:-“Ka shumë gjëra për të thënë për emigracionin shqiptar në amerikë, për komunitetin shqiptar në Uster. Në rradhë të parë dua të përshëndes të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë. Uroj të jenë mirë dhe të kenë mbarësi. Uroj TV shqiptar që po mundëson njohjen  MEM connection në mjediset shqiptare. MEM është një kompani familjare e krijuar 18 vjet më parë në Uster Masaçusets(Nëntor 2000). Si një punishte elektrike për porosi të kompanive të tjera me teknologji më të lartë për prodhimin e mikroprocesorëve, çipeve dhe komponenteve të tjerë. Kjo ka qënë një inisiativë individuale dhe është shpërndarë dhe zgjeruar biznesin nëpërmjet komunitetit shqiptar. Kemi filluar vetëm me 6 vetë në vitin 2000 dhe arritëm në 47 në 2007 dhe pas krizës që kaluam 2008-2009, arritëm të mbijetojmë në saj të teknikave financiare bile vazhduam të rritemi nga 2009 e këtej. MEM-Conection është një kompani me bazë shqiptare që punon me emigrantët shqiptarë të ardhur në amerikë të cilët gjejnë strehën e parë të ngrohtë ku arrijnë të mëkëmben dhe të kalojnë në procesin e përshtatjes me sistemin e jetës amerikane. Jemi rreth 35 vetë në ekip prej të cilëve70% janë shqiptar. Janë punëtorë që punojnë prej 15 vitesh, por edhe të rinj. Unë si pronar dhe themelues i kompanisë e ndjej veten të lumtur dhe krenarqë punoj me njerzit tanë dhe që arrijmë të ndihmojmë dhe të bëjmë maksimumin për t’i përshtatur ata në jetën amerikane dhe gjithmonë i uroj sukses dhe mbarësi kudo që ata janë. Shumë nga ata që kanë punuar këtu, di që kanë hapur bizneset e tyre në sfera të ndryshme të ushqimit, pastrimit kimik, shërbime elektrike, mirëpo këta njerëz nisën duke marë shprehitë e punës  dhe të jetës amerikane tek MEM dhe pastaj duke i shtrirë dhe duke krijuar lidhjet e reja në fushat ku punojnë”.
AM:-Më kujtohet kur u shprehët se kam edhe një nga punëtorët më të rinj dhe çekun e merr pasnesër?
Bersan Shqina:-“Kjo është më se e vërtetë. Muajt e fundit kemi pasur një rritje në biznes, kemi marrë shumë porosi dhe për këtë kemi marrë në punë 7 punëtorë. Dhe një puntor që juve e keni intervistuar merr çekun e parë. Pra pas një jave e gjysëm”.
AM:-Është një rastësi e bukur përsa i përket pritshmërisë dhe ndihmesës që ne si shqiptarë i japim njëri-tjetrit.Me jetën tonë në Uster kam vënë re që disa biznese e japin ndihmesën e tyre për veprimtari të ndryshme artistike, kulturore, sportive dhe juve jeni një prej tyre?
Bersan Shqina:-“Kompania ime ka dhënë një ndihmë të madhe në aktivitete të ndryshme, edhe ato sportive por edhe ato që ka bërë Kisha me grupin e të rinjve me anë të festivaleve. Si një nga bizneset më të vjetra dhe të ardhura rishtaz në amerikë, ne kemi gjetur strehën e parë tek Kisha Shqiptare e Usterit ku na dhanë mendimet e para mbi jetën, mënyra se si të kërkojmë për punë, si të kontaktojmë njerëz të ndryshëm  dhe se çfarë do të bëjmë për të ecur e për të qënë të sukseshëm. Dhe pas kësaj kuptohet që ne u bëmë këmbëngulës në dhe më të qartë në kërkesat tona.Ndihma në drejtim të festivalit është dhënë si kompani dhe si familje. Fëmijët e mi kanë qënë në grupin e valleve, të tre fëmijët që kam në tre breza të ndryshëm dhe kanë ndjerë atë  kënaqësi të mësimit të valleve shqiptare, të alegrisë dhe harmonisë që vallet shqiptare japin me rritmin e tyre dhe gjithashtu kanë krijuar shoqëri dhe e kanë mbajtur edhe jashtë aktiviteteve që kanë pasur dhe atë e kanë akoma në jetën e tyre të përditshme”.
AM:-Diçka për të shtuar, megjithëse e di që sërish do të na jepet mundësia për t’u takuar e biseduar për ecuritë tuaja?
Bersan Shqina:-“Patjetër, është një kënaqësi që jemi kaq mbështetës për komunitetin në Uster dhe veprimtaritë që organizon Kisha, apo grupe të vogla të biznesit që po bëhen edhe më aktiv në jetën e Usterit”.
Një biznes dhe ku numuri i madh i shqiptarëve janë  punësuar në Uster, është “Dunkin Donuts“.
Alma Manxhari:-“Kam dhjetë dyqane me rreth 200 punëtorë.
AM:-Prej tyre sa shqiptarë?
Alma Manxhari:-“…80%!Unë i pres të gjithë me krah hapur, mundohem dhe është fat i madh që kam shqiptare dhe mësojnë edhe në shqip dhe anglisht, pra punën, gjuhën, komunikimin me klientët, proceset që ka puna dhe fati tjetër i madh është se dyqanet janë rreth e rrotull dhe  ato shkojnë aty ku janë më afër me shtëpinë. Pra ka disa pozicione si fillim që nuk është nevoja që të flasësh shumë anglisht dhe ato që nuk e flasin gjuhën të vendosen aty. Ato do ta mësojnë me kalimin e kohës.
AM:-Pas dy muajsh do të shpërnguleni në njv njësi të re, gjenerata e re e DD si e përshkruani ju angazhimin tuaj?
Alma Manxhari:-“Ky dyqan ku jemi ka mbi 70 vite në shërbim, ne do shpërngulemi në një  ndërtesë të re dhe është e para që bëhet edhe në amerikë. Am shumë e gëzuar sepse këto janë vajza që punojnë shumë, vajza të zgjuara, janë intelektuale dhe me shkolla, kemi ardhur nga Shqipëria me shkolla të larta dhe me edukatë dhe ato e meritojnë që të kenë një dyqan të ri dhe të paraqitshëm për punën që bëjnëdhe gjthshka që bëjnë ato. Kompania jonë ka një moto amerika vrapon drejt dunkin, ndërsa shqiptarët e drejtojnë atë (!)”.
AM:-Dimë ndihmën modeste të bizneseve duke përfshirë edhe tuajin në drejtim të festivalit si e ndjeni vehten të përfshirë dhe si e përshkruani juve atë?
Alma Manxhari:-“E kam ndihmuar festivalin prej 20 vitesh, që në fillim. Unë nuk kam vënë re se ku punoj, pastrim tavolinash, regjistër, petullat, jam gati kudo. Por para festivalit unë punoj me vullnetarët sëbashku me Dajana Stefon të ngarkuara për drejtimin e vullnetarëve. Është kënqësi të ndihmosh festivalin dhe vajzat e mia që të gjitha janë gati dhe punojnë gjatë ditëve të festivalit. Ja këtu kam Lidën, punon edhe këtu edhe në festival në regjistër.
AM:-Unë di edhe një lidhje më tepër tuajën me Kishën. Juve keni pagëzuar fëmijët tuaj  dhe vajz juaj ka qëne pak vite më parë bukuroshja e Masaçusetsit dhe konkuroi më gjerë. Si janë këto hapa në aspektin personal pasi keni filluar edhe ju vetë me punë të vështirë dhe më pas keni prekur dhe ndier gëzimin e familjes të bashkëatdhetarëve?
Alma Manxhari:-“Jo vetëm unë ,por të gjitha nënat shqiptare japin 150-200% për fëmijët. Vajza pati fatin dhe kishte dëshirë të konkuronte dhe fitoi për miss dy herë (moshat e reja dhe Masaçusetsin) dhe mësoi nga ajo eksperiencë. Po bën përpara. Studioi në fushën e psikologjisë në North Eastern College, me miss  Masaçusetsin ajo gjeti vehten dhe po vazhdon për gazetari-tv në Harvard, gjeti punë gjithashtu në një kanal tv të Vermontit (ABC-), ajo e gjeti vehten dhe unë kam edhe një djalë 12 vjeç I lidhur me sportet. Kështu ne si prindër pas punës ndjekim  detyrimet e familjes.(AM:-Ju faleminderit).
Loliata Imeraj:-“Prej kaq vitesh punoj në Uster, jam menaxhere këtu për gati 10 vite”.
AM:-Si e përshkruani një ditë pune?
Loliata Imeraj:-“Herët në mëngjes, e tillë është puna. Njerzit kërkojnë kafen si në Shqipëri edhe këtu duan kafenë , bëjnë zgjimin. Jemi shumë të mobilizuar dhe vijmë në punë dhe të vendosim bëjmë udhëzimet e duhura me punëtorët me pozicionet e tyre(megjithëse i dinë se ku do të punojnë),pra një kujtesë me ta ndajmë detyrat se çfarë do të bëjmë gjatë ditës dhe përpiqemi që të shërbejmë sa më mirë dhe klientët të mbeten sa më të kënaqur, ky është qëllimi ynë”.
AM:-Përsa i përket bashkësisë shqiptare në Uster, si e njihni ju atë dhe si i shërbeni?
Loliata Imeraj:-“Nuk bëjmë ndonjë dallim. Klientët të gjithë janë për ne njësoj,  ndjehemi më ngrohtë dhe mendoj se edhe ata janë të kënaqur nga shërbimi ynë”.
AM:-Në lidhje me punëtorët tuaj këtu. Sa i kanë përmirësuar ata aftësitë edhe të sapo ardhurit nga Shqipëria që fillojnë punë këtu.?
Loliata Imeraj:-“Them se duhet të ketë shumë kredi për Dunkin Donuts për shqiptarët që sapo vijnë, është fat i madh që shqiptarët kanë Almën ose të tjerë të njohur që menjëherë sapo vijnë ose sapo zbresin nga avjoni, brenda javës marrin numurin (sigurisë shoqërore) dhe të punësohesh them se është një gjë shumë e madhe, nga një vend i huaj dhe të integrohesh dhe të fillosh punë. Mendoj se ky është hapi i parë, por ne mundohemi që t’i mbajmë ngrohtë pasi e dimë që është e vështirë të lësh shëpinë atje ku ke qënë dhe të vish këtu dhe të integrohesh në një vend tjetër. Pavarësisht se amerika është vend i oportuniteteve gjisekush e gjen vehten dhe mendoj se me kalimin e kohës ata shkojnë atje ku ata duan të venë sepse është e rëndësishme që njeriu të dojë të bëj atë që do në jetë. Mendoj se kur shqiptarët vijnë këtu është një fat shumë i madh që u jepet, pra vijnë priten ngrohtë nga ne dhe dhe ne mundohemi t’i mësojmë që të  lidhen mejetën dhe shumë shpejtë të hedhin hapat e para në emigracion”.
Lida Dudo:-“Jam punëtore e vjetër në Dunkin Donuts, kam punuar më shumë se 20 vjet, e pëlqej punën, më pëlqen t’u shërbej klientëve e të mbeten të kënaqur gjithashtu kam kënaqësi kur punoj me ta”.
AM:-Si e keni përcjellë rritjen e bashkësisë shqiptare në Uster, rritjen në numër sa prej kaq kohësh që jetoni dhe punoni këtu?
Lida Dudo:-“Këtu në Uster komuniteti shqiptar është shumë i madh dhe nga viti në vit ka ardhur duke u rritur”.
AM:-Shpesh shohim që ata marrin pjesë në festime të ndyshme, mbaj mend që keni qënë një vullnetare dhe ndihmuese në festival?
Lida Dudo:-“Po jam një prej tyre. Sa herë që bëhet Festivali vete dhe ndihmoj si dhe disa të tjerë prej nesh sa herë që është dashur”.
AM:-Dikça për të shtuar, veten tuaj si emigrantë dhe sa jeni përshtatur me jetën?
Lida Dudo:-“Duke kaluar vitet edhe përshtatja jonë është më e mirë. Më mungon dashuria për atdheun tim, por këtu gjithshka ka ndryshuar. Fëmijët janë shkolluar, kanë mbaruar shkollat e larta-kolegjet, jeta jonë ka ndryshuar krejtësisht, “everything is beautiful”, vitet e para ishin sakrificë, ndërsa tani është krejt ndryshe.(AM:-Ju uroj fat dhe mbarësi.Faleminderit!)

15 SHKURT 1909-2019- DIELLI I VATRËS NË SHBA MBUSHI 110 VJEÇ – Nga DALIP GRECA-Editor i DIELLIT

 

Të shtunën me 16 Shkurt, Vatra do të organizojë në Kryekishën e Shën Gjergjit në Boston një veprimtari të përbashkët me Bibliotekën Noliane për 110 Vjetorin e Gazetës ”DIELLI”-

 

Sot është Ditëlindja e 110-të e Gazetës “Dielli”, e të vetmes Gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare, dhe që ende botohet në SHBA. Me 15 Shkurt 1909, 36 ditë pas mbylljes së Gazetës”Kombi”, e cila pushoi së botuari me 10 Janar 1909, nisi të ndriçoi Dielli i  shqiptarëve të Amerikës. Gazeta “Dielli” ishte gazetë e Shoqatës Kombëtare  Besën-Besën, e themeluar me 6 Janar 1907, Shoqatë që drejtohej nga Fan S. Noli-Kryetar, Goni Katundi-nënkryetar, Angelo Stefanson(Katundi)- arkëtar , Nini Fani Katundi- sekretar, ndërsa:John Gjoka,  Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Kozma dhe Lambi Josif, përbënin Komisionin e pleqësisë. Shumë prej bordit drejtues ishin me origjinë nga Katundi.
Edhe pse ishte gazetë e një shoqate krahinore, programi i Diellit i kalonte kufijët e një shoqate dhe merrte përmasa kombëtare. Botimi i Programit të Dielli në numrin e parë të tij nuk ishte thjesht një program publicistik të një përjavshmje mërgimtare, por një program i një lëvizjeje programatike mbarëkombëtare. Studiuesit që janë marrë me studimin e atij programi janë në ndarë në pikpamjen se kush ishte autori që e kishte shkruar atë program; një pjesë këmbëngulin se autori ishte Fan S. Noli, dhje kjo s’ka pse vihet në diskutim-një pjesë tjetër kanë shprehë mendimin se atë program e ka shkruar Faik Konica, por studiuesit bashkohen në pikë të përbashkët, në vlerësimin dhe rëndësinë, duke e cilësuar si dokument historik që i parapriu Lëvizjes Kombëtare në SHBA. Vetë gazeta Dielli tek e komentonte programin e vet në numrin e 50 vjetorit, e cilësonte programin si program që I priu Pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisht se në faqen e parë Dielli kërkonte Autonomi. Tek festonte 50 vjetorin gazeta e quante veten: “Dielli, ShkëmbiI patundur i Rilindjes Kombëtare”. Ndërsa editori më jetëgjatë i Diellit, për më shumë se dy dekada, Qerim Panariti, tek e komentonte në buletinin e 50 vjetorit të gazetës historinë e Diellit, shkruante: ”Programi i Diellit është një dokument hostorik; një trumbetë që ftonte emigrantët shqiptarë analfabetë të armatoseshinn dhe të shpëtonin vendin nga robëri e huaj…Autori i programit nuk i përtyp fjalët, ..S’është njeri memec. S’ka frikë. Nuk iu drodh dora kur e shkroi. Nuk iu tremb syri. Vuri në kartë ato që i ndjente zemra dhe shpirti i tij.”. Sipas Panaritit autor i këtij programi ishte “Fan S. Noli, njeri i lindur jashtë Shqipërisë, por që guxojë të kërkojë një Shqipëri për Shqiptarët”.
Një arsye tjetër se përse autor i programit dhe editor i parë i Diellit ishte Fan S. Noli(edhe pse emri i tij si editor nuk u shkrua derisa gazeta u bë prone e Federatës VATRA)- është se Faik Konica, u lakua për tu emëruar drejtor i Diellit shumë kohë më pas se sa Dielli nisi botimin. Kjo ndodhi në mbledhjen e Shoqatës Besa-Besë të datës 14 Mars 1909, pra një muaj pasi kishte nisë botimi i Diellit dhe numri i parë prej tij do të dilte me 22 tetor 1909, pra 8 muaj gazeta doli me Fan S Nolin. Emri i Faik Konicës u publikua në Diellin me numër rendor 30, dhe i takon 22 tetorit 1909. Numerikisht 29 numrat e parë i drejtoi Fan S. Noli.
Në numrin e vet të parë me 15 shkurt 1909, Dielli e shpallte publikisht:Kryefjala jonë është “SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT”. Në programin e vet Dielli kërkonte:Njohjen e kombësisë shqiptare prej qeverisë Turke. Në kombësinë Shqiptare hyjnë të gjithë ata që flasin shqip, pa vënë re çfare besimi, shkruante gazeta. Dielli kërkonte njohjen e  gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Shqipëri, në të gjithë hapsirën ku flitej gjuha shqipe Në gjykatoret dhe sundimoret e vendit të përdorej vetëm gjuha shqipe. As një gjykatës apo sundimtar që nuk e njeh gjuhën shqipe, nuk mund të punonte në këto institucione. E njëjta gjë vlente edhe për drjetuesit e feve.
Dielli kërkonte Arsim Kombëtar Shqiptar, shkolla për djem e për vajza vetëm në gjuhën shqipe. Mësuesit të mos ishin fetar, por të shkolluar në shkolla profesionale. Të merrej si model shkolla amerikane, ku nuk bëhen mësime fetare në shkollat fillore. Po ashtu kërkohej zhvillimi i arsimit profesional , shkolla bujqësore, mjeshtrijeetj. Programi i Diellit kërkonte zhvillim ekonomik Kombëtar,po ashtu kërkohej që të shkoqiteshin kufijtë e Shqipërisë. Në programin e vet me 15 Shkurt 1909, e shihet Shqipërinë autonome, që kishet të përbashkët me Turqinë vetëm ushtrinë, punët e luftës dhe punët e Jashtme. Gjithçka tjetër ishte në dorën e shqiptarëve.
Kur festohej 50 vjetori i gazetës Dielli, me 24 gusht 1959, editori i parë , Fan S Noli, u deklaroi vatranëve: “Kur themeluam Diellin me 15 të shkurtit 1909, nuk besonim që Turqia do shkonte nga Ballkani aq shpejt, ndonëse e dinim që ditët i kishte të shkurtëra, pranadaj për atë shkak, në programin e Diellit, kërkonim nga Turqia, pikat maksimume, por jo çkëputje prej saj. Kërkonim shkolla në gjuhën tonë, kërkonim kufi të caktuara me katër vilajetet: Kosovën, Shkodrën, Janinën dhe Manastirin brenda, dhe më në fund shtonim në program-Shqipëria të mos ketë gjë të përbashkët me Turqinë, veç ushtrinë, punët e jashtme dhe punët e luftës…Sot 50 vjet më vonë, gëzojmë një Shqipëri indipendente, por jo një shtet me katër vilajetet sikundër e dëshironim neve asi kohe.Për shpëtimin e kësaj copë Shqipërie të vogël, neve shqiptarët e Amerikës, me anë të Vatrës dhe Diellit, duhet të jemi kryelartë, se me sakrificat tona, shpëtuam Shqipërinë nga copëtimi, krijuam Kishën Kombëtare, botuam libra me rëndësi letrare, kombëtare dhe kishtare, dhe me anë të Diellit muntëm të mbajmë gjuhën dhe zakonet tona të gjalla për një gjysëm shekulli.
Në mbyllje të fjalës së tij Imzot Noli uronte ”Urojmë me gjithë zemër që Dielli, gazetë e parë në gjuhën shqipe , që u botua e përditme, të arrinjë të festonjë dhe njëqind vjeçarin.100 vjeçarin e uruar nga Noli, Dielli u ringjall, pas dy vite e gjysëm mosbotim, dhe organizoi një festim madhështor në një nga Universitetet e Neë York-ut, në Monroe College. Sot DIELLIT I festojmë Ditëlindjen e 110-të.
Dielli është cilësuar si një “Kandil kombëtar” që u ndez me 15 Shkurt 1909 dhe është mbajtë ndezë deri më sot. 29 numrat e parë të Diellit i nxori Fan S. Noli, ndërkohë që nga 22 tetori 1909 gazeta doli nën drejtimin e Faik Konicës, që u thirr nga Londra.
Përveç Nolit dhe Konicës, Diellin e  kanë drejtuar pena dinjitoze, intelektualë të shquar, atdhetarë të përkushtuar si: Kristo Floqi, Kostë Çekrezi, që e bëri gazetën të përditshme( 7 nëntor 1914), Bahri Omari(1916-1919), Andon Frashëri, Aqile Tasi, Refat Gurrazezi, Nelo Drizari,Peter Tikco, Qerim Panariti, Peter Prifti, Dr.Athanas Gegaj , Bilal Xhaferri, Xhevat Kallajxhiu, Dr. Eduard Liço, Prof. Arshi Pipa, Anton Çefa etj.
Prej 10 vitesh Dielli drejtohet nga Editori I sotshëm, duke patur një cikël të stabilizuar botimi në print dhe në Online, ndërkohë që çdo 28 Nëntor publikohet numri special me më shumë se 100 faqe.
Gazeta Dielli u themelua prej Shoqerise Besa-Besen me 15 Shkurt, 1909, si fletore e perjavshme. Me 11 Mars, 1913, pasi Shoqeria Besa-Besen u-tret( lexo: bashkua) ne Vatren dhe Dielli u-be proprietet i Federates, nisi te dale dy here ne jave. Me 18 Nentor,1914 nisi te dale tri here ne jave. Me 9 Nentor, 1915, nisi te dale e perditshme.
Koleksioni I gazetës prej 15 Shkurtit 1909 e deri më sot dëshmon se ai u drejtua nga këta redaktorë : I Per. At Fan Noli qe me 15 Shkurt, 1909, gjer me Tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konitza qe me Tetor 22, 1909, gjer me 18 Mars, 1910. Komisioni i Shoqerise Vatra e drejtoj Diellin pa redaktor qe me 25 Mars gjer me 29 Prill, 1910. Faik Be Konitza qe me 6 Maj, gjer me 1 Korrik, 1910. Dielli pushoj se botuari qe me 1 Korrik gjer me Tetor 1910. I Per. At Fan Noli qe me 7 Tetor, 1910 gjer me 7 Korrik, 1911. Z. Efthim Natsi qe me Korrik 13 gjer me Shtator 14, 1911. Z. Kristo Floqi qe me 21 Shtator, 1911, gjer 18 Korrik, 1912. Z. Faik Be Konitza qe me 1 Gusht, 1912 gjer me 8 Korrik, 1913, po ne Janar te ketij moti Faik Beu shkoj ne Evrope dhe barra e redaksise qe ahere I mbeti me teper Z.-it Efthim Natsi. Z. Kristo Dako qe me 11 Korrik gjer me 26 Gusht, 1913. Z. Paskal Aleksi qe me Gusht 29, 1913 gjer me 13 Shkurt, 1914. Z. Denis Kamburi qe me 17 Shkurt gjer me 14 Kristo Kirika, 1914. Z. Efthim Natsi qe me 10 Korrik, gjer me 6 Nentor, 1914. Z.Koste Çekrezi qe 10 Nentor 1914 gjer me 20 Dhjtor 1915. I Per. At Fan Noli qe me 21 Dhjetor gjer 6 Korrik 1916. Z. Bahri Omari qe me 7 Korrik e gjer me 1919, më pas do të rikthehej sërish Kostë Çekrezi, për t’ia lënë vendin me radhë: Andon Frashërit, Aqile Tasit, Refat R. Gurrazezit, Nelo Drizarit,(parallel tek Dielli I Detroitit Refat Gurrazezi), Peter Tyko, Qerim Panariti,Peter R. Prifti(Co Editor) Bilal Xhaferri(Co Editor), Athanas Gegaj, Xhevat Kallajxhiu, Arshi Pipa, Anton Çefa(1994—2009), Dalip Greca( nga 2009). Dielli prej një viti ka edhe editor për Gjuhën angleze, gazetaren Rafaela Prifti.
Në jetëgjatësinë e Diellit kanë meritën e tyre edhe menaxherët e gazetës.
I pari manager i Diellit ishte Z. George Konda Gjoleka qe kur u-themelua gazeta gjer me 5 MAj, 1911. Z. Lambi Çikozi qe me 12 Maj, 1911 gjer me 25 Prill, 1912. Z.Kristo Kirka qe me 9 Maj 1912, gjer me 20 Maj, 1913. Z.Lambi Çikozi qe me 23 Maj gjer me 8 Korrik 1913. Z.Kristo Dako qe me 11 gjer me 22 Korrik, 1913. Z.Hamid Lumi qe me 25 Korrik, gjer me 26 Gusht, 1913. Z.Vangjel Gjika qe me 29 Gusht, 1913, gjer me 8 Maj, 1914. Z. Dennis Kamburi qe me 12 MAj, gjer me 3 Korrik, 1914. Z.Loni Kristo qe me 7 Korrik, 1914, gjer me 7 Korrik, 1915. Z.Muke Permeti qe me 9 Korrik, 1915, gjer me 21 Prill, 1917. Z.Akif Permeti qe me 16 Korrik 1917 deri me 1920. Më pas rolin e menaxherëve e kanë luajtur kryetarët e Vatrës.

Gazeta ”Dielli” mbetet regjistri më i vjetër i Shqiptarëve të Amerikës me një kontribut të jashtzakonshëm në historinë e shtypit shqiptar. Gazeta u kthye në një shkollë për shqiptarët e pashkolluar të Amerikës dhe mbajti ndezur idealet Kombëtare, ruajti gjuhën shqipe, traditat dhe Kulturën Kombëtare, promovoi arritjet e shqiptarëve në SHBA, dhe ndërtoi ura miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombit Shqiptar. Dielli është vlerësuar si gazetë serioze e komuniteteve në Amerikën e Veriut, madje është edhe fituese çmimesh, siç ishte çmimi i fituar në konkursin “Common Council For American Unite”, ku morën pjesë njëmijë gazeta në gjuhë të huaja që botoheshin në SHBA në fillim vitet ’50.Editor ishte Qerim Panariti.
Dielli ka merita të mëdha edhe në fushën e Letërsisë dhe Kritikës Letrare; në faqet e tij u botuan përkthimet e para nga klasikët e huaj, dhe u stimulua krijimtaria letrare. Gazeta”Dielli” mbetet zëdhënsja dhe misionarja më e respektuar dhe më e çmuar e shqiptarizmit në SHBA.
Dielli u predikoi mërgimtarëve detyrën kundrejt Atdheut. Gazeta u kthye në ushqim mendor dhe shpirtëror i domosdoshëm për shqiptarët e Amerikës, të cilët i mëkoi me dashurinë ndaj Atdheut.Diktatura komuniste u përpoq ta shuante Diellin, por nuk ia arriti, edhe pse i pushkatori apo i burgosi disa nga editoret dhe menaxheret e saj si: Bahri Omari, Kristo Floqi, Kristo Kirka, Aqif Përmeti, Aqile Tasi e të tjerë.
Vatra dhe Gazeat e saj “Dielli” përbëjnë një binom të pandashëm, që i lidh e i mbanë bashkë çështja Kombëtare. Kanë thënë shpesh se Dielli dhe Vatra do të shuheshin, por jo, ato e kaluan shekullin dhe përjetojnë shekulline  dytë.Jetëgjatësia e Vatrës dhe e Diellit, sado e çuditshme që duket në sipërfaqe, nuk është mister i pazgjidhshëm.Vatra dhe Dielli kanë rrojtur dhe rrojnë mbasi janë të lidhura ngushtë me shqiptarinë.
Nesër, e Shtunë 16 Shkurt 2019, Vatra do të udhëtojë drejt Bostonit për të organizuar një veprimtari të përbashkët me Kryekishën e Shëngjergjit dhe bibliotekën Noliane kushtuar 110 vjetorit të Gazetës Dielli. Mikpritësit janë I përndershmi Kryekancelar At Arthur Liolin dhe drejtoresha e Bibliotekës Noliane Neka Doko.

Dua Lipa, thuaje me plot gojën se jeni shqiptare nga Kosova! – Nga Skënder Karaçica

Paksa si harresë


Në manifestimin kulturor në Los Angeles, këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Dua Lipa u nderua me dy çmime, ,GRAMMY,,.

Nominimi i saj u përscoll me duartokitje freetike në sallën me qilima të kuq në Los Angeles.Dua Lipa nominimin e priti me emocione dhe lot…!Në motin e këngës dhe ritmit,Gëzuar me dy çmime Dua Lipa!

Mirëpo,për këtë orë të gëzimeve tona kur e mori fjalën Dua Lipa herroi diçka të veçantë të thotë në sallën solemne në Los Angeles.

Ajo përmes lotëve falënderoi jurinë,publikun dhe familjen e saj që nuk përmendi as adresën se ku janë dhe prej nga vjen këngëtarja me ritmin e njohur të (pentagramit)të saj melodik dhe,si të thuash këtë herë sikur ,,harroi,,të thotë edhe fjalën porosi të motit kulturor:

…Përshëndes Kosovën time!

Dua Lipa e paçi me gëzime dy shpërblimet në ,,GRAMMY,,në Los Angeles,por në këso manifestimesh ndërkombëtare,kur e kur e përmendni familjen mos harroni të thuani fjalën deri në qiell:Falenderoj vendin tim KOSOVËN!

Për dy shpërblimet gëzimet i kemi të përbashkëta,por paksa si në harrësë nuk e keni thënë fjalën Falenderoj vendin tim KOSOVËN!

Thuajeni në çdo kohë,mos harroni dhe mos ngurroni,Dua Lipa!

Ju paçim me shnet dhe suksese të reja…!

Kaq nga Amerika!

Çikago,më 11 shkurt 2019

Serbia fsheh krimin përmes Kosovës! – Nga Skënder Karaçica

Kohë dhe njerëz

Qysh nëpër vite, Serbia fashiste problemet e vete dhe ngritjen e pushteteve e ka nisur përmes Kosovës.

Tash e dhjetë javë,Serbia është ngritur në këmbë dhe po kërkohet dorëheqja e Aleksandër Vuçiç dhe të regjimit të tij të dështuar për popullin serb,kështu thuhet në Beograd dhe në qytetet e Serbisë.

Protestat e popullit nuk kanë të ndalur,ndërsa A.Vuçiç në orën e turpit para botës dhe BE-së thekson se ,,shqiptarët dëshirojnë rrëzimin tim ,,(sic!),propagandë kjo e njohur antishqiptare,që,saherë është ndezur politika në Serbi,ata e kanë mashtruar popullin e vet se kjo ,,na vjen nga shqiptarët dhe nga Kosova,,(sic!).

Sa turp!Sa denigruese!Sa antinjerëzore!Sa antidemokfratike!Po kush i beson gënjeshtrës serbe dhe Beogradit,kur e kur popujt liridashës të Evropës dhe të miqësisë së përjetshme të Amerikës me popullin shqiptar në Ballkan,nuk do të binden kurrën e kurrës me trashëgimtarin e skenarëve të gjenocidit ndaj popujve jo serbë,të gënjeshtarit para Evropës,të A.Vuçiç që po mundohet të shpëtojë lëkurën e tij para popullit serb dhe para Serbisë fashiste…!

A.Vuçiç larg duart nga shqiptarët dhe nga Kosova!

Çikago,10 shkurt 2019

Prishtina dërgoi ekzemplarët me libra për fëmijë ​për bibliotekën e shkollës shqipe ,,Kongresi i Manastirit,, në Çikago – Nga Skënder Karaçica

Ministria e Diasporës dhe qeveria e Kosovës për nevojat e arsimimit dhe për mësimin e gjuhës shqipe për brezin e ri shqiptarë nëpër botë dhe SHBA, ka nisur kontingjentin me ekzemplarë të botimeve të letërsisë për fëmijë dhe të gjuhës shqipe për bibliotekën e shkollës shqipe ,,Kongresi i Manastirit,, në Çikago.
Kjo nismë e ministrisë së diasporës në Prishtinë është mirëpritur në Amerikë dhe përmes dërgimit të botimeve të librave në gjuhën shqipe, siç thonë në Çikago, do të ndihmojë rrugëtimin e shkollës shqipe dhe brezi i ri shqiptaro-amerikan që ka lindur dhe po rritet në vendin e lirë të Amerikës, do të dijë më shumë për hartën e atdheut shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë etnike.
Përfaqësuesit e shkollës shqipe ,,Kongresi i Manastirit,, falënderon Konsulatën e Përgjithshme në Nju Jork dhe mabsadorën Teuta Sahatqija për nismën e saj që botimet e letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe tashmë janë bërë pjesë e punës arsimore të shkollës shqipe dhe për nxënësit shqiptaro-amerikanë në Çikago.
Skënder Karaçica

NATO RENOVATES THE AIR BASE IN KUÇOVA By Rafaela Prifti

The first phase to modernize Kuçova Air Base and upgrade its facilities to comply with NATO’s standards is on its way.

During the January 24th ceremony in Tirana, NATO’s Allied Air Commander and also leader of US Air Forces in Europe, General Tod Wolters inspected the honor guard with Albania’s Chief of Defense, Brigadier General Bardhi Kollçaku.

The initial phase of the $58 million project includes runway restoration, control tower upgrades, construction of a fighter ramp, fuel and ammunitions storage facilities and a new crash and fire station, the statement said. According to Stars and Stripes newsletter, NATO’s investment in Albania is an important part of the alliance’s military buildup around the Mediterranean Sea, a region that has been the scene of a battle for influence between the West and Russia.

Curiously, the Kuçova base was built with Soviet assistance in the 1950s, a time of friendship between communist Albania and Russia. Some Western officials have stated that bringing all the nations of the Western Balkans into NATO and the European Union will foster stability in a region that was convulsed by a series of wars in the 1990s.

The New York based International Relations Expert, Akri Cipa, issued a commentary for Dielli stating that “The establishment of the new NATO air base in Kuçova marks an important initiative for Albania and for the region as a whole. This project will bring much-needed investment in the infrastructure of a very strategic site. Its revitalization is a remarkable step to enhance local capacities, but also to enhance the status of the country within the North-Atlantic alliance.”

The significance of the first air base in the Western Balkans goes beyond NATO’s expansion of influence in the area where there is still a lot of uncertainty. The renovation of the Kuçova air base has refueled Moscow’s claims that the alliance poses a threat to regional security. Analyst Akri Cipa writes: “From a wider geopolitical perspective, this project reaffirms the long-term commitment of NATO for the region. Indirectly, it counters the efforts of other big powers to extend their influence in the Balkans. Russia, for instance, has relied on the Humanitarian Center in Nis, Serbia to have a foothold in the region and allegedly engage in active intelligence gathering. In the past two years there have been initiatives there to upgrade its status and potentially its capabilities. The NATO air base in Albania does send a strong message that the future of the Balkans will be unavoidably within the NATO-sphere, despite the efforts of one or a few spoilers to invite other influences for short-term tactical gains.”

Albania joined NATO in 2009. Ten years into the membership, Albania is hosting the first air base of the alliance, a project that is poised to boost the military presence in the region.

Joseph DioGuardi e Mark Gjonaj kërkojnë njohjen e Kosovës nga Izraeli

Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, është organizuar një veprimtari publike për të nderuar dhe vlerësuar veprimet e shpëtimit të hebrenjve nga populli shqiptarë gjatë Luftën e Dytë Botërore.

Kjo veprimtari është organizuar nga Misioni i Shqipërisë në OKB, Kongresi Botëror i Hebrenjve dhe Nisma e OKB-së për të edukuar publikun për Holokaustin, të mbledhur me Shoqëritë Civilë të OKB-së.

Me këtë rast, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, tha se “jam krenare që i përkas kombit shqiptarë, i cili, qëndroi në anën e duhur të historisë, në kohën e duhur dhe duke kryer aktin e duhur”.

Para të pranishmëve ambasadorja Kadare, foli për kohën kur hebrenjtë përndiqeshin në të gjithë kontinentin, por që gjetën shpëtim e paqe në një vend të vogël si Shqipëria, i vetmi ku pas Luftës së Dytë Botërore, gjendeshin më shumë hebrenj sesa para saj.

“Deri vonë, bota nuk e dinte pothuajse asgjë për përpjekjet e Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë”, tha ajo duke përshkruar kodin etik të Besës dhe si funksionon ai për shqiptarët.

Në këtë ngjarje, shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj dhe Joseph DioGuardi, kanë kërkuar njohjen e Kosovës, shtet të pavarur dhe Sovran nga Izraeli.

Këshilltari Gjonaj, në fjalimin e tij, ka folur për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se të dy popujt kanë pasur një histori të ngjashme.

“Mendoj se është koha që Izraeli ta njohë Kosovën, shtet të pavarur dhe Sovran”, theksoi Gjonaj në fjalimin e tij.

Ndërkaq, Joseph DioGuardi tha se në Shqipëri kanë qenë vetëm 200 familje që kanë shpëtuar hebrenjtë, përderisa, sipas tij, e gjithë pjesa tjetër është strehuar nga shqiptarët e Kosovës, dhe shqiptarët të cilët kanë jetuar në vendet e tjera.

“Besa nuk është atribut i shtetit, por i popullit dhe traditës shqiptare”, tha mes tjerash në fjalimin e tij, DioGuardi, duke shtuar se “nuk është në rregull që Izraeli ende nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur”.

Ai theksoi se personalisht do të angazhohet fuqishëm për njohën e Kosovës nga Izraeli.

Në anën tjetër, takimin e përshëndeti edhe kongresisti Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Duke folur vetëm për Kosovën në këtë rast, Engel, tregoi se si bashkë me Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, kishin vendosur nga një gurë, në çdo varrezë të hebrenjve në Prishtinë.

Meqë motoja që mbizotërojë në këtë ngjarje, ishte “Bota ka nevojë sot për Besën e Shqiptarit”, ambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara, në OKB, Jonathan Cohen tha se “shqiptarët u shquan mes njerëzve të guximshëm që patën një ndikim të jashtëzakonshëm duke mbrojtur me mijëra në Ballkan, duke siguruar që t’i shpëtonin tmerreve të Holokaustit”.

Megjithatë, Danny Dayan, Konsull Gjeneral i Izraelit, tha se shqiptarët duhet të shpallen jo si individë, por si popull ‘Fisnikët midis kombeve”.

Të pranishme në këtë takim, ishin edhe përfaqësueset nga Kosova, Teuta Sahatqija, si dhe diplomatja Ines Demiri, klerikë të të tre feve kryesore shqiptare, miq të Shqipërisë e Kosovës, dhe aktivistë të komunitetit.

Ndërsa duke folur për aktin guximtar dhe shembullor të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, gjatë Holokaustit, Robert Singer, CEO i Kongresit Botëror Hebre, falënderoi popullin shqiptar për punën e tyre heroike, si atëherë ashtu edhe tani në luftën kundër urrejtjes dhe antisemitizmit. Ai shtoi se “e gjithë bota ka nevojë për Besën sot”.

Dr. Anna Kohen, fëmijë e të mbijetuarve të Holokaustit foli për përvojën e familjes së saj gjatë Holokaustit në Shqipëri dhe si ka ndikuar kjo histori gjatë gjithë jetës së saj.

Kurse, Majlinda Myrto, familja e të cilës është shquar në shpëtimin e hebrenjve, tha se koncepti e Besës, është detyrimi që kanë shqiptarët ndaj mikut dhe njerëzve në nevojë.

Mes folësve tjerë ishte edhe David Estrin, që drejton organizatën “Së bashku mbajmë mend” e cila përpiqet të fuqizojë të rinjtë, komunitet pas komuniteti., si dhe të sigurojë që #NeverAgain-KurrëMë.

Përndryshe, pjesë e kësaj ngjarje historike ishte edhe një videoklip nga filmi “Besa”, që u shfaq me këtë rast për të pranishmëve.

Zyrtarët e lartë shqiptarë dhe shkollimi i fëmijëve në universitetet e botës – Nga Skënder Karaçica

Këso kohe


Është bërë praktikë dhe dëshirë e zyrtarëve të lartë shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni që fëmijët e tyre të shkollohen  në universitetet e botës (BE-SHBA). Kjo nismë është e mirë pa fije dyshimi, sikundër më parë të programohej përmes institucioneve të shtetit për fëmijët tanë talente në fushat e jetës e të dijes, vërtetë të shkojnë për studime jashtë atdheut.

Kjo që po ndodh këso kohe, na ka rastis shpeshherë të dëgjojmë në debatet e zyrtarëve të lartë shqiptarë, që në këto debate televizive apo në faqet e gazetave, nga e para e theksojnë si me ,,mburrje,, se fëmiu im ka shkuar për studime në universitetet e Evropës. Dhe ata harrojnë dhe ia kthejnë shpinën universiteteve në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë dhe me pozitën e qytetarëve të ,,rendit të parë,,(!) flasin dhe vetëm flasin për fëmijët e tyre në rrugëtimin për dije në këto universite të Evropës dhe botës…

Kjo krejt në rregull, sikundër që fëmijët e tyre dhe fëmijët tjerë të prindërve shqiptarë pa ndojë pozitë të lartë politike e shtetërore në institucionet tona të jenë të barabartë dhe pa asnjë privilegje (politike e shtetërore)për shkollimin e brezit të ri shqiptarë,që,kur e kur nuk ka asgjë të keqe,por pa e harruar asnjëherë ngritjen e cilësisë së studimeve në universitetet në Prishtinë,Tiranë dhe Tetovë.

Kujtoj se nuk duhet të lënë pas shpine universitetet tona,që nëpër vite ka dhënë kuadro të nivelit të lartë me dije shkencore që nuk besoj se ka mbetur diçka mungut nga universitetet evropiane,atje ku shkojnë fëmijët e zyrtarëve të lartë shqiptarë .Po sot,kemi plot shembuj që na ka rënë të shohim e të dëgjojmë në Amerikë se,shumë kuadro të shkolluara në universitet e Tiranës dhe Prishtinës,fjala vjen,
ata posa kanë ardhur në këtë vend e kanë verifikuar dijen e tyre shkencore dhe janë bërë kuadro të njohura në institucionet ekonomike,arsimore,universitare dhe të fushave tjera me diplomat e universiteteve tona.

Çfarë të themi më tutje…?Duhet të forcohet,të reformohet dhe të forcohet baza matriale dhe me kuadro të cilësisë së lartë shkencore të profesorëve në tempullin e dijes(universitetet tona)dhe,pa fije dyshimi brezi i ri shqiptarë në kohën e globalizimit do të jenë të gatshëm që të rreshtohen në participimin e dijes e të shkencës me brezin e ri evropianë në Evropë dhe botë në fillim të shekullit të ri tekniko-tekonologjik dhe të ekonomisë së lirë.

Në universitetet tona në Tiranë,Prishtinë dhe Tetovë ka vende të lira edhe për fëmijët e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe,ata duhet të jenë pjesë e jetës,të rritës dhe të shkollimit si të barabartë me moshatarët tjerë,që do të jenë e ardhmja e kombit dhe shtetit shqiptar.

Jo privilegje në shkollimin e brezit të ri shqiptarë!

Skënder Karaçica

Qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka qëndrim konstant për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni – Nga Skënder Karaçica

E kohës


Qysh nga koha e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe ndarja e Maqedonisë nga shteti Jugosllav(1918-1990)dhe çështja shqiptare e (pa)zgjidhur në shkallë të barazisë kombëtare përmes Kushtetutës,ky problem ka mbetur pezull dhe në margjinat e politikës (mat e çmat)të çështjes shqiptare!

Kryeministri shqiptar Edi Rama nga Tirana zyrtare,duke e komentuar ,,Marrëveshjen e Prespës,,ne mes të dyja vendeve Greqi-Maqe njohuraedoni,thotë me (patetikë)të njohur të diplomacisë shqiptare se ,,ngërçi politik në mes të këtyre vendeve u zgjidh mirë,,(!).

Ky mbeti çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni,do të pyesnim kryeministrin shqiptar Edi Rama…?!Me ligjet kushtetuese,populli shqiptar me 40% të përbërjes kombëtare ende ka mbetur në pozitën kushtetuese të pakicës dhe jo shtetformues,për këtë momentum,nuk e di se a është në dijeni kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Tirana zyrtare(?!)/

Më skandaloze do të përmendim me këtë rast ligjin për ,,gjuhën shqipe zyrtare,,(sic!),që me përmasën e politikës së Zaevit në Shkup,ka afruar njëfarë ,,demokracie,,për gjuhën e lashtë shqipe që ajo të ketë të drejtën e përdorimit,,zyrtar,,
vetëm me shkallën matematikore 20% për shqiptarët në ato qytete e fshatra që shqiptarët përbejnë numrin e njëjtë të kësaj përqindjeje(20%)!

Me këtë ligj skandaloz e denigrues ndaj popullit shqiptar në Maqedoni,nuk di a është në dijeni qeveria shqiptare dhe diplomacia me qnedrime (ad hoc)ndaj këtij problemi të njohur tash e një shekull në këtë shtet me një ,,demokraci,,të brishtë dhe pse jo edhe pa ndonjë të ardhme të mirfilltë me kodet e demokracisë që po afron BE-ja dhe kërkesat e njohura të SHBA-së karshi çështjeve aktuale në Ballkan.

Qevria shqiptare dhe Tirana zyrtare duhet të jenë më afër çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.Mos të nxitojë me deklarata të kaheve me ,,buzëqeshje për ,miqësinë,,në mësy të dyja vendeve tona,ndonëse çështja shqiptare në këto hapësira etnike në Maqedoni,edhe me fajin e partive politike shqipptare tash e tridhjetë vjet qysh nga shpërbërja e këtij vendi nga familja e ish-Jugoslllavisë ka mbetur në binarët e njëjetë ,,rrini mirë,punoni e veproni ashtu si thotë shteti,,-që tashmë për ne është e njohur si ,,ligj,,politik i pushtetit maqedonas ndaj shqiptarëve etnikë!

Për fund,kryeminstri shqiptar Edi Rama merë informatën e qartë dhe me kohë për aktualitetin shqiptar në Maqedoni në dritën e ,,Marrëveshjes së Prespës,,që nuk ka të bëjë fare me çështjen e (pa)zgjudhur shqiprare në hapësirën etnike në Maqedoni!

Skënder Karaçica

Marrëveshja e Prespës nuk e meriton çmimin Nobel! – Nga Skënder Karaçica

Kohë dhe njerëz


Për 27 vjet Greqia dhe Maqedonia u përplasën për emrin Maqedonia(!).Përkitazi me historinë e tokës etnike shqiptare(Dardania e lashtë)mbeti në margjinat dhe peng i politikës,që boshti pansllavsitë nën dirigjimin e Moskës,Beogradit dhe Athinës e kurdisin orën politike kundër popullit shqiptar në Ballkan.

Marrëveshja e Prespës e mbylli kutinë e pandorës,ndonëse çështja shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni (nuk)është zgjidhur në frymën e konventave të BE-së dhe projektit për rajonin i hartuar ndër vite nga SHBA.

Çështja shqiptare në këto hapësira(etnike)mbeti në margjinat e Kushtetutës vetëm si pakicë kombëtare dhe jo(shtetfomues)
me gjuhën shqipe ,,zyrtare,,me peshojën politike me 20%(!).

Marëveshja e Prespës nuk është historike,por një sknear i kurdisur ndër vite,që kur e kur të arrihet kjo marrëveshje në mes Greqisë dhe Maqedonisë,atëherë rajoni i Ballkanit do të nisë një jetë më të mirë dhe për brezat…!

Por çfarë do të ndodhë ne shqiptarët në Maqedoni?

Në dritën e kësaj ngjarjeje kujtoj se as liderët politikë shqiptarë në Maqedoni nuk e dinë për të ardhmen popullit shqiptar,
ngaqë nuk kanë platformë të qartë,janë të përqarë,pa unitet,
me shumë parti si këpurtdhat,,pozitë-opozitë,,(sic!)me votën e sovranit të humbur gjatë rrugës së zgjedhjeve parlamentare dhe ato për pushtetin lokal.

Në këto shpalime politike,sot kemi dëgjuar lajmin se kryeministri grek Aleksis Tsiparas dhe Zoran Zaev janë ,,propozuar,,për Çmimin Nobel për tërë rrjedhën e marrëveshjes së Prespës që,si thonë në qarqet poltike,ata krijuan (paqe)në këtë pjesë të Ballkanit me çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni(!).

Jo çmimi Nobel për Tsiparas dhe Zaev!

Çikago,më 26 janar 2019

Çikago do të nisë bashkëpunimin me Prishtinën dhe viset tjera etnike në Ballkan – Nga Skënder Karaçica

Besnik Fahredin Hoti,zv.ministër për punë të jashtme të Kosovës i shoqërua nga Lulzim Mjeku,drejtor politik në këtë ministri qëndruan në Çikago dhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikë-Izrael dhe me SHSHA biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve më Prishtinën dhe me viset tjera etnike në Ballkan,thuhet në kumtesën për shtyp të SHSHA-së.
 
Që nga viti 2015 në institucionin ekonomik dhe të biznesit në Çikago(Oda Ekonomike Amerikë-Izrael),
Kosova ka afruar një varg projektesh ekonomike që hedhin dritë për kahjet e politikave të investimeve nga Amerika në ekonominë e shtetit të Kosovës,është thënë në takimin e sotëm në Çikago,ku morën pjesë Daniel Shure,Micheal Schmitt,Mahmut Skenderi,Skënder Karaçica dhe Nazim Alimi me përfaqësuesit e ministrisë së jashtme të Kosovës.
 
Në takimin e sotëm është theksuar se do të ishte mirë që në Krushë të Rahovecit të bëhet gati projekti i një fabrike për përpunimin e prodhimeve të kopshtarëve të vyeshëm të kësaj ane të njohur tashmë jo vetëm në Kosovë dhe nisma e grave të Krushës për të mbijetuar tragjedinë nga masakra serbe e makinerisë së S.Millosheviqit me uzinën e tyre për prodhimin e ajvarit për tregun e gjerë dhe për rritjen e fëmijve të tyre jetimë, u tha në takimin e sotëm në Çikago.
 
Në kuadër të bashkëpunimit Çikago-Prishtinë,Oda Ekonomike Amerikë-Izrael është duke i bërë përgatitjet që një delegacion i saj të vizitojë Kosovën dhe viset tjera si Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë nga afër mudësitë për investime kapitale ekonomike,thuhet në kumtesën e SHSHA-së.
 
Skënder Karaçica

Një Fotografi Historike

Një Fotografi Historike nga festimet e 500 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Romë/

Vatra ishte e ftuar nderi në Romë më 1968 në veprimtaritë e organizuara me rastin 500 vjetorin. Ne foto , në plan të parë janë: Nga e majta: dr. Hamdi Uruci, Dr. Ragib Frasheri, Zonja dhe Zoti Anthony Athanas,Ish Editori i Diellit Nelo Drezari dhe Nexhat Peshkepia.

Një vit më vonë , nentor 1969, Vatra do te bashkonte arbereshet dhe shqiptaret e Italise me Shqiptaret e Amerikes ne Boston dhe ne Nju Jork me rastin e 60 vjetorit et Gazetes “DIELLI”. Ishin 120 arbereshe, profesore, prifterinj,studues,muzikante, djem dhe vajza, qe per 10 dite manifestuan vlerat e perbashketa, duek organizuar edhe nje Parade ne Avenjune e 6-te, nag Hotel Americana deri en Katedralen St. Patrick, ku moren pjese rreth 5 mije shqiptare e arbereshe.Sivjet kjo Parade kujtohet ne 50 vjetorin e saj.

U organizua edhe nje Konference shkencore triditore kushtuar 60 vjetorit gazetes Dielli, nje ekspozite pikture me veprat e piktoreve Ibrahim Kodra dhe Lin Delia, qe kishn ardhe enkas nga Italia, si dhe nej darke madheshtore./Gazeta Dielli