Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026


























BUCPAPAJ,KENI NDONJE MENDIM KONKRET SE SI MUND TE REALIZOHET AJO QE DESHIROJNE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM? DUKE IKUR APO DUKE NDENJUR PER TE VAZHDUAR LUFTEN QE NISEM QE NE VITIN 1990? SHUME NGA NE QENDRUAM KETU EDHE PSE THELLESISHT TE ZHGENJYER,MADJE EDHE RREZIKUAM NE RRETHANA TE CAKTUARA…NUK URRYEM PERSONA TE VECANTE,KEMI LUFTUAR AQ DHE SI KEMI PATUR MUNDESI…SOT ESHTE NJE SITUATE E RE,SHUME E MUNDSHME PER TE BERE NJE KTHESE TE MADHE. NUK BEHET DUKE I FUTUR TE GJITHE NE NJE THES SIC BEJNE ITHTARET E TE MAJTES TE GJENDUR NE VESHTIRESI…PD KA NJE LIDERSHIP TE RI E SHUME ME TE PERGATITUR…
Lideri i PD krejt i ri nuk eshte ,dhe jo vetem, por eshte pjella servile e Sali Berishes (Katavica.)
PD eshte e korruptuar si e gjithe politika , dhe nuk ben perjashtim ,perkundrazi mbi Berishen dhe Bashen rendojne vrasje dhe plagosjet, krimet te pa zbardhura nga drejtesia ,si 21 janari, Remzi Hoxha, Hysen Shoshori !
Lideri i PD eshte keshtu e shpifur ,eshte keshtu e konsumuar me skandale, eshte keshtu e neveritshme ne veprat e saj te korruptuara dhe trafikun e droges , sa qe nuk i lene gje mangut ,Edi Rames, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Fatmir Xhafaj , Tahirit,Veliaj, Ilir Metes , Kryemadhit, e Adriatik Lalles!
Uroje qe viti 2018 te jete fillimi i drejtesis ne token shqiptare!
Drejtesi, dhe jo fjale boshe , por me vepra konkrete , qe do te thote arrestimi i :Sali Berishes,Lulzim Bashes, Edi Rames, Ilir Metes, Monika Kryemadhit, dhe gjithe korrupsionit shqiptare qe eshte i ndare ne mes partive politike, administrates shtetrore, prokurorise dhe gjykatave !
Ja kjo eshte ideja dhe puna qe duhet bere per ndryshimin rrenjesor pas 100 vjetesh!
Kthesa,as e madhe dhe as e vogel nuk merret me kriminelat ne bord.
Nuk e kemi luksin te perseritet historia!
Ne jetuam mashtrim qe beri diktatori tinzar Ramiz Alia ;Ai futi Sali Berishen,Azem Hajdarin(te dy komunista) per te bere “permbysjen” e komunizmit pa asnje denim per krimet komuniste ,pa denime mbi korrupsionin 45 vjeçar,dhe ja ku jemi!
Deri sot nuk u hapen dosjet e sigurimit;
Nuk u be drejtesi,mbi viktima. U vodhen pronat private e publike,vendi u mbush me droge dhe korrupsion, parlamenti eshte plot me sigurimas edhe sot . Gjithè kjo histori e shemtuar e ka nje emer :Katavica e Ramiz Alis!
Sali Berisha eshte kali i trojes ne jeten demokratike te vendit!
Prandaj;
Kete pune nuk munden ta bejne pikrisht lideri i kalbur nga korrupsioni ,nuk munden ta bejne shoket , miqet dhe ushtaret e atyre qe krijuan kleptokracin. Kete pune nuk munden ta bejne ata qe rrezikuan duke vjedhur shqiptaret, ata qe kercenojne me nentekste, e me kode . Kete pune nuk munden ta bejne ata qe duan te ndryshojne çdo gje por jo autoret e krimit!
Pershendetje te veçante per Voal dhe botuesve te saj Elida dhe Skènder Buçpapaj si mbrojtes te vertetes dhe drejtesise!
Populli shqiptar eshte i shtypur nen thundren e kriminelave te kuq ,bijet dhe bashkpunuesit e tyre kane ruajtur gjendje me teknika te reja, duke krijuar nje sistem te dhunshem e hajdudash !
Shqiptaret ne kete pike nuk ja dalin te vetem!
Miqet tane Amerikan po ndihmojne popullin shqiptare te fitojne lirine e vertet!
Ndihma pritet sigurisht nga bijet dhe bijat me te mire te saj , ndaje edhe mè shume duhet bere, deri sa Shqiperia te çlirohet nga pushtuesit hajdudè te te gjitha ngjyrave!
Utopi Lida dhe Skender! Me kete popull qe ia kane blere mendjen, te pakten do te mbreterojne dhe nja 10 vjet te tjera. Ndersa bota do vazhdoje te ece, ne do vazhdojme te vuajme e te ankohemi. Gjithsesi urimit tuaj i shtoj fjalen; Amen!