Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mes gazetarëve kur është pyetur rreth çështjeve të drejtësisë pasi ka relativizuar më parë se korrupsioni ekziston kudo (në Evropë), dhe jo vetëm në Shqipëri e duke dashur të përforcojë idenë e “përgjegjësive personale” është shprehur se Partia Socialiste “nuk bën avokatin mbrojtës për asnjë zyrtari nën hetim.”
Si “njohës” i ligjeve ai luan shumë me procesin pavarësisht dëmit institucional, social dhe ekonomik që sjell kjo mendësi qeverisëse kur nënkupton se mbi cilin person bie “barra e provës” dhe se është i pafajshëm deri sa të provohet i tillë.
Pra në teori dhe ralativizëm dhe jo të mbështetur mbi në realitetin e jetës ku provat dhe skandalet dalin çdo ditë edhe për rastet më të freskëta Balla thotë se:-“Hyni në çhat GPT, ku i keni telefonat? Ja ku e ka telefonin gazetarja. Hyni, hyni në Chat GPT dhe pyetini Chat GPT-n. Kush është ‘Delja e Zezë ‘e Europës sa i përket paraburgimit dhe besoj që Chat GPT-ja do japi përgjigjen. ‘Delja e Zezë’ e Europës për sa i përket paraburgimit është Shqipëria.”
A nuk është ky adresim një frymë “populizmi” dhe “gjyqësie popullore”?
Çfarë do të bëjnë njerëzit me shifrat kur vullneti politik bllokon dhe udhëzon drejtësinë dhe a nuk është ky pikërisht kontrolli dhe goditja e institucioneve demokratike?
Megjithëatë ja plotësuam dëshirën kryetarit të GPS Balla dhe e kërkuam “Delen e zezë” në Chat GPT.
Mes metaforave dhe ironisë zbuluam edhe shifra ku shkruhet se:- “Rreth 58% e totalit të të burgosurve ndodhen në qeli në pritje të një vendimi për të cilin pritet mesatarisht 253 ditë dhe nën një masë të tillë janë mbi 2500 personale. E krahasuar me Evropën, Shqipëria është nga 3-4 herë më keq ose për 100 mijë banorë Evropa numëron 41 personale në paraburgim ndërsa Shqipëria ka 110 persona”.
Renditja e këtyre fakteve flet më shumë se ironizimi dhe relativizimi që një politikan në qeverisje i bën mbrojtjes së korrupsionit në nivelet më të larta të drejtimit të shtetit, administratës shtetërore dhe klientelës që ushqejnë njëri tjetrin me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në se do të paralelizonim shifrat e paraburgimit dhe të shkonim me mendësinë Chat-iste të Ballës, çështja e protestës qytetare i bie që asaj t’i duhet të zgjasë edhe 4 muaj të tjerë në mënyrë që thirrjet për dorëheqje për shkak të korrupsionit t’i bien në vesh drejtësisë. Deri atëherë sa drejtësia ta kishte për gjykim çështjen, ose deri atëherë kur vijnë zgjedhjet e reja dhe parti-shteti ndryshon ligjet dhe sundon demokratikisht.
Me mendësinë e rilindësve dhe taktikat mbrojtëse e kemi kuptuar jo vetëm një herë se kryetari i GPS Balla e bën mazhorancën dhe parti-shtetin që të mos duket ujk.
Edhe kur duhet të themi se “Delja e Zezë” që ai u tregoi gazetarëve që ta gjenin përmes Chat GPT-isë, e hidhura e saj është se “Delja e Zezë” është gdhendur në memorien dixhitale botërore si politikë e vdekur. Është një epitaf për Rilindjen Socialiste.
Balla mbahet mend të ketë thënë dikur se:-“Unë jam bariu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste” (ose “bariu i tufës”).
Jo pa shkak kjo rastësi na bën lidhjen e arsyetimit politik të rilindësve në kuvend dhe në qeveri, në administratë dhe kudo si patronazhistë se janë të shpëlarë në tru , janë të manipuluar ideologjikisht, janë deputetët e listës së mazhorancës të kryetarit Rama.
Kujtoni Ramën me përgjegjësinë e tij vetëm brenda një jave. Tiranë-Nju Jork-Tiranë-Bruksel e kthim.
Për sa kohë ai sot flet për luftërat hibride dhe IA (Inteligjencën Artificiale), që i kanë prishur imazhin dhe i kërcënojnë qeverisjen të mos harrojmë se vetëm për një vit pas prezantimit dhe emërimit të aplikacionit “Diella” (Ministre Digjitale) me rezolucion korruptiv dhe “i lindi fëmijët e saj”*, u arrit që socialistët në parlament të veprojnë në bllok (83-1)* duke u dalluar vetë jo thjeshtë si “delja e zezë”, por si realiteti i zi që ka mbuluar korrupsioni.
________
*Rasti kur deputetja Marjana Koçeku (Neomalësorja) u kërcënua për lënien e mandatit.
29 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)