VOAL

VOAL

UGSH: Dënojmë me forcë sulmin me armë zjarri ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala

August 30, 2018

Komentet

“Evropa mund të ketë përjetuar verën e saj të fundit paqësore!”, Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron: Nga 2029 presim që…! Reagon Moska

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër se vera e kaluar “mund të ketë qenë vera e fundit paqësore” për Evropën, pasi vlerësoi se një konflikt i mundshëm midis NATO-s dhe Rusisë mund të ndodhte para vitit 2029.

 

Deklaratat provokuan një reagim të menjëhershëm nga Moska.

Pistorius tha se deri vonë, Gjermania dhe NATO e konsideronin të mundur një sulm rus ndaj Aleancës nga viti 2029 e tutje, megjithatë, vlerësimet më të reja flasin për një përshkallëzim të mundshëm që në vitin 2028.

“Disa historianë ushtarakë besojnë se ne e kemi përjetuar tashmë verën e fundit paqësore”, tha ai.

Ministri gjerman theksoi se vendet e NATO-s kanë nevojë urgjente për modernizim dhe riarmatim, duke vënë në dukje se Gjermania është tashmë në një fazë përgatitjeje. Nga viti 2027, qytetarët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të identifikuar rezervistët e mundshëm në të ardhmen në rast emergjence, ndërsa qeveria planifikon të krijojë një forcë të madhe rezervë për të forcuar mbrojtjen e vendit.

Kancelari Friedrich Merz ka deklaruar se qëllimi i tij është ta bëjë Bundesëehr-in forcën më të fortë ushtarake në Evropë. Pistorius ka treguar gjithashtu se, nëse Gjermania sulmohet, ajo është gati “të vrasë ushtarë rusë”.

Sipas tij, paqja mund të sigurohet vetëm me forcë dhe gatishmëri për mbrojtje, një pozicion që pasqyron ngurtësimin e qëndrimit të Gjermanisë ndaj Moskës.

Pas kësaj, nuk kemi dyshim se kush po vepron si agresor, u përgjigj Moska.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, reagoi ndaj deklaratave të Pistorius, duke pohuar në një deklaratë për agjencinë TASS se “pas këtyre fjalëve nuk ka dyshim se kush po vepron si agresor”.

Moska ka qenë veçanërisht kritike ndaj raporteve për një konflikt të afërt, duke akuzuar Gjermaninë për retorikë agresive.

Deklaratat e Pistorius janë pjesë e një interviste që ai dha më 15 nëntor për Frankfurter Allgemeine Zeitung , ku ministri gjerman argumentoi se rreziku i luftës nuk është teorik, por kërkon përgatitje dhe vendosmëri nga shtetet e Aleancës.

Siç vuri në dukje ai, NATO ka aftësi të konsiderueshme parandaluese, përfshirë armët bërthamore, të cilat – sipas tij – kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit, pavarësisht rritjes së tensioneve. Panorama

Aferat e Ballukut, opozita zbret sot në protestë! Çdo javë para kryeministrisë në “platformën parlamentare”

Opozita do të nisë sot aksionin e saj, me një protestë në formën e asaj që Sali Berisha e ka quajtur “platforma parlamentare”.


Protesta e sotme do të organizohet në orën 18:00, ndërsa sipas selisë blu, aksioni do të jetë i përjavshëm, ku pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.

Opozita proteston pas zbulimit të aferës 50 milionë euro të Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë ku u mor e pandehur nga SPAK, por dhe për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.

Ditën e djeshme, Sali Berisha shkroi në Facebook se “Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare!” gsh

(Video) Presidentja Vjosa Osmani: “Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

Intervistë e Presidentes se Kosovës, Vjosa Osmani në Berlin me Gordon Repinski të POLITICO-s, për vizionin euroatlantik të Kosovës, partneritetin historik me Gjermaninë dhe të ardhmen.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën me Gordon Repinski të POLITICO-s  në Berlin theksoi se për Kosovën anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm dhe më urgjent sesa integrimi në Bashkimin Evropian.

Osmani shton se anëtarësimi i Kosovës në NATO, krijon më shumë siguri në vend.

“NATO-n e shoh më urgjente sesa integrimin evropian. BE-ja do të marrë kohë, edhe pasi të marrim statusin e vendit kandidat. Besoj se NATO është më e rëndësishme për rajonin në këtë moment. Për ne, të jemi në NATO do të thotë të jemi të sigurt”, është shprehur Osmani.

Ajo ka theksuar se Rusia ka plane dhe interesa afatgjata për destabilizimin e Ballkanit, duke ngritur nevojën për një prani më të fortë të aleancës veri-atlantike në rajon.

“Besoj se është në interesin strategjik të NATO-s të zgjerohet edhe në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë e Bosnje”, ka thënë presidentja.

Osmani është shprehur e bindur se Kosova tashmë i përmbush kriteret bazë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Ushtria jonë është ndërtuar dhe trajnuar sipas standardeve të NATO-s. Ka shumë ndërveprim që tashmë zhvillohet. Ne tashmë shpenzojmë më shumë se 2% të buxhetit për mbrojtje, që është kriter i NATO-s. Brenda katër viteve planifikojmë ta dyfishojmë buxhetin për mbrojtje dhe të arrijmë shpenzime deri në 4% të GDP-së”, ka theksuar Osmani.

Presidentja nënvizoi se anëtarësimi në NATO do të ishte garanci jetike për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit.

Të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë!

“Të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë!

Për të mbrojtur familjen dhe fëmijët tanë, të cilët sot përballen me ligje çnjerëzore që synojnë të normalizojnë perversitetin, vesin dhe degjenerimin.

Për të mbrojtur ekonominë e familjeve shqiptare, të rënduar çdo ditë e më shumë nga kosto të papërballueshme të jetesës dhe nga hajdutëritë e përditshme të Qeverisë.

Për të mbrojtur demokracinë, e cila po kërcënohet më shumë se kurrë nga një regjim që vepron si armik i lirive dhe të drejtave tona.”

Dokumentari për revoltën e Spaçit- “Një historian komunist doli i lotuar nga shfaqja dhe më kërkoi falje”, Ndregjoni: Në film të gjithë xhelatët

Në muajin tetor është shfaqur dokumentari “Spaç 1973 – Martirët e Lirisë”, i cili solli për publikun revoltën antikomuniste të burgut të Spaçit dhe kujtimin e martirëve të lirisë.

I realizuar nga autori Besim Ndregjoni, filmi është një akt rebelimi kulturor kundër harresës dhe një dëshmi e gjallë për një nga plagët më të mëdha të Shqipërisë në shekullin XX. Ndregjoni, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, tregoi detaje nga dokumentari, ndërsa shtoi se në të dalin me emra të gjithë xhelatët.

“Dokumentari është revoltë kundër gënjeshtrave të komunizmit. Të parën ka se këty janë marrë dokumentacionet dhe aktet e kryengritjes së SPAÇ-it, që është një ngjarje e pandodhur në Europën juglindore, ku keqtrajtoheshin të burgosurit. Ky film tregon se këta të burgosur nuk ngriheshin për të mbrojtur të drejtat e tyre, por flamurin kombëtar. Regjimi fashist e ka dëmtuar flamurin shqiptar dhe regjimi komunist që vuri yllin boleshevik. Kjo kryengritje mori përmasa botërore. Ata dhanë fjalën që do të mbronin flamurin kombëtar. Ky ishte një mesazh i jashtëzakonshëm. Filmi ka një mesazh të veçantë. Të gjithë xhelatë dalin në këtë film. Njëri nga torturuesit jep të dhënat për kryengritjen e SPAÇ-it. Qëndresa e jashtëzakonshme e të burgosurve, pa arma dhe plumba, ata valëvitën flamurin në Spaç. Ndjeva gëzim kur e pash dokumentarin. Pata dhe një historian komunist në atë dokumentar. Ai doli i lotuar nga shfaqja dhe më tha; më fal Besim.”, tha ai.

“I kam kërkuar disa herë takim kryeministrit, pse urren të përndjekurit politikë?”, Besim Ndregjoni: Si Avokat i Popullit, nëse zgjidhem do të kem një mision…

Për herë të parë, një ish-i përndjekur politik kandidon për kreun e Avokatit të Popullit, institucion kushtetues.

Besim Ndregjoni, gjatë intervistës në “Kjo Javë”, u shpreh se ekziston një urrejtje nga mazhoranca ndaj kandidaturës së tij si Avokat i Popullit, si përfaqësues i ish-të përndjekurve politikë.

Ai iu referua faktit se në Kuvend nuk e lejuan që të votohej dhe për këtë, Ndregjoni tha se ka kërkuar disa herë takim tek kryeministri Edi Rama, por nuk është pritur.

“Më ka bërë përshtypje mazhoranca, si mund të mos më lejosh të votohem. I kam kërkuar disa herë takim kryeministrit shqiptar, vetëm për t’i bërë këtë pyetje, pse e ke këtë urrejtje jo ndaj meje personalisht por ndaj shtresës së ish-të përndjekurve që unë përfaqësoj”, tha kreu i Unionit të ish-të përndjekurve politikë.

Ndregjoni tha se kudo ku ka zhvilluar takime në kancelaritë e Evropës dhe ka dokumentuar krimet e regjimit, etëm sa prezantohej si mbijetues i regjimit komunist respektohej.

“Ndërsa në vendin tim, habitem se si bashkëkombasit e mi, ata që unë nuk i urrej, ata s’më japin të drejtë pas 25 vitesh që të votohem”, tha Ndregjoni.

Në historinë e institucionit të Avokatit të Popullit, është hera e parë që kandidati i propozuar nga opozita vjen nga radhët e ish-të përndjekurve politikë.

Ndregjoni tha se arsyeja e kandidimit të tij nuk është thjesht një karrige por një mision.

“Unë kam një mision, misioni im është të ndihmoj familjet shqiptare që janë zhdukur 6 mijë vetë. Unë kam një mision që e drejta dhe liritë e paraburgosurve dhe të burgosurve të mos cënohen si në diktaturë”, tha Besim Ndregjoni, në “Kjo javë”.

Në fund, ai dha dhe një mesazh për të rinjtë që të mbrojnë lirinë e tyre.

 

“Mbroni lirinë tuaj se kështu i shërbeni vendit. Ne që e mbrojtëm lirinë në kohën e diktaturës u quajtëm armiq. Mbrojtja e lirisë ka një mesazh të madh kundra urrejtjes, mbron paqen”, tha kreu i ish-të përndjekurve politkë, Besim Ndregjoni.

Besim Ndregjoni: Kur kam dhënë performancën e parë në Kuvend më ka lënë përshtypje të mirë Pandeli Majko, i tha opozitës ja ku e keni Avokatin e Popullit. Por unë kam patur frikë nëse opozita do të pranojë të japë vetëm kandidaturën time, sepse është hera e parë që po jep nga kategoria e ish-të përndjekurve.

Unë kam një mision, misioni im është të ndihmoj familjet shqiptare që janë zhdukur 6 mijë vetë. Unë kam një mision që e drejta dhe liritë e paraburgosurve dhe të burgosurve të mos cënohen si në diktaturë.

Më tej, institucionet e drejtësisë dhe kushtetuese të kenë bashkëpunim ligjor për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, ndaj pranova jo për një rrogë apo një karrige.

Sot qytetarët shqiptarë kanë nevojë më shumë se kurrë për mbrojtjen dhe të drejtat e lirië e tyre sesa vendet e tjera.

Më ka bërë përshtypje mazhoranca, si mund të mos më lejosh të votohem. I kam kërkuar disa herë takim kryeministrit shqiptar, vetëm për t’i bërë këtë pyetje, pse e ke këtë urrejtje jo ndaj meje por ndaj shtresës së ish-të përndjekurve që unë përfaqësoj.

Zjarr në një apartament në zonën e Astirit, zjarrfikësit nxjerrin nga ballkoni i banesës dy fëmijë të mitur

Një apartament në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë.

zjarri ne astir

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Gjatë operacionit, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga ballkoni i apartamentit dy fëmijë të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se situata është vënë nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe janë raportuar vetëm dëme materiale.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

UGSHPD: “ETIKA” NË KUVEND DHE NË KOMISIONET E TIJ (!) Taulant Balla:-“Kush di të ruajë gjuhën, di të ruajë nderin”

 


Ditën e Hënë më 10 Nëntor, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, shqyrtoi dhe rrëzoi kërkesën e disa deputetëve të opozitës për përjashtimin e deputetit Taulant Balla për thyerjen e etikës në seancën plenare të së Enjtes së kaluar 6 Nëntor. ( Këtë ta thotë apo shet një tjetër gjë, vetëm ATSH-ja).

Ku mazhoranca!
Dhe ku opozita?!
Ne nuk po shkojmë thjeshtë në këtë rast shumë shprehës për-ndjekjen e etikës së deputetit Taulant Balla. As edhe tek virtualiteti i tij i freskët për marrjen e votave në diasporë (njeriu që mbiu pranë zyrave postare të DHL në diasporë), tjetërsuesi i pangopur dhe fyesi i një vote të vetme, ka treguar që mbetet mjeshtri numrave në kandarin rilindës brenda dhe jashtë kutisë aq thjeshtë, sa i ai vetë  ka shpjeguar se në zgjedhjet e njëpasnjëshme të përgjithshme dhe vendore ka matematikën e votave (numrat që ai i njeh), brenda dhe jashtë në diasporë. Ky fakt (lajm i terezisë së një valleje të prapambetur, që nuk është as zhvillim për Evropën dhe as për grup kapitujt pretendues 2030), ka një rëndësi të veçantë për frymën që Kuvendi i Shqipërisë mban sot, sikurse edhe për më tepër ai i përcjell tek publiku jo vetëm etikën përmbytëse të rilindësve pas zgjedhjeve të  përgjithshme dhe vendore të 11 Majit dhe të 9 Nëntorit, 2025.
 
Një moment që demokracia të mos mbytet (!).
 

Pra për të kuptuar se vota e lirë dhe zgjedhjet e ndershme dhe që mbeten kyçi i demokracisë. Ky është ekuilibri i pushteteve të pavarura për zhvillimin të vendit dhe vetëm atëherë kur institucionet që qeverisin janë të shkëputura nga korrupsioni dhe sistemi i partisë shtet.

 
Pra çfarë vlere do të kishte thënia e vendosur në titullin e këtij shënimi “Kush di të ruajë gjuhën, di të ruajë nderin”*. 
Nderi, gjuha dhe mirëqenia të cilin e kemi marrë nga një material propagandë i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), kur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti i Partisë Mundësia Agron Shehaj mori një kërcënim verbal nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla duke ju drejtuar kolegut deputet shprehimisht:-“…Ti o do të mësosh të sillesh. Ja pra do ta them unë… Ose do të mësoj unë … Unë do të të mësoj ty që të të vijnë mendtë”.*
 
Çfarë shfryrje! (apo edhe kërcënim dhe fyerje).

Situata e fyerjes dhe kërcënimit për të mos u përshkallëzuar u qetësua vetëm pas kërkesës nga vetë Balla për një pesë minutëshi pushim. Por ajo që e prish në të vërtetë jo thjeshtë qetësinë në jetën parlamentare për ecurinë e legjislacionit, mendimin zhvillues dhe ndërtues për vendin është ajo që ka humbur tashmë në çdo aspekt si mes mazhorancës dhe opozitës, po ashtu edhe për publikun që jo vetëm e shikon këtë vulgaritet VIP-ash, por edhe “i ka votuar” aq sa i është dashur një numri në listat e mbyllura të formacionit partiak. Për më tepër situata është e turbullt dhe e ndotur sepse mes palëve kërkesa për transparencë dhe përballja me faktet për aferat korruptive të qeverisë është bërë si një kufi i ndarjes, ku shumica ngre kartonin, ndërsa opozita në pakicë nuk i jepet e drejta të flasë. Pra kjo jo vetëm që diktohet nga shumica me ndryshimet e drejtimit të çdo debati, por vonesat dhe blerja e kohës shkojnë tek më e fundit që del nga rezultati i një votimi me fuqinë e kartonit në seancat plenare. Të gjitha këto tipare që nuk po ndryshojnë nga Legjislaturat e mëparshme po shtyhen jo vetëm nga mungesa e respektit për pakicën, por ajo shkon deri me “shpimin” e shtizës së flamurit të BE-së 2030, si dikur citatet moniste të partisë shtet. Nga kjo marrëdhënie e krijuar kemi dy palë shqiptarësh. Pamje e shtrembër që mes shqiptarëve paskemi “një pakicë armike”, të pakënaqur ndaj një shumice që nëpërmjet qeverisjes rrethohet me pushtet të pandërprerë, por që tund me propagandë hapjen e të gjitha grup kapitujve dhe flamurin e BE-së.
Më konkretisht duke ndjekur mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme dhe raportimin propagandistik dhe “gjeostrategjik” të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali me pak muaj në detyrë, sikurse edhe me një përvojë të krye parlamentares nga një mandat i mbetur dhe më parë apo edhe me përvojën në legjislativ si ish Ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin do të mbetesh i pa fjalë për sa i përket trajtimit të asaj që propaganda shet dhe të asaj që publiku sheh me sytë e veta lidhjet e drejtpërdrejta dhe zhvillimet e punimeve apo të jetës së Kuvendit.


Por përpara se të shkojmë tek rasti i edukatorit legjislativ Taulant Balla le të freskojmë disa nga situatat e njëpasnjëshme në Kuvend. Se çfarë fryme lejon ose mbjell vetë kryetari i tij Peleshi.

Këto ngjarje në vend që të plotësojnë kujtesën duket se po bëjnë të kundërtën. Ato shuajnë debatin dhe fshehin thelbin e asaj që përse opozita po ndëshkohet vazhdimisht që nga ndalimi e fjalës së lirë e deri tek përjashtimet disa ditore të përfaqësuesve të saj për motive dhe kritere që vetëm rilindësit dinë t’i kallëzojnë dhe t’i ndëshkojnë po me fuqinë e kartonit.


Këtu do të kujtonim rastin e një vendosje të raportit të standardeve të ndryshme të ndjekura pikërisht aty në Kuvend përmes deputetit demokrat Klevis Balliu* i cili është drejtuar duke u shprehur se:- “Fjalimet më të egra kundër gjyshit tënd Beqir Balluku, i ka bërë daja i shefit tënd Spiro Koleka…ylli në ngritje, një yll të jashtëzakonshëm që u ngrit dhe që e kishin urdhër nga partia ta nxirrnin në krah me Nexhmien (gruaja e diktatorit Enver Hoxha), në çdo fotografi dhe ky ishte Kristaq Rama. Mos bëj të njëjtin gabim se do të përfundosh njësoj”.


Kryetari Peleshi:– Zoti Balliu, nuk e keni marrë fjalën për të bërë historinë dhe biografinë e të tjerëve. 
Dakord?…
Nuk është fjala për biografi. Nuk lejohet të përdoren emrat dhe personalitete të tjerë 
…Urdhëro? 
Jo!
 Jo nuk lejohet! 
Je duke shkelur rregulloren. Je duke dalë jashtë kodit te etikës. 
Nuk Lejohet. 
Nuk Lejohet. 
Ndërhyj se është e drejta ime te mos lejoj askënd të shkelë rregulloren. 

Kështu nëse doni të vazhdoni edhe 30 sekonda pa përmendur emra dhe  pa ofenduar, pa fyer…”


Deputeti Balliu:“E kuptoj që e keni shumë problem të vërtetën, por është e pa shmangshme. Ju zotërinj keni një problem madhor me moralin. Një problem madhor me moralin në partinë tuaj, se siç thotë kryetari ‘hëngëshin kokat e njëri-tjetrit’, por me qytetarët, popullin me të varfër të Evropës, 50 milion euro për aferat korruptive të Edi Ramës nuk mund të ndodhi  kurrë. Dhe ju të gjithë në qoftë se nuk i referoheni fakteve dhe historisë, të gjithë do të bashkoheni tek këto pranga njësoj si shumë kolegë tuaj. Zgjohuni sa nuk është vone se siç iku Erioni, Beqaj, e tjetri e tjetri, ai do t’ju çojë të gjithëve për të shpëtuar kokën e vet.”
Në qoftë se një deputet sjell fakte dhe argumente, fjala dhe mendimi i lirë të shprehura mund të gjykohen si nga institucionet ligj zbatuese, po ashtu nga media dhe nga opinioni publik për kuptuar vërtetësinë apo pavërtetësinë e tyre.


Por në rastin e replikës në mungesë të Ballukut ose Ramës qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit Peleshi me shprehjen:-“Zoti Balliu, nuk e keni marrë fjalën për të bërë historinë dhe biografinë e të tjerëve. Dakord?…Nuk është fjala për biografi. Nuk lejohet të përdoren emrat dhe personalitete të tjerë …Urdhëro? Jo! Jo nuk lejohet! Je duke shkelur rregulloren. Je duke dalë jashtë kodit te etikës. Nuk Lejohet…” *, kjo të bën të kuptosh interesat e politikanëve të zgjedhur. T
ë bën të kuptosh edhe njerëzit pra publikun shqiptar si brenda ashtu edhe në diasporë të cilët pasi kanë shprehur të drejtën e votës, lehtësisht e kuptojnë se kush janë të pandryshuarit në politikë dhe kush është realiteti?
Cila është e vërteta?
Kush janë nostalgjikët?
Kush janë mbrojtësit e parti shtetit pa pluralizëm?
Për të mos e lënë këtu dhe duke shkuar tek zanafilla e Taulant Ballës, hipokrizia për etikën dhe jo etaloni i etikës thënia e tij e duke kujtuar një fjalë të urtë:-“Kush di të ruajë gjuhën, di të ruajë nderin” mund të përdoret edhe anasjelltas “Kush do ta ruajë nderin, di ta mbajë të pastër edhe gjuhën”, për standardet dhe veprat që bën.


Ama ta shohësh Taulant Ballën në mesin e një grupi tifozësh (histori te përsëritura me selfi-e kudo ku luan kombëtarja), në ndeshjen e grupit me Andorrën të kombëtares së futbollit që me përllogaritjet e kualifikimit ka zënë rradhën me ëndje për biletën e Finaleve të Botërorit në stadiumet e shteteve të SHBA-2026 (!), kjo të bën të mbetesh i pa fjalë për patriotizmin e tij, (VIP-llëkun), e më pas për kohën dhe përkushtimin.
 
Dreqi t’i hajë shpenzimet e shtetarëve që ndryshe i hiqen zgjedhësve me parimet sa herë që zgjedhjet afrojnë.

Ja thjeshtë po pyesim:-
Nga dalin paratë për të fluturuar vajtje-ardhje?
Përgjigjen nuk e marrim dot sepse korrupsioni, etikë quan “kërcënimin”.
Fjalorin dhe fjalën e urtë të Ballës, me mbështetjen e partisë, pasi tashmë e dimë se partia e vet i ka dhënë pasaportën për t’u ndodhur jo vetëm kudo në diasporë, por edhe në çdo ditë të javës sa herë ja lyp nevoja. Ndaj nuk është çudi që edhe Zoti Taulant të jetë edhe staf i FSHF deri në dhomat e zhveshjes. Kjo është një lartësi vlerash sportivo-patriotike e një politikani për të cilin sikur nuk ta nxë më mendja (?!).
____________
*ATSH- Kuvend 10 Nëntor, 2025
*Video e plotë e mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ndodhet në faqen-web të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë sikurse edhe për publikun në llogarinë  e Facebook-ut të kësaj trupe më të lartë legjislative e përbërë nga 140 anëtarë, përfaqësues të popullsisë nga zona të ndryshme zgjedhore të territorit të Shqipërisë dhe në vitin 2025 për herë të parë të shqiptarëve të diasporës.
* Video lehtësisht e gjindshme në faqen-web të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë sikurse edhe për publikun në llogarinë  e Facebook-ut të kësaj trupe më të lartë legjislative e përbërë nga 140 anëtarë, përfaqësues të popullsisë nga zona të ndryshme zgjedhore të territorit të Shqipërisë dhe në vitin 2025 për herë të parë të shqiptarëve të diasporës.
*ATSH- Kuvend 6 Nëntor, 2025
 
14 Nëntor, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Pesë fuqitë kryesore ushtarake të Evropës me mesazh të përbashkët: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë pa afat!

Zyrtarët e pesë ushtrive më të mëdha evropiane shfrytëzuan një takim të mbajtur të premten në Berlin për të dërguar një mesazh të qartë uniteti: mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme, raporton Politico.


Sipas konkluzioneve kryesore, ndihma ndaj Kievit nuk do të ndalet, kërcënimet hibride ndaj Evropës po rriten me ritme të shpejta, ndërsa fuqitë më të mëdha të kontinentit synojnë të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre, teksa lufta po hyn në një tjetër dimër të vështirë.

Qëndrimi i Gjermanisë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, hapi takimin duke theksuar se Berlini do të vazhdojë rolin udhëheqës në mbështetjen e Ukrainës. Ai njoftoi se Gjermania do të ruajë financimin shumëvjeçar për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot dhe raketat interceptuese përmes mekanizmit PURL, që koordinon dërgesat e armatimit amerikan nga vendet e NATO-s drejt Ukrainës.

Gjermania ka financuar tashmë 500 milionë euro në mjete të mbrojtjes ajrore përmes këtij mekanizmi dhe pritet të shtojë të paktën 150 milionë euro të tjera në paketën e re të rënë dakord këtë javë. Pistorius shtoi se Berlini planifikon të paraqesë “diçka thelbësore” për blerjet e përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar në takimin e radhës në Varshavë.

Qëndrimi i Francës

Franca kërkoi rritjen e presionit afatgjatë politik, ekonomik dhe ushtarak ndaj Moskës. Ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Catherine Vautrin, theksoi se Parisi do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ajo bëri thirrje për zbatim më të rreptë të sanksioneve, duke paralajmëruar se “flota fantazmë” e anijeve ruse që shmangin kufizimet financojnë në mënyrë të ndjeshme makinerinë ruse të luftës.

Qëndrimi i Italisë

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, njoftoi një paketë ndihme prej 800 milionë eurosh për infrastrukturën civile të Ukrainës, përfshirë gjeneratorë për të përballuar mungesat e energjisë gjatë dimrit. Ai konfirmoi gjithashtu se Italia do të shtojë edhe ndihmë ushtarake përmes paketave të saj të katërt dhe të dymbëdhjetë. “Angazhimi ynë ndaj Kievit është i përhershëm,” deklaroi ai.

Qëndrimi i Polonisë

Nënministri polak i Mbrojtjes, Pawel Zalevski, deklaroi se siguria evropiane lidhet drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë e Ukrainës. Polonia, sipas tij, po vazhdon furnizimet me armatim, ndihmën ekonomike dhe mbështetjen politike për Kievit.

Ai theksoi se Varshava planifikon të investojë mbi 40 miliardë euro në projekte të industrisë së mbrojtjes në kuadër të programit të ri investues të BE-së, përfshirë bashkëpunime me kompanitë ukrainase brenda territorit polak.

Paralajmërimi i BE-së

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dha paralajmërimin më të fortë të takimit, duke raportuar rritje të ndjeshme të sulmeve hibride, akte sabotimi, sulme kibernetike dhe përdorimin e dronëve dhe u kërkoi kryeqyteteve evropiane të mos i pranojnë këto si “normalitet të ri”.

“Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje ajrore dhe më shumë municione,” tha ajo, duke theksuar se kapacitetet evropiane duhet të përshtaten me ritmin e sulmeve ruse. gsh

Florjan Binaj: Krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë

Sot në mëngjes,në rrugën e Elbasanit trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazhuara me hapjen e rrugës për një zyrtar të lartë që nuk kishte nerva e as kohë të priste në trafik si ne të tjerët.

Nuk e kuptova mirë kush ishte ky zyrtar, ministër apo kryeministër, se tani mbajnë dhe xhama të zinj – nuk duan as të na shohin më me sy.

Vetëm pak ditë më parë, një atentat mafioz në aeroportin ‘Nënë Tereza’ tronditi vendin.

Në makinë bashkë me shënjestrën e atentatit ndodhej një agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, institucioni që duhet të kontrollojë policët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Tashmë, krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë. Nuk kemi banda të vogla që luftojnë për territor, por mafie të organizuar, me hierarki, me financa aq sa buxheti i një shteti dhe me ndikim deri në nivelet më të larta të administratës.

Punonjësit e policisë nuk janë thjesht të korruptuar. Disa prej tyre janë anëtarë aktivë të familjeve mafioze, duke u ngjitur deri në nivelet më të larta të hierarkisë, dhe kjo nuk është krizë kalimtare. Është shkatërrim i shtetit ligjor.

Ndërkohë, qeveria hesht, dhe ministrja e Brendshme, në vend që të ngrejë alarmin e të ndërmarrë një aksion kombëtar ndaj grupeve mafioze që kanë depërtuar në çdo qelizë të policisë, ka shpallur aksionin kombëtar…. kundër…. monopatinave.

Në këtë vend, ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe të rrisim fëmijët tanë, qytetarët ndjehen çdo ditë e më të pambrojtur, më të braktisur.

Nga njëra anë krimi që nis me të fortin e rrugicës dhe mbaron me trafikantin e tonelatave të drogës, dhe nga ana tjetër qeveria që na vjedh e na rrjep plot arrogancë, e kanë futur qytetarin shqiptar në një darë që po i zë çdo ditë e më shumë frymën.

Shqipëria është në emergjencë dhe ka nevojë për një dorë të hekurt. Jo për një diktator, por për ngritjen e një sistemi vlerash të përbërë nga njerëz guximtarë që nuk i tremben mafias, madje e ndjekin atë hap pas hapi, duke forcuar dorën e ligjit e duke prerë lidhjet e tyre me majat më të larta të pushtetit.

Prandaj sot, në këtë situatë të zymtë kur numërimi i turistëve shkon paralel me numërimin e kufomave, pyetja është një dhe e vetme:

Me një ministër rendi të dënuar nga gjykata, me disa ministra në burg, disa të tjerë në hetim, dhe me një rekord krimi të denjë për republikat e bananeve, jam kurioz të di a ka akoma qytetarë që presin apo ëndërrojnë që rendi të vendoset e krimi të luftohet nga kjo qeveri, e nga ky Kryeministër?

Sepse, e vetmja detyrë që policia e shtetit nën këtë qeveri arrin të bëjë, është të hapë rrugën për ministrat e kryeministrat, dhe i vetmi sukses është bllokimi i rrugëve për ne të tjerët.

Presidenti i Yad Vashem, Daniel Dayan:”Shqipëria mund të bëhet shembull botëror për atë që ka bërë për Holokaustin”

Në një intervistë ekskluzive për RTSH Shqipëri, realizuar nga gazetari Arbër Hitaj në Tiranë, Presidenti i Yad Vashem, Daniel Dayan, ndau përshtypjet e tij mbi vizitën në Shqipëri, takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Dayan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, foli për rëndësinë e edukimit mbi Holokaustin, rolin unik të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nevojën që Shqipëria të ketë një status të plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA).

Ai vlerësoi miqësinë e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke theksuar se historia e “Besës” dhe qëndrimi fisnik i shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë periudhës së pushtimit nazist mbetet një shembull unik në Europë.

Në këtë intervistë, Dayan ndalet edhe tek projektet e ardhshme, si rinovimi i marrëveshjes për edukimin mbi Holokaustin dhe mbështetja për hapjen e muzeut hebraik në Vlorë.

Arber Hitaj: Zoti Dayan, ju falënderoj shumë që erdhët në RTSH a eshte kjo hera juaj e parë.

Daniel Dayan: jo, kam qene ne Tirane 15 vite më parë me familjen time për vizitë private. Më lejoni ta them Shqipëria dhe Tirane është zhvilluar shumë dhe është vërtet e mrekullueshme. Më pëlqen të shoh sa shumë është zhvilluar, dhe qyteti i Tiranës në përgjithësi.

Arber Hitaj: Keni pasur shumë takime të rëndësishme në nivele të larta politike, në këto ditë?

Daniel Dayan: Po, kam ngrënë drekë pune me Edi Ramën, Kryeministrin. E njoh Kryeministrin Rama – e kam takuar disa herë jashtë Shqipërisë, në Suedi dhe në Izrael. Ai ka vizituar Yad Vashem, besoj disa herë. Takova edhe Ministren e Jashtme. Takova edhe Zëvendësministrin e Arsimit. Por pata nderin të takoja dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Arber Hitaj: A keni diskutuar ndonjë bashkëpunim të veçantë për të ardhmen?

Daniel Dayan: Po, patjetër. Nëse flasim për kujtesën e Holokaustit, mendoj se tema më e rëndësishme është edukimi. Yad Vashem kishte një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Ai u nënshkrua rreth dhjetë vite më parë. Brenda atij kuadri, ne zhvilluam seminare për mësuesit. Një nga fushat tona të ekspertizës është si të mësojmë mësuesit si të edukojnë për Holokaustin – një çështje shumë delikate.

Ne duam ta rinovojmë këtë marrëveshje, dhe gjeta një qasje shumë pozitive nga të gjithë ministrat dhe Kryeministri.

Gjithashtu, këtë vit jam kryetar i një organizate ndërqeveritare, të quajtur IHRA – Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. Shqipëria, gjatë presidencës izraelite, u bë vëzhguese në IHRA. Por unë besoj se Shqipëria, me historinë e saj unike gjatë Holokaustit, duhet të jetë anëtare e plotë. Folëm me Ministren e Jashtme dhe me Kryeministrin Rama, dhe nesër do të flasim edhe me Presidentin për ngritjen e statusit të Shqipërisë si anëtare e plotë. Mendoj se është e nevojshme si për IHRA-n, ashtu edhe për statusin e Shqipërisë në Evropë dhe në botë.

Arber Hitaj: Po gjithashtu, qeveria shqiptare ka idenë e hapjes së një muzeu të ri në Vlorë që lidhet me kulturën hebreje.

Daniel Dayan: Pa dyshim. Duhet të them se ne nuk jemi të përfshirë në zhvillimin e muzeut në Vlorë, por në takimin me Ministrin e Kulturës i ofrova gjithë ndihmën që i nevojitet. Ne jemi ekspertë në muzeologji dhe në historinë hebraike, prandaj patjetër që do të ofrojmë asistencë për Muzeun e Vlorës. Dhe mund të them se shpresoj të vij sërish në Shqipëri – ndoshta më herët – por me siguri për inaugurimin e muzeut në Vlorë.

Arber Hitaj: Ne e dimë historinë e asaj që bënë shqiptarët në vitin 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çfarë vendi zë Shqipëria në Yad Vashem?

Daniel Dayan: Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve gjatë Holokaustit është unike. Nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që ishte nën pushtimin gjerman dhe që pas luftës kishte më shumë hebrenj se para luftës. Në shumicën e vendeve, popullsia hebreje u shfaros pothuajse plotësisht. Në Shqipëri ndodhi e kundërta. Popullsia hebreje u shtua për shkak të Besës, për shkak të qëndrimit fisnik që shqiptarët mbajtën gjatë atyre periudhave të errëta në Europë dhe në botë.

Besa është një fjalë që pothuajse çdo izraelit dhe çdo hebre e njeh dhe e admiron. Ne gjithmonë e theksojmë qëndrimin e shqiptarëve. Nesër do të takoj këtu në Tiranë pasardhës të shqiptarëve që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit – ne i quajmë Të Drejtët midis Kombeve. Ishte një periudhë kur kishte shumë më tepër bashkëpunëtorë me nazistët sesa njerëz që rrezikonin jetën për të shpëtuar hebrenj. Shqipëria është përjashtimi.

Ne kemi pasur edhe një ekspozitë për Besën, për familje të caktuara që shpëtuan hebrenj gjatë luftës në Shqipëri. Mirënjohja e popullit hebre ndaj popullit shqiptar për qëndrimin e tij në atë periudhë nuk do të përfundojë kurrë.

Arber Hitaj: Zoti President, pse është e rëndësishme të kultivojmë këto marrëdhënie midis vendeve tona, që burojnë edhe nga historia jonë e përbashkët?

Daniel Dayan: Para së gjithash, jam shumë i lumtur të shoh që marrëdhëniet që ekzistonin tetë vite më parë vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot. Jam këtu në Tiranë prej pak më shumë se 24 orësh, por kam dëgjuar shumë hebraisht në rrugët e Tiranës. Turistët izraelitë kanë ardhur masivisht kohët e fundit për të vizituar Shqipërinë, dhe jam shumë i gëzuar për këtë.

Dua të them gjithashtu se miqësia që tregon Kryeministri Edi Rama ndaj Izraelit është e jashtëzakonshme, dhe ne e vlerësojmë jashtë mase.

Dua të shtoj diçka që e kam diskutuar me Zëvendësministrin e Arsimit, me Kryeministrin dhe me Presidentin. Është e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë për Holokaustin në përgjithësi – jo vetëm për atë që ndodhi në Shqipëri, që është përjashtim, por edhe për atë që ndodhi në gjithë Europën.

Përndryshe, nuk mund të kuptohet pse ne i admirojmë aq shumë shqiptarët, pse ata kanë të drejtë të jenë krenarë për sjelljen e tyre. Sepse në pothuajse të gjitha vendet e tjera evropiane, nuk ndodhi asgjë e ngjashme – përkundrazi, në shtetet baltike, Lituani, Letoni, Rumani, Ukrainë, Holandë, Belgjikë – popullsia bashkëpunoi masivisht me nazistët. Në disa raste, si në Rumani apo Lituani, vrasjet e hebrenjve u kryen më shumë nga vendasit sesa nga vetë nazistët gjermanë.

Vetëm kur e kupton këtë kontekst, e kupton sa unike dhe e jashtëzakonshme ishte sjellja e shqiptarëve. Dhe mendoj se nxënësit shqiptarë – sidomos të shkollave të mesme – duhet ta kuptojnë këtë kontekst; kjo do t’i bëjë edhe më krenarë për faktin që janë shqiptarë.

Arber Hitaj: Dhe, zoti Dayan, kam parë disa foto më parë që shumica e politikanëve shqiptarë kanë vizituar Yad Vashem. Pse është kaq unik si vend kujtese?

Daniel Dayan: Holokausti është ngjarja e vetme historike – në këtë rast një tragjedi historike – që qendra e saj kryesore e përkujtimit nuk ndodhet në vendin ku ndodhi. Holokausti ndodhi në Europë, por memoriali qendror për Holokaustin ndodhet në Jeruzalem, në Yad Vashem, sepse ne jemi vendi i viktimave.

Madje sot pashë te hyrja e Bank Art 2 një citat – jo nga një shqiptar, por nga një i mbijetuar hebre i Holokaustit. Është një citat nga Primo Levi, një hebre italian që mbijetoi në Auschwitz, ku thuhet:

“Nëse harron të shkuarën, je i destinuar ta përsëritësh.”

Dhe ishte shumë domethënës ta shihje atë citat në hyrje.

Arber Hitaj: Po në lidhje me rritjen e fenomenit të antisemitizmit sidomos ne europën perëndimore, dhe lindore ccfarë mund të thuhet?

Daniel Dayan: Po, është një vazhdimësi. Por ka rritje edhe në SHHBA. Është i njëjti antisemitizëm që merr forma të ndryshme, metastazon në forma të tjera, por gjithmonë është ai i vjetri, ai i keqi – urrejtja ndaj hebrenjve – që, sipas mendimit tim, është një nga fenomenet më të pashpjegueshme që ka goditur qytetërimin perëndimor.

Arber Hitaj: Dhe çfarë mund të bëhet për ta zvogëluar?

Daniel Dayan: Më e rëndësishmja është arsimi dhe edukimi. Arsimi është gjëja më e rëndësishme. Një nga gabimet që ndonjëherë bëjmë është kur themi se “duhet të luftojmë antisemitizmin”. Kur e thua këtë, je tashmë në mbrojtje – ke humbur. Duhet të jemi proaktivë. Duhet të edukojmë për judaizmin – çfarë është, dhe çfarë kontributesh kanë dhënë hebrenjtë për botën dhe qytetërimin.

Sigurisht, kur ka fenomene negative, duhet t’i luftojmë. Por nuk jam naiv – nuk mendoj se arsimi vetëm do ta zgjidhë problemin. Duhet edhe zbatim ligji. Duhet të ketë tolerancë zero ndaj antisemitizmit.

Jam shumë i lumtur që në këtë vend ka zero  tolerancë zero ndaj antisemitizmit në aspektin ligjor. Por kjo nuk ndodh në pjesën më të madhe të Europës, as në Shtetet e Bashkuara. Fatkeqësisht, antisemitizmi tolerohet.

Në Yad Vashem kemi një citat që thotë:

“Një vend përcaktohet jo vetëm nga ajo që është, por edhe nga ajo që toleron.”

Dhe fatkeqësisht, e shohim këtë sot në shumë vende të Europës dhe në SHBA. Antisemitizmi tolerohet në universitetet amerikane, në universitetet evropiane, në hapësirat publike.

Ka një ndryshim të madh mes këtyre ditëve dhe të kaluarës: sot hebrenjtë kanë një shtet – një shtet të pavarur dhe sovran. Prandaj, këtë herë, hebrenjtë nuk do të jenë viktima.

Nëse antisemitizmi evropian vazhdon, ndoshta Evropa do të mbetet sërish pa hebrenj. Por hebrenjtë do të kenë një vend. Pyetja është: çfarë do të ndodhë me Evropën, një Evropë ku hebrenjtë nuk mund të jetojnë të lirë dhe të sigurt?

Arber Hitaj: Zoti President, kam edhe një pyetje për njerëzit këtu. Ka një përqindje shumë të vogël që nuk e pranon Holokaustin. Çfarë mund t’u thoni atyre?

Daniel Dayan: Holokausti është aq mirë i dokumentuar. Nazistët u përpoqën ta fshehin, por është aq mirë i dokumentuar sa ata që e mohojnë janë pothuajse të pamundur për t’u bindur, sepse nuk u interesojnë faktet.

Mendoni për një vend si Treblinka, një kamp shfarosës në Poloni – një kamp nazist që, për arsye që nuk i di, është më pak i njohur se Auschëitz. Në Treblinka, në trembëdhjetë muaj, u shfarosën 900,000 hebrenj.

Një tren do të vinte në Treblinka, me vagonë bagëtish plot me njerëz të ngjeshur – hebrenj të ngjeshur. Disa prej tyre vdisnin gjatë rrugës. Ata do të zbrisnin, do t’u hiqeshin rrobat dhe sendet, dhe do të dërgoheshin direkt nga treni në dhomat e gazit për t’u vrarë.

Në Babi Yar, në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës, për 48 orë, më shumë se 30,000 hebrenj u pushkatuan për vdekje. Një plumb, një hebre i vdekur. Një plumb, një hebre i vdekur.

Në geton e qytetit polak të Lodz-it, një ditë erdhi urdhri nazist, mblodhën të gjithë fëmijët dhe i çuan në kampet e shfarosjes për t’i vrarë sapo mbërritën.

Pra, ata që mohojnë Holokaustin – janë raste të humbura. Fatmirësisht, sot numri po pakësohet, por të paktën njerëzit me respekt nuk do ta mohonin kurrë që Holokausti ndodhi.

Ne shohim edhe një fenomen tjetër problematik, që është shtrembërimi i Holokaustit. Njerëzit thonë: “Po, Holokausti ndodhi, por në vendin tim të gjithë ndihmuan hebrenjtë.” Fatkeqësisht, përveç Shqipërisë dhe ndoshta Danimarkës, kjo është një gënjeshtër.

Prandaj duhet të luftojmë jo vetëm mohimin, por edhe shtrembërimin e Holokaustit.

Arber Hitaj: Zoti Dayan, kam një pyetje të fundit. Dua ta mbyll në një mënyrë të mirë. A mendoni se Shqipëria mund të përfshihet më shumë në kujtesën e Holokaustit, si një shembull?

Daniel Dayan: Mendoj se duhet. Jo vetëm që mundet, por duhet. Kontributi i Shqipërisë në kujtesën e Holokaustit është unik, sepse është i vetmi vend që mund të tregojë jo si u sollën evropianët gjatë Holokaustit, por si duhej të ishin sjellë.

Për këtë arsye, e inkurajoj Kryeministrin Rama të përshpejtojë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

Mendoj se shembulli arsimor dhe moral që Shqipëria mund t’i sjellë Europës dhe botës në këtë drejtim është i madh. Dhe shpresoj që kjo do të ndihmojë edhe Shqipërinë për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, sepse BE ka nevojë për vende si Shqipëria – vende që përfaqësojnë shtyllën morale dhe qëndrimin e ndershëm në mesin e saj.

Arber Hitaj: Jemi në fund të intervistës sonë. Ju falënderoj shumë për kohën tuaj.

Daniel Dayan: Faleminderit shumë. Ishte kënaqësi. Faleminderit.

Ish përfaqësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak del në emailet e Jeffrey Epstein

Skandali i “Dosjeve Epstein” ka shkuar papritur në Sllovaki, pasi email-et e reja të publikuara të mërkurën zbulojnë lidhje midis autorit të dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein dhe ish-ministrit të jashtëm sllovak Miroslav Lajçak, tani këshilltar i lartë i kryeministrit Robert Fico.

“Dosjet Epstein” përmbajnë mijëra dokumente që detajojnë rrjetin kriminal të Jeffrey Epstein dhe lidhjet me elitat globale politike, të biznesit dhe akademike. Epstein, një i dënuar për krime seksuale që vdiq nga vetëvrasja në burg, ishte akuzuar për trafikim vajzash të mitura. Të mërkurën, demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së publikuan email-e të reja.

Sipas korrespondencës, Epstein iu referua Lajçak në disa mesazhe, duke e përshkruar atë si një person me “ndikim ndërkombëtar”. Lajçak – aktualisht diplomat sllovak dhe këshilltar i kryeministrit sllovak Robert Fico për Ballkanin Perëndimor, është ish-Ministër i Punëve të Jashtme (2009–2010, 2012–2020), President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (2017–2018) dhe Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë (2020–2025).

Në një email të vitit 2019, Epstein e prezantoi atë me një kontakt të paidentifikuar si ministrin aktual të jashtëm sllovak, kryetarin e OSBE-së, ish-presidentin e Kombeve të Bashkuara dhe “më e rëndësishmja, mik”.

Ai gjithashtu iu referua Lajçak me nofkën e njohur sllovake “Miro”, duke sugjeruar njohje personale. Në një shkëmbim tjetër nga viti 2018, i raportuar për herë të parë nga portali sllovak 360-tka.sk, Epstein shkroi se “Miro po vjen në Palm Beach” – një referencë për një nga rezidencat e Epstein në Florida – “për të hartuar strategji”.

Portali sllovak i lajmeve Aktuality.sk vuri në dukje të premten se dokumentet nuk përmbajnë prova që Lajçak ishte në dijeni ose i përfshirë në aktivitetet kriminale të Epstein. Megjithatë, ato tregojnë se Epstein e shihte atë si një aleat brenda qarqeve diplomatike ndërkombëtare.

Emailet tregojnë gjithashtu interesin e dukshëm të Epstein në politikën sllovake. Ai komentoi dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Robert Fico në vitin 2018 pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak, dhe më vonë kritikoi zgjedhjen e presidentes pro-evropiane Zuzana ?aputova në vitin 2019 – duke shkruar se Lajçak “do të kishte qenë një kandidat më i mirë”.

Media sllovake, përfshirë Euractiv Slovakia, ka kërkuar koment si nga Lajçak ashtu edhe nga Ministria e Jashtme, por asnjëri nuk është përgjigjur.


Send this to a friend