VOAL

VOAL

Ueli Maurer mund të pasohet nga Magdalena Martullo-Blocher

September 30, 2022

Komentet

Reduktimi i ndihmës financiare- Ambasadorja e Zvicrës për News24: Deri në vitin 2028 nuk do të ndërpritet asnjë program

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, në një intervistë për News24 ka shpjeguar se deri në vitin 2028 nuk do të ndërpritet asnjë program i qeverisë së vendit të saj për Shqipërinë. Ajo sqaron se nuk do të ketë ndërprerje fondesh dhe as ngrirje të tyre, por një reduktim gradual.

“Nuk është një prerje fondesh as një ngrirje e tyre. Në do të reduktojmë gradualisht fondet e  Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, nga fundi i vitit 2028, ndaj ka pothuaj edhe 4 vite kohë gjatë të cilave mund të bëjmë ende shumë gjëra dhe të kemi rezultate”, thotë Huber.

“Parlamenti zviceran ka vendosur për reduktime buxheti”, sqaron ambasadorja duke shtuar se “ky reduktim ka të bëjë me programin e SDC-së, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, agjenci nën Ministrinë tonë të Jashtme, por, gjysma e programit tonë në tanishëm, financohet nga SECO- që është Agjencia e Zhvillimit nën Ministrinë Zvicerane të Ekonomisë”. “Programet që janë nën agjencinë SECO do të vijojnë edhe përtej vitit 2028. Ndaj Zvicra do të jetë e pranishme dhe aktive këtu në Shqipëri”.

Sipas saj, reduktimi i ndihmës nuk do të thotë ndryshim politikash, ndërsa shton se Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm për Zvicrën.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta e të mira”, ka theksuar ajo.

Intervista

– Zonja Ambasadore,  këtë javë lajmi se Zvicra ndërpret fondet për programet e saj në  Shqipëri, ka ngritur jo pak shqetësim. A është e vërtetë kjo dhe për çfarë fondesh bëhet fjalë?  

Nuk është një prerje fondesh as një ngrirje e tyre. Në do të reduktojmë gradualisht fondet e  Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, nga fundi i vitit 2028, ndaj ka pothuaj edhe 4 vite kohë gjatë të cilave mund të bëjmë ende shumë gjëra dhe të kemi rezultate. Një shembull i mirë është marrëveshja që firmosëm javën e kaluar me Ministrinë e Ekonomisë, marrëveshje që mbështet arsimin profesional dhe trajnimet në Shqipëri me 10 milionë euro.  Zvicra ka vendosur të ripërshtasë dhe të reduktojë programin e saj të bashkëpunimit e Zhvillimit me Shqipërinë. Ndërkaq, ky  reduktim ka të bëjë me programin e SDC-së, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, agjenci nën Ministrinë tonë të Jashtme, por, gjysma e programit tonë në tanishëm, financohet nga SECO- që është Agjencia e Zhvillimit nën Ministrinë Zvicerane të Ekonomisë. Programet që janë nën agjencinë SECO do të vijojnë edhe përtej vitit 2028.  Ndaj Zvicra do të jetë e pranishme dhe aktive këtu në Shqipëri.

-A ka ndryshuar politika zvicerane?

 

Jo, nuk ka një ndryshim thelbësor të politikës sonë të zhvillimit. Në fakt Parlamenti Zviceran, vetëm në dhjetor të vitit të kaluar, ka rikonfirmuar dhe miratuar strategjinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për 4 vitet e ardhshme. Por në të njëjtën kohë, parlamenti Zviceran ka vendosur për reduktime buxheti, ndaj ndryshimi ka të bëjë me buxhetin. Dhe kjo ka të bëjë me situatën financiare në Zvicër,  me një deficit në rritje dhe po ashtu ka të bëjë me, situatën e ndryshuar gjeopolitike. Pra një rritje buxheti për forcat tona të armatosura, angazhim domethënës me situatën në Ukrainë, gjë që ka ndikuar edhe në bashkëpunimin këtu në Shqipëri, këto reduktime buxheti. Por nuk është ndryshim politikash. Shqipëria mbetet vend i rëndësishëm për Zvicrën.

Me ardhjen e administratës së presidentit Trump në SHBA, kemi parë ngrirje fondesh për disa organizata ndërkombëtare që operojnë edhe në vendin tonë.  Njëkohësisht, duket se Zvicra riorienton buxhetet e saj. A ka të bëjë me mënyrën se si Shqipëria ka operuar?

Është e rëndësishme të dallojmë dhe të bëjmë të qartë që arsyet pse Zvicra po ripërshtat buxhetet janë të ndryshme prej atyre të administratës amerikane. Për Zvicrën është një vendim që bazohet në situatën financiare, dhe reduktime buxheti. Në politikën e jashtëm zvicerane, është objektiv i qartë, mbajtja e marrëdhënieve bilaterale të fuqishme me rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

-Dhe si janë marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Shqipërisë?      

Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona janë të forta dhe të mira. Jam besimplotë se do të mbeten kështu. Ne kemi parë, sidomos në platforma multilaterale, si në rastin kur ne ishim të dy shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit, sa shumë përafrohen përparësitë, politikat dhe vlerat tona, kështu që  kemi shumë të përbashkëta.

-Në çfarë fushash, vijon mbështetja e Zvicrës pas vitit 2028?

Pas vitit 2028, projektet e mbështetura nga SECO, Agjencia e Zhvillimit në Ministrinë tonë të Ekonomisë, do të vijojnë. SECO fokusohet më shumë në fusha si stabiliteti i makroekonomisë, krijimi i një mjedisi të mirë për sektorin privat, fuqizimi i institucioneve financiare dhe sektorit privat, po ashtu, çështje si energjia, tranzicioni i gjelbër. Këto do të vazhdojnë dhe mendoj se është e rëndësishme të theksojmë se  këto janë fusha të lidhura me udhëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Dhe ndërsa jeni drejt pranimit në BE, është normale që metodat e bashkëpunimit ndërkombëtar përshtaten me atë proces anëtarësimi. Metoda si transferimi i njohurive bëhen më të rëndësishme, përtej financimit. Është element i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë, sjellja e ekspertizës nga qendrat e kompetencës në Zvicër, ose themelimi i partneriteteve mes institucioneve shqiptare e zvicerane. Këto janë elemente të rëndësishme të bashkëpunimit tonë me të cilat do të vijojmë.

-Meqë jemi në javën e kulturës zvicerane në Tiranë, çfarë do të ndodhë me kulturën?    

Jemi të lumtur me pritjen që i është bërë javës së kulturës që i ka dhënë një platformë artistëve lokalë, që janë mbështetur nga Fondi Zviceran për Kulturën. I dhamë një fokus tjetër Javës Zvicerane të Kulturës. Kultura do të mbetet një çështje e rëndësishme në programin tonë, sepse përmes kulturës dhe me mjete artistike mund të adresojmë çështje të rëndësishme për zhvillimin. Çështje që janë më të vështira për shoqërinë për t’u adresuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, me muzikë, art, teatër adresohen më lehtë, ndaj kultura do të mbetet me rëndësi.

(BalkanWeb)

Bazel – Eurosong, edhe public viewing plot spektatorë

Në pesëmbëdhjetë minutat e para të parashitjes, tifozët morën gjysmën e biletave në dispozicion

VOAL- Pas shitjeve rekord paradhënie për nëntë shfaqjet e Eurovision Song Contest 2025 në Bazel, sot (e enjte) u shit edhe Arena Plus (hapësira për publikun që do të vendoset në stadiumin St. Jakob-Park).  Nga ora 10:00 deri në 22:00 16 99% e biletave të disponueshme janë shitur. Gjysma u blenë në pesëmbëdhjetë minutat e para, thanë autoritetet e qytetit të Baselit, duke theksuar se një valë e dytë shitjesh është e mundshme.

Ngjarja muzikore do të zhvillohet në Bazel nga 12 deri më 17 maj. Biletat për tri shfaqjet që do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion nga Shën Jakobshalle janë shitur të mërkurën në vetëm shtatë minuta.

Hapësira për publikun do të lejojë rreth 36,000 njerëz të shikojnë shfaqjen përfundimtare të 17 majit të transmetuar në ekranet e mëdha, të kompletuar me një program shoqërues që do të shfaqë gjithashtu performanca nga Baby Lasagna, DJ Antoine dhe Anna Rossinelli, ndër të tjera. RSI

Jo vetëm Uashingtoni, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe një tjetër shtet i njohur për donacionet dhe ndihmat për Shqipërinë, ka vendosur të ndërpresë fondet për vendin tonë.

Bëhet fjalë për Zvicrën.

Sipas medieve zvicerane, qeveria e këtij vendi ka vendosur të përfundojë programet e ndihmave për zhvillimin e Shqipërisë.

“Ky vendim vjen pasi parlamenti ndau më pak fonde për ndihmën e huaj në dhjetor sesa kishte kërkuar qeveria.

Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë franga zvicerane (121 milionë dollarë) nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë franga zvicerane nga plani financiar për vitet 2026 deri më 2028. Kjo lëvizje ndikon në bashkëpunimin dypalësh, ekonomik dhe tematik, si dhe në organizatat shumëpalëshe, sipas një deklarate.

Këshilli Federal, organi ekzekutiv i Zvicrës, u njoftua për shkurtimet e bashkëpunimit ndërkombëtar të mërkurën. Si rezultat, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të përfundojë programet e saj dypalëshe të zhvillimit me Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian deri në fund të vitit 2028,” raporton agjencia Swiss Info. sn

Hidhet shorti i ‘Eurovision 2025’, kur do të prezantohet Shqipëria?

Një short i veçantë u zhvillua sot në City Hall të Bazelit për të ndarë 31 vendet gjysmëfinaliste të ‘Eurovision 2025’ në dy netët gjysmëfinale, që do të mbahen më 13 dhe 15 maj në Bazel, Zvicër.
Shorti i ndarjes së gjysmëfinaleve u drejtua nga Jennifer Bosshard dhe Jan van Ditzhuijzen nën mbikëqyrjen e EBU-së (European Broadcasting Union).

Plot 15 vende do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale, më 13 maj dhe 16 vende do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 15 maj. Të gjitha 31 vendet pjesëmarrëse u ndanë në pesë grupe dhe më pas, përmes shortit, u përcaktua në cilën nga dy gjysmëfinalet dhe në cilën gjysmë (të parë ose të dytë) të performojnë. Po ashtu, një short shtesë caktoi se cilën gjysmëfinale do të votojnë vendet e mëdha (Big 5) dhe vendi pritës, Zvicra.

Zvicra, Italia dhe Spanja do të votojnë në natën e parë gjysmëfinale (13 maj). Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do të votojnë në natën e dytë gjysmëfinale (15 maj).

  • foto galeri

Në natën e parë, vendet pjesëmarrëse u ndanë si më poshtë:

Estonia
Islanda
Polonia
Portugalia
Suedia
Ukraina
Shqipëria
Azerbajxhani
Belgjika
Kroacia
Qipro
Holanda
Norvegjia
San Marino

  • foto galeri

Gjysmëfinalja e dytë

Armenia
Australia
Austria
Greqia
Irlanda
Letonia
Lituania
Mali i Zi
Çekia
Danimarka
Finlanda
Gjeorgjia
Izraeli
Luksemburgu
Malta
Serbia

Gjithsej 37 vende do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2025. Nga këto:

31 vende do të konkurrojnë në gjysmëfinale.
Vendet e mëdha (Big 5) – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar – së bashku me Zvicrën, janë automatikisht të kualifikuara për në finalen e madhe.

Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision (EBU), u shpreh: “Jemi të entuziazmuar të hapim një kapitull të ri për Eurovision në Bazel. Pas shfaqjeve të jashtëzakonshme në Malmö vitin e kaluar, Bazeli është gati të marrë stafetën dhe të ofrojë një garë të jashtëzakonshme. Eurovision 2025 do të prezantojë më të mirën e muzikës ndërkombëtare dhe krijimtarisë, me një prekje zvicerane”.

Reto Peritz dhe Moritz Stadler, producentët ekzekutivë të Eurovision 2025, shtuan: “Eurovision është rikthyer në vendin e tij të lindjes. Me përfundimin e dorëzimit nga Malmö në Bazel dhe shortit të gjysmëfinaleve, kemi shënuar një moment të rëndësishëm dhe mezi presim të mirëpresim mysafirë nga e gjithë bota”.

‘Eurovision 2025’ do të mbahet më 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle të Bazelit, Zvicër.Shqipëria, që do të performojë në gjysmëfinalen e parë, përfaqësohet nga Grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. bw

Java zvicerane- “Muzikë për njerëz të thyer”, koncerti për fatet e trishta të shqiptarëve në diktaturë

Një koncert me muzikë të shkruar nga një kompozitor shqiptarë është mbajtur në Tiranë. Nën titullin “Muzike për njerëz te thyer”, ai ju kushtohet fateve të trishta njerëzore të shqiptarëve në diktaturë.

Tinguj të frymëzuar nga histori të dhimbshme të jetës së shqiptarëve në diktaturë, janë interpretuar në Liceun artistik. Koncerti i kompozuar nga Mardit Lleshi, e merr titullin nga fatet njerëzore dhe vjen me emrin “Muzikë për njerëz të thyer”
“Koncerti është një përmbledhje pjesësh që tregon rrugëtimin, nga hyrja e sistemit komunist deri ne ardhjen e pluralizmit politik, ka një lloj kronologjie”, thotë kompozitori.

 

Koncerti erdhi si pjesë e javës zvicerane të kulturës, që duke ju dhënë mbështetje për të prekur skenën artistëve shqiptarë, synon, që përmes kulturës, të nxisë dialogun për të djeshmen e të sotmen dhe reflektimin mbi të pamundurit apo të drejtat e njeriut në mënyrë që të arrihet kohezioni e paqja sociale.

“Frymëzimi vjen nga historia dhe historisë personale. Disa histori janë të rënda. Ka shumë për të treguar për sistemin. Interesantë janë edhe ata që kanë marrë të mira nga ai sistem, por e kanë kuptuar që nuk kane qenë i duhuri. Ka njerëz që kanë jetuar mirë dhe nuk kanë empati”, vëren kompozitori i koncertit.

Tingujt e thyerjes vijnë më mirë përmes harqeve që ju japin zë, heshtjeve të shumta në kohët e shtypjes apo ato injorimit në kohë lirie. bw

Bazel- Biletat e Eurovizionit për shfaqjet televizive shiten në 7 minuta

Një fillim rekord për para-shitje për edicionin e 69-të të eventit që do të mbahet në Bazel – Janë shitur gjithsej 42 000 bileta

 

VOAL- Një pritje e madhe ka qenë sot (e mërkurë) për biletat në parashitje për edicionin e 69-të të Eurovizionit, i cili do të zhvillohet nga data 12 deri më 17 maj në Bazel. Aq sa të gjitha biletat e disponueshme për tri shfaqjet televizive të drejtpërdrejta nga St. Jakobshalle u shitën në vetëm shtatë minuta. Dhe në njëzet minuta u shitën gjithsej 42,000 bileta për nëntë shfaqjet e planifikuara.

“Vala e parë e shitjeve shkoi pa probleme dhe kërkesa e lartë tregon entuziazmin e madh për ngjarjen muzikore,” tha SRG SSR, e cila organizon konkursin, në një deklaratë për shtyp. Rreth 500,000 njerëz ishin regjistruar paraprakisht në platformën Ticketcorner për të pasur akses në para-shitje këtë mëngjes në orën 10:00.

Por kjo ishte vetëm vala e parë: ata që nuk arritën të merrnin një biletë sot, por u regjistruan, do të mund të marrin pjesë në faza të tjera të shitjeve në muajt në vijim.

Dhe nesër, e enjte, në orën 10.00 do të nisë edhe parashitja për Arena Plus, shikimi publik që do të ngrihet në stadiumin St. Transmetimi i 17 majit në ekrane të mëdha, i kompletuar me një program shoqërues që përfshin, ndër të tjera, performancën e Baby Lasagna. RSI

Lara Gut-Behrami pikturon kthesat për fitoren e parë të sezonit

 

VOAL- Në testin e fundit të shpejtësisë përpara Kampionatit Botëror në Saalbach, Lara Gut-Behrami përmbushi besimin përpara Kampionatit Botëror duke marrë fitoren e saj të parë të sezonit pas pesë podiumeve (katër vende të dyta dhe një të tretë). Skiatori i Ticinese i kaloi kthesat e Garmisch-Partenkirchen super G, i vonuar me disa minuta për shkak të shiut, për të fituar me lehtësi përpara norvegjezes Kajsa Lie dhe tre italianëve të drejtuar nga Federica Brignone.

Ylli 33-vjeçar zviceran i skive këtë herë nuk gaboi, për të printuar një kohë të paarritshme që e lejoi të shkonte dhe të merrte fitoren e saj të 23-të në disiplinë (podiumi i 43-të), për gjithsej 46 suksese dhe 96 3 të parat. në Kupën e Botës.

Sa për skuadrat e tjera zvicerane, Corinne Suter pati një ditë pushimi pas dy vendeve të treta radhazi, duke përfunduar shumë prapa. Akoma më keq dolën Priska Ming-Nufer dhe Delia Durrer, ndërsa u eliminuan Michelle Gisin dhe Joana Haehlen. Nga ana tjetër, 24-vjeçarja Janine Schmitt performoi mirë, duke u bërë zviceranja e tretë më e shpejtë e ditës. RSI

‘Epoka e artë ka filluar, javë historike për SHBA’- Davos, Trumpi: Kongresi do të miratojë masat për uljen e taksave!

“Ishte një javë historike për Shtetet e Bashkuara. Epoka e artë ka filluar”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump përmes video-lidhjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në atë që është paraqitja e tij e parë si president, në një skenë ndërkombëtare. Prezenca e Trumpit virtualisht, u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

Kongresi amerikan do të miratojë masat për uljen e taksave, siguroi Trumpi. “Mesazhi im për kompanitë është i qartë: prodhoni në Amerikë. Nëse nuk e bëni, do të duhet të paguani tarifa,” vazhdoi Trumpi.

“Administrata ime po vepron me shpejtësi të paparë”, për të adresuar emergjencat e lëna nga administrata e mëparshme.

“Biden humbi kontrollin e asaj që po ndodhte në vend, veçanërisht në lidhje me inflacionin dhe në kufi”, tha Trumpi./ ANSA. sn

Gazetari i CNN i ndërpret propagandën Ramës: Nuk do lejoj masturbim për turizmin…

Në videon e siguruar nga mediat, para nisjes së debatit në Davos, para se Rama të fliste për turizmin masiv në Shqipëri dhe rritjen e turizmit gjatë qeverisë së tij, gazetari i CNN i ka paralajmëruar se nuk do të lejonte që të abuzohej me fjalët turizmin.

Gazetari Richard Quest i ka ndërprerë propagandën kryeminstrit Edi Rama në lidhje me turizimin në Shqipëri. Në videon e publikuar, para nisjes së debatit në Davos, para se Rama të fliste për turizmin masiv në Shqipëri dhe rritjen e turizmit gjatë qeverisë së tij, gazetari i CNN i ka paralajmëruar se nuk do të lejonte që të abuzohej me fjalët turizmin.

Ndërkohë që kjo solli reagimin e Ramës, i cili pyeti se çdo të thotë masturbim me turizmin. Por përgjigja e Quest e la kryeministrin pa fjalë, duke e vendosur në një moment të sikletshëm që u detyrua ta kalonte me të qeshur.

Pjesë nga debati:

Quest: Pra cili është titulli i këtij sesioni? Mirë bëhet fjalë për turizmin. Një gjë që u thash panelistëve para se të vinin këtu është se nuk do të lejoja që ky panel të shëndrohet në një diskutim të përgjithshëm masturbues, për sa i mrekullueshëm është turizmi. Të gjithë në këtë panel i dinë statistikat, 10% e popullsisë së botës, 12% në disa raste, PBB-ja e këtij apo atij vendi, miliona apo dhjetra miliona vizitorë. Nuk është kjo ajo që duam. Kjo vetëm sa na çon në një cikël zbritje të diskutueshmë dhe vetëlavdërime. Në vend të kësaj le të fokusohemi te sfida

Ahmed Al-Khateeb: Është e vështirë ti thuash një bankieri mos të përdori numra.

Quest: Mund të përdorësh numra. Sigurisht që mund të përdorësh numra. Në fakt që kur e ngrite kokën mbi barrikadë, le të fillojmë me ty.

Rama: Richard mund të na shpjegosh se çfarë do të thotë masturbim i përgjithshëm?

Quest: Do të vizatoj një diagram pas panelit.

Rama: Nuk e kam dëgjuar kurrë termin ‘masturbim i përgjithshëm’.

Quest: Epo të garantoj që ne jemi i vetmi panel që e nisëm me këto fjalë. Pra, asgjë tjetër, kemi thyert disa tabu këtu në Davos. Mirë sipas protokollit le të nisim me ju zoti kryeministër. SN

 

Rutte thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se një fitore e Rusisë kundër Ukrainës do ta minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe do t’i kushtonte asaj triliona euro për ta rikthyer besueshmërinë.

NATO-ja është duke e rritur praninë përgjatë krahut lindor me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainës, pasi i ka dërguar atje mijëra trupa dhe pajisje për ta frenuar Moskën nga përhapje e luftës së saj edhe në territoret e ndonjërit prej 32 anëtarëve të aleancës.

“Nëse Ukraina humb, atëherë për ta rikthyer fuqinë frenuese të pjesës tjetër të NATO-s, çmimi do të jetë shumë, shumë më i lartë sesa ai që po e shqyrtojmë në këtë kohë në lidhje me rritjen e shpenzimeve dhe të prodhimit tonë industrial”, tha Rutte.

“Nuk do të jenë miliarda shtesë; do të jenë triliona shtesë”, shtoi ai, duke folur në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Rutte nguli këmbë se mbështetësit perëndimorë të Ukrainës duhet “të rrisin, e jo ta zvogëlojnë mbështetjen” që janë duke ia dhënë asaj, pothuajse tre vjet pas fillimit të pushtimit të plotë nga Rusia.

“Ne duhet ta ndryshojmë trajektoren e luftës”, tha Rutte, duke shtuar se Perëndimi “nuk mund të lejojë që në shekullin e XXI-të një shtet ta pushtojë një shtet tjetër dhe të përpiqet ta kolonizojë atë”.

Në Evropë është duke u rritur frika se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të kërkojë t’i japë fund shpejt luftës duke mbajtur bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në kushte që janë të pavolitshme për Ukrainën, por Rutte u duk i kujdesshëm për të mos i bërë gjërat me nxitim.

“Nëse kemi marrëveshje të keqe, ajo do të nënkuptonte se do ta shihnim presidentin e Rusisë duke festuar me liderët e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës, dhe këtë nuk mund ta pranojmë”, tha ish-kryeministri holandez.

“Ky do të ishte një gabim i madh gjeopolitik”, shtoi Rutte.

I dërguari i ri i Trumpit për misione të veçanta, Richard Grenell, i kritikoi aleatët që flasin për vazhdimin e luftës dhe vijojnë të mos i rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, sipas udhëzimeve të NATO-s.

Ai tha se amerikanët mendojnë se është “skandaloze” që administrata Biden nuk pranoi të bisedojë me Putinin.

Liderët e NATO-s kanë janë pajtuar që çdo shtet anëtar duhet t’i shpenzojë të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për buxhetet e tyre ushtarake.

Aleanca vlerëson se 23 vende do ta arrijnë këtë cak këtë vit, megjithëse pothuajse një e treta do të mbetet prapa. Polonia dhe Estonia shpenzojnë më së shumti në bazë të PBB-së.

“Nuk mund t’i kërkoni popullit amerikan ta zgjerojë ombrellën e NATO-s, kur anëtarët e tanishëm nuk po paguajnë pjesën që u takon atyre”, tha Grenell.

Në ditët e fundit, Trumpi ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj Putinit, për të cilin shpesh ka folur me admirim.

Më 22 janar, Trumpi, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja “të larta” nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës.

Një ditë më herët, ai sugjeroi se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putini nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t’i dhënë fund luftës.

Dhe më 20 janar, në ditën e parë pas marrjes së mandatit të ri, Trump tha se Putini po e “shkatërron” Rusinë duke mos pranuar të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022. REL

Zelensky: 200 mijë trupa paqeruajtëse do të nevojiteshin për mbështetjen e armëpushimit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin në Shtëpinë e Ukrainës në Davos, 22 janar.

 

Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, është duke i shpeshtuar thirrjet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një ide për një forcë paqeruajtëse evropiane me 200.000 trupa.

I pyetur më 22 janar gjatë një paneli diskutimi për numrin e një force paqeruajtëse për ta garantuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen, Zelensky tha: “Nga të gjithë evropianët? Të paktën 200.000 [trupa]. Ky është minimumi, përndryshe është e kotë”.

Zelensky, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, tha se një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte vetëm njëra nga pjesët e garancive të përgjithshme të sigurisë që do t’i nevojiteshin Kievit, në rast se fillojnë bisedimet për armëpushim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Më herët, Zelensky tha për Bloomberg News se për të qenë efektive një forcë paqeruajtëse, pjesë e saj duhet të jenë patjetër edhe trupat amerikane.

“Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara”, tha ai për Bloomberg.

“Së pari, askush nuk do të rrezikojë pa Shtetet e Bashkuara. Së dyti, kjo mund ta ndajë NATO-n, t’i ndajë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është ëndërr e Putinit ta ndajë këtë aleancë”, shtoi ai.

Një forcë paqeruajtëse prej 200.000 trupash do të ishte përpjekje e paparë për Evropën, shumë më e madhe se forcat individuale të shumicës së kombeve. Misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Bosnje e Hercegovinë arriti kulmin në vitin 1996 me 60.000 trupa, rreth një e treta e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

Zelensky tha se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri.

Vendosja e një një force të huaj ushtarake në Ukrainë po diskutohet me vende që mund të jenë të gatshme të marrin pjesë, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 16 janar.

Shtypi britanik raportoi gjithashtu se Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë si një forcë paqeruajtëse pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Në ditët e fundit, Trumpi ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj Putinit, për të cilin shpesh ka folur me admirim.

Më 22 janar, Trumpi, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja “të larta” nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës.

Një ditë më herët, ai sugjeroi se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putini nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t’i dhënë fund luftës.

Dhe më 20 janar, në ditën e parë pas marrjes së mandatit të ri, Trump tha se Putini po e “shkatërron” Rusinë duke mos pranuar të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Ai duhet ta bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos e bërë një marrëveshje”, tha Trump.

Rusia i ka derdhur qindra miliarda dollarë për luftën, ka pësuar rreth 700.000 viktima dhe ka zemëruar fqinjët e saj, derisa gjithashtu ka sakrifikuar tregun fitimprurës evropian të gazit dhe qasjen në tregjet financiare perëndimore, gjë që ka çuar në rënien e vlerës së rublës.

Kremlini po e shpenzon rreth 40 për qind të buxhetit të tij për ushtrinë dhe po has në vështirësi të mëdha për ta frenuar inflacionin pavarësisht normave të interesit mbi 20 për qind.

Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022.REL

Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n

Fotografi e realizuar gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.

 

Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.

Marrëveshja ofron mundësi të shumta, përfshirë për importimin dhe eksportimin e mallrave. Produktet me origjinë nga Kosova do të mund të eksprotohen në vendet e EFTA-s dhe kompanitë vendore nuk do të kenë nevojë që të paguajnë tarifë doganore për to.

Deri më tani, prodhuesit vendorë janë detyruar që të paguajë deri në 10 për qind tarifë shtesë doganore.

Marrëveshja u arrit pas më shumë se dy vjetësh negociata dhe sipas kryesueses së EFTA-s, Cecilie Myrseth, Kosova është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në këtë marrëveshje, me kërkesë të saj, ka përfshirë edhe shërbimet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes shtetit të tij dhe anëtarëve të EFTA-s.

“Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s. Këtu hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke na mundësuar që të garojmë në një shkallë të gjerë”, tha Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Kryeministri kosovar tha se është i bindur se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët.

Kryesuesja e EFTA-s, Cecilie Myrseth, tha se kjo marrëveshje është arritje e madhe për integrimin e Kosovës në sistemin global.

“Jam e bindur se kjo do të shtyjë përpara rritjen ekonomike, duke krijuar mundësi për bizneset e reja dhe qytetarët në të dyja palët”, tha ajo.

Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4 për qind dhe rënie të inflacionit. Por, shteti përballet me nivel të lartë të importit, krahasuar me atë të eksportit.

Myrseth nga EFTA tha se viteve të fundit, tregtia mes shteteve të EFTA-s është rritur shumë dhe ka arritur në mbi 176 milionë euro.

“Me lidhjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mund të presim që tregtia të rritet edhe më shumë”, theksoi ajo.

EFTA tha se përveç shërbimeve financiare janë përfshirë edhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kosova tha se me marrëveshja të tilla synon të tërheqë investitorët e huaj që të investojnë në vend.

EFTA është krijuar më 1960 me synimin që të promovojë tregtinë e lirë.

Marrëveshje për Tregti të Lirë Kosova ka nënshkruar edhe me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA). Kjo marrëveshje, ku bëjnë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia, synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve. REL


Send this to a friend