VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tubim i organizuar nga Ministria e Jashmet dhe Diasporës – Nga Xhafer LECI

By | December 5, 2021
blank

Komentet

blank

Analistë, gazetarë, pronarë mediash të vijës Sorosiane në Kosovë shpesh po e vizitojnë Beogradin – Nga Nue Oroshi

Mjaft është mjaft –apo mos i hani paret e krajlit se shenjë të zezë po i leni djalit

Kohëve të fundit një pjesë e analistave, gazetarëve ,pronar mediash të cilët janë të lidhur kryesisht rreth vijës Sorosiane në Kosovë,mjaftë shpesh i kanë kryer vizitat e tyre në kryeqytetin e shtetit terrorist serb, në Beograd ku me shekuj janë planifikuar elaboratët famkeqe për vrasjen,dëbimin dhe shkatërrimin e qënies shqiptare.

Këta djem të rinj e disa më të vjetër, që rrjedhin shumica prej familjeve komuniste dhe shumë prej tyre edhe familjeve që bashkëpunonin haptas me Beogradin kanë filluar me një përkushtim të madh dhe më një besnikëri të përjetshme duke i zbatuar amanetët e baballarëve të tyre për ti shërbyer serish Beogradit dhe të shkatrrojnë shqiptarinë.

Këta baballarë të tyre që i kanë rritur këta femijë të proletarizmit jugosllav me lugë të arit,të cilët asesi nuk po e gjejnë qetësinë në shtetin e Kosovës dhe në rrugën e re të atdhetarizmës shqiptare, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët.Shtrohet pyetja se çka kërkojnë këta kapuqizinj modern në qytetët e Serbisë duke marrur pjesë nëpër konferenca të ndryshme që si duket janë vetëm si mbulesa për ta arsyetuar vetvetën por në anën tjetër janë duke e kryer vazhdimësinë e spiunimit të baballarëve të tyre.

Pse duhet të shkohët në Beograd,Nish,Novi Sad apo qytetet tjera të Serbisë kur në krye të Serbisë qëndron Ministri i Millosheviçit krimineli Vuçiç ndaj të cilit për 22 vjet Institucionet e Shtetit të Kosovës nuk e kanë ngritur asnjë padi për gjenocid dhe qe duhet ngritur patjeter?Pse duhet të shkojnë këta gazetar,analist, pronar mediash nga Kosova në shtetin e Serbisë kur ende ky shtet nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe për krimet shekullore që nga viti 1912- e deri më sot?

Kur lexon dhe shikon studimet e shumë autorëve për krimet serbe që do t´i botoj shumë shpejt Shoqata ‘‘Trojet e Arbrit‘‘ të rrëqethët trupi dhe nuk mund t´i ndalësh të dridhurat.Pse duhet të udhëtojnë në Serbi gazetarët,analistat e pronarët e mediave ku Serbia asnjëherë nuk e ka ndalur luftën politike kundër shtetit të Kosovës,nuk ka kërkuar falje për krimet, dhe nuk i ka kthyer me mijera të vrarë e të zhdukur në mesin e të cilëve hyn edhe atdhetari Ukshin Hoti?

Si është e mundur që disa pronar mediash të fitojnë milionat në një kohë shumë të shkurtër kur dihet se pa pasur burime financiare është e vështirë të mbahet një gazetë e mos të flitët për një televizion qendror?Kapuqzinj modern kuptojeni njëherë e përgjithmonë se kullotja në grazhdin e gabuar antikombëtar i shkakton deme shqiptarizmës.

Deri kur duhet që shqiptaria të duron familje të tilla që brez pas brezi kanë qenë dhe mbetën në shërbim të shkaut.Këta të rinj janë duke e dërguar deri në pakufi fjalët e pushtuesve serb që përdoren për shqiptarët që bashkëpunonin me Serbi në dem të shqiptarisë.Ata tipave të tillë iu thonin:“Sa ka në Kosovë djem të rij-që ju hjeshon krajli me kapuqa të zij-ju jep pas veti ka një allti-vllazniv t´juj me ju bë hafi-do ta sundojmë këtë shqiptari “.

Në këtë prizem institucionet shtetërore,pozitë dhe opozitë duhet të punojnë me një përkushtim që t´iu ndalet hovi personave që janë duke e vazhduar bashkëpunimin me Serbinë në dem të shtetit të Kosovës dhe personave që rrjedhin nga këto familje mos t´iu ipet mundësia të jenë në institucione shtetërore në pozitë apo opozitë, në legjislativ apo në egzekutiv.Ky bashkëpunim i këtyre personave me Beogradin po vjen si fryt i mosndeshkueshmerisë se baballarve të tyre nga shqiptarët atdhetar.Mjaft është mjaft.Nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë.Ai do të fundoset gjithsesi.Por deri sa të fundoset po i shkaktohen deme të mëdha shqiptarizmës.

blank

Sot, pēr të mirën e Shqipnisë, Luli të dorëhiqet. Se nesër asht vonë! – Nga Sergio Bitici

8 January 2022

 

“Rama pati shndërruar  Bashën në  “eunukun” e vet politik natën e 17-18 Majit 2017’, kështu shkruen Profesor Eshref Ymeri.

Përveç shkrimit të profesorit të mirënjohun, këto ditë e perseriten shumë shkrime të autorëve të ndryshëm.

Si rastësi, më kujtohet kjo periudhë e vjetit 2017, sepse në fund të Prillit dhe në fillim të Majit qëllova për vizitë në Shqipni, Tiranë dhe kryesisht në vendlindjen time të dashtun,në Bytyç nga  u largova si fëmi me 6 Dhetor 1948.

Të mos largohem nga tema, në Tiranë pata nji zhgenjim dhe brejtje të madhe ndergjegje.

Bashkë me mikun tim tiranas shkuem tek Çadra, ku zhvillohej demonstratë e PD, organizue nga Lul Basha, për të cilin kisha respekt, jo për veprat e tij si burrështeti, po për poziten që mbante si kryetar i partisë ma të madhe opozitare.

Unë si konservator i përhershem që jam nuk nderhy as nuk trazoj tjetrin se ç’ ideologji ndjek, po për  vendlindjen time kam tjetër mentalitet dhe bindje kryekput urrejtje e mllef për të majtët për até qe i kan shkaktue vendit tim per 40 vjet.

E them me keqardhje por të majtit nuk e kanë ndërrue qimen.

Edhe sot vazhdojnë me e ngulfue Shqipninë e shkretë, fatkeqsisht me perkrahje të Amerikes dhe Europës.

Mbërrimë në çadër nga mesdita. Pyeta për Bashen. Më than se vje n’ora 13:00.

Basha erdhi në 13:15 në shoqni i rrethuem nga 4-5 persona. Të gjitha femna dhe të gjitha të reja e  të bukura. Secila (me siguri) nën 32 vjeçare .

U ulën në ringside seat të vendit.

Nuk mungova me e fotografue sulltanin me 4-5 çikat simpatike dhe elegante. Bile ketë verë  prap i shfletova me kuriozitet këto foto të sulltanit të rrethuem me 4-5 çikat e bukura.

Lulin nuk e përshendeta dhe as që i fola, megjithse njihemi direkt dhe indirekt.

Bana edhe nji gjest si protest në heshtje. Qysh atëherë nuk lexova asnji deklaratë të Bashës në shtyp, sepse e konsideroj humbje kohe të lexoj marrzinat e kota të njeriut të pa kredibilitet, sikur ato të Ramës, Veliajt dhe Presidentit Meta.

Komentova : “Fat që paskit leje me ngre çadren mu afer Kryeministrisë.”

“Jo. Nuk kemi leje fare.”

“Si? Kundër ligjit? Kjo nuk ndodh në asnji vend në botë. Jam i  tronditun. Vetë Kryetari i PARTISË DEMOKRATIKE shkel ligjin. Turp për mbarë organizaten.  Edhe unë ndihem i turpnuem.”

Zhgenjimi im qe i pafund.

Mu kujtue kur për herë të parë, mbas 43 vjetëve vizitova Shqipninë, në aeroportin e Tiranës nuk pashë flamur kombëtar. Nuk ekzistonte.

Shkrova në gazetën Shqiptaro –Amerikane ILLYRIA: I vetmi aeroport në botë pa flamur kombëtar.

Sot, pēr të mirën e Shqipnisë, Luli të dorëhiqet. Se nesër asht vonë.

 

Long live Albania!

God bless America!

 

Sergio Bitici

New York, NY

blank

Vigjilenca Abazi: Suksesi jashtë vendit është më i lehtë

Zërijeta Hajro Jajaga

Vigjilenca Abazi nga Shkupi, e cila jeton dhe punon në Holandë tashmë dhjetë vjet, vitin 2021 do ta mbajë mend si vit të suksesshëm, pavarësisht sfidave dhe kufizimeve të shumta që ka imponuar pandemia me COVID-19.

Ajo, vitin që e lamë pas (më 2021) ka marrë çmimin “Early Career Award” (Çmimi për Karrierë të hershme) nga Akademia Mbretërore e Arteve dhe Shkencës në Holandë (“The Royal Netherlands Academy of Arts and Sciences”), ndërkohë që ka punuar me intensitet në dy librat e saj të ardhshëm që pritet të botohen gjatë vitit 2022 në lëmin e së Drejtës Evropiane.

“Ky çmim për mua paraqet shtytje gjithsesi, dhe zakonisht këto momente shërbejnë si moment reflektimi për atë që kemi bërë deri më tani dhe më shumë për hapat që duam t’i bëjmë më tutje. Për mua sa është e rëndësishme shkenca, puna që bëj në aspektin ligjor gjatë konsultimeve me institucionet evropiane, po aq shpresoj që këtë energji ta bart edhe te studentët në sferën akademike dhe në Maqedoni”, thotë Abazi.

Ajo shton se vitin 2021 do ta definonte si vit të shkencës, vit të zbulimit të vaksinës, të cilën e ka pritur me padurim.

“Mezi e prisja ditën të më vijë rendi që ta marr vaksinën. Në një mënyrë mbase kjo tingëllon si një gjë e vogël, por në fakt është një gjë shumë e madhe dhe është një lajm shumë i mirë pozitiv, jo për veten time në aspektin personal, por për të gjithë ne që kemi qasje te vaksinat pasi e dimë se vaksina nuk ka rritur në të gjitha vendet akoma”. thotë Abazi e cila punon si ligjëruese e së Drejtës Evropiane në Universitetin Maastricht në Holandë.

Duke folur për suksesin që korrin të rinjtë nga Maqedonia e Veriut dhe ata të vendeve të Ballkanit jashtë vendit, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre nuk e shohin perspektivën në vend, Abazi thotë se të rinjtë kanë shumë talent dhe potencial për t’i dhënë shoqërisë, por sistemi, siç thotë, është i tillë që gjithmonë këtë potencial e lë në pritje.

“Ne kemi kualitet, por unë gjithmonë frustrohem me faktin se ne nuk i kemi mundësitë dhe kushtet që (ta tregojmë) këtë talent edhe në vendlindje, që të mos shkojmë me mijëra kilometra larg për të treguar kualitetin tonë”, thotë ajo.

Vigjilenca Abazi është pjesë e organizatës ndërkombëtare “Stella” e cila përkrah të rinjtë nga e mbarë bota për t’u bërë pjesë e universiteteve më prestigjioze në botë.
Vigjilenca thotë se pavarësisht se gjendet me mijëra kilometra larg, kjo nuk ia ka pamundësuar në asnjë mënyrë që të kontribuojë për vendlindjen.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur kur shoh që kemi mbi 100 gra nga e mbarë bota që janë mentore dhe kemi vajza që aq shumë kanë përfituar nga ky mentorim duke shënuar rezultate pozitive dhe shpresoj ta vazhdojnë këtë ritëm të punës dhe suksesit me kontributin e organizatës sonë që t’i realizojnë ëndrrat e tyre. Në fakt, për mua, një nga momentet e lezetshme të vitit 2021 ishte momenti që vajza që unë e mentoroja arriti të marrë dy oferta nga universitet prestigjioz këtu në Holandë për të vazhduar studimet e magjistraturës. Ajo vjen nga Maqedonia e Veriut dhe ishte shumë kënaqësi që të shoh se si një vajze gjithashtu i hapen rrugët dhe unë jam pjesë e ndihmës për ta zhvilluar karrierën e saj”, tregon Abazi.

Maqedonia e Veriut gjatë dhjetë vjetëve të fundit ka ndarë bursa në vlerë deri në 40 mijë dollarë për person, për më shumë se 130 studentë për studimet bachelor (studimet e ciklit të parë), 160 për magjistraturë dhe 6 për studime të doktoratës me kusht që ata të regjistrohen në universitete prestigjioze të botës, të cilat radhiten në 100 vendet e para sipas listës së Shangait.

blank

Shoqata “Trojet e Arbrit” në vitin 2022 do të realizojë një seri projektesh të mëdha kombëtare – Nga Nue Oroshi

Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren

Si çdo institucion serioz që merrët me projekte kombëtare, në fillim të vitit e shkruan në letër konceptin vjetor të realizimeve të projekteve kapitale për vitin që po vjen edhe ne kemi bërë një gjë të tillë.Edhe përkundër rrethanave të pandemisë Shoqata Trojet e Arbrit asnjëherë nuk  i ka ndalur aktivitetet shkencore,organizative dhe botuese. Edhe ky vit do të jetë vit i ngjeshur me aktivitete kombëtare që do të kryhen nga  Shoqata Trojet e Arbrit në tri drejtime:

1.Drejtimi i organizimit te sesioneve shkencore e akademive ku në këtë vit pritët që ti organizojmë dy sesione shkencore të veçanta dhe një akademi përkujtimore.Sesionet e veçanta do t´iu kushtohen dy figurave tona historike që lanë gjurmë në atdhetarizmën shqiptare qoftë në aspektin politik,në atë të heroizmës dhe në aspektin shkencor.Këto dy figura janë Mustafa Merlika Kruja nënshkruesi i Pavarsisë së Shqipërisë më, 28 nëntor 1912,kryeministri i Shqipërisë Etnike si dhe pena e artë e shumë veprave dhe studimeve të ndryshme.Ndërsa sesion tjetër i veçantë do të jetë për Monsinior dr.Zef Oroshin priftin atdhetar i cili i doli zot shqiptarizmës me qendresën e tij heroike në malet dhe shkrepat e Mirditës, në përpjekjet e tij në luftën për rrezimin e komunizmit që e bëri në Itali dhe Amerikë si dhe në themelimin e kishës së parë katolike shqiptare në Amerikë, Zoja e Këshillit të Mirë që sot mban emrin  Zoja e Shkodrës në Nju Jork.Pa lënë anash edhe shumë studime dhe shkrime për atdhetarizmën shqiptare. Këto dy sesione shkencore do ti mbajmë në qershor 2022.Sesionin shkencor për Mustafa Merlika Krujën do ta mbajmë në Prizren kurse sesionin shkencor për monsinior dr.Zef Oroshin do ta mbajmë në Lezhë.Sa i përket aspektit të organizimeve Shoqata Trojet e Arbrit do të mban edhe një akademi përkujtimore në shkurt apo mars 2022 varësisht nga përfundimi i punimeve të memoralit për 19 deshmorët e vrarë në vitin 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria okupuese serbe.

2.Ndërtimi i memorialeve – Shoqata Trojet e Arbrit në vitin 2022 planifikon të realizoj ndërtimin e dy memorialeve. Projekti i memorialit të parë është në realizim e sipër dhe këtë projekt Shoqata Trojet e Arbrit është duke e realizuar në bashkëpunim me familjarët e të vrarëve dhe skulptorin Fiqri Kasa.Ky projekt pritet të filloj së shpejti dhe të konkretizohët më se largu nga fundi i marsit varësisht nga rrethanat e kohës për shkak të stinës së dimrit.Pas përfundimit do të mbajmë një akademi përkujtimore ku me argumente shkencore do të flitet për këtë masakër që tronditi dy familje por nuk i gjunjëzoj, ku do të bëhet edhe zbulimi i këtij memoriali pas plot 109  vitësh të kësaj masakre.Projekti i dytë që është një projekt gjithëkombëtar pritët të realizohet këtë vit.Ky projekt i ndërtimit të muranës së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren pritet të fillohet në korrik 2022 dhe të konkretizohet në fund tetorit 2022.Koha e realizimit të këtij projekti do të mvaret edhe nga zgjatja e procedurave të lejes ku së shpejti Shoqata Trojet e Arbrit do të dërgon kërkesën e tretë në drejtorin e Urbanizmit në Prizren dhe në Qendrën Rajonale për Trashegimi kulturore, që vepron si degë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

blank

Memorial në Nashec të Prizrenit

Pasi që në këtë aspekt kemi kompletuar projektin në bazë të kërkesës se Ministrisë jemi të bindur se leja do të na ipet shumë shpejt dhe do të fillojmë me fazën e dytë dhe me pasë fazën e tretë  të këtij projekti gjithëkombëtar.

3.Botimet – Shoqata Trojet e Arbrit për 18 vjet me radhë iu ka mbetur besnik gjithmonë studiuesve që na kanë ndjekur me një perkushtim të veçant duke i botuar të gjitha punimet që janë mbajtur në sesione shkencore.Edhe kësaj radhe për vitin 2022 Shoqata jonë ka planifikuar të bëj botimin e pesë veprave enciklopedike ku me botimin e këtyre pesë veprave do të shkoj në 30 vepra enciklopedike që ka botuar shoqata Trojet e Arbrit në këto 18 vite të punës së saj shkencore,kulturore dhe atdhetare.Veprat që planifikojm ti botojmë këtë vit janë:

a.      Kanuni i Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane-varianti i parë i përkthyer nga studiuesja gjermane Mari Amelie von Godin-e cila e kishte përgatitur se bashku me at Shtjefën Gjeçovin, dhe at Gjergj Fishtën;

b.      Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1944;

c.       Masakarat serbo-malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1945-1999;

d.      Vepër monografike më shkrimet e studiuesve për kryetarin e parë të Shoqatës Trojet e Arbrit prof.dr.Muhamet Shatrin, studiuesin dhe atdhetarin e devotshëm të Shqipërisë Etnike dhe

e.       Vepër monografike për Sekretarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Amerikë-publicistin dhe atdhetarin Tomë Mrijaj, njeherit anëtar i kryesisë dhe koordinator i Shoqatës Trojet e Arbrit për Amerikë dhe Australi.

E gjithë kjo punë që ka bërë dhe po bën Shoqata e Intelektualëve Shqiptar Trojet e Arbrit po kryhet falë angazhimit të pashoq të studiuesve atdhetar shqiptar të cilët po tregohën idealist të vërtetë në punën e tyre shkencore dhe atdhetare.Ky angazhim nuk do të ishte i suksesshem pa përkrahjen financiare të bëmirsve dhe atdhetarve shqiptar në Evropë dhe Amerikë të cilët për 18 vite na përkrahën në mënyra të ndryshme financiare që të konkretizohen me sukses projektet e Shoqatës Trojet e Arbrit.Një gjë duhet kujtuar se gjithë kjo punë po kryhet në mënyrë vullnetare nga ana e kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë idealist të cilët në rend të parë e kanë vendosur ndriçimin e historisë shqiptare dhe konkretizimin e idesë së idealistëve shqiptar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike.Edhe për këtë çështje Shoqata Trojet e Arbrit në vitin 2022 do të del me një ide të veçantë.

blank

blank

Historianët shqiptarë duhet ta shkruajnë në mënyrë korrekte përkufizimin e periudhave historike – Nga Nue Oroshi

              Metodologjia e punës së historianit luan një rol kryesor në paraqitjen e të vërtetës historike.Nëse që në fillim nuk përdorët si duhet metodologjia shkencore dhe historiani nuk është në gjendje të dalloj si duhet e sa duhet periudhat historike që shkruan studime atëherë që në start studimi që paraqet është një studim i orientuar gabimisht ku që në fillim historiani e bën ngatërrimin e periudhave historike.

        Për pesë dekada historianët shqiptar në Shqipëri,Kosovë dhe vise të tjera shqiptare i ngatërruan qëllimisht periudhat historike dhe dikush për të fituar privilegje e ndonjëri për të ngrënë një copë bukë dhe për ti rritur fëmijët e tyre shtrembëruan historinë.E shtrembëruan deri në atë mënyrë sa që e fallsifkuan edhe periudhat historike.Nëse e marrim si shembull vetëm periudhën e Luftës së dytë Botërore në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare në ish Jugosllavi komplet periodizimi i historisë ishte i gabuar që në përkufizimin e saj.Periudha kohore 1941 -1944 u karakterizua si periudhë e pushtimit gjerman të Kosovës gjë që nuk qëndron absolutisht ky fakt sepse është një fallsifikim i madh që na u servua për 50 vite të tëra.

      Ky përkufizim është i saktë vetëm sa i përket Jugosllavisë ai fakt qëndron se Gjermania e pushtoj Jugosllavinë por jo edhe Kosovën dhe viset e tjera shqiptare që ishin të pushtuara nga Jugosllavia.Një vend nuk mund të ketë dy pushtues në të njejtën periudhë historike.E vërteta qëndron se Kosova dhe viset e tjera shqiptare që ishin nën pushtimin e Jugosllavisë më përpjekjet e forcave atdhetare dhe nacionaliste kishin nxjerrë një protektorat gjerman që ju mundësonte përgatitjet për bërjen e bashkimit kombëtar në një shtet të përbashkët në Shqipëri Etnike.Populli shqiptar në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në ish Jugosllavi e ka krijuar një shprehje shumë interesante dhe shumë të saktë “Koha e Shqipnisë”. Një gjë në histori dihet dhe duhet te thuhet është fakti se nuk kishte një qëndresë të komunistëve kundër forcave gjermane.

          Ato janë vetëm pallavra të komunistëve dhe fallsifikim i historianëve pakurrizor.E vërteta është e dhimshme por duhet te thuhet se periudha kohore në mes të viteve 1941-1952 ishte periudha e viteve të luftës civile në Shqipëri,Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare në ish Jugosllavi.Në një anë e kemi qëndresën e luftëtarve dhe nacionalistëve shqiptar të kryesuar nga komandanti legjendar Kapidan Mark Gjon Marku, Kapida Ndue Gjon Marku,Kapidan Llesh Gjon Marku,profesor Ymer Berisha,Marie Shllaku,Shaban Polluzha,Mehmet Gradica,Ndue Përlleshi,Xhemë Hasa Gostivari,Myfailat e Zajasit,Prekë Cali,Gjelosh Luli,profesor Bedri Pejani,Ukë Sadiku,Xhafer Deva,At Bernard Llupi,Mulla Idriz Gjilani,Rexhep Mitrovica,Ahmet Selaci,Bislim Bajgora,Gjon Sereqi dhe shumë e shumë atdhetar të tjerë të vijës e orientimit perëndimor që e donin Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike ndërsa në anën tjetër e kemi vijën pansllavisto-komunsite në Shqipëri dhe Kosovë, të kryesuar nga komunistët  Enver Hoxha,Fadil Hoxha,Mehmet Shehu,Ali Shukriu,Milladin Popoviçi, Svetozar VukmanoviçTempo,Dushan Mugosha, kolonelet rus Sofolevski dhe Valevski dhe komplet vija pansllaviste.E vërteta duhet të thuhet se forcat e atdhetarisë shqiptare në Kosovë dhe në Iliridë u shuan edhe me ndihmën e tri brigadave komuniste të ardhur nga Shqipëria për të ndihmuar kriminelët Tito e Rankoviç që ta rikthejnë Kosovën dhe pjesët e tjera  shqiptare që tani vetëm e ndienin kohën e Shqipnisë nën pushtimin komunsit jugosllav ku edhe ja arritën qëllimit duke vrarë 47.000 shqiptar atdhetar e nacionalistë dhe duke djegur edhe fëmijet nëpër shtëpi siç ishte rasti i  djalit  të vetëm të Zef Përlleshit që u dogj në djep në moshën 9 mujore, vëllait të madh të Ndue Përlleshit në shtëpinë e ti në Paskalicë.Apo siç ishte rasti i vrasjes së djalit të vetëm të një nëne në një fshat te komunës se Vushtrisë ku komunistët i kishin vrarë djalin e vetëm dhe kishin filluar të luanin valle rreth kufomës së tij dhe ishin vendosur në atë shtëpi që ta bëjnë gjumin dhe  për të ngrënë darkën.

        Nëna e gjorë duke e përdorur moton nuk me nevojitët votra pa djalë ajo në mes të natës kur kriminelët komunist ishin fjetur i fut duajt e kashtës në odën e burrave dhe e ndez komplet shtëpinë së bashku me komunistët mbrenda duke u hakmarrur shumë mirë për djalin e vrarë.Kur u vijnë përfocimet komunsite dhe e pyesin nënëlokën pse e bëri këtë vepër ajo para se të pushkatohej i tha dy fjalë:”Nuk më nevoitët votra pa djalë” dhe jam e gëzuar që po vdes krenare që mora hakun e djalit te vetëm. Shoqata” Trojet e Arbrit” është i vetmi institucion shkencor, kulturore dhe  atdhetar që është duke e bërë si duhet periodizimin e historisë dhe është duke e shkruar historinë ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë dhe jo ashtu siç kanë deshirë disa të ketë ndodhur.

        Derisa në diktaturën pushtuese komuniste historianët kanë punuar sipas vallës që ua kanë servuar sot është koha që ata të punojnë në gjuhën e argumentëve shkencore dhe ti thonë saktë periudhat historike.Nëse Kosova qenka çliruar sipas disa pseudohistorianeve në vitin 1944 atëherë çka iu është dashur  Kosovës që të zhvilloj edhe një luftë për çlirimin e saj në vitin 1998-1999.Një vend që është çliruar njëherë nuk ka nevoj të luftoj dhe të jep prap edhe 15 mijë shqiptar që janë vrarë e mijëra shtëpi të shkatërruara dhe pasuri te shkretnuar në shumë aspekte që nuk jemi në gjendje ende të bëjmë identifikimin e tyre.Shteti i Kosovës i ka rrënjet në Kryengritjet shqiptare të burrave atdhetarë e nacionalistë e jo në veprimet e bashkëpuntorëve të Beogradit e Moskës.

      Historianët shqiptar duhet të kenë kujdes në këtë periudhë kohore që mos të shkruajnë gjëra të pavlera apo kopjet që kanë shkruar dikur në kohën e komunizmit.Fishta do t´iu thoshte: “ore të shkretë, ore t´mjer që u ka marrë koka erë“, ndërsa unë do ta përfundoja këtë shkrim për kolegët që ende nuk janë vetdijësuar kombtarisht se shkruani të vërtetën nëse dëshironi që studimet tuaja ti mbetën historisë në të kundërten do të hudhën në koshin e plehrave si propagandë politike e komunizmit.Historianët shqiptar duhet ta thonë te vërtetën historike se nuk kishte Parti Komuniste të Shqipërisë e as Parti Komuniste të Kosovës, të dyja kanë qenë dy degë apo dy filiale të Partisë Komuniste Jugosllave.Po ashtu duhet ta dinë historianët se nuk ka pasur fare ushtri nacionalçlirimtare të Shqiperisë e as ushtri nacionalçlirimtare të Kosovës sepse të dyja këto grupe ushtarake janë komanduar nga Beogradi dhe ushtarakët e emisaret e tyre ne Tiranë e Prishtinë.E vërteta është e dhimbshme por ajo duhet të thuhet.Historian i mirë është vetëm ai që e thotë të vërtetën.

     Si përfundim të këti shkrimi kam zgjedhur një dialogë që është zhvilluar në mes të atdhetarit Prenkë Cali dhe kriminelit Mehmet Shehu pasi të nxihet tradhtisht Prenkë Cali.Mehmet Shehu i drejtohet me këto fjal viganit të Malsisë Prenk Calit:”E more Prenkë Cali të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari po tu bëje me ne komunistët”, e atdhetari Prenkë Cali pa i rrahur fare qerpiku i lidhur këmbë e duar dhe më një trimëri të pashoqe i përgjigjet kriminelit Mehmet Shehu: “Jo zotni faji bjen mbi ju komunistët se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun”.

blank

Gjeniu i vogël shqiptar në matematikë, që u rendit në vendin e parë në Berlin

Drian Beqa është gjeniu i vogël shqiptar që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës nga gjenerata e tij, nga 450 nxënës sa ishin gjithsej konkurrentë të përzgjedhur në kryeqytetin gjerman.

Fillimisht ai garoi në shkollën e tij, duke dalë i pari në detyrat e matematikës, pastaj në garat komunale konkurrenca ishte shumë e madhe, pasi që ka shumë shkolla gjermane në Berlin. Nga të gjitha shkollat, ishin përzgjedhur 450 nxënës më të mirët, për të garuar në matematikë. Driani doli të jetë nxënësi më i mirë në këtë fushë, duke lënë pas vetes 449 nxënës.

Ai rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton Kosovën shpeshherë. /Albinfo.ch

blank

blank

Zef Prekë Kaqinari atdhetari i  urtë që kurrë nuk e vrau këngën e vet – Nga Nue Oroshi

Fund nëntori i vitit 2021 në prag të festës se madhe të 28 nëntorit të ditës se Pavarsisë së Shqipërisë u hap lajmi e mori dhenë se në moshën 87 vjeçare vdiq një trim i urtë e atdhetar i mirëfilltë Zef Prekë Kaqinari.Si në legjendat e lashta kur mbrohet diniteti i shqiptarit dhe nuk lejohet që të shahet nëna shqiptare që u sakrifikua me shekuj për lindjen dhe rritjen e familjes e as Zoti që na ka krijuar, Zef Kaqinari nuk lejoi që të poshtërohet në atë mënyrë por e mbrojti dinitetin e shqiptarit.Ishte një rrugë jo e lehtë mbrojtja e këtij diniteti ku dy shqiptar nga  Mirdita, Zef Prekë Kaqinari e Mark Allaku u deshtë që të përballen me qindra përsona të tjerë në tramvajën numër 11 në 21 qershorin e vitit 1965.

blank

Zefi sipas traditës kishte ruajtur revolën që e mbante me vete kurse Mark Allaku në këtë ditë kishte pas me vete vetëm një qadër të re, që sillte me ta si me qenë shpatë duke u pre,sepse kishte ardhur mysafir nga Kosova në Zagreb.Dy mirditor të edukuar më traditat shqiptare njëri nga Velezha e Prizrenit e tjetri  nga Moglica e Gjakovës u përballën me një furi përsonash por nuk u dorëzuan.Më në fund revolja belgiane i ndau punët ku mbeti i vrarë shoferi i tramvajit,por edhe Zefi e Marku u lënduan.Si në legjenda të lashta kur dy të rinj të dalë jashtë trojeve të tyre për një jetë më të mirë u përballën për një moment me vdekjën vetëm e vetëm se ishin edukuar në frymën kombëtare për mbrojtjen e dinitetit kombëtar.Familja e Zef Kaqinarit është me prejardhje nga Kaqinari i Mirditës e cila para disa kohesh ishte shpërngulur në Velezhë të Prizrenit ku në vitin 1934 kishte lindur Zef Kaqinari.Veshtirësitë jetësore dhe presioni i aksionit të armëve qe ishte shumë i vrazhdë në famullinë e Velezhës bëri që familja Kaqinari të kërkoj një jetë të re dhe u vendos në Zagreb.Zefi ishte një burrë i urtë dhe puntor.

Ai asnjëherë nuk e deshi që të lavdërohej me veprën e kryer por  e konsideronte vetëm si një rastësi ku nuk ka mundur ta duron shamjen e nënës shqiptare por ka vepruar në vetmbrojtje.Zef Kaqinari asnjëherë gjatë tërë jetës se ti nuk e vrau këngën e ti siç po ndodh sot me disa luftëtar që po i vrasin këngët e tyre me vepra jo të mira.Familja Kaqinari në Zagreb dhe rrethinë kishte ndihmuar shumë shqiptar në  hall dhe shumë student që studionin në Kroaci dhe që kishin kushte të rënda në familje.

Ata student kanë gjetur strehim dhe ushqim pa pagesë shumëherë tek familja e Zef Kaqinarit.Vlenë ta theksoj një fakt të një atdhetari të Shqipërisë Etnike bacës Emin Fazlia alias Emil Kastrioti që ma ka rrëfyer sa ishte gjallë.Pas lirimit nga burgu dhe mosmundësisë se gjetjes se një pune në Kosovë baca Emin kishte shkuar të jetonte në Kroaci.Meqenëse edhe atje bënte një aktivitet kombëtar ishte rrezikuar që të burgosej ose të vritej.Falë humanizmit të Zef Kaqinarit i cili i jep hua një sasi të mjeteve dhe i siguron një dokument udhëtimi.Ai arratiset nga Kroacia dhe vendosët në Gjermani.Gjatë bisedës me Emin Fazliun shpeshherë më ka folur për këtë rast dhe ju ishte mirënjohës për jetë të jetëve Zef Kaqinarit për faktin se i ka shpëtuar jetën dhe ka ruajtur një miqësi me të.Kur filloj lufta në mes të Kroacisë dhe Serbisë familja Kaqinari ishin rreshtuar në ushtrinë kroate.

Një luftëtar i shquar kundër serbëve ishte edhe djali i Zefit, Tomë Kaqinari që e udhëheq shoqatën e veteranve të luftës në Kroaci dhe është mjaft aktiv në komunitetin shqiptar në Kroaci.Për herë të fundit me bacën Zef kemi biseduar në festën e Pavarsisë së Kosovës më, 17 janar 2019, se bashku me Tunë Noc  Topallin kemi biseduar disa orë duke evokuar kujtimet në Kosovë e sidomos bisedat gërshetoheshin rreth bisedave të hershme që kishin me babain tim Markun.

Kur vransirat e kohës dhe të ftoftit e dhjetorit më sjellin kujtimet si në balada të lashta më mbesin në mendje trimëria dhe gjeturia e këtyre dy të rinjëve te rrethuar në një vend të huaj nga dhjetra udhtëar që sillnin panderprerë.Duke e kujtuar po ashtu edhe këngën e Zagrebit të këngëtarit legjendar Augustin Ukajt: moj allti moj belgianenam të madh në Zagreb na bane” dhe pastaj duke e përfunduar me fjalët:”Nuk luftuam për mendje t´madhe-as s´luftum se spatëm pare-na nxu puna e spatëm qare-se shqiptart kurr s´kan vdekë me marre.

blank

Rindertimi i Memorialit të heronjve të Mirditës, hapje e rrugës për realizimin e projekteve të tjera – Nga Nue Oroshi

Mirdita njihet si një krahinë e cila ka bërë një rezistencë të fuqishme antikomuniste. Në këtë vatër të traditës ,trimërisë,kulturës e burrërisë janë lindur dhe rritur burra atdhetar që kur ka qenë nevoja të vdiset për atdhe e kanë dhënë jetën si me le. Mirdita historikisht është udhëhequr nga dera më e madhe e Shqipërisë ajo e Gjomarkajve që i priu për pesë shekuj me faqe të bardhë Mirditës dhe la gjurmë të pashlyera në historinë shqiptare.Më, 8 dhjetor 2021 fal kontributit finanaciar të Fondit të Sarajeve të kapidan Gjon Marka Gjonit, që udhëhiqet nga e bija e atdhetarit e luftëtarit të Shqipërisë Etnike dhe udhëheqësit shumëvjeçar të Blokut Kombëtar Independent Kapidan Ndue Gjomarkaj, Bianka Gjomarkaj dhe e përkrahur në çdo hap nga pinjolli tjetër i Gjomarkajve nipi i  major Nikollë Preng Lleshi (Gjomarkaj),Artan Lleshi-Gjomarkaj, arritën që ta rivendosin pllakën përkujtimore të 34 heronjëve të kombit që u vranë në luftë kundër komunizmit pansllavist.

blank

blank

Kjo pllakë përkujtimore është e thjesht por tregon faktin se Mirdita kurrë nuk do ti harroj bijtë e tyre më të mirë që luftuan për Shqiptarinë e jo për ideologji pansllaviste.Dielli për këta trima atdhetar lindte gjithmonë në perëndim ashtu siç ka lindur në Mirditë edhe për pesë shekuj robëri aziatike.Duke i kërkuar një rrjedh kronoligjike të ndërtimit dhe rindërtimit te kësaj pllakate Artan Lleshi-Gjomarkaj më njofton: ” Në vitet e para te demokracisë , me rastin e zhvarrimit të eshtrave te 14 martirëve te demokracisë dhe rivarrimit te tyre në varrezat e Shpalit , Shoqatës Kombëtare të të përsekutuarve ju dha rasti dhe mundësia te ngrinte një përmendore jashtë varrezave për 33 martir të tjerë mirditas nga bajrak te ndryshëm të cilët shumica figuronin pa eshtra të gjetura e pa mundësi t´iu gjindeshin eshtrat si kapidan Llesh Gjomarkaj e gjyshi im major Nikollë Preng Lleshi (Gjomarkaj).Monumenti i atëhershëm ka qenë ndërtue në një pllakatë të bardhë cimentoje me emra të stampuem me të zezë.Nuk e di arsyen pse në atë monument nuk është vendosur emri i më të lavdishmit kapidan Mark Gjomarkajt përderisa edhe i ndjeri kapidan Marku figuron si i zhdukur nga regjimi famëkeq bile si një martir me kufomë te dhunuar pas vdekjes.Me kalimin e kohës pllakata dhe muri mbajtës janë rrenuar nga kushtet atmosferike dhe monumenti ka shkuar drejt degradimit të plotë.

Me ardhjen e bijës se Kapidan Ndue Gjomarkajt si trasheguese e derës , unë jam përpjekur si kushërini ma i njatë me e prezantue Biankën me nji pjesë te mirë te historisë se vërtetë e reale të Mirditës dhe kam pëlqye dhe mbështetë më të gjitha forcat e mia projektin e saj të ringritjes se Sarajeve të Kapidanit të Mirditës.

Në kuadër të këtij projekti unë i kam kërkue Biankes që ajo të vizitoj e të prezantohet me pikat kulminante të historisë e në këtë kuadër kemi ba vizita tek memorialet dhe muzeu i kryeheroit Gjergj Kastrioti në Lezhë , kemi vizituar Oroshin dhe Abacinë , kemi gjetur e vizitue varrin e kapidanit Marka Gjoni në varret e Fanit pranë kishës se Shmarkut në Fan të Mirditës,kemi vizitue gjithashtu Shpalin si vend ku u mbajt besa e 5 bajrakeve dhe monumenti që kemi rindërtue ndodhet pak metra larg pemës shekullore ku u mbajt Besa e vitit 1928 nga Kapidan Gjon Marka Gjoni.Këtë monument e kemi gjetur në kushte të mjerueshme dhe prag shembje ndaj kemi marrë masa urgjente me e riparue , kemi ba përforcimin e murit mbajtës duke i shemb suvanë e vjetër e duke e rikonstruktuar me material special që ti rezistoj kohës , e kemi mbulue atë mur në mënyrë që lagështia te mos e dëmtoj , kemi mbledhur gur të bardhë dhe i kemi vendos tek shtroja e degradueme  dhe kemi prodhue mermerin e ri në granit të kushtueshëm e të rrojshem.

Më këtë rast , në krye të asaj liste martiresh kemi vendosur edhe emrin e kapidan Mark Gjomarkajt bashkë me një kryq e me hartën e Mirditës se Bajrakëve. ”

Projektët që duhet kryer në të ardhmën në Mirditë

Mëqenëse ka tridhjetë vjet qe mirrem me historinë shqiptare në përgjithësi dhe me historinë e Mirditës në veçanti propozoj që projektet që duhet kryer sa ma shpejt që Mirdita ti kthehet historisë së saj shumëshekullore janë:

1.      Ndërtimi i Sarajeve të kapidan Gjon Marka Gjonit në Orosh të Mirditës.Këto Saraje pas ndërtimit të shëndrrohen në Muze Kombëtar ku do të vijnë vizitorët e huaj dhe ata shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare e diaspora e madhe atdhetare dhe të njoftohën me vendin ku u ruajt e paprekur historia e Shqipërisë.

2.      Ndërtimi i Monumentit të atdhetarit dhe udhëheqësit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Prenkë Bibë Doda i cili udhëhiqte një ushtri prej dhjetë mijë luftëtarëve nga Shqipëria e veriut nga tetëmbdhjetë mijë luftëtar sa kishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe njërit ndër shtyllat kryesore të Pavarësisë së Shqipërisë.

3.      Ngritja e monumentit të Kapidan Mark Gjon Markut komandantit legjendar i cili e udhëheqi luftën antikomuniste derisa ra heroikisht.Me porositë e Kapidan Markut vepruan edhe luftëtarët e tjerë atdhetarët Mirditor ku në Mirditë u vazhdua rezistenca antikomuniste deri në vitin 1952.Për ata që nuk e njohin historinë kjo ishte vatra e fundit e rezistencës antikomuniste në të gjithë shtetët e Evropës që mbetën nën pushtimin e komunizmit.

E drejta historike mund të vonoj por ajo do të ngadhënjej. Kjo na jep për të kuptuar se drita  do të ngadhënjej kundër territ kurse e vërteta do të ngadhënjej mbi gënjeshtrën.Kur zëri arbëror i këngëtarit mirditor e jep kushtrimin dhe deri sa i jepja përfundimin këtyre pak rreshtave si djal i familjes Kokaj që ishte familje e Bajraktarit të Oroshit dhe e kishte udhëhequr luftën kundër osmanlive,i zgjodha si përfundim të këtij shkrimi fjalët e këngës se Paulin Gegajt për derën e Kapidanëve të Mirditës i cili i këndonte me krenari vargjët e shkruara me aq dashuri të  tekst shkruesit të talentuar Amarildo Vokrrit, këngë  e cila duhet të shërbej si himn i Mirditës:” Na pri pra o Mark Gjon Marku pushkës tande si prishet qarku-toka dridhët e gjemojnë malet-gjak martirësh toka lahet-kta Gjomarkajt si rrezja dritës- bashkë me shumë trima t´Mirditës- se durun rrugën e regjimit-u banë tmerri i komunizmit-për Shqipni nuk ju dhimt jeta-nuk harrohen kurrë nder breza-faqe t´bardh i lan konakut-lavdi paç dera e Gjomarkut. ”

blank

Urim i Shoqatës se Intelektualëve shqiptar “Trojet e Arbrit” me rastin e vendosjes se bustit të Monsinjor dr.Zef Oroshit në Lezhë

I nderuari familjar i Monsinjor dr.Zef Oroshit – Prend Gjoka;

I nderuar biograf i katër veprave enciklopedike për Monsinjor dr.Zef Oroshi –Tomë Mrijaj;

I nderuari dr.dom Nikë Ukgjini Famullitar i Kuklit-koordinator i këtij projekti;

I nderuar Kryetar i Klubit Letrar ” Ndoc Gjetja ” në Lezhë Viktor Gjikolaj

Shoqata e Intelektualëve shqiptar ” Trojet e Arbrit ” me gëzim e mori lajmin se më datën 13 dhjetor 2021 në Lezhën e Gjergj Kastriotit do të vendoset busti i priftit,atdhetarit,studiuesit dhe themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare me emrin ” Zoja e Këshillit te Mirë ” që sot mbanë emrin ” Zoja e Shkodrës”  në Nju Jork.Jeta e Monsinjor dr.Zef Oroshit ishte një jetë e cila ishte e gërshetuar në mes të dijes ku u shqua si shkenctar, në mes të atdhetarizmit ku nuk iu dorëzua mortajes komuniste por doli në malet dhe shkrepat e Mirditës dhe me pushkë në krah e uratë në dorë e luftoi komunizmin bolshevik duke ju prirë qetave në Male të Mirditës krahas luftëtarëve të lirisë që udhëheqëshin nga Kapidan dr.Mark Gjon Marku,Kapidan Ndue Gjon Marku,Kapidan Llesh Gjon Marku dhe me pas nga Monsinjor dr.Zef Oroshi.Monsinjor Zefi gjatë tërë jetës se tij prej dritëjetës e deri tek dritëvdekja rrezatoj dituri, trimëri,humanitet dhe sakrificë.Ai ishte intelektuali dhe eurditi i cili tërë jetën e shkriu për Shqipërinë e me shqiptarët.Në Amerikë rrezatoj dritë duke e hapur kishën e parë katolike shqiptare ” Zoja e Këshillit te Mirë ”  në Nju Jork por edhe duke predikuar fjalën e Zotit tek shqiptarët e mërguar në Amerikë.Ai krahas fjalëve të Zotit nuk harronte asnjëherë që të predikoj edhe për lirimin e Shqipërisë nga mortaja e kuqe komuniste.

Shoqata ” Trojet e Arbrit ” tani e 18 vjet me radhë ka botuar në 20 veprat enciklopedike deri me tani disa studime shkencore që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë atdhetare e fetare të Monsinjor dr. Zef Oroshit.Të përshkruara me një hollësi të mendjës dhe të pendës me aq dashamirësi dhe bestari nga atdhetari dhe publicisti Tomë Mrijaj.Toma ështe biografi i katër veprave shkencore për Monsinjor Oroshin. Ai gjithashtu ishte edhe kumar i Monsinjor dr.Zef Oroshit dhe njeriu me i besuar i tij në Amerikë. i cili i qëndroi afër deri në momentët e fundit të jetës së tij duke u kujdesur pas vdekjes së tij, që të mbledh dhe të botoj me një përkushtim të madh veprat e Monsinjor dr.Zef Oroshit,ku edhe vet e bëri financimin e këtyre veprave enciklopedike.

Të nderuar pjesëmarrës,

Rikthimi i Monsinjor dr.Zef Oroshit në bronz në Lezhën e Gjergj Kastriotit është një fillim i mbarë që në të ardhmën të kthehën në bronz edhe shumë bashkëluftëtar të Monsinjor dr.Zef  Oroshit që ndanë rezistencën e përbashkët në malët e Mirditës kreshnike dhe heroike.Monsinjor dr.Zef Oroshi dhe bashkëluftëtaret e tij janë heronjët e vërtetë të shqiptarizmës.Për këta burra gjithmonë dielli ka lindur në perëndimin Evropian e jo në lindjen satanike.

Në emër të Shoqatës ” Trojet e Arbrit”  ju uron suksese të gjithë pjesëmarrësve të këtij akti ceremonial të vendosjes se bustit të Monsinjor Dr.Zef Oroshit në Lezhë!

 Mr.sc.Nue Oroshi kryetar  

blank

Tubim i organizuar nga Ministria e Jashmet dhe Diasporës – Nga Xhafer LECI

 

Në Stuttgart të Gjermanisë, nga Ministria e Diasporës Shqiptare, u organizua një tubim, me përfaqësues të Shoqatave, klubeve dhe shoqërive, në Baden-Württemberg, me moton:”Dialogu me Mërgatën.”

U përzgjodh Shtutgarti, për këtë takim të rëndsishëm, sepse është qendra, ku ka vepruar Sali Çekaj, Hero i Kosovës, me shokë, për mbijetesën e Kosovës dhe afirmimin e saj, në arenën ndërkombëtare, deri në organizimin e luftës, për çlirim, liri dhe demokraci. Kjo simbolikë shtonte edhe peshën e takimit.

blank
Të gjithë e dimë se zonja Donika Gërvalla, është njohëse e shkëlqyer e veprimtarive në shumë fusha të Mërgatës tonë.
Fillimisht zonja Gërvalla, përshëndeti të pranishmit  dhe falënderoi për kontributet e dhëna, për popullin dhe vendin tonë. Ndër të tjera Ajo tha: “Jemi këtu për të dëgjuar  mendimet e Juaja të ndryshme, për ta përgaditur një plan-pojekt, përmes ekspertëve profesionist të lëmive të ndryshme, për ta ndimuar Diasporën, në fusha të ndryshme…”

Morën pjesë shumë kryetarë dhe përfaqësues të Shoqatave, ku edhe u shtruan pyetje të ndyshme.

Përgjigjet i dhanë: Zonja Donika Gërvalla-Schwarz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zonja Liza Gashi, zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pjesë e takimi ishte edhe zëvendës-Konsulli i Republikës së Kosovës në Konsullatën e Stuttgart-it, z. Gramoz Berisha, familje kjo cila gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, ka humbur mbi 50 antarë.  Pushofshin në paqe!

Pyetjet kishin këto përmbajtje: Për bashkëpunimim e Shoqatave, me palën gjermane. Hapjen e sa më shumë shkollave shqipe me mësim plotësues. Mundësitë për koordinimin dhe kontaktet, me ministritë e arsimit të landeve gjermane, sepse disa nuk paguajnë arsimtarët shqiptarë…Deri me tani, arsimi është zhvilluar në baza vullnetare dhe arsimtarët, në disa lande-republika, janë paguar nga prindërit…
Një arsimtare u ankua se dy shtetet tona, Shqipëri dhe Kosovë, duhet të dalin me një program dhe tekste të njëjta shkollore, për të gjitha trojet e Shqipnisë Etnike, sepse tani kemi edhe mërgatën tonë nga Shqipëria, neve nuk mund të punojmë me dy palë tekste te ndryshme…

Pyetje kishte rreth kontributeve të Shoqatave, për çështjen tonë kombëtare dhe mundësitë e qeverisë, për një koordinim më të mirë në mes vete. Një tjetër diskutues tha: “Të kontaktojmë me palën gjermane, të bëjmë më shumë reklama për botën perëndimore, për ta vizituar Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare, për turizëm dhe hapjen e mundësive për investime të ndryshme”.

Bashkëbisedimi më përfaqësues të Mërgatës, ishte i sinqertë e vëllazëror, si nga ministrja Gërvalla, ashtu edhe nga bashkëpunëtorja e saj, zëvendësminstrja Liza Gashi, të cilat, me përgaditjen solide intelektuale të tyre si dhe me njohjen mirë të problematikave, që ka sot, mërgata jonë, si pjesë integrale e Atdheut – Kosovë.

Unë, Xhafer Leci: „ Zonja Donika Gërvalla, është folur dhe premtuar shumë, për luftimin e krimeve të ndryshme. Kam frikë se zor e ka qeveria Kurti, të plotësojë premtimet për luftimin e krimeve gjithëfarëshe, sepse deri më tani, asnjë “peshk i madh”, nuk është  burgosur, kur dihet se plaçkitësit, e pasurive tona të përbashkëta kombëtare, nuk kanë të ngopur.

Ministrja Gërvalla: “Kjo nuk është aq punë e lehtë, por jemi duke punuar në atë drejtim dhe shpresojmë, me ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtar, të cilët janë shumë të interesuar për luftimin e krimeve, do ja arrijmë….”

Kur bëjmë fjalë për krimet, Donikë Gërvalla, qysh në fillimet e vrasjeve politike, ndërshqiptare, ka reaguar, publikisht dhe botërisht, duke bërë edhe adresimin e saktë të tyre. Dhe nuk ka heshtur asnjëherë, se krimet duhet hetuar, zbuluar dhe ndëshkuar, me ashpërsinë që parashikojnë ligjet vendore.

Është kjo arsyeja që zonja Gërvalla sulmohet, kaq egërsisht dhe padrejtësisht, nga elementët e inkriminuar, kundërshtarët politikë të së majtës ekstreme, të bashkuar në koalicionin PAN. Në sulmet e porositura, kundër zonjës Donikë Gërvalla, janë bashkuar edhe kalemxhinjtë e paguar, analistë e banalistë, nga opozita e inkriminuar në krime dhe korrupsion.

Pëndryshe, zonja Donikë, me drejtëpeshimin dhe parimësinë unike, qendron stoike, e pamposhtur, në idealet për të cilat punoi, luftoi dhe u flijua babai i saj, Jusuf Gërvalla. E tillë u dëshmua edhe në takimin mbresëlënës, me përfaqësuesit e Shoqatave, klubeve dhe organizmave të tjera të Mërgatës Shqiptare, më 4 dhjetor 2021, në Shtutgart. Me përformancën e saj të shkëlqyer, ajo përmbushë, në mënyrën më të mirë të mundshme, misionin fisnik të diplomacisë shqiptare

blank

Stuttgart,04.12.2021

blank

Meta takon artisten e shquar Anna Stratigò: Ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot artisten e shquar Anna Stratigò, të cilën e konsideron si ambasadore të vërtetë të kulturës arbëreshe në botë.

“Do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë zërin e mrekullueshëm të Anna Stratigò, në prag të Krishtlindjes, më 21 dhjetor, në ora 21:00, në emisionin “Këngë moj” të TV Vizion+, kushtuar këngës arbëreshe”, bën me dije kreu i shtetit.

Mesazhi i Metës

I lumtur të takoja artisten e shquar Anna Stratigò, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë, këngët e së cilës janë duartrokitur në shumë skena prestigjioze ndërkombëtare, duke prezantuar denjësisht jo vetëm muzikën, por edhe kostumet dhe traditat e mrekullueshme arbëreshe.

Do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë zërin e mrekullueshëm të Anna Stratigò, në prag të Krishtlindjes, më 21 dhjetor, në ora 21:00, në emisionin “Këngë moj” të TV Vizion+, kushtuar këngës arbëreshe.

Anna vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën, kulturën, traditat dhe kostumet tradicionale arbëreshe.

Gjyshi i saj, Vincenzo Stratigò ishte poet revolucionar arbëresh i lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe mik i Garibaldit.

Poezitë e tij me tema atdhetare, shoqërore e dashurie dëshmojnë, jo vetëm për një vetëdije të mprehtë sociale por edhe dashurinë e madhe dhe krenarinë e të qenit Arbëresh, siç e dëshmojnë disa nga vargjet e poemës së tij ”Sono Albanese” (“Jam shqiptar”) shkruar në vitin 1857:

“O cara Italia, o Italia bella

Tu mi accogliesti come sorella

Nel dolce seno del bel paese

Sono Albanese

La fede antica, il patrio amore

Mi scalda il petto, mi accende il core

Io spargo il sangue per mio paese

Sono Albanese”.

blank

Palca e gurit dhe hijezimet e trurit – Nga Nue Oroshi

Pranë palcës së gurit gjithmonë janë shfaqur hijëzimet e trurit.Këto hijezime duke ecur në një rrugë pa shtegdalje i afrohen biografisë së hijezuar të përsonave që kanë problem me vetvetën.Të pasurit problem me vetvetën paraqitët vetëm tek ata përsona që kërkojnë më shumë se sa e kanë të shtrirë hapin pa i parë fare vijëzimet e trurit që ju kanë mbushur me shenjat e hijezuara.Në këtë prizëm mund të shikohen edhe veprimet politike të cilat shpeshherë i kalojnë mundësitë intelektuale të politikanit.

Ky hijezim intelektual i politikanëve e bën ndaljen e ecjakjëve që të ecë në rrugën e duhur vendi.Kur poret e trurit e luftojnë vendimin pa e ditur fare së vendimi që merr një politikan shkakton paknaqësi dhe shpeshherë e dëmton vendin me vendimin e tij.Ky dëm që i shkakton politikani vendit të tij ka të bëj me vetëdijën e ulët kombëtare dhe me grykësinë e tij prej një gllabëruesi të papërmbajtur i cili ka vetëm një qëllim si të vjen deri të pasurimi.

Pasuria shpirtërore apo lëndore dhe ajo ekonomike apo financiare dallojnë me njëra-tjetrën.Dallojnë për faktin sepse çdo njeri mund të bëhet i pasur gjatë rrugëtimit të tij me një punë që mund ta kryen gjatë jetës se tij.Por pasuria intelektuale është pasuri që e krijojnë vetëm pak njerëz.Ajo është e vështirë të krijohet sepse dëshiron sakrificë jetësore dhe aktvizim të trurit për çdo ditë.Por palca e gurit dhe hijezimit të trurit e luftojnë njëra-tjetrën në mes të punës që bëjnë intelektualët si dhe vendimit që marrin politikanët.

Politikanët mund ta marrin një vendim të mirë apo të keq pa i analizuar fare pasojat e vendimit.A thua sot politika jonë shqiptare konsultohet me intelektualët apo pozita i bën aq të mënqur saqë ju mbështjell trurin e vogël me një hijezim si dhe ju errëson sytë e nuk shohin asgjë para vetës dhe nuk kanë nevojë ta konsultojnë askënd për vendimet e tyre.

Politikanët kanë shumë gjëra në dorë nëse ecnin në të mbarë.Por nëse e lënë rrugën e Zotit dhe e përqafojnë atë të djallit i shkaktojnë dëme te pariparueshme shoqërisë shqiptare.Ajo që vlen të theksohët është për të ardhur keq neglizhimi i shkencës dhe kulturës shqiptare që i ka bërë politika e papërgjegjshme tash e tri dekada në Shqipëri e tash e dy dekada në Kosovë.

Politikanët së bashku me studiuesit dhe shkenctarët nëper institucione shkencore në Shqipëri dhe Kosovë kanë dështuar plotësisht.Për tri dekada në Shqipëri dhe për dy dekada në Kosovë është dashur në mënyrë institucionale të ndriçohet historia shqiptare.Të vëndosin në vendin e duhur figurat tona historike qoftë ato atdhetare qoftë ato figura që u morën me pasurimin e shkencës dhe kulturës shqiptare.Uroj që politikanëve tanë në të ardhmën mos t´iu vijëzohet truri dhe mos të shohin asgjë para vetës por të punojnë që shkenca dhe kultura shqiptare të ec përpara.Duhet hequr iluzioni se nuk e përkrah këtë apo atë projekt me moton se projekti është i shkëlqyeshëm por ata që e paraqesin janë kritikuesit tanë.

Pa kritikë nuk ecët përpara.Kritika me vend e qon para shoqërinë.Dallimi në mes të vijëzimeve  dhe hijezimëve të trurit ku edhe mbyllën sytë dhe nuk shihet asgjë nga projektët që vijnë jashtë vijës insitucionale apo klanore e lënë mbrapa shoqërinë shqiptare.Palca e gurit dhe hijëzimet e trurit sot po e luftojnë njëra-tjetrën dhe dikund në një largësi paraqitët mendimi se pa aktivizimin e mendjës intelektuale nuk ecë përpara çështja shqiptare.


blank
blank
Send this to a friend